Ja denoncimi në Facebook-un e ish-Kryeministrit Sali Berisha:
“Doganieri dixhital informon publikun:
-shtatori, nje vjedhje e madhe ne doganat e vendit
-vidhen 10% e te ardhurave doganore edhe me planin e reduktuar
-Krahasuar nje vit me pare jane realizuar 4% me pak te ardhura
-eksportet difinitive kane rene me 16%
-Besi i partise me sa duket po fut ne treg sasira te medha malli kontrabande, mungojne rreth 9000 ton nafte! Sb”.
“Pershendetje Doktor Berisha.
Grope ne te ardhurat doganore per muajin shtator.
Te ardhurat ne dogana per muajin shtator u realizuan ne masen 90% ose 1.4 mld leke me pak se plani. Krahasuar me nje vit me pare jane realizuar 400ml leke ose 4% me pak.
Renie me te madhe ka pasur ne zhdoganimin e karburanteve me nje sasi 9000 ton me pak krahasuar me nje vit me pare. Besi Tajvanit me sa duket po fut ne treg sasira te konsiderushme malli kontrabande.
Vazhdon renia e eksporteve dhe ne muajin shtator me 5% krahasuar me shtatorin 2015 ku renien me te madhe e kane eksportet definitive ne masen 16%
Si 9-mujor te ardhurat kane nje mosrealizim 4% ose 4mld leke krahasuar me planin. Renie ka pasur eksporti ne total 5% dhe eksportet definitive 16% krahasuar me nje vit me pare”.
“Syri.net”: Sherr verbal mes Julian Dedës dhe Albano Bogdos në një lokal të Tiranës
Julian Deda dhe Albano Bogdo janë zënë keq në një lokal në Tiranë. Ky lajm bëhet me dije nga “Syri.net”, në të cilin shkruhet se, dy aktorët janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin në një nga baret kyresore në Tiranë.
Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i kësaj përplasje të paprecedentë, por burimet thonë se, dy aktorët kanë lëshuar edhe fjalët e fundit kundrejt njëri-tjetrit, në një përplasje që ndoshta mund të kishte degjeneruar edhe në konflikt fizik.
“Syri.net” tentoi të kontaktojë me dy aktorët. Ndërsa Albano Bogdo nuk i është përgjigjur thirrjes, Julian Deda është shprehur se nuk dëshironte të komentonte mbi një fakt të tillë.
Por ai nuk ka mohuar aty për aty incidentin, duke lënë të kuptohet se dyshja e kryesore e humorit “Apartamenti2XL” është në krizë raporti.
Përplasja ka ndodhur për parapërgatitjet e show-ut dhe disa xhirime që janë bërë më herët, por konkretisht pritet që në ditët në vazhdim të hidhet më shumë dritë sa i takon kësaj përplasjes të paprecedentë.
Situata bëhet akoma më alarmante kur incidenti raportohet vetëm një ditën përpara premierës së parë të “Apartamentit2XL” që është këtë të martë në orën 21.00.
Nuk dihet nëse do të ketë një reagim edhe nga producenti i emisionit Turjan Hyskaj i cili gjëja e fundit që mund të priste në vigjilje të sezonit të ri ishte pikërisht që dyshja kryesore të shfaqjes të futej në krizë raporti.
Video/ Gjobitet për rripin e sigurimit, ja justifikimi i "dështuar" i shoferit
Policia po vijon aksionin për ndëshkimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit dhe që nuk vendosin rripin e sigurimit.
Sipas policisë rrugore në të gjithë vendin janë ndëshkuar 685 qytetarë, ndërsa gjatë fundjavës janë arrestuar 20 drejtues mjeti nga të cilët 7 në gjendje të dehur dhe 13 të papajisur me Leje Drejtimi, ndërsa 144 gjoba janë vendosur për përdorim telefoni gjatë drejtimit të mjetit.
Ndërkohë policia ka publikuar edhe një video ku një drejtues mjeti futet për parakalim në drejtim të gabuar dhe nuk kishe vendosur rripin e sigurimit.
Por arsyeja e drejtuesit të makinës nuk e ka bindur efektivin e policisë dhe i ka vendosur gjobë.
Video/ Policja i vendos gjobën, shoferi s'përmbahet: Ik ore andej, ma trego kodin rrugor
Gjoba është e hidhur për të gjithë, ndaj dhe disa persona e kanë të vështirë ta pranojnë. Një djalë në Fier është gjobitur pasi ka ecur në qendër të qytetit të tij pa vendosur rripin e sigurimit.
Por, sipas tij kjo është e padrejtë, pasi nuk kishte semafor dhe ishte duke ecur me 10 km, por realisht mosvendosja e rripit të sigurimit është shkelje dhe si e tillë ndëshkohet me gjobë.
Por, ajo që është interesante në këtë video është polici, i cili pas insistimit të djalit për të mos pranuar gjobën, ka marrë librin e kodit rrugor dhe i ka treguar nenin për ndëshkimin nëse nuk vendos rripin e sigurimit, por mesa duket edhe kjo nuk e ka bindur shoferin, i cili mendon se nuk është në gabim.
Por, për fatin e keq të shoferit, polici në këtë rast ka të drejtë.
"Tregoma kodin tani mua, pa semafor pa gjë këtu në mes të Fierit, ik rre andej, do ta filmoj, tregoma ti tani kodin",- janë këto disa nga fjalët e shoferit. Ndërsa polici i është përgjigjur duke i thënë se për ta ndërgjegjësuar do t'i tregojë nenin dhe këtë gjë ka bërë, ndërsa policja që ndodhej pranë tij ka vendosur gjobën.
"Përshëndetje jeta osh qef po u nis një video me një polic ne Fier qe me vuri gjobe për rrip, sa lëviza ne qendër te Fierit isha me 10km nese e shikoni te arsyeshme publikojeni as një këshillë direkt gjobe",- ka qenë ky mesazhi i shoferit dërguar pranë redaksisë sonë.
Video+16/ Tiranë, policët lidhin dhe dhunojnë ashpër minorenin
Një ngjarje e rëndë është arritur të filmohet ditën e djeshme në rrugën “Teodor Keko” pranë zonës së njohur si Unaza e Re në Tiranë. Pranë një restoranti në një qendër tregtare të asaj zone, dy policë me uniformë shikohen teksa ushtrojnë dhunë të ashpër fizike ndaj një minoreni, madje tentojnë t’i vendosin edhe prangat.
Është një moment mjaft i rëndë në video ku fëmija lëshon ulërima të mëdha nga dhimbja. Në pamje duken edhe njerëz të tjerë nga brenda restorantit të cilët u kërkojnë policëve të ndalojnë dhunën.
Nuk dihet ende asgjë në lidhje me arsyen se përse ata dhunuan djalin, por sipas dëshmitarëve ai njihej si fëmijë endacak.
Raportohet se nga ulërimat dhe tmerri që panë me sy, shumë klientë u larguan.
Më poshtë video e plotë:
Vrasjet dhe tradhtitë/ Rrëfehet mafiozi shqiptar i familjes Gambino
Postuar në 03 Tetor, 2016 09:10
John Alite, më i famshmi ish-gangster shqiptar, i njohur dikur si dora e djathtë e shefit të familjes Gambino, John Gotti, ka folur për Info Magazine të Klan Kosovës.
Ai ka thënë se me kalimin e viteve ka krijuar grupin e tij dhe ka filluar ta kuptojë jetën më mirë.
“Shihja si gjërat lëviznin përpara – se si vetura e Frank DeCicco u hodh në ajër në Brooklyn.
Ai ishte mik, zëvendësshef i familjes, por Gotti i vjetër nuk bëri asgjë për t’u hakmarrë për të.
Kur u tregoj fëmijëve, u them se ky ishte niveli i besnikërisë në mafia.
E dini pse Gotti nuk bëri asgjë? Sepse ende po fitonte para.
Pasi ai vdes, Eddie Lino vritet në Brooklyn, nga dy detektivë.
E dini ç’bëri Gotti për atë ushtar?
Prapë, asgjë.
Mungon hakmarrja.
E dini pse-në? Përgjiga është prapë e njëjtë: sepse ai ende po fitonte para.
Nuk donte ta fuste veten në telash për miqtë”.
Më pas qëllohet dhjetë herë, para shtëpisë së tij, në sy të fëmijëve, Bobby Boriello.
Gotti i vjetri nuk bën asgjë, prapë.
Gotti i ri nuk bën asgjë po ashtu, megjithëse ai ishte kumbar në dasmën e tij.
A është kjo çfarë familja Gambino, John Gotti, i riu dhe i vjetri ishin për ushtrinë tonë; besnikëria që jepnin? Ku është kjo besnikëri? Askund.
Mund të përmend edhe pesë të tjerë: Marc Reiter u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa i biri iu vra për këtë familje. Ai që e vrau ishte mik i Gottit të vjetër, dhe kryente shumë punë për të”.
Ai ka thënë se “kur dikush më flet për familjen Gotti dhe besnikërinë, u them që nuk ekziston”.
Ish- gangsteri më i njohur shqiptar ka thënë se njerëzit duhet të nxjerrin mësim nga njerëzit si ai.
“Mësimi që duhet nxjerrë nga njerëz si unë është: u duhet thënë fëmijëve që të mos bëhen të këtillë. Mund të jetë shumë vonë për mua, për njërin apo tjetrin, por jo për ata”.
“T’i bësh të kuptojnë se kjo botë s’është e besnikërisë apo nderit, por e lakmisë, e tradhtisë. Dhe ndërsa dikur merrja jetë, tani po shpëtoj, i pëlqeu dikujt apo jo. Nëse nuk u pëlqen mund ta marrin timen, por këtë gjë do të bëj për një kohë”.
Foto/ Hyni brenda “shtëpisë” ku “jeton” Facebook-u
Kur vjen puna për të treguar teknologjinë e tyre, kompanitë më të mëdha globale përgjithësisht tregohen diskrete, por nuk është ky rasti i Facebook.
Mark Zuckerberg ka nisur përmes profilit të tij në rrjetin social që ka ngritur vetë, fushatën për të treguar “të palarat” e rrjetit më të madh social.
Bëhet fjalë për “fermat ku prodhohet gjithçka e Facebook”. Sigurisht, nuk janë ferma në kuptimin tradicional të fjalës, por hapësira gjigante të mbushura me servera ku ruhen të dhënat tona.
Njëra prej tyre ndodhet në Lulea në Suedi. I gjithë ambienti është aq i madh saqë inxhinierët dhe punonjësit e mirëmbajtjes për të lëvizur përdorin motoçikleta Scooter.
“Brenda pak muajsh do t’u rrëfej përmes fotove të rralla teknologjinë më të avancuar që po ngre Facebook”,- shkruan Mark Zuckerberg.
Baza e të dhënave në Lulea të Suedisë u hap në vitin 2013 dhe është e para bazë të dhënash jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara për kompaninë./TCh/
Video+16/ Skandal në Tiranë, policët lidhin e dhunojnë minorenin
Ke gurë në veshka? Ja mënyra më argëtuese se si të shpëtoni prej tyre
Një studim i publikuar së fundmi në Journal of the American Osteopathic Association, i urologut David D. Wartinger dhe kolegut të tij në Michigan State University College, prezantoi faktet që provojnë se një xhiro në karusel mund të ndihmojë njerëzit të nxjerrin gurët në veshka. Këto rezultate janë paraprake.
“Veshka është si pema me degë, thotë Wartinger, forca shtyn gurin e pozicionuar mes degëve drejt trungut dhe më pas drejt fshikëzës së urinës”.
Ata sjellin shembullin e një burri i cili kishte nxjerrë nga veshkat pikërisht tre gurë duke bërë xhiro me karusel. Por, duhet të keni kujdes pasi kjo nuk mund të funksionojë njësoj për të gjithë, rekomandojnë mjekët.
Nëse guri në veshka është më i vogël se 4 milimetra, xhiroja në karusel ju ndihmon ta nxirrni para se guri të bëhet më i madh dhe të ngecë në kanalin urinar. Për këtë, do të duhet ndërhyrje kirurgjikale.
Ja pse keni pika të bardha tek sytë
Pikat e bardha ose të verdha që ngrihen në sipërfaqen e lëkurës, zakonisht në zonën e syve prekin disa njerëz. Kjo gjendje e lëkurës është e njohur ndryshe me termin “pikat e qumështit” dhe faktori kryesor i krijimit të tyre është keratina e bllokuar nën lëkurë.
Edhe pse beninje, kjo gjendje e lëkurës është shumë e vështirë për t’u hequr dhe mund të shfaqet edhe tek foshnjet gjithashtu.
Faktorët kryesorë që ndikojnë në formimin e tyre janë ekspozimi i tepërt në diell, djegiet, ashpërsia e lëkurës, përdorimi i kremërave steroide, etj.
Ja çfarë duhet të bëbni për t’i trajtuar këto pika në shtëpi:
Lëng limoni me sheqer: përzieni 2 lugë çaji sheqer me lëngun e gjysmë kokrre limoni dhe 1 lugë çaji vaj kokosi. Limonët kanë veti antioksidante dhe kanë fuqi në trajtimin e këtij problemi. Aplikojeni në fytyrë lehtë dhe lëreni të veprojë për gjysmë ore.
Mjaltë i papërpunuar: mjalti është përdorur për mijëra vjet si një ilaç i mahnitshëm. Ai përshpejton proçesin e shërimit dhe heq lagështinë e lëkurës duke shtresuar shtresat e jashtme të lëkurës dhe duke stimuluar daljen e lëkurës së re.
Hiqni tualetin (make up-in): çdo natë para se të shkoni të flini duhet të hiqni tualetin dhe të pastroni fytyrën nga të gjitha papastërtitë. Mbeturinat dhe kimikatet e lëna në fytyrë gjatë gjitha natës mund të ndikojnë në shfaqjen e problemeve të ndryshme të lëkurës.
Qëndroni në hije: mos u ekspozoni ndaj rrezeve të dëmshme të diellit, veçanërisht nëse lëkura juaj është shumë e ndjeshme. Përdorni krem kundra diellit dhe vendosni syze.
Video/ Era për pak sa nuk shkakton tragjedi
Era e fortë në Birmingham për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi ditën e diel në aeroportin e këtij qyteti, ku një avion “Airbus A321” dështoi të ulej në tentativën e parë, ndërsa me vështirësi të mëdha arriti në të dytën.
Në videon e publikuar në internet duket qartë vështirësia se sa ka rrezikuar piloti në dy tentativat e tij për t’u ateruar në aeroportin e Birmingham.
Në tentativën e parë, piloti bën të gjitha përpjekjet për ta ulur avionin, por pozicionimi që ai merr nga era e fortë ishte mjaft i rrezikshëm për ta prekur pistën dhe në momentet e fundit ai vendos ta ngre avionin sërish në ajër.
Edhe në tentativë e dytë duket se situata nuk është se ka ndryshuar shumë, por këtë herë piloti është më i vendosur dhe fatmirësisht ka arritur të ulet pa shkaktuar probleme. Megjithatë ka rrezikuar shumë.
Foto prekëse/ Njëri i verbër tjetri pa duar, dy shokët kompensojnë njëri-tjetrin
Arsyeja pse ecin kështu? Wenqi është i amputuar, pa krahë. Ai i humbi krahët e tij në fëmijëri, pasi preku një kabllo elektrike të tensionit të lartë. Pavarësisht se humbi krahët, Wenqi ende mund të bëjë shumë gjëra, me ndihmën e Haixia-së.
Haixia është i verbër. Ai ka lindur me një katarakt i cili ia dëmtoi syrin e majtë në fëmijëri, dhe në vitin 2000 ai humbi tërësisht shikimin e tij gjatë një aksidenti në punë.
Ai mbështetet në Wenqi-në për ta udhëzuar atë, kurse Haixia i ndihmon atij pasi ai është pa krahë. Kjo storje është mjaft prekëse. Tani Wenqi është krahët e Haixia-së, dhe Haixia është sytë e Wenqi-të.
Pavarësisht aftësive të tyre të kufizuara, këta dy shokë kanë formuar një lidhje të fortë mes vete. Pasi njohin njëri-tjetrin që nga fëmijëria, ata e quajnë njëri-tjetrin vëlla.
“Unë jam duart e tij, ai është sytë e mi”, thotë Haixia. “Ne jemi partnerë të mirë”, shton ai.
Edhe pse janë në këtë gjendje, ata kanë arritur diçka që shumica e njerëzve nuk do të mund ta bënin – qoftë nëse do të ishin me aftësi të kufizuara apo jo.
Përgjatë 13 viteve, ata kanë mbjellë më shumë se 13,000 pemë së bashku. Ata e kanë arritur këtë përmes besimit dhe shoqërisë së fortë që kanë.
Se si është dukur puna e tyre e përditshme, mund ta shihni në fotografitë më poshtë që “GazetaExpress” i sjellë për ju.
Video/ Gazetarja Lala: Prostitutat e luksit në Shqipëri, personazhe shumë të njohura
Gazetarja e “GSH” dhe “News24” Klodiana Lala, ka theksuar në emisionin “Opinion” nw “TV Klan” se, një pjesë e konsiderueshme këtij aktiviteti janë edhe prostitutat e luksit. Ato janë vajza shumë të njohura, madje shumë syresh, janë personazhe shumë të njohura publike.
Kjo histori u zbulua, kur policia po përgjonte për një aktivitet kriminal, valët e përgjimit kapën komunikimin e taksive, ku nga biseda u vu re se taksitë dyshoheshin se kishin ndihmuar në grabitjen e bankës, gjatë përgjimeve dolën emra të rëndësishëm, biznesmenë, politikanë….
Shiko videon:
04/10/2016/..........................................
“Kam një problem, duan të më eliminojnë...”/ Ndërpritet aktiviteti LIVE i Edi Ramës
“Kam një problem shumë të rëndë, kërkojnë të më eliminojnë fizikisht!”. Ishin këto fjalët e një banori të Libonikut në Korçë përpara kryeministrit Edi Rama në një takim për tokën bujqësore.
“Kam një problem shumë të rëndë. Kërkojnë të më eliminojnë fizikisht për një problem me tokën e marrë sipas ligjit 7501. Petrit Kupja me shokë, komuna Libonik, s’më nxirrnin titull pronësie, për karburant, por pa asnjë letër. Zarbat me shokë e kanë ndarë Shqipërinë si në vitin 1913. Të gjitha gjykatat, po i bie shkurt…”
Në këtë moment është ndërprerë sinjali nga ana e regjisë së kryeministrit duke bllokuar transmetimin “Live” dhe duke bërë që edhe televizionet të ndërprisnin transmetimin. Ende nuk dihet kush e ka kërcënuar banorin e indinjuar që jetonte në Maliq dhe si qëndron çështja.
Pas rikthimit të sinjalit ka qenë një tjetër banor duke folur.
Foto/ Autori i masakrës në Shkodër në momentin e arrestimit
Zbulohen pamjet e arrestimit të Miklovan Parubit, 33-vjeçarit që shkaktoi masakrën në Dajç të Shkodrës, mbrëmjen e djeshme. Policia e Shkodrës dhe FNSH-ja kanë arritur të zbulojnë vendodhjen e Parubit afro 14 orë pas krimit dhe kanë bërë të mundur arrestimin e tij.
Masakra ndodhi për shkak të humbjes në një lojë pokeri, ku Parubi, që njihej si përdorues i drogës dhe me luhatje emocionale, hyri me automatik sërish në lokal dhe hapi zjarr mbi 10 bashkafshatarët e tij që ndodheshin aty dhe që i njihte mirë.
Si pasojë e breshërisë mbetën të vdekur në vend Arjet Saiti 42-vjeç, pronar i lokalit dhe Gacalin Kopshti 30-vjeç.
Të plagosur mbetën Aleks Prendi, Ndoc Markaj, Vinçens Kopshti – vëllai i njërit prej viktimave dhe Kidas Molla, që ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, Parubi u arratis me ndihmën e një miku të tij që u arrestua sot paradite nga policia dhe dëshmoi se Miklovani i kishte thënë se do të qëllonte edhe mbi policinë.
Policia vuri një shpërblim prej 5 milionë lekësh për këdo që do të jepte informacion. Nuk kaloi shumë dhe ai u zbulua në këtë hangar bashkë me armën e krimit.
Familja Parubi është mbyllur në shtëpi nga frika e hakmarrjes.
Qëllohet me shishe ish-kryetari i Komunës Lazarat, Dasho Aliko
Ish-kryetari i Komunës Lazarat, Dasho Aliko është qëlluar me shishe gjatë mbledhjes së sotme në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës.
Mësohet se debati është provokuar nga këshilltari i majtë Petrit Brahimi, i cili është gjithashtu me origjinë nga Lazarati dhe me lidhje fisnore të afërta me Dasho Alikon.
Brahimi e ka ofenduar Alikon teksa ai po fliste për mungesën e investimeve në fshatin Lazarat.
Më pas ish-kryetari i Komunës i ka përmendur Brahimit një sms në telefon, që sipas tij do t’i kushtojë shumë. Në këtë moment këshilltari i majtë e ka qëlluar me shishe Dasho Alikon.
Debati ka vijuar edhe me fjalë të tilla si “legen”, “pis”, “qelbësirë” etj.
Aksioni në Tiranë/ Policia qëllon me armë, sekuestrohet kokainë
Një aksion antidrogë i policisë së Tiranës ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine dhe arrestimin e 3 personave. Aksioni u zhvillua tek rruga ‘5 Maji’, ku u sekuestrua 700 gram kokainë, ndërsa nuk dihet ende identiteti i 3 të arrestuarve.
Burimet nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se gjatë ndërhyrjes, policia qëlloi me armë në ajër për të neutralizuar trafikantët, pasi ishin të armatosur dhe nuk ju bindën urdhrit të ndalimit.
Autorëve iu sekuestrua një pistoletë pasi u prangosën.
Punonjësi i OSHEE bie nga muri, e dërgojnë të vdekur në spital
Një punonjës i OSHEE në Vlorë ka humbur jetën teksa punonte për riparimin e disa kabllove. Sipas policisë viktima është shtetasi 23-vjeçar Shyqyri Baraj, banues në fshatin Grabian, Vlorë.
“Pas hetimeve paraprake të Policisë ka rezultuar se ky shtetas (punonjës i OSHEE-së) ka qenë duke kryer punime me kabllo elektrike në fshatin Grabian. Dyshohet se ai ka rënë nga një mur në punime e sipër me kabllot elektrike”- njofton policia.
Ai u dërgua në spital, por humbi jetën gjatë rrugës. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
“Babagjyshi”, 28 vite burg për anëtarin e bandës së grabitësve
Prokuroria kërkoi dënimin e njërit prej anëtarëve të bandës së babagjyshëve, i cili që prej majit po gjykohet veçmas 10 të pandehurve të tjerë.
Prokurori shpalli pretencën duke i thënë gjykatës se i pandehuri Saimir Sala, 32 vjeç duhet të dënohet me 28 vjet burgim. Ai akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, kryerje të veprave penale me këtë grup si edhe implikim në dy episode grabitjesh me armë.
Banda ku i pandehuri ishte anëtar ka kryer gati 13 grabitje, më e bujshmja ajo e një argjendarie në një qendër tregtare në Tiranë.
Në episodin e parë ku është përfshirë Saimir Kala, është grabitja e ngelur në tentativë e një argjendarie në Durrës, në të cilën, përveç tij janë përfshirë edhe dy bashkëpuntorë të tjerë të grupit, Agustin Sula dhe Fatmir Pjetri.
Episodi i dytë ka ndodhur në 2014, kur grupi pasi ka grabitur gati 12 kg flori në një argjendari në Dibër të Madhe gjatë shkëmbimit të zjarrit njeri prej grabitësve ka mbetur i vrarë në vend.
Në qëndrimin e saj prokuroria thotë se anëtarët e grupit të babagjyshëve kishin role të ndara për çdo goditje që kryenin kryesisht në argjendari dhe biznese.
Në një kohë që për gjashtë anëtarët e tjerë, Prokuroria ka kërkuar më herët gati 170 vite burgim, i pandehuri Saimir Kala pritet të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar, çka do të thotë se atij do t’i zbresë dënimi në 18 vjet heqje lirie./tch/
Mungesa e Gashit, Blick: Nuk donte të vinte. De Biasi: Fjalë mediash!
Shkëlzen Gashi nuk u grumbullua kësaj here për kualifikueset e Kupës së Botës.
Sulmuesi i Colorado Rapids edhe pse është në formë nuk do të ndihmojë Kombëtaren në takimet eliminatore të Tetorit.
Gazeta zvicerane “Blick” botoi një lajm ku shkruante se Shkëlzen Gashi dëshironte të shmangte udhëtimin e gjatë, pasi skuadra e tij Colorado Rapids ka një ndeshje të rëndësishme këtë fundjavë me Dynamo Huston.
Një fakt i tillë është mohuar nga trajneri Gianni De Biassi. Ai i kontaktuar nga Televizioni Klan sqaroi se janë vetëm fjalë mediash dhe asgjë më shumë.
Gjatë prezantimit të listës pak ditë më parë De Biassi tha se mungesa e Shkëlzen Gashit ishte një zgjedhje teknike për të afruar disa lojtarë të rinj, të cilët do të shërbenin për të ardhmen./Tv Klan/
Seks 50 deri 100 euro ora/ Ja ku mund të gjeni femra në Tiranë
Gra publike ose gra të përgjithshme. Kështu quheshin punëtoret e seksit në Shqipërinë e qeverisur nga Mbreti Zog, i cili mori vendimin për ta legalizuar këtë aktivitet duke sjellë vajza nga Mali i Zi dhe Serbia, që u regjistruan në shtëpitë publike të asaj kohe që funskiononin si një biznes i legalizuar me rregulla dhe sanksione të përcaktuara qartë.
Vendosja e regjimit komunist ne Shqiperi, i dha fund epokes se prostitucionit profesionist te krijuar deri ne ate kohe. Por ai, gjithashtu, nuk lejoi asnjë lloj trafikimi te grave, adoleshenteve e, pergjithesisht, te qenieve njerezore. Kodi Penal parashikonte te denohej, madje ashper, vetem ushtrimi i prostitucionit.
Pas viteve ‘90 në Shqipëri u shfaq fenomeni i trafikimit të qenieve njerëzore, me qëllim prostitucionin. Kryesisht viktima të këtij aktiviteteti ishin vajza shqiptare, por të trafikuara jashtë vendit.
Prostitucioni brenda kufirit shqiptar shfaqet ndjeshëm pas viteve 2000. Si një veprimtari ilegale, por fitimprurëse.
Në një artikull të botuar në të përditshmen “Panorama”, thuhet se, në Tiranë kushdo që kërkon mund të bleje seks, që varion në çmimet bazë nga 50- 100 euro.
Sipas këtij artikulli mënyra me të cilët mund të sigurohen këto vajza janë shoferët e taksive që punojnë gjatë natës, recepsionistët e hoteleve (ashtu si në shumë vende të tjetra të Europës) apo prostitutat e rrugës që shihen kryesisht në qendër të qytetit, çmimi i të cilave varion nga 3-12 euro.
Klubet e natës apo qendrat e masazheve, duket se gjithashtu janë vende ku mund të sigurohen vajza për seks me pagesë.
Vjedhja e bizhuve koperturë për të mbuluar një video seks-skandal të Kim Kardashian
Bizhuteritë me vlerë 16 milion dollarë të cilat ia grabitën në Paris, mund të mos jenë hiçgjë përpara detajeve të reja që janë zbuluar nga incidenti i Kim Kardashian. Kështu, pas kthimit të menjëhershëm në New York, ylli i showbiz-it ka rrëfyer se së bashku me unazat e varëset, hajdutët i kanë vjedhur asaj dhe telefonat!
Përtej fotove nudo pa fund, që shpesh Kim Kardashian ndan me fansat e saj, brenda telefonave gjenden dhe filmime të “rrezikshme” ku 35-vjeçarja është në momente intimiteti me bashkëshortin Kanye West.
Në lidhje me grabitjen po punohet intensivisht edhe për këtë fakt, në mënyrë që autorët të gjenden përpara se ato video seksi të publikohen.
Kujtojmë se fama e Kim Kardashian erdhi pikërisht nga publikimi i një video të tillë e cila u hodh në treg disa vite më parë. Për këtë fakt, prokurorët amerikanë dyshojnë se dhe këtë rradhë, vetë protagonistja mund të jetë e përfshirë e bashkëpunëtore e hajdutëve.
Adi Krasta i rikthehet televizionit? Po çfarë thotë vet showmani...
Ai është një nga moderatorët më popullorë por edhe më të dashur për publikun shqiptar. Mungesa e Ad Krastës në ekranet televizive është diskutuar jo pak herë, gjithashtu edhe arsyet e shkëputjes së tij, që mesa duket ka qenë e përkohshme…
Kohët e fundit po qarkullojnë zërat se prezantuesi do të angazhohet së shpejti në televizionin “Ora News”.
Ai këto kohë është parë në ambientet e këtij televizioni dhe burime për “Bordo” raportojnë se, një kontratë është firmosur. Se cili do të jetë show i ardhshëm i Adit në këtë televizion, na mbetet ta zbulojmë në vijim.
Ky lajm me siguri që do të gëzojë admiruesit e tij, pasi do t’i rikthehet ekranit një nga moderatorët më të pëlqyer, që ka ditur t’i rezistojë kohës…
Por vetë Adi Krasta ka mohuar në mënyrë kategorike shkrimin te revista "Bordo" e cila, referuar burimeve tha se, ai ka firmosur kontratë me televizionin “Ora News”.
“Jo, nuk kam firmosur asnjë kontratë me askënd dhe nuk kam shkelur në asnjë televizion”,- i është përgjigjur interesit të revistës "Who", Adi Krasta.
Nuk dihet arsyeja se përse ky lajm qarkulloi sot në mediat sociale, por me siguri, përgënjeshtrimi i tij do të mërzisë shumë nga fansat e ata që u bënë gati për rikthimin e Krastës në ekran.
‘Publicus’ hyn në laboratorin e plehrave. Del mashtrimi i Ramës
Kamera e emisionit më të ri “Publicus” në Vizion Plus ka mundur të depërtojë në laboratorin e Agjensisë kombëtare të mjedisit, për të cilin flasin të gjithë, por të cilin nuk e ka parë askush. Është pikërisht ky laborator që është servirur nga kryeministri Rama si një nga garancitë më të mëdha se në Shqipëri nuk mund të hynë plehra te rrezikshme.
Vetë Rama dhe mbështetësit e tij kanë folur për investime të mëdha, çertifikim nga BE, trajnime etj.
Por në fakt realiteti që tregon kamera e “Publicus” ka nxjerrë në pah një skandal. Në katër vite aty nuk ka ndryshuar pothuajse asgjë (ashtu sikurse e tregon edhe videoja poshtë).
Autori i programit, Artan Rama, ka shkuar vetë ta prekë nga afër këtë skandal duke i marrë në pyetje punonjësit, por ata janë përgjigjur se ndryshimi më i madh është hapsira me më shumë ambiente.
Pas këtij investigimi serioz bëhen edhe më të mëdha pikpyetjet: Kur gënjeu edhe për këtë garanci çfarë interesash ka kryeministri me importin e plehrave?
Emisioni “Publicus” edhe këtu ka ngritur një pistë të tijën. Ajo duhet kërkuar tek kompanitë e riciklimit që janë ngritur dhe rregjistruar në QKR fare pak pas miratimit të ligjit. Me sa duket kjo e bën edhe më të qartë se përse Rama u detyrua të mashtrojë disa herë me rradhë.
Foto/ Dashuria e Mimit për Holandën dhe... ca armatime në Durrës
Prej dy-tre ditësh, banorët e qytetit të Durrësit janë bërë dëshmitarë të lëvizjeve të pazakonta në port. Anije të mëdha ushtarake janë ankoruar në këtë port dhe prej tyre kanë zbarkuar dhjetra kamionë ushtarakë të ngarkuar me pajime e armatime, helikopterë dhe mjete të tjera luftarake.
Sipas burimeve zyrtare, këto karvanë ushtarakë janë drejtuar drejt bazës së “Pashalimanit” në Vlorë, ku të premten do të ketë një stërvitje të përbashkët ushtarake.
Kaminoët në foto, me tabela dhe targa britanike, janë vetëm disa nga dhjetra të tjerë që tashmë thuhet se, kanë marrë rrugën drejt Jugut.
Kjo lëvizje e pazakontë, si dhe ardhja e ekspertëve ushtarakë rusë në Shqipëri, ka ngritur disa teori konspirative. Nëpër rrjete sociale nuk kanë munguar persona të caktuar, të cilët pretendojnë se, “armët kimike siriane kanë mbërritur në fshehtësi dhe trupat britanike, ruse dhe amerikane do të monitorojnë asgjesimin e tyre diku në afërsi të Bizës”.
Por ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, pati sqaruar pak ditë më parë se ky grup ushtarakësh ndodhet në Shqipëri për një procedurë rutinë, veprimtari armëkontrolli në terrene sportive, që rrjedh nga detyrimet si vend anëtar i OSBE-së.
Kodheli siguroi se nuk transmetohet asnjë sekret ushtarak tek këto trupa.
Ndërkohë mjetet luftarake që kanë mbërritur dhe po vazhdojnë të zbarkojnë në portin e Durrësit, mund të jenë në kuadër të stërvitjes ushtarake “Joint Effort” që po zhvillohet në vendin tonë me pjesmarrjen e forcave amerikane dhe britanike.
Por sot ministrja Kodheli duket se ka pritur njw tjetwr mike tw dashur tw sajwn, por kwsaj here jo nga Britania, por Holanda.
“Vizita e sotme në #Tiranë e mikeshës dhe homologes sime holandeze Jeanine Hennis-Plasschaert dhe mbështetja e vendit të saj, është treguesi i radhës se #Shqipëria është shndërruar pa më të voglin dyshim në një vend të denjë anëtar të NATO.
Mbështetja e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në angazhimin e Shqipërisë në misionin e #NATO në Detin Egje, është më shumë sesa i rëndësishëm, aq më tepër që ky vend ka dhe drejtimin e këtij misioni.
Jo më pak e rëndësishme është edhe mbështetja e #Holandës për ngritjen e Qendrës së Ekselencës për studimin e luftëtarëve të huaj.
Si dy ministre Mbrojtjeje femra, nuk mund të mos flisnim për barazinë gjinore. Shqipëria ka 8 ministre femra dhe 30% e kolonelëve të sapograduar janë femra. Dhe jemi krenarë për këtë. ”,- shkruan ministrja Kodheli në profilin e saj në Facebook.
Deklarata e Lu: Ka mbaruar koha e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar
I pranishëm në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve të rinj, ambasadori amerikan Donald Lu tha se koha e gjyqtarve dhe prokuroreve të korruptuar ka mbaruar më miratimin e reformës në drejtsi.
“Koha e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar ka përfunduar. Sot është dita juaj. Ky është momenti që një brez i ri gjykatësish dhe prokurorësh të lënë gjurmë në këtë botë. Shqiptarët duhet të mbushen me shpresë se brezi juaj do të jetë brezi që do të rikthejë shpresën dhe besimin se do të ketë drejtësi për të gjithë. Ata duan të besojnë se brezi juaj do ta përdorë këtë mundësi të çmuar të reformës në drejtësi për t’u siguruar që të gjithë njerëzit – fajtorë dhe të pafajshëm – do të trajtohen me respekt në këtë shoqëri”,- tha Lu.
Kërcënimet, Llalla i shmanget sërish pyetjeve të gazetarëve
Është hera e dytë që kryeprokurori Adriatik Llalla i shmanget reagimit publik lidhur me lajmin e kërcënimit të tij dhe familjes.
I pranishëm në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve të rinj, Llalla s’ka pranuar të bëjë komente për pyetjet e gazetarëve.
“Sot jemi për një çështje tjetër. Pjesa më e madhe e prokuroreve janë femra, shumë prokurore femra dinë të përballen me kërcënime”,- ka thënë ai shkurt.
Foto-Video/ Bixhozi para masakrës. Ja si po luante autori dhe viktimat në Shkodër
Ky është momenti kur autori i masakrës në Dajç të Shkodrës ka qenë në tavolinë së bashku me dy viktimat dhe të plagosurit e mbrëmjes së djeshme.
Miklovan Parubi, tashmë i vënë në prangat e policisë pas një aksioni që zgjati rreth 14 orë gjatë gjithë orëve të natës e që u finalizua sot në 13:30 me arrestimin e tij dhe sekuestrimin e armës tip kallashnikov. Në video shfaqet autori dhe personat e tjerë teksa luajnë poker në ambientet e lokalit të Ajet Saitit 42 vjeç.
Parubi është i ulur në tavolinën ku luhet, dhe shihet teksa debaton me një të ri, i cili më tej ulet të luajë. Mes tyre ka një debat, që duket edhe në video.
Në ambientet e lokalit janë 9 persona, së bashku me burrin që pastron lokalin ndërsa ata luajnë. Parubi, njihet në zonë si një person me çrregullime të personalitetit si dhe përdorues i lëndës narkotike.
Ndaj për Policinë e Shkodrës mbeten ende të pashpjegueshme arsyet që e bënë 33-vjeçarin të çohet i revoltuar nga tavolina e pas pak momentesh të kthehet i armatosur me kallash. Në videon e siguruar nga “Express”, shfaqet edhe momenti kur autori është larguar nga tavolina. Personat e tjerë shihet teksa vijojnë qetësisht lojën, pa pasur asnjë debat apo përplasje mes tyre.
Do'stlaringiz bilan baham: |