Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Statusi i plotë i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, në Facebook



Download 6,39 Mb.
bet333/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   329   330   331   332   333   334   335   336   ...   352

Statusi i plotë i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, në Facebook:

“Të dashur miq!

Shqiptarët e Amerikës ia kanë dalë që zëri i tyre të dëgjohet në vendin më të madh të demokracisë dhe lirise. Me pasion e dashuri për ceshtjen kombetare ata kanë bërë që cështjet e rëndësishme të kombit tonë të dëgjohen e të marrin mbështetje. Kanë mbështetur kongresmenë e senatorë në zona të ndryshme elektorale dhe këta të fundit e kanë marrë pranë zemrës çështjen shqiptare.

Në vijim të kësaj tradite të mirë, uroj që bashkekombasit tanë të mbështesin zonjushën Suzanna Shkreli. Ajo është e para shqiptaro-amerikane që është nominuar për Congressëoman në SHBA.

Suzanna Shkreli është dëshmia e suksesit që kanë arritur shqiptaro–amerikanët. I ftoj te gjithe shqiptarët e Amerikës e ju bej thirrje ne veçanti demokratëve por dhe cdokujt tjeter, të ndihmojnë me çdo mjet, jo vetëm duke e votuar atë në Distriktin 8 të Miciganit ku ajo kandidon, por edhe me mbledhje fondesh nga zona të tjera.

Suzanna Shkreli përfaqëson çdo shqiptaro-amerikan në SHBA dhe nderon çdo shqiptar anë e mbanë globit. Ne jemi krenarë për Suzanën dhe i urojmë çdo sukses!”


Bruksel, një i armatosur merr peng 15 persona

Një person i armatosur ka marrë peng 15 persona në një supermarket në një lagje të Brukselit në Belgjikë.

Në vendngjarje ndodhet policia, ndërsa nuk dihen shkaqet e sakta të kësaj ngjarje.

Sipas mediave lokale, autori tentoi të grabiste supermarketin, por diçka shkoi keq dhe kërcënon duke mbajtur peng 15 qytetarë.


Foto/ Kylie duket kaq bukur dhe seksi me të bardha

Kylie Jenner ka qenë aktive kohët e fundit në profilin e saj në “Instagram” duke postuar foto të ndryshme, por në fotot e saj mungonte i dashuri Tyga.

Këtë gjë 19-vjeçarja e ka bërë së fundi, por sërish është ajo që e merr vëmendjen nga ndjekësit e saj.

E veshur me të bardha, Kylie dukej mjaft tërheqëse, teksa veshja e saj e ngushtë i nxirrte në pah linjat.


Debati për bluzën/ Ndoka: Shqiptarët me Perëndimin jo me ‘Babën’


Foto/ Të flesh në mes të pyllit ose në dëborë... ja hotelet ‘natyrorë’
Ky hotel në Francë ka një dizajn unik që të le të flesh jashtë në natyrë në mes të pyllit. Ai quhet “Dreamcatcher” dhe ju mund të shikoni pse...

Kompania ka të ngjashëm edhe në malet e Alpeve, por edhe në disa zona të tjera ku dhomat e gjumit shkrihen njësh me natyrën.




19/10/2016/.........................................


Anëtarësim me detyrim në Dhomat e Tregtisë, Presidenti nuk e dekreton ligjin. Ja arsyet...

Presidenti Bujar Nishani ka vendosur që të kthejë në Kuvend ligjin që kishte si objekt anëtarësimin me detyrim të bizneseve në Dhomat e Tregtisë. Ky ligj që para se të miratohej ka sjellë reagimin e biznesit, sidomos atij amerikan dhe britanik në Tiranë.




Rama ironizoi romanet, Blushi nis takimet politike dhe i përgjigjet

Deputeti Ben Blushi reagoi pas deklaratës që kryeministri Edi Rama, bëri për largimin e tij dhe akuzat e forta të tij lëshuar në adresë të qeverisë.

“Paska folur Edi Rama per romanet e mi! Kur shkrimtaret merren me qente, qente merren me Librat!”,- shkruan Blushi në një postim në profilin e tij në Facebook.

Një ditë më parë, Edi Rama ironizoi librat që kishte shkruar Ben Blushi gjatë kohës që ka qenë kryetar Rama.

