Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet289/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   285   286   287   288   289   290   291   292   ...   352

Grafiku i ILO
Video/ PD: 50 mijë rrënjë kanabis 2 km larg Rinasit

PD-ja ka denoncuar sot me foto dhe me video, 6 ha me kanabis që lulëzon fare afër pistës së Rinasit, në Larushk.

Denoncimin e ka bërë deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj para medias: “Këtu të paktën janë 50 mijë rrënjë kanabis mbjellë nga krahu i djathtë i kryebashkiakut të bashkisë Krujë. Dhe ja fotot.

Kjo dëshmon operacionet selektive të qeverisë kundër kanabisit”.


Gjykata, “arrest me burg” Robert Kullës dhe bashkëpunëtorëve

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Robert Kullën dhe dy bashkëpunëtorët e tij, të akuzuar për vjedhjen e filialit të një banke tek zona e ish-Bllokut.

Gjatë seancës tre të pandehurit kanë mohuar akuzat në adresë të tyre dhe kanë deklaruar se, paratë e gjetura nga policia në banesat përkatëse kanë qenë të ardhura personale.

Pasi ka dëgjuar qëndrimet e tyre dhe argumentet e akuzës, trupa gjykuese ka caktuar 30 ditë paraburgim për Kullën, deri në verifikimin e të ardhurave nga aktiviteti i tij privat; si dhe “arrest me burg” për Alan Babameton dhe Robert Litin.

Ky i fundit ka deklaruar gjatë seancës se natën e grabtjes ishte me vajzën e tij dhe se në Mal të Zi kishte shkuar për të shoqëruar disa shokë të ardhur nga Gjermania, me paratë e tij.

Tre të rinjtë u arrestuan pasditen e së mërkurës. Gjatë kontrollit të banesave të tyre policia gjetu 16.730 dollarë amerikanë, 10.480 euro dhe 262 mijë lekë, si dhe prova të tjera të krimit si sende që shërbejnë për hapje dyersh, brava dhe çelësa të ndryshëm.


Video/ Përflitet largimi nga Kultura, por Mirela bën parashutizëm

Në kulmin e zërave se ndryshimet në kabinetin qeveritar Rama do të prekin edhe Ministrinë e Kulturës, ministrja Mirela Kumbaro i jep adrenalinë vetes.

Ajo është filmuar në një eksperiencë tejet speciale, në një aventurë fluturimi me ekipin e Alket Islamit.

Në videon postuar në faqen në FB të Islamit, ministrja, e veshur sport, duket teksa merr instruksionet para fluturimit, ndërkohë që u kërkon të tjerëve të mos komentojnë me zë.

“Panorama” në një shkrim të sotëm zbulon prapaskenat e negociatave të PDIU-së me Ramën edhe për marrjen e një ministrie.

Ministria që përflitet t’i kalojë PDIU-së është pikërisht ajo e Kulturës, drejtuar aktualisht nga Kumbaro./panorama/


Historia tronditëse e Enver Hoxhës me Nënë Terezën

Shqiptarët festojnë këto 48 orë shenjtërimin Nënë Terezës. gruas me origjinë shqiptare më të njohur në botë dhe njërës prej ikonave të humanizmit bashkëkohor. E lindur në një familje shqiptare në Shkup, Nënë Tereza pati një histori të dhimbshme me athdeun e saj. Një histori mohimi dhe refuzimi, që e tronditi thellë, por që ajo e kaloi me shpirtin e madh që e karakterizonte. Më poshtë, po sjellim, gjithë historinë e saj me diktatorin Hoxha dhe Shqiperinë komuniste.

***


Enver Hoxha kërkoi që raportimi i bisedës konfidenciale të Ministrit të Jashtëm Francez me ambasadorin shqiptar në Paris Javer Malo të dërgohej menjëherë në zyrën e tij një ditë të vitit 1968. Shefi i diplomacisë shqiptare i kishte bërë edhe një notë shoqëruese, në të cilën sqarohej se problemi për të cilin kryediplomati francez Maurice Couve de Murville i drejtohej ishte një problem me të cilin ambasadat shqiptare po përballeshin shpesh në dy vitet e fundit.

Ai e kishte zanafillën disa vjet më parë, kur Ambasada shqiptare në Romë kishte marrë një letër nga një murgeshë katolike me qendër në Kalkuta të Indisë, e quajtur Nënë Tereza. Themeluese e urdhrit që mbante emrin e saj, shumë e njohur në Europë, ajo kishte kërkuar t’i jepej leje nënës së saj gati 80-vjeçare që të vinte në Romë për kurim. Nënë Tereza sqaronte se qe larguar nga Shqipëria në vitin 1928 dhe se nëna Drane dhe motra Age jetonin në Shqipëri. Ajo nuk e kishte parë nënën asnjëherë që nga ikja 30 e ca vjet më parë. Kjo ishte edhe mundësia e fundit që ajo të kujdesej për të, ta shihte e t’i puthte duart përpara se të ikte nga kjo jetë. Letra qe nënshkruar edhe nga i vëllai, Lazër Bojaxhi, që jetonte në Palermo të Italisë, një ish-kapiten artilerie i mbretit Zog i ikur që gjatë Luftës së Dytë Botërore.

E lindur në një familje shqiptare të Shkupit, Gonxhe Bojaxhi ishte transferuar bashkë me familjen në Shqipëri pas kalimit të Shkupit në Mbretërinë e re Serbo-Kroato-Sllovene. Ajo vetë kishte zgjedhur rrugën e Zotit. Qe dorëzuar murgeshë me emrin Motër Tereza dhe, pas një qëndrimi në Irlandë, ishte vendosur në Kalkuta të Indisë. I vëllai, Lazër Bojaxhi, pas vendosjes së komunizmit në Shqipëri, qe larguar drejt Italisë dhe ishte vendosur në Palermo ku jetonte i martuar prej vitesh.

Babai i Bojaxhinjve vdiq herët, por nëna Drane dhe motra Age vijuan të jetojnë në Shqipëri në kushte relativisht të vështira. Sa më shumë Nënë Tereza bëhej e njohur, aq më shumë ato e fshihnin afërsinë me të. Përpiqeshin të mos e përmendnin duke pasur frikë nga ndëshkimi i shtetit komunist që nuk e toleronte fenë. Në vitin 1959 nënë Tereza dhe vëllai Lazër u takuan në Romë. Takimi i tyre pas 31 vitesh ngërthente një peng: faktin që të dy bashkë kishin vite pa parë motrën dhe nënën që jetonin në Shqipëri. Prej më se dhjetë vjetësh Nënë Tereza nuk kishte pasur ndonjë letër prej tyre. Më së fundi ajo mori vesh se ato jetonin në Tiranë, porse u lejohej të shkruanin vetëm një herë në muaj, edhe pse të gjitha letrat kalonin në duart e një censure shtetërore që kontrollonte edhe hollësitë më të vogla. Biografë të shumtë të Nënë Terezës shkruajnë se ajo kishte dëshirë të zjarrtë të vizitonte Shqipërinë, madje për këtë fliste shpesh me miq të ngushtë. Por Shqipëria, në mënyrë të përsëritur ishte një tokë e ndaluar për të.

Në mes të viteve ’60 nëna Drane u rëndua dhe të dyja bashkë, nënë e motër, i kërkuan Lazrit që t’iu dërgonte disa barna që nuk gjendeshin në Shqipëri. Lazri mendoi se ardhja e nënës për një muaj në Itali ishte zgjidhja më e mirë. Ajo mund të vizitohej në një spital italian dhe ata, vëlla e motër, do të shihnin për herë të fundit në jetë nënën që i kish rritur me mjaft vështirësi. Të dy bashkë i nisën një kërkesë Ambasadës shqiptare në Romë, por për shumë kohë nuk morën përgjigje. Të njëjtin fat pati një letër e dytë dhe një kërkesë e bërë nga Drejtori Politik i Ministrisë së Jashtme Italiane me shtyrjen e Vatikanit. Menjëherë pas kësaj, Ambasadori shqiptar e thirri atë në një takim dhe i komunikoi se gruaja plakë nuk mund të largohej nga Shqipëria, sepse niveli i spitaleve ishte shumë i mirë, dhe se vajza dhe djali i saj që jetonin jashtë duhej ta kishin marrë parasysh mallin që kur u larguan nga Shqipëria dhe e braktisën nënën e tyre.

Me sa duket, rasti i Nënë Terezës, i bërë publik në media preku edhe shumë vetë. Në harkun e dy viteve pothuajse gjithë vendet që kishin marrëdhënie të mira me Shqipërinë i kërkonin Ministrisë së saj të Punëve të Jashtme të bënte diçka: për plakën kërkohej vetëm një leje 30-ditore dhe kjo mund të jepej. Në mungesë të përgjigjes pozitive, Nënë Tereza tentoi atë që dukej më e vështira: kërkoi leje hyrjeje në Shqipëri për vetëm një javë, siç dëshmon një biografi i saj:

“Aty kah fillimi i viteve ’70, kohë kur Nënë Tereza mësoi për sëmundjen e nënës së saj, ajo i dendësoi përpjekjet për t’iu dhënë mundësia që të vizitonte vendin e saj. Shkoi të takonte atasheun e Ambasadës shqiptare në Romë me shpresë që të paktën do të lejohej të vizitonte Shqipërinë. “Kur Nënë Tereza po dilte prej ambasade, – shkruan Dom Lush Gjergji në librin “Nënë Tereza Jonë”, – për herë të parë në jetë e pashë t’i shkonin lot nëpër faqe. U ndal, drejtoi sytë kah qielli dhe tha: “O Zot, unë e kuptoj dhe e pranoj këtë vuajtje për vedi, por shumë e vështirë ta pranoj dhe kuptoj për nënën, loken time, e cila në pleqëri të shtyeme nuk dëshiron asgjë tjetër përpos të na shohë edhe një herë”. (1)

Kishte qenë ky objekti i bisedës konfidenciale që Ministri i Jashtëm Francez kishte bërë me Ambasadorin shqiptar në Paris, duke iu lutur që këtë bisedë t’ia përcillte, në formën e një kërkese, drejtpërdrejt Enver Hoxhës. Por biseda e Ministrit të Jashtëm Francez kishte edhe disa detaje më shumë. Ajo i drejtohej privatisht Hoxhës dhe shënonte se për këtë çështje kishte shprehur interesim presidenti De Gol, si dhe ish-Gruaja e Parë e ShBA Zhaklinë Kenedi. Ata i luteshin Hoxhës që, në emër të humanizmit, të ndërhynte vetë për ta dhënë lejen speciale.

Hoxha duhet të jetë ndjerë keq. Pak orë më vonë ai thirri ministrin e Punëve të Brendshme Kadri Hazbiu, i kërkoi më shumë të dhëna për një murgeshë të quajtur Nënë Tereza dhe sqaroi se, me gjasë, ajo ishte një agjente e rrezikshme. Ndër të tjera i kërkoi informacion për plakën dhe të bijën që jetonin në Shqipëri, si dhe gjithë njerëzit që hynin e dilnin te to.

Pas dështimit për vizë në ambasadë, Nënë Tereza nuk rreshti përpjekjet për të nxjerrë të ëmën dhe të motrën nga Shqipëria. Ajo iu drejtua për ndihmë disa prej personaliteteve më të mëdha të Globit, por pa sukses. Kur pa se ëndrra e saj për t’i takuar po shuhej, Nënë Tereza i shkruante të ëmës dhe të motrës:

“Nuk mund të bëj gjë tjetër, vetëm se të lutem për ju”. (2)

Më14 korrik 1972 Nënë Tereza mori një telegram, në të cilin i vëllai Lazër Bojaxhiu i shkruante: “Lutu për loken, që ndërroi jetë më 12 korrik”. Siç dëshmon shtypi, Drane Bojaxhiu vdiq me dhimbje në zemër që nuk arriti të shihte përsëri të birin e mbetur në Itali dhe të bijën misionare në Indi. Pas vitit 1990 janë botuar studime, ku shënohet një fakt prekës: Drania bijës së vet, që nuk e shihte prej dyzet e pesë vjetësh, fotografinë e fundit ia dërgoi me këtë nënshkrim:

“Gonxhe, të puth nanëlokja”. (3)

Agia, motra e tyre e mbetur vetëm, vdiq një vit pas vdekjes së të ëmës, më 1973. Në një intervistë të vitit 1979, pasi Nënën Tereza fitoi çmimin Nobel, Lazër Bojaxhi u shpreh:

“Motra e vogël, e përulur, ajo e cila u pati ardhur në ndihmë miliona të braktisurve, ajo që u ka dhënë dashuri dhe solidaritet aq njerëzve të dëshpëruar, u ndalua t’i qëndronte mbi krye të shtratit të vdekjes nënës së vet. Dhe ajo grua e gjorë vdiq e dëshpëruar, duke shtrënguar në kraharor një fotografi të njomur me lot”. (3)

Lazër Bojaxhiu vdiq në vitin 1981, ndërsa Nënë Tereza arriti të hyjë në Shqipëri në vitin1990, pesë vjet pas vdekjes së Hoxhës dhe pak muaj përpara se regjimi komunist të rrëzohej nga demonstratat e studentëve. E rrethuar nga roja të policisë sekrete, ajo mbërriti në shtëpinë ku kishin banuar e ëma dhe e motra për të mbajtur në dorë të vetmet kujtime të tyre: një radio “Siemens” të kohës së Luftës dhe një mulli për të bluar kafen turke. Murgesha vendosi një tufë me lule në varret e nënës dhe të motrës si shenjë triumfi ndaj atij regjimi që e ndaloi t’i shihte ato në gjallje./Marrë nga libri “Enver Hoxha”/Opinion.al/



Seks me 14-vjeçaren dhe e paguanin me rimbushje celulari, pranga tre pleqve kopukë

Ajo ra pre e prostitucionit që kur ishte 13-vjeç. Vajza, tani 17-vjeç, ka qenë ‘viktimë’ e një grupi pleqsh mbi 70-vjeç që për të bërë seks me të i jepnin nga 40 deri në 100 euro, ose rimbushje telefonike.

Ngjarja, e ndodhur në Milano të Italisë, është zbardhur nga policia pas pesë muaj hetime.

Në pranga janë vënë tre të moshuar, 73, 74 dhe 77-vjeç, të akuzuar për prostitucion me të mitur.

Në pranga është vënë edhe një 34-vjeçare, e cila punonte si prostitutë, asokohe mike e familjes së vajzës. Ajo e ka joshur minorenen për të shkuar me pleqtë, raportojnë mediat italiane, shkruan syri.net.

34-vjeçare fitonte një përqindje të vogël. Për të bindur të renë të ushtronte prostitucionin, 34-vjeçarja mëshonte të arsyetimi se po të fitonte para, minorenia mund të ndihmonte familjen e saj në vështirësi ekonomike, shkruan një ditë më parë “Milano Today”.

Vajza e dëmtuar, e cila jeton në një shtëpi fëmijësh prej disa kohësh, i ka treguar edukatoreve ngjarjen dhe më pas kanë nisur hetimet.

Përveç të arrestuarve, të gjithë italianë rezidentë në Milano, janë proceduar në gjendje të lirë edhe dy 70-vjeçarë.


Video e dhimbshme/ Ja se si tutorët mbledhin lekët nga lypësit në Tiranë

Një video e filmuar ditën e sotme në Tiranë, pranë QSUT tregon momentin dramatik se si shfrytëzohen lypësit e kësaj zone nga tutorët e tyre.

Personi me bluzë me ngjyrë të verdhë duket teksa e detyron lypësen e ulur përtokë në mes të pluhurit që ti japë atij paratë që kalimtarët e rastit kanë mundur t’i heqin nga kursimet e tyre dhe t’ia dhurojnë asaj.

Një realitet i dhimbshëm ky që mesa duket shërbimet sociale dhe policore kanë dështuar t’i japin zgjidhje.


Video+18/ Horror në Seman, ajo çka i bëjnë këtij qeni është e pamëshirshme

Dy persona të paidentifikuar kanë kryer një akt barbar ditën e sotme gjatë drekës në lumin Seman, pranë fshatit Petoven.

Ata i kane lidhur një qeni putrat, i kanë vendosur edhe një gur dhe e kanë hedhur në lumë duke e mbytur.

Nuk dihet identiteti i personave apo arsyeja e veprimit, por akti eshtë thjesht barbar.




Kavajë/ Sherr i rëndë në familje, vjehrra masakron nusen e saj 16-vjeçare

Një sherr i rëndë ka ndodhur në një familje në fshatin Gosë të Kavajës. Nusja 16 vjeçe me inicialet F.B. është rrahur me vjehrrën e saj 58 vjeçe Shqiponja Sinemata.

Sherri mes vjehrrës dhe nuses ka ndodhur brenda shtëpisë së tyre.

Të dyja janë paraqitur në polici dhe kanë kërkuar urdhër mbrojtje kundrejt njëra-tjetrës. Sipas burimeve zyrtareve kjo nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla.


Adoleshenti dhunon mësuesen, arrestohet në flagrancë

Konflikti mes një nxënësi të moshës 17 vjeëare dhe mësueses së tij në qytetin e Elbasanit ka degjeneruar në dhunë.

Sipas policisë bëhet me dije se shtetasi P.XH, 17 vjeë, banues në Elbasan dyshohet se ka goditur mësuesen e një shkolle.

Mësohet, se mësuesja me inicialet K.M, 35 vjeëe, banuese në Elbasan ka paditur në polici nxënësin e saj, me arsyen se e ka goditur me grushtë.

Policia ka bërë me dije se pas denoncimit të mësueses, nxënësi është vënë në pranga për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Rama, mesazh ngushëllimi në Fb për policin e vrarë Ardian Kodra

Kryeministri edi rama ka shkruar këtë mesazh nderimi dhe ngushëllimi sot për efektivin e vrarë në krye të detyrës, Ardian Kodrën, gjatë një operacioni:

“Ardian Kodra, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ra në krye të detyrës! – shkruan Rama. – Një tjetër shërbëtor i shtetit i mungon sot familjes, miqve, kolegëve, njerëzve të këtij vendi.

Me respektin më të thellë lutemi që të prehet në paqe, duke u shprehur ngushëllimet më të ndjera gruas, djemve, nënës, motrave, vëllezërve dhe gjithë rrethit të tij familjar e shoqëror”.


Nxehet situata mes Çiljetës dhe Alban Hoxhës, ja bëma e fundit
Prej një kohe të gjatë për këngëtaren Çiljeta Xhilaga dhe portierin e Partizanit, Alban Hoxha, aludohet për një lidhje dashurie, e cila nuk është konfirmuar nga asnjë nga palët.

Megjithatë komentet e shumta të përzemërta të tyre në rrjete sociale nuk kanë lënë shumë hapësira për dyshim, për një lidhje sentimentale mes tyre.

Më e fundit vjen nga Çiljeta në një foto të Hoxhës ku ajo ka shkruar: “E di Ti ca mendimi Kam per ket foto”,- ka shkruar këngëtarja duke vijuar me të puthura dhe zemra.

Mesa duket, Çilit i ka pëlqyer shumë kjo foto, prandaj Albani e ka vendosur edhe kryesore në profilin e tij në Instagram.



Alketa Vejsiu kapet mat me bikini, por.. zhgënjen me format në plazh

Ndonëse është nënë e dy fëmijëve, por nga lindja e tyre kanë kaluar jo pak vite, moderatorja e njohur e spektakleve madhështorë të “Tv Klan” me sa duket nuk ka arritur të rikthehet në formë!

Alketa Vejsiu e cila rezervohet gjithnjë në (zh)veshje, këtë herë është kapur mat në plazhet e jugut me bikini, teksa pushonte së bashku me familjen.

Fotot e publikuara tregojnë një pamje zhgënjyese për sa i takon linjave të saj trupore. Shumë prej komenteve në rrjetet sociale e kritikojnë 33-vjeçaren.



Ançeloti në Tiranë, ja çfarë tha për Shqipërinë dhe De Biazin

Karlo Ançeloti ka qenë i ftuar special i kryeministrit Edi Rama në një promovim të veçantë të librit të tij, “Quiet Leadership: Winning Hearts, Minds and Matches” (Lidershipi i qetë: Të fitosh zemrat, mendjet dhe ndeshjet).

Para një paneli me disa nga figurat më të shquara të futbollit shqiptar, gazetarëve por edhe stafit të kombëtares kuqezi, Ançeloti dhe kryeministri Rama kanë diskutuar për atë që përmban ky libër, por edhe filozofinë e trajnerit të shquar italian.

“Jam një person që kam një reputacion si i qetë. Shumë më thonë si ia bën të kesh miqësi me lojtarët. Po, unë mund të jem mik me lojtaret, flas me ta, i kuptoj. Por në fund mund t’i them pa problem se nesër nuk do të luash në formacion”, u shpreh Ançeloti, i cili tregoi se në zhvillimin e tij kishin pasur shumë rëndësi lidhja me Arrigo Sakin dhe periudha dyvjeçare te Juventusi.

“Unë asnjëherë nuk mohoj mjeshtrin. Saki ka qenë… fitova lotarinë kur takova Sakin. Me Sakin pata fatin që më peshkoi nga Roma dhe më çoi në një nga skuadrat ndoshta më të mëdha të botës.

Përvoja me të nuk ishte aq shumë sa lojtar, por si trajner isha tre vjet asistent i tij dhe aty mësova profesionin. Përvoja të ndihmon në marrëdhënie por ka shumë punë të tjera për të bërë. Nga Saki kam mësuar shumë, mendoj që është një nga shkollat më të mira për trajnerë. Pastaj u nisa nga kjo ide dhe gjërat ndryshuan.

Nga përvojat e mbledhura ndryshoi mënyra e të menduarit kur fillova te Juventusi. Atje nuk dija kë të vija sulmues, kush të luante në krahë. Nga aty fillova të përshtatja sistemin e lojës. Unë mendoj se sistemi i lojës është i rëndësishëm. Në bazë janë parimet. Të gjithë duhet të punojnë. Lojtarët duhet të jenë altruistë, skuadra të ketë rëndësi. Unë kam qejf të theksoj karakteristikat e lojtarëve. Kjo do të thotë që unë duhet të gjej idenë se si ata të përfshihen në lojën që unë bëj. Kjo është të përpiqesh të vlerësosh në mënyrën më të mirë të mundshme”, tregoi Ançeloti.

I ngacmuar me pyetje nga gazetarët e pranishëm në sallë, rreth sugjerimeve se si kombëtarja shqiptare mund të mundte Italinë, Ançeloti preferoi të evitonte një përgjigje.

“Për këtë duhet të mendojë Xhani. Mendoj se hovi që ka pësuar Shqipëria në vitet e fundit është falë punës së Xhanit. Distanca mes skuadrave është ulur shumë, ka bërë një Europian shumë të mirë. Mendoj se çdo skuadër ka objektivin e vet, që lidhet me cilësinë e lojtarëve që keni në dispozicion.

Unë mendoj se një skuadër e vogël klubi nuk mund të fitojë Champions, por mundet të bëjë futboll të mirë, zbavitës. Kjo mund të arrihet në çdo skuadër, edhe kjo është një fitore”, tha ai.

Ndërkaq, De Biazi vlerësoi Ançelotin për atë që i kishte dhënë futbollit botëror. “Unë kam vlerësuar gjithmonë Karlon për aftësinë për të bërë gjëra të mëdha. Pa i rënduar të tjerët, mendoj se kjo është cilësia më e madhe. Ka pasur një mjeshtër të madh, Sakin, por pastaj karakteri bëri që ta çonte përpara lidershipin në mënyrë të qetë.

Saki ishte ndryshe, ndërsa ti ke më shumë marrëdhënie me lojtarët dhe mendoj se është empatia që krijohet brenda grupit, krijon gjëra të rëndësishme. Kjo është madhështia e Karlos, si njeri dhe trajner, pas punës së tij është mënyra e tij të menduarit.

Me këtë mendësi ka arritur aty lart, ka shëtitur të gjithë Europën dhe ky është vlerësimi më i madh për një kompetent si Karlo. Urime për karrierën dhe për këtë sezon”,- ishin fjalët e trajnerit të përfaqësueses.

“I kemi bërë ca ndeshje kundër, e kemi studiuar njëri-tjetrin”, ishte përgjigja e Ançelotit. “E pashë mirë Shqipërinë, shumë mirë në grup, por sidomos në kualifikuese. Po flisnim pak ditë më parë në mbledhjen e trajnerëve në UEFA se gjëja e bukur e këtij Europiani ishin të vegjlit si Shqipëria.

Sollën në Europë një entuziazëm të madh dhe kjo është bukuria e futbollit. Në UEFA ka bërë përshtypje që fitoi Portugalia. Për ju, më vjen keq, pasi nëse barazonit ndeshjen e parë, do kalonit grupin”,- tha ai.

Në diskutime është përfshirë edhe trajneri italian i Skënderbeut, Andrea Agostineli, i cili dukej i shqetësuar sidomos nga dieta ushqimore me të cilën ishin mësuar lojtarët në Shqipëri.

“Unë për vete përshtatem”, ishte sugjerimi i Ançelotit. “Anglezët janë të çuditshëm, hanë vezë të skuqura para ndeshjes. Nëse pastaj luajnë mirë, ku është problemi këtu?”, ishte përgjigja e Ançelotit./Panorama/
Foto/ Vajza e Kim Kardashian me çantë 2 mijë dollarëshe

Tre-vjeçarja North ,u fotografua në krahë të nënës së saj Kim Kardashian në një restorant luksoz në New York gjatë ditës së djeshme.

E kjo nuk ishte gjithçka.

North West tërhoqi vëmendjen me çantë Fendi që kishte me vete, vlera e të cilës është mbi dy mije dollarë.

Duket që Kim Kardashian nuk ka të ndalur së llastuari vajzën e saj.

Ja cilat janë fantazitë seksuale më të shpeshta të femrave...
Shkrimtarja e njohur Emily Dubberley është përqendruar në këto fantazi kryesore femërore, të cilat po jua përshkruajmë në vijim.

Fantazitë e të bindurit

Veglat si p.sh. kamxhikët, prangat apo shiritat për lidhje të syve janë të zakonshme për këtë lloj fantazie. Të bindurit mund të jetë emocional apo fizik dhe mund të përfshihet loja e rolit, por nganjëherë mund të shkojë aq larg sa që femrat mund të aktrojnë viktimën e dhunimit apo të skllaves seksuale, transmeton Telegrafi.



Fantazitë dominuese

Kur rolet janë të ndërruara, edhe mashkulli i bindet dominimit të femrës. Loja e rolit përfshin edhe tradhtinë e partnerit dhe kontrollimin e skllavit seksual. Fantazia bazohet në kontrollimin e femrës në shtrat, mirëpo ajo partnerit i shkakton edhe kënaqësi, edhe dhembje, varësisht nga gjendja shpirtërore.



Ekzibicionizmi dhe ekspozimi

Qoftë kur e bëni seksin në kopsht, në park, në aeroport apo thjesht në shtëpinë tuaj afër dritares së hapur, ideja e kësaj fantazie bazohet në faktin që dikush mund t’ju vështrojë dhe t’ju shohë gjatë kohës së aktit seksual, gjë që posaçërisht femrën moderne e eksiton.



Seksi në grup

Dëshira për seks në grup është shumë e përhapur. Ëndërrohet seksi në grup, sepse aty mund të humbasësh identitetin. Askush nuk të njeh. Nxjerr jashtë atë pjesë të vërtetë të vetes tënde, natyrale dhe primitive, të pakushtëzuar nga morali dhe qytetërimi. Është një formë papërgjegjshmërie të lejosh veten të hidhesh në një përleshje, të bësh atë që do, të turbullosh ujërat dhe të humbasësh identitetin. Në grup mund të bësh atë, që në kushtet e realitetit dhe në kushtet e vetmisë, nuk mund ta bëje.



Fantazitë me partnerin

Shumë thjesht, ideja e marrëdhënies seksuale me të dashurin, me partnerin ekskluziv – disa femra posaçërisht i eksiton. Ngjashëm, ideja e seksit të rregullt me partnerin specifik i cili nuk është juaji, gjithashtu është pjesë e kësaj fantazie. P.sh. marrëdhënia me personin e famshëm, mikun apo kolegun nga puna.


Fotolajm/ Eduart Zaloshnja “shokon” me modelin e ri të flokëve

Modeli i ri i flokëve i analistit Eduart Zaloshnja, me siguri, ka lënë pafjalë jo pak persona.

Zaloshnja prej vitesh kishte vizatuar tek opinioni publik, jo personin e ndryshimeve kaq radikale, të paktën aq sa i përket pamjes së jashtme.

Mirëpo, gjithmonë ka njëherë të parë, ai është shfaqur ditën e sotme me modelin e ri të flokëve në ceremoninë për promovimin e librit të trajnerit italian, Karlo Ançeloti në Kryeministri.

Sipas të pranishmëve në promovimin e librit, modeli i ri i flokëve të analistit Zaloshnja dhe guximi i tij për të marrë nisma kaq të guximshme me pamjen, është vlerësuar si diçka e çuditshme nga ana e tij.

Fotot janë publikuar nga “newsbomb”.


Foto/ Djali heq kapakun e arkivolit të të dashurës, ja pse dëgjoheshin zhurmat brenda tij

Ky është momenti i tmerrshëm kur është hapur arkivoli i një adoleshenteje të vdekur, pasi janë dëgjuar zhurma në brendësi të tij. Neysi Perez, 16 vjeçe u deklarua e vdekur pas një ataku kardiak të shkaktuar nga një zhurmë arme afër shtëpisë së saj, siç raporton “The Mirror”.

Por pasi miqtë dhe familja e saj e varrosën, ata kishin frikë se Neysi e cila ishte shtatzënë, mund të mos kishte vdekur vërtetë dhe është zgjuar në arkivol.

I dashuri i vajzës, Rudy David Gonzales insistoi se kishte dëgjuar zëra ditën tjetër kur e vizitoi varrin e saj dhe menjëherë ka lajmëruar rojtarin e varreve i cili ka thënë se edhe ai dëgjonte zëra.

Menjëherë familja e saj ka nxjerrë arkivolin jashtë dhe janë përpjekur ta thyejnë, por mesa duket ishte shumë vonë për vajzën. Motra e saj është shprehur se, e ka tundur trupin e motrës së saj dhe kjo e fundit ka vjellë gjak, ndërkohë që temperatura e trupit ishte normale.

Vajza është dërguar në spital dhe pas një përpjekje të dështuar të mjekëve ata përfundimisht thanë që vajza ka vdekur, duke i konsideruar zhurmat nga arkivoli si pjesë të imagjinatës së djalit, por kjo gjë sipas familjarëve nuk është e vërtetë.


Foto/ Gjeti të dashurin duke e tradhtuar, ja si hakmerret vajza në Instagram

Tradhtia është gjëja më e keqe që çon një çift në shkatërrim. Mirëpo jo të gjithë njerëzit reagojnë njëlloj kur marrin vesh se janë tradhtuar nga partneri i tyre.

Një vajzë ka vendosur që inatin e saj ta shprehë edhe në Instagram.

Ajo ka vendosur që të ndryshojë të gjitha përshkrimet e fotove që ajo kishte hedhur më parë me ish të dashurin në Instagram. Shikoni fotot dhe "ndryshimet" e reja që ka bërë ajo në përshkrimin e tyre.


Video/ Aksioni në Torovicë, ja si u kap nga RENEA David Qosja

Këto që shihni më poshtë janë pamjet e aksionit të policisë një ditë më parë në Torovicë të Lezhës, ku pas disa orësh shkëmbim zjarri u arrestua 30-vjeçari David Qosja.

Ky i fundit është autori i vrasjes së oficerit të FNSH-së, Ardian Kodra. Fillimisht policia u njoftua nga banorët e fshatit se Qosja po qëllonte me armë në drejtim të malit.

Grupi i FNSH-së që shkoi për ta arrestuar nuk mundi ta neutralizonte.

Më pas u desh ndërhyrja e forcave RENEA për të kryer arrestimin e 30-vjeçarit me çrregullime të personalitetit.

Video/ Ja si luftuan me zjarret e gushtit 500 ushtarë të FA-së

Mbi 500 efektivë të ushtrisë shqiptarë dhe 30 mjete të rënda, 5 zjarrfikëse, ambulanca si dhe 6 helikopterë të FA kanë luftuar me flakët gjatë gjithë gushtit.

Ministria e Mbrojtjes publikoi videon e mëposhtme, ku forcat e saj përpiqen të shuajnë zjarret në kulmin e vapës së gushtit në disa zona.

Shikoni videon:


Foto/ Uzbekistani i jep lamtumirën liderit të tij, Islam Karimov
Funerali i presidentit të Uzbekistanit, Islam Karimov, që vdiq pas një sëmundjeje këtë javë në moshën 78 vjeçare, u zhvillua në qytetin Samarkand, shkruan BBC.

Mijëra vetë u mblodhën herët në rrugët e kryeqytetit, Tashkent, duke hedhur lule mbi kortezhin që po kalonte.

Karimov, një nga udhëheqësit më autokratë të Azisë, që e udhëhoqi për 27 vjet dhe i akuzuar nga grupet e të drejtave të njeriut për ashpërsinë me të cilën shtypi desidencën.

Funeral i së shtunës erdhi përmes pasigurisë së kush do ta pasojë atë.

Megjithatë, funerali në Samarkandë, qyteti ku jetonte Karimov, u mbikqyr nga Kryeministri Sjavkat Mirziyoyev, që ka qënë në këtë post që në vitin 2003.

Zëvendësi i tij Rustam Azimov është parë gjithashtu si një lojtar kyç. Tre ditë zie janë caktuar në vend.



Foto/ Shqiptarja e tepron, heq sutjenat në transmetim live

Edona James është shqiptarja e cila po merr pjesë në reality show-in e VIP-ave gjermanë “Big Brother”.

Shqiptari Kujtim Shehu, tashmë i kthyer në femër, ka tërhequr vëmendjen për shkak të karakterit që ka.

“Jam Edona James, jam beqare. Jam 29-vjeçe dhe të shohim se kush do hyjë i bukur këtu”,- ka thënë ajo (ai). James ka habitur pasi është zhveshur që në natën e parë, duke hequr sutjenat.

Shqiptarja nga Suhareka ka thyer çdo barrierë pasi është shqiptari i parë që ndërron gjininë.

“Big Brother” në Gjermani ka nisur të premten në mbrëmje dhe po shfaqet në televizionin gjerman “SAT-1”.


Video/ Inva Mula interpreton në Vatikan, Valsin Hyjnor – Himnin e Nënë Terezës

Sot ne Vatikan u dëgjua Valsi Hyjnor – Himni i Nënë Terezës, kompozuar nga Genc Tukiçi mbi nje temë të Lorenc Antonit. Valsi Hyjnor u interpretua nga Inva Mula.

Më poshtë mund të dëgjoni këndimin e tij nga Inva Mula gjatë Manifestimit të Himnit në Prishtinë më 5 shtator 2015.

Foto+16/ Luftëtarja superseksi që po çmend rrjetin me format e saj
Ajo quhet Alexandra “Stitch” Albu dhe është një luftëtare e UFC në kategorinë e femrave.

Por përveç talentit në ndeshje, ajo ka një fizik mahnitës që ka çmendur rrjetin.

Ja disa prej fotove të saj në rrjetet sociale.

Gruaja rrëfen se si Nënë Tereza “shëroi” burrin e saj

Një burrë i cili po vuante nga një infeksion i trurit ka thënë se nuk ndjehet i veçantë edhe pse për të është kujdesur Nënë Tereza.

Marcilio Haddad Andrino ka thënë se Nënë Tereza, e cila vdiq në vitin 1997, është përkujdesur për të gjithë dhe nuk e kishte përzgjedhur atë.

Duke folur jashtë Vatikanit, braziliani ka thënë se shërimi i tij është vetëm një shembull i mëshirës dhe dashurisë së Zotit.

“Zoti i mëshirshëm kujdeset për të gjithë ne, pa dallim”,- ka thënë Andrino.

Papa Françesku në muajin dhjetor të vitit të kaluar, kishte thënë se shërimi i Andrinos ishte një mrekulli, pasi doktorët nuk kanë mundur ta shpjegonin shërbimin e tij, transmeton Koha.net.

Edhe pse Andrino nuk është i mendimit se Nënë Tereza e ka shëruar atë me përkujdesjen e saj, gruaja e brazilianit ka tjetër mendim për shërimin e tij.

“Kur doktori tha se nuk mund të realizonte operacionin – dhe se mjekësia nuk hynte në punë më për shërimin e tij- kështu që unë fillova të lutesha. U luta shumë për të”,- ka thënë Fernanda Nascimento Rocha.

“E pyeta Nënën [Terezë] që ta shëronte Marcillion nëse kjo është dëshira e Zotit. Nëse jo, atëherë le ta merr me vete te shtëpia e tij në qiell”,- ka shtuar gruaja, e cila tregoi se brenda gjashtë muajve burri i saj u shërua dhe filloi punës.

Berisha: Ja detaji që nuk u bë publik nga policia në ngjarjen ku u vra efektivi i FNSH-së

Ish-kryeministri Sali Berisha shpreh ngushëllime familjarëve të efektivit të FNSH, Adrian Kodra që mbeti i vrarë sot në Torovicë të Lezhës pasi u qëllua me mitroliz nga 27-vjeçari David Qosja.

Përveç ngushëllimeve të familjarëve, Berisha zbulon një detajin i cili nuk u bë i ditur nga policia. Në mesazhin e Berishës flitet për një tjerër të plagosur në radhët e policisë, të cilit i uron shërim të plotë.

Dhimbje, nderim e respekt per efektivin e FNSH Adrian Kodra, qe ra sot ne krye te detyres. Ngushellime familjareve, sherim te plote shokut te tij te plagosur”,- shkruan Berisha.



Foto/ Kim Kardashian mund ta keni parë edhe nudo, por kështu... kurrë!

Nuk është as këngëtare, as aktore dhe nuk ka ndonjë talent të veçantë, por e gjithë bota flet për të. Bëhet fjalë për Kim Kardashian, gruan të cilën e njohin të gjithë, i madh dhe i vogël.

Kim Kardashian, gruaja e reperit miliarder Kenye West si dhe nënë e dy fëmijëve është bërë shembulli i shumë vajzave në mbarë botën.

Mirëpo atë jemi mësuar ta shohim në të gjitha format e mundshme, madje edhe lakuriq, por diçka është e sigurt në këtë formë shumë pak persona e kanë parë. Ja si ishte Kim Kardashian dikur...




Hitleri dhe Volkswagen, historia e paparë e ‘makinës popullore’

05/09/2016/..........................................

Krimi i pasionit në Golem, prindërit e Jonidës: Vajza na e solli Sokratin në shtëpi

Jonida Çanaku, 29 vjeç, u vra nga njeriu me të cilin kishte një lidhje dashurie, 65 vjeçarin Sokrat Shahini. Ky i fundit, pasi kreu krimin vendosi të vetëvritej me pistoletë.

Prindërit e Jonidës kanë folur lidhur me sa dinë mbi lidhjen e vajzës së tyre me 65­ vjeçarin.

Ata kanë rrëfyer se data 13 gusht ishte nata e fundit kur e panë, deri sa më vonë mësuan nga të afërm të tyre për gjëmën që i gjeti. Nëna e Jonidës tregon se vajza i kishte thënë se kishte gjetur një burrë, por jo në moshën e saj.

“Në fillim fliste në telefon me të, ne nuk dinim gjë. Pastaj na tha se kishte gjetur një burrë, jo në moshën e saj. Vajza na e solli Sokrat Shahinin në shtëpi”,- tregon nëna.

Sipas saj, vajza i kishte treguar që ai kishte qenë i martuar, por jetonte i ndarë nga gruaja, ndonëse jo divorc zyrtar.

“Natën e parë nuk folëm asgjë, pasi iku i thashë, nuk është për ty, është shumë i madh, ai është më fëmijë të rritur, si ka mundësi që ti të përfundosh këtu, kjo para se të njihej me këtë u nda, ndenji vetëm 6 muaj. Pas ndarjes, më shumë se një vit pas ndarjes u lidh me Sokratin. Sokrati na tha që unë vajzën tua e dua, do ndaj gruan dhe e mbroj me jetë”­ -tha nëna në “News 24”.
Në 7 muaj vetëm 19 ligje/ Përse paguhen me miliona lekë deputetët?
Një raport i Institutit të Studimeve Politike mbi “monitorimin e institucionit të parlamentit” zbulon se në 7 muaj deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë miratuar vetëm 19 ligje. Janë më pak se 3 ligje në muaj. Cilësia e tyre është çështje tjetër, pasi janë jo të pakta rastet e kthimit mbrapsht nga Presidenti apo të rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese.

Por për këdo që ndjek aktivitetet parlamentare, numri i ligjeve të miratuara kuptohet që është i pakët, tregues i një pune të dobët.

Tregues po ashtu i volumit të punës që kryejnë deputetetët e kuvendit, për të cilët nga buxheti i shtetit paguhen 420 milionë lekë të reja apo 4.2 miliardë të vjetra (250 milionë rroga dhe 170 milionë shpërblime).

Se sa janë lodhur në këto 7 muaj deputetët e tregon edhe një tjetër e dhënë: 70 % e 19 ligjeve, pra 13 ligje, janë akte që lidhen me funskione ratifikuese, me ndërhyrje në axhendën parlamentare, me mandatet e përbërjen e komisioneve parlamentare dhe akte të tjera rutinë në punën e parlamentit, thuhet në raportin e ISP.

Mungesën e rolit aktiv të deputetëve që marrin 4.2 miliardë paga në vit për të miratuar ligje që përmirësojnë jetën e shqiptarëve, e tregon edhe fakti se “asnjë grup parlamentar nuk ka pretendime dhe as propozime për axhendë tjetër parlamentar”.

Haxhinasto: Hoqa dorë nga posti i ministrit për punët e partisë

Ministri në detyrë i Transporteve, Edmond Haxhinasto flet për herë të parë pas dorëheqjes nga posti që mbante në qeverinë “Rama”. Në një prononcim për mediat, Haxhinasto, ka theksuar se arsyeja e vetme e vendimit për të lënë postin e ministrit është angazhimi në parti.

“Nuk ka asnjë arsye tjetër vec angazhimit tim në partinë Lëvizja Socialiste për Integrim”,­ ka thënë Haxhinasto.

Haxhinasto dha dorëheqjen ditën e premte, me një kërkesë drejtuar kryeministrit Rama, e menjëherë pas kësaj, Rama, duke e pranuar kërkesën, çmoi punën e Haxhinastos në ekipin qeveritar.

Fill pas lajmit, burime nga LSI konfirmuan se vendin e tij në kabinet do ta zërë Sokol Dervishaj, këshilltar i Metës në Kuvend.

PD: Rama, një tjetër dhuratë 870 mln lekë ndërtuesit të tij personal

Një vit më parë, Partia Demokratike denoncoi aferën e rregullimit të zyrave të OSHEE, ku sipas saj, Carapuli, ndërtuesi personal i Edi Ramës, ‘kapi këtë tender si fitues i paracaktuar, edhe pse operatori i dytë në garë u paraqit me 740 milionë lekë më pak”.

“Mori carapuli tërë fondin limit, 4.5 miliardë lekë, për rregullime zyrash, që do të mjaftonin për të bërë dy godina të reja nga fillimi.

Pas një viti, Edi Rama i bën dhe një dhuratë tjetër ndërtuesit të tij personal, i jep shtesë kontrate edhe 870 milionë lekë të tjera, nga paratë e shqiptarëve, nga paratë e gjakut të shqiptarëve. 870 milionë lekë të tjera për të njëjtën punë, në të njëjtën aferë të pisët korrupsioni.

E gjithë shuma për carapulin, për të rregulluar zyrat e bandës së OSHEE që lë në errëzirë, fut në burg, dhe merr dhe jetën e të pamundurve, shkon në 5 miliardë e 400 milionë lekë.

5 miliardë e 400 milionë lekë merr me një të rënë të lapsit ndërtuesi personal i Edi Ramës, për të regulluar godinën e një prej hajdutëve më të medhenj të Edi Ramës, Celës së OSHEE.

Ky është sundimi i korrupsionit, i hajdutëve, i zhvatësve të parave të shqiptarëve. Eshtë koha për tu bashkuar, është koha që qytetarët ta ndalin këtë maskaradë. Shqipëria nuk meriton të trajtohet si plackë”, tha zëdhënësja e PD­së Ina Zhupa.


Mirëmbajtja e rrugëve/ Tenderi 128 mln euro, 16 kompani në garë
Me datën 16 të këtij muaji, Autoriteti Rrugor Shqiptar pritet të hapë ofertat për shpalljen e katër kontratave të mëdha për mirëmbajtjen e rrugëve në të gjithë vendin për një periudhë pesë vjeçare.

Kosto e mirëmbajtjes së rrugëve për pesë vitet ardhshme llogaritet 128 milionë euro nga të cilat 65.9 milionë euro do të financohen nga Banka Botërore.

Mirëmbajtja e rrugëve është ndarë në katër kontrata për katër Rajone.

Kontrata A: Në veri të Shqipërisë ku përfshihen rrugët në Shkodër dhe Kukës

Kontrata B: Përfshin mirëmbajtjen e rrugëve në rajonët e Dibrës dhe Tiranës

Kontrata C: Përfshin mirëmbajtjen e rrugëve në rajonet e Fierit, Elbasanit dhe Korçës

Kontrata D: Përfshin mirëmbajtjen në rrugët e Jugut, konkretisht në rajonin Vlorës dhe Gjirokastrës

Qeveria e Shqipërisë ka marrë financime nga Banka Botërore për përballimin e kostove për mirëmbajtjen e rrugëve, duke shtuar edhe nga fondet e veta. Kontratat do të financohen bashkërisht nga Banka Botërore dhe Qeveria.

Kontrata për mirëmbajtjen përmbajnë:

-Rehabilitimi i rrugës

-Rrehabilitimi i trotuarit

-Ndërtimit ose rikonstruksionit i sistemit të kullimit

-Riparimet e erozionit dhe rrëshqitjeve

-Punime tokësore

-Ndërtimi/rikonstruksioni/riparimi i strukturave dhe mureve,

– Mirëmbajtja përfshinë sigurinë rrugore, ndërhyrjet në korrigjimin e pikave të zeza të identifikuara nga auditimi të sigurisë rrugore (i kryer tashmë);


Kohëzgjatja e kontratës është pesë vjet. Të gjitha punimet për përmirësim e gjendjes se rrugëve duhet të kryhen brenda vitit të parë të kontratës. Ndërsa punimet e mirëmbajtjes do të ekzekutohet gjatë viteve 2, 3 dhe 4 viteve në vijiim.

Tenderi po bëhet me konkurrim ndërkombëtar të përcaktuara në Udhëzimet e Bankës Botërore për prokurimin e mallrave dhe punimeve.

Ofertat duhet të dorëzohen me 16 shtator në orën 10.00 sipas kohës lokale dhe nuk lejohet ofertimi elektronik. ARRSH sqaron se ofertat do të hapen publikisht në prani të komisionit të tenderit./Monitor/
Mesha për Shën Terezën e Kalkutës, Nishani takohet me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në kuadrin e pjesëmarrjes në ceremonitë e zhvilluara në Vatikan për shenjtërimin e Nënë Terezës, u takua sot edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, si dhe ndoqi Meshën e Falënderimeve të kryesuar nga Kardinali, për Nënë Terezën, vetëm një ditë pas shpalljes si Shenjtore.

Presidenti Nishani, në takimin e veçantë me Kardinalin Parolin, shprehu mirënjohjen e thellë veçanërisht të komunitetit katolik shqiptar për vemendjen e madhe që Vatikani i ka kushtuar rimëkëmbjes së tyre shpirtërore dhe sociale pas rënies së komunizmit në Shqipëri.

Një falënderim të veçantë, Kreu i Shtetit e shprehu për meshën e një dite më parë të kryesuar nga Papa Françesku për shenjtërimin e Nënë Terezës, si dhe për vendimin e Atit të Shenjtë për lumturimin e 38 klerikëve shqiptarë të martirizuar për besimin e tyre nga regjimi mizor komunist.

Kreu i Shtetit bashkëbisedoi me Kardinalin Parolin edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Bashkimin Evropian, duke theksuar rolin e Shqipërisë në rajon dhe duke evidentuar progresin e bërë në rrugën e afrimit me Bashkimin Evropian.

“Jemi të ndërgjegjshëm për sfidat serioze me të cilat përballet sot Unioni, por ne jemi të vendosur për të vijuar me reformat e nevojshme që do t’i mundësojnë vendit integrimin në Bashkimin Evropian, i cili mbetet projekti më madhor aktual i shqiptarëve”,- u shpreh Presidenti Nishani.

Duke u ndalur në çështjen e Kosovës, Presidenti Nishani vlerësoi vëmendjen e veçantë që Selia e Shenjtë i kushton marrëdhënieve me Kosovën dhe duke vlerësuar gjithashtu procesin e negociatave dhe të pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë, shprehu besimin se shumë shpejt edhe Selia e Shenjtë do të marrë një vendim për njohjen e pavarësisë së saj, në shërbim të mëtejshëm të paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit dhe Evropës Juglindore.

Nga ana e tij, Kardinali Parolin vlerësoi harmoninë fetare në Shqipëri, duke e konsideruar si një shembull të shkëlqyer për një Evropë pluraliste dhe multikulturore, si dhe e siguroi Presidentin Nishani për vijimin e vëmendjes së Selisë së Shenjtë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Më pas, Presidenti Nishani ndoqi Meshën e Falënderimit për nder të Shën Terezës së Kalkutës, të zhvilluar në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku ishin të pranishëm qindra pelegrinë shqiptarë dhe nga e gjitë bota.

Joleza poston foton e një aksidenti, por lë shumë pikëpyetje

Kryetarja në ikje e FRESSH-it vazhdon të çudisë me “bëmat” e saj. Pak më parë, Joleza Koka, e bërë e njohur për fjalimin “të bëfsha gjeneratën…”, postoi një foto të cilën e shoqëron me këtë diçiturë:

“Dy gra të cilat veshën pantallona të shkurtra për herë të parë në publik, tërhoqën vëmendjen e meshkujve dhe shkaktuan një aksident automobilistik. Toronto, 1937”,- shkruan Joleza për foton bardhë e zi, duke mos shpjeguar aktualitetin e kësaj skene.

Bën vaki që 25-vjeçarja ta ketë pëlqyer thjesht si shkrepje, por ndoshta do të qe më mirë ta specifikonte arsyen e postimit, në mënyrë që mos linte vend për interpretime.


Albërie Hadërgjonaj pa të brendshme, ekspozon gjoksin shpërthyes

Pavarësisht se i ka kaluar të 40-at dhe mbi të gjitha është gjyshja e një mbese rreth 1 vjeç, këngëtarja me origjinë nga Kosova nuk rresht së provokuari.

Albërie Hadërgjonaj, si për të konfirmuar thënien e saj të disa kohëve më parë, “jam pjeshkë, nuk bëj punë shtëpie”, ka pozuar me një fustan të zi elegant.

Por, ajo që të bie menjëherë në sy është gjoksi i saj bombastik, që ndonëse është përfolur si “i bërë” pra silikoni, asnjëherë nuk është konfirmuar nga vetë këngëtarja.



Tuna provokon me skena erotike, vë në siklet të pranishmit
Shfaqjet e saj nëpër koncerte njihen për skenat provokative; nga prekja pa hesap e “zogut” e deri tek dridhja e të pasmeve ‘twerk’. Por deri në këtë pikë, Tunën nuk e kishim parë kurrë më parë!

Artistja nga Shkupi duket se ka dalë jashtë kontrollit gjatë një performance në Vlorë, teksa gjatë këngës ka nisur të fërkohet tek tavolina e DJ-it.

Me gjasë, ndikuar nga lëvizjet erotike të Tunës dhe jo nga frika se mos pajisjet e tij pësonin ndonjë dëmtim, muzikanti i mbrëmjes ka dhuruar një reagim të pa çmueshëm.

Fundja kush do t’i rezistonte… “zogut më të mirë prej krejtve”!


A i lani çarçafët aq shpesh sa duhet?
Shumë prej jush mund të mos jenë duke i larë çarçafët aq shpesh sa duhet.

Ndonëse nuk ka një frekuencë të përcaktuar, ekspertët thonë se ato duhen ndërruar të paktën 1 herë në javë.

Kjo pasi, sipas tyre, çarçafët janë burim mikrobesh.

Gjatë gjumit, sqarojnë ekspertët, trupi i njeriut vijon të djersijë duke bërë që të çlirohen vajëra dhe bashkë me to sekrecione të ndryshme, si pështymë, urinë, fekale etj.

Për këtë arsye, nëse çarçafët nuk lahen shpesh, ato mund të kthehen në një burim infeksionesh, sidomos nëse keni një plagë apo gërvishtje në trup.

Sipas ekspertëve, pëlhurat janë në gjendje të transferojnë infeksione të ndryshme dhe mos larja e tyre shpesh bën që mikrobet e depozituara në to të kalojnë në dyshek e jastëk dhe këto të fundit janë më të vështira për t’u pastruar.

Në rastet më ekstreme, vetëm pluhuri që mund të jetë mbledhur në shtratin tuaj mund të çojë në shfaqjen e sëmundjeve si azmë apo alergji të ndryshme.

Ndaj, nëse deri më tani e keni neglizhuar bëni mirë që çarçafët që flini t’i lani të paktën një herë në javë./tvklan.al/


Na e kaluan! Maqedonia, shtatore 32 m të lartë për Nënë Terezën

Përmendorja gjigante e Nënës Terezë në sheshin e Maqedonisë në Shkup, e cila do të kushtojë afërsisht 5.5 milionë euro, duhet të jetë gati deri në prill të vitit 2017, 8 muaj pas shenjtërimit të saj, raporton Telegrafi Maqedoni.

Përmendorja, ndërtimi i së cilës filloi në tetor të vitit të kaluar, do të jetë e lartë 32 metra.

Sipas projektit, përmendorja do të jetë objekt me tarracë dhe me shatërvan.

Në shatërvan do të ketë edhe skulptura e Nënës Terezë me një fëmijë të sëmurë si edhe shumë skulptura për rreth, të gjitha prej mermeri të bardhë.
Rusia nis manovrat ushtarake në kufi me Ukrainën dhe Kaukazin

Rusia nisi sot manovra ushtarake në një zonë kufitare me Ukrainën, gadishulli i aneksuar i Krimesë dhe në Kaukazin e Veriut, më pak se dy javë nga organizimi i manovrave të gjera në të njëjtin format.

“Këto manovra pritet të zgjasin deri të shtunën, me qëllim testin për përgatitjen e luftimeve me pjesëmarrjen e 12500 ushtarëve të pozicionuar në disktriktin ushtarak në Jug”,- bëri të ditur në një deklaratë Ministria ruse e Mbrojtjes.

Flota ruse në Detin e Zi dhe në Detin Kaspik do të marrin pjesë gjithashtu në manovra, përkrah aviacionit dhe forcave parashutiste.

Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi në fund të muajit gusht organizimin e manovrave të gjera ushtarake në disa rajone ruse, duke përfshirë atë në Krime dhe në kufirin ukrainas.
Foto/ Kur “të mëdhenjtë” e globit takohen....

Sot, në Hangzhou të Kinës ku po mbahet këto ditë samiti i “G20”, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, zhvilloi një takim të veçantë me homologun e tij amerikan, Barak Obama.

Gjatë bisedës u diskutua për çështjet aktuale të axhendës ndërkombëtare, përfshirë këtu situatën në Siri dhe Ukrainë.
Jam 78-vjeç, kam miliona para në banka, por ky është mesazhi im për ju”

Ka një jetë në skenë dhe të gjithë e vlerësojnë për punën dhe profesionalizmin e tij. Ndoshta shumë persona nuk ia kanë memorizuar emrin, por është e pamundur të mos e kesh të njohur fytyrën e tij.

Bëhet fjalë për aktorin Morgan Freeman, i cili ka lënë një porosi për të gjithë njerëzimin, duke menduar se nuk ka edhe shumë kohë për të jetuar, marrë parasysh faktin se është 78-vjeç.

Ai ka bërë një apel emocionues dhe ka thënë fjalë të vogla me kuptim të madh, të cilat mund të ndikojnë në të ardhmen e gjithsecilit prej nesh.

“Jam 78 vjeç dhe besoj se nuk kam edhe shumë kohë. Kam miliona dollarë në banka, por nuk mund të blej shëndetin dhe të shpëtojë jetën. Kam familjen time dhe miliona adhurues në gjithë botën, por tani jam plotësisht i vetëm. E jetova jetën në mënyrë të gabuar dhe nuk dua që kjo t’ju ndodhë edhe juve”,- ka shkruar aktori Freeman.

Ai thekson se, paraja nuk është e keqja e kësaj bote. Ajo është një letër me vlerë, përmes së cilës arrijmë tek gjërat me vlerë. Sipas tij, e keqja është pasioni i pandjeshëm, obsesiv dhe moral për të pasur sa më shumë.

“E keqja është gjurmimi i pashpirt dhe obsesiv pas thesarit të arit, që nuk ka fund dhe nuk ekziston. E keqja është kur mundohemi ta blejmë gëzimin, por kjo është vetëm një iluzion”,- thotë Freeman.

Video/ Plisat këndojnë poshtë hotelit të Kombëtares, Xhaka se mban dot veten dhe ja ç'bën

Disa orë na ndajnë nga ndeshja Shqipëri-Maqedoni dhe atmosfera në Shkodër ndryshe nga miqësorja me Marokun është një spektakël i vërtetë. "Plisat" janë ata që duke ecur në çdo cep të qytetit të Shkodrës, me fjalët "Kosova është zemra e Shqipërisë", kanë emocionuar të gjithë tifozët e tjerë dhe qytetarët shkodran.

Pak më parë ata janë mbledhur poshtë hotelit ku po qëndron Kombëtarja Shqiptare duke brohoritur dhe me simbolet shqiptare kanë thirrur me të madhe: "Shqipëri, Shqipëri, Kosova është zemra e Shqipërisë".

Këtyre fjalëve Taulant Xhaka nuk iu ka rezistuar dot dhe ka dalë në dritare pa bluze, duke i përshëndetur, kjo i ka nxitur akoma më shumë tifozët, të cilët kanë filluar të brohorisin akoma më shumë./JOQ/


15 mijë lekë për rripin e sigurimit/ supergjobat shtyhen me 5 ditë
Do të hyjnë në fuqi më datë 10 shtator gjobat e reja për mosmbajtjen e rripit të sigurimit në makina, që ishin parashikuar të zbatoheshin nga dita e sotme.

Kodi i ri detyron vendosjen e rripit edhe nga pasagjerët dhe gjoba e parashikuar në rast të shkeljes edhe deri në 15 mijë lekë.

“Për të gjitha automjetet e prodhuara pas vitit 1990, janë të detyruar si pasagjerët para edhe ata në pjesën e prapme të mjetit të mbajnë rripin e sigurimit dhe sistemet e fiksimit”,- deklaron Taulant Gjoka, shef i Trafikut në Tiranë.

Në rast se ky detyrim i parashikuar në Kodin Rrugor nuk përmbushet pas 10 shtatorit, drejtuesit e mjeteve do të ndeshkohen me gjobë, që me ndryshimet e fundit varion nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë të reja.

Në fakt, policia kishte parashikuar që aplikimi i këtyre gjobave të niste që këtë të hënë, por për shkak të disa ngjarjeve dhe vijimit të fushatës sensibilizuese është vendosur të shtyhet për 5 ditë.

Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të reja në Kodin Rrugor më 18 gusht, penalizohen rëndë me gjobë dhe heqje të patentës drejtuesit e mjeteve që nuk përdorin sistemet fiksuese për fëmijet.

“Nëse jeni drejtues mjeti dhe keni një fëmijë nën 4 vjeç, atëherë duhet të mbahet në sediljen e pasme me sistem fiksimi. Nëse është mbi 4 vjeç mund të rrijë pas vetëm me rrip sigurimi. Por nëse për arsye të ndryshme drejtuesi e do fëmijën në vendin përpara, kategoria nga 4 deri në 12 vjeç duhet të jetë me sistem fiksimi, kur bëhet fjalë për sediljet përpara”,- sqaron Gjoka.

Nga vendosja e detyrueshme e rripit të sigurimit përjashtohen mjetet e transportit publik që lëvizin në zonat urbane dhe ku lejohet qëndrimi i udhëtarëve edhe në këmbë./TCh/



Dorëzohet” De Biasi: Shanse minimale për të shkuar në Botëror
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta Dello Sport”, ka treguar se beson realisht që Shqipëria ka shanse për të shkuar në Botëror. Ai i sheh kuqezinjtë si skuadrën e tretë në grup, ndërsa ndan edhe përqindjet e mundësive që ky kualifikim të ndodhë.

“Mua më pëlqejnë sfidat e pamundura. Dy vite më parë, vetëm një i çmendur do ta kishte parashikuar Shqipërinë në Europian. Dhe kur bëra të debutonte Hysajn, presidenti i Federatës më pyeti se mos isha çmendur….

Spanja ka 50% mundësi kualifikimi, Italia 40% dhe ne 10%. Ndoshta është shumë, por unë kam besim. Kurrë mos thuaj kurrë. Rikthehemi me të njëjtin grup, pa Canën, kapitenin, i cili është larguar nga Kombëtarja. Rifillojmë me të njëjtin modul, atë 4-3-3 dhe tre emra të rinj, një për çdo repart, të cilët do të jenë të rëndësishëm në perspektivë: Gjimshiti, Hyka dhe Manaj”, tha De Biazi për të përditshmen italiane.

“Mund të them se unë mundohem të bëj të thjeshta gjërat e komplikuara. Europiani? Na mbeten kujtim komplimentet e kryeministrit pas fazës në grupe. Ndërsa në përgjithësi, ndërgjegjësimi se kemi bërë hapin cilësor para.

Për mënyrën se si kishim luajtur që në fillim, e meritonim kalimin e turit. Europiani më la të kuptoja që asgjë nuk vjen rastësisht, që edhe skuadrat e vogla, si Islanda, mund të të krijojnë probleme. Sekreti është forca e vullnetit, duhet të besosh. Kjo është pika nga e cila duhet të fillojmë”,- shpjegon trajneri i kuqezinjve.

Ai bën të qartë se as filozofia e lojës së Shqipërisë nuk do të ndryshojë pas Europianit.

“Nëse ke teknikë superiore ndaj kundërshtarit, mund të mbash topin, përndryshe është e kotë që të bësh si shumë guximtar, apo të sulmosh shumë lart rivalin që ke përballë. Rrezikon shumë. Më mirë të krijosh dendësi para mbrojtjes dhe të kesh pika të lehta pasimi nëse rifiton topin. Tifozët tanë janë entuziastë, na shtyjnë që të sulmojmë. Në të kundërt, duhet të rigjesh ekuilibrin, të mendosh”.

I pyetur rreth një prej prurjeve të reja, Rei Manajt, De Biazi vlerëson sulmuesin e ri, por tregon se ndoshta ai nuk është ende gati për të shpërthyer në kombëtare.

“A është si Boninsenja? E konfirmoj, është një luftëtar, lufton, vrapon, duhet vetëm të jetë pak më i rregullt. Mund të jetë një pengesë dëshira e tepruar për të shpërthyer. Por ka në avantazh të tij moshën e re”,- tha trajneri.

Në fund, një koment edhe për Italinë, ku ai ishte kandidat për të marrë drejtimin, por pa se si stoli i shkoi Venturës. “Tani ka më shumë mbajtje topi në gjysmëfushën e saj, në pritje për të kuptuar çfarë bëjnë kundërshtarët apo për t’u rinisur me shpejtësi. Një version i sofistikuar dhe i organizuar i skemës që nuk perëndon kurrë: top i gjatë para dhe vrapim. Por kjo nuk është një kritikë ndaj mikut tim Xhiampiero.

Mbrojtja? Ajo që ndodhi ndaj Francës janë të zakonshmet që ndodhin në fund të verës, unë nuk do të isha shqetësuar. Italia mundet vetëm të përmirësohet, pasi është e ndërtuar mbi themele të shëndosha, Berardi? Për një si ai, duhet gjithmonë të gjesh një vend”,- tha trajneri i cili pranoi se nuk i kishte mbetur peng që nuk ishte pikërisht ai emri i përzgjedhur nga Federata Italiane.

“Ndonjë peng? Jam realist, duhej të shkonte kështu. Por ishte një nder të gjendesha mes kandidatëve”./PanoramaSport/


Ljubjanë, Rama në konferencë me homologun slloven, dakord për bashkëpunim

Kryeministri Edi Rama dhe mikpritësi i tij slloven, homologu Miro Cerar ranë dakord në takimin e së hënës që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë shumë të mirë dhe në zhvillim të mëtejshëm, siç njoftojnë mediat sllovene.

Ata ranë dakord se ka ende shumë potencial në bashkëpunimin ekonomik dhe se dy vendet do t’i kushtojnë vëmendje të veçantë të rinjve.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bled në Slloveni që zhvillohet nga data 5 deri më 7 shtator. Në orën 11:00 ai dhanjë konferencë shtypi të përbashkët me kryeministrin slloven Miro Cerar.

Hapja e Forumit Strategjik të Bled bëhet sot në orën 16:00 -17:00 në “Bled Festival Hall” dhe më pas, në orën 17:00 deri në 19:00 do të mblidhet paneli i krerëve të shteteve.

Në këtë panel ku janë parashikuar të mbajnë fjalim, katër liderë, është edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Tre liderët që do të flasin të parët janë: Kryetari i Senatit të Kanadasë, George Furey; Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

I përvitshmi, Forumi Strategjik i Bled, një konferencë udhëheqësish në Evropën Qëndrore dhe Juglindore, siguron një platformë të nevojshme të nivelit të lartë për të diskutuar çështje globale dhe rajonale më të ngutshme.

Duke mbledhur mbi 500 pjesëmarrës, përfshirë krerët e shteteve dhe qeverive, ministra, diplomatë dhe përfaqësues të sferës së biznesit, studiues dhe media nga e gjithë bota, Forumi ofron gjithashtu një mundësi unike për takime multilaterale dhe bilaterale me palë të ineteresuara si dhe një mundësi për krijimin e rrjeteve ndërmjet liderëve të politikës dhe të biznesit të ditëve të sotme.

Forumi Strategjik i Bled për Biznesin afron platformën për bashkëpunimin ndërmjet sektorit publik dhe privat si dhe një gamë të larmishme temash dhe diskutimesh mbi mundësitë e biznesit dhe bashkëpunimin ekonomik, në interes të biznesit slloven, europian dhe botëror.


Video+18/ Tiranë, plaku e nxjerr në mes të rrugës... terrorizohen kalimtarët

Të gjithë e mbajnë mend kreun e bashkisë së Tiranës, i cili paralajmëroi se të gjithë ata që kapen duke urinuar në ambiente publike do të gjobiten, apo sloganin “Nëse ia bën Tiranës, Tirana ta bën pas”.

Këtë herë është publikuar një video, në të cilën duket një burrë duke urinuar në mes të Tiranës.

Ai nxjerr organin e tij gjenital dhe pa iu dridhur qerpiku, vetëm duke u munduar të fshihet pas një peme, urinon.

Është një situatë e sikletshme që ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të “Rrugës së Burgut” dhe që u ka bërë përshtypje kalimtarëve./JOQ/

Nga “El Chapo” tek Pablo Eskobar, 5 bosët më të mëdhenj të drogës


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   285   286   287   288   289   290   291   292   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish