Këto familje janë:
Rothsçild
Brus
Kavendish (Kenedi)
De Mediçi
Hanover
Krup
Plantagenet
Rokfeler
Romanov
Sinklar (St. Clair)
Uarburg (del Banco)
Uindsor (Saxe-Coburg-Gothe)
Dinastia Rothsçild është padyshim më e fuqishmja, vlerësohet se pasuria e tyre shkon rreth 500 trilion dollarë.
Këto familje e ushtrojnë kontrollin përmes perandorisë së bankës botërore, e cila është thuajse tërësish në pronësi të tyre.
Shpërlarja e trurit
Një tjetër mjet i skllavërimit në masë që këto familje përdorin kundër nesh është sistemi arsimorë. Shkollat nuk po kryejmë më funksionin e duhur, fëmijët mësohen që të memorizojnë pa u menduar dhe të binden pa u pyetur.
Skllevërit e sotëm
Sistemi financiarë ka skllavëruar specien njerëzore dhe tani ne përdoremi si skllav-monedhë. Punojmë nga 8,12 dhe më shumë orë në ditë, në ambjente stresuese, të pa stimuluara nga diçka kreative apo konstruktive. Në të shumtën e rasteve, i vetmi motivim që të bën të shkosh në punë është paga e radhës - pavarësisht se sa fort punojmë, duket sikur asnjëherë nuk kemi mjaftueshëm para.
Keni menduar ndonjëherë se përse korporatat e mëdha paguajnë me miliona dollarë drejtorët ekzekutiv, dhe pjesën tjetër të punonjësve e paguajnë sa më pak të munden?
Kjo është e dizenjuar me kujdes, sepse një person që është vazhdimisht në tehun e mbijetesës, nuk do ketë kurrë kohë për t'u vetë-edukuar, për të analizuar vetveten dhe për t'u zgjuar shpirtërisht!
A nuk është ky qëllimi kryesorë i yni? Që të bëhemi qenie shpirtërore - dhe këtë nuk e lidh me fetë apo të bëhemi fetarë - dhe ta plotësojmë ciklin e mishërimit.
Ata nuk kanë nevojë për njerëz të edukuar, që të jenë në gjendje në mendojnë në mënyrë kritike dhe të kenë qëllime shpirtërore. Jo, këto lloj njerëzish janë të rrezikshëm për ta!
Ata duan robotë që të binden, të jenë mjaftueshëm inteligjentë sa të bëjnë punën e tyre dhe ta mbajnë sistemin në këmbë, por të jenë mjaftueshëm budallenj, sa kurrë të mos bëjnë pyetje.
Paraja është "syri" i djallit
Të gjitha problemet e botës së sotme i kanë rrënjët në plagën financiare: luftërat janë me leverdi ekonomike, sëmundjet janë fitimprurëse, grabitja e globit është fitimprurëse, skllavëria njerëzore dhe puna kafshërore janë fitimprurëse.
Liderët tanë janë korruptuar nga paratë dhe misioni ynë kolektiv njerëzorë mbi tokë është goditur nga paraja.
Pra, përse na nevojitet sistemi finanicarë, që të jetë në vend të parë? Nuk na nevojitet. Planeti ynë nuk na taton as edhe një qindarkë kur përdorim resurset e tij natyrore./humansarfree/
Plagosje me armë në një lokal në Vlorë
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e pasdites së të hënës në një lokal në qytetin e Vlorës.
Mësohet se plagosja me armë ka ndodhur në një lokal në lagjen “Pavarësia”.
Identiteti i personit të plagosur dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta.
Video/ Momentet e vrasjes së dy të rinjve tek parku i kryeqytetit
Janë publikuar pamjet e para të vrasjes e cila kishte tronditur kryeqytetin një muaj më parë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Parkun e qytetit të Prishtinës, humbën jetën dy të rinj.
Në videon e siguruar nga Indeksonline, shihet se si i dyshuari Lulzim Idrizi nga Shqipëria ekzekuton me armë zjarri viktimat Arianit Gashi dhe Eron Agaj.
I dyshuari edhe pse ndodhet në arrati, poston lirshëm fotografi në rrjetin social Facebook.
Në Policinë e Kosovës kanë deklaruar se hetimet për këtë rast ende janë duke vazhduar.
Foto-Video/ Vrasje apo vetëvrasje? Pritet ekspertiza e krimit në Shëngjergj
Në këtë foto është Besnik Pudja, i cili 10 ditë më parë u gjet i vdekur në një magazinë, në fshatin Shëngjergj të Tiranës.
Këto janë pamjet e para pasi 36-vjeçari u gjet i vdekur me një plumb në kokë, të siguruara nga Televizioni Klan.
Ai duket i shtrirë dhe duart i ka të vendosur në pjesën e barkut.
Gishti tregues i dorës së majtë është i harkuar, siç mbahet në këmbëzën e armës, çka sipas ekspertëve të Kriminalistikës tregon se ai ka patur në dorë një armë përpara se të ndërronte jetë.
Pranë trupit, në mes të këmbëve, i është gjetur një pistoletë “TT”. Ekspertiza balistike pritet të vërtetojë nëse është ajo arma me të cilën është qëlluar ai.
Prokuroria e Tiranës e ka regjistruar ngjarjen si vrasje. Ndërsa policia nuk përjashton versionin e vetëvrasjes.
