Lexoni denoncimet në Facebook-un e ish-Kryeministrit Sali Berisha:
“Lajme nga Kolumbia e Europes !!
Qytetaret dixhital dononcojne:
Lidhjet e pushtetareve socialist me drogen. Keshtu:
- Droga e zbuluar ne Remull te Matit ishte e punojesit te administrates shteterore, mikut te ngushte te kryetarit te PS te Matit dhe se droga transportohet me makinat e OSSHE.
Socialistet e Zalle Bastarit kane tre hektar me kanabis qe jua mbron policia!
Kryeplaku i fshatit zalle Fush Kruje me Artur Bushin kane shume hektar Kanabis te mbjelle dhe rethe 100 punetore te punesuar ne plantacionet e Kanabisit.
Shefi i komisaritit ju ka dhene 10 dite afat per te mbledhur kanabisin!
Ne Puke bandat e Kanabisit kane bllokuar malin e Terbunit dhe nuk lejojne te mbledhin kepurdha, jane njerez te Mark Frrokut dhe kryetarit te bashkise Gjon Gjonit.
"prsh Zoti Sali Berisha,desha te te them nje te vertet qe u fsheh me shpejtesi nga policija e saje qorrit ,un qe po shkruaj jan nje polic i komisariatit Mat,me kapjen e 3 ton kanabis ne rremull Te matit bashkepronar I ketij kanabisi ishte dhe kushurini i shkelqim likes qe Tani eshte shpallur ne kerkim zoti Arjan lika punonjes I administrates shteterore dhe shoku i ngusht i Kr te partise Socialiste Zotit Agron malaj i cili esht drejtori OSHE Mat ku me makina te elektrikut me pas transportohej kanabisi ,e denoncoj te ju pasi jeni i vetmi qe kam besim qe ja cjerr masken ketij shteti,"
"Për shëdetje zot Berisha kur sajmir droga eka policin në këmbë po në zall bastar të gjithë socialistat kan
Kanabis ku administrohet nga njerëz të lidhur me pushtetin vendor vetëm në mal vilëz jan bi 3 Hektar"
"Pershendetje doctor Berisha jam nje banor i fshatit zalle te fush krujes dua te ju informoj se kryeplaku i fshatit zalle Ilirjan sala me lidhje shum te ngushta me artur bushin kane mbjell me hektar kanabis e vetem kryeplaku por dhe disa persona tjer me lidhje me kryeplakun kan mbjell me mija rrenje kanabis me besoni kan mbjell me hektar pz tashi ka filluar vjeljen ka me 100 puntor cdo dit zbarkojn furgonat me puntor ne zalle dhe nje puntor i tij me tha se krytari deges se policis se krujes i ka then per dhjet dit ke afat per ti korrur se do vijm kontroll ne gjith fshatin prandaj ju ftoj ta denonconi sa me shpejt te jet e mundur do ju sjell dhe foto te kryeplakut"
"Pershnetje z Berisha . por kam qef te ngelem anonim . ne rrethin e pukes ka filluar sezoni per grumbullimin e kerpurdhave .qytetaret kan dal ne bjeshket e terbunit per grumbullim kerpudhash por ne zonen e terbunit dhe te fush lait nuk lejohen njerez te kalojn as ne kemb nga njerez te armatosur qe ruajn parcelat e ashashit. informacioni esht teper i sigurt . dhe mund te verifikohet lehtesisht ne kemb po te doni dhe shifen nga ajri plotesisht .rrespekte per kete mund te tregojn edhe qytetaret qe jan kercenuar qe te mos flasin dhe te mos denoncojn
per kete mund te tregojn edhe qytetaret qe jan kercenuar qe te mos flasin dhe te mos denoncojn te fisit te lukajve. ato qe blen votat ne gjegjan per gjon gjonin . jan njerzit e mark frrokut. parcelat ruhem me arm 24 or dhe smund te kalojn njeri aty".
Video/ Ja si t'i bëni gështenjat e ziera më të shijshme
Në këtë video kuzhinieri John Mitzewich, tregon se si t’i piqni gështenjat në mënyrën e duhur.
Ai thotë se ato duhet të piqen në furrë të mbyllur, mirëpo si fillim ai thotë se gështenjat duhet të priten me një thikë me teh të dhëmbëzuar në pjesën ku gështenjat janë më të fryra.
Mbajeni gështenjën me gishtin e madh dhe atë tregues, më pas ngadalë prijeni gështenjën në mes pra bëjeni një vizë nga njëra anë në tjetrën.
Më pas vendosini në tenxhere, shtojini ujë të ftohtë dhe pak kripë, pasi të zihen nxirrni nga tenxherja dhe vendosini në një tepsi, ndërsa më pas futini në furrë të nxehtë në 200 gradë celsius për 15 minuta.
Pasi t’i largoni nga furra vendosini në një pjatë dhe mbulojini me një peshqir për rreth 15 minuta sepse ashtu është më e lehtë që t’i qëroni dhe do të jenë plotësisht të shijshme, provojeni.
Tahiri i përgjigjet RAI-t: Drogë mbillet edhe në Itali
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zgjedhur ta pranojë problemin që po kalon vendi me çështjen e drogës duke zgjedhur një mënyrë të re për tu përballur në publik. “E dimë që problemi ekziston, por ne po e luftojmë”,- ishte fraza që ministri përsëriti disa herë në studion e Sokol Ballës në “Top Channel”. Pas reportazhit të fundit të gazetarëve të RAI-t në Krujë, Tahiri tha se, ata kishin shkuar në një parcelë të shkatërruar nga qeveria.
“E tha dhe gazetari italian që ishte në një parcelë të shkatërruar nga policia. Unë nuk e kam fsheur që ka një problem. Në këtë rast edhe gazetari u bë dëshmitar i një parcele të shkatërruar nga policia. Nëse fillojmë këtë luftë politike nuk mbarojmë kurrë.
Në Foxhia u zbulua parcela e dytë në Europë më e madhe pas Lazaratit me 180 mijë bimë. Askush nuk akuzon atje se kjo është një Kolumbi e dytë apo se është inkriminuar policia”,- tha Tahiri.
Përsa i përket deklaratës së personit të intervistuar se policia merr 40% të parave të çdo bime narkotike, ministri tha se nuk ka dijeni nëse kanë filluar hetime.
“A ka raste policësh të lidhur me narkotrafikun? Absolutisht që ka. Ka hetime për këtë çështje. Rasti i RAI-t është i përfshirë. Nuk kam dijeni nëse po e heton SHKB. SHKB dhe prokuroria janë të përfshirë në hetime. Janë mbi 10 policë të arrestuar”,- tha Tahiri.
“Ajo që kam quajtur front i të keqes hedh balte mbi ata që nuk ka në kontroll”,- tha Taniri mbi akuzat që i bëhen.
Dyshimi për Hillary Clinton vazhdon, ja cfarë i ndodhi mbrëmë në debatin me Trump që tronditi amerikanët
Prej kohësh në rrjetet sociale, por edhe më gjerë është ngritur konspiracioni për ekzistencën e Hillary Clinton. Pas problemeve shëndetësore që ajo shfaqi në një takim elektoral të saj, shumë njerëz supozojnë se ajo ka vdekur dhe në vendin e saj është thjesht një robot.
Por, Hillary nuk ka mundur t’i shpëtojë këtij problemi edhe gjatë debatit të dytë me kandidatin rival Donald Trump. Në një moment, kandidates për Presidente të SHBA-ve, i është ulur një mizë sipër fytyrës, por siç duket kjo nuk e shqetësoi aspak atë.
Nisur nga kjo, njerëzit që dyshojnë në ekzistencën e saj, thonë që ajo ka vdekur dhe është zëvendësuar me një robot, për të mos ndërprerë fushatën presidenciale të demokratëve.
Foto/ Kjo arbitre ka “fërshëllimën” më seksi...
Ka disa vite që futbolli nuk është më vetëm një sport “i burrave”, por sa vjen e zbukurohet gjithnjë e më shumë.
E një pjesëz të këtij zbukurimi jep edhe Ekaterina Kostyunina. 20-vjeçarja ruse nuk është vetëm një vajzë që ëndërron botën e modës, por ka pasion edhe futbollin, ku edhe pse ka kaq pak vite mbi shpinë ka provuar veten si futbolliste e tashmë edhe si gjyqtare.
Bukuroshja ruse ka një profil në Instagram, ku poston fotot e saj, profil që rritet dita-ditës me shpejtësi.
Rrëfimi+18/ “U lidha me ish-të dashurën e shokut të ngushtë sepse më vardisej, por e pësova keq”
Një femër është bërë shkak që dy shokë të ngushtë të zihen me njëri-tjetrin. Njëri prej tyre i merr të dashurën shokut, ndërsa ky i fundit tërbohet nga inati. Më poshtë rrëfimi i djalit dhe përgjigja e psikologes së “The Sun”:
Letra e djalit:
“U lidha me ish-të dashurën e shokut tim të ngushtë pasi ata ishin ndarë, por ai nuk më beson dhe më akuzon se unë kam bërë seks me të në kohën kur ata kanë qenë të lidhur. Unë dhe shoku im jemi 20 vjeç ndërsa vajza është 31 vjeçe. Atë e njoha një natë që kishim dalë të tre për një darkë dhe në fakt që në takimin e parë më pëlqeu, por sigurisht nuk më shkoi ndërmend ta ngacmoja.
Por pas një farë kohe ata u ndanë dhe unë e takova sërish atë. Kështu nisëm flirtimet dhe ajo më tha se gjithnjë më kishte imagjinuar dhe kishte dashur të bënte seks me mua, por e kishte penguar lidhja me shokun tim.
Tani ne kemi thuajse një vit që jemi të lidhur dhe unë kam filluar të ndjej shumë për të, por nga ana tjetër shoku im nuk më lë të qetë. Më akuzon se ia kam punuar pas shpine dhe madje e ka publikuar edhe në Facebook historinë duke më quajtur tradhtar. Çfarë duhet të bëj unë?!”
Përgjigjja e psikologes:
“Ai ka qenë i ndarë kur ti je lidhur me vajzën, ndaj nuk ka të drejtë të të sulmojë. Ndoshta është mirë që për pak kohë të mos i biesh në sy, por gjithsesi ai duhet të kuptojë që ju duheni dhe nuk ka asnjë arsye që të ndaheni.”
Foto/ Chloe Madeley vijon pushimet... kaq seksi
Modelja e fitnesit, Chloe Madeley ka shfaqur format e saj të mahnitshme në Ibiza, ku ka shkuar për pushime fundjavën që lamë pas.
29-vjeçarja ka vendosur që të shijojë ditët e fundit të plazhit duke bërë xhiro me motor uji në Ibiza para se të kthehet në Britani ku padyshim e pret një mot i lagësht i zakonshëm për stinën e vjeshtës.
Së fundmi ajo ka vendosur që të bashkëjetojë me të dashurin e saj, lojtarin e regbi, James Haskell, me të cilin është lidhur rreth 2 vite më parë.
11/10/2016/..............................................
Foto/ Liceu lyet dy herë. Edi Ramës s’i pëlqeu pana, e donte të kuq
Ky është liceu artistik në Tiranë. Këngën e dimë tani të gjithë: Për 25 vjet shkatërrimi dhe harresa...
Fotot e para janë të 27 shtatorit. Liceu është me ngjyrë pana. Si duket Erjon Veliaj pëlqen ngjyrat pa jetë. Vetëm një javë e pak më pas, shohim një lice me ngjyrë tjetër: një përzierje vishnjeje me okër, a të kuqe.
Ishte kapriço e kryeministrit Rama të shtyhej inagurimi, pasi ngjyra nuk i pëlqeu dhe kërkoi ndryshimin e ngjyrës së fasadës.
Një punë e mirë që liceu u rilind, por një punë jo e mirë është ky ndryshimi i ngjyrave që janë para. Çikërrima si ato rregullimet e kryeministrisë nga “miq që i duan të mirën vendit”.
Tani mbetemi në pritje të fotove me këndin e duhur, statusin në Facebook, e pse jo edhe ndonjë hartim – fjalim./Respublica/
Kujdes kur ngisni makinën me celular në vesh, ja sa do ta hani gjobën...
Pas gjobave të larta për mosvendosjen e rripit të sigurimit, Policia Rrugore pritet që të nisë aksion edhe për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.
Drejtori i Policisë Rrugore, Ardi Veliu, në një intervistë për Top-Channel, deklaron se drejtuesit që përdorin celularin do t’u pezullohet patenta. Të paktën ky është propozimi i Policisë Rrugore.
“Masa administrative do të jetë disa herë më e lartë dhe do shoqërohet me masë plotësuese për lejen e drejtimit për drejtuesin që konstatohet duke përdorur telefonin. Aktualisht shumica e drejtuesve përdorin telefon tip android, që kërkon përdorimin e të dyja duarve dhe për pasojë shpërqendrohen, shkaktojnë pasoja në qarkullim dhe bëhen burim aksidentesh”,- deklaron Ardi Veliu, drejtor i Policisë Rrugore.
Vetëm gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, 15.4% e numrit total të aksidenteve kanë ardhur si pasojë e përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, ku në 10.4% të rasteve kanë qenë aksidente me pasoja fatale për jetën.
Krahas gjobës për celularët, që do variojë nga 5 mijë deri 15 mijë lekë të reja, në Kod do të vendoset për herë të parë edhe gjoba këshilluese, e cila do të aplikohet për shoferët të cilët nuk kanë kryer me parë asnjë shkelje.
Athinë/ Meta me shqiptarët, flet për vulat, pensione, çështjen çame dhe minoritetin
Gjatë vizitës zyrtare në Greqi, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u takua në ambientet e Ambasadës shqiptare në Athinë me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Athinë. Në këtë takim shoqërohej nga deputetët: Arta Dade, Anastas Angjeli, Eduard Shalsi, Fatmir Toçi, Vangjel Tavo si dhe deputeti i PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Gjatë bashkëbisedimit, Meta i siguroi përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Athinë se Kuvendi i Shqipërisë ka vëmendje maksimale për adresimin e nevojave të tyre veçanërisht në drejtim të lehtësimit të procedurave administrative konsullore.
“Gjatë kësaj vizite do përpiqemi të ngremë disa nga çështjet ende të pazgjidhura të cilat krijojnë më shumë lehtësi për emigrantët tanë këtu, sidomos problemet konsullore, të njohjes së dokumenteve tona konsullore, problemeve të vulës apostile, problemeve të njohjes së patentave, por edhe problemi i njohjes së pensioneve, që është një çështje akoma më komplekse.
Janë të gjitha çështje, të cilat janë ngritur dhe do të ngrihen në vazhdimësi nga ana jonë, sepse kanë të bëjnë me mjaft probleme konkrete të emigracionit dhe emigrantëve këtu”, - tha Kryetari i Kuvendit.
Meta falënderoi emigrantët për kontributin e pamohueshëm që kanë dhënë në Shqipëri, ndërsa i ka cilësuar si një faktor të rëndësishëm për fuqizimin e marrëdhënieve mes Greqisë dhe vendit tonë.
“Emigrantët tanë në Greqi janë një faktor mjaft i rëndësishëm njerëzor në radhë të parë, por edhe ekonomik e shoqëror, që kanë ndikuar për përafrimin e marrëdhënieve midis Greqisë e Shqipërisë dhe janë një element mjaft i rëndësishëm për fuqizimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, sepse niveli i integrimit është mjaft kompleks dhe është mjaft domethënës.
Ne të gjithë e dimë se falë këtij emigracioni në fillim të viteve ‘90-të, Shqipëria pati mundësinë që të përballojë vështirësi të jashtëzakonshme dhe njëkohësisht e dimë shumë mirë se në këto vite të krizës që kaloi Greqia, impakti edhe në Shqipëri ka qenë mjaft i ndjeshëm”, - tha z. Meta, i cili shprehu gjithashtu kënaqësinë për një qasje më pozitive ndaj emigrantëve nga qeveria aktuale.
Kryetari i Kuvendit theksoi se Greqia është një partnere shumë të rëndësishme për arsye të historisë dhe lidhjeve njerëzore si edhe pranisë së madhe të emigrantëve shqiptarë në vendin fqinj.
“Ne Greqinë e shohim si një partnere shumë të rëndësishme, për arsye të historisë, të gjithë këtyre lidhjeve njerëzore, për arsye të pranisë tuaj mjaft të gjerë këtu, për arsye të rolit dhe të prezencës së minoritetit grek në vendin tonë. Në këtë drejtim interesat janë shumë të mëdha, përveçse jemi dy vende anëtar të NATO-s, përveçse jemi një vend që synon të anëtarësohet në BE dhe shpresojmë që Greqia dhe në të ardhmen të vazhdojë të na mbështesë në këtë drejtim”,- vijoi Ilir Meta, teksa u ndal edhe te çështjet e së kaluarës mes dy vendeve, që sipas tij duhet të zgjidhen me frymë konstruktive.
“Natyrisht ka edhe çështje që i takojnë të kaluarës, që janë të mbartura dhe është e nevojshme të zgjidhen, por është e rëndësishme që këto çështje të ngrihen në një frymë konstruktive, që të mos mungojë zhvillimi i gjithanshëm i marrëdhënieve dhe interesave midis dy vendeve tona, dhe besoj që në këtë drejtim, po ecet dhe do të ecet akoma edhe më mirë”,- shtoi Kryetari i Kuvendit.
Duke u ndalur te zhvillimet në Shqipëri, z. Ilir Meta foli për reformën në drejtësi, që kanë qenë çështja kryesore dhe që ka të bëjë me forcimin e shtetit ligjor dhe me përmirësimin e funksionimit të institucioneve.
“Çështja kryesore ka qenë reforma në drejtësi, që ka të bëjë përveçse me forcimin e shtetit ligjor, me luftën kundër krimit, kundër korrupsionit edhe me përmirësimin e funksionimit të institucioneve, të një klime më të mirë të biznesit, rritjes së investimeve vendase dhe të huaja, por njëkohësisht ka të bëjë edhe me integrimin evropian të Shqipërisë”,- theksoi z. Meta, duke shprehur besimin për një përgjigje pozitive nga Komisioni Evropian në lidhje me hapjen e negociatave për anëtarësim brenda një kohe të shpejtë.
“Ne arritëm me konsensus të miratojmë paketën e ndryshimeve Kushtetuese për reformën në drejtësi. Tani po miratojmë ligjet kryesore për zbatimin e saj. Ne shpresojmë që në nëntor të marrim një rekomandim pozitiv, nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim dhe më pas shpresojmë dhe nga Këshilli i vendeve anëtare në dhjetor. Integrimi evropian është një instrument, është një nxitje për transformimin e shoqërisë tonë, nuk është një qëllim në vetvete”,- deklaroi ndër të tjera Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta.
Më tej, gjatë takimit përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Athinë diskutuan me delegacionin parlamentar për problemet që ata hasin në jetën e përditshme në vendin fqinj si edhe me përmirësimin e shërbimeve konsullore.
Basha: Dekriminalizimi, largimi i kriminelëve me të cilët mban pushtetin, fundi i Ramës
Gjithkush që është kundër krimit në pushtet, kundër drogës dhe kundër prishjes dhe kapjes së zgjedhjeve është i mirëpritur në aleancën qytetare për largimin e Edi Ramës dhe kthimit të vendit në normalitet. Ka qenë ky mesazhi që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përcjellë nga takimi me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike të Vorës, mes të cilëve edhe shumë përfaqësues të së majtës të zhgënjyer nga Edi Rama.
Aleanca kundër krimit në pushtet po rritet çdo ditë, tha Basha, duke theksuar se kësaj aleance i janë bashkuar edhe kritike të fortë dhe të hapur ndaj Partisë Demokratike. Sepse të gjithë sot e dinë se me Edi Ramën e keqja ka pllakosur Shqipërinë. Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se pa dekriminalizimin e pushtetit nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk mund të ketë siguri dhe mirëqenie për qytetarët.
“Që të organizojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, që shqiptarët të mos kenë frikë nga krimi për të hedhur votën ashtu siç duan është e domosdoshme që të thyhet cikli i drogës dhe krimit.
Po si erdhi droga dhe krimi?!
Edi Rama në fillim mbushi administratën me kriminelë, solli kriminelët në parlament, i vuri në poste kyçe, i bëri kryetar bashkish. Dhe pasi kriminalizoi strukturën shtetërore e ktheu Shqipërinë në një hambar droge. Hambari i drogës tani prodhon me skllavërimin e mijëra shqiptarëve miliona euro për këta kriminelë dhe për Edi Ramën.
Hallka që duhet këputur është ajo midis krimit dhe pushtetit. Ne kemi hedhur një hap të madh si opozitë dhe për këtë duhet të jemi krenar që është ligji për dekriminalizimin.
Është e qartë se po t’i largohen një nga një figurat kriminale me të cilat menaxhon dhe mban pushtetin, ky është fundi i Edi Ramës. Prandaj nuk e zbaton ligjin e dekriminalizimit.
Po të zbatohet ligji për dekriminalizimin, Shqipëria nuk do të mbushej me drogë. Po mbi të gjitha është e qartë dhe ju e keni më të qartë se askush tjetër që krimi në pushtet, droga dhe korrupsioni ka një dhe vetëm një qëllim, t’ju marrin votën, t’ju marrin pushtetin. Dhe pastaj me pushtetin që iu marrin prapë t’ju vjedhin, prapë t’ju venë zabërhanë e kriminelë mbi kokë, që kur të vijë radha, prapë t’ju marrin votën.
Rruga e vetme për të ndalur këtë qerthull shkatërrues për Shqipërinë dhe shqiptarët është t’i themi Edi Ramës që me ty nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
Lideri i opozitës theksoi se realiteti të cilin po përjetojnë sot qytetarët nuk është i rastësishëm, por pasojë e lidhjeve me krimin sepse kështu Edi Rama mendon se do të mbajë pushtetin dhe do të blejë votën. Pasiguria, varfëria, dhe hashashizimi i Shqipërisë janë pasojat e kriminalizimit të pushtetit dhe korrupsionit galopant, theksoi zoti Basha.
Qytetarët e varfëruar në 3 vitet e keqqeverisjes së Edi Ramës po përdoren si skllevër në arat e hashashit të bashkëpunëtorëve të tij. Nuk i mjafton drogimi i Shqipërisë, tha Basha tani Edi Rama do edhe ta helmojë me plehrat që do të sjellë me ligjin e tij.
Video/ Qeni antidrogë zbulon marijuanën e fshehur në makinë
Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës në Sarandë, qeni antidrogë u ka zbuluar dy të rinjve nga Kavaja dhe Durrësi, 32 kg kanabis fshehur në kroskotin e makinës. Policia Kufitare sekuestroi drogën dhe bllokoi makinën e dy të arrestuarve: Hasim Kaja, 21 vjeç, banues në Kryevidh, Kavajë, që drejtonte mjetin dhe Artan Proshkës, 31 vjeç, banues në Durrës, pasagjer.
Droga u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip "Seat" me targë “AA074OV”, duke përdorur edhe qenin antidrogë. Për dy të rinjtë u morr masa e arrestit.
Rama fton biznesin gjerman: Kemi taksa të ulëta dhe kosto të lirë pune
Me kompanitë gjermane në Forumin Ekonomik në Hamburg, kryeministri Rama përdori dy argumente të thjeshta për t’i ftuar ato të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri.
“Kemi një kosto të punës kaq të ulët dhe 15% tatim fitimi për biznesin, çfarëdo qoftë ai, gjë që në Gjermani nuk është e mundur as të mendohet e jo më të aplikohet në realitet, dhe pastaj shumë avantazhe të tjera që në fund, duke bërë një bilanc, mund t’ju them se në përgjithësi të investosh në Shqipëri është një ide shumë e mirë”,- deklaroi Rama.
Gjermania është donatori më i madh i Shqipërisë në këto 25 vjet, por kryeministri Rama beson se Shqipëria ka ende një potencial që mund të eksplorohet nga kompanitë private në fushën e energjisë, të ujërave, në bujqësi dhe turizëm.
“Kemi aprovuar një paketë të re legjislative për të mbështetur investitorët në fushën e turizmit, duke iu ofruar tokën për 1 euro në vit, jo për metër, për vit dhe në bazë të shkallës së investimit, kontrata ka një kohëzgjatje që shkon nga 33 në 99 vjet”,- nënvizoi Rama.
Kryeministri renditi si një avantazh të ri zgjerimin e tregut për shkak të procesit të Berlinit. Kjo nismë e kancelares Merkel është një mundësi jo vetëm për nxitjen e dialogut politik mes vendeve, por edhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik.
Video/ Qytetari ankohet, Rama s’i jep fjalën: Ke ardhur nga rakia
Një takim i kryeministrit Rama në Manzë të Durrësit është shoqëruar me një incident.
Pak para përfundimit të fjalës hapëse të kryeministrit, një banor nisi të shprehte ankesa.
Por Rama ka thënë se nuk do t’ja jepte fjalën pasi sipas tij, qytetari nuk kishte ardhur në takim nga puna, por nga rakia.
Shihni videon:
Video/ Rama pajtohet me Tom Doshin, krah për krah në Rinas
Kryeministri Edi Rama duket se është pajtuar me deputetit Tom Doshi, i cili ishte pjesë e grupit parlamentar të partisë që ai drejton.
Ditën e sotme ata janë para përkrah njëri-tjetrit në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, duke pritur Dom Ernest Troshanin, i cili dy ditë më parë u shpall kardinal nga Papa Francesku.
Në një video të siguruar nga “News 24” duket se, kryeministri Rama ka bërë pjesë edhe Tom Doshin pjesë të delegacionit zyrtar që do të priste në Rinas kardinalit Dom Ernest Troshani.
Pas përjashtimit të deputetit Doshi nga grupi i PS, marrëdhëniet mes tyre ishin ftohur, megjithatë videoja e publikuar ditën e sotme, flet ndryshe./BW/
Ja kush e ka rrëmbyer dashurinë e Ministrit shqiptar...
Si rrallëherë, ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka postuar në rrjetet sociale foto të familjes së tij dhe një mesazh për të bijat. Koka, ka shfrytëzuar “Ditën Ndërkombëtare të Vajzave” për të shkruar se, Ana dhe Rina, janë më të shtrenjtat për të….
Statusi në facebook i Kokës dhe fotoja me të bijat
“Në rutinën e përditshme të jetës, nuk ka një moment që të mos mendoj për ju vajzat e mia të shtrenjta, Rina dhe Ana! Krenar që jam babai juaj, aq krenar sa duhet të ndihet çdo baba për vajzën e tij!
Baballarë, Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzave!
Le të jetë kjo një ditë kujtesë, për ndarjen e vlerave familjare me to, besimin te aftësitë e tyre për të ecur përpara në jetë dhe dashurinë tonë si një mbështetje e domosdoshme prindërore”.
Foto/ Përsëri me flamur italian... Mos ja ka falur Mateo Renci këto rroba Edi Ramës? Po flamuri shqiptar...?
Njësoj si të dielën në Shkodër ku ndoqi ndeshjen Shqipëri-Spanjë, edhe sot në Durrës kryeministri Rama është shfaqur i veshur me një jelek, që kishte stemën e Kombëtares së Italisë.
Ndonëse dihet që Rama është një tifoz i Italisë, në publik s’e kemi parë asnjëherë me ndonjë veshje ku të jenë stampuar simbole të kombëtares tonë.
Veshja e tij të dielën në “Loro Boriçi” u komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, madje shumë e cilësonin Ramën si “tersi i Kombëtares”, nisur edhe nga fakti që ai u shfaq me jelek ku ishte stampuar flamuri italian.
Foto +16/ Kallashi e tepron, shihni ku e fut gishtin e mesit
Kërcimtarja Donjeta Kosumi ose e njohur ndryshe si “Kallashi”, është bërë sërish protagonist në rrjete sociale pas një fotoje të publikuar prej saj.
Kallashi këtë herë ka bërë një veprim mjaft erotic duke e future gishtin aty ku nuk duhej, për më shumë shihni fotot.
Foto/ Çifti feston 50-vjetorin e martesës me veshjet e njëjta të dasmës
Çfarë është më e vështirë- për të përshtatur rrobat tuaja të 50 viteve më parë, apo për të mbajtur një martesë të lumtur për gjysmë shekulli?
Duket e pamundur, por jo për Carole-Ann dhe Jim Stanfield.
Mbesa e tre Hayley donte t’i shikonte fotografitë e familjes dhe kur Jim, tani 71 vjeçar shkoi për të marrë ato, ai gjeti rrobat e dasmës së çiftit.
Hayley iu lut gjyshërve që t’i provonin ato rroba. Dhe të dy ranë dakord për të bërë këtë sfidë, pra t’i vishnin rrobat e dasmës së tyre që i kishin veshur para 50 viteve.
Çifti veshi rrobat e njëjta të dasmës që i kish veshur me datë 1 tetor, 1966 dhe dukeshin të mahnitshëm.
Dëshpërimi i banorëve të përmbytur: Luftuam me ujin në mesnatë… i kemi shkruar Ramës
Bilanci i përmbytjeve rritet nga ora në orë. Janë mbi 150 familje që banesat e tyre i kanë nën ujë që nga mbrëmja e djeshme. Situata më kritike është në Milot dhe Laç. Banorët kanë rrëfyer se nata e djeshme ka qenë natë tmerri. Uji i përrenjve dhe lumenjve të fryrë prej reshjeve të shiut vërshoi në banesat e tokat e tyre. “Kam çuar fëmijët tek të afërmit. Mezi arritëm të dilnim mbrëmë”,- rrëfen një banore e Milotit.
Ndërsa një tjetër thotë se “këtu nuk jetohet më dhe gjithë dëmi na është shkaktuar nga ndërtimi i autostradës pasi lumenjtë e vegjël apo kanalet që derdheshin në lumin Mat tani derdhen në shtëpitë tona”. Ajo thotë se banorët i kanë shkruar letër Kryeministrit Rama por nuk kanë marrë përgjigje.
Ndërsa një banor tjetër tregon se si kanë arritur të shpëtojnë një të moshuar. “E dëgjuam zhurmën dhe e shpëtuam nga dera mbrapa. Pastaj e çuam në spital, se ambulanca këtu nuk vjen”,- u shpreh ai.
“Jam veti i tetë në familje dhe jemi përmbytur komplet. Shyqyr që kam nxjerrë fëmijët gjallë, por jemi të mbuluar nga uji deri në fyt”,- tregon një banore tjeter.
Banorët e Milotit thone se uji ka arritur mbi 1 metër metra dhe se banesat tashmë të përmbytura rrezikojnë të shemben. Në fshatrat Gjorm, Fushë – Gjorm, Sanxhak dhe Shullaz janë qindra ha tokë nën ujë.
Reshjet e shiut kanë shkaktaur dëme të shumta dhe në Fushë Kuqe, ku veç sipërfaqeve të tëra toke që jane mbuluar nga uji ka pasur dëme edhe tek bizneset e zonës.
Ndërsa në qytetin e Laçit vazhdon të jetë problematike lagjia “Kodra e Bushit”, ku janë të përmbytura 9 shtëpi dhe vërshimi i prrenjëve ka shkaktuar dëmtime të bazës ushqimore të blektorisë.
Ja çfarë ndodh në të vërtetë mbrapa kamerave të filmave porno
Ndërkohë që pasi publikohen për audiencën filmat pornografikë nuk janë njëlloj me filmat jo pornografikë, ashtu siç nuk konsideohen edhe aktorët pornografikë të njëjtë me aktorët e tjerë, mund të themi se për sa i përket industrisë kinematografike ngjajnë shumë.
Sipas një studimi nga Daily Mail në dhomë me aktorët pornografikë janë edhe kameramanët, regjizori, teknikë të ndryshëm që ndihmojnë në mbarëvajtjen e regjistrimit të këtij filmi.
Pra industria është thuasje e njëjtë dhe madje thuhet se aktorët ndërpresin skemat në mënyrë që gjithçka të dalë thuajse perfekte për ndjekësit e filmave porno.
Video+18/ Çift i s’përmbahet, seks oral para syve të të gjithëve
Ky çift të dashuruarish duket se nuk do t’ia dijë aspak për njerëzit që ka pranë. Në një pamje të parë duket se ajo është shtrirë dhe ka vendosur kokën në prehrin e tij, por në të vërtetë bëhet fjalë për diçka krejt tjetër.
Videoja është filmuar në anë të lumit Tagus në Lisbonë, përballë statujës së famshme të Krishtit dhe Mbretit. Pranë çiftit të papërmbajtshëm duket që ka edhe njerëz të tjerë.
Gruaja është duke i bërë seks oral burrit, i cili shoqëron me dorë herë pas here kokën e gruas. Videoja është publikuar mëngjesin e sotshëm nga “The Sun”. Pamjet e mëposhtme janë erotike.
Video/ Të riut i bie të fikët, kalimtari nxehet me policin: Quhem Martin dhe do të fus një grusht
Ambulanca vazhdon të jetë një problem i madh në Shqipëri. Një të riu, emri i të cilit nuk bëhet me dije i ka rënë të fikët në mes të rrugës dhe kalimtarët janë afruar për ta ndihmuar. Të gjithë kanë marrë ambulancën, por kjo e fundit është vonuar më shumë se 30 minuta.
Ngjarja ka ndodhur tek zona që njihet si "Rruga e Durrësit", ndërsa mbi 20 persona kanë marrë ambulancën për t'i dhënë ndihmë të riut.
Ndërkohë, një kalimtar është nxehur me një punonjës policie duke i thënë këtij të fundit edhe emrin dhe në fund e ka kërcënuar. Ndërsa polici i irrituar ka pyetur një vajzë aty pranë se kush ishte ai që e kërcënoi, ndërsa më pas i është afruar djalit që qëndronte i shtrirë duke e pyetur: A të çojmë në spital? Ndërkohë që ai e kishte edhe të pamundur të fliste në atë gjendje që ndodhej.
Nuk ka ende informacione zyrtare sesi është gjendja e të riut, ndërsa më poshtë keni videon nga vendi i ngjarjes./JOQ/
Foto/ Rripi dhe celulari në timon? Ja çfarë bën kjo police bionde në mes të Bllokut...
Kohët e fundit Policia e Shtetit bën publike çdo ditë me shumë krenari shifrat e gjobave, të arrestuarve, madje u bën edhe video, të shoferëve që udhëtojnë pa rrip sigurimi dhe me telefon në vesh.
Bum gjobash dhe ndalime pa fund, por cili do të jetë ndëshkimi për këtë police në mes të Bllokut që udhëton pa rrip sigurimi dhe për më tepër duke folur në telefon?
Automjeti me të cilin ajo udhëton nuk është i policisë, por mban veshur uniformën që tregon edhe profesionin e saj. Një shofer që ka parë këtë veprim të saj, ka shpërthyer duke thënë se, ky është shembulli i bukur që jep policia, "bëj si them unë, por mos bëj siç bëj unë".
Pamjet që kanë ardhur pranë redaksisë "Jetaoshqef.al" janë kapur pranë "Librit Universitar" në Bllok, ndërsa nuk dihet emri i policës.
Vallë sa do të jetë gjoba e Tahirit për policen e tij?/JOQ/
Videoja që po i habit të gjithë, dhëndri prek me dorë këmbët e shoqeve të nuses
Në Internet po qarkullon një video që po i habit të gjithë. Sipas traditës polake, dhëndri ditën e dasmës bën një lojë për të kuptuar nëse mund ta dallojë bashkëshorten e tij të ardhshme vetëm përmes prekjes së këmbëve.
Në video duket nusja, e cila është ulur së bashku me shoqet e saj në resht dhe më pas burri i saj i ardhshëm fillon të prekë me dorë këmbët e vajzave për të kuptuar se kush është gruaja e tij.
Në fund ai arrin që të dallojë këmbët e gruas, kështu e shmangu një sherr që mund të prishte dasmën.
Video/ Djali çon vajzën për darkë në një restorant në Bllok, i ndryshon jetën në pak minuta
Propozimet janë gjithmonë të bukura, pak rendësi ka mënyra që zgjedhin djemtë për të suprizuar njeriun e zemrës. I veshur me këmishë, i përgatitur emocionalisht, ky djalë në Tiranë ka zgjedhur një restorant në Bllok për t'i propozuar për martesë të dashurës së tij.
Teksa ishin duke ngrënë djali ngrihet papritur me fjalët "tani është qershia mbi tortë", ulet në gjunjë dhe i propozon për martesë.
Vajza e emocionuar i thotë "Po" dhe çifti shkëmben puthjen e dashurisë, ndërsa shoqëria e tyre i filmon në këtë video të publikuar nga “Newsbomb”, që do të jetë një kujtim i bukur për të dy.
"Ndjesia më e bukur në botë. Dhurata më e bukur që kam marrë këto 22 vite. Është surpriza më e veçantë që më kanë bërë ndonjëherë. Jeta ime është plotësuar këtu e 15 muaj më parë. Tashmë kam gjithçka dua. Pranoj të jem përjetësisht e jotja",- thotë Denarda për të dashurin e zemrës, Eridjanin.
Ç'po ndodh në "Loro Boriçi", UEFA merr masa: Kjo s’duhet të ndodhte...
Mund të duket e pabesueshme, pasi nuk kanë kaluar shumë kohë nga inaugurimi i stadiumit, por raportohet se fusha e stadiumit "Loro Boriçi" nuk është aspak në gjendje të mirë. Kjo gjë u vu re edhe në ndeshjen e Shqipërisë me Spanjën, ku pjesë të tapetit çoheshin lart.
Prandaj në lidhje me këtë UEFA ka marrë masa duke kërkuar që të mos ketë më ndeshje në këtë fushë në këto rrethana, pasi cilësia e punimit të fushës lë shumë për të dëshiruar.
Nisur nga kjo ekipi i "Vllaznisë" nuk do të ketë të drejtën të luajë në shtëpinë e saj në ndeshjet e radhës në kampionat.
Video/ Debati Trump-Clinton, versioni shqip do ju shkrijë së qeshuri
Debatin Trump-Clinton tashmë e gjeni edhe në versionin shqip. Në fakt janë disa momente të kapura nga debati i kandidatëve për President të SHBA-së, por këtë herë ata vijnë shumë ndryshe: në paqe me njëri-tjetrin, madje kanë bërë një duet.
Ky version i kandidatëve duke kënduar “Ç’ke mi goce” me siguri do ju shkrijë së qeshuri.
Historia+18/ "43-vjeçarja është bishë në krevat, por më çmend me veprimet e saj"
Një djalë 22vjeçar i cili është dashuruar me një grua 43vjeçare. Kjo e fundit është e lidhur njëkohësisht me dikë tjetër, gjë që e shqetëson djalin. A e do vërtetë ajo 22-vjeçarin apo po e përdor si lodër për dëshirat e saj seksuale?!
Kjo është dilema e djalit, i cili i shkruan psikologes së “The Sun”:
Do'stlaringiz bilan baham: |