Deklaratë e Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun në PD, Grida Duma:
“Dua t’u bëj thirrje të gjithë atyre që sot e sigurojnë jetesën e tyre, duke ndërhyrë në koshat e bashkisë, që ta lënë atë punë të paligjshme, për të punësuar edhe 200 punonjës të tjerë, për ta çuar në 400. Ne mund të punësojmë pa fund njerëz që realisht duan të punojnë”.
Këtë thirrje ka bërë Erjon Veliaj me 16 mars të këtij viti.
Pra lini punën e paligjshme dhe hajdeni në landfillin e Sharrës.
Ardit Gjoklaj e shumë të tjerë iu përgjigjen kësaj thirrje.
Po ajo çfarë gjetën atje, ishte një mashtrim i madh i Erjon Veliajt.
Vdekja e Arditit, dhe investigimi më tej nga disa media tregoi se Lanfilli i Veliajt dhe partnerit të tij, kryetarit socialist të Peqinit, që nuk i dorëzohet drejtësisë, ishte një ferr paligjshmërie.
Të mitur, burra e gra që punonin të pasiguruar.
Shfrytëzoheshin deri fëmijë 10 vjeç. Shfrytëzoheshin me tre turne, në atë punë të rëndë e sfilitëse, për fare pak lekë.
Me këtë thirrje publike, Erjon Veliaj e coi drejt vdekjes Arditin. Ai është padyshim përgjegjësi kryesor, jo vetëm se administron landfillin që është biznesi i tij, por sepse i garantoi publikisht njerëzit për ligjshmëri. Me fjalën e tij shkuan të punonin hallexhinjtë, që u kthyen në skllevër.
Çfarë pret prokuroria të marrë në ndjekje penale Erjon Veliajn?
Pse Erjon Veliaj qëndron mbi ligjin?
Pse hesht e nuk ka thënë asnjë fjalë prej 2 javësh për ngjarjen e rëndë?
Pse i bën mediat të heshtin, dhe mediat kombëtare madje që hiqen si të pavarura?
Partia Demokratike do të kërkojë deri në fund drejtësi për Arditin dhe drejtësi për Arditin do të ketë, sado të përpiqet Erjon Veliaj ta mbyllë këtë krim”.
Foto-Video/ Durrës, policia pranga vrasësit me pagesë para krimit
Foto-Video/ Bulevardi i ri i Tiranës, IKMT shemb tri kulla nga 30m
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka hedhur në erë sot me shpërthim të kontrolluar, një objekt të përbërë nga tri kulla të larta thuajse nga 30 m.
Shpërthimi u krye sipas parashikimit dhe kullat u anuan pa u u rënë në tokë menjëherë.
Specialistët e IKMT u mbështetën nga xhenierët e Ministrisë së Mbrojtjes.
Në trupin e objektit, që shembet në kuadër të projektit të bulevardit të ri të Tiranës, u hapën 120 vrima dhe u vendosen 10 kilogramë lëndë shpërthyese C4.
Kabul/ Sulmohet kampusi i Universitetit Amerikan, 13 viktima
Kabul – 13 persona, ndër ta 7 studentë u vranë pas një sulmi nga persona të armatosur në Universitetin Amerikan në kryeqytetin e Afganistanit, tha një zëdhënës i Shefit të Policisë për “CNN”.
Dy sulmuesit u qëlluan për vdekje nga forcat e sigurisë rreth 10 orë pas nisjes së sulmit me një shpërthim që u krye të mërkurrën në mbrëmje, por anjë grup nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin deri tani.
Shtatë studentë, tre policë dhe tre roje të sigurisë janë vrarë në sulmin që u krye mbi kampusin e Universitetit Amerikan. 35 studentë dhe 9 policë janë plagosur dhe rreth 750 studentë dhe stafi janë shpëtuar, pasi ndodheshin në atë kohë në kampus, sipas shefit të Policisë së Kabulit, Abdul Rahman Rahimi për BBC.
Policia e kishte përshkruar sulmin, që filloi në orën 19:00 me orën lokale, si “kompleks”. Forcat speciale ishin në vendin e ngjarjes sëbashku me këshilltarët e policisë amerikane.
Një nga të bllokuarit brenda universiteti për disa orë ishte Massoud Hossaini, një fotograf dhe gazetar që ka fituar çmimin Pulitzer, që shkroi në Twitter për atë po kalonte dhe u lut për ndihmë.
Policia e kontrolloi Universitetin Amerikan të Afganistanit në Kabul të enjten në mëngjes.
Avionët amerikanë vrasin njerëz të pafajshëm në Siri
Një sulm i djeshëm i avionëve bombardues amerikanë që shënjestrojnë terroristët e ISIS, mund të kenë vrarë një numër të panjohur të civilëve.
Kështu ka deklaruar Komanda Qëndrore Amerikane, e cila sqaroi se sulmoi ajror dyshohet të ketë shfarosur një mjet jo ushtarak në zonën e Raqqas.
Zyrtarët amerikanë do të nisin një hetimet për të shqyrtuar këtë rast, nëse bombarduesit amerikanë vrarë të pafajshëm apo jo.
Lajmi tronditës/ “Hillary Clinton do të ketë vdekur brenda një viti”
Ky lajm është përhapur me shpejtësi nëpër mediat botërore. John Jaggers, një zyrtar amerikan që drejton fushatën presidenciale të Donald Trump, është shprehur se, kandidatja demokrate Hillary Clinton brenda një viti do të ketë vdekur.
Ai pretendon se, Clinton vuan nga një sëmundje dhe është shumë e sëmurë.
Këto pretendime ai i bazon gjatë vizitës së Hillary në ishullin e Nantucket, në Massachusetts të SHBA, e cila kishte veshur një pallto të gjatë.
“Sa prej jush do të vishnin një pallto leshi në gusht? Gruaja që kërkon të jetë Presidentja e parë femër e SHBA vesh një pallto leshi. A keni pyetur ndonjëherë veten pse...?”,- është shprehur Jaggers.
Kjo ka qenë arsyeja pse njëri prej drejtuesve të fushatës së Trump ka thënë se, kandidatja demokrate vuan nga një sëmundje dhe do të ndërrojë jetë.
Itali/ I mbijetoi tërmetit, murgesha shqiptare: Ja si shpëtova gjallë
Motër Mariana është murgesha shqiptare e cila ishte njëra nga të mbijetuarat e tërmetit të tmerrshëm që goditi dje Italinë Qendrore.
Në një rrëfim për mediat italiane, pas tragjedisë, ajo ka treguar edhe më shumë detaje se si arriti të dilte e gjallë nga rrënojat e tërmetit. Është e tronditur, fytyra e saj është e mbuluar nga gjaku, si rezultat i një plage që ia kanë qepur në kokë.
Në duar mban një kuti me biskota dhe pak ujë. Është duke qarë, e paaftë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Kështu e përshkruan gjendjen emocionale të murgeshës shqiptare il.tempo.it.
Ajo tregon se si zhurma e ka zgjuar.
“Unë kam qenë në katin e fundit, në të tretën. U përpoqa të dal nga dhoma, pastaj u ktheva përsëri në shtëpi. U fsheha nën krevat dhe dëgjova zërin e një djali i cili kishte dëgjuar britmat e mia për ndihmë. Ai më shpëtoi”.
“Jeta ime ishte e rrezikuar po të mos më shpëtonte. Ai bëri një akt heroik dhe Zoti do ta shpërblejë për këtë”, tha 32 vjeçarja, e cila ishte në manastirin e saj “Don Minozzi” me pushime.
Tri murgesha të tjera u shpëtuan nga ekipet e shpëtimit, ndërsa kërkimet po zhvillohen për tri motra dhe katër të ftuar të tjerë, të cilët janë zhdukur pas tërmetit.
Motra Marianna, me origjinë shqiptare dhe rezidente në Romë, kishte shkuar në Itali një muaj më parë për të ndihmuar motrat në manastir dhe për t’i ofruar kujdes mjekësor të moshuarve.
Ministri Bushati fluturon në Kinë për investime, takon zv.kryetarin e bashkisë së Tianjin-it
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, aktualisht po zhvillon një vizitë zyrtare në Republikën Popullore të Kinës me ftesë të Ministrit kinez të Punëve të Jashtme Wang Yi, Cceli. Dje, në selinë e Ambasadës së Shqipërisë në Pekin, u mbajt forumi i bashkëpunimit ekonomik “Shqipëri – Kinë, miqësi e vjetër, partneritete të reja”, në të cilin merrnin pjesë sipërmarrje të mëdha kineze që operojnë tashmë ose kanë shprehur interesin e tyre për t’u futur në tregun shqiptar.
Promovimi i Shqipërisë si një vend që ofron mundësi të shumta për aktorët ekonomikë kinezë është një nga objektivat kryesore të vizitës së Ministrit Bushati në Kinë. Takimi me bizneset kineze, në të cilin mori pjesë edhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës Nikolin Jaka, ishte një mundësi për të diskutuar mbi transformimin e rëndësishëm ekonomik të vendit tonë, përpjekjet e realizuara deri më tani për stimulimin e sektorëve prioritarë si turizmi, bujqësia, manifaktura dhe energjia, si edhe hartimin e legjislacionit favorizues për investimet në sektorët strategjikë.
“Pavarësisht këtyre zhvillimeve pozitive – theksoi Ministri Bushati në fjalën e tij – jemi të vetëdijshëm se ekonomitë e vendeve si Shqipëria janë ekonomi me tregje të vogla dhe si të tilla e kanë të vështirë të konkurrojnë të vetme në tregjet rajonale e ato globale. Në këtë kontekst, unë mund t’ju them se edhe në kuadër të një procesi shumë të fuqishëm në të cilat janë kyçur vendet e Ballkanit Perëndimor, siç njihet ndryshe procesi i Berlinit, iniciativë e Kancelares Merkel për të grupuar së bashku 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, sot ne kemi rënë dakord për një hartë lidhëse të të gjithë rajonit dhe e kemi të qartë se si duket dhe si do të jetë rajoni ynë deri në vitin 2020 – 2030 nga pikëpamja e ndërlidhshmërisë. Këtu i referohem korridoreve qendrore të infrastrukturës që do të lidhin portet, aeroportet dhe pikat kryesore të ekonomisë në vendet e Ballkanit Perëndimor” – u shpreh Ministri Bushati.
Më tej, Ministri Bushati u ndal në projektet strategjike për Shqipërinë dhe ftoi sipërmarrjet kineze të marrin pjesë, në kuadër edhe të Nismës Kinë – Vende të Evropës Qendrore dhe Lindore 16+1, në projekte si përfundimi i autostradës Adriatiko-Joniane, e quajtur ndryshe “Korridori Blu”, i cili do t’i jepte një dimension të rëndësishëm unazës së turizmit mesdhetar dhe zhvillimi i rrjetit hekurudhor, projekte që do të afronin distancat mes vendeve dhe lehtësonin të bërit biznes, duke grupuar ekonomitë e rajonit në një të vetme.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës Nikolin Jaka, në fjalën e tij, u ndal tek klima e të bërit biznes në Shqipëri dhe sa tërheqëse është ajo për investitorët e huaj duke nënvizuar reformat ligjore, rregullatore dhe fiskale të ndërmarra nga qeveria shqiptare në këtë drejtim. Ai e vuri theksin tek ligji për investimet strategjike, reforma fiskale dhe tarifat e ulëta për bizneset, si edhe qëndrueshmëria ligjore, e cila sjell besimin e investitorëve.
Në përfundim të takimit, në mjediset e Ambasadës së RSH-së në Pekin u çel ekspozita fotografike “#ColoursofAlbania” (Ngjyrat e Shqipërisë) mbërrin në Pekin” si një rast shumë i mirë për të promovuar bukuritë natyrore, traditat, ngjyrat dhe mundësitë turistike që ofron Shqipëria.
Gjatë ditës së parë të vizitës së tij në Kinë, Ministri i Jashtëm Bushati zhvilloi një vizitë në Tianjin, një prej qyteteve metropolitane në bregun verior të Kinës dhe një prej 5 qyteteve qendrore kombëtare të saj, ku u takua me autoritetet më të larta të qeverisjes vendore.
Në bisedën me zv. Kryetarin e Bashkisë së qytetit Zhao Haishan u shkëmbyen mendime se si mund të intensifikohet më tej bashkëpunimi në nivel lokal mes dy vendeve, duke theksuar rëndësinë dhe vlerën e shtuar që binjakëzimet kanë në këtë drejtim. Në këtë kontekst, Ministri Bushati dhe delegacioni zyrtar që e shoqëron vizituan edhe Zonën e Zhvillimit të Teknologjisë së Lartë të Tianjin-it.
Berisha: Kodheli e Bazo po përdorin ushtrinë për fushatën e Ramës në Dibër
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar përmes një meszhi që i ka mbërritur në postën e tij në facebook, përfshirjen e krerëve më të lartë të shtetit në fushatën zgjedhore të kandidatit socialist në Bashkinë e Dibrës.
Sipas mesazhit që publikon Berisha, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe komandanti i Batalionit Special, po dërgojnë ushtrinë për fushatë në Dibër, në mbështetje të kandidatit të majtë, Muharrem Rama.
Në statusin e publikuar në Facebook, Berisha i bën thirrje Nishanit, të ndëshkojë Shefin e Shtabit, Jeronim Bazo.
Ja statusi i plotë i ish-kryeministrit Berisha në Facebook:
“Oficeri dixhital dononcon:
Mriken e Ministrise se Mbrojtjes dhe gjeneral Trafikun per pjesemarrje direkte ne fushaten elektorale ne Peshkopi me batalionin special, ne shkelje flagrante te ligjit dhe Kushtetutes se vendit! I bej thirrje Presidentit te Republikes ne ciliesine e Komandantit te Pergjithshem te ndeshkoje me vendosmeri autoret e ketij akti kriminal elektoral te Mrikes dhe gjeneral Trafikut! Sb”.
“Ministrja e Mbrojtjes mimi kodheli,ne bashkepunim me komandantin e Batalionit Special (Eklant Dauti)te dergoje efektiv te kesaj njesie per mbeshtetje te kandidatit socialist ne Diber,kunder cdo ligji e rregulloreje,pasi i ka premtuar graden e radhes te Kolonelit,ky i fundit(Eklant Dauti)ka ven ne sherbim efektiv te armatosur te kesaj njesie.shpresoj te jete domethenese per ju ky shqetesim i imi Doktor Berisha,Ju pershendes me respekt:oficeri dixhital”
Shuhen investimet në rrugë, në fund të 6-mujorit vetëm 23% realizim
Investimet në rrugë janë pasqyra më e dobët e shpenzimeve publike në këto dy vitet e fundit. Fondet publike që e ndikojnë më së shumti rritjen ekonomike të vendit kanë ngecur në rrjetën burokratike të institucioneve duke realizuar shumë poshtë planifikimeve.
Në fund të 6-mujorit të parë investimet në infrastrukturën rrugore janë realizuar vetëm 23% të fondit vjetor. Sipas të dhënave të detajuara nga Ministria e Financave për ecurinë e projekteve të investimeve shihet se për gjysmën e parë të vitit janë realizuar vetëm 1.9 miliardë lekë nga 7.6 miliardë lekë të planifikuara për të gjithë vitin.
Ecuri të dobët kanë projektet e mëdha të infrastrukturës. Nga 2.7 miliardë lekë që ishin planifikuar për by pass-et e Fierit dhe Vlorës nuk është disbursuar asnjë lek në gjysmën e parë të vitit.
Për më tepër këto 7.6 miliardë lekë ose 55 milionë euro janë të copëzuara në gati 250 projekte. Hallakatja e fondeve në këtë mënyrë nuk siguron ndërtimin e një vepre të dukshme për sytë e publikut.
Në buxhetin e vitit 2016, qeveria i shkurtoi me 40% fondet për transportin rrugor duke i çuar ato në nivelin më të ulët të dekadës, edhe pse Ministra e Transportit në web-in e saj zyrtar ka shpallur se nevojat për investimet në infrastrukturën e vendit për ta sjellë atë në gjendje normale janë më shumë se 2.5 miliardë euro.
Në buxhetin 2016, fondi i dedikuar transportit rrugor është vetëm 12 miliardë lekë, nga të cilat pak më shumë se 8 miliardë janë financime të huaja.
Por duke marrë në konsideratë faktin se financimet e huaja në infrastrukturë nuk janë ezauruar më shumë se 40%, fondi dedikuar transportit rrugor nuk është i mjaftueshëm as për mirëmbajtjen.
Precedentët kanë treguar se investimet në përmirësimin e infrastrukturës fizike japin ndikim direkt në rritjen ekonomike.
Kjo është provuar me ndërtimin e akseve të reja që lidhin pikat kufitare të vendit me zonat më të pëlqyera të turizmit, që ndikuan në një rritje të fortë të sektorëve të ndërtimit dhe shërbimeve, mbi të cilët u mbështet rritja ekonomike në dekadën e shkuar.
Por qeveria e re e pas 2013 duket se i ka zhvendosur thelbësisht fondet nga rrugët.
Të shpërndara në objekte të vogla dhe kryesisht në ristrukturime, fondet publike dedikuar investimeve nuk kanë prodhuar këto tre vjet një produkt të dukshme për taksapaguesit.
Me 12 miliardë lekët të programuara për infrastrukturën rrugore, gjatë vitit 2016, Ministria e Financave sqaron se, synohet ulja e ndjeshme e aksidenteve rrugore, duke përmirësuar sinjalistikën./Monitor/
Basketbollisti i njohur braktis Amerikën për t’u bashkuar me Shqipërinë
Shumë shqiptarë po mendojnë të largohen nga vendi i tyre për të jetuar në SHBA, ndërsa e kundërta ndodh me një basketbollist amerikan i cili zyrtarisht është bërë shtetas shqiptar.
Basketbollisti 32-vjeçar Rashaun Broadus, është natyralizuar dhe do të jetë pjesë e kombëtares shqiptare.
Lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, ndërsa më 22 gusht Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare nr. 9725 për basketbollistin e njohur.
Rashaun Broadus pritet të jetë pjesë e kombëtares kuqezi së basketbollit e cila po zhvillon parapërgatitjet në Qipro.
Ish-portieri i Unitedit i jep fund martesës me modelen shqiptare
Portieri danez Anders Lindegaard, i jep fund marteses me modelen shqiptare Misse Beqiri.
Anëtari i ekipit “Preston North End” ka thënë se, dallimet e mëdha mes tyre ishin arsyeja kryesore që ata kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre, raporton “The Sun”.
“Për shkak të dallimeve të konsiderueshme ne kemi marrë vendim që të jetojmë të ndarë. Kujdesi për djalin do të jetë prioritet i yni”,- thuhet në dekleraten e përbashkët.
Dyshja të cilët kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë dy vite më parë, kanë edhe një djalë të moshës 3 vjeç së bashku.
PD: Deputeti i PS-së Sadri Abaz,i fiton tjetër tender 790 milionë
Partia Demokratike ka akuzuar sërish sot deputetin e Partisë Socialiste Sadri Abazi dhe Kryeministrin Edi Rama për tenderat që përfiton kompania “Alko Impex” e deputetit socialist.
Në një deklaratë, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, deklaroi se, kompania e deputetit Sadri Abazi, ka përfituar tenderin 790 milionë Lekë për të ndërtuar shkollën në Maqellarë.
Deklarata e zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa:
“Nuk ndalen tenderat që Edi Rama ndan mënjanë për oligarkun e tij Sadri si këste për blerjen e votës në Dibër dhe pasurimin e tyre të metejshëm.
Çdo tender është i vlefshëm për të marr copën e radhës nga paratë e shqiptarëve për interesat klienteliste e të mbajtjes së pushtetit me cdo kusht.
Sadriu i Ramës ka kapur së fundmi tenderin për ndërtimin e shkollës në Maqellarë, me vlerën totale prej 790 milionë lekësh.
Edhe kësaj rradhe si përherë me tenderat e Ramës për Sadriun fiton oferta më e lartë, e kompanisë së tij Alko Impex, me diferencë me ofertën më të ulet me 98 milion lek.
98 milionë lekë më shumë që i jepen njerit prej të dërguarve me punë votash në Dibër, Sadriut, në kurriz të qytetarëve. Me këto para që ju përkasin qytetarëve mund të ishin paguar 1430 pagesa papunësie për dibranët, mund të kishin një punë me page minimale 445 pjestarë te familjeve dibrane. Me këto para mund ti merrnin pensionin e tyre për një jetë me pak më shumë dinjitet 652 pensionist në qytet dhe 1186 pensionistë në fshat.
Por jo, asgjë nga këto nuk ndodh sepse Rama zgjedh ti shpërdoroj paratë e qytetarëve duke ja dhënë oligarkut të tij me mision të veçantë.
Ndërsa qytetarët do zgjedhin shumë shpejt që të përdorin votën e tyre për të larguar nga pushteti në Dibër e më pas në gjithë Shqipërinë të gjithë Ramët dhe Sadritë e tyre.
Shqipëria do jetë më mire pa Edi Ramën”.
Mbretëresha Elizabeth ngushëllime për viktimat në Itali
Mbretëresha Elizabeth e Britanisë së Madhe u bashkua me korin e liderëve evropianë në një mesazh ngushëllimi dërguar Presidentit Matarella për tërmetin e fuqishëm që la të paktën 250 të vdekur.
“Princi Philip dhe unë u pikëlluam shumë kur dëgjuam për viktimat pas tërmetit në Italinë qendrore” shkruante mesazhi i dërguar nga Mbretërësha, cituar nga “RT”.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin e Italisë, veçanërisht familjen dhe miqtë e viktimave dhe të lënduarve”, lexonte mesazhi.
Gjithashtu Presidenti Obama, Kancelarja Merkel dhe një numër i madh i zyrtarëve të lartë evropian kanë shprehur solidaritetin e tyre për fatkeqësinë natyrë që la me qindra viktima në Itali ditën e djeshme.
Theksojmë se sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës tërmeti që goditi Italinë mëngjesin e djeshëm kishte një magnitudë prej 6.0, një thellësi prej 4 km dhe është regjistruar në 3:36 të mëngjesit, me epiqendër në Accumoli, pranë Rieti.
Tërmeti në Itali/ Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh i të huajve në Amatrice
Sipas të dhënave të fundit demografike me grafikët e tyre përkatës, të pasqyruara nga komuna e Amatrices, një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i një ditë më parë, deri më 1 janar të 2016 rezultojnë 204 qytetarë të huaj të regjistruar. 51 prej tyre janë shtetas shqiptarë.
Shtetasit me origjinë të huaj përbëjnë 7.7 % të popullësisë vendase. Komuniteti i huaj më i madh në numër në këtë komunë është ai rumun, duke përbërë 37.7% të populsisë jo vendase.
Shqiptarët renditen në vendin e dytë me 25 % të popullsisë vendase. Deri më 1 janar 2016 në komunën e Amatrices rezultojnë 51 shtetas shqiptarë, 34 prej tyre janë gra e 17 janë meshkuj.
Në vend të tretë renditen shtetasit me origjinë nga Kosova, të cilët përbënë 8-8 % të popullsisë jo vendase. Në Amatrice jetojnë 18 shtetas kosovarë, 10 prej të cilëve janë meshkuj e 8 femra.
Mosha mesatare e meshkujve me nënshtetësi të huaj të pranishëm në këtë komunë është 30-34 vjeç, ndërsa për femra 32-36 vjeç.
Farange në krah të Trump: S’do votoja për Clinton edhe sikur të më paguate
Donald Trump i dha një kuptim të plotë sloganin të tij “Amerika vjen e para”, të mërkurën, duke i paraqitur zgjedhjet Presidenciale si një shans për votuesit që të “ri-shpallin” pavarësinë e Amerikës.
Për këtë qëllim, ai ka kërkuar ndihmën e një nacionalisti britanik, raporton “CNN”.
Nigel Farage, ish-udhëheqës i Partisë së Pavarësisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe një përkrahës kryesor i daljes se Britanisë nga Bashkimi Evropian, u bashkua me Trump në një tubim në SHBA.
“Nëse unë do të isha një qytetar amerikan, nuk do të votoja për Hillary Clinton. Edhe sikur të më paguanin….sërisht nuk do të votoja për të”,- tha Farage, pasi mbështetësit e Trump e mirëpritën përfshirjen e tij.
Pasi “bëri copash” Presidentin Barack Obama për shkak se u bëri thirrje votuesve britanikë të qëndronin në BE, Farange solli shembullin e Britanisë si mësim për amerikanët.
Ai nxori një pah ngjashmëritë ndërmjet votave të Mbretërisë së Bashkuar për të lënë Bashkimin Evropian dhe kryengritjes që synon fushata e Trump.
Farang më pas falënderoi Trump në Twitter për “përfshirjen e madhe” në këtë ngjarje.
Foto/ Dronë për të shpërndarë pica në Zelandën e Re
Piceri “Domino” njoftoi sot se do të provojë të përdorë dronë për të shpërndarë pica në Zelandën e Re, një projekt që është i pari në botë i këtij lloji.
Kompania postoi në Facebook foto të shpërndarjes së picave me dronë dhe tha se kishte për qëllim të fillojë shpërndarjen ajrore të picave për konsumatorët e saj në Zelandën e Re.
Droni me fibra karboni është realizuar në partneritet me kompaninë amerikane të shpërndarjes me dronë, “Flirtey”, si dhe është projektuar për të dorëzuar ngarkesën e saj të lehtë për adhururesit e picave me anë të një litari.
Domino tha se dronët, që do të përdorin, janë të pajisur me teknologji pilotimi të nivelit ushtarakë dhe me komunikim të koduar. Ata do të udhëtojnë rreth 30 kilometra në orë, duke fluturuar në një lartësi prej rreth 60 metrash.
Fillimisht dronët do të përdoren vetëm në mot të mirë si dhe kompania për momentin ka vendosur t’i rikthehet metodave tradicionale të shpërndarjes gjatë periudhave me erë të lartë dhe shi.
Foto/ Itali/ Shkon në 257 numri i viktimave, shumë janë fëmijë
Arrin në 257 numri i të vdekurve në Itali, sipas bilancit të fundit të publikuar nga departamenti i Mbrojtjes Civile. Viktimat janë 190 në Reatino dhe 57 në Ascolano, ndërsa në orën 5:17 u regjistrua një tjetër tërmet me manjitudë 4,5 ballë Righter, që preku kryesisht zonën e Marche në Lacio.
Të pastrehët janë me mijëra ndërkohë që vazhdohet të gërmohet me shpresën për të gjetur të mbijetuar.
Situata sizmike në këtë zonë vazhdon të jetë me një aktivitet të lartë me shumë tërmete që pasojnë njëri tjetrin në zonë.
“Tgcom 24” transmeton se, qindra persona vazhdojnë të jenë të zhdukur.
Shumë prej viktimave nga tërmeti besohet të jenë fëmijë.
Foto/ Iva Aliko publikon pamje në momente intime me një mashkull
U bë e famshme fal deklaratave të saj se është e dashura e një deputeti të Partisë Demokratike të Kosovës.
Bëhet fjalë për Iva Alikom, e cila ende po vazhdon të tërheq vemendjen e mediave roze përmes publikimit të fotove ‘HOT’.
Ajo se fundmi ka postuar një foto ku shihet duke e puthur një mashkull.
Por ajo është kujdesur që fytyra e burrit në foto të mos shihet duke prerë pjesën ku shihet ai.
Foto/ Rëndohet situata, flakët i afrohen hoteleve te Rana e Hedhun
Përkeqësohet situata e flakëve në malin e Shëngjinit, ku që prej mëngjesit ka rënë një zjarr i përmasave të mëdha.
Aktualisht flakët po i afrohen hoteleve në plazhin Rana e Hedhun, një prej zonave bregdetare më të frekuentuara gjatë verës.
Edhe pse emergjencat civile u aktivizuan duke hedhur ujë nga ajri, flakët nuk janë vënë ende nën kontroll.
Ekipit të zjarrfikësve të Lezhës iu bashkuan edhe kolegë nga Laçi e Shkodra.
Flakët u përhapën nga një vatër zjarri e izoluar prej dy ditësh. Vendi ku janë aktivizuar sërish flakët ka qenë përdorur më parë si një poligon qitjesh nga ushtria. Për këtë aty janë dëgjuar edhe shpërthime, që mësa duket kanë ndihmuar edhe përhapjen e flakëve.
Prefekti i Qarkut ka kërkuar ndihmë nga italia për mjete të sofistikuara zjarrëfikëse nga ajri.
Masakra/ Qeveria zhduk 28 ha pyll në Gjirin e Lalëzit, për ndërtimin e një kompleksi rezidencial
Pas shpyllëzimit masiv të 2000 ha në zonën nga Kulla në Ishëm në vitet ’60-’65, ku pyjet u prenë për toka buke, mbërrin shpyllëzimi i dytë për resorte turistike.
Ilia, ekonomist, tani në të 80-tat, tregon se si u shpëtuan 300 hektarë pyll në Gjirin e Lalëzit në vitet 1960-1965, kur regjimi i kohës nisi shpyllëzimet masive për të krijuar toka të reja për prodhimin e bukës në vend.
Në atë kohë, ai ishte në stafin e Komitetit Ekzekutiv Durrës, seksioni i bujqësisë dhe tregon se nga Sukthi deri në Rrushkull, Hamallë dhe i gjithë Gjiri i Lalëzit ka qenë një pyll masiv natyror.
Reforma agrare që nisi me intensitet në vitet ’60 përfshiu në këtë projekt edhe shpyllëzimet nga jugu në veri. Ilia thotë se pjesë e këtij projekti ishte hapja e tokave të tjera edhe në fshatrat pranë Durrësit, ku u shpyllëzuan rreth 2000 hektarë pyll.
Bashkë me një grup specialistësh të kohës, ai ka këmbëngulur fort, duke argumentuar me shifra dhe rezultate se pylli pranë detit në zonën e Gjirit të Lalëzit do të ishte më produktiv nëse përdorej si rezervat natyror me kafshë dhe shpendë të egër se sa si tokë bukë. Dhe kështu u vendos.
Brezi i pishave me sipërfaqe rreth 300 hektarë në këtë zonë ka qenë i paprekur deri vonë në ditët e sotme duke i mbijetuar edhe katastrofës së ndërtimeve pas vitet 1990 që shkatërruan një pjesë të bregut të Durrësit./Monitor/
Foto+18/ Të famshmit që nuk kursyen skenat e nxehta në këto pushime
Publiku gjithmonë është i etur për informacion kur bëhet fjalë për të famshmit.
Ku janë të pranishëm, ku kalojnë pushimet, ku dalin në kohë të lirë e madje edhe çfarë hanë e pinë, për gjithçka ata janë në fokus të mediave.
Por meqë sezonit veror po i vjen fundi, dhe bashkë me të edhe pushimeve, lë të kujtojmë se për çfarë janë komentuar më shumë të famshmit gjatë kësaj verë.
26/08/2016/...............................................
Itali, 250 të vdekur. Shpresat për njerëz të mbijetuar, po bien
Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në rajonet e goditura më rëndë nga tërmeti i së mërkurrës dhe shpresa për të gjetur të mbijetuar të tjerë sa vjen e po zbehet, njofton sot BBC.
Kryeministri Matteo Renzi ka premtuar 50 milionë euro fonde për rindërtimin e banesave.
Së paku, 250 persona janë deri të vdekur zyrtarisht dhe 365 të plagosur. Ekipet vazhdojnë të kërkojnë në rrënojat e ndërtesave në natën e dytë pas tërmetit.
Megjithatë, qindra lëkundje të reja toke pas tërmetit që kanë vazhduar e kanë ndërprerë punën e 5 mijë shpëtimtarëve.
Përveç fondeve, Renzi ka anulluar taksat për banorët dhe njoftoi një program të ri, “Italian Homes” që do të trajtojë kritikat që vijnë për ndërtimet pa cilësi, por ai tha gjithashtu se do të ishte absurd të mendohej që Italia do të mund të ndërtonte tërësisht, ndërtesat e shkatërruara.
Kjo pason kritikat në shtypin italian për standartet e ndërtimeve në zonat me rrezik të lartë. Disa nga ndërtesat që u shembën ishin rikonstruktuar kohët e fundit. Qytetete historike nuk kanë qënë në përputhje me rregulloret e ndërtimeve kundër tërmetit, që shpesh nuk aplikohen as për ndërtesat e reja.
Ndërmjet të vdekurve ka dhe turistë.
Tërmeti me magniturë 6.2 ballë goditi në orën e para të së mërkurrës, 100 km në verilindje të Romës, në Italinë qëndrore malore.
Qytetet më të prekura janë: Amatrice, Arquata, Accumoli dhe Peskara del Tronto. Zakonisht pak të banuara, port ë vizituara nga turistët në verë, ç’ka e bën të vështirë edhe përcaktimin e saktë të numrit të të zhdukurve.
Më shumë se 200 persona kanë vdekur vetëm në Amatrice, njoftoi ANSA. Të paktën tre britanikë dihen se kanë vdekur, tha një zyrtar lokal në Amatrice për BBC. Ndërsa qeveria rumune tha se 11 prej shtetasve të saj rezultojnë të humbur.
Do'stlaringiz bilan baham: |