Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Ky është shkrimi i plotë i Jul Dedës në Facebook



Download 6,39 Mb.
bet291/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   287   288   289   290   291   292   293   294   ...   352

Ky është shkrimi i plotë i Jul Dedës në Facebook:
Fotogaleri/ Në banjo të tilla të vjen keq të kryesh nevojat....

Njeriu në tualet kalon një pjesë të mirë të jetës së tij. Banjot janë një nga pjesët më të rëndësishme jo vetëm të një shtepi, por edhe të të gjitha llojeve të ndërtesave publike.

Por sot përveç komoditetit dhe prakticitetit, një vëmendje të madhe po i kushtohet edhe dizajnit të banjove për sa më shumë rehati.

Të tilla janë edhe këto banjo të mahnitshme të cilat janë të veshura me dizajne 3d.

Shikoni fotot:
Foto-Video+16/ Vajza habit njerëzit në rrugë, e tradhtojnë streçet

Unë nuk e besoj se kjo vajzë nuk e di që streçet e saj janë shumë të tejdukshme. Por, realisht nuk më intereson kjo pjesë, ashtu si çdo djalë ndoshta do e ndiqja me sy.

Askujt nuk i intereson emri i saj, mjafton të shikojnë mënyrën e veshjes dhe "pantallonat" që veç të tilla nuk mund të quhen.

Mediat e huaja kanë postuar këtë video, që tregojnë veshjen e kësaj vajze gjatë ditës, me të cilën ka bërë të kthejnë kokën shumë persona.

Sipas saj, në kohën që ka dalë nga shtëpia, nuk e ka vënë re se streçet e saj ishin kaq të tejdukshme duke nxjerrë në dritë edhe të brendshmet, por kjo duke parë videon vështirë të besohet.
Foto/ Ja çfarë do të bëjë Ferrari për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti

Tëmeti që tronditi Italinë pak ditë më parë duke shkaktuar një numër të madh viktimash, ka bërë që të solidarizohen dhjetra biznese në botë, ku mes tyre është dhe kompania e prodhimit të makinave në Itali “Ferrari”.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë Sergio Marchionne në Maranellu, se Ferrari do të rrisë prodhimin e ekzemplarëve të sa nga 499 në 500.

Dhe makinën do ta nxjerrë në ankand dhe të gjitha paratë do të shkpojnë për familjet e prekura nga tërmeti i cili pati një magnitudë 6.2 ballë.

Por kjo nuk është hera e parë që Ferrari tejkalon numrin e modelit të kufizuar të veturave. Në fakt kompania kishte prodhuar ekzemplarin e 400 të modelit Enzo për papën John Paul II.

Kjo veturë më vonë i ishte shitur një koleksionuesi Amerikan dhe mjetet e grumbulluara ishin dhuruar për ndihma humanitare. Kjo veturë

Enzo u bë modeli më me vlerë në botë duke u shitur për 6.05 milion USD vitin e kaluar.

Tërmeti i javës së shkuar në Itali vrau gati 250 njerëz, u lënduan mijëra të tjerë dhe një qytet i vogël u shkatërrua i tëri.


Arrestohen gjashtë serbë të Bosnjës, të dyshuar për krime lufte
Gjashtë serbë, pjesëtarë të ushtrisë dhe Policisë, janë arrestuar sot me dyshimin se kanë kryer krime lufte në Bosnjë.

Siç thuhet, serbët e Bosnjës janë arrestuar për shkak të vrasjes të së paku 60 civilëve në mesin e tyre edhe 11 fëmijë.

Sipas agjencisë Hina, janë arrestuar Branko Joviq (59), Milomir Milosheviq (55), Nenad Vukotiq (53), Nikola Loshiq (51) dhe Dejan Milanoviq (70) derisa i dyshuari i gjashtë Radomir Pantiq është arrestuar pas seancës gjyqësore ku po akuzohen për pjesëmarrje në gjenocidin ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, shkruan Kosovapress.

Sipas agjencive boshnjake të lajmeve, Prokuroria e Bosnjës të arrestuarit i ngarkon për krime lufte të kryera në pranverën e vitit 1992 në vendin e quajtur Zakoplaca jo larg Srebrenicës.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë së Bosnjës, civilët një ditë pas masakrës janë varrosur në varreza masive dhe janë zbuluar dhe ekshumuar në vitin 2004.

Aty janë gjetur mbetjet e 54 viktimave derisa për mbetjet tjera hetimet ende janë duke vazhduar./Gazeta Express/



Foto-Video/ Beyonce, një shkatërruese makinash
Ishte një nga kapitujt më mbresëlënës nga “Lemonade” dhe për të festuar ditëlindjen e saj të 35, Beyonce publikoi më në fund videoklipin e këngës “Hold Up”.

Në këtë klip, Beyonce shihet duke shkatërruar tërësisht një makinë.

Javën e kaluar, Beyonce mbizotëroi mbrëmjen e MTV Video Music Aëards, ku rrëmbeu 4 çmime, përfshirë dhe atë prestigjoz të videos më të mirë të vitit për këngën e saj “Formation”.

Jo vetëm që pushtoi mbrëmjen me marrjen e çmimeve të mëdha, por për 16 minuta këngëtarja e ngriu kohën në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut, ku kërceu, këndoi e në një moment shpërthimi theu dhe një telekamerë me një shkop bejsbolli.



Foto-Video/ Aksidentohet makina e Putin, 1 i vdekur

Mediat ruse gjatë ditës së sotme kanë raportuar se makina e presidentit, Vladimir Putin, është përplasur në një aksident tragjik.

Në raport thuhet se, nga ky aksident ka gjetur vdekjen e menjëhershme shoferi personal i Putin, ndërsa theksohet se, në këtë moment kreu i shtetit nuk ka qenë i pranishëm në makinë.

Pamjet tregojnë momentin ku edhe ka ndodhur ngjarja në kryeqytetin rus, Moskën. Policia është duke hetuar rrethanat e ngjarjes. Kurse raportohet se viktima ishte rreth të 40-ave.


Rivlerësimi i banesave/ Kujdes! Mund të paguani më shumë taksa
Qeveria rihapi më 1 shtator procesin e rivlerësimit të banesave. Qytetarët do të paguajnë vetëm 2% të diferencës mes çmimit të blerjes dhe çmimit të shitjes së pronës, nëse do ta shesin atë. Përpara hapjes së procesit, taksa ishte 15 përqind e diferencës.

Ministria e Financave shpjegoi se, ulja e taksës bëhej për t’u dhënë mundësi qytetarëve që t’i regjistrojnë pronat me vlerën reale.

Në thelb procesi ka rritjen e çmimit të pronës me qëllim që kur ajo të shitet, qytetarët të mos paguajnë 15 përqindëshin e diferencës (nëse një pronë është regjistruar me çmimin 50 mijë euro, por shitet për 100 mijë euro, taksa do të jetë 7 mijë euro).

Por pas kësaj nisme “në ndihmë të qytetarëve” duket se fshihet një qëllim tjetër.

Rivlerësimi i banesave mund të ndikojë në rritjen e taksave, të cilat parashikohet të mblidhen në bazë të çmimit të rivlerësuar, pra vlerës së regjistruar të pronës.

Kështu, me rritjen e çmimit të banesave, do të rriten edhe taksat.

Aktualisht taksa e banesës paguhet për çdo metër katror. Por FMN ka kërkuar që taksa të paguhet në bazë të vlerës që ka prona: Filozofia është e thjeshtë: një metër katror në qëndër të Tiranës nuk mund të taksohet njësoj me një metër katror në periferi.

Protestë kundër Ramës në stadiumin e Shkodrës... dhe një konstatim për Blendi Çuçin
Replika e para disa ditëve në Patos e kryeministrit Rama me një banor që po i ankohej, nuk është pritur mirë dhe ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe media.

Ndërkohë sot në stadiumin e Shkodrës gjatë ndeshjes Shqipëri-Maqedoni, disa të rinj mbanin në duar një banderolë si përgjigje ndaj deklaratave të Ramës.

Në banderolë shkruhej: “Edi, gruaja e Çuçit është heroinë që të ka duruar ty”, ndërsa rreth portretit të Ramës ishte vendosur edhe simbole komuniste si drapri, çekani dhe ylli.

Protestuesit i referohen kështu Delina Ficos, ish-partnerja e kryeministrit Rama, e cila aktualisht është bashkëshortja e Bledi Çuçit, ministrit të Pushtetit Vendor.

“Lapsi.al” sjell foto dhe video nga ky moment në stadiumin “Loro Boriçi”.

Ditë më parë në Zharës të Patosit, për të shmangur ndërhyrjet e një qytetari, kryeministri i është i drejtuar me fjalët: “Më fal, gruan mirë e ke. E di pse po pyes. Gruaja jote duhej shpallur heroinë që të duron ty. Bëji shumë të fala dhe ta mbash në majë të kohës që të duron ty. Sakrificë e madhe”.


Si të bëheni më inteligjentë duke u relaksuar

Jo vetëm ushtrime fizike. Truri ynë ka gjithashtu nevojë të stërvitet rregullisht.

Mënyra më e mirë për të zhvilluar memorien, aftësitë e përqendrimit dhe vullnetin është të nisim të mësojmë diçka të re.

Por, sigurisht të gjesh kohë çdo ditë nuk është gjithmonë e lehtë.

Ja se si mund të përmirësoni aftësitë tuaja mendore e të relaksoheni në të njëjtën kohë:

1-Në vend të shihni televizor, lexoni një libër (Zhvillon imagjinatën)


2-Luani lojëra në kompjuter (Përmirëson mendimin taktik dhe strategjik)

3-Niseni ditën me një gotë me ujë (Përmirëson shpejtësinë e punës)

4-Shihni filma në gjuhën e tyre origjinale (Përmirëson fleksibitetin mendor dhe njohurinë mbi gjuhët e huaja)

5-Pushoni dhe pini një filxhan me çaj jeshil (Zhvillon përqendrimin)

6-Bëni një gjumë të shkurtër gjatë ditës (Përmirëson përqendrimin dhe vëmendjen)

7-Kaloni kohë me njerëz që janë më të zgjuar se ju (Zgjeron këndvështrimin e botës)

8-Përfshihuni në debate e diskutime me të tjerët (Zhvillon mendimin logjik dhe aftësinë për të dhënë argumente racionale)

9-Bëni një shëtitje në ajër të pastër (Përmirëson produktivitetin tuaj)

10-Shkruajini mendimet dhe idetë tuaja në një ditar (Zhvillon kreativitetin tuaj).

Mos i lini fëmijët të ulen kështu, ja çfarë rrezikojnë...

Pozicioni “W”, është një nga pozicionet më të zakonshme të uljes së fëmijëve.

Fëmijët mund të kalojnë orë të tëra duke qëndruar ulur kështu ndërsa luajnë, por nëse fëmija juaj e bën këtë, ndalojeni menjëherë.

Ulja në pozicionin “W” nuk rekomandohet për askënd, pasi mund të çojë në probleme ortopedike.

Ky pozicion mund të ndikojë në dislokim të ijëve të fëmijëve, dhe nëse në familjen tuaj ka histori të displasisë së ijës, ulja në këtë pozicion duhet të shmanget.

Nëse fëmija ka ngushtësim të muskujve, ky pozicion do ta përkeqësojë atë. Gjithashtu ky qëndrim dëmton ijët, thembrat dhe gjunjët.



Ndeshja Shqipëri-Maqedoni, partia maqedonase kërkon dënimin e tifozëve shqiptarë, ja përse...

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë ka reaguar për ndeshjen e futbollit në mes të Shqipërisë dhe Maqedonisë, ndeshje e cila u anulua për shkak të motit të keq, për të përfunduar sot, me rezultatin 2 me 1 në favor të Shqipërisë.

Përmes këtij reagimi, LSDM-ja dënon ashpër fërshëllimin e himnit të Maqedonisë nga tifozët në stadiumin ”Loro Boriçi” në Shkodër.

Kjo parti pret që fërshllimat e tifozëve shqiptarë të ndëshkohen nga Federata e Futbollit të Shqipërisë dhe nga UEFA.

LSDM-ja apelon për respekt, solidaritet dhe “fair play”, duke theksuar se ndeshjet sportive duhet të mbeten fushë për nxitje të miqësisë.

Foto/ Flet një zhigolo, ja çfarë duan femrat në shtrat...

Kur vjen puna te ajo se çfarë duan gratë në shtrat, shumë burra nuk ia kanë haberin.

Sidoqoftë për Ryan James, një burrë, i cili punon si escort për gratë, është punë e tij, që të dijë si t’i kënaqë ato nën çarçafë, shkruan “Daily Mail”.

Një natë me të kushton nga 400- 6000 dollarë, në varësi nga shërbimi që ai jep.

Sidoqoftë, ndryshe nga si i shohin burrat gratë escortë, ai ka thënë se gratë nuk janë të fokusuara vetëm tek seksi, kur rezervojnë një burrë për në fundjavë.

Ai ka thënë se, burrat janë të interesuar për shërbime seksuale, ndërsa për gratë thotë se janë të interesuara për seks, mirëpo më shumë u pëlqen të flasin.



Video/ Veprimi më i pështirë që mund të keni hasur në një supermarket, kjo grua i ka kaluar të gjitha limitet

Kohët e fundit janë shtuar rastet kur njerëzit shkojnë në supermarket, apo në dyqane të ndryshme dhe vjedhin sende e orendi. Nuk kanë qenë as të pakta rastet kur meshkuj apo femra, duke menduar se nuk i shikon njeri, kryejnë nevojat personale në ambiente publike.

Por një rast i tillë, i kombinimit të këtyre dy të sipërpërmendurave, nuk ishte parë ndonjëherë. Kjo grua që shikoni në video duket se ka një hall të madh, të cilin e ka zgjidhur në mënyrë origjinale.

Ajo nuk është shqetësuar nga prania e të tjerëve në supermarket dhe ka hequr mbathjet e ka kryer nevojat e saj personale në një prej frigoriferëve, pranë produkteve.

Videoja nuk është regjistruar në Shqipëri. Ajo është publikuar nga mediat e huaja dhe po bëhet “hit” në internet.

Video/ Gazetarja seksi feston fitoren me Balajn dhe Roshin
Ajo është një nga gazetaret simpatike të ekranit. Për më tepër që lëviz në një terren mashkullor siç është sporti dhe në veçanti futbolli.

Gazetarja Ilda Bejleri ka zënë shpesh herë hapësirat e mediave rozë për lidhje të saj (ende të pakonfirmuara) me futbollistë shqiptarë.

Këtë herë ajo ka nxjerrë vetë një moment interesant nga festa me dy lojtarë të kombëtares, Bekim Balajn dhe Odise Roshin, që këndojnë duke festuar fitoren ndaj Maqedonisë në Shkodër.

Video/ Tiranë, çifti i ‘skifterave’ vjedh në një dyqan, ajo çfarë harrojnë i merr më qafë

Një vjedhje në dukje spektakulare ka ndodhur ditën e sotme në një dyqan në Medrese. Një çift bashkëshortësh në bashkëpunim thuajse perfekt me njëri-tjetrin kanë vjedhur një telefon që mesa duket i përkiste pronarit të dyqanit të rrobave në tregun e Medresesë në Tiranë.

Por, çifti i skifterave nuk janë treguar shumë të zgjuar. Ata kanë harruar që në dyqan mund të kishte edhe kamera dhe çdo gjë e tyre do të pasqyrohej.

Pronari i dyqanit e ka dërguar videon pranë nesh si dhe ka thënë që kjo video ka shkuar edhe në polici. "Nuk mund ta pranoj, u bëj shërbim si klientë e ata vijnë e më vjedhin",- ka thënë ai për “Jetaoshqef.al”.



Gruaja zhduket në mënyrë të mistershme, biznesmeni italian zbulon të vërtetën në Instagram

Biznesmeni italian Gianluca Cervara ka bërë një zbulim që nuk ia merrte kurrë mendja gjatë kohëve të fundit. Ai ishte martuar me “Miss Ukrainën”, e cila ishte shpallur e zhdukur që prej 1 korrikut të këtij viti.

Vetëm përmes Instagramit italiani arriti të zbulonte misterin e zhdukjes së bashkëshortes së tij, e cila i kishte thënë: “Po dal të marr pak ajër të pastër” dhe nuk është bërë më e gjallë. Me sa duket, ajo është larguar nga partneri i saj, i krimbur në para, dhe ka nisur jetë të re në New York.

Ai nuk dinte asgjë deri në momentin që pa një foto në Instagram të bukuroshes, e cila kishte nisur një karrierë si aktore në Nju Jork, nën shoqërinë e disa mikeshave dhe një burri tjetër.

Mesa duket, modelja Anna Zayachkivska la modelingun dhe u largua krejt spontanisht: me një telefon celular, 6 mijë euro kesh dhe dokumentet e saj.

Avokatja e sipërmarrësit, Laura Cossar, tha për mediat italiane: “Nga mesazhet e tyre dhe prova të tjera, çifti shkonte shumë mirë. Gjesti i gruas është vërtet i pashpjegueshëm”.




07/09/2016/.......................................

Vizita e Blair në 2012-n, nën hetim miku i Ramës, ish-kryeministri Viktor Ponta

Ish-kryeministri i Rumanisë, Victor Ponta është vënë nën hetim në lidhje me një financim korruptiv lidhur me një vizitë të Tony Blair në vitin 2012. Prokurorët e kanë marrë në pyetje Ponta-n të martën në lidhje me akuzat se ai ka përdorur autoritetin e tij si lider të Partisë Socialdemokrate për të bindur ish-kryeministrin britanik për të vizituar Rumaninë.

Ata e akuzojnë atë se i ka ofruar Sebastian Ghita-s, një biznesmen lokal, një vend në parlament në këmbim të pagesës prej 220 mijë eurosh për të mbuluar shpenzimet e vizitës së një politikani të nivelit të lartë. Ghita i tha agjencisë së lajmeve Mediafax se ky politikan ishte Tony Blair.

Prokurorët thanë se Ponta e kishte rregulluar vizitën që ajo dukej sikur ishte iniciuar dhe organizuar nga grupe jo-politike dhe se ai ka përfituar nga mbulimin e shtypit të vizitës.

Zyra e Blair tha se, ishte kontaktuar nga Fondacioni Multimedia për Demokraci Lokale për të mbajtur një fjalim dhe se kontakti u bë nëpërmjet një shoqate amerikane, Qendra për Progresin Amerikan. Blair kishte përfituar një tarifë të konsiderueshme për të dhënë një leksion mbi të ardhmen e Evropës dhe paratë kishin kaluar të gjitha në një nga shoqatat e tij të bamirësisë.

Në këmbim të sponsorizimit të vizitës, Ponta, i cili ka qenë kryeministër nga viti 2012 deri në 2015, thuhet se e ka promovuar biznesmenin Ghita brenda partisë duke e ndihmuar të fitojë një vend në parlament, për një mandate 4-vjeçar. Ponta dhe Ghita i mohuan që të dy akuzat.

pontaBlair nuk është nën hetim për ndonjë krim, -tha një zëdhënës i grupit të prokurorëve që po hetojnë çështjen, – dhe se ai nuk ishte në dijeni të prapaskenave të vizitës së tij, raporton gazeta britanike The Guardian, shkrimin e së cilës Lapsi.al po e sjell të plotë.

Ponta po hetohet për përdorim të autoritetit të tij për të përfituar para, mallra ose përfitime të tjera të paligjshme dhe si bashkëpunëtor në pastrimin e parave


Prokurorët e vunë ish –kryeministrin Ponta nën kontroll gjyqësor – një masë e ngjashme me ndjekjen në gjedje të lirë – që do të thotë se ai duhet të njoftojë prokurorët, duhet të marrë leje për t’u larguar nga vendi, nuk mund të flasë publikisht për hetimin ose të bëjë komente publike rreth prokurorëve.

Ponta është aktualisht në gjyq për një rast tjetër korrupsioni që rrjedh nga puna si avokat që ai ka bërë nga viti 2007 deri në 2008. Ai i ka mohuar akuzat.

Ponta u bë kryeministër në vitin 2012. Ai dha dorëheqjen në vitin 2015 përballë protestave masive që shpërthyen pas një zjarri që ra në një klub nate dhe që vrau më shumë se 30 njerëz dhe shtoi dyshimet për korrupsion. Në atë kohë ai sapo ishte akuzuar për korrupsion për aktivitete të kryera përpara se të bëhej kryeministër. Akuzat janë për falsifikim dokumentesh zyrtarë, evasion fiscal dhe pastrim parash.

Në Shqipëri, emri i ish–kryeministrit rumun, Victor Ponta, është lidhur disa herë me atë të kryeministrit Rama nga paraardhësi i tij në qeveri, Sali Berisha.

Ponta e ka vizituar zyrtarisht Shqipërinë dhe është pritur nga Rama, ndërsa Berisha e ka akuzuar edhe për takime sekrete të zhvilluara mes tyre, në prani të deputetit socialist Taulant Balla. Edhe kryeministri Rama është pritur gjithashtu në vizitë zyrtare në Bukuresht. Më 1 mars të vitit 2015, në një konferencë të përbashkët për shtyp, ata e vunë theksin jo vetëm tek miqësia mes dy vendeve, por edhe tek miqësia personale.
[Kryeministri rumun Victor Ponta:

Mirëdita!


Do të doja dhe njëherë t’i uroja mirëseardhjen Kryeministrit të Shqipërisë, zotit Edi Rama. Mund të them se është një mik shumë i ngushtë i imi. Është gjithashtu një partner në të gjitha projektet që Rumania dhe Shqipëria kanë ndërmarrë për të ardhmen.

Kryeministri Edi Rama:

Shumë faleminderit i dashur miku im Victor!]



Edhe emri i Tony Blair është lidhur disa herë me kryeministrin Rama nga mediat britanike, në lidhje faturën financiare për këshillat që ai i jep qeverisë shqiptare.

Kryeministri Rama ka sqaruar se Blair nuk paguhet nga buxheti i shtetit.

Por ardhja e kompanisë britanike Croen Agents në Shqipëri u përfol se kishte lidhje direkte me marrëdhënien Rama-Blair. Mediat në Britaninë e Madhe kanë lidhur me qeverinë shqiptare edhe emrin e bashkëshortes së ish-kryeministrit Britanik.

Cherie Blair u pagua nga qeveria shqiptare afro 500 mijë euro për konsulencën në lidhje me arbitrazhin me kompaninë Rapiscan.
Vdes gjatë luftimeve kundër ISIS-it “Angelina Jolie” e Kurdistanit

Një luftëtare e quajtur “Angelina Jolie e Kurdistanit”, për shkak të ngjashmërisë me yllin e Hollywood-it, ka vdekur ndërsa luftonte me ISIS-in, shkruan “DailyMail”.

Asia Ramazan Antar ishte në radhët e njësive të femrave të grupit të “Grave Mbrojtëse”, derisa grupi kurd ishte ndeshur me ISIS-in pranë kufirit të Sirisë me Turqinë.

Por raportet kanë bërë të ditur se 22 vjeçarja është vrarë në një përleshje të ashpër me rrjetin terrorist në veri të Sirisë.


Foto/ Pamje spektakolare, ja si u shemb sot një nga ndërtesat më të larta të Britanisë

Një nga ndërtesat më të larta në Britanisë, oxhaku i stacionit energjetik në Kent u shemb sot live.

Kjo ngjarje është konsideruar si spektakolare dhe ishin të shumtë njerëzit që po e shikonin atë.

Shembja e kullave është bërë nga dy eksperte, raporton “CNN”.

Njerëzit që po e vështronin thanë se, ishte spektkolare ajo që po ndodhte para syve të tyre.
Video/ Kim Joung-un publikon pamjet nga lëshimi i raketave balistike në Korenë e Veriut

Kim Joung-un ka bërë publike pamjet e testimeve të armëve bërthamorë gjatë periudhës kohëve të fundit.

Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut, publikoi një video nga lëshimi i raketave balistike, pamje të bëra publike pas paralajmërimeve të SHBA-së.

Theksojmë se testimi i fundit ndodhi gjatë samit të “G20” ku Kim Jong-un lëshoi 3 raketa balistike.

Kjo ishte hera e 10 që Koreja e Veriut lëshon raketa brenda 2016-ës.

Hila: Operacioni “Fundi i marrëzisë” ishte fillimi i “çmendurisë rilindëse”

“Fundi i marrëzisë” apo “fillimi i çmendurisë” rilindëse? Këtë pyetje shtron analisti Dritan Hila, në një shënim të shkurtër në profilin e tij në Facebook.

Komenti i Hilës ka ardhur pas zhvillimeve të fundit që janë duke u bërë në vend.

Ai operacioni kundër lojërave të fatit, ‘Fundi marrëzisë’, si mbaroi? Apo ishte fillimi i operacionit rilindas ‘Fillimi i çmendurisë’?”,- shkruan Hila në Facebook.




Projektligji i ri, peshkimi do të bëhet me tender

Një projektligj i ri për Akuakulturën ka mbërritur në Kuvend dhe në themel të tij është disiplinimi i sektorit të peshkimit. Sipas relacionit shoqërues baza e re ligjore merr në konsideratë zonimin paraprak të territorit tokësor dhe ujor të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar llojin e akuakulturës mbi bazën e specieve si dhe kapacitetet e secilës zonë.

Projektligji parashikon që më pas zonat e përcaktuara i nënshtrohen konkurrimit publik, për mënyrën më të mirë të zhvillimit të akuakulturës. Nga konkurrimi publik, përjashtohen ato zona që janë në pronësi private, që mund të jenë të përfshira si zona ku zhvillimi i akuakulturës është prioritar.

Ministria e Bujqësisë ka argumentuar se në këtë mënyrë do të konkurrojnë projektet më të mira për një zhvillim të përgjegjshëm të akuakulturës.

Ndarja në zona do të bazohet mbi të dhënat e disponueshme, traditën, speciet me interes ekonomik, kushtet klimaterike të vetë zonës, përmirësimet dhe arritjet teknologjike bashkëkohore etj.

Me përfundimin e këtij klasifikimi paraprak fillon një proces konsultimesh që kanë interesa në secilën zonë, duke filluar nga institucionet qendrore te ato vendore, përfshirë grupet e interesit, shoqatat e ndryshme në fushën e peshkimit apo të mjedisit etj.

Nga kjo hartë paraprake, mbi bazën e diskutimeve ndërmjet palëve do të hiqen ato zona ku prioritet janë aktivitete të tjera, përveç akuakulturës, si zona të mbrojtura, të zhvillimit të peshkimit, të zhvillimit të turizmit, zhvillimeve portuale, trashëgimisë kulturore etj.

Në fund të tij do të mbeten disa njolla në hartë, në të cilat zhvillimi i akuakulturës është prioritar. Ky planifikim dhe kjo hartë do të miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe më pas bëhet tenderët për shfrytëzimin e këtyre zonave.

Ministria e Bujqësisë sqaron se, ligji i ri i vë fre informalitetit në këtë sektor, pasi cilido që mendonte se mund ta zhvillonte këtë aktivitet në pronat e tij ishte i lirë ta bëjë jashtë çdo monitorimi për llojet, kapacitetet, taksat e paguara etj, shkruan “Monitor”.

“Duke qenë jashtë çdo kontrolli, kjo gjë solli, gjithashtu, mangësi dhe nuk ka asnjë lloj informacioni për sasitë, sëmundjet, kushtet e prodhimit dhe ose tregtimit. Ky projektligj vendos edhe standardet mjedisore në përputhje me legjislacionin në fushën e mjedisit dhe të mbrojtjes së natyrës e biodiversitetit, që kanë të bëjnë me respektimin e kushteve mjedisore gjatë ushtrimit të aktivitetit: shprehet Ministria e Bujqësisë në relacionin shoqërues./Monitor/


Punonjës të “TAP” në protestë, kompania premton zgjidhje
Punonjësit e gazsjellësit “TAP” në Durrës kanë lënë punën mëngjesin e sotëm për të protestuar në Shënvlash. Ulja e pagave dhe moszbatimi i kontratave të punës, është bërë shkak për këtë protestë sipas tyre.

Punonjësit thonë se, i janë drejtuar përfaqësuesve të “TAP”-it për t’i shprehur shqetësimet e tyre.

“Nuk na janë paguar orët jashtë orarit. Jemi punësuar me kontratë 3-mujore. U punësuam me paga 30 mijë lekë në muaj. Muajt e fundit kjo kontratë nuk është respektuar. Për muajin gusht jemi paguar vetëm 200 euro. Përfaqësues të TAP nuk na japin asnjë sqarim”,- u shprehën protestuesit.

Ndërkohë, lidhur me protestën e punëtorëve në Durrës, kompania “TAP” ka reaguar duke thënë se: “TAP është informuar për situatën e krijuar midis kontraktorit Spiecapag dhe punëtorëve të kësaj kompanie. TAP ka marrë garancinë nga Spiecapag që situata me pagesat do të zgjidhet shumë shpejt".


Foto/ Bashkia mbylli dy sheshet kryesore, ja si ishte sot trafiku në Tiranë
Mëngjesin e kësaj të mërkure qindra banorë të Tiranës që lëviznin me autobuzët urbanë ose me makinat personale u bllokuan në qendër. Si të mos mjaftonte ngarkesa e zakonshme e trafikut në ditët me shi, nga sot, sheshi Skënderbej është i bllokuar për makinat.

Bashkia e Tiranës nisi punimet për kthimit e sheshit në pedonale. Problemi është se nga mëngjesi i sotëm, ngërçi i krijuar për lëvizjen e mjeteve në qendër të Tiranës është bërë i pazgjidhshëm.

Rrugët dytësore nuk e përballojnë dot ngarkesën e krijuar. Edhe kur lejohej lëvizja e mjeteve në sheshin Skënderbej, trafiku ishte njësoj i rënduar, Situata bëhet edhe më e rëndë, kur Bashkia e Tiranës, në vend që të gjejë një zgjidhje, i shtohet problemit duke bllokuar edhe rrugë dhe sheshe të tjera.

Dihet tashmë që sheshi Nënë Tereza është bllokuar nga Bashkia dhe trafiku në rrugët dytësore është koklavitur në të gjithë zonën përreth. Më uljen e temperaturave dhe nisjen e shirave bllokimi i sheshit Nënë Tereza ngjan me një kapriço të Erjon Veliajt.

Sheshi e ka humbur të gjithë funksionin e shplodhjes dhe argëtimit për qytetarët, megjithëse një pjesë të mirë aty e zë shërbimi i qofteve dhe birrave.

“Lapsi.al” ka sjellë po ashtu shembuj të tjerë kur punimet e bashkisë kryhen në mes të ditës, duke bllokuar rrugët në arterie të rëndësishme, siç është unaza e qytetit.

Trafiku i rënduar në Tiranë është një rutinë tashmë, në çfarëdo orari të ditës. Duket se të sharat e shoferëve që iu duhet të qëndrojnë çdo ditë në trafik, nuk bëjnë asnjë efekt tek përgjëgjësit e kësaj katrahure./Lapsi.al/
"Po pres një bebush", Ledioni flet për ikjen nga "The Voice"

Një artikull i shpërndarë dje, bazuar në burime brenda Top Channel, foli për ndryshime të mëdha në talent show-n The Voice. Aq sa, krahas trajnerëve të spektaklit, zëvendësimet kanë prekur dhe dhëndrin e familjes trashëgimtare, prezantuesin Ledion Liço.

Lidhur me këtë, 30-vjeçari është prononcuar pë revistën "Who" ku sqaron se roli i tij do të mbetet i pandryshuar të paktën edhe për 2 vitet e ardhshme.

Megjithatë bjondi i ekranit nuk e ka përjashtuar mundësinë e një pause, pasi siç shprehet; "meqë po pres një bebush, mbase ma bëjnë dhe mua si Arbanës”, krahason Ledioni veten me ish-prezantuesen e “Big Brother” e cila iu përkushtua mëmësisë duke u larguar një vit nga televizioni.

Në fakt, Ledioni e ka marrë me shumë seriozitet të bërit prind. Sipas aktivitetit të tij në Instagram, ai e ka kaluar verën duke lexuar manuale për rritjen e bebes.
Çmenduria e Elisa Spiropalit, socialiste “e betuar” deti te torta e vajzës 1 vjeçe

“Po të qenë të gjithë kështu, Stalingradi nuk do të binte! (J.S.)”... Nëse në Asamble, një pjesë e socialistëve vendosën partinë mbi Shqipërinë, për ish-drejtoreshën e Doganave, partia na qenka edhe mbi familjen!

Këtë të paktën na lë të kuptojmë dekori i zgjedhur nga Elisa Spiropali për ditëlindjen e parë të bebushes së saj, Nalta. Ndoshta kjo zgjedhje për të stampuar logon e PS-së tek torta e vajzës së saj, ka lidhje me indoktrinimin që në vogëli të Naltës, ose thjesht, Elisa ka shfrytëzuar një vjetorin e vajzës për t’i bërë qejfin kryetarit të saj.

Edhe bashkëshorti i Elisa Spiropalit e ka ndarë me miqtë e tij në Facebook foton e tortës.

Duket se ideja për t'ia rrënjosur dashurinë për partinë fëmijës nuk ka qenë vetëm e nënës, por e të dy prindërve. “Epo të na rrojë partia!”...

Ja si kanë ndryshuar motrat Vjollca ndër vite... transformimi i Luanës dhe Marinës
Përpara se e madhja të bëhej e dashura e Getoarit dhe Luana të niste muzikën, motrat Vjollca kanë qenë një pjesë e rëndësishme e ekranit të “Top Channel”. Nga velina “Fiksi”, prezantuese “Selecti” e “Top Festi”, Marina dhe Luana i kaluan me rradhë të gjitha emisionet rinore të “Top Channel”.

Ndaj një pjesë e mirë e arkivës së këtij televizioni të ndihmon për të krijuar një imazh të evolucionit të pamjes së tyre.

Ndërhyrjet janë lehtësisht të dukshme; që nga goja deri tek flokët... pavarësisht se të dyja gjithnjë i kanë mohuar! Por këto foto, duket se tregojnë të kundërtën.

Si largohen kriminelët e politikës?


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   287   288   289   290   291   292   293   294   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish