Ja statusi i plotë i kryeministri Rama në Facebook:
“Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për kanabisin?!
Jo, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të Shqupit.
Bashkëngjitur letra e sotme e Komisionerit Europian për Punët e Brendshme, si kontributi ynë dashamirës për mbarëvajtjen e mbledhjes.
Suksese✌”
Ben Blushi prezanton partinë “LIBRA”
Deputeti Ben Blushi dhe deputetja Mimoza Hafizi po prezantojnë në Akademinë e Arteve partinë e tyre të quajtur ‘LIBRA’.
Kjo forcë politike është themeluar nga dy deputetët që u larguan nga Partia Socialiste pas prishjes së marrëdhënieve me Kryeministrin Edi Rama.
Ben Blushi: Ne të gjithë sonte jemi këtu për të besuar. Ne besojmë se Shqipëria mund të bëhet, do bëhet vetëm nga shqiptarët. Kemi ardhur sonte të marrim vendim në dobi të Shqipërisë. Kemi ardhur të bashkohemi pas një ideje, jo pas një njeriu. Ne kemi një ide, e cila na është kthyer në bindje. Kjo gjë është LIBRA. Kurrë në jetën tuaj nuk do zhgënjeheni që vendosët te jeni LIBRA.
A meritojmë ne që vendim jonë të prodhojë kaq shumë varfëri në 25 vjet? A meritojmë të kemi shkallën më të lartë të sëmundjeve të shkaktuara nga ndotja? A meritojmë të jemi kaq të varfër dhe kaq të pashpresë. Unë them se jo, ne themi se jo! LIBRA do jetë një libër i këtij vendi ku shkruhet nga njerëz të ndryshëm të këtij vendi.
Nishani dekreton transferimin e dy prokurorëve të rëndësishëm
Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar transferimin në Prokurorinë e Përgjithshme të dy prokurorëve.
Me kërkesë të prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla, Nishani dekretoi transferimin në Prokurorinë e Përgjithshme të drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha.
Gjithashtu, në Prokurorinë e Përgjithshme është transferuar edhe prokurori i Vlorës, Ramadan Troci, i cili arrestoi dy vite më parë ish-Guvernatorin e BSH-së, Ardian Fullani.
Video/ Publikohet video e dytë porno nga Kim Kardashian
Kim Kardashian sërish në qendër të thashethemeve rozë, ose më saktë me pullë të kuqe. Në duart e një faqe amerikane kanë rënë pamjet filmike të një video të nxehtë, ku shfaqet Kim Kardashian me Ray J.
Sipas “Daily Star”, videoja ka dalë në shitje për 19 milionë paund, ose rreth 30 milionë dollarë. Video e dytë mes Kim Kardashian dhe Ray J sipas raportimeve në mediat britanike, është akoma më e nxehtë se video e parë, e cila u publikua në vitin 2007.
Në atë kohë, Kim tha se, e kishte vuajtur shumë daljen në publik të asaj video.
Video/ Kallashi publikon pamje intime me dy meshkuj në dhomë
Nuk ka më turp për asgjë. Donjeta Kosumi e njohur si “Kallashi” ka publikuar një video e shtrirë në shtrat, ndërsa rrotull saj sillen meshkujt.
Duket si dhomë hoteli. Por për më shumë, “Express” ju sjell videon e valltares.
Është diagnostikuar me tumor lëkure, gruaja apelon për ndihmë
Një grua e cila është diagnostikuar para një viti me tumor në lëkurë, ka ende mundësi të shërohet, por për këtë duhet një ndërhyrje delikate kirurgjikale.
Në pamundësi për ta përballuar vet këtë ndërhyrje të kushtueshme, gruaja e quajtur Lule Guzja, me ndihmën edhe të miqve të saj apelon për ndihmë.
“TE GJITHE BASHKE NE MUNDEMI!
Lule Guzja eshte diagnostikuar me tumor lekure para nje viti. Tumori eshte konsideruar nga mjeket e specializuar te kesaj fushe, totalisht i eleminueshem nese kryhet si operacion brenda nje afati sa me te afert, pasi eshte perhapur ne permasa te medha dhe normalisht ne zone tejet delikate si koka... por ka vetem 30 dite kohe... asnje dite me shume... kush deshiron qe kjo foto te kthehet me ngjyra, pra te shpetoje nje jete, le te kontaktoje ne kete nr: 069 246 0995
Apo ne Iban: Iban:
AL12204111340000000000453740 VEDETO BANK”
Ja 6 mënyra se si ta çmendni një mashkull në shtrat
Vishni të brendshme seksi poshtë veshjeve
- Kur një femër vesh të brendshme seksi poshtë veshjeve, ndihet më sensuale dhe femërore, edhe kur mban veshur xhinse e bluzë. Meshkujt i pëlqejnë detajet e kuruara, sidomos kur i zbulojnë papritur.
Lejojani vetes të përdorni fjalë të pista
- Edhe pse askush nuk ka kurajën t’ia kërkojë partneres, meshkujt i pëlqejnë fjalët e pista, sidomos gjatë seksit. Ndaj përdorimi i fjalëve të tilla e çmend mashkullin.
Hidhni pak më shumë parfum
- Meshkujt i adhurojnë parfumet e femrave, nga ata që qëndrojnë në lëkurë edhe pas seksit.
Mbulojeni trupin me pana dhe çokollatë
- Ku ka gjë më të mirë se sa seksi dhe ushqimi? Për të befasuar një mashkull gjatë seksit, idealja është të përgatisni pana dhe çokollatë dhe ta lini anash krevatit dhe në këtë mënyrë do të zgjoni fantazinë.
Zhvishuni nën dritën e qirinjve
- Për ta bërë seksin më special dhe të kënaqshëm mund të organizoni diçka ndryshe nga e zakonshmja. Mjaftojnë disa qirinj aromatikë për të ndriçuar dhomën dhe zhveshja nën dritën e tyre.
Bëni masazhe seksi
- Masazhet seksi janë ideale për të ndezur pasionin në çift. Janë shumë relaksuese dhe mundësojnë më shumë intimitet duke lyer trupin me vajra aromatik.
Basha: Kryebrigadieri i drogës Rama, pasi mbylli sezonin e korrjes, kërkon ndihmë nga BE
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për letrën e Komisionit Europian në lidhje me fenomenin e kanabisit në Shqipëri.
Sipas kryedemokratit, Rama është kryebrigadieri i drogës që pasi mbylli sezonin e korrjeve të kanabisit, tani bën si i shqetësuar dhe kërkon ndihmë nga autoritetet evropiane.
“Kryeministri si kryebrigadieri i droges: deri dje bente sikur nuk e shihte ate qe mediat boterore e pagezuan si "Kanabistan" i tij. Tani qe BE ka vene alarmin per kercenimin e sigurise nga droga e Rames, dhe pasi mbylli sezonin e korrjes, ben sikur kerkon ndihme.
Droga eshte kercenimi me i madh per Shqiperine dhe cdo shqiptar. Vetem kryebrigadieri i bere dru nga malli i vet ben sikur nuk e kupton. #Shqiperiame mire pa Edi Ramen”,- shkruan Lulzim Basha në Facebook.
Foto/ Tirana stërvitet si t’u bëjë ballë emergjencave civile
Stafet por edhe nxënës të shkollave të kryeqytetit kanë nnisur përgatitjet për mësimin se si të përballojnë ose se si të reagojnë në rast të emergjencave të ndryshme civile.
Një veprimtari e tillë ka nisur të realizohet rregullisht në repartin e zjarrëfikësve në zonën e “21-Dhjetorit”, kjo e mundësuar edhe nga Bashkia e Tiranës.
Në lidhje me këtë edhe kryebashkiau i Tiranës, Erion Veliaj, ka postuar një status në facebook, duke inkurajuar këtë përgatitje:
“Nis trajnimi i emergjencave në shkolla
Që qyteti t'u bëjë ballë fatkeqësive duhet të njohim ndihmën e parë dhe të bashkëpunojmë me zjarrfikësit dhe urgjencat ”,- shkruan kryebashkiaku Veliaj në Facebook.
Ekonomi: Prova e reformës së Kryeminstrit Rama s’ka përfunduar
Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, ishte e ftuar sot në Forumet UET për të diskutuar mbi 10 pikat e “Paktit të reformizmit”, propozuar nga 7 profesorë të UET-it
Prova e reformës së kryeministrit Edi Rama nuk ka përfunduar, të gjitha reformat e nisura duhen çuar deri në fund. Kështu u shpreh sot ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, e ftuar në Forumet UET në një debat me pedagogë dhe studentë të Fakultetit Ekonomik në Universitetin Europian të Tiranës. “Pakti i reformizmit, a ka shanse reale për aplikim?”, ishte tema e debatit e hedhur për diskutim në këtë forum duke marrë shkas nga 10 propozime konkrete për këtë pakt të bëra publike nga një grup profesorësh të UET-it disa ditë më parë.
Ministrja Ekonomi foli për reformat e nisura në disa sektorë që ajo i cilësoi si strategjikë, si turizmi, energjia dhe bujqësia, të cilat sipas saj duhet t’u jepet kohë që të japin efektet e duhura të reformave.
“Një profesionit që të bëhet i mirë i duhet të bëjë 10 mijë orë pune në punën e tij, nëse nuk i ka bërë 10 mijë orë pune nuk ka bërë asgjë akoma, ndërkohë që të bësh 10 mijë orë pune të duhen 6-7 vjet dhe në një moment reformator si ky, që ka kaq shumë reforma, gjëja kryesore që duhet kuptuar është; mos hiq dorë nga ajo ke nisur, çoje deri në fund, ndrysho ose perfeksiono gjërat gjatë zbatimit, por mos ndrysho vijën.
Në këtë moment unë mendoj se vijat janë ato që po udhëheqin, ajo që mund të përmirësohet janë gjërat e vogla që lindin gjatë zbatimit. Gjërat duhet të shkojnë përpara kështu siç janë, ka nevojë për të përmirësuar reformën, por mbi bazën e rezultateve të arritura, jo për ndryshime të mëdha”,- u shpreh Ekonomi e pyetur për reformat e nisura nga qeveria “Rama”.
Më tej ajo foli për punën e saj si ministre duke qenë se vjen nga shoqëria civile dhe jo nga politika. “Ne në qeveri punojmë me program të qartë, programin 600 ditësh, ku ka dhe një konkurrueshmëri pozitive, pasi në fund të ditës secili mat punën që ka bërë.
Për mua ka dhe një shndërrim personal pasi unë vij nga shoqëria civile, pra nga një pozicion demokratik në një pozicion monokratik dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme”,- tha ajo.
Ekonomi vlerësoi kryeministrin Rama për bashkëpunimin me të duke theksuar se ai është një kryeministër që dëgjon idetë e të tjerëve, ndërsa e cilësoi atë “një brand aktual të Shqipërisë jashtë vendit”.
Ministrja diskutoi dhe iu përgjigj pyetjeve të shumta të studentëve dhe pedagogëve lidhur me zhvillimin e ekonomisë, lirinë ekonomike, monopolet në biznes, etj..
Foto/ Nuk janë parqet në Kanada... por vetëm vjeshtë në Theth
Mund t’ju duket çudi por, foto të tilla mund të shkrepen edhe në Shqipëri. Është e vërtetë se nëpër botë ka pyje dhe mrekulli të tilla natyre, por vjeshta është e artë edhe në Alpet shqiptare.
Këto foto plot ngjyra vijnë nga Thethi, aty ku vjeshta ka zbritur tashmë me pejsazhin e saj, por kjo nuk ka ndalur turistët dhe vizitorët e shumtë që të frekuentojnë këto vise edhe këtoi ditë.
“Mapo.al” sjell këto foto për të gjithë shikuesit tanë, të mundësuara nga ndjekës të ndyshëm të faqes.
Shiko fotot:
Tirana 2 orë pa drita, PD: Po tani kush duhet të futet në burg?
Prej dy orësh, disa lagje në Tiranë kanë vuajtur mungesën e energjisë elektrike, ndërsa nga OSHEE nuk ka asnjë njoftim.
Lidhur me këtë problem ka reaguar edhe Sekretari Organizativ në Partinë Demokratike, Enno Bozdo, i cili akuzon OSHEE-në dhe Kryeministrin Edi Rama që pavarësisht rritjes së çmimit të dritave, familjet shqiptare vuajnë mungesën e energjisë.
Bozdo ka shtruar pyetjen se kush duhet të mbajë përgjegjësi për shkëputjen e energjisë, kur në fakt qytetarë burgosen për vjedhje të energjisë.
Reagimi i plotë i Enno Bozdos:
Prej afro dy oresh pjesa me e madhe e qytetit te Tiranes eshte ne erresire. Ndersa i ftohti ende s'ka filluar, Tirana dhe shume qytete te tjera, prej ditesh po vuan nderprerje te vazhdueshme te energjise elektrike.
Luhatjet e forta te tensionit dhe nderprerja e energjise ka sjelle djegie te paisjeve elektroshtepiake dhe humbje per biznesin.
Cmimi i energjise eshte rritur por drita s'ka. Faturat aforfe kercasin gjithandej, por ne kete fillim dimri, energjia po nderpritet si kurre me pare.
Edi Rama te fut ne burg per faturen, por kur digjen pajisje, kur i le ne erresire qytetaret, kur u shkakton humbje bizneseve, kush mban pergjegjesi, kush duhet te shkoj ne burg?!
Video-‘Stop’/ ‘Zhduket’ ambulanca pa shofer e Maqellarës
Në Shtator, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj zbuloi se për zonën e Maqellarës do të dhurohej një autoambulancë, që siç deklaroi dhe ai vetë, kishte si qëllim të shkurtonte kohën e përgjigjes në rastet e emergjencës.
“Autoambulancat nuk do të jenë më vetëm të stacionuara në Spitalin e Peshkopisë, por do të shpërndahen në disa pika në Rreth, në mënyrë që të shkurtohet shumë koha e përgjigjes ndaj rasteve që vijnë në urgjencë. Të paktën koha e vajtjes të jetë e eleminuar”.
Kjo deklaratë erdhi pak ditë para se të mbaheshin zgjedhjet për Kryebashkiakun e Dibrës. Por në një vëzhgim të bërë nga emisioni investigativ “STOP”, rezulton se kjo ambulancë vetëm një javë më pas nuk ishte më në punë.
Sonila Meço në partinë e Ben Blushit? Ja çfarë thotë gazetarja....
Media të ndryshme online, kryesisht ato pranë qeverisë, publikuan artikuj se gazetarja Sonila Meço është një nga figurat publike të “LIBRA”-s, partisë së re të Ben Blushit.
Dhe i gjithë ky aludim vetëm për faktin se, gazetarja ishte pjesëmarrëse sot në prezantimin zyrtar të kësaj force të re politike, një aktivitet që ishte i hapur për të gjithë.
Vet gazetarja Sonila Meço ka sqaruar këtë situatë dhe ka shuar zërat nëse është pjesë e partisë së Blushit apo jo.
Në një status në Facebook, ajo mohon të gjitha këto aludime dhe thotë se, në aktivitet kishte shkuar si gazetare.
Reagimi i gazetares Sonila Meço:
“Per te sqaruar nje here e mire cdo dyshim per perfshirjen time ne politike, se portalet e paskan bere pa dijenine time: nuk jam pjese e asnje formacioni politik, ndjek me vemendje cdo perpjekje qe sfidon sistemin, cdo levizje qe ngjall enzimen e protestes, shpreses, qe i ben njerezit te arsyetojne pa pritur ngulfatur zezonen e mpirjes se trurit. Jam gazetare dhe mbetem e tille!”
Skandal! Raporti për vrasjet, Shqipëria e dyta në Europë
Shqipëria renditet vendi i dytë në Evropë për numrin e vrasjeve me armë zjarri i ndjekur nga Mali i Zi, sipas të dhënave të një raporti të “Small Arms Survey” dhe që përfshin vitet 2010-2015.
Sipas raportit, në Shqipëri, vdekjet e dhunshme nga armët e zjarrit dhe jo armët e zjarrit janë rritur dhe kanë rënë në mënyrë paralele.
Raporti thekson se, në Mal të Zi dhe në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë ka pasur një numër të lartë të vrasjeve të femrave. Mali i Zi në këtë rast ia kalon Shqipërisë.
Sipas raportit, rajonet më të prekura nga dhuna dhe armët e zjarrit janë Amerikat, Afrika e Jugut, Evropa Jugore, etj. Këtu nuk përfshihen vendet në luftë.
Analiza tregon modele divergjente për Shqipërinë dhe Kroacinë. Në Shqipëri, thekson raporti, normat e vrasjeve me armë zjarri dhe jo me armë të tilla kanë lëvizur kohët e fundit.
Ndërkohë, në Kroacinë nga ana tjetër, numri i vrasjeve ka pësuar ulje për shkak të shtrëngimit të ligjeve për të poseduar armë si dhe fushatave të shumta për dorëzimin vullnetar të tyre. Këto të dhëna bëhen publike në kuadër të agjendës 2030 për uljen e numrit të armëve.
Video/ Zëri i Amerikës sulmon Edi Ramën për kanabisin
Vlora është një nga zonat më të prekura nga kultivimi i marijuanës dhe transportimi përmes hapësirës detare me Italinë.
Përhapja masive e marijuanës këtë vit ka sjellë probleme për disa sektorë, por veçanërisht për sektorin bujqësor dhe atë turistik.
Korrespondneti ynë Raimond Kola, bisedoi në Vlorë me specialistë të këtyre sektorëve dhe përgatiti kronikën:
Video/ Paralajmërimi i çuditshëm: Kujdes, po bëhen aksidente qëllimisht për të fituar para
Aksidentet rrugore duket se po bëhen qëllimisht për të fituar dëmshpërblim. Ky paralajmërim i çuditshëm vjen nga faqja në facebook “Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore (HDA)”, e cila ka publikuar një video ditën e sotme të një aksidenti në Tiranë.
Videio tregon momentin kur një motor hyn papritur në korsinë e makinës dhe përplaset nga mjeti. Një veprim që duhet si i bërë qëllimisht që drejtuesi i motorit të fitojë dëmshpërblim.
Statusi i HDA:
“Shikojeni mirë këtë aksidentin e ndodhur sot tek ‘21 Dhjetori’.
Nga kjo kamera duket sikur personi me motor është futur vetë për t'u aksidentuar qëllimisht për të përfituar ndonjë lek sepse ka filluar të bëhet si modë ky gjest.
#Miq ruhuni nga disa mashtrues që ju dalin përpara në rrugë në këmbë, me biçikleta ose me motorë dhe ju futen qëllimisht që më pas të përfitojnë ndonjë lek prej jush!!!!”
Babai i dy fëmijëve jep shpirt në ambulancë, mjekët po talleshin. Fqinji: Mjekët ishin kriminelë
Shëndetësia vijon të ngelet shqetësimi kryesor në Shqipëri, frika më e madhe kur sëmuresh në Shqipëri nuk është leku, por trajtimi ç'njerëzor që të bëjnë duke të nënvlerësuar dhe të sorollatur derisa e gjen veten në gjendjen më të keqe të mundshme.
Një qytetar nga Kavaja ka denoncuar një rast të fundit që ka ndodhur me fqinjin e tij, i cili prej disa vitesh vuan nga Diabeti.
Gëzim Drogeja, 57 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa mjekët e kanë sorrollatur nga njëri spital në tjetrin duke mos i dhënë ndihmën e duhur.
"Përshëndetje Jetaoshqef! Po ju shkruaj për një rast urgjent. Bëhet fjalë për fqinjin tim, i cili prej vitesh është i sëmurë dhe vuan nga diabeti. ai është 57 vjeç dhe quhet Gëzim Drogeja nga Kavaja. Prej mese 5 ditësh ai është thuajse në gradë të fundit dhe e kemi dërguar në spitalin e Kavajës, ata nuk e marrin e na adresojnë në Durrës,me pas Durrësi na adreson në Tiranë. Shkuam te ushtaraku dhe u përballëm me një arrogance dhe sjellje prej ordineresh të doktorëve. Asnjë spital shtetëror nuk po na hap dyert, ditën e sotme e nisem urgjent me autoambulancë, pasi shenjat e jetës ishin pothuajse zero. E njëjta gjë, askush nuk na hap dyert. Çesht ky shtet? Si mund te lihet një i sëmurë në mëshirë të fatit? Si ka mundësi që janë kaq të pashpirt?Ju lutem na ndihmoni",- ka qenë ky denoncimi i banorit nga Kavaja për fqinjin e tij, i cili po lufton për jetën për shkak të arrogancës së mjekëve.
Ndër të tjera ai thotë se kur e dërguan në Tiranë, mjekët edhe pse e panë që ai po jepte shpirt, flisnin shumë qetë me një arrogancë të madhe.
"Durrësi nuk e preku me dorë dhe u detyruam të shkojmë në Tiranë. Ata në Tiranë na thonin ehë sa iku kirurgu, ndërsa ortopedi vjen nesër. Nuk arrij ta besoj si ishin aq të qetë në një kohë që ky person po jepte shpirt",- thotë fqinji i të sëmurit duke shtuar se në këto momente 57-vjeçari ndodhet në një spital privat në Tiranë, në të cilin i thanë se pak minuta me vonesë mund të kishin rezultuar fatale, pasi mbërriti me sheqerin në nivele të larta dhe në gjendje kome.
"Në këto momente ndodhet në reanimacion. Nuk na lejojnë që ta takojmë, po mundohemi që ta stabilizojmë gjendjen na thonë doktorët. Ka ardhur në gradë të fundit na thanë. Spitali Kavajës nuk kishte as matës Kaliumi e as aparat sheqeri, imagjino se në ç'gjendje jemi, vetëm i bënin insulina pa pasur idenë fare sepse nëse nuk dihet gjendja e sheqerit dhe kaliumi i një pacienti në trup,nuk mund t'ja besh insulinën se mund të jetë fatale", ka thënë ndër të tjera, fqinji i të sëmurit duke shtuar se familja e tij është në gjendje të vështirë ekonomike, ka dy djem dhe gruan, por po ndihmohet nga xhaxhai dhe halla që ndodhen jashtë shtetit, pasi familja e tij është në pikë të hallit.
40 milionë rusë bëhen pjesë e stërvitjeve ushtarake
Rusia zhvilloi në tetor disa prova për alarm ushtarak, ku u përfshinë 40 milionë njerëz. Ky ishte operacioni më i madh ushtarak me përfshirjen e popullisë civile, që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik.
Në transmetimet e mediave shtetërore ruse paraqiten nxënës shkollash, duke provuar maska anti gaz dhe u kërkohet njerëzve për të gjetur strehimet më të afërta kundër bombardimeve, “para se të jetë tepër vonë”.
Por ndërsa këto njoftime mund t’i kujtojnë Perëndimit rrezikun e një Lufte të re të Ftohtë, shumë rusë i shohin këto prova ushtarake si veprime për të impresionuar publikun për përgatijen ushtarake të vendit.
Foto/ Nëse Hillary humb zgjedhjet, faji do të jetë i këtij çifti!
Nëse Hillary Clintoni do të rrëzohet një hap larg finishit, faji do të jetë i këtij çifti. Huma Abedin, këshilltarja shumë e ngushtë me origjinë indiane, pothuaj një vajzë e adoptuar për Hillary Clintonin. Dhe ish bashkëshorti i saj, Anthony Weiner.
Anthony Weiner, “enfant prodige” i politikës njujorkeze, deri disa vite më parë ishte nisur drejt një karriere brilante. Por nuk e lanë surprizat prej seksomani virtual, skllav i fotografive erotike që i bënte vetes, një narcisist si Donald Trumpi, por në një botë digjitale, ku organi mashkullor mund të udhëtojë bashkëlidhur sms-ve.
Anthony dhe Huma, për vite të tërë kanë qenë dy yje, të pandashëm dhe shumë të pëlqyer në sallonet e Manhatanit, një çift fituesish, fytyrat ideale për brezin e ri të Partisë Demokratike: shumetnike, shumëfetare, ultraliberalë.
Ai hebre, ajo myslimane. Ai aktor, argëtues, shumë popullor mes bazës së pakicave kyçe (zezakëve, hispanikëve, homoseksualëve”. Ajo tip i tërhequr, e ndrojtur, por shumë e vlerësuar nga bashkëshortët Clinton, një eminencë gri e vërtetë. Ai, në kolegjin e tij, njujorkez, ishte përzgjedhur plot shtatë herë në Dhomën e Deputetëve, nga 1999 deri në 2011, me përqindje plebishitare (60% e lart). Ende i ri (sot është 52 vjeç), në vitin 2010 doli në pah në sallë në Kongresin e Uashingtonit, për një fjalim të ashpër kundër obstruksionizmit të republikanëve, që bllokonin reformën shëndetësore në Barak Obamës.
Për Huma Abedinin- e lindur në Michigan 40 vjet më parë nga prindër indianë, por që fëmijërinë dhe adoleshencën ka kaluar në Arabinë Saudite-Hillary thoshte: “Unë kam vetëm një vajzë, Chelesea; po të kisha patur një tjetër do të kishte qenë ‘Huma’. Të dyja janë të pandalshme, që nga fushata e primareve e vitit 2008, në departamentin e Shtetit, sot është numri dy i stafit të saj elektoral.
Miqësia është kaq intime-vetëm Huma është autorizuar të hyjë në dhomën e gjumit të Clintonit për seanca pune natën vonë, thonë ata të ekipit të saj, saqë ka pasur dhe ndonjë tabloid që ka imagjinuar ndonjë marrëdhënie përtej miqësore.
Marrëzi, mbi të gjitha në dritën e lidhjes pothuaj patologjike që Abedin kishte për të shoqin. Martesa civile mes të dyve, në vitin 2010 u pagëzua nga Bill Clintoni, si vulë e aleancës familjare.
Përralla magjike e çiftit Weiner-Abedin fillomn të bëhet tragjikomike në qershor 2011, më pak se një vit pas martesës. Dalin mesazhet e para të tij me përmbajtje seksuale: nuk ka sens të konsumuar, por një orgji me selfie, në të cilat u dërgon fanseve të tij, fotografi të pjesëve të veta intime.
Weiner detyrohet të dorëhiqet nga Dhoma e Ulët. Dy vjet më vonë provon të riniset në zgjidhjet primare të Partisë Demokratike për t’u bërë kryebashkiak i Nju Jorkut. Kronikën e fushatës së tij surreale të vitit 2013 e ka ofruar ai vetë në dokumentarin “Weiner”, i cili ka patur një sukses të moderuar në sallat e Manhatanit.
Në atë dokumentar, janë të shfaqura kontradiktat e çiftit, me një mizori shtangëse. Ai pengohet menjëherë nga një rishfaqje e skandaleve seksuale, me gra të tjera që zbulojnë se kanë patur korrespondenca të gjata përmes celularëve, aty kua ai ka ekspozuar të mbathurat e gjëra të tjera. Huma e mbështet, e mbron me këmbëngulje, e filmuar nga i shoqi në kalvarin e tij. Mos vallë Hillary e do shumë edhe prej kësaj?
Në fakt ka pakëz psikanalizë që duhet të bëhet përreth marrëdhënies së Clintonit dhe këshilltares së saj të preferuar, gra të “binjakëzuara” nga fati, të detyruara të mbrojnë karrierat e tyre politike nga aventurat e bashkëshortëve. Burra të dobët, ndoshta të sëmurë (mbi të gjitha Winer), e megjithatë gjenialë: ashtu si Billi, edhe Anthony ishte një politikan i talentuar.
Nëse do të kishte fituar ai zgjedhjet për kryebashkiak, me siguri do të kish qenë më efikas se sa Bill de Blasio. Marrëdhënia e tyre zgjati deri pak muaj më parë. I takova të dy në konventën e Partisë Demokratike në Filadelfia, në fund të korrikut.
Pavarësisht se karriera e tij politike ishte goditur rëndë për së dyti, Anthony vinte vërdallë mes të famshmëve të parisë, shumë i kërkuar prej gazetarëve. I mprehtë, argëtues, me batutën gjithmonë gati. Huma vendosi të shpallë ndarjen ligjore vetëm një muaj më vonë, kur dolën fotografi të tjera: i bënte foto vetes gjysme lakuriq, ia dërgonte një admirueseje ndërkohë që në shtrat në krah të tij flinte djali i vogël. Nga Federico Rampini-La Repubblica./Bota.al/
Clinton dhe Trump, fushatë intensive në shtetet e rëndësishme për garën
Tensionet NATO-Rusi zhvendosen në Ballkan
NATO pritet të zhvillojë një stërvitje të emergjencës civile në Mal të Zi, ndërkohë që Serbia përgatitet për një stërvitje të përbashkët me 150 parashutistë rusë. Moska, nga ana e saj, kundërshton planin e politikës së jashtme malazeze për të rritur marrëdhëniet me NATO-n dhe BE-në.
Vetëm pak kohë më parë, në Mal të Zi dhe në Serbi janë arrestuar disa persona, me dyshimin se po komplotonin rrëzimin e kryeministrit malazez në largim, Milo Djukanoviç.
Veç kësaj, një sasi e madhe arsenali armësh janë zbuluar pranë shtëpisë së familjes së kryeministrit malazez, Aleksandar Vuçiç, ditën e shtunë. Mbi këtë ngjarje, ka dyshime se armët do të përdoreshin për të vrarë Vuçiçin, një reformator proeuropian, edhe pse ishte vet ai që e hodhi poshtë këtë aludim.
Në Mal të Zi, zyrtarët akuzojnë Rusinë si ideatoren e komplotit ndaj kryeministrit Djukanoviç. Stërvitja 4-ditore e NATO-s në vendin fqinj do të nisë të hënën, ndërkohë që do të përfshijë edhe Qendrën Euroatlantike të Koordinimit të Përgjigjes ndaj Fatkeqësive, të aleancës.
E fokusuar në zonën e Nikshiqit, synimi i kësaj stërvitjeje është praktika në terren përballë një situate emergjente të shkaktuar nga përmbytjet apo sulmi me lëndë kimike.
Në të do të marrin pjesë 680 pjesëmarrës, nga të 32 vendet anëtare të NATO-s, por edhe partnerë të tjerë. Izraeli, Azerbajxhani dhe Kosova janë mes vendeve të përfshira, por që nuk janë pjesë e aleancës.
Shefi rus i Këshillit të Sigurisë, Nikolai Patrushev, zhvilloi një vizitë të papritur në Beograd gjatë javës së kaluar. Stërvitja ushtarake serbo-ruse, e cila do të nisë të mërkurën, mban emrin “Vëllazëria sllave 2016”. Njësi të Bjellorusisë do të marrin gjithashtu pjesë në të. Sipas njoftimit të ushtrisë ruse, stërvitja do të kryhet pranë Beogradit, e do të zgjasë deri më 15 nëntor.
Megjithëkëtë, Serbia ka shtuar lidhjet me NATO-n përgjatë viteve të fundit, përfshi edhe anëtarësimin në programin e Partneritetit për Paqen. Gjithsesi, bombardimi prej NATO-s i Serbisë dhe Malit të Zi në vitin 1999, ndërhyrje e cila çliroi Kosovën, ka lënë një shije të hidhur mes nacionalistëve serbë. Rusia ka shfrytëzuar këtë situatë dhe ka krijuar lidhje të afërta me disa prej tyre, duke rigjallëruar kështu patriotizmin pansllavik të vjetër sa dekada të tëra.
Ka qenë sërish ndërhyrja e NATO-s që rrëzoi ish-presidentin jugosllav, Slobodan Miloseviç, udhëheqësi nacionalist i cili ndërroi jetë në vitin 2006 teksa ndodhej për gjykim në Gjykatën e Hagës për krime lufte./TCh/
Brenda shtëpisë 7.2 mln paund të Neymar
Pak ditë më parë, Neymar nënshkroi kontratën e re me Barcelonën dhe tashmë futbollisti brazilian i ka bërë një “dhuratë vetes”, një shtëpi 7.2 milionë paund.
Prona e re e 24 vjeçarit është vendosur në Portobello, rreth një orë larg me makinë nga Rio de Janeiro. Gjithçka aty është luks, ku nuk mungon pishina, një fushë tenisi, si dhe 6 suita.
Shtëpia në Portobello është e fundit në vargun e shpenzimeve tejet të kushtueshme të Neymar, i cili më parë ka shpenzuar 3.6 milionë paund për një avion privat, si dhe 3 milionë paund për jahtin e tij.
Shpat Kasapi është gay? Ja kush e thotë këtë....
Lidhja midis Qendresa Dulaj dhe Shpat Kasapit ka përfunduar, por së fundmi kanë dalë disa mesazhe që tregojnë se marrëdhënia mes tyre nuk është aspak mirë.
Ata janë ndarë, por mesa duket Shpati nuk mund të jetojë dot pa "dashurinë e tij të vjetër", pasi i ka shkruajtur dhe i kërkon që të dalin sërish bashkë.
Botapress ka siguruar fotot ku shihet Shpati duke i shkruajtur Qendresës, ku i kërkon që t'i shkruajë, por ajo ia kthen se nuk i intereson të ketë kontakt më me Shpatin dhe e quan "rrenc" (gënjeshtar) dhe “gay”.
Shpat Kasapi njihet si mashkull që pëlqehet nga shumë femra, por edhe ai refuzohet nga femrat ose Qendresa Dulaj ndoshta është e vetmja femër që po e refuzon, shkruan “Botapress.info”.
Foto/ Kamasutra e seksit oral: 9 pozicionet më të mira
02/11/2016/..........................................
Koalicion PD-LSI? Basha: Ja kushti për bashkëpunim me Metën
Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Lulzim Basha ka folur edhe për idenë e një bashkëpunimi të mundshëm me LSI-në në zgjedhjet e ardhshme. Sipas Bashës deklaratat e eksponentëve të larët të PD-së janë keqkuptuar, duke nënkuptuar këtu Edi Palokën, i cili në një ditë më parë e la të hapur derën për një koalicion me partinë e Ilir Metës.
Kreu i opozitës ka deklaruar kushtin e PD-së për një bashkëpunim me LSI-në.
“Këtu ka një interes të madh, s’arrij ta ndaj sa është gazetaresk dhe sa është tabloid se ka edhe keqkuptime të deklaratave të funksionarëve të lartë të PD. Një një betejë ekzistenciale me pushtetin e veshur me krim, me pushtetin më të keq se cdo diktaturë, për një qëllim madhor kombëtar sic është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është i thirruir kushdo qytetar, faktor politik, që s’është pjesë e krimit, drogës, s’është pjesë e vullntetit për të prishur zgjedhjet e shqiptarëve, kjo s’është betejë për PD, është betejë për të ardhmen e shqiptarëve.
Ky është edhe kufiri që ndan dy lloj forcash politike, kush e konsideron veten pjesë të krimit dhe mbështetet te krimi dhe droga për të prishur zgjedhjet e ardhshme, do qëndrojë në anën tjetër që do përballet me koalicionin më të madh qytetar”,- tha Basha.
Ndërkohë në kampin opozitar të dy forcat e mazhorancës, PS dhe LSI, nuk e kanë vendosur ende nëse do të dalin bashkë në zgjedhjet e ardhshme apo jo. Rama është shprehur se për këtë çështje do të diskutohet pas zgjedhjes së kryetarit të ri të LSI-së.
Komiteti Mysliman: Mustafa Nano dhe Maks Velo i hedhin benzinë zjarrit
Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Gazmend Aga, në një intervistë për “GSH”, ka reaguar ndaj deklaratave të Mustafa Nanos e Maks Velos mbi Islamin.
Deklaratat për një “islam që nuk jep garanci”, apo “kur falen në bulevard, mua më zë frika”, ose “duken si Arabi Saudite”, kanë ngjallur shqetësim në Komunitetin Mysliman.
Aga thotë se, të dy personazhet janë emra me ndikim e të respektuar në shoqërinë shqiptare dhe shton se, “çdo stereotipizim, ofendim i përgjithshëm mbi fenë myslimane dhe myslimanët, kuptohet që është shqetësues”.
Sipas Agës, “Islamofobia është burimi kryesor i radikalizmit. Kuptohet që, nuk është një arsye që arsyeton radikalizmin për një individ me arsye të shëndoshë, por për individë të mundshëm për t’u përdorur për kauza të tilla të rreme, islamofobia mund të përdoret.
Nëse jemi të kujdesshëm me islamofobinë, me antisemitizmin, me antikrishtërimin në deklaratat tona, mendoj se nuk u lëmë hapësirë e shteg atyre që duan t’i keqpërdorin këto deklarata”.
Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ndalet në deklaratat e bëra nga Nano e Velo, rithekson se, KMSH është distancuar nga ata që shkojnë në luftë.
Mediat greke: Rama, kukull në duart e Erdogan
Deklarata e kryeministrit Edi Rama për Akropolin ka trazuar keq mediat greke, që vijojnë reagimet akuzuese ndaj kryeministrit shqiptar.
Pasi e etiketuan qesharake dhe tregues injorance atë që Rama tha për shpëtimin e Akropolit falë guximit të një shqiptari, një tjetër media greke ka guxuar edhe më shumë.
“Thepressroom.gr” shkruan sot se, Rama është kukulla politike e presidentit të Turqisë, Erdogan në Ballkan.
Sipas gazetës, “autoritetet shqiptare provokuan duke shkatërruar shtëpitë që u përkasin grekëve në Himarë, ndërsa kryeministri i Shqipërisë ka provokuar me një postim në Facebook, si përgjigje e një deklarate të Ministrisë së Jashtme greke.
Një sfidë e shkallëzuar nga Edi Rama, i cili është një kukull politike e Rexhep Taip Erdoganit, në Ballkan dhe Shqipëri, i cili pohon se, “Himara është shqiptare” dhe se “Akropoli mbijetoi falë shqiptarëve!”- shkruan gazeta.
Meta firmos: "Jo plehrat në Kuvend"
Dekreti i presidentit Nishani për të kthyer në Kuvend ligjit që lejon importin e mbetjeve nuk do të shqyrtohet nga deputetët as në seancën e ardhshme. Kryeparlamentari Ilir Meta, ka firmosur urdhrin për përcaktimin e rendit të ditës së seancës së 3 nëntorit dhe në listën e projektligjeve për diskutim e votim mungon ai për lejimin e importit të mbetjeve.
Brenda shumicës parlamentare ende nuk ka një qëndrim të përbashkët për dekretin e presidentit Nishani, ndërsa shoqëria civile vazhdon ta kundërshtojë ligjin.
Kryetari i Kuvendit, Meta, u shpreh dje për nevojën e gjetjes së konsensusit me shoqërinë civile, e cila deri tani mban pozicione diametralisht të kundërta me Ramën për plehrat.
Video/ Konferenca e ambasadorit Lu: Po punojmë për të kapur "peshqit e mëdhenj" të drogës
Ambasadori amerikan në Tiranë ka nisur një konferencë live përmes faqes në Facebook të ambasadës.
Lu i përgjigjet pyetjeve të shumta të qytetarëve.
Dikush e ka pyetur edhe për çështjen e kultivimit të kanabisit në vend, për të cilën diplomati amerikan tha se, qeveria shqiptare duhet të bëjë më shumë, ndërsa shtoi se, në bashkëpunim me DEA-n po bëhen përpjekje për të kapur peshqit e mëdhenj.
Ndiqmi më poshtë live konferencën:
Rrëshen, zbulohen 3 ton kanabis/ Noka: Policia braktis aksionin, pritet ardhja e RENEA-s
Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, denoncon një rast që nëse është i vërtetë, përbën një skandal më vete sa i përket implikimit të policisë në kultivimin dhe trafikun e drogës.
Ai thotë se, Policia e Rrëshenit nuk pranon të ndërhyjë në një magazinë ku ndodhen 3 ton kanabis, edhe pse aty ndodhen forcat e krimit ekonomik nga Lezha.
Pritet që çështja të zgjidhet me ndërhyrjen e forcave “RENEA”.
“Pazaret e drogës tashmë kanë kaluar nga konflikte mes bandash në përplasje brenda vetë Policisë. Në këto momente tek magazinat e ish pularisë në qytetin e Rrëshenit zbulohen sasi të frikshme droge. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se janë rreth 3 ton drogë.
Banesa është rrethuar nga një grup i policisë të krimit organizuar të Drejtorisë Lezhë. Policia e Rreshenit nuk pranon të ndërhyjë dhe i ka braktisur ndërkohë dhe uniformat blu të drejtorisë Lezhë nuk po guxojnë të ndërhyjnë. Pritet të vine nga RENEA .Kjo është " Policia që duam" në Kanabistan”,- shkruan Noka në faqen e tij në Facebook.
Rëshen, kapen 3 ton kanabis. Policia lokale braktisi aksionin
Ajo që deklaroi më herët ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, rezulton e vërtëtë. Në qytetin e Rrëshënit janë gjetur më shumë se 3 ton drogë në magazinat e ish-pularisë.
Të arrestuar janë 10 persona. Por përtej këtij operacioni, rasti bëhet i rëndë pasi policia lokale në Rrëshen ka refuzuar të ndërhyjë për sekuestrimin e drogës dhe kapjen e personave që kishin të bënin me të.
Operacioni u finalizua pas mbërritjes së forcave të FNSH dhe RENEA. Deri më tani nuk kemi ende një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit për këtë rast, i cili përbën një tjetër skandal sa i përket implikimit të strukturave shtetërore në trafikun e drogës.
Doni të ikni për punë në Kanada? Ja detajet që duhet të ndiqni...
Konfirmohet kapja e 3 ton kanabis në Rrëshen, më shumë se 10 të arrestuar
Konfirmohet gjetja e më shumë se 3 tonë drogëve në magazinat e ish-pularisë në Rrëshen.
Burime nga policia thanë se, është kapur sasia e madhe e kanabis sativës.
Të arrestuar janë 15 persona. Por përtej këtij operacioni, rasti bëhet i rëndë pasi policia lokale në Rrëshen ka refuzuar të ndërhyjë për sekuestrimin e drogës dhe kapjen e personave që kishin të bënin me të.
Policia lokale nuk ka ndërhyrë për të bërë kapjen e drogës dhe të personave, por janë thirrur forcat speciale “RENEA”.
Tiranë, del video e hajdutit që terrorizonte qytetarët, ja lista e vjedhjeve
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 5 ne Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin Adrian Shima, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “vjedhje”.
Arrestimi i tij u bë sepse rreth orës 11:00, të datës 31.10.2016, ka hyrë në dyqanin ushqimor të shtetases V. M., duke marrë një sasi paketash cigare të markave të njohura dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Nga veprimet e para hetimore këtij shtetasi i janë dokumentuar me prova ligjore dhe dyshohet se është autor i disa ngjarjeve të ndodhura në juridiksionin e këtij Komisariati. “Tch” ka publikuar edhe videon e nje rasti grabitje nga Shima, ku eshte identifikuar me fytyre nga Policia.
Më konkretisht:
Ngjarja e datës 14.03.2016, ku është vjedhur telefoni tip “Samsung S4” në pronësi të shtetases A. K.
Ngjarja e datës 03.08.2016, ku është vjedhur telefoni tip “Samsung Galaxy S3”, në pronësi të shtetases F. M.
Ngjarja e datës 13.10.2016, ku janë vjedhur 35.000 lekë, në automjetin në pronësi të shtetasit M. I.
Ngjarja e datës 23.10.2016, ku është vjedhur varësja e floririt e shtetases A. H.
Materialet proçeduriale i’u kaluan Prokurorisë prane Gjykates së Shkalles parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.
Kreu i Dhomës Amerikane dush të ftohtë qeverisë: Jeni të fundit në rajon, taksa të larta e dhunë ndaj bizneseve
Shpëtim Gjika lë PS-në, kalon me PAA-në e Agron Dukës
Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, duket se do t’i bashkohet Partisë Agrare Ambientaliste të Agron Dukës.
Ky i fundit në një komunikim të sotëm me mediat, ku sqaroi edhe kafen që pati me kryeministrin Rama, tha se “Gjika është afër PAA, ka qenë në takimet e mia në Vlorë”.
Që pas marrjes së drejtimit të PAA-së, Duka ka afruar rreth vetes shumë emra të tjerë që kanë qenë ish-deputetë apo funksionarë të Partisë Socialiste.
Shpëtim Gjika ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me kreun e PS-së që para zgjedhjeve lokale të vitit 2015.
Nga ana tjetër ndaj ish-kryebashkiakut të Vlorës nisën disa procese gjyqësore, të cilat ngjanin më shumë si të motivuara politikisht nga PS-ja, për ta eleminuar nga zgjedhjet lokale.
E rrallë/ Vlonjati gjen rezultatin e saktë të 7 ndeshjeve fiton 22 mijë euro
Djali në fjalë duhet të jetë vërtetë shumë me fat! Ai ka parashikuar rezultatet e sakta të shtatë ndeshjeve që u luajtën mbrëmjen e ndejshme dhe ka fituar një shumë marramendëse.
Një qytetar i Vlorës ka fituar fiton gati 22 mijë euro në një pikë bastesh pasi kishte luajtur vetëm 100 euro.
Në foton e publikuar nga JetaOshQejf duket skedina e kapur, mbi të cilën është shkruar “mos e beso po deshe”. Dhe në fakt të drejtë ka, pasi është gati e pabesueshme të fitosh një shumë të tillë.
Gjebrea: Historitë e dhimbshme që më takuan me UET-in dhe bursën Pashko
Bursat “Pashko” kanë shërbyer për të ndryshuar jetën e të paktën 10 të rinjve që ishin në vështirësi ekonomike ose vinin me histori familjare të trishta. Ata tanë kanë mundësinë të vazhdojnë ëndrrën e tyre për shkollën në Universitetin Europian të Tiranës, ku do të kenë studimin falas plus një pagesë mujore për jetesën në Tiranë prej 25 mijë lekësh të reja në muaj për 3 vjet. Shumica e bursave janë dhënë pasi historitë e tyre janë bërë publike tek rubrika “Një mesazh për ty” e emisionit “E diela Shqiptare” në “tvKlan”.
Ardit Gjebrea, drejtuesi i emisionit ishte sot i pranishëm në ceremoninë e akordimit të 10 bursave “Pashko” dhe e cilësoi këtë si një moment reflektimi për të gjithë.
“Unë jam shumë i lumtur për këtë realitet në të cilin ndodhemi ne tani sepse në momentin e parë kur kam biseduar me Henrin, kur ne kemi folur për bursën Pashko, nuk mendoja se çfarë do vinte më pas. Ishte një iniciativë e jashtëzakonshme, të cilën ne e materializuam rast pas rasti, që na vinte tek E Diela Shqiptare.
Ne që jemi sot këtu, nëse të gjithë do të ktheheshim pas në kohë, do të kujtojmë që secili nga ne ka pasur një histori, në mos të ngjashme, të përafërt më të gjithë ju që morët bursën Pashko. Asnjë nga ne nuk ka patur një fëmijëri të lehtë, një jetë të lehtë.
Po të kujtohemi ndër vite, të gjithë kemi kaluar momente shumë të vështira dhe ja ku jemi sot. Mirëpo, ne shpesh harrojmë ta kthejmë kokën pas dhe ky është dhe misioni i të ‘Dielës Shqiptare’. Ne harrojmë, ne nisemi nga shtëpia shkojmë në punë, sot kemi një shtëpi të mirë, kemi një punë të mirë, por harrojmë të shohim se çfarë na rrethon.
Iniciativa e Henrit për ta nisur këtë gjë, pa i parë rastet është një vlerë e shtuar. Pra ne, jo vetëm duhet të sensibilizohemi kur e shohim në televizion, por duhet ta shohim atë dhe kur ajo nuk shfaqet në ekran. Nëse ne do të bashkëjetojmë me të, jo thjesht fizikisht por edhe shpirtërisht, e di që kjo tingëllon pak ideale nga ana ime dhe unë vet ndoshta nuk e bëj gjithmonë këtë gjë, por të paktën të reflektojmë dhe të kuptojmë se janë këta ata të cilët nesër kur të bëhen si ne, të mos harrojnë atë të cilën e kanë kaluar më përpara.
Unë shoh një qeveri të ardhshshme tek këta studentë dhe do të isha shumë i lumtur që këta të ishin qeveria e ardhshme, këta që po përgatiten këtu sepse unë jam i bindur që do të kishim një Shqipëri shumë më të bukur, që fatkeqësisht ende nuk e kemi sot”.
Doni të ikni në Kanada, ja adresa ku mund të aplikoni
FBI-ja u ‘pret krahët’ demokratëve: Donald Trump dhe Rusia? Asnjë lidhje
Policia federale amerikane deri tani nuk ka gjetur asnjë lidhje të drejtpërdrejtë mes kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump dhe qeverisë ruse, shkruan “New York Times” që citon burime pranë kësaj dosje.
“Zyra Federale e Hetimit (FBI) dhe krerët e shërbimeve sekrete janë gjithashtu të bindur se hakerimet kundër Partisë Demokrate kishin për synim të godisnin zgjedhjet presidenciale dhe jo të bënin që të zgjidhej Trump”,- thekson “NYT”.
Nëse këto informacione shfqaqen të vërteta do të kapin në befasi demokratët që kanë bazuar një pjesë të fushatës për presidencialet në lidhjet mes Trump dhe Putin.
Dokumenti i WikiLeaks: Hillary Clinton është krijuesja e ISIS-it
Sikur mos të mjaftonin problemet me FBI-në dhe pasojat shkatërruese që ka pasur rinisja e hetimit në fushatën presidenciale, Hillary Clinton duket se ka marrë goditjen përfundimtare vetëm një javë para zgjedhjeve
WikiLeaks sapo ka përfunduar punën e nisur kohë më parë. Një goditje e rëndë ka ardhur nga Conservative Daily Post, sipas të cilëve Barack Hussein dhe Hillary Clinton janë krijuesit e ISIS.
Gazetari australian Julian Assange ka bërë një punë investigative dhe si rezultat i saj ka zbuluar lidhjen e Hillary Clinton me ISIS.
Publikimi i një emaili mes Clinonit dhe John Podesta tregon se “inteligjenca perëndimore dhe amerikane janë në rajon” për të akuzuar Katarin dhe Arabinë Saudite se mbështesin nga ana logjistike dhe financiare, grupin radikal ISIS.
Në një kohë kur kandidantja për presidente e SHBA akuzon këto dy shtete si financuese të terrorizmi, një dokument tregon se donacionet më të mëdha për fushatën e saj vijnë pikërisht nga këto dy vende.
Në një tjetër korenspodencë të vitit 2012, Drejtori i Politikave të Jashtme i Fandacionit të Clinton, Amitabh Desai organizoi një takim pesë minutësh për Bill Clinton, takim në të cilin ai mori një si “dhuratë” 1 milion dollarë nga Katari.
Për ata që ende nuk i kuptojnë këto indicie, Hillary, në atë kohë Sekretare e Shtetit, do ti shishte atyre sasi të mëdha armësh vetëm nëse ata i jepnin një “donacion” për fondacionin e saj.
Këto armë të ofruara nga Hillary dhe Departamenti i Shetit, atëherë të kamulfuara nën emrat e shteteve si Arabia Saudite, Katari dhe Libia, kanë furnizuar dhe forcuar grupet terroriste.
Në këtë mënyrë është krijuar ISIS. Dhe në vend që Clinton dhe Obama ti sulmonin ata me bombardime nga ajri i lanë të qetë. Për një arsye të vetme, pasi kjo organizatë i krijoi atyre mundësinë për të fituar miliona dollarë.
Video/ Kina ‘tregon dhëmbët’, shfaq për herë të parë raptorët ‘J-20’
Kina ka ekspozuar avionët e shumëpritur luftarak “J-20” për herë të parë në publik.
Dy prej avionëve “radarë-shmangës” bënë disa fluturime në shfaqjen ajrore “Zhuhai” në provincën Guangdong, në mbledhjen më të madh të prodhuesve të aeroplanëve por dhe blerësve të tyre.
Më parë avionët ishin parë vetëm nga blogerët, thotë “BBC”.
Luftëtarët “J-20” janë duke u parë si simbol i dëshirës së Pekinit për të modernizuar dhe përmirësuar kapacitetet ushtarake të vendit.
Presidenti Xi Jinping do të fuqizojë forcat e armatosura të Kinës, ndërkohë që ajo po merr një qëndrim më agresiv në rajon, veçanërisht në detet e Kinës Jugore dhe Kinën Lindore.
Raptori “J-20” është prodhuar nga korporata kineze “Aircraft Industries Group Chengdu” dhe është parë gjerësisht si një hap i madh në aftësinë ushtarake të vendit.
Foto/ Brenda në Shtëpinë e Bardhë, aty ku jeton familja Obama
Kur kanë mbetur vetëm pak kohë nga qëndrimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka pranuar të tregojë në publik, një pjesë të ambjentit në të cilin jeton.
Në edicionin e muajit dhjetor të revistës “Architectural Digest“, familja e parë e Amerikës ka lejuar prezantimin e një turi eksluziv në ambjentet ku jeton, në katin e dytë të ndërtesës.
“Ambjentet e tyre private mbeten një oaz i qytetërimit, dhe shijes së hollë, në një ambjent politik, shpesh të privuar nga të dyja këto anë”,- shkroi gazetari Mayer Rus, referuar ambjenteve të brendshme.
Dizajneri nga Los Angelesi, Michael S. Smith, u zgjodh të arredojë hapësirën, kur Obama hyri në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2008.
Ai ka qenë arreduesi zyrtar që nga ajo kohë duke i dhënë edhe zyrës ovale një tjetër pamje, në vitin 2010.
“Ata janë të fokusuar dhe i shprehin qartë preferencat e tyre”,- tregon Smith për çiftin Obama. “Janë të tërhequr pas elegancës dhe gjërave të thjeshta”./Architectural Digest/
Femra, ja si të visheni në vjeshtë....
Një triumf ngjyrash, të shndritshme, intensive, pastel me stampime etj. Romanticiteti takohet me maskilizmin. Në vjeshtë të 2015, përzjehen stile epokash, triumfon kaosi konceptual dhe shkëlqejnë kontrastet.
Ja 4 mënyra se si të visheni për të qënë të paarritshëm në këtë stinë të ftohtë.
Për një look të përditshëm, casual-chic, fokusohuni në një veshje romantike, bardhë e zi, me lule, dhe kombinoheni me një peliçe të madhe, apo xhup lëkure.
Nëse keni në axhendë një event të veçantë revista “Grazia” sugjeron një veshje “plisse” me fund tyli që do të tërheqë vëmendjen. Jepini pak nuanca “rrok” me një xhaketë lëkure ‘biker’.
Për në zyrë kënaquni me motivet me vija. Miksoni linjat vertikale të pantallonave të gjera me ato më të mëdha dhe horizontale të bluzës së shkurtër. Kompletojeni me një shirit argjendi në pallton tuaj.
Për një pije mes shoqeve, vishni një palë xhinze të zbukuruara me gurë të shdnritshëm, në kombinim me një bluzë superfemërore, dhe shtoni pak grintë me një xhaketë lëkure të zezë.
Foto/ Kina siç nuk e keni parë kurrë
Koleksion i fotografive të rralla e të hershme, të fshehura për 150 vjet, tregon jetën e shekullit të 19-të në Pekin.
Foto/ Rusja superseksi që po çmend rrjetet sociale, do t’u leje pa frymë
Rusja Galinka Mirgaeva po çmend rrjetet sociale. E fiksuar pas palestrës dhe jogas, Mirgaeva po tërheq vëmendjen edhe për linjat e saj, por jo vetëm kaq. Shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë pagëzuar si Angleina Jolie ruse për shkak ta ngjashmërisë me aktoren.
Bukuroshja që ka lindur në qytetin e Perm në Rusinë qendrore njihet si një nga modelet më seksi, por ende nuk gëzon famë ndërkombëtare, ashtu siç e kanë pasur fatin e mirë shumë prej modeleve të tjera ruse.
Gjithsesi, Galinka duket se po punon fort që të jetë në formë dhe në rastin e parë të shpërthejë dhe të bëjë botën të mbajë frymën.
Foto/ Dominimi në qiell, ja ‘skifterat’ që do blejë Turqia
Turqia pritet që të blejë 24 aeroplanë luftarakë "Lockheed Martin F-35".
Lajmin e ka bërë të ditur sot ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Isik, ndërsa dy zyrtarë amerikanë të njohur me këtë çështje, kanë thënë në kushte anonimiteti për "Reuters" se, bëhet fjalë për 24 aeroplanë luftarakë.
Nënsekretariati për Industri të Mbrojtjes tha javën e kaluar se Turqia kishte vendosur që të porosisë ngarkesën e dytë të aeroplanëve luftarakë.
Foto/ “Kafazi i vdekjes”, aty ku përballesh me dhëmbët e krokodilit
Ai është një nga zvarranikët më të frikshëm dhe jeton në veri të Australisë. Që nga koha kur në vitin 2008, Shpella e zvarranikëve u hap për publikun, njerëzit të shtyrë nga kureshtja janë bërë pjesë e eksperiencave jo të zakonshme.
Ata sodisin në mënyrë natyrale një prej vrasësve natyral më të egër në botë, teksa kanë pranuar të hyjnë në të ashtuquajturin “kafazi i vdekjes”, që në fakt i mbron nga zvarraniku gjigand, i cili arrin një gjatësi prej 5 metrash.
Janë me mijëra persona që kanë dashur ta provojnë këtë eksperiencë, duke u përballur me frikë dhe panik.
Video/ Pamje të frikshme, peshkaqeni noton pranë sërfistëve
Byron Bay në bregdetin australian njihet si një nga zonat më te rrezikshme nga peshkaqenët. Megjithatë ky fakt nuk i ndalon sërfistën të praktikojnë sportin e tyre të preferuar edhe pse mund të rrezikojnë edhe jetën.
Një video është publikuar së fundmi në “Youtube”, ku tregon se sa pranë vdekjen kanë qenë disa sërfistë teksa synonin të kapnin dallgët.
Gjithçka dukej e qetë, por nën ujë, shumë pranë tyre ndodhej një peshkaqen dhe këto pamje janë kapur nga një pushues në breg.
Në një moment, një prej sërfistëve afrohet shumë pranë peshkaqenit, por fatmirësisht nuk është sulmuar. Më pas, peshkaqeni është vënë re dhe nga 4 sërfistët e tjerë të cilët kanë dalë menjëherë në breg.
Këtë herë ja hodhën paq, por me siguri herë tjetër këta sërfistë do të jenë më të kujdesshëm.
03/11/2016/..............................................
Blushi: Nacionalisti Rama... edhe Esat Toptani ishte nacionalist
Nano: Greqia i ka refuzuar Ramës kërkesën për vizitë zyrtare. Qeveria, më e korruptuara në 26 vite
Analisti Mustafa Nano, ka deklaruar në emisionin "Rubikon" në televizionin "Koha", drejtuar nga Adriatik Kelmendi, se, Greqia i ka refuzuar kryeministrit shqiptar, Edi Rama një kërkesë për vizitë në Athinë.
Por po ashtu, edhe Cipras ka refuzuar ftesën të vijë në Shqipëri. Ky është një informacion që duhet konfirmuar, pasi ndoshta kjo shpjegon një nivel krize të thellë.
Më tej, Nano ka përsëritur perceptimin e tij se, “Rama është i korruptuar dhe se rrethohet nga njerëz të inkriminuar”.
Foto/ Shkëndija i heq të gjitha... do mbeteni pa frymë
Këngëtarja Shkëndije Mujaj ende nuk i ka përfunduar pushimet e saj të cilat i ka filluar tash e disa ditë.
Ajo si çdo ditë tjetër edhe sot ka publikuar foto në rrjetin social "Instagram", mirëpo kjo foto e publikuar nga ajo është paksa më ndryshe.
Këtu duket se Shkëndija është e zhveshur krejtësisht, por ajo ka sjellë vetëm pjesën lart në fotogarfi, ku i shihet gjoksi bombastik dhe fytyra me plot ndërhyrje me photoshop.
Foto/ Angela Martinin s’e keni parë më nudo dhe më seksi se kaq...
Modelja e famshme me prejardhje shqiptare, Angela Martini, shquhet për format e saj seksi.
Jo rrallë herë ajo ka provokuar me asetet e saj duke treguar edhe më shumë se që duhet, shkruan Indeksonline.
Video/ Dule-Ramës: Je aventurier. Edhe në lulishten tënde në kryeministri ka kanabis
Deputeti Vangjel Dule e ka konsideruar kryeministrin Edi Rama një aventurier në krye të qeverisë, që tani po shkatërron marrëdhëniet e vendit me Greqinë pasi ka shkatërruar vendin e tij.
"Sot ne kemi një aventurier në krye të qeverisë, - tha Dule ndër të tjera, duek ngritur zërin për shembjen në Himarë në emër të Rilindjes Urbane dhe që fshehin sipas tij, interesa të mbrapshta klienteliste. - Pika më e fortë e shtetit shqiptar në këto 25 vjet, - tha Dule, - ka qënë roli stabilizues, bashkëpunues në rajon.
Është ky kryeministër që i ka kthyer mbrapsht këto vlera paqësore dhe po presim sot të na zbulojë armikun e ri nën trysninë e ligjit të kthyer dhe kundërvënien e shoqërisë të importimit të mbetjeve, në kushtet e kanabizimit të vendit, kur jemi të sigurt se vetëm në lulishten para Kryeministrisë nuk ka kanabis, se në lulishtet mbrapa nuk jemi të sigurt se ka; në kushtet kur ky shpall armik Greqinë, që ka bërë avokatinë e Shqipërisë në NATO dhe po e bën edhe për integrimin në BE. Zotëria po krijon dyshime nëse realisht e do integrimin e vendit tonë në BE",- nënvizoi Dule.
Pritet rënia e çmimit të naftës, shfuqizohet vendimi që rrit taksën për licencat
Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin e qeverisë, i cili rriste me shumë fish taksën për dhënien e licensave për pikat e karburantit. Shoqata e kompanive hidrokarbure thotë se një gjë e tillë do të ndikojë në uljen e çmimit.
“Me shfuqizimin e kësaj takse, derisa të botohet në fletoren zyrtare dhe të merren aktet e duhura, kuptohet që do reflektohet në uljen e çmimit të karburanteve në atë masë që ajo ndikonte në rritjen e saj”,- thotë Luigj Aliaj.
Taksa e cila pati filluar të zbatohej në qershor të këtij viti prashikonte një rritje nga 20 mijë lekë në 5 milion lekë të licensave periodike për pikat e karburanteve në kryeqytet, ndërsa për bashkitë e tjera kjo taksë ishte në 2 milion lekë.
Kjo lëvizje pati jnë efekt prej afro 5 lekësh në rritjen e çmimit për litër. Zoti Aliaj thote se duhet të ketë një kufizim në rritjen e taksave duke ruajtuar parimin e proporcionalitetit.
“Legjislativi ia delegon qeverisë dhe pushteteve lokale vendosjen e disa taksave, por mendoj që ky delegim duhet të bëhet me një kufizim në përqindje se sa ato kanë të drejtë t’ia rrisin në mënyrë që të mos shkelet parimi i madh i ligjshmërisë që Kushtetuta përcakton për vendosjen e taksave dhe tatimeve”,- thotë ai.
Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje nga Unioni i Shoqërive Hidrokarbure Shqiptare, ndërkohë që vendimi i marrë nuk është zbardhur ende./TCh/
Ja si e ka shpërblyer Presidenti Putin aktorin Steven Seagal
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka shpërblyer me nënshtetësi ruse aktorin e filmave aksion, Steven Seagal. Seagal, 64-vjeçar, ka qenë vizitor i rregullt i Rusisë në vitet e fundit, si dhe e ka shoqëruar Putinin në disa ngjarje të arteve marciale, transmeton “Express”.
Për më tepër, Seagal është i zëshëm në mbrojtjen e politikave të liderit rus.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, ka thënë para gazetarëve se, Seagal ka qenë për një kohë të gjatë i interesuar që t’i lëshohet nënshtetësia ruse.
Takimi me ministrin Panariti/ Revoltohen drejtorët e LSI-së: Duam takim me kryeministrin, do rivendosim dinjitetin
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka zhvilluar sot një takim të gjatë pune, me 13 drejtorët e bujqësisë në rrethe, për problematikat e shumta që ka ky sektor. Por duket se kjo mbledhje nuk ka qenë edhe aq “normale”, pasi shumica e drejtuesve kanë shpërthyer në ankesa dhe pretendime të shumta, duke theksuar se punojnë në kushte shumë të vështira dhe nga ana tjetër sulmohen nga kryeministri.
Ata janë ankuar sidomos për mungesë fondesh dhe specialistësh. Pasi ka dëgjuar shqetësimet e ngritura nga drejtorët e Drejtorive të Bujqësisë, Panariti u premtoi se, do t’i kërkojë Ministrisë së Financave, për projektbuxhetin e vitit 2017, shtim të organikës së Drejtorive të Bujqësisë, pasi është i domosdoshëm shtimi i numrit të specialistëve në të 13 drejtoritë e bujqësisë.
Sipas njoftimit zyrtar që vjen nga kjo ministri mësohet se ka pasur një revoltë të vërtetë ndaj kryeministrit Rama, i cili në takimet e fundit që ka bërë nëpër Shqipëri, ka atakuar shpesh punën e Ndërmarrjeve Bujqësore.
“Ndërkohë, Drejtoritë e Bujqësisë në rrethe shprehen dhe indinjatën e tyre në lidhje me vlerësimet e bëra nga Kryeministri Rama. Ata i kërkuan Ministrit Panariti që t’ju mundësojë një takim me kryeministrin, ku secili prej tyre t’ju shpjegojë punën që bën.
`Duam të vendosim në vend dinjitetin tonë. Jemi profesionistë në fushat tona, me eksperiencë shumëvjeçare dhe jemi ne që përballemi me të gjithë punën dhe problematikat në terren. Puna jonë kalon pa u vlerësuar dhe iu njihet si meritë institucioneve tjera`, u shprehën Drejtorët e Drejtorive të Bujqësisë”,- thuhet tekstualisht në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Bujqësisë.
SHBA, Clinton vazhdon rënien në sondazhe. Obama i del në mbrojtje
Në fushatën e Hillary Clinton vazhdon të këndohet edhe pas skandalit të email-eve, për të treguar se gjithçka vijon normalisht.
Artisti James Taylor pasi performoi hitin “Carolina in my mind”, ia la skenën një prej mbështetësve më të fortë të ish-Sekretares së Shtetit.
Për presidentin Barack Obama vota e amerikaneve ‘pro’ Hillary Clinton si pasuesja e tij, do të shpëtojë botën nga një rrezik i madh, pasi shefi i Shtëpisë së Bardhë në një tubim elektoral në Karolinën e Veriut e cilësoi Donald Trump si një kërcënim real.
“Në fund të fundit, askush nuk dëshiron edhe katër vite të tjera qeverisje nga Obama. Tani paramendoni se ç’mund të bëjë Donald Trump kur të ketë të drejtën në zyrën ovale për të shkelur kushtetutën”,- tha Obama.
Edhe pse u tregua realist sa i përket kohës së gjatë që ai drejton vendin, Obama tha se Hillary Clinton është një tjetër demokrate, por më shumë ide të reja dhe me plane konkrete për Amerikën. Një sondazh i CNN e nxjerr me 5 pikë para Hillary Clinton, ndërsa një tjetër i gjigantit mediatik ‘BBC’ me 3 pikë para.
Ndërsa, ai tha se fati i botës është në duart e votuesve amerikanë, më herët shefi i Shtëpisë së Bardhë theu heshtjen sa i përket hetimit të FBI-së që u bë publik më pak se 2 javë para datës finale të zgjedhjeve. Presidenti amerikan Obama shënjestroi kreun e FBI-së James Comey për hetimin e ri.
“U përpoqa shumë që mos duket se dua të ndërhyrj në këtë çështje. Por mendoj se është normë këtu tek ne që kur çelen hetime, nuk kalojnë në veprim me informacion të paplotë, nuk funksionojmë në bazë rrjedhjesh të të dhënave. Ne veprojmë në bazë të vendimeve konkrete që merren”,- u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Rama nuk do të marrë pjesë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Kryeministri Rama nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur nga Presidenti Nishani më 11 Nëntor për të diskutuar për situatën e krijuar nga kanabisi.
Burime zytare pranë Kryeministrit, konfirmuan për Televizionin Klan se në të njëjtën datë, kreu i qeverisë do të jetë në New Jork, ku do të hapë një ekspozitë personale me pikturat e tij, në galerinë “Mariana Goodman”, siç është njoftuar prej javësh në faqen zytare të galerisë njujorkeze.
Pasi Presidenti lajmëroi thirrjen e kësaj mbledhjeje, përmes një statusi në Facebook, Kryeministri shprehu habinë mbi nevojën e mbledhjes së këtij Këshilli, ndërsa ironizoi duke publikuar dhe letrën e Komisionerit Europian për Punët e Brendshme, Avramopulos që vlerësonte përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër kultivimit të kanabisit.
Nëse do të jetë i pranishëm në mbledhjen e thirrur nga Presidenti, nuk ka vendosur as Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili, sipas kreut të shtetit do të jetë një nga personat që duhet të flasë për situatën.
Pjesëmarrjen e ka konfirmuar Kryeparlamentari Meta, siç pohoi për Televizionin Klan, Zyra e tij e Shtypit. Ndërsa nuk ka ende konfirmim nga ministrat, që janë pjesë e këtij Këshilli, si ai Jashtëm, i Drejtësisë, Financave, Transporteve.
Axhenda e takimit të Këshillit të Sigurisë Kombetarë, sipas një shkrese të Presidentit, të siguruar nga Televizioni Klan, parashikon raportimin e Ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe të Prokurorit të Përgjithshëm./Tv Klan/
Fotot/ Michelle Obama një ikonë stili
Një grua e fortë, një avokate e suksesshme, e cila ka mbështetur bashkëshortin dhe ka shkëlqyer në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në pjesëmarrjet e saj në jetën sociale amerikane.
Më 8 nëntor SHBA-të do të shkojnë në zgjedhje për të votuar për presidentin e ri dhe me këtë datë do të mbyllet zyrtarisht epoka Obama. Përveç përkushtimit social, “First Lady” ka qenë gjithnjë nën vëmendjen e projektorëve për momentet e saj “fashion”: në vitet e presidencës së bashkëshortit, duket se ajo nuk ka gabuar një “look” për asnjë rast, edhe kur është fotografuar në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, në shoqëri të fëmijëve, duke u përpjekur të mbillte fruta dhe perime.
Në mënyrë të pavullnetshme, Michelle Obama ka ndikuar modën me daljet e saj “fashion”. Fustanet që ka veshur në takimet zyrtare kanë bërë bujë në harkun e pak orëve dhe tani stilistët po bëjnë garë për të parë një krijim të tyre të veshur nga gruaja e presidentit.
Gjatë ndërhyrjes së saj në “International Day of the Girl”, Michelle ka veshur një fustan, ku mbizotëronin lulet: një “look” mëse i thjeshtë për gruan e presidentit, që gjithsesi është “imituar” në të gjitha koleksionet e këtij sezoni vjeshtë-dimër, ku veshjet e lehta dhe të ndezura mbizotërojnë.
Elegante dhe e re. Michelle Obama ka qenë gjithmonë ikonë e stilit me veshjet e saj, nga më ‘casual’ në ato për evente gala, duke tërhequr vëmendjen e publikut.
“First Lady” duket se kalon nga nga “look” klasik, në një më të thjeshtë dhe elegant pa asnjë vështirësi. Ja pse pëlqehet nga të gjithë zonja Obama në Shtëpinë e Bardhë./Shqip/
Iluzioni optik, kjo foto nuk është një femër nudo...
Një fotografi bardhezi, iluzion optik, tashmë ka marrë vëmendjen e mediave në mbarë botën.
Pak njerëz po munden t’i shohin dy meshkuj duke vallëzuar, të gjithë po e shohin një trup të femrës të zhveshur, shkruan "DailyMail".
Mirëpo, misteri i fotografisë është se janë dy meshkuj duke vallëzuar. Provojeni edhe ju këtë test iluzion optik dhe jepeni përgjigjen në koment:
Historia +18/ Pas seksit e dashura më kërkoi....
Një djalë 22-vjeçar ka rrëfyer historinë e tij të dashurisë, prej të cilës po vuan shumë. Ai ka folur me psikologen e “The Sun” dhe ka treguar problemin që i ka dalë me të dashurën.
Do'stlaringiz bilan baham: |