Hetuesit janë duke pritur nga Policia Shkencore raportin balistik të armës dhe raportin e Mjekësisë Ligjore.
Agles Liçi dhe Dritan Buzo, që kanë qenë prezentë në momentin e ngjarjes, i kanë thënë policisë se ai është qëlluar vetë me pistoletë. Ai ka hyrje dhe dalje të plumbit pas veshit të djathtë dhe në sy.
Plumbi që i ka marrë jetën ka kapur Alges Liçin në krahun e majtë.
Prokurorët dyshojnë për vrasje, pasi në vendin e ngjarjes kanë gjetur edhe dy gëzhoja kallashnikovi dhe kanabis sativa.
Policia i ka ndaluar Liçin e Buzon për moskallëzim krimi. Është arrestuar edhe Halit Dusha, për kultivim të kanabisit.
Ekspertiza mjeko-ligjore dhe ajo balistike pritet të japin hollësi të tjera, të cilat, bashkë me provat dhe dëshmitë e të arrestuarve, pritet të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes, nëse është ekzekutim apo vetëvrasje./Tv Klan/
Lojtarët e Kombëtares Shqiptare, bashkë për një kauz të ndjeshme
“Dhuro flokë! Fal Shpresë” është fushata që po qarkullon prej disa ditësh në rrjete sociale. Organizata “Europa Donna Albania” ka nisur një fushatë në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Kjo fushatë ka të bëjë me dhurimin e flokëve për pacientët me kancer.
Për shkak të mjekimeve këtyre pacientëve ju bien flokët, ndaj fushata ka si qëllim mbledhjen e flokëve të cilat më pas përpunohen në paruke të përsonalizuara dhe do të dhurohen për të sëmurët me kancer.
Me 15 tetor u zhvillua dhe aktiviteti që mblodhi shumë njerëz në parkun “Rinia” ku artistë të ndryshëm e njerëz të njohur të ekranit dhanë mesazhe sensibilizuese, si dhe shumë vajza dhuruan flokët.
Fushatë e cila ka përfshirë njerëzit e thjeshtë, politikanët, gazetarët, artistët e futbollistët.
Elseid Hysaj, lojtari më i paguar në ‘Serinë A’ ka shpërndarë në faqen e tij në facebook eventin “Dhuro Flokë! Fal Shpresë”, duke i ftuar të gjithë të bëhen pjesë e kësaj fushate, duke ju kërkuar fansave të tij të dhurojnë shpresë dhe dashuri.
Më pas ka qenë Andi Lila ai që ka kërkuar të gjithë ta mbështesin këtë kauzë të organizuar nga “Europa Donna Albania”.
Dhe një ndër protagonistët e Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku ka treguar anën e tij të ndjeshme duke vënë theksin tek femra, të cilën e quan “të jashtëzakonshme”, ka ftuar të gjithë të dhurojnë mbështetje dhe sensibilizim.
Tre lojtarët më të lakuar të Kombëtarës shqiptare kanë treguar edhe njëherë se janë lojtarë me zemër në fushë dhe jashtë saj, duke iu bashkuar kësaj kauze sensibilizuese dhe shumë të ndjeshme.
Fushata vazhdon deri në fund të muajit tetor.
Foto+16/ Çmenduritë e të rinjve kalojnë çdo kufi... e pinë birrën te të pasmet e vajzave
Kjo sfidë mes të rinjve të Amerikës, ndërkohë që ata ishin të dehur ka bërë bujë në të gjithë botën e te gjithë janë treguar shumë kritikë dhe gjykues ndaj të rinjve.
Nëse në verë qarkullonte në Internet sfida e pirjes së birrës përmes gjoksit, të rinjtë kanë dashur të thyejnë çdo rekord, duke e pirë birrën përmes të pasmeve të një femre.
Vërtet mund të jenë kënaqur për momentin për thyerjen e rekordit, por padyshim që edhe janë penduar, duke u munduar ta fshijnë videon nga Interneti, por fatkeqësisht ka qenë tepër vonë, pamjet kishin marrë dhenë.
Video/ Dalin pamjet e rënda të aksidentit në Kavajë, makina ‘fluturon’ në ajër kalimtarin
Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari është regjistruar rreth një muaj më parë në autostradën Rrogozhinë-Kavajë. Sipas policisë kalimtari që u përplas ishte 68 vjeç dhe teksa tentoi të kalonte në anën tjetër të rrugës, një makinë e fluturoi në ajër.
Ndërsa sot pranë redakisisë sonë kanë ardhur pamjet e këtij aksidenti, ku duket qartë këmbësori që vrapon për të dalë në anën tjetër të rrugës duke mos parë pas dhe aq më tepër në autostradë.
Goditja ishte e fortë dhe fatale dhe për fat të keq kohët e fundit janë shtuar aksidentet, ku viktima janë kalimtarët, vetëm në Tiranë nuk numërohen aq të shumtë janë, për të mos folur për në rrethe.
Ajo që vlen për tu përmendur është fakti se kjo video duhet të shërbejë si "këmbanë alarmi" për këmbësorët në autostradë dhe jo vetëm, por edhe për shoferët, kur bëhet fjalë për shpejtësinë në zonat e banuara.
Tragjike, sulmi ajror në Alepo vret 14 anëtarë të një familjeje
Katërmbëdhjetë anëtarë të një familjeje kanë vdekur në një sulm ajror në Alepo, thonë ekipet e shpëtimit.
Tetë fëmijë dhe dy gra ishin mes të vdekurve, tregojnë forcat e mbrojtjes civile, të njohura si “Helmetat e Bardha”.
Një banor Aleppo i tha BBC-së se, qyteti kishte duruar bombardime të rënda në 24 orët e fundit, aq sa kishte filluar të dridhej toka.
“Helmetat e Bardha” thonë se familja vdiq në zonën al-Marja të hënën, pas asaj që forca Mbrojtjes Civile siriane e quajtën nje sulm ajror nga një avion rus.
Gjithashtu, 25 persona u vranë të dielën vonë në një sulm në një ndërtesë banimi në lagjen al-Qaterji.
Ekipet e shpëtimit përdorën një vinç për të nxjerrë një djalë 12-vjeçar nga një kat më lart, pasi një pjesë e ndërtesës u shemb në këmbët e tij dhe më vonë nxorrën një fëmijë të vdekur nga rrënojat.
Celulari në makinë? Ja të gjitha ato raste kur do të gjobiteni
Në rast se duhet të flisni në telefon teksa drejtoni automjetin, mund të përdorni kufjet. Drejtuesit e policisë konfirmuan se përdorimi i kufjeve lejohet dhe asnjë drejtues mjeti nuk do të ndëshkohet me gjobë.
Në fakt, kjo gjë parashikohet edhe në nenin 171 të Kodit Rrugor, i cili specifikon se “lejohet përdorimi i aparaturave zanore që nuk kërkojnë përdorimin e duarve për funskionimin e tyre”. Megjithatë, ky nen do të riformulohet me ndryshimet e reja si dhe gjoba pritet të 10-fishohet.
Për sqarimin e situatës mbi lejimin e kufjeve është kujdesur edhe Ministria e Brendshme, e cila me anë të një mesazhi sensibilizues ka njoftuar qytetarët se për të folur në telefon teksa je në timon ke 3 zgjidhje: kufjet, opsionin autoporlant, ose të ndalosh mjetin.
Ndërkohë, tentativat e qyterarëve për të korruptuar punjonësit e policisë rrugore janë kthyer në një fenomen shqetësues për uniformat blu. Vetëm gjatë 2 javëve të fundit janë konstatuar 28 raste të mitdhënies. Nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi ka një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve.
“Apeli është që qytetarët të mos gjejnë rrugën më të shkurtrër për të kompromentuar një punonjës policie. Ne do të jemi të ashpër ndaj këtij femomeni. Krahas ndëshkimit nga Kodi Rrugor qytetarët do ndëshkohen edhe nga Kodi Penal, ndaj iu bëj thirrje të tregohen të kujdesshëm”, deklaron Jaupi.
Ndaj gjithë personave të arrestuar për këtë vepër penale rëndon akuza e “korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funskione publike”.
Në një mbledhje të zhvilluar disa ditë më parë me drejtuesit e policisë ka qenë vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili me tone të ashpra ka kërkuar goditjen e rasteve të mitdhënies./tch/
Video/ Shpërthim në Gjermani, shumë të plagosur. Ja pamjet
Kompania kimike “BASF” ka thënë sot se, disa persona janë lënduar në një shpërthim që ka ndodhur sot në ndërtesën e saj në jugperëndim të Gjermanisë.
Zëdhënësja e kompanisë, Ursula von Stetten, ka thënë se shpërthimi ka ndodhur sot në mëngjes në liman në Ludwigshafen, ku edhe ndodhet kompania “BASF”, ku shkarkohen lëndët djegëse dhe gazi i lëngshëm.
Ajo nuk ka mundur të tregojë se sa njerëz janë lënduar saktësisht.
Nuk dihet as shkaktari i shpërthimit.
Foto/ Hysaj ka edhe një tifoze ‘speciale’... një pornostare italiane
Bukuroshja italiane Marika Fruscio, është tifoze e flaktë e skuadrës së Napolit. Ky ekip pas javës së katërt në Serie A, i prinë tabelës me dhjetë pikë të tubuara.
Marika, që është pornostare e njohur italiane, ka bërë disa fotografi ekskluzive për këtë sukses. Te Napoli aktivizohet mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj.
Foto-Video/ Vajza refuzon ta puthë në buzë, veprimi i këtij burri i mërziti të gjithë
Një femër franceze, e cila quhet Soraya dhe është sozia franceze e Kim Kardashian, ka qenë viktimë e një episodi të turpshëm, i cili është transmetuar live në televizion gjatë një programi.
Vajza ishte duke luajtur një pjesë parodizuese, duke vendosur edhe një herë në skenë momentin e rrëmbimit të Kimit.
Në fund të skenës, kur ajo ka refuzuar të puthë një nga aktorët e tjerë, Jean-Michel Maire, ai e kapi fuqishëm dhe e puthi në gjoks pa marrë pëlqimin e saj për këtë veprim, duke shkaktuar reagime të ndryshme të teleshikuesve.
Foto/ Nxënësi irritohet me mësuesen e gjuhës: Je veshur si prostitutë
Veshja është shumë e rëndësishme në punë, shkollë apo në çdo institucion tjetër. Por, jo të gjithë e respektojnë atë.
Nxënësit e një shkollë në Pejë, Kosovë janë irrituar me mësuesen e tyre, pasi është shfaqur në klasë me një veshje jo të përshtatshme.
Me një fund a fustan, pak rendësi ka, mësuesja është ulur në tavolinën e saj, por nxënësit e kanë patur të vështirë të përqendrohen, madje njëri prej tyre e ka fotografuar duke thënë se kjo nuk është një veshje e denjë për të dhënë mësim.
"Ja si vishen profesoreshat në shkollë, si prostitutë",- ka thënë nxënësi për mësuesen e tij të gjuhës.
Foto/ Klipi i serbes superseksi Stanija që po ‘lë pa frymë’ Ballkanin
Starleta serbe, Stanija Dobrijeviç, e lindur në Kroaci, ka xhiruar spotin e këngës së saj, i cili dominohet nga skena të papara seksuale.
Kjo duket të jetë edhe arsyeja se përse spoti i serbes së njohur për përmasat e mëdha të gjoksit dhe vitheve, u bë hit në hapësirat ballkanike dhe shtetet që dalin nga ish-Jugosllavia.
Vetëm brenda 24 orëve spoti i saj mori mbi gjysmë milioni klikime, si dhe hyri në top 5 videove më të shikuara në “You Tube” në Kroaci, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë.
Foto/ ‘Porno’ në shkollën e Mamurrasit, mësuesja e matematikës ‘gufon’ zemrat e nxënësve
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur për sytë e nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Laç, Mamurras. Gjatë orës së matematikës në ditën e sotme, mësuesja ka dhënë një “spektakël” të vërtetë për sytë e nxënësve.
Ata jo vetëm janë shokuar por edhe e kanë fotografuar për ta ndarë momentin me të gjithë ata që nuk do t’u besonin kur t’ua tregonin.
Ndoshta mësuesja duhet të ishte treguar më e kujdesshme gjatë mënyrës së saj të qëndrimit dhe veshjes, aq më tepër që ndodhet në një institucion arsimor.
Meta: Grekët më ngritën shqetësimin e kultivimit të kanabisit në Shqipëri
Kreu i Kuvendit Ilir Meta thotë se gjatë vizitës së tij në Greqi homologu grek i ka shprehur shqetësimin për çështjen e kultivimit të kanabisit.
“Pati shqetësim nga kreu i kuvendit të Greqisë për kanabisin sepse një pjesë e drogës shkon në Greqi. Edhe me kryetaren e dhomës italiane të deputetëve patëm bisedime për këtë çështje”, tha Meta në një intervistë për “News 24”.
Përveç mediave ndërkombëtare janë edhe autoritetet e vendeve fqinje që ngrenë zyrtarisht si shqetësimin problemin e kultivimit të kanabisit.
Ndërkohë kryeminsitri Rama dhe ministri i Brendshëm Tahiri vazhdojnë të insistojnë se ata kanë arritur sukses me luftën kundër këtij fenomeni.
Fakt Shqipëria është mbushur me kanis si kurrë më parë, si dhe një seri krimesh kanë nisur mes kultivuesve dhe trafikantëve.
Kujtojmë këtu vrasjen e fundit në fshatin Shëngjergj.
Edhe pse policia tentoi të mbulonte në fillim ngjarjen, duke thënë se ishte vetëvrasje në stan bagëtish, rezultoi viktima është vrarë në hambarin e mbushur me kanbis.
Maqedoni/ Shpërbëhet Parlamenti, më 11 dhjetor mbahen zgjedhjet
Parlamenti i Maqedonisë ka votuar për shpërbërjen e tij, çka do të thotë se zgjedhjet do të mbahen më 11 dhjetor.
MaqedoniPar pak minutash, 110 deputetë votuan pro shpërbërjes dhe sipas marrëveshjes së Përzhinos, zgjedhjet mbahen më 11 dhjetor.
Momentalisht, alarmi i vetëm për mosmbajtjen e zgjedhjeve më 11 dhjetor është vlersimi i Gjykatës Kushtetuese, lidhur me kushtetueshmërinë e PSP-së.
Në disa raste, Lideri opozitar Zoran Zaev ka deklaruar se, nëse Kushtetuesja hedh poshtë PSP-në, atëherë mbi 200 mijë qytetarë do të dalin në votime, shkruan “Zhurnal”.
Video/ Aksident në Tiranë-Durrës, makina i pret kokën kalimtarit
(KUJDES! PAMJE TË RËNDA+18) Pamje shokuese janë publikuar nga vendngjarja në autostradën Tiranë-Durrës, ku një kalimtar humbi jetën pasi u përplas nga një makinë.
Siç duket në video, në mes të rrugës është trupi i viktimës dhe pa kokë për shkak të goditjes së fortë që ka pësuar nga makina.
Pamjet e rënda janë filmuar nga një drejtues mjeti, kur ndërkohë ende nuk kishte mbërritur policia dhe ambulanca.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Më datë 17.10.2016, rreth orës 19:05, në rrugën dytësore të Autostradës Tiranë-Durrës, pranë një qendre tregtare, një automjet me targa AA 730 MP që drejtohej nga shtetasi A. M., ka aksidentuar këmbësorin e seksit mashkull, rreth 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në moment si pasojë e plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit është ndaluar në flagrancë dhe është shoqëruar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugorë Tiranë.
Fotoreportazh/ Magjia e vjeshtës në fshatin përrallor të Lëpushës
I konsideruar si fshati më i bukur i Shqipërisë, Lëpusha po tërheq gjithnjë e më shumë turistë falë peizazhit përrallor, ndërsa agjencitë parashikojnë se ai është e ardhmja e turizmit shqiptar.
Rreth 180 kilometra nga kryeqyteti, fshati i Lëpushës në skajin verior të Shqipërisë ndodhet në zemër të një peizazhi përrallor të malësisë së Kelmendit.
Stina e vjeshtës ia ka shtuar edhe më shumë magjepsjen që përcjell fshati i konsideruar si më i bukuri i Shqipërisë nga guidat turistike, të cilat parashikojnë se Lëpusha është e ardhmja e turizmit në vend./BIRN/
Video/ Vajza nuk përmbahet në mes të qytetit
Tradhtia e çdo formë të dhemb shumë dhe është një ndër gjërat më të këqija që mund t'i ndodhë njeriut. Mirëpo kur me këtë tradhti përballesh dhe e ke përpara syve, atëherë është e kuptueshme ndonjëherë nëse del nga vetvetja.
Videoja e mëposhtme tregon qartë tradhtinë që një djalë i bëri të dashurës së tij, duke u puthur me një vajzë tjetër të qytetit. Ndërkohë që në fillim çifti tradhtar shfaqet i lumtur në krahët e njëri-tjetrin, menjëherë më pas vjen e dashura e djalit bashkë me shoqet e saj dhe e rrahin vajzën keq.
Kjo video është filmuar në Rusi dhe ka bërë aq bujë sa është transmetuar edhe në televizionin kombëtar të Rusisë.
18/10/2016/..............................................
Video/ Rama humbet Blushin, por fiton Sherif Merdanin
Kryeministri Rama ka shpërndarë një video në Facebook, ku tregon sipas tij se kush është Shqipëria dhe Rilindja. Në video shfaqen përfituesit nga shpërndarja e këstit të dëshpërblimit për ish të përndjekur, mes të cilëve edhe këngëtari Sherif Merdani.
Sherif Merdani shprehet shumë i kënaqur me qeverinë e Ramës. Ai tregon, se në krahasim me qeverinë Berisha, Rilindja i ka trajtuar më mirë, dhe brenda 3 viteve u ka dhënë 4 këste.
“Nga 2005 deri në 2013 kam marrë 2 këste, ndërkohë që duhet të merreshin 8 këste. Nga 2013 deri tani, kemi marrë 4 këste. Shpreh mirënjohjen time për qeverinë. Jam mëse i kënaqur”, është shprehur Merdani.
“Ja kush është Partia Socialiste e Shqipërisë dhe kuptimi i fjalës Rilindje, në dëshmitë e gjalla të atyre që u morën zvarrë, deri tre vjet më parë, pasi i shpëtuan ferrit të diktaturës…”,- janë fjalët e Ramës që shqoqërojnë videon me të përndjekurit politikë./Dritare.net/
Video/ Erjon Selimaj kërcënon me vetëvrasje nga maja e një vinçi
Një i ri kërcënon se do të hidhet nga një vinç rreth 50 metra të lartë në zonën e ish-stadiumit “Qemal Stafa”, ku është duke u punuar.
Siç raportohet, i riu është identifikuar si Erjon Selimaj. Ai ka treguar se është jetim dhe se shteti e ka lënë pa shtëpi dhe pa bukën e gojës.
Historia tragjike e Erjon Selimajt që kërcënon me vetëvrasje dhe akuzon Dritan Lelin
Erjon Selimaj quhet personi i cili në gjendje të rënduar psikologjike ka hipur në vinçin në stadiumin "Qemal Stafa", duke kërcënuar se do të hidhet nga lartësia.
26-vjeçari Selimaj babain e ka të sëmurë mendor, ndërsa nënën e ka në Itali, e cila e ka braktisur.
Pas njoftimit, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po tenton që të bindë të riun që të zbresë.
Roja i një parkingu është shoqëruar nga policia, për të mësuar si ka arritur që të depërtojë brenda stadiumit.
Në një lidhje telefonike me “ReportTV”, Selimaj ka akuzuar kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli, se e ka paditur, dërguar në polici dhe futur në burg me akuzën se ka rrahur babain e tij, gjë që të cilën ai e hedh poshtë kategorikisht.
I riu Selimaj thotë se shteti e ka lënë rrugëve. Ai thotë se, policia e akuzon sikur ai ka qëlluar babin e tij dhe se kërkojnë ta fusin në burg.
“Më akuzojnë se kam rrahur babanë. Nxorën tre dëshmitar të rremë, Zare Balla dhe dy familjarë që ndodhen në konviktin industrial në Vlorë. Babai im është i sëmurë mendor dhe ndodhet i shtruar në spital”,- thotë ai teksa kërkon që shteti ta ndihmohjë, t’i gjej strehim dhe një punë.
“Shteti duhet të paguajë qiranë dhe të më gjej punë. Kërkoj ndihmë tek avokati i popullit”,- thotë ai.
Pavarësisht negociatave të policisë me të, i riu Selimaj thotë se, nuk do të zbresë pasi nuk ka besim tek asnjë institucion në Shqipëri.
Ai ka frikë se do ta arrestojnë dhe do ta fusin në burg.
Video/ Rusi, vajza 4 vjeçe flet 7 gjuhë; Bella kalon provën në Tv
Kjo vogëluse do ju rëmbejë zemrën me talentin e saj. Anglisht, spanjisht, gjermanisht, frëngjisht, kinezçe dhe arabisht. Përveç gjuhës së vendit të saj, rusisht. Vetëm 4 vjeçe, Bella Devyatkina nga Moska mund të hyjë plotësisht në librin e çmimeve “Guinness”.
Gjatë talent-“show”-t “Njerëz të pabesueshëm” të kanalit televiziv “Rossija 1”, e mitura ka treguar se kupton dhe flet 7 gjuhë, me lehtësinë e moshës së saj, duke luajtur dhe kërcyer në pritje për të marrë çmimin, “dhurata” e saj.
Në studio dhe në shtëpi, të gjithë kanë mbetur të gjithë gojëhapur përpara këtij fenomeni të vogël poliglot.
Grabitja e BKT-së në ish-Bllok, lihet i lirë djali i Nehat Kullës
Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Robert Kullën, i akuzuar për grabitjen e bankës BKT në zonën e Bllokut në kryeqytet. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Kulla u arrestua së bashku me Roland Litin dhe Alan Babametën,duke u akuzuar për grabitjen e ndodhur në datën 8 gusht 2016.
Sipas prokurorisë këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin hapur një tunel në bodrumin e pallatit, npërmjet të cilit grabitën bankën.
Robert Kulla është djali i Nehat Kullës, një personazh i njohur i botës së krimit në Tiranë.
Foto/ Zbret nga vinçi Erjon Selimaj që kërcënonte të hidhej
26-vjeçari që kishte hipur në një vinç tek ish-stadiumi “Qemal Stafa” në kryeqytet, ka zbritur pas më shumë se 2 orësh qëndrimi atje.
Pas negociatave, i riu Erjon Selimaj ka zbritur vetë nga vinçi pas bisedave të gjata.
“Jam jetim, jam pa bukë! Qeveria më ka lënë rrugëve”,- mësohet të jetë shprehur ai sipas dëshmitarëve.
Lartësia ku ishte ngjitur i riu është rreth 50 metra.
“Lolita”, fotot e para të femrës më të gjurmuar nga shteti shqiptar
Një makineri e tërë kibernetike e shtetit të Edi Ramës është vënë në kërkim të saj, por Lolita është shfaqur sot në krah të aktorit Julian Deda.
Aktori dhe blogereja janë takuar në një nga kafetë e kryeqytetit dhe kanë vendosur që këtë takim të tyre ta ndajnë edhe në rrjetet sociale.
Sigurisht që Lolita është shfaqur me fytyrën e mbuluar ndërsa Julian Deda shkruan në rrjetin e tij social se: “E gjeta..! E kerkon nje shtet i tere, une e gjej duke pi kafe. Ahhh moj Lolita moj e poshter qe shan ne Facebook, ta mbash mend..! P.s. Me vjen ta mbys, sa e mire qe eshte”.
Foto/ Luftanijet ruse drejt Britanisë së Madhe? Ja përse...
Fotot e mëposhtme tregojnë luftanijet ruse që lundrojnë drejt Britanisë ndërkohë që kanë si destinacion Sirinë.
Forcat e Armatosura norvegjeze kanë fotografuar një flotë luftanijesh ruse që lundrojnë në bregdetin e saj, përfshi dhe një aeroplan-mbajtëse dhe nëndetëse.
Kjo vjen vetëm disa ditë pasi Marina Mbretërore ndezi alarmin pasi u zbulua se, Rusia planifikoi të dërgonte një flotë anijesh luftëtare përgjatë bregdetit britanik.
Burimet treguan se sot anijet ndodheshin akoma në veri të Skocisë por pritej të shkonin drejt Britanisë në çështje ditësh.
Flota ruse, që përfshin 55 mijë tonë avionë luftarakë, do të shoqërohet nga një Shkatërrues Marine.
Aeroplan-majtësja ruse “Kuznetsov” dhe shtatë anije të tjera shtesë do të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar për në udhëtimin e tyre drejt vendit të shkatërruar nga lufta në përgatitje për të bombarduar forcat rebele në Alepo.
Foto/ Dy vajza në Tiranë irritojnë klientët në lokal, veprimi i tyre seksual është i pafalshëm
Pak minuta më parë pranë redaksisë “Jeta Osh Qef” kanë ardhur foto që tregojnë një veprim të çuditshëm të dy vajzave në një lokal të Tiranës.
Ndoshta për të krijuar një imazh ngacmues, njëra i ulet në prehër tjetrës, ndërkohë që kjo e fundit e mbante nga të pasmet.
Mirëpo ky stil i tyre i demostruar për realizimin e një fotoje ka irrituar klientët në lokal, të cilët në pamundësi për t’i kritikuar live, zgjedhin ta denoncojnë si fenomen publikisht.
Pikërisht për këtë dhe për shkak të moshës, redaksia jonë vendosi që tua mbulonte fytyrën vajzave. Pasi qëllimi kryesor është denoncimi i këtij fenomeni që çon në degradim rininë shqiptare./JOQ/
Kina paralajmëron qytetarët e saj të përgatiten për Luftën e Tretë Botërore
Pas vendimit të Hagës se aktivitetet e Kinës në Detin e Kinës Jugore ishin të paligjshme, ministri kinez i Mbrojtjes, Chang Wanquan, ka paralajmëruar qytetarët për t'u përgatitur për Luftën e Tretë Botërore.
Ministri Wanquan bëri një deklaratë para disa ditesh, gjatë inspektimit të instalimeve ushtarake në provincën lindore të Kinës bregdetare, ku tha se, publiku kinez duhet të jetë i informuar në lidhje me çështjet e mbrojtjes kombëtare, për shkak se sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit janë në rrezik.
Sipas agjencisë shtetërore të Kinës lajmeve 'Xinhua', Wanquan gjithashtu paralajmëroi për kërcënimet e sigurisë në det të hapur, si dhe pranoi seriozitetin e rrezikut për sigurinë kombëtare të Kinës.
Ai më tej ngarkoi të gjitha struktura e sigurisë së vendit, duke përfshirë ushtrinë, policinë, së bashku me qytetarët për t'u përgatitur dhe mobilizuar për të mbrojtur sovranitetin e tyre kombëtar dhe territorial.
Që nga vendimi i korrikut nga Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit (PCA), Kina ka paralajmëruar se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që të sfidojnë vendimin dhe për të mbrojtur sovranitetin e saj.
Video/ Djali "spektakël" me BMW, por përplaset dhe mban kokën me duar
Kush është shofer e kupton se çdo të thotë të jesh në timon dhe përpara ke një automjet tjetër dhe këtu të shoqëron dilema nëse duhet të parakalosh apo jo.
Por, një djalë në Nju Jork është treguar i paduruar me automjetin e tij tip "BMW".
Siç shihet edhe nga pamjet, ai u përpoq të kalojë një autobus shkolle në një autostradë në veri të Nju-Jorkut, por ka përfunduar mbi korsi.
Ndërkohë videoja e aksidentit u kap nga kamerat e sigurisë në rrugë, ndërsa shihet shoferi që del nga makina i palënduar, por që vendos më pas duart në kokë kur shikon se ku ka përfunduar.
Vrasja në Belgjikë, prifti dëshmon në favor të Mark Frrokut
Në seancën e radhës gjyqësore ndaj ish-deputetit Mark Frroku është thirrur dëshmitari Dom Gjovalin Suka, ish-administrator i Famullisë Shën Stjefni në Shkodër.
Ai ka dëshmuar në favor të Frrokut, duke treguar se ish-deputeti dhe familjarët e tij kanë bërë një betim te Kapela e Varrezave të Majit se nuk kishin dorë në vrasjen e Aleksandër Kurtit.
Sipas priftit, ‘betimi’ në të tilla raste bëhet për të shuar konfliktet mes familjeve dhe se një njeri që bën “be”-në, sipas Kanunit është i pastër për atë që akuzohet.
Prifti ishte dëshmitar i thirrur nga prokuroria. Por sidoqoftë dëshmia e tij që shpjegon ritet liturgjike, jo detyrimisht mund të merret për bazë nga gjykata.
Zbulohet parcela me kanabis pranë aeroportit të Rinasit
Nje parcele me kanabis sativa eshte zbuluar ne fshatin Qerek te Tiranes, shume prane pistes se aeroportit nderkombetar te Rinasit. Ne nje komunikate te brendshme te policise behet e ditur se parcela ku ishin mbjelle 950 bime narkotike u zbulua paraditen e dates 17 tetor.
Bimet kanabis sativa u asgjesuan nga policia, por autoret e kultivimit te kanabisit kaq prane vemendjes se te gjitheve nuk jane zbuluar ende. Bie ne sy fakti se zbulimi i kesaj parcele me kanabis raportohet vetem ne komunikaten e brendshme te policise.
Ndersa ne komunikaten e sotme per media te policise se Tiranes, ku njoftohen ngjarjet e dites se djeshme, nuk raportohet zbulimi dhe asgjesimi i ketyre rrenjeve kanabis prane pistes se aeroportit te Rinasit.
Ndotja/ Zbulohet fabrika që shpërndan tym kancerogjen në Tiranë
Një qytetar i alarmuar ka dërguar këtë video denoncuese nga Tirana. Ai u ankua pranë redaksisë së “JOQ” në lidhje me një masakër të vërtetë që po ndodh në mes të kryeqytetit.
Një fabrikë e paidentifikuar që ndodhet në rrugën “5 Maji” nxjerr një tym të zi çdo ditë. Sipas raportuesit ndihet erë djegie e mbeturinave spitalore.
Ai dyshon se digjen mbetjet e QSUT-së dhe ka një thirrje për Ministrinë e Mjedisit, që të marrë masa të menjëhershme për zgjidhjen e këtij problemi që shqetëson të gjithë banorët e asaj zone.
Vuri bast për fitoren e Clinton, kompania e paguan një muaj para zgjedhjeve
Në Angli ka lindur futbolli, por edhe bastet. Prandaj kur dëgjoni shprehjen që në Angli vihet bast për çdo gjë, të jeni të bindur se është e vërtetë.
Një kompani bastesh i ka paguar një klienti të saj 800 mijë paund, pasi ky i fundit kishte vënë bast për fitoren e Hillary Clinton, në garën për President të SHBA-ve.
Edhe pse zgjedhjet do të zhvillohen pas një muaji, kompania Paddy Power është e bindur se Clinton do të jetë presidentja e ardhshme e SHBA-ve.
E njëjta kompani ka bërë të njëjtin veprim edhe në vitin 2012, duke paguar klientin e saj me 700 mijë paund, pasi ky i fundit kishte vënë bast për fitoren e Barack Obamas, edhe atëherë pagesa është bërë një muaj para zgjedhjeve.
Meta vizitë zyrtare në Kinë, takime me zyrtarë të lartë
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, nisi sot vizitën e tij zyrtare në Republikën Popullore të Kinës me ftesë të Kryetarit të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, Yu Zhengsheng.
Në këtë vizitë, z. Meta shoqërohej nga një delegacion i gjerë i përbërë nga Ministri për Bujqësinë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti, si dhe anëtarë të grupit parlamentar të miqësisë, Shqipëri-Republika Popullore e Kinës.
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u prit fillimisht në takim nga Kryetari të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, z. Yu Zhengsheng, të cilit i shprehu vullnetin për të intensifikuar marrëdhëniet e bashkëpunim midis dy vendeve në të gjitha fushat.
Gjatë bisedimeve mes dy delegacioneve, Kryetari Meta kërkoi që marrëdhëniet dypalëshe miqësore tradicionale të ridimensionohen në kushtet e zhvillimeve të reja globale.
Duke u ndalur në bashkëpunimin ekonomik, dy palët mirëpriten investimet kineze në Shqipëri përfshi ato në kuadër të Nismës së rëndësishme të bashkëpunimit 16+1.
“Interesi reciprok në rritje mes dy vendeve kërkon të zgjerohet bashkëpunimi edhe në fusha të tjera sidomos atë të shkëmbimeve tregtare, në bujqësi, turizëm, arsim, kulturë”,- nënvizoi z. Meta.
Kryetari i Konferencës Konsultative të Popullit Kinez, z. Yu Zhengsheng u shpreh se Kina i është shumë mirënjohëse Shqipërisë, që e ka mbështetur atë në rimarrjen e vendit të saj në OKB.
“Shqipëria është një vend i rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe si e tillë mbetet aktive në kuadër të nismës bashkëpunimit 16+1”,- theksoi Yu Zhengsheng.
Meta theksoi edhe njëherë qëndrimin zyrtar të palëkundur të Shqipërisë në mbështetje të politikës të një Kine të vetme, Republikës Popullore të Kinës!
Në përfundim të këtij takimi, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ftoi Kryetarin e Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, Yu Zhengsheng për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Zyrtare/ Austria vendos të shkatërrojë shtëpinë ku ka lindur Hitleri
Austria vendos të rrëzojë shtëpinë ku ka lindur Adolf Hitleri për të evituar që kjo godinë, e braktisur prej shumë vitesh, të shndërrohet në një vend pelegrinazhi neonazist.
“Shtëpia e Hitlerit do të shkatërrohet. Themelet mund të ruhen por një godinë e re do të ngrihet”,- deklaroi ministri austriak i Punëve të Brendshme, Wolfgang Sobotka, në një intervistë për të përditshmen “Die Presse”, citon “AFP”. Godina e re do të shërbejë për një përdorim administrativ ose edukues.
Shtëpia që ndodhet në qendër të Braunau-am-Inn, në veri të vendit, në kufij me Gjermaninë, është e pabanuar që prej vitit 2011 dhe tërheq regullisht neonazistë, por edhe manifestime antifashiste.
Por para se të kërkojë të rëzojë godinën e verdhë ku Hitleri lindi më 20 prill 1889 dhe ku jetoi për tre vite, qeveria austriake duhet t’i japë fund procedurave të shpronësimit, pasi nuk ka gjetur dot gjuhën e përbashkët me pronaren aktuale, Gerlinde Pommer.
Familja e saj ka në pronësi këtë vend prej më shumë se një shekull, përveç një ndërprerje të shkurtër gjatë periudhës naziste kur ajo ia shiti shtëpinë Martin Bormann-it, shumë i afrët me Hitlerin.
Në vitin 1972, shteti austriak, tashmë i shqetësuar që të evitonte çdolloj përkujtimi neonazist përreth këtij vendi, kishte nënshkruar me Pommer një kontratë qeraje ku thuhej se godina mund të shërbente vetëm për motive sociale, edukuese ose administrative.
Në këtë mënyrë shtëpia e Hitlerit ka qenë për shumë dekada një qendër pritjeje për persona handikapatë, një kategori e popullsisë që kishte qenë viktimë e regjimit nazist.
Tashmë historianët dhe ekspertët sugjerojnë ta shndërrojnë në një vend arsimor, të tjerë në të kundërt kanë kërkuar për depolitizimin e plotë të kësaj godine duke propozuar gjithashtu që të transformohet në një supermarket ose kazermë për zjarrëfiksit para të cilave askujt nuk do t’i vejë në mendje të bëjë foto.
Basha: Suzanna Shkreli, e para shqiptaro-amerikane e nominuar për në Kongresin e SHBA-ve
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka bërë thirrje shqiptaro-amerikanëve që jetojnë në SHBA të votojnë Suzanna Shkrelin, si të paren shqiptaro-amerikane që është dominuar për në Kongresin Amerikan.
Basha i ka uruar suksese Shkrelit dhe thotë se prania e saj në Kongresin amerikan është krenari për çdo shqiptarë kudo që jeton.
Do'stlaringiz bilan baham: |