Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet302/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   298   299   300   301   302   303   304   305   ...   352

(KUJDES! PAMJE TË RËNDA) Bëhen publike pamjet e vrasjes së Fabio Hilës në Pogradec, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë. Jetaoshqef.al ka bërë publike video nga ngjarja në Pogradec, ku mbeti i vrarë 18-vjeçari Fabio Hila.

pamje duket momenti, kur viktima, sipas raportuesit, gjuan me karrige Muçollarin. Në këtë moment të gjithë të pranishmit ngrihen dhe largohen me vrap, kur shohin autorin e vrasjes i cili rikthehet drejt viktimës me kallashnikov.

Ky i fundit hyn në lokal dhe vret Fabio Hilën.

Pas disa sekondash, pas vrasjes, duket një person i tretë i veshur me të zeza, i cili mban kallashnikovin në duar (nuk dihet se si ka përfunduar arma në duart e tij).

Në fund të videos, autori del nga lokali, i rrëmben kallashnikovin personit me të zeza dhe largohet me vrap.

Fabio Hila u vra më 13 shtator në Pogradec, pas një konflikti me Muçollarin, shkak i të cilit ishte një vajzë./JOQ/



Sherri te “Çajupi”, autori: Më shau i pari, unë jam vetëmbrojtur

Një 16 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë me thikë në gjimnazin “Andon Zako Çajupi” në kryeqytet.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 12 e 35 minuta, në derën e jashtme të shkollës, ku dy të rinj pasi kanë ngrënë byrek pranë shkollës kanë filluar të shahen me njëri–tjetrin dhe janë konfliktuar fizikisht deri në momentin kur njëri prej tyre me një thikë ka goditur bashkëmoshatarin.

Policia sqaron se, të përfshirë në konflikt janë shtetasit K.Suti, 16-vjeç, i cili ka mbetur i plagosur dhe shtetasi M. Sula, 16-vjeç autor i ngjarjes.

Burime nga Spitali i Traumës sqarojnë se K.Suti ka një çarje, ku i është prerë arteria kryesore në kofshën e djathtë dhe aktualisht ndodhet në reanimacion, në gjende të rëndë për jetën.

Autori M.Sula është arritur të prangoset pak minuta më pas në shtëpinë e tij. Në polici ai ka pohuar: K.Suti më shau fillimisht me shaka, e kam sharë dhe unë pastaj, ai më goditi me grushte dhe unë i jam kundërpërgjigjur duke i rënë me një copë xhami të mprehtë. Unë jam vetëmbrojtur nuk kam dashur të zihem me të, raporton “Tv Klan”.

Por version i tij se e ka goditur me xham bie poshtë, pasi rreth orës 15 e 20 minuta, policia arriti të gjente në zonën pranë Oxhakut, rreth 800 metra larg shkollës, thikën me të cilën 16-vjeçari kreu plagosjen.

Për sqarimin e plotë të dinamikës, policia ka shoqëruar 12 persona, në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.



Foto/ Sherri me thika, ja kush është i riu që plagosi me thikë 15-vjeçarin

Ky është momenti kur Shqiponjat kanë ndaluar një adoleshent, të dyshuar si autorin e plagosjes me thikë. Sherri mes të rinjve ndodhi në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, pranë gjimnazit "Andon Zako Çajupi", ndërsa i plagosur ka mbetur 15-vjeçari K.S.

Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, pasi thika i ka prekur arterien e këmbës.

Gjithashtu, policia ka shoqëruar edhe 4 të rinj të tjerë për verifikimin e rrethanave të ngjarjes.



Fotolajm/ Avionët “MIG” u shitën me “ankand”, serbatorët çohen për skrap

Përdoruesit e autostradës Tiranë-Durrës janë frikësuar fillimisht kur kanë parë një kamion ushtarak të mbushur përplot me ato që ata i kanë konsideruar si “predha” (nga pamja e marë ngjajnë si bomba ajrore) që qarkullonte në këtë rrugë.

Mjaft prej tyre kanë shpejtuar ta parakalojnë e disa të tjerë nuk kanë guxuar t’i afrohen.

Por në fakt ato kanë qenë vetëm serbatorët rezevë (të krahëve) të avionëve “MIG” të ushtrisë tonë, që pasi janë shitur me ankand kohët e fundit, serbatorët e tyre duket se ushtria po i dërgon për skrap në Elbasan.



Plagosja e kreut të ALUIZN-it në Durrës, ja çfarë thotë policia

Policia e Durrësit ka reaguar zyrtarisht në lidhje me dekleratën e Partisë Demokratike se është plagosur kreu i ALUIZN-it, Flamur Gjuzi.

“Lidhur me deklaratën e subjektit politik Partia Demokratike që thotë se Drejtori i ALUIZNIT Durrës, shtetasi Flamur Gjuzi, është plagosur dhe Policia e Durrësit e ka fshehur ngjarjen, sqarojmë se:

Policia e Durrësit nuk disponon asnjë denoncim apo kallëzim mbi plagosjen e shtetasit F.Gj.

Menjëherë u mor kontakt me këtë shtetas dhe ai mohon kategorikisht faktin se është plagosur apo të ketë patur konflikt.

Ftojmë PD të bëj kallëzim pranë organeve përkatëse në rast se disponon të dhëna për shkelje të ligjit ose ngjarje kriminale.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje PD dhe çdo subjekti tjetër, të kërkojë informacion pranë institucioneve shtetërore, përpara se të bëjë deklarata dhe akuza për fshehje ngjarjesh nga Policia e Shtetit”,- thuhet në deklaratën e bërë nga Policia e Durrësit.

Foto/ Ikën biznesmeni Faad Mitri, Shqipërisë i ikin 450 mln Euro
Biznesmeni libanezo-amerikan Faad Mitri, që u masakrua në rrugën Kashar-Rinas nga disa persona është larguar i dëmtuar nga Shqipëria.

“SYRI.net” ka siguruar në mënyrë ekskluzive fotot e momentit kur biznesmeni që do të investonte miliona dollarë dhe do të hapte 1200 vende pune, ikën me avion privat nga Rinasi.



Video/ Ja pamjet tronditëse nga plagosja e gjimnazistit te “Çajupi”

Këto janë pamjet e tmerrit që kanë përjetuar sot nxënësit e shkollës “Çajupi” në Tiranë. Konflikti i disa nxënësve të kësaj shkolle ka degraduar në përdorimin e thikave, ku ka ngelur i plagosur rëndë 15-vjeçari me inicialet K.S.

I riu mori plagë të rënda, sepse thika ka prekur arterien e këmbës dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Pamjet e videos së publikuar nga Jetaoshqef tregojnë momentin pas plagosjes, ku adoleshenti gjendjet i shtrirë, i mbuluar nga gjaku dhe vendin e ka mbuluar kaosi, pasi dëgjohen të bërtiturat e njerëzve të alarmuar të cilët, ndalin edhe makina rrugës.

Siç shihet në fund të videos nervozizmi i njerëzve bëhet edhe më i madh kur vjen ambulanca dhe gjendja e djalit dobësohet, duke humbur krejtësisht ndjenjat.

“Fute shpejt o plehrë”, dëgjohet zëri i një burri, shoqëruar me britmat e grave përreth.

Ndërkohë policia ka shoqëruar 4 të rinj të cilët dyshohet se u konfliktuan me 15-vjeçarin, duke i shkaktuar plagosjen e rëndë.
Zyrtare/ Shiten avionët “MIG”, pjesët dërgohen për skrap

Pas publikimit të disa fotove në rrjetet sociale ku pretendohej se po transportoeshin predha me një kamion në autostradën Tiranë-Durrës, ka reaguar Ministria e Mbrojtjes. Kjo e fundit sqaroi se, bëhej fjalë për transport të pjsëve të avionëve “MIG” që kanë dalë jashtë përdorimit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, po transportohen materiale, e serbatorë avionësh kryesisht skrap nga Rinasi në Kuçovë për t’u shitur.

“Më konkretisht sqarojmë se, nuk bëhet fjalë për predha apo materiale të rrezikshme, po për serbatorë karburanti të aeroplanëve, tashmë të dalë jashtë përdorimit si “MIG” etj., të cilët i nënshtrohen protokollit të transportit të zakonshëm, pasi nuk përbëjnë asnjë rrezik për popullatën apo ambientin.

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë për transportin e materialeve të rrezikshme si municione, kimikate etj., kanë procedura shumë të qarta dhe strikte, të miratuara nga Ministri i Mbrojtjes dhe referuar standardeve e vendeve të BE, në të cilat në çdo rast veprohet dhe zbatohet me rreptësi protokolli i miratuar”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Trafiku i fëmijëve/ Britania sjell agjentët sekretë në Shqipëri

Skllavëria moderne ose trafiku i fëmijëve nga Shqipëria drejt vendeve të Europës Perëndimore e kryesisht drejt Britanisë së Madhe, pritet që të sjellë në vendin tonë agjentë sekretë britanikë. Kryeministrja e Anglisë, Theresa May, bëri të ditur se i ka dhënë direktiva të reja Agjencive Sekrete Britanike, për të shkatërruar rrjetet kriminale të trafikimit të fëmijëve.

Sipas një raporti të vitit 2016 nga Fondacioni i Lirisë Globale, janë 45.8 milionë viktima të skllavërisë në nivel global. Ministria e Brendshme e Britanisë vlerësoi se 10 – 13 mijë persona janë shfrytëzuar në Angli në vitin 2013.

Viktimat e trafikuara në Britani janë kryesisht nga Shqipëria, Vietnami dhe Nigeria.

Për këtë arsye, agjencitë sekrete si “MI5”, “MI6” dhe “GCHQ” do të aktivizohen të shkatërrojnë edhe këto banda kriminale që veprojë në Angli, por dhe shtete të tjera, mes të cilave është edhe Shqipëria.

Video/ Greqi, rrëzohet në det helikopteri ‘Apache’ i ushtrisë greke
Një helikopter ushtarak “Apache” është rrëzuar mëngjesin e sotëm në Greqi gjatë një stërviste ushtarake. Video e mëposhtme tregon momentet kur helikopteri “AH-64D” gjatë një manovre të gabuar u rrëzua në det.

Fatmirësisht nuk pati asnjë viktimë, ndërsa pilotët pësuan disa lëndime.

Helikopteri “Apache” konsiderohet si një nga helikopterët më të përparuar në botë.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar nëse rrëzimi ndodhi nga gabimi i pilotëve, apo ishte ndonjë defekt teknik.



Obama: Izraeli t’i japë fund okupimit, palestinezët ta pranojnë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, këtë herë ka qenë mjaft i qartë për sa i përket krizës në Lindjen e Mesme, ku i ka bërë thirrje Izraelit dhe Palestinës që t’i japin fund luftës.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë së përgjithshme të OKB-së, Obama ka deklaruar se nëse Izraeli e pranon se nuk mund të okupojë tokë palestineze përgjithmonë dhe nëse palestinezët e refuzojnë nxitjen dhe e pranojnë ligjshmërinë e shtetit të Izraelit, atëherë të dy palët do të përfitonin.

“Natyrisht që izraelitët dhe palestinezët do të ishin shumë më mirë se palestinezët e refuzojnë nxitjen dhe e pranojnë ligjshmërinë e shtetit të Izraelit.. dhe nëse Izraeli e pranon se nuk mund të okupojë tokë palestineze përgjithmonë”,- tha Obama.

Video/ Greqi, 'akrobacia' i kushton pilotëve helikopterin ‘Apache’
46 mijë vende të lira pune në Gjermani, aplikohet edhe në Tiranë

Nëse ke një zanat dhe dëshiron të punosh në Gjermani, mjafton të paraqitesh në zyrat e punës për t’u orientuar me procedurat se si mund të pajisesh me vizë pune, pa pasur nevojë të nisesh si azilkërkues.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi konfirmon kërkesën e Gjermanisë për të punësuar 46 mijë persona në punë që nuk preferohen nga gjermanët.

“Janë 46 mijë kërkesa nga sheti gjerman, por kjo nuk do të thotë që do të vijnë të gjithë nga Shqipëria. Së bashku me qeverinë gjermane, nëpërmjet programit të mbështetjes gjermane GIZ, ne kemi filluar punën nëpër disa sportele kryesore të zyrave të punës në vendin tonë.

Do të përgatisim asistencën e afruar nga Shërbimi Social Shtetëror për të gjithë ata që kanë një profesion. Mjafton profesioni dhe kontrata e punës për të bërë të mundur vizën e punës në Gjermani”,- tha Klosi, raporton “TCH”.

Por, sipas Klosit, në zyrat e punës ka më pak kërkesa sesa pritej, për faktin se i pakët është edhe numri i atyre që kanë një zanat. Ndryshe paraqitet situata për infermierët, të cilët janë të kërkuar në Gjermani dhe vetëm për këtë vit, deri më tani, janë punësuar sipas rregullave 460 infermierë.


Lu e Vlahutin në Kryesinë e Kuvendit, takohen me Petrit Vasilin
Ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë zhvilluar sot pasdite një takim në Kryesinë e Kuvendit me kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Mësohet se temë e bisedës mes tyre ka qenë projektligji për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë.

Në përfundim të takimit asnjë nga ambasadorët nuk ka komunikuar me mediat.

Video/ Sherr në Kuvend mes Spartak Brahos dhe Pjerin Ndreut: Mos më kap me dorë!
Mbledhja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare është shoqëruar me debate mes kryetarit të këtij komisioni, Spartak Braho dhe deputetit socialist, Pjerin Ndreu.

Ky i fundit kritikoi Brahon për shkelje të procedurave duke mos i njohur anëtarët e komisionit me ndryshimin e 8 neneve të ligjit.

Pas ndërprerjes së mbledhjes për 15 minuta, debati mes Brahos e Ndreut vazhdoi në korridoret e Kryesisë së Kuvendit.

Madje pati edhe tërheqje nga xhaketa.

Shihni videon:

Video/ “Engjëlli i bardhë” i ISIS-it, fëmija që ekzekuton të burgosurit

Xhihadistët e ISIS-it kanë publikuar një video të re në të cilën shihet një djalë i vogël flokëbardhë se si e vret një të burgosur që dyshohej për spiunim.

Video është bërë në Mosul, territorin më të fuqishëm i ISIS-it në Irak, raporton “Daily Mai”

Video-xhirimi i cili është emëruar “Nëse kthehesh, do kthehemi edhe ne” është publikuar të hënën dhe në të flitet për sulme ajrore.

Djali që besohet se nuk i ka më shumë se dhjetë vjet shihet i veshur në uniformë ushtarake dhe në dorë mban revole.

Një mashkull më i vjetër e ndihmon që të rregullojë revolen dhe i flet djalit që ta vrasë të burgosurin që rri me shpinë kthyer nga djali.

Kohët e fundit ekstremistët e ISIS-it shpesh i shfrytëzojnë fëmijët për propagandë edhe si vetëvrasës me bomba.

George Soros kontribon 500 mln USD për krizën e emigrantëve

Miliarderi amerikan George Soros konfirmoi sot për “Wall Street Journal”, për një kontribut me vlerë 500 milionë dollarë në favor të migrantëve dhe refugjatëve, duke shpresuar që investime të tjera të pasojnë në funksion të këtij misioni.

“Vendosa të kontribuoj 500 milionë dollarë investime për nevoja specifike të migrantëve, të refugjatëve dhe të komuniteteve pritëse”,- shkruan financieri në të përditshmen ekonomike amerikane.

“Do të investoj në sektorin e teknologjive të reja, të shoqërive me një model ekonomik të veçantë, iniciativave sociale dhe aktiviteteve të themeluara nga vetë migrantët dhe refugjatët”,- u shpreh biznesmeni filantrop.

Soros u shpreh se është në kërkim të vizioneve të reja për të investuar në sektorë të ndryshëm, në mesin e së cilëve në teknologjinë dixhitale të fjalës së fundit.


Fotolajm/ Ja si duket Olta Gixhari pa make-up...

Aktorja seksi Olta Gixhari ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet tërësisht pa tualet.

Ajo është gjithnjë një personazh mjaft i kuruar, por mesa duket këtë herë ka zgjedhur të qëndrojë “ujë dhe sapun”.

Megjithatë bie mjaft në sy diferenca kur ajo është e grimuar.



Foto/ Oferta e ishullit Kanadez që të lë pa frymë, ofron punë e tokë

Zyra e një marketi “Farmer’s Daughter” në një ishull të vogël në Kanada është përmbytur kohët e fundit nga telefonatat, aq sa tani sekretaria telefonike thotë se “për shkak të reagimit shumë të madh, ne e kemi të pamundur t’ju kthejmë përgjigje!”

Dhe kjo ndodhi pasi ky market publikoi në gusht një ofertë pune në internet, ku kërkonte njerëz që të vinin për të punuar dhe jetuar në ishullin e tyre të mrekullueshëm. Por, kurrsesi nuk pritej një interesim aq shumë i madh.

Përgjigja në sekretarinë telefonike është mbresëlënëse, duke pasur parasysh se, bëhej fjalë për një punë që do të paguhej 10-12 USD në orë. Por, oferta e punës afronte më shumë sesa para:

Në këmbim të transferimit për në fshatin e vogël Whycocomagh në ishullin Cape Breton të Nova Scotia-së, marketi “The FaRmer’s Daughter” ofronte dy akra tokë falas për të punësuarin, që do t’i zotëronte të drejtat pas 5 vjetësh.


Ambasadorja greke në Tiranë: Çamët e Greqisë ikën me gjermanët

Tri pikat e debatuara mes Tiranës zyrtare dhe Athinës, ligji i luftës, problemi çam dhe delimitimi i zonave detare, mbeten në tryezë pa asnjë moment përafrimi. Demarshet e para disa muajve të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, përfunduan pa rezultat, sa kohë që kërkesa kryesore e qeverisë shqiptare ishte heqja e ligjit të luftës, e cila mund të jetë edhe në funksion të aleancës së PS-së me PDIU-në.

Në një intervistë për “Albanian Daily News”, ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Eleni Sourani ka konfirmuar qëndrimin e Greqisë për këto çështje.

“Lidhur me delmitimin e kufirit detar mes dy vendeve, do të doja të vija në dukje se kjo nuk është një çështje e pazgjidhur, përderisa ka një marrëveshje të nënshkruar në vitin 2009, e cila u hartua me kujdes dhe bazuar në Konventat e OKB-së dhe ligjin e Detit dhe që në vështrimin tonë i shërben interesave të të dyja vendeve.

Mbi të ashtuquajturën çështje “Çame”, mendoj se ministri Kotzias, gjatë vizitës së tij në Tiranë qershorin e kaluar, dha një analizë shumë konkrete të pozicionit tonë dhe nuk ka nevojë ta përsëris.

Çamët e Greqisë(dhe duhet t’i ndajmë nga çamët e Shqipërisë) lanë vendin në fund të pushtimit gjerman, duke ndjekur tërheqjen e trupave gjermane, nga frika e raprezaljeve që mund të kishte si pasojë e bashkëpunimit të liderëve të tyre me forcat okupatore...

Në fund të luftës, incidente të tilla ndodhën kudo në Europë. Gjithsesi më lejoni të vë në dukje se qytetarët e kujtdo vendi, që kanë pretendime pronësore në Greqi, mund t’i kërkojnë ato duke iu drejtuar gjykatëave greke dhe sistemi gjyqësor grek, me të vërtetë i pavarur, do të prononcohet për çdo rast”,- tha Sounari.

Nisur nga ajo që ka ngritur më herët ministri Bushati apo kryeministri Rama, ky qëndrim është në fakt një refuzim i Greqisë për të diskutuar politikisht çështje që sipas saj i takojnë instancave të tjera.

Për kufirin detar për të cilën Sounari rihedh në tavolinë marrëveshjen e vitit 2009, duhet thënë se është folur për grupe pune etj.. Pala shqiptare shpesh ka lënë të kuptohet shqyrtimin në Gjykatën Ndërkombëtare, por aty duket se marrëveshja e vitit 2009 peshon në favor të Greqisë./respublica/
Video/ E frikshme, makina përplas 3 fëmijë

Shoferi i njohur vetëm si Zeng ishte duke ecur me makinë në mënyrë të shkujdesur, ndërsa ka përplasur tre fëmijë në Shenzen të Kinës.

Ata po luanin në një vend parkim janë futur poshtë makinës së bardhë, por kanë shpëtuar pa u plagosur shumë.

Kamera e sigurisë ka filmuar momentin rrëqethës, kur ata ‘zhduken’ dhe më pas shihen vetëm gjurmë të gjakut dhe këpucët e vogla.

Gjatë intervistimit, Zeng ka thënë se, ka qenë duke e kthyer veturën së prapthi dhe nuk i ka parë fëmijët.

Pse Edi Rama më shpalli për sëdyti “Armik të Popullit”

Nga Jozefina Topalli
Dje,tamam kur në Itali u hap lajmi se nje tjetër skaf u kap në Itali me 1 ton drogë nga Shqipëria , Kryeministri i vendit tonë Edi Rama, nga godina e rikonstruktuar e Ministrisë së Brendshme, mes të tjerave tha: Policia ka një armik më të madh se krimin, PD.

Të sulmosh popullin opozitar nga Ministria e Brendshme nuk është vetëm politizim ekstrem i policisë, por është kërcënim i dhunshëm, që as nuk imagjinohet në vendet me demokraci.

Megjithatë kjo është pjesa më “minore” në këtë histori. Ajo që të kujton etërit e diktaturës është krahasimi i njerëzve opozitarë si njerëz të partive fashiste , fiks siç bënin në 1990 kur shqiptarët po rrëzonin sistemin. Por kulmi ishte, kur Edi Rama na quan ne si armiq , armiq më të rrezikshem se krimi.

Ky është mentaliteti stalinist i një njeriu që urren këdo që nuk pajtohet me të. Ky është një alarm i përsëritur i një sjellje lunatike. Edi Rama konsideron opozitën armike më të rrezikshme se krimin.

Kjo të lë pa fjalë. Kjo duhet të shkundë këdo që kupton e beson sadopak nga demokracia, liria, ligji, të drejtat politike, të drejtat njerëzore . Dje kur po e dëgjoja , mu kujtua një histori personale e viteve 90. Sapo kisha mbaruar gjimnazin dhe po bëja gati dokumentet për të kërkuar te drejtën e Shkollës së Lartë. E dija që me 99% nuk do më jepnin atë të drejtë, por përsëri kisha ne fund të shpirtit një rreze shprese. Im atë që po me ndiqte në përgatitjet e mia më tha:- Nuk të japin të drejtën e shkollës, ti e din këtë.

Edhe pse e dija se babai kishte të drejte, përsëri u mbrojta duke iu pergjigjeur se ” kam rezultatet më të mira të gjitha viteve në gjithë qytetin, nuk mund të mos më japin të drejtën e shkollës. Në fund unë matematike dua të studjoj. Kam fituar përherë vendin e parë këtu në olimpiadë të matematikës. Këtë degë se preferon njeri.

Babai, që më ndiqte me sy gjithë dhimbje shtoi “Po, ne na kanë klasifikuar armiq të popullit. E kupton çfarë do thotë?”. Unë u ngriva. Njerëzit e mi ishin dergjur burgjeve dhe internimeve këtë e dija, por nuk e dija se ne ( edhe une, edhe pse 18 vjeçe) isha armike e popullit. Kujtoj që mbeta me deftesë në dorë e ngrirë ; shikoja nga babai dhe nuk e kuptoja.. pse isha armike e popullit? Pse?!…
Foto/ Angelina Jolie i kërkon divorcin Brad Pitt-it

Angelina Jolie i ka kërkuar divorcin aktorit Brad Pitt, raporton portali “TMZ”. Sipas burimeve të afërta me çiftin, vendimi i Jolie është i lidhur me rritjen e fëmijëve, pasi ajo është “tejet e mërzitur me metodat” e Pitt.

Portali shton se, nuk ka “asnjë person të tretë” që mund të ketë detyruar Jolie t’i kërkojë divorcin aktorit.

Në dokumentet e divorcit Jolie kërkon kujdestarinë e 6 fëmijëve. Jolie ka vendosur si datë të ndarjes 15 shtatorin 2016. Pitt dhe Jolie u martuan në gusht të 2014-ës, pas një lidhjeje që ka filluar që në 2004-ën.



Apeli i aktores së “2XL”: Jam në një stacion autobusi, fatkeqësisht nuk kam dashnor me X6

Aktorja e “2XL” Eliona Pitarka, ka qenë pjesë e sulmeve dhe akuzave që ndryshe shfaqet dhe ndryshe është. Pas një fotoje të saj duke blerë të brendshme tek të vjetrat, ndaj Elionës kanë vazhduar akuza të mëtejshme në lidhje me dukjen e saj.

Por ajo profilin e saj në Instagram ka postuar një sqarim për të gjithë ata që e kanë gjykuar.

Doja te beja nje sqarim per disa mesazhe qe me kane ardhur ketu ne Instagram qe me kane habitur dhe bere shume pershtypje. Mesazhe te tipit 'Pse hiqesh sikur ben jete luksoze'. Me falni po kur e kam bere kete gje? Ne cilin nga postimet e mia ketu ne Instagram e kam treguar kete gje?



Nuk kam postuar ndonjehere foto te rrobave dhe cmimeve te shtrenjta (se si kam) Perkundrazi nje nga postimet e mia ka qene ku kam treguar qe kam blere nje fustan me ulje 9 mije lek te vjetra!

Gjate gjithe veres nuk kam asnje postim duke bere pushime ne Dubai ose nga Folie Marine duke u lag me shampanje e as nga ballkoni i hotelit Santa Quaranta ne Sarande! Jam rritur nga nje familje me ekonomi mesatare ku gjeja me e rendesishme qe me kane mesuar eshte dinjiteti dhe respekti per veten!

Ps: Po ketu jam ne nje stacion autobusi, ku edhe mund te me shikoni ose takoni ndonjehere, se fatkeqesisht nuk kam dashnor me x6 qe te me shetisi neper Tirane! Peace and love”.

Video/ Imami i Xhamisë së Tabakëve: ‘Top Show’ më ngriti kurth, futi përçarje mes myslimanëve

Emsioni “Top Show” që transmetohet në Top Channel ka pasur të ftuar përpara disa ditësh hoxhallarët Omer Bajrami dhe Elvis Naçi nga xhamia e Tabëkeve në Tiranë.

Biseda mes tyre ka shkaktuar mjaft debate mes besimtareve myslimane dhe debati ka vijuar edhe në rrjetet sociale. Shumë besimtarë janë rreshtuar në krah të Hoxhë Elvis Naçit, ndërsa të tjerë kanë përkrahur Hoxhë Omer Bajramin.

Pas këtyre debateve Naçi publikon një video ku shpjegon se i kanë ngrtur kurth nga emisioni dhe se ajo që ndodhi ishte një intrigë për të futur përçarjen mes myslimanëve.



Shkaku pse iku me biznesmeni Faad Mitri, ja çfarë ndodhi në spital

Biznesmeni libanez me pasaportë amerikane Faad Mitri, që u largua sot nga Shqipëria pasi u masakrua nga persona ende të panjohur, është kërcënuar edhe në spital.

Kështu raporton portali “360gradë.al”, që shkruan se biznesmeni i huaj u kërcënua edhe në spitalin “Hygeia” gjatë kohës që ishte nën ruajtjen e autoriteteve.

Faad Mitri u dhunua barbarisht para disa ditësh në kryqëzimin e Laknasit me rrugën e Rinasit.

Shkak i ngjarjes dyshohet se është pronësia për një truall në Gjirin e Lalzit, ku kompania e përfaqësuar nga biznesmeni do investonte 450 milionë Dollarë për ndërtimin e një resorti turistik.

Por, ngjarja e rëndë bëri që biznesmeni dhe kompania “OMNIX” të largoheshin përfundimisht nga Shqipëria duke hequr dorë nga investimi.


Vrasja e Ilia Karelit, gardianë të burgut pranojnë dhunën, ja çfarë thanë në gjyq

Në Greqi është zhvilluar sot seanca gjyqësore ndaj gardianëve që tortuan deri në vdekjen shqiptarin Ilia Kareli në burgun e Nigritas.

Nga 14 persona të akuzuar, vetëm dy kanë pranuar se përdorën dhunë ndaj 42-vjeçarit shqiptar.

I pari prej tyre pranoi se e kishte qëlluar Ilia Karelin “dy herë me grushta dhe dy herë me shkelma” dhe shprehu pendesë në Gjykatë.

Të pandehurit e tjerë mohuan të gjitha akuzat se kishin ushtruar dhunë ndaj shqiptarit në vitin 2014, pavarësisht se kamerat e sigurisë së burgut tregojnë të kundërtën.

Gjatë pyetjeve të vazhdueshme në Gjykatë, disa flisnin për goditje dhe shuplaka. Seanca e radhës gjyqësore do të zhvillohet më 28 shtator. Torturimi deri në vdekje i Ilia Karelit në burgun grek të Nigritas 2 vite më parë tronditi opinionin publik.




Fotolajm/ Pas ‘BMW’-ve, Policia e Shtetit me makina të reja Hybrid

Pas disa automjeteve model “BMW Serie 5”, Policia e Shtetit ka marrë të tjera makina të reja që së shpejti do të dalin në qarkullim.

Në foton e mëposhtme është një automjet tip “Volkswagen Hybrid 7”. Policia Rrugore ka marrë 11 automjete të tilla.
Video/ Ismet Drishti tallet sërish me Edi Ramën: Më keq se Nard Ndoka

Pas këngës me çifteli për Edi Ramën që ish –kryeministri Berisha ia transmetoi në seancën parlamentare të së enjtes, Ismet Drishti e ka thumbuar sërish kreun e qeverisë me një tjetër video humoristike.

Duke marrë një deklaratë të Ramës në takimet me fermerët, ai e krahason atë me shprehjet e Nard Ndokës.

“Ju jeni njerëz që jetoni me punë. Ju e dini që puna ka punë. Punë pa punë s’ka, s’quhet punë. Kështu që çdo gjë do punën e vet”,- është ajo çfarë thotë kryeministri.

Humoristi sfidon ndjekësit e tij duke u kërkuar të shprehen nëse e kuptojnë se çfarë ka dashur të thotë kryeministri.

Maqedonia tronditet sërish nga tërmetet, i treti për sot

Tre tërmete kanë goditur Maqedoninë ditën e sotme, pas lëkundjeve sizmike të fuqishme të disa javëve më parë.

Tërmeti i tretë u ndje gjatë mbrëmjes rreth orës 19:37 me epiqendër 10 km larg Karbincit.

Lëkundjet sizmike ishin me magnitudë 2.7, ndërsa dy tërmetet e tjerë ishin 2.4 ballë dhe 1.9 ballë.

Tërmetet nuk kanë shkaktuar dëme materiale apo të lënduar në njerëz.

Albin Kurti: Demarkacioni mund të sjellë sërish luftë në Kosovë

Ish kreu i vetëvendosjes Albin Kurti, paralajmëron se çështja e demarkacionit mund të sjellë sërish luftë në Kosovë brenda 5 viteve.

“Kufiri është çështje e ndarjes së territorit. Nuk kemi tokë për të falur. Në atë tokë është derdhur gjak dhe ne s’kemi gjak për të falur. Thaçi dhe Mustafa të japin dorëheqjen. Në 4-5 vitet e ardhshme ka gjasa të ketë përsëri luftë, tha Kurti nga Tirana, gjatë takimit të sotëm me kryefjalë demarkacionin me Malin e Zi.

Kurti ka deklaruar se shtyrja e këtij vendimi nga ana e qeverisë së Kosovës i ka shpëtuar vendit 8200 hektarë tokë:

“Më datën 1 shtator është arritur një sukses i madh, pasi kemi shpëtuar 8.200 hektarë. Nuk mund të kesh kufi pa pasur territor. Me marrëveshjen e Thaçit e Mustafës ne kemi një kufi të ri, jo demarkacion.

Mali i Zi e ka dashur Qafën e Kaçorrit dhe dëshiron të vijë edhe më thellë për planet e tij.

Marrëveshja me Malin e Zi është një marrëveshje kapitulluese për Kosovën. Falënderojmë qytetarët për protestat. Kemi arritur ta zmbrapsim koalicionin qeverisës. Shteti i Kosovës vazhdon të jetë në azil“.
Foto/ Nga Irina Shayk te Kim Kardashian, ja dashnoret VIP të Ronaldos

Cristiano Ronaldo ka qenë kryetemë e mediave rozë të martën, pas raportimeve se është në lidhje me modelen spanjolle, Desiree Cordero.

Mediat kanë raportuar se superylli i Real Madridit dhe bukuroshja janë në një lidhje dashurie qe një muaj, ndërsa janë njohur përmes rrjeteve sociale.

Desiree e ka përfaqësuar Spanjën në Miss Universe gjatë vitit 2014 në Shtetet e Bashkuara, ku u pozicionua në vendin e dhjetë.

Nga ana tjetër, deri më tani, 31-vjeçari ka pasur një numër të madh partneresh, teksa lidhja e tij më afatgjate ishte me rusen e bukur, Irina Shayk.

Po ashtu, kem raportuar se CR7 ka pasur edhe të njëjtën të dashur me mesfushorin shqiptar, Blerim Xhemaili.

Porse ndër bukuroshet që përmenden si femrat me të cilat ka pasur lidhje dashurie, janë edhe Paris Hilton e Kim Kardashian.

Telegrafi jua sjell më poshtë përmes fotografive disa prej femrave të njohura që kanë spekuluar të kenë pasur lidhje romantike me Ronaldon./telegrafi/



Foto/ Këngëtarja serbe superseksi që i “theu” shqiptarit krevatin

Ana Nikoliç është emri i këngëtares serbe për të cilën flitet se ka një lidhje dashurie dhe seksuale me një shqiptar.

Ajo ka një trup me përmasa mjaft bombastik, por edhe një paraqitje ndryshe në mbrëmjet e saja muzikore.

Në fotografitë më poshtë shihni si duket ajo:



Foto+18/ Para, seks, nudizëm, jata e fëmijëve të pasur të Singaporit

"Stop qenë e varfër!",- ky është siti më i ri në rrjetet sociale që tregon se si harbojnë mes luksit dhe parasë fëmijët e pasanikëve të një prej Luanëve aziatikë, Singaporit.

Fëmijët e pasanikëve të Singaporit mburrem për pasurinë e tyre ekstreme duke postuar foto ku shtrihen mbi shtretër të mbuluar me dollarë kash, harbojnë mbi supermakina, si dhe dalin nudo apo bëjnë orgji duke u larë me shampanjë.

Singapori aktualisht konsiderohet si qytet-shteti më i shtrenjtë në botë, por kjo duket se nuk është problem për fëmijët e pasur të miliarderëve të Singaporit.

Në llogarinë relativisht të re në Instagram, këta të rinj adoleshentë ilustrojnë aktivitetet e tyre më të “preferuara”.

Femra lakuriq mbi supermakina, dhoma hoteli luksoze dhe shampanjë, janë disa nga fotot që dominojnë, por edhe jahtet apo dhe bizhutë e shtrenjta.



Foto/ Enca diplomohet më në fund, po ku...

Këngëtarja e pëlqyer shqiptare, Enca Haxhia ka shënuar një moment të rëndësishëm në jetën e saj. Ajo më në fund është diplomuar.

Enca është diplomuar në një universitet privat në Shqipëri, dhe e ka ndarë në rrjete sociale.

“Udhëtuar pothuajse përditë nga 600/700km vetëm për të mos humbur provimet finale dhe paralelisht të mos ndaloja aktivitetet artistike. Shumë stres,lodhje,netë pa gjumë por besoj se ja vlejnë.

Mund të ngjajë si klishe, por këtë mesazh doja ta ndaja me të gjithë fansat e mi… Më në fund u diplomova”,- ka shkruar Enca.


Zbulohet vendi ku ‘fshihet’ piloti italian i avionit të rrëzuar

Piloti italian Guido Guidi po mbahet i fshehur prej disa ditësh nga autoritetet shqiptare, për shkak të hetimeve për avionin që u rrëzua në Ishëm të Durrësit të enjten e kaluar. Piloti i avionit po mbahet nën mbikëqyrje, pasi ka bashkëpunuar me hetuesit dhe ka treguar trafikantët e drogës.

Sipas gazetares së “News24” Klodiana Lala, Guido Guidi, gjatë gjithë ditës së sotme ka qenë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Durrësit.

Nuk ka një njoftim zyrtar se çfarë statusi ka italiani Guido Guidi, nëse ka nënshkruar dokumente për bashkëpunimin me drejtësinë shqiptare apo ka masë sigurie.


Fotolajm/ Ylli Manjani më sportiv seç duhet, ministri zbulon barkun tek "Rudina"
Gjithë komplimenta e priti në studion e programit të saj Rudina Magjistari të ftuarin e sotëm. Ylli Manjani duket se e suprizoi jo vetëm prezantuesen me veshjen e tij.

Teksa u akomoduan në këndin me kolltuqe, Rudina vlerësoi ministrin e Drejtësisë për "guximin", i cili ndryshe nga e zakonshmja e punës së tij si zyrtar, erdhi në emision i veshur me jeans-e dhe këmishë sportive.

Por, ndoshta stili që përdor rrallë, ndryshe nga përditshmëria me kostum e kravatë, duket se e "tradhëtoi" ministrin Manjani. Me t'u ulur në kulltuk, ai pësoi një "incident" me veshjen.

Pavarësisht se mundohej të mbulonte barkun me duar, Ylli Manjani shfaqi në ekran një "vrimë" mes kopsash ku siç shihet, ai nuk mban veshur as kanatjere.



Foto/ Gazetarja shqiptare del me kanabis në studion televizive

Kultivimi i kanabisit dhe trafiku i drogës me avion është një ndër temat më të debatuar ditët e fundit në Shqipëri.

Kanabisi dhe lufta ndaj narkotikëve janë fokusi që gazetarja Eni Vasili ka zgjedhur të trajtojë në punatën e mbrëmjes së sotme të emisionit “Studio e Hapur”.

Por gazetarja Vasili doli me disa bimë narkotike kanabis sativa në studion televizive, për të folur për temën e trafikut të drogës me avion.

Ajo në hyrje të emisionit u shfaq në një mënyrë të pazakonte, me një degë kanabis në dorë duke shkaktuar habinë e audiencës.

Sigurisht, e gjithë kjo ishte shembull ilustrues.



Foto-Video/ Skandal në OSHEE: Të duket pak me të fshi 5 milionë?

Një tjetër rast korrupsioni është risjellë nga emisioni “Stop”, këtë herë në institucionin e OSHEE-së (Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike).

Një person debitor, me 120 mijë lekë të reja, kërkon një mënyrë që të shmangë detyrimin.

Për këtë “i vijnë në ndihmë” zyrtarët e Shërbimit të Klientit. Ata kërkojnë 35 mijë lekë të reja dhe i japin debitorit statusin e invalidit.

Pas kësaj, personi në fjalë, paguan një shumë qesharake mujore, si detyrim ndaj OSHEE-së.


Supermodelja që akuzohet për vrasjen e një polici

Ka nisur gjyqi ndaj supermodeles nga Pakistani, Ayyan Ali, e cila akuzohet për pastrim parash, si dhe për vrasjen e një inspektori policie.

Por Ali i ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se ajo nuk ka lidhje me vrasjen e Chaudhry Ejaz Manmood, ngjarje e ndodhur vitin e shkuar, pasi në atë kohë ajo ndodhej në burg, raporton klan.

Aktualisht modelja ndodhet në proces gjyqësor pasi inspektori Mahmood i sekuestroi asaj një valixhe me 500 mijë dollarë në aeroportin Islamabad, në Mars të 2015-ës.

Bashkëshortja e të ndjerit pretendon se ai u vra për të mbrojtur modelen, pasi ai ishte dëshmitar i akuzës.

Aktualisht në liri me kusht, 23 – vjeçarja prentendon se është akuzuar padrejtësisht për akuzën e vrasjes.


Foto/ Tiranë, shfaqen sërish mjetet e blinduara, ja destinacioni i tyre

I mbani mend mjetet e blinduara që u shfaqën në Durrës dhe habitën banorët? Ato janë shfaqur sërish. Këtë herë ato janë parë në Linzë njëra pas tjetrës bashkë me makina ushtarake.

Sipas raportuesit tanket janë nisur për në Martanesh për stërvitje.

“Përshëndetje Jeta osh qef. Meqe Durrësi kishte kureshtje për tankset që kishin pushtuar qytetin, ato janë nisur për Bixe të Martaneshit për stërvitje. Këto foto janë bërë në mëngjes në Linzë, rrugës për Dajt dhe ishin bashkë me makina ushtarake shqiptare”./JOQ/


21/09/2016/..............................................


Raundi i dytë, UET shpall kuotat e lira

Vendet të limituara në tri fakultetet, si mund të zgjidhni Universitetin Europian të Tiranës gjatë aplikimeve nga 23 Shtator -1 Tetor

Të gjithë kandidatët për studentë që nuk arritën të regjistroheshin në degët që dëshironin gjatë raundit të parë të regjistrimeve, mund të shfrytëzojnë fazën e dytë. Raundi i dytë i aplikimeve do t’u japë mundësinë që të shfrytëzojnë kuotat e lira në degët e tyre të preferuara. Universiteti Europian i Tiranës ka shpallur kuotat e lira në të gjitha degët e tij në programin Bachelor dhe që janë sipas fakulteteve; Fakulteti Ekonomik, Finance –Bankë -159 kuota të lira; Menaxhim –Biznesi, 162 kuota të lira; Informatik Ekonomike, 108 kuota të lira.

Në Fakultetin Juridik; Juridik i Pergjithshem, 203 kuota të lira; Fakulteti Shkenca Sociale, në degën Komunikim –Dizajn janë 43 kuota të lira dhe në Komunikim -Marrëdhenie publike janë 93 kuota të lira, në Shkenca Politike, 59 kuota të lira, Marrëdhënie Nderkombetare, 61 kuota të lira,Sociologji dhe Antropologji, 20 kuota të lira dhe Psikologji janë 95 kuota të lira.

Maturantët mund të kryejnë procesin e aplikimit online në raundin e dytë me formularin e aplikimit në Portalin e Maturës Shtetërore për çdo DAR/ZA në datat 23 shtator - 1 tetor 2016 dhe duhet të kenë kujdes që të vendosin tek preferencat e para emrin e Universitetit Europian të Tiranës nëse dëshirojnë të vijnë të studiojnë në UET.

Në bazë të ligji të ri për arsimin e lartë universitetet private i ishin nënshtruar kritereve ashtu si universitetet shtetërore duke përcaktuar paraprakisht kuotat e pranimeve. Në këtë kuadër UET nuk mund të pranojë më shumë studentë se sa kuotat e miratuara nga ministria. Gjatë fazës së parë të palikimeve, në listën paraprake të kandidatëve qe e kanë e përzgjedhur ishin të paktën 2374 maturantë që kishin zgjedhur UET-in në kërkesën e tyre për studimet e larta.

Pas regjistrimeve të fazës së parë UET ka shpallur sot vendet vakante sipas degëve për fazën e dytë, shifra që nxisin tek kandidatët një vendimarrje më të shpejtë për të siguruar vendin e tyre në universitetin që ata kanë zgjedhur.

Rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Prof.Dr. Tonin Gjuraj u shpreh se UET sheh me kënaqësi se kandidatët që e kanë përzgjedhur UET-in janë me mesatare të lartë. Duke cituar të dhëna të AKP-së për këtë vit, Gjuraj tha se “pëlqyeshmëria e UET-it nga maturantët na tregon se 67% e tyre kanë një mesatare midis 7 – 9; 15 % kanë një mesatare midis 9 – 10, të dhëna që tregojnë se cilësia që kemi arritur është tashmë një faktor bazë që në nisje të studimeve”.

Universiteti Europian i Tiranës bazohet në moton “Zër vendin tënd” dhe se çdo student ka të drejtën të aplikojë dhe të regjistrohet në UET. Lista e të gjithë kanditatëve fitues të raundit të parë u shpall në faqen zyrtare të Universitetit Europian të Tiranës dhe rregjistrimet për fituesit e raundin e parë ishin të hapura deri në datën 20 shtator 2016. E njëjta procedurë do të ndiqet dhe me raundin e dytë.

UET shpall listat përfundimtare tëraundit të dytë të kandidatëve fitues të identifikuar me ID-në e kandidatit, në faqen elektronike zyrtare http://ëëë.uet.edu.al/index. php/en/dhe në mjediset e UET, brenda datës 12 tetor 2016. Datat e regjistrimit për fituesit e raundit të dytë janë 16 tetor deri më 20 tetor 2016.

Viti i ri akademik 2016 - 2017 në institucionet e arsimit të lartë sipas urdhërit të fundit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të fillojë në datën 20 Tetor 2016 dhe do të përfundojë në datën 30 Shtator 2017. Raundi i dytë i regjistrimeve pritet të sheshojë dhe pakënaqësitë që u shfaqen me raundin e parë të tyre, ku dhjetra maturantë protestuan për shkak se nuk kishin fituar degët e preferuara dhe pse ishin me mesatare të lartë.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   298   299   300   301   302   303   304   305   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish