Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet305/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   301   302   303   304   305   306   307   308   ...   352

Nga Lindita Çela

Prokuroria e Fierit apeloi gjatë kësaj jave vendimin e gjykatës së Fierit, i cili konvertoi dy vendime gjyqësore të gjykatave italiane, duke i ulur 14 vite burg biznesmenit Fatmir Kajolli.

“Është absurd fakti që në vendimin e zbardhur nga gjykata, ajo nuk ka llogaritur masën e dënimit të dhënë nga drejtësia italiane, duke e zeruar atë,” i tha BIRN, një prokuror i rrethit gjyqësor Fier, i cili foli në kushte anonimati.

“Shuarja e masës së dënimit, të dhënë nga një gjykatë e huaj nuk është në kompetencat e gjykatës shqiptare,” shtoi prokurori, duke e kundërshtuar me forcë vendimin e dhënë nga gjykata e Fierit.

Fatmir Kajolli është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare apo dhe atë italiane. Ai njihet si një ndër biznesmenët e qytetit të Fierit por dhe i angazhuar në politikë.

Për katër vite ai ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit, pasi u zgjodh në procesin elektoral të vitit 2011 nën siglën e Partisë Republikane. Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2015, së bashku me dy djemtë e tij, u përfshi në një konflikt gjatë procesit zgjedhor.

Ai është dënuar në vitin 2003 nga Gjykata e Apelit në Milano, në Itali, me 16 vite burg për veprat penale të pjesëmarrjes në një “organizatë kriminale, trafikim, prodhim dhe posedim të lëndëve narkotike,” pasi është gjetur fajtor se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer trafikimin e 6 kilogramëve heroinë dhe 1 kilogrami kokainë në gusht të vitit 2008.

Po ashtu, ndaj tij, Gjykata e Romës në vitin 2008, ka vendosur dënimin me 6 vite burg për veprat penale të “pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe shkelje të ligjit për narkotikët,” i gjetur fajtor se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar 10 kilogram heroinë.

Kajolli është arrestuar në mars të këtij viti, bazuar në kërkesën e autoriteteve italiane për njohjen e dy vendimeve penale ndaj tij.

Për llogari të drejtësisë italiane biznesmeni fierak u arrestua edhe në vitin 2011. Por gjykata e Shkallës së Parë të Fierit refuzoi kërkesën për ekstradim, duke argumentuar se vendimi i gjykatës së Romës nuk jepte garanci se Kajolli nuk do të vuante edhe dënimin në Milano, me të shkuar në Itali.

Me datë 10 mars, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier i është drejtuar Gjykatës duke kërkuar njohjen e vendimeve të gjykatave italiane. Kërkesa e Prokurorisë është kundërshtuar nga mbrojtja e Kajollit, e cila ka pretenduar se për vendimin e gjykatës së Romës, ka dhënë njëherë vendim në vitin 2012, duke e refuzuar kërkesën e autoriteteve italiane për ekstradimin e tij.

Në datën 5 shtator gjyqtarja e Shkallës së Parë në Fier, Maltilda Shala, ka dhënë një vendim për njohjen e masës së dënimit ndaj biznesmenit Fatmir Kajolli, duke i konvertuar dy vendimet e dhëna nga gjykatat italiane në vetëm në 8 vjet heqje lirie. Gjykatësja Shala e ka konvertuar dënimin e gjykatës së Milanos nga 24 vite burg në 8 vite burg, ndërsa ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Romës me 6 vite burg.

Duke iu referuar nenit 55 të Kodit Penal, i cili thotë se “kur gjykata çmon se kryerja e shumë veprave penale nuk tregon rrezikshmëri të madhe të fajtorit, mund të japë si dënim përfundimtar dënimin më të rëndë që ka caktuar për një nga veprat penale;” Shala ka bashkuar dy dënimet, duke i konvertuar ato në 8 vite burg gjithsej.

Vendimi i Shalës e ka çuditur Prokurorinë e Fierit, e cila e cilëson atë si të pabazuar në ligj dhe të paargumentuar. Por megjithatë, të dhënat e disponuara nga BIRN, tregojnë që ky nuk është vendimi i parë i dyshimtë i marrë nga gjyqtarja Shala.

Në mars të vitit 2015, Shala ka refuzuar ekstradimin e në Itali të Arben Isufajt, i njohur gjithashtu me nofkën Ben Qimja, për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Isufaj ishte akuzuar nga një gjykatë e Torinos për trafikim të kokainës dhe lidhje me një organizatë kriminale.

Prokurorët italianë kishin mundur të provonin se Isufaj kishte trafikuar në disa raste, mes 2004 dhe 2005, në bashkëpunim me të tjerë sasi të mëdha të kokainës nga Holanda në Itali.

Bazuar në akuzat e ngritura kundër tij, gjykata e Torinos kishte lëshuar një mandat-arresti ndërkombëtar.

Megjithatë, kur çështja doli përpara trupit gjykues shqiptar në mars 2015, gjykata e apelit të Torinos e kishte hedhur poshtë akuzën për organizatë kriminale, duke lënë vetëm akuzën e trafikimit të narkotikëve, gjë që ishte mjaftueshëm për gjykatën shqiptare që të refuzonte ekstradimin.

“Mandat-arresti europian është lëshuar bazuar në një vendimi që nuk është në fuqi,” shkruan gjykatësja Matilda Shala në vendimin e saj për të refuzuar ekstradimin dhe lirimin e Isufajt./BIRN/



Mourinho kërcënon Wengerin: Do të t’i thyej turinjtë

Raportet e ndera mes Jose Mourinhos dhe Arsen Wengerit nuk janë shuar aspak që prej viti 2014, kur të dy strategët ishin kacafytur gjatë ndeshjes mes Arsenalit dhe Chelseas. Madje, armiqësia mes tyre ka shkuar aq larg, sa që që Mourinhos ka kërcënuar francezin se do ta rrahë. Kështu është shkruar në një libër nga një gazetar i cili e ka ndjekur nga afër ‘Special One’.

Jose Mourinho ka kërcënuar se do t’ia “thyej turinjtë” Arsen Wengerit, pas një lufte fjalësh në mes tyre në vitin 2014, sipas këtij libri të ri, transmeton “Daily Mail”.

“Lufta” në mes të Mourinhos dhe Wenger është rikthyer kur portugezi u rikthye në Chelsea në 2013-tën, ku të dy menaxherët bënin fjalime kundër njëri tjetrit.

Mourinho ende nuk është takuar ballë për ballë me Wengerin që nga kalimi te Manchester United, ndërsa kjo do të ndodhë me 19 nëntor ku do të luajnë me Arsenal në Old Trafford.

Hiqet nga Tatimet, Briseida Shehaj... por ngrihet në detyrë

Drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve, Briseida Sheshaj, është shkarkuar nga detyra që mbante prej 3 vitesh.

Vendimi është bërë i ditur sot. Në vend të saj është emëruar Vasilika Vjero.

Vasilika Vjero, më parë ka qenë drejtoreshë e institucionit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

Shehaj është ngritur në detyrë duke u emëruar zv/ministre e Ekonomisë, raporton “News24”.

Kjo Ministri drejtohet nga Milva Ikonomi pas largimit të Arben Ahmetaj, që mori drejtimin e Ministrisë së Financave.

Briseida Shehaj drejtoi Tatimet për 3 vite e fundit.

Mafia e plehrave/ Parashikimi i gazetarit Saviano për Shqipërinë

Shkrimtari dhe gazetari i njohur investigativ Roberto Saviano, njohës i mirë i mafies italiane, veçanërisht asaj të plehrave të cilën ai e cilëson edhe më të madhe dhe të rrezikshme se të tjerat, në një intervistë të viti 2011 për gazetaren Rudina Xhunga, ndër të tjera preku edhe temën e importit të mbeturinave, që qeveritë shqiptare e kanë tentuar me radhë, që prej marrëveshjes Nano-Bechetti.

Ai që atëherë ka paralajmëruar se mafia ndrkombëtare e plehrave, veçanërisht ajo italiane, e ka Shqipërinë në planet e saj për ta kthyer vendin në një destinacion të mbetjeve të rrezikshme;

Ja çfarë shkruante Saviano:

“Këshilla që do t’i jepja publikut shqiptar, është: Kujdes! Çdo minierë do t’ju shndërrohet në një vendshkarkim mbeturinash, çdo fabrikë e braktisur do t’ju shndërrohet në një magazinë plehrash.

Italia po sheh (dhe jo vetëm Italia mafioze) në hapësirën shqiptare një biznes për mbeturinat. Sa më shumë dëshirë ka për të bërë biznes nga ana e shqiptarëve, aq më i lartë është rreziku gjeografik, biologjik, natyror për Shqipërinë.

Kështu që ky operacion, nëse nuk kontrollohet, pas pesë vjetësh ne do të takohemi përsëri dhe do të themi se si vallë periferitë e qyteteve shqiptare, fshatrat shqiptare janë plot me mbeturina toksike, mbeturina italiane, mbeturina ballkanike. Pra, bëni shumë kujdes!

Cikli i mbeturinave, nëse është i qartë, i kontrolluar në çdo kalim të tijin, mund të shndërrohet në një biznes për kombin shqiptar. Por nëse nuk është i kontrolluar, rrezikon të bëhet një gropë që duhet mbushur me mbeturina legale. Kështu që bëni kujdes me këtë që po ndodh!

Ky është hapi i parë për të bërë që të ndodhë në Shqipëri, jo thjesht ajo që po ndodh në Napoli, por për ta mbushur pjesën që nuk shihet, fshatrat, guroret, minierat e braktisura, për t’i mbushur të gjitha këto me plehra dhe për t’i sjellë fitime atij që ndërmjetëson në këto transporte”.


Tronditje në administratë/ Largohen në një ditë drejtoreshat e Tatimeve dhe Doganave

Në mënyrë të papritur ka dhënë dorëheqjen nga detura Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Briseida Shehaj. Në të njëjtat momente është lajmëruar edhe largimi i Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave, Pranvera Fagu.

Vendimi është marrë sot dhe pritet të bëhet publik zyratarisht së shpejti. Mësohet se në vend të Shehajt si Drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve shkon Vasilika Vjero.

Ajo mbante postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR). Vendin e saj e ka zënë ish Drejtoresha e Përgjithshme e Doganava, Pranvera Fagu. Sipas "Opinion.al", Bejla Ikonomi, këshilltare e kryeministrit Rama, është emëruar Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave.

Gjithashtu, mësohet se, Brisida Shehaj emërohet zv.ministre e Ekonomisë. Irena Beqiri shkon këshilltare pranë kryeministrit Rama. Gjithashtu, Genc Mete është emëruar zv.ministër tek Ministria e Financave.
Lu thyen heshtjen: Ka politikanë të lidhur me trafikantët e drogës

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka folur sot për çështjen kultivimit dhe trafikut të drogës në Shqipëri. Gjatë një bashkëbisedimi me studentë të Gazetarisë, i pyetur për situatën në Shqipëri dhe debatin politik të kohëve të fundit, diplomati amerikan ka dhënë këtë përgjigje:

“Pyetja që kam disa herë në media është nëse situata sot është më keq se sa ishte nën qeverinë e kaluar. Dhe reagimi im është se mendoj të dyja, qeveria e kaluar dhe qeveria aktuale kanë probleme me trafikimin e drogës dhe ka politikanë që kanë përfituar nga lidhjet e tyre me trafikantët e drogës.

Dhe mendoj se ia vlen të sjellim në mend që e dimë se ka një numër anëtarësh të parlamentit, ka kryebashkiakë në Shqipëri dhe ka pasur kandidatë për kryebashkiakë që kanë pasur dënime për trafik droge në shtete anëtare të BE-së”,- u shpreh Lu.

Një ditë më parë prestigjozja “The Economist”, në një shkrim të publikuar për çështjen e kultivimit të kanabisit në Shqipëria citonte burime diplomatike në Tiran të thonin se “situata po bëhet shumë serioze dhe shqetësuese”.
Bora Kokëdhima prezanton të fejuarin: Babi e do Olsin më shumë se unë

Bora Kokëdhima u fejua në fundjavë në një ceremoni private në Qeparo. Edhe pse kishte folur për partnerin, ajo nuk e kishte zbuluar identitetin e tashmë të fejuarit, por për herë të parë publikoi një foto të tij e ftuar nga Rudina Magjistari.

Në një foto gjatë fejesës, shfaqet Bora në krah të Olsit, djalit që siç thotë ajo, është aq i qetë sa motrat e saj e thërrasin “paqe që ecën”. Olsi është ekonomist, dhe aktualisht punon në sektorin shtetëror.

“Jemi shumë ndryshe”, u shpreh Bora, “Ai është i qetë, i matur, ndërsa unë jam shumë impulsive. Me karakterin që ka më neutralizon shumë, sepse jeta publike, e lidhur me mediat ka shumë emocione, paqëndrueshmëri”.

Vajza e sipërmarrësit dhe politikanit Koço Kokëdhima tregoi se babai i saj është shumë i lumtur për këtë marrëdhënie; ndihet mirë që Olsi vjen nga një familje e qetë, ku pjestarët shkojnë mirë me njëri-tjetrin, dhe e respekton shumë personalisht.

“Ndonjëherë më duket sikur babai e do Olsin më shumë se unë”,- tha Bora duke qeshur.


Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën
Cila nga gratë e politikanëve shënon të ardhurat më të mëdha të deklaruara? Tashmë është zbuluar se bashkëshortja e deputetit socialist Taulant Balla ka lënë pas gruan e kryeministrit të vendit, Linda Rama. Iris Pekmezi ka shënuar më shumë të ardhura gjatë këtij viti.

Këto të dhëna i ka bërë me dije drejtoresha e Open Data Albania, Aranita Brahaj.

"Meqe po afron fundjava dhe lajmet duhen pak me roze: a e dini se kete vit bashkeshortja e kryeministrit ka shenuar me pak te ardhura se ajo e deputetit Balla?

Burri i një deputeteje me me shume te ardhura vjetore eshte ai i Olta Xhaxhkes ndersa nga bashkëshortet me VIP ne çeshtje parash kryeson zonja Angjeli .... te shtunën lexoni renditjen e deputeteve sipas pasurise dhe begatise ne vitit 2015 ... tek Open Data Albania natyrisht’,- shkruan ajo në profilin e saj në Facebook.


Neoshqiptarët dhe të inkriminuarit e taborit Berisha”

Nga Spartak Ngjela

Historia e një populli, kur ka çare drejt një qytetërimi të lartë, ka qenë e lidhur me luftën dhe ushtritë. Por historia jonë aktuale, po çan drejt qytetërimit të lartë perëndimor me anë të Reformës shqiptaro-amerikane. Kjo është substanca e zhvillimit të sotëm shqiptar, për Shqipërinë, për Kosovën, dhe për të gjithë botën shqiptare në Ballkan. Koha e solli që aleanca amerikano-shqiptare të sillte realisht në Shqipëri edhe një Reformë shqiptaro-amerikane, e cila të çon përfundimisht drejt Bashkimit Europian.

Neoshqiptarët ose shqiptarët e rinj janë pa dyshim shpresa e palëkundur e politikës shqiptare pa korrupsion dhe me nivel perëndimor, që është ingredienti kryesor i Reformës shqiptaro-amerikane. Kjo reformë sapo ka nisur për t'u përfunduar si strukturë juridike, dhe do të aplikohet në praktikë nga neoshqiptarët që po trainohen në nivele të larta në Perëndim.

Skema amerikane e neoshqiptarëve është në fakt pritja e madhe dhe e gjatë shqiptare që gjithmonë nuk mundi të vinte në Shqipëri, sepse nuk e lanë uzurpimet e pushtetarëve, të cilët, në një hark kohor njëqindvjeçar, në esencë, kanë qenë të njëjtë me këta të sotmit: të sëmurë psikike; injorantë dhe antiperëndimorë orientalë që i kanë përbuzur shqiptarët, pasi i kanë zhvatur ata.

Por koha i ndihmoi më në fund shqiptarët. Ajo e solli që interesi amerikan dhe ai shqiptar të ecin në një udhë të përbashkët. Shqipëria, kështu siç është, dhe, shqiptarët në Ballkan, kështu siç janë, i ofrojnë shumë politikës amerikane në Ballkan, politikë kjo që tani, si pasojë, është një përparësi për historinë perëndimore të rajonit dhe shumë më gjerë.

Shqiptarët i mundën përfundimisht fqinjët e tyre që gjithmonë kanë tentuar t'i quajnë shqiptarët turq dhe antiperëndimore.

Historia e emigracionit prej dy milionë shqiptarësh në Perëndim, dhe askund gjetkë; zhvillimi perëndimor i koshiencës shqiptare, theksi tërësisht perëndimor i kulturës, pas hapjes shqiptare, e lanë me gisht në gojë propagandën e Beogradit dhe të të gjithë kundërshtisë antishqiptare në botë.

Sidomos, aleanca shqiptaro-amerikane aktualisht e ka ngritur shumë prestigjin shqiptar në botë.

Tani duhet të fillojë ngritja e prestigjit të shtetit shqiptar. Reforma atë qëllim ka. Ajo do të fshijë të gjithë korrupsionin dhe, bashkë me të, dhe të gjithë shërbyesit e antishqiptarizmit në rangjet e larta të politikës së korruptuar shqiptare

Prandaj, jo Saliu me injorantët e tij të inkriminuar, por asnjë lloj forcë politike nuk mund ta ndalojë më rrjedhën perëndimore të Shqipërisë. Të gjitha fjalimet aktualë të Saliut janë për të denigruar shqiptarët përpara Perëndimit, siç kanë bërë të gjitha kryeqytetet armiqësorë me shqiptarët në Ballkan; njëlloj si politikat që janë ngritur me shqiptarët si komponentë të përbërjes popullore të shtetit të tyre, por që nuk i kanë lenë shqiptarët të flasin shqip dhe të deklarohen shqiptarë brenda shtetit të përbashkët.

Kjo kohë ka marrë fund. Kot çirret Saliu në këtë kohë të fundme antishqiotare: neoshqiotarët, Reforma shqiptare dhe aleanca shqiptaro-amerikane e kanë mbyllur përfundimisht historinë e shtypjes shqiptare në Ballkan. Tabori i Saliut bën vetëm zhurmë; tamam si enët bosh që bëjnë vetëm zhurmë. Këto muaj që vijnë do jenë turpi i shpallur i të korruptuarëve të likuiduar nga ligji penal, dhe i shërbyesëve antishqiptarë.

Video/ Të gjithë po merren me plehrat, por ja çfarë ndodh në qiellin shqiptar
Në një kohë kur e gjithë vëmendja e opinionit publik është përqëndruar në miratimin e ligjit të importimit të plehrave, duket se diçka e dyshimtë po vazhdon të ndodhë në qiellin shqiptar.

Disa raportues kane dërguar sot në redaksinë tonë foto dhe video të një aeroplani të vogël, tipik i llojit të transportuesëve të drogës. Foto është bërë në Valias, ndërsa video në Paskuqan.

Nuk dihet se çfarë ka patur brenda ky avion, por u takon autoriteteve ta shqyrtojnë. Gjithmonë nëse është shfaqur në radarët e tyre…

Foto/ Kur prindërit janë më të “çmendur” se fëmijet e tyre, ja çfarë u bëjnë...

A janë këta prindërit më të çmendur që keni parë? Një grup nënash dhe baballarësh nga vend të ndryshme duket se kanë gjetur rrugën e përsosur për të poshtëruar fëmijët e tyre, duke bërë foto si këto më poshtë...

Në këto foto vetëm për stil që nuk mund të flitet.

Por këta prindër padyshim një gjë e kanë të sigurtë, ata janë pjesë e kategorisë “ne duam të vëmë plotësisht në siklet fëmijët tanë”.

Por e gjitha kjo është bërë vetëm për humor edhe pse është ekzagjeruar.
Spiunazh/ Rikthehet KGB-ja e frikshme e Stalinit

Këshilla ‘speciale’/ Ja si ta kapni partnerin/en kur ju tradhëton...

Kur flitet për tradhtinë askush nuk mund të ketë siguri absolute por këto janë shenja të pagabueshme. Guy Lucien ka ndarë disa këshilla se si mund të kapni partnerin ose partneren tuaj kur ai-ajo është duke ju tradhëtuar.



1- Në krevat është pak i/e tërhequr

Një prej alarmeve të para që të bënë të dyshosh për tradhtinë është fakti se ai është i tërhequr në krevat. Ndoshta është një tjetër që e bën të lodhet!



2- Nuk përgjigjet për orë të tëra në telefon

Mund të ndodhë që të mos e shohësh/ ta harrosh telefonin ndonjëherë, por nëse sistematikisht zhduket për orë të tëra pa dhënë justifikime të arsyeshme, atëherë jeni të lira të dyshoni.



3- Ka fjetur më një tjetër

Fjetja me një femër tjetër, edhe nëse ai betohet që ka qenë i pirë dhe bashkë me miqtë ka përfunduar në të njëjtin krevat pas një nate të tepruar me alkoolin, kjo është diçka serioze.



4- Miqtë e tij bëjnë batuta të çuditshme

Nëse miqtë e tij meshkuj e ngacmojnë me batuta të çuditshme dhe të pakuptueshme për gocat e tjera, atëherë mund të dyshoni.



5- Falja e tij është shumë pak e besueshme

Nëse kur i kërkoni llogari se ku ka qenë ai nisë të kërkoj falje por nuk duket i besueshëm, mendojeni tradhtinë si opsion të mundshëm.



6- Flet gjithmonë keq për një vajzë

Kur flet gjithmonë keq për një vajzë ka diçka që nuk shkon.



7- Kur është me ty shikon të tjerat

Disa ndoshta mund të thonë se është më mirë që t’i shohësh të tjerat në praninë tënde sesa prapa krahëve por një mashkull që nuk arrin të kushtojë vëmendje ty por sheh të tjerat nuk është aspak shenjë e mirë.



8 – Nervozohet kur dëgjon të flasin për tradhtinë

Kur hapni temën e tradhtisë, shkruan Anabel, edhe duke iu referuar miqve të përbashkët, ai nervozohet dhe kërkon të ndryshojë temën me çdo kusht nuk është shenjë e mirë.



9- Fshihet kur dërgon mesazhe

Dërgimi i një mesazhi nuk është krim, por ta dërgosh atë fshehurazi ka diçka që nuk shkon



Dashnorët më të mirë në botë i ka ky shtet...

Portali i specializuar për tradhtitë, AshleyMadison.com, ka bërë një studim me rreth 13 mijë gra në gjithë Europën, për të zbuluar se cilët janë dashnorët më të mirë në kontinentin e vjetër.

Ato janë pyetur për cilësitë e meshkujve në 10 kategori të ndryshme.

Në krye janë (ashtu siç mund të mendohej) francezët, në fund fare janë grekët.

Në kategorinë e romantikëve, vendin e parë e mbajnë gjermanët, pasuar nga francezët.

Sa i përket humorit, nuk ka dyshim, britanikët janë të parët.

Për puthjet, dihet që italianët janë më të mirët, pasuar nga spanjollët.

Për atraktivë, në vend të parë janë spanjollët. Sa për theksin me joshje seksuale, dihet që francezët janë të parët.

Kështu, pas francezëve vijnë spanjollët, suedezët dhe finlandezët.

Fiori Dardha nuk humb kohë, hidhet në “sulm” kundër “Fiks-it”
I janë dashur vetëm pak javë pasi mësoi se nuk do të ishte prezantuese në sezonin e ri të emisionit investigative në “Top Channel” dhe menjëherë, Fiori Dardha duket se i është futur punës për të nxjerrë në dritë një tjetër format të ngjashëm me “Fiks Fare” e “Stop”. Ekrani që ish-prezantuesja ka zgjedhur është “Ora News”.

Janë të pakta detajet që ajo ka preferuar të ndajë me ndjekësit në IG, por këta të fundit duket se e kanë përkrahur vajzën rebele të ekranit. Fiori Dardha shpesh është dalluar për kritikat e drejtëpërdrejta ndaj pushtetit.

Kjo supozohet të ketë qenë arsyeja kryesore e largimit të saj nga ekrani i “Top Channel”.

Të njëjtën akuzë artikuloi pak ditë më parë dhe ish-kryeredaktori i lajmeve Mentor Kikia, i cili tha se, për shkak të qëndrimeve të tij për luftën ndaj kanabisit apo mitmarrjen e mjekëve, e penalizuan duke e shkarkuar nga detyra.



Sulme ajrore mbi Alepo, 80 të vdekur, mes tyre shumë fëmijë

Të paktën 80 persona, duke përfshirë shumë fëmijë, janë vrarë në dhjetëra sulme ajrore nga forcat qeveritare sot në Alepo të Sirisë dhe në provincën e saj, raporton televizioni “Al Jazeera”.

Observatori Kombëtar për të Drejtat e Njeriut në Siri (Ondus) njofton se në një nga këto sulme, në fshatin Beshqati, në perëndim të Alepos, u vranë 12 anëtarë të një familje, përfshi 6 fëmijë.
Përse gruaja juaj shikon filma pornografikë?
Mos e merrni këtë personalisht, por ndoshta është lodhur nga rutina seksuale dhe dëshiron të përjetojë orgazëm përmes formave tjera – në këtë rast përmes masturbimit.

Masturbimi e lejon atë të jetë egoiste: ajo nuk ka nevojë të brengoset rreth seksit reciprok oral apo të shpjegojë se pika e saj kryesore është 4 milimetra në veri të asaj që ju jeni duke u përqendruar.

Ajo thjesht mund të shtrihet, të shikojë filma pornografik dhe ta lejojë vibratorin ta kryej punën e vet.

Përderisa ende vazhdoni të bëni seks me njëri-tjetrit, nuk është nevoja të brengoseni për këtë gjë.

Përkundrazi, kjo edhe mund të jetë mirë për lidhjen sepse një studim i ri kanadez sugjeron që çiftet të cilët shikojnë filma pornografikë – përfundojnë duke eksperimentuar më shumë nën çarçafë.

Reagon Trejsi, ‘gangsterja’ seksi nga Elbasani që goditi me shkop djalin

Ka reaguar Trejsi Sejdini, vajza seksi që shfaqej në videon e dhunshme të filmuar në Elbasan, ku ajo bashkë me disa vajza dhe djem rrihnin një djalë. Trejsi është vajza që duket në video me një shkop në dorë me të cilin godet djalin.

Ajo ka kontaktuar pranë redaksisë sonë dhe na informon se konflikti ndodhi sepse djali i rrahur e kishte ofenduar atë dhe miqtë e saj nëpër rrjetet sociale meqënëse ata nuk i kishin kthyer përgjigje kur ai i kishte kontaktuar.

Trejsi sot 16 vjeç, shkruan se ngjarja ka ndodhur para rreth 3 vjetësh kur ajo ishte vetëm 13 vjeç.



Ja reagimi i plotë i saj:

“Ckemi si je? Fillimisht dua tju falenderoj per artikullin e 1 qe publikuat per mua. Se dyti doja te diskutoja rreth 'vidjos' se famshme dhe jam e mendimit qe askush nuk duhet te cenoje personalitetin e askujt. Fillimisht ju nuk jeni te inf pse ndodhi mosmarrveshja, sepse 'i demtuari' na kishte ofenduar neper rrjete sociale se nuk i kthenim prgj (perderisa se njifnim) ... Gjithsesi, dua te dal te vetja. Nuk me pelqen te ulet imazhi im per nje video para 3 vjetesh (13 vjec un) .. Ju lutem me jepni nje zgjidhje”



Foto/ Luks dhe para pa fund, jeta e çmendur e të pasurve në Dubai

I njohur për hotelet luksoze dhe tepër të shtrenjta, Dubai është një vend ku vështirë se mund të jetosh me një buxhet të ulët. Njerëzit në këtë vend, e veçanërisht të pasurit, të cilët janë të shumtë në numër, dinë si ta bëjnë jetën më së miri.

“The Rich Kids of Dubai” është një faqe në Instagram me mbi 70 mijë ndjekës. Në këtë faqe tregohet një pjesë e jetës së çmendur të të pasurve në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në këtë vend mund të themi me plotë gojën se paratë derdhen lumë. Gjithashtu duket sikur është kthyer në një sfidë mes fëmijëve të pasanikëve më të mëdhenj të botës, për të treguar se kush jeton më tepër luks.


Foto/ A i ka me vete b*thët Eljona? Portali e demaskon aktoren

Aktorja Eliona Pitarka e cila ka rënë në sy për të pasmet shumë seksi, këtë herë është vënë në qendër të sulmeve nga faqja në Instagram "Demaskime shqiptare".

Kjo faqe ka postuar një foto të Elionës në të cilën nuk duken aspak të pasmet e saj seksi dhe me forma dhe shkruhet se mos ndoshta Eliona i ka lënë në shtëpi b*thët.

Mirëpo ndjekësit e kësaj faqeje e kanë hedhur poshtë si postim, pasi e kishin ndjekur dhe parë Elionën. Ata thonë që Eliona mund të bëjë photoshop në fytyrë, por bythët i ka të sajat.




Flet i akuzuari për konfliktin e pronës me investitorin Faadi Mitri
71-vjeçari Pal Selçuni, njeriu të cilit iu vendos epiteti i “kositësit të barit”, e konsideron veten aksidentalisht të kthyer në qendër të vëmendjes, pasi, siç thotë, ai është pronar me tokë të trashëguar nga të parët.

“Trashëgoj pronën e babait. Më kanë nxjerrë kositës ku di unë? Ku më ka parë ai?”,- thotë Selçuni për “Top Channel”.

Emri i të moshuarit doli pas dhunimit të biznesmenit Faadi Mitri, president i firmës që do të ndërtonte një resort turistik në Gjirin e Lalëzit. “Asnjëherë, as e njoh e as më njeh”,- thotë Selçuni.

I moshuari këmbëngul se toka ku do investohej është ngjitur me pronën e tij dhe se ai nuk ka lidhje me këtë histori.

“Unë s’kam pronë atje, e kam pronën këtu dhe shihet me sy. Unë s’e kam rrethuar. Të më shpjegojë prokuroria se çfarë falsifikimi kam bërë. Ata, 45 mijë metra i quajnë sikur unë pronën e kam atje, tek rrethimi. Unë s’e kam atje, e kam këtu”,- shprehet 71-vjeçari.

Për pronësinë e kësaj toke kanë nisur hetimet penale dhe administrative. Ministria e Drejtësisë kërkon të dijë se si u dha vendimi për këtë truall, ndërkohë që prokuroria dyshon se janë falsifikuar dokumentat. Selçuni pretendon se dosja e tij është e pastër.

“Regjimi komunist i mori të gjitha tokat. Si gjithë të tjerëve, edhe mua. Erdhi kjo kohë tani dhe unë erdha në pronën e tim eti. Kanë dalë blloqet e vjetra dhe im atë kishte këtë pronë toke. E kam dhënë vërtetimin me të gjitha vulat dhe e kam çuar në gjykatë”,- shton Selçuni.


Video/ Pronari i fabrikës së riciklimit falenderon 63 deputetët për importin e plehrave
Pas fushatës së emërtimit të kazanëve të plehrave me emrat e deputetëve, për ta vijnë edhe falenderimet. Administratori i një fabrike të riciklimit të plastikës, Vullnet Haka punon që prej vitit 1995 me mbetjet plastike. Vizion Plus raporton se ai i falënderon të gjithë deputetët, që pas votimit, shpëtuan biznesin e tij.

Që prej vitit 2011-të, shitjet i kishin rënë ndjeshëm duke e çuar drejt falimentit, ka treguar Haka.

Industria e riciklimit ka 2200 të punësuar dhe deri më sot, shoqata thotë se ka punuar vetëm me 26% të kapaciteteve të saj.

Në vite, investimet e kësaj industrie arrijnë 234 milion euro. Menjëherë pas lejimit të importit, ato pritet te rriten me 150 milion euro dhe punësimi do të shtohet me 1000 të tjerë. Gjithsej në Shqipëri janë 38 ndërmarrje riciklimi.



Video/ Mustafa Nano: PS të largojë Ramën, është i korruptuar
Foto/ Pas ndarjes nga e dashura, Albano Bogdo ngushëllohet tek “aktorja me b*thë të mëdha”

Mediat kanë folur gjatë dy ditëve të fundit për ndarjen e aktorit të humorit Albano Bogdo, nga e dashura e tij. Ata ishin në një lidhje të konsoliduar, ndërsa ende nuk dihet se çfarë ka çuar në një ndarje përfundimtare mes dy partnerëve.

E ndërkohë që të gjithë flasin për ndarjen e çiftit, duket se Albano nuk e ka përjetuar aspak këtë moment, por ka gjetur ngushëllim tek “aktorja me b*thë të mëdha”, Eliona Pitarka.

Ai ka publikuar një fotografi ku Eliona i varet në qafë ndërsa Albano nuk nguron t’i prekë vithet.

Në fillim të marrëdhënies së tij me vajzën bukuroshe, me të cilën duket se është ndarë në fillim të verës, Albano shfaqej tej mase i gëzuar, ndërsa postonte edhe foto nga shtrati me atë që e cilësonte si “dashurinë e jetës së tij”.

Albano konfirmoi zyrtarisht lidhjen me vajzën misterioze më 14 shkurt të vitit 2015 dhe atë ditë e cilësoi si ditën më të bukur të Shën Valentinit të festuar deri më tani.

Me sa duket, gjërat nuk kanë shkuar mirë në çift dhe të dy i kanë dhënë fund, duke fshirë çdo gjurmë të marrëdhënies nga rrjetet sociale.
Tema: Bëri thirrje të shkruheshin emrat e politikanëve në kazanët e plerave, Blushi përfundon edhe vetë në kazan
Gjatë ditës kanë qarkulluar disa foto të kazaneve të plerave mbi të cilët janë shkruar emra të ndryshëm politikanësh, të partive të majta, apo të djathta.

Por në lagje të ndryshme të Tiranës janë vënë re edhe shumë kazanë plehrash mbi të cilët është shkruar emri i Ben Blushit, raporton “Tema.net”.

Edhe pse ishte pikërisht Blushi ai që propozoi këtë nisme, duke e veçuar veten e tij nga deputetët e tjerë që votuan ligjin për mbetjet, duket se ai nuk i ka shpëtuar të kaluarës se vet, kur sipas “Tama.net”, 12 vjet më parë ishte pikërisht ai iniciatori dhe firmëtari i koncensionit të qeverisë.

Sipas “Tema.net” qeveria “Nano” synonte të sillte plerat nga Italia për t’u djegur në furrat e inceneratoreve që do të ndërtoheshin në Shqipëri.


Foto/ Bleona Qereti ju tregon gjoksin shumë nga afër...

Ajo nuk ka lënë gjë pa treguar, hiret e saj trupore tashmë vecse janë të njohura për të gjithë. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Bleona Qereti.

Në paraqitjen e radhës në llogarinë e saj në Instagram ajo ka shfaqur gjoksin e saj, sigurisht për të provokuar dhe për të qenë në qendër të medias rozë, shkruan Indeksonline.

Qereti vazhdon të deklarohet “single”, dhe sipas saj ka kohë që është në pritje të partnerit ideal.




Aksioni për rripin e sigurimit? Ja si e sfidojnë qytetarët Policinë Rrugore

Prej disa ditësh Policia Rrugore ka nisur një aksion për rripin e sigurimit, ku nuk kanë munguar edhe gjobat e larta.

Por, disa qytetarë në rrugët e Shqipërisë kanë menduar të sfidojnë policinë gjatë udhëtimit me motor apo automjete të tjera.

Sigurisht këto foto nuk janë një risi në rrugët e Shqipërisë dhe vazhdojnë të mbeten të njëjta edhe me nisjen e këtij aksioni.

Dikush qëndron mbi një divan të vendosur mbi një automjet, një fëmijë struket në fund të furgonit si të ishte mall apo kafshë, ndërsa vazhdojnë udhëtimet me tre persona në motor.

Tjetër pamje rrënqethëse me fëmijët sirianë: Vogëlushja nxirret gjallë nga rrënojat

Sky news ka shfaqur një video të Grupit Sirian te Mbrojtjes Civile, ose të ashtuquajturit “Helmetat e Bardha”, të cilët shpëtojnë një vajzë të vogël e cila ishte mbuluar nga rrënojat e një shtëpie të bombarduar, në qytetin sirian Aleppo.

Edhe pse në pamje të parë shpëtimi i saj duket i pa mundur, “Helmetat e Badha”, ka arritur ta nxjerrin at të gjallë.

Ne mesin e muajin Gusht fotoja e 5 vjeçari sirian Omran Daqneesh, tronditi mbarë opinionin botëror. Ai u fotografua ne ambulance u mbuluar nga gjaku, dhe me shikim te gozhduar…



Obama surprizon: Qytetarët amerikanë mund të padisin Arabinë për sulmet terroriste

Presidenti Barack Obama ka vendosur veton në legjislacion që lejon familjet e viktimave të sulmit të 11 shtatorit në 2011 në SHBA që të padisin Arabinë Saudite.

Ligji u miratua nga të dyja Dhomat e Kongresit dhe lejon qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të padisin vendet e huaja për terrorizëm që vret shtetas amerikanë në tokë amerikane.

Pesëmbëdhjetë nga 19 terroristët që rrëmbyen linjat ajrore në sulmet terroriste 15 vite më parë në Nju Jork, ishin nënshtetas të Arabisë Saudite. Dy ishin nga Emiratet e Bashkuara Arabe.



Video/ Hyrja e pazakontë e Ermal Mamqit në “Zonë e Lirë” që ndërpreu Çanin live

Në emisionin “Zonë e Lirë” në “TV Klan”, ka ndodhur një ndodhi e pazakontë, Ermal Mamaqi ka hyrë në pikun e debatit për arsimin mes dy profesorëve, ku dhe ka ndërprerë emsionin live.

Arsyeja e papritur, sipas tij, ka qenë vetëm nënshkrimi i një dokumenti nga ana e Çanit, ku sipa tij, Mamaqit i duhej për të aplikuar për vizë amerikane.

Shiko videon:




26/09/2016/...............................................

Tronditen 20 vajza, fotot intime dhe emri i tyre përfundojnë në faqe pornografike

Jetojmë në kohën e teknologjisë dhe Internetit, gjithçka mund të ndodhë. Jo vetëm nënat me fëmijët e mitur, por edhe vajzat duhet të bëjnë shumë kujdes me fotot e tyre intime.

Një haker ka futur në kurth më shumë se 20 vajza nga Skocia të cilave u ka hyrë në adresën iCloud dhe u ka marrë të gjitha fotot intime që kanë pasur.

Situata bëhet akoma më e rëndë, pasi ai këto foto i ka publikuar në faqe të ndryshme pornografike duke dëmtuar rëndë vajzat. Fotot janë publikuar edhe në Facebook, ndërsa vajzat janë traumatizuar pasi i kanë parë.

Një 22-vjeçare nga Motherwell, shpërtheu në lot kur ajo hyri në forumin publik dhe pa fotot e saj nudo të hedhura në seksionin e quajtur "skocez Amateurs" me emrin e plotë dhe qytetin ku banonte. Ajo tha se këto i kishte bërë kohë më parë për të dashurin e saj dhe kurrë nuk e kishte menduar se do të përfundonin në Internet, ku ka marrë komente negative, njerëzit e kanë quajtur atë dhe të tjerat “prostitutë”.

“I kisha bërë të dashurin tim, jam e shokuar, si kanë përfunduar në Internet, kam marrë komente negative, njerëzit me quajnë prostitutë, fotot janë përhapur kudo”.

Ndërkohë që policia është vënë në gjurmim të këtij personi duke kërkuar dhe ndihmën e Apple, por sa mund të ketë të tillë në botë? Vajza është mirë të mendoheni mirë për fotot që postoni apo ruani në adresën iCloud nëse nuk doni të përfundoni në faqe pornografike.

Ligji i plehrave, Basha: Jemi kundër çdo lloj mbetjeje. Të vendosë populli

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për median në lidhje me ligjin e plehrave të miratuar javën e kaluar nga mazhoranca në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se qeveria nuk mund të kontrollojë importin e plehrave, pasi sot në Shqipëri qeveria nuk garanton dot as cilësinë e produkteve ushqimore që importojmë.

Basha në fjalën e tij, u shpreh se PD-ja është kundër çdo lloj importi të mbetjeve nga jashtë.

“PD është kundër çdo lloj importi të mbetjeve. Kjo çështje nuk është më në dorën e qeverisë apo mazhorancës. Kjo çështje tani i takon popullit.

Ka vende dhe grupe që janë të interesuar që të importojnë mbetje në vende të tjera. Ne do t’i kërkojmë presidenti që të mos dekretojë këtë ligj. Do të kërkojmë një referendum”, u shpreh Basha.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   301   302   303   304   305   306   307   308   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish