Zbulohet parcela me 1 mijë rrënjë kanabis pranë vendit ku u rrëzua avioni në Ishëm
Policia e Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka zbuluar një parcelë me 1 mijë rrënjë kanabis afër zonës ku u rrëzua avioni në Ishëm.
Policia s’ka mundur të arrestojë asnjë person, ndërsa dyshohet se roja i drogës është larguar nga parcela para se të mbërrinte policia.
Nuk dihet ende nëse ka ndonjë lidhje mes këtij rasti dhe avionit kishte fluturuar në Ishëm për të ngarkuar drogë.
Pranë vendit të rrëzimit u zbulua gjithashtu pak ditë pas ngjarjes edhe një shtëpi që përdorej si magazinë droge.
Foto/ Vrasja në Shkodër, arrestohet autori i krimit. Ja emri
Është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së sotme në Shkodër.
Burime nga policia thanë se personi i dyshuar për këtë krim është Jozef Mujeci 21 vjeç nga Lezha.
Policia tha se, po heton për shkaqet e krimit.
Rreth orës 11:00 të paradites së sotme u vra në zonën e Malit të Jushit në Shkodër, Genc Mëhillaj.
Ish-kryeministri Berisha: Në shkollë është djegur hashash, policia po fsheh ngjarjen
Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar faktin se në një shkollë 9-vjeçare në Paskuqan në dy klasa është djegur hashash e jo të jetë ndonjë gaz. Sipas ish-kryeministri kjo është një ngjarje kriminale që policia po e fsheh.
“Policia po fsheh një ngjarje kriminale, po fsheh se në shkollë është djegur hashash. Njesoj siç bëri edhe me kërcënimin e prokurorit.
Është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Prindi thotë këtu të vërtetën sepse ka vajzën aty.
Ky është shembulli më tipik sesi paaftësia dhe korrupsioni të shurdhon, sesi babëzia dhe korrupsioni të nxjerr trupin jashtë shpirtin, sesi të zhvesh nga çdo ndjenjë njerëzore. Por një ministër qoftë edhe toksikolog nga profesioni, nuk mund të flasë kurrsesi në këtë mënyrë.
Akti i parë që bën është që të presim rezultatin e analizave. Se nuk ka logjikë që e pranon që 9 vajza të shkojnë me urgjencë në spital. Mos na bëni që të lëshojmë hipoteza të tjera.
Duhet të vijnë analizat e toksikologjisë. Se e dini çfarë i bënë këta mjekët? Se mjeku që botoi shenjat e alergjisë nga kanabisi në Dacebook, ministri rrugaç i dërgoi policët.
Çfarë bëri ai? Botoi shenjat e alergjisë së një njeriu nga kanabisi. E mori me bluzë të bardhë dhe e çoi në komisariat. Në kohë kur kushot e tij u kapën me 20 ton! Dhe pastaj thotë “fronti i së keqes”! Është bërë e padurueshme kjo situatë!
Prit more zotni, të bëjë një analizë laboratori i toksikologjisë!
(Beqaj reagon nga vendi: Është bërë analiza!)
Berisha: Kjo është bërë situatë katastrofale. Ju keni krijuar magazine ndërmjet Kamzës dhe Fushë Krujës, 100 e ca ton magazina.
Ti duhet të ulësh kokën more, kur kalon para maternitetit. Të vdiq nëna me fëmijë! Dy vjet më parë kishe një tjetër vdekje! Po vdiq një nënë, e gjithë shoqëria do të tronditet!
Tjetra që rrezikoi, se nuk kishte obstetër ta operonte! Morën obstetër nga Tirana, se obstetrik atje nuk operonte! Po pse, a ndodh kjo?!
Zbulohet parcela me 1 mijë rrënjë kanabis pranë vendit ku u rrëzua avioni në Ishëm
Policia e Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka zbuluar një parcelë me 1 mijë rrënjë kanabis afër zonës ku u rrëzua avioni në Ishëm.
Policia s’ka mundur të arrestojë asnjë person, ndërsa dyshohet se roja i drogës është larguar nga parcela para se të mbërrinte policia.
Nuk dihet ende nëse ka ndonjë lidhje mes këtij rasti dhe avionit kishte fluturuar në Ishëm për të ngarkuar drogë.
Pranë vendit të rrëzimit u zbulua gjithashtu pak ditë pas ngjarjes edhe një shtëpi që përdorej si magazinë droge.
Itali, humb jetën tragjikisht i riu shqiptar
Një i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali. Viktima është 21-vjeçari Dorian Pianca.
Ngjarja ndodhi në rajonin e Toskanës. I riu po udhëtonte me një motor teksa ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë. I plagosur rëndë ka mbetur edhe një 18-vjeçar që udhëtonte me viktimën.
Nxënësit e helmuar në Paskuqan, faji i vihet solucionit të pastrimit
Policia e Tiranës ka dhënë detaje për ngjarjen që ndodhi sot në shkollën 9 vjeçare në Kamëz “Jashar Hoxha’ ku mbetën të helmuar 4 nxënës.
Sipas njoftimit zyrtar ka qenë drejtoresha e shkollës ajo që ka telefonuar në numrin e emergjencave 112, duke thënë se 4 fëmijë në shkollë kanë pasur probleme shëndetësore.
Menjëherë në shkollë është dërguar grupi hetimor, ku Drejtoresha e kësaj shkolle ka pretenduar se mos ka patur lëndë narkotike një nga nxënësit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë kontrolluar të gjithë shkollën, nga ku ka rezultuar se në shkollë nuk është konstatuar asnjë lëndë e dyshuar narkotike.
Nga kontrolli i imtësishëm dhe aroma e ndierë nga shërbimet dyshohet se aroma ka qënë kimikat (në formë të gaztë) që përdoret për pastrim. Nxënësit të cilët kanë shfaqur probleme me shëndetin, kanë marrë mjekimin e nevojshëm në Spital. Sipas deklaratave të tyre aroma ka qenë shumë e fortë.
Nga deklarimi i mjekut të Spitalit, figuron se këto shqetësime nuk kanë ardhur si pasojë e aromës së ndonjë lëndë narkotike por nga aroma e ndonjë kimikati të fortë. Shërbimet e policisë po punojnë për evidentimin e llojit të kimikatit të futur në shkollë.
Patozi: Rama nuk do lërë ngjalë pa ngrënë për pushtet
Gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend deputeti demokrat Astrit Patozi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se qëllimisht po zvarrit reformën zgjedhore për të mos realizuar në vitin 2017 numërimin elektronik.
“E di që do ta tundësh edhe për ca kohë flamurin e reformës për drejtësi. E di që do të përpiqesh të përfitosh sa mundesh prej efekteve të saj, e di që nuk do të lësh ngjalë pa gëlltitur dhe gjë tjetër në këtë tokë pa bërë për të qëndruar në pushtet.
Por sido që të vërtitesh, nuk do ta shmangësh dot sfidën për rikthimin e zgjedhjeve normale në Shqipëri. Nuk po e përdor atë termin të lira dhe të ndershme të ODIHR-it, se më duket fjalë shumë e madhe. Në këtë pikë kemi mbërritur”.
Sepse nuk e ke problemin vetëm me Partinë Demokratike, e cila natyrisht që ka lindur, është dhe do të mbetet parti e madhe. Por e ke me shumicën e shqiptarëve, që duan të jetojnë në një vend normal.
Ata janë në të gjitha rastet më shumë se Partia Demokratike, madje edhe se opozita në tërësi, po të doni. Dhe ka vetëm dy mënyra që zgjedhjet të rikthehen. Ose nga brenda, ose nga jashtë kësaj salle. Uroj shumë që të zgjedhësh mënyrën e parë. E ke vetë në dorë”,- tha Patozi.
Ristani: Reforma në Drejtësi do japë përgjigje se kush e vrau Artan Santon
Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike Arben Ristani është shprehur se Rama gënjen kur akuzon opozitën se po bojkoton Reformën në Drejtësi.
“Rama gënjen para parlamentit për mënyrën sesi zgjidhet përfaqësuesit. Është vendosur në mënyrë antikushtetues ky variant, e kryeministri gënjen e prezanton variant të ri gjoja, e mira është që ai të kuptojë që Reforma në Drejtësi të japë përgjigje fenomeneve se kush e mbushi vendin me drogë, kush e vrau Santon, kush vrau në Elbasan.
Kush vjedh përditë me tendera. Ato të tregojë ai. Vjen këtu e as nuk zverdhet e skuqet kur gënjen”,- tha Ristani.
Taksa për hapësirat publike, Kushtetuesja i jep të drejtë Veliajt
Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot kërkesën e Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve, e mbështetur edhe nga Partia Demokratike për pezullimin e ligjit “Për sistemin e taksave vendore”.
Konkretisht bëhet fjalë për një nen që përcakton taksën 8% për ndërtimet dhe hapësirat publike.
Vendimin e Kushtetueses e ka përshëndetur dhe kryebashkiaku Veliaj. Sipas tij, “nëse milionerët s’do paguanin taksa, as gjyqtarët dhe as këshilltarët bashkiakë të PD s’do kishin rroga”.
Halimi: Nuk jam sëmurë, fjala ime në Parlament u keqkuptua
Deputeti Eduard Halimi duke argumentuar se pse nuk duhet të lejohet importi i mbetjeve u shpreh sot në parlament se “helmi i mbetjeve nuk troket në derën tuaj, dhe se fati ndoshta nuk do e bejë që të trokasë. E sinqerisht nuk ia uroj askujt. Por unë jam shembulli…”.
Kjo shprehje e tij, çoi median drejt orientimit se Halimi mund të jetë sëmurë…
Ai ka sqaruar situatën përmes një statusi në facebook ku thotë se nuk e ka patur fjalën për veten e tij, pasi gëzon shëndet të plotë, por për një njeri të afërt që nuk jeton më .
Më poshtë reagimi i deputetit Halimi në facebook:
Ju falenderoj shumë për mesazhet që kam marrë pas fjalës sot në parlament në lidhje me kërkesën e PD për referendum popullor për importin e plehrave. Po ashtu ju falenderoj dhe për shqetësimin tuaj në lidhje me shëndetin tim.
Por dua t’ju them se sëmundja nga ndotjet e përmendur ne fjalen time sot ka të beje me nje pjesëtar shumë të shtrenjtë të familjes që nuk jeton më.
Ju falënderoj edhe njehere per qindra mesazhet dhe telefonatat.
Foto/ Iva Aliko fle te “Kojshia”, por i del gjoksi jashtë
E njohur për karakterin e saj trasversal dhe format tepër të kolme, Iva Aliko, ka habitur sërish fansat dhe teleshikuesit.
E ftuar në emisionin “Kojshija Shoë” Iva ka provokuar jo vetëm me përgjigjet e pyetjeve, por edhe me xhestet e saj, duke u shtrirë sa gjat gjerë në divanin e studios.
Por pikërisht në ato momente Iva ka treguar më shumë seç duhej...
Gjoksi i saj i kolm ka spikatur duke u ekspozuar ndodhta pa dashje me tepër nga sa duhej për një transmetim Live në Tv.
Foto/ Edi Rama përshëndet dy kombëtaret shqiptare me këto dy foto...
Kryeministri Edi rama me rastin e dy ndeshjeve të dy kombëtareve asaj të Shqipërisë dhe Kosovës për eliminatoret “Rusi 2018”, ka përshëndetur nga profili i tij në Facebook me këto dy foto...
“Mirësjevjen Kosova sonte në ShkodërRruga e mbarë Shqipërisë në Lihtenshtein Një mbrëmje zemrash kuqezi për dy skuadrat që do të lidhin kombin përpara ekranit kudo ku jetojnë shqiptarë⚽ SUKSESE JEMI TË GJITHË ME JU❤”
Videoja seksuale që po trondit futbollin, dy futbollistë të La Liga filmohen duke bërë orgji
Antonio Luna dhe Sergi Enrish janë bërë pjesë e një skandali seksual për shkak të një videoje të postuar në ditën e djeshme në rrjetet sociale.
Këtyre dy futbollistëve të Eibarit u është publikuar një video ndërkohë që ata njëherësh po kryenin marrëdhënie seksuale me një femër.
Pas publikimit të kësaj videoje në rrjetet sociale, dy futbollistët thanë:
"Kërkojmë ndjesë për këto pamje. Videoja është bërë publike pa dijeninë tonë, por është filmuar me vetëdije të plotë. Kërkojmë ndjesë që një gjë e tillë ka dëmtuar imazhin e klubit, por edhe imazhin tonë"./JOQ/
Rrëfehet nusja nga Kosova: Kam një vit e martuar, vazhdoj të jem e virgjër
Bashkëshortin ajo e njohu nga kushëriri i saj. Folën për një periudhë të gjatë, derisa ai erdhi nga Gjermania për t’i kërkuar dorën. Kështu, të bindur për dashurinë e tyre, ata u martuan pas pak muajsh. Por, sot kjo nuse nga Dukagjini, edhe pse ka 1 vit e martuar, vazhdon të jetë e virgjër. Ja çfarë shkruan ajo:
Jam A., nga Dukagjini. 33 vjet i kam mbushur muajin që shkoi. Kam pasur të dashur, por nuk ishte kësmet që të martohesha dhe lidhjet përfundonin shpejt, posa e kuptoja qëllimin e të dashurve të mi se synimi i vetëm i tyre ishte të më fusin përfundi dhe hiçgjë më shumë…
Por, njohja me Enisin sikur i ndryshoi gjërat. Më njohu me Enisin kushëriri im, i cili ndodhet në Gjermani. Ma dha atë në telefonin dhe biseda jonë e parë, pra njohja, zgjati hiç më pak se një orë. Folëm e folëm derisa edhe u lodhëm… E, si përfundim e përmbyllëm bisedën që të dëgjoheshim edhe ditëve të tjera.
Por, kaloi një javë dhe më as kushëriri im e as Enisi nuk më telefonuan. Mendova se kishte qenë lojë dhe asgjë më shumë. Dhe, mu në kohën kur mendova se s’kishte gjë nga ajo punë, në telefonin tim erdhi një thirrje pa numër. E hapa. Ishte Enisi.
Më tha se kishte pasur punë shumë dhe nga lodhja nuk kishte pasur as si t’më lajmërohej. Më tha se muajin tjetër do të vijë në Kosovë, jo se kishte punë, por që të takoheshim. Thënë të drejtën, u befasova: tërë atë rrugë për një njohje!
Dhe, erdhi edhe dita të takoheshim. Dola në aeroportin e Prishtinës dhe e prita. Nga larg e njoha në bazë të fotove të shumta që m’i kishte dërguar. Ishte edhe më i bukur se në foto…
Nga aeroporti u nisëm për në Pejë me veturën time. Në hotelin “Nora” u ndalëm në kafe. Ndenjëm aty nja dy orë dhe ai, thënë shkurt, më pëlqeu shumë në bisedë. E, kur u ndamë në Pejë më tha se dëshiron të njihet edhe me familjen time. Dhe, ashtu ndodhi. Tri ditë më vonë ai erdhi te ne. U njoh me babanë dhe tim vëlla. Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë edhe u fejuam, ashtu shpejt e shpejt dhe u morëm vesh që gjatë verës edhe të martohemi, në mënyrë që të fillojë procedurën për bashkim familjar.
Në muajin gusht u martuam, me një dasmë shumë simbolike. Ai më mori me pak krushq dhe me dërgoi në shtëpinë e tij. Erdhi edhe koha e gjumit. Thënë të drejtën, para se të binim më rrokën do ethe nga frika, sepse për mua ishte nata e parë që bëja gjumë me një mashkull, andaj në kokën time silleshin lloj-lloj mendimesh. Si do të jetë hera e parë?
Dhe, hera e parë ndodhi shumë thjesht. Posa ramë në shtrat atë e zuri gjumi! Në mëngjes u arsyetua se ishte i lodhur nga dasma dhe nuk kishte dëshirë që të bënim seks vetëm sa për sy e faqe…
Në natën e dytë, ende pa rënë me fjet, një telefonatë i erdhi nga Gjermania. Bosi e thërriste të kthehej menjëherë në punë! Kjo bëri që ai kinse u shqetësua dhe edhe nata e dytë kaloi bosh…
Ditën e tretë e përcolla në aeroport dhe me një shtrëngim duarsh edhe u ndamë, ai duke hyrë ne aeroplan e unë duke u kthyer në shtëpinë e prindërve të mi…
Tash, edhe pse edhe pak ditë bëhen një vit që jam martuar, ende jam virgjine! Ende pres se si do të ishte hera e parë…
“Familja e pasur e pashpirt”/ Foto e shërbëtores po bën xhiron e botës
Një familje e pasur ka darkuar në një restorant të Xhakartës në Indonezi, por fotoja e tyre po shpërndahet me shpejtësi në çdo vend të botës. Teksa ata po hanin me tryezën të mbushur plot, shërbëtorja e tyre rrinte e veçuar në një tjetër tavolinë pa asgjë përpara dhe duke i parë.
Skena e dhimbshme është kapur nga fotografi Michael Fanny, i cili e ka postuar në Facebook, ku shkruan: "Shërbëtorja është pjesë e jetës suaj, e cila reflekton njerëzinë që ju keni.
Vëreni veten në pozitën e saj, pa bukë, pa ujë, pa para, pa telefon, pa asgjë. Ne duhet t’i respektojmë shërbëtorët, pastrueset, rojet, shoferët. Ata janë pjesë e jetës sonë, sepse ndoshta nesër mund të jemi ne në vendin e tyre. Respekte për shërbëtoren”.
Një postim që është shpërndarë më shumë se 60 mijë herë, kurse komentet negative për këtë familje janë pafund.
Foto të rralla/ Kur shqiptarët regjistroheshin si ushtar të Hitlerit
Rrëfimi brilant i komandantit nazist për ushtarët shqiptarë në luftë.
Studiuesi Robert Elsie publikoi së fundmi në faqen e tij një raport të August Schmidhuber, komandant i Divizionit SS të shqiptarëve të Kosovës, i hartuar në 2 tetor 1944 në Bavari. Raporti është shkruar pak javë nga largimi i trupave gjermane nga territori i Shqipërisë. Konsideratat gjermane për rekrutët dhe cilësinë e divizion “Scanderbeg” janë jo shumë të larta.
Schmidhuber nuk është fare entuziast për vetitë luftarake të shqiptarëve, kjo edhe për shkak të mungesës së formimit me rregull dhe disiplinë:
“Për shqiptarët disiplinë do të thotë kufizim i lirisë… Ata kanë kohë. Nuk duan të luftojnë në formacione luftarake, por në bandat e tyre…Kur nis të bjerë shi, shqiptari e braktis pozicionin e tij. Kur errësohet ai ikën dhe shkon në fshat për të pirë një gotë raki.
Kur ka kaluar 12 ditë në detyrë, ai kthehet në shtëpi për 4-5 ditë pa pyetur e pa marrë leje e mandej edhe mund të kthehet, por edhe jo… Shqiptari nuk e pëlqen stërvitjen dhe qitjen. Ajo çfarë ai do më shumë është thjesht të qëllojë me armë kurdoherë që kjo është e mundur, i fshehur duke qëlluar i lumtur në ajër.
Uria shqiptare për shumë e më shumë municion nuk ka kufij”, – hap raportin zyrtari gjerman i cili ecën më poshtë me zhgënjimin total që pëson kur i njeh nga afër shqiptarët e mitizuar.
“Kurajua dhe heroizmi i shqiptarëve është një tjetër mit. Ti mund të vësh përpara dhe ta ndjekësh një shqiptar përgjatë rruzullit me një mortajë të lehtë. Ndërkohë që në sulm, ai nuk shtyhet shumë, deri aty ku gjen diçka për vjedhur apo plaçkitur.
Sapo ka kapur dhinë, plugun apo rrotën e një makine qepëse, lufta për të ka mbaruar dhe ai kthehet në shtëpi. Sa për mbrojtjen shqiptarët janë ekstremisht nervozë nga zhurma e mortajave.
Në kushte të tilla, është absolutisht thelbësore që korpusi i oficerëve drejtues të jetë i madh. Për 20 shqiptarë të duhen dy oficerë gjermanë: një që t’i drejtojë dhe një tjetër që të hedhë sytë e t’i ruajë”, - shkruan oficeri gjerman.
Historianë të ndryshëm shqiptarë janë përpjekur ta kthejnë në element pozitiv këtë karakteristikë shthurëse të shqiptarëve për të mbajtur në këmbë tezën se divizioni nuk u përfshi në krime, se ai nuk mori pjesë në kapjen e hebrejve dhe se ai për këto arsye nuk ka ato implikime që pretendon historiografia serbe.
Mirëpo Schmidhuber na thotë se divizioni arrestoi të gjithë hebrejtë e Kosovës (281) dhe mori pjesë në goditjet e komunistëve. Divizioni u plotësua me 6 491 trupa dhe ai mori trajnim dhe asistencë nga njësitë drejtuese ‘SS’ në Tiranë.
“Divizioni mori përherë mbështetjen që kërkonte nga Korpusi i Armatës së 21-të ndaj edhe të cilës varej në planin taktik si dhe Komanda Supreme e Armatës së 2-të të Tankeve”, - shkruan më tej kreu i njësisë. Duke cekur lehtë natyrën prej batakçiu të “të ashtuquajturve politikanë shqiptarë”, Schmidhuber na sjell përpara syve një Bedri Pejani, që “nuk donte të dinte se nga vinin paratë, mjafton që të përmbushnin kërkesat e ekzagjeruara të jetës që bënte”.
Me shumë interes është edhe ndikimi i politikës së jashtme në stabilitetin e divizionit dhe qëndrimin e rekrutëve.
Schmidhuber ka patur pritmërinë se hyrja e Turqisë në luftë, në krah të Aleatëve do të kishte pasoja, sepse siç raporton ai “popullsia dëgjonte në mënyrë konstante programet radio të Ankarasë dhe në qytete si Prizreni dhe Prishtina shumica flisnin turqisht dhe jo shqip”.
Gjithë pra një oportunizëm i shoqëruar me prirjen materialiste për të përfituar nga pasuria e gjermanëve, por që gjithsesi nuk ka cenuar përmbushjen e detyrave nga divizioni.
Schmidhuber thotë në raport se edhe në këtë kohë, pra në 2 tetor, ai arrin të sigurojë rendin në Kosovë, kjo edhe pse në fillesat e veta Divizioni kishte bërë spastrime të mëdha në radhët e komunistëve.
Kjo megjithë faktin se nga rreth 6500 trupa me të cilën nisi divizioni, më 1 tetor kishin dezertuar 3425, sidomos shqiptarë të Tetovës dhe Maqedonisë në përgjithësi./Respublica/
Foto-Video/ Festë në Shkodër, kosovarë e kroatë: Vrite, vrite serbin!
Tifozë të skuadrës së Kosovës dhe kombëtares kroate janë bërë bashkë duke festuar në rrugët e sheshet e Shkodrës.
Tifozat kosovarë dhe kroatë kanë këndojnë së bashku në Shkodër: “Vrite, vrite serbin!”
"Vdekje për serbët", është kënga që është dëgjuar duke u kënduar nga kroatët në Shkodër. Asaj i janë bashkuar me shumë dëshirë edhe tifozët e Kosovës por edhe shumë shqiptarë.
Video/ Nxënësit pa rrip sigurimi në furgon, por ajo çfarë bën shoferi para policit e merr në qafë
Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme, 48-vjeçarin Shpëtim Mema i cili kërkoi të korruptonte policin që e ndaloi. Shpëtim Mema, shofer i një furgoni që transporton fëmijë për në shkollë është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi futi në dokumente 1 mijë lekë.
Ky shofer po bënte transportin e nxënësve të një shkolle 9-vjeçare pa rrip sigurimi.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën e “Elbasanit”, duke udhëtuar me mjetin tip “Mercedes Benz”, me targë “AB 709 T”, i ka ofruar 2.000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor për ta falur për shkeljen e bërë, për drejtim mjeti me pasagjerë nën moshë, nxënës të një shkolle 9 vjeçare, të pa siguruar me rrip sigurimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 244 të Kodit Penal.
Tiranë/ Bashkia liron rrugën e bllokuar nga “të fortët”
Pas ankesës së dhjetra bizneseve dhe qytetarëve, Bashkia e Tiranës zhbllokon një rrugë në Tiranë që lidh Ish-Bllokun e Magazinave pranë rrugës “Siri Kodra”, sot qendër e madhe biznesesh, me rrugën “Ferit Xhajko” në unazë.
Bashkia e Tiranës, nën kujdesin e Drejtorisë së Përgjithshme të Mirëmbajtjes së Qytetit (DPN2) reagoi menjëherë për zhbllokimin e rrugës e cila është një nyje e rëndësishme e qarkullimit të të gjithë bizneseve dhe qytetarëve të zonës. Sipas ankesës së biznesmenëve dhe qytetarëve, rruga ishte bllokuar me një bllok betoni.
Sipas hetimeve dyshohet se autorë të bllokimit të rrugës janë A.G. 45 vjeç dhe TH.G. 78 vjeç të cilët rrezikojnë ndjekje penale.
Përveç heqjes së bllokut të betonit, punonjësit e kësaj drejtorie u kujdesën të pastrojnë edhe mbeturinat që ndodheshin aty pranë duke pastruar të gjithë vendin përreth.
Nga ana tjetër Drejtoria e Përgjithshme e Mirëmbajtjes së Qytetit (DPN2), dëshëron të informojë të gjithë qytetarët e kësaj zone, se shumë shpejt do të fillojë rikualifikimi i këtij blloku banesash ku kjo rrugë do të asfaltohet dhe do të pajiset me të gjithë infrastrukturën e nevojshme moderne./JOQ/
Foto-Video/ Brenda ‘Dreamliner’, hotelit fluturues me 5 yje
Nuk është një avion do si do, por një hotel fluturues me pesë yje. “Dreamliner” tashmë është konvertuar në një avion privat me dhoma gjumi, banja luksoze dhe një dhomë kinema.
Xheti i ëndrave sinj thirret ndryshe “Dreamliner” është avioni i parë që është ndërtuar në këtë mënyrë të veçantë, si një avion privat për tregun e koorporatave dhe bosave të tyre.
Kompania ndërtuese krenohet për avionin që ka: një banjo të një madhësie të plotë, një suitë, kabinat luksoze si shtëpi, një zyrë pune, si dhe me dhomën luksoze të ngrënies që ka kjo ‘suitë’ fluturuese.
“Boeing-u 787” i modifikuar mund të fluturojë deri në 17 orë pa ndërprerje dhe vlerësohet të ketë kushtuar 324 milionë dollarë ose 250 milionë paund.
Si një aeroplan komercial “Boeing 787 Dreamliner” që do të konvertohet në një avion privat me dhoma gjumi, suitë, banjo, një dhomë ngrënie, zyra dhe madje edhe një kinema, do të mund të mbajë deri në 40 persona në bord, ku ata do të kenë mjaft hapësirë për t’u relaksuar në fluturim.
Foto/ Tahiri: Ja ku do të futet priza e makinave elektrike të policisë
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar sot lidhur me çështjen e shtruar dje në media se makinat elektrike të policisë s’kanë ku të karikohen. Tahiri thotë se, fillimisht ky karikim do të bëhet nëpër komisariate dhe më pas në pikat e karburantit.
“Policia e gjeneratës tjetër. Kursim, ekologji, shërbim e modernizim. Për ata që shqetësohen për karikimin, sot makinat do karikohen në komisariatet e policisë. Shumë shpejt në shumë prej pikave të karburantit”,- shkruan Tahiri në Facebook.
Një ditë më parë u prezantuan 11 makina elektrike të policisë.
Foto/ Ja si ‘ndizet’ flakë ‘Loro Boriçi’ nga tifozat kosovarë...
Tifozat e Kosovës nuk janë ndalur sot gjatë gjithjë ditës dhe momentin më kulmor e kanë pasur sot brenda shkallëve të “Loro Boriçit”. Ata e kanë ndezur flakë stadiumin por bashkë me ta edhe tifozët kroatë, të cilët kanë qenë në sintoni me kosovarët me gjithë se dy ekipet ndeshen për eliminatoret e “Rusi 2018”.
Edhe më herët gjatë ditës atmosfera elektrizuese ka shoqëruar gjithë qendrën e Shkodrës, ku nuk kanë munguar as koret dhe këngët e përbashkëta midis kosovarëve dhe kroatëve.
“Mapo.al” e ka ndjekur këtë atmosferë edhe brenda shkallëve të “Loro Boriçit”, ku dhe ka sjellë këtë fotogaleri elektrizuese për ndjekësit tanë.
Shikoni fotot:
Video/ Tërbohen mediat serbe: Bashkohen kroatët me kosovarët, “Mbyte, mbyte serbin!”
Mediat online serbe i kanë dhënë një hapësirë të gjerë zhvillimeve në Shkodër ku kosovarët dhe kroatët në prag të ndeshjes Kosovë-Kroaci që do të luhet në mbrëmje, kanë kënduar këngë urrejtje ndaj serbëve.
Me titullin “Në vend që ti këndojnë ekipeve të tyre, kosovarët dhe kroatët këndojnë kundra serbëve”, e përditshmja online Kurir shkruan: “Që urrejtja e tyre nuk është thjesht një ndeshje këtë e demostron video e mëposhtme ku duket qartë ndërsa këndojnë bashkërisht “Vrite serbin”.
Megjitatë në Shkodër nuk kalon gjithçka në dashuri, pasi tifozët e Hajduk Split kanë thyer një hotel dhe kanë provokuar publikun mik.
Shiu nuk i ndahet Shkodrës/ A do të përsëritet një stuhi si ajo gjatë ndeshjes Shqipëri-Maqedoni?
Mesa duket qytetit të Shkodrës nuk do ti ndahen rreshjet e shiut as ditën e sotme. Sipas parashikime të motit, gjatë orëve në vazhdim pritet të ketë rreshje shiu.
Për momentin në Shkodër shiu nuk është kthyer në faktor problematik, ndonëse sipas atyre që raportohet nga vendi rreshjet e shiut janë shfaqur pak orë më parë, por me intensitet të ulët.
Kujtojmë se gati një muaj më parë në stadiumin “Loro Borici” u ndërpre ndeshja Shqipëri-Maqedoni për shkak të një stuhie. Me shumë mundësi dicka e tillë nuk ka për tu përsëritur sot, megjithatë asgjë nuk është e sigurtë.
Tjetër ngjarje e rëndë në Durrës, djali qëllon babain me armë
Pas ngjarjes së djeshme në Durrës ku mbetën të plagosur me armë zjarri tre persona, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite.
Nga të dhënat e para mësohet se djali ka qëlluar me armë babain e tij pas një konflikti në familje.
I plagosuri është dërguar në spital. Identiteti i tij nuk dihet ende. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.16 të qytetit.
'Ciceroni', spiuni shqiptar i Hitlerit
Kosovë-Kroaci 0-1/ Mandzukic kalon kroatët në avantazh në minutën e ‘5-të
Ekipi kroat ka kaluar në avantazh me anë të Mandzukitc në minutën e 5′ ndaj Kosovës në ndeshjen që po luhet në stadiumin Loro Borici të Shkodrës.
Kosova e ka nisur mirë ndeshjen por kanë qenë kroatët ata që kanë finalizuar me anë të sulmuesit të Juventusit. Kjo është ndeshja e dytë për Kosovën pas asaj me Finlandën të përfunduar në barazim 1-1.
Video/ Goooool, Jahmir Hyka, Shqipëri-Lightenshtejn 1-0
Pas një aksioni me shumë pasime shënon ai që nuk e priste askush në minutën e ’12-të, Jahmir Hyka.
Hyka ka qenë vetëm disa metra lart portierit dhe ka gjuajtur me kokë dhe e ka çuar topin në rrjetë.
Ka qënë Roshi që ka një kros në zonë nga e majta e Naser Alijit, Roshi kërcen me kokë dhe pason për Hyken dhe ky i fundit e çoi në rrjetë.
Ky ishte goli i tretë për Hykën me fanellën kuq e zi.
Shqipëria kërcenon për herë të parë portën e Lihtenshtejnit në minuten e ‘9-të të ndeshjes ku ka qenë i riu Lullaku që ka luajtur nga jashtë zone dhe topi ka shkuar ngjitur me shtyllën pingule.
Hakeri shqiptar sulmon faqen e Federatës Serbe të Futbollit, shiko foton që ka vendosur
Sulmohet faqja e Federatws sw Futbollit Serb nga një haker shqiptar.
Sipas portalit 34sad, sulmi është kryer gjatë ditës së sotme. Sipas tyre, në mes të ueb faqes hakeri e ka vënë një fotografi dhe një porosi provokuese serbëve:
“E hakuar nga A.K. Kosova po e luan ndeshjen në Shkodër, Shqipëri”.
Lufta virtuale në mes të shqiptarëve dhe serbëve, duket se nuk ka përfunduar në këtë fushë, shkruan portali serb “34sad.com”.
Gjimshiti ndahet nga e dashura serbe. Sa do të ndikojë gjendja psikologjike e rënduar në lojë?
Berat Gjimshiti ka rezultuar një prej futbollistëve më të rëndësishm të formacionit bazë në kombëtaren e futbollit. Sot në prag të ndeshjes me Lihteshjenin, mesojmë se Berat prej pak kohësh është ndarë nga e dashura e tij, Alisa Menkovic.
Modelja serbe ka qenë në një lidhje publike me futbollistin shqiptar për shumë kohë, edhe pse ata të dy kanë një diferencë të konsiderueshme moshe.
Alisa këto ditë ka shkuajtur cdo foto dhe video që kishte në Instagramin e saj me Beratin, ndërkohë që ka filluar jetën prej një gruaje single. Ajo shfaqet e lumtur nëpër klubet e natës në Zvicër, në shoqerinë e mikes së saj.
Nga ana tjetër, Gjimshiti duket se shpreson në një ribashkim të mundshëm, pasi ende nuk ka fshirë foto më të cilat i shprehte dashurinë muajtë e kaluar.
23 vjecari, 1.90 i gjatë duket se po e vuan më shumë ndarjen nga e dashura, gjë që shpresojmë të mos ndikojë në lojën e tij në fushë.
“A është koha të rithemelohet e majta shqiptare?”
Do'stlaringiz bilan baham: |