Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Politikanët e tjerë që provuan burgun



Download 6,39 Mb.
bet44/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   40   41   42   43   44   45   46   47   ...   352

Politikanët e tjerë që provuan burgun

Nexhmije Hoxha

Ish-bashkëshortja e Enver Hoxhës u arrestua në vitin 1991 dhe u dënua në vitin 1993 me 11 vjet burg, për akuzat e shpërdorimit të detyrës. Por ky dënim u ul disa herë në bazë të amnistive të ndryshme që u bënë në ato vite dhe zonja Hoxha vuajti përafërsisht gjysmën e këtij dënimi. Nexhmije Hoxha akuzohej për shpërdorim detyre, konkretisht se kishte abuzuar me 764 mijë lekë të fondeve publike. Ajo u lirua në vitin 1996 në moshën 76-vjeçare.



Fatos Nano

Themeluesi i Partisë Socialiste u arrestua nga prokuroria në qershor të vitit 1993 me akuzën “abuzim në detyrën e kryeministrit me pasojë përfitim për të tretët”. Në vitin 1994 përfundon gjykimi në Gjykatën e Faktit, duke i dhënë 12 vjet heqje lirie. Partia Socialiste, opinioni publik vendas, organizata ndërkombëtare prestigjioze të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut, e konsideruan dënimin si hakmarrje politike nga ana e mazhorancës që drejtohej nga ish-Presidenti Berisha. Në mars të vitit ’97, Nano nuk pranoi të largohet nga burgu edhe pse për shkak të revoltave dyert u hapën dhe vendi përfundoi në një kolaps total. Fiton “de jure” lirinë me dekret presidencial. Në ’99-ën ai shpallet i pafajshëm dhe dëmshpërblehet për 1485 ditët e burgut.



Gafurr Mazreku

Gafurr Mazreku ka qenë kryetar i Partisë Socialiste në Has dhe deputet në Kuvendin Popullor në zgjedhjet e ’97-ës. Po në këtë vit, pas një debati në Parlament me deputetin Azem Hajdari, Mazreku qëllon mbi këtë të fundit pesë herë me pistoletë. Pas këtij atentati, ai u arrestua dhe gjykata e dënoi me 12 vite burg. Sjellja e mirë dhe amnistitë e herëpashershme, e ulën dënimin për Mazrekun, i cili lirohet në vitin 2001, tre vjet pasi ishte dënuar. Në pranverën e vitit 2002 zgjidhet unanimisht kryetar i PS-së Has, por zgjedhja e tij refuzohet nga Komisioni i Garancive Statusore. Në vjeshtën e vitit 2003 fiton postin e kryetarit të komunës Fajzë, në një bastion të PD-së. Në vitin 2005 ai ndahet nga jeta pas një infarkti.



Halit Shamata

Një nga politikanët e arrestuar në gusht të vitit 1998, ishte edhe ministri i Brendshëm në vitin 1997. Ish-ministri u akuzua për krime kundër njerëzimit. I arrestuar me shumë bujë në 22 gusht 1998, ai do linte qelinë vetëm disa ditë më vonë, pasi akuzat ndaj tij nuk u provuan dot. Por ish-ministri do e merrte pafajësinë për akuzat e ngritura ndaj tij vetëm katër vjet më vonë, më 26 prill 2006, kur gjykata rrëzoi të gjitha akuzat ndaj tij.



Safet Zhulali

Ish-ministri i Mbrojtjes në vitet 1992–1997, Safet Zhulali është një nga politikanët shqiptarë të akuzuar nga drejtësia shqiptare. Ai u arrestua më 22 gusht 1998 së bashku me disa drejtues të lartë. Ish-ministri i Mbrojtjes u akuzua për krime kundër njerëzimit. Por akuzat ndaj tij nuk u provuan kurrë. Kështu, pas 45 ditësh burg, Safet Zhulali lë qelinë, por qëndroi edhe 6 muaj në arrest shtëpie. Më 26 prill 2002 gjykata i dha Safet Zhulalit pafajësinë.



Shpëtim Gjika

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika përfundoi i arrestuar në shkurt të vitit të kaluar si i dyshuar për veprat penale të “falsifikimit të dokumentave”, “shpërdorimit të detyrës”, ndërtimit të paligjshëm” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Në dy procese gjyqësore që u zhvilluan më vonë ish-kryebashkiaku u shpall i pafajshëm.



Mark Frroku

Ish-deputeti kristiandemokrat Mark Frroku, u arrestua në prill të 2015-ës. Fillimisht Frroku u dënua për kallëzim të rremë në çështjen “Doshi”. Një tjetër akuzë për të edhe për vrasje të kryer në Belgjikë, ndërsa në Shqipëri për akuzën e “pastrimit të parave” dhe “refuzimit për të deklaruar pasurinë”. Frroku la mandatin e mandatit në nëntor të vitit të kaluar.

Frroku i ka ndërruar shpesh qelitë e paraburgimit, ndërsa ka vizituar shpesh edhe Gjykatën e Lartë, ku janë zhvilluar një sërë procesesh gjyqësore, pasi avokatët e tij kanë bërë dhjetëra kërkesa, me të vetmin qëllim: lirimin e ish-deputetit./Tirana Observer/

Pas rritjes së çmimit të biletës, Bashkia 10 kushte për urbanët

Nga disa e nesërme, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorëve Mbrojtjes së Konsumatorëve dhe Policia Bashkiake do të jenë në terren për të kontrolluar shoqërinë e transportit urban në Tiranë për plotësiminin e 10 kushteve që ka vendosur Bashkia.

Nëse do të konstatohen shkelje atëherë këto shoqëri do të gjobiten deri në heqjen e licencës, tha Arbër Mazniku.

Nënkryetari i bashkisë i bëri sot publike për mediat 10 masat e vendosura të cilat janë:

1 - Respektimi rigoroz të orareve të fillimit dhe mbarimit të shërbimit

2 - Respektimi rigoroz i frekuencës së stacionit të autobusëve

3 - Respektimi i shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve

4 - Gjatë kryerjes së shërbimit do të qëndrojnë në çdo stacion të linjës

5 - Të gjitha mjetet do të pajisen me emrin e linjës, ngjyrën, numrin dhe shenjat e tjera të identifikimit.

6 - Të gjitha mjetet duhet të jenë të pajisur me kondicionerë funksionalë të cilët do të jenë gjithmonë në punë.

7 - Të kenë pastërti si jashtë dhe brenda mjeteve.

8 - Të vendosin itenerearin e lëvizjes.

9 - Personeli të pajiset me uniformë.

10 - Nuk do tolerohet asnjë keqkomunikim.



PD: Tahiri e Shullazi caktojnë njeriun e tyre në krye të doganave

Partia Demokratike e konsideron kriminal emërimin e Besmir Qebinit në postin e Zv.drejtorit të Përgjithshëm të Doganave.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkeleid Alibeaj, tha se “emërimet e personave me lidhje kriminale në poste kyçe vazhdojnë. Kapja e shtetit, kapja e institucioneve përmes këtyre emërimeve kriminale po shtrihet çdo ditë në Polici, Tatime, Dogana dhe kudo ku merren vendime të rëndësishme”.

“Një nga sejmenët e çiftit Tahiri-Shullazi, me lidhje të forta me këtë klan kriminal në aksin Tiranë-Durrës, është caktuar para disa javësh zv/drejtor i Përgjithshëm i Doganave shqiptare, në krye të anti-kontrabandës dhe hetimit doganor.

Pikërisht Besmir Qebini, i larguar nga Komisariati i Kavajës për shkelje të rënda dhe për dyshime të forta si i përfshirë në trafikun e drogës. Prej disa javësh ky person, dhe përmes tij krimi, ka në dorë jo vetëm kontrabandën por edhe anti-kontrabandën dhe hetimin doganor.

Shkurt, krimi ka çdo lehtësi për aktivitetet e veta të paligjshme, për trafikun e drogës dhe të armëve. Duke caktuar si zv/drejtor të Përgjithshëm të Doganave, këtë lidhje të fortë të ciftit Tahiri-Shullazi dhe bandës që kontrollon Tiranën dhe Durrësin, krimi ka siguruar përfundimisht traun e doganës për aktivitetet e veta”,- thuhet në deklaratën e PD-së.

Opozita e lidh emërimin e Qebinit edhe me një ngjarje që sipas saj ka ndodhur kohët e fundit.

“Nuk është rastësi që para disa ditësh u raportua se Emiliano Shullazi u fut nga PKK Durrës me një mjet të blinduar, i cili as nuk u ndalua dhe as nuk u kontrollua në doganë. Ky inkriminim i strukturave shtetërore nga Edi Rama ka sjellë fuziqimin e bandave dhe trafikantëve dhe dobësimin e shtetit”,- përfundon deklarata e PD.


Spiro Ksera sot në Gjykatë: Njihet me akuzat dhe masën e sigurisë

Ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera dhe disa pre ish-vartësve të tij të arrestuar do të paraqiten sot në orën 13:00 në Gjykatën e Tiranës për t’u njohur me akuzat që Prokuroria ka ngritur ndaj tyre si dhe për të mësuar masën e sigurisë që do të vendosë gjykata.

Prokuroria ka paraqitur ndërkohë pretendimet në gjykatë, duke kërkuar mbajtjen e ish-ministrit në gjendjen e arrestit në burg, ndërsa disa bashkëpunëtore në gjendjen e arrestit shtëpiak.

Sipas saj, ka dyshime serioze se ish-ministri ka kryer veprën penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” nëpërmjet procedurave fiktive për organizimin e disa aktiviteteve social-kulturore gjatë vitit 2013.

Vjedhja nga buxhetit i shtetit, sipas organit të akuzës, është në shumën e 30 milionë lekëve.

Ndërkaq, avokati i Kserës është Genc Gjokutaj, i cili ka qenë ndërkohë prokurori që futi në burg të fundmin qeveritar përpara arrestimit të Kserës, pikërisht ish-kryeministrin Fatos Nano më shumë se 20 vjet më parë./Top Channel/


Fotolajm: Mundën “Skënderbeun”. Ja si i ndajnë paratë lojtarët e “Vllaznisë”

Fitorja ndaj Skënderbeut ka vlejtur 5 milionë lekë të vjetër për lojtarët e Vllaznisë.

Biznesmeni Ardit Kraja edhe një herë tjetër nuk ka nguruar që të shpërblejë lojtarët për këtë fitore mjaft të rëndësishme.

Edhe pse nuk ka qenë i pranishëm në stadium, ai sapo ka mësuar rezultatin final të takimit, ka kontaktuar me drejtuesit e klubit dhe i ka bërë me dije premion, e cila është shpërndarë menjëherë në dhomat e zhveshjes.

Madje lojtarët nuk kanë nguruar që të bëjnë edhe foto gjatë momentit të shpërndarjes së parave.

Kjo është hera e tretë që Kraja akordin premion për futbollistët shkodranë.




Video: Shoë në ‘FA Cup’, ja çfarë bënë trajneri...
Vet futbolli është një spektakël, por ndonjëherë edhe brenda tij ka minispektakle si ky në video mes një lojtari dhe një trajneri.

Shikojeni videon:



Foto: Kur bën konkurrencë me natyrën...

Çdo fund dimri shumë serfistë profesionistë kërkojnë të konkurrojnë me këto super dallgë, që vetëm kur i sheh në fotografi të tmerrojnë jo më të përballesh me to.



PD: Refuzojeni biletën 40-lekëshe. Ne do ta kthejmë në 30 lekë

Partia Demokratike u ka kërkuar qytetarëve sot ta refuzojnë çmimin e ri të rritur të biletave të urbanëve në Tiranë dhe ka garantuar se me ardhjen në pushtet, do ta kthejë atë sërish në 300 lekë. Po ashtu, do të heqë edhe akcizën e naftës.

Deklarata u bë nga Reila Bozdo, këshilltare e PD-së në bashkinë Tiranë.

“Nga nesër, – tha Bozdo, – qytetarët e Tiranës do të paguajnë gjobën korruptive të kryemashtruesit Erion Veliaj.Rritja e çmimit të biletës, nga 300 lekë në 400 lekë, që kryemashtruesi i Tiranës bëri në fshehtësi, në pabesi, nis nesër zbatimin dhe janë 6 milionë dollarë në vit që qytetarët do të paguajnë më shumë për xhepin e Erion Veliajt dhe klientelës së tij.

Duhet ta themi se shoqëritë e transportit urban kanë bërë përpjekje edhe më herët për ta rritur biletën e autobuzit, por janë sprapsur nga kryetari i mëparshëm Basha. Me ardhjen e Veliajt, ata gjetën personin e duhur për këtë aferë që do të rëndojë në kurrizin e qytetarëve.

Partia Demokratike, këshilltarët e saj në Bashkinë e Tiranës do të ndjekin çdo rrugë ligjore për ta ndalur këtë vjedhje, këtë gjobë korruptive të kryemashtruesit Veliaj.

Ne i bëjmë thirrje qytetarëve t’i rezistojnë kësaj afere korruptive, të refuzojnë të japin para për xhepat e Erion Veliajt dhe klientelës së tij.

Ne i sigurojmë qytetarët e Tiranës, se sapo shqiptarët ti besojnë Partisë Demokratike vendimarrjen, çmimi i biletës do të reduktohet në 300 lekë, dhe akciza e naftës për transportin publik në Tiranë e në gjithë vendin, do të hiqet,” përfundoi këshilltarja.


Targa me çip: Koncesionari investon 6.2 mln dhe fiton 96 mln euro

Plani i Ministrisë së Transporteve për koncesionin e targave shihet me dyshim nga drejtuesit e mjeteve. Ata thonë se është në shpenzim i tepërt pagesa prej 48 euro për këtë shërbim.

Pajisja me çip i automjeteve është një shpenzim i tepër sipas drejtuesve të automjeteve. E paguan shteti, apo privati… për ta vlera e parashikuar prej 48 euro për automjet, është një kosto e lartë dhe e panevojshme

Ministria e Transporteve ka marrë së fundi shqyrtim studimin për të dhënë me koncesion për 35 vjet pajisjen me çip elektronik të mjeteve që qarkullojnë në Shqipëri.

Projekti është paraqitur nga kompania private “Porta Saber Albania” dhe Ministria e Transporteve ka pranuar se një komisioni i saj është mbledhur dy herë për ta shqyrtuar.

Nëse miratohet ky “koncesion i pakërkuar” do t’u kushtojë taksapaguesve 95.9 milionë euro për 35 vjet.

Ndërsa Kompania që ka propozuar, parashikon të investoje 6.2 milionë euro në pesë vitet e para.

Një studim fizibiliteti mbi këtë aktivitet vëren se instalimi i çipit në një mjet do t’i kushtojë kompanisë vetëm 7euro.



Liberta Spahiu, ha hekur dhe thyen dhëmbë...

Ajo njihet si një ndër prezantueset më seksi shqiptare në saje të linjave trupore. Bëhet fjalë për Liberta Spahiun, e cila ka zbuluar se si e mban seksi “linjën e trupit”.

Në fakt, bukuroshja ka publikuar një fotografi në Instagram teksa shihet duke bërë ushtrime në një thes boksi.

“Boksojmë. Thyejmë dhëmbë. E hamë hekurin”,- ka shkruar ndër të tjerash Spahiu në Instagram.




Video: Sindikalisti Ndocaj... dhe një leksion kundër skllavërisë
Deputeti “Kaubojs” Eduart Ndocaj nuk di të flasë vetëm nga Facebook-u apo nga foltorja e Parlamentit. Ai tregon se di të mbajë fjalime edhe nëpërmjet video-mesazheve, madje jo mesazhe por leksione të vërteta kundër skllavërisë. Ky është mesazh i z. Ndocaj nga Bulqiza. Shikoni videon që nuk duhet humbur:

Angela Martini në Vlorë? Ja mëngjesi sensual i bukuroshes...
Angela Martini pozon nga një ballkon në bregdetin e mrekullueshem të Vlorës, duke u mbuluar vetëm me një çarçaf të bardhë. Ja se çfarë shkruan Angela në adresën e saj në FB: “Morning ❤ #beautiful #albania #vlora #kisses”.
Berisha i del në mbrojtje Kserës:Arestimi një praktikë ataviste

Ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ndaj arrestimit të ish-ministrit Ksera. Berisha thekson se, mbështet çdo hetim dhe gjykim për abuzuesit, por arrestimet ataviste po ngrenë dyshime të forta për prapavijen politike.

Ish-kryeministri shpreh habinë se, pse nuk është pyetur asnjëherë i aukuzuari nga prokuroria prej një viti.

Në fund Berisha ka dhe një thirrje për kryeprokurorin Llalla.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në statusin e tij në Facebook:

“Arrestimet jashte flagrance, pa pyetur kurre te arrestuarin, jane atavisem e koherave te shkuara, deshmi e dobesise ekstreme te atij qe leshon urdherarrestin!

Te dashur miq, prej dy ditesh mediat dhe kronikat e tyre jane mbushur me lajmin e arrestimit ne Derviçan te ish ministrit Spiro Ksera me akuzen e vjedhjes ne bashkepunim te 30 milione lekeve.

Dje avokati i ish ministrit Ksera, pasi u njoh me dosjen dhe u takua me prokurorin njoftoi se:

- Ish ministri Spiro Ksera, ndonese i paditur nga KLSH nje vit me pare nuk eshte thirrur, nuk es hte pyetur kurre nga prokurori i kesaj çeshtje dhe ky eshte nje lajm shume kompromentues, nje qendrim atavist qe evokon koherat me te zeza te institucionit te akuzes ne Shqiperi

- Arrestimi jashte flagrance, pa marre asnjehere ne pyetje personin per te cilin leshohet mandati i arrestit, i çfaredo statusi social politik apo ekonomik, deshmon me se paku per friken e urdherleshuesit nga akti i tij i pamoralshem

- Deshmon per mungesen e guximit nga ana e tij per ta pare drejt ne sy personin qe ai heton, per ta njohur me akuzen qe i ben dhe degjuar dhe pergjigjet e faktet kunder akuzes se tij.

- Deshmon se zbaton jashte çdo standarti nje porosi arrestimi sine qua non dhe demton ne menyre te pariparueshme qe ne fillim hetimin dhe si minimum lene shijen e nje akti politik dhe te deshtuar.

Avokati i çeshtjes njoftoi gjithashtu se ish ministri Ksera, qe u arrestua pa u pyetur kurre nga prokuroria, nuk ka asnje lidhje, nuk ka asnje prove qe te faktoje se ai ka lidhje direkte me prokurimet per te cilat dhe u arrestua dhe se nuk ka asnje prove se ai ka prekur apo ka perfituar nga tenderat e dosjes se akuzes per çka ai u arrestua.

Duke shprehur vendosmerisht mbeshtetjen time te plote per hetimin nga prokuroria te cdo dosjeje, te çdo personi mbi bazen e standarteve te nje vendi te lire, denoj me ashpersi arrestimin pa marre ne pyetje te ish ministrit Ksera, si nje akt te porositur per qellime te qarta politike.

I bej thirrje trupit gjykues te gjykoje bazuar ne ligjin dhe vetem ligjin pa asnje ndikim politik nga prokuroret e sojit Troci. I bej thirrje prokurorit te pergjithshem te ndaloje perdorimin ne prokurori te praktikave ataviste qe kompromentojne rende qe ne nisje procesin e hetimit! Sb.”.

Yllit të “Big Brother” gati sa nuk i shpërthejnë c**t…

Bukuroshja nisi vitin me dizajnin e saj të bikini-t, ekstra për vajzat me ‘vija’ të veçanta. Megjithatë, deri sa dizajni i saj të lançohet në shitje, Casey Batchelor po bën çmos që të shfaq vijat e saj në bikini – duke nxjerrë pamje që vërtetë të lëjnë pa frymë. Ish-ylli i “Big Brother”, 29- vjeçarja së fundmi është parë në Marrakesh të Marokut, duke bërë qejf në një pishinë.




Korrupsioni: Gjykata lë në burg ish-bashkëpunëtorin e Kserës

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të lejë në qeli ish-zyrtarin Artevis Mene, i arrestuar gjatë mbrëmjes së të premtes, bashkë me ish-ministrin Spiro Ksera.

Ndërkaq, gjykata ka vendosur që për dy ish-zyrtare të tjera të arrestuara gjatë këtij operacioni ti lejë të lira me masën e sigurisë “detyrim paraqitje.

Masat e sigurisë:

Artevis Mene, arrest me burg

Enda Tozaj, detyrim paraqitje

Pranvera Lilaj, detyrim paraqitje

Video: Ish-ministri Ksera flet nga kafazi i sigurisë

Ish-Ministri Spiro Ksera ka dalë pak minuta më parë, përpara gjykatësve të Shkallës së parë, ku do të mësojë mbi masën e sigurisë që do të vendoset për të, pas ndalimit nga Prokuroria në akuzën për “Shpërdorim Detyre”.

Ish-ministri është parë i qetë dhe pa pranga në duar.
Aksidenti tragjik: Si u gjetën të përqafuar motra dhe vëllai shqiptar

Aksidenti ndodhi dy netë më parë në autrostradën “A4” Milano-Breshia i cili i kushtoi jetën tre personave të cilët ndodheshin në makinë, midis të cilëve edhe dy pjesëtarë të një familje, Antonio 23 vjeç dhe Daniela Ago 21 vjeçe, motër e vëlla nga Shqipëria, por që jetonin në Cornegliano.

Një përqafim lamtumire e kanë cilësuar mediat italiane pozicionin ku u gjendën motra dhe vëllai në makinë. Ky është rrëfimi i personit të parë që shkoi ti shpëtonte, i cili u ndesh me një pamje rrënqethëse.

Antonio dhe Daniela Ago bashkë me mikun e tyre Alberto Casagrande po ktheheshin nga një mbrëmje argëtimi, e cila më pas u kthye në tragjedi për ta.

Ata ishin në anë të rrugës, të ndaluar me makinën e tyre, pasi në autostrdë kishte ndodhur një tjetër aksident, kur u përplasën dhunshëm nga pas nga një furgon “Ëolksëagen Caravel” i bardhë që i përkiste Federatës Italiane të Sporteve Dimërore.

Përplasja ishte aq e frikshme sa të tre personat mbetën të mbërthyer në makinën e tyre si në një kurth.



Kush ishin Alberto, Antonio dhe Daniela?

Basketi dhe muzika. Alberto Casagrande, Antonio dhe Daniela Ago ndanin bashkë pasionet e zakonshme të të rinjve.

Alberto militonte në një bandë muzikore Rucker Sanve di San Vendemiano.

Antonio Ago ishte tastierist në bandën Metro City Music Lab. Ndërsa Daniela ishte studente në Jurisprudencë në Trieste, dhe shpesh ndihmonte grupin./Opinion.al/



Video: Ja si e vë në punë kjo grua burrin e vet...
Kot nuk thonë se femra “fut shejtanin në shishe”... Shikoni se çfarë i bën kjo grua e mençur burit të saj... për ta vënë në punë. Ndiqni videon:

01/02/2016.................................
Shkodër: Arrestohet Shkëlzen Berisha për korrupsion në Hipoteka

Policia ka arrestuar kreun e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër, Shkëlzen Berisha, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale ”Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Kallëzimi i rremë”.

Nga hetimet e prokurorisë dyshohet se regjistruesi, si edhe dy zyrtarë të Hipotekës Shkodër kanë regjistruar një pasuri në pronësi të shtetit, me sipërfaqe 8000 m2 në Theth, në emër të një personi që nuk ka aplikuar për regjistrimin e asaj prone.

Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet bazuar në një kallëzim të vetë regjistruesit, i cili ka deklaruar se ka konstatuar një shkelje ligjore nga ana e topografit Spartak Haxhija dhe juristi Taulant Bejko në regjistrimin e kësaj prone.

Nga hetimet rezultoi se për regjistrimin e kësaj prone në mënyrë të kundërligjshme ka qenë në dijeni edhe vetë regjistruesi i Shkodrës. Në praktikën e sekuestruar në Hipotekën e qytetit, rezulton se prona 8000 m2 i është njohur shtetasit GJ.L nga zona e Thethit.

Ndërkohë, në hetim rezultoi se shtetasi GJ.L. nuk ka bërë asnjë aplikim për njohjen e asaj prone në emër të tij.

Po ashtu, rezultoi që praktika duket si e aplikuar nga një tjetër shtetas me të njëjtat gjeneralitete, GJ.L., por që jeton në një fshat tjetër.

Pak ditë më parë, me urdhër të Prokurorisë Shkodër, për këtë çështje është ndaluar topografi Spartak Haxhija, për të cilën Gjykata e Apelit ka vendosur masën ”detyrim paraqitje”. Po ashtu, ndaj juristit Taulant Bejko është në fuqi masa e sigurisë ”arrest në burg”.




Një snajper për liderin e opozitës

Lideri çeçen Ramzan Kadirov, ka publikuar në Instagram një video, ku shfaqet një snajper që ka vënë në shënjestër një politikan të opozitës ruse. Bëhet fjalë për ish-kryeministrin rus Mikhail Kasianov, liderin e partisë opozitare “Parnas” dhe kritik të presidentit Putin.

Ndersa opozita e ka cilësuar videon “kërcenim të hapur për vdekje” ndaj Kasianov, aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kërkojnë një përgjigje nga qeveria ruse.

Kadirov e komentoi videon me fjalët; opozita kërkon para në Strasburg. Kush nuk e ka kuptuar këtë më parë, do ta kuptojë tani.


Ç’mendonte Tito për Kosovën dhe shqiptarët, pak para vdekjes?

Telegrafi sjell një pjesë të stenogramit të bisedës së Josip Broz Titos me kreun ushtarak në Karagjorgjevë, më 21 dhjetor 1979 dhe më 22 dhjetor 1979. Për të gjithë ata që kanë pasur mendim pozitiv për të, ky stenogram do të jetë tronditës, sepse shpërfaq më së miri mendimin e tij për shqiptarët dhe Kosovën. Madje, deklarohet se ishte kundër Kushtetutës së vitit 1974 dhe se mendon ta vë Kosovë nën pushtet ushtarak. Për më shumë, lexojeni një pjesë që zbërthen më së miri qëndrimin e tij, e edhe paranojën se Anglia e Amerika përmes Kosovës synojnë plane për shkatërrimin e Jugosllavisë. Ai nuk ka mendime të mira për udhëheqësit politikë të Kosovës, ndërsa shprehet se ata sillen si shtet në vete duke bashkëpunuar me Shqipërinë dhe se synojnë ta formojnë një armatë balliste.
“Shokë, së pari, Jua uroj Ditën e Armatës, të cilën e festojmë nesër. Pos juve, urime iu dërgoj edhe të gjithë pjesëtarëve të Armatës sonë.

Mirëpo, shokë, unë nuk ju kam ftuar që të festojmë Ditën e Armatës, ju kam ftuar që, bashkë me ju, komandantë të mi ushtarakë, t’i analizojmë disa çështje aktuale për të ardhmen e Armatës sonë, por edhe të Jugosllavisë. Të gjithë ju e dini se unë jam në moshë, se edhe pak muaj, në maj të vitit të ardhshëm, do t’i mbush 88 vjet, por e dini edhe atë se, veçanërisht pas Havanës, ndjehem i lodhur dhe se më është keqësuar gjendja shëndetësore dhe duhet të shtrihem në spital. Kjo edhe është arsye pse kam vendosur që, si Komandant juaji Suprem, me ju, bashkëpunëtorë të mi ushtarakë, të analizoj disa çështje që lidhen me gjendjen në APJ, por edhe për disa çështje politike që lidhen me detyrat që ka Armata jonë sipas Kushtetutës. Zaten, para Havanës unë kam pasur disa biseda disaditëshe me bashkëpunëtorët e mi të paraluftës dhe të luftës, të cilët tash janë në pension dhe nga ata kam marrë shumë informata për të cilat dëshiroj të bisedojmë bashkërisht sot dhe nesër, të marrim qëndrim unik se çka duhet bërë me qëllim që për ato informacione të mos flasë rruga, por edhe shtypi i jashtëm e shtypi ynë.

Unë, pas takimit me ju, do të kem takime edhe me kreun politik të Jugosllavisë, ndërkaq këtu tash janë të pranishëm Vladoja dhe Llazoja, në emër të Kryesisë së Partisë dhe të RSFJ-së, por është i pranishëm edhe Kosta, në emër të luftëtarëve të LNÇ-së.

Çështjet, për të cilat dua të flas me ju, janë të shumta, ndërsa ndër të parat është se unë, si Komandant juaji Suprem, dua të informohem mbi gjendjen në APJ.

Nga kreu ynë ushtarak kam marrë, si bazë për këtë bisedë, një informacion të gjerë me shkrim, të cilën ma ka dhënë gjenerali Lubiçiq, informatë të cilën e kanë nënshkruar edhe të gjithë komandantët e zonave ushtarake, si dhe komandanti i MLJ dhe i ALJ. Duke e lexuar atë informatë, kam qenë i shokuar me informacionet e theksuara mbi situatën në vend. E kam ditur se situata e sigurisë në Kosovë, e për këtë do të flasim gjerësisht pak më vonë, është e keqe, por nuk e kam ditur se marrëdhëniet ndër-republikane mes republikave tona kanë rënë në nivel aq të ulët. Kështu, në atë informatë theksohet se disa kuadro kroate, që edhe gjatë Luftës Nacionalçlirimtare kanë pasur ambicie të tilla nacionaliste, tash, në qarqe të njëjta bashkëmendimtarësh, flasin se kemi gabuar që Bosnjë-Hercegovina është formuar si republikë, se ajo i takon Kroacisë sikur në kohën e luftës kur ishte nën NDH. Veç kësaj, nga shokët që kanë qenë tek unë para Havanës kam dëgjuar se edhe në Slloveni nuk është duke shkuar puna ashtu si duhet, ndërsa në Serbi “vuajnë” se krahinat kanë fituar, sipas Kushtetutës së re, status shteti.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   40   41   42   43   44   45   46   47   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish