Ja deklarata e4 kryedemokratit Basha në Facebook:
“#EdMashtrusi beri sot mashtrimin e rradhes. Ne monologun qe xhiron vete ju tha qytetareve se ligji i plehrave eshte i mire por ju jeni budallenj.
3 vjet me pare ju premtoi shqiptareve se kurre nuk do te lejonte mbetjet e huaja ne vend. Tani qe po i mbaron mandati, tinezisht, pa transparence kaloi ligjin qe i hap rruge Mafias te sjelle helmet e Europes ne Shqiperi.
Ne keto 3 vite nuk prodhoi gje tjeter vec varferi, eksod, krim dhe droge. Tani do ta mbushe vendin me helmet dhe plehrat e botes. Shqiperia pa Edi Ramen eshte Shqiperia pa plehra. #Shqiperia me mire pa Edi Ramen”.
Prindër ky aparat mban fëmijët larg internetit
Për prindërit, fëmijët e të cilëve janë të varur nga interneti, apo për të ruajtur vëmendjen e të ftuarve në një darkë, kjo është shpikja ideale.
Në një kohë që Smartphone-t po dominojnë gjithnjë e më shumë jetën tonë, “DistractaGone”, nga “Smart Box”, pretendon që të jetë zgjidhja. Zgjidhja e vërtetë është ndoshta vetëkontrolli dhe mposhtja e frikës se mos humb diçka nga bota virtuale.
Por nga momenti që vetëkontrolli na mungon dhe “frika e moshumbjes” na mban zgjuar gjatë natës, kjo kuti e vogël mund të jetë zgjidhja jonë më e mirë.
Është e lehtë në përdorim, mjafton të hapësh kapakun dhe mund të vendosni brenda saj deri në katër celularë.
Më pas mbylleni dhe përcaktoni numrin e minutave apo orëve që do të qëndrojë e mbyllur. Kutia nuk do të hapet deri në përfundimin e kohës. Përmasat e saj janë 166 x 85 x 60 mm.
“DistractaGone”, e krijuar nga një grup projektuesish nga Amsterdami, do t’i ndihmojë përdoruesit të gjejnë qetësi në punë si dhe të shijojnë momentet me miqtë dhe familjarët.
“New York Times”: Trump ka shmangur taksat për 18 vite
Një e përditshme amerikane ka bërë të ditur se zotëron dokumentet që tregojnë se manjati i pasurive të paluajtshme, Donald Trump ka deklaruar një humbje prej më shumë se 900 milionë dollarësh gjatë vitit 1995.
“New York Times” shton se humbja ka qenë kaq shumë e madhe, saqë mund ta ketë detyruar kandidatin e tanishëm republikan për zgjedhjet presidenciale të shmangte pagimin e taksave për 18 vite rresht.
Drejtues të fushatës së tij kanë refuzuar të publikojnë deklaratat e vitit të fundit të taksave të paguara prej Trumpit, madje as nuk e kanë konfirmuar apo mohuar këtë shkallë kaq të lartë humbjesh.
Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hilary Clinton është kapur me forcë ndaj mosdeklarimit të tij të taksave. Gjatë debatit të parë therës presidencial të së hënës së kaluar, ajo e detyroi atë të mbrohej për mosdeklarimin e taksave, duke sugjeruar se ai ishte duke fshehur “diçka të tmerrshme”.
Kur ish-Sekretarja e Shtetit e akuzoi atë se nuk kishte paguar tatimin federal mbi të ardhurat, Trump iu kundërpërgjigj duke thënë se “kjo gjë e bën atë të zgjuar”.
Clinton ka publikuar tatimet mbi të ardhurat për rreth 40 vite, ndërsa edhe garuesi me Trump për t’u bërë zëvendësi i tij, Mike Pence, ka publikuar deklaratat e tij 10-vjeçare.
Dokumenti prej 3 faqesh i zotëruar nga “New York Times”, sipas Jack Mitnick, një ish-kontabilist i manjatit të pasurive të paluajtshme, emri i të cilit shfaqet në letrat përgatitore të deklarimit të taksave, është një kopje autentike e një pjese të mirë të deklarimit të vitit 1995.
Të shtunën, nga stafi i fushatës së Trumpit kanë akuzuar “New York Times” se po bëhet një “zgjatim” i fushatës së Clintonit.
Foto/ Shqiponja e madhe në gjueti, ja si e kap peshkun
Pamje spektakolare ka sjellë një fotograf japonez kur ka fotografuar momentet e jashtëzakonshme të mbretit të shpendëve që kap rrëmbimthi një peshk nga lumi në fluturim e sipër.
Shikoni fotot:
Historia+18/ Shoqja më kërkoi të kryeja marrëdhënie me burrin e saj, por diçka shkoi tmerrësisht keq
E dëshpëruar se po i shkatërrohej martesa, një femër i ka kërkuar shoqes së saj që të kryente marrëdhënie seksuale me bashkëshortin e saj. Një histori e komplikuar, pasi vajza mendonte se ndoshta do ta ndihmonte shoqen e saj duke zbatuar idenë e saj të çmendur, por gjërat kanë dalë jashtë kontrollit. Ja çfarë i shkruan ajo psikologes së “The Sun”:
Letra e vajzës:
“E dashur psikologe Deidre, kam shumë nevojë për ndihmë pasi unë dhe shoqja ime jemi në telashe të mëdha. Ne jemi të dyja 25vjeçe, ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë, por kohët e fundit ka pasur shumë probleme me të shoqin. Ai filloi ta tradhtonte, të rrinte deri vonë jashtë dhe të pinte alkool aq sa filloi edhe ta dhunonte.
Kur mamaja e shoqes sime e mësoi këtë e denoncoi, por kur policia i vajti në shtëpi shoqes, ajo u tha se nuk kishin aspak probleme dhe i dëboi. Të gjithë këtë e bëri se nuk do që të prishë familjen dhe të dëmtojë psikologjinë e fëmijëve të vegjël.
Prandaj ajo më kërkoi mua që të bëhesha dashnorja e të shoqit se ndoshta kështu do ta sillja në rrugën e duhur dhe ai do ndalonte së dali dhe piri. Unë pranova dhe që atëherë kam bërë rregullisht seks me të, ndërkohë që ai nuk e di që kjo ishte ide e gruas. Tani problemi qëndron se përveç gjithë kësaj historie, unë kam filluar të kem ndjenja për të. Çfarë duhet të bëj në këtë situatë që jam?!”
Përgjigjja e psikologes:
“Ndaloje menjëherë këtë lidhje. Është e dëmshme për të gjithë ju. Ti duhet të gjesh një partner të denjë për ty ndërsa shoqja jote duhet të ulet dhe të diskutojë shtruar me të shoqin për të zgjidhur problemet që kanë në çift. Kjo ide ka qenë e gabuar që në fillim, por të paktën shkëputu sa je në kohë”.
Fotogaleri/ Të rrezikosh për një pozë artistike
Ka me dhjetëra guximtarë në mbarë botën që mes peisazheve më fantastike të natyrës rrezikojnë aq shumë për të bërë një pozë, sa që pamjet e tyre të lenë pa frymë.
Foto/ Edhe pa make-up, Kim Kardashian mahnitëse dhe super-pjeshkë
Ajo ka mahnitur sërish të gjithë fansat dhe paparazët që i shkonin nga prapa nëpër rrugët e Parisit. Kim ka qenë pa grim sot, por ajo që dukej qartë të diva superseksi, ishte bukuria dhe sharmi elegant që nuk i ishte venitur aspak.
Tepër seksi dhe tërheqëse, Kardashian ka bërë edhe sot “goditjen” e radhës në të gjitha faqet rozë të mediave më prestigjioze.
Shikoni fotot:
Refugjatët/ Hungari, 95% votojnë kundër, por dështon votimi
Referendumi në Hungari për politikat e BE-së për refugjatët ka të ngjarë që të shpallet i pavlefshëm, pasi pjesëmarrja nuk kishte arritur as kuorumin prej 50% pjesëmarrje në votim.
Pavarësisht pjesëmarrjes 45% në votime, 95% e tyre votuan kundër planit të BE për refugjatë.
Por ky rezultat bëhet nul për shkak se votimi ishte minimal.
Mediat vendase e quajnë këtë rezultat goditje për Kryeministrin hungarez Victor Orban, i cili kishte bërë thirrje për të votuar pasivisht në referendum.
Eurostat: Shqipëria u plak me ritme më të shpejta se BE në dekadën e fundit
Numri i të moshuarve mbi 80 vjeç është rritur në Shqipëri me ritme më të larta se në Bashkimin Europian gjatë dekadës së fundit.
Sipas një publikimi të posaçëm të Eurostat, numri i të moshuarve mbi të 80-at është rritur me 58% në Shqipëri nga viti 2004 deri më 2015, ndërsa në Europë, numri i kësaj grup-moshe është rritur me 38%.
Eurostat thotë se, popullsia mbi 80 vjeç arriti në 27 milionë banorë në fillim të 2015-s nga 19.7 milionë që ishin më 2004. Ndërsa në Shqipëri, popullsia mbi 80 vjeç arriti në mbi 64 mijë persona në 2015 nga rreth 40 mijë që ishin më 2014. Gjithsesi, në totalin e krejt popullsisë në Shqipëri, 80-vjeçarët kanë një peshë më të ulët.
Në BE, kjo grup-moshë zuri në vitin 2014, 9.5% të totalit të popullsisë ndërsa në Shqipëri, kjo grup-moshë zuri 2.3% të totalit të popullsisë.
Eurostat vëren një rritje të numrit të të moshuarve në të gjitha vendet e BE. Më 2015, një në çdo 20 persona që jetojnë në BE ka qenë rreth moshës 80 vjeç ose mbi këtë moshë.
Gjithashtu, Eurostat arsyeton se, plakja e strukturës së popullsisë është pjesërisht, si rezultat i rritjes së jetëgjatësisë, e cila u rrit nga 8.4 vjet në vitin 2004 në 9.5 vjet në vitin 2014. Femrat përbëjnë ende rreth dy të tretat e personave të moshuar në BE.
Ky mbipërfaqësim i grave në mesin 80-vjeçarëve ose më shumë vihet re në të gjitha vendet anëtare të BE-së. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, që festohet çdo vit më 1 tetor, Eurostat (zyra e statistikave të Bashkimit Europian) publikon indikatorët demografikë për të moshuarit që jetojnë në BE.
Njerëzit e moshës 80 vjeç në vitin 2014 mund të jetojnë së paku 1 vit më shumë se në Francë, e ndjekur nga Spanja (10.4 vjet), Luksemburgu (10.1 vjet) dhe Italia (10.0 vjet).
Në anën e kundërt të shkallës, jetëgjatësia është ulët për moshën 80 vjeç në Bullgari (7.0 vjet), Rumania (7.6 vjet), Kroacia (7.7 vjet), Hungaria dhe Sllovakia (të dyja 7.9 vjet). Kjo do të thotë se ekziston një hendek 4-vjeçar në të gjithë BE-në.
Në Shqipëri, sipas shifrave të bëra publike edhe nga INSTAT, pjesa e popullsisë 65 vjeç e lart është rritur nga 5 në 11% ndërmjet viteve 1989 dhe 2011, për të arritur në 13% në 2016-n dhe 29% deri në 2060-n. E krahasuar me shtetet e tjera në botë, vendi ynë nuk ndodhet ende në zonën e “rrezikut të lartë” nga plakja e popullsisë, por po shkon me shpejtësi drejt saj. Arsyet lidhen me uljen e fertilitetit dhe emigracionin e rritur./Monitor/
Foto/ Dhunë mes të rinjve, futbollistët e Kukësit përfundojnë në spital
Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Laç në futbollin e të rinjve. Vendasit e moshave U17 dhe U19 u përballën me kundërshtarët e tyre të Kukësit, por takimet janë shoqëruar nga një dhunë e paprecedent, e cila ka bërë që të dërgohen në spital dhe 2 futbollistë të Kukësit U19, Uka dhe Kashanjeva.
Mbi këtë ngjarje të shëmtuar që nuk ka asnjë lidhje me futbollin, ekipi i Kukësit ka nxjerrë një reagim të ashpër në faqen e tyre në internet. Reagimi i Kukësit “Ekipet e Akademisë së Kukësit kanë udhëtuar ditën e sotme për të zhvilluar ndeshjet e tyre në qytetin e Laçit, por vetëm me futboll nuk janë përballuar.
Ekipi U17 dhe U19 janë terrorizuar me një atmosferë dhune që nga zbritja nga autobusi e deri në largim. Lojtarët e moshave të Kukësit kanë rënë pre e kësaj dhune barbare dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak. Nga goditjet e marra kanë përfunduar në spital lojtari Uka dhe Kashanjeva i U19.
Për futboll nuk flitet dhe rezultati kalon në plan të dytë, pasi vetëm dhuna ka qenë prezente jashtë fushe dhe brenda e saj. Kjo e lejuar edhe nga arbitri i ndeshjes. Ai pasi ka nxjerrë dy lojtarë të Laçit me karton të kuq, i ka rifutur në lojë, pasi nga frika dhe presioni i shënoi si të verdhë.
Klubi F.K. Kukësit do e ndjekë deri në fund këtë çështje dhe do të përgatisë të gjithë dokumentacionin e duhur për ta dorëzuar në FSHF. Kjo sjellje është prishje e qartë e garës dhe si gjithmonë ndodh në Laç.
Duke parë situata të tilla, kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme dhe dënimeve shembullore për protagonistët e ngjarjeve. Për ne nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti i lojtarëve tanë, prandaj ose të merren masat e duhura, ose të ndërpritet gara, pasi nuk po flasim më për futboll”.
“Anulohet inaugurimi i Liceut në Tiranë, Kryeministrit nuk i pëlqeu boja pana”
Prej disa javësh Liceu Artistik tek “Rruga e Elbasanit” në Tiranë i është nënshtruar rikonstruksionit dhe pritej që të inaugurohej, por është shtyrë për një ditë tjetër.
Sipas denoncimit të bërë në Facebook-un e ish-Kryeministrit Sali Berisha, ka qenë vet Kryeministri Edi Rama që shtyu inaugurimin pasi nuk i pëlqeu boja pana e fasadës dhe urdhëroi që të lyhej përsëri.
Denoncimi në Facebook-un e ish-Kryeministrit Sali Berisha:
“Mesuesi dixhital informon:
Edvin Kristaq Rama anullon
-inaugurimin e rikonstruksionit prej qindra milione lekesh te Liceut Artistik pasi nuk i pelqen boja pana
– urdheron lyerjen per se dyti te te gjithe Liceut me bojen qe i pelqen bojaxhiut! Sb.”
“Doktor mirembrema,jam punonjes ne drejtorine e arsimit Tirane. Nuk mjaftuan shpenzimet kolosale prej qindra milion lekesh te shpenzuara per rehabilitimin e Liceut Artistik tek rruga e Elbasanit, ku pritej te vinte per inaugurim Edvin Rama ndodhi ajo qe nuk pritej, per te kenaqur syrin e Edvinit te cilit nuk i pelqeu boja pana por dha urdher dhe ndryshoi boja per 48 ore, ne krahe te liceut ku shkon tek universiteti Luarasi ka mbetur pa lyer akoma. Edhe diktatori nuk do guxonte te shpenzonte parate e taksapaguesve Shqiptare”.
E pranon publikisht këngëtarja e njohur: Jeta ime u shkatërrua, pas asaj që më bëri ai
Reperja australiane e njohur për të gjithë botën Iggy Azalea, këtë vit po përgatitej për publikimin e albumit të saj të tretë, por një ngjarje e dhimbshme në jetën e saj ka bërë që ky publikim të shtyhej për disa muaj më vonë.
Ndarja e saj me Nick Young ka qenë një goditje shumë e madhe për të dhe këngëtarja akoma nuk e ka marrë veten. Ajo ekskluzivisht për Daily Mail është shprehur se ndihet e shkatërruar pasi zbuloi se ish e dashura e Nick ishte shtatzënë me të.
Kjo gjë ka qenë bombastike dhe e papërballueshme për këngëtaren që ka çuar në anulimin e shumë planeve të saj, sepse ajo kërkon kohë për t'ia dalë.
Kjo është ndjenja më e mirë seksuale, arrihet për 5 minuta
Seksi është një akt në të cilin japim dhe marrim duke e dhënë veten pa kushte dhe plotësisht ndërsa duke lejuar po të njëjtën hapësirë për partnerin. Seksi krijon lidhje energjetike që tejkalojnë ato fizike andaj duke qenë të vetëdijshëm për emocionet dhe lidhjet që prodhojnë ato, mund të përjetojmë përvoja që na ndihmojnë fizikisht dhe psiqikisht.
Gjatë seksit nuk lidhen vetëm me partnerin por edhe me vetveten, andaj kur jeni e stresuar dhe e rraskapitur kuptojeni se jeni duke krijuar një pengesë që ju privon nga relaksimi i trupit dhe mendjes.
Njëra nga metodat më të mira për të liruar veten nga kjo energji negative është meditimi, një studim ka theksuar që teoria e meditimit për të rritur dëshirën seksuale është e vërtetë dhe funksionale.
Energjia e seksit
Për ata që janë të njohur me çakrat (fuqia shpirtërore në trupin e njeriut) dhe meridianet e trupit, meditimi fillon të pastrojë që të gjitha kanalet e bllokuara ndërsa bllokun e parë që e liron meditimi është çakra e seksualitetit ndërsa pas zhbllokimit menjëherë do të ndjeni një eksitim seksual.
Nëse e lëmë anash spiritualitetin, përfitimi më i madh dhe i menjëhershëm i meditimit është promovimi i gjendjes së të qenurit të pranishëm. Kur e krijoni shprehinë e meditimit të përditshëm, gjendja e të qenurit të pranishëm futet edhe në aspektet tjera të jetës suaj, përfshirë edhe aspektin seksual.
Ankoroni shqisat tuaja
Ky ushtrim ju bën të çliroheni nga stresi, në fillim është mirë të meditoni symbyllur dhe ulur ndërsa më vonë do të mund të meditoni në situata të zakonshme sikurse në krevat, nën dush, në punë etj.
Uluni me shpinën e mbështetur dhe me kokën e lirë, merrni disa herë frymë, mbyllini sytë dhe kyçuni në meditim.
Përshkoni të gjitha shqisat
Filloni me shqisën e dëgjimit. Cili është tingulli që më shumë e veçoni në këtë moment?
1. Në frymëmarrjen e ardhshme, ndjeni se çfarë ndjenja keni. Cilin senzacion jeni duke e veçuar tani? A mund të ndjeni karrigen ku jeni ulur, a mund të ndjeni rrobat në lëkurën tuaj?
2. Në frymëmarrjen e ardhshme, lëvizni drejt shqisës së të pamurit. Mund të jetë vetëm errësirë apo dritë që depërton kapakët e syve, ndërsa pasi të avancoheni të meditoni syhapur mund të koncentroheni në gjënë më të bukur që shihni.
3. Frymëmarrja e ardhshme, cila është aroma më dominuese që jeni duke e ndjerë e më pas shkoni edhe tek shqisa e shijes.
4. Është gjë e thjeshtë, i përsërisim të gjitha shqisat dhe pasi ti përfundojmë të gjitha do të mundoheni a mund ti mbani tërë pesë shqisat në kontrollin tuaj.
5. Duke e bërë këtë do të përmirësoni jetën seksuale dhe do të keni seks në të cilin do të jeni prezente me të gjitha pesë shqisat./femra.net/
Rrëfehet aktorja seksi shqiptare: Ja si bëhen paratë...
Modelja dhe aktorja seksi e spektaklit të humorit “Apartamenti 2 XL”, Eliona Pitarka, pak para fillimit të sezonit të ri televiziv, ka shpërthyer me një status në rrjetet sociale, ku ka folur hapur për nivelin e saj të jetesës.
Komenteve të tipit: “Pse hiqesh sikur bën jetë luksoze?!”, ajo u është përgjigjur se nuk shtiret aspak sepse, fatkeqësisht, nuk ka të dashur me X6 që ta shëtisë nëpër Tiranë dhe se s’ka qenë kurrë për pushime në Dubai, dy tregues sipas saj që do ta kategorizonin si pasaniken e metropolit. Për jetën që bën dhe mënyrat si e kërkon dashurinë, karrierën dhe paranë, ajo rrëfehet në këtë intervistë ndryshe për gazetën “Panorama”…
E vërteta është se ke qenë ndër vajzat më të komentuara të kësaj vere nisur nga fotot e pushimeve. Si arrite të rrëmbesh kaq shumë vëmendje nga bregu i detit?
Unë jam një modele dhe për rrjedhojë fotot janë më të goditura. Po ashtu, kujdesi ndaj vetes dhe, sidomos trupit, kanë bërë të tërhiqet vëmendja besoj.
Si aktore humori e “Apartamenti 2XL” çfarë komentesh merr nga ata që të ndjekin në ekran apo rrjetet sociale?
Kam pasur një mbështetje të madhe dhe për këtë u jam shumë mirënjohëse.
Jashtë ekranit njihesh për batutat apo më shumë për bisedat serioze, gjithmonë në kërkim të një jete më të mirë?
Besoj se jam diçka e mesme, domethënë “funny”, por dhe e pjekur dhe serioze në momente të caktuara.
Si e ndien ti peshën e të cilësuarit “vajza seksi” e spektaklit? Të ndodh ndonjëherë gjatë provave të shohësh aktorët tek fiksohen pas formave të tua?
Absolutisht jo. Ata janë të gjithë profesionistë, dhe çdo gjë është pjesë e shfaqjes.
Kush janë aktorët brenda stafit me të cilët ke krijuar vërtet miqësi?
Me të gjithë pa përjashtim kam miqësi. Ashtu siç më kanë pritur mirë dhe mbështetur që në fillim, këtë vazhdojnë ta bëjnë ende me mua.
Si frymëzohesh për rolet brenda showt? Ke modele të showbizzit shqiptar që i ke si pika referimi për t’i imituar?
Jo, s’do thosha që kam ndonjë personazh konkret si imazh frymëzues. Unë frymëzohem nga e përditshmja.
Këto femra fitojnë miliona pa bërë asgjë... falë Instagramit
Duket se është kthyer goxha në modë kohët e fundit, të fitosh para dhe të mos fitosh asgjë. Por e dini që në botë ka shumë njerëz që vetëm duke postuar foto që mund t'i kenë bërë për qejfin e tyre fitojnë miliona para.
Këto vajza quhen ndryshe modelet e Instagramit dhe jo vetëm, por edhe bosset e Instagramit, pasi fitojnë mijëra funte vetëm me postimin e një fotoje.
Jeni kuriozë të dini se kush janë këto bukuroshe që fitojnë miliona pa bërë asgjë? Hidhuni një sy fotove të mëposhtme, ndoshta do ta kuptoni arsyen sepse i fitojnë këto para.
Nuk bëjnë asgjë, por fitojnë miliona para, ja si i shpërblen Instagram këto bukuroshe:
Paige Hathaway – 3.8 milionë funte në vit
Chantel Zales – 3.6 milionë funte në vit
Ana Cheri – 2.4 milionë funte në vit
Abigail Ratchford – 2.3 milionë funte në vit
Claudia Alende – 2.1 milionë funte në vit
Lacy Kay Somers – 2 milionë funte në vit
Amanda Lee – 1.9 milionë funte në vit
Foto+18/ Erotizëm i tepruar e shfrenim deri në harbim, vajzat nuk dinë të përmbahen
Disa foto tepër erotike janë duke qarkulluar gjatë ditës së sotme në internet, ku dy vajza të famshme, modele të njohura, shihen teksa puthen plot epsh me njëra-tjetrën.
Në foto shihet Jacqui Ryland, e cila nuk e ka përmbajtur veten teksa dilte nga “Cafe de Paris” në Londër, me mikeshën e saj Gemma Krizz. Ato kanë janë afruar tepër mes tyre dhe kanë dhënë spektakël duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve e të paparacëve njëkohësisht.
Të dyja nuk e kanë patur aspak problem bërjen e këtij veprimi, ndërsa kanë pranuar më herët se janë të fiksuara pas fotove e se bëjnë gati 100 selfie në ditë. Në fund të fundit, vajzat kanë dashur pak vëmendje e kanë ditur si ta marrin.
Foto+16/ 10 femrat shqiptare me gjoksin më seksi
Ato janë pjesë e showbizit dhe kujdesen gjithnjë për pamjen e tyre, duke i kushtuar shumë rëndësi. Në daljet e tyre publike, femrat shqiptare pikasin për diçka të veçantë që ka secila, por cilat janë ato që kanë gjoksin më seksi?
Disa prej tyre kanë bërë ndërhyrje kirurgjikale që ta rrisin masën e gjoksit, disa për ta zvogëluar e të tjera kanë zgjedhur të mos ndërhyjnë.
Më poshtë keni 10 nga personazhet publike me gjoksin më seksi:
03/10/2016/.............................................
Pas Ramës edhe Tahiri sulmon mediat: Po përbaltin punën e policisë
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka sulmuar sërish mediat. Duke folur për një raport sekret mbi kultivimin e kanabisti, të botuar në gazetën Shekulli të ish –deputetit socialist, Koço Kokëdhima, Tahiri tha se “përveç SHQUP-it edhe segmente te caktuara të medias që fabrikojnë raporte që synojnë të përbaltin punën e policisë”.
Tahiri tha se këto ishin “pallavra me të cilat është mësuar llumi i këtij cikli politik dhe disa media”. Sulmi i Tahirit ndaj mediave vjen në një kohë kur edhe shefi i tij, kryeministri Edi Rama, ka nisur një të tillë pasi është kapur “në tradhëti” ndaj shqiptarëve përsa i përket ligjit që lejon importin e plehrave.
Tahiri akuzohet nga opozita se është pjesë e grupeve të narkotrafikut që kanë kanabizuar Shqipërinë. Ai dhe kryeministri thonë se situata ka qenë më e rëndë para vitit 2013. “Ajo që më kënaq është përmasa e punës që kemi bërë.
Nëse më parë asgjësohej 7.5 % e sipërfaqes me kanabis, atëherë me të drejtë ngre pyetjen se ku shkoi pjesa tjetër? Ndërsa ne shkatërrojmë mbi 90 % edhe për atë që mbetet jemi të gatshëmt ë cojmë përpara hetimet”, u shpreh sot ministri i Brendshëm në një aktivitet kundër trafikut të qenieve njerëzore.
Por gazeta The Economist, në një shkrim për kanabizimin e vendit, referuar një burimi të rëndësishëm diplomatik, shkruante pak ditë më parë se “situata është përkeqësuar” në lidhje me sipërfaqet e mbjella me kanabis. Vetëm në fundjavë në Itali e Greqi u kapën 4 trafikantë, 2 italianë dhe 2 grekë që po transportonin nga Shqipëria drejt vendeve të tyre sasi të mëdha kanabisi.
Për herë të parë në Shqipëri, për transportin e kanabisit janë ngritur edhe pista avionësh të vegjël, si ajo e zbuluar rastësisht në Ishëm, pas ngecjes së një avioni të drejtuar nga italiani Guido Andrea Guidi. Ai pranoi para prokurorëve se kishte ardhur në Shqipëri për të transportuar drogë drejt Italisë.
Në raportet e shërbimeve sekrete përmenden disa drejtues të policisë për lidhje me trafikantët. Ndërsa kultivuesit, thuhet se kanë një rrjet të organizuar për shërbimin ndaj plantacioneve, ruajtjen e tyre me persona të armatosur, korrjen, tharjen, vjeljen dhe transportin.
Pak ditë pas rënies së avionit në Ishëm, në afërsi të pistës së imporovizuar, u arrestuan 3 persona që transportonin me furgona në një magazinë disa punonjës që merreshin me tharjen e kanabisit.
Siç ka raportuar edhe më parë Lapsi.al, këta punëtorë të kanabisit paguhen deri në 30 mijë lekë në ditë nga grupet kriminale që kanë zënë sipërfaqe toke në zona fushore e malore, pasi kanë ndërtuar edhe infrastrukturën e duhur vaditëse.
Të gjitha këto të dhëna janë pjesë e raporteve të shërbimeve sekrete shqiptare dhe të huaja mbi situatën e rëndë që është krijuar nga kultivimi i kanabisit.
Vetë të dhënat e policisë flasin për miliona rrënjë të asgjësuara. Por opozita thotë se këto janë vetëm një përqindje e rrënjëve të mbjella, pasi policia është selektive dhe shkatërron vetëm plantacionet e atyre që nuk paguajnë “haraçin” prej 30 % tek drejtuesit e policisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako deklaroi pak ditë më parë se nuk kishte më sipërfaqe të mbjella me kanabis. Pas kësaj deklarate, kameramanët e disa televizionev që u morën me helikopter nga Ministria e Mbrojtjes për të ndjekur një aktivitet në Bizë, vetëm në pak minuta që qëndruan në fluturim filmuan disa plantacione me kanabis në Dajt.
Të dhënat tregojnë se shumica e plantacioneve janë vjelur dhe se kanabisi po thahet nëpër “magazina” të fshehta për t’u bërë gati për t’u trafikuar jashtë vendit.
Rrugët e trafikut mbeten skafet dhe mjetet e ndryshme lundruese, automjetet dhe avionët. Sipas opozitës, në të shumtën e rasteve trafiku kryhet me dijeni dhe bashkëpunim të drejtuesve të lartë të policisë së shtetit.
Edhe vetë Tahiri pranoi se ka procedime dhe hetime ndaj punonjëve të policisë të dyshuar për bashkëpunim me narkotrafikantët, pa dhënë detaje të tjera, por duke provuar një pjesë të akuzave të opozitës dhe pjesëve të raportit të shërbimeve sekrete të publikuar edhe nga mediat që ai sulmoi sot.
Kim sajoi vet grabitjen? Ja fakte që hedhin dyshime
Kim Kardashian ra pre e një grabitje ditën e sotme në banesës e saj. Por, mediat e huaja raportojnë se ka mundësi që Kim ta ketë organizuar vet grabitjen për të fituar më shumë publicitet.
Do'stlaringiz bilan baham: |