Rritja
Pak ditë më parë, kompanitë e sigurimeve rritën në mënyrë të koordinuar tarifat për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve me rreth 30%. Nga 14,600 lekë që ishte çmimi i TPL-së për autoveturat pak ditë më parë tashmë ai llogaritet në 18,900 lekë.
Për automjetet me fuqi nën 1,600 kubikë çmimi kërceu në 18,900 lekë, ndërsa për mjetet mbi këtë kapacitet tarifa e sigurimit u rrit në vlerën 20,900 lekë. Gjithashtu rritje pati edhe për kategoritë e tjera të mjeteve, përfshirë autobusët, tarifat e sigurimit të të cilave u bënë 50,000 lekë nga 45 000 lekë që ishin.
Por me shkresën e AMF, shoqëritë urdhërohen që të ulin sërish çmimet tek nivelet e mëparshme. Inspektorë të Autoritetit kanë kontrolluar në terren për zbatimin e këtij vendimi dhe sipas tyre shoqëritë i kanë ulur çmimet duke i çuar ato në nivelet e mëparshme.
Kroaci/ Firmoset gazsjellësi Adriatiko-Jonian, edhe Shqipëria pjesë
Gazsjellësi adriatiko-jonian, i gjatë 516 kilometra, nga Fieri në Kroaci, do të ndërtohet nga kompania azere, Socar.
Memorandumi mes Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës është firmosur gjatë punimeve të forumit të Kroacisë, që u zhvillua në datat 25 dhe 26 gusht, thuhet në një njoftim në faqen zyrtare të TAP.
Ky gazsjellës ka si objektiv primar transportin e 5 miliardë metrave kub gaz çdo vit, nga Azerbaixhani në vendet e Europës jug-lindore.
Memorandumi i bashkëpunimit është nënshkruar nga katër vendet me kompaninë azere të gazit, Socar, ku për palën shqiptare, nënshkroi zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja.
Ky projekt ka si synim të lidhë gazsjellsin trans-adriatik me rrjetin qëndror europian të gazit. Marrëveshja paraprake mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi është arritur që në vitin 2007. Projekti që synon të ndërtojë një rrjet të gjerë gazi nga Fieri deri në Split të Kroacisë do të ketë një kosto totale prej 610 milionë eurosh.
Ministri kroat i ekonomisë, Tomislav Panenic deklaroi se, shpreson që ky projekt të përfaqësojë një urë të re lidhëse mes veriut dhe jugut. Qeveria kroate do të investojë 265 milionë euro në këtë projekt.
250 kilometra nga ky gazsjellës do të kalojnë pikërisht përmes Kroacisë, ndërkohë që 167 kilometra do të ndërtohen në Shqipëri dhe 94 në mal të Zi. Bosnje Hercegovina do të përfshihet vetëm nëpërmjet portit që zotëron në Adriatik.
Nëpërmjet një njoftimi, gazsjellësi Trans-Adriatik, i njohur ndryshe si TAP, përgëzon arritjen e marrëveshjes mes katër vendeve dhe kompanisë Socar. “Memorandumi i mirëkuptimit forcon bashkëpunim energjetik në vendet e europës jugore si dhe është një hap i rëndësishëm drejt sigurisë energjetike dhe diversifikimit në rajon. TAP mbetet i përkushtuar në lehtësimin e lidhjeve në infrastrukturën e gazit në rajon, përfshirë gazsjellësin adriatiko-ionian”,- thuhet në njoftimin e TAP./ATSH/
Video/ Droga “lum” buzë Vjosës, Italianët e GF dëgjojnë Berishën
Ish-Kryeministri Sali Berisha, disa herë ka denoncuar se tek ura e Poçemit ka parcela të pafundme me drogë. Sot policia njofton se ka gjetur plot 40 mijë rrënjë kanabis sativa dhe ka vënë në pranga 4 persona.
Ata janë: Sokol Lelaj, 23 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Vlorë.
Altin Lelaj, 24 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Vlorë.
Hamet Bitaj, 21 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë.
Nexhip Lamaj, banues në fshatin Roms, Vlorë.
Njoftimi i policisë
Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, por edhe mbështetur nga monitorimi ajror nga Guardia di Finanza ka bërë të mundur realizimin e këtij operacioni ku mbi bazën e të cilit janë asgjësuar rreth 40.000 (dyzet mijë) rrënjë bimë narkotike e dyshuar të llojit Cannabis Sattiva si dhe janë kapur në flagrancë 4 shtetasit e mësipërm në fshatin Gorisht, si autorët e dyshuar në lidhje me kultivimin e këtyre bimëve narkotike.
Bimët narkotike ishin të kultivuara dhe të ndara në 10 parcela përgjatë shtratit të lumit Vjosë, pranë vendit të quajtur “Ura e Poçemit” me lartësi deri në 200 cm, të cilat u asgjësuan me anë të shkuljes, copëtimit dhe djegies me zjarr.
Në këtë operacion morën pjesë rreth 200 forca policore (toka dhe ajri), ku bënin pjesë Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë Publike, Guardia di Finanza, Reparti RENEA dhe FNSH.
Vijon puna për asgjësimin e bimëve të tjera narkotike dhe për kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në veprën penale kundër “Kultivimit të bimëve narkotike”.
Qeveria e Kosovës, 50 mijë euro për rajonet e përmbytura në Maqedoni
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 50 mijë euro për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, të cilët janë goditur nga vërshimet më 6 dhe 7 gusht.
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj tha se Republika e Maqedonisë është goditur nga vërshime të mëdha, ku janë goditur edhe pjesë të lokaliteteve të banuara me shqiptarë.
“Janë goditur pjesë të lokaliteteve të banuara me shqiptarë, Maqedonia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka kërkuar ndihmë në frymën e fqinjësisë së mirë. Konsideroj se Qeveria duhet të ndjekë shembullin e shteteve të tjera dhe të votohet ndihma prej 50 mijë euro për shtetin e Maqedonisë”,- tha ai./Gazeta Express/
Foto/ Kuqezinjtë sonte në fushë, ja formacioni i ri kundër Marokut
Shqipëria do të luajë sonte, në orën 20:30, ndeshjen e parë pas finaleve të “Euro 2016”. Pas largimit të disa kuqezinjve drejt Kosovës, trajneri italian do të kërkojë të gjejë alternativa të reja, të cilat duhet të kompletojnë grupin dhe të jenë një garanci për vijimësinë. Testi i parë gjeneral për këtë, por edhe “paradhoma” e kualifikueses së parë në Grupin G të “Rusia 2018”, ndaj Maqedonisë, më 5 shtator, është miqësorja e mbrëmjes së sotme, ndaj Marokut në stadiumit e ri “Loro Boriçi” në Shkodër.
Sa i përket formacionit, të cilin De Biazi nuk e ka bërë të ditur, ashtu si edhe emrin e kapitenit, që do të zëvendësojë Lorik Canën, nuk pritet të ketë ndryshime në rreshtim, në modulin taktik. Kuqezinjtë do të vijojnë të luajë me skemën 4-1-4-1, me theks difensiv, me një sulmues në majë, të asistuar nga krahët e mesfushës.
Kështu, në portë do të luajë Etrit Berisha, i cili është në pritje të një skuadre të re, për shkak se te Lazio duhet të ngrohë stolin.
Para tij, në qendër të prapavijës, do të rreshtohet dyshja Mavraj-Gjimshiti. Ky i fundit, po ashtu, nuk e ka të sigurtë qëndrimin tek Atalanta, për mungesë hapësirash aktivizimi.
Hysaj, si gjithmonë, do të luajë në të djathtë të mbrojtjes, ndërsa surpriza duket se do të jetë në të majtë. Vendin e të përhershmit Agolli do ta zërë Lenjani.
Ky i fundit është spostuar nga ky krah i mesfushës në difensivë, për shkak se duhet t’i lirojë një vend Hykës.
Lojtari i rithyer në kombëtare po shkëlqen në Zvicër, ndaj De Biazi ka menduar ta shohë në veprim, me fanellën kuqezi, pikërisht në një miqësore me Marokun.
Dyshja e qendrës së mesfushës do t’i besohet Kaçes, në rolin e një organizatori, dhe Abrashit, si shkatërrues.
“Filtrin” e aksioneve të kundërshtarit do ta bëjë Taulant Xhaka, i vendosur mes mbrojtjes dhe mesfushës.
Në të djathtë të mesfushës duket se do të ketë vend për Gashin, edhe ai në një formë të mirë me klubin e tij.
Një mundësi tjetër do t’i jepet Cikalleshit në sulm, edhe pse në “Euro 2016” e bëri më së miri këtë detyrë Sadiku, apo Balaj ka shënuar me klubin e vet të ri rus.
De Biazi do ta shohë se ku ndodhet shtatlarti kavajas, për të vendosur më pas për lojtarin që do të jetë në majë ndaj Maqedonisë.
Kuptohet, duke qenë një ndeshje miqësore, do të kryhen edhe zëvendësime të shumta. Ndaj, pritet që minuta në këmbë të ketë edhe për kuqezinjtë e tjerë, të thirrur nga De Biazi për këtë miqësore dhe kualifikuesen e 5 shtatorit, ndaj Maqedonisë./Telesport/
Foto/ Aktorja seksi heq dorë nga jeta e shthurur, bëhet murgeshë
Aktorja dhe modelja seksi Sofia Hayat ka vendosur të braktisë jetën e saj të mëparshme, pas “thirrjes së Zotit”.
Indiano-britanikja ka hequr dorë nga jeta e shthurur, madje ka zvogëluar edhe gjoksin që e kishte zmadhuar me operacion, raporton sot britanikja “The Mirror”.
“Jeta ime më parë ishte e mrekullueshme, por unë e dua këtë njeri të ri më shumë, tha ajo, Kur shikoj fotot e vjetra, tani buzëqesh. Arsyeja e jetës sime tani është të zbuloj të vërtetën e ekzistencës sonë”.
Hayat është rritur në një familje të rreptë myslimane, nën kujdesin e prindërve dhe dy vëllezërve të saj. Por, kjo mënyrë jetese bëri që ajo të rebelohej në adoleshencë dhe të ndiqte një mënyrë tjetër jetese, nga ajo e familjes së saj.
Foto/ Jurgen Kurti, rinis jetën luksoze 5 muaj pas vrasjes së babait
Personazhi i njohur i muzikës botërore, që erdhi në Tiranë me ndërmjetësimin e menaxherit të VIP-ave, Jurgen Kurti, ishte reperi i famshëm me ngjyrë, Rick Ross.
Drejtuesi i një kompanie të njohur në Tiranë postoi foto me të famshmin e hip-hop-it pak orë para se në banesën e tij, në zonën e ish-Bllokut, të ndodhte vrasja e babait të tij, Artur Kurti.
Deri në atë moment, Jurgeni njihej si djaloshi pasanik i ekraneve, që e kishte tejkaluar famën metropolitane, duke u shndërruar në një personazh televiziv që fliste për jetën e tij luksoze, edhe pse ishte vetëm 23 vjeç.
Për shkak të kësaj fame, ngjarja e rëndë që ndodhi në shtëpinë e tij mori jehonë më të madhe, duke pushtuar rrjetet sociale me lajme të njëpasnjëshme për të. Si i akuzuar për vrasjen e babait të tij, Jurgeni përfundoi në qeli, por Gjykata e liroi disa ditë më vonë duke e lënë në arrest shtëpie.
Ai u arrestua pas vrasjes së të atit Artur Kurti, të ndodhur më 4 prill 2016, ndërsa u dha arrest me burg për dajën e tij, Leonard Ristanin, që mori përsipër autorësinë e vrasjes.
Historia në familjen e djalit që vishet me marka, u kthye në një serial mediatik që i ngjasonte një filmi, pasi kureshtja shtohej gjithmonë e më shumë për të mësuar se çfarë ndodhi në shtëpinë e tij natën e 4 prillit.
Sipas Policisë, atë mbrëmje viktima Artur Kurti ka hyrë me thikë në dorë në banesë dhe është përleshur me djalin dhe kunatin, ku ka plagosur kunatin. Më pas, në rrethana të cilësuara si të paqarta, në përleshje e sipër, shtetasi Artur Kurti gjeti vdekjen si pasojë e plagëve me thikë.
Natyrisht që kjo ishte një tragjedi për jetën e Jurgenit, i cili në të gjitha daljet publike apo statuset që postonte në rrjetet sociale paraqitej si djalë që e dashuron jetën dhe e shijon atë në maksimum.
Tashmë pas pesë muajsh nga kjo fatkeqësi familjare, ai duket se i ka rimarrë frenat e jetës, duke iu rikthyer normalitetit. Pak ditë më parë, ai na ka dëshmuar se e ka marrë veten pas ngjarjes së rëndë, me fotot duke pushuar në Jalë.
Sërish bie në sy për argëtimet ekstreme me jet ski, apo frekuentimin e club-eve verore të shtrenjta të Jugut, në shoqërinë e miqve të tij.
Ai edhe më herët nëpër media të ndryshme kishte deklaruar ambicien e tij për t’u pasuruar, edhe pse shumë i ri në moshë. Shoqëria që ai ka regjistruar në QKR mban emrin “Albania Luxury Brands”, ndërkohë që figuron si pronar i 10 bizneseve fitimprurëse në Shqipëri./Panorama/
Foto/ Ushtria serbe stërvitet më tepër me NATO-n sesa me Rusinë
Megjithëse nuk është raportuar shumë në media, Serbia ka kryer 206 aktivitete ushtarake me SHBA-në dhe NATO-n në vitin 2016, por vetëm 17 me Rusinë, tha për BIRN ministria serbe e mbrojtjes.
Serbia është përfshirë në 116 aktivitete të përbashkëta ushtarake me NATO-n dhe 90 aktivitete ushtarake bilaterale me Shtetet e Bashkuara, por me ushtrinë ruse ka kryer vetëm 17 stërvitje për vitin 2016, i tha ministria e mbrojtjes BIRN.
Eksperti ushtarak Aleksandër Radiç i tha BIRN se kjo është shumë e ditur në qarqet ushtarake, por mediat lokale janë më të interesuara të raportojnë mbi bashkëpunimin me forcat ruse.
“Media serbe shpesh e përdorin këtë për të fituar vëmendje. Ata bënë të njëjtën gjë me bisedimet rreth bazës ushtarake ruse [në qytetin jugor] Nis, gjë që nuk ishte e vërtetë… ajo nuk ishte një bazë ushtarake, por një qendër klasike humanitare pa qëllime ushtarake”,- tha Radiç.
“Serbia ka dhjetë herë më tepër bashkëpunim me perëndimin se me Rusinë”,- shtoi ai.
Ministria e mbrojtjes tha se pjesëmarrja e trupave ushtarake serbe në Lojërat Ndërkombëtare Ushtrake 2016 nga 30 korriku në 13 gusht në Rusi dhe blerja e dy helikopterëve Mi-17 ishin shembujt më të zakonshëm të bashkëpunimit me Moskën në vitin 2016.
Serbia shpalli një doktrinë neutraliteti ushtarak në dhjetor 2007 dhe qeveria aktuale ka njoftuar plane për të ndryshuar politikën.
Megjithatë, vendi është i lidhur me NATO-n përmes programit të Partneritetit të Aleancës për Paqe. Në mars 2015, Serbia kreu një Plan Veprimi të Partneritetit Individual me NATO-n, i konsideruar si niveli më i lartë i bashkëpunimit me NATO-n për një vend jo-anëtar.
Opinioni në lidhje me NATO-n ka qenë i ndarë thellësisht në Serbi që kur aleanca perëndimore filloi sulmet ajrore kundër ish-Jugosllavisë gjatë fushatës 78 ditore të bombardimeve në vitin 1999, që e detyroi Serbinë të tërhiqet nga Kosova. Kosova u vendos më pas nën administrimin ndërkombëtar dhe shpalli pavarësinë në vitin 2008.
Shumica e serbëve janë ende të zemëruar rreth humbjes së provincës, që e konsiderojnë “djep” të shtetit serb.
Sipas sondazheve të opinionit publik të kryera më herë këtë vit, 80 për qind e serbëve janë kundër anëtarësimit në NATO.
Një sondazh i kryer në shkurt nga kompania e kërkimit Ipsos Strategic Marketing gjithashtu sugjeroi se rreth dy e treta e atyre që iu përgjigjën sondazhit kishin sjellje më pozitive ndaj Rusisë sesa ndaj BE-së, SHBA-së apo NATO-s./ Sasa Dragojlo/BIRN/
Gjyqtarët e prokurorët e reformës, paga shtesë edhe për fëmijët deri në moshën 25 vjeç
Gjyqtarët e prokurorët që do të zgjidhen në institucionet e drejtësisë me zbatimin e reformës do të kenë benefite të shumta financiare. Paga e tyre është përllogaritur të variojë nga 3 deri në 5 milionë mijë lekë të vjetra në muaj, në një vend ku paga minimale është 200 mijë lekë në muaj. Ata do të përfitojnë rritje të pagës bruto në çdo fillim viti me 4 deri në 8 përqind.
Por nuk përfundojnë këtu përfitimet financiare. Gjykatësit e prokurorët do të marrin pagë shtesë për çdo fëmijë deri në moshën 18 vjeç. Nëse kanë fëmijë që ndjek edhe studimet e larta, shtesa do të përfitohet derisa ata të arrijnë moshën 25 vjeç.
Gjykatësit dhe prokurorët përfitojnë gjithashtu kredi të financuar nga shteti kur mbushin 3 vjet në detyrë.
Sipas ligjit, kredia përllogaritet për shtëpi në zonat më të shtrenjta të qytetit ku jeton magjistrati.
Ligji i lejon atij që ta shesë banesën, pavarësisht kredisë, edhe pse ajo përllogaritet si kolateral.
Përfitimet vazhdojnë edhe pas daljes në pension. Me të përfituar pensionin, gjyqtari dhe prokurori marrin 6 rroga shpërblim menjëherë.
Shpërblimine merr bashkëshortja dhe fëmijët në rast vdekjeje.
Pensioni arrin deri 90 përqind të pagës bruto.
Këto të dhëna të publikuara nga gazeta Dita janë konfirmuar prej saj edhe në ministrinë e financave, zyrtarë të së cilës kanë deklaruar se kapitulli i shpërblimeve mund të rishikohet.
Të gjitha këto përfitime e bëjnë të kripur faturën financiare të reformës.
Vetëm në një vit shpenzimet përllogariten në afro 40 milionë dollarë.
Një shkresë e ministrisë së financave vinte në dukje faktin se kjo faturë do të rëndojë arkën e shtetit.
Foto/ Trajtim çnjerëzor, ariut Martin i ka hyrë zinxhiri në mish
Një lajm i publikuar para disa ditësh në Daily Mail shprehte tronditjen e saj mbi mënyrën si trajtoheshin arinjtë në Shqipëri. Gazetarët shoqëruan për disa ditë grupin ndërkombëtar “Four Paws” që ka nisur një peticion (www.savethesaddestbear.com), për të sensibilizuar qeverinë shqiptare kundër keqtratjtimit të këtyre kafshëve.
Fotot që mbërritën sot në redaksinë e “lapsi.al” janë dëshmi e mizorisë së këtyre kafshëve.
Në foto është ariu Martin. Ai është mbajtur për vite me radhë i lidhur me zinxhir në një restorant në pyllin e Levanit. Zinxhiri i ka hyrë në mish. Veterinerët dhe përfaqësuesit e grupit “Four Paws” e gjetën në gjendje të mjerueshme.
Me ndihmën e autoriteteve ia morën pronarit dhe do ta akomodojnë rreth mesditës në Kopështin Zoologjik në Tiranë. 50 arrinj mendohet se janë në gjendje të tillë në Shqipëri./Lapsi.al/
Përfaqësuesi i PDIU, sherr me kandidatin dhe deputetin e PS në Dibër
Përplasje mes kandidatit të Partisë Socialiste Muharrem Rama dhe një përfaqësuesi të PDIU në Dibër. Shkak për përplasjen është bërë prania e deputetit të PS, Ulsi Manja në një takim elektoral në Lurë.
Përfaqësuesi i PDIU ka kundërshtuar praninë e deputetit Manja në fushatë dhe për këtë i ka kërkuar llogari kandidatit Rama.
Kandidati për bashkinë është shprehur se deputeti Manja ka ardhur pa ftesën e tij në takim.
Një burim i “lapsi.al” që i referohet dëshmive të disa të pranishmëve në takim, tha se përfaqësuesi i PDIU e ka kapur për veshi kandidatin Rama dhe i ka kujtuar marrëveshjen që PS ka me PDIU.
Sipas tij, marrëveshja parashikon ndjarjen e bashkisë 50% me 50% mes PS e PDIU. Në këtë moment deputeti i PS, Ulsi Manja është larguar nga takimi./Lapsi.al/
Zana Çela rizgjidhet drejtore e TKOB
Zana Çela ka marrë drejtimin e Teatrit të Operas dhe Baletit. Ajo është rikthyer në këtë post pas 13 vitesh, pasi ka qenë drejtuese e këtij institucioni në vitet 2002-2003.
Pas dorëheqjes së Ilir Kernit, kanditatët për kreun e TKOB-së kanë qenë producentja Zana Çela dhe tenori, Josif Gjipali. Zana Çela është e njohur edhe si producente e festivalit operistik, Marie Kraja.
Prapaskenat e sigurimit të makinave/ Si ndahet tregu me konsensus
Agjentët e sigurimeve në rrugën, “Vasil Shanto” në Tiranë këtë herë nuk ishin lajmëruar për rritjen e çmimeve së siguracioneve të automjeteve. Siç pohuan disa prej tyre çmimi është shfaqur ‘surprizë” në aplikacionin që kompanitë e sigurimeve po përdorin për fiksimin e çmimeve dhe arkëtimin përbashkët te primeve.
Por pas këtij vendimi të beftë që ka çuar çmimin e siguracionit në 19 mijë lekë me një rritje 25% vetëm me një klik, ka disa arsye themelore sipas agjentëve.
Përqendrimi
Arsye a e parë lidhet me përqendrimet e fundit në tregun e sigurimeve. Ish kompania shtetërore e sigurimeve INSIG sh.a. u privatizuara këtë vit dhe ndryshoi pronësinë e aksioneve, tw cilat zotërohen ne masën 100% nga Shoqëria e Sigurimeve “EUROSIG” sh.a. Nga ana tjetër Sigma, Interalbanian dhe Intersig janë në çadrën e Viena Insurancë Group.
Kështu numri i kompanive të sigurimeve nga 9 ka shkuar në 6. Sigal kryeson tregun me 21 %, ndërsa Eurosig dhe INSIG, tashmë të shkrira në një kompani dominojnë 21.8 për qind të tregut. Por agjentët shpjegojnë se përqendrimi në pak aksionere i ka bërë më të lehtë vendimet për ndryshimet e çmimeve.
INSIG deri sa ishte në pronësi të shtetit nuk ishte pjesë e aplikacionit “Star Broker” që kompanitë përdorimin për ndarjen e primeve sipas përqindjes që kanë në treg. Duke mos qenë pjesë e oligopolit qeveria e ka përdorur shpesh INSIG për ofruar prime më të lira kur kompanitë tjera binin dakord për rritjen e çmimeve në grup.
Por tani që INSIG është në pronësi private, shteti nuk mund të ushtrojë më presion mbi tregun kështu që çmimet mund të ndryshohen lirisht, nga dy kompanitë që zotërojnë gati gjysmën e tregut.
Aksidentet
Agjentët në tregun e sigurimeve pohojnë se një nga arsyet që ka çuar në rritjen e çmimeve të siguracioneve të automjeteve lidhet me rritjen e numrit të aksidenteve nga viti në vit, ndërsa autoriteti rregullator ka rritur kërkesat për provigjionet dhe kompensimin e dëmeve.
Treguesi i humbjeve i matur si raport i dëmeve të paguara ndaj primeve të shkruara bruto, është rritur në nivelin 25.9% më 2015 nga 24.4% një vit më parë, rrjedhojë e ritmit më të lartë të dëmeve krahasuar me primet bruto. Raporti tregon se afërsisht 1/4 e dëmeve mbulohen nga primet e shkruara. Treguesi dëme të paguara bruto u rrit me 28.3% në terma vjetorë në nivelin 3.6 miliardë lekë.
Bonus- Malus, zgjidhja
Qytetarët më shumë se sa për rritjen e çmimeve të siguracioneve të makinave janë të shqetësuar për mosfunksionimin e sistemit bonus-malus, i cili siguron çmime të ulta për një “civi” të mirë shoferi. Agjentët e kompanive të sigurimeve pohojnë se edhe Kosova e aplikon tarifa sipas bonus –malus, çka do të thotë se sa më i vjetër të jetë shoferi dhe sa më pak aksidente dhe gjoba të ketë aq më të ulët do të ketë çmimin e siguracionit.
Në aplikacionin që kompanitë përdorin për fiksimin e çmimeve dhe ndarjes së arkëtimeve është azhurnuar edhe dritarja për bonus-malus, por kompanitë e sigurimit ende nuk i kanë orientuar agjentët të presin sigurimeve këtë sistem. Agjentët pohojnë se aplikimi i këtij sistemi do të zhvishte kompanitë e sigurimeve nga metoda e fiksimit të çmimeve.
AMF ka përfunduar zbatimin teknik të sistemit Bonus-Malus. Ky sistem bën të mundur tarifimin me fokus rrezikun në sigurimin motorik. Sipas AMF, aktualisht agjentët e shitjeve të policave të sigurimit mund të kërkojnë të dhëna mbi automjetin dhe pronarin e automjetit nëpërmjet targës dhe numrit të shasisë.
Në këtë fazë, përveç të dhënave të mësipërme të automjetit, sistemi gjeneron dhe dërgon edhe të dhëna rreth kategorisë së automjetit sipas informacionit bazuar në Regjistrin Kombëtar të Automjeteve, por agjentët nuk kanë të drejtë t’i ndryshojnë të dhënat duke parandaluar në këtë mënyrë abuzime të ndryshme.
Një fazë tjetër,e përfunduar është dhe lidhja në kohë reale nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile duke ofruar numrin personal të pronarit të mjetit si çelës për kërkimin e historikut Bonus-Malus dhe kategorizimin e saktë të pronarëve në nivelet e rrezikut, i cili është në përdorim nga shoqëritë e sigurimit që nga data 3 mars 2015.
Mirëpo asnjë nga kompanitë e sigurimeve deri më tash nuk i ka udhëzuar agjentët e vet që presin siguracion bazuar në kriteret e bonus-malus.
Klientët nuk mund të zgjedhin
Nëse kërkon të sigurosh makinën tek kompania që preferon nuk është mundur. Varet nga momenti që ti e kërkon këtë shërbim. Agjentet e kompanive të sigurimeve pohojnë se ndihen keq. Nuk u shpjegojnë dot klientëve praktikën e kompanive për të ndarë të ardhurat sipas një dakordësie paraprake dhe jo në bazë të shërbimeve që ofrojnë dhe emrit të kompanisë.
Arkëtimet e para nga të gjithë agjentët shkojnë për kompaninë që zë përqindjen më të madhe në treg. Më pas kur kuota plotësohet, kompania ikën nga sistemi dhe arkëtimet vijojnë për kompanitë e tjera në radhë në bazë të peshës që kane në treg.
Agjentët pohojnë se ka shumë klientë që refuzojnë të sigurohen tek kompania që ka radhën duke pritur në shumë raste momentin për tu siguruar tek kompania e preferuar./Monitor/
Zbulohet pajisja që mundëson daljen e dhëmbëve të rinj
Implantet dentare na lehtësojnë jetën në shumë drejtime. Ato janë një zgjidhje e mirë për mbushjen e boshllëqeve të dhëmbëve. Falë disa kërkimeve të hollësishme, ekspertët kanë arritur të zbulojnë diçka të pazakontë në lidhje me teknologjinë e implanteve dentare.
Në të vërtetë, ky zbulim tejkalon gjithçka dinim deri më sot në lidhje me implantet dhe protezat klasike. Në të ardhmen e afërt, një metodë revolucioniste do t’u japë mundësinë të gjithë pacientëve të kenë dhëmbë të rinj dhe origjinalë në zgavrën e gojës së tyre.
Udhëheqësi i kërkimit, Dr. Jeremy Mao, ndërtoi një mekanizëm që ndihmon në daljen e dhëmbëve duke përdorur ADN-në.
Teknologjia bashkëkohore premton zhvillimin e dhëmbëve të rinj në vetëm 9 javë. Në rast se pas vendosjes (së pajisjes) në kockat e nofullave, nuk konstatohet ndonjë efekt anësor, atëherë me ndihmën e disa qelizave staminale të marra nga trupi ynë, nis automatikisht procesi i zëvendësimit të dhëmbëve të munguar…
Për momentin, pajisja në fjalë, nuk qarkullon askund, pasi është ende në fazë hulumtimi, plus që nevojitet dhe miratimi përkatës nga autoritetet mjekësore./albstroka.com/
Foto+18/ Miss ‘BumBum’ vazhdon t’i lutet Messit që ta ‘zhbllokojë’
Modelja braziliane e Playboy e kurorëzuar si Miss Bumbum 2015 i ka drejtuar një lutje publike Lionel Messit që ta zhbllokoj llogarinë e saj në Instagram.
Miss BumBum ka nisur në rrjetet sociale një fushatë të shoqëruar me hashtagun #UnBlockMeMessi ku u ka kërkuar 900,000 fansave të saj që ta ndihmojnë në këtë objektiv.
Sipas 26-vjeçares, Suzy Cortez (Miss BumBum), bllokimi nga ana e Messit duhet të ketë ardhur si kërkesë e gruas së këtij të fundit.
Miss BumBum ka postuar një sërë fotosh të së pasmeve të saj duke pasur të veshur bluzën e Messit, e sipas saj kjo gjë nuk duhet t’i ketë pëlqyer bashkëshortes së futbollistit argjentinas, Antonella Roccuzzo-s./TCh/
Foto+16/ Aida Yespica, forma superseksi dhe... një mashkull misterioz në Majemi
Modelja venezueliane, Aida Yespica, e cila ka edhe një fëmijë me mbrojtësin italian, Matteo Ferrari, nuk i reflekton aspak vitet që ka mbi supe.
34-vjeçarja duket në formë fantastike ndërsa në jetën private po kalon disa luhatje. Historia me milionerin Roger Jenkins duket se ka marrë fund për të, ndërsa së fundi është shfaqur në krahët e një mashkulli misterioz në Majemi.
Yespica ka hequr dorë nga puna në televizion pasi po shijon pushimet në disa nga plazhet më të bukur të planetit dhe duket e largët koha kur ajo do të kthehet sërish në ekranin italian.
Foto+16/ Ish e dashura e Noizy-t i bën “zbor” 46-vjeçarit, por përfundon në pranga
Një vajzë e re ka rënë në prangat e policisë nën akuzën e vjedhjes. Ajo nuk është një 18-vjeçare e zakonshme por mjaft e njohur nga publiku për shkak të skandaleve të shumta me të cilat është paraqitur, duke u etiketuar më herët edhe si “e dashura” e reperit Noizy.
Bëhet fjalë për Kristjana Saxobeat. Ky është emri i artit i vajzës, ndërsa emri i saj i vërtetë është Kristjana Ibro, me origjinë nga Korça.
Por ajo që nuk keni për ta besuar është sendi që ka vjedhur. Kristjana ka marrë nga shtëpia e një 46-vjeçari një “iPhone 6S”. Nuk dihen marrëdhëniet e 18-vjeçares me 46-vjeçarin, por ai ka bërë kallëzim në polici më 18 gusht, duke thënë se, në orët e para të mëngjesit në banesën e tij, e reja i ka vjedhur telefonin.
Edhe pse në rrjetet sociale Kristjana paraqitet si një femër e pasur, që nuk ka problem për para, e jo më për një “iPhone”, ky gjest e ka degjeneruar tërësisht./JOQ/
Foto+18/ Golem, çifti bën seks në shezlonat e plazhit, revoltohen pushuesit
Një burrë dhe një grua janë kapur në momente pikante në plazh në Golem. Ata janë fotografuar nga pushuesit teksa qëndrojnë njëri mbi tjetrin dhe sipër kanë hedhur një peshqir a çarçaf ngjyrë rozë.
Personi që ka dërguar foton në redaksinë e Jetaoshqef.al shprehet se të fotografuarit janë duke kryer marrëdhënie seksuale. Të shumtë kanë qenë pushuesit që janë acaruar nga ky veprim, pasi në plazh ka edhe fëmijë të mitur, e për më tepër këto janë veprime intime që nuk kryhen në publik.
Pershendetje Jeta Osh Qef!! Kjo po ndodh ne plazh ne Golem, i kemi perballe jemi dhe me femije! Nuk paragjykoj askend por intimiteti nuk mund te shfaqet ne kete menyre ne vende publike”, - shkruan pushuesi.
I papërmbajtshëm ky çift! Gjeni një dhomë dhe çlironi hormonet, mos jepni shfaqje pa para në publik pasi në polici nuk përfundoni, por to t’ju dalë boja në internet!/JOQ/
Aksident i rëndë/ Autobusi përplaset me kamionin, 14 të vdekur dhe 51 të plagosur
Një aksident i rëndë me të paktën 14 të vdekur dhe 51 të plagosur ka ndodhur në Tunizi.
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, aksidenti ka ndodhur nga përplasja e një autobusi me një kamion.
Më pas në aksident u përfshinë edhe 15 automjete të tjera. Raportohet se disa prej makinave morën flakë.
Ngjarja ndodhi në Kasserine, një qytet në pjesën perëndimore të vendit. Të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Disa prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Transporti i udhëtarëve vetëm me autobusë, ja numri i ri i linjave sipas qarqeve
Transporti ndërqytetës do të përfshihet në një reformë radikale që nga janari i vitit 2017. Bizneset e fushës duket se do të futen në tranzicion të thellë prej reduktimit të numrit të linjave dhe mjeteve të transportit.
Një udhëzim i Ministrisë së Transportohet që do të jetësohet më 1 janar të vitit që vjen përcakton se numri i linjave të transportit ndërqytetës nga 588 që janë aktualisht do të reduktohet në 326 linja.
Me rregullat e reja, 262 itinerare nuk do të funksionojnë më, teksa transporti ndërqytetës do të kryhet vetëm me autobusë.
Më herët, Ministria e Transportit i ka lajmëruar operatorët aktualë që të bashkohen në shoqëri në mënyrë që të licencohen pa ju nënshtruar konkurrimit.
E domosdoshme është gjithashtu që shoqëritë që do të licencohen, të rinovojnë 20% të flotës së tyre të autobusëve gjatë vitit të parë licencës, edhe gjatë 2017.
Nga ana tjetër, Bashkitë në të gjithë vendin duhet të përcaktojnë vendndodhjen e stacioneve për autobusët.
Numrin më të madh të linjave do ta ketë kryeqyteti me 44 të tilla, nga të cilat 34 janë vetëm në dispozicion të Bashkisë së Tiranës. I dyti vjen Elbasani me 38 linja nga të cilat, Bashkia e Elbasanit do të administrojë 17 linja që do të transportojnë pasagjerë drejt Tiranës dhe qyteteve të tjera.
Qarku i Fierit do të ketë 35 linja, nga të cilat 15 janë në dispozicion të Bashkisë së Fierit dhe 9 linja për Bashkinë e Lushnjës dhe të tjerat ndahen për Bashkinë e Divjakës dhe atë të Mallakastrës.
Qarku i Durrësit do të ketë 30 linja, nga të cilat 26 do të shërbejnë për Bashkinë e Durrësit dhe 4 të tjera për Bashkitë e Shijakut dhe Krujës.
Numrin më të ulët të linjave e ka Qarku i Kukësit, me vetëm 13 të tilla, ku Bashkia Kukësit ka 7 linja, 4 për Tropojën dhe 2 për Hasin./Monitor/
Foto/ Vajza e Eli Farës e lë gjoksin të "lirë", pozon pa të brendshme
Marina Fara vazhdon të ekspozojë format bombastike, të cilat i kanë dhënë një popullaritet të pa imagjinueshëm. Juristja korçare tashmë është shndërruar në një yll Instagrami ku jo rrallë kritikohet për pozat provokuese.
Për më tepër, vajza e këngëtares Eli Fara nuk e ka problem ta pranojë rëndësinë e aseteve sot e kësaj dite.
"Për punë të vështira duhen b***" deklaroi pak kohë më parë Marina, duke treguar dhe sekretin e të pasmeve të saj të cilat i punonte në palestër me ushtrime.
Por këtë herë seks bomba korçare, duket se "theksin" e ka vënë tek gjoksi, që e ka lënë "lisho" pa të brendshme. Me sa kuptojmë, poza e saj përpara pasqyrës është realizuar për reklamimin e fustanit që gjendet në dyqanin e Zaiminës.
Foto/ Kjo këngëtare shqiptare nuk do të donte që askush t’i shikonte këto poza...
Jonida Maliqi është sot një ndër këngëtaret më të bukura, jo vetëm për shkak të fizikut, por edhe mënyrës sesi vishet. Por, fansat e saj janë shokuar pas fotove të fundit të publikuar nga "Vipat e Bllokut", ku këngëtarja ka dalë kohë më parë.
Ajo është shfaqur aty origjinale, pa asnjë operacion, por me kalimin e viteve ka bërë ndërhyrje në hundë, vetull dhe nofull dhe në pjesë të tjera të fytyrës.
Ndërkohë, njëri nga personat e ka akuzuar këngëtaren se për pak e ka shtypur tek vijat e bardha.
Do'stlaringiz bilan baham: |