Pjesë nga fjala e kreut të PD-së:
Pasi e drogoi Shqipërinë, Rama tani kërkon të helmojë vendin.
Ligji i plehrave është prerje në besë e shqiptarëve. Kjo është një vjedhje e qartë dhe PD-ja do të bëjë të gjitha ato që mund të bëjë opozita. Do dërgojmë në Kuvend kërkesën për një referendum për ndalimin e plotë të importimit të plehrave.
E drejta e qytetarëve u anulua pas anulimit të ligjit për referendumit. Me këtë referendum PD vjen me një propozim të qartë: Zero import plehrash.
Rrethanat e sotme janë të tilla. Qeveria nuk mund të sigurojë ushqimin, si mund ti besojmë këtij njeriu që nuk kontrollon pistat e drogës së avionëve, që të kontrollojë plehrat.
Industria ricikluese ka një punë të madhe për të bërë në Shqipëri, para se ti drejtohen plehrave të Europës.
Me 3 gusht, 1 muaj e gjysëm përpara vetë qeveria e Edi Ramës thotë se, duhet para sasia e mbetjeve të riciklueshme në vend.
Vdekja e Peres, Berisha: Humbëm arkitektin e miqësisë mes 2 vendeve tona
Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka ndarë hidhërimin e tij për vdekjen e ish-Presidentit të Izraelit, Shimon Peres, vdekje që e ka konsideron si një humbje për shqiptarët në veçanti:
“Shqiptarët kanë humbur një mik të madh e të shquar, arkitektin e miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve dhe kombeve tona,” shkruan ai në Fb duke publikuar edhe fotografinë e takimit me të. Ja mesazhi i plotë i Berishës:
“Vdiq ish presidenti i Izraelit nobelisti Shimon Peres!
Sot Izraeli dhe kombi hebre janë në zi sepse kane humbur njërin prej personaliteteve të tyre më të shquar, më të respektuara në Izrael dhe në botë, burrin vizionar të shtetit, nobelistin Shimon Peres.
Shimon, në dekada shërbimi ndaj vendit dhe kombit të tij si ish-kryediplomat, ish-Kryeministër, ish-President, dha një kontribut historik në zhvillimin e gjithanshëm të vendit dhe kombit të tij!
Me vdekjen e tij, shqiptarët kanë humbur një mik të madh e të shquar, arkitektin e miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve dhe kombeve tona.
Pas hapjes së Shqipërisë, Shimon Peres, si kryediplomat i Izraelit do vinte në Tiranë Ditën e Pavarësisë për të shprehur mirënjohjen e thellë të tij si dhe kombit dhe vendit të tij ndaj kombit shqiptar për mbështetjen e dhënë gjatë Luftës së Dytë Botërore për hebrenjtë si dhe për të nxitur dhe inkurajuar miqësinë dhe bashkëpunimin midis dy vendeve dhe dy kombeve tona!
Me këtë rast, shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe autoriteteve të Izraelit për këtë humbje të madhe dhe lutem që shpirti i ish-Presidentit Peres të prehet në paqe!”
Fotolajm/ Balili, ‘Eskobari’ i Ballkanit rri në shtëpi me nipërit
Një foto tjetër e Kelmen Balilit, i quajtur “Eskobari” i Ballkanit është publikuar nga Sali Berisha në Facebook. Sipas personit që e ka dërguar foton Balili është me nipërit e tijm, njëri prej të cilëve Denis Balili përdoret si peng për transportin e drogës.
“Tjetri ne fund fund majtas eshte Denis Balili. Ky zakonisht rrin peng tek bleresit e droges deri ne momentin kur transporti ka perfunduar. Metode kjo kolumbiane per te garantuar siguri dhe besueshmeri tek bleresit”,- shkruan Berisha.
Kelmend Balili është shpallur në kërkim ndërkombëtar por sipas të gjitha gjasave ai jeton në Sarandë, në liri të plotë. “Lapsi.al” denoncoi praninë e tij në një dasëm në këtë qytet disa javë më parë, ndërsa në media janë publikuar edhe foto të tjera gjatë verës.
Balili ishte duke pushuar në skafin e tij, por policia tha se, foto ishte e vjetër dhe ishte bërë disa vite më parë.
Ja statusi i plotë i ish-kryeministrit Berisha në Facebook:
“Ne shtabin e Eskobarit te Ballkanit!
Qytetari dixhital dergon:
Foton e fillimit te kesaj jave te Eskobarit te Ballkanit dhe lejtnanteve te tij ne strofullen e tij ne Sarande, korrierit, pengut etj etj! sb
"Pershendetje doktor,po ju dergoje:Fotone e kesaj jave nga strofulla e balilajve. Lutem anonimatin
Keta ne foto jane, ne mes Kel Balili, djathtas Rigers Balili kryetari bashkise Delvine(nuk jam i sigurte), majtas nuk ja di emrin por eshte korrier i kelit. Tjetri ne fund fund majtas eshte Denis Balili. Ky zakonisht rrin peng tek bleresit e droges deri ne momentin kur transporti ka perfunduar. Metode kjo kolumbiane per te garantuar siguri dhe besueshmeri tek bleresit. Lutem anonimatin".
Pinderi i tha “prostitutë politike”, Doda: S’ke për të pasur fëmijë!
Paketa e reformës në drejtësi, Ahmetaj: Kostoja, 1.8 mld dollarë
Për financimin e plotë të paketës së reformës në drejtësi, qeveria do të japë plot 1.8 miliard lekë.
Kështu deklaroi sot ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
Sipas tij ky fond do të përdoret për rritjen e pagave dhe numrin e punonjësve në sistemin e drejtësisë, si dhe ngritjen e institucioneve të reja.
“Me rëndësinë që qeveria i jep reformës në drejtësi sot paketa kaloi e plotë me një kosto financiare të domosdoshme prej 1.8 miliardë shtesë në funksion të të gjithë elementeve që duhen përmirësuar sistemi i drejtësisë.
Paketa ka të bëjë me rritjen e pagave, numrin e punonjësve dhe mbi të gjitha kostoja e ngritjes së institucioneve të reja që i referohet paketa kushtetuese të reformës në drejtësi. Sot qeveria kaloi financinimin e plotë të reformës në drejtësi”,- tha Ahmetaj.
Video/ “Le Iene” shaka “higjienike” me Balotellin, i dhurojnë një bide
Mund të jetë kjo java në të cilën pas 2 vjetësh dhe 3 muajsh Mario Balotelli mund të fitojë një vend në kombëtaren italiane. Pak ditë më parë mbërriti në Nice, klubin e tij të momentit komisari teknik i Italisë, Giampiero Ventura. Në fokus janë përgatitjet për përballjen me Spanjën dhe Maqedoninë në kuadër të kualifikueseve të botërorit “Rusi 2018”.
Nuk ka garanci se SuperMario do të kthehet në kombëtare, por mundësitë janë që në listën që do të publikojë të shtunën Ventura të jetë edhe emri i ish-lojtarit të Milan dhe Liverpool.
Është ky një moment mjaft i mirë për Balotelli pas disa sezoneve më shumë në hije. Transferimi te Nice e riktheu te goli duke shënuar 4 në dy ndeshje të Ligue 1. Buzëeshojen e vërtetë ia kanë dhënë “gazetarët” e programit “Le Iene”. Corti dhe Onnis i kanë dhuruar një bide, një send jo edhe aq të përhapur te familjet franceze.
Ja ku i fut gishtat Kalashi kur është në timon...
Kallashi, nuk ndalet dhe paguan çdo çmim për të qenë në qendër të vëmendjes duke treguar ditë pas dite shembullin perfekt se si nuk duhet të jetë një femër.
Ajo ka publikuar një foto hot në Instagramin ku duket ulur në makinë me dorën futur në organin gjenital.
"Enver Hoxha pjesë e LGBT-ve, ja si rri në prehrin e Baba Fajes"
Një foto të rrallë, me gjasë nga ato të kohës së luftës, ka "plasur" sot në publik Robert Aliaj. Pa e zgjatur shumë, personazhi kontraversial i medias i ka vënë dhe përshkrimin pozës ku diktatori shihet në një moment delikat.
Duke e etiketuar si homoseksual dhe shpjeguar pozicionin e tij në prehrin e një burri, Robert Aliaj thotë se Enver Hoxha ka qenë pararendësi i lëvizjeve LGBT.
Sikur ky pretendim i kantautorit që shpesh shkakton zhurmë me deklaratat e tij, të vërtetohej si i vërtetë, e sigurt që shumë prej shqiptarëve do kalonin në depresion, pasi ende ka adhurues të komunistit Enver Hoxha.
Protesta kundër mbetjeve, i riu i çon Ramës qesen me plehra te dera
Agroni është një i ri që ka vendosur t’i bëjë një ‘dhuratë’ Kryeministrit Rama.
Ai e ka publikuar iniciativën e tij në profilin e “Nisma Thurje” në Facebook, së bashku me dy foto.
"Meqë Kryeministri ynë do plehra, unë i mblodha të miat sot dhe ia çova te zyra. Dhashë kontributin si qytetar i rregullt i vendit. I ftoj të gjithë ta bëjnë. Le t’i çojmë plehrat nëpër institucione, meqë u duhen. Nëse ai do plehra, të cilat i kemi me shumicë, përse të mos e ndihmojmë?”,- eshtë mesazhi i tij në Facebook.
Ai i ka lënë edhe një letër për Ramën, së bashku me plehrat që ka lënë në hyrje të Kryeministrisë.
Lexojeni vetë në foto:
Dyshohet për ngacmim seksual, shkarkohet këshilltari i ministrit të Shëndetësisë
Zejdush Tahiri është shkarkuar para dy javësh nga posti i këshilltarit të ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, që e ka mbajtur gati dy vjet.
“Koha Ditore” nga tri burime të ndryshme ka mësuar se, Tahiri është shkarkuar për shkak të dyshimit për sjellje të pahijshme dhe ngacmim seksual të familjares së një deputeteje të Kuvendit të Kosovës.
Vetë deputetja e ka njoftuar ministrin për rastin dhe i ka kërkuar që ta shkarkojë nga MSh-ja Tahirin, kanë thënë burimet.
“Koha Ditore” e ka të njohur identitetin e deputetes dhe të familjares që e ka ngacmuar Tahiri, por për shkak të ndjeshmërisë së çështjes ka vendosur që të mos i bëjë publike identitetet. Në një bisedë për gazetën deputetja nuk e ka mohuar se një situatë e tillë ka ndodhur.
Burrat mendojnë për “treshe”, gratë për romanca
Burrat mendojnë mesatarisht të paktën 19 herë në ditë për seksin ndërsa një femre kjo i kalon në mendje të paktën 10 herë. Të bësh seks treshe është ajo që fantazojnë më shumë femrat dhe meshkujt dhe kjo konisderohet si fantazia më e shpeshtë, por mes tyre ka edhe nga ato që konsiderohen të rralla.
Femrat janë ato që fantazojnë për seksin në një vend romantik, ndërsa meshkujt mendojnë për seksin oral, apo të bëjnë seks me dy partnere njëkohesisht.
Fantazitë seksuale të femrave orientohen më shumë nga emocionet.
Ato janë të prirura të mendojnë për dikë që kanë një ndjenjë simpatie apo një njohje sado të vogël. Ndryshe nga meshkujt të cilët priren të fantazojnë edhe për femrat të cilat nuk i njohin, apo nuk kanë asnjë lidhje emocionale.
Burrat ndryshe nga femrat kanë një tendencë për t’i bërë realitet fantazitë e tyre.
Fantazitë seksuale shpesh lidhen edhe me momentet që është duke kaluar një marrëdhënie. Por faktet tregojnë se ato asnjëherë nuk mungojnë.
Ato jo gjithmonë janë të lidhura më tendencën për të parë apo fantazuar partnerë të tjerë, pasi ne shumë raste janë vetë partnerët që fantazojnë njëri-tjetrin./Opinion.al/
Pas Perry-t dhe Madonës, një tjetër yll i famshëm ‘zhvishet’ për votën
Pas Katy Perry-t ishte ylli i Pop-it Madonna, e cila inkurajonte votuesit amerikan për zgjedhjet e 8 nëntorit.
Ndërsa tani është radha e motrave më të njohura në show bizz, Jenner.
Bëhet fjalë për bukuroshen Kendall Jenner e cila zgjodhi një metodë të ngjashme me yllin e muzikës pop. Megjithëse Kendall nuk doli e gjitha lakuriq duke kërcyer dhe shkundur hiret e saj, ajo përsëri e bëri të sajën.
Supermodelja amerikane u shfaq shumë provokuese me një bluze të shkurtër dhe një mesazh në dorë “Regjistrohuni për të Votuar”, por kjo nuk ishte e gjitha. Më vonë ajo tregoi se veshja e saj ishte edhe më e nxehtë se sa u duk fillimisht, në një postim karakteristik në Snapchat.
Forumi Ekonomik Botëror: Korrupsioni në Shqipëri është përkeqësuar ndjeshëm
Forumi Ekonomik Botëror deklaroi se korrupsioni në Shqipëri është përkeqësuar dhe tani renditet si faktori kryesor që pengon biznesin. Në raportin e fundit mbi Indeksin e Konkurrueshmërisë Globale, Forumi raporton se vlerësimi i ponderuar i bizneseve për korrupsionin arriti në 23.6 pikë kur një vit më parë ishte vetëm 13.8 pikë.
Rrjedhimisht nëse vitin e kaluar korrupsioni renditej si faktori i tretë më problematik për bizneset në Shqipëri, këtë vit ai është faktori kryesor. Kjo pasi bizneset raportojnë një rritje të këtij fenomeni dhe ryshfeteve.
Në vendin e dytë pas korrupsionit, faktori tjetër me problematik renditen taksat e larta. Sipas Forumit Ekonomik Botëror, barra e lartë e taksave vlerësohet me 21.3 pikë thuajse në të njëjtin nivel me vitin e kaluar.
Ndërsa në vendin e tretë, bizneset në Shqipëri kanë evidentuar si faktorin më problematik që i pengon mungesën e forcës së kualifikuar puntorë.
Renditja e e Forumit Ekonomik Botëror nxjerr zbuluar raportin e përvitshëm të Transparency International mbi korrupsionin të publikuar vetëm pak ditë më parë, e cila nuk raportoi ndonjë përkeqësim të ndjeshëm në nivelin e korrupsionit.
Raporti i Forumit Ekonomik Botëror për Konkurrueshmërinë Globale hartohet përmes pyetjeve direkte tek drejtuesit e bizneseve.
Shalsi ‘shpërthen’ kundër Blushit: Hipokrit, spekulant, kukuvajkë
Iniciatori i ligjit për importin e mbetjeve në Shqipëri, Eduard Shalsi i ka kthyer përgjigje akuzave të kolegut të tij socialist Ben Blushi në lidhje me importin e plehrave.
Në një prenoncim për gazetën “Panorama”, Shalsi e kategorizon Blushin në atë që ai e quan bllokun e dytë të persona, ku bëjnë pjesë pehlivanët politikë dhe spekulantët.
“Në rastin më të mirë është i painformuar dhe komplet i paditur, dhe në rastin më të keq, që është më i mundshmi, po përpiqet më kot të fitojë kapital politik duke u ekzaltuar me temën e plehrave. Është te blloku i dytë i individëve, që përbëhet nga pehlivanët politikë, pseudopatriotë të pacipë, spekulantë, hipokritë e kukuvajka.
Blloku i parë përbëhet nga kritizerë seriozë, dyshues të arsyeshëm dhe nga specialistë me reputacion.
Ndërsa blloku tjetër përbëhet nga pehlivanët politikë, pseudopatriotë të pacipë, spekulantë, hipokritë e kukuvajka. Më këta të dytët nuk kam ndërmend të merrem.
Me të parët i kemi dhënë të gjitha shpjegimet se çfarë ka ndryshuar nga 2013-a. Nëse ne do ishim në të njëjtat kushte me 2013-n, nuk do ta ndërmerrnim këtë nismë”,- u shpreh kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.
Video/ Rama mbron importin e plehrave, plas humori i zi në rrjet
Kryeministri Rama është në hall prej disa ditësh dhe përpiqet me çdo mënyrë t’i mbushë mendjen qytetarëve për dobinë e ligjit të importit të plehrave.
Por në rrjetet sociale përveç sulmeve dhe pakënaqësive ndaj tij, ka vend edhe për humor të zi.
E tillë është kjo video e “Cmendina Dublim”.
Shikoni videon:
Foto/ Jo vetëm në tokë por edhe në det... a po forcohet ushtria jonë?
Mjafton t’i hëdhësh një sy të shpejtë profilit të Facebook-ut të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, dhe kupton se Forcat e Armatosura Shqiptare janë angazhuar sëfundi në disa stërvitje të mëdha me shtete të tjera aleate të NATO-s.
Por si të mos mjaftonte kjo, këtyre stervitjeve mbase rutinore të vendeve NATO u janë shtuar dhe vëzhgues ushtarakë rusë, si dhe thashethemet e mediave të ndryshme për ngritjen e një baze ushtarake amerikane në Shqipëri, ose ca më shumë për ngritjen e një baze rraketore në teritorin shqiptar.
Por pavarësisht sa të vërteta janë këto, Forcat e Armatosura Shqiptare vijojnë të stërviten në krahë të aleatëve të fuqishëm, edhe pse teknologjia dhe armatimi janë fare modest, si dhe shumë larg arsenalit që kanë vendet fqinje.
“Jo vetëm në #Bizë. #JointEffort16 po zhvillohet anembanë vendit. Në Kepin e Palit në #Durrës #ForcaDetare, #ForcaAjrore dhe #ForcatSpeciale treguan se janë të gatshme, të vendosura dhe absolutisht të afta për zbatimin e ligjshmërisë në det”,- është statusi më i fundit në Facebook i ministres Kodheli.
Natasha Lako: Qeveria që kërkon shpëtim tek prostitucioni dhe kanabisi, e falimentuar
Me anë të një shkrimi në profilin e saj në Facebook, shkrimtarja Natasha Lako ka bërë thirrje për mos legalizimin e kanabisit dhe sidomos prostitucionit.
Ajo mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në një debat televiziv ku kishte përballë Dalina Ficon, bashkëshorten e ministrit Blendi Çuçi, e cila ishte për legalizimin e këtyre gjërave të paligjshme, shkruan SYRI.net.
Për shkrimtaren Lako, një shtet që kërkon shpëtim tek legalizimi i prostitucionit dhe kanabisit është një shtet i falimentuar.
Shkrimi i plotë i Natasha Lakos:
“Mbrëmë se bashku me Flutura Açkën në debatin e lindur rreth shërbimeve femërore.
Të gjithë ata që kanë ndjekur debatin, besoj e kanë kuptuar se çfarë presion arrin deri në qeveri dhe dhomën e tregëtisë nga ata që pas kaq vitesh dëshërojnë të ndjehen më rehat dhe të zbardhin faqen e veprimtarive të tyre kriminale me legalizime të lartpërmenduara. Po kërkohet me sa duket një farë amnistije e përgjithshme.
Unë do t’i kisha thënë edhe njëherë tipave si FICO, se zëri i vetëm i besueshëm për legalizimin e prostitucionit, duhet të arrijë deri në publik nga prostitutat vetë, dhe jo nga dhoma e tregëtive e cila po e vë veten në rrezik nga iluzione-aluzione të detyrave për monopolin e shërbimeve të femrës për kompani të caktuara në të ardhmen.
Dalina Fico me të tjerë sipas një shëmbëllëtyre poetike që ajo mund ta urrejë, nuk është e ndërgjegjshme se po kërkon vizionin e një shoqërije të ngjashme me një formulë gjaku të devijuar të një njeriu.
E di që ka tipa që edhe kur marrin shembuj nga bota nuk e kuptojnë se flasin për shoqëri shumë të balancuara dhe ekuilibruara në ekonomi, prodhim, art, drejtësi, politikë etj.
TROC, segmente shqiptare, kësaj here jo djemtë që kanë përfituar nga prostitucioni, por segmente të një shoqërie pseudo liberale të organizuar po kërkojnë në një vend si Shqipëria zhvillim nëpërmjet plagëve dhe ndihmë për prosperitet shoqëror nga vajzat shqiptare dhe shërbimet e tyre seksuale. Ku mund të rrokulliset ky vend në mes të Europës vetëm nga një shaka ose budallallëk i tillë.
Në rast se kjo ndodh, në formë kundër reaksioni do të shohim edhe vajza të mbyllua me shami në kokë, të konsideruara vetëm për mall seksual shtëpijak. Mos harrojmë se jemi në një shoqëri ku një hoxhë i Kosovës arrin të mallkojë Presidenten e Kosovës për pamje të pahijshme kur përkulet.
Po i bëj gjithë këto komente sepse përmbledhja e dhënë për këtë debat është e cunguar. Një vend ku njerëzit quajnë bazament lirije kanabisin dhe prostitucionin, pa zgjidhur shumë e shume të tjera është i falimentuar”.
A është ky filmi i parë shqiptar me pullë të kuqe?
Nëse kthehemi në kohën e para luftës, dhe më konkretisht në vitet ‘90-të, kujtojmë vetëm ditë të zeza, vuajtje, dhimbje, erë lufte, veçanërisht në Kosovë.
Në përgjithësi jeta ishte e zymtë dhe kalonte nënë ethe, por është e kuptueshme që dashuria e të bërit dashuri nuk është ndalur asnjëherë. Bile, edhe gjatë këtyre viteve ka pasur shqiptar që kanë menduar ta incizojnë vetën teksa bënin dashuri, shkruan "Kosovarja".
Në fund të viteve 90-të, u bë hit një video incizim me pullë të kuqe, që u quajt "Ragipi", për shkak të personit të filmuar.
U thanë shumë versione se si kjo videokasetë u bë publike, ndërsa legjendat urbane vazhdojnë të dëgjohen edhe sot e kësaj dite.
"Ragipi", mbetet filmi i parë porno shqiptar, pavarësisht paralajmërimeve se të tjera po vijnë. Nëse nuk keni informacion në lidhje me këtë film me pullë të kuqe, për më shumë kërkoni në Google.
Foto/ Njihuni me Shqipërinë tjetër, atë të "kanabis hallall"
Puna ka shkuar deri aty sa çdo parcelë e sistemuar në Shqipëri, e tillë që ka gjethnajë, të ngjajë si e mbjellë me kanabis.
Por ka dhe një Shqipëri tjetër, ajo që nuk ushqehet me bimën gjëmëmadhe prej së cilës del droga, krimi, si dhe… deklaratat për shtyp të PD-së.
Këto parcela janë ato të Xarës, në kulmin jugor të Shqipërisë, përplot mandarina, ose ndryshe me një term të kontekstualizuar, me “kanabis hallall”.
Është puna e qindra fermerëve që vjen e finalizohet tani në vjeshtë me miliona të ardhura nga një treg që se vjen e bëhet më i urritur për cilësinë e lartë të produktit, e ku po ashtu janë të punësuar me qindra njerëz.
Është leksioni i një Shqipërie që të mundur, që punon, fiton, jeton dinjitetshëm, pa e shkatërruar të tashmen e të ardhmen e vet./tesheshi.com/
Foto/ Djali i Ylli Ndroqit jo vetëm dasmë përrallash... edhe muaj mjalti ëndrrash
Djali i Ylli Ndroqit i cili para pak ditësh bëri një dasmë përrallore në Pallatin e Kongreseve, duket se edhe muajin e mjaltit po e kalon mjaft mirë shumë larg nga këtu.
Ai dhe bashkëshortja e tij ndodhen për muaj mjalti në Seychelles, Afrikë.
Një vend i cili është i tejmbushur me mrekulli natyrore dhe pak kush do të kishte mundësinë të shkonte atje. Epo muaj mjalti i thonë, çifti e ka dashur vërtet të ëmbël këtë muaj. Për më tepër shikoni fotot.
Video/ Tiranë, merr flakë “BMW X3” në hyrje të Laprakës
Një autoveturë “BMW X3” me ngjyrë gri është djegur sot tërsisht në hyrje të kryeqytetit pranë zonës së njohur si “Dogana”.
Kalimtarë dhe dëshmimtarë të rastësishëm kanë mundur të filmojnë me celularët e tyre çastet nga djegia e automjetit.
Edhe pse makina është në një vend mjaftë të populluar dhe me trafik, në video nuki shihet të ketë mbërritur asnjë zjarrëfikëse apo autoambulancë.
29/09/2016/.......................................
Foto/ Drogë, Hummer, para dhe... pranga kryeplakut të Podgories
Kryeplaku ose i njohur ndryshe si bosi i fshatit Podgorie në Pogradec është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
Policia ka bërë të ditur se përveç shtetasit Arben Pilinxhi, në pranga janë vënë edhe tre shtetas të tjerë të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë të tij në trafik.
Sipas policisë, shtetasi Arben Pilinxhi u arrestua në afërsi të fshatit Hudenisht me 20 kg kanabis.
Por Pilinxhi është i njohur që më parë. Një 10 janar të këtij viti kryeplak i fshatit Podgorie, që merrej me trafik droge e armësh u shpall në kërkim, ndërsa në pranga u vu djali i tij.
Pas një kontrolli në lokalin dhe shtëpinë e kryeplakut 44-vjeçar Arben Pilinxhi policia zbuloi lëndë narkotike, armë, fishekë, një shumë e konsiderueshme eurosh dhe makina luksoze.
Ndaj ishte lëshuar një urdhër arresti që është ekzekutuar sot, ndërsa djali i tij 26-vjeçar Orlind Pilinxhi u vu në pranga që në muajin janar.
Video/ Rrëzohet avioni i Cristiano Ronaldos por shpëton CR7
“Gulfstream G200”, me vlerë prej 19 milionë euro, pësoi një aksident të fundit të hënën në mbrëmje, në aeroportin “El Prat” (Barcelonë). Aeroplani privat i portugezit të Real Madridit, ka filluar fluturimet rreth një vit më parë, por pësoi një defekt të rëndë këtë fillimjavë. Katalanasja “Sport” njofton se, nga ky aksident nuk ishte lënduar askush dhe, siç pritet, CR7 nuk ka qenë duke udhëtuar brenda.
Kujtojmë se të hënën e kësaj jave, skuadra e Real Madridit udhëtoi drejt Dortmundit për t’u përballur me Borussia Dortmund të martën, në Ligën e Kampionëve, ku Merengues-it barazuan 2-2.
Aeroplani i Cristiano Ronaldos është prodhim i kompanisë prestigjioze amerikane “Gulfstream”.
Ai ka të gjitha komoditetet për të udhëtuar me miqtë dhe familjen e tij. Më poshtë shihni se cili është “Gulfstream G200”, avioni privat i yllit të Real Madridit:
Foto-Video/ William dhe Kate panik në trenin ku Mbretëresha Elizabet udhëtoi 60 vite më parë
Çifti mbretëror William dhe Kate të cilët ndodhen në një vizitë 8 ditore në Kanada, kanë fluturuar për në provincën veriore të Yokun ku do të qëndrojnë për 2 ditë.
Fillimisht ata u ndalën në Whitehorse ku vizituan një muzeum dhe më pas udhëtuan drejt qytetit Carcross, për të parë nga afër një linjë hekurudhore në të cilën mbretëresha Elizabet dhe Princi Philip kishin udhëtuar gjatë vizitës së tyre në vitin 1959.
Por çifti mbretëror është përballur edhe me një moment të sikletshëm teksa përpiqeshin të zbrisnin nga treni.
Një hap i gabuar dhe ata mund të përfundonin në lumin poshtë hekurudhës.
Por Kate e para dhe William u treguan sy patrembur ndërsa zbrisnin nga treni, tymit i të cilit i mbështolli të dy.
Pas kësaj aventure, ata vizituan edhe rajonin piktoresk të Montana Mountain në krahinat e largëta në veri-perëndim të Yukon.
Programi/ Ja si mund të shkoni për 1 vit në Amerikë
Ambasada amerikane në Tiranë ka afruar një mundësi për të rinjtë shqiptarë të interesuar për të jetuar në SHBA. Ambasada thotë në njoftimin e saj:
“Jeni gati për të jetuar një vit në Amerikë? Për të mësuar për kulturën amerikane? Për të treguar për kulturën e vendit tuaj? Për të pasur një eksperiencë të paharrueshme? Aplikoni në programin “YES!” Për më shumë informacion, dërgoni një email në: tirana@americancouncilssee.org”
Programi “YES” u afron studentëve të shkollave të mesme në Shqipëri një shans për të jetuar në një familje amerikane dhe për të studiuar në një shkollë të lartë amerikane për një vit falas.
“YES”-i është i mbështetur plotësisht nga “DASH”-i (Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe zbatohet nga Këshilli Amerikan.
Nëse jeni në vitin e 10 ose 11 të shkollës së mesme dhe keni nota shumë mirë ose më mirë, keni lindur nga 1 janari 2000 deri në 15 korrik 2002 e dëshironi të regjistroheni për një test, dërgoni një email në adresën “tirana@americancouncilssee.org”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, programi afron mundësi dhe për studentët me aftësi të kufizuara.
Suedia hap dyert për punësimin e rregullt, ja profesionet që kërkohen
Në faqen zyrtare të Entit të Emigracionit në Suedi është vendosur një listë e profesioneve për të cilat ka nevojë shteti skandinav.
Profesionet për të cilat ka shumë kërkesa në Suedi plotësohen vazhdimisht. Nëse një punëdhënës eventual ju telefonon për punë ju këtë mund ta bëni nga Suedia, pa u kthyer në vendin tuaj.
Ja profesionet që kërkohen:
Foto+16/ Paris, modë dhe erotizëm. Ja sfilata super e nxehtë shumë e diskutuar...
Paksa e guximshme apo teprim me zhveshjen? Firma e njohur Etam ka çuditur me sfilatën në “Javën e Modës Paris”.
Shumë modele nuk kanë ngurruar të nxjerrin gjoksin duke habitur të pranishmit, por dhe shumë media që i kanë kritikuar.
Ja si janë varur shqiptarët nga Turqit, Serbët dhe Grekët
Marrëveshja turko-jugosllavo-greke për shkëmbimin e popullatës e cila u nënshkrua në Lozanë të Zvicrës.
Më 30 janar 1923 u nënshkrua në Lozanë marrëveshja e veçantë turko-greke, mbi shkëmbimin e grekëve të Anadollit, me “turqit” (këtu u përfshinë shqiptarët e besimit mysliman nga Çamëria) e Greqisë.
Me një dekret Greqia përvetësoi pronat e shqiptarëve myslimanë dhe jo-zyrtarisht i trajtoi si popullsi shkëmbyese, ashtu siç e parashihte Marrëveshja e Lausanne-s për turqit e Greqisë, përcjell ksp.
Sipas marrëveshjes, duke filluar që nga 1 maji i vitit 1923: “…duhet të kryhet shkëmbimi, i detyrueshëm i shtetasve “turq” të besimit ortodoks.
Grekët e vendosur në tokat turke, gjithashtu edhe i shtetasve grekë të besimit mysliman nga të vendosur në tokat greke.
Të shkëmbyerit duhet të linin vendin e origjinën dhe duhej të fitonin atë të vendit ku shkonin, pa të drejtë kthimi.
Ndërsa, në verë të vitit 1924, procesi i shkëmbimit mori karakter masiv.
Pas kësaj në vitin 1938 qeveria e mbretërisë jugosllave ka nënshkruar një konventë me qeverinë e Republikës së Turqisë për emigrimin e popullatës turke (në të vërtet ishte fjala për shpërnguljen e popullsisë shqiptare të konfesionit mysliman), nga pjesa jugore e Serbisë, gjegjësisht nga Kosova dhe trevat tjera shqiptare që shtriheshin në 3 banovina: në banovinën e Zetës, Moravës dhe të Vardarit.
Foto+18/ Adoleshentët e dehur bëjnë seks "live" në Facebook, por njoftimi i shkon babait të vajzës...
Do'stlaringiz bilan baham: |