1. Sa më shumë orgazëm ka arrin qëllimin e vet
Meshkujt që kanë seks të rregullt kanë 20% më pak gjasa të zhvillojnë kancer të prostatës. Arsyeja? Ejakulimet e shpeshta mund të largojnë substancat e dëmshme nga prostata. Të bërit seks të paktën tre herë në javë, i ndihmon meshkujt të luftojnë gurët në kanalet urinare, në krahasim me ata që nuk kanë seks.
2. Testikujt janë si një rezervuar i vogël i ngrohtë
Arsyeja se pse testikujt gjenden jashtë trupit është për shkak të temperaturës ideale të nevojshme për prodhimin e spermës. Megjithatë, rolin dhe kënaqësinë e tyre nuk duhet injoruar asnjëherë, sidomos duke ditur faktin se me truqe të vogla mund ta mahnitni mashkullin tuaj. Kur gjatë seksit me gojë dhe gjuhë i përkushtoheni penisit të tij, mos i harroni edhe dy “miq” të tij.
3. Kur libidoja shkon poshtë…
Hulumtimet tregojnë që niveli i testosteroneve zvogëlohen kur mashkulli bëhet prind. Niveli i ulët i testosteroneve do të thotë edhe më pak agresivitet si edhe libido të ulët.
4. Jepni herë pas here ndonjë kompliment
Edhe meshkujt mund të jenë të ndjeshëm dhe të pasigurt kur është fjala për dukjen e tyre. Jepni herë pas here ndonjë kompliment, sepse kjo do të thotë shumë për ta. Por edhe për ju do të jetë më mirë, sepse pranë vetes do të keni një partner të hareshëm.
5. I kujt është klitorisi?
Besoni apo jo – i mashkullit! Quhet frenulum dhe gjendet në majë të penisit në pjesën e njohur si koka e penisit. Frenulumi është shumë i ndjeshëm dhe shumë më tepër theksohet te meshkujt e bërë synet.
6. Centimetrat nuk janë të rëndësishëm, teknika ka rëndësi
Kur të gjithë centimetrat të mblidhen dhe të zbriten, rezultati në fund është vetëm një numër dhe nuk e përkufizon aftësinë mashkullore për të kënaqur femrën. Dashnorët e vërtetë dinë të zbulojnë nevojat e femrës duke vëzhguar trupin e saj, ndërkaq centimetrat në këtë rast nuk kanë kurrfarë vlere./Telegrafi/
Reforma në drejtësi, Ruçi-Berishës: Venecia foli qartë
Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramo Ruçi u është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Berisha se PS po tenton të sabotojë reformën në drejtësi.
“Çfarë po kërkon, po kërkon Pazar? Komisioni i Venecias foli qartë: reforma është domosdoshmëri, duhet bërë sa më shpejt. Foli qartë: punë e lavdërueshme e komisionit parlmanetar dhe shumë ekselente e ekspertëve të nivelit të lartë shqiptarë. Ti sot sulmove komisionin dhe ekspertët”,- i është drejtuar Ruçi-Berishës.
Nëse duam reformë në drejtësi, vijoi shefi i socialistëve, në radhë të parë duhet të përulemi. “Nëse do bëjmë reformë dhe do hiqen të inkriminuarit, atëherë duhet të jetë një kontigjent i pastër që ta udhëheqë këtë”,- ka thënë Ruçi.
“Duhet konsensus për të bërë një reformë sipas standardeve, siç erdhën përfundimet paraprake dhe si do të vijë raporti përfundimtar i Venecias”,- ka thënë më tej Ruçi.
Berisha: Rama, armiku kryesor i reformës në drejtësi
Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur në seancën parlamentare ka akuzuar mazhorancën dhe në veçanti kryeministrin Rama se po pengon reformën në drejtësi.
“Njeriu që saboton reformën në drejtësi është Edi Rama. Këtë e them bazuar në fakte të pakundërshtueshme. Njeriu që mashtron shqiptarët duke thënë se po bën reforma është Edi Rama”,- ka deklaruar Berisha.
Drafti i Komisionit të Venecias, është shprehur ish-kryeministri, “nuk thotë, prokuror Edi Rama dhe gjyqtar Edi Rama”.
Gjithashtu, Berisha ka akuzuar Ramën se po vonon edhe ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit sepse i druhet hetimeve mbi aferat e tij korruptive.
“Byroja e Hetimit do fillojë me ndërtimin e Surrelit dhe me pallatin 5-katësh. Por reforma do të bëhet, se nuk mund të vazhdohet me mashtrime”,- ka thënë më tej Berisha.
Rama: Do thellojmë partneritetin publik-privat
Kryeministri Edi Rama, duke marrë fjalën në seancën plenare të kësaj të enjteje ka mbrojtur politikat e qeverisë në ekonomi dhe ka nënvizuar se ekzekutivi do të rrisë bashkëpunimin publik-privat.
Në fjalën e tij, Rama ka vënë në dukje se ky opsion, që synon të rrisë cilësinë e shërbimit në shëndetësi dhe sektorë të tjerë, është promovuar së fundmi edhe nga Banka Botërore.
“Rasti në fjalë ka qenë në Brazil dhe ka qenë një histori suksesi. Ne do vijojmë me këmbëngulje ta zgjerojmë bashkëpunimin me sipërmarrjen në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimeve”, ka thënë Rama.
Sipas tij, ky partneritet do të japë efekte edhe sa u takon investimeve. “Nëse ne nuk rrisim borxhin, por përkundrazi ka një trend në ulje; nëse nuk rrisim taksat, por përkundrazi ka një trend në ulje, atëherë rruga e tretë për përmirësimin e investimeve në funksion të përmirësimit të shërbimeve është partneriteti publik-privat”,- ka thënë Rama.
“Kjo nuk është shpikja jonë, por Shqipëria është e fundit në rajon dhe Evropë për zbatimin e këtij partneriteti. Kjo është një politikë e qartë dhe e mirëpërcaktuar”, ka shtuar kryeministri.
Më tej ai u është përgjigjur akuzave të opozitës për konçesionet duke i kujtuar konçesionet e saj kur ishte në pushtet. “Të mos harrojmë konçesionin e skanimit të konteinerëve, për hidrocentralet, për kontrollin e automjeteve, etj”, ka vijuar Rama.
Ai ka folur edhe për raportin e Transparency International për luftën kundër korrupsionit, “që e vendos Shqipërinë në një vend shumë më të mirë se një vit më parë”.
“Ju që akuzoni vazhdoni të jeni jo opozita, por qeveria e vjetër, që çdo vit keni ulur në mënyrë brutale dinjitetin dhe imazhin e vendit. Reformat kanë nisur të japin rezultate në luftën kundër korrupsionit, që do të mbetet një luftë e qeverisë për të ndërtuar shtet”,- ka thënë Rama.
Më tej ai u është përgjigjur edhe akuzave të ish-kryeministrit Berisha, i cili sipas tij, “është i vetmi stalinist që ka mbetur në Europë, ndaj dhe gjuetinë e shtrigave e ka në plan të parë”.
Sa u takon akuzave të bëra për check up-in, Rama ka sqaruar se, “check up-i nuk bën analiza”. “Gara e bërë nga qeveria synonte verifikimin e një kompanie që të kishte një rrjet distribucioni në gjithë Shqipërinë, në mënyrë që të bëhet shpërndarja e bazës shëndetësore. Në Shqipëri ka 4 kompani që e bëjnë këtë”, ka thënë Rama.
Sa për reformën në drejtësi, kreu i qeverisë ka thënë se, “kush e saboton do të marrë një përgjigje si asnjëherë më parë”.
Vokshi: Partneriteti me korrupsionin, busulla e kryeministrit
Deklaratave të kryeministrit Rama për konçesionet i është përgjigjur deputetja e PD, Albana Vokshi, e cila është paditur nga kryeministri për shpifje.
"Partneriteti me korrupsionin është busulla e këtij kryeministri, pa asnjë njohuri në ekonomi dhe me eksperiencën e 20-përqindëshit, i cili po ia u jep ekonominë donatorëve që i blenë partinë”, ka deklaruar Vokshi.
Sipas saj, në këto dy vjet qeveria e majtë ka rritur varfërinë për 95 për qind të shqiptarëve dhe ka rritur oligarkinë për qarqet pranë saj.
“Rekomandimet e forumit të Davosit, që propozoi rritjen e investimeve publike, uljen e korrupsionit dhe kontrabandës për uljen e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve janë rrugë të pashkelura nga qeveria, që ka ulur investimet publike dhe ka stopuar rritjen e rrogave dhe pensioneve”,- ka thënë më tej Vokshi.
Rritja e numrit të azilkërkuesve ka qenë një tjetër pikë e prekur nga deputetja e opozitës. “Nga 2014 në 2015 numri i kërkesave për azil nga 4.500 është rritur në 25 mijë. Cfarë ka bërë qeveria për këtë? Sigurisht, asgjë”, ka thënë ajo.
Vokshi, e cila është paditur nga kryeministri për shpifje, ka shtuar: “Mezi pres të përballemi publikisht për të bërë transparencë për ato koncesione që kemi përmendur dhe ato që ju nuk përmendni”.
Beqaj: Mjeku në familje, tashmë falas për shqiptarët
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke marrë fjalën në seancë plenare ka deklaruar se qeveria ka hedhur hapin e parë në ofrimin e shërbimit shëndetësor falas.
“Që nga dje, mjeku i familjes ofrohet falas për këdo që jeton në Shqipëri. Nuk ka qenë kështu deri pardje, me atë pseudo-reformën tuaj”, ka thënë Beqaj duke iu drejtuar opozitës.
Duke iu përgjigjur akuzave të bëra në adresë të tij për konçesionet, Beqaj ka thënë se, “Në shëndetësi nuk ka konçesione dhe nuk ka kontrata më të gjata se 4 vjet”.
“Partneriteti me privatin do të vazhdojë”, ka pohuar Beqaj, duke shtuar se qeveria po bashkëpunon me kompani të huaja prestigjoze.
Më tej Beqaj e ka vënë theksin tek nevoja e përmirësimit të shërbimeve shëndetësore, duke nënvizuar se, “në vend ka një shkallë të lartë pazbulueshmërie të sëmundjeve”./Top Channel/
Studimi: Shtatzënat me depresion, shkaktare për këto probleme tek fëmija
Një studim i kryer nga një grup shkencëtarësh suedezë mbi një numër prindërish që vuajnë nga depresioni, pra duke përfshirë jo vetëm nënën shtatzënë por edhe babain, ka nxjerrë në dritë një sërë problematikash që mund të vijnë dhe formohen tek i porsalinduri.
I pari problem është lindja e parakohshme. Të gjithë ato çifte që vuajnë nga depresioni dhe për më tepër përdorin antidepresantë preken nga ky fenomen.
Disa probleme të tjera kanë të bëjnë me dëmtime në zhvillimin e , të cilat mund të shfaqen në një moshë më të vonë.
Kërkuesit suedezë shqyrtuan të dhënat nga të dy sekset: Baballarët që vuajnë nga depresioni kronik duket se nuk sjellin rrezik për një lindje të parakohshme, por meshkujt që sapo kishin hyrë në fazë depresioni në momentin kur ishte ngjizur fëmija, kishin 38% më shumë rrezik për të pasur fëmijë të lindur para kohe, nga 22 deri pas 31 javësh shtatzëni, nga 37-42 javë, që konsiderohet koha e duhur që një foshnje të zhvillohet plotësisht.
Video: Berisha sulmon Sorosin: Mes tij dhe Ramës ka një grua
Ish-kryeministri Berisha ka sulmuar nga foltorja e Kuvendit edhe miliarderin amerikan Xhorxh Soros.
Teksa fliste për pengimin e Reformës në Drejtësi nga kryeministri Rama, Berisha lexoi një sms nga një zyrtar i “Transparency International”, i cili thotë se, Rama në bashkëpunim me Sorosin shkarkoi grupin e punës që do të merrej me raportin, për matjen e korrupsionit në Shqipëri.
“Dardha e ka bishtin mbrapa dhe dardha është Xhorxh Soros, kam marrë emaile për të. Sorosi një kryespekulant botëror që mbështet klikat komuniste në vendet ish komuniste.
Midis Sorosit dhe Edit, ‘cherchez la femme’, po kjo është histori tjetër. Po po, me dokumente, ja si qeshin, të gjitha këto e dinë këtë”,- tha Berisha.
Më tej ai lexoi mesazhin e zyrtarit të TI.
“Unë jam emëruar në shtator nga Transparency International Berlin si team-leader për të hartuar raportin e anti- korrupsionit për Shqipërinë. Grupi i drejtuar nga unë u ngrit dhe filloi të bënte testimet dhe mbledhjet në terren.
Pas dërgimit të katër kapitujve në Berlin, qendra atje u shqetësua shumë. Kam marrë e-maile ku kërkonin përsëritjen e testimeve në mënyrë të paargumentuar në dhjetor 2014. Krejt papritur kërkojnë shkarkimin e krejt grupit dhe pas 3 muajsh fillojnë procedurën për mbylljen e TIA-s në Tiranë.
Edhe sot e kësaj dite unë nuk e di kush e ka vijuar punën në vendin tonë. Skandali që morëm vesh më vonë ishte se ata komunikonin me një person të tyre në Shqipëri, i cili me pritshmëri të lartë u thoshte se ata nuk janë dashamirës ndaj qeverisë dhe disa prej tyre kanë lidhje me parti të djathta.
Drejtori ekzekutiv i TI në Berlin është ish kryetar i Bashkisë së Budapestit, lidhje e ngushtë i George Soros dhe mik i Edi Ramës. Në vizitën në Berlin në gusht 2014 Rama zhvilloi një takim kokë për kokë me mikun e Soros dhe sic duket i la porosi të mos dëmtojë statistikat”.
Video: Flet roja i “Kobra City”. Ja si ia dogjën pub-in Kallashit
Sot në orët e para të mëngjesit, lokalit në pronësi të valltares së njohur Donjeta Kosumi, e njohur si “Kallashi”, i është vendosur flaka nga persona ende të paindetifikuar.
Uran Badallaj, roja i lokalit ka rrëfyer për “Kallxo.com”, sulmin mbi lokalin “Kobra City”.
“Rreth orës 4 të mëngjesit dy vetë të maskuar e të armatosur kanë hy në lokal dhe na kanë sulmuar me kondakë të revoleve”,- ka thënë Badallaj.
Pasi e kanë rrahur Badallaj tregon se është lidhur nga sulmuesit të cilët më pas e kanë nxjerrë jashtë objektit.
“Kur kemi dalë jashtë kemi pa se jashtë kanë qenë rreth 20 vetë të armatosur me kallashë”,- rrëfen ai.
Rrahja kishte vazhduar edhe jashtë ku Badallaj thotë se u rrah me kondak të automatikut dhe shkopinj druri.
“Masi ma kanë hupë vetëdijen më kanë pre me thikë”,- thotë Badallaj.
I përgjakur Badallaj kishte parë sulmuesit tek digjnin lokalin me benzinë.
“E kanë pas një kantë të bardhë dhe me të e kanë djegë lokalin”,- thotë ai.
Rojtari i lokalit thotë se nuk ka arritur ta identifikojë se kush ishin sulmuesit ndërsa ka një përgjigje interesante kur pyetet a i ka njohur.
“Me e ditë, ata nuk ekzistojnë”,- thotë ai.
Sot në mëngjes, policia njoftoi se sulmues të panjohur kishin sulmuar “Kobra City” dhe i kishin vënë flakën lokalit.
Sulmuesit, sipas policisë, pasi kanë rrahur menaxherët dhe punëtorët e lokalit i kanë lidhur me zinxhirë e më pas i kanë vënë flakën lokalit.
Punëtorët e “Kobra City” lokalit në pronësi të valltares Donjeta Kasumi disa herë janë përballur me ligjin përfshirë rrahje masive në Prizren.
Lokali për herën e fundit ishte bastisur nga policia në shtator të vitit të kaluar ndërsa eprorë të policisë e kishin quajtur këtë lokal si problematik për Prizrenin.
Coca-Cola dëmton këto organe...
Artisti Fabio Panto përmes punimeve të tij ka treguar me detaje se sa organe mund të dëmtohen nga përdorimi i Coca-Colës.
Parë me sytë e Fabio Pantos, logoja e përcjellë nga ai është plot organe apo pjesë të trupit, sy, lëkurë, zorrë, pankreas, stomak, tru, zemër deri dhe kocka.
Fetije Kasaj lë përfundimisht peshëngritjen, bëhet police në Vlorë
Ajo ka entuziazmuar të gjithë shqiptarët me medaljet dhe rekordet e saj. Për të harruar një histori të dhimbshme dopingu që i preu në mes ëndrrën sportive, tashmë është kthyer ne shërbim të qytetarit në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Bëhet fjalë për Fetije Kasajn, ajo që theu tabunë e femrës peshëngritëse në Shqipëri.
“E kam nisur në 1998 në Greqi. Peshëngritja mu duk sporti që më përshtatej më shumë”, shprehet Fetije Kasaj.
Pengesa e parë për të ishte e ëma, e cila duke e parë peshëngritjen si një sport burrëror, nuk donte që t’i shtohej numri i meshkujve në shtëpi.
“Nëna më thoshte se ishte një sport shumë i rëndë për vajzat, por me kalimin e kohës u mësua”.
Talenti i saj u pikas nga trajnerët helen, të cilët bënë gjithçka që ajo të merrte nënshtetësinë greke. Por përpjekjet e tyre të shumta nuk dhanë asnjë rezultat.
Gara e parë e saj nën flamurin shqiptar ishte në vitin 2004, ku ajo pavarësisht moshës së vogël arriti të futej mes 10 më të mirave të Europës. Titulli nënkampione Europe dhe Bote bëri që ajo të shndërrohej në idhull për shumë femra të tjera, të cilat filluan të ndiqnin hapat saj. Por lavdia dhe suksesi i saj u ndërpre si me thikë në vitin 2007, kur ajo rezultoi pozitiv në testin antidoping.
“Rezultova me substancë stanozolol. U tmerrova sepse nuk e prisja një gjë të tillë. Uroj që asnjë sportist të mos e kalojë një gjë të tillë. Ishte një nga momentet më të këqija të jetës sime”, shprehet Fetija.
Pak kohë më vonë, ajo kërkoi për herë të parë falje publike në emisionin “Top Story” për atë që i kishte ndodhur.
“Unë kam kërkuar falje dhe do të vazhdojë të kërkoj. Unë nuk po them që nuk e kam marrë, por pa dashje, pa ditur se çfarë është”, kishte thënë kohë më parë në emisionin “Top Story” Fetije Kasaj.
Por falja nuk e ndihmoi të rikthehej sërish aty ku kishte qenë. Dënimi e la përfundimisht jashtë Lojërave Olimpike, të cilat janë ëndrra e çdo sportisti.
“Normalisht që më ka ngel peng që nuk vajta në aktivitet olimpik, por pati edhe një anë të mirë. Gjatë asaj kohe unë krijova edhe familje dhe u shkëputa”.
Duke qenë se gjatë gjithë kohës ishte mësuar të ishte në vëmendjen e njerëzve, Fetija vendosi të qëndronte sërish mes tyre.
“Unë kam gati një vit e gjysmë që jam larguar nga sporti, pasi kam filluar një detyrë të re. Jam e lumtur që jam këtu, pasi jam pranë njerëzve dhe i ndihmoi me sa kam mundësinë. Sporti të do të përkushtuar në të gjithë kohën, ndërsa këtu jam në fazën e ‘shtëpiakes’”.
Padija rreth dopingut e trajnerit dhe sportistes, bëri që një talente si Fetija të mbyllte para kohe karrierën e saj sportive.
Duke marrë shkas nga kjo dhe rastet e tjera që e kanë futur Shqipërinë në listën e zezë të antidopingut, Komisioni Antidoping ka filluar të sensibilizojë të gjithë sportistët dhe në veçanti ata elitarë për këtë fenomen që është shndërruar në gangrenë në sportin botëror./Top Channel/
Punësonte pa kontratë dhe s’i paguante, pranga pronarit të Call Center
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht një 24-vjeçar, pronar i një Call Centeri në kryeqytet. Sipas njoftimit të uniformave blu, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet T.H., i cili është kallëzuar nga disa punonjës të tij që nuk i kishte paguar.
Pas verifikimeve të kryera nga policia, jo vetëm që personat në fjalë nuk ishin paguar, por ata ishin punësuar pa kontrata të rregullta pune.
Tashmë pronari i call Center do të përballet me akuzën e evazionit fiskal.
Ai mashtronte punonjësit me pretendimin se do t’u jepte pagat muajin e ardhshëm, skemë e ndjekur kjo me shumë persona, derisa u denoncua nga 6 shtetas.
Ledion Liço: Telefoni mbi tavolinë... njësoj si të lësh mbi të organin gjenital
Ledion Liço në një intervistë për “shije.al”, ka folur se çfarë ushqimesh pëlqen ai më së shumti.
Je nga ata që nuk dalin kurrë pa mëngjes, apo kurrë nuk ha mëngjes?
Nuk ka ‘kurrë’ për mua, në asgjë, aq më pak në regjim ushqimor. Dikur nuk haja mëngjes, prej shkollës. Pastaj prej punës herët, nuk kisha stomak kur zgjohesha në 6:00, diçka që u ndodh shumë njerëzve. Ndërsa tani në përgjithësi nuk ha, sepse zgjohem vonë dhe vjen shpejt orari i drekës, por ha kur më hahet. E fejuara ime më ka bërë ta shijoj më shumë mëngjesin, si ‘morning-person’ që është, edhe pse mjaftohem me një frut. Mëngjesi im ideal është kafe dhe cigare, si kënga e Neffa.
Cila është pjata më e mirë që ke shijuar?
Sushi në ‘Sushi Samba’, restorant në Londër dhe pëllumb i mbështjellë me gjethe sallate jeshile tek ‘Mr Choë’. Mund të ha pambarim…
Me cilin ushqim nuk do të mërziteshe kurrë?
Bukë me gjalpë e me djathë dhe ndonjë domate!
A ke neps?
Po, shumë. Dhe mbi të gjitha, kam një dëshirë, që po e menaxhoj me kohën, t’i nxjerr fundin pjatës që kam përpara, frigoriferit etj.
Joy (te seriali “Friends”) nuk e ndan ushqimin (batuta e famshme). Po Ledioni, bezdiset kur i hyjnë në pjesë?
Oh, jo, përkundrazi. Jam rritur me dy vëllezër dhe një motër. Ishe me fat nëse të ngelte pjata e plotë dhe mbase prandaj jam ‘ok’ me këtë.
Merr Sara nga pjata jote? Po ti nga Sara? Apo secili të vetën?
Në përgjithësi marr une nga e saja. Po, marrim nga njëri- tjetri. Sara di të porosisë gjërat më të mira!
Gatuan? Çfarë specialiteti?
Jo shpesh, por gatuaj. Bëj pak nga të gjitha. Mishi dhe kërpudha në gjalpë është specialiteti im, nëse mund të quhet i tillë.
A ka ushqime të shpifura për ty? Çfarë nuk ke guxuar kurrë të provosh?
Deri përpara pak kohësh nuk haja shumë gjëra. Si përshembull: akulloren, spinaqin. E vetmja gjë që më duket e shpifur për t’u ngrënë janë bamjet.
Dehesh lehtë?
Jo, përkundrazi. Dua shumë të dehem. Por kur dehem, lëre mos e pyet…
Në tavolinë, me apo pa telefon?
Besoj se të kesh telefonin mbi tavolinë kur ha, është po aq e paedukatë sa të vendosësh organin tënd seksual mbi tavolinë. Mundohem ta shmang sa më shumë të jetë e mundur, edhe pse është bërë mision i pamundur në kohët që po jetojmë.
Ruhani vizitë në Francë dhe një femër “topless” që proteston
Vizita e presidentit iranian në disa vende në Europë pas heqjes së sanksioneve po pritet në mënyra të ndryshme. Teksa në Itali, tërhoqi vëmendjen vendimi i autoriteteve për të mbuluar statujat nudo, në shenjë të respektit të presidentit të republikës islamike, në Francë nuk ndodhi një gjë e tillë.
Dy episode që mund të marrin përmasat e incidenteve diplomatike ndodhën në Francë, ku vijoi turin Hassan Ruhani.
Pasi refuzoi të drekonte me presidentin Hollande, pasi në tryezë kishte verë, një veprim edhe më i pakëndshëm ndodhi në një urë të Parisit.
Një grua anëtare ë lëvizjes “Femen”, u var simbolikisht në një urë këmbësorësh e zhveshur, ndërkohë në kraharor kishte të vizatuar flamurin iranian.
Përgjatë urës ishte vendosur edhe banderola “Mirë se vjen Rouhani, ekzekutor i lirisë”.
Zëdhënësja e Lëvizjes, tha se më shumë se 800 njerëz dënohen me vdekje çdo vit vetëm për faktin se janë “mendimtarë të lirë”.
Zëdhënësja akuzoi presidentin francez, Francois Hollande, se i intereson vetëm biznesi dhe aspak të drejtat dhe liritë e njeriut.
“Mes të dënuarve ka gra, feministe, homoseksualë dhe mendimtarë të lirë që kanë marrë si dënim vdekjen vetëm sepse janë të tillë. Ndërsa Francois Hollande nuk ka marrë asgjë nga këto parasysh”,- thuhet në deklaratë.
Foto+18: 30-vjeçari shqiptar që pozon nudo në Neë York
Ani Saliasi është vënë së fundi në qendër të mediave për shkak të disa pozave provokuese ku shfaqet krejtësisht lakuriq. I lindur në Tiranë, 30-vjeçari u rrit në Shtetet e Bashkuara, aty ku momentalisht njihet si një prej trainerëve më të guximshëm të fitness-it.
Krahas kujdesit për trupin, Ani Saliasi është pjesë e Forcave Ajrore të SHBA-ve. Fotot e shqiptarit ku shihet me të dashurën e tij, po bëjnë xhiron e mediave sociale, ku natyrshëm fiziku i tij po i lë vajzat pa mend.
Ja si vjedh qytetari në këmbimin valutor
Në këtë video do të shikoni se si me “lojërat e shpejtësisë” një person vjedh në një këmbim valutor në qytetin e Lushnjës. Vetë pronari i pikës së këmbimit valutor e denoncon këtë vjedhje në portalin “Jeta Osh Qef”.
Sipas tij, edhe pse posedon videon ku duket qartë vjedhja, policia nuk e ka marr përsipër të zbuloj vjedhësin për një arsye shumë thelbësore.
Nuk ka kompjuter ku të shoh videon.
Ja mesazhi i plotë i denoncimit të qytetarit:
“Pershendetje, prane zyres time ne Lushnje me date 25.01.2016 vjen ne zyre ky personi qe shfaqet ne video dhe kryen nje vjedhje. Me pak fjale po ta shikosh me kujdes kupton qe ai do te kembei 800 Euro me kurs ditor 137.7 dhe ne total punonjesia duhet ti japi 109.700 Leke dhe i jep nje pako me prerje 1.000 dhe 9.600 Lek vec.
Ai ne momentin qe punonjesia ul koken ben sikur i numeron dhe heq nga pako 20.000 Leke te reja dhe i thot asaj me mire mi jep te trasha jo 1.000. Punonjesia e cila ne mirebesim pasi nuk e pa xhestin qe ai kreu i mer dhe i jep 20 cope me prerje 5.000 Lek ku me pak fjale personi ne fjale doli 20.000 Leke te reja plus. Mbante nje Kapuc ne koke.
Ju lutem postojeni pasi ne polici kur shkova ata nuk kan as PC ku mund t'iu kaloi videon e ta publikojne e te gjejn personin e kerkuar. Ne fund te videos e kap njera nga kamerat ne fytyre! Faleminderit”./jetaoshqef.al/
30/01/2016.........................
Video/ Shpërthen Arjan Çani: Një plehrë, një vemje e shëmtuar. Unë fshi b… Po kujt i thotë?
Pa koment. Monologu i Arjan Çanit për Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj...
Video: Shqiptari përleshet me ujkun, si në filmin “The Revenant”
Kopetë e ujqërve në Batincë të fshatit Studeniçan, Maqedoni, kanë nën kontroll zonën, pasi të paktën disa tufa 5-6 ujqish vijnë çdo natë, duke vënë në rrezik jetën e banorëve.
Mbrëmjen e djeshme ndodhi ajo që pritej. Një ujk hyri në vadhën e deleve, duke mbytur 13 qengja, si dhe duke lënë të kafshuar rëndë 5 dele të tjera. Por, ujku rrezikoi edhe jetën e pronarit të fermës, i cili pasi e pikasi kafshën tinëzare, ndërhyri për ta larguar.
Përleshja me ujkun, sipas rrëfimit të tij, zgjati 40 minuta dhe siç mund ta shihni në këto pamje, ka përfunduar me pasoja të rënda. Pavarësisht vrasjes në fund të ujkut, pronari i fermës, aktualisht në spital, ka rreth 50 qepje në fytyrë, për shkak të çarjeve.
Sipas rrëfimit, ai e kishte kapur fillimisht për bishti ujkun, për ta nxjerrë nga vadha, por ujku i është vërsulur në fytyrë. Shpëtimi i vetëm ka qenë sëpata e varur në mur, shkruan “Ina”.
Për ngjarjen rrëfejnë edhe familjarët dhe banorët, të cilët kanë dëgjuar britmat, gjatë përleshjes me ujkun.
“Përveç këtij, ka edhe 6-7 ujq që rrotullohen këndej. Ishin dy mbrëmë këndej. por qentë e përzunë njërin ndërsa tjetrin nuk e arritën. Çdo natë lëvizin këndej, por mbrëmë na sulmoi”,- u shpreh një banor i fshatit Batincë.
Situata ende nuk ka zgjidhje, pavarësisht se në mënyrë të fshehtë ndonjë gjahtar i gjuan ujqërit. Nga komuna, siç tregojnë banorët, nuk është marrë asnjë masë konkrete, kundër rrezikut nga ujqit./shekulli/
Video: Apologjia e Klodi Lesit para mediave: Lash fëmijët jetimë
“Unë pendohem për aktin që kam bërë. I kërkoj falje familjes së gruas sime, fëmijëve të mi dhe shoqërisë. I kërkoj falje edhe policisë greke që i solla vërdallë për 18 ditë dhe fëmijëve të mi që i lashë jetimë”.
Kjo ka qenë falje publike e Klodit Lesit dhënë për mediat greke sapo doli dje nga Gjykata e Selanikut, ndaj të cilit u vendos arrest me burg për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij. Ai është penduar për krimin që kishte bërë dhe për faktin që mori me vete djalin 4-vjeçar pasi vrau gruan.
Ai deklaroi para hetuesve se e kishte menduar që të dorëzonte djalin në polici kur ishte ende në arrati, por kishte frikë. Gjatë marrjes në pyetje, ai dëshmoi se nuk e kishte kuptuar që kishte vrarë gruan, pasi kishte shkuar i inatosur në shtëpi.
Policia dyshon se ai mund të ketë qenë i dehur kur vrau gruan me thikë, dhe kjo mund të jetë arsyeja pse ai nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte bërë.
Nga “Audi i Verdhë” tek “BMË të zezë”
Nga “Audi i Verdhë” në një “BMË të zezë”? Tre keqberësit, që për 10 ditë ngjallën panik në Itali, po përdorin një “BMË M3” për të vazhduar me grabitjet.
Kjo është pista e re që po ndjek policia italiane për bandën, që të hënën i vuri flakën makinës së vjedhur “Audi të Verdhë”, për të humbur gjurmët.
Për Policinë Italiane ndryshimi i makinës nuk është një lëvizje e panjohur. Ata në fillim kanë gjetur “BMË-në e Zezë” dhe më pas i kanë vënë flakën “Audit të Verdhë”.
Duke kontrolluar denoncimet për “vjedhje makine” të kryera disa ditë përpara se të digjej makina e mëparshme, u zbulua ai për një “BMË të Zezë M3”, që ishte “zhdukur” nga oborri i një kompanie transporti në San Pietro “Al Natizone”, në provincën e Udines.
Ndërkohë karabinierët janë në pritje të rezultateve të analizave që janë bërë në pjesët e mbetura të “Audit të Verdhë”, pas zjarrvënies.
Mes tyre, siç raporton media italiane, veç levës që u gjet disa ditë më parë, është bishti i një cigareje që mund të shërbejë për të zbuluar ADN -në e njërit prej banditëve./Tv Klan/
Video: Ja pamjet e arrestimit të ish-ministrit Spiro Ksera
Pamjet e mëposhtme tregojnë ish-ministrin Spiro Ksera të prangosur kur mbërriti nga Gjirokastra në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në orën 04:00 të mëngjesit.
Policia e Shtetit ka deklaruar se në Prokurori është depozituar një kallëzim nga ana e Ministrisë së Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, ku bëhet fjalë për një investim prej 30 milionë lekësh që duhet të përdoreshin në favor të personave me aftësi të kufizuara, por që nuk janë përdorur për këtë qëllim. Policia ekzekutoi urdhrat e ndalimit të Prokurorisë për disa ish-zyrtarë.
Ata janë ish-ministri Spiro Ksera 48 vjeç, Artevis Mene 27 vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër, ish punonjës në Ministrinë e Kserës, i dyshuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës; Elda Kozaj 31 vjeçe, lindur ne Fier dhe banuese në Tiranë, ish-punonjëse në Ministrinë e Kserës, e dyshuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës; Pranvera Lile 58 vjeç, lindur në Gjirokastër dhe banuese në Tiranë, ekonomiste në Shoqërinë “Shpresa” sh.p.k, si e dyshuar për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.
Policia ka shpallur në kërkim edhe personat me iniciale A.K, A.J, D.F, për të cilët Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin si të dyshuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
AK bllokon puset në Marinzë, Spahiu: Kokëdhima më i pasur se sheikët
Kreshnik Spahiu dhe qindra aktivistë të “Aleancës KuqeZi” kanë protestuar paraditën e sotme në Marinzë të Fierit, kundër rritjes së çmimit të naftës. Në shenjë proteste ata kanë bllokuar për rreth një orë rrugën kryesore që të çon tek puset e naftës.
AK-ja bëri me dije se akciza e naftës është më e larta në Europë. Duke sjell në kujtesë se taksa e naftës është më e shtrenjtë se kosto e karburantit.
Në fjalën e tij, kreu i “Aelancës KuqeZi” deklaroi se, Koço Kokëdhima, është më i pasur se sheikët arabë të naftës.
“’Aleanca KuqeZi’ mbështet kërkesat e tregtarëve për uljen e akcizës dhe taksave të naftës”,-theksoi Spahiu.
Droga në autobusin e FRESSH, Basha: Ja ku është katandisur vendi
Droga e kapur në autobusin e të rinjve të PS, është një dëshmi tronditëse ku është katandisur vendi. Kështu ka deklaruar kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili thekson se, përgjegjës është kryeministri Rama, i cili e ka mbuluar vendin me trafikantë.
Do'stlaringiz bilan baham: |