1 - Klasifikimi jo i duhur i rrobave
Përveç se duhet marrë parasysh ngjyra e rrobave, ju po ashtu duhet t’i kushtoni vëmendje edhe llojit të materialit apo pëlhurës së rrobave. Për shembull, materiali nga leshi polar i bagëtive duhet të lahet veçmas. Dhe mos harroni, ju nuk duhet t’i përzini peshqirët me rroba me fibra sintetike.
2 - Largimi i njollave në mënyrë të gabuar
Mos u çuditni nga një vrimë e re në rrobat tuaja nëse ju i keni larë ato në programin “Largo fuqishëm njollat e ashpra”. Ato duhet të lahen në butësi. Mënyra më e mirë për të ndaluar hapjen e vrimave është të vendosni zbutës mbi njollë dhe ta leni atë të bëhet e butë dhe qull.
4 - Mos përdorni shumë pluhur larës (detergjent)
Kjo mund të rezultojë në krijimin e një sasie të madhe të shkumës e cila mund t’i mbledhë papastërtitë në pjesë të tilla si jaka e këmishës. Kjo do t’iu çoj në bërjen e rrobave edhe më të pa pastra, dhe ky nuk është rezultati që dëshironi të arrini apo jo?
5 - Mos kushtimi i vëmendjes në zinxhirë (mbërthyes)
Rrobat me mbërthyes nuk duhet lënë të zbërthyera pasi dhëmbët e zinxhirëve mund që shumë lehtë t’i prishin rrobat e tjera.
6 - Rrobat me pulla
Duhet të mbani mend që kopsat e këmishave t’i zbërtheni. Përndryshe të gjitha kopsat do bien, dhe rrobat do t’ju prishen.
7 - Duke përdorur shumë zbardhues...
Zbardhuesi bënë që zbutësi të bëhet më i paqëndrueshëm dhe mund të prishet shumë lehtë, e që është arsyeja kryesore se pse ju duhet t’i lani rrobat në ujë të valuar. Ju mund ta bëni këtë duke marrë një tigan të madh dhe duke shtuar në të dy pika të lëngut të limonit.
8 - Kostumet e notit nuk duhet larë në një rrobalarëse
Kostumi i notit, pantallonat e shkurtra për gara dhe rrobat e tjera të bëra nga materialet elastike apo aelestone nuk duhen larë në rrobalarëse. Mënyra më e mirë për pastrimin e tyre është t’i lani ato me duar në ujë të ftohtë.
9 - Mos e lini rrobalarësen të ‘pushojë’ për një kohë
Disa përdorues preferojnë ta lënë rrobalarësen e tyre të pushojë pasi që mendojnë se pas disa cikleve të larjes ajo mund të prishet. Megjithatë, kjo është e pavërtetë dhe e gabuar. Duke e përdorur rrobalarësen pa pushim reduktohet në një masë të madhe konsumimi i tepërt i energjisë pasi që unazat e ngrohjes kërkojnë shumë më pak energji për t’u ngrohur pas ciklit të mëparshëm të larjes.
10 - Mos përdorni vetëm një cikël për larjen e jastëkëve dhe batanijeve
Nëse i lani jastëkët me pupla dhe batanijet në një rrobalarëse, puplat mund ta mbajnë shkumën, kështu që sapuni mund të qëndrojë brenda jastëkëve.
11 - Larja e rrobave pa i klasifikuar së pari jashtë
Njëra nga detyrat më të lodhshme pas larjes së rrobave është gjetja e çorapeve që përputhen me njëra-tjetrën. Pse nuk përpiqeni që së pari t’i lani vetëm çorapet?
12 - Përdorimi i zbutësit për larjen e peshqirëve
Këto komponime kimike e zvogëlojnë kapacitetin e absorbimit (thithjes) së peshqirëve kështu që është më mirë që ju mos ta përdorni fare atë.
13 - Mos futni shumë rroba në të njëjtën kohë në rrobalarëse
Ju nuk duhet ta mbingarkoni rrobalarësen tuaj me shumë rroba pasi që kjo mund të çojë në prishjen e saj.
14 - Larja e xhaketave kundër shiut dhe xhaketave me kapuç në mënyrë të gabuar
Për ta parandaluar prishjen dhe humbjen e strukturës së tyre ju duhet t’i vendosni tre topa tenisi në rrobalarëse. Ata po ashtu do t’iu ndihmojnë që ta hiqni qafe shkumën.
15 - Mos përdorni detergjente shumë të shtrenjtë dhe zbutës po ashtu
Shumica e detergjenteve kanë zëvendësues të lirë shtëpiak. Kripa mund t’i bëjë rrobat tuaja të shndrisin nga bardhësia, dhe po ashtu ndihmon në eliminimin e njollave dhe shkumës. Sapuni i rrobave, i largon njollat shumë mirë. Lëngu i limonit mund të përdoret për t’i bërë rrobat më të buta dhe po ashtu më aromatike.
16 - Kushtojini shumë vëmendje pastërtisë së rrobalarëses
Është shumë e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje të veçantë rrobalarëses tuaj. Mos harroni se në shumë raste detergjenti është i lëvizshëm. Ju duhet t’i kushtoni vëmendje mbetjes së detergjentit në të dhe ta pastroni atë. Mos e mbyllni rrobalarësen tuaj pas ciklit të larjes, dhe kështu ajo do të thahet. Një herë në vit është e rëndësishme të bëni një cikël pastrimi me ujë të nxehtë dhe me uthull, Kjo do të ndihmojë në parandalimin e prishjes së rrobalarëses tuaj!/Gazeta Blic/
Blushi lëshon bombën: Rama do të burgosë Metën para zgjedhjeve
Deputeti rebel i PS, Ben Blushi, lëshoi një deklaratë bombë sot në Kuvend ku paralajmëroi se Rama do të burgosë edhe Ilir Metën para se të hyjë në zgjedhje.
“Nëse burgu do të shërbente për të nxitur Reformën, ai ka në plan dhe një njeri ta fusë në burg, Ilir Metën dhe besoj se këtë premtim do ta mbajë para se PS të hyjë në zgjedhje”,- tha Blushi.
Rama në Bruksel, gazetarja e vë në siklet kur e pyet për drogën
Pas takimit të Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-BE në Bruksel, u mbajt një konferencë e përbashkët për shtyp mes shefes së politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini, Komisionerit Johanes Hahn dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Gazetarët ngritën edhe problemin e kultivimit të drogës në mënyrë masive në Shqipëri dhe nivelit të lartë të korrupsionit. Erisa Zyka e “Abc News” e pyeti Ramën:
A jeni të shqetësuar për nivelin e korrupsionin pasi sot u tha që Shqipëria ka nivelin më të lartë të drogës. Sipas shërbimeve sekrete ka akuza se parcelat mbrohen nga njerëz të armatosur dhe kanë lidhje me policinë?
Kryeministri iu përgjigj: “Së pari nuk ekziston ndonjë raport i shërbimit sekret për këtë, lufta kundër drogës është duke evoluar. Po punojmë ngushtë më policinë italiane dhe po bëjmë progres.
Të dhënat tregojnë se prodhimi i kanabisit nuk është diçka e re, po ecën drejt fundit. Reformën e dekriminalizimit mund të them se ligji ka kaluar dhe është në lëvizje, tashmë është në dorën e institucionëve. Shteti ligjor është për të gjithë. Zbatimi i reformës është një nga 5 prioritetet”.
Video/ Durrës, pranga shoferit lushnjar, tentoi të korruptojë policin
Drejtuesi i një makine është vënë në pranga pasi akuzohet se ka qenë duke i dhënë ryshfet një oficeri të policisë rrugore, pasi kishte mjetin pa dokumente.
Burime nga policia thanë se, shoferi i ka ofruar lekë punonjësit të qarkullimit në shumën 2000 lekë për të mos e ndaluar, por është vënë në pranga.
Bëhet fjalë për Lavdimir Qosen, 47 vjeç, banues në Krutje, Lushnjë.
Gjatë paradites së sotme Qosja në Sukth, është ndaluar nga punonjësit e Qarkullimit Rrugor për shkelje të rregullave të Qarkullimit dhe ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë duke i ofruar shumën 2 mijë lekë, pasi drejtonte automjetin pa certifikatën e kontrollit teknik dhe pa taksa.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsioni aktiv”.
Fotolajm/ Paparaci kap “mat” Fatos Nanon në Tiranë… me një super Mercedes
Ish-Kryeministri Fatos Nano, është kapur mat në rrugët e kryeqytetit. Mesa duket këtë periudhë Nano ndodhet në Shqipëri dhe është fotografuar me makinën e tij “Benz” në rrugët e Bllokut.
Kujtojmë që ish-kreu i PS-së, Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij, Xhoana jetojnë mes Vienës dhe Tiranës.
Video/ Arratisje spektakolare nga rajoni i policisë, i riu këput prangat
Një person i dyshuar për vrasje arratiset në mënyrë spektakolare nga rajoni i policisë në Las Vegas.
Alonso Perez me pranga në duar ishte mbyllur në një dhomë, ku do të merrej në pyetje. 25vjeçari dyshohet si autor i vrasjes së 30vjeçarit Mohammed Robinson.
Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë shihet si i riu ka arritur të këpusë prangat, duke i ka përdredhur aq fortë sa arriti ta këpusë.
Më pas Alonso Perez ka parë vërdallë për të gjetur një mënyrë arratisjeje. Ai ngjitet në një karrige, që ndodhej aty pranë dhe arriti të dalë nëpërmjet tavanit.
Edhe pse me zinxhir në këmbë Alonso ka arritur të ikë të marr një kamion e ambientet e policisë dhe të arratiset.
Gjithsesi mundimi i 25vjeçarit shkoi kot, sepse të martën, pas një dite arratije, ai është riarrestuar nga forcat e policisë.
Tiranë, policja i vë gjobë Canës, përgjigja e tij ka çuditur qytetarët
Ish-kapiteni i Kombëtares së Futbollit, Lorik Cana, ka marrë një gjobë në mes të Tiranës. Ka qenë një police femër ajo që nuk e ka mbajtur dorën ndaj kapitenit, i cili kishte parkuar në një vend të gabuar. Në makinë me Canën, në momentin e gjobitjes ka qenë edhe bashkëshortja e fëmija i tyre i vogël.
Cana e kishte lënë ''Range Rover''-in e tij me bllokazh ndezur, teksa po blinte te dyqani pranë rrugës.
Sipas “Newsbomb”, të pranishmit kanë nxituar menjëherë për të paralajmëruar ish-kapitenin e futbollit, me idenë që po e ndihmonin por kanë marrë prej tij përgjigjen që s’pritej.
“Ani nasht, le t'vejn ç’ka t'dun. Keq e kom lan e me këtë rast po e ndihmojmë edhe shtetin shqiptar me para”,- është përgjigjur Cana, duke vijuar blerjet pa u shqetësuar aspak.
Me sa duket, një gjobë e tillë nuk përbën problem për kapitenin, llogaria bankare e të cilit nuk ka qenë aspak keq gjatë kohëve të fundit, e kjo kuptohet, falë meritës e aftësive të tij profesionale.
Trajneri i Kosovës shigjeton kreun e Vetvendosjes: Bëhu tifoz i ynë, paguhesh me taksat tona
Albert Bunjaki ka goditur Visar Ymerin për injorimin që i bëri Përfaqësueses së Kosovës.
Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ka thënë në emisionin Rubikon në KTV se të gjithë duhet te jemi të lumtur me Kosovën, raporton “Gazeta Blic”.
Në pyetjen se si e komenton vendimin e liderit të Vetëvendosjes Visar Ymeri për të mos uruar Kosovën, Bunjaki tha se nuk dëshiron të merret me politikë, por që veprimi i Ymerit ishte i pakuptimtë, pasi ai paguhet nga tatimpaguest kosovarë.
“Fundja me sa e di unë ai është Deputet i Kosovës dhe paguhet nga djersa dhe nga qytetarët e Kosovës, atëherë pse mos me e përkrahë”,- ka thënë Bunjaku në një lidhje direkte telefonike në emisionin Rubikon.
“Nuk dua të përzihem në politikë, por me sa di unë, Ymeri paguhet nga tatimpaguesit e Kosovës”,- tha Bunjaki./Gazeta Blic/
Politikat e reja të bursave në UET, ja kadegoritë që përfitojnë
Universiteti Europian i Tiranës është një universitet i cili ofron mundësi dhe stimulon ekselencën, talentin, liderët e ardhshëm, por pa lënë pas vëmendjes shtresat dhe kategoritë në nevojë.
UET-i çdo vit, në bazë të dokumentacionit që studenti kandidat paraqet, akordon bursa në keto kategori:
Bursa Pashko: Kjo bursë i akordohet maturantit, i cili në përfundim të ciklit te studimeve parauniversitare ka arritur një mesatare të lartë dhe është i talentuar në një fushë te caktuar, por has vështirësi ekonomike në realizimin e studimeve universitare.
Bursa “Pashko” është bursë e plotë studimi dhe do të shoqërohet me një pagesë 25.000 lekë të reja në muaj për të siguruar shpenzimet e jetës studentore.
Bursat e Ekselencës: Kjo bursë i akordohet maturantit/ studentit, i cili në përfundim të ciklit te studimeve paraardhës ka arritur një mesatare të lartë. Bursa e Ekselencës jo vetëm vlerëson arritjet e studentëve, por edhe nxit të mësuarin sistematik dhe konkurrencën në dobi të rritjes së nivelit e përgatitjes.
Si përfitohen bursat e Ekselencës:
Mesatare e notës 9.00 - 9.5 ------ 25 % ulje
Mesatare e notës 9.5 - 9.75 ------ deri në 50 % ulje
Mesatare e notës 9.75 - 10 ------ 100% bursë e plotë
Bursat e Talentit: Kjo bursë i akordohet maturantit, i cili ka disa prirje dhe spikat në fusha të ndryshme të artit, sportit, kulturës dhe te shkencës.
Bursat e Lidershipit: Promovimi i liderave të rinj aktiv që angazhohen dhe angazhojnë edhe të tjerët është në fokus të bursës së lidershipit.
Të rinjtë, pjesë e forumeve të ndryshme të partive politike në vend apo lider të grupeve të ndryshme rinore janë potencial për përfitimin e bursës së lidershipit. Në këtë kadegori përfitohet gjysëm burse e orientuar për Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Edukimit.
Bursat e Promovimit Social: Me anë të bursave të promovimit social UET-i i vjen në ndihmë edhe grupeve të caktuara të shoqërisë të cilët hasin vështirësi në realizimin e studimeve universitare.
Këtu përfshihen fëmijët e ushtarëve të rënë në detyrë, anëtar të komunitetit Rom edhe Egjiptianë si edhe shtresa të tjera në nevojë. Kjo realizohet në bashkëpunim edhe me institucione të tjera.
Foto/ Bukuroshja publikon foto në shtrat me Granit Xhakën
Mesfushori Granit Xhaka prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes, ndërsa tashmë po kalon kohë me të fejuarën e tij, Leonita Lekaj.
Futbollisti është shumë i lumtur përkrah Leonitës, e cila ka postuar në ‘Snapchat’ një fotografi në shtrat me Granit Xhakën.
Bomba e Blushit: Rama nuk do ta burgosë Metën... deri në zgjedhje
Përmbytjet në Greqi/ Gjendje e jashtëzakonshme në Selanik e Peloponez
Në rajonet e Selanikut dhe Peloponezit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga të reshurat e rrëmbyeshme dyditëshe të shiut, lajmëroi agjencia ANA.
Në mbledhjen në qytetin Kalamata, në të cilën ka marrë pjesë delegacioni qeveritar, është vendosur të ndërmerren masa të jashtëzakonshme.
Deri tani në përmbytjet jetën e humbën katër persona, ndërsa një person rezulton i zhdukur.
Video/ Ciklon në Durrës, qytetarët vrapojnë të tmerruar
Qyteti bregdetar i Durrësit është përfshirë gjatë ditës së sotme nga një stuhi e fortë ere dhe reshje shiu.
Një video tregon momentin kur krejt papritur një stuhi e ardhur në formë cikloni ndodhet në mes të detit duke ju afruar qytetit.
Në pamje shfaqen gjithashtu qytetarët të cilët vrapojnë të frikësuar. Video është publikuar nga “Jeta Osh Qef”./JOQ/
“The Sun”: Shkaqet që mund të çojnë në Luftën e Tretë Botërore
Bota është shumë afër një Lufte të Tretë Botërore në 60 vitet e fundit, kanë paralajmëruar ekspertët. Rusia dhe Kina, dy shtete që në vitet e fundit kanë shpenzuar miliarda për ushtrinë, shumë shpejtë do të rivalizojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga aspekti i fuqisë dhe prestigjit ushtarak.
Këto shtete dëshirojnë të mbesin superfuqi botërore. Ato janë duke u përgatitur për luftë, raporton tabloidi britanik “The Sun”. Të tre shtetet përbëjnë kërcënim për njëra-tjetrën në disa probleme globale, duke krijuar një balancë delikate që mund të çojë në kolaps.
Një numër ekspertësh kanë identifikuar disa arsye të cilat mund të shpien deri te fillimi i Luftës së Tretë Botërore. Sulmi i NATO-s dhe Rusisë mbi Sirinë, agresioni i Vladimir Putinit ndaj Europës Lindore, dhe lëvizjet e Kinës në Detin Jugor, janë disa prej arsyeve për fillimin e Luftës, transmeton “The Sun”.
Ekspertët gjithashtu kanë shprehur shqetësim për mungesën e stabilitetit të Pakistanit në fuqinë bërthamore, derisa grupet ekstremiste dhe terroriste po rriten dita-ditës në këtë shtet.
Çfarë ndodh nëse nuk pini ujë mjaftueshëm?
Të gjithë e dimë se uji është i rëndësishëm, i shëndetshëm dhe esencial.
Më shumë se një herë, na është thënë të pimë më tepër ujë.
Të gjithë biem dakort me këtë dhe duam të jemi njerëz që konsumojnë ujë në mënyrë të rregullt. Mirëpo, prapë se prapë, ka nga ata njerëz që pinë ujë vetëm kur u thahet goja e lëkura.
Më poshtë lexoni shenjat çfarë ndodh nëse nuk pini mjaftueshëm ujë:
Lodhja
Shtypja e lartë e gjakut
Niveli lartë i kolesterolit në gjak
Probleme me veshkat
Mimoza Hafizi i mbyll gojën Braçes: Ji i vëmendshëm, dëgjo se ça po flas unë
Është shoqëruar me debate fjalimi i mbajtur nga deputetja socialiste Mimoza Hafizi e cila ka kritikuar ashpër dështimin e sistemit të akreditimit të universiteteve.
Duke përfituar nga prania e kryeministrit në sallë Hafizi ka shigjetuar sëpari qeverinë për situatën dramatike të krijuar nga kultivimi i hashashit në vend ndërsa u shpreh se: “Në një vend si ky i ynë ku hashashi ka kaluar çdo rekord. Përvoja tregon se kur hashashi hedh shtatin e njeriut, atëhere shtati i njeriut mpaket”.
Me shumë gjasë në telefonin e Erjon Braçes në këto moment duket të ketë mbërritur ndonjë sms nga kryeministri Edi Rama dhe “zhurmuesi i zakonshëm” ka filluar të replikojë nga vendi me deputeten Hafizi ndërsa kjo ia ka prerë shkurt duke thënë se: “Ji i vëmendshëm zotëri, dëgjo se ça po flas unë”.
E ndërkohë duke u ndalur tek rishikimi i projekt-buxhetit depuetja Hazizi u shpreh se modeli i financimit të universiteteve nuk është i drejtë.
“Mandati qeverisës po shkon drejt fundit dhe nuk është bërë ende akreditimi i universiteteve ndërsa ishte premtuar që ky proces do të përfundonte brenda vitit të parë të qeverisjes. Tani më thoni sot sesi do të shpërndahen paratë tek universitetet private apo shtetërore kur nuk është bërë procesi i akreditimit”,- deklaraoi më tej Hafizi në fjalën e saj, pikërisht në kulmin e furtunës në të cilën është përfshirë sistemi arsimit të lartë në vend.
Kanabisi/ Rama: Ne hoqëm Lazaratin, sot mbillet në zona të thella
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike për kultivimin e kanabis sativës në të gjithë territorin e vendit.
Duke folur nga foltorja e Kuvendit pasi u kthye nga Brukseli, kreu i Qeverisë u shpreh se opozita po bën propagandë me hashashin, ndërsa shifrat tregojnë të kundërtën.
Sipas Ramës, Qeveria që ai drejton dhe Policia e Shtetit shkatërruan Lazaratin, ndërsa fenomeni i kultivimit në zonat e tjera ka qenë fenomen edhe në të kaluarën.
Ndryshimi i vetëm sipas Kryeministrit Edi Rama është se tani kanabis sativa kultivohet në zona më të thella malore.
“Lazarati ka qenë banka e madhe e parasë së zezë që ne e shkatërruam. Kultivimi është spostuar në thellësi, nuk është si ka qenë, hapur”,- tha Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Parlament.
Për ata që e përdorin tej mase Facebook-un, ka lajme jo të mira
Përdorimi i madh i rrjeteve sociale mund të ndikojë në aftësitë tuaja morale dhe njohëse, ka gjetur një studim.
Një hulumtim tregon se njerëzit të cilët vazhdimisht shkruaj tekst-mesazhe ose përdorin rrjetet sociale, kanë më pak gjasa që të përfshihen në të “menduarit reflektiv” dhe t’i cilësojnë qëllimet morale në jetë si më pak të rëndësishme.
Nicholas Carr, në librin e tij të nominuar për Pulitzer “The Shallows”, ai diskuton atë se si interneti është duke ndryshuar mënyrën se si ne mendojmë, lexojmë dhe kujtojmë.
Carr thotë se interneti po shkakton një rënie të mendimit reflektiv. Arsyeja për këtë është marrja e shpejtë e informacioneve, që përfshin zakonisht tekste të shkurtra, postime, komente dhe mesazhe të cilat nuk marrin shumë kohë për t’u proceduar.
Ai thotë se përderisa ne mësohemi çdo herë e më shumë me komunikim të shpejtë dhe të shkurtër, ne mësohemi gjithashtu edhe me mendim të shpejtë dhe të shkurtër.
Kjo do të shkaktojë një rënie të mendimit reflektiv, i cili kontribuon në rënie të rëndësisë së moralit dhe një rritje të hedonizmit dhe imazhit.
Studimi më i fundit në këtë fushë, dëshmon se përdorimi i madh i rrjeteve sociale është duke shkaktuar një rënie morale dhe njohëse tek njerëzit.
15 vite nga sulmi i Kullave Binjake, ekspertët: Ja e vërteta që fshihet
S’është as ndonjë sekret e as ndonjë zbulim i madh të thuash se njerëzit në këtë botë janë tërësisht të çmendur. Atyre iu futet një ide në kokë dhe do të vijojnë ta kenë atë deri në fund të jetës.
Ka të tillë që besojnë se 11 shtatori, pra ai që gjithmonë është cilësuar si një sulm terrorist, ku dy avionë u nisën në drejtim të Kullave Binjake dhe i rrafshuan ato, ka ardhur si pasojë e një shpërthimi të komanduar së brendshmi dhe jo si pasojë e përplasjes me avionët.
Kjo është teoria konspirative e radhës në kuadër të përvjetorit të 15-të të sulmit terrorist.
Disa ekspertë në SHBA nuk janë dakord me hetimin e bërë nga Instituti Kombëtar i Standardeve dhe Teknologjisë i SHBA-së, i cili ishte publikuar në gusht të vitit 2002.
Ata kanë shkruar një letër duke përmendur katër pjesë të rëndësishme të provave duke arritur në këtë përfundim.
Ja cilat janë:
-Zjarret nuk janë të mjaftueshme për të ngrohur një strukturë masive çeliku që ajo të shembet; shumica e ndërtesave të larta kanë sisteme spërkatëse që parandalojnë një zjarr nga “rritja” e nxehtësisë, e mjaftueshme për të ngrohur çelikun në një nivel kritik; kullat mbrohen duke përdorur materiale “anti-flakë” dhe janë të dizajnuara ashtu që nëse rrezikohen, ato nuk do të shemben.
-Ata vënë në dukje se kullat ishin projektuar edhe për të qëndruar “në këmbë” në rast të veprimtarive sizmike, siç janë tërmetet, si dhe erërat tepër të forta. Në këtë drejtim, lidhur me këtë pretendime, mediat e huaja kanë sjellë në pah deklaratat e John Skilling, shef i inxhinierëve të strukturës së Qendrës Botërore të Tregtisë.
-Ai kishte pranuar në vitin 1993 –tetë vjet para katastrofës – se ato janë bërë në mënyrë specifike që të përballojnë forcën e goditjes edhe nga një aeroplan. Në një intervistë në “Seattle Times” ai kishte thënë: “Analiza jonë tregon se problemi më i madh do të jetë fakti se i gjithë karburanti (nga aeroplani) do të derdhej në ndërtesë. Do të shpërthente një zjarr i tmerrshëm, shumë njerëz do të vriteshin… [por] struktura e ndërtimit do të mbetej aty”.
-Ai më pas kishte komentuar se e vetmja gjë që mund t’i bënte kullat të shembeshin, do të mund të ishte përdorimi i disa lloje të eksplozivit.
Gjithsesi, teoritë dhe dyshimet rreth rrëzimit të Kullave Binjake mbeten të paqarta, edhe 15 vjet më pas, dhe duket pak e mundur se ato ndonjëherë do të marrin përgjigje.
Foto+16/ Këngëtarja shqiptare kapet mat me një femër
Këngëtarja seksi Xhesika Ndoja, ka goditur sërish me një tjetër foto provokuese që ka postuar në rrjetet sociale.
Ajo është fotografuar në ambientet e një lokali, nën shoqërinë e një vajze.
Nga fotot duket që Xhesika është duke kaluar një moment intim me shoqen e saj, pasi të lënë përshtypjen sikur janë duke u puthur në buzë.
Rrëfimi erotik i Shota Baraliut: Meshkujt e bukur do t’i përdhunoja
Aktorja dhe këngëtarja Shota Baraliu nuk ka tabu kur vjen puna për të folur rreth seksit.
Çfarë ke erotike ti si vajzë, që femrat e tjera të showbizz-it nuk e kanë?
Unë edhe frymën kur e marr e bëj në mënyrë erotike, pasi ashtu jam krijuar.(Qesh) S’di ç’të them në fakt, mua s’më duket vetja shumë erotike, por njerëzit më thonë që jam.
Dehesh lehtë dhe me çfarë të pëlqen të kalosh në ekstazë?
Alkooli s’më deh asnjëherë. Mua me deh dashuria, dhe kur jam e dashuruar kaloj në super ekstazë.
Me cilin artist do të dëshiroje të kaloje një natë të nxehtë vere?
Artistët shqiptarë s’janë ndonjë sexy simbol, por jashtë vendit ka plot djem të bukur që kanë nevojë për përdhunim.
E konsideron veten dominante ndaj seksit mashkull, apo je lehtësisht e dominueshme?
Dominante sigurisht, bletë punëtore. Por dhe mashkullin punëtor pa diskutim e dua./Express/
Foto të turpshme/ Ja si katandisen të rinjtë pas netëve të çmendura jashtë
Nuk ka gjë më të keqe sesa të kapesh duke ecur si idiote e të turpërohesh pasi ke kaluar një natë të tërë jashtë dhe tapë e pirë.
Në atë moment ndoshta nuk e kuptoni se çfarë jeni duke bërë, por kur shikoni të nesërmen se fotot tuaja kanë përfunduar gjerësisht në internet, do të mallkoni veten.
Në galerinë e mëposhtme do të mund të shikoni femrat teksa parakalojnë në “Bulevardin e Turpit”, pas një nate të kaluar jashtë. Janë qesharake dhe të pështira në disa raste.
Kuvendi/ Rama sulmon Blushin: Shkaxhiu i Përparimit thotë se Rilindja të vlerëson për aplikimin, jo për meritën
Kryeministri Rama ka folur në Kuvend për çështjen e maturantëve që po kontestojnë sistemin e përzgjedhjes së fituesve në universitet. Ai e ka mbrojtur sitemin e përzgjedhjes së fituesve si më të mirin që vlerëson maturantët më të mirë.
Gjatë fjalës së tij Rama ka thumbuar edhe deputetin socialist Ben Blushi, i cili më herët kishte thënë se “Rilindja të vlerëson thjesht për aplikimin, jo për meritën”.
Rama iu kundërpërgjigj Blushit me fjalët: “Se dëgjova këtu më parë një shakaxhi të Përparimit të thoshte që rilindja të vlerëson për aplikimin dhe jo për meritën. Kjo nuk është fare e vërtetë, maturantët janë vlerësuar sipas meritës”.
Në fjalën e tij kryeministri Rama akuzoi opozitën se gjatë kohës që ishte në pushtet e shkatërroi sistemin e arsimit të lartë. Ai garantoi çdo maturant se do të hynte në universitet pas përfundimit të fazave të shpalljes së fituesve.
Sozia e Encës/ Ja zyrtarja seksi e Ministrisë së Bujqësisë, kopje e këngëtares
Kur mendon për sozinë e Enca Haxhiajt, mund të mendosh për ndonjë vajzë me mijëra ndjekës në Instagram, që ka perfeksionuar artin e të bërit selfie, photoshop dhe atë të makeup-it.
Por, kurrësesi nuk do t’ju kishte shkuar mendja se sozia e Encës, është pikërisht një zyrtare e Ministrisë së Bujqësisë në Kosovë. Besojeni ose jo, por kjo punonjëse administrate është sozia e Encës!
Zyrtarja Arlinda Dragaj, ka habitur rrjetet sociale me ngjashmërinë e saj të madhe me këngëtaren 21-vjeçare.
Kjo, jo vetëm formave trupore të kolme, por edhe falë teknikës së makeup-it që ajo përdor.
Siç raporton edhe Magazina.al, vajza nga Kosova nuk është vëtëm e apasionuar pas fotove të cilat i bën shpeshherë në zyrën e administratës, por edhe pas blerjeve.
Tiranë, i fut duart 45-vjeçares, arrestohet i riu
Një 32-vjeçar është arrestuar nga efektivë të policisë së kryeqytetit nën akuzën e ngacmimit seksual.
Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se, efektivë të komisariatit numër 3 kanë vënë në pranga dje Artan. D., pasi dyshohet se, ka ngacmuar seksualisht, duke prekur në pjesë të trupit 45-vjeçaren A.K., banuese në Tiranë.
32-vjeçari rrezikon dënimin deri në 5 vite burg.
Foto+18/ Zjarrfikëset “djegin” rrjetin me poza superseksi për kalendar
Australianet pozojnë për kalendar për të thyer stereotipat që vetëm meshkujt mund ta bëjnë këtë punë.
Zjarrfikëset femra janë përfshirë në një kalendar bamirësie në Australinë jugore për herë të parë, shkruan “Daily Mail”.
Dy femrat, 32-vjeçarja Carly White dhe 31-vjeçarja Catherine Yates, janë përfshirë në versionin e fundit të kalendarit metropolitan “Fire World Police” dhe “Fire Games Club”.
Foto-Video+16/ I riu me shotgun terrorizon qytetarët në rrugët e Londrës
Momente tmerri dhe paniku të tmerrshëm kanë përjetuar qytetarët sot në një zonë të Londrës, kur një njeri me një pushkë shotgun ka marrshur nëpër rrugë duke u qëlluar kalimtarëve.
Personi i pa identifikuar ende ka qëlluar një njeri në gjoks dhe më pas është larguar me një biçikletë.
Nga sa është mësuar nga policia e zonës, i riu ishte pjesë e një bande të zonës dhe ishte përfshirë në një sherr më parë. Më pas duke u larguar i riu ka qëlluar në gjaknxehtësi e sipër një nxënës 16-vjeçar që sapo kishte dalë nga një bibliotekë, si dhe një të ri 21 vjeçar.
Videoja trishtuese e CCTV tregon djalin me një armë gjahu nga çantën e tij dhe dorëzimin e saj te dikush tjetër në Brixton, në Jug të Londrës.
09/09/2016/..................................................
Policia zbulon makinën e vrasësve: Jemi në ndjekje, Benzi i tyre po i drejtohet Kurbinit
Policia e Lezhës ka identifikuar makinën e vrasësve të 33-vjeçarit Saimir Jakut sot në Rrëshen dhe sëbashku me FNSH-në është në ndjekje të saj. “Benz-i” i autorëve i është drejtuar fshatit Gallatë të Kurbinit.
Do'stlaringiz bilan baham: |