Kuotat e lira për programet studimit të ciklite të parë Bachelor
Programi Bachelor
Fakulteti Ekonomik
Kuotat e lira
Finance -Bankë
159
Menaxhim -Biznesi
162
Informatik Ekonomike
108
Fakulteti Juridik
Kuotat e lira
Juridik I Pergjithshem
203
Fakulteti Shkenca Sociale
Kuotat e lira
Komunikim -Dizajn
43
Komunikim -Merrëdhenie publike
93
Shkenca Politike
59
Marredhenie Nderkombetare
61
Sociologji dhe Antropologji
20
Psikologji
95
Siguria fizike e bankave, kërkohet forcim i kritereve për policitë private
Ndonëse gjatë 8 muajve të parë të 2016-s rastet e grabitjeve të bankave dhe mjeteve që transportojnë vlera monetare kanë qenë të shumta, niveli i sigurisë në këto institucione vijon të lërë për të dëshiruar.
“Nisur edhe nga grabitja e fundit, mendojmë se bankat duhet të kenë një bashkëpunim më të mirë me SHPSF-të në zbatim të verifikimit të procedurave të sinjalit të alarmit si dhe në përcaktimin e detajuar të këtyre procedurave.
Kemi vënë re se automjetet e blinduara janë jashtë kushteve teknike për të udhëtuar, e jo më për të transportuar vlera monetare të mëdha apo edhe efektivët të cilët ruajnë këto vlera”,- shprehet Ilir Mollaymeri, Banka e Shqipërisë.
Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i AAB-së, i cili vuri në dukje se ngjarjet e fundit të ndodhura ndaj sektorit bankar për grabitje të vlerave monetare në kasafortë dhe në transport kërkojnë rishikim të përgjegjësive të të gjitha institucioneve përgjegjëse, për krijimin e ambientit të sigurt të zhvillimit të veprimtarisë bankare.
Ligji për masat shtesë të sigurisë publike që pritet të miratohet këtë të enjte në parlament, përcakton kritere të forta për sigurinë në banka.
“Miratimi i ligjit për masa shtesë të sigurisë do ta kalojë në një stad më të lartë sigurinë e bankave, por edhe të institucioneve të tjera të rëndësishme. Gjej rastin të them se të dy rastet e fundit të zbuluara janë falë sistemit të pamjeve filmike të marra nga sistemi i kamerave”,- shprehet Gjovalin Loka, drejtor i rendit publik.
Në forumin e pestë të sigurisë fizike të bankave u ngrit si problematike edhe neglizhenca ndaj udhëzimeve nga shoqëritë e ruajtjes fizike.
Pas rritjes së çmimit të siguracioneve AMF sërish mbron kompanitë e sigurimeve
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare raportoi në Komisionin e Ekonomisë se 26 % e automjeteve në Shqipëri nuk e paguajnë policën vjetore të sigurimit të detyrueshëm. Gjatë viteve 2014 - 2015 nga aksidentet e shkaktuara nga këto automjete të pasiguruar është krijuar një dëm prej 1,3 miliardë lekë, por që nuk është shlyer dhe as është përfituar nga qytetarët e dëmtuar.
“Të gjitha institucionet duhet të punojnë së bashku për të ulur numrin e makinave të pa siguruara. E dyta, ky fond nuk mbulohet vetëm nga kompanitë e sigurimit, por i detyruar është edhe personi që shkakton aksidentin, i pasiguruar. Ai është i pari që duhet të bëjë pagesën e të pasiguruarit”,- shprehet Enkeleda Shehi, drejtore ekzekutive, AMF.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kërkon që edhe paratë e mbledhura nga gjobat e policisë rrugore për mungesë të siguracionit duhet të derdhen në fondin e përbashkët të shoqërive të sigurimit.
“Një burim tjetër për të financuar këtë fond janë edhe gjobat e mbledhura nga policia për makinat e pasiguruara. Ky fond asnjëherë nuk është transferuar në këtë buxhet”,- thotë Shehi.
Enkeleida shehu tha se ndërkohë gjykatat kanë vendosur dëmshpërblime duke tejkaluar normat ligjore, çka ka ndikuar në rritjen artificiale të dëmeve të papaguara.
Meta: Standardet zgjedhore, përgjegjësi e të gjithëve
Ka nisur në Tiranë konferenca e 25 e Shoqatës së trupave zgjedhorë europianë, ku po marrin pjesë zyrtarë vendas e të huaj.
Në fjalën e tij, kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka vlerësuar se, Shqipëria ka bërë hapa përpara në respektimin e standardeve zgjedhore, por mbetet ende shumë për t’u bërë.
“Përgjegjësia për standardet është e të gjithëve ne”,- ka thënë Meta, sipas të cilit, “procesi zgjedhor duhet të reflektojë transparencë dhe siguri”.
Në këtë drejtim, Meta ka vlerësuar se, “OSBE-ODIHR ka luajtur një rol të rëndësishëm me rekomandimet që i ka dhënë Shqipërisë”.
“Dhe ne i kemi kërkuar që të ofrojë ndihmë edhe për zbatimin e rekomandimeve”,- ka shtuar kreu i Kuvendit.
PD: Vrasja në Gramsh për parcela droge, Rama konfiskon një degë në studio televizive
Deputeti demokrat Gerti Bogdani, deklaroi se, “vrasja e sotme ne Gramsh ka motiv parcelat me kanabis”. Sipas tij, ajo është tregues i qartë i thellimit të varfërisë, rritjes së konflikteve, dhunës dhe vrasjes, dhe i shtetit që jo vetëm bën sehir ndaj drogës, por bëhet instrument mbështetës; shembull i qartë i të cilës është ministri Tahiri sot, që e fsheh motivet e vrasjes në Gramsh.
“Është e qartë që miliona euro që nxjerr ky biznes kriminal shkojnë në pak duar, pasurojnë vetëm kartelin e Edi Ramës, që përdoren më pas për të blerë dhe votën, për të ruajtur pushtetin e krimit, ndërkohe që vazhdon të thellojë varfërinë e shqiptarëve.
Kryeministri i vendit, në vend që të luftojë kanabisin dhe trafikantët e tij, tallet, siç bëri mbrëmë në studion e emisionit “Studio e Hapur”, në “News24”, duke konfiskuar një degë kanabisi.
Kryeministri i vendit, tallet, ndërkohe që kjo është realisht drama më e madhe qe po kalon vendi. Dramë, që dje gjeti rrugën dhe tregoi degën e hashashit në studion televizive, pasi ky biznes kriminal ka mbuluar vendin.
Dramë, që sot shënon viktimen e radhës në Gramsh, sepse është e qartë, droga pasuron një grusht të vogël kriminelësh dhe pushtetarësh, ndërkohe që vret dhe që varfëron qytetarët dhe shkatërron shoqërinë.
Eshtë koha që shqiptarët të bashkohen e ta shpëtojnë vendin nga ky rrënim. Shqipëria nuk meriton drogë, nuk meriton të sundohet nga karteli i Edi Ramës”,- përfundoi Bogdani.
Video/ Importi i plehrave, ambientalistët: Rama nga zhgënjeu, duam referendum
Vendimin e qeverisë së drejtuar nge Edi Rama, për të rikthyer importin e mbetjeve në Shqipëri, ambientalistët e cilësojnë të pabese dhe zhgënjyes. Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve do të kërkojë një referendum popullor për të kundërshtuar këtë vendim.
Ambientalistët do t’i drejtohen popullit për të kundërshtuar importin e mbetjeve në vendin tonë. Lavdosh Ferrunaj tregon se kërkesën për referendum firmosur nga rreth 65 mijë qytetarë tre vjet më parë Aleanca Kundër Importit të Plehrave e ka lënë të hapur për ta aktivizuar në çdo moment që klasa politike do të rikthejë një nismë të tillë.
Ata mendojnë se importi do ta kthejë Shqipërinë në një kosh të madh plehrash. Pasojat thotë Lavdosh Ferrunaj do të ndjehen atëherë kur ndërhyrja do të ishte e paefektshme.
Kjo është vetëm njëra anë.
Tjetra ka të bëjë me ekspozimin e vendit tonë ndaj mbetjeve të rrezikshme. Konfrimimin për këtë ambientalisti e gjen edhe në vendet e Bashkimit Europian ndërsa thotë se doganat në Shqipëri janë të paafta për të ushtruar kontrolle të imtësishme për këtë sektor.
Për ambientalistët vendimi i mazhorancës për t’ju rikthyer importit të mbetjeve është i pabesë dhe zhgënjyes.
Ata e shohin si një marrëveshje biznesi me pasoja të rënda për vendin. Ndërsa theksojnë se në ndihmë sipërmarrjeve ricikluese mund t’i vijnë mbetjet që gjenerohen në vend pasi sipas tyre vetëm 10 % i nënshtrohen këtij procesi./Abcnews/
Foto/ “Rilind” qendra e Gramshit, por syzet blu të Taulant Ballës...
Foto/ “Rilind” qendra e Gramshit... dhe syzet e Taulant Ballës
Foto/ “Rilind” Gramshi dhe Elbasani, por syzet e Taulant Ballës...
“Bashkia e re e Gramshit, deri para tre vitesh një qytet krejt i harruar, ku makinat parkoheshin në qendrën e qytetit dhe nga të katër anët shihej rrënimi nga braktisja e qeverisë në Tiranë; sot po jeton një transformim real, me qytetin që po kthehet çdo ditë e më shumë në një qendër urbane me hapësira publike dinjitoze për banorët, që përveç jetës sociale më cilësore, përfitojnë dhe një rritje të vlerës së pasurisë së patundshme.
Edhe rruga e re që lidh Gramshin me Elbasanin, realizuar në dy vjet me standarde të shkëlqyera, i ka dhënë një frymëmarrje të madhe qytetit duke lehtësuar ndërlidhjen e gjithë kësaj zone me pjesën tjetër të vendit dhe duke e bere lidhjen me Tiranën në më pak se 90 minuta!
Këto zhvillime të mezipritura rrisin dukshëm nevojën për ta shtrirë më tutje, më shpejt transformimin, duke kultivuar dëshirën e njerëzve për të vazhduar të investojnë në biznese të vogla e në ferma, për të parë përtej kufijve asfikues të qytetit të vjetër në hapësirën e madhe të bashkisë së re, e cila ka një natyre të mrekullueshme dhe potenciale reale zhvillimi.
#Rilindje
#ShqipëriaeGjeneratësTjetër ⭐”, - ka deklaruar në profilin e tij në Facebook, kryeministri Rama.
Vritet me thikë 29-vjeçari, policia: Viktima akuzoi autorin se i ngacmoi motrën
Një i ri është vrarë në fshatin Llallë, të Gramshit. Sipas policisë, 29-vjeçari Ardian Mesiti është gjetur nga banorët e zonës, ndërsa ishte vrarë herët në mëngjes me thikë.
Pas vetëm pak orësh, policia mundi të arrestonte autorin, Arlind Llalla, 25-vjeç.
Zyrtarisht mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes autorit dhe viktimës, ku ky i fundit e akuzonte se i kishte ngacmuar motrën, 20-vjeç.
Policia sqaron se, fillimisht Arlind Llalla, sëbashku me Xhulian Kokomecin kishin lënë një takim, në një lokal me Ardian Mesitin, në hyrje të fshatit, për të sqaruar pretendimet e 29-vjeçarit se Llalla i kishte ngacmuar motrën.
Kamerat e lokalit kanë fiksuar momentin e parë të zënkës mes tyre.
Konflikti, pas 30 minutash është zhvendosur 1 kilometër larg lokalit, ku Ardian Llalla ka goditur 3 herë me thikë Ardian Mesitin.
Xhuljan Kokomeci, 39-vjeç është arrestuar për moskallëzim krimi.
Në momentet e para, nga Policia e Elbasanit u tha se, ngjarja mund të kishte ndodhur për parcelat me kanabis, derisa u arrit të sqarohej plotësisht me deklarimin e dy të arrestuarve.
Në vendin ku ndodhi krimi policia gjeti: një motor, një aparat celular që dyshohet se i përkasin viktimës, si dhe një xhup të zi dhe një aparat celular, që dyshohet se i përkasin autorit./Tv Klan/
Fiori Dardha kundër ‘TCH’/ Kontrata skandaloze që më largoi nga ‘Fiksi’
Ish-moderatorja e “Fiks Fare” duket se është një prej personazheve të larguar nga “Top Channel” në këtë fillim sezoni.
Fiori Dardha është “firoja” e rradhës e këtij ekrani. “Mua nuk më çudisin këto mënyrat e largimit nga puna (verbalisht ose vetëm me një mesazh)”,- e nis kështu reagimin e saj Dardha, ndërsa sqaron edhe mënyrën sesi ajo nuk është më pjesë e “Top Channel”.
Fjala është për disa pika të kontratës që Fiori Dardha firmosi 2 vjet më parë kur zëvendësoi Saimir Kodrën në krah të Doktorrit në “Fiks Fare”, e që për gazetaren janë ato rreshtat me shkronja të vogla që duhet ti lexosh me kujdes, nëse një ditë nuk do ta shohësh veten pa punë e të mos kesh as mundësi ligjore të mbrohesh.
“Mund ta marrësh vesh që nuk je më në punë edhe fare rastesisht, në formë thashethemi (në urban, lokal, rrugë). Nëse je person publik konsiderohesh me fat nëse e mëson lajmin pak para portaleve, ose publikimit në gazetë.
Në këtë vend nuk njihen procedurat e kur s’i njeh, nuk ke si i respekton. Janë të rrallë punëdhënësit që ndërtojnë marrëdhënie njerëzore me punëmarresit e tyre, ndaj e vetmja gjë që mund të të shpëtoje kur mëson se do të të largojnë nga puna eshte kontrata”,- shkruan në profiling e saj Fiori Dardha.
Postimin e saj, moderatorja e njohur e mbyll me këshillën “Jeta duhet të na mësoje që ta lexojmë mire atë dreq kontrate përpara se ta firmosim, mos të shohim vetëm pagën”.
Babai i Angelina Jolie-s flet për divorcin e të bijës
Jon Voight, babai i aktores së famshme Angelina Jolie, shpreh keqardhjen për divorcin e të bijës.
Përveçse u shpreh i befasuar, 77-vjeçari tha se, ky lajm e ka trishtuar jashtë mase dhe se diçka shumë serioze duhet të ketë ndodhur, që e ka shtyrë vajzën e tij për këtë vendim.
“Nuk e di se si ndodhi”,- pohoi ai. “Është shumë e trishtueshme. Nuk më mbetet veçse të lutem për ta”.
“Jam i shqetësuar për Angie-n dhe fëmijët”,- shtoi Jon. “Shpresoj t’i takoj ata sa më shpejt”,- ka thënë Jon Voight gjatë një shfaqje televizive amerikane Inside Edition.
Artan Hoxha sërish në prokurori. Hetuesit i kërkojnë kodet e telefonave
Gazetari investigativ i “News24”, Artan Hoxha nuk ka mundur t’i marrë telefonat që i sekuestroi Prokuroria e Krimeve të Rënda të enjten e kaluar, pas deklaratave të tij se piloti italian Guido Andrea Guidi kishte pranuar se e kishte ulur avionin në Ishëm, për të testuar pistën, me qëllim që të kthehej më vonë për të trafikuar 200 kg hashash.
Gazetari Hoxha u paraqit mesditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku pati një bisedë informuese me prokurorin e çështjes, me të cilin foli për rrethanat e hetimit. Hoxha bëri të ditur se prokurori e kishte njoftuar se telefonat do të qëndronin në prokurori, pasi nuk janë ç’koduar ende.
Mësohet se prokurori i kërkoi bashkëpunim gazetarit për kodet e sigurisë së telefonave, por ai nuk pranoi.
“Telefonat e mi nuk janë hapur deri tani. Mu kërkua që të bashkëpunoja me kodet e sigurisë. Nuk dorëzova kodet, telefonat nuk u hapën. Nëse nuk pranoj të dorëzoj kodet, telefonat do i hapin vetë. Burimet e informacionit nuk duhet të preken. Telefonat do jepen kur të marrë vendim grupi hetimor.”- deklaroi Hoxha.
Mbrëmjen e djeshme, i ftuar në “Studion e Hapur” të Eni Vasilit gazetari Hoxha tha se institucionet shqiptare nuk po bashkëpunojnë lidhur me hetimet për avionin në Ishëm, madje sipas tij, janë përfshirë në një lojë politike.
“Unë me ata telefona kam folur me të gjitha palët atë ditë për të krijuar një panoramë se çfarë po ndodhte me atë ngjarje. Më bëhet qejfi nëse i kanë marrë materialet sepse do kenë plot materiale interesante. Kjo është puna e tyre, jo puna ime.
Uroj që ky veprim që kanë bërë të ketë shërbyer që ata të zbardhin një hetim të cilin e kanë nisur me vrull. Ka një gjë që nuk shkon në këtë histori, institucionet tona nuk bashkëpunojnë, madje janë përfshirë në një lojë politike. Të shkosh tek gazetarët për të arritur një qëllim politik, kjo nuk shkon”,- deklaroi Hoxha./BalkanWeb/
DHTI: Lejoni importin e mbetjeve, legalizoni kanabisin dhe shtëpitë publike
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë kërkon nga parlamenti votimin e ligjit që lejon importin e mbetjeve urbane nga jashtë. Përmes një deklarate, kreu i këtij institucioni, Nikolin Jaka, thotë se, me këtë ligj i hapet rrugë hyrjes së lëndëve të riciklueshme në vend.
Por veç kësaj, Jakaj ka propozuar edhe legalizim të shtëpive publike dhe kanabisit për qëllime mjekësore.
Sa i përket shtëpive publike, Jaka thotë se, Shqipëria duhet të zbatojë formulën e Italisë, Greqisë dhe Holandës.
Merrnin para për të fshirë gjobat nga sistemi, procedohen punonjësit e OSHEE
Policia e Tiranës, bazuar në pamjet filmike të transmetuara në Emisionin investigativ “Stop” në TV “Klan”, ka bërë ndalimin e shtetasit Emirjon Lluka, 31 vjeç, punonjës i një firme private sigurimi.
Gjithashtu, policia njofton se po ndiqen në gjendje të lirë E. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist të Kujdesit Ndaj Klientit OSHEE dhe M. B., 30 vjeçe, banues në Tiranë, me detyrë specialiste të Kujdesit Ndaj Klientit OSHEE.
Lluka u filmua duke i marrë një qytetari shumën prej 35.000 leke të reja në këmbim të heqjes së kamatë vonesës në vlerën 120.000 lekë të reja që ai kishte si debi ndaj kompanisë OSHEE.
Materialet proçeduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
Durrës, përdhunohet një shtetase nga Ukraina
Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një 53-vjeçar, i cili akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
SH.G dyshohet se ka ftuar në banesën e tij shtetasen O.L, vjeç 33, banuese në Ukrainë, dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.
Pas denoncimit të saj policia është vënë në kërkim të 53-vjeçarit.
Ndodh një tjetër episod, sërish dyshime për shëndetin e Hillary Clinton
Videoja e pak ditëve më parë ku Hillary Clinton humbiste ndjenjat bëri xhiron e botës dhe shumë ngritën dyshime nëse ajo është në gjendje të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë.
Por sikur të mos mjaftonte kjo, një tjetër episod jo shumë i këndshëm ka ndodhur dje.
Mediat amerikane shkruajnë se Clinton mund të ketë ende probleme. Shkak për këto hamendësime ishte një event i djeshëm, ku politikanët rrallë heqin dorë.
Bëhej fjalë për një takim për mbledhje fondesh. Ishte organizuar një dreke me biznesmenë dhe njerëz të rëndësishëm, ku pjata për një person kushtonte 100 mijë dollarë.
Por çuditërisht Clinton e ka anuluar pa dhënë asnjë shpjegim. Probleme shëndetësore sërish, apo tjetër arsye? Stafi i saj nuk ka reaguar ende zyrtarisht.
Ja sa është paga mesatare në Maqedoni
Në korrik të këtij viti, neto-rroga e paguar mesatare për të punësuar në Maqedoni ishte 22.334 denarë, respektivisht 363,5 euro, dhe është për 2,2 për qind më e lartë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, rritja i referohet rrogës neto mesatare mujore të paguar për të punësuar në sektorët: Ndërtimtari për 9 për qind, Veprimtari administrative dhe ndihmëse shërbyese 6,7 për qind dhe Informata dhe komunikime për 6,2 për qind, raporton agjencia e lajmeve MIA.
Rritje të neto-rrogës së paguaj mesatare mujore për të punësuar, në krahasim me muajin e kaluar, është vërejtur në sektorët Tregti me shumicë dhe tregti me pakicë; përmirësim i automjeteve motorizuese dhe motoçikletave prej 3,6 për qind, Industri përpunuese 3,4 dhe Veprimtari administrative dhe ndihmëse shërbyese 1,8 për qind.
Ndërkaq, bruto-rroga mujore e paguar për të punësuar, në korrik të këtij viti është më e lartë për 2,2 për qind në krahasim me korrikun e vitit 2015.
Rritja është rezultat i bruto-rrogës mesatare mujore të paguar për të punësuar në sektorët Ndërtimtari për 9,1 për qind, Veprimtari administrative dhe ndihmëse shërbyese 6,4 dhe Bujqësi, pylltari dhe peshkatari 6,2 për qind.
Rritje e bruto-rrogës mesatare mujore të paguar për të punësuar , në krahasim me muajin e kaluar, është vërejtur në sektorët Tregti me shumicë dhe tregti me pakicë; përmirësim i automjeteve motorizuese dhe motoçikletave për 3,4 për qind, Industri përpunuese 3,3 dhe Veprimtari administrative ndihmëse shërbyese 2 për qind.
Tiranë, Ministria e Mjedisit i merr "Ditën pa makina" kryebashkiakut Veliaj
“I nderuar qytetar, 22 Shtatori – ‘Dita pa makina’. Bashkoju dhe ti nismes evropiane ‘Levizshmeri e zgjuar – Ekonomi e forte’! Lere makinen ne shtepi dhe perdor mjete alternative transporti! Mendo per mjedisin! Ju faleminderit, Ministria e Mjedisit”.
Ky është mesazhi i shpërndarë nga dikasteri që drejton ministri i LSI-së, Lefter Koka. Duket se “Dita pa Makina” nuk është më një fushatë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Pas kaosit të krijuar me trafikun, Veliaj e ka “harruar” këtë aktivitet duke ia deleguar Ministrisë së Mjedisit.
Frika nga Turqia? Greqia u refuzon kërkesën për azil ushtarëve turq ‘puçistë’
Greqia ka refuzuar kërkesat për azil për 3 nga 8 ushtarakët turq që u larguan nga Turqia drejt Aleksandrupolit me helikopter pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti korrikun e kaluar.
Megjithatë, burime të Shërbimit për Azil deklarojnë se ky zhvillim nuk i hap rrugë domosdoshmërisht deportimit të tyre në Turqi.
Dy nga tre ushtarakët nuk kanë marrë ende përgjigjen e dokumentit përkatës dhe çështja shkon në arkivë dhe sipas ligjit kanë të drejtë të kërkojnë të hapet dosja e tyre pas 9 muajsh.
Ushtaraku i tretë ka marrë përgjigjen negative, por rasti i tij veçohet dhe ka të drejtë të ribëjë kërkesë për azil për 15 ditë.
“Ne kemi përshtypjen se vendimi ka qenë i paracaktuar dhe se intervista u realizua vetëm si një formalitet”,- ka deklaruar Stavroula Tomara, avokate e tre ushtarakëve.
Ndërsa nuk ka ende një vendim për 5 ushtarakët e tjerë, sipas burimeve nga gjykata, atyre që iu refuzua azili nuk mund të hedhin poshtë provat e paraqitura nga autoritetet turke për pjesëmarrjen e tyre në ngjarjet e 15 korrikut.
“Unë kam vënë re shumë paligjshmëri , parregullsi dhe mungesa te zbatimit të rregullave të kodit ligjor”,- ka thënë avokatja Tomara.
Turqia ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e tyre dhe më datë 18 gusht dorëzoi kërkesën në Ministrinë e Jashtme greke për deportimin e tyre dhe dërgimin para gjykatës ushtarake, duke i quajtur tradhëtarë dhe elementë terroristë.
Më pas Gjykata e Aleksandrupolit i dënoi ata me 2 muaj burg me kusht, me akuzën e hyrjes së paligjshme në Greqi dhe për tentativën e kryerjes së veprimit të fluturimit të paligjshëm, duke iu njohur faktin e kryerjes së këtyre veprimeve nën kërcënimin e jetës.
Tetë ushtarakët truq këmbëngulin se jetët e tyre do të ishin në rrezik nëse do të kthehen me forcë në Turqi, duke mohuar përfshirjen në grusht shteti dhe duke pohuar se transportonin të plagosur kur helikopteri i tyre është qëlluar, ndaj u ulën në aeroportin e qytetit veri-lindor të Greqisë./TCh/
Kosova grumbullohet në Prishtinë për ndeshjen me Kroacinë
Bunjaku tashmë e ka të qartë se në cilët lojtarë do të mundë të llogarisë për ndeshjen me kroatët.
Ai e ka përpiluar thuajse tërë listën dhe tregon se Kosova do të grumbullohet në Kosovë, pasi kjo iu bën më mirë futbollistëve.
“Loja është në Shqipëri, por ne do të mblidhemi në Kosovë nga dy deri më katër tetor. Ndoshta rruga pak na merr energji, por qëndrimi në Kosovë do të na japë energji shtesë. Ka mundësi që ushtrojmë në stadiumin e Feronikelit”, ka thënë Bunjaku për Zërin.
“Tashmë ka ardhur edhe mbyllja e listës. Është krijuar ekipi, kryesisht ai që ishte në ndeshje me Finlandën, aty këtu me ndonjë lëvizje. Kemi konkurrencë dhe kjo është një gjë e mirë për Kosovën”, vijoi ai.
Ajo që e brengos Bunjakin është fakti se nuk është vendosur ende se ku do të zhvillohet ndeshja me Ukrainën.
Ukrainasit kanë kërkuar që dueli të luhet në terren neutral, pasi ky vend nuk e ka pranuar ende Kosovën dhe nuk e njeh si shtet, ndërsa është përmendur si opsion Bullgaria.
“Ne duhet ta dimë se ku do të luajmë, që të përgatitemi psikikisht. Shpresoj që sa më shpejt të merret një vendim”,- ka përfunduar Bunjaku
Kryeredaktori shkarkohet me një fjalë goje, Mentor Kikia: "Do investigoj"
Lajmi i shkarkimit nga detyra të kryeredaktorit të lajmeve në “Top Channel” me sa duket është i vërtetë. Vetë Mentor Kikia, i pyetur nga Express thotë se ende nuk ka një komunikim zyrtar nga kompania por lajmi për largimin e tij është dhënë gojarisht nga drejtori i informacionit në mbledhjen e mëngjesit.
“Mua me shkrim nuk më është komunikuar asgjë, sepse unë kam një kontratë me kompaninë. Ka pasur një komunikim formal me gojë nga drejtori i informacionit në mbledhje që Mentori nuk do të jetë më kryeredaktor i lajmeve edicionit të drekës që unë mbuloja pa dhënë arsye.
Nëqoftëse kompania do më komunikojë një vendim zyrtar unë do ndjek rrugët e mia zyrtare, kontratën e punës unë e kam me kompaninë, nuk e kam me drejtorin e informacionit. Sa për aludimin që është për arsye të replikës me Anika Doklen nuk besoj që është e vërtetë.
Ai ishte një komunikim mes një qytetari dhe një mjekeje të cilën e akuzova publikisht në një aferë në të cilën isha dëshmitar okular.
Mund të ketë një arsye tjetër të cilën unë do ta investigoj dhe pastaj në një moment të caktuar do të flas edhe vet. Por ende pres një komunikim zyrtar nga kompania, nuk do të flas mbi bazë dyshimesh tani për tani, në momentin që do ta bëjnë zyrtare do të jap edhe unë versionin tim”.
Gazetari dhe kryeredaktori Mentor Kikia është një nga emrat më të vjetër në departamentin e informacionit në “Top Channel”.
Foto/ Nis nga puna HEC-i i Banjës, por një urë të lë pa fjalë
Shqipëria tashmë ka një tjetër vepër të madhe energjetike. Gjiganti norvegjez, ‘Statkraft’ njoftoi se ka mbyllur me sukses provat e lidhjes së hidrocentralit të Banjës në rrjet. Njoftimi përbën zyrtarizimin e veprës së dytë të madhe në energjetikë të ndërtuar pas rënies së regjimit komunist.
Hidrocentrali i Banjës ka një kapacitet të instaluar prej 65 Megaëat. Ai do të prodhojë mesatarisht 250 milionë kilovat orë energji në vit.
Ndërkohë, prodhimi me kapacitet të plotë do të nis pasi ajo të dorëzojë tek Operatori i Transmetimit, kontratat për shitjen e energjisë në tregun e lirë.
Banja është vetëm hidrocentrali i parë në kaskadën e Devollit. Paralelisht kompania “Statkraft” është duke ndërtuar edhe hidrocentralin e Moglicës.
Të dy hidrocentralet do të prodhojnë rreth 700 milionë kilovat orë energji në vit. Kjo e rrit automatikisht prodhimin vendas të energjisë me 17%.
Por ajo që të bënë përshtypje përveç HEC-it gjigand dhe digës së tij është dhe ura e madhe mbi lumin Devoll dhe liqenin e formuar nga hidrocentrali, që bashkë me rrugën e re lidh qytetin e Gramshit me Elbasanin dhe Dumrenë.
Çfarë i ndodh trupit, nëse hani tri vezë në ditë për një javë?
Vezët janë ushqimi më i lehtë, më i lirë dhe më i mbushur me proteina që mund ta hani. Përveç se plotësojnë nevojën e përditshme të proteinave, vezët forcojnë gjithashtu edhe shëndetin tuaj.
Ato janë të mbushura me aminoacide, antioksidantë dhe hekur. Përveç të bardhës së saj, edhe e kuqja e vezës është e mbushur me ushqyes të nevojshëm.
Kështu, nëse hani tri vezë çdo ditë për një javë, trupi juaj do të plotësohet me:
Proteinat e kualitetit më të mirë, hekur, do të normalizojë kolesterolin e gjakut, truri do të ketë shëndet më të mirë, do të keni eshtra dhe dhëmbë më të fuqishëm, një performancë më të mirë ditore për shkak të proteinave të kualitetit të lartë, mbrojtje ndaj syve dhe parandalim të katarakteve, lëkurë dhe flokë më të mira.
Për më tepër, vezët mund t’ju ndihmojnë edhe të humbni peshë. Vezët janë padyshim mëngjesi më i mirë që mund ta keni, në mënyrë që të parandaloni urinë gjatë ditës dhe efektivisht të humbni peshë.
Foto-Video+18/ Ja gangsterja seksi që rrahu djalin në Elbasan
Sipas të dhënave të mbërritura në redaksinë tonë nga shumë burime të ndryshme, njëra nga vajzat që shfaqet në videon e publikuar ditën e sotme gjatë sherrit në Elbasan, është Trejsi Sejdini, një vajzë e cila është lakuar më parë në media për format e saj.
Trejsi, sipas burimeve, është vajza që shfaqet me shkop në dorë duke goditur djalin tashmë të shtrirë në tokë. Në vijim do të gjeni disa nga fotot e saj “të nxehta”.
Sot ajo është një modele e njohur, por disa kohë më parë bashkë me grupin Trejsi ka rrahur pa mëshirë një djalë në Elbasan./JOQ/
Ja si e shpreh një mashkull dashurinë
Meshkujt janë shumë fjalëpakë dhe fjalët “Të dua” më vështirë e nxjerrin nga goja sesa femrat. Mirëpo, ata kanë disa metoda të tjera me të cilat qartë bëjnë me dije kur u pëlqen ndonjë femër.
Do'stlaringiz bilan baham: |