Turqi, sulm terrorist kundër një stacioni policie në Cizre, 9 viktima
Sulm terrorist kundër policisë në Turqi, 9 viktima
Të paktën 9 persona u vranë dhe 64 u plagosën nga një sulm me auto bombë ka shpërthyer jashtë godinës së Policisë në qytetin Cizre, në Juglindje të Turqisë.
Një makinë e madhe bombë ka shpërthyer jashtë godinës së Policisë në qytetin Cizre, shkruan BBC.
Shumë njerëz janë të frikësuar se ka të vrarë dhe të plagosur, thanë burimet.
Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një ndërtesë shumë-katëshe të rrënuar. Është e paqartë se kush e ka kryer sulmin, por mediat turke kanë fajësuar Partinë Polullore Kurde, PKK.
Qyteti Cizre ka qënë subjekt i disa ndalim-qarkullimeve gjatë muajve të fundit prej autoriteteve turke që luftojnë PKKN-në.
Zona ndodhet pranë kufirit me Sirinë. Sulmi vjen pas disa ditë ofensivë të ushtrisë turke kundës ISIS dhe kurdëve në veri të Sirisë.
Itali/ Tundet toka sërish në Amatrice, banorët në panik
Tërmetet vazhdojnë në Italinë Qëndrore, në rajonin e Rietit. Afro 40 lëkundje toke u regjistruan gjatë natës. Tërmeti më i fortë u shënua në rreth orës 6.30 në Amatrice, me manjitudë 4.8 në shkallën Rihter.
Disa ndërtesa të dëmtuara nga tërmeti që ra gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës, u rrëzuan plotësisht.
Numri i viktimave të kësaj fatkeqësie natyrore është rritur sërish. Shifrat zyrtare flasin për 267 të vdekur dhe 387. Nën rrënoja, autoritetet thonë se mund të ketë të tjera viktima.
Mustafaj me Bashën në Dibrën: Po ndodh si 25 vite më parë
Mbetet në burg bosi italian, do trafikonte 1 ton kokainë nga Peruja
Zbardhet urdhër-arresti i Apelit
Azili/ 155 muxhahedinë mbërritën nga Iraku me një avion amerikan
Tiranë, Bashkia nxjerr për shitje ujësjellësin me fitim 5 mln euro/vit
Normën e fitimit bruto të Ujësjellësit të Tiranës prej rreth 23% për vitin 2015, do t’ia kishin zili edhe kompanitë private, që mesatarisht fitojnë 10-15%, apo dhe shumë më pak për kompanitë e mëdha të naftës apo të distribucionit….
Ndërmarrja e Ujësjellësit të Tiranës, e cila pritet të dalë në shitje sipas deklaratës te dy ditëve më parë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka realizuar një fitim para taksave prej 686 milionë lekësh (rreth 5 milionë euro) në vitin 2015, sipas të dhënave nga tatimet, me një rritje të fitimeve prej 30% në raport me 2014-n.
Ujësjellësi i Tiranës zuri vendin e 22 në renditjen e 200 kompanive me fitime më të mëdha në vend për vitin 2015 dhe vendin e katërt ndërmjet kompanive me kapital shtetëror. Sipas të dhënave nga tatimet, vetëm kompanitë shtetërore të energjetikës, OSHEE, KESH dhe OST patën vlera më të larta fitimi se ndërmarrja e Ujësjellësit të Tiranës.
UKT sh.a., Tiranë realizoi xhiro vjetore rreth 3 miliardë lekë më 2015 ose 22 milionë euro, sipas të dhënave nga tatimet. Kompania pa rritje të qarkullimit vjetor me 2% në krahasim me 2014.
Normën e fitimit bruto të Ujësjellësit të Tiranës prej rreth 23% për vitin 2015, do t’ia kishin zili edhe kompanitë private, që mesatarisht fitojnë 10-15%, apo dhe shumë më pak (2-5%) për kompanitë e mëdha të naftës apo të distribucionit.
Bashkia e Tiranës zotëron 82.5% të aksioneve të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, 14.6% i ka Bashkia e Kamzës dhe 2.9% Bashkia e Vorës.
Sipas bilancit 2014, vlera e aktiveve afatgjata materiale të Ujësjellësit është 11.3 miliardë lekë, apo rreth 80 milionë euro.
Ujësjellësi ka një hua afatgjatë prej 5.7 miliardë lekësh, po sipas bilancit 2014.
Kapitali i saj ishte 6.7 miliardë lekë (48 milionë euro) në fund të 2014-s (përfshirë dhe fitimin e 2014).
Ujësjellësi i Tiranës është operatori më i madh i fushës. Tirana deri në vitin 1939 është furnizuar me ujë nga puset vetjake. Në vitin 1939, me përfundimin e qendrës së Tiranës (ndërtimin e ministrive dhe shëtitores “Dëshmorët e Kombit”), u vu në punë impianti i Pastrimit të Ujit në Brar, i cili merrte ujë në lumin e Tiranës pranë kataraktit me prurje 40 litra për sekondë së bashku me rrjetin që furnizon objektet e ndërtuara.
Në vitin 1951, qytetit të Tiranës, përveç impiantit Brar iu shtuan edhe Burimet e Selitës, të cilat pasi përpunohen në Hidrocentralin Lana-Bregas, shpërndahen në depot e Tiranës.
Me rritjen e numrit të konsumatorëve shtohen kërkesat për ujë. Në vitin 1964, Tiranës i janë shtuar burime të tjera: Burimi i Bovillës me prurje Q=140-420 l/sek dhe Burimet e Shën Mërisë me prurje Q=600 l/sek.
Në vitin 1988, Tiranës i shtohen burime të reja me ngritje mekanike Bërxull dhe Pishinat. Me rritjen e kërkesave, po në vitin 1988, me fonde të përbashkëta nga Ministria e Bujqësisë dhe Komunale, u krye studimi për ndërtimin e Digës së Bovillës me kapacitet 80 milionë m³/ujë dhe aftësi përpunuese 40 milionë m³/ujë.
Diga e Bovillës përfundoi në vitin 1999, e në funksion të saj u ndërtua impianti i Pastrimit të Ujit, me kapacitet përpunues prej 1800 l/sek. Në janar të 2007-s, Shoqëria Strategjike Ujësjellës Kanalizime Tiranë, u transferua në pronësi të njësive vendore të zonës së shërbimit që përbëhet nga 3 bashki dhe 16 komuna. Licenca e fundit e shoqërisë është rinovuar nga Komisioni Kombëtar Rregullator i Ujit në mars të 2010-s, pas një procesi monitorimi dhe vlerësimi të përmbushjes së të gjitha kërkesave për këtë licencë nga Enti Rregullator i Ujit.
Anija amerikane qëllon 3 herë për paralajmërim drejt anijes iraniane
Pentagoni ka njoftuar se një anije e Marinës së SHBA ka shtënë tre herë për të paralajmëruar një anije ushtarake iraniane në Gji, njofton BBC.
Zëdhënësi Peter Cook tha se, kjo ishte një prej shumë incidenteve të anijeve iraniane, që provokojnë anijet amerikane javët e fundit.
Sipas tij, qëllimet e anijeve janë të paqarta, por sjelljet e tyre ishin të papranueshme, pasi anijet ndodheshin në ujërat ndërkombëtare.
Mirëpo, Ministri Iranian i Mbrojtjes, gjenerali Hosein Deghan tha se, anijet amerikane ndodheshin në ujërat amerikane. Ai tha se, trupat e tij do të paralajmëronin ose do të konfrontoheshin me çdo anije të huaj, që hynte në ujërat e vendit të tij.
Anije patrullë amerikane bëri tri të shtëna paralajmëruese pasi një anije iraniane i erdhi mu në ballë, 180 m larg para se të kthehej, tha Pentagoni.
Të shtënat, të qëlluara nga një armë me kalibër 50, bënë që anija iraniane të kthehej dhe të ikte tutje, tha zëdhënësi.
“Gruas së Erjonit ia prenë këmbët… Ju lutem, silleni trupin e tij”
Pëllumb Toro nga Kurjani i Fierit, xhaxhai i emigrantit shqiptar Erjon Toro që humbi jetën nga tërmeti në Itali, tregon se dhimbja e tyre është shtuar më shumë.
Toro tha për “GSH” se, bashkëshortja e nipit të tij, Elsa Toro, ka humbur të dyja këmbët, pas një operacioni në vendin fqinj. I vetmi ngushëllim për ta është se nga tragjedia kanë mbijetuar dy vajzat e vogla.
“Pasi morëm lajmin për vdekjen e Erionit, ne kemi kontaktuar vazhdimisht me të afërmit tanë në Amatrice të Italisë. Ata na treguan se trupi i nipit ishte nxjerrë nga rrënojat dhe se ishte dërguar në morg. Tashmë pritet që të kryhen të gjitha procedurat në mënyrë që trupi i tij të vijë në Shqipëri.
Gjithashtu, të afërmit na thanë se vajzat e mitura të Erjonit dhe bashkëshortja e tij Elsa ndodheshin në spital. Sipas tyre, vajza e madhe 9 vjeçe ka thyer njerin krah, ndërsa ka marrë goditje dhe në kokë. Ajo ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja shëndetësore ka ardhur duke u përmirësuar.
Sa i përket vajzës së vogël 4-vjeçare, fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë goditje dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Me nusen e Erjonit nuk kemi folur, pasi ajo është në spital dhe gjendja nuk paraqitet e mirë. Fillimisht na thanë se kishte thyerje në të dyja këmbët dhe se gjendja e saj shëndetësore ishte stabilizuar.
Por dje të afërmit tanë tanë atje na lajmëruan se gruaja e Erjonit i ka humbur të dyja këmbët. Nuk e dimë arsyen se çfarë i ka shtyrë mjekët italianë që t’i presin këmbët, mbase ishte mënyra e vetme për t’i shpëtuar jetën. Nuk dimë çfarë të themi tjetër”.
“Ne kemi hapur dyert e mortit, por kemi dhe një arsye tjetër që kërkojmë me ngut kthimin e trupit të pajetë të nipit. Nëna e Erjonit, Meriemja, është e sëmurë me kancer por edhe probleme të tjera. Aktualisht, atë jemi duke e mbajtur me ilaçe, që gjendja e saj të mos përkeqësohet më tej. Ndaj dhe këmbëngulim që trupi të na vijë sa më shpejt të kryejmë ceremonitë mortore”.
Foto/ Spanjë, goditet banda shqiptaro-bullgare e kokainës
Një operacion i përbashkët antidrogë ndërmjet Policisë Spanjolle dhe Policisë Shqiptare i koordinuar nga Zyra Kombëtare Europol Tirana, goditi një grup të trafikut të drogave të forta. Operacioni antidrogë i koduar "CROMANON" shkatërroi grupin që vepronte në Spanjë dhe përbëhej nga tre shtetas me origjinë shqiptare dhe një shtetas bullgar.
Të arrestuarit janë A.Q, 47 vjeç, A.D, 41 vjeç, dhe E.Sh, 27 vjeç, të tre shtetas shqipta dhe dhe P.D, 41 vjeç, shtetas bullgar.
Janë sekuestruar 38 kilogramë Heroinë e pastër, 8 kilogramë kokainë e pastër dhe 50 kilogramë përzierës. Është shkatërruar një laborator që përdorej nga organizata kriminale për të përzier lëndën narkotike.
Është sekuestruar një armë zjarri me silenciator dhe një pajisje presimi. Operacioni ka filluar që në muajin Dhjetor të vitit 2015 dhe është finalizuar me 10 Gusht të 2016.
Foto/ Zbulohen në Bulqizë qindra bomë kanabisi: 2.5 m të larta
Në fshatin Smollik të Bulqizës, policia ka kontrolluar territorin dje dhe ka zbuluar një parcelë të mbjellë me kanabis. 806 bimët kishin marrë aq zhvillim sa kishin arritur lartësinë e një peme, deri në 2.5 metra.
Policia i ka prerë bimët e larta dhe i ka djegur, ndërkohë që ka veçuar disa prej tyre si provë materiale për ekzaminime laboratorike.
Sipas policisë, asnjë person nuk është identifikuar si autor i kësaj bimësie.
Hetimet do të vazhdojnë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër.
Fushë Arëz/ Të shtëna me armë, banorët: Janë mbjellësit e narkotikëve. Policia mohon ngjarjen
Gjatë orëve të vona të mbrëmjes në Fushë Arëz, në zonën Mollë Kuqe janë dëgjuar të shtëna me armë.
Të shtëna me armë konfirmohen nga banorët, por policia mohon në gjë të tillë.
Banorët thonë se, kjo zonë është e njohur për mbjellje të lëndëve narkotike.
Banorët ndërkohë që thonë se ka patur shkëmbim arme me policinë, por kjo e fundit mohon çdo gjë.
Pritet edhe një reagim zyrtar i policisë në lidhje me pretendimet e banorëve të zonës.
PR: Privatizimi i Ujësjellësit, aferë korruptive e Erion Veliajt
Politika ka nisur të reagojë pas deklaratave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se bashkia po sheh mundësinë e privatizimit të ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve. Është Partia Republikane ajo që lëshon alarmin për një aferë korruptive e klienteliste.
“Partia Republikane e denoncon këtë aferë të re korruptive te privatizimit të ujësjellësit si një provokim të ulët që i bëhet durimit të popullit të Tiranës, në një kohë kur ky komunitet është goditur nga kriza e plotë ekonomike dhe pazaret korruptive te kualicionit qeverises qe kane vetem nje identitet politik grabitjen e shqiptareve.
Partia Republikane kundershton tentativën për privatizim të ujësjellësit, duke e konsideruar atë si një aferë të mirëfilltë korrupsioni dhe abuzimi të rëndë me asetet publike të qytetarëve të Tiranës. PR i ben thirrje opozites jo vetem per ta denoncuar, por dhe per ta ndalur kete aferë”,- thuhet në deklaratë.
Veliaj tha se, po shihet mundësia e privatizimit pas ofertave që kanë mbërritur disa kompani, për shkak të rritjes së performancës. Për PR, gjithçka po bëhet në mungesë transparence edhe pse bëhet fjalë për një hap me rëndësi strategjike kombëtare.
“Kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk është pronar i qytetit por vetëm një administrator i përkohshmë i punës në qytet. Të drejtën e menaxhimit të përkohshëm atij ia kanë dhënë qytetarët e Tiranës, mbi bazën e një kontrate që ai ka lidhur me ta.
Kjo kontratë është programi i tij elektoral. Në asnjë rresht të atij programi nuk rezulton që ky Kryetar t’u ketë thënë qytetarëve që ai synon të privatizojë ujësjellësin. Privatizimi i ujësjellësit nuk është një hap banal si tenderat që ky Kryetar po i jep si bakshishe politike për të forcuar pozitat e PS në qytet dhe pozitat e atij vetë në PS.
Privatizimi i ujit të qytetarëve është një hap me rëndësi strategjike kombëtare, ka të bëjë me rolin e shtetit në garantimin e te mirave publike dhe marrjen përsipër të përgjegjësive për garantimin e Sigurisë së qytetarëve.
Për më tepër këto procese kërkojnë një vlerësim të gjithanshëm dhe transparent.
Veprimi i kryetarit të bashkisë në mungesë të plote transparence si perherë tregon qartë se interesi primar i tij nuk janë qytetarët, por mardhëniet klienteliste e monopoliste të bizneseve të tij apo politikës që ai perfaqëson”.
Foto/ Ambasadori amerikan Lu, vizitë në redaksinë e “Mapo”
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, z. Donald Lu, ka vizituar sot paradite redaksinë e gazetës “Mapo” në Tiranë.
Ai është takuar me stafin e kësaj gazete, me botuesin Henri Çili, me drejtorin Alfred Lela dhe kryeredaktorin Arjon Sulo. Gjatë vizitës së tij në ambientet e redaksisë së gazetës “Mapo”, ambasadori Lu, u njoh nga afër nga ana e botuesit Çili, me momente historike që nga themelimi i kësaj medie deri më sot, si dhe me ambientet, apo dhe mënyrën e punës në këtë redaksi.
Ambasadori amerikan Donald Lu, ka dhënë edhe një intervistë ekskluzive për drejtorin e “Mapo”-s, Alfred Lela, për numrin e ri të revistës “Mapo”.
Në këtë intervistë me drejtorin Lela, ambasadori Lu ka folur për zhvillimet më të fundit politike në vend, për reformën në drejtësi, sistemin e vettingut, marrëdhëniet me politikanët më të lartë të vendit, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara, por edhe disa gjëra për jetën e tij personale, familjen dhe punën.
UEFA ndryshime radikale në Champions League. Përfitojnë klubet italiane
Institucioni më i lartë i futbollit europian, UEFA sot ka vendosur zyrtarisht disa ndryshimet radikale në Champions League.
Prej sezonit 2018-19 UEFA ka konfirmuar se ligat kryesore në Spanjë, Gjermani, Angli dhe Itali do të kenë nga 4 skuadra të kualifikuara direkt në fazën e grupeve të Champions Leagues, duke shmangur në këtë mënyrë ‘play off’-in, shkruan ‘Goal’.
Trupi qeverisës i futbollit europian ka njoftuar se në Champions League do të ndryshojë edhe mbledhja e të ardhurave financiare.
Nga kjo marrëveshje çdo ekip që merr pjesë në fazën e grupeve do të përfitojë fillimisht plot 12 milionë euro. Fituesi i trofeut më të lakmuar në Europë mund të fitojë rreth 100 milionë euro pasi në UEFA priten të shtohen të ardhurat nga të drejtat televizive.
Klubet italiane janë ato të cilat pritet të përfitojnë më shumë nga këto ndryshime pasi në këto momente vetëm 2 skuadra nga Serie A kualifikohen direkt ndërsa një tjetër luan në ‘Play off’.
I përkisni grupit të gjakut “0”? Ja çfarë nuk dini për veten
Njerëzit me grupin e gjakut “0” janë më të veçantë pasi mund të japin gjak për individë me çdo lloji tjetër gjaku. Kur është fjala për marrjen e gjakut, gjaku prej grupit të tyre është i vetmi që përputhet me ta.
Ky lloj gjaku ju bën mjaft të veçantë dhe të ndryshëm nga njerëzit e tjerë. Njerëzit me këtë grup gjaku janë të aftë dhe të suksesshëm.
Por janë më të prirur për t’u prekur nga sëmundje të veçanta, për shembull, ulcerat, gjendrat tiroide, dhe mungesa e jodit.
Në Japoni, grupi i gjakut 0 është i lidhur me një lloj të veçantë identiteti. Njerëzit që kanë këtë grup gjaku konsiderohen të jenë studentët më të mirë dhe më të zgjuar krahasuar me të tjerët. Kjo pasi paraardhësit e tyre ishin gjahtarë të mirë dhe shquheshin për nivele të larta të mbijetesës për shkak të aftësisë së tyre për të vlerësuar kushtet mjedisore.
Njerëzit me grupin e gjakut 0 duhet të qëndrojnë larg nga kafeina dhe alkooli. Kafeina mund të jetë veçanërisht shkatërruese, pasi rrit nivelin e adrenalinës, duke qënë se është tashmë e lartë tek individët me këtë grup gjaku.
Rekomandohet që personat me këtë grup gjaku të ushtrohen 3 deri në 4 herë në javë./Shendeti/
Dibër/ PD çel fushatën, Basha: Ne do ta mbarojmë Rrugën e Arbrit
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka hapur sot zyrtarisht fushatën elektorale të kandidatit demokrat Sherefedin Shehu në Dibër për postin e kryebashkiakut.
Basha garantoi në fjalimin e tij se Shehu ka mbështetjen e plotë të PD dhe “nesër si kryeministër, do të përkrah çdo projekt të tij për Dibrën” duke theksuar se projektin kryesor, “Rrugën e Dibrës, ne e nisëm ne dhe ne do ta përfundojmë”.
Basha e vlerësoi maksimalisht figurën e Shehut: “Ky është dibrani i vërtetë, i lirë, me kultin e punës, me kultin e ndjenjës, me punë dhe vetëm punë” dhe u kujtoi qytetarëve disa pasazhe nga fjala e mbajtur nga Kryeministri Rama për kandidatin socialist ose më saktë, ato që Rama nuk tha, siç u shpreh.
“Miqtë e mi, mund të zgjatem me orë të tëra dhe të shpreh me orë të tëra atë që ju përfaqësoni për mua, familjen time dhe kombin shqiptar. Politikanët kërkojnë dhe gjejnë fjalë të bukura. Por ata duhet ta tregojnë me akte, respektin e tyre për qytetarët. Sot kam një arsye që të shpreh respektin tim dhe të PD-së: Sherefedin Shehun, kandidatin tonë për bashkinë.
Sherefedini është një profesor që ka nderuar Shqipërinë në Amerikë dhe gjithë botën, që e njeh dhe nderon e gjithë bota. Dibra do të ketë kandidatin më të zotë dhe më të respektuar në të gjithë Shqipërinë.
Ai përfaqëson shqiptarin e fortë, me karakter, që pushteti dhe politika nuk e ka prishur, po e ka skalitur për të marrë përgjegjësi. Që mendon për qytetarët. Dibra ka nevojë për më shumë sepse Sherefedini ka durimin dhe përvojën që duhet.
Po na dëgjon Sherefedini, por mos kini merak se nuk i rritet mendja, se është njeri i punës. Do të vijë dita kur të vlerësojmë punën e tij në krye të bashkisë së Dibrës. Në Dibër, në aleancën më të gjërë qytetarë, vetë qytetarët janë më të bashkuar se kurrë me ne”.
Mw herwt kandidati i PD-sw, pwr bashkinw e Dibrws, Sherefedin Shehu, tha duke iu drejtuar qytetarëve se, garanci e tij është besueshmëria që ka treguar deri më sot, por garanci mbi garancitë është kryeministri i ardhsëm Lulzim Basha.
“Jam këtu përpara jush, – tha Shehu, – për të kërkuar edhe njëherë besimin tuaj. Por këtë herë jo për t’iu përfaqësuar, por për të punuar me ju këtë herë për Dibrën dhe dhënë shpresën.
E mora këtë vendim për të kandiduar për të shlyer borxhin e madh që i kam Dibrës. Unë këtu u linda dhe u rrita.
Dibra më mbështeti në rrugën time si profesionist dhe politikan, por mbi të gjitha më dha emrin dibran që më ka bërë krenar kudo ku kam punuar dhe jetuar. Ndaj sot, unë jam para jush jo si profesionist e politikan, jo si politikan, por si njeriu që do të punojë me ju për Dibrën.
Dibra e ka provuar dhunën dhe grabitjen e qytetarëve. Kjo qeveri i ka poshtëruar qytetarët, ka shtuar varfërinë dhe rinia ka humbur shpresën për 3 vite radhazi.
Por ai nuk mund të tallet më me dibranët. Ju i njihni ato familje që nuk kanë energji elektrike, edhe pse Rama ua premtoi atë. Shumë familje dibrane, presin ndihmën ekonomike që të paguajnë dritat.
Do të përcaktoj një fond të veçantë për familjet në nevojë që duhet të paguajnë energjinë.
Për biznesin e vogël, premtoj heqje taksash.
Për fermerët, premtoj se do të më kenë mbështetje për çdo periudhë kur të kenë nevojë.
Kundërshtarët do të më sulmojnë dhe pyetja e parë është: Po lekët ku do t’i gjejë?!
E para, është vizioni dhe mbështetja juaj.
Më pas, përvoja, integriteti dhe besueshmëria ime janë garanci për financimin e projekteve nga institucione financire dhe donatorë të ndryshëm.
Por, garanci mbi garancitë, është Kryeministri i ardhshëm Lulzim Basha”.
Video/ Shengjin, vijon puna për shuarjen e zjarrit te Rana e Hedhun
Ende nuk është vënë nën kontroll situata e zjarreve në Shëngjin. Erërat e forta dhe terreni i vështirë po vështirësojnë punën e zjarrfikësve, ndërsa ndërhyrja nga ajri ende nuk ka filluar.
Shefi i zjarrfikësve të Lezhës, Agostin Peplokaj sqaron se nga zjarri po rrezikohen edhe disa banesa, ndaj duhet ndërhyrje urgjente pasi situatë po vështirësohet.
Dy vatra zjarri shpërthyen një ditë më parë në zonën e Shëngjinit, duke djegur sipërfaqe të mëdha toke. Deri tani nuk raportohen dëme në njerëz ose bazë materiale. Policia e Lezhës pasditen e së enjtes arrestoi edhe autorin e zjarrvënies, Preng Përgjoni, 63 vjeç, banues në Lezhë, i cili kishte vënë qëllimisht zjarrin për ripërtëritjen e kullotave.
Ndërkohë, me dhjetëra hektarë pyje e shkurre janë përfshirë nga flakët pak pas mesnate në malin Kolaj, në zonën e Velipojës.
Aktualisht, vatra e zjarrit është mjaft larg zonave të banuara dhe ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit.
Flakët e zjarrit janë duke u përhapur në drejtim të Majës së Zezë dhe era e fortë që fryn është duke ndihmuar në përhapjen e tyre.
Dyshohet që zjarri të jetë vënë qëllimisht për hapjen e kullotave të reja.
Arrestohet 28-vjeçari: Vuri tritolin tek autobuzi dhe i mbathi me biçikletë
Pesoni që i vuri eksploziv një autobuzi në Tiranë është identifikuar dhe arrestuar sot nga Komisariati Nr.4 Tiranë: Ai quhet Erion Duçka, 28 vjeç, banues në Tiranë.
Duçka ishte me biçikletë mësnatën e së enjtes, duke gdhirë e premtja, rreth orës 3:40 në rrugën “Gjolek Kokona”. pasi e ka vënë eksplozivin, ai është larguar menjëherë, por patrulla e policisë e ka parë dhe ka tentuar ta ndalojë.
Duçka i ka kundërshtuar me dhunë dhe u arrestua. Nga veprimet hetimore rezultoi se ai është i dyshuari i shkatërrimit të pronës me eksploziv më datë 25.08.2016 në rrugën “Arben Minga” , personi që i vendosi lëndë plasëse autobusit me targë AA940CG në pronësi të shtetasit K.R.
Policia njoftoi se “shtetasi Erion Duçka dyshohet se menjehëre pas kryerjes së ngjarjes është larguar me një bicikletë dhe është ndaluar nga punonjësit e patrulles të cilët i ka kundërshtuar me dhunë në tentativë për t’u larguar.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprat penale “Kundërshtim me dhune i punonjësve të policisë së rendit publik” dhe “shkatërrim prone me eksploziv”.
Foto/ Shqipëria ndër vendet me shpenzimet më të ulta ushtarake
Shqipëria është ndër vendet që realizon shpenzime të ulëta ushtarake. Sipas të dhënave të SIPRI (Stockholm International Peace Research Institute) për vitin 2015, Shqipëria llogariti shpenzime në 41 dollarë për frymë.
Kjo është një ndër shifrat më të ulëta në rajonin e Ballkanit (përjashtim bën Kosova me 27 USD/banorë), por edhe në Europë e më tej, edhe pse është një vend anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Sipas të dhënave, Maqedonia llogariti shpenzime ushtarake për frymë në vitin 2015 në 51 USD; Mali i Zi në 104 USD/banorë, ndërsa Greqia në 457 USD/banorë e Italia në 390 USD/banorë.
Ndër vendet europiane me nivelin më të lartë të shpenzimeve ushtarake për banorë renditet Norvegjia me 1,147 USD/banorë.
Ndërsa Franca llogariti për vitin 2015 shpenzime ushtarake në 783 USD banorë, Gjermania e kishte këtë shifër në 477.
Këto vlera tregojnë shifrën e parave të shpenzuara për çdo banorë (përfshi këtu edhe fëmijët) dhe nuk marrin në konsideratë fuqinë.
I njëjti burim tregon edhe përqindjen që zënë këto shpenzime në raport me PBB-në, ku për Shqipërinë kjo shifër ishte 1.14% për vitin 2015.
Në SHBA, shpenzimet ushtarake për vitin 2015 në raport me PBB-në ishin 3.3%, në Kinë në 1.9% dhe në Japoni në rreth 1%./Monitor/
Filtrohen kandidatët për Operan: Zana Çelën apo Josif Gjipalin, kë do të zgjedhë Rama
Janë filtruar më së fundi kandidaturat për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të TKOB. Nga 4 emra, sot rezultojnë vetëm dy përzgjedhur nga Ministria e Kulturës. Ata janë: Zana Çela dhe Josif Gjipali. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Kulturës.
Tashmë, emrat e përzgjedhur nga komisioni vlerësues i Ministrisë së Kulturës do t’i kalojnë Kryeministrit Edi Rama për të vendosur se cili nga të dy do të drejtojë Operan shqiptare.
Pas vendit të lënë bosh nga ish-drejtori Ilir Kërni që dha dorëheqjen më 3 gusht, katër emra hynë zyrtarisht në garë për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit: Josif Gjipali, Agim Hushi, Petrit Hajro dhe Zana Çela.
Gjipali, me një karrierë artistike jashtë vendit nën emrin Giuseppe Gipali dhe punon edhe si pedagog në Universitetin e Arteve.
Po ashtu, edhe tenori Agim Hushi punon e jeton prej 20 vjetësh jashtë vendit. Ai është shef i katedrës së Operas në Konservatorin e Vjenës.
I treti, Petrit Hajro, ndryshe Kleanthi Gjika, një ish-trombist në orkestrën e Operas, i kthyer nga emigrimi disavjeçar në Greqi.
Dhe e fundit e përfshirë, producentja e njohur Zana Çela.
Do'stlaringiz bilan baham: |