Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet296/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   292   293   294   295   296   297   298   299   ...   352

Të dytët në listë janë vëllezërit John dhe James Belushi – aktorë të njohur në SHBA. Vëllai i madh John vdiq në vitin 1982, shkruan ‘Blick’, derisa James që vazhdon aktrimin, disa herë ka përsëritur për origjinën e tyre shqiptare.

Rita Ora vjen pas tyre. Për të gazeta në fjalë përmend faktin se ajo ka lindur në Prishtinë, e që më pas prindërit e saj emigruan në Londër, e që pas disa viteve vajza e tyre u bë e famshme në gjithë botën për hitet e saja “Hot Right Now”, “RIP”, “How we do”, etj..

Action Bronson, emri i vërtetë i të cilit është Arian Asllani, është shqiptari tjetër i famshëm. Sot një reper amerikan, më parë ai ka punuar si kuzhinier.

E pesta radhitet Era Istrefi. ‘Blick’ për erën shkruan se është gjeni në muzikë. E ardhur nga Kosova, ajo tash krahasohet me emrat më të mëdhenj të muzikës si Rihann dhe Sia.

Pas Erës, natyrisht se në këtë listë nuk bën të mungoi Bebe Rexha.

Sipas të përditshmes zvicerane, nëse ju se keni dëgjuar ende ndonjë këngë të Bebe Rexhes, gjithsesi keni dëgjuar një që ajo e kompozuar – duke aluduar në hitin e krijuar nga shqiptarja, “Monster” të interpretuar nga Eminem dhe Rihanna.

Balerini amerikano-shqiptar, fitues i edicionit të 15’të të ‘Dancing with the Stars’ në SHBA, Tony Davolani, është i shtati në këtë radhitje.

Pasur nga një tjetër artiste, shqiptaro-amerikane. Eliza Dushku renditet e 8-ta.



I parafundit ndodhet Patrick Nuo. “Huh, është zviceran”, do të pyesni, shkruan Blick. Por, gazeta përkujton se ai vjen nga Kosova. Nuo, sipas ‘Blick’, albumi i parë ‘Welcome’, i të cilit debutoni në Top 20’she në Gjeramni e Zvicër, tash e disa vite jeton në Los Angeles, pas sukseseve si kantautor dhe anëtar i jurisë në ‘DSDS’.

E listën e përmbyllin, talentet e futbollit Behrami, Shaqiri, Xhaka & Co. (etj.), që edhe pse me prejardhje shqiptare, gazeta zviceriane i quan “Futbollistët tanë”.

Ndonëse ata e përmbyllin listën, si të 10’it shqiptarë që bënë gjera të mëdha, ‘Blick’ i falënderon ata për angazhimin e tyre në përfaqësuesen e Zvicrës në futboll – që së fundi ishin edhe pjesë e ‘Euro 2016’./GazetaExpress/

Fotolajm/ A do të rrezikojë burgun aktori i humorit Bes Kallaku pas kësaj...?

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku duket se ka bërë një gabim që mund t’i kushtojë shtrenjtë. Ai publikon shesh foto apo video në rrjetet sociale, por njëra prej tyre duket se bie ndesh me ligjin.

Në foton e fundit, aktori ka pozuar së bashku me një person tjetër në gjueti.

Gabimi është se në Shqipëri prej vitesh është vendosur moratoriumi i gjuetisë duke ndaluar atë.

Shkelja e tij dënohet nga gjobë deri në burg. Nuk dihet nëse do të ketë ndjekje penale ndaj aktorit të njohur, por “ligji është i barabartë për të gjithë”.

Video/ Dibër, ministrat dhe ligjvënësit socialistë kthehen në njerëz ligjshkelës

Me sa duket, zgjedhjet në Dibër kanë mbajtur për një kohë të gjatë në tension palët politike, veçanërisht në orët e pritjes, ato të numërimit të votave.

Ankthi i pritjes ka detyruar deputetë, ministra, por dhe vetë kandidatin e majtë, Muharrem Rama që të shkelin ligjin.

Ata kanë nisur të pijnë duhan në ambiente të mbyllura publike teksa prisnin numërimin e votave.

Në këto pamje duket ministri Gjiknuri, i shoqëruar nga kandidati Rama, e bashkë me ta edhe deputetja Blerina Gjylameti.
Mashtrimi përmes WhatsApp-it, ja mënyrat e reja...

I nderuar klient, llogaria juaj do të bllokohet vetëm për disa sekonda si pasojë e ofertave të fundit të kompanisë Zara.

Nëse doni të jeni ndër të parët që të përfitoni nga një ulje e tillë, ju lutem klikoni në këtë link. Nëse dikush prej jush ka marrë një mesazh të tillë në rrjetin social, WhatsApp, e para gjë që duhet të bëjë është ta fshijë atë menjëherë, sepse bëhet fjalë për tentativën e radhës, mashtrimi më i ri, i cili ka si target të gjithë përdoruesit e WhatsApp-it.

Ky mashtrim vihet në zbatim nga profesionistë të fushës së inxhinierisë informatike, të cilët dërgojnë të njëjtin mesazh në një numër të caktuar përdoruesish të rrjetit WhatsApp dhe në momentin që dikush prej jush e klikon atë link llogaria juaj bllokohet dhe mashtruesi mund të keqpërdorë të gjithë informacionin që ju keni në WhatsApp sipas dëshirës së tij.



Foto+16/ “Art edhe në momente intime”, ja fytyrat e femrave gjatë orgazmës

Fytyra juaj gjatë orgazmës nuk është diçka që njerëzit zakonisht e cilësojnë si të bukur, por një fotograf i aftë është siguruar që ky moment të jetë i tillë.

Albert Pocej është një fotograf i cili ka arritur të kapë me aparatin e tij momente kulmore nga orgazma e femrave, të cilat kanë kryer marrëdhënie në vende interesante.

Pasi ka gjetur 15 modele të gatshme për t’u vërë pjesë e setit të tij, ai i ndihmoi vajzat të qetësoheshin duke i hutuar ato nga objektivi i kameras dhe u ka bërë foto në çdo sekondë, duke arritur të kapë momentin e shkrepjen më të mirë që i duhej.

Pasi i postoi këto fotografi në boredpanda.com disa ditë më parë, rreth 26 mijë persona i kanë parë. Albert nuk do që këto foto të shikohen si të manipuluara apo si foto mashtruese.

“Nuk dua që ky projekt të jetë klishe, pasi vajzat modele në të vërtetë nuk aktruan, por bënë atë që ndjenë. Çdo qenie njerëzore është e ndryshme nga të tjerat dhe të tilla janë edhe orgazmat.

Nuk po mundohesha aspak që t’i bëja këto fotografi të dukeshin më mirë se sa janë në jetën reale. Doja që në të vërtetë t’i bëja vajzat dhe gjithë njerëzit që të shikonin këto foto dhe të mendonin. Klishetë nuk i bëjnë njerëzit të mendojnë”, - ka thënë fotografi.

Foto/ Iluzionet optike që krijojnë pamje erotike do t’ju lënë pa fjalë

Këto fotografi më poshtë duhet t’i shikoni dy herë për të kuptuar tamam se çfarë fshihet pas tyre. Edhe pse duken si shumë të bukura, për të mos thënë fantastike fare, prapaskenat janë gallatë.

Nuk thonë kot se çdo gjë varet nga këndi i vështrimit. Aty ku e vë syrin, atë pjesë do të shikosh.

Në një vështrim të parë mund të shikoni diçka fantastike, por po të shikoni pak më tej, çfarë vini re?



Foto/ Japonezi viziton Shqipërinë, por skandalizohet nga ajo që bën shoferi në autobus

Japonezi Yoshinori Saito ka bërë një vizitë të shkurtër në Shqipëri gjatë këtyre ditëve të fundit dhe ka dokumentuar në profilin tij në Facebook disa nga momentet më pikante dhe mbresëlënëse të udhëtimit të tij.

Ndër të tjera duket se, ai ka vënë re që Nënë Tereza është e famshme në Shqipëri (kështu shprehet në një postim të tijin), si dhe i ka pëlqyer ushqimi në vendin tonë, edhe pse nuk ka konsumuar ushqim tradicional shqiptar, por që ishte i lirë.

Ajo që duket se i ka bërë më shumë përshtypje ka qenë një udhëtim me autobus dhe veprimi i shoferit të autobusit.

Shoferi hapi papritur dritaren dhe nisi të pinte një duhan, por ai kishte edhe një tabelë ku lexonte ‘No Smoking!’ brenda. Shqipëri”, - shkruan japonezi.

Në fakt, të tilla situata janë të zakonshme në vendin tonë, e ndoshta ne nuk është se na bëjnë dhe aq përshtypje, por të tjerëve.../JOQ/


Foto/ Ky është fshati më i pasur në botë. Ja ku ndodhet...

Fshati Huaxi ndodhet në provincën Jiangsu të Kinës Lindore dhe njihet si më i pasuri në botë. Në këtë fshat secili prej banorëve ka një pasuri prej të paktën njëqind mijë eurosh dhe çdo familje jeton në një vilë.

Një fshat me arsim e kujdes shëndetësor falas dhe që ka aeroplanë dhe planifikon të blejë edhe anije.

Ai është themeluar në vitin 1961. Mrekullia ekonomike e Huaxisë është një ndërthurje e punës me modelin ekonomik të tregut të lirë.

I njohur si një pararendës i reformës dhe i hapjes në Kinë, Wu Renbao nuk ndoqi një qasje të ngurtë e dogmatike ndaj zhvillimit të ekonomisë kolektive, por u nis nga kushtet konkrete të fshatit të tij.

Në vitin 1998 Huaxi u bë e para komunë e regjistruar në bursë. Ajo është tani një grup më 57 kompani dhe që ka lidhje me 15 institucione kërkimore dhe universitete.


Djali i Tom Doshit sherr në ish-Bllok bashkë me djalin e një politikani tjetër

Policia ka arrestuar djemtë e dy politikanëve, pas një sherri ish në Bllok. Përkatësisht është arrestuar djali i Tom Doshit, 16-vjeçari James Doshi dhe djali i ish-deputetit Ndriçim Babasi.

Burimet nga policia bëjnë me dije se, djali i Tom Doshit dhe djali i Ndriçim Babasit janë arrestuar, pasi janë konfliktuar me rojet e një lokali nate, madje konflikti ka degraduar edhe në grushte.

Hekurudha Tiranë-Durrës, gati tenderi 81.5 milionë euro

Muajin e ardhshëm pritet të hapet tenderi ndërkombëtar për rindërtimin e segmentit të hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës. Sipaqs specilaistëve që po punojnë për projektin, brenda pak javësh pritet të mbahet një dëgjesë publike.

Hekurudha shqiptare, për herë të parë ka një projekt ndërtimi dhe rikonstruksioni, siç është ajo Tiranë –Durrës–Rinas. Vlera e saj llogaritet 81.5 milionë euro, BERZH pritet të financojë mbi 40% të saj, ndërsa e gjithë vlera është hua që do të paguhet nga qeveria shqiptare.

Sipas projketit, parashikohet rikonstruksioni i segmentit aktual Tiranës-Durrësit, dhe ndërtimi i ri i pjesës që do të lidhet me Rinasin, për një gjatësi 50 kilometër.

Ky segment pritet të kushtojë 50 milionë euro. Sipas studimit, koha për ndërtimin llogaritet tre vjet.

