Njoftimi i Ministrisë së Kulturës
Ministria e Kulturës njoftoi se në vijim të konkursit për përzgjedhjen e kandidaturës së Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, komisioni i ngritur me urdhër të Ministres së Kulturës, më datë 23 gusht 2016 zhvilloi procedurat e vlerësimit të aplikimeve.
Pas studimit te dosjeve te aplikimeve dhe intervistave të kryera me kandidatët në datën 24.08.2016, Komisioni i propozoi ministrit dy kandidatë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor :
Kandidaturë e parë znj. Zana Çela
Kandidaturë e dytë z. Josif Gjipali
Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro ka pranuar propozimin e komisionit. Vendimi do të merret në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave.
Përçahet grupi i gazetareve femra, shikoni si kanë përfunduar në Jug
Dikur nuk ndaheshin nga sho-shoqja; Iris Luarasi, Desada Metaj, Fiori Dardha, Ilva Tare, Mira Kazhani, Elona Meço, etj, i shihje në çdo aktivitet bashkë. Por, me gjasë diçka ka nodhur mes femrave të njohura të medias, të cilat prej disa kohësh kanë vendosur të mos shfaqen më pranë njëra-tjetrës.
Ky fund gushti, duket se nxorri zbuluar krisjen në marrëdhëniet mes tyre.
Ndryshe nga herët kur festat e LSI-së bëheshin sebep që koleget të pozonin për të treguar "forcën e femrës", në foton gjatë festës së LRI-së në Folie Marine në Jalë, munguan dy prej figurave kryesore të grupit.
Ilva Tare dhe Mira Kazhani jo se ishin të zëna me punë, përkundrazi pak plazhe me tutje, ato duket se nuk morën mundimin të bashkoheshin me ish-shoqet në eventin e natës.
Foto/ Anxhelina Hadërgjonaj pozon pa të brendshme
Anxhelina Hadërgjonaj çdo ditë e më shumë po merr vëmendje me paraqitjet e saj.
Vajza e Albërie Hadërgjonaj, së fundmi ka pozuar para aparatit të fotografit Brendan Forbes.
Në fotografinë e publikuar edhe në faqen e fotografit, shqiptarja shihet teksa ka pozuar pa të brendshme.
Foto/ Ja 8 poza të të dashurave seksi të futbollistëve shqiptarë
Futbollistët shqiptarë nuk ekspozojnë vetëm imazhet e tyre profesionale që lidhen me sportin. Të njohur tashmë edhe në mediat e huaja, ata nuk ngurojnë të tregojnë edhe për jetën e tyre private. Me fjalë dhe me foto.
Mes tyre ka nga ata që duan të bien më shumë në sy si Valoh Behrami dhe më të ndrojtur si Elseid Hysaj.
Më poshtë janë fotot e tetë futbollistëve shqiptarë me partneret e tyre seksi.
Ministri i Jashtëm serb kundër Era Istrefit, e përmend në OKB
Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç, sot në mbledhjen e Këshllit të Sigurimit, ka përmendur gjendjen e Kishës e cila ndodhet në objektin e Universitetit të Prishtinës.
Daçiç duke folur për gjendjen e rëndë të objektit i cili ishte ndërtuar në masa të dhunshme në oborrin Universitar në Prishtinë, tha se, kjo Kishë është shëndërruar në tualet publik, por Daçiç nuk ka lënë pa permendur se kisha ortodokse serbe po shfrytëzohet edhe për videoklipe të këngëtarëve, shkruan “Magazina.al”.
Kujtojmë se këngëtarja kosovare Era Istrefi, ka realizuar brenda objektit në fjalë klipin "E dehun", i cili atë kohë ngjalli reagime të shumta të komunitetit serb në Kosovë dhe Serbi.
Tiranë, policia i vë prangat Andrea Stefanit, ja arsyeja e ndalimit...
Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se, ka shkaktuar një aksident duke qenë në gjendje të dehur dhe më pas ka kundërshtuar edhe policinë.
Burime nga policia e Tiranës thanë se në orët e para të mëngjesit të sotëm është arrestuar Andrea Stefani, 42 vjeç.
Arrestimi i tij është bërë në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm thanë burimet policore.
Të njëjtat burime thanë se, Stefani një ditë më parë në orën 23:00, në rrugën “Ali Visha”, në gjendje të dehur duke drejtuar motorin tip “Yamaha”, me targë “TR 885 E”, ka humbur kontrollin dhe është dëmtuar.
Pasi policia ka shkuar në vendin e ngjarjes nuk i është bindur urdhrit të uniformave blu për të bërë testin e alkoolit e aktualisht ndodhet në QSU nën kujdesin e mjekëve.
Pengmarrje në Tepelenë, një i plagosur. 4 persona në kërkim
Katër persona të armatosur kanë rrëmbyer dhe plagosur një të ri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e mesnatës së djeshme, ndërsa burime nga policia thanë se personat e dyshuar janë shpallur në kërkim.
Nuk bëhen të ditura shkaqet e pengmarrjes, por për policinë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Burimet policore thanë se është bërë e mundur që të identifikohen 2 prej 4 autorëve të pengmarrjes, por asnjëri prej tyre nuk është vënë në pranga.
Të njëjtat burime thanë se, dy të rinjtë, M. K., dhe K. S., 37 dhe 34 vjeç nga Memaliaj, në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë kanë rrëmbyer me mjetin e tyre, 43-vjeçarin me inicialet R. H., dhe e kanë dërguar në vendin e njohur me emrin “Akia”, buzë lumit Vjosë.
“E me të mbërritur këtu, ata kanë rrahur, goditur me qytën e pistoletës dhe plagosur me thikë dhe grushte 43-vjeçarin R. H.,”, thanë burimet policore.
Policia tha se dy personat e identifikuar janë shpallur në kërkim, ndërsa është duke u punuar për identifikimin e dy personave të tjerë, bashkëpunëtorë me dy të kërkuarit./Syri.net/
Foto/ Betejë titanësh…për një peshk
Mos u çudisni, edhe një peshk i vetëm mund të sjellë një sherr aq të madh sa të tronditët i gjithë pylli... Po, po. Kjo sidomos kur sherrxhinjtë janë dy arinj grizbi, të cilët kanë bërë gjithë atë potere për një salmon.
Por mos u zini ore se jeni shokë... peshk ka plotë.
Foto/ 25-vjeçarja tenton të hidhet nga ura, ja çfarë bëjnë njerëzit në 30 km trafik
Nëse kjo ngjarje do ndodhte në Shqipëri, nuk do pushonin shoferët duke nxjerrë kokat nga xhami e duke sharë. Një 25-vjeçare ka tentuar të hidhet nga një urë në Angli dhe njerëzit për ta shpëtuar, kanë zhvilluar orë të tëra negociatash, por nga ana tjetër trafiku me një varg makinash i kalonte 30 km.
Të mbetur në mes të rrugës, në një situatë të tillë, disa filluan të luanin regbi e futboll, dikush doli shëtitje me qentë, ndërsa kishte kohë që një polic të bënte një “selfie”, e ta postonte në rrjetet sociale, ku i kërkonte falje personave të mbetur në trafik, duke sqaruar situatën.
Makabre/ Nëna dhe i dashuri i saj përdhunojnë dhe vrasin vajzën 10-vjeçare
Në ditën që një vajzë do të festonte 10-vjetorin e saj, ajo është vrarë në mënyrë brutale.
Vajza është droguar me metametaminë, është përdhunuar dhe më pas mbytur dhe goditur disa herë me thikë, nga nëna, i dashuri i kësaj të fundit dhe kushërira e saj.
Zyrtarja e policisë, Susana Martinez, e cilësoi këtë si një krim të papërshkrueshëm.
Victoria Marten është gjetur e copëtuar në banjë, pas një telefonate nga fqinjët, që kishin dëgjuar zhurma.
Krimi ka shokuar lagjen, ndërkohë që policia ka arrestuar tre të dyshuarit.
Mendohet se ata kanë qenë nën efektin e drogës, kur kryen krimin e llahtarshëm.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në New Mexico.
Feja Myslimane u bë tolerante? Hapet në Mekë i pari dyqan seksi
Një dyqan seksi pritet të hapet në qytetin e shenjtë për besimtarët myslimanë.
Dyqani me produkte në përputhje me ligjet e sharias hapet së shpejti në Mekë. “El Asira”, një kompani që merret me prodhimin e mallrave të karakterit erotik synon tregun e qytetit që vizitohet nga miliona myslimanë gjatë pelegrinazhit të haxhit.
Themeluesi i kësaj kompanie, Abdelaziz Aouragh, e bëri të ditur ambicien e tij vitin e kaluar. Ndërkohë, klerikët myslimanë dhe sheikët sauditë e kanë analizuar këtë projekt, në mënyrë që ai të jetë në përputhje me ligjet dhe zakonet e botës myslimane.
“Produktet që ne do të ofrojmë për klientët nuk kanë të bëjnë aspak me kukulla të fryra dhe vibratorë”, ka thënë Aouragh për agjencinë AFP.“Nuk kanë të bëjnë direkt me seksin, por me atmosferën që i paraprin.
Produktet tona synojnë të nxehin atmosferën dhe të shtojnë sensualitetin e partnerëve”,- sqaron ai.
Fotolajm/ Publikohet poza e Saimir Tahirit me seks-bombën korçare
Marina Fara e cila njihet për pozat provokuese në rrjetet sociale duket se nuk i ka rezistuar dot ministrit të Brendshëm.
Në një aktivitet, vajza e këngëtares Eli Fara nuk e ka lënë t'i shpëtojë rasti pa shkrepur një foto krah Saimir Tahirit.
Ky i fundit, e ka respektuar dëshirën e Marinës, ndoshta duke u ndikuar dhe sjellë nëpërmend shprehjen e popullit, "o korçare o hiç fare".
Përse meshkujt janë të fiksuar nga të pasmet e femrave
Ditëve të sotme është periudha më e mirë për të qenë të çmendur pas vitheve: Nicki Minaj ekziston, pantallonat e jogas përdoren nga thuajse të gjitha femrat dhe gratë gjithandej botës po bëjnë ushtrime squat për t’i formuar të pasmet e tyre.
Por, padyshim që fiksimi pas të pasmeve të femrave nuk është diçka e re. Në fakt, kjo është thelbësore, thotë David Buss, profesor i psikologjisë në Universitetin e Teksasit, Austin.
Jeni të tërhequr pas të pasmeve të një femre për të njëjtën arsye që jeni të tërhequr nga gjokset, ijët dhe beli i saj: për shkak se këto trajta kanë qenë tregues të pjellorisë tek paraardhësit tanë, thotë Bluss.
Meshkujt janë evoluar të kërkojnë gra që mund të lindin fëmijë. Nëse një femër ka qezër të plotë, kjo është shenjë e trurit primitiv se ajo me siguri është mjaftueshëm e “trashë” për të qenë shtatzënë. Dhe, nëse e pasmja e saj është e rrumbullakët dhe seksi, ajo me siguri se është e re – gjë e cila në kohërat e lashta do ta kishte bërë atë kandidate ideale për të mbajtur fëmijën.
“Është tabu”, thotë Eric M. Garrison, ekspert i seksit dhe autor iMastering Multiple Position Sex.
“Nuk lejohemi të shkojmë aty. Dhe kur është fjala për seks, ka diçka të ndyrë rreth seks nga prapa”
Dhe, është edhe faktori i ndyrë…
Gjeografia dhe kultura mund të ndikojnë në atë se sa të dhënë jeni pas të pasmeve. P.sh.: 59% e meshkujve argjentinas i preferojnë të pasmet më shumë sesa gjokset, sipas një studimi nga Universiteti i Buenos Aires. Por, britanikët nuk i kushtojnë aq shumë vëmendje vitheve, tregon studimi nga Universiteti College London.
Megjithatë, pavarësisht se ku jetoni, të pasmet janë duke u zmadhuar…
“Kultura pop po i feston të pasmet më shumë se asnjëherë më parë”, thotë Ava Cadell, doktoreshë e seksualitetit njerëzor dhe autore eNeuroLovelogy.
Me shfaqjen e zakonshme të personave të famshëm me të pasme të mëdha si Jennifer Lopez dhe Kim Kardashian, gratë dëshirojnë ta zmadhojnë të pasmen e tyre për të marrë vëmendje.
Falë këtij trendi, pozicioni i seksit “doggy style” dhe rrahja me shuplakë nga prapa, janë bërë më të famshëm se asnjëherë më parë, thotë Cadell duke shtuar se edhe seksi anal është duke u bërë më i zakonshëm.
Foto+16/ Elisabetta Gregoraci mahnit me format superseksi Greqinë
Elisabetta Gregoraci mahniti Mikonosin e Greqisë me fizikun e saj perfekt.
Bashkëshortja e Flavio Briatores kishte zgjedhur një bikini shumë të vogël për të treguar edhe më mirë format e saj.
Sigurisht që nga fotot, ish-modelja duket shumë më e re se 36 vitet që mban mbi shpatulla.
Vajza e Eli Farës: Të pasmet? Për punë të vështira duhen b*thë
Marina Fara prej kohësh zë vend në rubrikat rozë të mediave online. Kurrë nuk ishte shprehur për komentet apo dhe kritikat që e shoqërojnë teksa shpalos hiret në rrjetet sociale. Por së fundi, vajza e këngëtares Eli Fara ka vendosur të thyejë heshtjen duke folur për disa tema të jetës së saj. Ndër të tjera, juristja ka rrëfyer për revistën "Story" se për format e trupit kujdeset duke u ushtruar.
"Mundohem të merrem sa më shumë me palestër, kryesisht për të qëndruar e shëndetshme, dhe më pas për të mbajtur trupin në formë. Trajtimet që kam ndjekur pothuajse rregullisht janë masazhet e ndryshme." Ndërsa për të pasmet bombastike Marina Fara lë të kuptohet se nuk i ka operacion siç aludohet shpesh nga publiku.
"Të pasmet janë armë e çdo njeriu, jo vetëm e imja sepse populli ynë thotë për punë të vështira duhen të pasme. Por ndonjë sekret nuk kam përveç këshillat e instruktorëve ndërsa ushtrohem", - përfundon vajza e Eli Farës.
27/08/2016/.................................................
Italia sot përcjell 281 viktimat e tërmetit tragjik, lëkundjet s’ndalen
Italia është në zi për viktimat e tërmetit tragjik që ra në orët e para të ditës së martë. Deri më tani shënohen 281 viktima, ndërsa qindra persona janë të plagosur.
Tërmeti ka shkatërruar zona të tëra në Arkuata del Trontos dhe Peskara del Trontos.
Besohet se ka ende disa të humbur, por nuk ka një numër të saktë. Ndërkaq mediat e vendit fqinj kanë bërë të ditur se gjatë mëngjesit të sotëm janë ndjerë të tjera lëkundje, por që fatmirësisht nuk kanë sjellë pasoja të tjera.
Mediat italiane kanë publikuar edhe idenditetet e para te viktimave, mes të cilave është bashkangjitur edhe fotografia e Erion Toros, djalit nga Shqipëria, i cili do të varroset në vendlindjen e tij në fshatin Kurjan.
Puna e ekipeve të shpëtimit vijon me intensitet, por shpresat për të gjetur të mbijetuar janë të pakta. Deri tani rreth 215 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.
Kreu i Departamentit të Zjarrfikësve tha se, edhe pse probabiliteti për të mbijetuar është tepër i ulët, operacionet e kërkimit do të vazhdojnë.
Identifikimi i personave të zhdukur është tepër i vështirë pasi shumica ishin turistë. Kryeministri Matteo Renzi, ka premtuar se, do ta rindërtojë zonën e shkatërruar.
Nga ana tjetër, nuk kanë munguar polemikat mbi përse vendi ishte kaq i papergatitur për një fatkeqësi të tillë, kur dihet që zemra e Italisë është një nga zonat më sizmike të Europës.
Video/ Dramat e femijëve të luftës, vëllezërit sirianë përlotin botën
Drama e fëmijëve sirianë nuk ka fund. Pas fotografisë së 5-vjeçarit Omran Daqneesh, që preku zemrat e njerëzve, sot dëshpërimi i dy djemve të vegjël, pas humbjes së vëllait të tyre, ka përlotur njerëzit në mbarë botën.
Vëllezërit e mitur qajnë pa pushim, teksa përqafojnë njëri-tjetrin.
Rreth 10 fëmijë në periferinë Bab al-Nairab të Aleppo-s, kanë humbur jetën sot, si pasojë e bombardimeve, që nuk kanë të ndalur.
Për këtë edhe ka filluar një fushatë në Facebook me fjalën “#AleppoChildren”, që bota të shoh vuajtjet dhe dhimbjet e fëmijëve sirianë.
Foto/ Irid Oxa: Lidhja me futbollistin më ngjyrë, familja ma pranoi
Që nga fotot e famshme në stadium, Iridi së bashku me mikeshën e saj Rike u bënë shumë të famshme për publikun, por fama e brunes seksi u rrit më shumë kur u bë me dije lidhja e saj me futbollistin me ngjyrë.
Të shumtë ishin ata që e sulmuan për këtë fakt, po ashtu si edhe ajo vetë rrëfen për “Bluetoth” se njerëzit janë xhelozë. Nga ana tjetër tregon mbështetjen që i ka dhënë familja dhe shoqëria në lidhjen e saj.
“Respektojnë zgjedhjen time dhe nuk u lë shumë hapsirë, diskutimit në lidhje më këtë argument. Ngjyra e errët e njeriut nuk është njollë në biografi. Le të hedhim një sy të bardhëve që nuk shkëlqejnë për mirësi”,- ka thënë Irid për Bluetoth.
Foto/ Bleona ju çmend me këtë pozë pa të brendshme
Bleona Qerreti vazhdon të jetë provokuese me fotot e saj.
Këngëtarja shqiptare që vazhdimisht po e shkelë Evropën ka pozuar me një kreacion tejet seksi ku shihet se nuk ka fare të brendshme.
Sigurisht se kjo veshje e Bleonës është komentuar mjaft në Instagram ku shumë nga fansat e “ledhatojnë” me shprehje të ndryshme për dukjen e saj.
Trebeshina: Nuk kërkoj falje për përfshirjen time në luftën civile
Rikthimi im në PD?
Mustafaj: Nuk kam qenë larguar nga politika, zgjedhjet janë larg
Ismail Kadare/ Përpara banjës dhe tregimet remiks të francezëve
Dalin ditarët 1928-2018/ Çfarë ka lënë të shkruar Mbreti Zog
Foto-Video+18/ Çifti ndalon dhe bën seks në mes të autostradës
Ka disa momente kur pasioni është aq i shfrenuar sa që njeriu nuk e përmban dot veten. Por çifti që shihni në videon më poshtë, e ka humbur vërtetë kontrollin, pasi janë ndalur në mes të autostradës për të bërë seks.
Pamjet janë filmuar pranë një ure në qytetin Krasnoyarsk, të Rusisë. Në video duket se si vajza është e zhveshur, ndërsa djali ka ulur tutat dhe performon aktin.
Një kalimtar i rastit, ndalet dhe diç u thotë dashnorëve pasionantë, por merr si përgjigje gishtin e mesit të djalit.
Foto+16/ Sara Sampaio, “topless” në jahtin luksoz
Modelja e Victoria’s Secret, Sara Sampaio, është duke vazhduar pushimet me të dashurin e saj Oliver Ripley në St Tropez në një jaht super luksoz me vlerë 85 milionë dollarë.
Modelja portugeze nuk ka dashur ta humb diellin e Mesdheut dhe i ka “hequr të gjitha” duke u shfaqur “topless”.
Sigurisht, me linjat e saj modelja portugeze duket tejet seksi. Na një jaht kaq luksoz e me një modele në krah zor se Oliver do ta harrojë këtë verë.
Durrës/ Këputet ashensori, vdes 15-vjeçari rëndë një punëtor
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në Durrës, ku një adoleshent ka humbur jetën dhe një burrë ndodhet në spital.
Burime nga policia lokale thanë se rreth orës 14:00 të ditës së djeshme, në lagjen Nr.14, Shkozet, Durrës, tek firma e këpucëve duke lëvizur në ashensorin e kësaj godine ka rënë nga një lartësi 6 m shtetasi K. L., 15 vjeç, banues në Durrës, i cili kishte shkuar për të parë nga kureshtja.
Ndërkohë, 44-vjeçari me inicialet B. D. banues në Rrashbull, Durrës, punonjës pranë kësaj firme, i cili ka shkuar për të ndihmuar adoleshentin dhe në tentative për t’i shpëtuar jetën, janë rrëzuar të dy bashkë në gropën e ashensorit.
Për pasojë 15-vjeçari me inicialet K. L. ka ndërruar jetë, ndërsa punonjësit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për ngjarje aksidentale.
Skandali/ Rritja e tarifave të siguracioneve, AMF shfajësohet
Pasi tentoi të justifikonte shoqëritë e sigurimeve për rritjen me 30 për qind të çmimit të siguracioneve të detyrueshme, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, ka bërë një hap prapa duke deklaruar se po analizon procedurën e ndjekur nga shoqëritë për rritjen e çmimeve. I vënë në qendër të kritikave për favorizim të shoqërive të sigurimit në dëm të konsumatorëve, Autoriteti, duket se kërkon të zbusë reagimin e publikut.
“Bazuar në informacionin në dispozicion si edhe në përmbushje të misionit të tij rregullator, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare duke i shërbyer mbrojtjes së konsumatorit është në ndjekje të situatës dhe po analizon mënyrën dhe procedurën e ndjekur nga shoqëritë e sigurimit në përcaktimin e tarifës së primit të sigurimit”,- deklaron AMF në një njoftim të dytë zyrtar për këtë çështje.
Ky është një qëndrim i ndryshëm nga ai që AMF ka mbajtur një ditë më parë për këtë çështje, ku në deklaratën e parë justifikonte shoqëritë e sigurimeve për rritjen e fortë të çmimeve pasi sipas saj kjo diktohej nga nevoja për të ruajtur qëndrueshmërinë financiare të tregut.
Ndryshime në AMF?
AMF është kritikuar shpesh nga ekspertët për favorizim të shoqërive të sigurimit. Pas rritjes së fundit të tarifave për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve, presioni i opinionit publik ka detyruar edhe institucionet e tjera, të cilat në fillim heshtën, të reagojnë ndaj kësaj çështje.
Një ditë më parë, kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe, i vënë përballë ankesave të qytetarëve, u detyrua të reagojë duke ja hedhur fajin për rritjen e çmimit AMF.
“Komisioni i Ekonomisë ka në proces analize raportin e punës së AMF-së për vitin 2015. Mospërmbushja e detyrimeve të vendosura në rezolutë nga Kuvendi për AMF, do të rëndojë shumë mbi institucionin”,- deklaroi Braçe në një postim në Facebook.
Nën zë flitet se qeveria mund të ndërmarrë ndryshime në menaxhimin e lartë të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në përpjekje për të zbutur zemërimin e publikut.
Foto-Video/ Moskë, shpërthen një depo armësh, vdesin 16 persona
Një zjarr i madh ka përfshirë një depo armësh në Moskës, ndërsa mësohet se kanë vdekur 16 persona.
Siç shkruar agjencia “TASS”, personat që kanë ndërruar jetë janë personeli që punonte aty. Janë ende të paqarta shkaqet e këtij zjarri që mori jetën e 16 njerëzve.
“Pas shuarjes së zjarrit trupat e pajetë u gjendën në një dhomë. Zjarrfikësit shembën një mur dhe gjetën 16 persona të vdekur”,- ka thënë ministri i Emergjencave për agjencinë “TASS”.
Por përveç të vdekurve, mësohet se 12 persona janë shpëtuar nga zjarri i rënë në depon e armëve që ndodhet në autostradën Altyevskoye.
Foto-Video/ Avioni përplaset me shpejtësi drejt tokës, dëshmitarët filmojnë gjithçka
Një pilot gjeti vdekjen e menjëhershme ditën e sotme, kur avioni i tij u rrëzua në një shfaqje ajrore, në rajonet veriperëndimore të Provincës Gansu, në Kinë, raporton “CCTV”.
Videoja e skenës së rrëzimit, e filmuar nga një dëshmitar, tregon rënien e aeroplanit me shpejtësi duke lënë një gjurmë tymi në qiell.
Fillimisht njerëzit menduan se ishte thjesht një shfaqe, por disa sekonda më vonë, ata e kuptuan se gjithçka ishte e vërtetë dhe të filluan të bërtisnin.
Foto-Video/ Moskë, zjarr në një shtypshkronjë, vdesin 16 persona
Tërmetet e forta, harta sizmike/ Shqipëria më e kërcënuar se Italia
Tërmetet që ranë në Itali kanë tronditur edhe vendet e tjera Europiane dhe ato fqinje me këtë shtet. Të gjithë kanë të njëjtën pyetje: Po vendi ynë a rrezikohet nga tërmetet?
Të dhënat sipas Shërbimit Sizmiologjik zviceran tregojnë se Shqipëria renditet ndër vendet me rrezikshmëri të lartë për tu prekur nga tërmetet.
Sipas hartës, Shqipëria është ndër vendet e rrezikuara nga tërmetet. Ngjyra e kuqe tregon se vendi ynë rrezikohet kryesisht në Ultësirën Perëndimore, së bashku me Greqinë, Maqedoninë, Italinë dhe Turqinë.
Italia po vuan periudhën e saj më të keqe, më shumë se 250 viktima janë zyrtarizuar deri tani dhe shumë të tjerë kanë ngelur të plagosur, pa sy, pa këmbë, me pak fjalë sakat, për të mos folur për dëmet e mëdha materiale.
Një qytet i tërë u rrënua thuajse plotësisht nga lëkundjet 6.2 ballë të shkallës rihter dhe ekziston frika se tërmeti do prekë edhe qytetet e tjera italiane.
Sekreti i popullsisë që nuk sëmuret asnjëherë
Populli Hunza janë popullata më e shëndetshme në botë. Ata asnjëherë nuk kanë dëgjuar për kancerin dhe nuk sëmuren thuajse asnjëherë. Por, çfarë është edhe më e çuditshme rreth kësaj, është se ata jetojnë rreth 120 vite.
Thuhet se ata gjithmonë bëjnë dush me ujë të ftohët.
Ata hanë vetëm ushqim të cilin e kanë mbjellë vet. Asnjëherë nuk kanë konsumuar ushqime të importuara. Populli Hunza konsumon vetëm frute të freskëta dhe perime, arra, vezë qumështi etj.
Një ndër karakteristikat më të pabesueshme të këtij populli është se në periudha të caktuar prej 2 deri në 4 muaj ata nuk hanë asgjë, përveç që pinë lëng të kajsisë së tharë.
Ekspertët besojnë se sasitë e larta të kajsive janë arsyeja se përse ata nuk vuajnë nga tumori apo kanceri. Farat e kajsisë përmbajnë vitaminë B-17 që njihet si agjenti i fuqishëm anti-kanceroz.
Ja 8 ushqimet e thjeshta që ju ndihmojnë për një gjumë më të mirë
Sipas një vëzhgimi të bërë nga një fondacion amerikan, rreth 40% e popullsisë amerikane vuan nga pagjumësia në periudha të caktuara të vitit. Mungesa e gjumit mund të shkaktojë probleme serioze në shëndet, si sëmundje zemre dhe depresion.
Para se t’i drejtoheni mjekut për këtë problem, përpiquni ta zgjidhni atë me anë të regjimit ushqimor, sepse në fund të fundit, ne jemi çfarë hamë. Ja disa nga ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më të mirë.
Do'stlaringiz bilan baham: |