Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet37/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   33   34   35   36   37   38   39   40   ...   352

Referenca

Fukuyama, Francis. "The End of History?" The National Interest, 1989.

Huntington, Samuel P. 1993. 'The Clash Of Civilizations?'. Foreign Affairs 72 (3): 22.

Derrida, Jacques. Specters of Marx: The State of the Debt, the Ëork of Mourning, and the Neë International. Neë York: Routledge, 1994.

Amy L. Chua, The Paradox of Free Market Democracy: Rethinking Development Policy, 41 Harvard International Laë Journal 287-380 (2000).

Basha: Rama pengon reformën, e ftoj të punojmë për konsensus

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ftuar publikisht Kryeministrin Edi Rama që të ulen dhe të punojnë së bashku për arritjen e konsensusit për reformën në drejtësi. Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Basha tha se është Kryeministri Rama ai që po pengon realizimin e reformës në drejtësi.


“Prej më shumë se 4 muaj, pengesa për reformën në drejtësi e ka emrin Edi Rama. Njeri i investuar personalisht kundër konsensusit. Dikur kur e thonim këtë, ndokush edhe na paragjykonte. Por sot nuk është vetëm opozita që e thotë këtë. Është Komisioni i Venecias. Ja kam ofruar e vazhdoj t’ia ofroj, jemi në situatë absurde kur opozita ofron bashkëpunim dhe Kryeministri e refuzon atë duke luajtur bllofin me 64 vota.

Shpëtimi nuk mund të jetë keqpërdorimi i reformës në drejtësi. Kjo reformë do të kryhet. Më vjen keq që reporterët e Venecia e kanë zhgënjyer përsëri Kryeministrin kur deklaruan në Tiranë se nuk është çështje numerike, por çështje vlere, parimi”,- u shpreh Basha.

Kryetari i opozitës i tregua i gatshëm përsëri që të punonte me Kryeministrin Rama për arritjen e konsensusit dhe tha se Rama po pengohet nga një “forcë e madhe”, që sipas tij, e ka kapur nga xhaketa dhe nuk e lejon realizimin e reformës në drejtësi.

“Nuk ka përpjekje për konsensus dhe dialog. Edhe për çështjet që kemi rënë dakort, Edi Rama zvarritet. Kemi 3 muaj që kemi dhënë dakordësinë, ky zotëri që çirret nga mëngjesi deri në darkë për domosdoshmërinë e reformës, pse nuk e jep dakordësinë e tij. Kush ja ka kapur xhaketën?

Forcë e madhe duhet të jetë. Pengesa për reformën në drejtësi e ka emrin Edi Rama. Alibitë nuk vlejnë. I përsëris ftesën të ulemi dhe të punojmë me konsensus për një drejtësi të pavarur”, deklaroi kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Basha sulmoi gjithashtu edhe ministrat Beqaj e Ahmetaj, e këtë të fundit e etiketoi si “peshkaqenin e bardhë” për hidrocentralin e Skavicës dhe i kërkoi të tregonte sa herë ka udhëtuar me charter në Turqi.

“Peshkaqenit të bardhë Ahmetaj, Suzeri i ka sjellë çarter privat. I fshiu të dhënat e TIMS, por të dhënat e aviacionit nuk i fsheh dot. Sa herë ka udhëtuar me çarter në Turqi dhe kush ia ka paguar?”,- pyeti Basha ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj.

Tjetër tragjedi në Greqi, mbytet varka me emigrantë, 6 të vdekur

Një tjetër tragjedi ka ndodhur në brigjet e Greqisë, teksa një varkë me refugjatë është mbytur, duke shkaktuar 6 viktima. Ata janë një fëmijë, dy gra dhe tre burra.

Varka me emigrantë u mbyt në pjesën veriore të ishullit Kos, i cili ndodhet fare pranë kufirit me Turqinë. Kufoma e foshnjes u gjet nga autoritetet greke, pranë brigjeve të ishullit.

Sipas raporteve të para, në varkë ndodheshin 10 refugjatë që kishin kaluar përmes Turqisë dhe kishin destinacion Greqinë. Rojet bregdetare vazhdojnë kërkimet në det për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë, ndërkohë që në patrullim është edhe një helikopter.

Tragjedi të tilla vijonë prej disa muajsh, ku numri i të mbyturve në ujërat greke ka arritur në qindra.

LSI përfaqësohet me Vasilin në Komisionin e Reformës Zgjedhore

Një ditë para votimit në Kuvend të Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore, LSI-ja ka caktuar anëtarin e saj.

Partia e Metës do të përfaqësohet nga nënkryetari, Petrit Vasili. Ende nuk është zyrtarizuar anëtari i Parisë Republikane.

Ky komision do të ketë 10 anëtarë, 5 nga opozita dhe 5 nga mazhoranca. PS e PD kanë nga 4 anëtarë, LSI e PR nga 1 anëtar. Pa u përfaqësuar mbeten çamët e Shpëtim Idrizit.


Tirana u thotë “lamtumirë” lulishteve, do të kthehen në parkingje
Një listë me vendet ku do të ndërtohen parkingje nëntokësore në Tiranë u botua nga gazeta Panorama. Në të përfshihen disa lulishte në kryeqytet që do të kenë fatin e Parkut Rinia. Njësoj si parkingu nëntokësor tek Parku Rinia dhe si tek ish stacioni i Trenit, parkingjet do të jepen me koncesion, pasi pak ditë më parë iu paraqitën donatorëve të huaj.

PARKINGJET E REJA

Një parking nëntokësor do të ndërtohet te sheshi “Italia”. Projekti është miratuar që në vitin 2004 nga Këshilli për Rregullimin e Territorit të Republikës së Shqipërisë, si dhe ishin pjesë e planit të përgjithshëm të 2013-ës, që e rrëzoi vetë kryebashkiaku Erion Veliaj.

Veç tyre, në vendimin e mbledhjes së fundit të Këshillit Bashkiak për 2015-n përmenden edhe 9 parkingje të tjera nëntokësore. Bëhet fjalë për ato pak zona jeshile që kanë mbetur në kryeqytet si: lulishtja pas Pallatit të Kulturës, që aktualisht shërben si vend pushim e kënd lojërash për fëmijë.

Një parking tjetër është parashikuar te sheshi “Avni Rustemi”, tek lulishtja mes Bankës dhe Muzeut Kombëtar, madje dhe lulishtja pas Kryeministrisë.

Edhe vendqëndrimi i busteve së tre “Vëllezërve Frashëri” do të kthehet në parking nëntokësor. Lulishtja te monumenti i diktaturës ku ndodhet busti i “Ismail Qemalit”, zonë në të cilën u investua pak kohë më parë, do të prishet për të ndërtuar nën të një tjetër parkim nëntokësor.

Në këto 11 parkingje përfshihen edhe dy zona të tjera, sheshi “Italia” dhe stadiumi “Qemal Stafa”./Panorama/



PARKIMET E REJA NËNTOKËSORE

Ish Stacioni i Trenit

Blloku i banimit pas ish kafe Florës (Rruga e Durrësit- Rruga Mine Peza)

Lulishtja mes Bankës dhe Muzeut Kombëtar

Lulishtja pas Pallatit të Kulturës

Sheshi “Avni Rustemi”

Parku Rinia

Sheshi te Vëllezërit Frashëri, pranë Kullave Binjake

Lulishtja pas Kryeministrisë

Lulishtja te monumenti i diktaturës (bunkeri)

Hapësira në lindje të Stadiumit Qemal Stafa

Sheshi Italia



Basha: Ahmetaj, mësuesi i anglishtes më i pasur...

Konçensioni për hidrocentralin e Skavicës ka qenë sërish në qendër të akuzave të PD-së për qeverinë. Në mbledhjen e Grupit parlamentar të PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha, akuzoi ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetaj, për afera me kompaninë turke.

Basha e cilësoi Ahmetajn si, “peshkaqenin e madh të bardhë” dhe “mësuesin më të pasur të anglishtes”.

“Arben Ahmetaj, një specie e rrallë, peshkaqeni i madh i bardhë, mësuesi i vetëm i anglishtes me një pasuri kaq të madhe.. I ‘shkau gau’ te Arjan Çani dhe pohoi se investimi madhor i qeverisjes është Syzeri, që i solli charterin. Suzeri ti ka gjetur miqtë edhe në aviacionin turk. Sa herë ka udhëtuar me çarter? Sa herë ka udhëtuar dhe kush ia ka paguar.. I fshiu të dhënat e TIMS-it.. si ke vënë vulë pasaportës, por të dhënat e aviacionit nuk i fsheh dot. Të përgjigjet sa herë ka udhëtuar me charter vitin e kaluar, dhe kush ia ka paguar hotelin”,- tha Basha.

Sa i përket ngritjes së Byrosë Komëbtare të Hetimit, kreu i opozitës tha se, është dakord pas propozimit të bërë nga partnerët amerikanë, por sipas Bashës, kryeministri nuk flet fare për këtë çështje, pasi sipas tij “dikush po i tërheq xhaketën”.
Intervista: Cani pranon kontrabandën në doganat shqiptare
Doganat shqiptare kanë qenë në qendër të akuzave për kontrabandë e evazion. Që këto akuza nuk kanë qenë politike, e ka konfirmuar më në fund Ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Ai pranon se në dogana ka korrupsion dhe evazion fiskal.

Në një intervistë për “Ora Neës”, Cani thotë se, është i pakënaqur nga puna në dogana, për shkak se ky sektor ka dështuar në realizimin e të ardhurave. Dhe kjo, pikërisht për shkak të kontrabandës dhe evazionit.

“Kryesisht mosrealizimi i të ardhurave është nga doganat dhe jo nga tatimet…Si mund të jem i kënaqur? Përgjigja është: nuk jam i kënaqur nga puna e doganave, përderisa ato nuk kanë realizuar objektivin”,- u shpreh ministri Cani, kur u pyet nëse ishte i kënaqur me punën e këtij sektori.

Ai thotë prerë: “Faji i administratës është…! Ka kontrabandë, ka evazion dhe ky është shqetësimi im. Ky shqetësim është përsa kohë institucioni i doganave nuk më jep një analizë të plotë bindëse që i ka shterur të gjithë mundësitë e kontrabandës”.

Shkon edhe më tëj kur evidenton mallrat e akcisës të cilat futen kontrabdanë.

“Si është e mundur të bjerë në mënyrë kaq drastike sasia e cigareve të importuara? Nuk mund ta pranoj që importet e cigareve kanë arritur në këtë nivel. Pse? Mund të merrni faktorë që ka ranë pirja e duhanit dhe ka një të vërtetë. Por, nëse kjo rënie është nga 2-5% pjesa që ka rënë më shumë duhet kërkuar në faktorqë të tjerë”.

Përsa i përket rolit të “Croën Agents”, kompanisë britanike të kontraktuar nga qeveria shqiptare për të rritur efektshmërinë e doganave shqiptare, për të shmangur kontrabandën dhe evazionin, ministri Cani shprehet i rezervuar.

Por ai konfirmon se britanikët do të largohen vitin që vjen. Si duket, ata nuk e kanë kryer misionin që morën përsipër, përkundrejt pagesave të bëra nga qeveria shqiptare.

“Roli i Croën Agents, ai ka qenë ndihmues, nuk ka bërë ai doganën. Marrëdhëniet me Croën Agents janë shumë të gjera. Janë marrëdhënie që kishin, që nga trajnimet, që nga riformatimet, që nga organikat, rregulloret edhe shkuaraja në terren. Na ka ndihmuar dhe kemi vlerësime për këtë punë të përbashkët…Kjo nuk do të vazhdojë më vitin tjetër. Nuk po ndahemi si armiq. Ne nuk i kemi mundësitë me si Qeveri. E kemi riorjentuar punën tonë tek platforma, tek sistemi dhe do i harxhojmë paratë dhe mundësitë tek kjo pjesë”.

Kontrata e qeverisë shqiptare me “Croën Agents” rezultoi një dështim. Kompania duhet të realizonte afro 100 milionë euro shtesë në buxhet, kundrejt një pagese prej 8.2 milionë eurosh për dy vite kontratë, por nuk mundi t’i realizojë të ardhurat shtesë.

Vetë kompania, në raport dërguar qeverisë shqiptare flet për korrupsion në nivelet më të larta të administratës doganore dhe për kontrabandë në shkallë të gjerë. Sipas Croën Agents kontrabanda dhe korrupsioni i kanë kushtuar shtetit 17 milionë euro.
Turqi: Investiguan trafikun e armëve, gazetarët rrezikojnë burgim të përjetshëm

Dy gazetarë turq rrezikojnë burgim të përjetshëm, pasi përmes një investivimi zbuluan trafikun e armëve nga ana e Agjensisë turke të Inteligjencës.

Armët ngarkoheshin në kamionët në pronësi të kësaj agjensie dhe i dërgoheshin forcave opozitare që luftonin kundër Assadit në Siri.

Gazetarët, Erdem Gul dhe Can Dundar, u arrestuan në 26 nëntor të vitit të shkuar.

Prokuroria i ka mbyllur hetimet dhe kërkon nga gjykata që ata të dënohen me burgim të përjetshëm.

Padia ndaj tyre është bërë nga agjensia turke e Inteligjencës dhe presidenti Erdogan, por ky rast ka ngjallur kritika të shumta në Turqi dhe nëpër botë, pasi po synohet që përmes proceseve të tilla të mbytet fjala e lirë dhe e drejta e medias për të raportuar.



Fidel Ylli e quan "topmodele" Klodi Shalën dhe e akuzon për një abuzim

Fidel Ylli: Topmodelja Klodiana Shala abuzoi me 520 mln lekë
Deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli, ka akuzuar direkt ish­drejtuesen e Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, Klodiana Shala, për përvetësim të një fondi 520 milionë lekë të akorduar, sipas tij, nga qeveria “Berisha”.

I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në “Top Channel”, Ylli denoncoi se, ky fond u shpërdorua, ndërkohë që stadiumi “Qemal Stafa” do të prishej.

“Në investimet në sport jemi 20% më pak se Maqedonia, 30% më pak se vendet ballkanike. E kuptoni që kemi ngelur me pallatin e sportit të Petrit Dumes, një hangar avionësh dhe nuk është bërë asnjë. Dhe po të them unë abuzimet që ka bërë qeveria ‘Berisha’ në këto vite, ju do të habiteni.

I kam këtu me fakte dhe argumente. Si rasti kur i jepnin para’ kësaj topmodeles Klodiana Shalës, drejtoreshë e qendrës. 520 milionë lekë, ndërkohë që kishte dalë që stadiumi “Qemal Stafa” që do të prishej.

Dhe hodhën 500 milionë lekë për të rregulluar poshtë stadiumit dy palestra. A e kuptoni se çfarë kanë bëra këta? Jua jap me fakte dhe me argumente”,- deklaroi deputeti Ylli.

Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e sportistes dhe ish-drejtoreshës Shala, pas akuzave që bëri deputeti Ylli në lidhje me këtë abuzim.



Berisha: Pas padisë së Anetës fshihet makutëria e Edi Ramës
Ish-kryeminstri Berisha ka komentuar së fundi lajmin e bërë publik dje, për nënën e kryeministrit Rama, që ka paditur disa kushurinj për pronësinë e një apartamenti 88 m2 në Tiranë.

Sipas Berishës, pas kësaj padie qëndron Edi Rama dhe jo nëna e tij, Aneta. Ish-kryeministri thotë ndër të tjera: “mjerë kushurinjtë çfarë heqin tani nga Rama”.



Më poshtë lexoni reagimin e plotë të ish-kryeministrit Berisha:

“Populli thote pasuria te shkyen syte! Edvin dhe Olsi Rama padisin 10 kushurinjte trashigimtare te nje apartamenti 88 m2!!

Te dashur miq, populli thote pasuria te shkyen syte, kjo ka ndodhur dhe me vellezerit Rama, Edvinin, kreun e ekzekutivit te vendit dhe vellain e tij, Olsin kryesekserin universal, planetar te Edvinit.

Mediat njoftojne se, keta vellezer makute kane paditur 10 kushurinj e familjare te tyre per çeshtje trashegimie, pronesie te nje apartamenti me siperfaqe 88 m2 ne Tirane. Vellezerit e pangopur Rama, thuhet se pas sherreve te stergjatura me kushurinjte dhe familjaret e tyre, te cilet nuk pranojne t'u njohin hise ne apartament Rames dhe Olsit, kane ngritur padi ne gjykate kunder tyre.

Rama, njelloj si ne rastin e padise absurde qe beri in ndaj meje, qe nuk doli vet por futi zonjen Aneta Koleka, nenen e vet dhe ne kete rast pale paditese ndaj 10 trashgimtareve te apartamentit, eshte zonja Aneta.

Nderkohe nje akraba i afert me Ramen qe nuk do te identifikohet me shkruan se me gjykata qe i shane gjthe diten si te tilla e te atilla, Rama ka bere baterdine duke ju marre nepermjet dhjetera gjyqeve pronat ne Vlore kushurinjve te tij dhe duke mos dale vete ne asnje proces por duke paraqitur zj Aneta Koleka pale paditese.

Mjere kushurinjte çfare heqin tani qe Rama eshte kryeprokuror, kryegjykates dhe kryeminister i pronave te tyre, jo vetem qe i heq nga puna por ju merr dhe pronat. Ka te drejte populli qe thote se pasuria te shkyen syte, ketyre jua ka shkyer syte dhe me shume se syte!”

Kryeprokurori Llalla përplaset me Tahirin në analizën e policisë
Ka qenë një përplasje e hapur. Prokurori i Përgjithshëm dhe Ministri i Brendshëm nuk i fshehën pakënaqësitë për njëri-tjetrin, teksa folën në analizën vjetore të Policisë së Shtetit. Duke folur për luftën kundër korrupsionit, Adriatik Llalla, e drejtoi gishtin nga policia kur tha se, “nuk ka referime nga institucionet ligjzbatuese për zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë”.

Por ai nuk u mjaftua me kaq. Llalla e kritikoi kupolën drejtuese të policisë, për lëvizjet e shpeshta të oficerëve dhe për vonesat në përgjigjet e ekspertimet shencore .

“Prokurorët kanë shqetësimin për lëvizjet e shpeshta të oficerëve të policisë gjyqësore, gjë e cila ul ritmin e hetimeve.

Nga ana tjetër, gjatë vitit 2015 u konstatua një problematikë e spikatur lidhur me ekspertimet në Policinë Shkencore. Burimet e reduktuara në kapacitete njerëzore dhe në mjete teknologjike kanë ndikuar në uljen e ritmit të hetimeve”,- deklaroi Llalla.

Saimir Tahiri, nuk e fshehu nervozizmin nga fatura që Prokurori i Përgjithshëm i la përpara vartësve të tij. Ai nuk vonoi t’i kujtonte 21 Janarin, zvarritjen e cështjeve të rëndësishme apo selektiviteti në delegimin e dosjeve.

“I nderuar Prokuror i Përgjithshëm ka shumë gjëra që mund të bëjmë më mirë nga trajnimi më i mirë i policisë dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore për të çuar përpara çështjet, nga bashkëpunimi me Prokurorinë, nga delegimi i çështjeve për të mos pasur delegim preferencial nga prokurorët kur disa çështje delegohen edhe disa të tjera jo edhe deri te hetimi, siç e thatë dhe ju i çështjeve të rëndësishme, ngjarje kriminale të cilat kanë ngecur.

Ka ngjarje që kanë ndodhur tani afër, ka ngjarje që kanë ndodhur pak më larg por duke filluar nga 21 Janari dhe vrasja e katër protestuesve në bulevard, te vrasja e deputetit dhe të shumë ngjarjeve të tjera deri te korrupsioni duhet të ketë veprim aktiv të Prokurorisë dhe Policisë për t’i çuar përpara këto hetime përndryshe qytetarët nuk kanë asnjë motiv që të besojnë se këtu ka ndëshkueshmëri”,- tha Tahiri.

Përplasja e kreut të organit të akuzës dhe ministrit vjen në një kohë kur po flitet gjithnjë e më shumë për ndërprerjen e mandatit të kryeprokurorit me miratimin e Reformës në Drejtësi.

Adriatik Llalla ka shprehur publikisht mospajtim me këtë reformë. Por gjithashtu, kritikat e Llallës ndaj policisë vijnë në një kohë kur në vend, vetëm në dy muajt e fundit, kanë ndodhur me dhjetëra vrasje e ngjarje të tjera të rëndë kriminale, ende të pazbardhura nga policia.

Zgjidhet Presidenti i ri i Qeverisë Studentore UET


Vilma Beqa zgjidhet Presidente e Qeverisë Studentore. Julian Bendo nga viti i tretë do të jetë Zv/Presidenti i ri ndërsa studentja e juridikut, Dea Llagami do të mbajë postin e Sekretares së Përgjithshme
Tashmë studentët kanë liderët e tyre. Gjatë një procesi shumë transparent, senatorët e çdo programi studimi kanë votuar për të zgjedhur Presidentin e Qeverisë Studentore UET. E pranishme, Dekania e Studentëve, Anisa Subashi, duke folur para tyre bëri një përshkrim të gjithë procesit zgjedhor, nga bashkëpunimi me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve ku çdo program studimi i çdo viti zgjodhi senatorët përkatës e deri te votimi i sotëm. Ajo gjithashtu vuri theksin në rëndësinë e një detyre të tillë dhe përgjegjësinë që çdo senator duhet të ketë për angazhimin që ka marë përsipër. Një risi për këtë qeveri studentore është edhe pjesëmarrja e studentëve të nivelit master.

Vilma Beqa, studente e vitit të parë në Marrëdhnënie Ndërkombëtare do të jetë presidentja e re e Qeverisë Studentore në UET, një traditë e organizimit të vetë studentëve që nga hapja e këtij universiteti 10 vite më parë. Vilma, në projektin e saj për ta bërë UET-in pjesë të qeverisë së studentëve në çdo fije të tij, u beson aftësive të saj komunikuese për të përcjellë përmbajtje. Ajo beson fort se sfidat e jetës dhe punës së saj i kanë mësuar që vullneti i hekurt dhe vizioni e kthen të pamundurën të mundur dhe vështirësitë nuk janë asgjë tjetër veçse një pjesë e rëndësishme e suksesit përfundimtar. Vendosmëria e saj për të punuar për studentët e UET-it është impresionuese. Mjafton të shkosh çdo pasdite në bibliotekën e universitetit dhe ta ndjekësh punën e përditshme që bën në projektin e saj për ta sjellë bibliotekën virtuale më pranë lexuesve studentë e dashamirës të dijes.

Ishin nëntë kandidatë në garë për t’u zgjedhur në funksionin më të lartë drejtues të studentëve, kryesisht nga viti i parë. Përpara votimit, secili prej tyre bëri një prezantim të shkurtër të vizionit të tij udhëheqës duke u ndalur më shumë në përfaqësimin dinjitoz të studentëve dhe zgjidhjen bashkarisht të problemeve. Kandidatët ishin: Odela Preni, Rinold Kaca, Vilma Beqa, Xhoi Bare, Dea Llagami, Andorel Ndoj, Eri Guce, Eleni Sina dhe Arta Feca. Në fund të votimit, Vilma Beqa, studente e vitit të parë në Marrëdhnënie Ndërkombëtare u shpall fituese me një diferencë të konsiderueshme votash. Postin e zëvendëspresidentit do ta mbajë Julian Bendo nga viti i tretë ndërsa Sekretare e Përgjithshme do të jetë Dea Llagami nga viti i parë Juridik. Mbledhja e parë e qeverisë së re do të mbahet ditën e nesërme në orën 16:00 nën drejtimin e presidentes së sapozgjedhur Vilma Beqa.
Zgjidhet Presidenti i ri i Qeverisë Studentore UET
Vilma Beqa zgjidhet Presidente e Qeverisë Studentore. Julian Bendo nga viti i tretë do të jetë Zv/Presidenti i ri ndërsa studentja e juridikut, Dea Llagami do të mbajë postin e Sekretares së Përgjithshme
Tashmë studentët kanë liderët e tyre. Gjatë një procesi shumë transparent, senatorët e çdo programi studimi kanë votuar për të zgjedhur Presidentin e Qeverisë Studentore UET. E pranishme, Dekania e Studentëve, Anisa Subashi, duke folur para tyre bëri një përshkrim të gjithë procesit zgjedhor, nga bashkëpunimi me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve ku çdo program studimi i çdo viti zgjodhi senatorët përkatës e deri te votimi i sotëm.

Ajo gjithashtu vuri theksin në rëndësinë e një detyre të tillë dhe përgjegjësinë që çdo senator duhet të ketë për angazhimin që ka marë përsipër. Një risi për këtë qeveri studentore është edhe pjesëmarrja e studentëve të nivelit master.

Vilma Beqa, studente e vitit të parë në Marrëdhnënie Ndërkombëtare do të jetë presidentja e re e Qeverisë Studentore në UET, një traditë e organizimit të vetë studentëve që nga hapja e këtij universiteti 10 vite më parë.

Vilma, në projektin e saj për ta bërë UET-in pjesë të qeverisë së studentëve në çdo fije të tij, u beson aftësive të saj komunikuese për të përcjellë përmbajtje.

Ajo beson fort se sfidat e jetës dhe punës së saj i kanë mësuar që vullneti i hekurt dhe vizioni e kthen të pamundurën të mundur dhe vështirësitë nuk janë asgjë tjetër veçse një pjesë e rëndësishme e suksesit përfundimtar. Vendosmëria e saj për të punuar për studentët e UET-it është impresionuese.

Mjafton të shkosh çdo pasdite në bibliotekën e universitetit dhe ta ndjekësh punën e përditshme që bën në projektin e saj për ta sjellë bibliotekën virtuale më pranë lexuesve studentë e dashamirës të dijes.

Ishin nëntë kandidatë në garë për t’u zgjedhur në funksionin më të lartë drejtues të studentëve, kryesisht nga viti i parë. Përpara votimit, secili prej tyre bëri një prezantim të shkurtër të vizionit të tij udhëheqës duke u ndalur më shumë në përfaqësimin dinjitoz të studentëve dhe zgjidhjen bashkarisht të problemeve.

Kandidatët ishin: Odela Preni, Rinold Kaca, Vilma Beqa, Xhoi Bare, Dea Llagami, Andorel Ndoj, Eri Guce, Eleni Sina dhe Arta Feca. Në fund të votimit, Vilma Beqa, studente e vitit të parë në Marrëdhnënie Ndërkombëtare u shpall fituese me një diferencë të konsiderueshme votash.

Postin e zëvendëspresidentit do ta mbajë Julian Bendo nga viti i tretë ndërsa Sekretare e Përgjithshme do të jetë Dea Llagami nga viti i parë Juridik. Mbledhja e parë e qeverisë së re do të mbahet ditën e nesërme në orën 16:00 nën drejtimin e presidentes së sapozgjedhur Vilma Beqa.
Landi Hysi, i përkushtuar pas vajzës së Dr Florit

Landi Hysi duket shumë i përkushtuar pas vajzës së mikut të tij, Dr. Flori. Ja tek e shohim Landin, teksa e ka shoqëruar Kaltrinën për në shkollë.

“Me gëzim po shkojmë në shkollë”,- është dixhitura e fotos, por nga mimika e dy protagonistëve, kjo nuk është aspak e vërtetë.

Pak ditë më parë Kaltrina e vogël, këndoi në vend të të atit këngën “Mesazh”, në programin “Në një javë”, ku Landi Hysi ishte konkurrent. Ajo ka qenë një nga hitet më të bukura të “Ëest Side Family”, të viteve 2000.


Ja çfarë tregon forma e buzëve për ty? Lexoje...

Sipas ekspertes të deshifrimit të tipareve Jean Haner, çdo pjesë e fytyrës sonë lidhet me një pjesë të veçantë të personalitetit. Buzët tregojnë pikërisht karakterin tonë në një marrëdhënie; sa bëjmë ne për të tjerët, sa përfshihemi në një lidhje. Doemos; është tipari i fytyrës që krijon kontaktin më të madh me partnerin!

Lexoni shpjegimet e mëposhtme për të kuptuar çfarë rrëfen çdo formë buze për karakterin tuaj në një marrëdhënie.

Buzë mesatarisht të plota

Këto lloj buzësh nuk janë as të plota, as të holla, dhe nuk kanë formë shumë të theksuar. Personat me këtë formë buzësh ruajnë baraspeshat në marrëdhënie. Ata nuk janë shumë ‘të ngjitur’, por u pëlqen të krijojnë një lidhje shpirtërore me partnerin.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   33   34   35   36   37   38   39   40   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish