Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet290/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   286   287   288   289   290   291   292   293   ...   352

1. Hoakin “El Chapo” Guzman

Hoakin Arçivaldo Guzman Loera, njeriu që u bë i njohur si “El Chapo” (Shkurtabiqi), sigurisht që duket mëse i zakonshëm:1.68 m i gjatë, mesoburrë, me pamje mesatare. Por imazhi i tij i paspikatur është mashtrues. Guzman është bosi i kartelit Sinaloa, burimi i përqindjes më të madhe të drogës së importuar çdo vit në Shtetet e Bashkuara:kokainë, marijuanë, metamfetaminë dhe heroinë, të gjitha të shpërndara në ngarkesa disa tonëshe nëpërmjet rrjeteve të sofistikuara tokësore dhe ajrore.

Guzman dukej i destinuar të merrej me tregtinë e drogës. Xhaxhai i tij qe një nga kontrabandistët e parë të drogës meksikane, dhe Hoakini i ri u përfshi që herët në biznesin e familjes. Ai u rrit shpejt në përgjegjësi në gjirin e kartelit, teksa zhvillohej lufta shkatërruese për shkak të rivalitetit brenda dhe jashtë kartelit. Në vitin 2006, duke shkelur një pakt mes karteleve, Guzman urdhëroi një atentat që shkaktoi shpërthimin e asaj që do të njihet si Lufta Meksikane e Drogës.

Ky konflikt ndërmjet karteleve ka shkaktuar më shumë se 60.000 të vdekur dhe 12.000 rrëmbime. Gjatë kësaj kohe, Guzman u bë miliarder dhe një nga njerëzit më të fuqishëm në botë. Ai pati probleme me drejtësinë në vitet 1993-2001, kur u arrestua dhe burgos. Por ai krijoi një jetë të rehatshme në burg, me anë të ryshfetit dhe frikësimit, deri në arratisjen e tij (e cila përfshiu korruptimin e 78 njerëzve, dhe i kushtoi më shumë se 2 milionë për ta projektuar dhe vënë në zbatim).

Ndonëse u arrestua sërish në 22 shkurt të vitit 2015, nuk do të kalonte shumë kohë para se “El Chapo” të kryente arratisjen e tij të dytë nga një burg i sigurisë së lartë në 11 korrik të atij viti. Si e realizoi atë? Guzman kaloi nëpër një vrimë të hapur nën dushin e qelisë së tij, dhe u arratis përmes një tuneli një milje të gjatë, që e çoi në një kantier ndërtimi në pjesën e jashtme.

Pas titujve kryesorë në media që e shoqëruan këtë arrati, kandidati republikan për president, Donald Tramp, nuk humbi kohë për të reaguar. “Bosi më i madh i drogës në Meksikës shpëton nga burgu. Korrupsion i pabesueshëm, dhe SHBA-ja po e paguan çmimin. Ju pata thënë se kështu do të ndodhte”- shkroi në rrjetet sociale, duke aluduar për deklaratat e debatueshme mbi emigrantët meksikanë, të cilat ai i ka bërë gjatë nisjes së fushatës së tij presidenciale.

Mendohet se “El Chapo” i është kundërpërgjigjur Donaldit përmes asaj që besohet të jetë llogaria zyrtare e Lordit të Drogës në Tuiter. “Vazhdoni të flisni kështu, dhe unë do t’iu bëj që një ditë të gëlltisni ato pallavra…”. Ndërsa Tramp forcoi sigurinë rreth tij, dhe tha se FBI po heton kërcënimin, “El Chapo” ishte në arrati dhe Meksika ofroi një shpërblim prej 3.8 milionë dollarësh për ata që japin informacione të sakta, që do të çojnë në kapjen e tij.

2. Pablo Eskobar

Nëse dikush mund të cilësohej si përfaqësuesi më domethënës i një “Kingpin-i” (Mbret i Krimit), ai do të qe me siguri Pablo Eskobar. Ndërsa drejtonte Kartelin Medelin në Kolumbi gjatë viteve 1970-1980, taktikat e pamëshirshme të Eskobarit garantuan një fluks të qëndrueshëm të kokainës në Amerikë. Disa burime vlerësojnë se 80 përqind e kokainës importuar në SHBA vinte nga organizata e drejtuar nga Eskobar, rreth 15 ton në ditë në kulmin e saj.

Eskobar u bë një nga njerëzit më të pasur në botë (me një pasuri që vlerësohej në gati 10 miliardë dollarë) përmes eliminimit të rivalëve dhe nxitjen e korrupsionit brenda qeverisë kolumbiane. Zyrtarët që nuk pranonin të korruptohesin kishin shpesh një fund tragjik. Ai vriste politikanë, gjyqtarë, policë dhe gazetarë. Eskobar vendosi një bombë në një avion për të vrarë një kandidat për president; ky i fundit nuk gjendej në bord, ndërsa u vranë 110 njerëz të pafajshëm.

Mendohet që Eskobar të ketë qenë përgjegjës për vdekjen e mbi 4.000 njerëzve. Aktet e terrorit e kthyen përfundimisht opinionin publik kundër tij, pavarësisht përpjekjeve të Eskobarit për të krijuar një imazh pozitiv për veten përmes aktiviteteve bamirëse.

Kur u qëllua për vdekje, ndërsa po u ikte nëpër çati forcave qeveritare, reputacioni i tij ishte ai i trupit të mbushur me vrimat e plumbave. Megjithatë fama mbijetoi edhe pas tij. Pak kohë më parë, Netflix njoftoi planet për të realizuar një seri televizive bazuar në jetën e tij, dhe ku protagonistë janë aktorët Benisio Del Toro dhe Xhon Leguincano.

3. Griselda Blanko

Jo të gjithë mbretërit e krimit janë burra. Një nga “boset” më të pamëshirshme të drogës në të gjitha kohërave ka qenë Griselda Blanko, me nofkën “La madrina” (Kumbara). Blanko qe një nga figurat kryesore të Kartelit Medelin, dhe cilësohej si këshilltarja e ngushtë e Pablo Eskobarit, dhe që në fund do të shndërrohej në armikun e saj.

Ajo filloi të bëhej e famshme përmes dizenjimit të krahëve dhe brezave për të fshehur kokainën që kontrabandohej. Blanko u largua nga Kolumbia në fillim të viteve 1970 dhe u vendos në Kuins në Nju Jork, ku ngriti një rrjet droge në shkallë të gjerë. Në 1975, u vu nën akuzë kur qeveria amerikane zbuloi një dërgesë të madhe kokaine.

Blanko u rrikthye në Kolumbi, por nuk ndenji gjatë dhe shkoi sërish në SHBA, këtë herë në Majami. Në vitet 1980, Blanko e pikturoi Majami me ngjyrë të bardhë dhe të kuqe:e bardhë me kokainë, dhe e kuqe me gjakun e rivalëve të drogës. Një nga metodat e preferuara përfshinte atentatet nga motori. Majami përjetoi një valë krimesh të lidhura me Blankon, duke përfshirë një sulm në një supermarket me një mitraloz.

Blanko urdhëroi 40-250 vrasje, duke përfshirë edhe disa të kryera personalisht (ajo qëlloi një nga bashkëshortët e vet gjatë një sherri mbi një marrëveshje droge). Më në fund Blanko u burgos, por kjo nuk e ndaloi. Nga qelia ajo komplotoi për rrëmbimin e Xhon F. Kenedi Xhunior, përmes një plani që u hodh në erë vetëm falë tradhtisë së një të brendshmi.

Blanko e jetoi me aq enztuziazëm statusin e saj të “Kumbarës”, sa që i vuri emrin Majkëll Korleone djalit të saj më të vogël, sipas personazhit në filmin “Kumbari”. Megjithatë ashtu si Korleone i filmit, do të ketë një fund ironik. Blanko u vra para një dyqani mishi nga një vrasës me motor, një metodë që ajo e kishte përdorur shpesh për të eleminuar armiqtë e vet.



4. Osiel Kardenas Gijen

Ashtui si disa mafiozë, pasja e një pseudonimi të paharrueshëm të ndihmon, nëse synon të bëhej një bos i drogës. Osiel Kardenas Gijen mbante një nofkë të tmerrshme “El Mata Amigos” ose “Vrasësi i shokut”. Ai e fitoi këtë pseudonim duke vrarë mikun e tij Salvador Gomez, i cili ishte pretendent për të marrë kontrollin e Kartelit të Gjirit në vitin 1996.

Eshtë e panevojshme të thuhet se Karteli i Gjirit, pati shpejt një udhëheqëas të ri.

Manuali i Sigurisë Kufitare të SHBA-së e përshkruan Kartelin e Gjirit si “veçanërisht të dhunshëm”, dhe nën udhëheqjen e Kardenasit, ai e zgjeroi ndikimin e tij. Ai joshi ish-anëtarët e pakorruptueshëm të Forcave Specale Meksikane, dhe krijoi një ushtri private mercenare, e cila mbronte interesat dhe zbatonte vullnetin e tij. Kjo ushtri u bë i njohur si Los Zetas (ZS), një grup brutal që ishte më i prirur t’i priste kokën një zyrtari qeveritar sesa ta korruptonte atë.

Me një organizim të tillë në prapavijë, karteli i Kardenasit u shndërrua në një nga organizatat më të fuqishme të trafikut të drogës në botë.

Ai dukej se ishte i pandalshëm, derikur kërcënoi disa agjentë të DEA që strehonin një informator. Fuqia e qeverisë të SHBA-së u provokua, dhe në vitin 2003, Kardenas u kap dhe u ekstradua në Shtetet e Bashkuara, ku ai ndodhet ende në një burg të Teksasit. Prej atëhere “Los Zetas” u larguan nga Karteli i Gjirit, dhe roli i tyre në Luftën Meksikane të Drogs vetëm sa është përshkallëzuar që nga arrestimi i Kardenasit.



5. Frenk Lukas

Edhe pse kryesisht trafikantët e drogës vijnë nga Amerika Qendrore, Shtetet e Bashkuara kanë patur bosët e vet. Ishte Riki Ros, një nga njerëzit që nxiti epideminë e drogave të forta në mesin e viteve 1980; “Niki” Barnes, i njohur si “Zotëria i Paprekshëm” (në fakt nuk qe i tillë); dhe Xhimeker Tompson “Bosja e drogës”.

Por më i njohur ndoshta se gjithë të tjerët është Frenk Lukas, i cili gjatë viteve 1970 shpërndanrte drogën e tij të llojit heroinë “Magjia Blu” në lagjen Harlem të Nju Jorkut. I lindur në Karolinën e Veriut, Lukas shkoi në Nju Jork, dhe shumë shpejt u përfshi në bandën e gangsterit të zonës “Gungaçit” Xhonson. Pasi ky i fundit vdiq, Lukas e pa këtë si një mundësi për t’u zhvendosur në tregtinë e drogës, e cila deri në atë moment qe e dominuar nga mafia italiane.

Duke përdorur kontaktet ushtarake jashtë shtetit, ai krijoi një rrjet të fuqishëm të shpërndarjes së drejtpërdrejtë të drogës nga Azia Juglindore. Kultivoheshin lulëkuqet, përpunoheshin në heroinë dhe transportoheshin me avionë ushtarakë për në SHBA (vetë Lukasi ka pohuar se heroina futej ndonjëherë në arkivolet e ushtarëve që ktheheshin nga Vietnami).

Pastërtia e heroinës, e kombinuar me taktikat e dhunshme të Lukasit ndaj konkurrentëve, si dhe policia e korruptuar e Nju Jorkut në fillim të viteve 1970, bënë që ai të përftonte shpejt miliona dollarë në muaj. Korrupsioni i policisë do të çonte në një hetim të gjerë, që përfundimisht do të vinte nën shenjestër vetë Lukasin. Ai do të burgoset, por më pas u kthye në informator të qeverisë, çka e uli dënimin e tij.

Frenk Lukas humbi të gjithë paratë e fituara, por fitoi lirinë. Historia e tij u rrëfye më vonë nga Hollivudi përmes filmit “Gangsteri Amerikan” me protagonist aktorin Denzel Uashington. Edhe pse filmi nuk është shumë i përpiktë në renditjen e fakteve, dhe disa e kanë akuzuar madje se e bën Lukasin të duket si fisnik, qëndron gjithësesi si një dëshmi e magjepsjes së Amerikës me bosët e vet më të njohur të drogës./bota.al/



Renditja/ Ajo që i favorizon sot maqedonasit në Shkodër
Shqipëria sonte në mbrëmje do të luajë sfidën e parë zyrtare në histori ndaj Maqedonisë, teksa deri më tani janë përballur vetëm në miqësore. Verdhekuqtë kanë një bilanc mjaft pozitiv ndaj kuqezinjve, teksa kanë regjistruar 4 fitore, 3 barazime dhe vetëm 1 humbje.

Gjithsesi gjërat tashmë kanë ndryshuar dhe fakti që Hysaj vlen në merkato sa i gjithë ekipi i Maqedonisë është shumë domethënës.

Përballja e fundit me Maqedonisë ka qenë në nëntorin e vitit 2011 (Prilep), në një duel që u mbyll pa gola.

Ja të gjitha përballjet:

15.11.2011, Prilep: Maqedoni – Shqipëri 0-0

17.11.2010, Korçë: Shqipëri – Maqedoni 0-0

07.02.2007, Tiranë: Shqipëri – Maqedoni 0-1

20.08.2003, Prilep: Maqedoni – Shqipëri 3-1

05.01.2002, Bahrein: Maqedoni – Shqipëri 0-0

26.04.2000, Prilep: Maqedoni – Shqipëri 1-0

10.02.1999, Tiranë: Shqipëri – Maqedoni 2-0

14.05.1994, Tetovë: Maqedoni – Shqipëri 5-1
FIFA lejon katër futbollistët të luajnë me Kosovën, zbardhet formacioni kundër Finlandës
Pas vendimit të FIFA-s, Kosova do të hyjë pothuajse me formacionin më të mirë në ndeshjen kundër Finlandës

Përfaqësuesja e Kosovës gjatë ditës së sotme do të bëjë debutimin historik në kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018” me takimin që do të zhvillohet si mysafirë kundër Finlandës.

Amir Rrahmani, Alban Meha, Milot Rashica dhe kapiteni Samir Ujkani, kanë marrë dritën e gjelbër nga FIFA dhe pritet të startojnë ndaj Finlandës, derisa në dyshim mbeten Valon Berisha dhe Herolind Shala, transmeton “Gazeta Express”.

Kështu mund të duket formacioni i Kosovës pas vendimit të FIFA-s:

Kosova: Ujkani, Perdedaj, Rrahmani, Pnishi , Paqarada; Alushi, Meha (Zejnullahu); Rashica, Celina, Bernard Berisha, Bunjaku (Muriqi)./express/


Ndeshja me Maqedoninë, forcat speciale nisen drejt Shkodrës

Për të ruajtur sigurinë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ku do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, janë nisur nga Tirana i gjithë reparti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, me përjashtim të grupit të gatshëm.

Ndeshje e sotme është e vlefshme për eleminatoret e botërorit 2018.

Ndonëse nuk do të ketë tifozë maqedonas, kjo ndeshje vlerësohet me një ngarkesë të lartë brenda dhe jashtë fushës dhe prandaj nuk përjashtohet mundësia e tensioneve.


Fotografitë më të çmendura të shkrepura në plazhe

Plazhi mbetet destinacioni kryesor i pushimeve verore për pjesën më të madhe të njerëzve. Çplodhje, qetësi dhe mbi të gjitha argëtim.

Këtë të fundit e tregojnë më së miri fotografitë e mëposhtme.

Situata të çuditshme që memorizohen përmes fotove për t’u kthyer në kujtime të paharrueshme.



Foto/ Kujdes nga kjo police seksi në Tiranë, do t’ju shtrirë në tokë

E shikoni këtë police seksi? Fotot e saj janë përhapur gjerësisht në internet ditën e sotme, e ndërsa të shumta janë femrat që kanë nisur të xhelozojnë linjat e saj trupore, nuk janë të paktë meshkujt që kanë nisur të ëndërrojnë arrestimin nga ana e saj.

Duket si një police mjaft joshëse, bionde, me të pasme të kolme e me gjoks disi të fshehur nën jelek, por në të vërtetë është balerinë.

Quhet Armida Basha dhe ka postuar në profilin e saj në Facebook disa foto e veshur me uniformë.

Në realitet bukuroshja është bërë pjesë e një klipi, ku me sa duket ka një rol që i shkon jashtë mase. Vajza studion koreografi e në këto foto mban në dorë një pistoletë dhe fytyrën e ka të mbuluar me kapuç.
Greqi, kapet gomonia me 1 ton kanabis, dyshohet se vinte nga Shqipëria
Policia greke ka kapur rreth 1 ton kanabis që po transportohej me një gomone.

Lënda narkotike u gjet në Mesologji, në afërsi të Patras. Mediat vendase raportojnë se dyshohet që gomonia vinte nga Shqipëria.

Ajo u gjet e braktisur nga trafikantët, sapo u kuptua që po ndiqej nga roja bregdetare greke.

Letra e një nëne për Veliajn: Ja gjendja e kopshtit që përurove, rrezikohen fëmijët

Një nënë nga Tirana i ka drejtuar një letër të hapur kryebashkiakut Erion Veliaj, lidhur me gjendjen e kopshtit nr. 42 në Tiranë, të cilin ai e përuroi para pak kohësh.

“Parketi totalisht i dalë jashtë funksionit, rafte bosh pa libra e pa lodra dhe fëmijë të dëshpëruar që nuk kishin me se të merreshin”,- shprehet qytetarja në letrën e saj adresuar Veliajt, ndërsa e shoqëron reagimin me një foto.

Letra u publikua në facebook, nga faqja “Qytetarët për Parkun”.

Nje leter e hapur per Z. Erion Veliaj nga nje qytetare:

“Pershendetje Z. Veliaj!

E frymezuar nga fushatat dhe PR qe I beni punes suaj, vendosa te regjistroj vajzen ne kopshtin publik nr. 42.

Pyetje: Kjo dyshemeja e care ne te gjtha dhomat nuk besoj te jete pjese e ‘desing’ apo rikonstruktimit – E dini qe perben rrezik per femijet???

Me ato raftet bosh, pa libra, pa lodra, pashe vetem femije te deshperuar qe s’kishin me se te merreshin.

Zhgenjyese – gjithcka shume larg asaj qe ju prezantoni.

Pastaj nuk po flas per buzeqeshjen e munguar te edukatores se eshte ceshtje me vete!

Pune te mbare. A.D”
Foto/ Lamborghini që të lë pa fjalë

Pas paraqitjes së “Centenario Coupé”, “Lamborghini” zbulon versionin e hapur të fundit, publikimi i të cilit në mbledhësit e zjarrtë dhe entuziastë u bë në 2016-n në Monterey Javws së makinave në Kaliforni. Një pasardhës natyror me homologun e tij coupe, “Lamborghini Centenario” Roadster është i kufizuar edhe në 20 njësi në mbarë botën dhe paraqet një ilustrim të vërtetë të angazhimit “Lamborghini” për të përparuar dizajnin e automobilave në lartësi të reja, frymëzuese.

Ikona italiane vazhdon të nderoje njëqind themeluesit e saj dinamik, Ferruccio Lamborghini, me këtë seri të veçantë përkujtimore.

Designers-ave i jeshte dhënë liria për të krijuar një dizajn të hapur që mishëron cilësitë progresive te themeluesit vizionar “Lamborghini” dhe shkëlqen në një mjedis elegant.

Ky nivel Roadster tjetër mishëron një drejtim të ri të projektimit për Lamborghini sipërfaqe te theksuara dhe reflektime të shkëlqyera si “forma përcjell funksionin”.

Silueta Centenario përmban krahe të ulët në pjesën e përparme dhe të pasme duke krijuar një trup të pastër, te ndjeshëm.

“Lamborghini krenohet vetë në kërkim të pandërprerë të eksperimentimit. Ne jemi krenar për të vazhduar potencialin e mëtejshëm Centenario në formën e një biçikletë klasike;.. Harmonia e përkryer në mes të inovacionit dhe dizajnit të përjetshëm.

Kjo arritje unike inxhinierike është një haraç i përshtatshëm për të kaluarën e jashtëzakonshme ‘Lamborghini’ dhe një preview për të ardhmen e saj të shkëlqyer.

Centenario Roadster përfshin karakteristikat avantazh Coupe dhe përfshin lirinë e nje makine te vërtetë sportive për një përvojë të pastër”,- tha Stefano Domenicali, kryeshef ekzekutiv i Automobilave “Lamborghini”.

Foto/ “Shpërthen” modeli shqiptar ndaj femrave shqiptare, ja çfarë thotë për ato greke

Ish i dashuri i “Luzes” së Portokallisë, modeli Klinton Zeqiri, duket se ka kaluar një verë fantastike këtë vit. Pas pushimeve të shumta në jug të vendit, ai ka preferuar të kalojë disa ditë të këndshme në Greqi, ku siç është shprehur vetë në Facebook, diçka i ka bërë mjaft përshtypje.

Në ndryshim nga plazhet shqiptare, ku shikon ferma me taka, me bikini të ekzagjeruara apo edhe me tualet, gjithçka ishte më e thjeshtë dhe më natyrale me femrat greke.

Jo vetëm këto, por ato kanë preferuar të ruajnë bukurinë e freskinë e tyre, duke mos futur substanca të tjera në trup për t’u bërë të përsosura.

Ajo qe me ben me shume pershtypje ne Greqi pervec te tjerave eshte si nuk pash nje femer me "BOTOX" buze,gjoks,vetull,byth! Te gjitha natyrale ka lezet...”,- shkruan modeli Klinton Zeqiri.

Foto/ Durrës, djali poshtëron keq vajzën në sy të njerëzve, po iknin për plazh

Skena të tilla nuk janë të pazakonta për realitetin shqiptar, e aq më tepër për atë të disa viteve më parë, por ndërsa mendojmë se emancipimi i shoqërisë ka ecur me ritme të shpejta, këto pamje tregojnë krejt të kundërtën.

Një çift, i cili ka vendosur të shkojë për të pushuar e për të kaluar një të diel të bukur në plazh në Hamallaj të Durrësit, kanë rënë në sy për keq e u ka bërë përshtypje pushuesve.

Ka qenë një nga të pranishmit në zonën e plazhit ai që ka dërguar fotografinë në redaksinë e “Jetaoshqef.al”, ndërsa duke e cilësuar djalin si “trap që ikte si azgan”, i qan hallin vajzës, e cila ishte e ngarkuar, ndërsa shoqëruesi i saj ikte bosh.

“Pershendetje kjo ndodhi sote ne mengjes diku nga ora 10 ne hamallaj kur ky trapi ikte si azgan dhe ajo e (gjora) ishte e ngarkur ashtu dhe ky bosh. Me pa qe po i beja foto dhe mbuloi koken. Bile i fola i thash cfar ben, por ai sme ktheu përgjigje. Me e bukra eshte se ecen mbi 1 km dhe shkuan nga zona e rrethuar ku rrine cifte”,- shkruan mesazhdërguesi.
Foto/ Një fund i lumtur... për antilopën

Ky është momenti kur një antilopë i shpëtoi dhëmbëve të një krokodili, i cili i kafshoi bishtin, por nuk arriti dot ta tërhiqte nën lumë.

Mijëra antilopa kalojnë lumin Mara që ndan Tanzaninë nga Kenia, për migrimin e stinës. Por, një nga këto antilopa për pak sa nuk e kaloi për herë të fundit lumin, kur një krokodil doli papritmas nga uji dhe i kapi bishtin.

Momenti u kap nga fotografja amatore Corlette Wessels, një nënë nga Johanesburgu i Afrikës së Jugut.

“Antilopat kalojnë në tufë dhe krokodilët nuk sulmojnë kurrë. Ata presin për antilopën më të ngadaltë, që veçohet nga të tjerat. Atëherë sulmojnë. Në këtë rast, antilopa pati fat pasi erdhi një turmë me zebra që hutuan krokodilin, i cili e lëshoi bishtin”,- tregon Corlette.
Foto/ Para dhe pas, ja si i “rënon” pushteti presidentët amerikan
Barack Obama mbushi vetëm dy ditë më parë 55 vjeç. Të jesh president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është padyshim një punë stresuese. Këto foto tregojnë se sa i transformon ky pozicion presidentët që kryejnë detyrën në zyrën më të fuqishme në botë.

1 Barack Obama 2008/2016

2 Abraham Lincoln 1861/1865

3 Franklin D. Roosevelt 1933/1945

4 Harry S. Truman 1945/1953

5 John F. Kennedy 1961/1963

6 Richard Nixon 1969/1973

7 Dwight D. Eisenhower 1953/1961

8 Ronald Reagan 1981/1989

9 Bill Clinton 1993/2001

10 George W. Bush 2001/2008
Foto/ Mercedes-Benz GLC kupe, shikoni çfarë bishe është

Ndërsa Mercedes-Benz sapo e ka prezantuar konceptin e kupesë së re, mësohet se kjo i ka kaluar të gjitha procedurat dhe ka hyrë në prodhim.


Megjithatë, nuk është dhënë asnjë konfirmim nga kompania gjermane, nëse lajmi rreth kupesë “GLC” është i vërtetë. E tëra që dihet, është se si do të duket kjo makinë sportive me dy dyer dhe çfarë fuqie do të ketë.

Në bazë të fotografive, shohim se kemi të bëjmë me një “linjë muskuloze”, pamje të përparme shumë agresive me hapje të mëdha, grill të rrafshët dhe linja shumë të prera.

Kupeja 3.0-litra V6, pritet t’i ketë 367 kuaj fuqi.

Makina sportive, që ka nivel të lartë luksi, do të ketë një transmision automatik me 9 marshe.



06/09/2016/.............................................

Video/ Jepet alarmi, ky ciklon do të përfshijë Shqipërinë sot

Një ciklon i madh, i quajtur Isabel, me reshje të pazakonta shiu, ka përfshirë Italinë dhe pritet të përfshijë këto orë edhe Shqipërinë.

Në video keni mundësi të shikoni një përpunim grafik, të pamjeve që vijnë nga satelitët.


Video/ Shikoni mitralozët vdekjeprurës të ushtrisë amerikane

Kur ata punojnë toka dridhet, një stuhi rëre ngrihet në ajër dhe është e pamundur të mbushesh me frymë për shkak të resë së tymit që çliron baruti.

Këto janë mitralozët e fundit dhe më të sofistikuar të batalionit të artilerisë “325th Airborne Infantry Regiment”, të cilët janë një nga armët më vdekjeprurëse dhe të frikshme për armiqtë.

Video/ Tmer mbi urën e përmbytyr, gruaja filmon 21 krokodilë afër automjeteve

Një grua ka filmuar momentin e tmerrshëm kur një dyzinë me krokodilë vërtiteshin pranë një ure kalimi të përmbytur ndërsa makinat përpiqeshin të kalonin në anën tjetër.

Kristi Moseley dhe djali i saj Eli ndodheshin në zonën famëkeqe të krokodilëve në kufi të Parkut Kombëtar Kakadu të Australisë, të dielën që lamë pas.

Sipas Moseley, ajo ka numëruar rreth 21 krokodilë rreth 3-4 metra të gjatë përgjatë urës së cekët, raporton “NT News”.

“Unë kam qenë për shumë kohë në Cahills, por nuk e kisha parë kurrë këtë”,- është shprehur ajo për “Daily Mail Australia”.

Shumica e automjeteve e patën të vështirë të kalonin për shkak të sasisë së madhe të ujit mbi urë.


Fotolajm/ Shkon të blejë bukë në dyqan, vajza ngel e shtangur nga 2 qind lekëshi që i kthen shitësi

Mënyrat e ngacmimit të një vajze janë aq të shumta, sa thua me vete çdo ditë lind një metodë e re. Një vajzë ditën e sotme në Tiranë është përballur me një situatë të çuditshme dhe në fakt ka ngelur e habitur nga sjellja e shitësit që ishte djalë i ri.

Në kusurin që ai i ka kthyer vajzës, pra në kartmonedhën dyqind lekëshe, ai kishte shënuar emrin dhe numrin e tij të telefonit.

"Përshëndetje JOQ, shiheni ç'më ka rastisur sot, mesa duket paska akoma njerëz të tillë. Kam ngelur e shtangur për Zotin. Pse kështu ngacmohet një femër",- ka shkruar vajza.

Epo mirë e ka, pse more çun kështu i ngacmon të gjitha vajzat ti...?


Fotolajm/ Veprimi i këtij efektivi të policisë, duhet të bëjë krenar çdo shqiptar

Një foto e kapur gjatë momenteve të këndimit të himnit kombëtar shqiptar pak moment përpara fillimit të ndeshjes Shqipëri-Maqedoni, tregon më së miri patriotizmin dhe integritetin e lartë të efektivëve të policies shqiptare.

Ky pjesetar i forcave policore ka nderuar më së miri veten e tij dhe gjithë kombin. Bravo!

Fitore, përfundon 2-1 ndeshja Shqipëri-Maqedoni

Bekim Balaj ka shënuar golin e avantazhin në pjesën e mbetur në ndeshjes Shqipëri-Maqedoni që po luhet në Loro Boriçi.

Goli u shënua nëpërmjet një goditje dënimi.

Shqipëria arriti të marrë 3 pikët e para në kualifikueset e Botërorit.


Fitorja me Maqedoninë, kapiteni Agolli: Ishin 15 minuta të vështira

Kapiteni i Shqipërisë, Ansi Agolli është shprehur shumë i lumtur për fitoren e ndeshjes me Maqedoninë. Duke folur për median, Agolli i shpreh se ishte një 15 minutësh shumë i vështirë.

“Ishte një 15 minutësh shumë i vështirë, sidomos nga ana psikologjike. Megjithatë fituam.

Bëmë një pjesë të parë më të mirë, duhej ta kishim mbyllur që në pjesën e parë. Sot kemi dhënë më shumë.

Ishte pak më e vështirë për tu karikuar skuadra dhe falë Zotit fituam edhe një gol”,- u shpreh Agolli.
Foto+18/ (Zh)Veshjet më të komentuara e më të bujshme të 2016-s

Periudha e verës sidomos ka qenë e mbushur plotë me veshje e zhveshje!

Marrim rastin e zhveshjeve, këto janë ato më me nam!

Dëshironi Wi-Fi më të shpejtë? Ja çfarë duhet të bëni...

Foto/ Nicki Minaj është shtatzënë?

I dashuri i Nicki Minaj, Meek Mill, ka befasuar fansat me postimin e tij të fundit në instagram.

Reperi ka postuar një foto të të dashurës së tij e cila duket me bark të fryrë, dhe ka shkruar “Armiqtë do të thonë se është e fotoshopuar”.

Kjo foto vjen vetëm një javë pasi këngëtarja 33 vjeçare performoi hitin “Sode to Side” me Ariana Grande në VMA – dhe nuk u dallua asnjë shenjë e shtatzënisë.



De Biasi: Kam fjetur pak mbrëmë. Ripashë videon e ndeshjes

Giani De Biasi ka treguar për TVSh se ai ka fjetur pak mbrëmë sepse i është dashur të shikojë edhe njëherë gjithë ndeshjen e mbrëmshme dhe më pas të shikojë të edhe ndeshje të tjera të maqedonisë për të vendosur se çfarë zgjidhjesh mund të jepte vetëm në 15 minuta.

Me sa duket në orët e të qenit zgjuar (ai ka deklaruar se ka fjetur vetëm (3 me 7) ka vendosur edhe për taktikën me topa të gjatë që dha golin e suksesshëm të Balajt.

De Biasi ka pranuar se, mund ta kishte nisur ndeshjen edhe me formacionin e 15 minutave të fundit me Balaj dhe Roshin po ai ka deklaruar se edhe me Gashin dhe Hykën kishte ndërtuar një formacion sulmues të aftë për të fituar.



"Dështoi me sukses", Fiori Dardha provokim për “Fiksin”?

Një postim ngacmues ka bërë dhe ish-prezantuesja e emisionit investigativ "Fiks Fare". Fiori Dardha e cila u largua pa shumë shpjegime nga ekrani i “Top Channel”, duket se më shumë se për dietën, ajo shkon në të njëjtën linjë me reagimet e publikut, lidhur me premierën e sezonit të ri të “Fiksit”.

Ishte puthja në buzë mes dy meshkujve Devi dhe Dori e cila u kritikua masivisht në rrjetet sociale, aq sa në shumë komente u cilësua si "dëshpërim për vëmendje" ose dhe më keq akoma, "dështim".

Ndaj, ky postim i Fiorit të duket si një provokim që i dedikohet ditës së parë të emisionit, se sa "ditës së parë të dietës".



Korçë/ Krim makabër, vdes 23-vjeçari, pronari i lokalit të tallavasë e tërhoqi zvarrë me makinë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë para disa ditësh. 23-vjeçari Marsel Osmani nga fshati Dishnicë u dhunua barbarisht nga pronari i një lokali me muzikë tallava në Korçë, Olsi Zyberi.

Ky i fundit e ka rrahur barbarisht të riun dhe e ka lidhur pas makinës, duke e qëlluar me thikë pas koke dhe më pas e hodhi në kanal.

Për disa ditë i riu qëndroi i shtruar në spital, por nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra.

Sot ai ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, shtetasin Olsi Zyberi dhe po heton për motivet e këtij krimi.



Video/ Një boksier më i madh se Muhamet Ali dhe Tajson....
Gjithmonë kemi parë çudira në rringun e boksit, ku nuk ka munguar spektakli edhe midis femrave.

Por një ndeshje si kjo nuk na ka rënë rasti të shikojmë.

Ky është një kangur boksier i cili nuk nguron të ndeshet as me njeriun, ose më mirë është njeriu aq i çmendur sa bën boks me kangurin.

Shikoni se kush fiton...:



Rifillon “Studio e Hapur”, i ftuar i Eni Vasilit, Lulzim Basha
Sonte në ora 21.00 rifillon në “News24” transmetimin emisioni “Studio e Hapur” i gazetares Eni Vasili. I ftuari i saj i parë për këtë sezon do të jetë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Për herë të parë Basha pritet që të flasë për prishjen e konsensusit për ligjin e Vetting-ut, madje edhe se përse Ilir Meta e la në “baltë” pas miratimit të reformës.

Kreu i PD-së do t’i përgjigjet sonte pikëpyetjeve të shumta që la pas një sezon i tërë politik siç ishin: idetë për zgjedhje të parakohëshme dhe qeveri teknike, apo paralajmërimi për protesta dhe revolta popullore.

Gjatë intervistës, Lulzim Basha do të nxjerrë fakte të reja për blerjen e votave në Dibër në vazhdën e dononcimeve të herë pas herëshme, por edhe dorëzimit të një kallëzimi në prokurori.

Fakte të reja denoncuese pritet të dalin nga intervista edhe për parcelat me kanabis të cilat sipas PD-së kanë pushtuar vendin.

Për këto dhe çështje të tjera të aktualitetit politik Lulëzim Basha do të përgjigjet sot në studion e gazetares Eni Vasili, në sezonin e 10-të të transmetimit të “Studio e Hapur”.
Çuna nuk fitohet fama duke i futur llapën shokut, po ju përdorin”

Mbrëmjen e djeshme filloi edhe sezoni i ri i "Fiks Fare". Por siç nuk jemi mësuar të shohim në ekranet shqiptare, dy moderatorët e rinj të këtij emision, Devisi dhe Dorjani u puthën në buzë.

Ky veprim i tyre jo vetëm që u shpërnda në të gjitha mediat dhe rrjetet sociale, por ngjalli edhe shumë polemika. Një nga aktorët që nuk e ka la pa komentuar këtë rast është Julian Deda.

Ai dha një këshillë për djemtë të cilët janë aktorë. U kërkoi të mos i lejonin njerëzit që kanë lekë t'i përdorin për interesat e tyre, sepse nuk fitohet fama me llapë.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   286   287   288   289   290   291   292   293   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish