Rama: Jam i sigurt që Merkel do të jetë kancelare dhe Trump s’do jetë president.
Vuçiç: Më vjen mirë që Rama e di me siguri, se unë s’e di me siguri këtë gjë.
Rama: Për BE dhe SHBA i di mirë gjërat, për Moskën do të të pyes ty se s’jam i informuar.
Megjithatë, takimi ka përfunduar në paqe dhe shtrëngim duarsh, duke theksuar se megjithatë rruga e shqiptarëve dhe serbëve do të kryqëzohet gjithmonë./tch/
Trump i preferuari i Putin për President të SHBA-ve
Vladimi Putin ka deklaruar se me secilin kandidat që do të zgjidhet presidenti i SHBA-ve do të bashkëpunojmë, mirëpo është e natyrshme që nëse Donald Trump me në mënyrë të sinqertë kërkon bashkëpunim më të madh, do ta mirëpresim këtë.
Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur shqetësimin për përkeqësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.“Dialogu me Amerikën praktikisht është zero, por këtu nuk bëhet fjalë për zgjedhjen tonë”, ka thënë Putin, duke lënë të kuptohet se zgjedhja është e Uashingtonit.
Këtë deklaratë kreu i Kremlinit e ka bërë gjatë një takimi në Forumin e Investitorëve të bankës VTB, raporton agjencia e lajmeve “Tass”.
Kjo është në kohën kur politikani ultranacionalist Vladimir Zhirinovski, që njihet për deklarata kontroverse e të cilit i pëlqen të krahasohet me kandidatin republikan thotë në një intervistë për “Reuters” se Trump është i vetmi kandidat që mund të ulë tensionet mes Uashingtonit dhe Moskës. Për Hillarin të cilën e etiketon “një vjehërr të ligë” thotë se mund të çojë botën drejt Luftës së Tretë Botërore.
Ndërsa për komentet seksuale të Trump thotë se ato janë vetëm biseda normale siç flasin burrat mes miqsh.“Amerikanët që do të votojnë më 8 nëntor duhet ta kuptojnë se po votojnë për paqen në planetin tokë nëse e japin votën për Donald Trump. Por nëse votojnë Hillarin do të ketë luftë. Ngado do të ketë Hiroshima dhe Nagasaki.
Nëse Hillari fiton, do të jetë presidenti i fundit i SHBA-ve dhe këto do të jenë zgjedhjet e fundit për Amerikën”, deklaroi kreu i Partisë Liberal Demokrate, Vladimir Zhirinovski. Zhirinovski njihet si aleat i madh i Putinit.
Gjyqtarja 50 mijë euroshe, prokuroria mbyll hetimet për Majlinda Andrean
Prokuroria ka mbyllur hetimet për gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea dhe i ka komunikuar asaj akuzën për korrupsion pasiv.
Ajo akuzohet se nëpërmjet bashkëshortit të saj dyshohet se ka marrë një shumë prej 50 mijë eurosh për të influencuar në vendimin, ku gjyqtarja ishte anëtare për njohjen e një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë në zonën e Butrintit në Sarandë.
Në korrik të këtij viti organi i akuzës zbardhi skemën korruptive disa ditë pasi gjyqtarja kishte dhënë dhënë vendimin.
Deri më tani të arrestuar për këtë çështje janë edhe Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino, ndërsa në kërkim është shpallur bashkëshorti i gjyqtares, Odise Andrea.
Fiori Dardha ia përplas publikisht ish-shefes
Ish-prezantuesja e Fiks Fare vijon të tërheqë vëmendjen me deklaratat e saj të forta. Fiori Dardha e cila pas largimit nga “Top Channel” është vendosur nën drejtimin e një emisioni të ri investigativ, ka goditur përmes një postimi ish-shefen e saj.
“Kam njohur dikur nje shefe, qe perçmonte çdo pune te vartesve te saj. Sipas saj, çdo pune e tjetrit ishte fare e lehte dhe ajo mund ta bente dhe me te ndenjura. Sot, shefja dhe fundshpina e saj jane pa pune!”,- shkruan Fiori duke lënë mister identitetin e saj.
Po aq e panjohur mbetet rrethana dhe arsyeja se pse pikërisht në këtë moment, papritur Fiorit iu kujtua ky episod.
Video/ Sherr në ndeshjen e paqes, Maradona përplaset me Veron
Roma u bë arena e një ndeshjeje miqësore e organizuar nga Papa Françesku. E cilësuar si sfida për Paqën, në këtë përballje morën pjesë disa prej emrave më të njohur në historinë e futbollit botëror që ishin ndarë në dy skuadra; Ekipi Blu dhe Ekipi i Bardhë, sfide kjo e përfunduar 4-3 për Blutë.
Mes emrave që ishin të pranishëm në ndeshjen për Paqën spikasnin ata të Maradona-s, Ronaldinho-s, Zambrotta-s, Totti-t apo dhe Juan Sebastian Veron.
Megjithatë jo gjithçka shkoi qetësisht në këtë ndeshje dhe kjo për shkak të Diego Armando Maradona-s dhe Veron. Në fundin e pjesës së parë dy argjentinasit u përfshinë në një debat të ashpër ku nuk munguan fyerjet, ndërsa ishin duke shkuar në dhomat e zhveshjes.
Për sa i përket kronikës së ndeshjes golat për Ekipin Blu u shënuan nga Di Natale, Totti, Burdisso dhe Cavenaghi, ndërsa autorët e golave për skuadrën e Bardhë ishin Kanoute, Bojan Krkic dhe Hernan Crespo./tch/
Ky është biznesmeni që u gjobit me 1 mln euro nga ushtarët e Shullazit
Zbardhet emri i biznesmenit ndaj të cilit bashkëpunëtorët e Emiljano Shullazit vendosën gjobë 1 milionë euro.
Burime të “Lapsi.al” thonë se, bëhet fjalë për biznesmenin Ylvi Beqaj nga Durrësi. Ky biznesmen pak kohë më parë deklaroi se i kishte dhënë 20% të hotel “Vollgës” Emiljano Shullazit, ndërsa më pas dy bashkëpunëtorët, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela i kishin vendosur gjobë prej 1 milion eurosh.
Qyqja dhe Zela u arrestuan sot teksa dolën nga paraburgimi ku ishin takuar me Emiljano Shullazin.
Lidhur me çështjen e pronësisë së hotel “Vollgës”, pak kohë më parë administradori i firmës arabe, Ilvi Beqja, i kishte dërguar një letër kryeprokurorit Adriatik Llala, ku ndër të tjera i thoshtë se nuk kishte faj Emiljano Shullazi, por noterët, gjyqtarët dhe hipoteka. Ilvi Beqja është gjithashtu edhe pronari i kompanisë së kafes “Pascucci Albania”.
“Drejtori i policisë së Durrësit masakron drejtorin e SHKB në Ministrinë e Brendshme”
Drejtori i Policisë së Durrësit Perlat Çullhaj, ka rrahur brutalisht drejtorin e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme.
Ky është denoncimi i bërë në Facebook nga ish-Kryeministri, Sali Berisha, i cili shkruan se, ngjarja ka ndodhur për prishjen e pazareve të drogës.
Berisha shton se, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ndërhyrë për të mbyllur sherrin duke u kërkuar që ta zgjidhin vet.
Denoncimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha në Facebook:
“Oficeri dixhital informon:
-Perlat Çullhaj, kryepolici, drejtori famoz i trafiqeve te Durresit ka zhdepur ne dru Arben Skendon, drejtorin e SHCPB. Shkaku i kesaj rrahje vençe nuk eshte chercher la femme por kanabisi dhe pazaret e tij. Rrahja eshte marre vesh nga te gjithe efektivat e policise, por Saje qorri, te cilin Cullhaj e ka ne dore, ju ka kerkuar te mbyllin rastin sepse motivi i fajeson te dy! Sb”.
Foto+16/ ‘Mbretëresha e Instagramit’ shpërthen rrjetin: Ja si i arrita 7 milionë ndjekës
Modelja amerikane Alexis Ren, 19 vjeçe, nga Kalifornia, SHBA, ka mbledhur 6,6 milionë ndjekës në "Instagram" duke marrë edhe titullin “Mbretëresha e Instagramit”.
Por ajo thotë se lodhet shumë për të nxjerrë ato foto.
“Udhëtime të gjata e të lodhshme, dieta të forta, stërvitje që në orët e para të mëngjesit dhe orë të tëra për të shkrepur fotot perfekte. Suksesi nuk vjen vetë dhe është shumë i lodhshëm për t’u arritur”,- rrëfen ajo.
Meta: Në Greqi ngrita çështjen çame. Maturi për problemet me fqinjët
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, duke iu përgjigjur atyre që i ka quajtur “keqinformime dhe spekulime”, ka deklaruar se vizita e tij në Greqi ka qenë pozitive.
“Ky delegacion dhe unë si kryetar i tij kemi bërë më së miri detyrën që parashikon politika e jashtme e Shqipërisë”,- ka thënë Meta.
Duke vënë në dukje se, vizita në Greqi ndodhi në një moment jo shumë pozitiv sa i takon atmosferës, Meta ka mohuar që qëndrimi i shprehur prej tij gjatë qëndrimit në Athinë ka qenë i kundërt me atë të ministrit të Jashtëm.
“Kjo ka qenë një spekulim, por deklarata ime për gazetaren greke për çështjen çame ka qenë shumë e qartë: kemi qasje të ndryshme”,- ka theksuar Meta.
Meta ka hedhur poshtë edhe zërat se gjatë qëndrimit në shtetin helen nuk ka ngritur çështjen në fjalë. “Unë thash se plagët që kanë dy vendet duhet t’i mjekojmë me maturi dhe qetësi, që të mos na dhembin dhe që të mos krijojmë plagë të reja. Jo vetëm kaq, por jam shprehur se çështja çame është më e rënda mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe si e tillë kërkon një klimë ku duhet të punojmë të gjithë në mënyrë konstruktive”,- ka thënë Meta.
Ai ka nënvizuar se ka trajtuar edhe çështjen e ligjit të luftës dhe të tjera gjatë kësaj vizite. “Ligji i luftës është akoma në fuqi dhe kjo çështje, por edhe të tjera, janë ngritur në mënyrë zyrtare në çdo takim e bisedë dhe ka vullnet për të reaguar”,- ka thënë Meta, duke paralajmëruar se, qeveritë e ardhshme në Greqi mund të mos jenë kaq të gatshme sa ajo aktuale për të zgjidhur problemet dypalëshe.
“Qeveria aktuale ka vullnet dhe mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. Ndaj, marrëdhëniet me fqinjët duhet t’i trajtojmë me shumë përgjegjshmëri”,- ka thënë Meta.
Në këtë drejtim, ai ka cituar deklaratën e bërë sot nga kryetarja e Parlamentit italian në Tiranë, Laura Boldrini, se: “Europa ka nevojë për Shqipërinë si një partnere e rëndësishme e një rajoni që përshkohet nga tensione të rrezikshme dhe pështjellime nacionaliste”./TCh/
Gjykata e Tiranës lë në fuqi urdhër arrestin ndërkombëtar për Francesco Becchetin
Kërkesa e biznesmenit italian Francesco Beccheti për heqjen e masës arrest me burg është rrëzuar nga Dhoma Penale e Gjykatës së Tiranës.
Gjykata ka lënë në fuqi masën arrest me burg në mungesë edhe ndaj Mauro de Renzin, ish-administratori i televizionit “Agon Channel”, që zotërohej nga Becchetti.
Becchetti dhe De Renzi kishin depozituar në Gjykatën e Tiranës kërkesën për heqjen e masës arrest me burg.
Të dy do të mbeten në kërkim nga drejtësi shqiptare , ndonëse patën kërkuar heqjen e emrit të tyre nga kërkimi policor në sistemin Tims dhe Interpol.
Ata akuzohen për krijimin e skemave mashtruese, pastrim parash, evazion fiskal dhe kontrabandë.
Bechetti dhe De Renzi u shpallën në kërkim në muajin Shkurt, por prej më shumë se 10 muaj ata u larguan nga Shqipërië për tu fshehur në Angli ku dhe u zbuluan në Nëntor dhe u ndaluan me kërkesë të Interpol Tiranës.
Gjatë gjyqit në Tiranë, avokatët e tyre kanë pretenduar se Londra ka refuzuar ekstradimin e tyre, por ky argument nuk ka mjaftuar që Gjykata e Tiranës të mos ndryshojë masën arrest me burg.
Aksidenti tragjik/ “Vrasësi i rrugës”, person me precedencë, Rom nga Fushë-Kruja
Të tjera detaje mësohen rreth atij që cilësohet “killeri i rrugës”, personit që po ecte me shpejtësi të madhe në kah të kundërt të lëvizjes, që për pasojë shkaktoi aksidentin tragjik në autostradë.
Dashnor Deliallisi është një person me precedentë penalë, thonë burimet. Në momentin e aksidentit ai dyshohet të ketë qenë nën efektin e drogërave të forta. Gjithsesi përgjigjen përfundmitare për këtë do ta nxjerrë mjekësia ligjore.
Po kështu mësohet se Dashnor Deliallisi ishte qytetar rom, i lindur në Fushë Krujë dhe me mbiemër të ndryshuar. Aktualisht ai bashkëjetonte me një grua në qytetin e Durrësit. Siç shihet nga të dhënat e gjendjes civile rezulton të jetë i ditëlindjes ‘80 dhe beqar.
Më herët u dha se ai kishte jetuar edhe në Itali, nga ku ishte kthyer dhe vendosur në Durrës.
Video/Aksidenti tragjik, ja momentet e fundit të Izabelës duke kënduar në makinë me shoqen e saj
Izabela Gega dhe Greta Sherifi, dy nga tre viktimat e aksidentit të tmerrshëm sot në Sukth, kishin një lidhje shumë të fortë midis tyre por edhe një pasion të përbashkët atë për makinat dhe udhëtimet. Gjë që konstatohet lehtë edhe në profilin e tyre në facebook ku dy shoqet e ngushta shiheshin shpesh të postonin video nga momentet e tyre të udhëtimit.
Një nga këto video që po publikon “Opinion.al” është edhe kjo e mëposhtmja, ky dy shoqet shihen në shoqërinë e tyre duke kënduar në makinë.
Izabela kishte kaluar një fëmijëri të vështirë. Drama e parë ishte ajo e humbjes së motrës së saj 9-vjeçare në një aksident të tmerrshëm automobilistik.
Në vitin 1989 një autobus me nxënës dhe mësues që kthehej nga Kampi i Pionerëve në Dajt, rrëzohet në kthesën e zonës së quajtur Miniera e Boksideve, dhe ndër viktimat është edhe Manjola, motra e madhe e Izabelës, në atë kohë ishte në klasë të katërt.
Pak vite më vonë Izabela përjetoi edhe një dramë tjetër; ndarjen e prindërve. Ku u rrit më së shumti nga tezja e saj. Më pas Izabela u martua dhe për shumë kohë jetoi në Greqi, nga ku kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer.
Deri në mëngjesin e sotëm ku një aksident fatal e ndau nga jeta bashkë me dy shoqet e saj Greta Sherifi, që punonte në një atelie mode e cila kishte një vajzë 7-vjeçare dhe Elona Koçibaro nga Saranda, që thuhet se ishte e njohura e Gretës dhe studionte në Tiranë./Opinion.al/
Rusia: Nëse Hillary Clinton zgjidhet presidente shpërthen Lufta e III Botërore
Amerikanët duhet të votojnë Donald Trump si president muajin e ardhshëm, ose të rrezikojnë të shkaktojnë një luftë bërthamore, kjo sipas një aleati të presidentit Vladimir Putin, të cilit i pëlqen ta krahasojë veten me kandidatin republikan, raporton “Reuters”.
“Amerikanët që do të votojnë më 8 nëntor duhet të kuptojnë se ata po votojnë për paqen në Planetim Tokë. Nëse ata votojnë për Hillary , kjo do të thote luftë. Do të jetë ‘Hiroshima dhe Nagasakis’ kudo”
Vladimir Zhirinovski, i cili njihet si një pompoz veteran i njohur për retorikat e tija të zjarrta, ka thënë në një intervistë për “Reuters” se Trump ishte i vetmi person i aftë për t’i dhenë fund tensioneve të rrezikshme mes Moskës dhe Uashingtonit.
Nga ana tjetër, rivalja demokratike, Hillary Clinton mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore, tha Zhirinovski -i cili mori një çmim të lartë shtetëror nga Putin pasi partia e tij pro-Putin doli e treta në zgjedhjet parlamentare të Rusisë muajin e kaluar.
Shumë rusë e konsiderojnë Zhirinovski si një figurë klouni, i cili bën deklarata të zëshme për të rrëmbyer vëmendjen, por ai gjithashtu është parë gjerësisht si një shërbëtor besnik i politikës së Kremlinit, e nganjëherë përdoret për të deklaruar mendime radikale që të testohet reagimi i publikut.
“Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara nuk mund bëhëm më keq. E vetmja mënyrë që të përkeqësohen është nëse fillon lufta”, tha Zhirinovski, duke folur në zyrën e tij të madh në katin e 10-të të Dumës ruse.
Foto/ Këto janë të pafatat, vajzat që humbën jetën mëngjesin e sotshëm në Sukth
Nga aksidenti i rëndë i ditës së sotme, i ndodhur në Sukth, humbi jetën drejtuesi i njërit mjet, Dashnor Deliallisi, si dhe nga mjeti tjetër, Greta Sherifi nga Saranda, e cila ishte shofere në mjetin tjetër, shoqja e saj Izabela Balla dhe Elona Xhuti.
Sipas të dhënave që përcjellin të afërmit e viktimave, mësohet se vajzat ishin duke shkuar për në Greqi, atje ku jetonte edhe Izabela Balla.
Po ashtu, të afërm të 36-vjeçarit bënë me dije se ai ishte baba i dy fëmijëve dhe punonte si emigrant në Itali.
Më poshtë gjeni fotot e viktimave, të cilat u ndanë në moshë të re nga jeta.
Foto/ Veliaj: “Don Bosko” jo më një periferi e Tiranës
Infrastruktura, në një nga zonat për problematike të kryeqytetit, në rrugën “Don Bosko”, duket se po merr tashmë një pamje tjetër, pasi e gjitha i është nënshtruar një restaurimi total.
Bashkia e Tiranës ka nisur prej ditësh një punë masive për riparimin në kohë rekord të kësaj rruge që nga hera përmbytet nga reshjet e shiut gjatë dimrit.
Punimet të cilat vijojnë natën dhe ditën i ka ekspozuar dhe vetë kryebashkiaku Erion Veliaj me anë të një fotogalerie që ka postuar në dprofilin e tij në Facebook.
“Natën asfaltin e nxehtë, ditën pllakat e trotuaret. Vetëm me këtë ritëm rikuperojmë kohën e humbur kaq vite në Tiranë te Nj.9 e kudo tjetër ”,- shkruan Veliaj në Facebook.
Foto/ SMS-të mashtruese. Vajzat shqiptare vazhdojnë të bien viktima për para dhe të marrin rrugët e Europës
Një vajzë ka raportuar pranë redaksisë së “Jetaoshqef.co”, “ofertën tunduese” që i është bërë nga një e njohura e saj. Ajo është 21-vjeçe nga Tirana dhe është njohur me një vajzë në fakultet. Por, pas tre vitesh ajo insiston që ta takojë.
Vajza pretendon se ka një ofertë të mirë për të dhe e prezanton me shoqen e saj. Kjo e fundit tenton ta mashtrojë pasi i thotë se do ta njohë me një djalë, por në fakt insistimi i saj s’ka të bëjë vetëm me njohjen, por me trafikimin e 21-vjeçares.
“Ti do i bësh qefin vetes tate në radhë të parë pastaj bëhet fjalë për në Gjermani të ikësh. Nejse s’bëhen këtu këto muhabete. Po e kupton shpirt ku është muhabeti apo jo? Thuj të shpisë që ke gjet punë babysitter”,- shkruan vajza që po mundohet ta trafikojë në përpjekje për t’i mbushur mendjen.
Më poshtë rrëfimi i “viktimës” dhe mesazhet e shkëmbyera:
“Prsh JOQ. Në shkollë të lartë kam pasur një shoqe po e kom akoma shoqërinë me te dhe pse m’u desh të largohesha nga shkolla për arsye personale. Kisha tre vjet pa e takuar dhe kohët e fundit më kërkonte takim herë pas here me shumë këmbëngulje derisa një ditë në komunikim me telefon ajo ma thotë arsyen pse këmbëngulte të pija kafe dhe më prezanton me një shoqen e saj (unë këtë s’e njihja fare).
Nejse, po i bie shkurt që të dal në temë... Këto të dyja, duke e ditur që unë isha single, gjo që nuk jam, donin që unë t’u lidhja me një çun të cilin shoqja e shoqes e njihte shumë mirë...
Ndërkohë unë vazhdoja të sillesha si beqare për të ditur se ku donin me dalë këto të dyja. Më në fund e zbulova dhe qëllimin e “shoqes” të cilën e tregon biseda më poshtë. Mendoj se këto vlejnë se duket qartë që goca në bisedë do të më trafikojë”.
Flet miku i Dashnorit: Jeta luksoze dhe pasioni i 36-vjeçarit për shpejtësinë
Mëngjesin e sotëm Durrësi, por jo vetëm është tronditur nga aksidenti tragjik që u mori jetën 4 personave.
Dashnor Deliallisi është personi që shkaktoi aksidentin, pasi po udhëtonte në sens të kundërt, madje policia i ka bërë shenjë që të ndalonte, por ai e ka rritur shpejtësinë duke mundur të largohet për të shkaktuar më pas aksidentin fatal që i mori jetën atij dhe tre vajzave që udhëtonin me një automjet tip “Benz”.
Por, kush është Dashnor Deliallisi?
Një miku i tij ka kontaktuar me redaksinë e “Jetaoshqef.al”, për të dhënë më shumë detaje për të.
Në lagjen e tij, Dashnori njihej si “Toni Montana”, për shkak të jetës që ai bënte. Raportuesi shkruan se, ai ishte i çmendur pas makinave dhe i pasionuar pas shpejtësisë, gjë që e tregojnë edhe fotot e mëposhtme.
Përveç kësaj, Dashnori Deliallisi bënte një jetë mjaft luksoze, gjë për të cilën përflitej shumë në qytetin e Durrësit.
Vishej gjithmonë me rroba të shtrenjta dhe udhëtonte shpesh, ndërsa nuk dihet me saktësi puna që bënte, si dhe frekuentonte shpesh klubet e natës në Durrës./JOQ/
Berisha: Një djalë 17-vjeçar u përdhunua dje në arat me kanabis të një oficeri policie
Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje mbledhje qeverie, ku ka sulmuar programin e PS per vendosjen e takses progresive, duke e cilesuar si marrezine e radhes te kryetarit te opozites.
Ish-kryeministri Berisha ka bërë një denoncim të rëndë në “Facebook”, ku shkruan se një djalë 17vjeçar që punonte në arat me kanabis në
Dukat të Vlorës është përdhunuar. Sipas Berishës, djali ka denoncuar rastin ditën e djeshme në Policinë e Vlorës, por kjo e fundit e mban të fshehtë ngjarjen.
Kjo sipas Berishës, për shkak se ngjarja ka ndodhur në parcelat me kanabis të vëllait të një oficeri të Policisë së Vlorës.
Ja statusi i ish-kryeministrit Berisha në Facebook:
“Qytetari dixhital denoncon: Nje krim te shemtuar i trafikanteve te droges perdhunumi nje djali 17 vjecar qe fshihet nga komisariati i Vlores! I bej thirrje prokurorise se shtetit te nise me urgjence hetimin per kete ngjarje tronditese! Sb”.
“Pershendetje Doktor. Dje komisariati i Vlores eshte tronditur nga nje denoncim i nje djali 17 vjeçar i cili si shume te tjere punon ne parcelat e hashashit. Djali ne fjale eshte perdhunuar seksualisht (vertetuar edhe nga mjeku)nga pronaret e parceles dhe vazhdimisht kercenohet nga keta persona. Deshmia e ketij djali ka tronditur gjithe oficeret e policise duke i lene te shokuar.
Ata jane gati te bejne gjithcka per kete ngjarje por ka nje veshtiresi, nje nga perdhunuesit njekohesisht edhe pronar i parceles ka vellain e vet oficer policie, dhe kuptohet qe element te tjere te policise jane ne pjese. Parcelat ne fjale jane ne fshatin Dukat ndersa perdhunimi eshte bere ne Babice te Vlores pasi kane shkuar dhe e kane mare te riun ne shtepi sepse ky i fundit u kerkonte leket e punes dhe ata e ndeshkuan.
Ju lutem Doktor ndihmoni kete familje dhe oficeret e policise ta çojne ngjarjen deri ne fund sepse edhe ata kane nevoje per mbeshtetje. Me respekt”.
Fëmijët e pornostareve, ja çfarë mendojnë kur shikojnë mamatë në filma me pullë të kuqe
Uau, askush nuk dëshiron mendojë që mamaja e tij të jetë një pornostare, imagjinoni që ajo të jetë e tillë. Të gjithë i duam nënat, madje shumë prej nesh edhe filmat porno, por absolutisht këto të dyja nuk mund të rrinë bashkë.
Mirëpo, për fat të keq disa fëmijë e përjetojnë çdo ditë një gjë të tillë. Më poshtë janë rrëfimet e disa fëmijëve, të cilët çdo ditë përballen me shndërrimin e mamasë së tyre në një pornostare.
Jamman
Unë me mamanë kemi jetuar në një lagje të varfër, por më pas mamaja filloi të merrej me këtë punën ekstra, gjë që na ndryshoi krejtësisht jetën. Nuk doja të isha paragjykues ndaj saj, por fakti që ajo dilte në televizor i bënte miqtë e mi të talleshin me mua.
Shay
Në fakt nuk më ka ndodhur mua, por një shokut tim. Ai duke kërkuar për porno në një website pornografik, gjeti një video të mamasë dhe babait të tij. Ajo çfarë mund të them është se ai u shokua, për disa ditë nuk ka dalë nga shtëpia.
Elevation
Mamaja ime ka qenë yll pornografik para disa vitesh, por nuk është më. Mund të them që nuk duroj të përmendet periudha e errët e saj, madje edhe do të vrisja.
Foto/ Aktorja e filmave porno gjen të dashur... por ai është më i lumtur
Mia Malkova është një emër dhe fytyrë e njohur në industrinë e filmave me pullë të kuqe, por ndërkohë nuk dihej shumë për jetën e saj personale.
Mia duket se e ka gjetur partnerin e saj në jetën reale. Ai është një djalë mjaft simpatik, i cili po ashtu është një pornostar.
Në rrjetet sociale ata shpesh postojnë foto me njëri-tjetrin dhe nëse nuk e njeh profesionin e tyre, nuk mund ta kuptosh dot nga fotot pasi ata janë si çdo çift tjetër.
Trump përgënjeshtron serbët: Asnjë intervistë për bombardimet e NATO-s
Fillimisht në mediat serbe e më pas edhe në ato shqiptare, qarkulloi ditën e enjte një lajm, sipas të cilit, Donald Trump, në një intervistë për një revistë në Beograd, i kishte kërkuar ndjesë popullit serb për Kosovën dhe bombardimet e NATO-s.
Lajmi u përhap nga revista “Nedeljnik”, e cila pretendon se, e kishte realizuar atë përmes këshilltares së kandidatit republikan, Suzanne Ryder Jaworowski.
“Bombardimi i serbëve, që kanë qenë aleatët tanë në të dyja luftërat botërore, ishte një gabim i madh. Serbët janë njerëz të mirë, por fatkeqësisht, administrata Klinton u shkaktoi shumë vuajtje atyre dhe gjithë Ballkanit, duke krijuar kaos”,- citon Donald Trump revista serbe.
Por sa të vërteta janë këto fjalë? Sipas "Politicos", që është interesuar pranë stafit të fushatës së kandidatit republikan; zero... dhe vetë Jaworowski ka mohuar realizimin e një interviste të tillë.
“Nuk ka patur asnjë intervistë të Trump për mediat serbe. Nuk e di nga ka dalë kjo, por unë personalisht nuk kam ndërmjetësuar asnjë intervistë të asnjë lloji dhe me asnjë gazetar serb”,- thotë ajo.
Por nga buroi kjo “intervistë”? Marko Prelevic, redaktor i revistës tha për Buzzfeed Neës se kishte kontaktuar me stafin e Trump përmes Vladimir Rajcic, një serb shtetas amerikan i afërt me disa këshilltarë të Trump.
“I kërkuam atij me e-mail nëse mund të dërgonim disa pyetje. Ai pranoi dhe disa javë më vonë na erdhën përgjigjet nga Suzanne Ryder Jawrowski”,- pretendon ai./TCh/
Plas sherri në mes të dasmës, rrihen krushqit pas vendimit të nuses
Çudirat nëpër dasma nuk kanë të mbaruar e ajo e radhës vjen nga një dasmë në Leskovc të Serbisë. Dasma ka përfunduar në përleshje mes krushqisë së re, për shkak se nusja vendosi të mos merrte mbiemrin e bashkëshortit, por të mbante mbiemrin e saj.
Mesa duket, vjehrri i saj nuk e ka pranuar këtë "poshtërim" nga nusja e djalit dhe në sytë të të gjithëve e ka thirrur atë "kurvë".
Kaq ka mjaftuar dhe ka nisur sherri mes njerëzve të nuses dhe të dhëndrit, që ka shkaktuar më pas edhe prishjen e martesës.
Zyrtare/ Mbyllet stadiumi i sapo rinovuar “Loro Boriçi”, ja arsyet...
Stadiumi “Loro Boriçi” do të jetë jashtë funksionit për plot 1 muaj. Firma përgjegjëse për tapetin e stadiumit do të bëjë riparime në fushën e gjelbër pasi ajo është dëmtuar shumë gjatë takimeve të fundit, si pasojë edhe e rreshjeve të dendura të shiut.
Koha për ta sjellë tapetin e stadiumit në gjendje optimale është relativisht e gjatë për ekipin e futbollit të Vllaznisë, që do të detyrohet njësoj si sezonin kaluar t’i luajë takimet si pritëse në kompleksin stërvitor “Reshit Rusi”.
Takimi i parë që do të luhet në “Loro Boriçi” pas përfundimit të riparimeve do të jetë ndeshja e kombëtares shqiptare ndaj Izraelit më 12 nëntor, dhe vetëm pas kësaj ndeshjeje në stadium do të mund të rikthehet të luajë edhe Vllaznia.
Itali/ U përdhunua nga dy rumunë, Besjana: S’bërtita, fillova të bisedoja me ta
Vajza shqiptare e përdhunuar dy muaj më parë nga dy emigrantë rumunë në Itali, Besjana Kosturi, ka qenë e ftuar në studion e Rudina Magjistarit në “TV Klan”.
Kosturi ka folur për momentet e tmerrit që ka përjetuar përgjatë atyre orëve të dhimbshme në jetën e saj.
Ajo ka treguar se, si kishte arritur të shpëtonte jetën e saj falë mënyrës së sjelljes me agresorët. Kosturi ka thënë se, nuk ka bërtitur apo të ketë qarë, por përkundrazi, ka filluar të bisedojë me rumunët, në mënyrë që ata të mos shkonin në aktin tjetër ekstrem, vrasjen.
“Më dhanë edhe drogë për të pirë, por ka qenë një luftë me nervat e mia, pasi kam ruajtur gjakftohtësinë, sepse ata vetë ishin të droguar. Unë nuk fillova të bërtisja apo të qaja. Fillova të bisedoja, që ai të qetësohej.
Dua të shkruaj një libër për ato vajza që kanë përjetuar këto situata dhe si të dalin prej tyre. Këta njerëz pavarësisht se janë të droguar, ndjenjë frikë dhe nëse ke përdhunuar një vajzë do shkosh në burg, ndaj ata mund të më vrisnin”,- tha Besjana.
Ajo ka rrëfyer për Rudinën se, shumë të afërm shqiptarë nuk arrijnë të kuptojnë guximin e saj për të folur hapur për këtë ngjarje, por Besjana ka një përgjigje: “Pavarësisht paragjykimeve, unë më tepër dua jetën time”.
Hajdutët u bëjnë një surprizë banorëve në Fier, lënë disa "viktima"
Banorët e Fierit janë zgjuar disi ndryshe mëngjesin e sotshëm. Ata kanë marrë një “dhuratë surprizë” nga hajdutët ordinerë, të cilët kanë preferuar të provojnë disa pjesë të automjeteve të banorëve të lagjes “Konferenca e Pezës”.
Siç mund ta shikoni nga fotot dhe nga videoja e mëposhtme, disa prej automjeteve që ishin të parkuara shumë pranë qendrës së Fierit, gjatë natës iu kanë vjedhur pasqyrat, por edhe fshirëset e xhamave.
Duket e çuditshme, por të tilla vjedhje ordinere vijojnë edhe sot e kësaj dite. Siç raporton qytetari, vetëm dje janë vjedhur mbi 10 automjete, ndërsa ky rast përsëritet çdo vit.
“Keta jane 2 prej viktimave. Kishte dhe nga ata qe vec pasqyrave u mungonin e fshireset e xhamave. Ky eshte viti i trete qe kjo lagje bie pre e vjedhjeve masive njehere ne vit. Lagja “Konferenca e Pezes”, ne qender te Fierit. Me gjithe makinen time. Ishin 4 vetem aty. Po ne te gjithe lagjen mbi 10 mesa degjova”,- shkruan qytetari për “Jetaoshqef”./JOQ/
Foto/ I masakroi veshin në ndeshjen kundër Shqipërisë, ylli i Spanjës befason Lenjanin
Gjatë ndeshjes me Spanjën, Ermir Lenjani pësoi një çarje në vesh. Në minutën e 45-të të takimit, pas një dyluftimi për top me Thiago Alcantaran, spanjolli e goditi me bërryl në vesh lojtarin shqiptar duke i shkaktuar lëndime të rënda. Veshi i Lenjanit u ça, ndaj ai u detyrua të bënte menjëherë një operim.
Pas këtij lëndimi të tmerrshëm, Ermiri do të mbetet 15 ditë jashtë fushave të blerta.
Megjithatë, është për t’u vlerësuar gjesti i mesfushorit të Bayern Munich, i cili është ndjerë fajtor dhe i ka dërguar një mesazh yllit të Kombëtares Shqiptare.
Spanjolli i ka dërguar një mesazh ku i uron shërim të shpejtë mesfushorit shqiptar nga Kamenica në rrjetin social ‘Instagram’.
“Përshëndetje Ermir. Të kërkoj ndjesë për goditjen që të bëra aksidentalisht. Të lutem pranoje ndjesën time dhe të uroj shërim të shpejtë. Nëse të duhet dicka thjesht më thuaj. Gjithë të mirat. Thiago Alcantara",- shkruan ylli i Spanjës.
Lenjani pritet t’i rikthehet fushës pas 15 ditëve, ndërsa ai do të jetë gati për Shqipërinë në ndeshje ndaj Izraelit.
Një avion ulet në Gjirin e Lalzit/ Dogjani: Ishte me drogë. Aviacioni: Ishte turistik
Një foto e publikuar në rrjetet sociale ka vënë sërish alarmin se një avion është ulur në Gjirin e Lalzit për tu ngarkuar me Kanabis Sativa. Ishte deputeti i PD-së, Asllan Dogjani që deklaroi në sallën e Kuvendit se mbrëmjen e së enjtes ishte ulur një avion në gjirin e Lalzit duke iu referuar fotos së më sipërme.
Pas kësaj deklarate ka reaguar policia shqiptare dhe aviacioni civil. Sipas këtyre burimeve bëhet fjalë për një avion të një shoqërie shqiptare.
Sipas saj ka qenë një fluturim i programuar dhe me lejen e autoriteteve përkatëse ne itinerarin Rinas-Gjiu i Lalesit-Rinas. Ulja është bërë rreth orës 16.00 ne Gjiun e Lalëzit. Fluturimi ka qenë për qëllime turistike thuhet ne lejen e autoriteteve.
Kapet shqiptari që i shiste marijuanë mbesës së Federica Mogherini
Pinjollë të familjeve të famshme, por edhe të biznesmenëve të njohur. Një doktoreshë e punësuar në një klinikë private, një gazetare dhe autore e programeve në TV, një manazher puliez.
Ishin këta disa nga klientët VIP të një rrjeti të shpërndarësve të drogës në kryeqytetin italian Romë. Grupu drejtohej nga italiani Manuel Zumpano, trashëgimtar i një bande të njohur në kryeqytet si dhje i shqiptarit Rigels Duriçi (i njohur me nofkën Richie).
Në pranga janë vënë 15 persona. Në listën e klientëve të tyre u gjet edhe Gaia Mogherini, mbesa (vajza e vëllait) e ish-ministres italiane Federica Mogherini që aktualisht është përfaqësuese e lartë e BE-së për politikën e jashtme.
Hetimet nisën dy vite më parë nga disa biseda telefonike të përgjuara. Kokaina vinte nga Spanja ndërsa marijuana nga Shqipëria. Vlera e drogës së shitur shkonte deri në 100 mijë euro në javë.
Të gjithë po flasin për Luftë të Tretë Botërore: Ja si e përshkruan Nostradamus
Video/ Mendoni se keni kaluar një ditë te keqe? Jo sa ky klient që thyen 4 televizorë në dyqan
Një klient kishte hyrë në një dyqan me pajisje elektronike në qytetin Cornwall, Britani e Madhe, duke parë disa televizorë në stendë. Por befas, gjatë inspektimit të njërit prej tyre, ai humbet ekuilibrin dhe e rrëzon atë përtokë bashkë më televizorin tjetër ngjitur.
Por jo çdo gjë mbaroi me kaq. Nga hutimi, ai eci disa hapa pas dhe rrëzoi edhe dy televizorë të tjerë që ndodheshin pas tij.
Në total demi i të katër aparateve televizivë mendohet se shkon mbi 5 mijë euro, raporton “Daily Mail”.
Foto/ Shikoni si fle natën kjo “pjeshkë”... e tregon tezja e saj
Ishte dita e saj e parë e punës si një ‘Babysitter’, por jo gjithçka ka shkuar siç duhet me mbesën e saj.
Mikaela ka mbetur e habitur nga mënyra se si mbesa e saj flinte me këmbët e ngritura lart dhe me kokën poshtë në krevat, në një pozicion krejtësisht jonormal për të fjetur.
Kështu, Mikaela e ka parë të arsyeshme të kërkonte ndihmë në rrjetet sociale: “Kjo është nata ime e parë si babysitter. Ku të kem gabuar? Mbesa ime është duke fjetur mbi kokën e saj. Duhet të thërrasë prindërit, apo një akrobat?”,- shkruan ajo në twitter.
Imazhi që ajo ka shpërndarë në internet ka arritur të shihet më shumë se 55.000 herë dhe ka marrë mbi 110.000 pëlqime.
Nëna e vajzës më vonë tha për “BuzzFeed” se vajza shpesh fle duke paraqitur pozicione akrobacie gjatë gjumit, por që nuk ka asgjë për t'u shqetësuar. Ajo vetëm ka nevojë për të gjetur pozicionin e duhur dhe pastaj fle si çdo fëmijë.
Foto-Video/ Para, femra, orgji... jeta super-luksoze e boksierit miliarder në pension
Dikur boksier, por sot jeton si mbret. Ai është Floyd Mayweather, kampioni 39-vjeçar i cili vetëm vitin e kaluar fitoi 300 milionë dollarë.
Ai njihet si një nga boksierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, por vitin e kaluar doli në pension pas plot 49 fitoreve.
Megjithatë, amerikani di si ta shfrytëzojë kohën. Mayweather organizon party me femra super seksi në shtëpinë e tij, ndërsa u hedh shpesh para` atyre teksa kërcëjnë për të.
Jetën e tij të rrethuar me femra e dëshmojnë edhe videot që ai publikon shpesh në Instagram.
Historia/ “I dashuri im është fantastik, por nuk e lë dot tjetrën”
Një vajzë e re gjendet përballë një dileme dhe nuk di se si të veprojë për të larguar partneren që i dashuri i saj ka pasur më parë. Ajo i ka nisur një letër psikologes së “The Sun” ku i ka treguar me detaje se cila është situata në të cilën ndodhet.
Do'stlaringiz bilan baham: |