Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


KAM TË DHËNA SE SPIUNËT DHE OFICERË TË LARTË TË “SIGURIMIT” LIGJËROJNË MARKSIZMIN NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS DHE ISHA KUNDËR KUSHTETUTËS SË VITIT 1974



Download 6,39 Mb.
bet45/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   41   42   43   44   45   46   47   48   ...   352

KAM TË DHËNA SE SPIUNËT DHE OFICERË TË LARTË TË “SIGURIMIT” LIGJËROJNË MARKSIZMIN NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS DHE ISHA KUNDËR KUSHTETUTËS SË VITIT 1974

Këto janë çështjet për të cilat dua të bisedoj me ju dhe kjo aq më tepër kur APJ, sipas Kushtetutës, ka marrë detyrë të ruajë integritetin e Jugosllavisë, të jetë bartëse e unitetit në vend. Ka këtu edhe disa çështje të tjera, siç janë përmirësimi i disa të pavërtetave historike, të botuara deri më tash e të cilat, edhe për shkak të individëve, janë futur “nën rrogoz”. Por, të shkojmë sipas radhës.

Tashmë theksova se situata politike dhe e sigurisë në Kosovë është përditë e më e keqe. Është krijuar një humnerë dhe një mosdurueshmëri mes kuadrove të nacionalitetit serb e shqiptar. Kuadrot shqiptare nga Kosova mendojnë se nëse, sipas Kushtetutës së vitit 1974, kanë fituar më shumë të drejta, pjesërisht edhe shtetësinë, atëherë mund të zhvillojnë pavarësisht edhe aktivitete shtetërore, e unë po theksoj se kam qenë kundër kësaj Kushtetute. Kështu, është e palejueshme që ata të zhvillojnë biseda shtetërore me Shqipërinë, jashtë Republikës së Serbisë, por edhe Federatës. Ata, me vetiniciativë, pa dijen tonë, kanë sjellë profesorë nga Shqipëria që në fakultete dhe në shkolla të ligjërojnë historinë sipas programit shqiptar, që t’i mësojnë fëmijët dhe studentët tanë se Kosova është pjesë përbërëse e Shqipërisë së Madhe të Skënderbeut, e cila përkohësisht ndodhet nën Jugosllavi.

Ose, ne dimë pak mbi aktivitetet e emigracionit shqiptar, ndërsa, shikoni shokë, ajo po mbledh “haraçin” për shkollimin e shqiptarëve për komandantë që do të komandojnë në “kryengritjen popullore” në Kosovë, të paralajmëruar shpesh. Kam të dhëna se spiunët e tyre dhe oficerë të lartë të “Sigurimit” ligjërojnë marksizmin në Universitetin e Prishtinës, por më janë ofruar të dhëna se disa, si Bakalli, Hoxha dhe të tjerë, kanë Shërbimin e tyre “privat” të Spiunimit jo vetëm në rajonin e Serbisë, por edhe në republikat e tjera, veçanërisht për shkak të kontrabandimit të drogës përmes limaneve shqiptare. Zaten, është sekret publik se në kuadër të Marinës shqiptare ekziston njësit i veçantë për kontrabandë me drogë. E gjithë kjo ka ndodhur në Kosovë dhe, pas Plenumit IV të Brioneve dhe pas rënies së Rankoviqit, ata e kanë shkatërruar Shërbimin e Sigurimit dhe tash, në këtë Krahinë, “mbizotëron” jo vetëm “Sigurimi”, por edhe shërbime “private” të spiunimit.

Paramendoni, të gjithë ata që sot bërtasin “Kosova Republikë” dhe që udhëheqin me aksionin e tillë, kishin listat e përgatitura se cilët njerëz duhej hequr nga Shërbimi i Sigurimit në Kosovë. Shërbimi i Spiunimit nga Tirana, “Sigurimi”, sipas të dhënave tona, ka në këtë Krahinë mbi një mijë njerëz të vet, ndërsa ata kanë organizuar qendrat e veta edhe në Kroaci e në Slloveni, por për fat të keq edhe në Beograd. Edhe pse e gjithë kjo bëhet në mënyrë sekrete, megjithatë disa aktivitete të tyre janë zbuluar.

TË GJITHË ATA QË VOTUAN PËR KUSHTETUTËN E VITIT 1974 DO TË JENË FAJTORË PËR FATIN E JUGOSLLAVISË

Më brengos veçanërisht përkrahja që i jepet separatizmit në Kosovë nga disa njerëz udhëheqës në Slloveni dhe në Kroaci. Nuk ishte e rastësishme që Kardeli, qysh më herët, ia tërhoqi vërejtjen udhëheqjes kosovare se me një politikë të tillë “po mbjellin erë, e do të korrin fortunë”. Që më herët, e sidomos nga viti 1974 dhe nga aprovimi i Kushtetutës së re të Krahinës, dhe veçanërisht në Kosovë, po luhen politika të mëdha shtetërore. Kështu, edhe në Kosovë, por edhe në Novi-Sad, “shtetarët” thonë: “Ne nuk kemi interesa të përbashkëta me Serbinë në çështjet e jashtme dhe në çështjet e tjera shtetërore”. E, krahinat të kujt janë ato, pos të Republikës së Serbisë? Një politikë e tillë duhet ndërprerë menjëherë. Ja, të mos e përsëris, në Kosovë kanë “importuar” profesorë nga Tirana, të cilët kanë bërë “kthesë” historike në Prishtinë, ndërsa në politikën e jashtme thonë: Ne jemi Krahinë dhe kemi të drejtë të ratifikojmë marrëveshje ndërshtetërore. Këtë “privilegj”, shokë, nuk e ka asnjë republikë në Jugosllavi, ndërsa në Prishtinë dhe në Novi-Sad ata e kanë përvetësuar edhe këtë të drejtë që e ka vetëm Federata.

Më kujtohet, shokë, dimri i vitit 1968, kur në Tetovë u shpartalluan demonstratat e nacionalistëve shqiptarë, shumë njerëz, e edhe të dënuar, ikën në Kosovë, ku pa pengesa vazhduan shkollimin ose fituan të drejta, ndërkaq disave iu dhanë edhe vende me përgjegjësi. Udhëheqja krahinore e nacionalitetit shqiptar pohonte se ata po ikin nga “shovinistët maqedonas” dhe se duhet t’u ndihmohet. Bile edhe në Zagreb e në Lubjanë kishte mendime të tilla. Nga ana tjetër, ardhacakëve nga Shqipëria u jepnin shtetësi jugosllave, me motivacion se po ikin nga Shqipëria për shkak të terrorit. Kush ua mundësoi këtë? Ne, shokë! Askush tjetër. Çka mbollëm, edhe do të korrim. Dhe, ja, pas Plenumit IV dhe pas rënies së Markut, nga Kosova deri më tash janë shpërngulur mbi dhjetë mijë serbë e malazez. Shtëpitë ua blenë shqiptarët me dollarë “të gjelbër” dhe atë me kushte të volitshme.

Shokë, më duhet të them, kur është fjala për Kosovën, se të gjithë ata që votuan për Kushtetutën e vitit 1974 do të jenë fajtorë për fatin e Jugosllavisë. I vetmi që pati guxim të votojë publikisht kundër Kushtetutës, ishte heroi i popullit Radenko Mandiqi, i cili pohoi se Kushtetuta e tillë është kundër parimeve të KAÇKJ-së (AVNOJ-it). A nuk është e rëndësishme edhe porosia e Kardelit, i cili, gjatë aprovimit të Kushtetutës, tha: “Nuk është i rëndësishëm shteti, porse ata që kanë pushtetin”. Dhe, po e shihni, tash, kur kemi këso kushtetute, e ajo na e pamundëson kontrollin, sidomos në hapat politikë në republika dhe në krahina, po merr hov nacionalizmi, sikur në Kosovë. Atëherë, sfera e interesit të nacionalizmit do të përqendrohet edhe në APJ-në dhe kjo është më e rrezikshmja për integritetin e Jugosllavisë. Unë kam ndjenjën, dëshiroj ta kem gabim, se edhe në APJ ka, sikur më 1971, kuadro të helmuara me nacionalizëm.



