Ja disa nga komentet:
"uaaaaaa ngela"
"Po ç vetulla eee ç hunde eee po dhe nofullën poshtë beter"
"jo jo joo seriozisht? Ska mundësi? Jonida kjo?!"
”Me keqardhje po them qe kjo paska qene shume e shpifur por është bere yll"
"Leku moj motrani, nga gomar te ben njeri. ndryshim total. Te paktën shyqyr ka ardhur ne vete tani,dhe le te themi se eshte simpatike per tu pare"
"Si majmun paska qen ehh ca ben bisturia dhe gjyshen time e ben yll"
"Woow ska mundesi dhe e mban vetin si vipe .Ne shqiperi behesh i famshem nese ke para dhe nese je femër silikoni,sepse ka shume talenta qe si mbështet askush......Kjo qenka femër silikoni komplet....".
"Uaaa kjo plera qe te ben block kur i bën vërejtje... qyqja sa e pështirë"
"Kesaj vetem pordhet qe s'ja rregulloi dot bisturia, shume ka"
"Kjo idiotja desh me shtypi me makine te vijat e bardha, njerëzit duke kaluar kjo vazhdonte ecte, madje me kapi me rrota pantallonat. Mostra"
E fundit/ Rama takim kokë më kokë me Metën
Kryeministri Edi Rama dhe Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, janë duke zhvilluar një takim kokë më kokë me njëri-tjetrin.
Mësohet se takimi po mbahet në qendër të Tiranës, tek hotel “Plaza”.
Dy drejtuesit e mazhorancës janë parë të ngjiten vetëm në ashensor pa asnjë shoqërues.
Takimi i tyre vjen një ditë pasi parlamenti në një seancë të jashtëzakonshme, votoi me vetëm 88 vota të mazhorancës ligjin e “vettingut”, që u braktis ng opozita shqiptare.
Foto-skandal/ Ja si shpërndahet buka në Tiranë
Një tjetër imazh i trishtë publikohet sot në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për bukën, ushqimin bazë të shqiptarëve.
Fotoja e denonuar nga një qytetar tregon se në çfarë kushtet skandaloze transportohet ajo.
Mungesë përgjegjësi nga bizneset “furra buka”, mungesë kontrolli nga institucionet përgjegjëse? Të dyja qendrojnë. Dhe sërish shtrojmë pyetjen: çfarë po hamë?!!
Foto/ Transparenca e Kim Kardashian... drithëruese
E mban veten si një gjeni që vendos trende dhe që nuk kuptohet nga bota e modës. E kemi fjalën për Kanye West, fuqia krijuese e të cilit u shpalos plotësisht nëpërmjet bashkëshortes së tij, Kim Kardashian, e cila u fotografua në rrugë me një veshje shumë të çuditshme.
E vetmja gjë që i shkonte Kimit ishte bluza e lëkurës me dekolte të hapur dhe transparente.
Pjesa e poshtme ishte e habitshme: pantallona të zeza dhe të ngushta, si ato të çiklistëve, të kombinuara me një palë shapka me pellush.
Një veshje e tillë mund të stilohej vetëm nga Kanye...
01/09/2016/.............................................
Tërmeti 4.2 ballë “shkund” Shqipërinë, preken Tirana dhe Elbasani
Një tërmet me fuqi 4.2 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në hyrje të ditës së enjte 1 shtator 2016. Epiqendra e tërmetit që u regjistrua në orën 00.21 ishte 49 kilometra në jug të Tiranës, me vatër 15 kilometra larg qytetit të Librazhdit dhe 17 kilometra në lindje të Vevçanit të Maqedonisë, raporton “NOA.al” duke cituar burime zyrtare nga Instituti i Sizmologjisë në Tiranë.
Thellësia e tërmetit ishte dy kilometra. Tërmeti u ndje në të gjithë Shqipërinë e Mesme e më gjerë në juglindje, ku më shumë në Pogradec si dhe në gjysmën e Maqedonisë.
Në Shqipëri, ky tërmet më së shumti u ndje në Elbasan, ku qytetarët thonë se ishte një lëkundje sizmike që i shkundi, ndërsa shumë prej tyre flinin gjumë pas mesnate.
Pak minuta pas tërmetit që “shkundi” shumë njerëz në Shqipëri dhe Maqedoni, mbrëmjen e kaluar ku një pjesë e mirë ishin në gjumë. Një 36 vjeçar me banim në qytetin e Elbasanit, pohon se tërmeti ishte i fortë: “Ishte i frikshëm.
Na shkundi. Unë që jam në katin e dhjetë të një pallati këtu në qendër të Elbasanit, e ndjeva shumë. Por edhe të tjerë në katet më të ulëta e në gjithë qytetin”.
Një tjetër banor i Elbasanit, tregon: “U trembëm shumë. Mendoj se zgjati 2 sekonda, por menjëherë vrapuam tek dera. Mendonim në çdo çast tërmetin e frikshëm që ndodhi para pak ditësh në Itali”.
Po nga Elbasani, dëshmon një tjetër banor: “Jetoj në një shtëpi në katin e pestë këtu në Elbasan. Isha në krevat kur ndjeva shkundjen. U tremba shumë kur shtrati im nisi të dridhet”.
Nga Tirana, një banor i saj, u shpreh: “E ndjeva tërmetin. Jo i fortë, jo për t’u trembur”. Por të tjerë nga Tirana, japin dëshmi të ndryshme: Njëri shprehet: “Krevati im u drodh”.
Një i tretë shton: “Zot i madh na ruaj”. Kurse një banor tjetër i Tiranës, detajon: “Ndjeva lëkundje horizontale. Jam me shtëpi në katin e shtatë të një pallati dhe u tremba”. Një tjetër po në Tiranë, duke raportuar dëshminë e tij tek portali evropian i regjistrimit të tërmeteve, pohon: “Ishte tërmet që të trembte.
Ndjeva krevatin tim të dridhej, dukej sikur po lëvizte, ishte lëkundje horizontale”. Një qytetar me banim në Boroec, 16 kilometra larg epiqendrës së tërmetit, tha se ishte një lëkundje e fortë.
Një tjetër qytetar, nga Struga, 26 kilometra larg epiqendrës, tha se ndjeu një shkundje të fortë në banesën e tij në katin e katërt të një pallati. “I frikshëm”, thotë ai. Ndërsa një tjetër banor i Strugës, thotë: “Tërmeti ishte i shkurtër por na trembi shumë të gjithëve këtu në Strugë”. “I fortë” ky tërmet, thotë një tjetër qytetar, nga Debar në Maqedoni.
Sakaq, A.D, banor i Librazhdit, në komentin e tij te lajmi i NOA.al në Facebook, pohon se “në Librazhd u ndje shumë”. Ai shton: Thonë që ishte 4.2 ballë, por katet e larta janë ato që e ndjejnë. Unë jam në punë, ra goxha”. J.M. që jeton në Selanik, shprehet e shqetësuar: “Mbaje dorën e Zot”, – thotë ajo.
Kurse D.T. nga Përrenjasi pohon se “ishte një lëkundje shumë e frikshme”. T.B nga kryeqyteti pohon se “tërmeti u ndje dhe në Tiranë”. Kurse S.Ll nga Tirana thotë se ajo jeton te zona e Bërrylit dhe nuk e ndjeu në vilën ku jeton në katin e dytë. I.D. nga Elbasani pohon se ishte “lëkundje shumë e fortë”. Tërmeti 4.2 ballë “shkund” Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Pranga tutorit të prostitutave, kërkohej nga Interpoli prej 2 vjetësh
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar dy vjet më parë është arrestuar. Ai është Shkëlqim Kurpalaj, 41 vjeç, nga Kukësi.
Kurpalaj ishte shpallur në kërkim nga Interpoli që në vitin 2014 pasi Gjykata e Milanos në Itali e kishte dënuar me 10 vjet burg për shfrytëzim prostitucioni dhe emigracion ilegal.
Londër, 14-vjeçarja rumune zhduket me shqiptarin
Policia angleze ka njoftuar se një 14-vjeçare rumune është zhdukur dhe besohet se është më një 18-vjeçar shqiptar, raportojnë sot mediat lokale.
14-vjeçarja Delia Stoica u pa për herë të fundit në shtëpinë e saj në East Ham, në lindje të Londrës, në 9 pasdite të së martës, më 23 gusht.
Sipas policisë, ajo mund të ketë udhëtuar për në Birmingham.
Policia fton çdo qytetar që nëse ka informacion për të, të telefonojë londineze policinë në numrin 101, ose në numrin e “Njerëzve të Zhdukur”, 116 000.
Magjistratura, konkurse jashtë radhe për të zëvendësuar gjyqtarët që do dorëhiqen para Vettingut
Vettingu do të hyjë në fuqi 15 ditë pasi të publikohet në Fletoren Zyrtare. Në nenin 689 të tij është shtuar një nen specific që ngarkon Shkollën e Magjistraturës të organizojë konkurse jashtë radhe në mënyrë që të përgatisë magjistratë të rinjë, në rast se ata që janë aktualisht në sistem do të shkarkohen apo do të japin dorëheqjen vullnetarisht.
“Panorama” shkruan se, pasi të zgjidhen të gjithë anëtarët e Komisionit Publik dhe të Kolegjit të Apelimit, atëherë do të nisë dhe procesi i rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Trump: Meksika do të paguajë për murin në kufi, 100%
Kandidati presidencial republican Donald Trump, ka insistuar që Meksika do të paguajë për një mur kufitar “100%”, në një fjalim të posaçëm për emigracionin.
Sipas BBC, ai i tha turmës së njerëzve që brohoriste në Arizona se, ai duhet të siguronte kufirin dhe la hapur mundësinë që milionë emigrantë të paligjshëm të ktheheshin mbrapsht në vendin e tyre.
Disa orë më parë, ai takoi Presidentin e Meksikës, Enrique Pena Nieto, por tha se, ata nuk kishin diskutuar për financimin e murit; Presidenti më vonë këmbënguli se ai i kishte thënë Donald Trump se Meksika nuk do të paguantë.
Ka qënë spekulim që kandidati republikani mund të tërhiqej nga plani i tij për të dëbuar 11 milionë emigrantë pa dokumente që jetonin në SHBA.
Në fjalën e tij në Phoenix, ka pasur sinjale kontradiktore për këtë. Trump tha se, “fati i tyre” nuk ishte një çështje thelbësore dhe që deportimi i të të ardhurve kriminelë do të ishte prioritet. “Ne do t’i trajtojmë gjithsecilin, që jetojnë ose me banim në vendin tonë, me dinjitet të madh”,- tha ai.
Por më më vonë ai shtoi diçka si pa kompromis: “Çdokush që ka hyrë në SHBA ilegalisht është objekt për deportim. Kjo do të thotë që të kesh ligje”.
Balerina mohon vjedhjen e telefonit: Me 46-vjeçarin kalova natën
Balerina Kristjana Ibro, vetëm 18 vjeç është arrestuar nga policia me dyshimet se vodhi telefonin e një 46 vjeçari me të cilin kishte kaluar natën. Landi Stefani e denoncoi për vjedhjen e një “IPhone 6S”, por vajza tha se akuza nuk është e vërtetë. GSH, shkruan sot Ibro ka deklaruar në polici që Lendi Stefani ia kishte falur celularin.
18-vjeçarja mohon t’i ketë vjedhur telefonin 46-vjeçarit me të cilin kishte lidhje intime.
Dje policia njoftoi se, Ibro pasi kishte kaluar natën në shtëpinë e 46-vjeçarit, në orët e para të mëngjesit është larguar duke marrë me vete dhe telefonin e tij model “iPhone 6S”.
Vajza me origjinë nga Korça, e njohur ndryshe si “Kristjana Sexobeat” është diskutuar shpesh në rrjetet sociale, për shkak të fotografive nudo që publikonte në profilin e saj.
Ndërkohë që për policinë nuk ka qenë gjithashtu e panjohur, pasi ka pasur më parë precedent për drejtim mjeti pa pasur patentë, vepër për të cilën edhe është dënuar.
“Arrestimi i saj është bërë pasi shtetasi Lendi Stefani, 46 vjeç, ka kallëzuar se më datë 18.08.2016 në orët e para të mëngjesit në banesën e tij, kjo shtetase i ka vjedhur telefonin e markës ‘iPhone 6S’”,- njofton policia. Pas veprimeve të para hetimore u sekuestrua në cilesinë e provës materiale kësaj shtetaseje telefoni i markës “iPhone 6S”.
Del foto e grabitësit të BKT, ky është djali i Nehat Kullës
Robert Kulla është person me precedent penalë. Ai ishte arrestuar më parë nga policia për rrëmbim mbajtje peng personi dhe për armëmbajtje pa leje. Foto e tij u publikua nga e përditshmja “Panorama”.
35-vjeçari është një nga grabitësit e Bankës në zonën e Ish Bllokut bashkë me Roland Litin (Zekaj) dhe me 23-vjeçarin Alan Babameto. Robert Kulla është me arsim tetëvjeçar njoftoi policia.
Burime nga policia thanë se një gjurmë e gishtit të njërit prej grabitësve rezultoi se i përkiste Roland Liti (Zekaj).
Kjo ka qenë gjurma që rrëzoi të gjithë planin e grabitjes së bankës dhe çoi në identifikimin e tyre.
Një ditë pas grabitjes së bankës, 37-vjeçari Roland Liti (Zekaj) bashkë me 23-vjeçarin Alan Babamato, kanë udhëtuar jashtë vendit, drejt Malit të Zi.
Policia sekuestroi edhe një pjesë të shumës e parave të grabitura. Sipas Drejtorit të Policisë së Tiranës Ervin Hodaj, janë sekuestruar 2 automjete, një shumë prej 16.730 dollarë amerikanë, një shumë prej 10.480 euro, si dhe 2,625.000 lekë të vjetra shqiptare.
Julian Deda pushime në Turqi, ja si kemi ardhur në formë...
Një foto e aktorit të spektaklit të humorit “Apartamenti 2 XL”, Julian Deda dhe moderatorit të njohur të spektaklit “E diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea, dekonspiroi pushimet e tyre në Turqi.
I pyetur nga gazeta “Panorama” për këto ditë plazhi jashtë Shqipërisë me familjen, Juli përgjigjet: “Jemi në Turqi, por këtu vetëm i shton kilet që mund të kemi hequr me muaj (qesh).
Por e vërteta është se, ndryshe nga vitet e tjera, aktori i njohur dhe bashkëshortja e tij prej 11 vitesh, Armanda, duket mjaft në formë fizikisht.
“Ne shkojmë të dy si çift në palestër, edhe pse unë nuk kam qenë shumë i rregullt duke u ushtruar me shkëputje”. Sa i takon sezonit të ri televiziv, do të jem në top-formë në spektaklin “2XL”, që këtë vit do të jetë super fare”,- tha ai.
Po si është jeta jashtë ekranit e një komediani si Jul Deda, ndërkohë që është i martuar dhe baba i dy fëmijëve?
“Është jetë normale, si të gjithë. Grafiku lëviz, lart e poshtë. Mos harroni që jetojmë në Shqipëri, dhe standardi i jetesës nuk ka dallime të mëdha. Jetoj normal, që do të thotë diku më mirë, diku më keq, por e përgjithshmja njësoj është”.
Juli, i njohur për karrierë të gjatë si aktor, u martua 11 vite më parë me biologen Armanda, me të cilën ka dy fëmijë./Panorama/
Fotolajm/ Rama puth të ëmën nëpërmjet Zahos së vogël dhe i uron ditëlindjen
Kreu i qeverisë Edi Rama, ka publikuar një foto familjare, një veprim ky që rrallë e bën, ku shfaqet djali i vogël Zaho tek puth gjyshen e tij, Aneta Rama.
Deri këtu fotoja është e natyrshme, por tërheq vëmendjen shënimi poshtë saj:
“Nona, edhe 100” duket sikur uron Zaho Rama dhe nëpërmjet tij, vetë Rama publikisht duke ua njoftuar lajmin, ndjekësve të vet në rrjetet sociale.
Ja pse u ekzekutua me plumb në kokë Elton Çiça në mes të bllokut
Foto/ Lapidari i Saukut, pika ‘strategjitke’ e shpërndarjes së drogës
Lapidari i Saukut në Tiranë është kthyer në bazë për shpërndarjen e drogës. Pesë shpërndarës droge janë arrestuar dje nga Policia e Tiranës, tre të parët në grup dhe dy të tjerë si “biznes më vete”.
Konkretisht, policia tha se më datë 31.08.2016, u arrestuan: Ferit Malaj, 19 vjeç; Aldo Lusha, 20 vjeç dhe Arbion Malaj, 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Ata u kontrolluan në trup nga policia ndërsa qendronin tek lapidari në Sauk dhe Ferit Malajt iu gjet një dozë me kokainë.
Ndërsa dy të tjerëve, Arbion Malaj dhe Aldo Lusha iu sekuestrua shuma prej 3300 euro, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndëve nakotike.
Po dje, policia, në të njëjtin vend, arrestoi Marvin B., 22 vjeç dhe Rigers D. 22 vjeç, banues në Tiranë. Të dy, tek lapidari i Saukut u gjetën me nga një dozë me kanabis.
Foto/ Zgjidhet përfundimisht kapiteni i Kombëtares, ja cili...
Në miqësoren e djeshme kundër Marokut është parë që mbrojtësi Mërgim Mavraj të mbajë shiritin e kapitenit por kjo është një zgjidhje e përkohshme pasi lideri i ekipit kuqezi do të jetë një tjetër lojtar me përvojë.
Pas largimit të Lorik Canës, tek Kombëtarja ka ngelur vakant shiriti i kapitenit i cili do të mbahet në të ardhmen nga mbrojtësi anësor Ansi Agolli.
Pikërisht do të jetë ndeshja e 5 shtatorit kundër Maqedonisë ajo e cila do të konfirmojë që Agolli do të jetë zyrtarisht kapiteni i kuqezinjve për vitet e ardhshme.
Rama: Kina numëron çdo kinez në kohë reale, ne s’kemi regjistër as për shkencëtarët
Kryeministri Edi Rama ka propozuar sot që Samiti i Diasporës që do të organizohet për herë të parë dhe do të mblidhet në Tiranë, të mos jetë një institucion qeveritar, por t’u lihet në dorë protagonistëve të tij nga Shqipëria dhe Kosova.
Po ashtu, ai e ka konsideruar si “ulëritëse” që Akademia e Shkencave nuk ka një regjistër me emrat e shkencëtarëve shqiptarë në botë në një kohë kur “Kina në kohë reale, – siç nënvizoi, – kontrollon hyrje-daljet e çdo shtetasi kinez në botë.
Rama e hodhi propozimin në konferencën “Roli dje, sto dhe nesër i shkencëtarëve shqiptarë të diasporës në zhvillimin e vendit amë” organizuar nga Akademia e Shkencave.
“Ne duhet të bëjmë një hetim më të thellë, – tha Rama, – se çfarë mund të përfitojmë si bashkësi shqiptare nga globalizimi e pikërisht nga urat e reja të bashkëveprimit, duke u fokusuar tek potenciali i mendjes që e kemi të shpërndarë dhe jo të përqëndruar në një pikë.
Dhe samiti i parë i diasporës synon të krijojë një parakusht që ju prej 11 vjetësh, që mblidheni në një forum, të mblidhen në një forum më të gjërë për të thithur, sintetizuar, prurjet e ideve, opinioneve dhe të burimeve njerëzore që e krijojnë një ndërveprim të tillë.
Në vizionin tim, Samiti duhet kthyer jo në një institucion qeveritar. Qeveria ka detyrën ta promovojë si institucion dhe shpresa ime është që ai institucion të merret në dorë nga vetë protagonistët dhe të kthehyet nga një samit i organizuar nga qeveria në një samit të protagonistëve nga Shqipëria dhe Kosova dhe për t’i dhënë sa më shumë liri veprimi dhe ndërveprimi dhe për të fituar sa më shumë nga shkrirja e kufijve”.
Foto/ Më 1 Shtator 1928, Zogu u shpall “Mbret i shqiptarëve”
Paqëndrueshmëria e stabilitetit politik të vendit në vitet '20, detyroi një grup parlamentarësh të propozonin shqyrtimin e regjimit shtetëror në Shqipëri, parlamenti vendosi në favor të këtij propozimi. Mbas zgjedhjeve të parakohshme më 25 Gusht 1928, u propozua ndërrimi i formës së qeverisjes, u formua komisioni statusor, i cili propozoi ndërrimin e formës së regjimit nga republikë në monarki.
Ky propozim u hodh në votim dhe parlamenti më 30 Gusht 1928, vendosi që Asambleja Kushtetuese të proklamojë Shqipërinë Mbretëri Demokratike Parlamentare të Trashëgueshme.
Më 1 Shtator 1928, Asambleja Kushtetuese shpalli: "Mbret të Shqiptarëve" nën emrin "Zog I". Mbasi e pranoi fronin, Naltmadhnia e Tij Zog I, Mbret i Shqiptarëve bëri betimin mbi flamurin kombëtar: “Unë Zogu, Mbret i Shqiptarëve, në çastin në të cilin po hudh kambën mbi Thronin e Mbretnis Shqiptare dhe po marr në duer Pushtetin Mbretnuer, betohem përpara fuqisë së Zotit me mbajte Bashkimin Kombëtar, Independencën e Shtetit dhe Tokat. Betohem edhe të mbahem besnik ndaj Statutit dhe të veproj mbas pikave të tij dhe mbas ligjeve që ndodhen në zbatim, duke pas parasysh kurdoherë të mirën e popullit. Zoti më ndihmoftë”.
Monarku i ri e firmosi betimin dhe mbajti një fjalim të shkurtër me tone të thella sinqeriteti.
U miratua Statuti Themeltar i 1928. U miratuan kodi civil, ai tregtar, etj. U miratuan ligje të tilla si për reformën agrare, heqjen e ferexhesë, etj duke aboluar Ligjin Islamik e duke e zëvendësuar me kodin civil të mbështetur tek ai zviceran siç kishte bërë dhe Mustafa Kemal Atatürk me Turqinë.
Mbreti Zog nxiti ndërtimet botore në vend, rritjen e mirëqenies, zhvillimin e tregtisë, balancim të bilanceve tregtare, shkollimin e brezit të ri, përgatitjen e inteligjencies në universitetet perëndimore, etj.
Më 27 prill 1938 martohet me konteshën hungareze Geraldina Appony. Më 7 prill 1939, duke mos pranuar kushtet e pushtimit fashist, largohet nga Shqipëria./F.S./Mapo.al/
Basha takon kongresmenin amerikan Eliot Engel
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka pritur sot kongresmenin amerikan Eliot Engel. Ai shoqërohej nga ambasadori Donald Lu.
Takimi është zhvilluar në selinë e PD dhe ka ndodhur pak ditë pasi PD-ja bojkotoi votimin e ligjit të Vettingut.
Rama shkarkon drejtorin e AKU-së
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra Isuf Shehun, Drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (djathtas në foto).
Vendimi është marrë dje në mbledhjen e radhës së qeverisë.
Sharkimi i Shehut ishte kërkuar nga ministri i Bujqësisë, Panariti, thanë burimet.
Foto/ Policia e Kosovës zbulon 50 çanta me koktej molotovi, proteston Vetëvendosja
Policia e Kosovës ka gjetur rreth 50 çanta me koktej molotovi në një depo tek Termokosi pikërisht ditën kur pritet të votohet për demarkacionin me Malin e Zi në Kuvend.
Policia nuk është prononcuar se kujt i përkiste dhe për ç’qëllim është dashur, por një deklaratë më e hershme e Lëvizjes Vetëvendosje tregon se kontrollet janë duke u ushtruar mbi bazat e saj, për shkak të kontestimit të Demarkacionit e Zajednicës.
Policia e Kosovës njoftoi se në funksion të garantimit të rendit, sigurisë dhe qetësisë publike edhe gjatë zhvillimeve të parapara për sot, rreth orës 10:00, gjatë një operacioni për parandalim të veprimeve të kunderligjshme, gjatë një bastisje me urdhër edhe të organeve kompetente, brenda në një depo të Termokosit në Prishtinë ka arrit të gjej rreth pesëdhjetë (50) çanta me koktej Molotovi, ku një pjesë e madhe e tyre është e perpunuar, vaj i zi, dhe benzinë të përpunuar.
DEKLARATA E VETEVENDOSJES:
Policia e grupe anonime janë angazhuar jashtëligjshem kundër VV!
Gjatë gjithë natës policia dhe grupacione të panjohura janë angazhuar në një fushatë pa precedent bastisjesh dhe shpifjesh, kundër VETËVENDOSJES!
Arsyeja e vetme për këto gjeste diktatoriale, është dëshira e Thaçit, Veselit e Mustafës për t’ia dhuruar 8200 hektarë Malit të Zi, kundër ligjit, kundër vullnetit qytetar e kundër dëshirës së deputetëve.
Gjatë natës janë bastisur e vazhdojnë të mbahen në kontroll e presion ambientet komerciale dhe magazinat e kompanisë që kanë marrë përsipër zërimin dhe ekranin LED për protestën. Këto ambiente janë bllokuar prej orës 1 pas mesnate dhe policia po i mban të bllokuara ende.
Po ashtu policia ka bllokuar edhe magazinat e Lëvizjes VV ku ndodheshin materialet dhe parrullat për protestën e sotme.
Gjatë natës, kur policia ka qenë e angazhuar maksimalisht për sabotimin e protestës, grupe të panjohura kanë shpërndarë fletushka me përmbajtje urrejtëse dhe ofenduese kundër Vetëvendosjes. Ato vende të botës ku nxitet dhuna e urrejtja ndaj opozitës, të gjitha kanë përfunduar keq, në konflikt apo në regjim fashist.
Këto aksione prej regjimit shtypës policor kanë si autor direkt Thaçin, Veselin e Mustafën. Ata janë gati ta çojnë vendin në shkatërrim, janë gati të përdhosin demokracinë, të bëhen si Sadami, Asadi apo Gadafi, vetëm e vetëm që të realizojnë projektet e tyre rrënuese për vendin, siç është Demarkacioni e Zajednica. Këto projekte janë çmimi i qëndrimit të tyre në pushtet.
I bëjmë thirrje qytetarëve të mos lejojnë pushtetin e frikës të bëhet pushtet i terrorit. Masivisht autobusët po nisen nga çdo vend i Kosovës për të ardhur në protestën e sotme. Bashkangjitu dhe ti, për demokracinë, për atdheun tënd.
Kryebashkiakja e Shkodrës: Rama më kërcënoi, më tha ‘zero fonde’
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi në një konferencë për median, ka deklaruar se është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama, duke i thënë se qyteti më i madh i veriut nuk do të ketë asnjë fond.
“Edi Rama më tha se do të keni zero fonde dhe e tha 10 herë”, tha gjatë një konference për median kryebashkiakja Ademi. Sipas saj, kërcënimet e Ramës kanë ardhur për shkak se nuk është votuar mazhoranca e sotme.
“Arsyeja është se Shkodra nuk e votoi. I bëj të ditur se prona është më e rëndësishme se qeveria. Djersa e qytetarëve të mi është e rëndësishme. I kam dërguar dhjetëra projekte, por asnjë nuk është miratuar. Hakmarrja e Ramës është taksa që po paguajnë qytetarët shkodranë”,- është shprehur Voltana Ademi.
Vijon …
Presidenti Nishani pret në takim kongresmenin amerikan Eliot Engel
Presidenti i Republikës Bujar Nishani, priti sot në një takim të veçantë kongresmenin amerikan Eliot Engel, i cili ndodhet në një vizitë pune në Shqipëri, i shoqëruar edhe nga një prej personaliteteve të diasporës shqiptare në SHBA, zoti Harry Bajraktari.
Presidenti Nishani përshëndeti vizitën e radhës së Kongresmenit Engel në Shqipëri, si një prej vizitave të shumta të tij dhe e falënderoi atë për rolin e veçantë dhe mbështetjen e fuqishme që ai personalisht i ka dhënë Shqipërisë, Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve, për afro tre dekada si kongresmen.
Në mënyrë të veçantë Kreu i Shtetit vlerësoi mbështetjen dhe bashkëpunimin e Kongresmenit Engel me diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kreu i Shtetit u shpreh se: “është gjithmonë kënaqësi mikpritja e një kongresmeni amerikan në Tiranë, por vizita dhe prania juaj na jep një gëzim të veçantë, si mua personalisht si President i vendit ashtu edhe të gjithë shqiptarëve”.
Kreu i Shtetit shprehu gjithashtu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e madhe e të qenësishme që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, që prej themelimit të shtetit shqiptar e deri në ditët e sotme, me Pavarësinë e Kosovë, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe kosolidimin e institucioneve demokratike dhe të shtetit të së drejtës.
“Shtetet e Bashkuara kanë qenë pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve në momente kyçe të historisë së tyre moderne dhe lista e falënderimeve do të ishte shumë e gjatë, por një falënderim të veçantë dëshiroj ta bëj për mbështetjen që SHBA-të kanë dhënë për rrëzimin e regjimit komunist dhe dekomunistizimin e vendit, si dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, duke e ndihmuar të bëhet një anëtare e denjë e kësaj aleance”, – u shpreh Presidenti Nishani.
Presidenti i Republikës theksoi ndër të tjera se, Shqipëria dhe shqiptarët i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara si mikun dhe aleatin e saj strategjik më të madh dhe e siguroi kongresmenin amerikan Engel se shqiptarët me krenari të veçantë e legjitime do të jenë gjithnjë krah Shteteve të Bashkuara në përballimin e sfidave globale dhe në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar e ekstremizmit të dhunshëm me baza fetare. “Shqipëria është e vendosur për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin, si në nivel rajonal ashtu edhe në nivel global”, – u shpreh Kreu i Shtetit.
Presidenti Nishani, duke shfrytëzuar edhe prezencën edhe të përfaqësuesit të diasporës shqiptare në SHBA, zotin Harry Bajraktari u shpreh se ne shqiptarët ndjehemi shumë krenarë për diasporën tonë në SHBA dhe kontributin që ka dhënë për forcimin e marrëdhënieve mes tyre dhe Shteteve të Bashkuara.
Foto/ Mbërrijnë protestuesit e parë te Kuvendi i Kosovës
Edhe pse deri në këto momente të paktë në numër kanë filluar të mblidhen protestuesit e parë para Kuvendit të Kosovës për të protestuar kundër miratimit të marrëveshjes kufitare me Malin e Zi.
Gazetari i “Express” raporton se, protestuesit mbajnë edhe flamurë Dardanë. Protesta është thirrur nga partia opozitare Lëvizja Vetëvendosje.
Pritet të nisin nga puna rafineritë e Ballshit dhe Fierit, Bankers shet naftën në Shqipëri
Një marrëveshje mes “Bankers Petroleum Ltd” me dy kompanitë “Ionian Refining” dhe “Trading Co. – IRTC SH.A (IRTC)”, rikthen përpunimin dhe më pas shitjen e naftës në tregun vendas. Sipas një njoftimi të “Bankers”, pritet që qeveria të miratojë programin e propozuar të shpimit të kompanisë për tremujorin e katërt 2016 dhe pas respektimit të amendamenteve për procedurat ndërmjet kompanisë dhe “Albpetrol”, për tërheqjen e pjesën e prodhimit të naftës së prodhuar në Patos-Marinzë, që i përket “Albpetrol”.
Sapo të bëhet efektive kjo marrëveshje, “Bankers” do të shesë deri në 65% të prodhimit të naftës bruto në bazë të kësaj marrëveshjeje. Paratë do t’i paguhen kompanisë në advancë për ngarkesat e naftës bruto.
Ngarkesat e naftës do të shiten gjatë periudhës 1 tetor 2016- 31 Dhjetor 2017. Çmimi i naftës, sipas kësaj marrëveshjeje, bazohet në atë të eksportit duke zbritur kostot e transportit dhe tarifat portuale.
IRTC do të përpunojë naftën bruto në rafineritë vendase të Fierit dhe Ballshit. Pjesa tjetër e naftës së prodhuar nga Bankers do të vijojë të shitet në tregun e eksportit.
Bankers është i kënaqur të shohë ri-hyrjen si një punëdhënës në vend të rafinerisë vendase dhe mirëpret bashkëpunimin me Qeverinë Shqiptare, agjencitë e saj dhe IRTC për të zbatuar këtë marrëveshje.
Një foto që Enca nuk do të donte kurrë ta shihte askush...
Faqja “Vipat e Bllokut” ka publikuar një foto të këngëtares Enca Haxhia, ku shfaqet mjaft mbi peshë. Ndonëse prej disa kohësh këngëtarja përpiqet të jetë në formë dhe provokuese, shpesh kjo faqe poston foto të Encës në kohën kur ishte mjaft mbi peshë.
Mbi peshë dhe e ezauruar ndoshta pas një nate të lodhshme në diskotekë, këngëtarja 20-vjeçare shihet në këtë foto krejt ndryshe nga paraqitja e kuruar e shpesh e komentuar "photoshop", e pozave që shpënrdan personalisht për ndjekësit.
Ndryshimin mund ta vëreni lehtësisht në fotot krahasuese, por pyetja vazhdon të mbetet: Cila nga të dyja është Enca Haxhia e vërtetë?
Video/ Ministri Tahiri lufton kanabisin në Pukë me Spartak Brahon
Pasi inspektoi dy ditë më parë me një grup gazetarësh kronike një dyzinë parcelash me kanabis në Tepelenë, sot ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka postuar një video në Facebook ku shfaqet duke inspektuar trupat e policisë në Gjegjan të Pukës.
Ajo çka është e veçantë në këtë video, është fakti se ministri Tahiri, përveç drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit që ndjekin në terren operacionin antikanabis, ka sjellë me vete me helikopter dhe kreun e Komisionit parlamentar të Sigurisë, deputetin e LSI-së, Spartak Braho.
Në video shihet qartë inspektimi që ministri Tahiri u bënë forcave policore që po punojnë në Gjegjan, Pukë, për shkatërrimin e dhjetra parcelave me kanabis.
“Live ne Gjegjan te Pukes! Me koleget e Komisionit te Sigurise ne operacionet e policise kunder kanabis!”,- shkruan ministri Tahiri nga profili i tij në Facebook.
Skandali me ndeshjen e Shqipërisë, AK: Arrest drejtorit të RTSH
Mos transmetimi i ndeshjes së futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Marokut një ditë më parë, nga ana e Televizionit Publik Shqiptar, ka irrituar tej mase qytetarët.
Dhjetëra aktivistë të Aleancës Kuq e Zi, kanë protestuara para Radio Televizionit Shqiptar, ku kanë kërkuar llogari drejtuesit televizionit se përse i la në terr 10 milionë shqiptarë të cilët e patën të pamundur që të ndiqnin kombëtaren.
Në një deklaratë për mediat AK, tha se mos transmetimi i ndeshjes së kombëtares shqiptare e cila luajti në stadiumin e sapo rikonstruktuar “Loro Boriçi” ka pasur qëllime klienteliste, duke favorizuar televizionet me pagesë.
“Aleanca Kuq e Zi kërkon arrestimin e Drejtorit të RTSH. 10 milion shqiptarë nuk mundën të shikojnë ndeshjen Shqipëri- Marok. TV publik favorizon kanalet private me pagesë. Aleanca Kuqezi: Kombëtarja shqiptare duhet transmetuar nga TVSH.
Populli shikoi ndeshjen tek TV Maroku në satelit. Pas europianit TVSH vazhdon skandalet me Kombëtaren. Populli paguan taksa për TVSH. Prokuroria të hetojë korrupsionin e kontratave televizive!”,- thuhet në deklaratën e AK.
Kujtojmë që TVSH i shte i vetmi kanal shtetëror në botë që nuk transmetoi ndeshjet e kombëtares shqiptare në kampionatin Europian “Francë 2016”, duke shkaktuar mjaft pakënaqësi tek taksapaguesit.
Incident me armë në kufirin Kosovë-Mali i Zi. Tensionohet situata në prag të votimit të Demarkacionit
Një incident me armë është shënuar në kufirin mes Kosovës e Malit të Zi, teksa pritet që sot parlamenti i Kosovës të votojë Demarkacionin. Gazeta Novosti shkruan se disa shqiptarë kanë qëlluar në drejtim të fshatrave përreth Mokrës.
Edhe në Prishtinë situata është e tensionuar. Aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur para parlamentit për të kundërshtuar votimin.
Qindra forca special të policisë e kanë rrethuar ndërtesën.
Disa çanta me molotov iu gjetën protestuesve, të cilët kanë paralajmëruar se do ta përshkallëzojnë protestën nëse marrëveshja për ndarjen e kufirit votohet.
Video Live/ Kosovë, protesta për Demarkacionin para Kuvendit
Pritet të nisë seanca në Parlamentin e Kosovës për votimin e Demarkacionit, ndërsa jashtë shumë qytetarë protestojnë kundër kufirit me Malin e Zi. Janë mbledhur deputetët e parë, dhe me sa shihet seanca e planifikaur për në 11:30 po shtyhet.
Mediat vendase raportojnë se të parët në sallë janë futur deputetët e opozitës, përkatësisht të Vetëvendosjes, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma.
Po ashtu, në sallë po futen edhe deputetë të partive në pushtet dhe pakicave, përveç atyre të Listës Serbe që kanë deklaruar se nuk marrin pjesë në votim.
Protestuesit bëjnë thirrje të mos falen tokat. Ata kërkojnë që deputetët të mos votojnë sot pro Demarkacionit. Protestuesit kërkojnë largimin e Qeverisë Mustafa.
Foto-Video/ Tahiri: Hajde baba Taku të tregoj arat... me kanabis
Vendi ku është e ndaluar të vishni minifund, ndryshe do të përdhunoheni
Ministri i Turizmit në Indi, Mahesh Sharma, ka këshilluar turistet e huaja që shkojnë në vendin e tij, me një listë gjërash çfarë duhet dhe çfarë s’duhet të bëjnë.
Ai ka kërkuar nga ato që të mos shëtisin vetëm rrugëve dhe mbi të gjitha, të jenë të kujdesshme me veshjen e tyre.
Sipas Sharma, turistet duhet të shmangin minifundet, pasi kështu nxisin përdhunimet.
Sipas tij, India është një vend me tjetër kulturë nga ajo e perëndimorëve, ndaj dhe duhen marrë këto masa.
Deklaratat e tij kanë shkaktuar polemika të shumta, duke qenë se cilësohen si anti-feministe.
India është një nga vendet me numrin më të madh të përdhunimeve në botë.
Çdo ditë në këtë vend përdhunohen mesatarisht 92 femra.
Ky fenomen është i përhapur sidomos në zonar rurale.
Foto/ Kim vuan nga një sëmundje e pashërueshme: Nuk do e fsheh më
Kim Kardashian ka folur për herë të parë për sëmundjen e lëkurës, psoriasis.
“As nuk përpiqem ta fsheh më tani”,- tha ajo në aplikacionin e saj zyrtar, “Ndonjëherë mendoj: është difekti im i madh, por të gjithë e dinë, atëherë përse ta mbuloj”?!
Në periudha të caktuara lëkura e saj irritohet dhe i krijohen njolla të kuqe, sidomos në këmbën e saj të djathtë ku janë më të dukshme .
Kim u diagnostikua nga kjo sëmundje e pashërueshme 5 vite më parë të cilën e ka të trashëguar nga e ëma, Kriss Jenner.
Sara Kapo publikon foto nga shesh xhirimi, ja si do të duket ajo
U bë e ditur disa ditë më parë që vajza e Ema Andreas, Sara Kapo do të marrë pjesë në një dokumentar me metrazh të shkurtër.
Ajo do t’i japë jetë personazhit të Shote Galicës. Në Instagramin e saj, Sara ka publikuar një foto nga shesh xhirimi sëbashku me Amos Zaharian dhe Romir Zallën.
Premiera e filmit është më 22 Shtator, kështu që do të na duhet të presim Shote Galicën në versionin modern.
Alaskë, përplasen në ajër 2 avionë, 5 të vdekur
Pesë persona kanë vdekur gjatë një përplasje në ajër mes të dy aeroplanë të vegjël në shtetin amerikan të Alaskës.
Askush nuk i ka mbijetuar aksidentit, i cili ka ndodhur në një zonë të largët në afërsi të fshatit të misionit rusm raporton “BBC”.
Zyrtarët Gardës Kombëtare të Alaskës thonë se përplasja ndodhi pak para orës 11 paradite të mërkurën.
Zyrtarët thonë se aeroplanët e përfshirë në aksident janë “Cessna 208 Caravan” i cili mbante tre persona dhe “Piper PA-18”me dy persona në bord.
Foto/ Takohen “fshehurazi” me Vladimir Putin. Studentët anglezë: Ishte kaq njerëzor...
Disa nxënës nga shkolla e njohur angleze në Manchester “Eton School”, kanë pasur një takim privat me Vladimir Putin, fakt ky i bërë publik pas publikimit të dhjetëra fotove, edhe pse ata nuk i kanë thënë askujt se ku po shkonin, apo se me cfar qëllimi.
Ndërsa Kryeministria britanike, Teresa May, do të takohet me udhëheqësin rus për herë të parë në një samit ndërkombëtar javën e ardhshme, djemtë adoleshente ishin në gjendje që t’i jepnin dorën dhe patën një takim personal me Putin në Kremlin, Moskë.
Fotot e takimit, i cili mendohet se është bashkëorganizuar nga një peshkop rus pasi mbajti një fjalim në kolegjin e “Berkshire” në mars, janë postuar në Facebook, raporton “The Telegraph”.
Djemtë janë fotografuar të veshur me uniformat zyrtare shkollore dhe të ulur me Putinin rreth një tavolinë.
Studenti David Wei deklaroi se, kishte organizuar udhëtimin për të “përmirësuar marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë”.
“Mu deshën dhjetë muaj, 1040 emaile, 1000 mesazhe, netë të panumërta pa gjumë,… por ja ku jemi, ia dola të takonim Putin”.
“Djemtë me të vërtetë i dhanë Putinit një përshtypje të thellë dhe ai u përgjigj duke na treguar fytyrën e tij njerëzore”,- tha si.
Ja disa nga fotot e takimit:
Video/ Zhytësi ndihmon peshkaqenin të lindë, por ajo që ndodh do t’ju shokojë
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Durban të Afrikës së Jugut, ku një zhytës u fut në akuarium për të ndihmuar peshkaqenin të lindte.
Por teksa po tentonte t’i vinte në ndihmë, peshkaqeni reagon ashpër dhe e sulmon.
Zhytësi i plagosur nga kafshimi del me shpejtësi mbi ujë ku i jepet ndihma e parë.
Për shkak të plagëve të marra, uji i akuariumit bëhet i kuq.
Foto/ Nusja e Jozefina Topallit vijon me poza provokuese, ja e radhës...
Moderatorja Eva Murati këtë verë ka provokuar me foto në rrjetet sociale. BUkuroshja nga Tirana nuk ka ngurruar të postojë shumë foto me bikini dhe ka tërhequr jo pak herë vëmendjen mediatike.
E dashura e djalit të Jozefina Topallit, duket në formë të shkëlqyer andaj Genar Topalli duhet të ndihet me fat për partneren e tij.
Foto/ Kjo është protesta më e “përgjakshme” që keni parë
Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve kanë zhvilluar një protestë në Madrid duke tmerruar kalimtarët. 30 persona janë zhveshur dhe mbuluar me gjak në shenjë proteste.
Shoqata “Anima Naturalis” ka dalë në protestë pas një raporti amerikan se, po përdoren lëkurët e qenve dhe maceve për të prodhuar xhaketa.
Thuhet se, Madridi është qyteti ku kjo tregti zhvillohet më shumë, në Spanjë.
Video/ Sërish kanabis nga Shqipëria, GF kap një tjetër skafist
Romë – Sërish natë plot lëvizje ajo që sapo kaloi në Kanalin e Otrantos. Motovedetat e Grupit ajror e detar të Barit e Tarantos të Guardia di Finanza kanë pikasur dy motorë uji të fuqishëm përballë brigjeve të San Foca-s.
Ajo çka ngjalli dyshim te financierët ishte largësia nga bregu, disi e madhe për dy mjete të tilla lundrimi. Ndaj vendosën t’u afroheshin për një kontroll të imtësishëm, por motorët e ujit rritën shpejtësinë me të kuptuar që po ndiqeshin.
Nuk u desh shumë e motovedeta e financierëve arriti të ndalonte në det një prej motorëve nërsa tjetri i pikas i braktisur në breg në territorin e Melendugno-s të provincës së Lecce-s. Skafisti që u kap është një i ri shqiptar, S.K. 19 vjeç.
Në dy motorët e ujit nuk u gjet asgjë, por, nga përvoja, financierët janë të mendimit se të ndihmuar nga errësira, skafistët mund të kenë hedhur në det pa u vënë re ngarkesën e tyre.
Shenjat/ Gruaja juaj mund të eksitohet më shpesh se sa mendoni
Hulumtuesit kanadezë së fundmi kanë zbuluar se gratë janë më të interesuara në seks sesa që mendojnë partnerët e tyre.
Për këtë studmi, shkencëtarët i kanë pyetur personat që janë në lidhje të tregojnë për dëshirën seksuale dhe të hamendësojnë nivelet e partneri – çdo ditë për tri javë, transmeton Telegrafi.
Meshkujt vazhdimisht kishin nënvlerësuar sesa shumë gratë apo të dashurat e tyre donin të kryenin seks në përditshmëri.
Vetë mendoni: kjo do të thotë se nëse në një shkallë prej 0-10 ju i jepni shkallën 3 për eksitim, ajo mund ta ketë në të vërtetë shkallën 6.
Sipas autores të këtij studimi, Amy Muise, ndonjëherë gratë nuk bëjnë ndonjë lëvizje edhe kur janë të eksituara – ndoshta sepse janë mësuar që meshkujt të fillojnë të parët.
Ose, është e mundur që përpjekjet e saj për t’ju treguar se është e eksituar janë aq të vogla saqë nuk e vëreni. P.sh., ajo mund të shtrihet afër juve në kauq – por ju nuk e ndjeni të njëjtin nivel të eksitimit, prandaj ajo heq dorë.
Ka vetëm një mënyrë për të zbuluar nëse ajo vërtetë është e eksituar, vetëm pyeteni atë.
Më e keqja që mund të ndodhë është se mund të merrni një “jo” – dhe hulumtimi sugjeron se mund të merrni “po” shumë më shpesh sesa që pritni./Telegrafi/
Skandal/ Legjenda e futbollit gjerman akuzohet për korrupsion
Prokurorët zviceranë kanë konfirmuar se janë duke hetuar legjendën e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer si pjesë e një hetimi për korrupsion.
Autoritetet zvicerane kanë nisur hetimet të cilat implikojnë Beckenbauerin në afera korruptive për të marrë të drejtën e zhvillimit të Kupës së Botës në Gjermani, shkruan BBC.
Hetimet për këtë çështje kanë nisur edhe ndaj institucionit më të lartë të futbollit botëror (FIFA) e cila shpesh herë është bërë pjesë e skandaleve.
Ndërsa në krahun tjetër, Beckenbauer ka mohuar akuzat duke theksuar se në procesin e tenderit për Kupën e Botës është bërë një gabim por ai mohoi të jenë blerë votat.
Rikthehet dosja “Doshi”/ Gjykata Kushtetuese: Kallëzim i rremë
Është rikthyer edhe njëherë në vëmendje dosja “Doshi”, ku deputeti socialist Tom Doshi denoncoi Ilir Metën se kërkonte ta vriste.
Por vendimi nuk është për këtë çështje.
Bëhet fjalë për akuzën “kallëzim i rremë” i ngritur ndaj deputetit Tom Doshi, ish-deputetit Mark Frroku, si dhe Durim Bamit, atentatori i penduar.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur ditën e sotme që dosja ti kthehet Gjykatës së Lartë, për çështje kompetencash.
Ndërkaq pritet që të zbardhet edhe vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese, ku do të shpjegohet se pse është marrë ky vendim.
Anxhelina Hadërgjonaj në krahët e reperit Usher?
Edhe pse tentoi të niste një karrierë muzikore në Shqipëri, fakti që jeton në Los Angeles duket se e pengon Anxhelina Hadërgjonajn të vazhdojë më tej.
Ndaj këngëtarja po e kërkon suksesin në vendin e ëndrrave. Edhe pse jo me një projekt të ri muzkor, më e vogla e familjes Hadërgjonaj pritej të rikthehej në vëmëndjen e të gjithëve me pjesëmarrjen në klipin e fundit të Kanye West, gjë që nuk u realizua.
Por 23-vjeçarja nuk dorëzohet. Ajo vetëm para pak minutash postoi në Instagramin e saj një foto në të cilën është edhe reperi amerikan Usher.
Me siguri kjo foto paralajmëron ndonjë projekt të ri ndërkombëtar të këngëtares./in/
FMN jep këstin e 8-të prej 35.9 mln eurosh borxh për Shqipërinë
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) përfundoi sot rishikimin e tetë të ecurisë ekonomike të Shqipërisë sipas marrëveshjes Extended Fondit Facility (EFF). Përfundimi i rishikimit mundëson lëvrimin e menjëhershëm të 28,65 milion SDR (rreth 35.9 milion eurove, duke i çuar disbursimet totale, sipas marrëveshjes, në 298,3 milion euro), njofton sot FMN.
Do'stlaringiz bilan baham: |