Ajo pritet t’u shërbejë rreth 1.4 milionë pasagjerëve në një vit, falë edhe kalimit në zonën industriale Tiranë-Durrës.

Për fazën e ndërtimit pritet të angazhohen gati 1400 punonjës direkt dhe indirekt, ndërsa në fazën e operimit, numri do të arrijë në rreth 2200 punonjës.
Foto+16/ Ja kush është ”Sofia” e re superseksi në krah të Arian Çanit

Arian Çani ka menduar të sjellë në ekran ngjarje të ndryshme të aktualitetit, politikës dhe kulturës ashtu sikurse edhe personazhe të ndryshëm do t’ju shoqërojnë për të rrëfyer e dëshmuar historitë e tyre.

Sofia, asistentja e Arian Çanit nuk do jetë vajza e sezonit të kaluar, por një vajzë tjetër, vetëm 17-vjeçare, nxënëse në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”.

Ajo është bukuroshja Adea Mehmetaj. Adea merret me modelin, që në moshën 12-vjeçare duke u prezantuar në videoklipe të këngëtarëve Noizyt dhe Besa Kokedhima.

Gjatë vitit të fundit ajo ka marrë pjesë në ”Miss Univers”, ku ka fituar një prej cimeve dhe një prej çmimeve më të rëndësishme. Pas kësaj ajo ka punuar dhe tek televizioni “Klan”, si një nga 5 velinat e të ”Dieles Shqiptare”. Ndërsa është edhe pjesë e agjencisë së modës “Tirana Fashion Models”.
Tashmë atë duket se do ta shikojmë në emisionin ”Zonë e Lirë” pranë Arian Çanit.
Shqiptarja i bën masazh priftit dhe e filmon: Dua 60 mijë euro ose publikova videon

Një shqiptare është shtirur si masazhatore për të bindur një prift të moshuar t’i bënte një masazh, ndërkohë që dy miket e saj filmuan skenën.

Më pas, të treja i bënë shantazh priftit: Na jep 60 mijë euro, ose video-ja do bëhet publike. Por, prifti nuk bie pre e presionit dhe bën denoncimin në polici.

Ngjarja ka ndodhur në gusht të vitit 2012, por që atëherë hetimi ka marrë një kohë të gjatë. Vetëm së fundmi, raportojnë mediat lokale, faktet po shqyrtohen në gjykatën e Modenas në Itali, dhe jo në Reggio Emilia, ku ka ndodhur ngjarja.

Sipas organit të akuzës, tre gratë kanë kryer një tentativë zhvatjeje.

Kërkesat për zhvatje janë realizuar përmes telefonit nga dy egjiptiane, 55 dhe 37-vjeç, të cilësuara “regjisoret” e videos dhe një 40-vjeçare shqiptare, e cila shfaqet në video.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë kishës ku shërbente prifti: Shqiptarja u paraqit si masazhatore me përvojë që kishte marrë pjesë në kurse të veçanta, e aftë kryesisht për masazh terapeutik për personat që janë goditur nga dhimbje në shtyllën kurrizore ose ata që kanë probleme me lëvizjen e gjymtyrëve. Pasi fitoi besimin e priftit, ajo e bindi që të pranonte trajtimin.

Nga ana tjetër, tre gratë fajësojnë njëra-tjetrën. Shqiptarja pretendon se dy egjiptianet janë “truri” i zhvatjes, dhe ajo u bë pjesë e kësaj për shkak të “naivitetit”.

Më e madhja në moshë e egjiptianeve akuzon shqiptaren. Ndërkohë, egjiptiania tjetër është kthyer në Egjipt./Syri.net/
Foto/ Supermakinat “pushtojnë” Londrën për serinë e radhës të “Transformers”

Filmi i pestë i sagës “Transformers” po pritet me padurim nga fansat, ndërkohë që fotot që vijnë nga sheshxhirimi i Londrës, do ta bëjnë edhe më të ethshëm padurimin.

“Transformers: The Last Knight” bëri që në kryeqytetin e Anglisë të vinin vërdallë disa supermakina, përfshirë një “Lamborghini Centenario”, një “Chevrolet Camaro” dhe një “Aston Martin DB11”.

Mes tyre ishte edhe një “McLaren 570” kuqezi, që shkon nga 0 në 100 km/h për 3 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale 330 km/h.

Ndërkohë, “Lamborghini Centenario” është vetëm një nga 40 të ndërtuara dhe për këtë arsye kushton rreth 2 milionë euro.

Trupa e xhirimit po filmonte një skenë ndjekjeje nga policia.

“Transformers: The Last Knight” do të shohë rikthimin e Mark Wahlberg si Cade Yeager, Josh Duhamel si koloneli Lennox, Tyrese Gibson si Robert Epps dhe Stanley Tucci si Joshua Joyce./TCh/

13/09/2016/............................................................

Video/ Dita e parë e shkollës, kaos në Tiranë, trafik në çdo rrugë

Sot është dita e parë e shkollës për mijëra e mijëra nxënës. Por ndërsa fëmijët dhe të rinjtë sot ulen në bankat e shkollës, Tirana nga ana tjetër është bllokuar e gjitha.

Në çdo rrugë të kryeqytetit, është krijuar trafik ndërsa gjendja më e rëndë është paraqitur në rrugët hyrëse.

Pothuajse në çdo kryqëzim të Tiranës lëvizja ka qenë shumë e vështirë, duke sjellë edhe probleme të mëdha. Në çdo rrugë shikoheshin uniformat blu, sidomos pranë shkollave, por prania e tyre duket se nuk ka sjellë përmirësim të qarkullimit.


Hillary Clinton me parkinson? Kështu pretendon një republikan

Një përfaqësues republikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pohuar se Hillary Clinton vuan nga sëmundja e Parkinsonit. Stafi i kandidates demokrate deklaroi dje zyrtarisht se Hillary Clinton vuan nga pneumonia.

Republikani Daniel Tamburello ka postuar në faqen e tij në Facebook se 68-vjeçarja Clinton ka pneumoni pasi i është shkaktuar nga parkinsoni.

Dhe për pretendim të tij, Tamburello ka sjellë rastin e babait të tij që vuante nga parkinsoni dhe më pas u sëmur me pneumoni.

Debati për sëmundjen e Clinton mori përmasa të mëdha pasi ajo u largua me nxitim një ditë më parë nga aktiviteti përkujtimor për sulmet terroriste të 11 Shtatorit 15 vite më parë.

Sot nisi viti i ri shkollor, 27 mijë fëmijë për herë të parë në banka

Sot është dita e parë e shkollës për mijëra e mijëra të rinj, ndërsa më emocionuese kjo ditë është për ata fëmijë që nisin për herë të parë rrugën drejt shkollës.

Sot për herë të parë në bankat e shkollës do të ulen sot 27 mijë vogëlushë me fillimin e vitit të ri shkollor.

Ky vit i ri shkollor nis me problematikën më të madhe që lidhet me implementimin e ligjit të ri të arsimit dhe me çështjen e maturantëve që prej kohësh po vijon në Shqipëri.

Ndërsa një problematikë tjetër është ajo e trafikut në Tiranë, që si pasojë edhe e shumë kantiereve të ndërtimit që janë hapur në kryeqytet është krijuar një kaos në trafik.

“Mapo.al” i uron të gjithë nxënësit për një vit sa më të mbarë shkollor./Mapo.al/


Planet rregulluese, 14 bashkitë që do të lëshojnë leje ndërtimi online

Teksa në fillim të këtij muaji ka hyrë në fuqi ligji për dhënien e lejeve të ndërtimit online, jo të gjithë bashkitë kanë të drejtë të japin leje. Shumica e njësive vendore nuk ka të drejtë të japin leje pasi për to ende nuk janë miratuar planet rregulluese.

Aktualisht vetëm 14 njësi kanë plane të përgjithshme vendore të miratuara. Ato janë Bashkitë e Himarës, Lushnjës, Beratit, Kamzës, Tiranës, Fierit, Vorës, Mamurrasit, Durrësit, Shkodrës, Rrogozhinës, Fushë-Krujës, Bulqizës dhe Korçës.

Këto Bashki mund të vijojnë normalisht me shqyrtimin dhe dhënien e lejeve të ndërtimit, në përputhje me planet vendore përkatëse, për territoret administrative bashkiake përpara reformës territoriale.

Në të gjitha zonat e tjera të vendit, deri në miratimin e planeve të përgjithshme vendore në proces hartimi, Bashkitë mund të vijojnë me dhënien e lejeve të ndërtimit për të gjitha objektet e parashikuara në Vendimin nr. 1, datë 30.07.2015 të Këshillit Kombëtar të Territorit duke respektuar kufijtë e zonave të urbanizuara të përcaktuara me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Por bashkitë që nuk kanë plane rregulluese mund të lëshojnë leje ndërtimi për objekt me qëllim investimi publik ose privat, për ngritje rrjetesh shërbimi ose sigurie publike, të rrjetit elektrik, rrjeteve të ujësjellësit, të kanalizimit, të ngrohjes, të telefonisë, internetit, të kanaleve të kullimit apo kanaleve të ujitjes, leje të sinjalistikës rrugore etj, nga operatorë publik/privat që ofrojnë apo synojnë ofrimin e shërbimeve publike/private sipas legjislacionit në fuqi.

Gjithashtu në bashkitë që nuk kanë plane rregulluese lejohen ndërhyrje me karakter emergjent- objektet që paraqesin rrezik shembje me pasoja për jetën, shëndetin e njerëzve, pasurinë e të tretëve apo që paraqesin dëmtim serioz të konstruksionit dhe funksionit të strukturave ekzistuese.

Gjithashtu lejohen struktura me funksion prodhues, industrialë, përfshirë dhe ato me material porositës, struktura me funksion turistik dhe objekte në funksion të prodhimit, përpunimit dhe distribucionit të produkteve bujqësore dhe blegtorale./Monitor/



Bashkitë të cilat kanë plane rregulluese dhe lëshojnë leje online

Himarë


Lushnjë

Berat


Kamëz

Tiranë


Fier

Vorë


Mamurras

Durrës


Shkodër

Rrogozhinë

Fushë-Krujë

Bulqizë


Korçë
Vrasja e Saimir Jakut, rrëfehet i plagosuri: Ja si shpëtova për fije...

Gjergj Prenga, 50-vjeçari i cili mbeti i plagosur në atentatin që iu bë ish-kreut të OSHEE-së për Veriun, Saimir Jakut, rrëfen me detaje se çfarë ndodhi mëngjesin e së premtes në Rrëshen.



Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ai tregon nga spitali se si arriti të shpëtojë, edhe pse ka marrë 4 plumba në trup. “Sa më kapën plumbat, unë jam shtrirë direkt. Jam ngritur kur dëgjova njërin që tha ‘e paskan vrarë edhe Gjergjin’. Kur u çova, pashë se Saimiri kishte vdekur”, – tha Prenga. Gjithashtu, 50-vjeçari tregon se me viktimën kishte një lidhje miqësie dhe se nuk ka qenë në dijeni të ndonjë konflikti që 33-vjeçari mund të ketë pasur.
Zoti Gjergji, si ndodhi ngjarja mëngjesin e së premtes kur ju mbetët i plagosur?
Isha ulur të pija një kafe me Saimirin. Unë atë e kam mik shtëpie. Vajza e xhaxhait tim dhe motra e tij janë kunata. Kisha shoqëri miqësore me të. Në momentin që unë dal nga agjencia ime, e cila ndodhet afër lokalit ku u ula me të, Saimiri ma bën me dorë ‘hajde ulu’. Shkova u ula. Në fillim i jam ulur afër dhe, për fatin tim, Saimiri më tha ‘merr një karrige dhe shtyu pak, mos më vagullo këtu’. Unë u ula pak më larg tij. Në tavolinë kishim edhe nipin e tij. Në atë kohë më ka marrë në telefon një miku im që të shkoja në Mal të Zi të bëja një transport me kamion. Në ato momente, më kanë ardhur dy plumba befas dhe më kanë kapur te krahu.
Ju keni qenë i ulur përballë rrugës nga erdhën autorët? I patë se kush ishin?
Unë kam qenë i ulur me kurriz. Nuk pashë asgjë. Në atë kohë, sa më kapën plumbat, unë jam shtrirë direkt. Dhe pasi mora dy plumba në krah, më ka ardhur një rikoshet në këmbë. Pasi jam shtrirë, më ka ardhur edhe një fishek te krahu tjetër, më kaloi anash. Unë nuk kam lëvizur më derisa pushoi komplet situata. Jam ngritur kur kam dëgjuar njërin që tha ‘e paskan vrarë edhe Gjergjin’. Kur u çova, pashë se Saimiri kishte vdekur.
Po gjatë kohës që ke qëndruar i shtirë në tokë, arrite të shihje dikë?
Jo, nuk munda të shihja asgjë. Dëgjoja vetëm të shtënat dhe ndjeva plumbat që më kapën mua. E gjithë ngjarja ndodhi në pak sekonda. Skena ishte si në filma. Unë as nuk pashë njeri fare e jo më t’i njihja.
Kur erdhën autorët, folën diçka apo qëlluan direkt me armë?
Nuk më kujtohet asgjë, sepse në ato momente nuk e kisha mendjen të dëgjoja se çfarë mund të flitej.
Kush ju çoi në spital?
Jam ngritur dhe kam ecur vetë, edhe pse isha i mpirë. Pastaj poshtë shtëpisë u dobësova pak dhe më morën qytetarët që më çuan në spital. Pastaj më sollën këtu në Tiranë. Këtu mora ndihmën mjekësore, ku dua të falënderoj edhe drejtorin e spitalit, Gjovalin Bushin si dhe të gjithë miqtë e mi që më kanë dhënë forcë.
Sa plumba ke marrë?
Unë kam marrë dy plumba këtu (tregon krahun e djathtë), një rikoshet në këmbë dhe një plumb në krahun tjetër. Kam marrë katër plumba. Deshi Zoti që unë sot jam gjallë në gjithë atë që ndodhi! Mbase edhe personi që ka qëlluar me armë nuk ka pasur punë me mua dhe më ka ruajtur, nuk më ka vrarë.Lokali ku ju ishit ulur është shumë pranë komisariatit të Rrëshenit. Nuk kishte efektivë policie aty?Nuk e kam pasur mendjen të shihja se kush ishte aty. Më mbrapa kam pyetur njerëzit se çfarë ndodhi.
Sa kohë kishe që ishe ulur me Saimirin?
Mund të kem ndenjur rreth 3 ose 4 minuta. Sepse doja të ikja, por rreziku më kapi.

Ju ka treguar Saimiri se për çfarë arsyeje ia kishin ndryshuar vendin e punës apo për ndonjë konflikt që ai mund të ketë pasur?


Nuk kam qenë në brendësi të asnjë lloj historie të tij. Sa herë që jam ulur me të, nuk e kam ditur kurrën e kurrës se ai mund të kishte probleme me ndonjë njeri. Të paktën unë personalisht. Ai ishte një tip që nuk tregonte gjë, nuk fliste me njeri fare. Kurrën e kurrës nuk më ka treguar asgjë. Dhe kurrën e kurrës unë nuk e di që ai mund të ketë pasur probleme. Madje, edhe kur më ka pyetur policia për ngjarjen, u kam thënë se jam shtrirë në moment dhe nuk po merrja vesh se çfarë po bëhej.Para një viti e gjysmë Saimirit i është bërë edhe një atentat tjetër. Keni pasur dijeni për këtë gjë?Jo, nuk kam pasur dijeni. Sepse unë kam punuar në rrugën Tiranë-Athinë dhe ka pasur raste që kam ndenjur edhe me ditë dhe net andej, e s’kam marrë vesh asgjë për të.
Disa muaj më parë, ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar një status në faqen e tij nj rrjetin social “Facebook” se Saimir Jaku ka qenë i dënuar në Itali për drogë…
Nuk di asnjë lloj historie dhe asnjë lloj gjëje

Heqja e vizave për Kosovën, Gjermania: Pasi të plotësoni kushtet

Ambasada e Gjermanisë ka ripërsëritur se vetëm atëherë kur të plotësohen kriteret e vëna nga Bashkimi Evropian mund të liberalizohen vizat.

Sipas tyre, Komisioni Evropian ka propozuar liberalizimin e vizave për Kosovën, deri në miratimin e këtij propozimi nga Parlamenti Evropian, Kosova do të duhet të ratifikojë Marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi dhe të fuqizojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, shkruan “Zëri”.

Për Ambasadën gjermane në Prishtinë, çështja e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është qartësuar përfundimisht përmes komisionit ndërkombëtar të krijuar nga ish-presidentja e vendit, i cili duhet të plotësohet si kriter, për të mundësuar liberalizimin e vizave.



Hila: Hajdutët e rilindjes në vetëm 3 vite qeverisje ua kaluan të gjithëve

Ish-zv/ministri i qeverisë së Edi Ramës dhe analisti Dritan Hila është shprehur i habitur se si askush nuk ia dëgjoi zërin gjatë një muaji fituesit të Dibrës, Muharrem Rama.

Në fakt për Hilën në Dibër nuk pati asnjë luftë programesh apo standardesh, por vetëm luftë hajdutësh.

Ja çfarë shkruan Hila në Facebook:

Nuk e di a ju bëri përshtypje fakti që doktori i socialistëve në Dibër nuk foli asnjëherë! Nuk ja dëgjuam as edhe një herë te vetme zërin.

Dhe sa për korrektesë dhe respekt të inteligjencës personale, ti bësh sqarime këtij pisllëku sipas manualeve elektorale perëndimore, është mendjeshkurtësi.

Këtu nuk pati as luftë programesh, as standarde, as vizione. Ishte thjeshte një lufte mes hajdutësh.

Jo me kot rilindja fitoi. Kishte çuar aty hajdutet më të mëdhenj të saj, të cilët treguan se në tre vjet i kanë arritur e kaluar kundërshtarët.

Foto+16/ Arjan Çani qëllon në shenjë... kjo është ‘Sofia’ më ‘pjeshkë’ që ka pasur
Duket se Arjan Çani në sezonin e ri të “Zonë e Lirë”, ka goditur në shenjë me "Sofinë" e tij të re. Me forma seksi dhe mjaft joshëse modelja 18-vjeçare Adea Mehmetaj do ta shoqërojë Çanin në javët në vazhdim në shoë-n “Zonë e Lirë”.

Në profilin e saj në Instagram, Adea nuk është kursyer aspak të tregojë të gjitha “asetet” e saj, ndërkohë që kujtojmë se "Sofitë" e tjera deri tani kanë qenë më të rezervuara.

Dhe më që jemi te “Sofitë”, kjo e fundit është pikërisht ashtu siç i cilëson gjërat e veçanta Çani, thjesht “e paparë”!

Arbid dhe atov*


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   292   293   294   295   296   297   298   299   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish