Reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes
Qesharake deklarata e dëshpëruar e Partisë Demokratike. Opozitën sot e shqetëson jo vetëm suksesi i vizitës së sekretarit Kerry, mbështetja e fortë që i dha qeverisë shqiptare dhe drejtimit të duhur të vendit, por edhe mbështetja që Ministria e Mbrojtjes u jep qytetarëve shqiptarë në kohë rekord dhe pa dallime politike, gjë të cilën vështirë të besohet se ndodhte në kohën e PD-së.
Nevoja e banorëve, sidomos atyre që jetojnë në zona të thella, kur shumë struktura dëmtohen nga kushtet e këqija atmosferike, e ka bërë shpeshherë të nevojshme përgjigjen e menjëhershme të Ministrisë së Mbrojtjes për të asistuar me mjetet dhe burimet e saj në ndihmë të komunitetit.
Me trishtim vërejmë se mbështetja që ne u japim qytetarëve shqiptarë i rri keq opozitës së dëshpëruar, e cila me paturpësi gënjen publikisht duke thënë se ministrja e Mbrojtjes dhe ish-deputeti Ndoka ishin dje në një aktivitet.
Fotot e paraqitura në deklaratën e PD-së janë marrë nga inspektimi që ministrja e Mbrojtjes i ka bërë përfundimit të punimeve të urës Skuraj, Milot, (ju rikujtojmë se ditën që kjo urë u dëmtua në atë moment humbi jetën një i ri).
Është lehtësisht e vërtetueshme se ura në Skuraj është ndërtuar muaj më parë dhe është inspektuar në përfundim të punimeve nga ministrja një muaj më parë, ekzaktësisht në datën 12 janar, ku kanë qenë të ftuar të gjithë të zgjedhurit e zonës.
Dëshpërimi i suksesit të vizitës së sekretarit Kerry e ka çuar deri aty PD-në sa të lidhë inspektimin e një ure në një zonë të thellë të Shqipërisë më shumë se një muaj më parë, me mesazhet e rëndësishme të kësaj vizite historike.
Ministria e Mbrojtjes për çdo bashkëpunim civilo-ushtarak dhe ndihmë që do të japin për komunitetin, i fton përfaqësuesit e opozitës të bëhen pjesë e inspektimeve, kështu edhe ata do ta kenë më të thjeshtë të mbajnë shënim edhe datat.
Video: Pandi Majko një Muxhahedin? Ja çfarë thot vet ai...
Në mes të Parisit, Pandeli Majko mbajti një fjalim të zjarrtë mes muxhaheidinëve, në vitin 2014. Bashkë me Arben Malajn, Mimoza Hafizin dhe 40 socialistë të tjerë, Majko mori pjesë në një aktivitet të opozitës iraniane.
Aty tregon se kaloi disa ditë të bukura në Paris, në shoqërinë e Hasanit dhe Mehdiut, dy iranianë në ekzil. Kaq mjaftoi.
Majko frymëzohet duke shndërruar thënien e Kenedit, “Ich bin ein Berliner” (Unë jam një berlinas) në “Unë jam një muxhaheidin!”.
Thirrja e shqiptarit që vetëshpallet muxhaheidin elektrizoi sallën.
Me të njëjtin patos, Pandeli Majko përdor shprehjen e Martin Luter King “I have a dream”, “Unë kam një ëndërr!”.
Por ëndrra e muxhaheidinit Majko është pak më modeste; Një ditë shpreson të hajë akullore në mes të Teheranit, me Hasanin dhe Mehdiun.
Deklarata ishte si qershia mbi tortë për qindra iranianët e ekzaltuar.
Muxhaheidinët shpërthejnë në duartrokitje, lot gëzimi dhe valëvitje flamujsh, adrenalinë, delir në sallë. Shihni videon për të besuar!/Lapsi.al/
Berat: 60-vjeçarja e vetmuar, tenton të vetëdigjet me benzinë
Një 60-vjeçare e vetmuar ka tentuar të vetëvritet ditën e sotme në qytetin e Beratit, duke i vënë flakën vetes me benzinë.
Ngjarja u shënua gjatë paradites, në lagjen “Mangalem” të këtij qyteti. Gruaja me inicialet A.K., sipas policisë, ndodhej në banesë kur tentoi të vetëflijohej.
Burime nga policia bëjnë me dije se 60-vjeçarja u dërgua në Spitalin Rajonal të Beratit dhe ndodhet nën trajtimin mjekësor, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al/
Deputetja e LSI-së ironizon ndryshimet në qeveri
Deputetja e LSI-së, Silva Caka, ka zgjedhur t’i quajë “pozitive” ndryshimet në qeveri, për të ironizuar nevojën për “impulse të reja”, që duheshin prej kohësh.
“Shumë mirë që ka ndryshime. Paska pasur nevojë mesa duket për impulse të reja”,- ironizoi Caka në një prononcim të shkurtër për gazetarët, ndërsa dilte nga kryesia e Kuvendit.
Samanta dhe Tuna mos kanë të njëjtin stilist...?
Ato janë të dyja këngëtare të njohura të shoëbiz-it, por kjo s’do të thotë që hera herës mos të bëjnë “xing”.
Vajzat shfaqen thuajse me të njëjtin look, (bluza të tejdukshme dhe pantallona të gjera, “coëboy”). Samanta ka qenë e veshur kështu në një koncert në Tiranë, ndërsa Tuna, është duke realizuar klipin e saj të ri.
Duket qartazi që të dyja këngëtaret janë në koherencë me trendet fundit të modës. Por cila mendoni që duket më bukur me këtë veshje?!
Testimet e stafit të Byrosë së Hetimit, SHBA dhuron “poligrafin”
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhurojnë Shqipërisë “makinën e së vërtetës”(aparatin poligrafik). Detektori që vërteton nëse personat thonë të vërtetën, apo gënjejnë, do të përdoret për testimin e 30 efektivë të policisë gjyqësore, që do të jenë stafi i parë i Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Ky staf do t’i nënshtrohet një testi teorik dhe elektronik, për të verifikuar pastërtinë e figurës së tyre.
Aparati “Lie Detector” do përdoret për të verifikuar biografinë e këtyre 30 policëve të parë. Aparatura ka një shkallë saktësie 85%-95% dhe është bërë dhuratë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Makina e të vërtetës përdoret nga FBI gjatë marrjes në staf të punonjësve të rinj, por edhe gjatë pyetjes së dëshmitarëve, për çështje tepër delikate.
Së bashku me aparaturën për asistencë kanë mbërritur në Tiranë dhe specialistë të FBIsë, me qëllim përdorimin e saj, gjatë testimit të oficerëve që do jenë përzgjedhur për t’u bërë pjesë e kësaj strukture hetimore.
Kjo “makinë e së vërtetës” përmes pajisjeve lidhet me trupin e njeriut, duke matur presionin e gjakut, djersitjen, rrahjet e zemrës dhe përmes analizës së këtyre parametrave, tregon nëse personi që po merret në pyetje gënjen, ose thotë të vërtetën dhe të dhënat i dërgon në kompjuter.
Foto: Kur Mbreti i Anglisë vizitonte Durrësin 154 vjet më parë
Princi i Uellsit, i cili më pas u bë Mbreti Eduardi i VII i Anglisë rezulton se ka vizituar Durrësin në shkurt të vitit 1862. Jahti mbretëror “Osborne”, u ankorua në portin e qytetit për disa ditë, ku Princit u munduan t’i tregonin rrënojat antike të Durrësit.
Princi Eduard në ditarin e tij shkruan për kalërimin në kodrat e Durrësit shkroi mbi historinë e këtij qyteti të mbuluar nga heshtja e kohës, injoranca otomane dhe banorët që shkelnin mbi historinë.
Eduardi dhe profesorët që e shoqëruan në udhëtim
“Në shkurt të 1862 jahti mbretëror “Osborne” hyri në Limanin e Durrësit. Një port i vogël por piktoresk Otoman në brigjet shqiptare. Jahti kishte si mysafir të shquar Princin e Uellsit, më vonë Mbreti Eduardi i VII i Anglisë”, shkruan Auron Tare.
Verde Ëatches Albania
Kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit vijon më tej duke treguar se, “Princi i Kurorës i biri i Mbretëreshës së famshme Viktoria udhëtonte për katër muaj në Lindjen e Mesme si pjesë e edukimit të tij klasik. Itinerari i udhëtimit ishte përzgjedhur me shumë kujdes nga Mbretëresha dhe Princi shoqërohej nga profesorë të historisë antike, arkeologë të shquar dhe fotografi i Familjes Mbretërore Francis Bedford.”
Korfuzi dhe jahti mbretëror Osborne
“Princi qëndroi vetëm disa ditë në Durrës ku shoqëruesit e tij u munduan t’i tregonin rrënojat antike të një metropoli që dikur kishte një famë të madhe dhe ku emra të njohur të historisë kishin lënë gjurmët e tyre.”
Trimat që shoqëruan Princin
“Imagjinoni 152 vjet të shkuara megjithëse Durrësi otoman ishte një gjysmë mocalishte rrënojat madhështore të së shkuarës ndillnin kureshtjen e Mbretëreshës Viktoria dhe të gjithë shpurës së profesorëve klasike anglez. Princi Eduard i cili kalëroi kodrave të Durrësit shkroi në ditarin e tij mbi historinë e këtij qyteti të mbuluar nga heshtja e kohës, injoranca otomane dhe banorët që shkelnin mbi historinë.
Hamejtë e Durrësit
Po sot? A do të ishte Durrësi një qytet ku cilido Mbret apo Mbretëreshë, profesorë apo fotograf, qytetar apo fshatar do të donte t’i jepte edukimin klasik fëmijëve të vet?”./Panorama/
Identifikohet kufoma e gjetur në Dajt, 36-vjeçari Vasil Biba
Policia ka identifikuar kufomën që u gjend mesditën e së dielës i groposur në fshatin Priskë. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se viktima është një...
Policia ka identifikuar kufomën që u gjend mesditën e së dielës i groposur në fshatin Priskë.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se viktima është një banor i Tiranës, i cili rezulton i humbur prej afro 2 muajsh.
Të dhënat flasin për 36-vjeçarin Vasil Biba.
Për identifikimin e kufomës, që rezulton se ishte qëlluar me dy plumba pistolete 9 milimetër, në kokë dhe në zemër, janë kryer disa ekzaminime.
Burime nga policia bëjnë me dije se identifikimi erdhi nga gjurmët e gishtave të kufomës, të cilat ishin të padëmtuara.
Ata u krahasuan me kartelat daktiloskopike, të cilat sollën rezultate pozitive.
Viktima rezulton një person me precedent penalë, i dënuar dy herë nga Gjykata gjatë vitit 2015, për fshehje të të ardhurave si administrator i një kompanie private dhe për drejtim të mjetit pa patentë.
Për të dy veprat, ai ishte dënuar me dy vjet burg, por për shkak të gjykimit në gjendje të lirë ishte fshehur dhe rezultonte i shpallur në kërkim.
Ai po hetohej edhe për disa kontrata fiktive në shitjen e disa apartamenteve në Tiranë.
Vasil Biba me origjinë nga Pogradeci, rezulton i humbur në muajin Dhjetor, pas një denoncimi të bërë nga bashkëshortja në Policinë e Tiranës.
Policia dyshon se ai është rrëmbyer dhe më pas ekzekutuar në kohën kur u bë denoncimi. Kufoma e tij u zbulua rastësisht nga qeni i një bariu./Tv Klan/
Foto: Modelja, gati për fotot, por eksiton majmunët që…
Kësaj modeleje nuk i shkoi edhe aq mirë fotografia. Dy majmunë “pisanjosë”dhe të “pacipë”, i dolin pas duke kryer akt seksual.
Cecilia Kallin shpërndau një foto të asaj çfarë ndodhi gjatë pozimit.
Ngjarja ndodhi në Jaipur të Indisë, ku fillimisht modeles iu afrua majmuni femër dhe më pas “festës” iu bashkua dhe mashkulli, i cili e ka bërë edhe më interesante fotografinë.
Milva Ekonomi, ja kush është ministrja e re e Ekonomisë...
Milva Ekonomi qenë numri dy i një prej ministrive më të akuzuara për korrupsion për shkak të disa tenderave e koncesioneve, për të cilat kanë nisur edhe hetimet nga prokuroria. Ajo ka mbajtur prej afro 3 vjetësh postin e zëvendësministres së Shëndetësisë, në dikasterin e drejtuar nga Ilir Beqaj.
CV e Plotë:
Milva Ekonomi ka lindur në Tiranë në vitin 1962 dhe është nënë e dy vajzave.
Ka kryer studimet e larta në Statistikë dhe Ekonomi nga Universiteti i Bujqësisë, dhe një Master në Administrim Biznesi ( MBA ) nga Universiteti i Tiranës. Ka kryer gjithashtu edhe formime të avancuara në fushën e statistikave ekonomike dhe sociale si dhe të manaxhimit në Byrone e Statistikave të Punës (SHBA), Eurostat (Luxemburg), Istat (Itali).
Ka shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave të Shqipërisë gjatë periudhës 1994-2005 duke kryer një sërë detyrash që lidheshin me ngritjen dhe institucionalizimin e statistikave zyrtare në vend.
Ka kryesuar Komisionin Kombëtar të Nomenklaturave dhe ka qenë për dy mandate anëtare e Byrosë së Konferencës së Staticienëve Evropianë KEE/OKB. Në vitin 2006 ajo zgjidhet anëtare e panelit të ekspertëve të projektit “PARIS 21” (OECD), ku punon mbi lidhjen e statistikave zyrtare me të drejtat e njeriut. Punon në këtë projekt deri në fund të dhjetorit 2007.
Më pas ajo u përfshi si ekspert kyç në Agjencinë Evropiane për Rindërtim (EAR) në Kosovë, në projektin mbi Mbështetjen në Sistemin Statistikor dhe Përgatitjen e Rregjistrimit të Popullsisë në Kosovë 2007 - 2008.
Dha kontributin e saj si Këshilltar Afatgjatë i Statistikave Suedeze (Sida) në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, ku punoi gjatë viteve 2008 – 2013, në hartimin e legjislacionit statistikor dhe ndërtimin e Programit Zyrtar të Statistikave Kombëtare. Ajo gjithashtu ka punuar në projekte të ndryshme me Agjencitë e OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare si Eurostat, ILO, UNODC, Ëorld Bank, Dfid, dhe FMN.
Ajo është anëtare e Institutit Ndërkombëtar të Statistikave (ISI) dhe Shoqatës Staticienëve të Ballkanit.
Ajo është një nga themeluesit e Institutit Agenda, një qendër kërkimesh ekononomike dhe sociale e themeluar në qershor të vitit 2006 në Tiranë.
Përgjate viteve ajo ka dhënë kontributin e saj në lëvizjen e gruas në Shqipëri duke qënë aktiviste në shumë nisma, por gjithashtu edhe në aksione të shoqërise civile. Ajo ka shërbyer edhe si anëtare e Këshillit Bashiak të Tiranës për periudhën 2000-2011.
Ka qenë lektore në Universitetin e Tiranës, Universitetit Bujqësor si dhe në Universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë”.
Ajo ka shkruar disa botime ne nivel kombëtar dhe ndërkombëtare në fushën e statistikave, zhvillimit social dhe ekonomik, si dhe të përkatësisë gjinore. Zotëron shumë mirë gjuhën Angleze dhe Italiane si dhe njeh gjuhën Franceze.
Berisha: Cani iku se s'i dha Olsit koncensionin e TVSH-së
Ndryshimet e fundit të ministrave në qeveri, i ka komentuar së fundi edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Berisha thotë se, Shkëlqim Cani iku sepse kundërshtoi t’i japë Ramës nëpërmjet vëllait të tij, Olsit, 140 milionë euro nga konçensioni i TVSH-së.
Më poshtë reagimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha në Fb.
“Me ndryshimet e sotme ne qeveri, Rama uzurpon per vete parate e shtetit, por vrapon drejt fundit te tij te merituar!
Te dashur miq,
Iku hajduti i floririt Shkelqim Cani.
Ai falimentoi financat e vendit, por iku jo per kete por se kundreshtoi ti japi Rames nepermjet Olsit 140 milione euro me koncensionin e TVSH!!
Ahmetaj vjen ne financa, per te cilat ka zero njohuri, por ka marre persiper ti japi Rames, nepermjet vellait te tij Olsi, 140 milione euro me koncensionin e TVSH dhe liçencat e Kazinove!
Tre vjet me pare, Ahmetaj president i kompanise "Hermes" qe i kishte qytetareve shqiptare 15 milione euro impulse ne Telekom, por qe mbylli dosjen me ryshfete 2 milione euro, per habine e te gjitheve u emerua superminister i kabinetit te "aleances se qelbesirave"!
Ahmetaj, i pyetur nga nje njeri shume afer tij, se si ka mundesi qe nga mesues anglishteje i arratisur nga vendi per shkak te ndjekjes penale u ngjit kaq larte, Ahmetaj u pergjigj: "Une u emerova sepse e paguaj me shume se kushdo tjeter Edi Ramen".
Bashkepunetor te ngushte te Rames tregojne se Arbeni pas çdo pakoje me euro qe dorezon tek Rama, thote vetem nje fjali: "Me shfrytezo, shef, me perdor mos me kurse"!!
Kurse Milva, pasi organizoi per Ramen me Beqen vjedhjen e 320 milione eurove koncensione ne ministrine e shendetesise, vjen per te vazhduar besnikerisht vepren e Ahmetajt ne ministrine e Ekonomise, per ta varrosur perfundimisht ekonomine shqiptare”,- shkruan Berisha.
Albin Kurti: Protesta e nesërme do të jetë gjigante...
Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një konferencë për media deklaroi se pushteti aktual është në panik, ndërsa populli është entuziast dhe i guximshëm dhe sipas tij, ndryshimet po vijnë pikërisht prej popullit.
Ai tha se protesta e nesërme do të jetë më masivja që nga përfundimi i luftës.
Kurti ka folur edhe për zgjedhjen e presidentit, të cilën ka thënë se do ta kundërshtojnë me çdo kusht pasi nuk përfaqëson unitetin e popullit dhe se Thaçi ka shumë dështime.
Ish-kreu i Vetëvendosjes ka folur edhe për atë se sa respektohet flamuri i Kosovës, duke thënë se asnjë aktivist nuk i dëmton simbolet e shtetit, por sipas tij, ky flamur që ka Kosova nuk është i dashur për qytetarët dhe nuk kanë dëshirë t’ia imponojnë popullit.
Ai arrestimet e fundit i ka quajtur taktika të shtetit policor.
Grace Leëis reklamon linjën e të brëndshmeve
Grace Leëis është një nga modelet britanike me famën më të madhe në botë.
Së fundi, ajo është përdorur për reklamimin e veshjeve intime, duke nxjerrë në pah format e saj bombastike.
Grace njihet për pjesëmarrjen në kopertenita të revistave më në zë të kohës.
Video +18: Provokimi i yllit të pornos, vesh shami gjatë seksit
Ylli i filmave pornografik, Nadia Ali 24 vjeçare, me origjinë nga Pakistani e cila jeton në Shtetet e Bashkuara, është e pranishme në botën e pornografisë prej vetëm një viti, por arritur t’i kalojë kufijt e besimit të saj fetarë për hirë të zbavitjes me filmat XXX.
Nadia shpesh regjistrohen skena vetëm me shami në kokën e saj, duke praktikuar sekse “hardcore”.
Përndryshe, shumë gra muslimane e veshin hixhabin në prani të njerëzve të cilët nuk janë anëtarë të familjes së tyre. Hixhabi vendoset për të mos nxitur epsh tek meshkujt, por kjo porno stare beson ajo i jep forcë shtesë në pornografi.
Me veprimin e saj ajo beson se do të inkurojojë ndryshime në shoqëritë ku kleri ndalon gratë që të prekin banane e trangujve për shkak të ngjashmërive që këto pemë dhe perime kanë me organin e mashkullit.
Ajo pavarësisht kësaj, thotë se vazhdon të jetë myslimane, familja e të cilës e praktikon fenë duke u lutur pesë herë në ditë, ndërsa ajo vet së paku dy herë gjatë ditës.
Edhe pse është e vetëdijshme për kundërshtimet që i vijnë nga shoqëria, ajo beson se mund të jetë njëkohësisht një aktore e filmave pornografik dhe një myslimane.
Nadia e ka në plan që ta sfidojë edhe më tutje shtetin e saj të origjinës, Pakistanin. Ky vend ka të ndaluar homoseksualitetin, dhe pikërisht për këtë ajo ka në plan që të realizojë sa më shumë filma ku kryhen marrëdhënie seksuale me femra.
Fotolajm: Standartet europiane të autobuzave në Tiranë
Ky autobuz që shihni në foto është një nga autobuzat linjës së Sharrës. Në “Opinion.al” kanë ardhur këto foto të këtij mjeti transporti, ku shihet qartazi ndotja që ai shkakton dhe policia rrugore nuk e ndalon, ndonëse kalon para syve të tyre.
Edhe pse çmimi i biletës u rrit standartet e autobuzave në Tiranë, mbeten po njëlloj.
Viktima në Dajt, mashtronte përmes shitjes së apartamenteve
Vasil Biba nga Pogradeci është personi i cili u gjet dy ditë më parë i groposur në Dajt. Sipas javaneës.al ky shtetas rezulton i zhdukur dy muaj më parë, dhe rezulton kontigjent i njohur për policinë pasi ndaj tij janë depozituar një sërë denoncimesh për mashtrim financiar.
Viktima, që u gjet i ekzekutuar me dy plumba në trup, kishte mashtruar dhjetëra qytetarë duke i shitur të njëjtin apartament shumë personave.
Kjo është edhe pista kryesore ku grupi hetimor ka përqendruar veprimet për zbardhjen e ngjarjes.
Për momentin nuk ka asnjë të dyshuar, pasi lista e personave që kanë bërë denoncim ndaj viktimës 36-vjeçar është mjaft e gjatë.
NASA: 2016-a, viti me temperaturat më të larta në histori
Pas çertifikimit të vitit 2015, si më i nxehti në 136 vitet e fundit, 2016 nuk zhgënjen dhe nis me një rekord të ri në termometër.
Janari që sapo kaluam, sipas të dhënave të NASA-s, është më i nxehti që nga vitit 1880, kohë në të cilën janë regjistruan edhe të dhënat e para.
Temperatuira globale është rritur me 1,13 krahasuar me mesataren nga 1951-1980, që është parametri i përdorur nga Agjencia amerikane për të matur trendin e temperaturave.
Bëhet fjalë për mesataren më të lartë të regjistruar në histori, në shifra që shënojnë rritje katër herë radhazi, në tetor +1.06 gradë; në nëntor +1.02 gradë; në dhjetor +1,11 gradë dhe në dhjetor +1.13 gradë.
Në mbërritjen e këtij rekordi ka ndikuar fenomeni El Nino, që ka ngrohur ujërat e Paqësorit, por vetëm pjesërisht.
Për Stefan Rahmstorf, kërkues në Institutin e Potsdam, ky fenomen mund të ndikojë në vetëm 20% të rritjes së temperaturave, ndërsa ‘80% tjetër i dedikohet ngrohjes globale.
Video: Pushime në Florida?! Bashkë me ju dhe qindra peshkaqenë
Nëse keni menduar të bëni pushime në Florida, të jeni të sigurt që sëbashku me ju do të jenë edhe qindra peshkaqenë.
Një video që po qarkullon në Facebook, tregon se si duken nga lart peshkaqenët e zinj.
Aty ku shihni pjesë të zeza, ata janë peshkaqenë, kështu që “Palm Beach” nuk është vendi i duhur për të pushuar.
Karton të kuq idhullit të tij, tifozi vret gjyqtarin në mes të fushës
Futbolli argjentinas është tronditur. Një person ka vrarë gjyqtarin, pasi ky i fundit kishte ndëshkuar me karton të kuq një futbollist që ishte dhe idhulli i autorit të krimit.
Gjyqtari i vrarë është Cesar Flores, 48-vjeçari jetonte në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires.
Ai u qëllua me tre plumba vetëm një minutë pasi kishte ndëshkuar futbollistin me karton të kuq, raporton “Goal.com”.
Vrasësi plagoi edhe futbollistin, Ëalter Zarate, por ky i fundit fatmirësisht i ka shpëtuar vdekjes.
Sipas policisë argjentinase, vrasësi është në arrati.
Muxhahedinët: Ja shpërblimi që do të marrë Shqipëria nga SHBA
Shqipëria do të mirëpresë dhe 2 mijë muxhahedinë të tjerë, të cilët pritet të ikin nga “Kampi i Lirisë” ku janë strehuar opozitarët iranianë. Sipas “Zërit të Amerikës”, për të realizuar këtë projekt të zhvendosjes së opozitarëve muxhahedinë, do të shpenzohen 20 milionë dollarë amerikanë.
Kështu shkruan “Zëri i Amerikës” në versionin e gjuhës angleze, duke ndriçuar kështu dhe arsyet se vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, në Tiranë.
Artikulli është shkruar nga Pamela Dockins, e cila ka shoqëruar udhëtimin e Kerry-t në Shqipëri.
Duke cituar zyrtarin e DASH, “Zëri i Amerikës” shkruan “Shqipëria gjatë dy viteve të fundit ka marrë rreth 1 mijë muxhahedinë dhe është e angazhuar për të marrë edhe 2 mijë të tjerë”.
“Zyrtari i DASH tha se, Kerry para se të niste vizitën në Tiranë ra dakord që të mos fliste publikisht për zhvendosjen e muxhahedinëve, pasi mbetet një çështje e ndjeshme”,- shkruan VOA.
“Zëri i Amerikës” raporton se Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Shqipërinë si nga ana teknike dhe monetare, nëpërmjet Kombeve të Bashkuara, për të rritur kapacitetet për strehimin e grupit që ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara në operacionet e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme dhe në luftën kundër terrorizmit.
Sipas zyrtarit të lartë amerikan ndihma shkon në 20 milionë dollarë, teksa asistenca amerikane në Shqipëri shtrihet gjithashtu në fushën e sigurisë dhe atë ekonomike.
“Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka qenë në Shqipëri për të falënderuar qeverinë shqiptare për strehimin e anëtarëve të grupit opozitar iranian të njohur ndryshe si muxhahedinë”,- kështu shkruan VOA, duke cituar një zyrtar të lartë të DASH.
Opozitarët
Prej kohësh qe folur që SHBA-ja i kishte kërkuar Tiranës zyrtare që të strehonte 2 mijë opozitarë muxhahedinë.
Sipas burimeve të gazetës “Shqip” kërkesa për strehimin e tyre ka ardhur fillimisht nga ndihmëssekretarja e Shtetit, Victoria Nuland, gjatë vizitave zyrtare që ajo ka pasur në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama mësohet se i pati premtuar për pranimin e numrave të muxhahedinëve, por jo në një numër kaq të lartë sa po pranohen aktualisht, rreth 2 mijë të tillë. Këto negociata mësohet se janë zhvilluar gjatë vizitës zyrtare që Nuland pati në muajin korrik të vitit të kaluar.
Mënyra se si kanë rrjedhur ngjarjet mësohet se këto tratativat ndërmjet Uashingtonit dhe Tiranës duket se kanë vijuar gjatë, deri kur Tirana zyrtare pranoi që të presë numrin në fjalë për muxhahedinët.
Kampi i Lirisë, Ashraf, ndodhet në pjesën mes kufirit të Irakut dhe Iranit. Kampi ndodhet në veri të qytetit irakian në provincën Al-Khalis në Diyala, rreth 44 milje nga kufiri perëndimor të Iranit.
Ky kamp mori emrin Ashraf Rajavi, pasi një i burgosur i famshëm politik në kohën e Shahut i cili ishte në mesin e grupit të fundit të aktivistëve politikë të lëshuar nga burgjet e regjimit të Shahut në vitin 1979.
Ndërkohë që në një deklaratë të publikuar nga Komisionieri i Lartë për Refugjatët i Kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit të kaluar vlerësohet kontributi i Shqipërisë për të marrë një pjesë të mirë të refugjatëve të strehuar në këtë kamp. “UNHCR vlerëson thellësisht hapat e ndërmarrë nga disa vende për të transferuar banorët në situata të sigurisë.
Shqipëria ka kontribut të shquar në këtë përpjekje humanitare, meriton vëmendje të veçantë. Shqipëria ka marrë më shumë se tre të katërtat e banorëve, të cilët janë transferuar.
Përpjekjet e kanë kontribuar shumë në përpjekjet ndërkombëtare për të gjetur zgjidhje për këtë grup të njerëzve”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga UNHCR-ja pas verifikimit të kryer në Kampin e Lirisë nga komisonieri i Lartë për Refugjatët, António Guterres. Shqipëria ndërkohë pritet të përgatisë ambientet për pritjen e muxhahedinëve të tjerë.
Ardhja e muxhahedinëve, Irani vendos në shënjestër vendin tonë
Irani ka reaguar fort pas vendimit për ardhjen në Shqipëri të një grupi prej 2500 pjesëtarëve të “Frontit të Rezistencës” që është opozita e regjimit të Teheranit.
Në një shkrim të gjatë në radion shtetërore të Iranit në gjuhën shqipe, shkruhet me shkronja të mëdha:“Kerri sjell terroristët në Shqipëri” dhe në ballë të faqes ka vendosur një foto të Sadam Hyseinit me ish-kreun e “Muxhahidinëve të Popullit” që është as më pak e as më shumë po bashkëshorti i kryetares aktuale të opozitës iraniane, Masud Raxhavi.
Madje, radio iraniane shkon edhe me tej në akuzat e saj kur thotë se organizata opozitare që Teherani e quan “terroriste” do të transferojë kampin Liberty në Irak dhe do të ndërtojë një kamp të madh në Shqipëri.
Ndërkaq, në faqen e saj në rrjetet sociale, Radio Irani përmend shërbimet sekrete dhe ka botuar foto të shumta të pjesëtarëve të opozitës në disa vende të Shqipërisë, si në rrugë, autobusë urbanë por edhe në kampin shtetëror në Babrru. Me një fjalë ka lëshuar mesazhin se çdo gjë shikohet dhe përgjohet nga Teherani.
Një pjesë e komentit të Radio Iranit kundër qeverisë shqiptare
“Hyrja në kampin ‘Liberti’ dhe humbja e shpresave për tu kthyer përsëri në kampin ‘Ashraf’ të Irakut u bë shkak që krerët e këtij grupi terrorist të lakmojnë që ta shndërrojnë kampin Liberti si një bazë të përhershme të tyre.
Mirëpo vendimi serioz i qeverisë së Irakut për dëbimin e organizatës terrorist Muxhahedine Khalk nga territori irakian, si dhe irritimi i popullit irakian ndaj pranisë së terroristëve të këtij grupi në vendin e tij, i detyroi krerët e këtij grupi terrorist që të kërkojnë një bazë të re për t’i vendosur pjesëtarët e kësaj organizate terroriste.
Në këtë mes me ndërmjetësimin e Amerikës, u zgjodh Shqipëria që të jetë vendi i ardhshëm për pranimin e terroristëve të organizatës “Muxhahedine Khalk”.
Faktor tjetër që ndikoi në dërgimin e terroristëve të Muxhahedine Khalk në Shqipëri ishin edhe ligjet shqiptare të cilat dallojnë nga ligjet e vendeve të tjera evropiane dhe u japin mundësi krerëve terroristë të Muxhahedine Khalk që të kontrollojnë në mënyrë të ashpër pjesëtarët e kësaj organizate.
Përveç kësaj, ekzistojnë edhe faktorë të tjerë që tregojnë se krerët e grupit terrorist Muxhahedine Khalk në mënyrë serioze po hartojnë programe për një qëndrim afatgjatë në Shqipëri.
Për shembull, transferimi i disa krerëve të lartë dhe të vjetër të grupit terrorist Muxhahedine Khalk në Shqipëri është bërë kryesisht për të ushtruar kontroll dhe vëzhgim të ashpër mbi pjesëtarët e këtij grupi që deri më tani janë vendosur në Shqipëri. Përveç kësaj, burimet informative gjithashtu kanë bërë të ditur edhe veprimet e këtij grupi për zgjerimin e bazës së tyre në Shqipëri duke blerë objekte më të përshtatshme.
Përveç kësaj, kohëve të fundit burimet informative kanë bërë të ditur se po bëhen përpjekje të mëdha që në Shqipëri të transferohen edhe disa pjesëtarë të grupit terrorist Muxhahedine Khalk që janë të përndjekur nga Interpoli dhe disa prej tyre janë persona shumë të afërt me Masud Raxhafi, kreun e grupit terrorist Muxhahedine Khalk si shefja e gardës së sigurisë së Raxhavi, Fatemeh Vatankhah Rahmani e njohur me nofkën “Sima Vatankhah, “Zhaleh Mahram Nia, anëtare e zyrës së Masud Raxhavi dhe “Roqaieh Abbasi” e njohur me nofkën “Raana”.
Kjo dëshmon qartë se edhe kreu i organizatës terroriste Muxhahedine Khalk po përgatitet të transferohet në kampin e Shqipërisë”.
Dokumentari: Kush e pengon Hashim Thaçin për president
Ish- kryeministri i Kosovës, aktualisht zv.kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, është i bindur se do të jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës, madje një President me konsensusin më të gjerë politik, “sa i përket vullnetit të popullit, të përfaqësuar përmes deputetëve në Parlament”.
Mirëpo duket se vështirësitë e tij në këtë muaj shkurt, plot tetë vjet pasi pati fatin e madh të bëhet shpallësi i pavarësisë së Kosovës, nuk do të kalohen kollaj.
Fillimisht për Hashim Thaçin kanë deklaruar se nuk do të votojnë disa deputetë të koalicionit të tij qeverisës.
Sfida e dytë është vendimi i Gjykatës Kushtetuese që penalizoi edhe presidentin Pacolli dhe që kërkon që shumica e deputetëve të jenë në sallë në momentin e votimit.
Një sfidë e tretë është edhe ajo e opozitës që është zotuar me tym dhe flakë se nuk do ta lejojë zgjedhjen e Hashim Thaçit president.
Pikërisht nëpër këto vështirësi ka kaluar edhe dokumentari i gazetarit të Express, Leonard Kërquki, i cili u transmetua dy ditë më parë nga “Klan Kosova”.
Masakra në Elbasan, një automjet i dytë u filmua nga kamerat
Kur kanë kaluar dy javë nga masakra e Elbasanit ku u vranë 3 persona dhe u plagosën 8 të tjerë, grupi hetimor ka zbuluar disa lëvizje që dyshohet të jenë bërë nga vrasësit dy ditë para ngjarjes.
Një makinë, e ndryshme nga ajo që u përdor nga atentatorët, është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit duke lëvizur pranë zonës dy ditë me radhë, para ngjarjes.
Automjeti shihet se jo vetëm ka lëvizur pranë lokalit, por edhe është ndaluar pranë tij disa herë.
Hetuesit besojnë se këto janë veprime të vrasësve ose bashkëpunëtorëve të tyre të cilët kanë vëzhguar viktimat dhe kanë mbajtur nën monitorim të gjitha lëvizjet e tyre.
Burime nga grupi hetimor thonë se, në lojë është futur edhe Shërbimi Informativ, të cilit i është kërkuar ndihmë për të gjetur të dhëna mbi autoveturën.
Hetimet vazhdojnë edhe mbi prova të tjera. Prokuroria e Elbasanit është në pritje të ekspertizës balistike të tre armëve të gjetura në vendin e ngjarjes nga policia shkencore. Është faktuar tashmë se është qëlluar me të tre armët, raporton “Klan”.
65 plumba u derdhën mbi 11 personat që gjendeshin në këtë lokal nga tre atentatorë. Të vrarë mbetën Agron Çapja, Ardit Sinakolli dhe Eno Bedalli./Tv Klan/
Preu pemë te Parku i Liqenit: Ambientalistët, kallëzim penal Bashkisë
Pas prishjes së rrethimit të vendosur te Liqeni Artificial, një grup qytetarësh dhe aktivistësh të shoqërisë civile kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurori ndaj Bashkisë së Tiranës, për shkatërrim të pronës publike nëpërmjet prerjeve të drurëve dekorativë dhe pyjeve.
Do'stlaringiz bilan baham: |