“Meqë ka ikur nga partia mund të thyej heshtjen por për të thënë shumë thjesht, Ben Blushi ka patur dy kryetarë në parti Fatos Nanon dhe mua.Me Fatos Nanon u bë nja tre herë ministër dhe s’bëri asnjë punë. Me mua s’bëri asnjë punë por bëri nja tre libra, romane.

Dhe e vetmja gjë që unë do t’i sugjeroja nëse do kisha mundësi do ishte që tani që është akoma me këtë mllefin atomik ndaj PS-së, të bëjë edhe një libër tjetër, një roman sepse kur të bëjë partinë e tij s’do bëjë më as punë dhe as romane. Kështu mendoj unë për Ben Blushin”,- tha Rama.




Fotolajm/ Vajza tundohet nga djali me ‘X5’, por shokohet nga ajo që sheh brenda

Një vajzë në Korçë ishte me disa shoqe të saj duke ecur sot në rrugë pas daljes nga shkolla, kur siç ndodh shpesh një djalë me makinë “BMW X5” po kalonte pranë tyre duke i ngacmuar me fjalë.

Me sa duket djali ishte nga një fshat i Korçës dhe kishte dalë në qytet për të flirtuar pak me vajzat. Por në shkëmbim e sipër batutash, njëra nga vajzat shikon rastësisht se brenda makinës djali kishte shumë shalqinj me vete të ngarkuar në makinë.

Kjo solli një situatë komike tek vajzat, ndërsa djali bëri ç’bëri u detyrua të largohej, duke i dhënë gaz makinës, raportojnë dëshmitarët.


Video/ Aksident në Tiranë-Durrës, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës i ka kushtuar jetën një burri në mesomoshë. Pamjet e para kanë ardhur në redaksinë e Jetaoshqef nga kalimtarët, të cilët përshkruajnë atë që ka ndodhur.

Siç mund ta shikoni edhe nga fotot e videoja e mëposhtme, burri dyshohet të ketë qenë një endacak, i cili ka tentuar të kalojë në mes të autostradës, jo në mbikalim dhe veprimi i tij ka qenë me pasoja fatale.

Ai duket i shtrirë në mes të autostradës ndërsa policia i qëndron pranë dhe ambulanca nuk ka mbërritur ende.

“Ambulanca nuk ishte e QSUT, eshte ambulanca e bashkise per sherbime vullnetare”, - thotë ndër të tjera qytetari, i cili komenton gjatë kohës që mbërrijnë bluzat e bardha, por që tashmë ishte shumë vonë për fatkeqin.


Prezantohet “Sfida për Shqipërinë”: Ndryshe nga më të mëdhenjtë

Video/ Vizita në Kinë, deputeti socialist s’përmbahet, këndon kinezçe

Gjatë takimeve që po zhvillohen në Kinë, deputeti socialist Fidel Ylli, ia ka marrë këngës në kinezçe teksa kanë qenë gjatë një dreke zyrtare.

Video e publikuar nga “Newsbomb”, tregon deputetin që këndon të njëjtën këngë që e këndoi në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, kur ish kryeministri Sali Berisha, propozoi përfshirjen e gjuhën kineze në arsimin shqiptar.

Foto/ Aeroplani ‘Kanadair’ mbi Gjirin e Lalzit. Turizëm apo drogë?

Një avion është parë nga banorët e zonës mbi Gjirin e Lalzit pasditen e sotme. Një prej banorëve ka dërguar fotot e avionit në BalkanWeb, duke fluturuar mbi Gjirin e Lalzit.

Sipas banorëve avioni sportiv ka bërë dy fluturime mbi bregdet në orën 16:00 dhe është larguar. Banorët e kanë fotografuar nga një lokal në breg të detit dhe avioni duke shumë qartë dhe afër tokës.

Avioni ka tentuar të ulet dhe është afruar shumë pranë tokës por pasi është pikasur nga banorët është larguar. Nuk dihet nëse ka qenë për turizëm apo për ndonjë aktivitet tjetër të paligjshëm.

Ditët e fundit ka pasur shumë raportime për lëvizje avionësh, duke nisur që nga Kavaja e deri në Gjirin e Lalzit. Më i fundit u fotografua të premten më 14 tetor mbi Kavajë./BW/

Furgoni del nga rruga në aksin Korçë-Bilisht, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Korçë-Bilisht, ku një furgon ka dalë nga rruga e për pasojë një person ka mbetur i vdekur e 4 të tjerë të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Plasës, ndërsa në furgon udhëtonin punonjës policie të burgut të Drenovës, të cilët ishin duke u kthyer nga një ceremoni mortore.

Mësohet se viktima është shtetasi Fatmir Islamaj, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital. Ndërkohë, 3 prej të plagosurve janë shtetasit Agim Beshi, Neshat Olldashi dhe Luan Kreka.

Sipas policisë, fillimisht, furgoni me targa “AA 519 EX” është përplasur me një automjet me targa “AA 251 EP”, e më pas ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Ujku i Cërrikut” ofendon rëndë Arjan Çanin: Je pederast, je gay, je pusht!

Dikur i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, por sot Ujku i Cërrikut ka një mendim shumë negativ për moderatorin. Ai i ka drejtuar disa fjalë Çanit me anë të një videoje, ku thotë se e ka zhgënjyer.

Ujku i Cërrikut nuk ndalet me kaq, por e quan Çanin “pederast, gay dhe pusht”. Sipas tij kjo është dhe arsyeja përse Lushnja nuk e do atë.

“Je bër shumë pederast, Lushnja s’të do se je shumë pederast. Më ke zhgënjyer. Je pusht, je gay...”,- shprehet Ujku ndër të tjera.

Më poshtë videoja e Ujkut të Cërrikut dhe mesazhit të tij për moderatorin:
Avioni italian në Ishëm, Prokuroria kërkon ndihmën e ushtrisë për ta transportuar

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon ndihmë nga Forcat e Armatosura për të lëvizur avionin e pilotit Italian Guido Guidi, i rrëzuar në Ishëm të Durrësit një muaj më parë.

Kjo kërkesë vjen pasi ka përfunduar kqyrja e vendit të ngjarjes, marrja e provave dhe përfundimi i ekspertizave të ndryshme të avionit. Prokuroria ka kërkuar që avioni të çmontohet dhe të transportohet më pas nga xhenieret e forcave ajrore.

Avioni, sipas akuzës, është i sekuestruar dhe duhet të ruhet nga ushtria në një repart ushtarak si provë materiale, pranë avionit tjetër të Giorgo Riformatos.

Piloti italian Guido Guidi u ul në Ishëm mëngjesin e datës 15 shtator dhe nuk ka arritur të ngrihet, për shkak të dëmtimit të rrotës.

Foto/ Prezantuesja e njohur zhvishet topless, të gjithë shijojnë gjokset e saj
Ish-prezantuesja e programit “CBeebies”, Sarah Jane Honeywell po shihet në pushime me bashkëshortin e saj.

Çifti edhe pse nuk ishte aq i njohur për mediat më parë, ata tani janë bërë pjesë e magazinave rozë për shkak të këtyre fotografive që janë publikuar, shkruan “Mirror”.

Çifti janë martuar vitin e kaluar, të cilën kanë edhe një fëmijë, mirëpo në këto fotografi shihen vetëm ata të dy – e si duket kanë dashur të largohen pak nga obligimet familjare kështu duke shijuar plazhin britanik.

Paparacit kanë arritur t’i “zënë” në skena të nxehta. Ish-prezantueses si duket i pëlqen të lahet e zhveshur në det.



Aksidenti në Korçë, humbin jetën dy policë të burgut të Drenovës

Nga aksidenti në aksion Korçë-Bilisht pranë fshatit Plasë, ka ndërruar jetë edhe polici tjetër i burgut të Drenovës.

Ai është Agim Besho, i cili ndodhej në njërën prej makinave që u përplasën. Ai ndërroi jetë në spital, ndërkohë që më herët vdiq edhe polici tjetër i burgut të Drenovës Fatmir Islami.

Dy mjete, një makinë me targa “AA 251 VP” dhe një furgon me targa “AA 519 EX” u përplasën duke shkaktuar dy viktima dhe 3 të plagosur. Këta të fundit janë me iniciale L.K, N.O dhe I.G.

Punonjësit e burgut po ktheheshin nga një ceremoni mortore e një kolegu të tyre, kur janë përplasur me një tjetër automjet.

Fast and Furious” në Tiranë, kapen çunat pilotë të Unazës së re
Pesë shoferë janë shoqëruar në policinë e Tiranës për shkak të garave me shpejtësi të lartë.

Shoqërimi i këtyre drejtues mjetesh është bërë pasi dyshohen të kenë bërë modifikime mjeteve në sistemin e shpejtësisë dhe pamjes së jashtme.

Këto mjete janë konstatuar duke garuar me njeri-tjetrin në pjesën e Unazë së re nga “TEG” në drejtim të Kopështit Botanik. Drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan me gjoba.

Ndonëse ata zgjidhin natën kur nuk kishte shumë qarkullim, të rinjtë që argëtohen në këtë mënyrë, sigurohen që kilometrazhin dhe shpejtësinë e çmendur me të cilën ecin, ta xhirojnë.

Videot e tyre në ‘youtube’ shpesh përfundojnë në objekt bisedash dhe komentesh të cilat duket se i frymëzojnë më shumë këta të rinj. Por, e këtij mendimi nuk është aspak Policia Rrugore dhe ajo e Rendit, mbrëmjen e djeshme kanë bllokuar 5 drejtues dhe makinat e tyre.

Ke kaluar shumë kohë duke gatuar”, babai djeg vajzën me ujë të valuar

Një e re është ndëshkuar rëndë nga babai i saj, pasi kjo e fundit ka kaluar shumë kohë në kuzhinë duke gatuar.

Ngjarja ka ndodhur në Rovigo të Italisë, ku burri me origjinë shqiptare si ndëshkim për vajzën e tij i ka hedhur mbi trup një enë me ujë të valuar, pasi sipas saj kishte harxhuar shumë kohë për të gatuar, raporton sot “Il Gazzettino”.

Procesi gjyqësor vijon ndaj shqiptarit të akuzuar se keqtrajtonte vajzën e tij për arsye nga më të ndryshmet, ndërkohë që gruaja edhe pse ishte e pranishme gjatë skenave, nuk tregonte.

Një rast flagrant ishte ai kur familja kishte një mysafir në shtëpi dhe një nga vajzat ishte e detyruar të gatuante darkën. Babai e nxiste në çdo moment të nxitonte, pasi darka po vonohej. Në një moment, i merr enën me ujë që po ziente në sobë dhe ia derdh mbi trup në shenje ndëshkimi, duke e sharë se “ishte shumë e ngathët”.

Sipas organit të akuzës, raste të tilla ishin të përsëritura. Vetë vajza ka treguar për jetën që bënin duke thënë se në shumicën e herëve të dhunës babai ishte nën ndikimin e alkoolit.

Provat e paraqitura në proces përveç dëshmive, janë edhe raportet mjekësore dhe shenjat e të djegurave që ka pasur vajza. Në proces është edhe gruaja e tij (nëna e vajzës), e cila duhet të përgjigjet lidhur me hipotezat e hedhura nga të dyja palët, si dhe për keqtrajtimet e tij ndaj saj.

Video/ Dy taksistë sherr me grushta në mes të Bllokut

Dy taksistë janë filmuar teksa po përlesheshin me grushta në zonën e Bllokut, në Tiranë. Në video shihet se si ata qëllohen pas një debati të shkurtër.

Është dashur ndërhyrja e kolegëve të tjerë për t'i ndarë. Motivi i sherrit nuk dihet.


Kanabisi/ Gazetarja Elona Meço rendit disa fakte dhe ironizon policinë
Gazetarja e “Top Channel”, Elona Meço, përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, ironizon pretendimin e policisë së shtetit, duke u mbështetur te “Guardia di Finanza”, se kanë shkatërruar 99.8% të kanabisit.

Në fund pyet se përse nuk flitet për trafikun e kokainës.



Më poshtë postimi i saj i plotë në Facebook:

Disa statistika nga "fronti i te keqes"

Gjate dy javeve te fundit, qe kur u shpall fitorja mbi kanabisin dhe u deklarua se Shqiperia ka shkaterruar 99.8 perqind te hashashit te mbjelle, jane kapur 2.6 ton hashash.

Prej tyre:

1.3 ton ne Kruje (Shqiperi)

700 kg ne Salento (Itali)

277 ne Lecce (Itali)

Pjesa e mbetur, 350 kg, eshte kapur ne Kukes, Tirane, Sarande, Lushnje.

Jane zbuluar

Ne Rinas 950 rrenje

Pas Dajtit 600 rrenje & 6280 dege kanabis

Gjate dy javeve te fundit kanabisi i Shqiperise eshte bere teme diskutimi ne median amerikane, italiane zvicerane, franceze, greke dhe britanike. Mesa duket edhe keto, si une, merren me 0.2 perqindeshin e pashkaterruar.

Kush me ka shoqe, le te ma llogarise pak sa tone kanabis mund te beje ky 99.8 perqindshi i shkaterruar.

p.s. Po kokaina pse eshte bere kaq e urte?



Vazhdojnë përplasjet Tiranë-Prishtinë/ Thaçi sonte në "Opinion", Rama nesër te "Zona e Debatit" në Kosovë

Përplasjet e fundit mes Tiranës dhe Prishtinës, që pas vizitës së Ramës në Beograd vazhdojnë. Në “fushën e betejës” kanë dalë liderët kryesorë në të dy vendet. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vjen sot në Tiranë në emisionin “Opinion” në “Tv Klan”.

Ndërsa kryeministri Rama nesër në mbrëmje do të flasë te Klan Kosova në emisionin “Zona e Debatit” përballë Baton Haxhiut. Deklaratat e kryeministrit Rama në Beograd për çështjen e Trepçes dhe njohjen e Kosovës nga Serbia, shkaktuan shumë reagime në Prishtinë.

Nuk ishin vetëm mediat dhe komentatorët që iu kundërvunë Ramës, por edhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, i cili i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë të mos përzihet në punët e Kosovës. Nuk dihet se nga çfarë është motivuar realisht ky debat mes Tiranës dhe Prishtinës, ndërsa kryeministri i Shqipërisë u kritikua nga mediat edhe sepse citoi nobelistin serb Ivo Andriç, i njohur për qëndrimet e tij armiqësore kundër shqiptarëve.

Një pikë e nxehtë është edhe projekti për ndërtimin e autostradës Nish-Durrës, të cilën Rama e Vuçiç e kanë promovuar si një investim shumë të rëndësishëm për rajonin. Por kjo kalon edhe përmes territorit të Kosovës, qeveria e së cilës nuk ishte në samitin e Nishit.
E pa duke kryer marrëdhënie me gjyshin, nëna vret të birin 8 vjeç

Një nënë është dënuar me 30 vite burg pasi akuzohet se ka vrarë të birin, i cili kishte zbuluar se ajo kryente marrëdhënie seksuale me gjyshin. Veronica Panarello, mbyti me kabull elektrik të birin, Loris Stival dhe më pas e la trupin e tij në mes të pyllit, në Santa Croce të Siçilisë, në Itali.

Ajo më pas lajmëroi në polici se kishte çuar të birin në shkollë në mëngjes, por ai ishte zhdukur më pas dhe nuk ishte kthyer në shtëpi. Mamaja u akuzua si vrasëse e të birit, Loris, edhe pse gjatë gjithë kohës ka mohuar vazhdimisht akuzat që rëndonin mbi të.

Kur Veronica mësoi se i biri kishte ndërruar jetë dhe çështja u bë mediatike në Itali, ajo akuzoi bashkëshortin, Andrea Stival, se në nëntor të vitit 2014 kishte vrarë të birin, Lorisin.

Disa seanca më parë gruaja rrëfeu se kishte vrarë të birin pasi ai e kishte kapur duke bërë seks me gjyshin. Edhe pse Andrea Stival, babai i fëmijës u hetua për vrasjen e të voglit, ai doli i pafajshëm ndërsa ka kërkuar divorcin nga nëna vrasëse. Çështja ka zgjatur disa vite rresht dhe ka qene përherë në vëmendjen e mediave dhe opinionit publik në Itali.
Genta e “BB”: Më kanë ofruar 5 mijë euro për seks, ja lodra e seksit që kam në shtëpi

Ish-banorja e “Big Brother”, Genta Gjalpi, ka dhënë një intervistë të çuditshme për “INTV”. Ndër pyetjet më pikante që u bënë, njëra kishte të bënte nëse i kanë ofruar ndonjëherë seks me para. Genta nuk ka denjuar të përgjigjet dhe e ka pranuar se asaj i kishin ofruar para në këmbim të seksit por nuk kishte pranuar deri më tani, megjithëse shuma më e vogël që i është ofruar ishte 5 mijë euro.

Ndërkohë kur gazetari e pyeti për dhuratën më të çuditshme që ajo kishte marrë ndonjëherë, Genta u përgjigj se disa miq i kishin bërë një Dildo nga Hollanda.

"Më mori në telefon dhe më tha jam në dyqanin e tyre, zgjidh cilën dhuratë dëshiron të ta blej dhe i thashë më sill një dildo të zi, por mesatar",- tha Genta duke e mohuar ta ketë përdorur deri më tani.

Gjithashtu gazetari e ngacmoi banoren e Big Brother nëse kishte shkuar ndonjëherë me ndonjë zezak dhe kjo e fundit e mohoi pasi nuk i pëlqente aspak.

Për më shumë ndiqni dy videot më pikante të intervistës se Gentës.



Operacioni i Europol, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, sekuestrohen 2.38 tonë kokainë
2.38 tonë kokainë, 529 viktima të trafikuar dhe 312 të arrestuar janë rezultat i operacionit ndërkombëtar “Ciconia Alba” të policive të Europës që ka zgjatur një javë. Në operacionin një javor nga 10 deri në 16 tetor ka marrë pjesë dhe Shqipëria. Aksionet e policisë janë kryer kryesisht në porte, aeroporte.

52 vende dhe 4 ekipe ndërkombëtare kanë marrë pjesë në operacionin për goditjen e një rrjeti të madh trafikantësh në Europë dhe më gjerë. Gjithashtu bashkëpunimi me sektorin privat ka qenë një tjetër arsye e suksesit të këtij operacioni.

Operacioni ishte i fokusuar në shkatërrimin e rrjeteve më të rrezikshme kriminale aktualisht aktive, që lidheshin me trafikun e qenieve njerëzore, emigracionin e paligjshëm, trafikut të drogës (kokainë, heroinë dhe drogave sintetike) si dhe në krimet kibernetike (mashtrime me karta pagese – Global Airport Action Day).

Shkon me urgjencë në spital, vajza tronditet nga ajo që shikon: S'do ta harroj sa të kem jetë...

"Mos të rëntë halli se në spitalet tona vdes", është kjo shprehja që dëgjon më shpesh në kafene, urban, rrugë etj. Gjithsecili do ta shikojë këtë shprehje ashtu si çdo ankesë në vendin tonë, "normale", pasi ne jemi mësuar të na shkelin me këmbë dhe nuk na bëjnë përshtypje padrejtësitë ose ndihemi të pafuqishëm për t'i ndryshuar dhe pranojmë më mirë të heshtim duke pritur që "tjetri" të ngrejë zërin.

Mbrëmjen e djeshme në urgjencën e Spitalit Nënë Tereza u përplasa me një situatë që për punonjësit aty ishte thjesht një ditë e zakonshme pune, por për mua ishte një nga pamjet më të trishta që kam parë në vendin tim.

Sapo hyje në korridorin e urgjencës shikoje krevata të improvizuar për të pritur të "sëmurët", pa çarçafë, pa batanije, pa shtretër dhe për më tepër me një sjellje arrogante të "mjekëve amatorë", të cilët dukej sikur kishin ardhur aty për të shtyrë kohën dhe për të marrë disa lekë më shumë, pa mëshirë dhe pa profesionalizëm ndaj të sëmurëve.

Teksa shikoja ata krevate dhe të sëmurët që rënkonin dhe luteshin për pak vëmendje, më bëri përshtypje një grua, e veshur me të zeza, por që kishte në fytyrë një trishtim sikur mbi të të ishin përplasur të gjitha hallet e botës.

Qante dhe pranë saj ndodhej djali, i cili me një fytyrë të vuajtur, dukej sikur kërkonte pak mëshirë nga ata "mjekë" të rinj, të cilët me mendjemadhësinë e tyre shkëmbenin të qeshura dhe batuta për të sëmurët që vinin.

Gruaja e veshur më të zeza duke qarë dhe duke rënkuar i kërkon një dhomë, por përgjigja e djalit të ri që kishte veshur uniformën e bardhë të mjekut, më shokoi.

"Pse ke ardhur këtu spital, ishe mirë në shtëpi, rrije rehat atje, tani hajde rri këtu me mua, e çfarë do të bëj unë? Cke, mos qaj", fjalë këto që dashur padashur të shkaktonin neveri për ata punonjës, keqardhje që ke lindur në një vend të tillë, ku të "varfrit" shkelen me këmbë, ku dhembshuria njerëzore shumëzohet me zero para parasë.


Ndërsa përballë kësaj gruaje, fytyrën e të cilës nuk do ta harroj sa të kem jetë, ndodhej një burrë, ishte aty i vetëm dhe pa ndjenja, ndërsa pranë tij ndodhej një djalë i ri, i cili i kishte kapur krahun dhe për disa minuta nxirrte pasthirrma dhe një shfryrje inati, pasi nuk po dinte ku të vendoste serumin.

Keqmenazhimi dhe korrupsioni janë mbizotëruese në shëndetin publik, duke rënduar edhe më tej kushtet e mjerueshme të spitaleve në Shqipëri. Në të cilat nuk ka ilaçe, kushtet higjienike janë katastrofike dhe të sëmurët duhet të japin ryshfet personalitetit që i trajton dhe për më tepër nuk ka profesionalizëm dhe nëse nuk e ke "xhepin plot" edhe mund të vdesësh./Nga E.O./JOQ/



Video/ Sherr për telefonin në mes të rrugës, djali përplas në tokë vajzën

Një vajzë 15-vjeçare në Kaliforni ka përfunduar në spital, pasi është sulmuar fizikisht nga një bashkëmoshatar, i cili e ka përplasur në tokë. I gjithë ky sherr mendohet se është bërë për një telefon.

Ky sherr i rëndë, i cili po bën xhiron e botës ka ndodhur midis Holly Wrixon, 15 vjeçe dhe Morgan Johnson në Vallejo jashtë një shtëpie. Në video duket vajza, e cila zihet me djalin në një ambient të rrethuar me pemë, ndërsa rreth tyre ka edhe shumë të rinj të tjerë.

Ka qenë vajza ajo që ka qëlluar fillimisht djalin duke menduar se ky nuk do i kthehej, por 15-vjeçari e ka quajtur me shqelma dhe më pas e ka fluturuar në tokë.

Videoja, e cila ishte ngarkuar në “YouTub” është parë shumë herë, ndërsa ka pasur shumë kritika, por jo ndaj djalit, ata kanë kritikuar vajzën duke e quajtur nismëtare të këtij sherri që mund të kishte përfunduar keq për të.

Vajza bionde është rrëzuar pa ndjenja në tokë, ka qenë një mike e saj që ka ndërhyrë për ta ndihmuar, ndërsa vajza të tjera kanë sulmuar Johnson për këtë veprim, madje edhe e kanë sharë.

Ka qenë vetë vajza ajo që e ka postuar videon në Internet me lejen e babait të saj, por më vonë e ka fshirë, ndërsa policia po vijon hetimet për këtë sherr mes të rinjve./Daily Mail/

I publikuan bisedën erotike me Zv/kryeministrin, deputetja shqiptare merr vendimin drastik

Pas publikimit të bisedës erotike të deputetes shqiptare Ermira Mehmeti me ish-Kryeministrin e Maqedonisë, Musa Xhaferi, jeta e deputetes mori tjetër rrjedhë.

Së fundmi ajo ka deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e BDI-së dhe nuk do të marrë pjesë as në tubime. Kjo pasi partia e saj nuk i doli aspak në mbështetje pas përfoljes rreth publikimit të ashtuquajturës “bomba” në rrjetet sociale.

Largimi i Mehmetit, ka shkaktuar pakënaqësi te deputetë të tjerë të kësaj partie duke deklaruar se ajo u largua vetëm sepse ishte femër, sepse siç transmeton Gazeta Lajm edhe më parë janë publikuar biseda të tilla nga radhët e BDI-së dhe nuk është marrë asnjë vendim i tillë.



Foto/ Gjyshja seksi që po çmend Instagramin, trupin e saj as 20-vjeçaret s’e kanë

Kjo ndoshta është gjyshja më seksi në botë. Jacira është një grua 57-vjeçare, nënë e 4 fëmijëve dhe gjyshe e 3 nipërve, e cila është bërë hit në internet për shkak të formës së saj fizike.

Jacira është instruktore në një palestër, ndërsa ka hapur edhe një faqe në Instagram, ku tregon fizikun e saj.

Historia e saj me palestrën nisi 13 vite më parë kur bëri aksident pasi u rrëzua me motor duke pësuar dëmtime në këmbën e saj.

Disa inde të saj kishin humbur ndjeshmërinë, ndërsa mjekët i thanë që të mos bënte asnjë lloj sporti.

Por, ushtrimet në palestër bënë që ajo të përmirësohej dhe të ndihej më mirë. Që prej atij momenti, thotë 57-vjeçarja, ra në dashuri me gjimnastikën.



Foto/ Tronditëse, ja si përgatitet droga më e rrezikshme në botë

Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   329   330   331   332   333   334   335   336   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish