Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet322/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   318   319   320   321   322   323   324   325   ...   352

Masat

Për parkim të automjeteve në qytetin Shkodër do të përdoren këto vende:

Sheshi “Mehmet Shpendi” tek ish Ndërmarrja e Fermentimit.

Gjatësia e rrugës së Shkollës së Mesme Industriale “Arben Broci”.

Sheshi tek stacioni i trenit të udhëtarëve.

Sheshi dhe rruga tek “Fusha e Druve” në unazën lindore.

Nga ora 08:00, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, si dhe do të bëhet largimi i automjeteve të parkuara në këto akse rrugore:

Në rrugën “Bujar Bishanaku”, (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 08:00, datën 9 tetor 2016 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe nga ora 12:00 do të ketë ndalim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24:00.

Unaza perëndimore,duke filluar nga Rrugën Bajram Curri deri te Rrugën Ibrahim Rugova.

Rruga Muhamet Dibra deri te parkimi i stadiumit.

Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se rruga “Bujar Bishanaku”, do të jetë e vetmja rrugë kryesore e hyrje-daljes së tifozave vendas dhe të huaj.

Në aksin bulevardi “Zogu i Parë” (ose sheshi Parrucë deri tek “Ish 5-Heronjtë”), duke filluar nga ora 10:00 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24:00.

Do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga degëzimet e rrugës që të çojnë në rrugën “Bujar Bishanaku” dhe anasjelltas, nga ora 10:00 deri në ora 24:00.

Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën “Zyhdi Repishti” (rruga e ish poligonit të qitjes) nga ora 10:00 deri në orën 24:00.

Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën e tregut industrial dhe fruta-perime në Zdrale nga ora 10:00 deri në orën 24:00.

Do të ketë kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites deri në përfundim të ndeshjes në segmentet rrugore:

“Xhabije – Parrucë”

“Sheshi 2 Prilli – Parrucë”

“Kryqëzimi i ish degës – Ish 5-Heronjtë”

“Kryqëzimi i Rusit – Ish 5-Heronjtë”

Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe paisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë.

Njoftojmë administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregtar përreth dhe në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” të tregohen mirëkuptues duke i mbyllur aktivitetet në orën 14:00.


Foto/ Ja si është katandisur kulla 2.5 mln euro e Korçës, e përuruar plot bujë nga kryeministri Rama
“Ejfeli” modern i “Parisit të Vogël”, një shkallare galeri arti + një ballkon 360 gradë mbi Korçën siç nuk e keni pare”. Kështu shkruante kryeministri Edi Rama në dhjetor të vitit 2014 në një foto të kullës së Korçës të postuar në faqen e tij në Facebook.

Por sot, gati dy vjet më vonë, ky investim i inaguruar me pompozitet është degraduar.

“Lapsi.al” sjell foto nga kati medemek panoramik i kullës, ku presupozohej që vizitorët të ngjiteshin për të parë qytetin dhe të shijonin një kafe në lartësi. Kulla është thuajse totalisht e braktisur, nuk ka vizitorë e as njerëz që të të shërbejnë.

Ajo ka një lartësi rreth 34 metër dhe është pjesë e projektit për rikonstruksionin e sheshit para teatrit “Çajupi” e zonës së pazarit.

Ndërtimi i saj u financua nga qeveria shqiptare me një vlerë 2.5 milionë euro.

Projekti është një kopje e një kulle në Japoni, ndonëse simotra japoneze e kullës së Korçës, është më e madhe dhe kryen më shumë funksione.



Kanabisi/ Tahiri mirëkupton ata që mbjellin drogë, krahason shifrat me 2013-n

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur sërish sot për raportin e Guardia Di Finanzës mbi kultivimin e kanabisit në Shqipëri. Ai tha se kupton ata qytetarë të varfër që shpresojnë se paligjshmëria do ti pasurojë, por nuk kupton politikanët dhe intelektualët që me deklarata e tyre pro legalizimit të drogës po nxisin shtimin e fenomenit

“I kuptoj qytetarët në çdo fshat e qytet, që ngasja për të luftuar papunësinë, i con te puna e paligjshme në këtë biznes të paligjshëm. As këta nuk i quaj kolumbianë, as i quaj trafikantë, siç bën opozita. Por sigurisht i them se kjo nuk është mënyra për të luftuar papunësinë.

Unë i kuptoj të gjithë ata që si rrugë për të luftuar prapambetjen, pabarazinë dhe padrejtësinë në shoqëri dhe ekonomi, kanë ngasje të fitojnë ca para të shpejta nëpërmjet kësaj sipërmarrje të paligjshme.

E kuptoj edhe që gënjeshtrat e politikës në 20 vitet e fundit, kanë shtuar dëshpërimin për cdo bashkëpytetarë tonin",- tha Tahiri.

Por më tej Tahiri tha se, nuk kupton asnjë intelektuarl, politikan apo gazetarë që kërkon legalizimin e kanabisit, duke i nxitur më shuë qytetarët drejt ekonomisë së paligjshme të kanabisit.

Por edhe kësaj here ministri i Brendshëm krahasimet e shifrave i bëri sërish me vitin 2013, kur PD ishte në pushtet, duke anashkaluar tre vitet e qeverisjes së tij.
Dorëhiqet kreu i hekurudhave shqiptare, Alizoti
Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave Shqiptare Genc Alizoti ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Dorëheqja i është paraqitur ministrit të Transporteve, Sokol Dervishi.

Mësohet se shkak për këtë vendim kanë qënë arsyet familjare.
Ilir Meta: Masa ekstreme për ata që blejnë apo manipulojnë votën

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka folur sot nga Fieri edhe për reformën zgjedhore, duke vënë theksin te zbatimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it. Madje ai shkoi edhe më tej, duke kërkuar masa ekstreme për ata që do të tentojnë të blejnë votën e shqiptarëve.

“Duhen masa ekstreme për të dënuar të gjithë ata të cilët do të tentojnë të cenojnë votën e qytetarëve shqiptarë, ta kushtëzojnë atë, ta fotografojnë atë, ta blejnë atë dhe ta manipulojnë atë”,- tha Meta.

Një deklaratë e tillë të kujton spotin e shpërndarë nga LSI në prag të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit 2015, ku kjo parti bënte thirrje kundër blerjes së votës.



3 mijë euro çdo shqiptari për të hyrë si polak në Britani
Europol ka shkatërruar një organizatë ndërkombëtare, që merrej me trafikimin e ukrainasve dhe shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.

Pas më shumë se një viti hetimesh, 11 të dyshuar janë arrestuar në Poloni. Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, janë konfiskuar pajisjet e komunikimit, pasaporta polake dhe kartat e identitetit të përdorura nga rrjetet kriminale.

Vitin e kaluar Roja Kufitare polake kishte filluar një hetim për një grup të organizuar kriminal, që merrej me kalimin e paligjshëm nga Polonia në Britaninë e Madhe. Grupi kriminal përbëhej nga shtetas kryesisht polakë që jetonin në Poloni dhe Britani.

Europol thotë se, shtetasit ukrainas dhe shqiptarë mbërrinin në Poloni në mënyrë të ligjshme. Më pas kanë marrë karta identiteti polakë, me të cilat kanë udhëtuar në Britaninë e Madhe.

Kartat e identitetit ose janë blerë ose janë lënë me qera. Çdo “klient” duhej të paguante deri në 3500 euro për një kartë të tillë.

Ndërsa prisnin në Poloni, shqiptarët dhe ukrainasit mbaheshin të strehuar në motele. Më pas dërgoheshin në aeroportet e ndryshme në Poloni për tu nisur drejt Britanisë.

Madje ata bënin dhe trajnime se si duhet të silleshin për të mos rënë në sy. Ky rrjet kriminal vepronte prej më shumë se dy vitesh./tvklan.al/
Video/ 5 mijë lekë policit për të shpëtuar nga gjoba...

Një 52-vjeçar që tentoi të korruptonte punonjësin e qarkullit në Durrës u vu në pranga. Ferdinant Konda lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara me mjetin tip “BMW”. Ai u ndalua në segmentin rrugor Plepa-Mbikalimi i Shkozetit.

Mësohet se punonjësi i policisë do t’i pezullonte lejen e drejtimit 52-vjeçarit, ndaj ky i fundit i ofroi policit 5 mijë lekë.

23 tonët e kanabisit në Vlorë, pranë vendit ku një vit më parë u nis një avion
Parcelat e hashashit të gjetur në fshatin Treblovë të luginës së lumit të Vlorës, ndodhen pikërisht pranë vendit, ku në gushtin e vitit të kaluar u ul avioni me pilotin shqiptar, të arrestuarin në Itali Vilson Lamaj.

Prokuroria për Krime të Rënda zbardh detaje të dosjes hetimore, të 23 tonëve të hashashit, (policia këmbëngul se janë 23 kg) ku saktësoi se parcelat ndodheshin shumë pranë vendit, ku vitin e kaluar uleshin avionët për tu ngarkuar me drogë.

Ky fakt, për hetuesit nuk përjashton mundësinë e verifikimit nëse edhe gjatë këtij viti janë ulur avion në këtë zonë. Apo edhe mundësinë e ndërtimit të këtyre parcelave pranë fushave, që të kenë më të lehtë trafikantët të transportojnë lëndën narkotike drejt Italisë me avion.

Nga ana tjetër, prokuroria dyshon se për këto parcela kishte dijeni edhe policia lokale e Vlorës, zyrtarët e të cilës po hetohen nga prokuroria për bashkëpunim të mundshëm, me oficerin e shpallur në kërkim Renaldo Avduli.

Ky i fundit pronar i dy parcelave në këtë zonë dhe personi që i kishte ofruar siguri të arrestuarve Shkëlqim Koçiaj, Taulant Haxhiraj dhe Arjan Hasani. Sipas prokurorisë, është kërkuar sekuestrimi i materialeve dhe planeve operacionale të policisë së Vlorës në lidhje me operacionet e asgjësimit të hashashit, për të parë nëse policia ka kaluar pranë tre fshatrave Treblovë, Vranisht dhe Vezhdanisht.

Kjo pasi nga informacionet e marra në rrugë operative nga Shërbimi Informativë Shtetëror, dyshohet se policia ka bërë në mënyrë selektive asgjësimin e parcelave të mbjella me hashash. Pasi këto parcela, dalloheshin qartë nga rruga pasi ishin ndërtuar edhe kasolle me gjatësi deri 40 metër, ku bëhej procesi i tharjes së kanabisit.

Ndërkohë Gjykata e Krimeve të Rënda i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” Xhovalin Bakos, i arrestuar në operacionin e 4 tetorit në Vlorë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, që merrej me kultivimin e lëndëve narkotike.

Mësohet se i 18-vjeçari ka kërkuar lirimin nga burgu, por ka qenë prokurori që ka dorëzuar para gjykatës disa komunikime, ku tregonte se i riu me kërkesë të Taulant Haxhiarajt, kishte dërguar në plantacionet e hashashit sende të ndryshme për punëtorët.

Ndërsa për Klajdi Imerin, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 15 ditor, kohë kjo që prokuroria të gjejë prova që implikojnë të riun në këtë grup kriminal./abc news/
Fotogaleri/ Ura më e pazakontë e botës ndodhet në Holandë
Fotogaleri/ Personazhet VIP që morën pjesë në dasmën mbretërore

Sot ka qenë një ditë e rëndësishme për Princ Lekën II dhe bashkëshorten e tij princeshën Elia Zaharia, por jo vetëm. Personazhe të shumtë VIP kanë marrë pjesë në ceremoninë martesorë të çiftit, duke u kujdesur në detaje për pamjen e tyre.

Në praninë e 800 të ftuarve çifti dukej shumë i lumtur pranë njëri-tjetrit, ndërsa Elia shkëlqente në fustanin e punuar nga dizajnuesja e njohur kosovare, Blerina Kllokoqi Rugova.

Më poshtë keni foto të VIP-ave tanë, duke filluar nga çifti Veliaj e deri te këngëtarja Soni Malaj që përfituan të pozojnë me princeshë Elian.


Foto/ A është kjo shtëpia sekrete e Vladimir Putin?

Vladimir Putin besohet se është pronari i këtij kompleksi gjigant, që fshihet thellë në malet e pjesës jugore të Rusisë.

Shtëpia e veçantë e ka kulmin e mbuluar nga bari, në mënyrë që presidenti të mos diktohet nga spiunët perëndimor, transmeton Telegrafi.

Derisa në pjesën e prapme është mali i dendur me drunj, përpara ndodhet liqeni, kurse anash helipadi. Pjesa e brendshme e shtëpisë ka një arkitekturë unike të stilit skandinav, derisa mobiliet kanë kualitet të lartë.

Në këtë vendqëndrim sekret që ndodhet në Karelia, Putini është parë duke i kaluar pushimet gjatë muajit korrik. Këto pretendime i ka bërë televizioni i pavarur rus “Rain Tv”, duke u bazuar në një burim të sigurt.

Nëna e politikanit të njohur shqiptar vjedh lulet në një lokal në ish-bllok

Çuditë nuk kanë të ndalur në Shqipëri. Një video e xhiruar një natë më parë në Tiranë, tregon se si një zonjë në moshë vjedh lule në Tiranë.

"E bukura" është se zonja, është nëna e një politikani të njohur shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet publik për arsye etike.

Ajo është kapur duke vjedhur lulet në një prej lokaleve të zonës së ish-bllokut.



Foto/ Tiranë, kamioni i ushtrisë britanike ‘shkel’ me një rrotë autoveturën shqiptare

Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në qendër të kryeqytetit, në zonën pas Pallatit të Operas dhe Baletit, kur një kamion i ushtrisë britanike i ardhur në Shqipëri në kuadër të një stërvitjeje të përbashkët, ka përplasur një autoveturë tip ‘Citroen’.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe sikurse shihet nga fotot që kanë mbërritur në “Opinion.al”, kamioni dhe autovetura me sa duket kanë tentuar në të njëjtën kohë të marrin kthesën në zonën pas Pallatit të TKOB-së, por nuk kanë kanë arritur duke u përplasur me njëri-tjetrin.

Në kamionin e ushtrisë, që duket sikur e ka shkelur veturën, shihet flamuri anglez dhe vërehen gjithashtu targat e këtij shteti.

Fatmirësisht nuk ka patur të lenduar, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.

Ish-kryeministri i Shqipërisë është pronari i kësaj supermakine
Ai njihet për shijet e tij të makinave dhe kur ishte kryeministër i Shqipërisë nuk pranonte që të udhëtonte me shofer, por e merrte vetë timonin.

Besoj se të gjithë e keni kuptuar se për këtë ish-kryeministër bëhet fjalë. Fatos Nano është bërë pronari i një supermakine, shkruan “SYRI.net”.

Një “Maserati” fuoristradë është tashmë pronë e ish-kryeministrit Nano.

Fotot e tregojnë këtë. Mesazhdërguesi tregon se, kjo makinë është nën pronësinë e Fatos Nanos./Syri.net/


'Ka automatik me 200 fishekë!' Kontrollohet shtëpia, pranga 38-vjeçarit

Një automatik me 200 fishekë iu gjet në shtëpi, 38-vjeçarit nga Frakulla e Vogël e Fierit, Shezai Muhametajt.

Policia e Fierit e arrestoi për "armëmbajtje pa leje" dhe i sekuestroi 1 automatik, 14 krehëra pushke, 2 krehëra automatiku dhe 200 copë fishekë.

Arrestimi i Muhametajt erdhi pas një informacioni në polici se ai përbënte rrezik me tërë atë sasi fishekësh dhe automatikun që dispononte.

Për këtë arsye u bë një kontroll në shtëpinë e tij dhe arrestimi i tij u bë në vend.

De Biasi deklarata rrënqethëse për Shqipërinë e shqiptarët
Gianni De Biasi ka thënë se ndihet shqiptar. Madje, strategu italian ka folur fjalë të mëdha për popullin shqiptar.

Trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi ka zbuluar gjithçka në një intervistë për të përditshmes sportive madrilene, AS. Italiani ka thënë se ndihet shqiptar, pasi është pyetur a e ndien vetën italian apo shqiptar.


”Pavarësisht se në Itali kjo nuk mund të tingëllojë mirë unë ndihem shumë Shqiptar, të përballesh çdo ditë me ta të bën dhe të ndihesh njësoj si ata”,- ka deklaruar De Biasi.

“Me falënderojnë sepse tani fëmijët e tyre kanë kuptuar që me punë mund të arrijnë shumë lart, tani në Shqipëri nuk flasin me vetëm për Ronaldon dhe Messin, por edhe për Xhaken apo Sadikun”,- ka theksuar ai.

Ish-trajneri i disa skuadrave italian ka folur edhe fjalë të mëdha për popullin shqiptar, të cilët nuk kanë një imazh të mirë në botë.

“Të gjithë keni një imazh të frikshëm për Shqipërinë, por po ju them që edhe për italianët në Amerikë flasin më shumë për mafian tonë sesa për Pizzat dhe Spagetit.

Kam parë që dhe ju flisni për stadiumet në kushte të këqija në Shqipëri, por nuk e dini që pas zhvillimit të Kombëtares janë ndërtuar dy stadiume mjaft të mirë, të cilët mund t’i krahasoj pa frikë me stadiumet të Italisë ose Spanjës”,- tha ai.

“Nëse ka diçka që më pëlqen nga populli shqiptar atëherë do thosha krenaria, ata mund të jenë të varfër, të pafuqishëm dhe gjithçka tjetër, por asnjëherë nuk ndihen të turpëruar t’i thonë të gjithëve se nga vijnë, flamuri i tyre me pak fjalë është shumë më i madh sesa duket”,- ka përfunduar italiani.



Video/Vidhen 700 mijë euro mall në argjendarinë tek “Pazari i Ri”

Një argjendari në kryeqytet ka rënë sërish pre e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur në argjendarinë “Pavllo”, pranë pazarit të ri në rrugën “Luigj Gurakuqi”.

Autorët kanë arritur të marrin 10 kg flori, 30 kg argjend dhe 600 ora.

Nga të dhënat e para mësohet se, autorët kanë çarë murin e banesës ngjitur dhe kanë grabitur argjendarisë./tvklan.al/



Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur ish-deputeti Gilman Bakalli
Është ndarë papritur nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gilman Bakalli. Shkak për këtë tragjedi është bërë një leucemi akute.

Megjithë ndërhyrjen e mjekëve nuk është bërë i mundur shpëtimi i tij. Ai u nda nga jeta rreth orës 18.30 në moshën 49-vjeçare.

Bakalli ishte diplomuar në gjermanistikë në universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodërs. Ai mbajti mandatin e deputetit nga viti 2005 deri në vitin 2009.

Aktualisht punonte si Lektor në Universitetin Europian të Tiranës. Kishte një përvojë 15-vjeçare në mësimdhënie në nivel universitar, në fushën e teorive të letërsisë, përkthimit, komunikimit ndërkulturor dhe teorive të komunikimit.

Stafi i UET-së dhe multimedias “Mapo”, i shprehin ngushëllimet e thella familjes dhe të afërmve të të ndjerit Gilman Bakalli./Mapo.al/

Foto/ Ja si po masakrohet lumi Shkumbin, askush nuk i ndal...

Makineri të rënda që po ndërtojnë rrugën Qukës- Qafë Plloçë- Korçë janë duke shkatërruar lumin Shkumbin.

Siç edhe shikohet në fotot që janë publikuar në rrjetet sociale, eskavatorë dhe mjete të rënda po marrin rërën dhe zhavorrin që ndodhet në shtratin e lumit për të shtruar trasenë e rrugës Qukës-Qafë Plloqë.

Denoncimin e kanë bërë banorët që jetojnë aty përreth, të cilët tregojnë se në lumin Shkumbin po bëhet një masakër e vërtetë mjedisore.

Sipas tyre, me dhjetëra kamionë dhe eskavatorë po punojnë pa pushim 24 orë në 24 orë duke marrë rërën e lumit.

Nuk dihet nëse firma që po ndërton këtë rrugë ka leje, ajo nuk është e autorizuar të gërmojë dhe marrë inerte nga shtrati i lumit. Por edhe sikur të kishte leje, kjo do të shënonte një krim shtetëror ndaj mjedisit në vend.




Ndeshja me Spanjën/ Tifozët - Ramës: Je ters, mos hajde në stadium
Kryeministri Rama përsëri është konsideruar si “ters” nga tifozët shqiptarë. Një tifoz i ka shkruar Ramës një koment në rrjetin social Facebook ku i kërkon të mos shkojë në stadium në ndeshjen me Spanjën.

“Vetëm në stadium mos hajde kundër Spanjës të fitojmë, se po erdhe do e hamë si Kosova”,- ka shkruar komentuesi.

Mirëpo, Rama i ka kthyer përgjigje menjëherë tifozit të “shqetësuar”.

“Jo, do vij, se po s’erdha do humbasim e do jesh ti tersi pastaj”,- është përgjigjur Rama.

Ndërsa një tjetër i shkruan:

"Rama tersi i Shqipërisë edhe Kosova prej teje u rrah, në stadium nuk të duam ma asnjëherë sepse je i pavlerë".

Por, edhe këtij komentuesi Rama nuk ia ka përtuar duke i thënë se atë nuk po e pyet njeri.

"Po kush po të pyet ty në fund të fundit".


El Mundo”: Kujdes në Shqipëri! Të hedhin ujë në vend të naftës
Edhe pse zakonisht na nderojnë me pikë në Eurosong, spanjollët rrallëherë thonë fjalë të mira për Shqipërinë. Sikur të mos mjaftonin kujtimet jo edhe aq të bukura të zbuluara së fundmi nga sulmuesi Alvaro Morata kur ka luajtur me skuadrën U-21 iberike në Shqipëri dhe ankesat – të zakonshme tashmë (si ato ndaj Lituanisë) – nga “Furia e kuqe” për tapetin e stadiumit “Loro Boriçi”, duke e quajtur “fushë patatesh“, në zemrën e problemeve të vendit tonë ka ardhur një tjetër shigjetë. Burimi nuk ndryshon: vjen nga Gadishulli Iberik.

Kështu, gazeta “El Mundo” ka dërguar gazetarin e vet të quajtur Eduardo J. Castelao në qytetin e Shkodrës, aty ku nesër kombëtarja shqiptare do të presë Andres Iniestën me shokë për Eliminatoret e Botërorit 2018.

Ky njeri cilësohet “i dërguar special” nga gazeta në hyrjen e reportazhit që ai ka shkruar për Shqipërinë dhe shqiptarët, por duket se ai nuk është ndier aspak i tillë me t’u ulur në aeroportin e Rinasit. Castelao ankohet shumë në shkrimin e tij për orët e para në tokën e shqiponjave. Gjithçka nis me titullin, ku ai e quan “një odise” udhëtimin drejt Shkodrës.

“Shqiptarëve nuk u pëlqen të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor”, – shkruan gazetari. “Kujdes! Në disa pika karburantesh, sidomos ato të voglat, ata fusin ujë në vend të naftës“, – paralajmëron ai, duke “demaskuar” një problem të cilin ne e dimë mirë, fatkeqësisht.

Më pas, në “El Mundo” makthi i të ecurit në rrugët shqiptare nuk ka fund.

“Uji, i egër, dhe bubullimat, të cilat kthejnë ditën në natë, nxjerrin në pah pjesët e rrugëve që janë të dëmtuara. Në fakt, ato janë shumë të dëmtuara. Duhet të kalosh pellgje sikur të ishte Liqeni Ness, ndonjë gropë të pabesë dhe pastaj të parakalohesh nga makinat luksoze 4×4. Shënim: këtu tabelat e ndalimit të kalimit të shpejtësisë mbi 50 km/h janë një shaka“, – vazhdon përshkrimi “i zi”.

Natyrisht, ka edhe fjalë pozitive, si për shembull fakti që edhe ne jemi përfshirë nga globalizmi, sepse në radio dëgjojmë këngë të huaja, madje latine, si për të mirëpritur spanjollët. Në reportazh përmenden autorë të njohur nga ne, si Enrique Iglesias, Nicky Jam dhe Shakira (me këngën “La Bicicleta”).

Vlerësimi më i madh shkon për hotelin “Tradita“, ku u pritën gazetarët miq. “Vend i mirë dhe restorant i mirë. Pas dhjetë orësh udhëtim duke përshkuar 1300 kilometra, vjen një pije. Gëzuar!” – përfundon “El Mundo”.

Po ne, ç’mund të bëjmë? Epo, përveçse t’i presim kundërshtarët me të gjitha të mirat – siç e do zakoni – le t’i surprizojmë në fushë edhe si “hakmarrje” për komentet e tyre para ndeshjes, ndonëse dëshpërimisht e dimë se këto janë fakte dhe jo ankesa adoleshentësh në shpërthim hormonesh./telesport/

Sekreti i buqetës me lule të Elia Zahariajt

Sot, Princi Leka II dhe Elia Zaharia do bashkohen në martesë në një festë të vërtetë mbretërore.

Çdo detaj i kësaj dite të gjatë është kuruar me kujdes nga organizatorët e eventeve dhe Class AV që u përzgjodh nga ata për dekorimin e ambienteve, përfshirë edhe lulet natyrale që do t’i japin freski tryezave dhe mjediseve të Rezidencës dhe Pallatit të Brigadave.

Bashkëpunëtorja e përhershme e “Class AV”, Frida Banushi, floristja e Floral Fantasy ka rrëfyer për përzgjedhjen e kujdesshme të luleve që është bërë për këtë dasmë, por, çfarë është më interesantja edhe për buqetën e nuses, Princeshës Elia Zaharia.



Mundo Deportivo”: Strategjia e De Biasit për të dielën
Xhani De Biazi është një njohje e vjetër e spanjollëve, sepse më parë ka qenë trajneri i Levantes në kampionatin spanjoll. Gazeta e njohur katalanase “Mundo Deportivo” ka shkruar një analizë në lidhje me situatën që po kalon Shqipëria, duke i thurur elozhe trajnerit italian si liderin e këtij grupi futbollistësh që po mahnit Europën.

“Spanja do të përballet të dielën në Shkodër me Kombëtaren e Shqipërisë që ka fituar dy ndeshjet e para të eliminatoreve të Botërorit Rusi 2018. Ata janë liderët e grupit G. Në Lihtenshtejn patën edhe luksin për të lënë pushim lojtarët më të mirë të formacionit të tij, duke ruajtur forcat për Spanjën.

Shqiptarët nuk janë skuadër pa eksperiencë, pasi arritën të kualifikoheshin në Europian, edhe pse ishin në një grup shumë të vështirë. Edhe në Europian humbën kundër gjigantëve të shtëpisë dhe u hapën punë ekipeve të tjera. Në Shqipëri janë të vështirë për t’u mundur. Xhani De Biazi është lideri i tyre, pasi ka ndërtuar një skuadër të fortë në mbrojtje dhe të zgjuar në zbritjet e kundërsulmit.

Si për ironi të fatit, ai e rriti më shumë emrin dhe audiencën e tij edhe në Itali, duke qenë trajner i Shqipërisë. Shprehja e tij është e njëjta: Në Shqipëri na quajnë krenaria e Kombit dhe është kënaqësi të bësh të lumtur qytetarët. Nuk e thotë thjesht sa për sy e faqe, sepse ai ka bërë një tur me biçikletë dhe i ka parë nga afër bukuritë e vendit që po trajnon.

Shqipëria është shtëpia e tij e dytë dhe shteti në të cilin gjeti harmoninë dhe gjithçka për të punuar dhe për të arritur rezultatet pozitive. Për këtë arsye, ndeshja jonë në Shqipëri nuk do të jetë aspak e lehtë, sepse kemi përballë një rival të fortë dhe të motivuar përpara tifozërisë së tij”, shkruan gazeta “Mundo Deportivo”./Panorama Sport/
Spanja ankohet menjëherë sapo vjen në Shqipëri
Përfaqësuesja e Spanjës po vazhdon të ankohet për gjendjen e fushës së “Loro Boriçit”. Edhe pse ende nuk e kanë shkelur nga afër, refreni i spanjollëve gjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë terreni që do të gjejnë në Shkodër për ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Fakti që vetëm tri ditë para përballjes me Shqipërinë, në “Loro Boriçi” u ndesh Kosova me Kroacinë, nuk u pëlqen aspak spanjollëve, aq më tepër që dy ndeshjet më të vështira të grupit duhet t’i luajnë në vetëm tri ditë diference, shkruan “Panorama Sport”.

Si të mos mjaftonte kjo, largësia e stadiumit të Shkodrës nga aeroporti “Nënë Tereza” është në maksimumin e lejuar nga FIFA, çka shton lodhjen e udhëtimit të ish-kampionëve të botës.

Më shumë se shqetësim për fushën, duket se spanjollët po parapërgatisin justifikimin në rast të një rezultati jo pozitiv nga ekipit të Gainni De Biasit.



Mesazhi prekës i Alfred Lelës për Bakallin: Akil që jetoi si burrat
Drejtori i multimediave “Mapo”, Alfred Lela, ka postua pak minuta më parë në profilin e tij në Facebook një mesazh ngushëllues tepër prekës për të ndjerin petagogun e UET-së, Profesor Gilman Bakalli, që sot u nda nga jeta papritur në mënyrë të parakohëshme.

Por edhe në rrjetet sociale kanë vërshuar ngushëllimet dhe pesazhet prekëse për të ndjerin Bakalli, i cili u shua në moshën 49 vjeçare nga një semundje e rëndë.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   318   319   320   321   322   323   324   325   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish