Për emocion të fortë
Pasja e një të dashuri (përveç të fejuarit), eliminon stresin. Doktoresha Ëeil thotë se, femra sfidon veten e saj; ajo dëshiron të shohë nëse arrin të qëndrojë me këmbën në dy këpucë dhe të menaxhojë situatën.
Për të kënaqur egon
Edhe në këtë rast, gjithçka vjen nga mungesa e vëmendjes nga ana e partnerit. Eksperti i marrëdhënieve, Ruth Meyers, thekson se, një i dashur plus e bën një femër të ndihet seksi, sepse natyra e saj është e ndërtuar në mënyrë të tillë ku komplimentet që i referohen, duhet të jenë të shpeshta.
Për “fluturat” në bark
Magjia në fillim të çdo marrëdhënieje është mbresëlënëse, ndaj dhe femrat janë më të prirura për të shkuar drejt saj kur e ndiejnë të nevojshme. Ato nuk duan që t’ju mungojë kjo lloj magjie. Ndaj nëse partneri aktual nuk e kupton këtë gjë, ato me siguri shkojnë te një tjetër.
Për t’u kapur në flagrancë
Kur një grua dëshiron të lërë burrin e saj, sidomos nëse çifti ka fëmijë, ajo shpeshherë tradhton për t’u zbuluar. Dhe kështu, një mashkull, zor se do ta falë bashkëshorten e tij: Houston këtë lloj tradhtie e quan “marrëdhënie daljeje”.
Prej mërzisë
Femra mund të tradhtojë edhe sepse jeta e saj është e pakënaqshme ose më keq, e mërzitshme. Në sondazhin e iVillage, 80% e femrave të intervistuara ka deklaruar se, jeta e tyre seksuale është e parashikueshme. Ashtu si meshkujt, edhe femrat dëshirojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale të shpeshta, ose të eksperimentojnë gjëra të ndryshme.
Prej vetmisë
Kur një burrë dhe një grua nuk kanë asgjë të përbashkët, gruaja mund të gjejë kënaqësi te një tjetër mashkull, apo te një shok i besuar. Por problemi më pas është që ai shumë lehtë mund të bëhet i dashuri i saj. Ëeil thotë se tradhtia heq vetminë.
Duan të ringjallin të kaluarën
Të pasurit një histori me një ish nuk do të thotë medoemos dashuri. Më shumë, mund të tregojë një periudhë të jetës që nuk është më, rininë e shkuar, të qenët të lumtura dhe tërheqëse. Pra edhe nostalgjia i shtyn femrat drejtë tradhtisë.
Për një eksperiencë afër vdekjes
Nëse një grua merr vesh se jeta e saj do të jetë e shkurtër (për shkak të një sëmundjeje), ajo fillon ta vërë në diskutim jetën e saj. Dhe kjo e bën të vetëdijshme fatkeqësisht për vdekjen. Nëse partneri i saj nuk është edhe aq prezent në jetën e saj, kalimi drejt aktit të tradhtisë bëhet shumë i shpejtë.
Për vëmendje ose aventurë
Një grua do që vlerat e saj të njihet gjithmonë nga mashkulli që ka pranë, thotë doktoresha Ëeil. Nëse nuk ndodh kështu, femra këtë njohje do ta kërkojë te një mashkull tjetër. Ose, nëse mërzitet prej marrëdhënies monotone ajo do të hidhet në krahët e një “djali të keq”.
Tiranë: Ulte mbathjet para femrave, burg maniakut të “liqenit”
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 8 muaj burg një 58vjeçar, që ishte kthyer në “makth” për femrat që dilnin nga Liqeni Artificial pasditeve të qershorit të 2015s.
I pandehuri Arian B. u kallëzua nga dy shtetase, të cilat pohuan se në tri raste ai u kishte dalë para në zonën e Liqenit, duke ulur pantallonat para tyre.
Sipas tyre, ai edhe kishte tentuar t’u afrohej në një kohë që mbante të zbuluar organin e tij gjenital.
Në vendimin gjyqësor të shpallur pak ditë më parë, i pandehuri Arian B. u fajësua për akuzën e “prishjes së qetësisë publike”. I pandehuri ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzës, si gjatë hetimeve, ashtu edhe gjatë gjykimit./Panorama/
De Biazi: Rashnica sozia e Kajehon, jemi duke e vëzhguar
Milot Rashica është duke tërhequr vëmendjen e shumë mediave botërore dhe tashmë edhe të disa skuadrave europiane.
“Napolionline” ka intervistuar trajnerin e Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, për të dhënë një vlerësim për sulmuesin 19-vjeçar dhe ai është shprehur se:
“Nga ana sportive, është një sozi e Kajehon. I bën shumë mirë të dyja fazat e lojës dhe është i fortë fizikisht. Për Napolin e Sarrit do të ishte zgjedhje perfekte”.
Një krahasim interesant për talentin shqiptar, i cili ka deklaruar disa herë së ëndërron të jetë mes të ftuarve të trajnerit për Europianin “Francë 2016”.
“Rashicën po e ndjekim ashtu si edhe lojtarët e tjerë të talentuar. Pas një muaji do të kemi një test kundër Austrisë dhe pas kësaj miqësoreje mund të nxjerrim disa konkluzione”, ka vijuar De Biazi siç raporton “Napolionline”.
Trajneri i kuqezinjve nuk ka dashur të japë një përgjigje përfundimtare nëse do të ketë një ftesë për Rashicën në miqë- soren e muajit mars apo jo.
S&P rrit vlerësimin për Shqipërinë
Nga “BB” ngjitet në “B+”. “Performanca fiskale do të jetë e shëndoshë gjatë 12 muajve të ardhshëm dhe programi me FMN-në do ta nxjerrë Shqipërinë nga rreziqet e jashtme potenciale”
Shtype
Komente
Ndani:
Pin It
06.02.2016
Agjensia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor’s ka rritur shkallën e vlerësimit të saj për Shqipërinë duke e çuar nga “BB” në “B+” si pasojë e pritshmërive të saj se “performanca fiskale do të jetë e shëndoshë gjatë 12 muajve të ardhshëm dhe se programi me FMN-në do ta nxjerrë Shqipërinë nga rreziqet e jashtme potenciale”
“Ne besojme se defiçiti fiskal i Shqipërisë është në trajektoren rënëse dhe kjo do të cojë në një ulje graduale të borxhit të qeverisë për katër vitet e ardhshme”, vlerëson S&P, ndërsa vëren se “pavarësisht ecurisë së dobët të të ardhurave në 2015, defiçiti fiskal në një nivel të vlerësuar prej 3.8% të PBB-së (Prodhimit të Brendshëm Bruto i ka tejkaluar pritshmëritë tona (4,6 të PBB), për shkak të shpenzimeve më të ulëta, veçanërisht për investime. Për të përmirësuar performancën fiskale, qeveria po forcon institucionet fiskale dhe administrimin e sektorit financiar publik. Përpjekjet në sektorin e energjisë kanë qenë veçanërisht të suksesshme në rritjen e të ardhurave, duke çliruar burimet për buxhetin e qeverisë ”, thuhet në raport. S&P pret gjithashtu që borxhi publik të zbresë nga mbi 70 për qind e PBB, në 2015-ën, në rreth 60 për qind në vitin 2019.
Sipas Agjencisë së njohur “mbledhja e taksave në Shqipëri është e sfiduar nga evazioni dhe mangësitë administrative”. Gjatë vitit 2015, zëri i të ardhurave nga tatimet dhe doganat shënoi një gropë të madhe në buxhet, pavarësisht rishikimit në ulje që qeveria i bëri parashikimeve të saj në mesin e vitit të shkuar. S&P vëren se të ardhurat në Shqipëri janë “në nivelin e 26% të PBB-së, shumë më të ulëta se në Mal të Zi (40%). Prandaj – thekson raporti - ne besojmë se masat për të përmirësuar mbledhjen e taksave do të ndihmojnë një përmirësim në financat e qeverisë, edhe pse gradualisht”.
Për katër vitet e ardhshme S&P pret që “ekonomia e Shqipërisë të rritet me një mesatare vjetore prej rreth 4% në periudhën 2016-2019, ku kontribut parësor do të ketë kërkesa e brendshme, ndryshe ngat me vitet e fundit, kur eksportet neto ishin motori kryesor i rritjes”.
Pse “S&P” rriti vlerësimin për Shqipërinë?
Nga “BB” ngjitet në “B+”. “Performanca fiskale do të jetë e shëndoshë gjatë 12 muajve të ardhshëm dhe programi me FMN-në do ta nxjerrë Shqipërinë nga rreziqet e jashtme potenciale”
Agjensia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor’s ka rritur shkallën e vlerësimit të saj për Shqipërinë duke e çuar nga “BB” në “B+” si pasojë e pritshmërive të saj se “performanca fiskale do të jetë e shëndoshë gjatë 12 muajve të ardhshëm dhe se programi me FMN-në do ta nxjerrë Shqipërinë nga rreziqet e jashtme potenciale”.
“Ne besojme se defiçiti fiskal i Shqipërisë është në trajektoren rënëse dhe kjo do të cojë në një ulje graduale të borxhit të qeverisë për katër vitet e ardhshme”,- vlerëson “S&P”, ndërsa vëren se - “pavarësisht ecurisë së dobët të të ardhurave në 2015, defiçiti fiskal në një nivel të vlerësuar prej 3.8% të PBB-së (Prodhimit të Brendshëm Bruto i ka tejkaluar pritshmëritë tona (4,6 të PBB), për shkak të shpenzimeve më të ulëta, veçanërisht për investime. Për të përmirësuar performancën fiskale, qeveria po forcon institucionet fiskale dhe administrimin e sektorit financiar publik. Përpjekjet në sektorin e energjisë kanë qenë veçanërisht të suksesshme në rritjen e të ardhurave, duke çliruar burimet për buxhetin e qeverisë ”,- thuhet në raport.
“S&P” pret gjithashtu që borxhi publik të zbresë nga mbi 70% e PBB, në 2015-ën, në rreth 60 për qind në vitin 2019.
Sipas Agjencisë së njohur “mbledhja e taksave në Shqipëri është e sfiduar nga evazioni dhe mangësitë administrative”.
Gjatë vitit 2015, zëri i të ardhurave nga tatimet dhe doganat shënoi një gropë të madhe në buxhet, pavarësisht rishikimit në ulje që qeveria i bëri parashikimeve të saj në mesin e vitit të shkuar.
“S&P” vëren se të ardhurat në Shqipëri janë “në nivelin e 26% të PBB-së, shumë më të ulëta se në Mal të Zi (40%). Prandaj – thekson raporti - ne besojmë se masat për të përmirësuar mbledhjen e taksave do të ndihmojnë një përmirësim në financat e qeverisë, edhe pse gradualisht”.
Për katër vitet e ardhshme “S&P” pret që “ekonomia e Shqipërisë të rritet me një mesatare vjetore prej rreth 4% në periudhën 2016-2019, ku kontribut parësor do të ketë kërkesa e brendshme, ndryshe ngat me vitet e fundit, kur eksportet neto ishin motori kryesor i rritjes”.
Shpenzimet e Bashkive, miliona lekë për detergjentë e zbukurime
Kryebashkiakët e rinj kanë zhvilluar plot 449 tendera në njësitë vendore që drejtojnë, nga gushti i vitit 2015, e deri më tani, periudhë që përkon me ushtrimin e detyrës prej tyre. Referuar të dhënave të përllogaritura nga agjencia Open Data, vlera totale e këtyre shpenzimeve, arrin në vlerën e 7 miliardë lekëve të reja. Objektet e tenderimit janë nga më të ndryshmet, nga furnizimet me materiale, tek shërbimet publike, e qiradhëniet. Nga një vëzhgim që “Shqiptarja.com” ju ka bërë objekteve të tenderëve, bie në sy një blerje e Bashkisë së Vlorës, e cila për materiale pastrimi ka shpenzuar plot 35 milionë lekë të vjetra. Dritan Leli, kryebashkiak i Vlorës, ka firmosur në 11 dhjetor 2015 një tender për blerje detergjenti.
“Bashkia Vlorë, Blerje detergjenti, vlera 3,508,000 lekë”,- thuhet në subjektin e prokurimit. Një blerje thuajse në të njëjtat terma ka bërë edhe bashkia Kukës, ku kryetari Bashkim Shehu, për materiale pastrimi ka firmosur një tender me vlerë 27 milionë lekë.
“Bashkia Kukës - Blerje Materiale Pastrimi - 2,773,300 lekë” -thuhet në subjektin e këtij tenderi. Në të dy rastet, nuk specifikohen materialet konkrete që kanë blerë këto bashki në shifra kaq të larta, kur objektet për të cilat përdoren këto produkte të higjienës, janë objektet e bashkive, shkollat dhe çerdhet.
Po ashtu, nuk është e qartë se për sa kohë janë konsideruar si të plotësuara nevojat e bashkive përkatëse me sasinë e detergjenteve të blerë që arrijnë këtë vlerë. Një tjetër blerje e “guximshme” është bërë nga kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, i cili ka firmosur blerjen e peme dekorative për vitin e ri 2015, me vlerën e 8 milionë lekëve të vjetra.
“Bashkia Kamëz- Blerje pemë dekorative për vitin e ri 2015- Vlera / Fondi Limit Lekë pa TVSH-7,983,920 lekë”-thuhet në subjektin e tenderit të kësaj bashkie. Materiali me të cilin është përbërë pema dekorative nuk është saktësuar, sikundërse as përmasat e saj, për të bërë një krahasim me vlerën e tregut për blerjen e kësaj peme. Megjithëkëtë, çmimi duket shumë bujar nga ana e bashkisë së Vorës.
Një prokurim të çuditshëm ka bërë edhe bashkia e Roskovecit. Ajo ka dhënë 45 milionë lekë të vjetra, për një vepër arti, që sipas saj është një urë, por që nuk ka të dhëna të tjera.
“Bashkia Roskovec - Ndërtim Vepër Arti - Urë Auto HD=10m, H=2m, L=5m, Përroi i Leshillit- Vlera / Fondi Limit Lekë pa TVSH- 4,551,620 lekë”-thuhet në subjektin e prokurimit. Nga 61 kryebashkiakët, ka edhe prej atyre që kanë qenë të kufizuar me tenderët. Bashkitë Pustec, Tepelenë dhe Delvinë, nuk kanë bërë asnjë tender që nga muaji gusht i vitit të shkuar.
Artur Bushi, kryetar i Bashkisë Krujë, Luiza Mandi, kryetare e Bashkisë Libohovë, Ahilea Decka, kryetar i bashkisë Dropull dhe Durim Roshi, kryetar i bashkisë Memaliaj, kanë firmosur vetëm nga një tender në këto 6 muajt e fundit, që kryesisht kanë të bëjnë me pastrimin e qytetit dhe blerjen e druve të zjarrit për ngrohjen e shkollave, apo ushqime për kopshtet e çerdhet.
Bashkia Gjirokastër ka shpenzuar për mobilimin e banesës së Kadaresë 1,250,000 lekë të reja, ndërsa vetëm për arredim zyre, bashkia Klos ka harxhuar një vlerë të përafërt, saktësisht 931,000 lekë të reja.
Ngrohja, Bashkitë, 900 mln dru, e 650 mln karburant
Ky dimër u ka kushtuar jo pak bashkie të vendit, kryesisht zonave malore, sa u takon mjeteve të ngrohjes. Thuajse të gjitha njësitë vendore, kryesisht ato të shtrira në zona malore, kanë blerë sasi të madhe druri për ngrohje, që është përdorur parësisht në kopshte, çerdhe e shkolla, por edhe në njësitë administrative, ku punon një staf i caktuar për ofrimin e shërbimeve në godinat ku më parë kanë funksionuar komunat dhe bashkitë që u shkrinë. Nga gushti 2015 e deri më tani, janë kryer 28 tendera për blerje drush zjarri, ku vlera e tyre arrin në 90,809,223 milionë lekë të vjetra.
Nevojat më të mëdha për lëndë djegëse drusore, duket se i ka pasur qarku i Korçës, dhe ai i Kukësit. Bashkia e Kukësit kryeson në investimin në këtë fushë. Ajo ka paguar plotë 80 milionë lekë të vjetra për blerje druri, e pasuar nga bashkia e Korçës, 72 milionë lekë të vjetra. Pogradeci është në vend të tretë, me vlerën e 62 milionë lekëve, ndërsa çuditërisht, edhe pse bashki bregdetare, Durrësi është në vend të katër, me 52 milionë lekë. Devolli ka blerë 51 milionë lekë dru, ndërsa Shkodra pason listën në rend zbritës, me vlerën e 41 milionë lekëve të vjetra.
Në fund të listës, është bashkia Dibër, e cila dhe pse në terren malor, ka blerë vetëm 10 milionë lekë të vjetra dru. Jo pak bashki kanë përdorur edhe karburantin për ngrohje, por në prokurimet e bëra, janë përfshirë në të njëjtin zë, edhe blerjet e karburantit për qëllime transporti. Gjithsej, në 6 muajt e fundit janë kryer 39 tenderime publike për blerje karburanti, ku vlera totale e tyre shkon në 65.714.679 milionë lekë të reja. Bashkia Berat kryesor në listën e vlerës së tenderuar. Ajo ka blerë 92 milionë lekë të vjetra karburant, dhe pasohet nga bashkia e Patosit, që ka blerë 68 milionë lekë të vjetra.
Investimi, Kuçovë e Tropojë, Kapllani dhe Dushaj blejnë makina
Ndër tenderët e parë që kanë zhvilluar kryetarët e sapo zgjedhur të bashkive Kuçovë dhe Tropojë, rezulton të jetë nga një automjet për nevojat e institucionit, që praktikisht përkthehet në makinë në përdorim së pari nga kryetari i bashkisë. Kështu, kryetari i bashkisë së Tropojës, demokrati Besnik Dushaj ka blerë një makinë me vlerë 25 milionë lekë të vjetra, teksa në tender nuk specifikohet lloji i makinës. Sipas vlerës dhe terrenit malor ku ai ushtron detyrën, ajo mund të jetë e tipit fuoristradë.
“Bashkia Tropojë,- Blerje automjet për nevoja të Bashkisë Tropojë. Vlera fituese 2,500,000 lekë”-thuhet në subjektin e tenderit. Një blerje të ngjashme ka bërë edhe kryebashkiaku i Kuçovës, Selfo Kapllani, por vlera e blerjes së tij është shumë herë më e vogël, me gati 8 milionë lekë të vjetra.
As në këtë rast, nuk specifikohet lloji i automjetit të blerë.
“Bashkia Kuçovë, - Blerje Automjeti për Bashkinë Kuçovë, vlera fituese 833,333 lekë”-thuhet në subjektin e tenderit. Veç blerjes së automjeteve për qëllime lëvizëse, janë bërë edhe disa blerje automjetesh për qëllime pastrimi apo shërbimi. Bashkia Vlorë ka zhvilluar një tender për blerje automjeti special (autoshkallë) me vlerë 2,916,670 lekë të reja. Po ashtu, bashkia Gjirokastër ka zhvilluar një tender për blerjen e dy automjeteve teknologjike për Ndërmarrjen Komunale me vlerë 6,666,600 lekë të reja. Edhe bashkia Berat ka kryer blerje automjetesh specifike (Autofrigorifer dhe Autokullë) me vlerë 3,333,330 të reja.
Reagon Bashkia Kamez
Por Bashkia e Kamzës në një reagim të sajin, thotë se nuk bëhet fjalë për blerjen e një peme dekorative, ose ndryshe për pemën e Vitit të ri, por me prokurimin me ofertën fituese 7.8 milionë lekë të reja ka nisur mbjellja e 1100 pemë dekorative në të gjithë territorin e Kamzës./shqiptarja.com/
Kur Gjelbrona na tregon gjoksin...
Modelja seksi, Gjelbrona Gashi, ka vazhduar me provokime. Ajo ka postuar një fotografi në Intsgram, ku thuajse ka treguar tërë gjoksin e saj bombastik që ka, raporton Gazeta “Blic”. Gjelbrona, pa dyshim është ndër modelet më seksi shqiptare. Reklamimi i të pasmëve dhe gjoksit tashmë është bërë trend në estradën kosovare.
Nëna e Amber Rose e sfidon të bijën
Këtë imazh ajo e ka shpërndarë me rastin e ditëlindjes së nënës, me të cilën ka festuar në Las Vegas.
“Nëna ime (znj. Dottie) dhe unë, duke festuar ditëlindjen e saj, në natën e kaluar në Vegas! Urime ditëlindjen mami”,- ka shkruar Amber në Instagram. Përkundër moshës, nëna e modeles duket mjaft e mbajtur.
Ja shenjat që martesa do të përfundojë në divorc
Marie Claire rendit disa fakte që tregojnë se një martesë do të përfundojë në divorc. Ja disa nga arsyet:
1 - Kur çifti martohet i ri, ose pas moshës 32…
2 - Fëmijët që vijnë nga familjet e divorcuara rrezikojnë të kenë të njëjtin fat.
3 - Sfidat e fëmijëve shkatërrojnë martesën.
4 - Borxhet.
5 - Fëmijët e vërenjtur janë 5 herë më të rrezikuar për t’u divorcuar, se sa ata të qeshurit.
6 - Kur një partner pi cigare dhe tjetri jo.
7 - Kur njëri nga partnerët është infermierë.
8 - Kur ajo është më e madhe se ai.
9 - Kur gruaja sjellë më shumë të ardhura se burri.
08/02/2016/....................................
Tiranë, ja nëna më e papërgjegjshme...
Nëna të papërgjegjshme që për arsye nga më të ndryshmet qoftë edhe nga padituria ose mungesa e përgjegjësisë e të qenurit “nënë”, rrezikojnë jetën e fëmijëve të tyre me veprime të rënda. Rasti i fundit lidhet me një nënë në kryeqytet, konkretisht në qendër të Tiranës.
Ajo është filmuar teksa ecte me dy fëmijët e saj në korsinë e makinave. Ndërkohë, korsia e këmbësorëve ishte e lirë dhe mjaft e përshtatshme për karrocën, në të cilën ajo mbante një nga fëmijët.
Nuk dihet nëse këtë veprim, kjo nënë, që në video duket e re në moshë, e ka bërë me ndërgjegje apo jo, por kritikat janë të forta dhe mesazhi është i qartë: Mbroni jetën e fëmijëve tuaj, tregohuni të përgjegjshëm për rolin që keni marrë përsipër, atë e të qenurit “nënë”./jetaoshqef.al/
Video: Cili politikan ja “shpif” Arian Çanit
Autori dhe moderatori i “Zonë e Lirë”, Arian Çani, në intervistën e tij për “Express Rozë” ka folur për të intervistuarit e tij.
Një ndër to ka qenë edhe pyetja se, “për cilin politikan ka qenë bërë pishman që e ka ftuar në intervistë?”,- dhe ai ka thënë për kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ai mendoni se, Erioni është produkt i emisionit të tij dhe tani është personi që ai jo vetëm që i ka rënë pishman, por ky person edhe ja “shpif” me punën e tij.
Këtë citat të Arian Çanit mund ta ndiqni nga minuta e 27.07 të emisionit “ExpressRozë”.
Regjistrimi i emigrantëve: Unë jam Saimir Tahiri, kjo është adresa ime...
“Unë jam Saimir Tahiri, do vij të jetoj këtu për një muaj dhe kjo është adresa ime për shtetin tim në rast se duhet të më gjejë”.
Këtë shembull ka përdorur sot, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në Komisionin e Ligjeve, me qëllim që të mbronte projektligjin e ri për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë kudo që ndodhen. Para se projektligji të miratohej vetëm me votat e mazhorancës, Tahiri shpjegoi:
“Ky projektligj thotë: ‘A duhet të dimë ku banojnë emigrantët tanë?’ Se votojnë, se nuk votojnë është çështje e komisionit zgjedhor. Është njëlloj si të thuash që, nuk na duhet një regjistër i Gjendjes Civile në Shqipëri sepse ka probleme me votën. Ne duhet ta dimë kush banon në Shqipëri dhe ku banojnë. Mua më intereson që qytetarët shqiptarë
1. a) në Shqipëri
2. b) jashtë Shqipërisë
të regjistrohen, dhe shteti shqiptar të marrë përsipër detyrimin t’u shërbejë. Është ky parlament pastaj që vendos se çfarë të drejtash do t’u japim atyre.
Lidhur me afatin (3-6 muaj), ai ka absolutisht lidhje me kohëzgjatjen minimale të deklarimit të banimit të përhershëm (rezidencës), për të shmangur eventualitetin kur qytetarë shqiptarë shkojnë jashtë Shqipërisë dhe detyrimin që kanë për t’u regjistruar.
Ne themi se duhet të regjistrohen ata qytetarë shqiptarë që shkojnë më shumë jashtë Shqipërisë për kaq kohë që është minimumi. Kjo ndodh në të gjithë botën, është e detyrueshme, përndryshe do të hynim në një rreth vicioz të vetëdeklarimit të qytetarëve sa herë dalin jashtë.
Gjë që vende shumë të zhvilluara ne Europë e kanë: në qoftë se largohesh për një kohë minimum (që disa vende e kanë 1 muaj disa e kanë pak më shumë), ke detyrimin të shkosh në konsullatë dhe të deklarosh “Unë jam shtetas gjerman, kam ardhur në Shqipëri, do të jetoj këtu një muaj, dhe kjo është adresa ime”. E kanë me detyrim.
Ne nuk po shkojmë deri këtu, pasi ky shtet nuk ka këllqe ta bëjë ende. Nëse kjo punë do të kishte nisur 25, 20, 15 apo 10 vite me parë, do të vija me një ndryshim në ligj ku do të thoja: “Cilido shtetas shqiptar që del jashtë Shqipëri për më shumë se sa një muaj duhet të shkojë në ambasadë në shtetin ku do jetojë një muaj, dhe të thotë: “Unë jam Saimir Tahiri, do vij të jetojë këtu për një muaj, dhe kjo është adresa ime për shtetin tim në rast se duhet të më gjejë”.
Ju e dini: kjo ka efekte në procesin gjyqësor, në sistemin fiskal, në sistemin e pasurisë së paluajtshme, dhe në tërësi në tregun e pasurisë. Kjo ka efekte të shumëfishta në marrëdhënien mes shtetit dhe qytetarit kudo ku është, rezident jashtë apo në vend”,- përfundoi ministri.
Pasportat e prodhuara në 2014 asgjësohen në maj, po s’u tërhoqën
Të gjitha pasaportat e prodhuara në vitin 2014 duhen tërhequr brenda majit të këtij viti. Në të kundërt, kompania ALEAT që i prodhon ato, do t’i asgjësojë dhe qytetarët do të duhet t’u nënshtrohen edhe një herë të gjitha procedurave nga e para, duke paguar sërish edhe shumën e plotë.
Ministria e Brendshme, në një njoftim të sajin thotë se, pasaportat do të konsiderohen automatikisht të pavlefshme.
“Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e firmës zgjatjen e këtij afati deri në 30 prill 2016, në mënyrë që t’u krijojë mundësi shtetasve shqiptarë që kanë aplikuar, të nisin procedurat për tërheqjen e dokumenteve pranë sporteleve të shpërndarjes, ose pranë përfaqësive diplomatike ku kanë aplikuar.
Ky apel u drejtohet kryesisht shtetasve shqiptarë në emigracion, duke sqaruar edhe njëherë se pas këtij afati, do të bëhet nxjerrja jashtë përdorimit/dëmtimi i dokumenteve të identitetit (letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike) të prodhuara në vitin 2014 dhe të pa tërhequra”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Bora Kokëdhima, ju sjell përshëndetje nga Maldivet
Bora Kokëdhima, vajza e deputetit Koço Kokëdhima, është me pushime në ishujt Maldive. Bora ka postuar një foto, duke treguar formën e shkëlqyer fizike. “Maldives. Mirmëngjes njerëz”,- shkruan Bora.
Foto: Ja 25 armët më të njohura të filmave të Hollyëood
Karakteret ikonike të kinematografisë çdoherë identifikohen me armën e tyre. Kush do të ishte James Bond pa pistoletën e tij me silenciator, apo Han Sol pa armën e tij shpërthyese?
Artisti Federico Mauro ka bërë një punë të mrekullueshme. Ai ka krijuar një fotogaleri të armëve më të famshme që janë përdorur në filmat e famshëm. Mauro i sjellë këto armë në plan të parë, në sfond të pastër – ndërsa ka përzgjedhur me kujdes filmat që kanë shënuar sukses të jashtëzakonshëm kinematografik, që nga “Army of Darkness” deri të “Men In Black”.
T’i shohim nga afër se si duken armët e kryepersonazheve të këtyre filmave shkruan Ngjyra.com.
Do'stlaringiz bilan baham: |