PO FALSIFIKOHEN FAKTET PAS RËNIES SË RANKOVIQIT

Po i përcjell, pos Kosovës, ngjarjet edhe në Slloveni dhe në Kroaci dhe – gjërat nuk janë të pastra. Po e përsëris, do të dëshiroja ta kem gabim. Unë, në tetor të këtij viti, i kam folur haptazi udhëheqjes kosovare për të gjitha këto çështje, por kot. Zaten, nacionalistët dhe irredenta në Kosovë po e shfrytëzojnë mosunitetin në Jugosllavi rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Sllovenia dhe Kroacia kanë disa pikëpamje të pasqaruara sa i përket problemit të Kosovës. Kush e dëshiron mosunitetin tonë? Ata që kurrë nuk na kanë dashur. Shikoni, tash po më sillet ndërmend edhe Kongresi ynë i Pestë dhe ajo që thamë atëherë për këtë Krahinë. Si sot më kujtohen konkludimet tona se, gjatë luftës, në Kosovë e Metohi ka pasur shumë dobësi e janë bërë shumë gabime.

Organizatat partiake, edhe atëherë, janë ndarë në “shqiptare” dhe në “joshqiptare”. Edhe atëherë hetohej nacionalizmi dhe sektarizmi. Shumica e shqiptarëve, nga viti 1941 e deri më 1945, ishte në anën e okupatorit. Vështirë ishte asokohe të jesh partizan në atë Krahinë. Nga njëra anë – okupatori, kurse nga ana tjetër – ballistët aktivë. Deri në nëntor të vitit 1944 dhe deri në largimin e okupatorit, atje nuk kishim asnjë pëllëmbë toke të çliruar. Ato pak njësi partizane, të formuara gjatë vitit 1943, luftuan në Jug të Serbisë dhe në Maqedoni, e në Kosovë – jo. Qemë detyruar që, për shkak të rezistencës së armatosur të shqiptarëve, në shkurt të vitit 1945 të aplikojmë administrim ushtarak në Kosovë. Para kësaj, në gusht të vitit 1944, edhe përkundër ftesës për ndërprerje të bashkëpunimit me gjermanët, shqiptarët edhe më tej bashkëpunonin me okupatorin. Tek në nëntor të vitit 1944, pos dezertimeve të mëdha dhe rezistencës së madhe, filloi mobilizimi, i cili, siç thashë, përfundoi me kryengritje të armatosur dhe me aplikimin e administrimit ushtarak.

Tash, pas rënies së Rankoviqit më 1966, shumë nga këto të vërteta dhe fakte po falsifikohen. Disa, si Hasani, Bakalli dhe Hoxha, minimizojnë numrin e pjesëmarrësve të kundërrevolucionit ushtarak dhe të kryengritjes ushtarake në dhjetor të vitit 1944. Në dimrin e rëndë 1944-1945, trazira nuk ndodhën vetëm në Kosovë. I kam shfletuar edhe dokumentet mbi kryengritjen e shqiptarëve që ishin të rekrutuar për plotësimin e njësive tona edhe në Frontin e Sremit. Këto kryengritje ishin të organizuara. Në Bor, për shembull, vetëm gjatë një nate, shqiptarët kryengritës kanë therë me thika të gjithë komisarët dhe komandantët e njësive të tyre. Në atë kryengritje morën pjesë rreth 600 shqiptarë, ndërkaq kryengritje të tilla pati edhe në Vërshac e në Pançevë, sepse shqiptarët nuk dëshironin të shkonin në front kundër gjermanëve.



NË KOSOVË DUAN TË FORMOJNË ARMATË BALLISTE

Po, kur më rikujtohen tash këto ngjarje, shumica më pyesin se pse nuk aplikojmë edhe tash administrim ushtarak në atë Krahinë. Kam menduar edhe për këtë solucion, por më kanë bindur që të mos e bëj këtë – këtu është edhe Vlado – ai dhe Edo Bevc. Unë e di se ajo që po ndodh në Kosovë është jo vetëm aktivitet antijugosllav, por edhe akt antishtetëror dhe këtë duhet ndalur urgjentisht. Më nuk mund të shkojë kështu. Po të ishte Bevci gjallë, do ta dërgoja edhe tash në Prishtinë, jo që ta shuajë zjarrin, por ta shuajë stihinë e zjarrit nga e cila është katandisur e tërë Kosova. Ç‘është e vërteta, kam dëgjuar se Hoxha, Hasani, Bakalli e shokët e tjerë nuk duan të bisedojnë me udhëheqjen republikane në Beograd, por kam dëgjuar edhe atë se as ne në Federatë, pa përjashtim, nuk u interesojmë.

Kur, më 1974, ishin kundër që krahinave, Kosovës dhe Vojvodinës, t’u jepet një mëvetësi e tillë – këtu është Vlado dhe do ta vërtetoj këtë – asokohe Bevci më qe përgjigjur se jam “i lemeritur” nga zgjimi i ndjenjave nacionale në këto republika dhe se, vërtet, nuk mund të përsëriten më vitet 1968 dhe 1971. Mirëpo, Bevci nuk është ndër të gjallët, por këtu është i pranishëm gjithashtu kreatori i atyre ndryshimeve kushtetuese, “dora e djathtë” e tij, Vlado, i cili asokohe kishte mendim të njëjtë me Bevcin, prandaj edhe ai mund të vërtetojë se kam qenë kundër atyre ndryshimeve dhe për këtë shkak edhe nuk e kam nënshkruar Kushtetutën e re. Kushtetutën e ka nënshkruar Mika Shpilaku, kjo është e vërtetë.

Mirëpo, tash, kur duhet të flasim për stuhinë e zjarrit të nacionalizmit në Kosovë, por edhe të autonomashëve në Vojvodinë, është vështirë të jesh i mençur se çfarë duhet bërë: të aplikojmë administrim ushtarak apo të provojmë edhe më tej që me aksion politik ta pengojmë këtë. Paramendoni, shokë, se sa larg kanë shkuar disa udhëheqës kosovarë, duke kërkuar nga kreu ynë ushtarak, dhe atë zyrtarisht, që të rinjtë nga kjo Krahinë të kryejnë shërbimin ushtarak vetëm në atë Krahinë, por edhe që të hapet debati që gjatë stërvitjes së rekrutëve të përdoret vetëm gjuha shqipe. Unë kam fituar përshtypjen se ata duan të formojnë njëfarë armate të veten, të formatit ballist.

Këto ditë, kur të bisedoj me kreun politik të Jugosllavisë, kësaj teme duhet t’i japim jo vetëm rëndësi dhe peshë politike, por edhe rëndësi tjetër, në përpjekje për të shpartalluar separatizmin në këtë Krahinë dhe ta ruajmë integritetin e vendit. Sepse, unë nuk do të lejoj kurrfarë separatizmi ose përralle se “i ka ardhur fundi sistemit monolit në Jugosllavi” dhe se një raport i tillë në republikat tona u ka hyrë në damarë të gjakut disa kuadrove, e veçanërisht atyre në Kosovë.

NË KOSOVË KA PROBLEME ME AKTIVITETE NACIONALISTE-SEPARATISTE TË FUNKSIONARËVE KRAHINORË

Unë, shokë, po e përsëris, por më duhet t’ua them këtë, jam i brengosur me gjendjen politike dhe të sigurisë në këtë Krahinë. Domethënë, në atë informatë që kam marrë nga gjenerali Lubiçiq, ka edhe të dhëna që flasin se edhe eprorët ushtarakë të nacionalitetit shqiptar shpesh solidarizohen me një politikë të tillë separatiste dhe se janë aktivizuar që edhe ata t’i japin, në forma të ndryshme të kamufluara, përkrahje asaj platforme separatiste. Ministri i Punëve të Brendshme ma ka dhënë, para shkuarjes time në Havanë, një informatë se edhe forcat tona të sigurisë në Kosovë kanë probleme me aktivitete të tilla nacionaliste-separatiste të funksionarëve krahinorë.

Paramendoni, nëpër qendrat e SPB-së në Prishtinë dhe në qytetet e tjera në Kosovë ka qarkulluar letra në të cilën ftohen udhëheqësit e SPB-së, të nacionalitetit shqiptar, që t’i japin përkrahje një politike të tillë dhe veçanërisht asaj se në Kosovë, së paku 90 për qind e milicëve, duhet të jenë nga Kosova dhe atë të nacionalitetit shqiptar. Në SPB është arritur që të shpartallohet një aktivitet i tillë politik, por, sipas të dhënave që kam marrë, tash një aktivitet i tillë po zhvillohet në mënyrë sekrete dhe, siç thuhet në atë informatë, ata flasin dhe atë publikisht: “Tash nuk është më Rankoviqi dhe askush nuk ka të drejtë t’i përgjojë dhe t’i kontrollojë”. Po, ata duan pavarësi, republikë të veten, por sipas informatave që kam unë, ata duan edhe diç më tepër. Edhe pse po më bindin që kjo nuk është e vërtetë, sipas informatave që kam unë, ata tashmë e kanë planin e krijimit të Shqipërisë së Madhe të Skënderbeut.

Po, shokë, kjo është vetëm një pjesë e problemit të kësaj krahine. Unë kam marrë informata se kreu i krahinës edhe më herët, por veçanërisht pas vitit 1974, po i shpenzon me salltanet paratë që po i jepen si pjesës së pazhvilluar të vendit tonë. Dhe, jo vetëm kaq. Kam fakte se ndërmarrjeve nga Sllovenia e Kroacia nuk po ua paguajnë llogaritë për punët e kryera ose për mallin e blerë; e kur intervenohet, a e dini se çka propozojnë: që pesëdhjetë për qind e vlerës t’u shlyhet, ndërsa pjesën tjetër do ta paguajnë. Kjo, më nuk mund të shkojë kështu. Dikush duhet të japë përgjigje edhe për këtë çështje. Sepse, kur në Krahinë kemi situatë të keqe politike dhe të sigurisë, nuk mund të lejoj që me kërcënime e shantazhe, po ata udhëheqës krahinorë, ta shkatërrojnë ekonominë e republikave të tjera.



PERËNDIMI PRET VDEKJEN TIME

Kam bindjen, shokë, se këtu janë të përzier edhe “miqtë” tanë nga Perëndimi. I besoj informatës së gjeneralit Lubiçiq se shërbimet ushtarake të spiunimit të SHBA-ve, veçanërisht CIA e tyre, me shifrën “Breshka” ose “Kërcimi i bretkocës”, kanë influencë të madhe në situatën politike dhe të sigurisë në atë pjesë të Jugosllavisë. Tekefundit, si mund të shpjegohet ndryshe fakti se funksionarë të lartë jo vetëm nga Amerika, por edhe nga Gjermania e Anglia, e këtë po e dëgjojmë për çdo ditë në radioemisionet e “Zërit të Amerikës”, po interesohen aq shumë për këtë Krahinë tonën dhe po brengosen për fatin e qytetarëve të nacionalitetit shqiptar në Kosovë. Ata emetojnë informatat më banale edhe kur shqiptari e serbi rrahen për një vajzë. Unë kam edhe informata të tjera që vërtetojnë këtë. Me fjalë të tjera, disa në Perëndim mendojnë se ka ardhur koha “t’i përziejnë duart” në Jugosllavi. Pohojnë se duhet të jemi të gatshëm për ditën “D”, ditë kjo kur më nuk do të ketë Tito, sepse ai, pohojnë ata, është personi i vetëm i stabilitetit të Jugosllavisë.

Po, unë jam përgjegjës para popujve të këtij shteti për integritetin e tij, për stabilitetin, por po të mos ishit ju, Armata jonë, çfarë do të mund të bëja unë në situatat çfarë është kjo tash në Kosovë. Asgjë. Sepse, paramendoni të vërtetën që udhëheqja në Prishtinë, e sidomos aktivistët e saj ilegalë, është e informuar mirë mbi strategjitë e Perëndimit.

Siç jam informuar, Fadil Hoxha ka folur për këtë temë me Stane Dollancin, por edhe Sinan Hasani ka folur me Llazon, me kujdes që të mos lëndojë “aleatët perëndimorë”, për numrin përditë e më të madh të perëndimorëve që vizitojnë Prishtinën dhe për bisedat që zhvillojnë. Atyre nuk u intereson që të ndihmojnë, por që të gjejnë “aleatë” për planet e tyre. Do të konsultohem edhe më tej, kur të bisedoj me kreun partiak, por qysh tash jam duke menduar seriozisht që në Prishtinë të dërgoj një komision, e unë do të insistoj që në krye të tij të jetë Vlado, dhe që haptazi të bisedohet rreth situatës së krijuar e të jepet përgjigje e prerë se kush është fajtor për një situatë të tillë destabilizuese në Krahinë.

Thashë se disa, si për shembull Tempoja, propozojnë që, sikur më 1945, në tërë territorin e Kosovës të aplikoj administrimin ushtarak, sepse kjo është zgjidhja e vetme për qetësimin e situatës në Krahinë. Do të pres raportin e komisionit dhe, nëse bindem se nuk ka solucione të tjera, do të jem i detyruar, pavarësisht nga ajo se çka do të mendojnë në Perëndim, të aplikoj administrimin ushtarak. Nëse vendos për të ndërmarrë këtë hap, e përditë e më shumë jam i sigurt se më duhet ta bëj këtë, atëherë disa nga udhëheqësit krahinorë do të përgjigjen jo vetëm politikisht, por edhe para gjyqit për një politikë të tillë. Lëre, pashë Zotin, po kjo nuk është vetëm mosdëgjesë politike, por edhe akt antishtetëror për të cilin, dikush që është fajtor, kjo është më se e qartë, duhet të përgjigjet…”!/Telegrafi/

Koalicionet: Paloka i jep një shans FRD-së por asnjë për LSI-në

Nënkryetari i PD-së, njëherazi edhe kreu i Grupit Parlamentar të kësaj partie, ka folur sot për koalicionet parazgjedhore. Në një intervistë për “Report TV”, Edi Paloka, është shprehur i hapur për koalicion me FRD-në, por jo me LSI-në”.

“Jemi të hapur për koalicion me çdo parti, por jo me LSI-në. LSI, pjesë e së keqes së kësaj qeverie bashkë me PS-në. Jemi të hapur për koalicion me FRD-në nëse bashkëpunon për rrëzimin e qeverisë. Jemi të hapur për aleancë dhe koalicion me të gjithë ata që duan rrëzimin e qeverisë”,- u shpreh Paloka.

Daily Mail: Gruaja e Tony Blair u bë e pasur në Shqipëri
Ajo i braktisi ambiciet e për të mbështetur karrierën politike të bashkëshortit të saj. Por kur bëhet fjalë për të bërë para, Cherie Blair refuzon të varet nga Tony.

Mund të provoj se kompania e saj, “Omnia Strategy”, ka mbledhur fonde në vlerë rreth 1.4 milionë stërlina, thuasje dyfishin e shumës prej 710 mijë stërlinash që ajo ka mundur të bëjë vitin e shkuar.

Kështu shkruan Sebastian Shakespeare për “Daily Mail”, mbi mënyrën se si u pasurua bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, i cili është këshilltar i qeverisë shqiptare. Dhe Shqipëria është një ndër burimet e pasurisë së zonjës, Blair.

“E themeluar në vitin 2011 nga Cherie, Omnia ishte burim debati kur u zbulua se ishte paguar 500 mijë stërlina për konsulencë ligjore nga qeveria shqiptare”,- vijon më tej Shakespeare.

“Debati lindi për shkak të rolit të Tony Blair si këshilltar i kryeministrit shqiptar Edi Rama, që prej vitit 2013… Shqipëria nuk është i vetmi vend ku Omnia është angazhuar. Ajo është paguar 400 mijë stërlina për 6 muaj punë në Kazakistan, për rishikim të “marrëveshjeve tregtare bilateral.

Thuhet se Cherie është paguar 975 stërlina në orë”. Edhe në Kazakistan, ashtu si në Shqipëri, Tony Blair është këshilltar i kreut të shtetit, presidentit Nusultan Nazarbayev.

Tony Blair është vënë shpeshherë në qendër të kritikave të mediave britanike, për shkak se ai dyshohet për fshehje takash dhe përdorim të detyrës si përfaqësues i Kuartetit në Lindjen e Mesme, për biznesin e tij privat.

Për shmangie të taksave tashmë po kritikohet edhe kompania e bashkëshortes së tij. Në shkrimin e “Daily Mail” thuhet se, Omnia është regjistruar si kompani me përgjegjësi të kufizuar dhe si e tillë nuk paguan tatimin mbi fitimin./Daily Mail/Lapsi.al/


Ja me kë e ka bërë për herë të parë Xhensila...

Xhensila Myrtezaj e aktori tashmë i njohur Bes Kallaku janë një ndër çiftet më të përfolur dhe më simpatikë nga të gjithë. Ata tregojnë herë pas here se sa e duan njëri-tjetrin nëpër fotot që postojnë në rrjetet sociale dhe në intervista të ndryshme, të dhëna nëpër të gjitha mediat tona shqiptare.

Gjatë një interviste të mëhershme, Xhensila ka treguar se: “Me atë që kam bërë dashuri për herë të parë nuk jam penduar kurrë dhe kam qenë shumë e lumtur dhe vazhdoj të jem e lumtur”.

Me këtë, këngëtarja sharmate, ka treguar se, aktori ka qenë ai me të cilën ka humbur edhe virgjërinë, me të cilin edhe është e fejuar, por që nuk e përmendin asnjëherë kur do martohen, apo se si do ta bëjnë dasmën.


Shpjegimi i psikologes: 5 arsyet pse çiftet tradhtojnë
Tradhtia është njëra ndër shkaktarët kryesorë të krizës dhe të shumë shkatërrimeve të marrëdhënieve dashurore. Dikur i atribuohej kryesisht gjinisë mashkullore, ndërkaq tani, është një sinonim i barabartë për “gjynahet” edhe të femrave, edhe të meshkujve.

Shkaqet, të cilat partnerët më së shpeshti i shtyjnë të kërkojnë “ngushëllim” jashtë lidhjes, janë të ndryshme.

Psikologia Susan Meyer, i shpjegon rastet të cilat shkaktojnë dëshirën për të tradhtuar, raporton “Telegrafi”.

Këmbejmë vetëm adresat

Statistikat tregojnë që çiftet të cilët bëjnë jetë të ndarë dukshëm më shpesh tradhtojnë sesa ata që jetojnë bashkë. Problemi te çiftet që bëjnë jetë të ndarë është se shumë pak kohë kalojnë bashkë



Keqkuptimet

Nëse partneri po ju thotë se ai nuk po ndien që po e vlerësoni dhe nuk po i kuptoni mjaftueshëm nevojat e tij, kuptojeni si shenjë alarmi. Dëgjojeni dhe reagoni shumë shpejt, nëse dëshironi ta shpëtoni lidhjen dashurore.



Cimerë, jo dashnorë

Kur ndodh një situatë e tillë, partnerët jo rrallë kërkojnë kënaqësinë jashtë lidhjes. Nuk është e thënë detyrimisht të jetë fjala për tradhti fizike, mirëpo edhe ajo emocionale nuk është një formë më e lehtë se tradhtia. Përkundrazi.



Ndryshimet

Fëmijët, ndërrimi i punës, kriza, vdekja e ndonjë familjari… Në jetë na ndodhin ndryshime drastike, ndërkaq ndodh që ato ndryshime të jenë shkaktare të kërkimit të ngushëllimit te ndonjë person tjetër.



Meritat

Në rastet kur njëri ndër partnerët punon shumë dhe përpiqet që çdo gjë të jetë në rregull, ndërkaq tjetri injoron, atëherë mund të ndodhë goxha shpesh që respektimin partneri ta kërkojë diku tjetër, madje edhe për shkak se beson që meriton shumë më tepër.


Fotolajm: Ja si shkrihen plazmat në QSUT
“Opinion.al” bën publike një fotografi që ka ardhur në postën private në Facebook. Qytetarët kërkojnë me insistim që ministri Ilir Beqaj, të shohë sesi shkrihen plazmat në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”./Opinion.al/

Mbyllja e Urgjencës, Vokshi: Qeveria, me koncension edhe mjekët
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësisë ishte sot në një takim me mjekët e Urgjencës së Tiranës, për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbylljen e këtij institucioni.

Duke folur për mediat, Vokshi i bëri thirrje qeverisë të tërhiqet nga ky vendim korruptiv.

“Kjo është një urgjencë ambulatore që funksionon prej 60 vitesh. Denoncojme vendimin më të fundit korruptiv të Ministrit të Shëndetësisë për dhenien me koncension të Sherbimit të Urgjencës Mjekësore në Tiranë.

Mjeket dhe infermiere po jepen me koncension. Ky është shkatërrimi në qelizë i sistemit shëndetesor. Inkurajoj trupën mjekësore të protestojë kundër akteve korruptive.

Shërbimi i Urgjencës Mjekësore në Tiranë ofron shërbimin ne shtepi dhe asiston edhe rastet e aksidenteve rrugore, e përfshirë shpesh edhe ne operacionet humanitare në rastet e emergjencave civile. Në fshehtësi të plotë, ky shërbim po shkatërrohet, ekipet mjekësore po ndahen në tre spitale, pa pasur një qendër komande që do të menaxhojë rastet urgjente. Nëse sot një qytetar në Tiranë thërret shërbimin e urgjencës në shtëpi, askush nuk do t’i ofrojë ndihmë”,- tha Vokshi.

Pas protestës dhe peticionit të mjekëve dhe deklaratave të tyre se po mbyllet urgjenca e Tiranës, ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Në një deklaratë për mediat, MSH mohon kategorikisht mbylljen apo shkrirjen e urgjencës mjekësore të Tiranës. Sipas MSH ajo po rikonstruktohet për përmirësimin e shërbimeve.

“Shërbim i Urgjencës Mjekësore për Tiranën as nuk mbyllet dhe as nuk shkrihet.

Ky shërbim po riorganizohet për t’i ardhur më mirë në ndihmë nevoja të qytetarëve të Tiranës, për t’iu përgjigjur më shpejt thirrjeve të përditshme dhe për të rritur cilësinë e këtij shërbimi. Çdo pretendim tjetër është i pavërtetë, ndërsa aludimet e çdo lloji janë thjesht e vetëm spekulime”,- deklaron MSH.

MSH sqaron thirrjet për shërbim urgjence mjekësore në Tiranë do të pranohen po njësoj si deri më sot në një njësi unike, si strukturë e Qendrës kombëtare të Urgjencës Mjekësore.

“Personeli mjekësor dhe ndihmës që deri më sot ka punuar pranë Urgjencës së Tiranës do të vijojë të jetë pjesë e institucioneve shëndetësore të Tiranës, madje duke u përfshirë në njësi të urgjencës mjekësore shumë më të kualifikuara se deri më sot.

Në strukturën organizative të çdo spitali universitar, rajonal dhe bashkiak ku do të ketë të paktën 4 autoambulanca, është përcaktuar koordinatori i flotës së autoambulancave si pjesë e shërbimit të urgjencës së spitalit përkatës”,- thotë MSH.




E diagnostikuar me kancer? Ja letra prekëse e Angeline Jolie
Më poshtë është letra e plote e aktores Angeline Jolie për “Neë York Times”, për vendimin për të hequr vezoret dhe mitrën:

“Dy vjet më parë shkrova për përzgjedhjen time për tiu nënshtruar mastektomisë së dyfishtë. Një test i thjeshtë gjaku zbuloi se unë isha bartëse e një mutacioni në genin BRCA1, i cili më bënte të isha 87% e rrezikuar nga kanceri i gjirit dhe 50% nga kanceri i vezoreve. Kam humbur nënën time, gjyshen dhe tezen time nga kanceri.

Kam ndjekur dhe gra të tjera të rriskuara për të mësuar më shumë rreth mundësive. Premtova se do ti kushtoja vëmendje cdo informacioni përfshi dhe operacionin tjetër për heqjen e vezoreve dhe të tubave fallopian.

E kisha planifikuar prej kohësh. Është një operacion shumë më me pak komplekse sesa ai i mastektomisë, por efektet janë shumë më të rënda. E vendos gruan në gjëndje menopauze të detyruar. Prandaj po përgatisja veten time emocionalisht dhe fizikisht duke diskutuar të gjitha opsionet edhe me doktorët, në kërkim të mjekimeve alternative dhe zëvendësimit të estrogjenit dhe progresteronit. Mendova se kisha kohë për të vendosur datën.

Por dy javë më parë mora një telefonatë nga doktori im i cili kishte marrë rezultatin e analizave të mia të gjakut. “CA -125 është normale” u shpreh ai. Mora frymë lirisht. Ky test mat sasinë e proteiës CA-125 në gjak dhe përdoret për të monitoruar kancerin në vezore. E bëja çdo vit për shkak të historisë time familjare.

Por nuk ishte e gjitha dhe doktori vijoi: “Ka një numër shenjash inflamatore të zhvilluara, dhe të marra së bashku ata mund të jenë shenjë e një kanceri të hershëm”. Mora frymë. “CA-125 ka 50-75 % shanse të një kanceri në fazën e hershme, dhe më kërkoi që të kontaktoja me njëherë kirurgun për të kontrolluar vezoret e mia.

Përjetova atë që mijëra gra e kanë përjetuar. I thashë vetes të isha e qetë , e fortë dhe se nuk kisha asnjë arsye për të menduar se nuk do të mund të jetoja për të parë fëmijët e mi të rriten por dhe fëmijët e fëmijëve të mi. I telefonova bashkëshortit në Francë i cili i hipi avionit brenda një ore.

Gjëja më e bukur në këto momente të jetës është se ka kaq shumë qartësi. E di se përse po jeton.

Po atë ditë takova kirurgen, e cili ka mjekuar dhe mamanë time. Për herë të fundit e kisha parë ditën kur mamaja ime u largua nga kjo jetë dhe ajo lotoi kur më pa: “Dukesh taman si ajo” U preka. Por më pas i buzëqeshëm njëra tjetrës dhe ramë dakord që ishim atje për tu përballur me çdo problem prandaj “le të vazhdojmë”.

Asnjë prej ekzaminimeve nuk ishte shqetësues. Mësova se nëse do të ishte kancer, kishte shumë mundësi të ishte në faza shumë të hershme. Nëse do të ishte diku tjetër në trupin tim do ta mësoja brenda 5 ditësh.

Ato 5 ditë i kalova mes tymnajës, duke pritur ndeshjen e futbollit të fëmijëve të mi, duke punuar dhe duke u përpjekur të isha e qetë dhe e fokusuar.

Dita e rezultatit të testit erdhi. Skaneri PET/CT shikonte qartë dhe testi i kancerit ishte negative. Isha plot lumturi edhe pse për shkak të gjurmëve radioactive nuk mund të përqafoja fëmijët e mi.

Kishte ende një shans për një kancer në fazë të hershme por ishte shumë më i vogël. Për shpëtimin tim kisha ende një shans për të hequr vezoret dhe tubat fallopian dhe unë zgjodha ta bëj. Nuk e bëra vetëm sespe unë jam transportuese e genit BRCA1, dhe që gratë e tjera ta dëgjojnë këtë.

Një test pozivit i BRCA nuk do të thotë që duhet të drejtohesh patjetër tek kirurgu. Jam konsultuar me shumë doktorë, kirurgë dhe naturopatologë.

Ka dhe mundësi të tjera. Disa gra marrin pilula kundër lindjes, apo mjekime të tjera alternative të shoqëruara dhe me kontrolle të shpeshta.

Ka më shumë se një mënyrë për të trajtuar cdo problem mjekësor. Më e rëndësishmja është të mësosh kush janë mundësitë dhe të zgjedhësh më të mirën për veten tënde.

Në rastin tim, doktorët lindorë dhe perëndimorë që takova ranë dakord se ndërhyrja kirurgjikale ishte opsioni më i mirë sepse 3 anëtare të familjes time kanë vdekur nga kanceri.

Doktorët e mi më sugjeruan të bëja një operacion parandalues 10 vjet më herët se faza e fillimit të hershme të kancerit tek të afërmit e mi. Nëna ime u diagnostifikua me kancer në vezore kur ishte 49 vjeçe. Unë jam 39 vjeç.

Javën e kaluar bëra operacioni: Një laparoscopic bilateral salpingo-oophorectomy. Ishte një fillim shumë hershëm i tumorit në një prej vezoreve të mia, por asnjë shenjë të kancerit.

Një progesteron IUD është vendosur në mitrën time. Do të më ndihmojë për balancimin e hormoneve, por më e rëndësishmja do të më ndihmojë të parandalojë kancerin e mitrës.

Zgjodha të mbaj mitrën, sepse kanceri në këtë pjesë të trupit nuk është pjesë e historisë time familjare. Nuk është e mundur të përjashtosh të gjithë rreziqet, dhe fakti është se unë vazhdoj të jem e prirur të kem kancer. Do të përpiqem me mënyra natyrale të forcoj sistemin tim imunitar.

Ndihem ende femër dhe me këmbë në tokë për zgjedhjen që kam bërë dhe e di që fëmijët e mi kurrë nuk do të thonë: Mamaja ime vdiq nga kanceri i mitrës. Pavarësisht zëvendësimit të hormoneve që po marr, tani jam në menopauzë. Nuk do të jem më në gjëndje të kem fëmijë të tjerë dhe pres dhe disa ndryshime të tjera fizike. Por ndihem e qetë për të gjitha ato që do të më vijnë, jo sepse jam e fortë por sepse kjo është pjesë e jetës. Nuk ka asgjë për t’u frikësuar.

Më vjen keq për gratë të cilat përballen me momente të tilla shumë shpejt, përpara se ata të kenë fëmijët e tyre. Situata e tyre është shumë më e rëndë se e imja. Ka mënyra për femrat për të hequr tubat fallopian dhe të mbajën vezoret, në këtë mënyrë të kenë mundësi të lindin fëmijë dhe të mos kalojnë në menopauzë. Shpresoj të jenë të ndërgjegjshme për këtë Nuk është e lehtë të marrësh vendime të tilla, por është e mundur të marrësh nën kontroll dhe të trajtosh në kohë problemet shëndetësore. Mund të kërkosh ndihmë, këshilla të mësosh rreth mundësive dhe të bësh zgjedhjen tëndë. Dija është fuqi.
Video: Mesazhi i radhës për Ramën, “godit Beqajn, jo të varfërit”

Një tjetër mesazh është dhënë për kryeministrin Edi Rama dhe politikanët që e rrethojnë atë. Është sërish korçari bloger Ilir Vrenozi, që është bërë i famshëm kohët e fundit me mesazhet e tij në Facebook, ku akuzon Ramën se po e rrënon popullin.

“1 shkurt 2016 mesazh për Edi Ramën nga Korça… (Nuk do lodhem së dhëni mesazh atij të gjatit, lufto dhe fut në burg politikanët e korruptuar, jo popullin e varfër…sepse…. ??? )”,- shkruan Ilir Vrenozi në profilin e tij në Facebook, ku ka postuar edhe videomesazhin e tij.

Dështon Beauty Contesti; AMA bllokon licensat për privatët

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka anuluar procedurën e Beauty Contestit, duke sjellë vonesa të reja në procesin tashmë të zvarritur të dixhitalizimit.
Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA dështoi të arrinte kuorumin e nevojshëm prej 5 votash për shpërndarjen e licensave numerike për operatorët televizivë privatë, duke shtyrë në një afat të pacaktuar procesin e dixhitalizimit në Shqipëri.

Mbledhja e 1 shkurtit në AMA kishte në axhendë shqyrtimin e aplikimeve të operatorëve Top Channel, TV Klan, Digitalb dhe Supersport, por përfundoi me anulimin e Beauty Contestit-procedura që synonte të legalizonte operatorët ekzistues kombëtarë dhe numërikë në kuadër të dixhitalizimit.

Përmes një njoftimi për shtyp, AMA publikoi vendimin e mosdhënies së licensave kombëtare të transmetimit numerik sipas procedurës së Beauty Contestit, pasi “nuk u arrit kuorumi i kërkuar ligjor për dhënien e licensave”.

“Dy prej anëtarëve, përkatësisht z. Sami Nezaj, zëvëndëskryetar dhe znj. Suela Musta, anëtare, vendosën rrëzimin e aplikimeve të subjekteve, pasi bazuar në nenin 139, pika 8 e Ligjit 97/2013, licencimi sipas procedurës Beauty Contest kryhet për një periudhë tranzicioni…Sipas kësaj dispozite, afati përfundimtar i kalimit të plotë në transmetimet numerike është data 17.06.2015,” thuhet në njoftimin e AMA.

Beauty Contesti u shpall nga AMA më 23 prill 2015, por kjo procedurë u shoqërua me akuza për favorizim dhe paligjshmëri nga Vizion Plus dhe nga opozita. Në një investigim të mëparshëm, BIRN zbuloi se futja në garë e Supersport ishte kryer në shkelje të nenit 62 të ligjit të AMA, ku përcaktohen raportet e pronësisë. Ky akt solli kundërshti nga operatorët e lënë jashtë garës dhe u bë objekt debati mes anëtarëve të AMA.

Mungesa e kuorumit në AMA për shkak të bojkotit 1 vjeçar të dy anëtarëve të propozuar nga opozita ishte një tjetër arsye e zvarritjes së trajtimit të aplikimeve të operatorëve.

I kontaktuar nga BIRN, kryetari i AMA, Gentian Sala tha se qëndrimi i dy anëtarëve Neza dhe Musta ishte i paargumentuar, ndërsa shtoi se Autoriteti do të ecë përpara tanimë me procedurën e garës së hapur.

“Argumenti i përdorur prej tyre nuk qëndron, pasi afatet janë djegur për shkak të mungesës së tyre dhe jo për ndonjë faj të operatorëve,” tha Sala.

Shqipëria është një ndër vendet e pakëta në Europë që ka dështuar të përmbyllë procesin e dixhitalizimit brenda afatit 17 qershor 2015, të përcaktuar nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve.

Transmetimi në sistemin analog e ka përballur vendin me disa ankesa të vendeve fqinje si Italia dhe Mali i Zi, për shkak të interferencave që operatorët shqiptarë u shkaktojnë rrjeteve të tyre.

Zvarritja e procesit të dixhitalizimit ka shqetësuar edhe zyrtarët e Brukselit, të cilët në progres-raportin e tyre të fundit i ka bërë thirrje Shqipërisë që ta përmbyllë sa më parë këtë proces.

Me anulimin e Beauty Contestit, kryetari i AMA-s parashikon shtyrje të reja në kohë për licensimin e operatorëve privatë-një kosto kjo e shtuar mbi detyrimet që vendi duhet të përmbushë.

“Kostot janë të pallogaritshme dhe kjo jo për faj të operatorëve audiovizivë privatë”,- përfundoi Sala./BIRN/
Pse reperi Stresit na prezanton me motrën e tij?

Reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj, i njohur me nofkën “Stresi”, ka prezantuar motrën e tij në publik.

Në fakt, motra e tij sot feston ditëlindjen dhe për këtë, Stresi, e ka uruar publikisht duke ngarkuar një foto me të./Indeksonline/
Kosovë: Gjyqi i “Baronit të drogës” përndjek politikanët në Ballkan

Arrestimi i një politikani të rëndësishëm boshnjak, Fahrudin Radonçiç, në lidhje me një gjyq për trafikim droge dhe vrasje ka hedhur dritë mbi lidhjet e tij të mundshme me botën e fshehtë të krimit, politikës dhe biznesmenëve në Ballkan.
Gjyqi në proces i Naser Kelmendit – një prej të dyshuarve më famëkeq për trafik droge në Ballkan – po hedh dritë mbi aleancat e mundshme mes botës së fshehtë të aleancave të gangsterëve dhe biznesmenëve e politikanëve kryesorë në Ballkan.

Klemendi, një shtetas boshnjak i lindur në Kosovë, është në gjyq në Kosovë për trafikim droge në Ballkan, si dhe për vrasjen në vitin 2007 të një gangsteri famëkeq nga Sarajeva, Ramiz Delaliç, i njohur gjithashtu si Çelo.

Gjyqi po mbahet në Gjykatën e Shkallës së Parë në Prishtinë, që në sinkron me sistemin gjyqësor hibrid të Kosovës, po menaxhohet nga misioni i BE për sundimin e ligjit EULEX.

Paneli përfshin dy gjykatës të huaj dhe një vendas dhe ka si prokuror një amerikan.

Që nga fillimi i gjyqit në janar, deklaratat e dëshmitarëve kanë hedhur dritë mbi disa nga lidhjet e dyshuara të Kelmendit me kriminelë të tjerë, manjatë dhe politikanë në rajon, përfshirë manjatin boshnjak të medias dhe politikanin Rahrudin Radonçiç, lideri i Aleancës për të Ardhme më të Mirë, SBBBiH.

Radonçiç nuk është akuzuar në lidhje me gjyqin e Kelmendit. Megjithatë, zyrtarët nga Gjykata e Shkallës së Parë të Prishtinës thanë se ai ka rënë dakord të dëshmojë në seanca si dëshmitarë dhe do të shfaqet në gjykatë në prill 2016.

Dy nga ndihmësit e Radonçiç dhe më pas vetë ai u arrestuan në Bosnje disa javë më parë, me akuzat e ndërhyrjes te dëshmitarët e gjyqit të Kelmendit.

Radonçiç ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në ndonjë aktivitet kriminal me Kelmendin.

Ai e përsëriti këtë pozicion në seancën dëgjimore përpara Gjykatës Shtetërore Boshnjake të mërkurën, pasi u arrestua dhe pasi Prokuroria e Shtetit kërkoi paraburgimin e tij për një muaj, për të parandaluar ndërhyrjen e mundshme me dëshmitarët ndërkohë që prokuroria përgatit çështjen.

Radonçiç tha se akuzat ndaj tij për influencim të dëshmitarëve ishin një mashtrim politik, por gjykata të enjten vendosi ta lërë atë në paraburgim për 30 ditë.

Emri i Radonçiç përmendet në aktakuzën e Kelmendit, që u bë publike disa kohë më parë, sëbashku me 11 persona të tjerë, përfshirë Naser Oriç, që është në gjyq për krime lufte në Srebrenicë.

I pyetur se pse Radonçiç dhe 10 persona të tjerë janë emëruar në aktakuzë, por nuk ishin të akuzuar, një zyrtar i BE-së i cili kërkoi të mbetet anonim tha se Kosova nuk ka pasur marrëveshje ekstradimi me Bosnjën dhe se ishte në gjendje për të gjykonin vetëm banorët e Kosovës apo atyre që kanë lindur aty ligjërisht.

Të pyetur nëse gjykatat e Bosnjës mund të përdorin aktakuzën e Kelmendit për të ndjekur penalisht Radonçiç dhe të tjerët, zyrtarët e Prokurorisë së Shtetit të Bosnjës refuzuan të komentonin.

Më 11 janar, autoritetet boshnjake arrestuan Bakir Dautbashiç, një anëtar i SBBBiH të Radonçiçit, dhe të dashurën e tij, Bilsena Sahman, në Sarajevë.

Ata u akuzuan se kanë bërë presion mbi një dentiste boshnjake, Azra Sariç – i cili ishte e dashura e Delaliçit tashmë të vdekur – që të ndryshojë dëshminë e saj në gjyqin e Kelmendit dhe të mos përmendi lidhjet e Radonçiç me Kelmendin.

Gjykata e Shtetit e Bosnjës vendosi ta lërë edhe Dautbashiçin dhe Sahman në paraburgim për një muaj për të parandaluar ndikimin e dëshmitarëve të mundshëm, ndërsa prokuroria përgatit aktakuzën.

Dy javë më vonë, më 25 janar, pranë Sarajevës, autoritetet boshnjake arrestuan vetë Radonçiçin.

Prokuroria e Shtetit e akuzoi atë për ndërhyrje te dëshmitarët për të fshehur lidhjet e tij me rastin Kelmendi dhe ndaj ti u dha masa me paraburgim për një muaj.

Gjyqi Kelmendi dhe çështja kundër Radonçiç, kanë sjellë në dritë lidhjet e ndërlikuara përtej kufijve dhe vijave etnike mes kriminelëve të Ballkanit, politikanëve dhe manjatëve.

Kelmendi u arrestua në Prishtinë në maj të vitit 2013, por gjyqi i tij i shumëpritur nuk filloi deri në janar 2015. Kjo për shkak se ndërsa ai u arrestua në Prishtinë, krimet për të cilat ai akuzohet kanë ndodhur në Bosnjë.

Gjyqi i tij po mbahet në Kosovë sepse Bosnja nuk e ka njohur Kosovën dhe nuk ka një traktat dypalësh ekstradimi me Kosovën.

Kelmendi është akuzuar për vrasjen e Delaliç, për trafikimin e qindra e mijëra kilogramëve heroinë nga Afganistani në Europë dhe për trafikimin e 150.000 pilula ekstazi si dhe tonë e gjysmë të kimikateve të përdorura për prodhimin e heroinës.

Dëshmitarja kryesor e prokurorisë, Sejla Jugo Turkoviç, që ishte krahu i djathtë i Radonçiç në gazetën e tij Dnevni Avaz, dëshmoi në gjyqin e Kelmendit në mars dhe prill 2015.

Turkoviç është martuar me një gangster të dënuar, Zijad Turkoviç, që u dënua me 40 vjet burg për vrasje, grabitje dhe trafikim droge.

Në dëshminë e saj, Turkoviç përshkoi punësimin e saj në gazetë, shkrimet rreth krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe më pas për programin e saj televiziv.

Ajo tha se mori pjesë në “qindra” takime mes Kelmendit dhe Radonçiçit, përfshirë takimet në Radon Plaza, një hotel i ndërtuar dhe në pronësi të Radonçiç, në të cilin sipas saj qe planifikuar vrasja e Delaliç.

“Fahrudin Radonçiç ishte ai që i thoshte të tjerëve çfarë të bënin dhe si të silleshin,” tha Turkoviç në dëshminë e saj në Prishtinë më 20 mars 2015.

Ajo tha se Radonçiç i kishte thënë se “të gjitha veprimet e Kelmendit, pavarësisht nëse bëhet fjalë për vrasje, rrahje apo çfarëdo qoftë duhet të marrin miratim nga unë”.

Turkovic tha se Radonçiç i kishte thënë asaj gjithashtu se në vitin 2010 Kelmendi dha 8 milionë euro për të financuar fushatën e tij të dështuar në zgjedhjet presidenciale. [Boshnjakët në vend zgjodhën Bakir Izetbegoviç, Zheljko Komsiç dhe Nebojsha Radmanoviç në presidencën tre-palëshe].

Ajo gjithashtu pohoi se të dy, si Radonçiç dhe Kelmendi ndërhynë në disa raste për të ndikuar se çfarë botohej apo jo në gazetën e Radonçiç.

Radonçiç i mohoi akuzat e Turkoviç.

“Nëse ka pasur ndonjë element të interesit të përbashkët ose ndonjë korrelacion tjetër mes meje dhe Kelmendit, i cili është në listën e zezë të bosëve më të mëdhenj të drogës në botë, autoritetet shtetërore [të Bosnjës] do të më hetonin kohë më parë. Nuk është asgjë tjetër veç propagandës politike”, tha Radonçiç në një gazetë të përditshme boshnjake, Glas Srpske, në qershor 2012.

Disa dëshmitarë të tjerë kanë dëshmuar gjatë gjykimit të Kelmendit, por shumica e tyre kanë preferuar të flasin në seancë të mbyllur, si Ivana Buha, e cila tha se bashkëshorti i saj e dinte për vrasjen e Delaliç, partnerin e Delaliç, Amir Pashiç , dhe dentisten Azra Sariç.

Sipas prokurorisë boshnjake, Sariç do të dëshmonte nëpërmjet një lidhje me video nga Sarajeva në gjyqin e Kelmendit më 18 dhjetor 2015, por ka thënë para gjykatës se ajo nuk mund ta bëjë këtë për shkak se ishte kërcënuar dhe i kërkoi gjykatësve ta shtyjnë dëshminë e saj.

Ajo shkoi në prokurorinë e Bosnjës, e cila hapi një hetim dhe më pas arrestoi Radonçiç, Dautbashiç dhe Sahman, ndërsa Sariç përfundimisht dëshmoi në gjyqin në Kosovë, në një seancë të mbyllur më 13 dhe 18 janar.

Radonçiç do të dëshmojë në prill 2016 dhe ka thënë se është i gatshëm ta bëjë këtë. Është e paqartë se çfarë efekti do të ketë arrestimi dhe paraburgimi i tij në gjyqin e Kelmendit.

Vasvija Vidoviç , nga ekipi i avokatëve që përfaqësojnë Radonçiç, Dautbashiç dhe Sahman, tha për BIRN se arrestimi ishte i motivuar politikisht, ndërsa akuzat për frikësimin e dëshmitarëve ishin të parëndësishme.

“Prokuroria boshnjake është politike. Është absolutisht politike. Ka shumë njerëz të drejtë atje dhe ekspertë, por një pjesë e prokurorisë është politike. Ka lidhje familjare dhe klane të lidhura me partitë politike. Kjo është e dukshme për të gjithë shtetasit e Bosnje-Hercegovinës, “tha ajo.

Avokati i Kelmendit, Besnik Berisha, tha gjithashtu se arrestimi ishte i motivuar politikisht.

“Arrestimi i Radonçiç nuk lidhet fare me akuzat e interesave në vendimin e çështjes Kelmendi sepse Radonçiç do të shfaqet si dëshmitar në këtë çështje”,- tha Berisha.

“Të thuash se ai ka ndikuar te dëshmitarët e një procesi në të cilin ai është gjithashtu një dëshmitar, ky është absurditet … Unë nuk besoj se arrestimi i tij do të ndikojë në dëshminë e tij, sepse ai ishte gjithmonë në dispozicion për të dëshmuar dhe për të dhënë versionin e tij mbi akuzat në këtë çështje”.

Disa politikanë dhe analistë e kanë quajtur arrestimin e Radonçiç një “spektakël” dhe thanë se ata kanë frikë se kjo mund të destabilizojë vendin, pasi partia e tij është një pjesë e rëndësishme e koalicionit qeverisës me Partinë për Veprim Demokratik, SDA.

Profesori i Shkencave Politike në Sarajevë, Asim Mujkiç tha se arrestimi i Radonçiç mund të destabilizojë Bosnjën.

“Kjo vjen në një kohë kur Bosnja dhe Hercegovina duhet të shfaqin kandidaturën për anëtarësi në BE”,- tha Mujkiç.

“Këto janë momente që mund të destabilizojnë situatën në një kohë kur është e rëndësishme që qeveria dhe institucionet të punojnë pareshtur për të përgatirur aplikimin në BE”,- shtoi ai.

“Nga kjo pikëpamje, arresti mund të jetë kundërproduktiv. Sigurisht nuk po diskutoj nëse ky person është apo jo i pafajshëm. Pavarësisht nëse ai është fajtor ose i pafajshëm, gjithsesi arresti do të gjenerojë destabilitet. Shpresoj që destabiliteti të mos zgjasë shumë”.

Labinot Lepostica kontribuoi në raportimin nga Prishtina dhe Amer Jahiç kontribuoi nga Sarajeva./BIRN/
Video: Polici serb ja si e dhunon shqiptarin në Preshevë

Një polic serb në Preshevë keqtrajton një të ri shqiptar. Polici e qëllon me kokë në ballë dhe i kërkon t’i hapë sytë. Ngjarja ka ndoddhur në një qendër ndalimi në Preshevë. Pasi i riu merr disa shqelma këmbëve, dëgjohet duke iu përgjëruar policit. “Kështu merren me hajdutët policët serbë”. Ndërsa polici dëgjohet teksa thotë: “Qëllojini shqiptarët hajduta, e meritojnë këtë”. Video u publikua në “LiveLeak”.



Zbardhja e përgjimeve: Ja provat që fundosin agjentin e SHISH

Oficeri i Shërbimit Informativ Shtetëror, Florian Bushi, është personi që i ka dërguar fotot me përgjimet parandaluese të arrestuarit Ilir Memushaj.

Në këtë konkluzion kanë arritur ekspert e Policisë Shkencore, pas kqyrjes dhe ekzaminimit të kompjuterit të punës dhe aparateve cellular që kishte në përdorim Bushi.

Sipas raportit të akt-ekspertimit, pavarësisht riformatimit të kompjuterit të zyrës, ekspertët kanë gjetur gjurmët e përpilimit të procesverbalit të përgjimeve parandaluese në kompjuterin që kishte në përdorim Bushi.

Krahas gjetjes së gjurmëve në kompjuter, ekspertët thonë se nga kqyrja dhe ekzaminimi i telefonit të Ilir Memushaj është provuar fakti se fotot janë dërguar nga numri që kishte në përdorim oficeri Florian Bushi, raporton ABC.

Ndërkohë mësoht se janë pyetur edhe dy kolegët e Bushit dhe eprori I tij në SHISH, të cilët kanë mohuar në mënyrë kategorike se kishin informacion për një përgjim të tillë.

Burimet thonë se Bushi pavarësisht se ka zbardhur përgjimin dhe e kishte për detyrë të njoftonte eprorin e tij, nuk e ka bërë një veprim të tillë.

Edhe gjatë kqyrjes së celularëve, kompjuterve të zyrës dhe USB-ve të kolegëve të Bushit nuk janë gjetur gjurmë të këtij përgjimi që I është dërguar Ilir Memushajt.

Ky i fundit tashmë ndodhet i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e mbrmjes së 8 janarit të shtetasit Denis Kasa dhe plagosjen e dy shokëve të tij.

Kjo vrasje, dyshohet se ka ndodhur për konfliktet e që viktima dhe bashkpunëtorët e Memushajt kanë për zonat e influencës së trafikut të drogës dhe rrjetet e tyre kriminale.

Sipas prokurorisë, Memushaj dyshohet se i ka zënë rrugën makinës së viktimave, për t’i lehtësuar mundësin e ekzekutimit atentatorëve që ende nuk janë arrestuar nga policia.

Fotolajm: “Shëndetësia falas” dhe... radhë të gjata për një skaner

Në faqen në Facebook “Jeta osh qef” shikojmë sesi qytetarët mbajnë radhë për të bërë një skaner në QSUT. Kjo është vetëm pjesa e jashtme e panoramës, pasi radhët e gjata të njerëzve janë edhe brenda.


Arrestimi i Kserës, LLalla: Gjetëm prova se shpërdoroi detyrën
Kryeprokurori Adriatik Llalla, ka folur sot publikisht për herë të parë, pas arrestimit të ish-ministrit Spiro Ksera.

“Në bazë të hetimeve u krijuan dyshime dhe u gjetën prova se ish-ministri Spiro Ksera dhe zyrtarë të tjerë, kishin kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe abuzimit”,- tha Llalla gjatë fjalës së mbajtur sot në analizën 1-vjeçare të punës së Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ish-ministri Ksera u arrestua mbrëmjen e së premtes në fshatin e tij Dervician.

Në pranga u vunë edhe disa ish-zyrtarë të tjerë të ministrisë së Punës. Ata akuzohen për vjedhjen e 300 milionë lekëve të vjetra.



Për karburant shkoni në Fier, "çmendet" çimimi i naftës e benzinës

Çmimi i karburantit në Shqipëri është dukshëm më i lartë se çdo vend tjetër në rajon dhe Europë.

Por diferenca të dukshme në çmimi vihen re edhe brenda vendit, nga njëra pikë në tjetrën.

Foto që shihni është bërë në një pikë karburanti në Fier, ku çmimi i naftës varion nga 133 në 135 lekë për litër, ndërsa benzina tregtohet me 138 lekë për litër.

Nuk ndodh kështu në Tiranë, ku çmimi i karburantit varion mes 158 deri në 160 lekë për litër./LAPSI.AL/


Historia e shkodranes: Si nisa të prostituoj pasi më braktisën prindërit
Shfrytëzimi i vajzave të reja për prostitucion përbën një ndër plagët më të rënda të shoqërisë shqiptare të post-komunizmit. Ky fenomen njohu përmasa të frikshme gjatë viteve të trazuara 1996-1999, dhe ka ardhur duke u zbehur me forcimin e institucioneve ligjzbatuese.

Skema ishte thuajse e njëjtë, vajza të reja që piketoheshin dhe rrëmbeheshin, e më pas, nxirreshin jashtë kufijve nga bandat në mënyra të ndryshme. E kur mbërrinin në destinacion, javë të tëra tortura, përdhunime deri sa i nxirrnin në rrugë.

Vitet e fundit bazat e prostitucionit janë përhapur ndjeshëm në vendin tonë, dhe “maskohen” kryesisht nëpër hotele. Gjatë 5 viteve të fundit, një fenomen që po njeh rritje është vetëofrimi i të miturave për prostitucion për shkak të varfërisë apo në mungesë të kushteve për mbijetesë.

“Javaneës.al” sjell shembullin e një të miture e cila rrëfen për Prokurorinë e Krimeve të Rënda se si vendosi të prostituoj dhe si u afrua me tutorin e saj. Ajo tregon se tutori nuk e ka dhunuar, por ka shfrytëzuar rastin për ta afruar në aktivitetin e jashtëligjshëm për shkak të varfërisë.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   41   42   43   44   45   46   47   48   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish