Më tej video ndërpritet
Sipas burimeve zyrtare nga policia, autori është rikthyer me kallash ku ka derdhur breshëri në ambientet e brendshme të lokalit, duke lënë të plagosur katër persona: Ndok Marku 25 vjeç me të cilin dyshohet se ishte zënë gjatë lojës, Aleks Prendi 42 vjeç, Kital Moll 26 vjeç dhe Vinçens Kopshti 22 vjeçar.
Ata fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Viktima të Parubit, mbetën Ajet Saiti, pronari i lokalit i cili erdhi në vendngjarje sapo mësoi për të shtënat. 42-vjeçari është hasur me autorin në shkallët e lokalit dhe ka tentuar ta neutralizojë atë duke i marrë armën, por u bë viktimë e 33-vjeçarit i cili e qëlloi për vdekje në hyrje të lokalit.
Ndërkohë viktimë e dytë mbeti 30-vjeçari Gacalin Kopshti. Po kaq i rastësishëm në ngjarje sa edhe pronari. Kopshti po vinte në lokal pasi kishte peshkuar, për të takuar vëllain e tij, Vinçensin 22 vjeç, i cili mbeti i plagosur nga Parubi.
Pas vlerësimit që drejtuesit e Policisë së Shkodrës i bënë menjëherë situatës, dhe angazhimit të gjitha shërbimeve të Komisariatit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë së Shkodrës, u bë i mundur arrestimi i autorit të ngjarjes së rëndë që tronditi mbrëmjen e së hënës fshatin e Dajçit.
Operacioni i kërkimit vijoi gjatë gjithë natës, ku Parubi u favorizua nga errësira, ndërsa pak pas mesditës së të martës ai u arrestua pranë banesës së tij, ku në një kasolle ju gjet edhe arma automatike./Express/
Raporti/ 6 mld USD humbje në DASH gjatë drejtimit nga Clinton
Departamenti Amerikan i Shtetit ka humbur 6 miliardë Dollarë gjatë 6 viteve të fundit për shkak të paraqitjes jo të drejtë të kontratave, kryesisht gjatë mandatit të Hillary Clinton si Sekretare e Shtetit.
Kjo humbje prej 6 miliardë Dollarë përbën një rrezik të rëndësishëm financiar për ekonominë e SHBA, raportojnë mediat amerikane.
Kjo humbje e madhe financiare është bërë publike nga një raport i Inspektorit të Përgjithshëm.
Në raport thuhet gjithashtu se shumë prej dosjeve të kontratave ishin të paplota ose nuk mund të gjendeshin të gjitha.
Kjo ngre alarmin e një mungese të kontrollit të brendshëm mbi veprimet e kontratave të Departamentit.
Lidhja e Gruas Ambientaliste, Duka: Shqipëria ende patriarkale. Gruaja kontribut të jashtëzakonshëm
Partia Agrare Ambientaliste zhvilloi takimin e parë të “Lidhjes së Gruas Ambientaliste” me temë “Të ecim sëbashku”. Në takim ishin prezente gra anëtare të LGA nga e gjithë Shqipëria. Në fjalën e saj në këtë takim kryetarja e LGA, Aelita Mani u shpreh se femrat duhet të jenë të bashkuara për t’i thënë jo ndotjes së ambientit, jo importit të plehrave dhe jo vrasjes së ëndërrave të të rinjve.
Aelita Mani – Së bashku ta ngremë më fort zërin për t’i thënë “Jo ndotjes së mjedisit dhe importit të plehrave”, për të mos lejuar institucionet shtetërore të luajë dhe të vrasin ëndërrat e të rinjve për t’u arsimuar siç ka ndodhur së fundmi me ligjin për pranimin në universitete. Për të kërkuar që qeveria të hapë vende pune dhe të ndalojë mbulimin e vendit me kanabis. Për kërkuar që jeta jonë të jetë më e qetë dhe sigurt dhe jo e kërcënuar.
Ndërsa në fjalën e tij kryetari i Partisë Agrare Ambietaliste, Agron Duka tha se indiferentizmi i femrave ka krijuar shpesh herë terren për njerëz që nuk e meritojnë. Sipas Agron Dukës gruaja është një nga shtyllat kryesore të jetës dhe e tillë duhet të jetë edhe në vendimmarrjen politike.
Agron Duka – Si kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, besoj se barazia gjinore është çelësi për një sipërmarrje të suksesshme. Prandaj në mënyrë që të të kultivojmë një platfomë nga ku mund të ndajmë bashkarisht ide dhe të ndërtojmë marrëdhënie të reja, është e domosdoshme pjesëmarrja juaj në politikë.
Nëpërmjet jush ne duhet të përcjellim besim që figura e gruas në Partinë Agrare Ambietaliste do të ketë mundësi për të punuar dhe vepruar në interes të qytetarëve. Po të kërkoni 100% të kontributeve tuaja do të ishit 100% në qeveri, 100% kudo, do të ishit 100% administratore dhe pronare të bizneseve të ndryshme. Indiferentizmi shpersh here nga ana juaj i jep terren njerëzve që nuk e meritojnë dhe nuk besoj se përfitohet gjë duke evidentuar dhe duke thënë që s’na hapet dera.
Në aktivitet nuk munguan elementet artistikë siç ishin interpretimet e këngëtareve Myfarete Laze dhe Kejsi Tola.
Bombë në dasmën kurde, 30 të vdekur dhe 90 të plagosur
Numri i personave të vdekur nga shpërthimi që ndodhi të hënën në nje dasmem kurde në qytetin Hasaka të Sirisë, është rritur në 30, ndërsa numri i personave të plagosur në 90.
Sipas “CNN” shpërthimi ndodhi gjatë një dasme në qytetin kurd Hasaka në pjesën verilindje të Sirisë së përfshirë nga lufta.
Personat e plagosur janë transferuar në spitalet në Haseke dhe Qamishli, ndërsa shumica prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Agjencia siriane e lajmeve “S’ANA” lajmëroi se përgjegjësinë për sulmin e ka ndërmarrë organizata terroriste DAESh.
Burimet lokale theksojnë se bhet fjalë për sulm vetëvrasës.
Foto+16/ S’mbahet vajza e priftit, thyen internetin me format seksi
Luçia Rubio, një vajzë e re argjentinase e lindur në familjen e një prifti në lagjen e varfër të Cordobas, e ka arritur famën falë bukurisë mahnitëse që ka.
Gjatë një prove për modele të mbajtur në njërën nga rrethinat e qytetit të saj, Luçia, e cila sapo kishte mbushur 23 vjeç, ra në sy të të gjithëve aty për aty, përfshirë edhe syrin e organizatorit të ngjarjes, Jorge Zonzini, i cili tashmë është menaxheri i saj.
Luçia, po ashtu është modelja e parë argjentinase që njëkohësisht shfaqet në ballinën magazinës “Playboy” dhe magazinës spanjolle “Interviu”.
“Nëse Zoti ka dashur që më jap këtë trup, atëherë pse unë duhet të ndjehem e turpëruar që ta shfaq?”,- këtë ia kishte thënë babait së vet prift, Luçia pasi kishte pozuar e zhveshur për “Playboy”.
Elbasan, bashkia masakër me pemët. Rrevoltohen ambientalistët
“Lulishtja e Portokalleve” një prej zonave identitare të Elbasanit është shkatërruar me miratim të bashkisë, për t’i hapur rrugë rikonstruksionit të rrugës.
Fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë masakrën ndaj pemëve dhjetra vjeçare të portokalleve, limonave dhe qitrove.
Prerja e pemëve siç shihet edhe në fotot e hedhura në rrjetet sociale, përveç masakrës ambientale, ka krijuar edhe një “rrogos” të vërtetë portokallesh të shkelura dhe shtrydhura në tokë, duke shkaktuar keqardhjen dhe indinjatën e qytetarëve.
I shpejtë ka qenë edhe reagimi i ambientalistëve, të cilët e kanë cilësuar këtë një “masakër ambientale” e cila mund të evitohej me shkuljen e pemëve të portokalleve dhe zhvendosjen apo mbielljen diku tjetër.
Kërcënohet me jetë avokatja, organet e shtetit s’e marrin në mbrojtje
Është avokate prej shum vitesh, mbron klientët e saj para gjykatës por veten nuk po mundet ta mbrojë… Pranvera Xhafaj, Avokate me shumë vite përvojë, aktualisht ka hequr dorë prej profesionit të saj dhe nuk e ushtron atë lirisht. Arsyeja e braktisjes së profesionit dhe heqjes dorë nga një jetë e lirë janë disa kërcënime dhe ngacmime që i kanë ardhur nga njerëzit e ish-bashkëshortit të saj të ndjerë, të cilët i janë kthyer në një makth. Shkak për këto konflikte, në dukje banale është bërë vdekja e ish-bashkëshotrit të avokates, i cili ndërroi jetë pikërisht sapo çifti ishte martuar dhe avokatja Xhafaj ishte 4 muajshe shtatzënë. Menjëherë pas kësaj fatkeqësie familjarët e të ndjerit nisën konfliktin me nusen e tyre, për ta larguar atë nga shtëpia ku ajo banonte në një nga lagjet periferike të kryeqytetit, pa marrë parasysh faktin se nusja ishte shtatzënë. Konflikti nuk u mjaftua me kaq, por nxori në pah edhe mëri të tjera, të cilat fillimisht nisën si kërcënime dhe sharje banale në telefon, por më pas kaluan deri në shantazhe, kanosje apo dhunë verbale. Situata arriti deri aty sa avokatja 32-vjeçare u kërcënua edhe me jetë, madje u tentua edhe të goditej prej familjarëve dhe kushërinjve të ish-bashkëshortit të ndjerë. Kaq dramatike u bë e gjithë kjo gjendje sa në një moment tepër kritik për shëndetin e saj, avokatja humbi edhe barrën, duke e dështuar lindjen e foshnjës në një muaj kritik, e duke rrezikuar të humbiste edhe jetën në spital. Por kanosjet dhe kërcënimet e familjarëve të ish-bashkëshortit nuk u ndalën as pas kësaj situate, madje u intensifikuan me pretendimin se shkëputjen e barrës e reja e kishte bërë qëllimisht dhe prej “inatit”. Nisur nga kjo situatë avokatja Xhafaj ju drejtua organeve të Policisë së Shtetit me një denoncim si dhe me kallëzim organeve të Prokurorisë së Tiranës. E ndjerë e rrezikuar për jetën e saj edhe pavarësisht se ajo paraqiti një dosje të tërë provash në Prokurori e Polici, vuri në dispozicion tabulatet e telefonit ku merrte çdo ditë rregullisht sharje dhe kërcënime, si dhe ndoqi rrugën ligjore për të zgjidhur këtë konflikt të panevojshëm, përsëri asaj nuk ju dha asnjë masë mbrojtjeje, madje përkundrazi i’u sugjerua që të linte për disa kohë Tiranën dhe të shkonte pranë familjes së saj në një qytet tjetër. Aktualisht avokatja Xhafaj po ndjek të gjitha shkallët e rrugës ligjore, për mbrojtjen e saj dhe është në pritje të marrjes seriozisht nga organet përkatëse të këtij rasti, jo i vetmi në Tiranë dhe në Shqipëri, ku shumë femra të pambrojtura, madje edhe nëna, kanë mbetur viktima.
Ekonia vuan mungesën e kreditimit nga bankat
Kreditimi ne stanjancion i ekonomise, ka nxjerre ne pah dobesine e inbestimeve publike kete vit. Eksperte te financave, mendojne se qarku i mbyllur ku eshte futur ekonomia: pak konsum, pak prodhim, e rrjedhimisht pak pune, mund te thyhet me nje impuls te forte ne investimet publike. Por ne tete muajt e pare te ketij viti, investimet publike, vijuan te mbeten larg objektivave te qeverise.
Sipas te dhenevate te raportuara nga vete ministria e financave, ne ekonomi munguan 3.2 miliarde leke. Ato nuk kane arritur te hudhen ne kohe ne qarkullim per ndërtimin e rrugëve, apo objekteve te tjera publike. Sipas Ministrisë së Financave, shpenzimet kapitale për 8-mujorin ishin 28.8 miliardë lekë, nga 32 miliardë lekë që ishte plani fillestar i vitit, duke qenë rreth 10% më të ulëta.
Mangesite me te medha ne investime u perkasin rrugeve, per ndertimin apo rikonstruksionin e tyre. Per kete vit, financat kishin parashikuar te investonin 21 mld lekë janë planifikuar për ndërtim dhe rikostruktim rrugësh, 5 mld lekë për investime në energji (përtej investimevë të vetë kompanisë) dhe 10,5 miliarde leke ne zhvillimin e rajoneve .
Ministria e Financave ka bere te ditur se ato qe kane mbetur mbrapa jane projektet me financim te huaj,ndersa ka ritheksuar se me rishikimin e buxhetit, projektet do t’i perafrohen mbylljes./ABC news/
Tiranë, policët vijnë me karrotrec dhe ikin me “bisht ndër shalë”, tremben nga Ferrari
Një ngjarje vërtet e paimagjinueshme dhe njëkohësisht qesharake ka ndodhur me policinë e shtetit vetëm pak minuta më parë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së “21 Dhjetori-t”, ku një makinë “Ferrari” e zezë kishte parkuar pas tabelës që e ndalon një veprim të tillë.
Sipas dëshmitarëve, në vendngjarje erdhi policia e shtetit së bashku me një karrotrec, por pasi e panë për disa momente makinën, nuk morën asnjë masë dhe vendosën të largoheshin.
Kronologjia e ngjarjes duket edhe nga fotot. Sipas dëshmitarëve pas pak mbërriti edhe shoferi, i cili hipi pa u shqetësuar në makinë dhe u largua në punë të tij.
Policia që duam?? Pse i tremben ‘çunat’ këtij ‘Ferrari’ në Tiranë
Foto+18/ Harrojeni të dashurën e deputetit shqiptar, shikoni ç’i bën ‘seksit’ shoqja e saj e ngushtë...
Nëse deri tani Iva Aliko u njoh nga të gjithë, kjo ndodhi për shkak të deklaratës së saj që prej kohësh ishte në lidhje me një deputet shqiptar.
U fol e u përfol për këtë lidhje, madje shumë emisione u ngritën vetëm për këtë gjë, por akoma nuk dihet se kush është ky deputet dhe a ekziston realisht një histori e tillë, apo është thjesht një trill i sajuar nga këngëtarja për të marrë vëmendje.
Gjithsesi, le ta harrojmë për pak këngëtaren, pasi shoqja e saj duket se ia ka marrë krejtësisht vëmendjen. Në një foto të bërë bashkë Katerina Shkëmbin, e cila është ish banore e “Big Brother 7”, duket se e ka tradhtuar fustani dhe i ka nxjerrë më shumë se sa duhet jashtë.
Nuk e dimë nëse Katerina e ka vënë re këtë detaj apo është thjesht një mënyrë për të rifituar vëmendje./JOQ/
Foto/ Vildane Zeneli vjen super seksi në setin e ri
Modelja Vildane Zeneli nuk rresht së provokuari. Ajo ka publikuar një foto në rrjete sociale nga seti i saj i fundit fotografik.
Ajo ka treguar gjoksin e saj përmes dekoltesë të mundësuar nga rrobat e banjos në formë trupore.
Edhe këtë herë duket se Vildania ka goditur në shenjë.
Video/ Ja emrat e të arrestuarve me kokainë në Tiranë
Policia e Tiranës ka publikuar zyrtarisht emrat e personave të arrestuar që u kapën me 700 gram kokainë në rrugën ‘5 Maji’ ditën e sotme gjatë aksionit “Telefonata e Fundit”.
Të arrestuarit janë Sokol Geci 22 vjeç banues në Tiranë, Eraldo Dodaj 19 vjeç banues në Mirditë dhe Pashk Teska 20 vjeç banues në Laç.
Ata kishin fshehur drogën në makinën e tyre tip Ford që drejtohej nga Dodaj.
Në momentin e ndalimit nga policia, Sokol Geci, ka nxjerrë një armë zjarri dhe për pasojë shërbimet policore janë detyruar të bëjnë qitje në ajër për neutralizimin e më pas prangosjen e këtij shtetasi dhe të dy të tjerëve.
Bëni masazh në këto pika të trupit dhe largoni dhimbjet menjëherë
Kjo metodë e largimit të dhimbjeve është shumë e lashtë dhe quhet “Presioni i pikës së masazhit” me anë të së cilës mund të liroheni nga dhimbjet dhe të stimuloni funksionin e organeve të brendshme.
Mjekët në Kinë kanë treguar se këto pika janë të lidhura me pjesën e brendshme të trupit siç janë venat, arteriet, nervat dhe kanalet vitale, pra, këto pika janë mjaftë me rëndësi për lirimin nga dhimbjet e ndryshme.
Kjo metodë e lashtë vjen nga mjekësia tradicionale kineze dhe është hasur me emra të ndryshëm si akupresion dhe akupunkturë.
Ndërsa, ne për juve kemi sjellur 4 lloje të masazhit për lehtësimin e dhimbjeve të ndryshme pa patur nevojë përdorimin e ilaçeve.
Fytyrë:
Pjesën në mes të hundës dhe buzës së sipërme, butësisht çdo ditë e masazhoni dy herë nga 5 minuta – kjo ndihmon në qetësimin e dhimbjeve të kokës dhe ndihmon personat që u ka rënë të fikët të zgjohen.
Dorë:
Pjesën mes gishtit të madh dhe gishtave të tjerë duhet ta masazhoni çdo ditë për arsye se ndihmon në funksionin e zorrëve dhe gjithë sistemit të tretjes.
Këmbë:
Në pjesën nën gju ndodhet pika e cila ndihmon në absorbimin e lëndëve ushqyese, pra këtë pikë duhet ta masazhoni.
Veshi:
Kjo pikë është e vendosur në qendër dhe në krye të veshit dhe ndihmon për ta kontrolluar ankthin e ritmin e zemrës. Masazhoni këtë pikë me kujdes 3 minuta në ditë./lajmi.net
Foto/ Nusen e kap ‘syri i keq’, bie nga kali...
Ëndërroi një martesë përrallore, por Sue Allegretta, nga Oakland, New Jersey, pësoi një incident aspak të këndshëm për të cilin shprehet se kurrë nuk do ta harrojë në jetën e saj.
Sue po tentonte të realizonte foto të paharrueshme dhe të veçanta. Së bashku me shoqen, ato po kalëronin duke tentuar realizimin e fotove. Por gjërat nuk shkuan si duhet për Sue. Kafsha, siç duket e mori me më shumë ngazëllim futjen në ujë, gjë që bëri që ta rrëzonte atë.
Në ditën më të bukur të jetë, Sue Allegretta pësoi një incident aspak të këndshëm, megjithatë fotot e saj edhe pse jo për mirë u shpërndanë me shpejtësi në internet.
Tmerr në Fier, babai ngacmon seksualisht të bijën 14-vjeçare. Ajo i bën atë që s’ia merrte mendja...
Policia e Fierit ka njoftuar se është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e A. Xh, 45 vjeç, banues në Fier. Ai është kallëzuar nga e bija e tij 14-vjeçare për abuzime seksuale. Ky njeri që nuk meriton të quhet baba, është larguar nga banesa pas denoncimit të së bijës.
Përveç abuzimeve seksuale ndaj së bijës ai është kallëzuar edhe për ushtrim dhune fizike dhe psikologjike ndaj vajzës.
Sipas dëshmisë së vajzës, ngjarja ka ndodhur para rreth një viti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Vepra të turpshme”.
Babai ndoshta nuk e mendonte kurrë që vajza e tij do ta denonconte, por me sa duket rezultoi i gabuar.
Veprimi i kësaj vajze është gjëja më e mirë që mund të bëhej në këto kushte, pasi përndryshe me shumë mundësi tmerret do të vazhdonin gjatë.
Foto+16/ Kjo kosovare seksi po çmend rrjetin me nudot e saj në plazh
Shqipe Dreshaj është emri i modeles, e cila po thyen rrjetet sociale me fotografitë super seksi.
Ajo së fundmi ka vendosur të dalë në plazh, e nga atje edhe të pozojë në pozitat më seksi të mundshme, duke mbuluar me duar gjoksin.
Berisha: Gjyshi i Ramës nuk foli me të vëllanë për 27 vjet
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka krahasuar atë që e quan “lojë e fjalëve të Edi Ramës” për emërimin si mbetje të riciklueshme dhe jo plehra, me një histori që sipas tij e di gjithë bregdeti.
Berisha tha gjatë emisionit “Studio e Hapur” se historia është shumë e rëndë por gjithsesi do ta tregojë:
“Gjyshi i tij dhe i vëllai për 27 vite nuk kanë folur me njëri-tjetrin dhe këtë e di i gjithë bregu. Nuk kanë folur për 27 vite sepse aty kaloi një kafshë në një gardh, dhe njëri tha ishte mace, tjetri tha ishte lepur. Edhe këtij do t’i duhen 27 vite të kuptojë se a janë plehra apo mbetje”, - tha Berisha.
Video/ Aktori Arben Derhemi: Kam bërë faj që votova Edi Ramën
Pas publicistëve dhe gazetarëve që kanë ndryshuar mendim për mbështetjen që i kanë dhënë Edi Ramës, edhe personazhe të tjera në vend po ndryshojë mendim.
Aktori Arben Derhemi pranon publikisht se ka bërë gabim që ka votuar për Edi Ramën.
Deklarata është bërë në emisionin satirik të gazetarit Ismet Dishti, në “Zjarr TV”.
Foto tragjike/ Nëna ishte duke bërë selfie kur u përplas për vdekje
Ajo ishte duke pedaluar në korsinë e biçikletave kur u aksidentua fatalisht. Buzëqeshja e saj e fundit para se të gjente vdekjen është kapur në foton selfie që ajo shkrepi pak caste më parë.
Carmen Green, 41 vjeç kishte pirë paksa në darkën e ditëlindjes së nënës së saj dhe po shkonte në shtëpi me biçikletë pa helmetë në kokë në momentin që bëri këtë foto.
Por disa moment më vonë, ajo humbi kontrollin dhe përplasi kokën e saj në tokë.
Ajo u dërgua menjëherë në spital në qendër të Londrës, por vdiq 6 ditë më vonë nga një arrest kardiak.
Bashkëshorti i saj pas humbjes tragjike të gruas bëri apel që kushdo që nget motorr apo biçikletë, duhet të vendosë helmetë.
Detajet tronditëse/ A është përdhunuar në Paris Kim Kardashian?
Grabitja e Kim Kardashian ditën e djeshme ishte një ngjarje e bujshme për mediat rozë si dhe një nga momentet më tronditëse të familjes së saj. Pas largimit nga Parisi me avion personal, Kimi ka treguar ngjarjen e plotë para policisë, duke zbuluar në këtë mënyrë edhe detaje të tjera.
Sipas “Daily Mail”, Kardashian ka thënë se në fillim kishte menduar që 5 personat që i janë futur në dhomë të maskuar si oficerë policie, kishin qëllimin ta përdhunonin, më pas ajo ka dëgjuar ata duke përmendur në anglisht fjalën unazë.
Pas kësaj Kim Kardashian ka treguar në polici se, e kanë lidhur në banjo, ku dhe i kanë marrë të gjitha bizhuteritë.
Por ndërkohë janë ngritur dyshimet në lidhje me ngjarjen në të vërtetë. Si ka mundësi që Kimi ndodhej e vetëm në hotel më një pasuri të tillë? Pesë personat e dinin shumë mirë hotelin ku qëndronte ajo, edhe dhomën.
Sipas policisë mendohet se, në këtë rast kemi të bëjmë me bandën "Pantera rozë" e përbërë nga sllavë të Ballkanit.
Ndërkohë mediat e huaja dhe sidomos ato tabloid të sensacioneve të VIP-ave, po aludojnë për një ngjarje edhe më ‘hard’ se sa vetëm një grabitje. Sipas këtyre mediave, fakti që Kardashian i kanë vjedhur edhe njërin prej celularëve mund të jetë vetëm fillesa e asaj që ka qenë një tragjedi.
Mediat shkojnë deri aty sa aludojnë edhe për një përdhunim në grup të Kardashian-it, si dhe bërjen e një videoje nga hajdutët përdhunues.
Por deri në zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje, ndërkohë që hetimi po vijon nga disa polici madje edhe nga FBI, çdo gjë do të jetë e mjegullt për atë çka i ndodhi femrës më të klikuar në botë.
Foto/ Muzeu i Korçës... a po kërkon Rama paqe me Ortodoksët?
Në dy vitet e fundit marrëdhëniet mes qeverisë dhe Kishës Ortodokse kanë qenë të tensionuara dhe kanë shkuar drejt një ftohjeje të pakuptimtë. Shkak për këtë janë bërë edhe marrëdhëniet jo të mira me komunitet ortodokse në disa zona në Jug të vendit, si dhe më prishjen e një Kishe të lashtë Ortodokse në Dhërmi.
Por dozën e acarimit duket se e ka shtuar edhe prishja e marrëdhënieve të PS-së dhe qeverisë me Partinë e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut të drejtuar nga Vangjel Dule, si dhe afrimi i socialistëve me PDIU-në e çamëve të Idrizit.
Kjo ka bërë që në shumë aktivitete të Kishës Ortodokse në vend të ndihet mungesa e pranisë së kreut të qeverisë.
Megjithatë Korça duket se është nnjë përpjekje e qartë e riafrimit apo e përpjekjes së Ramës për të rifituar mbështetjen mjaftë të vlefshme të Kishës Ortodokse dhe klerit Ortodoks në vend.
Nga Korça ku përuroi Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, kryeministri Rama ka shkruar:
“RILIND NJË TJETËR MUZE DHE SHTOHET NJË TJETËR FORCË NË ZHVILLIMIN E TURIZMIT
Çel dyert në Korçë Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, një trashëgimi e vyer e cila u shpëtua nga rrënimi i harresës 25 vjeçare dhe sot është në dispozicion të publikut; një thesar i dëmtuar rëndë në vitet e harresës dhe sot i mbrojtur në kushte optimale bashkëkohore si të çdo muzeu në Europë.
Një koleksion fantastik, padyshim më i madhi që është i mbledhur në një muze të vetëm për Artin Bizantin në rajonin tonë, por mbase edhe në Europë (për shkak të vetë historisë tragjike të fesë në Shqipëri, ku mijëra vepra të tilla dolën nga muret e kishave për të kaluar ferrin komunist dhe purgatorin e tranzicionit, përpara se sa të riktheheshin nën dritën e vëmendjes e të respektit të shtetit për vlerën e jashtëzakonshme që bartin).
150 veprat e punuara nga një numër i madh piktorësh, ikonografë dhe freskografë, që kanë lënë gjurmët e tyre të ndritura në historinë e kulturës e të artit të këtij vendi, një ndër ta edhe Onufri i Madh, si edhe 250 objektet dhe ikonat që ekspozohen për herë të parë në këtë Muzeum të Ri, e japin të plotë dimensionin e raportit tonë si shtet me trashëgiminë kulturore; si pjesë e pandashme e misionit tonë për të rilindur Shqipërinë.
Sot asnjë monument, asnjë objekt, asnjë koleksion, asnjë vendbanim tradicional nuk rrezikon më të zhduket dhe nuk është më i kërcënuar nga harresa rrënuese. Në keta 3 vjet është bërë për Trashëgiminë Kulturore, sa nuk është bërë në 20 e kusur vite të shkuara të mbledhura së bashku.
Kjo punë padyshim jo thjesht po e sjell shtetin në vete në raport me këtë pasuri të paçmueshme, por po e bën këtë pjesë të pandashme të rrugës së zhvillimit ekonomik e social, ku rezultatet po shihen në impaktin e rritur të trashëgimisë mbi zhvillimin turistik të Shqipërisë.
#Rilindje
#ShqipëriaeGjeneratësTjetër⭐
#QentëLeTëLehinKarvaniEcënPërpara”, - shkruan Rama në facebook.
Berisha: Lu sillet si guvernator dhe është bërë palë me Ramën
05/10/2016/...................................................
Agron Tufa, Gazmend Krasniqi e Ben Andoni. Prej Perëndimit me dashuri drejt Lindjes ishin edhe dy autorë gjermanë; poeti dhe prozatori i ri Dorian Steinhoff dhe përkthyesja nga shqipja dhe gjuhët ballkanase në gjermanisht Zuzana Finger, ishin jo vetëm miq të festivalit, por edhe banorë të Tiranës për një muaj në “Rezidencën e shkrimtarit dhe përkthyesit letrar. Zonja Finger me përvojën tiranase e mbylli qëndrimin e saj në ditën e fundit të shtatorit, për t’ia lënë stafetën shkrimtarit, i cili do të vijë për lexuesin në shqip për së shpejti.
Dada është zhurma e një matrapiku që shkatërron muret e stadiumit “Qemal Stafa”, një regjistrim zanor që Eljan Tanini e solli për të shoqëruar pjesë nga libri i tij me poezi “Pa pikë”, me mesazhin qytetar që heshtja e secilit prej nesh të mos bëhet ëmbëlsi sistemesh.
Foto/ Skema, ja si motër e vëlla shfrytëzonin të miturën për seks
Një motër e vëlla nga Durrësi (në foto) kanë detyruar një të mitur 14 vjeçe të prostituonte për ta kundrejt 3 deri 5 mijë lekëve.
Është shumë e çuditshme kur vetë ata janë shumë të rinj dhe s’kanë mbushur ende 20 vjeç dhe kishin marrë përsipër të fitonin para në këtë mënyrë të paligjshme.
Ata e rrihnin dhe e detyronin vajzën minorene, që të kryente seks kundrejt pagesës.
Policia e Durrësit ka mundur t’i arrestojë tutorët “e vegjël” dhe njoftoI se motër e vëlla në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke ushtruar dhunë fizike kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në hotele të ndryshme në qytetin e Durrësit, një vajzë të moshës 14 vjeçe, me iniciale H.XH.
Foto/ Policia vetëdiskreditohet me ‘gjobitjen’ e ‘Ferratit’ të zi
Në një kohë që kultivimi dhe trafiku i kanabisit janë në nivele alarmante dhe kur oficerë të policisë janë të përfshirë në trafikun e drogës, Policia e Shtetit jep njoftime për ngjarje krejt periferike, me të cilat kërkon të tregojë se është në krye të detyrës.
I tillë është edhe një njoftim i shpërndarë për mediat sot pasdite, që tregon për një makinë “Ferrari” të gjobitur nga policia rrugore.
Një ditë më parë në rrjetet sociale u denoncua fakti se kjo makinë, edhe pse ishte e parkuar gabim nuk u gjobit, e madje as u tërhoq me karrotrec.
Lexoni më poshtë shpjegimet e policisë.
Do'stlaringiz bilan baham: |