Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Ambasadori rus në Tiranë, Karpushin, flet për “Shqip”: Marrëdhëniet ruso-shqiptare, pikat e forta e të dobëta, por edhe cili është pozicioni rus për krizën në Siri



Download 6,39 Mb.
bet62/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   58   59   60   61   62   63   64   65   ...   352

Ambasadori rus në Tiranë, Karpushin, flet për “Shqip”: Marrëdhëniet ruso-shqiptare, pikat e forta e të dobëta, por edhe cili është pozicioni rus për krizën në Siri

Ҫdo 10 Shkurt, Rusia feston Ditën e Diplomatit. Me këtë rast, ambasadori i Rusisë në Tiranë, Alexander Karpushin, përmes një interviste ekskluzive për gazetën “Shqip” parashtron një bilanc të diplomacisë ruse, pikat e saj të forta e të dobëta, pozicionin e saj aktual, rolin e saj ndaj krizës siriane dhe shpresat e saj ndaj Shqipërisë. Ai pranon se është “dobësia e diplomacisë ruse pse marrëdhëniet Rusi-Shqipëri nuk janë aty ku duhen”.



Rusia shënon katër shekuj të historisë së saj diplomatike. A mendoni se ajo ka luajtur një rol domethënës në promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar? Disa argumentojnë fort se diplomacia ruse ka si qëllim pikësëpari krijimin e kushteve të favorshme për zhvillimin e brendshëm të vendit, pavarësisht kostos që kjo kërkon…

Në fakt, historia e diplomacisë ruse është shumë më e gjatë se katër shekuj. Krijimi dhe zhvillimi i shërbimit të jashtëm në Rusinë e Lashtë zënë fill që nga shekujt IX-X. Guri i parë kilometrik në zhvillimin e diplomacisë ruse ishte dërgimi në vitin 838 i misionit rus në Kostandinopojë për të vendosur lidhje direkte me Bizantin. Në vitin 863, për herë të parë në historinë e Rusisë, ishte nënshkruar një marrëveshje ndërkombëtare – “Traktati i paqes dhe dashurisë” me Perandorinë Bizantine. Nënshkrimi i tij nënkuptonte, ndër të tjera, edhe njohjen ndërkombëtare të Rusisë.

Fatkeqësisht, më pas, duke filluar nga shekulli XIII, kur për shkak të pushtimit të Rusisë nga Hordhia e Artë filloi procesi i shpërbërjes së shtetit, u prish edhe integriteti i politikës së jashtme dhe diplomacisë ruse. Dhe vetëm në shekullin XV, në epokën e carit Ivan të Tmerrshëm, pas rrëzimit përfundimtar të Hordhisë dhe pas rikrijimit të shtetit rus të centralizuar me Moskën si kryeqytet, rilindi edhe diplomacia jonë. Në vitin 1549 u themelua një dikaster i posaçëm i politikës së jashtme – “Posolskij Prikaz”, që më vonë u shndërrua në Kolegjin e Punëve të Jashtme, kurse në vitin 1802, në fund të fundit, u transformua në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Kjo formë qëndron edhe sot e kësaj dite.

Një vend të veçantë në historinë e diplomacisë ruse zënë epokat e Pjetrit të Madh dhe Ekaterinës së Dytë, kur u nis krijimi i një rrjeti të gjerë të përfaqësive diplomatike dhe konsullore të Rusisë në vende kryesore europiane: në vitin 1699, u hap misioni rus në Holandë, në 1701 – në Turqi, më pas në Danimarkë, Austri, Francë, Angli dhe në vende të tjera. Deri në fillimin e Luftës së Parë Botërore, në vitin 1914, Rusia kishte marrëdhënie diplomatike me 47 vende dhe kishte më shumë se 200 përfaqësi jashtë shtetit.

Një sfidë e madhe për diplomacinë ruse ishte revolucioni i vitit 1917, kur në arenën ndërkombëtare, Rusia u zëvendësua nga Bashkimi Sovjetik, i cili për shumë kohë ishte në izolim ndërkombëtar dhe ishte i detyruar të rivendoste prapë marrëdhëniet diplomatike me shumicën e vendeve. Një periudhë tjetër e vështirë ishte shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, që shoqërohej nga një krizë e thellë ekonomiko-sociale në vendin tonë. Në atë kohë edhe doktrina e politikës së jashtme të “Rusisë së re” pësoi ndryshime rrënjësore.

Pra, siç e shikojmë, të gjitha sprovat – luftëra e revolucione, fitore e humbje – vendi ynë i ka kaluar me dinjitet. Dhe një kontribut të rëndësishëm në këtë ka dhënë pikërisht diplomacia ruse, e cila në kushte shumë të vështira arriti të mbronte interesat themelore kombëtare të Rusisë.

Sot për sot, Rusia ka marrëdhënie diplomatike me 193 vende të botës dhe vazhdon të luajë një rol aktiv në promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe si anëtar i përhershëm i OKB-së mban përgjegjësi të veçantë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale.

Me të vërtetë, në përputhje me Konceptin e politikës së jashtme të Rusisë, një nga qëllimet kryesore të diplomacisë sonë është krijimi i kushteve të jashtme të favorshme për rritjen e qëndrueshme të ekonomisë ruse, si dhe për ngritjen e standardit dhe cilësisë së jetesës së qytetarëve tanë. Dhe kjo është diçka absolutisht normale. Megjithatë, në asnjë mënyrë nuk përpiqemi të arrijmë këtë qëllim “pavarësisht kostos që kjo kërkon”. Rusia i përmbahet rreptësisht së drejtës ndërkombëtare dhe shprehet vazhdimisht për respektimin e përpiktë të rregullave të përbashkëta të lojës nga të gjithë aktorët në arenën ndërkombëtare. Dhe këtu vjen postulati kryesor i politikës së jashtme të Rusisë: në marrëdhëniet ndërkombëtare duhet të mbizotërojnë parimet e barazisë, respektit të ndërsjellë të interesave dhe zgjidhjes kolektive të çështjeve kyçe në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe rolit kryesor të OKB-së.


Më 10 Shkurt, në Rusi, u festua Dita e Diplomatit. Si do ta karakterizonit diplomacinë ruse? Cilët janë pikat e forta dhe ato të dobëta të saj?

Sipas mendimit tim, karakteristikat më të rëndësishme të diplomacisë ruse janë patriotizmi, profesionalizmi i lartë dhe potenciali i madh intelektual. Pikërisht këto tipare favorizojnë forcimin e autoritetit dhe ndikimit ndërkombëtar të Rusisë, sigurimin e pozicionit të vendit tonë, si një nga qendrat kryesore të botës moderne, si dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e tij të gjithanshëm edhe më tej.

Ndër pikat e forta të diplomacisë ruse do të përmendja gatishmërinë dhe pragmatizmin e saj, përkushtimin e saj për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe për të drejtën ndërkombëtare. Dua të theksoj se imazhi pozitiv i diplomacisë sonë dhe i vendit tonë në tërësi shpeshherë ka lidhje me njohjen e përgjithshme të arritjeve të larta të kulturës dhe artit rus. Kultura e papërsëritshme ruse që ka pasuruar shumë dhe vazhdon të pasurojë thesarin intelektual të njerëzimit është një nga faktorët që i japin Rusisë peshën dhe autoritetin ndërkombëtar.

Sa u përket pikave të dobëta të diplomacisë sonë, jam i detyruar të pranoj se Rusia, për fat të keq, nganjëherë u kushton vëmendje të pamjaftueshme rimëkëmbjes së lidhjeve miqësore me ato vende, me të cilat për shkak të ngjarjeve të ndryshme historike këto lidhje u prishën. Mendoj se ju e kuptoni për çfarë e kam fjalën. Por, unë mbetem optimist dhe nuk e vë në dyshim se do t’ia dalim mbanë.



Çfarë po ndodh me marrëdhëniet diplomatike midis Rusisë dhe Shqipërisë? A ka ndërmarrë Rusia më së shumti një përqasje kulturore e diplomatike ndaj Shqipërisë?

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shqipërisë po zhvillohen dhe kjo është një gjë shumë e mirë. Në janar pata kënaqësinë të diskutoja personalisht me Kryeministrin Edi Rama mbi gjendjen e tanishme dhe perspektivat e intensifikimit të dialogut mes vendeve tona. Ka qenë një takim shumë i dobishëm dhe i frytshëm. Kemi skicuar disa hapa afatshkurtër me qëllim aktivizimin e lidhjeve dypalëshe në fusha të ndryshme, me theks të veçantë te raportet ekonomiko-tregtare.

Shpresoj se brenda këtij viti do të arrijmë të organizojmë në Tiranë sesionin e radhës të Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor (sesioni i fundit u mbajt që në vitin 2009), në kuadër të të cilit palët mund të shqyrtonin mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta në sferat e turizmit, transportit, tregtisë, etj.

Në të njëjtën kohë, udhëheqja e Bashkimit Europian së fundmi e ka bërë të ditur zyrtarisht se Shqipëria, bashkë me vende të tjera kandidate e ka mbështetur sërish vendimin e Brukselit për sanksionet kundër Rusisë. Më duhet të kujtoj se ka qenë pikërisht vendimi i Shqipërisë për t’iu bashkuar restriksioneve antiruse të Perëndimit që ka shkaktuar vendosjen në gusht 2015 të kundërmasave të Rusisë, që kanë mbyllur tregun tonë për prodhimet bujqësore shqiptare. Pra, heqja e kundërmasave tona vazhdon të mbetet në duart e qeverisë në Tiranë.

Për sa i përket rolit të kulturës në punën tonë, ky rol me të vërtetë është shumë i rëndësishëm. Dhe kjo është diçka e natyrshme, pasi kultura nuk njeh barriera politike, flet një gjuhë universale që kuptohet nga të gjithë dhe tejkalon çdo pengesë. Ndaj dialogu kulturor zakonisht është shumë herë më i efektshëm sesa ai politik. Dhe kjo është veçanërisht aktuale në rastin e marrëdhënieve ruso-shqiptare. Shqiptarët e duan dhe e respektojnë kulturën ruse. Sa herë që Ambasada jonë organizon aktivitete kulturore që kanë të bëjnë me muzikën ose letërsinë, ato ngjallin gjithmonë një interes të jashtëzakonshëm tek publiku shqiptar. Kam shpresë që sivjet, shkëmbimet kulturore midis vendeve tona do të marrin një shtysë të re, meqë po planifikojmë të nënshkruajmë Programin e Bashkëpunimit ndërmjet ministrive të kulturës së Rusisë dhe Shqipërisë për periudhën 2016-2018.

Diplomacia e sotme moderne kërkon që të jetë diverse dhe dinamike. Si është adaptuar diplomacia ruse ndaj rrethanave aktuale?

Kohët e fundit kemi qenë dëshmitarë të një destabilizimi në rritje të marrëdhënieve ndërkombëtare. Potenciali konfliktual, sidomos në nivelin rajonal, ka arritur në një pikë kritike. Gjatë tërë vitit të kaluar, Rusia vepronte në mënyrë aktive dhe dinamike me ndërgjegje të plotë të përgjegjësisë së saj për ecurinë e proceseve botërore. Përpjekjet kryesore të diplomacisë ruse janë fokusuar në sigurimin e rolit udhëheqës të vendit tonë, në koordinimin e një kundërpërgjigjeje të vendosur ndërkombëtare ndaj agresionit terrorist, si dhe në krijimin e një fronti të gjerë antiterrorist.

Veprimet e vendosura të Forcave Ajroro-Kozmike të Rusisë të ndërmarra me kërkesë të qeverisë siriane i kanë dobësuar ndjeshëm pozicionet e “Shtetit Islamik”. Megjithatë, vazhdojmë të mbetemi të bindur se nuk mund të triumfojmë ndaj terrorizmit vetëm me mjete ushtarake. Kjo luftë duhet të shoqërohet edhe nga zgjidhja politike e konflikteve dhe nga kundërshtimi i fortë ndaj ideologjisë ekstremiste. Rusia, gjithashtu, e ka mbështetur lançimin e të ashtuquajturit “Proces të Vjenës”, që synon zgjidhjen diplomatike të krizës siriane me pjesëmarrjen e të gjitha vendeve që janë në gjendje të japin një kontribut të konsiderueshëm në këto përpjekje. Por nuk duhet të harrojmë se zgjidhja e çështjeve aq serioze si kjo mund të gjendet vetëm në bazë të respektit të larmisë kulturore të botës moderne dhe të së drejtës së popujve për të vendosur vetë për fatin e tyre.

Është për të ardhur keq që, pavarësisht thirrjeve tona këmbëngulëse për krijimin në rajonin euroatlantik të një hapësire të sigurisë së barabartë dhe të pandashme, Perëndimi e ka zgjedhur kursin e zgjerimit të shfrenuar drejt Lindjes. Ky përkushtim për të shtrirë edhe më tej hapësirën gjeopolitike nën kontrollin e NATO-s, tashmë ka shkaktuar vuajtje të pallogaritshme për popullin ukrainas dhe vazhdon të helmojë atmosferën në kontinentin europian.

Rusia po bën çmos për t’i ndihmuar ukrainasit të tejkalojnë konfliktin e brendshëm dhe të sigurojnë zhvillimin e qëndrueshëm të vendit të tyre. Falë angazhimit aktiv të Presidentit Putin është miratuar kompleksi i masave për zbatimin e Marrëveshjeve të Minskut, i cili përbën një bazë pa alternativë për zgjidhjen politike. Jam i sigurt që diplomacia ruse do të vazhdojë punën e saj intensive në interes të “shëndetësimit” të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe do të promovojë axhendën përbashkuese në politikën globale./Shqip/

Mbledhja e grupit të PS, Xhafaj: Drejtësia e kapur nga politika e krimi
Mbledhja e rradhës në Partinë Socialiste ka patur në fokus reformën në drejtësi. Kreu i komisionit parlamentar të ligjeve, njëkohësisht dhe drejtuesi i komisionit për reformën Fatmi Xhafaj ka marrë fjalën në mbledhjen e drejtuar nga Kryeministri Rama, duke thënë se drejtësia ka 3 probleme themelore.

1-kapja e sistemit nga segmente të politikës dhe krimi i organizuar

2-korrupsionit, i cili sot është mbizotërues në vënien e drejtësisë aq sa sot drejtësia shitet e blihet

3-fryma e korporatizimit është zotëruese në sistem, i cili është kthyer në qark klientelist dhe me mungesë llogaridhënie brenda dhe jashtë ligjit. Përfshirë këtu edhe aspekte të tjera që lidhen me problematiken që ka vetë sistemi”,- ka thënë Xhafaj në mbledhjen e PS-së

Xhafaj ka shtuar në fjalën e tij se besueshmëria e qytetarëve dhe e vetë gjyqtarëve në sistemin e drejtësisë është në nivele alarmante.

“Shumë sondazhe tregojnë pak ose aspak besim të qytetarëve. Raporte të ndryshme e argumentojnë më së miri këtë.

25% e gjyqtarëve janë të mendimit se sistemi është i korruptuar. 80% e gjyqtarëve janë të mendimit se sistemi gjyqësor nuk është i çliruar nga ndikimi politik. Progres raporti i 2014 bëri analizë të kësaj situate.

Gjatë këtyre 23 viteve nuk ka patur një përpjekje të gjerë dhe të thellë për ta analizuar sistemin e drejtësisë dhe për t’i adresuar në draftin ligjor dhe në efektshmërinë e zbatimit të tyre”,- deklaroi Xhafaj.



Video: 15-vjeçarja me tumor i këndon Papa Franceskut “Ave Maria”
Gjatë vizitës së tij në Meksisë Papa Francesku ka vizituar edhe një spital, ku ka takuar një 15-vjeçare e cila vuante nga kanceri. Në nder të tij, adoleshentja, duke qëndruar në karrigen e saj, i këndon Papës këngën “Ave Maria”…, e teksa Ati i Shenjtë e dëgjon atë, të gjithë përloten nga kjo skenë.

Më pas Papa përqafon vajzën Alexia Garduño, e cila vuan nga Osteosakorma. Papa gjithashtu ka takuar një sërë pacientësh të tjerë në spitalin pediatrik.



Arrestimi i Ballist Morinës i paligjshëm. Policia nuk i dha mbrojtje
Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin që liroi më 28 dhjetor të 2015 Ismail Morinën nga burgu duke e lënë në arrest shtëpie.

Vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë për Ismail Morinën të njohur si ‘Ballisit’ u bazua në faktin se Ministria e Brendshme nuk i siguroi urdhër mbrojtje, jehona e ndeshjes në Serbi për dronin, nuk paraqet rrezikshmëri të lartë, masa ekstreme nuk mund të bazohet vetëm në ashpërsinë e dënimit dhe shfuqizimin që Kushtetuesja i bëri vendimit të qeverisë për që rriste marzhin e dënimit për rastet e armëmbajtjes pa leje.

1. Gjykatat e faktit në caktimin e masës shtrënguese “Arrest në burg”, si një masë izoluese nuk ka bërë një analizë të shkaqeve se përse çdo lloj mase tjetër është e papërshtatshme, pasi caktimi i kësaj mase sigurimi, nuk mund të bazohet vetëm në ashpërsinë e dënimit të mundshëm që personi rrezikon.

2. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese më datë 10.12.2015 për shfuqizimin e vendimit të qeverisë që rriste marzhin e dënimit për rastet e armëmbajtjes pa leje, ku parashikohej se çdo person që arrestohet për armëmbajtje pa leje rrezikonte një dënim nga 7 deri 15 vjet burg.

3. Masa arrest me burg nuk i përgjigjet rrezikshmërisë së personit nën hetim, i cili është i pa dënuar, pa precedentë të mëparshëm.

4. Duke ju referuar edhe ngjarjes se ndodhur ne ndeshjen Shqipëri –Serbi dhe jehonës qe ajo pati ne te dy shtetet, personi nen hetim Ismail Morina i është drejtuar me pare Ministrisë se Brendshme, për te siguruar mbrojtje prej saj, por ne asnjë rast nuk rezulton qe një mbrojtje e tillë i është ofruar këtij personi.

Ismail Morina u arrestua një ditë përpara ndeshjes me Serbinë që Shqipëria do të zhvillonte në Elbasan, pasi iu gjetën në makinë dy pistoleta pa leje dhe disa bileta. ‘Ballisti’ qëndroi në burg deri në fund të dhjetorit, pasi Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apelit u shprehën kundër lirimit.
Video: Peshkaqeni 3 m përlaet nga një tjetër krijesë… nga çfarë?!
Një ekspeditë shkencëtarësh në Australi ka mbetur me gojë hapur, teksa një peshkaqen i madh i bardhë është gllabëruar nga një krijesë tjetër misterioze. Ekspedita ksihte shkuar në brigjet e kontinentit të largët për të vëzhguar jetesën e peshkaqenëve të bardhë.

Shkencëtarët kishin mundur të vendosnin një aparat regjistrues tek një peshkaqen i bardhë, femër, më shumë se 3 metra e madhe… por me kalimin e ditëve, kishin vënë re se aparati regjistrues ishte shkëputur nga Peshkaqeni.

Më vonë u zbulua se aparati kishte dalë në breg, rreth 3 kilometra në distancë me trupin e ngordhur të peshkaqenit.

Me këqyrjen e të dhënave që kishte siguruar aparati, shkencëtarët kanë mbetur të habitur.

Për më tepër shikoni videon:

Më lini të zgjedh: mos më anëtarësoni me zor!

Revoltë e një studenteje që do të jetë e lirë të zgjedhë.

Nga Ergisa Bejkollari

Unë jam një studente e fakultetit ekonomik,e sapodiplomuar. Gjatë këtyre 3 viteve fakultet nuk kopjova, nuk kisha mik sepse prindërit e mi nuk njohin askënd, dhe prandaj në vend të këtyre zgjodha të mësoja 14 orë në ditë, dhe të punoja. Mund të mos jem studentja më ekselente apo 22-vjeçarja më intelektuale, por jam një studente që notat e larta,punën në një institucion bankar dhe të gjitha gjërat e tjera në jetë i kam arritur vetë.

Jam e vetëdijshme që nuk bëhem dot drejtoreshë që nesër por ama, di që puna, notat dhe formimi im nuk varen nga një pushtet 4-vjeçar. Kur gjërat i arrin me forcat e tua, në fund të ditës gjëja më me vlerë që ke fituar është liria për të zgjedhur dhe për të mos lejuar askënd të vërë në diskutim meritën tënde. Unë i kam këto privilegje sepse i kam fituar vetë. Nuk më detyron dot askush të shkoj as majtas, as djathtas sepse i kam provuar vetes që do të eci shumë mirë, edhe nëse zgjedh të eci drejt.

Kur mua më propozuan në shtator të bëhem pjesë e aktiviteteve rinore të organizuara nga ministria, me kushtin që të bëhem pjesë e strukturave të partisë, unë thashe “jo”. “Jo” u thashë dhe të gjitha telefonatave bezdisëse që mora 5 muaj më vonë.”Jo” i thashë dhe asaj shfaqjes për fasadë të anëtarësimit të 300 studentëve ekselentë. Por pavarësisht “Jo-së” sime të madhe, një ditë më vjen një mesazh: “Paraqituni për të tërhequr kartën e anëtarësisë”. Pra pa vullnetin tim, falë këmbenguljes dhe ambicies për të shtuar anëtarë të të rinjve të partisë, unë tani jam një anëtare.

Forume rinore dhe struktura politike që angazhojnë të rinjtë ka kudo nëpër botë. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Por ajo që po ndodh në Shqipëri është përdorimi i tyre si mjete për t’u katapultuar në pushtet dhe para, kaq shpejt, kaq thjesht. Ne po u mësojmë 22-vjeçarëve e më herët që nëse ti mbështet qorrazi një parti, pa ditur as ideologjinë e saj, mund të bëhesh specialist ose drejtor. E dini sa i rëndësishëm është vullneti, shpresa, ëndrra e një të riu sidomos në një vend të vogël si ky i yni? Është thelbësore. Po s’e bëmë ne ndryshimin, ne që shohim dokumentarë, bëjmë mastera jashtë shtetit, zhvillojmë kurse online, kush do ta bëjë?

Unë mund edhe të kisha zgjedhur ta shfrytëzoja këtë "kartë të bekuar". Madje mund edhe të zgjedh të përfshihem në politikë në mënyrë aktive. Por nëse do ta bëj, do të jetë zgjedhja ime, me vetëdije të plotë. Nuk e bëj sepse mendoj që një 22-vjeçar nuk e ka formimin e nevojshëm për të dhëne diçka në politikë. Më tej, mendoj se një 22-vjeçar vetëm mund të marrë nga politika dhe të them të drejtën, atë që politikanët tanë ofrojnë nuk e dua edhe sikur të ma falin! Unë nuk zgjedh ta shfrytëzoj anëtarësimin sepse nuk dua që pas disa vitesh e gjithë sakrifica ime të zerohet me fjalinë: “Hë se atë e futi partia”. Dhe në fund, unë nuk e zgjedh sepse Kushtetuta e vendit tim demokratik më jep të gjithë të drejtën për të mos e bërë. Tani, në fund i drejtohem “kuadrove” përgjegjëse për anëtarësimet, të cilët shpresoj ta kenë marrë këtë rradhë përgjigjen: Jo, nuk e dua teserën tuaj të partisë!

Shënim: Ergisa është gazetare pranë revistës “Anabel.al”.

Mrekullitë e hudhrës dhe rreziku që vjen nga Kina
Hudhra njihet për efektin e saj në reduktimin e toksinave në trup Hudhra është një nga mrekullitë e natyrës, vetitë e saj kurative janë të pafundme dhe janë zbuluar që në kohëra të hershme.

Thuhet se skllevërit egjiptianë ndërtonin piramidat, ndërkohë që ushqimi i tyre kishte si bazë bukë, ujë dhe hudhra për t’i mbajtuar ata të fortë dhe të shëndetshëm.

Hipokrati mësohet se përdorte hudhrat për të kuruar tomoret kanceroze. Lui Pastër, babai i mikrobiologjisë moderne, ka folur shumë mbi vetitë anti-septike, anti-mykotike dhe anti-virusale të hudhrës që prej vitit 1858.

Hudhra madje përdorej për të mjekuar ushtarët e plagosur gjatë Luftës së Parë Botërore, për një shërim më të shpejtë të plagëve, veçanërisht nga ushtarët Britanikë. Hudhra përmban një tip sulfuri i quajtur allicin, i cili çlirohet vetëm kur hudhra është e prerë apo e shtypur, sa më shumë të jetë e shtypur aq më shumë allicin çlirohet.

Allicin-i ka veti të fuqishme antibiotike dhe kundër mykut. Hudhra gjithashtu përmban sasi të mëdha magnezi, vitaminë B6 dhe C, selen, fibra dhe 17 aminoacide që përbëjnë 75% të trupit të njeriut dhe janë esenciale për mirë-funksionimin e trupit.

Hudhra ul tensionin dhe përmirëson nivelet e kolesterolit, gjë që ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës. Hudhra përmban anti-oksidantë që mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes Alzaimer.

Hudhra gjithashtu njihet për efektin e saj në reduktimin e toksinave në trup. Varëset e hudhrës mbrojnë fëmijët nga sëmundjet Ju mund të bëni për fëmijët varëse prej hudhre, e përdorur shumë në Rusi. Merrni sferën e verdhe plastike që mban lodrat brenda vezëve kinder prej çokollate, bëni disa vrima në të dhe mbusheni me thelbinj hudhre, vendosini një rrip dhe më pas varjani fëmijëve këtë “varëse hudhre” gjatë ditës. Aroma e hudhrave ka veti antibiotike dhe mbron mjaft mirë fëmijët nga të ftohtat dhe gjendjet gripale. Fatkeqësisht Shqipëria nuk prodhon më hudhra si në kohët e shkuara.

Shqipëria importon hudhra kryesisht nga Kina dhe Spanja. Spanja është prodhuesja më e madhe e hudhrave në Evropë, ndërsa Kina furnizon afro 80% të botës me hudhra. Hudhra kineze ka qenë prej shumë kohësh qendër e debateve në mbarë botën për arsye jo të mira, që fatkeqësisht na prekin edhe neve, konsumatorët në Shqipëri. Hudhra kineze kritikohet shumë për cilësinë e saj.

Së pari hudhra kineze përmban dekolorues me bazë klori për t’i dhënë artificialisht ngjyrën e bardhë. Kjo ndodh për arsye të shumta si përshembull për të luftuar nga insektet apo për të ndalur thelbinjtë të mbijnë. Së dyti hudhra kineze shpesh trajtohet me methyl bromide (kimikat toksik) për të larguar çdo tip kandrre apo insekti. Hudhra kineze shpesh është e kontaminuar me elementë të blozës dhe plumbit, sulfite apo elementë të tjerë të pasigurt, si rezutat i situatës së ndotur të mjedisit në Kinë.

Së fundmi, hudhra kineze trajtohet me frenues të rritjes dhe qëndron në temperatura shumë të ulta, në mënyrë që të ruhet më gjatë, të mëndosh që duhet t’i rezistojë një udhëtimi tri javor në anije nga Kina në Shqipëri.

Ruajtja për një kohë të gjatë është veçanërisht problematike pasi niveli i elementit magjik allicin, që e përmendëm më lart, fillon të bjerë me kalimin e kohës. Fatmirësisht për ne, dallimi i hudhres kineze është i lehtë. Hudhra shqiptare apo e ardhura nga vende të tjera, ka përgjithësisht disa rrënjë të mbetura në fund, është më e rëndë se hudhra kineze dhe ka më shumë aromë e shije të fortë./agroëeb.org/

Videolajm: Duket si parodi komike... dikur ishte refreni i italianëve
“Chi non lavora non fa l'amore” (Kush nuk punon s’bënë dashuri) është titulli i kësaj videoje që duket si një parodi komike italiane e viteve ’70... Por në fakt kjo është një prej këngëve më të famshme të këngëtarit më të madh italian, Adriano Çelentano, me të cilin fitoi festivalin e “Sanremo”-s në vitin 1970 në Itali.

Kënga që sot njihet dhe këndohet nga çdo italian në mbarë botën në vitet ’70 –të u bë refreni i përditshëm i jetës së italianëve, por ajo dëgjohej dhe këndohej edhe në shumë shtete të tjera të botës, përfshi këtu edhe Shqipërinë komuniste.

Me këtë këngë, Çelentano, fitoi jo vetëm një çmim të parë, por famë në gjithë botën dhe simpatinë e miliona italianëve.

Por kjo këngë është edhe mjaftë aktuale edhe sot plot 46 vjet më vonë.

Shikoni videon:

Zgjedhja e delegatëve të PS, Balla: Me proces transparent

Pas përfundimit të procesit të zgjedhjes së delegatëve të Partisë Socilaiste për qarqet e Fierit dhe Beratit, nënkryetari i grupit të deputetëve socilaist Taulant Balla ka dalë në një konferencë për mediat ku ka vlerësuar procesin.

Sipas Ballës, përfaqësuesit e këtyre qarqeve në Kongresin e 19 marsit u zgjodhën në mënyrë demokratike dhe transparente sipas parimit një anëtar një votë. Referuar pjesëmarrjes ai bëri me dije se në votime morën pjesë 73.1% e anëtarësisë socilaiste.

“Do doja që në këtë komunikim me mediat të falënderoja të gjitha anëtarët e PS në 4 qarqet ku u zhvillua procesi i zgjedhjes së delegatëve, Berat, Fier, Elbasan dhe Korçë. Ishte një pjesëmarrje mbresëlënëse, e shkëlqyer, proces demokratik e transparent.

Ky proces zhvillohet i tillë vetëm në PS. Jemi e vetmja forcë që delegatët i zgjedh me një anëtar, një votë. Doja të ndaja disa nga dhënat e procesit. Në të 4 qarqet morën pjesë 24 mijë e 783 anëtarë, pra 73.1% e gjithë anëtarësisë”,- tha Balla.

Sipas Ballës gjatë procesit u përmbush zotimi për të garantuar një pjesëmarrje 50% gra e 50% burra në Kongres.

“Nga ky proces u zgjodhën delegatët ku dua të theksoj që nga 337 delegatë, 146 prej tyre janë gra dhe 109 prej tyre të rinj e të reja. Këtu është respektuar vendimi i Asamblesë Kombëtare të PS për të garantuar një pjesëmarrje 50% gra e 50% burra dhe 1/3 të rinj”,- u shpreh ai.

Ai njoftoi se fundjavën e ardhshme do të zhvillohen zgjedhjet në Lezhë e Dibër.

“Procesi i zgjedhjes së delegatëve javës që vjen në Lezhë dhe Dibër. Do iu kërkoja anëtarëve të PS në këto qarqe në qendrat e votimit të ushtrojnë detyrimin e tyre statutor për të votuar delegatët e kongresit. Ky është një proces i rëndësishëm.

Ka kaluar përmes shumë konsultimeve. Ky proces përmbyll fazën e parë të Kongresit të PS-së dhe më 19 mars pasi të jetë mbyllur procesi edhe në qarqet e tjera, shkojmë në Kongres. Faleminderit 25 mijë anëtarëve në këto qarqe”,- përfundoi Balla.


Një ditë pas Shën Valentinit Armina e kap me k***t

Armina Mevlani ka një mesazh shumë të qartë për të gjitha ato që e urrejnë. Ajo ka postuar një foto në Instagram ku shkruan:

“K***at me shohin shtrembër por ju e dini qe s’me intereson”.

Me kë të jetë mërzitur vallë Armina...?!



Ministrja Gjosha tregon pse John Kerry s’u takua me Ilir Metën
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka folur sot edhe për mungesën e një takimi mes kreut të LSI-së Ilir Meta dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry. Sipas saj, këtë çështje e zgjidh vetë Ambasada dhe protokolli i Shtetit, që është përgjegjës për axhendën.

“Këto janë çështje që i zgjidh vetë Ambasada Amerikane, protokolli i shtetit, pra janë një sërë elementësh që kanë të bëjnë në lidhje të drejtpërdrejtë me axhendën përkatëse.

Këtu nuk ka vend për qëndrim sepse përgjegjës për axhendën është Ambasada Amerikane dhe kjo gjë i takon ambasadës”,- tha Gjosha.

Në vizitën e tij 3 orëshe një ditë më parë, Kerry u takua vetëm me presidentin Nishani në Rinas, më pas me kryeministrin Rama dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha.



Atentati i dështuar, ja roli i Çerpjes dhe Hamollarit në vënien e tritolit
Musa Çerpja dhe Julian Hamollari janë personat që kanë blerë SIM kartën e telefonit që u gjet poshtë makinës së biznesmenit Nuredin Suli të lidhur me eksploziv. ABC Neës ka mësuar se dy të arrestuarit, janë zbuluar nga kamerat e sigurisë së kompanisë telefonike në momentin e blerjes së numrit si dhe nga dokumenti që kanë paraqitur para operatorit të shitjes.

Burimet thonë se Çerpja dhe Hamollari përveç numrit që është gjetur i lidhur me detonatorin dhe eksplozivin, rezultojnë se kanë blerë edhe numra të tjerë me kartën e identitetit të njërit prej tyre. Sipas policisë, blerja e SIM-kartës është bërë në filim të muajt shkurt dhe më pas e kanë shitur atë në tregun e zi tek atentatori.

Gjatë marrjes në pyetje, të arrestuarit Musa Çerpja dhe Julian Hamollari kanë mohuar njohjen e personit që i kanë shitur këtë kartë telefoni, e cila u gjet e padëmtuar në garazhin e makinave të qendrës tregtare te komuna e parisit.

Sipas hetuesve, dy të arrestuarit, dyshohet se nuk thonë të vërtetën për blerësin e kartës së telefonit dhe për këtë fakt është urdhëruar arrestimi i tyre. Edhe para gjyqtarit të masave Artur Gaxhi, dy të ndaluarit nuk kanë pranuar njohjen me blerësin e kësaj karte.

Pavarësisht këtij pretendimi, Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorit i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” dy të dyshuarve për akuzën e “veprimeve që pengojnë në zbulimin e të vërtetës” në bashkëpunim. Karta e telefonit ishte aktivizuar një ditë para se ajo të gjendet e lidhur bashkë me eksplozivin në makinën e biznesmenit.

Nga kqyrja e SIM kartës, rezulton se ajo kishte një thirrje, e cila nuk saktësohet ende se është bërë për të aktivizuar shpërthimin apo për provën e kartës.

Nga ana tjetër, biznesmeni Nuredin Suli i cili ishte edhe objekt i këtij atentati, dyshon se atë ia kanë organizuar personat me të cilët është në hasmëri. Por pavarësisht këtij pretendimi, burimet nga policia thonë se pjesëtarët e familjes me cilët Suli ka konflikte kanë alibi për vendndodhjen e tyre në momentin e konstatimit të sasisë së eksplozivit poshtë makinës dhe dy ditë para ngjarjes.
Ja pse duhet të konsumoni çokollatë fondente

Çokollata fondente përmirëson mikroqarkullimin dhe gjithashtu është shumë e pasur me antioksidantë. Ja pse duhet ta konsumoni çokollatën fondente:


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   58   59   60   61   62   63   64   65   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish