Letra e djalit:
“Jam 22 vjeç dhe prej 6 muajsh jam i lidhur me një vajzë një vit më të vogël të cilën e dua me gjithë shpirt. Ne kemi pasur një lidhje mjaft të mirë, përjashtuar faktit që ajo është shumë xheloze. Por nuk është xhelozia problemi që kam dhe që më ka mërzitur kaq shumë… Ne të dy kaluam një mbrëmje shumë romantike një javë më parë, bëmë seks dhe e shijuam si asnjëherë më parë, por kur u zgjuam në mëngjes e dashura më kërkoi që të ndaheshim dhe të mbeteshim vetëm shokë për seks.
Mbeta i shtangur, nuk dija çfarë t’i thosha apo çfarë të mendoja në ato momente. Dola për disa orë jashtë shtëpisë por kur u ktheva gjeta rrobat e mija të paketuara dhe të vendosur ne makinë. Nuk e di pse i erdhi kjo dëshirë pasi ajo kurrë nuk më ka kërkuar të ndaheshim e madje as nuk e kemi biseduar kurrë këtë temë. Jam shumë i dëshpëruar dhe nuk di se si të sillem”.
Përgjigjja e psikologes:
“Duket një situatë pak e komplikuar dhe e pakuptueshme. Ndoshta duhet të përpiqesh më shumë dhe të zbulosh a ka ndonjë arsye reale pas kësaj kërkese?! Nëse ajo të do nuk ka pse ta kërkon diçka të tillë. Duhet të flasësh me të dhe t’i japësh siguri për ndjenjat e tua kundrejt saj… ndoshta kjo do ta bënte të ndërronte mendim”.
Debati Rama-Dule/ Ndoka: Kryeministri do të mbulojë hallet e Shqipërisë me 'gjethe'
“Qyetarët dëgjuan sot në Kuvend një debat tërësisht artificial të stisur nga kryeministri Edi Rama”,- kështu e ka komentuar kreu i PDK-së, Nard Ndoka, debatin në kuvend mes Ramës dhe kreut të PBDNj-së, Vangjel Dule, lidhur me ndërhyrjet e Greqisë në punët e brendshme të vendit tonë.
Në një postim në Facebook, Nard Ndoka shkruan se, Rama e stisi vetë gjithë këtë debat, vetëm për të mbuluar problemet madhore që ka vendi, duke u nisur nga varfëria deri te kanabizimi.
Posti i plotë i Nard Ndokës në Facebook:
“Për orë të tëra qytetarët dëgjuan sot në Kuvend një debat tërësisht artificial të stisur nga kryeministri Edi Rama. Duke i bërë bisht shumë problemeve të brendshme, që janë krijuar nga dështimi i qeverisjes së tij, Rama përpiqet të gjejë “armikun e jashtëm”, për të mbuluar papunësinë që ka pllakosur vendin, largimin e qytetarëve në kërkim të azilit, kanabisin që lulëzon në çdo cep, shëndetësinë përtokë etj etj.
E quaj të papranueshme ndërhyrjen e Greqisë në punët e brendshme të Shqipërisë, në këtë rast për prishjen e disa ndërtimeve në Himarë, por kjo s’i jep të drejtë kryeministrit ta përdorë këtë çështje si gjethe me të cilën të mbulojë dështimet e tij spektakolare”.
Foto/ Ja arsyeja pse mijëra fansa e urrejnë modelen seksi
Ajo quhet Tila Tequila dhe është një modele mjaft e njohur amerikane. Madje ka marrë pjesë edhe në “Celebrity Big Brother”.
Por një status i saj ka tërbuar rrjetin. “Zot, sa e dua Hitlerin”,- ka shkruajtur ajo në rrjet.
Kaq ka mjaftuar që në adresë të saj të nisin sharjet dhe fyerjet më të ndyra.
Foto/ Transformimi i “Peter Pan”... dhe një video-dëshmi
Fëmijët e lagjes “21 Dhjetori” në Njësinë 7 kanë një kopësht të ri, me kushte e standarde më të mira. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të kopshtit “Peter Pan”, një nga kopshtet më të mëdha në kryeqytet, i cili u shërben 160 fëmijëve.
Ambientet e reja të kopshtit u përuruan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili sot e ka shoqëruar këtë rikonstruksion me postimin e një videoje mjaftë interesante në profilin e tij në Facebook.
“160 fëmijë të kopshtit 'Peter Pan" nga sot me super kënd lojërash, tualete, dhoma gjumi, kuzhinë etj. Faleminderit prindërve për mirëkuptimin gjatë punimeve. Ishte një sfidë, të gjithë bashkë ia dolëm!”
“Merr 93 sek. dhe shiko kopshtin e ri Peter Pan.
Përmbyllet rikonstruksioni i gjithë kopshteve të Tiranës. E nisëm 3, e çuam në 23, përfunduam me 26 kopshte të rikonstruktuara ”,- shkruan kryebashkiaku Veliaj në profilin e tij në Facebook.
Shikoni videon më poshtë:
Sa shpesh duhet të bëni seks, në bazë të moshës që keni?
A bëni seks me partnerin shumë apo pak? Për disa njerëzit të kryerit marrëdhënie seksuale dy herë në javë është e mjaftueshme, por për disa tjerë kjo mund të vlerësohet si shumë pak apo si shumë.
Hulumtimet e kryera në Institutin “Kinsey” zbulojnë se, sa shpesh bëjnë individët seks, nëse e marrim në konsideratë moshën e tyre, dhe këto janë rezultatet që i kanë sjell ata:
* 18 – 29 vjet: Mesatarisht 112 herë brenda vitit
* 30 – 39 vjet: Mesatarisht 86 herë brenda vitit
* 40 – 49 vjet: Mesatarisht 69 herë brenda vitit
Veç të tjerash, 13% e çifteve të martuara bëjnë seks vetëm disa herë në vit, ndërsa 45% e tyre kryejnë disa herë brenda muajit. 34% kryejnë seks dy apo tri herë në javë dhe vetëm 7% e çifteve të martuara bëjnë seks katër apo më shumë herë gjatë javës./Telegrafi/
"Një rrugë e dy punë"/ 5 pozicionet e seksit që ju dobësojnë
Nëse doni që të bëni një rrugë e dy punë, të bëni seks dhe të mbani trupin në formë, ju sugjerojmë të provoni ushtrimet e jogas: grupi i ushtrimeve më seksi që mund të ekzistojnë. Qirinj, tapete dhe një mashkull “i nxehtë”, ç’mund të doni tjetër?
“Downward Dog”
“Downward Dog” është paksa e ngjashme me “më merr nga mbrapa”. Filloni duke vendosur duart dhe këmbët në pozicionin si në figurë, pastaj ngrini të pasmet lart, vendosni kyçet dhe duart në vijë të drejtë. Nëse doni që ai të depërtojë më thellë, mjafton të hapni këmbët sa më shumë që të mundeni. Bonusi: krahë dhe kurriz i fortë.
URA DREJT KËNAQËSISË
Kjo është e thjeshtë për të dy. Shtrihuni me kurriz duke ngritur gjunjët lart, kurse këmbët mbështetini në dysheme. Më pas ngrini belin lart dhe duke hapur këmbët lehtësojeni partnerin të depërtojë. Këndi i hapjes së këmbëve lidhet drejtpërdrejt me kënaqësinë tuaj, pasi një kënd i gjerë përkthehet në lehtësi në depërtimin e penisit në vaginë. Një këshillë për të arritur një orgazëm në maksimumin e kënaqësisë: hapini dhe mbyllini këmbët lehtësisht dhe… mos harroni Keggel-in! Bonusi: kurriz dhe kofshë të forta.
50 SHADES OF VINYASA
Ti je e shtrirë me kurriz, këmbët e hapura në formë fluture dhe duart e kapura nga partneri. Ky është “50 Shades Of Vinyasa”. Ky pozicion do t’ju ndihmojë për të pasur një bel perfekt, por njëkohësisht do t’ju bëjë të ndiheni nën kontrollin total të partnerit.
THE PEACEFUL PLOW
Ky pozicion, përveçse do të gjallërojë trupin, edhe do ta mbushë atë me energji. Shtrihuni me kurriz dhe me këmbë mbështillni këmbët e partnerit si në figurë. Ndihuni e lirë të përkulni gjunjët në mënyrë për lehtësuar penetrimin. Kjo gjë do t’ju ulë tensionin në kurriz dhe qafë.
‘VETËTIMA’ E DASHURISË
Në këtë pozicion është partneri juaj ai që do të bëjë pasivin. Duke kryqëzuar këmbët e tij si në figurë, ju e keni më të lehtë për të vepruar mbi të, pra përveçse do të kënaqni atë, do t’i dhuroni vetes edhe kënaqësinë e të qenit dominante. Ky pozicion do t’ju mundësojë forcimin e kyçeve dhe forcimin e kofshës.
Kandidati për kryetar i LSI-së: Synojmë të jemi forcë e parë politike në vend
Ambiciet e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë që të dalë forcë e parë në vend.
Shezai Rrokaj, i cili garon për kreun e ri të LSI, thotë se tashmë kjo forcë politike është pjekur dhe i ka të gjitha mundësitë për të qenë formacion i parë politik në vend.
Duke folur në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Rrokaj tha se LSI tashmë duhet të angazhohet për të fituar një pozicion të ri politik, pasi gjatë këtyre viteve ka shënuar një rritje graduale krahasuar me partitë e tjera në vend.
I pyetur nëse LSI do të bëjë koalicione me partitë e tjera për zgjedhjet e përgjithshme të 2017, Rrokaj tha se për këtë vendosin strukturat e partisë. Por sipas tij, është me rëndësi që koalicionet të jenë parazgjedhore, dhe marrëveshja të behet në përputhje me platformat e partive.
Bankat kreditojnë jashtë. Deri në shtator, 700 mln euro kredi
Ekspertët thonë se kërkesa e dobët për kredi po i shtyn bankat shqiptare të kreditojnë bizneset jashtë vendit.
“Kërkesa dhe projektet e mëdha janë të stopuara. Biznesi i madh ndodhet në vështirësi, marrëdhëniet me bankën janë të stopuara. Në këto kushte bankat kërkojnë tregje të reja dhe mundësi të reja përfitimi”,- deklaron Spiro Brumbulli, sekretar i Shoqatës së Bankave.
“Bankat kanë likuiditet në valutë, të cilin duhet ta përdorin. Kjo është një alternativë që në kushtet e sistemit bankar shqiptar konsiderohet alternativë e vlefshme”,- thotë Klodi Shehi, drejtor i stabilitetit financiar në BSH.
Në shtator, kredia që bankat shqiptare kanë dhënë për bankat ose bizneset e huaja arriti në 93.7 miliardë lekë. Kjo është sa 17.2 për qind e totalit të kredisë në Shqipëri.
“Një shifër prej 94 miliardë lekë nuk përbën ndonjë shqetësim në kuadrin e përgjithshëm makro, ose në raport me kapitalin që bankat kanë. Por do të ishte më mirë që nëse ka kërkesë të brendshme këto para të drejtoheshin tek kjo kërkesë”,- vlerëson Brumbulli.
Megjithatë, Banka e Shqipërisë preferon të jetë e kujdesshme duke e mbikëqyrur nga afër fenomenin. “Që nga mënyra se si këto kredi jepen, analiza se si jepen, si kredia monitorohet e me radhë”, nënvizon Shehu.
Por a e penalizon dalja e kapitalit jashtë kreditimin e ekonomisë së brendshme? Për Bankën e Shqipërisë, jo.
“Në kushtet kur kemi raport shumë të ulët kredi përmbi depozitë; pra, ka fonde të lira që nuk janë investuar në kredi, ajo mund të kreditohet për rezidentët dhe ekonominë e brendshme”,- thotë Shehu./TCh/
Foto/ Disa ide fantastike për mobilimin e dhomës së fëmijëve
Shpesh prindërit bëjnë gabime fatale me fëmijët e tyre dhe një ndër to është dhe ideimi apo përshtatja e mjediseve të fëmijës së tyre sipas shijeve të të rriturve.
Prindërit shkojnë deri aty sa edhe dhomat e fëmijëve, mobiljet apo aksesorët e tjerë i blejnë apo lyejnë me ngjyra që ata vet do të kishin dëshirë të kishin dhomën e tyre të gjumëit, apo sallonet e shtëpive.
Këto janë gabime të mëdha që ndokojnë deri në psikikën e fëmijës.
Por ka specialstë që sugjerojnë se si mund ta bëni sa më të përshtatshëm ambjentin e fëmijës tuaj, që ai të rritet sa më i lumtur.
Më poshtë “Mapo.al” ju sjell një fotogaleri të disa prej modeleve të arëdimit të dhomave për fëmijë.
Shikoni fotot:
I fiksuar pas fqinjes, arrestohet për përndjekje një 20-vjeçar nga Sukthi
Një 26-vjeçar është arrestuar dy ditë më parë nga efektivë të policisë së Durrësit për akuzën e përndjekjes.
Në pranga është vënë 26-vjeçari A.Ç., banues në Sukth, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia, pasi për muaj të tërë ka përndjekur ish të dashurën e tij.
Ka qenë ish e dashura e tij, ajo që ka bërë denoncimin në polici. Ajo tha para uniformave blu se se 26-vjeçari, në mënyrë të vazhdueshme, për një periudhë disa mujore, e ka përndjekur në ambiente të ndryshme dhe me anë të telefonit celular.
Raportohet se dy të rinjtë, të cilët banonin pranë njeri tjetrit në Sukth të Durrësit, kishin qenë të lidhur bashkë për një periudhë kohe, por me vendimin e së resë ishin ndarë.
Kjo situatë nuk ishte përballuar nga 26-vjeçari, i cili insistonte me ngulm që të bashkoheshin sërish. Por, kërkesat e tij nuk ndaleshin vetëm me fjalë, pasi ai e përndiqte fizikisht në rrugë e kudo që ajo shkonte, e telefononte dhe i shkruante fjalë kërcënuese, duke bërë që e reja të ndihej e frikësuar./noa/
Bashar al Asad: Me Erdoganin u prishëm për Kosovën
Presidenti sirian Bashar al Assad në një intervistë për gazetën “Politika” të Serbisë, ka folur edhe për pavarësinë e Kosovës për të cilën ka thënë se, nuk do ta njoh kurrë.
Madje Assad ka thënë se, për Kosovën janë prishur edhe me Turqinë.
“Turqia ka dashur të përdorë influencën për të ndihmuar Kosovën, por e kemi refuzuar. Kjo ka ndodhur 7-8 vite përpara luftës në Siri, por ne refuzuam pavarsisht marrëdhënieve të mira me Turqinë”,- ka thënë Assad.
Assad, vendi i të cilit në vitin 2011 u përball me një revolucion që më vonë e përdorën grupet terroriste si ISIS, ka thënë se lufta në Siri e cila ende po vazhdon është pak e shumë e njëjta me atë të viteve ’90 në Jugosllavi kur NATO intervenoi kundër forcave serbe.
“Në Siri, perëndimi është duke e përdorur të njëjtën maskë humanitare. Në fakt, Perëndimit nuk i intereson as për njerëzit tuaj e as për tonët e madje as për kurrkënd në botë përpos interesave të veta”,- ka thënë Assad në intervistë për gazetën “Politika”.
“Kundër anëtarësimit të Kosovës në OKB”, Daçiç falënderon Rusinë për qëndrimin
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, përsëriti se vendi i tij nuk do të ndërmarrë sanksione ekonomike kundër Rusisë.
“Serbia, në përputhje me politikën e saj, nuk do t’iu bashkohet sanksioneve evropiane anti-ruse”,- tha Daçiç në Suzhdal të Rusisë, ku po merr pjesë në një takim të Komitetit serbo-rus për bashkëpunim tregtar dhe ekonomik.
Perëndimi ka ndëshkuar Rusinë me sanksione për shkak të ndërhyrjes së saj në Ukrainë.
Daçiç tha se Serbia i është falënderuese Rusisë për veton mbi një rezolutë për Srebrenicën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe për votën kundër anëtarësimit të Kosovës në OKB.
Zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin, tha se, marrëdhëniet midis Rusisë dhe Serbisë po zhvillohen vazhdimisht.
“Për Rusinë, Serbia është partner strategjik në Ballkan”,- tha Rogozin.
Shefi u dhuron punonjësve 1260 vetura dhe 400 apartamente me rastin e festave të fundvitit
Miliarderi indian ka befasuar stafin e tij duke u bërë dhuratën më speciale që ata kanë marrë ndonjëherë.
Savji Dholakia është miliarderi indian zemërgjerë i cili ka vendosur të befasojë stafin e tij të dalluar, duke u dhuruar atyre 1260 vetura të reja dhe 400 apartamente.
Ai ka thënë se, synimi i tij është që të gjithë punëtorët e kompanisë që ai zotëron, Hare Krishna Exports të kenë nja apartament, veturë dhe stoli të tyre.
Apartamentet u janë dhënë atyre që tashmë kanë pasur vetura, ndërsa veturat atyre që nuk kanë pasur një të tillë.
Kjo kompani ka 5.500 punëtorë dhe në një program të ngjashëm, në vitin 2014 pronari i kompanisë kishte dhuruar 491 vetura dhe 207 apartamente./Express/
Atalanta kërkon ta blejë përfundimisht Etrit Berishën
Ai është ai që kërkonin, njeriu që ul qepenat e portës. Një portier që ndihmon në prodhimin e pikëve.
Por në cep është kontrata me Lazion, prandaj në janar duhet të nisë operacioni Berisha. Atalanta po i afrohet në këtë fillim sezoni në Serinë A zonës së Europës, një meritë shumë të madhe padyshim që e ka portieri i kombëtares shqiptare.
Pritjet e portierit shqiptar kanë shpëtuar shpeshherë katërkëndorin e skuadrës së qytetit të Bergamos, duke u kthyer në lëvizjen më të goditur të transferimeve për këtë klub.
Berisha është vetëm në huazim te Atalanta dhe teorikisht, në fund të sezonit duhet të kthehet te klubi i Lacios me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2018.
Palët janë të ndërgjegjshme se qëndrimi i tij te Atalanta do të ishte gjëja më e mirë e mundshme, ndaj prej disa ditësh, dhe kjo ka sjelle që dy klubet kanë filluar bisedimet intensive për transferimin përfundimtar, transmeton oranews.
Lacio kërkon 3,5 milionë euro për kartonin e portierit . Klubi bergamask është gati ta paguajë këtë shumë, por Lacio tashmë është e interesuar jo për paratë, por që të përfshijë Berishën në një shkëmbim me sulmuesin Alberto Paloski.
Sipas burimeve mediave italiane, shkëmbimi është mëse i realizueshëm, pasi Lazio është gati t’i ofrojë Atalantës kartonin e Berishës dhe 2,5 milionë euro të tjera, për të arritur shumën e 6 milionë eurove për të cilën klubi e bleu atë nga Suonsi gjatë verës.
Marrëveshja mund të konkretizohet në janar, pasi Simone Inzagi kërkon një alternativë për Imobilen. Kjo do të thotë se viti 2017 mund ta gjejë Berishën të shkëputet përfundimisht nga skuadra e Lacios.
“France Football” në mënyrë aksidentale ka bërë të ditur fituesin e ‘Topit të Artë’.
“Diario Gol” raporton se magazina e njohur franceze ka mbledhur votat e gazetarëve dhe nga brenda ka dalë informacioni se Lionel Messi do të shpallet futbollisti më i mirë i vitit në botë.
Cristiano Ronaldo realizoi 51 gola në të gjitha garat për Real Madridin duke fituar Ligën e Kampionëve dhe “Euro 2016” me Portugalinë, por as kjo nuk i ka mjaftuar.
Mbetet të shihet deri në ditën kur do të zbulohet çmimi se shkrimet e këtij mediumi a janë të vërteta.
Messi e ka fituar pesë herë ‘Topin e Artë’, ndërsa Ronaldo tri herë.
Foto/ Gjashtë ditë nga zgjedhjet në SHBA...
Kur na ndajnë edhe vetëm 6 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve për President në Shtetet e Bashkuara, atmosfera ka nisur të elektrizohet tepër.
Klima në vend pasqyrohet edhe në këtë fotogaleri më poshtë...
Foto/ Leo DiCaprio tatuazh në krahun e striptistes serbe
“Kjo është çmenduri!”,- e nis artikullin sensacional “The Sun” për një histori të pazakontë të një striptisteje serbe e cila ka si ‘pasion’ bërjen e tatuazheve në trupin e saj të aktorëve më të famshëm dhe më seksi të Hollivudit.
Së fundi Jelena Krunic, ish-balerinë e klubeve të striptizmit, e cila është e famshme edhe në rrjetet sociale me rreth 100 mijë fansa, ka bërë tatunë e aktorit amerikan Leonardo DiCaprio, i cili në krahun e saj është pikturuar me një gotë shampanjë në dorë.
Por ky nuk është tatuazhi i vetëm i këtij lloji për Jelena-n, pasi ajo më parë ka ‘zografisur’ në trupin e saj edhe aktorët Johnny Depp dhe Marlon Brando.
Mbështetje nga Rusia, Greqia i dërgon mesazh Erdoganit
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka përdorur konferencën e shtypit me homologun rus Sergei Lavrov për t’u përgjigjur ndaj deklarateve të përsëritura të presidentit turk Erdogan, me anë të të cilave ai kishte kontestuar Traktatin e Lozanës për disa ishuj të Egjeut, por edhe për disa territore të Greqisë kontinentale.
“Historia e zemrës greke arrin deri në Indi, por kufijtë e zemrës nuk janë kufijtë e së Drejtës Ndërkombëtare dhe respektimi i kufijve është detyrim”, ka thënë Kotzias, duke shtuar se historia duhet të shërbejë si shkollë dhe jo si burg.
Duke iu përgjigjur së njëjtës pyetje edhe kreu i diplomacisë ruse Sergei Lavrov, që ka përfunduar një vizitë dyditore në Athinë, i ka çuar mesazh Ankarasë zyrtare se Turqia duhet të respektojë të Drejtën Ndërkombëtare dhe marrëveshjet që rrjedhin nga ajo.
Nga ana e tij, Kotzias ka theksuar gjithashtu nevojën e kanaleve të komunikimit midis NATO-s dhe Rusisë dhe ekzistencën e një Europe që të përfshijë edhe Rusinë dhe jo ta ketë atë armike.
Në takimet e zhvilluara me presdientin grek Pavlopoulos dhe kryeministrin Aleksis Tsipras, që përmbanin edhe çështjet ndërkombëtare, sidomos luftën në Siri, Lavrov ka denoncuar sabotimin e përpjekjeve për një zgjidhje politike në këtë vend.
“Për fat të keq ka sabotazh kundër përpjekjeve për një zgjidhje politike, kundër rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për shkak se disa mbështesin ekstremistët që kërkojnë të rrëzojnë regjimin e presidentit sirian”, ka thënë shefi i diplomacisë ruse.
Lavrov ka kritikuar edhe SHBA se nuk respektuan marrëveshjen amerikano-ruse të armëpushimit, si dhe disa shtete të tjera që nuk i kanë ndërprerë të gjitha lidhjet me terroristët. Ndërsa përsa i përket Greqisë, ai ka falenderuar Athinën zyrtare për qëndrimin e saj në marrëdhëniet me Rusinë, BE-në dhe NATO-n./TCh/
Këto femra duhet t’i keni patjetër... në jetë
Për shkak se është gjithmonë i nevojshëm ai grumbull aleatësh për të mbijetuar në këtë botë… është e nevojshme edhe mbështetja ose shoqëria me femra të tilla.
Ja disa nga llojet e femrave që ju duhet të keni pranë...:
1.Shoqja e kopështit
Ndoshta më nuk jeni aq të afërta si dikur, por prapë dëgjoheni dhe mes jush ekziston ajo lidhja e veçantë të dy vajzave që bashkë kanë gërmuar krimba në rërë. Takimi i kohë pas kohshëm me te mund të jetë shumë freskues në krahasim me shoqet e tuja që del në kafet e pafundme dhe e kalon çdo ditë.
2. Ndonjë femër më e moshuar që është kull
Ndoshta është ajo tezja e cila nuk është shumë më e vjetër se ju apo komshie me të cilën jeni në super marrëdhënie. Dikush që kohë pas kohe do t’ju qeras me një pije dhe do të ju ndaje urtësi jetësore, të cilat hedhin tërësisht dritë lidhjen tuaj të kaluar e të papërfunduar.
3. Aleate në punë
Dikë që mundeni pa teklif të flisni për shefin i cili ju ka rënë në qafë, e para kësaj të jeni e sigurt që fjala nuk do të përhapet. Këto momente me kafe në 3 p.m. me të vërtet mund të jenë të shtrenjta.
4. E kundërta e juaj
Që t’ju bind nganjëherë të prisni mëngjesin në qytet, në vend se të ikni në fillim të natës apo që më në fund të shkoni në skaj edhe pse nuk jeni e sigurt që jeni tip malor. Dikush që nuk do të pajtohet në gjithçka me ju, do të ju sjellë krejtësisht energji të re në jetë.
5. Shoqja e martuar (nëse ju nuk jeni)
Aksioni juaj casual sex do të duket tërësisht ndryshe pas bisedës me te. Përveç kësaj, bashkëshorti i saj me siguri ka plot shokë single, me të cilët mund t’ju njoftojë.
6. Shoqja e shkollës së mesme e cila ju ka mbajtur kokën kur keni vjellë
Tani e keni tejkaluar atë fazë të dehjes deri në pavetëdije, mirë është të keni afër vete një shoqe e cila ju njeh nga faza e animal party.
7. Një hedoniste
Kur ju mërzitet të darkoni një fletë të sallatës së gjelbër me ujë mineral e limon, shkoni me të në kafene për qebap, birrë dhe muzikë. Nesër nuk do të ju drojë ndërgjegjja pasi që këtë e keni bërë për të.
8. Zëri i nëndijes
E dini që do t’ju thotë atë çka e mendoni dhe asnjëherë nuk do ta zbukurojë të vërtetën. Bash ai zëri i cili paraqitet në kokën tuaj para se ta ndalni dhe të vendosni ndonjë mbishkrim të pakuptimtë në FB për tipin që ju pëlqen.
9. Dhe normalisht, shoqja e ngushtë
Ajo mund të jetë të gjitha dhe gjithçka e atyre të lartëpërmendura, e mund të ketë edhe disa veti të cilat papërshkrueshëm ju shkojnë në nerva. Por prap shoqëria juaj është e sinqertë dhe pa të nuk do të mund t’ia dilje.
Grabitet makina e presidenti të Kukësit, Safet Gjicit i merret çanta dhe celulari
Makina e Presidentit të klubit të Kukësit Safet Gjici është grabitur ditën e djeshme nga persona të paidentifikuar, të cilët kanë marrë sende me vlerë. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur dje në rrugën e Kavajës në Tiranë rreth orës 12:00.
Automjeti tip “Toyota” me targa “AA 100 LA” ka qenë i parkuar pranë zgarës korçare, kur autorët grabitën në makinën Toyota një çantë me 2 milionë Lekë të vjetra, një celular, një kartë identiteti dhe një kartë banke të Safet Gjicit.
Denoncimi në polici për këtë ngjarje është bërë nga 33-vjeçari Rrahman Lushi. Nuk dihet nëse Safet Gjici ka qenë së bashku me 33-vjeçarin kur ka ndodhur grabitja.
Rrahman Lushi që bëri denoncimin është shoferi i presidentit të Kukësit, Safet Gjici. Policia e Tiranës ka nisur hetimet për të zbuluar autorët e kësaj grabitje.
Foto/ Kjo është femra me b**t më të mëdha që keni parë ndonjëherë
Kjo modele është shndërruar në sensacion në rrjetet sociale falë të pasmeve të saj të mëdha, që e bëjnë ndër femrat me të pasmet më të mëdha në botë.
Eudoxie Yao, nga Bregu i Fildishtë, pretendon të ketë të pasmet më të mëdha në gjithë vendin dhe kjo ka bërë që të shndërrohet në sensacion.
Ajo ka mbledhur rreth 125,000 ndjekës në rrjetet sociale dhe komentet për të janë mjaft të mira. Ajo ka ndjekur shembullin e Kim Kardashian, që është një model për të.
Duke mos hezituar të publikojë në rrjetet sociale fotografi të të pasmeve. Ajo tregon se në trupin e saj nuk ka kurrfarë ndërhyrje në të pasmet dhe të gjitha linjat e saj janë natyrale.
Foto/ Kendall vishet super shtrenjtë për ditëlindje
Kendall Jenner, motra e Kim Kardashian, ka festuar ditëlindjen e 21-të të saj, ku kishte ftuar shumë miq të saj dhe të familjes.
Kendall gjithashtu jo pak e njohur edhe si një supermodele e kompanisë Victroia’s Sekret, i kishte mbledhur të gjithë në Los Anxhelos, në festën e ditëlindjes.
Por në këtë festë ajo ka shkëlqyer në fustanin e shkurtër, i cili është punuar me Kristale Swarovksi, që ka kushtuar 9 mijë dollarë, ndërsa është dukur si një vajzë në kohët e arta të ‘vajzës së festave’, Paris Hilton
04/11/2016/..................................................
Do'stlaringiz bilan baham: |