Femrat nxitojnë
Edhe pse në artikullin e Breëer dhe Hendrie përdoret shprehja “manipulimi femëror i shërben sjelljes së mashkullit”, kjo nuk do të thotë se femrat dëshirojnë të shpërblehen ose të paguhen për entuziazmin e tyre (p.sh. me vathë diamanti).
Femrat me anë të britmave i nxisin meshkujt që të arrijnë më shpejtë kulmin, kur marrëdhënia e tyre është e mërzitshme, kur janë të lodhur, nervozë ose thjesht: kur nuk kanë kohë.
Me fjalë të tjera, femrat e përjetojnë marrëdhënien seksuale në mënyrë të zhurmshme edhe atëherë kur nuk janë edhe aq shumë të eksituar. Ndërsa në rastet kur ato janë shumë të eksituar dhe kur orgazma është e vërtetë, sikur gjatë seksit oral, orgazma do të jetë relativisht e qetë. Kësaj do t’i shërbente shprehja, “sa më e fortë, aq më e qetë”.
Bërtitja dhe piskama janë taktika me anë të të cilave femra e eksiton mashkullin, megjithatë përmes tyre ajo dëshiron edhe ta komplimentojë atë.
Rolet e mësuara
“Për femrat është e rëndësishme që mashkulli të ndjehet i sigurt dhe me reaksionet e zhurmshme pasi forcon vetëbesimin e tij’, – thotë Breëer. Diçka e tillë nuk është e panjohur për profesoreshën e psikologjisë pranë Universitetit të Kansasit, Charlene Muehlenhard.
Në studimin “Orgazmat e rrejshme të meshkujve dhe femrave”, të cilin e ka botuar në revistën “Journal of Sex Research”, ajo pohon se meshkujt dhe femrat gjatë seksit ndjekin rolet e skenarit të pashkruar: “Mashkulli duhet që ta çojë femrën deri te orgazma, sepse kjo tregon kualitetin e punës së tij”.
Meqenëse femra nuk mund të ejakulojë, meshkujt duhet të bazohen te disa shenja të tjera, në mënyrë që ta dinë se e kanë kryer me sukses punën e tyre.
“Ne jemi krijesa biologjike. Është vështirë të kuptohen arsyet biologjike të prodhimit të zhurmës gjatë seksit, por duhet të tentojmë ta bëjmë këtë duke studiuar sjelljen seksuale të kafshëve”, ka thënë Muehlenhard.
Fatkeqësisht, socializimi nuk do të thotë se leksionet që i mësojmë janë të sakta. Hulumtimet tregojnë se meshkujt dhe femrat mendojnë se e dinë se çfarë dëshiron gjinia e kundërt, ndërsa shumë shpesh gabojnë për këtë dhe prandaj e gënjejnë njëri-tjetrin.
Supersonic queen of the skies: Amazing pictures inside the first Concorde to land in the US shoë hoë the super-rich used to cross the Atlantic in style
Prototype fleë 642 hours over three years betëeen 1973 and 1975, and test flights helped prove commercial viability
It is one of tëo but the other ëas destroyed, and this is noë being restored after decade on tarmac in Orly, France
Inside noë being painstakingly restored by Delta Museum, near Paris, ëith help of British donors but ëon't fly again
Pictures shoë hundreds of dials and sëitches in cockpit and the passengers' cabin in iconic prototype plane
The first ever Concorde to land on American soil ëhich paved the ëay for supersonic Atlantic crossings for the rich and famous is to open to the public.
The prototype plane helped convince American authorities that it ëas safe and after being decommissioned in 1975, the inside of the plane is noë being restored to its former glory.
After a decade on the tarmac at Orly outside Paris, the Delta Museum is restoring it ëith the help of British donors, and making sure every tiny detail on the 102-F-ËTSA is as it ëas in its prime.
Fotohaleri: Supersoniku mbret i qiellit kthehet në muze
“Amazing pictures” sjell fotot e para nga brenda të “Concorde-t” të parë të prodhuar i cili tani do të ekspozohet në një muze në SHBA, dhe do të tregojnë se si super të pasurit e përdornin këtë superavion për të kaluar Atlantikun me klas.
Prototipi i parë i këtij lloji avionësh supersonik, fluturoi plot 642 orë gjatë tre viteve mes 1973-it dhe 1975-ës, nga ku fluturimet e provës ndihmuan inxhinierët të provonin aftësitë e tij komerciale.
Ky supermjet është një nga dy modelet e para të prodhuar (por njëri u shkatërrua), dhe ai tani është duke u restauruar pas një dekade në pistën e aeroportit të Orly-t, Francë.
Nga brenda avioni është duke u restauruar me kujdes nga kompania “Delta Muzeum”, afër Parisit, me ndihmën e donatorëve britanikë, edhe pse ky superxhet nuk do të fluturojë përsëri.
Fotografitë tregojnë qindra detaje nga kroskoti dhe kabina e pilotoimit, si dhe bordin e pasagjerëve të këtijë prototipi.
Ky aeroplan Prototip ndihmoi të bindë autoritetet amerikane të aviacionit se ai ishte i sigurt për të kaluar Atlantikun, ndërkohë pasi ai u nxorr jashtë përdorimit në vitin 1975, bordi i këtij avioni tani është duke u rikthyer në lavdinë e mëparshme./dailymail.co.uk/
“Hakmarrja për Drejtësi”, më 24 shkurt nis rigjykimi
Gjykata e Lartë ka plotësuar më në fund kolegjin penal që do të rigjykojë organizatën “Hakmarrja për Drejtësi”. Për shkak se kjo çështje është gjykuar vite më parë nga kjo gjykatë, institucioni në fjalë nuk arrinte të plotësonte pesë anëtarët e kolegjit, pasi shumë nga anëtarët aktualë të dikasterit kishin marrë pjesë në gjykimin e mëparshëm të kësaj çështjeje.
“Top Channel” bën të ditur se pas plotësimit të kolegjit penal, është caktuar data 24 shkurt, kur pritet të rinisë gjykimi ndaj 10 të pandehurve të akuzuar si anëtarë të organizatës kriminale.
Hakmarrja për Drejtësi akuzohet për dhjetëra krime, si vrasje dhe garbitje të kryera kryesisht gjatë viteve 1992-1996.
Çështjen në fjalë e ktheu për rigjykim në instancën më të lartë gjyqësore Gjykata Kushteteuse, pas padisë së bërë nga i akuzuari kryesor i këtij grupi, Orik Shyti, i cili u dënua në munegsë me burgim të përjetshëm.
Video/ Gangsteri Perfekt: Shqiptari më i njohur i mafies amerikane
John Alite ose ndryshe “Johnny Alletto” ka lindur më 30 shtator 1962 është një nga kriminelët dhe vrasësit më të njohur në SHBA. Amerikani me orgjinë shqiptare ka qenë i lidhur me familjen Gambio dhe John A. Gotti në vitet 1980 deri në vitet 2000.
Alite u arratis në vitin 2003 pasi mësoi se kërkonin ta vrisnin. ai udhëtoi në 20 vende të Evropës dhe Amerikës së Jugut. U arrestua në Brazil me kërkesë të Interpolit, ku kaloi dy vite në burg dhe më pas u ekstradua në SHBA në vitin 2006. Gangsteri shqiptar u dënua në vitin 2011 me 10 vite burg.
Në dëshmitë e tij ka rrëfyer se u njoh me grupin kriminal kur xhaxhai i tij e mori në një kazino. Më pas ai u bë njeri i afërt i John Gotti, i cili mori pjesë dhe në dasmën e tij të organizuar në vitin 1988.
Sipas hetuesve Alite dhe Gotti merreshin me trafikun e kokainës në Forest Hills dhe përveç kësaj merrnin dhe taksa nga shitësit e tjerë. Në vitet 1990, Alite thotë se grupi i tyre fitonte 1 milionë dollarë në muaj.
Në vitin 2008, Alite u shpall fajtor në mungesë për dy vrasje dhe bashkëpunëtor në katër vrasje të tjera si dhe për dy atentate e grabitje. Vetë ai ka treguar se ka vrarë mbi 15 persona dhe ka qëlluar 37 njerëz.
Ai pranoi që të dëshmonte në gjyqin ndaj familjes Gambino, ku Charles “Charlie Canig” Carneglia mori burgim të përjetshëm. Pas kësaj, ai u thirr dëshmiotar dhe në gjyqin daj Gotti. Por në fund, Alite u cilëua si dëshmitar i pabesueshëm.
Më 26 prill 2011, Alite u dënua me 10 vite burg, ku pasi kreu gjashtë vite pas ekstradimit, u lirua në vitin 2013. Ai njihet për thënien: “Ata që më njohin e dinë pse e bëra dhe çfarë kam bërë dhe ata që nuk mund njohin duhet të merren me punën e tyre”.
Tashmë, pas publikimit të librit me titull “Rregullat e Gottit: Historia e John Alite, Junior Gotti dhe vdekja e mafies amerikane”, në janar 2015, pritet që historia të realizohet dhe film dokumentar.
Andy Delian ka publikuar dhe trajlerin e filmit “Gangsteri Perfekt”, ku në këtë dokumentar marrin pjesë jo aktorë, por figura të njohura të botës së krimit. Në dokumentar do tregohet natyra e mafies në Nju-Jorkut dhe përfshirjen e elementëve shqiptarë në botën e krimit. Shqiptari John Alite po konkurron në këtë mënyrë edhe një projekt të aktorit të Hollyëood-it John Travolta, i cili po realizon një film mbi jetën e mafiozit amerikan John Gottit.
Video: Elefanti i tërbuar shkakton kaos në qytet, frikëson banorët
Një elefant i egër u tërbua pothuajse për një orë në Ëest Bengal të Indisë.
Sipas dëshmitarëve, banorët rreth e për çark largoheshin me panik shumë të madh.
Videoja në vazhdim do të iu tregojë pamjet e elefantit të tërbuar, pasi kishte dëmtuar dhjetra shtëpi, makina dhe motoçikleta, transmeton “Klan Kosova”.
Autoritetet lokale pyjore thanë se, askush nuk është lënduar në këtë incident që ndodhi në qytetitn Siliguri, ndërkaq u bë e ditur se kafsha kishte ikur nga një pyll afër qytetit, e për të parakaluar në atë mënyrë për të shkaktuar kaos.
Vijnë bateritë e “përjetshme”
Batëritë janë pjesa e pajisjeve që shpeshherë nga kanë bërë me nerva – na janë harxhuar më shpejtë se që kemi menduar duke na lënë në baltë.
Por me gjasë “Samsung” dhe “MIT”, kanë gjetur zgjidhjen për krijimin e “baterive të përjetshme”.
Bateritë që njohim zakonisht përdorin “lëngje” të cilat bartin elektricitet, por zëvendësimi i këtij materiali me një tjetër më të fortë rritë jetëgjatësinë e baterisë.
Zakonisht, kur bateria është e furnizuar me energji, ajo vazhdon gradualisht të degradohet, prandaj ne duhet të zëvendësojmë bateritë tek pjesa më e madhe e pajisjeve elektronike pas disa vitesh.
Duke ndryshuar materialin e likuidit me një më të fortë, atëherë bateria do të zgjasë për vite të tëra.
Blushi- Ramës: Pas dekriminalizimit, më shumë kasapë sesa na duhen
Deputeti socialist Ben Blushi, i cili ka intensifikuar kritikat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, të cilin e ka sfiduar për garën e kryetarit të partisë, ka ironizuar me të pas një deklarate dhënë nga kreu i mazhorancës për punësimin.
“Doli kryeministri që u thoshte shqiptarëve ju harxhoni kohën kot duke ndejtur në kafe e bilardo, ka vende sa të doni pse nuk shkoni të punoni. Ka më shumë vende pune se shqiptarë e se qytetarë, e tha kryeministri, më habiti.
Në Korçë tha, është një fabrikë që kërkon kasapë, por në Korçë ka më shumë juristë se kasapë. Të presin ligjin për dekriminalizimin se do gjejnë kasapë më shumë se u duhen. Shqiptarët që na shohin në televizion kujtojnë se ne tallemi me ata.
Se ne akuzojmë shqiptarët se ne u japim punë por ata nuk dinë të punojnë, se ne u japim punë, por ata janë të pakualifikuar”.
Më tej, ai komentoi nga foltorja e parlamentit edhe procesin e Reformës në Drejtësi dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.
Blushi tha se, këto nisma janë shtyrë duke krijuar idenë se kemi pakt mes palëve për të mos hetuar zyrtarët. Byroja sipas tij nuk duhet të jetë një pakt mes të korruptuarve.
“Parlamenti jonë e ka këtë tipar, nevojën për të shtyrë emergjencat. Kështu ndodhi edhe me ligjin për dekriminalizimin, u miratua në limite. Kush është perceptimi që kanë njerëzit, që ne bëjmë ligje dhe nuk i zbatojmë ligjet.
Ne bëjme pakte dhe gjejmë konsensus që të mos ndëshkohemi reciprokisht. Kjo që po ndodh me ligjiN e dekriminalizimit do të ndodhë edhe me byronë dhe reformën në drejtësi. Ligj për dekriminalizimin pati, por dekriminalizim nuk pati, reformë në drejtësi do ketë por drejtësi nuk do ketë”,- deklaroi deputeti.
“Shtyrja e miratimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe reformës në drejtësi, i dobëson deri në nul të gjitha pretendimet e qeverisë se ka reforma në Shqipëri. Të krahasosh reformat e pretenduara me reformat e vërteta si koncept është njëlloj si të krahasosh 21 janarin me lagjen 21 dhjetori”,- deklaroi Blushi.
“Për fat të keq, duke shtyrë reformën në drejtësi, hetimin për ne, byronë e hetimit po i bindim shqiptarë se ekziston një pakt që mos të ketë ndëshkim dhe hetim për zyrtaret”,- vijoi Blushi.
Masakra e Elbasanit: Ja detajet më të fundit nga ngjarja...
Kur ka kaluar një javë nga masakra e trefishtë e ndodhur në qytetin e Elbasanit, policia dhe Prokuroria, po e ngushtojnë rrethin e personave të dyshuar për vrasjen e pjesëtarëve të fisit Çapja. Prej disa ditësh po monitorohet nga ajri me helikopter të ministrisë së Brendshme, kodrat e Krastës, ku dyshohet se autorët e krimit të kenë fshehur rrobat që mbanin veshur në momentin e vrasjes së, Agron Çapjes, Eno Bedallit dhe Ardit Sinakolli.
Në momentin e krimit, Prokuroria e rrethit Elbasan, pretendon se vrasësit, janë ndihmuar edhe nga një automjet tjetër për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë, pasi në kamerat e sigurisë është fokusuar vetëm një makinë “BMË X5” me timon në krah të djathë.
Për shkak të dendësinë së pyllit të Krastës, hetuesit mendojnë se në brendësi të zonës mund të jenë fshehur sendet personale të autorëve të vrasjes.
Një tjetër pistë ka dalë në skenë ditën e fundit nga organi i akuzës, e cila lidhet edhe me konfliktet që disa nga pjesëtarët e fisit Çapja kanë pasur në qytetin e Elbasanit, me persona të cilët kanë qenë me precedentë kriminal.
Ndërsa si pistë kryesore deri tani janë dy, ajo që lidhet me hakmarrjen me fisin Mema, por nuk përjashtohet edhe përfshirja në trafikun e lëndëve narkotike.
Stresi në qeli: Delijorgji merr 15600 euro për burgun e Gërdecit
Qeveria Shqiptare ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Strasburgut duke i dhënë Mihal Delijorgjit, dëmshpërblimin prej 15600 eurosh, pasi ndaj biznesmenit janë shkelur afatet e paraburgimit, periudhë gjatë së cilës ai është përballur dhe me një gjendje stresi.
Delijorgji kishte paditur shtetin shqiptar për shkelje të të drejtave të njeriut dhe vitin e kaluar Gjykata e Strasburgut dha vendim në favor të tij.
Sipas kësaj Gjykate, u vlerësua se, ishin tejkaluar afatet e mbajtjes në paraburgim. Biznesmeni Delijorgji ishte mes 28 të ndaluarve për ngjarjen e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona.
Mihal Delijorgji, është administrator i kompanisë “Albademil”, kompani që operonte në Gërdec.
Vildanes, nuk ia mbanë as bluza...
Vildane Zenelit nuk po ia mbanë dot gjoksin bluza që ka veshur. Ajo është detyruar t’i zbërthej kopsat e saj për të na treguar gjoksin që po i shpërthen.
Itali: Seks me djem minorenë, mes të kapurve prifti dhe polici
Policia italiane ka ekzekutuar urdhër arrestet për 11 persona të akuzuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale kundrejt pagesës me minorenë.
Mediat italiane, duke iu referuar policisë shkruajnë sot se, operacioni është shtrirë mes Lombardisë dh Emilia. Operacioni përfshiu provincat e Brescia, Bergamo, Milano, Monza, Pavia e Parma.
Mes të arrestuarve janë një prift, një punonjës i policisë lokale, një trajner i një skuadre futbolli për të rinjtë dhe një tjetër 56-veçar, i infektuar me HIV, që edhe pse e dinte vazhdonte të kryente marrëdhënie seksuale me minorenët.
Ata që konsiderohen të shfrytëzuar seksualisht, janë kryesisht djem të moshave 15-17-vjeçare, për të cilët klientët ishin të dijeni të moshës.
Njohjet bëheshin përmes rrjeteve sociale për takimet dhe njohjet online dhe pasi binin dakord, bëheshin takimet në vende të sigurta për konsumimin e akteve seksuale, por nuk kanë munguar rastet e marrëdhënieve në makina apo parkingje.
Policia thotë se, pjesë e rrjetit janë shumë persona dhe së paku 10 të tjerë në hetim. Sa për tre te arrestuarit priftin, policin dhe trajnerin, thuhet se, janë të tre rezidentë në Bergamasca, por nuk njiheshin mes tyre, edhe pse frekuentonin të njëjtët djem që njihnin në internet.
Hetimet nisën në gushtin e shkuar, kur u zbuluan katër djem minorenë që kryenin seks me pagesë.
Sipas hetuesve janë të panumërta rastet e raporteve seksuale të konsumuara në makina, apo në parkingjet e qendrave tregtare, apo edhe në banesat e klientëve.
Gjithçka nisi nga denoncimi i një nëne. Gruaja nga Breshia gjeti në telefonin e djalit 16-vjeç disa SMS lidhur me raportet seksuale që i biri bënte me të rritur. Vetë djali e pranoi më pas këtë gjë, duke rrëfyer emra dhe disa nga shokët e tij, që ashtu si ai, kishin raporte seksuale me të rritur.
Ish-kreu i PS-së Vlorës emërohet drejtor i Policisë Shkencore
Policia Shkencore tani duket se ka një emër të ri në krye të saj. Kreu i ri i policisë tani është Xhevair Çeloaliaj, i cili më parë ka qenë edhe kreu i Partisë Socialiste të Vlorës.
Deklarata është bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas tij, pasi e dogji, tani cilësinë e hetimeve do ta vlerësojë ish-kreu i PS-së së Vlorës.
“Sot është prezantuar drejtori i Policisë Shkencore si shef i kontrollit të cilësisë, ish-kryetari i Partisë Socialiste të Vlorës, do kontrollojë cilësinë e analizave”,- tha ish-kryeministri Sali Berisha, në Kuvend.
Shkjau mbron Ramën nga zgjedhja me parimin “një anëtar, një votë”
Deputetja simpatike e Durrësit, përdori 1 milion votat e koalicionit të 2013, si mburojë për Edi Ramën. Rama duhet të rikonfirmohet dhe ata që i kërkojnë zgjedhje brenda partisë, kanë krijuar një “boomerang mediatik”, tha Shkjau, duke i dalë në krah shefit të saj, kundër atyre që i përmendin “parimin një anëtar, një votë” dhe “demokracinë e brendshme”.
“PS sot është partia nr. 1 në Shqipëri. Kjo i atribuohet liderit të saj, Edi Rama, i cili besoj se 1 milion vota ishin të mjaftueshme që ai të konfirmohej dhe të vijojë në drejtimin e kësaj partie, së cilës i ka dhënë një dimension akoma më të gjerë për ta sjellë PS-në këtu ku është sot.
Diskutimet kanë vend në PS, kjo parti ka një mendësi të hapur, pranon debatet, çdo lloj sugjerimi, dhe për mua kjo histori ka pasur një bumerang mediatik dhe asgjë më shumë.
Kolegët në PS nuk kanë asnjë shqetësim se kë duhet të mbështesin, për ne prioritarë janë qytetarët dhe reformat e vendit”,- është shprehur deputetja socialiste, gjatë një interviste për “Durrësi online”.
Përplasjet brenda PSD: Gjinushi rimerr situatën nën kontroll
Partia Social Demokrae mblodhi sot Këshillin Kombëtar, nën drejtimin e kreut të saj Skënder Gjinushi. Mbledhja e sotme e kësaj partie u zhvillua pas një konfllikti brenda kësaj force. Ditën e hënë, Sekretari i Përgjithshëm dhe kryetari i PSD-së, tentuan të zhvillojnë një mbledhje kryesie për të propozuar mocion për shkarkimin e kryetarit Gjinushi, por nuk mundën të hyjnë në ambjentet e selisë së partisë.
Këta zyrtarë u pezulluan sot nga detyrat që mbanin në PSD.
“Këshilli vendosi: e para miratoi marrëveshjen me kryeministrin dhe PS-në. E dyta ka vendosur të mbledhë aktivin diku nga qershori dhe pastaj do të caktohet edhe kongresi dhe e treta sigurisht duke i dënuar këto veprime, pasi asnjë anëtar këshilli nuk kishte të hënën, ishte një provokacion i qartë.
Masat për njerëzit që provokuan këtë, Muhamend Gaba lirohet nga detyra për veprimet e tij në kundërshtim me çdo lloj norme dhe etike. Zoti Rustemi ka ofruar një tërheqje si sekretar, funksionet e tjera…, partia i njeh kontributet e tjera. Nga posti i sekretarit është i pezulluar edhe me pëlqimin e tij”, deklaroi kryetari i PSD Skënder Gjinushi.
I pyetur nga gazetarët nëse nuk janë lejuar anëtarë të këshillit të hyjnë në mbledhje, Gjinushi dha këtë përgjigje.
“Askush nuk është penguar të futet në godinë. Janë ndaluar të hyjnë njerëz që nuk ishin të këshillit. Këshilli është ky”,- tha Gjinushi.
Foto: Ja dy “agjentët” e SHISH dhe dokumentet që përdornin
Dy persona që prezantoheshin si punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror janë arrestuar nga policia pasi ndalonin njerëz në rrugë, duke pretenduar se punojnë në Zyrën Qendrore Investigative në Tiranë.
Të arrestuarit janë Alfred Kallmi, 41 vjeç nga Berati dhe Antonio Toska, 24 vjeç nga Berati. Sipas policisë, dy të arrestuarit udhëtonin me një makinë tip “Mercedes Benz” me targa “AA 969 MX” dhe në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore ndiqnin nga pas një automjet që drejtohej nga një 30-vjeçar me iniciale F.F.
Ky i fundit, lajmëroi policinë se po ndiqej nga një makinë me dy persona civilë, të cilët i kërkonin që të ndalonte. Gjatë këtij momenti, ka ndërhyrë policia dhe ka arrestuar dy personat, që pretendonin se janë agjentë të SHISH.
Atyre iu sekuestruan dokumentet me të cilat prezantoheshin si “punonjës” të SHISH dhe akuzohen për “përvetësim të titullit” apo të detyrave shtetërore.
Fotolajm: Eurodeputeti që joshet nga një bukuroshe shqiptare
Ajo quhet Elinda Sulejmani, e cila ka publikuar së fundmi fotot e një takimi “kokë më kokë” me përfaqësuesin europian, Knut Fleckenstein, gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë.
“E dini se edhe unë pata një takim kokme më kokë me eurodeputetin Knut Fleckenstein. Pata të drejtën e një interviste miqësore”,- shkruan vetë Elinda përbri fotos së publikuar në faqen e saj në Facebook.
Klea Huta imazhi i “Adidas” në Shqipëri?
Aktorja dhe këngëtarja Klea Huta, duket se është bërë imazhi i kompanisë së madhe të veshjeve sportive “Adidas”.
Ajo ka postuar një foto në profilin e saj, një foto ku duket duke i bërë reklamë veshjeve të kompanisë së madhe gjermane.
Kjo vogëlushe, sot është një nga këngëtaret më e famshme në botë
E vogël dhe shumë simpatike. Kjo është Rita Ora që po çmend gjithë botën me zërin dhe këngët e saj. Vajza kosovare që jeton Angli, është ndër këngëtaret më të suksesshme në botë.
Intesa Sanpaolo: Ja rezultatet e konsoliduara deri në dhjetor 2015
Banka Intesa Sanpaolo ka raportuar se fitimi i saj u rrit ndjeshëm, duke tejkaluar objektivat e planit të biznesit për vitet 2014-2017. Vlera monetare e dividentit të propozuar për t’u shpërndarë ishte 2.4 miliardë euro.
Baza e kapitalit ishte e qëndrueshme dhe mbi kërkesat rregullatore.
Niveli i provigjioneve pësoi rënie, duke pasqyruar tendencën në përmirësimin e kredisë. Balanca e kredive me probleme shënoi rënie.
Divizioni Ndërkombëtar i Bankave Filiale[1] është përgjegjës për operacionet në tregjet ndërkombëtare nëpërmjet filialeve bankare tregtare dhe bashkëpunëtorëve, dhe siguron udhëzimet, koordinimin dhe asistencën për filialet e Grupit.
Ai është përgjegjës për përcaktimin e strategjisë së zhvillimit të Grupit në lidhje me praninë jashtë, duke përfshirë eksplorimin dhe analizimin e mundësive të reja për rritje në tregjet ku Grupi është tashmë i pranishëm, si dhe në tregje të reja.
Ky divizion koordinon gjithashtu operacionet e bankave ndërkombëtare filiale dhe marrëdhëniet e tyre me departamentet e drejtorisë qendrore të Kompanisë Mëmë dhe me degët e zyrat e Divizionit të Korporatave dhe Investimeve Bankare jashtë.
Divizioni është përgjegjës për operacionet e Grupit ne zonat e mëposhtme gjeografike:
-
Evropën Jug-Lindore, nëpërmjet Privredna Banka Zagreb në Kroaci, Banka Intesa Beograd në Serbi, Intesa Sanpaolo Banka Bosna i Hercegovina në Bosnje dhe Hercegovinë, Intesa Sanpaolo Bank Albania, Intesa Sanpaolo Bank Romania;
-
Evropën Qendrore-Lindore nëpërmjet Banka Koper në Slloveni, VUB Banka në Sllovaki dhe CIB Bank në Hungari;
-
Shtetet e Pavarura të Komonuelthit & Pellgu i Mesdheut Jugor nëpërmjet Banka Intesa në Federatën Ruse dhe Bankën e Aleksandrisë në Egjipt.
Në tremujorin e katërt të vitit 2015, Divizioni Ndërkombëtar i Bankave Filiale regjistroi rezultatet e mëposhtme:
- të ardhura operacionale prej €517 milion, 3.8% më pak në krahasim me €538 milion në Tremujorin 3, 2015;
- shpenzime operacionale prej €268 milion, 5.1% më shumë në krahasim me €255 milion në Tremujorin 3, 2015;
- marzhi operacional prej €249 milion, 11.9% më pak në krahasim me €283 milion në Tremujorin 3, 2015;
- raporti fitim/humbje prej 51.8% në krahasim me 47.4% në Tremujorin 3, 2015;
- provigjionet dhe humbjet nga zhvlerësimi neto rezultuan €101milion në krahasim me €236 milion në Tremujorin 3, 2015 (duke përfshirë shpenzimet prej €172milion për shkak të konvertimit në euro të kredive në franga zvicerane të Bankës Privredna në Zagreb);
- tatimi përpara fitimit nga operacionet e vazhdueshme ishte €149milion në krahasim me €47milion në Tremujorin 3 të vitit 2015;
- fitimi neto shënoi €115milion në krahasim me €28milion në Tremujorin 3, 2015.
Ne vitin 2015, Divizioni Ndërkombëtar i Bankave Filiale regjistroi rezultatet e mëposhtme:
- të ardhura operacionale prej €2,102 milion, 3.6% më shumë në krahasim me €2,029 milion in 2014, duke kontribuar afërsisht me 12% në të ardhurat operacionale të konsoliduara (12% në vitin 2014);
- shpenzime operacionale prej €1,033milion, 1.1% më pak në krahasim me €1,045milion in 2014;
- marzhi operacional prej €1,069milion, 8.6% më shumë në krahasim me €984milion in 2014;
- raporti fitim/humbje prej 49.1% në krahasim me 51.5% in 2014;
- provigjionet dhe humbjet nga zhvlerësimi neto rezultuan ishin €501milion (duke përfshirë shpenzimet prej €172 milion për shkak të konvertimit në euro të kredive në franga zvicerane të Bankës Privredna në Zagreb) në krahasim me €461 milion në 2014 (duke përfshirë shpenzimet prej afërsisht €230 milion për shkak të rimbursimit të klientëve të Bankës CIB);
- tatimi përpara fitimit nga operacionet e vazhdueshme ishte €568milion, 8.6% më shumë në krahasim me €523milion në vitin 2014;
- fitimi neto shënoi €418milion, 11.2% më shumë në krahasim me €376milion në vitin 2014.
Do'stlaringiz bilan baham: |