Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet317/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   313   314   315   316   317   318   319   320   ...   352

Njoftimi i Policisë Rrugore:

“Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me gjobë mjetin tip “Ferrari”, me targa të huaja, që kishte parkuar një ditë më parë në vend ndalim-qëndrimi.

Shërbimet policore konstatuan dhe ndëshkuan mjetin sot në orët e pasdites.

Në bazë të legjislacionit mjeti u gjobit maksimalisht për parkim të gabuar, me 3 mijë lekë.

Policia Rrugore sqaron opinion, nisur nga publikimet në disa media online, se mjeti nuk u ndëshkua me gjobë një ditë më parë, pasi nuk u konstatua drejtuesi i tij dhe në kushtet kur mjeti është me targa të huaja, nuk vendoset gjobë në mungesë.

Policia ka thirrur shërbimet e karoatrecit për të dërguar mjetin në pikën e bllokimit, por për shkak të specifikave teknike të makinës (ishte shumë e ulët) nuk u realizua zhvendosja e saj.

Policia Rrugore thekson dhe garanton se, pavarësisht disa komenteve në mediat online, çdo shkelje është e ndëshkueshme me forcën e ligjit.

Ndaj i ftojmë mediat që të punojmë bashkë për një Shqipëri më të sigurt!”



PD çon në Kushtetuese "Vettingun", reagon ambasada amerikane: Ligji jo antikushtetues!

Pasi Partia Demokratike dërgoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Vettingut, duke iu përgjigjur interesimit të Ora News, ambasada amerikane në Tiranë, ka sjellë në vëmendje deklaratën e ambasadorit Donald Lu më datë 23 shtator.

Në reagimin e datës 23 shtator shkruhej tekstualisht:

“Është e drejta kushtetuese e opozitës ta ankimojë ligjin e vetting në Gjykatën Kushtetuese apo të bojkotojë mbledhjet e mëtejshme të komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi.

I kemi thënë udhëheqjes së Partisë Demokratike se rrezikojnë të bëhen ajo parti që populli shqiptar beson se është kundër kësaj reforme dhe se po mbron gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ose gjyqtarë e prokurorë tek të cilët kanë ndikim politik.

Kujtoj deklaratën e bërë nga Presidenti Nishani, i cili tha në një intervistë se edhe pse nuk i pëlqen disa nga nenet e Ligjit të Vetting, as ai dhe as ekspertët e tij ligjorë nuk mund të gjejnë diçka jokushtuetuese në ligj.

Ne, Shtetet e Bashkuara, iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike në Shqipëri të vazhdojnë të kërkojnë zbatimin e plotë dhe të shpejtë të reformës në drejtësi”.

Sot kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se nuk priste nga asnjë ambasadorë që t’i tregonte detyrat kushtetuese Partisë Demokratike.

“Nuk pres unë nga asnjë ambasador të më tregojë se cila është detyra kushtetuese e PD-së, opozitës apo e imja si qytetar. Ambasadorët kanë detyrën e tyre, unë kam timen dhe e kam kryer me ndërgjegje të plotë”,- tha Basha.

Foto/ Policia Rrugore, ‘autogol’ me gjobën ndaj ‘Ferratit’ të zi

Ekathimerini” citon Kotzias: I thashë Bushatit se s’ka çështje çame

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias ka mohuar pretendimet e bëra nga homologu i tij shqiptar Ditmir Bushati se “të dy vendet i kanë paraqitur një “jo-letër” Bashkimit Evropian që përfshinte një referencë edhe për pretendimet e komunitetit çam në Shqipëri".

“Referenca e vetme në atë “jo-letër”, - tha Kotzias për “Alpha Radio” të mërkurën, - “ishte se çështja nuk është e negociueshme për shtetin grek”.

Lajmin e publikon gazeta më e madhe greke “Ekathimerini”, sipas të cilës, komuniteti çam në Shqipëri pretendon se pasuria e tyre u konfiskua nga shteti grek, kur ata u dëbuan nga Greqia veriperëndimore gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gazeta shkruan se, Athina ka hedhur poshtë pretendimet e tyre, duke thënë se ata ishin bashkëpunëtorë të nazistëve, dhe nuk e njohin atë si një çështje.
PD tallet me makinat elektrike të Tahirit: Lodër për ministrin pervers, s’kapin as Balilin

Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka ka reaguar pas prezantimit nga Saimir Tahiri të automjeteve elektrike në shërbim të policisë së shtetit. Përmes një postimi në Facebook Noka thotë se këto makina duken si lodër përballë krimit dhe vërshimit të drogës.

“Ato mund të jenë një lodër për një ministër pervers, po nuk mjaftojnë për të kapur Balilin që e kërkon gjysma e policisë së botës, por e mbron Rama me Tahirin”, shkruan Noka.

Më herët ministri Tahiri është shprehur se Shqipëria bëhet një nga pesë vendet e Evropës që përdorin këto makina.

“Sot ne prezantojmë një tjetër reformë, që e bën Policinë e Shtetit në Shqipëri të vetmen në të gjithë rajonin dhe një ndër pesë policitë e Europës, që kanë në përdorim një flotë në makina elektrike.

Janë makina që nuk përdorin një pikë karburant. Karikohen në prizën e shtëpisë dhe shpenzojnë shumë-shumë pak. Më pak se një kafe në ditë në mes të Bllokut. Këto makina shpenzojnë 1200 lekë të vjetra për 100 kilometra”,- shkruan Tahiri.


Tiranë/ Kompania e mbeturinave “Eco Tirana” merr në përdorim Parkun e Transporteve
Foto/ Ja gomonia oqeanike që u kap me 734 kg drogë në Otranto

LEÇE – Pubikohen fotot e operacionit antidrogë në brigjet italiane mbrëmjen e djeshme, ku u kapën 734 kg kanabis të nisura nga Shqipëria si dhe inicialet e tre shqiptarëve të arrestuar.

Ato janë: V. L vjec 49, V. N. 30 vjeç dhe A. L. 49. vjeç.

Operacioni u krye bashkarisht nga Policia shqiptare dhe ajo italiane, Guardia di Finanza, Nufrom dhe Interforce.

Gomonia oqeanike ishte në gjendje të mbante tre trafikantët dhe peshën e 734 kg marihuanë.

Punësimi në Gjermani, Zyrat e Punës në shërbim të gjermanëve
Ata që kanë një zanat, si mekanik apo hidraulik, për të cilën kanë edhe një certifikatë mund të sigurojnë një vend pune në shtetin gjerman, i cili ka në dispozicion 50 mijë vende të tilla pune që nuk preferohen nga gjermanët.

“Unë jam elektroauto, për pjesët elektrike të automjeteve. Shpresoj që e ardhmja ime atje është më e mirë se këtu, sepse këtu kemi perspektivë pune por të ardhurat nuk janë edhe aq të mjaftueshme”,- tha Jetnor Lleshi, një prej të interesuarve për aplikim.

Në Zyrat e Punës në Tiranë, një nga sportelet i është vënë në dispozicion Qendrës gjermane të Informimit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë, për t’u shpjeguar të rinjve sesi të aplikojnë për këto vende pune.

“Shqipëria ka një numër të lartë papunësie dhe Gjermania ofron vende pune. Ne bashkëpunojmë me Agjencinë Federale të Punësimit në Gjermani. Ndaj, ata që do të duan të shkojnë për punë atje duhet të njohin gjuhën gjermane, të kenë një profesion. Ne do t’i këshillojmë sesi të aplikojnë në mënyrë të suksesshme”,- tha Bernahard Schattner.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi theksoi se rruga e vetme në tregun e punës është profesioni dhe ne po i orietojmë të rinjtë drejt arsimit profesional.

“Arsimi dhe formimi profesional nuk është një mundësi për t’i çuar të rinjtë jashtë, por është një mundësi për t’i mbajtur ata në Shqipëri, sepse në qoftë se një i ri apo e re shqiptare ka një profesion, është i denjë për në tregun vendas të punës, është një mekanik apo bujk i mirë, me pagën e denjë që mund të marrin në Shqipëri e kanë më të mirë jetën se në Gjermani”,- tha Klosi.

Që prej 1 janarit, në Gjermani janë punësuar 800 shqiptarë nëpërmjet këtij projekti./tch/

Fronti i së Keqes”/ Tahiri sulmon hapur Prokurorinë: Është kthyer si qytetari dixhital
Prej kohësh në media, dhe jo vetëm flitet për një “luftë” mes Ministrisë së Brendshme drejtuar nga Saimir Tahiri dhe Prokurorisë së Përgjithshme drejtuar nga Adriatik Llalla. Ndërsa sot loja është më e hapur…

Ish-Kryeministri Sali Berisha do të deklaronte mbrëmë se, Adriatik Llalla është kërcënuar nga Kryeministri Edi Rama. Ndërsa sot Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i quajti “Fronti i së Keqes” të gjitha ata që sipas tij përbaltin punën e policisë. Dhe në këtë “Frontin e së Keqes” ai futi edhe Prokurorinë.

“Në mes të një debati shumë të madh për pastërtinë dhe papastërtinë në vend, për mbetje, plehra e kështu me radhë, ku zëri i atyre që i përkasin tashmë “Frontit të së keqes”.

Jam shumë i bindur se sot ka pak nga ata që mendojnë se “Fronti i të keqes” është vetëm brenda SHQUP-it, ka shkuar shumë përtej sesa SHQUP-i. Ka shkuar në segmente të caktuara të medias, madje dhe “burime të Prokurorisë” janë bërë si qytetari dixhital”,- u shpreh Ministri teksa prezantonte 11 makina elektrike që u bënë pjesë e Policisë së Shtetit.

Duke qenë se këto ditë është folur për një raport sekret të SHISH për kanabisin në vend, botuar fillimisht nga gazeta “Shekulli” dhe më pas edhe nga media të tjera, Tahiri u shpreh se edhe sot mbase e gjejnë diçka për të synuar të bëjnë pis Policinë e Shtetit.

“Me siguri do dalë ndonjë portal, gazetë, ndonjë konferencë shtypi te SHQUP-i, që të hedhë një akuzë apo pak baltë tek puna jonë. Kjo është fare e natyrshme. Është shenja më e mirë e dëshpërimit e të gjithë atyre që deri dje nuk bënin dot këto që bëjmë ne dhe të gjithë atyre që nuk kanë sesi pajtohen dot me rezultatet tona”,- deklaroi Ministri i Brendshëm.




Flet motra e studentes së vdekur: Nuk ishte vetëvrasje!

Motra e studentes 21-vjeçare nga Fieri që i dha fund jetës pasditen e djeshme në Qytetin Studenti, përforcon dëshmitë për vonesën e ambulancës në dhënien e ndihmës së parë, ndonëse ishte vetëm 50 metra larg dhe sqaron se, motra e saj ka vdekur si pasojë e çarjes së aortës dhe jo nga pirja e fostoksinës.

“Infermieret përcaktuan se të gjitha shenjat ishin të një arresti kardiak. Më pas komunikimi me shoqen e dhomës shpjegoi se kishte dhimbje të vazhdueshme në krahun e majtë, në komodinë i gjetën disa ilaçe zemre por të panisura”,- thotë ajo.

Sipas motrës së 21-vjeçares e cila vdiq dje rreth orës 17:30 në “Qytet Studenti”, A.D. ka pësuar atak kardiak dhe ka dalë nga konvikti duke u zvarritur për të shkuar te ambulanca e “Qytet Studentit”, madje prindërit e kanë gjetur në rrugë.

“Ju lutem publikoni dhe diçka të fundit që si të vdekurit dhe të gjallët të jenë të qetë. Më kanë dërguar tek një familjar dhe vete çdo gjysmë ore në shtëpi pa u futur në derë thirra tim atë dhe nga ato që lexova këtu e pyeta nëse vërtetë ajo kishte pirë fotoksinë, ai më tha, madje mu betua që s’ishte e vërtetë ajo kishte pësuar atak dhe kishte dalë nga konvikti duke u zvarritur për te ambulanca e Q.S.

Në atë moment prindërit e mi e panë dhe e shtrinë në trotuar dhe babai filloi t’i bënte frymëmarrje artificiale, mamaja shkoi të thërriste ambulancën, por shoferi nuk gjendej. Një kalimtar ndaloi makinën e tij dhe deshi ta çonte në spital në atë moment shoferi i ambulancës gjendet në një lokal aty pranë e futen në ambulancë dhe i vunë oksigjen.

Motra ime e ndjera kërkonte frymën e babit, dua frymën e babit. I bënë përsëri frymëmarrje artificiale dhe i vendosen prapë oksigjen. Në spital mamanë dhe hallën time i nxorën zvarrë nga spitali. Babanë e lejuan dhe i thonin ka shpresë, ka shpresë dhe largoheshin për tek pacientët e tjerë. Kur babai u interesua i tmerruar se s’e gjeti vajzën në dhomë shefja e pavijonit me një indiferentizëm të hollë tha, “Ja aty përjashta ne korridor e ke”, kur në fakt e çuan në morg…”,- sqaron ajo.

Më herët vajza nga Fieri u shpreh se, nëse dje do i jepej ndihma e shpejtë së motrës, ditëlindja e saj nuk do ishte kthyer në ditë morti.

4 tetor do përkujtoj mortin e sime motre. Urim kam vetëm një, uroj shoferit të ambulancës një ditë t’i vdesë fëmija në duar doktorit të urgjencës, t’i vdesë motra në ditëlindje. Më parë mbështesja rilindjen, por sot uroj që Rama të ndjejë të njëjtën dhimbje që po ndjejmë prindërit e mi dhe unë”,- thotë ajo për “Jetaoshqejf”.

Motra e studentes së Ekonomikut tregon momentet tronditëse që përjetoi familja e saj por edhe mënyrën si e nxorën të ëmën nga spitali duke e gënjyer që e bija ishte gjallë. “Unë thirra ambulancën A….. Unë s’i haja gënjeshtrat A…. Si më gënjyen doktorët më thanë është gjallë, më nxorën zvarrë nga spitali kur ti kishe mbaruar o bijë, e genjyen babin doktorët…”,- citohet të ketë thënë nëna.



Reagon “Urgjenca”: Autoambulanca shkoi për 10 minuta

Ligjur me ngjarjen ka reaguar edhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore duke thënë se autoambulanca ka qënë në vendngjarje 10 minuta pas marrjes së telefonatës.

“Lidhur me ngjarjen ne Q. Studenti,ne 17:15 eshte marre thirrja nga operatoret e sherbimit te urgjences mjekesore dhe ne 17:25 ka qene ne vendngjarje autoambulanca. Pra, ka mberritur per 10 min”.

Më poshtë gjeni rrëfimin e plotë të motrës së 21-vjeçares që i dha fund jetës dje në “Qytet Studenti”:


Foto-Video/ Sulm terrorist në Bruksel, policët goditen me thikë

Dy efektivë policie në Bruksel në Belgjikës janë goditur me thikë sot në atë që dyshohet si një sulm terrorist, citohen burime zyrtare nga prokuroria belge, nga mediat lokale.

Sipas policisë lokale, personi i armatosur me thikë ka goditur në qafë një oficer policie, ndërsa tjetrin e ka goditur në stomak, në zonën “Schaerbeek” të qytetit.

Autori u largua nga vendngjarja, por më pas u ndalua nga një grup i dytë policësh të cilët e qëlluan me armë zjarri në këmbë.

Sulmuesi, i cili raportohet se është 43-vjeç dhe me shtetësi belge, gjithashtu i ka thyer hundën një polici të tretë.

Policia tha se, oficerët e plagosur, të cilët ishin veshur civil, nuk janë në rrezik për jetën.

Eric Van Der Sypt, një zëdhënës i prokurorisë federale belge tha: “Ne kemi arsye të besojmë se incidenti ishte një sulm terrorist”.

Belgjika ka qenë në gatishmëri të lartë pas shpërthimeve në mars, kur u vranë 32 persona në aeroportin e qytetit dhe metro.

Më herët gjatë ditës së sotme, stacioni hekurudhor “Gare du Nord” në kryeqytetin belg u mbyll për një orë për shkak të një alarm për bombë.

Tension në qiell! 2 bombardues rus “kapen mat” nga NATO në territorin europian

Dy avionë bombardues rusë të tipit “Blackjack” janë kapur nga avionët luftarakë të 4 vendeve europiane, teksa fluturonin në drejtimin nga Norvegjia drejt Spanjës veriore dhe e kundërta.

Norvegjia, Britania e Madhe, Franca dhe Spanja kanë reaguar që të gjitha duke ngritur avionët luftarakë në fluturim, pasi avionët “TU-160” kishin shkelur hapësirat ajrore të këtyre vendeve, raporton “BBC”. Ky zhvillim vjen në një kohë tensionesh të ndezura mes Perëndimit dhe Rusisë.

Ky incident vjen në një kohë ku tensionet ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë janë rritur.

Korrespondentët thonë se, frekuenca e bombarduesve rusë të përgjuara nga aeroplanët e NATO-s është rritur dukshëm.

Mediat spanjolle thonë se, ai është vendi më i largët në jug dhe një operacion i tillë duhet të bëhej me patjetër.



Ana njerëzore e gangsterit Al Kapone/ Ja letra që i shkruante të birit nga burgu

Në Kembrixh, në Masaçusets, është shitur për më shumë se 62 mijë dollarë një letër me tre faqe që gangsteri famëkeq amerikan i dërgoi të birit Albert. Për herë të parë, ai tregon anën e tij “të ëmbël”.

“Të puth me dashuri babai yt i shtrenjtë Alphonse Capone #85”.

Mbyllej kështu një letër me tre faqe që Al Kapone, një nga gangsterët më të pamëshirshëm të historisë, i ka dërguar në vitin 1938 djalit të tij Albert, i ashtuquajturi “Sonny”, nga burgu famëkeq i Alkatrazit, në San Françisko, ku ishte mbyllur në qelinë numër 85.



Ana pozitive

Letra e “armikut publik numër një”, tregon për të parën herë anën “e ëmbël” të Kapones dhe për këtë motiv ka tërhequr vëmendjen e koleksionistëve të të gjithë botës.

Letra e kreut të bandës që terrorizoi qytetin për vite me metoda mafioze, është shitur në Kembrixh, në Masaçusets për 62 mijë dollarë dhe është blerë nga një person anonim nga Çikago.

“Bir, – i shkruante Al Kapone djalit të tij që ishte 20 vjeç dhe frekuentonte Universitetin e Majemit, – vazhdo kështu dhe mos lejo që asnjë të të bëjë të vuajë dhe kur të jesh në gjendje jo të mirë, dëgjo nga një disqet për të cilat të kam shkruar”.

Njeriu, i cili mes shumë vrasjeve ka urdhëruar në vitin 1929 edhe masakrën e San Valentinos – ku njerëzit e tij shfarosën bandën e Bugs Moran, duke lënë të vrarë shtatë persona – pikërisht në vitin 1938, iu diagnostikua një formë sifilizi, e marrë në moshën më të re dhe u shtrua menjëherë në spitalin e burgut, ku kaloi një vit.

Sonny, i cili vdiq në vitin 2004, nuk trashëgoi gjurmët e babit vrasës si bos i mafies: e vetmja njollë në dosjen e tij penale, ka qenë një dënim për vjedhjen e një dyqani.



Shpresa e lirimit

“Zemra ime, shpresojmë që gjërat të shkojnë ashtu siç shpresojmë vitin që vjen, – vazhdonte Kapone, i cili qëndroi në burg për masakrën e San Valentinos dhe për mashtrim fiskal dhe që shpresonte në një ulje të dënimit, pastaj të fituar në 1939-ën për sjellje të mirë. – Dhe vetëm pastaj mund të ripërqafohemi”.

Në letër, Kapone i tregonte të birit se kishte organizuar në Alkatraz një grup muzikor “The Rock Islanders”, me të cilën gangsteri zbavitej teksa luante me një instrument shumë të ngjashëm me mandolinën.

Kanabisi s'ka fund, asgjësohen mbi 10 mijë rrënjë në Mat
Policia e Matit ka asgjesuar 10.600 bimë narkotike kanabis sativa. Ndërsa është shpallur në kërkim kultivuesi i drogës Fatmir Shehu, 45 vjeç.

“Në Njësinë Administrative Lis, Bashkia Mat, në territorin e fshatit Myz, forcat policore të Komisariatit të Policisë Mat të mbështetura nga FNSh, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe të administruara edhe nga Prokuroria e Rrethit Mat, në një parcelë të hapur rishtas u gjetën të kultivuara 10.600 bimë të dyshuara cannabis sativa. Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet proceduriale nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Mat, i cili është prezent në vendngjarje së bashku me Drejtorin e Policisë Vendore”,- informon policia.

Po vijon puna për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të kësaj vepre penale.




U përdhunua nga njerku, rrëfehet e mitura: Nëna më thoshte se ishte normale
Ylvie Yzeiri, ilmi hoxha12 vitet e jetës së saj nuk ngjasojnë aspak me ato të një fëmije të zakonshëm. Është e rritur para kohe, në trup e mendje. Vajza e një çifti të ndarë që jetonte me të ëmën dhe njerkun, i cili akuzohet se e ka dhunuar seksualisht që 6 vjeç.

Sot, e rikthyer sërish tek i ati, ndihet më e qetë kur kujton se nëna e saj Ylvie Yzeiri ndodhet pas hekurave me bashkëjetuesin, Ilmi Hoxha, 52 vjeç. Në një intervistë për “Pasdite në Top Channel”, ajo rrëfen makthin e dhunës së gjatë seksuale nga njerku, dhe pohon faktin më të rëndë të të gjithë kësaj historie: se e ëma shikonte çdo skenë.

Ajo shton se nëna i thoshte se “Është normale, çdo femër i ka këto gjëra”. E mitura shton më tej se Ilmi godiste dhe nënën, kur ajo i kërkonte të punonte.

E reja shton se nëna shkonte me meshkujt të tjerë, pasi bashkëjetuesi i saj i thoshte se kështu kishin rënë dakord.

Jo vetëm kaq, por 12- vjeçarja thotë se nuk do e falë kurrë të ëmën e cila ndodhet në qeli, duke deklaruar se Ylvia dinte çdo gjë.

Gëzim Yzeiraj, i ati i vajzës, ka qenë i pari që ka denoncuar dhunën seksuale ndaj të bijës, pesë vite më parë. Sipas tij, askush nuk e besoi në polici. Përkundrazi, e akuzuan për kallëzim të rremë.

Kësaj here, ai do ta mbrojë të vërtetën deri në fund.

Në fshatin Mbyet të Fierit, takojmë dhe të vetmin person që mohon me forcë çdo akuzë të ngritur ndaj Ilmi Hoxhës. Është nëna e tij, 90-vjeçare, Hanko Hoxha.


Rama dhe Meta takohen një ditë para seancës për ligjet e Reformës në Drejtësi

Një ditë para seancës plenare të së enjtes, Kryeministri Edi Rama po takohet me Kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Takimi mes dy krerëve të majtë ka niur para pak minutash në vilën qeveritare 30, pranë Kryesisë së Kuvendit.

Takimi i tyre vjen një ditë para seancës për miratimin e 6 ligjeve të Reformës në Drejtësi.

Kuvendi i Shqipërisë do të votojë gjatë seancës së 6 tetorit gjashtë ligjet që janë pjesë e reformës në drejtësi. Deri tani opozita ka dhënë konsensusin e saj vetëm për njërin prej tyre.

Ai është ligji për SPAK-un, që rregullon funksionimin e Prokurorisë së posaçme, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe gjykatave speciale, përgjegjëse për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.



HEC-et mbi Valbonë, Gjiknuri: Nuk do anulohen kontratat, por s’ka më të reja

Rrëfimi i 12-vjeçares që u përdhunua nga njerku
12 vitet e jetës së saj nuk ngjasojnë aspak me ato të një fëmije të zakonshëm. Është e rritur para kohe, në trup e mendje. Vajza e një çifti të ndarë që jetonte me të ëmën dhe njerkun, i cili akuzohet se e ka dhunuar seksualisht që 6 vjeç.

Sot, e rikthyer sërish tek i ati, ndihet më e qetë kur kujton se nëna e saj Ylvie Yzeiri ndodhet pas hekurave me bashkëjetuesin, Ilmi Hoxha, 52 vjeç. Në një intervistë ekskluzive për “Pasdite në Top Channel”, ajo rrëfen makthin e dhunës së gjatë seksuale nga njerku, dhe pohon faktin më të rëndë të të gjithë kësaj historie: se e ëma shikonte çdo skenë.

Gëzim Yzeiraj, i ati i vajzës, ka qenë i pari që ka denoncuar dhunën seksuale ndaj të bijës, pesë vite më parë. Sipas tij, askush nuk e besoi në polici. Përkundrazi, e akuzuan për kallëzim të rremë.

Kësaj here, ai do ta mbrojë të vërtetën deri në fund.

Në fshatin Mbyet të Fierit, takojmë dhe të vetmin person që mohon me forcë çdo akuzë të ngritur ndaj Ilmi Hoxhës. Është nëna e tij, 90-vjeçare, Hanko Hoxha./TCh/


Foto/ Makinat elektrike të Policisë ngazëllejnë edhe Gjiknurin
Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, bashkë me administratorin e OSHEE-së Adrian Çela morën pjesë sot në ceremoninë e prezantimit të 11 makinave të reja elektrike në shërbim të Policisë së Shtetit.

Këto makina elektrike janë blerë prej Operatorit të Shpërndarjes dhe do të përdoren nga Policia e Shtetit, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes reciproke në drejtim të konsolidimit të ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.

Përdorimi i këtyre makinave elektrike ofron efiçencë energjitike në transport, kosto më të ulta financiare, reduktim të ndotjeve ambientale dhe reduktim të ndotjeve akustike.

Këto makina furnizohen vetëm me energji elektrike ndërsa për 100 kilometra shpenzojnë 12,7 kilovatorë energji.

Gjatë ceremonisë, ministri Gjiknuri deklaroi se: “risia është teknologjike në fakt dhe nuk është thjesht aspekti pse ne po mbështesim policinë. Me këtë rast dua ti shpreh Policisë së Shtetit falënderimin që ka qenë një shtyllë shumë e rëndësishme e progresit në të gjithë disiplinimin e pagesave të energjisë elektrike dhe sidomos luftën kundër informalitetit.

Pra, kontributi i policisë ka qenë i jashtëzakonshëm dhe dua ta them që pa mbështetjen e tyre, ai operacion do të kishte dështuar dhe shteti do të ishte në situata shumë të rënda financiare, sektori elektroenergjetik nuk do të ishte rikuperuar financiarisht siç në fakt ndodhi”.

Për Ministrinë e Energjisë, theksoi z.Gjiknuri, e cila ka në projektet e saj promovimin e eficiencës energjetike, ky është një shembull i parë, që të paktën në flotën publike dhe nesër në transportin publik, mjetet me energji elektrike duhet të shërbenin si bazë dhe do të ulnin shumë edhe ndotjen.

SHBA në alarm, arrestohet kontraktori i NSA, shiti informacione sekrete

Pas Edward Snowden, SHBA është alarmuar se një tjetër kontraktor i NSA ka nxjerrë informacione sekrete. FBI ka arrestuar punonjësin e Agjencisë Amerikane të Sigurisë, me dyshimin se ka shitur informacione sekrete tek qeveritë e shteteve të huaja.

I arrestuari quhet Hal Martin, i cili është një veteran i Marinës së SHBA.

Martin ka punuar për kompaninë Booz Allan Hamilton, e njëjta kompani që kishte punësuar edhe Edward Snowden.


Rama u mbush mendjen fshatarëve, por... Peleshi është skeptik
Gjatë një kuvendimi me banorë të komunës Drithas në Korçë, Kryeministri Rama u ka shpjeguar fshatarëve të zonës se si po “lulëzon” bujqësia shqiptare dhe se si qeveria do të bëjë më shumë sidomos për ujitjen me një sistem mjaftë modern.

Por ndryshe nga Rama që ka qenë mjaftë optimist për idetë e tij inovative, vartësi i tij, zv/kryeministri Niko Peleshi ka qenë mjaftë skeptik me ato çka thoshte Kryeministri, gjë e cila është parë qartë edhe në pozat që ai ka marrë, ku herë shikonte qiellin dhe herë e ngulte vështrimin thellë në tokë, duke poritur që të zinte shiu i radhës...

Ndërkohë, si gjithmonë pas çdo aktiviteti, në Facebook-un e tij Kryeministri Rama ka shkruar:

“Dje në Drithas duke ndjekur nga afër punën për hapjen e kanaleve vaditës e kullues që penguan zhvillimin e dhjetëra e dhjetëra mijëra familjeve fermere, për 25 vjet me radhë. Pas një trashëgimie mizerabël ku fshatit i mungonte dhe ky element jetik themelor, vumë në dispozicion të rilindjes në fshat paketën më të madhe financiare që ndonjë qeveri shqiptare ka vënë në dispozicion për ujin në parcelë.

Dhe nga 130 mijë hektarë që ujiteshin në vitin 2013, në sezonin e ardhshëm do të shkojmë në 225 mijë hektarë; shifra që flasin vetë më shumë se çdo koment.

E filluam punën tonë nga baza e munguar, përfshi edhe formalizimin e tokave bujqësore dhe pajisjen e fermerëve me tapi, për të vijuar më tutje sot duke mbështetur fuqimisht të gjithë ata që duan ta kthejnë familjen fermere në një biznes të vogel.

Me Fondin e Garancisë Kombëtare për bujqësinë, kemi vënë në dispozicion të familjeve fermere një potencial të ri për të ritur kapacitetet prodhuese dhe përpunuese. Çdo Bashki do të ketë një sportel të vetin në dispozicion të fermerëve për informacion dhe për asistencë teknike në mënyrë që përmes projekteve serioze dhe bindëse, fshati të përfitojë deri 300 milionë euro financime në tre vitet e ardhshme��

#Rilindje��

#ShqipëriaeGjeneratësTjetër����⭐����”.

Bill Klinton: Politikat e Obamës për shëndetësinë “gjëja më e çmendur” në botë

Bill Klinton e cilësoi sistemin e shëndetësisë të reformuar nga Barak Obama si “të çmendur”, një frazë e vogël që është rimarrë menjëherë nga kundërshtarët republikanë.

Ai përpiqej të shpjegonte mosfunksionimin e sistemit kompleks të sigurimit shëndetësor amerikan, që mbështetet njëkohësisht në sigurime private dhe publike.

Reforma e Barack Obama e miratuar nga Kongresi në vitin 2010 i ka mundësuar miliona personave që të regjistrohen në një sigurim shëndetësor të subvensionuar, por për disa të vetëpunësuar apo krerë sipërmarrjesh të vogla, pra persona që të ardhurat nuk i mundësojnë të marrin këtë ndihmë, çmimi i sigurimeve private është rritur për shkak të efekteve të paparashikuara në tregjet e siguracioneve.

“Pra ne kemi një sistem të çmendur ku 25 milionë persona shtesë janë siguruar, por ata që lodhen dhe punojnë 60 orë në javë përfundojnë të paguajnë dy herë më shumë se sa më parë. Kjo është gjëja më e çmendur në botë”, thekson Bill Klinton.

Bill Klinton vazhdoi arsyetimin e tij duke shpjeguar se reforma e propozuar nga Hillary Klinton është më e mirë dhe mundëson më shumë lehtësira për amerikanët.

Por, për Donald Trump dhe republikanët, që përpiqen prej gjashtë vitesh të shfuqizojnë reformën e vitit 2010, kjo deklaratë duket një mundësi e artë.

“Ai tha se është gjëja më e çmendur në botë, është një citim i saktë”, deklaroi Donald Trump në Arizona.

“Dua ta falënderoj që u tregua i ndershëm”, vazhdoi kandidati republikan.

E pyetur sot për këtë polemikë, Hillary Klinton i tha gazetarëve se “kam thënë që ne duhet të përmirësojmë atë që nuk funksionon dhe të ruajmë atë që funksionon”.


Videolajm/ Inxhinierët i qahen për Berishën, por... Rama vë duart në kokë
Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet e rrugës Qafë Plloçë-Qukës, një nga akset e rëndësishme nacionale dhe pjesë e Korridorit rrugor 8.

Gjatë takimin me inxhinerët, këta të fundit iu ankuan Ramës për vështirësitë që hasën në zbatimin e projektit, pasi kishte shumë mangsi.

Në videon e shpërndarë për mediat nga Kryeministria, shihet Rama teksa vë duart në kokë duke përsëritur frazën e tij të zakonshme “këto janë rrugë të Saliut të lëna rrugëve”.

Sipas inxhinierëve, në projektin e hartuar në kohën e qeverisë “Berisha”, rruga parashikohej me një disnivel prej 24 metrash dhe pjesë të rrugës ishin tenderuar pa përfshirë asfaltimin e saj.

Shikoni videon:

Rama-Meta 90 minuta tek ‘Vila 30’, diskutim për 6 ligjet e “Drejtësisë”

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan pasditen e sotme takimin e tyre të radhës si çdo të mërkurë përpara seancës plenare të së enjtes.

Në takimin që zgjati për rreth 90 minuta, mendohet se është biseduar për votimin e 6 ligjeve të reformës në drejtësi që do të diskutohet nesër në Parlament.

Ta pranishëm në këtë mbledhje që u zhvillua në ambientet e vilës qeveritare 30 ishte edhe ministri i Transporteve Sokol Dervishaj, ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe të tjerë eksponentë nga PS dhe LSI.

Në përfundim të takimit, asnjëri prej të pranishmëve nuk u prononcua për mediat.
Foto/ Komandanti famëkeq i Hitlerit që vrau nazistët për Izraelin

Në vitin 1962, Otto Skorzny, një prej komandantëve më famëkeq të trupave naziste SS, të cilin Hitleri e kishte vlerësuar edhe me medaljen më të lartë “Kryqi i Kalorësve të Hekurt”, vizitoi memorialin kushtuar Holaustin në Izrael.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore ,Skorzeny cilësohej nga aleatët si “njeriu më i rrezikshëm në Europë” dhe jo më kot. Ai ishte ideatori dhe realizuesi i një sërë operacionesh gjakatare në prapavijën e tyre në Itali dhe Francë, përfshirë këtu operacioni për lirimin e Musolinit.

Kur vizitoi memorialin kushtuar viktimave të Holokaustit, kishte disa vite që po i arratisej drejtësisë. Ai bënte pjesë në listën nazistëve që po gjykoheshin në procesin e famshëm gjyqësor të Nurembergut.

Fati kishte rezervuar të tjera plane për të. Sipas historianëve, në Izrael ai mbërriti pasi ishte kontaktuar më parë ngë shërbimi sekret izraelit Mossad. Pikërisht gjatë kësaj vizite ai u rekrutua prej këtij shërbimi dhe besohet se në vitet në vazhdim ka dhënë informacione të rëndësishme mbi vendndodhjen dhe rolin e kryer gjatë Luftës të ish-udhëheqësve naziste që ishin në arrati.

Përveç kësaj, në periudhën kur Skorzeny u rekrutua Izraeli ishte në luftë për mbijetesë. Në jug, kishte armikun më të fuqishëm, Egjiptin, i cili nga ana e tij kishte nisur përpjekjet për të rekrutuar inxhinierë dhe shkencëtarë nazistë të luftës.

Pikërisht këtu nis detyra e re e Mossad. Shërbimi izraelit i inteligjencës nisi të veprojë për të parandaluar rekrutimin. Metodat e përdorura ishin shantazhi, kërcënimet dhe kur këto nuk funksiononin eliminimi fizik.

Por që t’u afrohej këtyre inxhinierëve dhe shkencëtarëve që mbroheshin fort nga autoritetet egjiptiane duhej një njeri i brendshëm dhe njeri i brendshëm ishte Skorzeny. Në 2015, Haaretz publikoi një artikull me intervista të ish-agjentëve të Mossad, që kanë folur në kushte anonimati.

Ata konfirmojnë se Skorzeny ka bashkëpunuar me ta dhe në më shumë se një rast ka ekzekutuar personalisht ish-miqtë e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vetë Skorzeny, në autobiografinë e tij mohon të ketë bashkëpunuar me Mossad, e po ashtu edhe agjencia izraelite e spiunazhit.

Vetëm së fundmi kanë rinisur të qarkullojnë tezat e këtij bashkëpunimi, që përforcohet edhe me faktin se ish-nazisti u deklarua njëherë i vdekur në Spanjë gjatë një atentati. E vërteta do të dilte në vitin 1975, kur do të mësohej se ai nuk kishte vdekur në asnjë atentat, por ndërroi jetë nga kanceri pikërisht në këtë vit dhe u varros në vendlindjen e tij në Austri nga miqtë naziste dhe me nderimet naziste./TCh/




Foto/ Komandanti famëkeq i Hitlerit që vrau nazistët për Izraelin
Evakuohet aeroporti në Greqi, përhapen pesticide në ajër, udhëtarët vështirësi në frymëmarrje

Udhëtarët në aeroportin e Rodhosit në Greqi janë nxjerrë nga ambientet e brendshme të terminalit dhe u është thënë që të presin jashtë.

Siç raportojnë mediat greke dhe të huaja, pasagjerët kishin vështirësi në frymëmarrje, kollitje dhe skuqje të syve.

Sipas udhëtarëve, në ambientet e terminalit ishte përhapur pesticid, që nuk dihet se çfarë është. Shumë prej fluturimeve janë shtyrë, ndërsa autoritetet po hetojnë se çfarë e shkaktoi saktësisht këtë situatë.

Disa raportime të tjera thonë se mund të ketë qenë stërvitje e ushtrisë, ndërsa të tjerë e hedhin poshtë këtë teori.

Zyrtare/ Mimoza Hafizi lë PS-në, Blushi: Krijojmë parti të qendrës

Pas Ben Blushit, edhe deputetja Mimoza Hafizi ka deklaruar dorëheqjen nga Partia Socialiste. Largimi i Hafizit nga PS është zyrtarizuar ditën e sotme, kur ajo dhe deputeti Ben Blushi kanë zhvilluar rreth orës 17:00 një mbledhje me simpatizantë për krijimin e partisë së re që do të krijojnë.

Partia e re do të drejtohet nga Ben Blushi, i cili konfirmoi zyrtarisht në mbledhje krijimin e një force të re politike.

Partia e re e themeluar nga Blushi dhe Hafizi do të jetë parti e qendrës.

Kështu ka bërë të ditur deputeti Ben Blushi gjatë takimit të sotëm me qytetarë në Muzeun Kombëtar

Video/ “F*ck Edi Rama, f*ck police”. Lazarati, dy vjet nga aksioni i policisë

Mes zërit të imamit që thërret për besim, ditët në fshatin Lazarat ngjajnë sikur kanë ngecur në vend, aty ku ishin dy vjet më parë.

“Rrëmujë të madhe bënë. Erdhën për të shkulur hashashin, u futën dhe nëpër shtëpira pastaj”,- thotë një banor i moshuar i fshatit.

Asgjë nuk ndryshon edhe në mure, sikurse grumbujt e gurëve përtej të cilëve humbi jetën në detyrë efektivi Ibrahim Basha. Por duket se muret në Lazarat janë mënyra më e mirë e asaj që duan të shprehin banorët ndaj policisë. “F*** police”, “F*** Edi”, shkruhet në to.

Dy vjet pas rënies së mitit të Lazaratit, e shkuara duket se është mbërthyer ende fort tek e tashmja. Banorët vijojnë të mendojnë se janë diskriminuar, ndërsa ka nga ata që nuk i kanë hequr fuçitë e përshtatura dikur për mbjellje hashashi në tarracat e shtëpive.

“Vetëm një përgjigje kërkojmë nga shteti, pse nuk zuri të inkriminuarit por i lëshoi dhe ikën? Janë ata që shesin drogën, ata janë të tijët. Pse nuk i kapi, por mori 150 burra e futi në burg duke i dënuar 5-6 vjet”,- thotë një tjetër i moshuar.

“Pse s’dënohet shkaktari? Shkaktari është shteti, politika”,- shprehet një tjetër.

Përballë një fshati që nuk guxon më të mbjellë drogë në kopështin e Dritë Nurit, një e moshuar nga fshati u kap këtë verë me kanabis dhe për këtë ajo mbahet në arrest shtëpiak. Ajo nuk pranon të flasë, sikurse të gjitha gratë në këtë fshat, që tashmë mendojnë se si ato duhet të heshtin, ashtu si edhe burrat.

Dy vjet më pas hashashi u zhduk nga Lazarati, por po shfaqet në të gjithë Shqipërinë. Një arsye më shumë pse banorët e mbetur në këtë fshat, që dikur konsiderohej mbretëri e drogës, të mendojnë se sulmi ndaj tyre ishte i padrejtë.

“Të nevrikosur jemi. S’ka shpresë, u vra shpresa për të nesërmen. Shpresa për një variant pune”,- thotë banori i radhës.

“Hashashin e marrin të tjerët, por ishin të punësuar 3 mijë veta, nga gjithë Shqipëria. Nga Elbasani, Gjirokastra, Tepelena. Tani shikojeni”,- thotë një tjetër./TCh/


Dëshmia/ “Dola nga kasollja ku isha fshehur se më mbaruan cigaret”

Video-skandal/ Zbulohet Dekani i Fakultetit Ekonomik me diplomë falso të nivelit Master

Emisioni investigativ “STOP” në “Tv Klan” ka denoncuar mbrëmjen e sotme rastin e Dekanit të Fakultetit Ekonomik Korçë, Frederik Çuçllari, për diplomë falso të nivelit Master e realizuar në Bullgari.

Referuar pamjeve të emisionit, denonocuesi është Agron Dalipaj, i cili ka bërë një padi në Prokurorinë e Korçës se disa pedagogë posedojnë diploma të dyshimta.

Sipas Dalipajt, Prokuroria i ka vazhduar hetimet pa masë, ndërkaq, ai tregon se ka bërë dy kërkesa që ta thirrnin për të dhënë informacion në lidhje me çështjen që ka denoncuar, por ajo nuk e thirri asnjëherë duke e mbyllur çështjen, për të lënë për të kuptuar se diploma e nivelit Master, e profesorit Çuçllari është në rregull.

Ndërsa, vetë profesori Frederik Çuçllari tha se, unë jam i interesuar vetë për zbardhjen e këtij skandali, Ministria e Arsimit që e ka detyrim ligjor, si dhe Prokuroria.

“Ky ka qenë një Master, i realizuar në kuadrin e një bashkëpunimi të Universitetit Fan S Noli, Korçë me Fakultetin e Ekonomisë në Bullgari. Masteri nuk ka qenë online, ka qenë një master ku duhej të isha prezent, por organizimi ka qenë si i sitemit me kohë të pjesshme. Unë nuk kam pas nevojë që të jem prezent gjithë kohës në Universitet, kam shkuar periodikisht”.

Shiko videot:

Foto/ Njihuni me “motrën binjake” super seksi të Rita Orës

Nëse Rita Ora do pranonte se ka një motër binjake ajo me siguri do të ishte modelja Jasmine Sanders. Format trupore seksi dhe bjonde, këto janë dy tiparet kryesore që e bëjnë atë të ngjajë identike me këngëtaren Rita Ora.

Jasmine ndryshe nga shqiptarja, është produkt i një familjeje me origjinë gjermane e përzier me afro-amerikane.
Gënjeshtra e Ramës, ndalimi i mbetjeve s’i dëmtoi ricikluesit

Megjithëse qeveria dhe ricikluesit pretendojnë se industria e mbetjeve është në prag të falimentimit për shkak të ndalimit 3 vjeçar të importit, bilancet e kompanive anëtare të Shoqatës së Riciluesve tregojnë se biznesi i tyre është shtuar në volum gjatë viteve të fundit ndërsa asnjëra prej tyre nuk duket se është në vështirësi të mëdha financiare apo në prag falimenti.



Si do të funksionojë partia e re e Blushit. Kush janë personazhet
Si do të funksionojë partia e re e Ben Blushit. Kush janë personat e parë që u bashkuan

Ben Blushi mblodhi sonte në mbrëmje për herë të parë atë që do të jetë bërthama e Partisë së tij të re. Vetëm pak ditë pas zyrtarizimit të pritshëm të largimit nga Partia Socialiste, pjesë e së cilës ishte që nga viti 1998, Blushi ka mbledhur rreth vetes emra të njohur që do të jenë pjesë e kryesisë së Partisë që ai drejton.

Partia e Blushit do të konfirmohet në datën 10 nëntor, ndërkohë që mësohet se emri i Partisë do të zgjidhet pas konsultimeve kolektive.

Statuti i Partisë së Blushit do të quhet “Libri i Rregullave”. Ndërsa kryesia do të quhet “Berthama” dhe do të përbëhet nga 21 anëtarë, të cilët do të zgjidhen pas zgjedhjeve nëpër rrethe.

Për “Opinion.al” bëhet e ditur se funksionimi i Partisë së Blushit do të jetë në bazë të organizimit kapilar, nga baza ose anëtarësia që do të quhet “Forum” deri tek Kryetari.

Një nga risitë është se kryetarët nëpër rrethe nuk do të kenë më shumë se dy mandate.

Një nga emrat e parë që i janë bashkuar Partisë së Blushit do të jetë tenori i mirënjohur Agim Hushi, i cili së fundmi hodhi kandidaturën për drejtues të Teatrit të Operas dhe Baletit.

Ndërkohë që siç është mësuar, kësaj partie i është bashkuar në orët e fundit edhe Mimoza Hafizi, deputete dhe ish- Zv/ministre e Arsimit.

Po kështu, në Partinë e Blushit priten të zbardhen edhe emra të tjerë nga bota akademike, si edhe shumë emra të rinj.

Po ndodh/ Të shtëna me armë në Durrës, plagosen dy persona

Një ngajrje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Durrësit, ku janë dëgjuar të shtëna me armë. Burimet thonë se, janë plagosur dy persona në Lagjen nr. 5 të qytetit.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj. Njëri nga të plagosurit është identifikuar si A. Skonja 29 vjeç.

Ai është plagosur rëndë, pasi ka marrë disa plumba dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ende nuk dihet emri i të plagosurit tjetër.


Video/ Ja si Edi Rama kërkonte “Rilindjen” që 15 vite më parë

Rilindja është slogani i Edi Ramës që përdori në vitin 2013 kur erdhi në pushtet me premtime të shumta në të gjitha fushat, që sipas tij do të “rilindnin” Shqipërinë.

Por, një video e 15 viteve më parë tregon që Rama mesa duket e ka pasur në vëmendje që në ato vite rilindjen, por përmes një slogani tjetër: “Fillim i ri”.

Shikoni videon e mëposhtme të publikuar nga Ismet Drishti në “Zjarr TV”.



Kush është i plagosuri në Durrës/ U arrestua në gusht për tentativë vrasje të biznesmenit

Alfred Skonja 29 vjeç është njëri prej të plagosurve nga të shtënat në lagjen nr.5 në Durrës që ndodhën mbrëmjen e sotme.

29-vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi është qëlluar me disa plumba.

Alfred Skonja rezulton se është arrestuar më 26 gusht të këtij viti, i dyshuar për tentativë vrasje të një biznesmeni.

29-vjeçari nga Fushë Kruja në bashkëpunim me një shtetas tjetër kishte vjedhur automjetin tip “Volkswagen” me targa “AA 029 MM”, në pronësi të shtetasit R.B., 22 vjeç, banues në fshatin Zhejë të Kurbinit.

Alfred Skonja ka qenë me precedent penal të mëparshëm, ndërsa denoncimi në polici i biznesmenit bëri që të parandalohej vrasja e tij.

Nuk dihet se si Alfred Skonja u la i lirë, pasi vetëm rreth 2 muaj më parë u prangos si i dyshuar për vrasës me pagesë për të ekzekutuar biznesmenin.

Foto+18/ VIP-at më të famshëm, lakuriq dhe të ‘pistë’ çmendin rrjetin
Nga Kim Kardashian te Justin Biber. Britanikja “Daily Star” ka publikuar në një “Foto-galeri”, fotografitë nudo më të bujshme të VIP-ave.

Heidi Klum

Miley Crryus

Miranda Kerr

Rihana

Kylie Jenner dhe shoqet

Paris Hilton

Nicki Minaj

Kendall Jenner

Kim Kardashian

Justin Biber

Chelsea Handler

Gigi Hadid

Lindsay Luhan

Emily Ratajkowski

Sharon Osbourne

Christin Aguliera

Chelsea Handler

Amanda Bynes

Lady Gaga

Tare Reid

Chelsea Handler

Amber Rose

Chrissy Teigen

Curtney Stodden

COCO Austin

Aubrey O'day

Susy Cortez

Pascal Towie Screenshot

Jodie Marsh


Video/ Seks të pambrojtur me shqiptaren, Irid Hoxha fut në kurth këngëtarin italian

Tifozja seksi Irid Hoxha ka qenë protagoniste e një kurthi që i është bërë fituesit të “Amichi” të vitit 2013, Moreno Donadoni. “Shakaja e kripur” është bërë nga “La Iene”, ndërsa Irid i thotë këngëtarit se është shtatzënë me të, pasi kishin kaluar natën bashkë pasi dolën për jetë nate.

27-vjeçari është shokuar nga pretendimi i tifozes seksi dhe ka reaguar ashpër gjatë telefonatës së saj.

Historia bëhet edhe më dramatike kur shoku i tij i thotë se, edhe ai pret një fëmijë nga Irid.

Në fund, kur këngëtari e merr vesh se e gjitha ishte një lojë, ai këshillon: “Bëni seks të mbrojtur”.
Video+18/ E quajtën “lopë”, por Kallashi u’a mbyll gojhën me këtë filmim kur porsa del nga dushi

Ajo njihet për lëvizjet, videot dhe fotot provokuese, por kësaj radhe Kallashi e ka tepruar. Ajo ka postuar një video, në të cilën shfaqet teksa del nga dushi me një peshqir që realisht asgjë nuk i ka mbuluar dhe bën lojëra provokuese me gjoksin e saj.

Ndoshta kjo ka qenë njëra nga videot më të klikuara të saj, djemtë që dikur e quanin "lopë të shëndoshë", kanë shpërthyer me komente pozitive.

Ja pra që sot shet më shumë trupi, vithet sesa profesioni dhe kontributi që mund të jepet në shoqëri.



Video/ Mësuesja seksi, një arsye e fortë për të mos ikur asnjëherë nga mësimi

Një mësuese e re, që besohet të jetë mësuese e matematikës, ka fituar popullaritet në shkollë falë pamjes së saj.

Videoja, që besohet se është incizuar në një shkollë diku në SHBA, është publikuar në “YouTube” me përshkrimin: “Ja një arsye e fortë për të qëndruar në shkollë”.

Pas publikimit në YouTube videoja u bë shpejt hit nëpër rrjete sociale, transmeton “Gazeta Express”.

Një përdorues i internetit tha: “Do të ngelja me qëllim vetëm për ta pasur këtë mësuese edhe një vit më shumë”.


06/10/2016/................................................

Shtatë nxënës nga Paskuqani përfundojnë në spital. U helmuan nga hashashi?
Shtatë nxënës të shkollës 9-vjeçare “Jashar Hoxha” në Paskuqan kanë përfunduar me urgjencë në QSUT.

Dyshohet se ata janë helmuar, por një prej shkaqeve mund të jetë edhe përdorimi i hashashit.

Helmimi mund të ketë ndodhur nga përdorimi i acidit në shkollë.

Grupi hetimor ka mbërritur në shkollë dhe po kryen veprimet proceduriale për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes.


Ndeshja me Kroacinë/ Policia e Kosovës "pushton" Shkodrën

Shumë efektivë të Policisë së Kosovës janë shpërngulur sot në Shkodër, për të ofruar edhe më tepër siguri para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes Kosovë-Kroaci.


Përveç policëve, edhe shumë tifozë kosovarë kanë udhëtuar për në Shkodër.

Stadiumi “Loro Boriçi” do të presë sot skuadrën përfaqësuese të Kosovës, e cila do të përballet me Kroacinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të vitit 2018, raporton “TCH”.

Pas barazimit me Finlandën në ndeshjen e parë të këtyre kualifikueseve, skuadra e Albert Bunjakut do të kërkojë që të marrë një tjetër rezultat pozitiv. Ndërsa futbollistët po përgatiten për këtë përballje, në Prishtinë kanë nisur punimet për rikonstruksionin e stadiumit, arsyeja që detyrojnë Kosovën të luajë ndeshjen e saj në Shkodër.


HEC-et në Valbonë, Majko: PD t'i kërkojë falje tropojanëve

Ish-kryeministri Pandeli Majko i ka kërkuar opozitës sot në Kuvend të kërkojnë falje për konçensionet që kanë dhënë në Valbonë për ndërtimin e HEC-eve.

“Unë jam i gatshëm t`iu besoj se tërhiqeni nga ligji i plehrave nëse ju dilni këtu dhe iu thoni tropojanëve që tërhiqemi nga hidrocentralet e Valbonës dhe në fund të mbani erë pushtet.

Po e bëni politikën e para viteve `90. Ua bën ky dhe shyqyr që e keni në fakt se gjithë të tjerët jeni si zogj para klloçkës”,- tha Majko nga foltorja e Kuvendit.

Prej ditësh ka nisur një reagim i banorëve dhe shoqërisë civile kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë, një prej zonave më të bukura në vend. Lejet janë dhënë nga qeveria “Berisha”, ndërsa qeveria “Rama” justifikohet me faktin se nuk i prish dot kontratat pasi krijon një kosto të madhe për buxhetin e shtetit.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   313   314   315   316   317   318   319   320   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish