Berisha: Ja dëshmia e lidhjes së Niko Peleshit me parcelat e hashashit
Një tjetër dëshmi ka ardhur për lidhjet e politikës me fushat e mbjella me kanabis në Shqipëri. Një dëshmi e tillë ka ardhur nga Korça, ku një qytetar denoncon lidhjet sipas tij, të Niko Peleshit me parcelat e mbjella me kanabis-sativa në Drenovë.
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë publike edhe një denoncim të qytetarit dixhital:
“Lidhjet e ngushta të Peleshit me arat e kanabisit në Korçë dhe narkotrafikantë!
Shtoj këtu dhe një herë se në përgjimet e shërbimeve partnere emri i Peleshit është i treti më i lakuar nga trafikantet pas Ramës dhe Saje qorrit! Sb.”
“Përshendetje z Berisha i thon ju lutem Peleshit se Kanabis është mbjellë në Korçë në fushën e dyte të tretë dhe të katërt në Drenovë.
Në zonën e bozdovecit.
Dhe policia nuk ndërhyn.
I kanë banditë dhe kriminelë që qëndrojnë me Niko Peleshin.
Në Korçë i shikon rëndom tek hoteli i një biznesmeni.
Ortak me Peleshin dhe njeriu që administron çdo tender.
E quajnë Spiro Bardhi e ka pseudonimin Ragami.
Banditi tjetër është Dania.
Ky ka dalë se fundi nga burgu në Greqi dhe është në Korçë.
Këta janë njerëzit e Peleshit dhe kanabisit në Korçë, këto të dhëna i keni të sakta.
Pas akuzave të drejta ndaj Peleshit.”
Foto/ Kamioni del nga rruga si në filma, shoferi i shpëton vdekjes
Një kamion ka dalë nga rruga duke mbetur i varur në një urë rreth 150 metra të gjatë në kinë. Nga fotot duket sikur ka qenë duke uxhiruar ndonjë film aksion.
Kamioni i cili ishte duke transportuar disa makina të vogla, kaloi barrierën e urës duke u varur kabina e tij jashtë rruge.
Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar, pasi pjesa më e madhe e kamionit nuk e kaloi barrierën.
“Kurs” piraterie: “A ke një AK-47 dhe a di të notosh?”
“Gjëja e parë që ata të pyesin është nëse ti ke një AK-47 dhe a di të notosh, – thotë Abdirizak Ahmed. – Kjo është ajo që kërkon rrjeti i piratëve nga rekrutët e rinj”,- shkruan sot BBC.
Ahmed është kreu i anti-piraterisë për shtetin verior gjysëmautonom Puntland, që ka 1400 km të bregdetit të Somalisë dhe është vatra e shumicës së piratëve të vendit.
Pirateria e detit i kushtoi ekonomisë botërore më shumë se se 700 milionë USD vitin e kaluar, sipas organizatës jofitimprurëse “Oceans Beyond Piracy” që përpiqet të zhvillojë një përgjigje globale të koordinuar për këtë problem.
Pirateria e përhapur tashmë përtej Somalisë në Afrikën Perëndimore, edhe me Gjirin e Guinesë, i bën këto ujëra më të rrezikshmet në botë.
Video+18/ Tiranë, 50-vjeçari nxjerr organin gjenital në urban, fërkohet tek vajza
Po shtohen maniakët seksualë në urbanët e kryeqytetit. Rasti i fundit vjen nga autobusi i Saukut. Një burrë rreth 50 vjeç ka nxjerrë organin gjenital në autobus dhe ka kryer veprime të turpshme me një vajzë që ndodhej pranë tij.
Në videon që ka mbërritur në redaksinë e Jetaoshqef.al, duket qartë veprimi i turpshëm i burrit që nuk është shqetësuar fare për njerëzit rreth tij dhe ka vazhduar të fërkohet tek këmbët e vajzës, e cila sapo e ka kuptuar se çfarë po ndodhte është larguar në një cep tjetër të autobusit.
"Përshëndetje Jetaoshqef! Shikojeni pak me vëmendje se çfarë po ndodh në autobusin e Saukut",- janë këto fjalët e personit që ka sjellë videon, edhe pse do ishte një ndërgjegjësim i madh dhe për shumë persona të tjerë që do hasen në situata të tilla, sikur ky djalë të kishte reaguar.
Nuk është hera e parë që publikojmë të tilla raste, të cilët po shtohen kohët e fundit. Ajo që të vjen më shumë keq nga këto akte të turpshme që ndodhin në urbane është fakti se institucionet përkatëse siç është policia nuk po i marrin seriozisht.
Situata të tilla ndodhin edhe jashtë shtetit, edhe andej janë të shumtë maniakët seksualë, por ka një ndryshim. Nëse veprimet e tij i shikojnë edhe njerëzit e tjerë, reagojnë të gjithë, madje dhe vetë "viktima" e këtij akti dhe policia bën të mundur identifikimin dhe kapjen e tij brenda disa orëve.
Ndërsa këtu nuk i marrin seriozisht edhe pse rastet e denoncimeve nga redaksia Jetaoshqef.al, por edhe nga mediat e tjera janë të shumta./JOQ/
Meta: Ligji i Arsimit të Lartë i mirë, maturantët të presin me qetësi
Çështja e pranimit të maturantëve në universitete dhe problematikat e rezultuara nga zbatimi i ligjit të arsimit të lartë, ka ngjallur reagimin e të gjithë aktorëve të përfshirë në proces.
Lidhur me këtë çështje, Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar sot një mbledhje kryesie, për të diskutuar mbi rrugët që mund të ndiqen për zgjidhjen e kësaj problematike.
Kreu i LSI, Ilir Meta, është shprehur në mbështetje të ligjit për arsimit e lartë, por ka theksuar se, këto problematika mund të zgjidhen pa bërë ndryshime në ligj.
“Qëndrimi ynë ka qenë dhe mbetet i qartë në mbështetje të ligjit të miratuar për arsimin e lartë, por gjithmonë duke respektuar frymën e tij, me qëllim zgjidhjen e problemeve, dhe jo krijimin e problemeve për gjithë të rinjtë, bazuar në sistemin për meritë, preferencë dhe transparencë.
Nga diskutimet e bëra deri më tani edhe me grupet e maturantëve, aplikantëve, por edhe prindërit e tyre, dhe me përfaqësuesit e universiteteve, është e qartë se nevojitet një bashkëpunim më i madh mes MAS dhe universiteteve për të zgjidhur problemet e rezultuara.
Vetëm kështu mund të kemi një situatë të pranueshme, ku jo vetëm të rinjtë, por edhe familjet e tyre të mund të gjejnë qetësi. Grupi ynë parlamentar i ka ngritur shqetësimet për këtë çështje, dhe rëndësinë për zgjidhjen e tyre. Dhe kemi besim se edhe pa bërë ndryshme në ligj, mund të ketë zgjidhje shumë të mira, që zbatojnë tre parimet kryesore, të meritës, preferencës, dhe transparencës”,- tha Meta.
Foto tronditëse+16/ Prindërit kapen me mbidozë droge në makinë
Këto fotografi janë tronditëse, por janë publikuar për të dhënë një mesazh të madh. Dy prindër janë fotografuar në makinën e tyre, pasi kishin kaluar në mbidozë, ndërsa në vendin pas automjetit qëndronte fëmija i mitur.
Edhe pse janë të rënda, policia thotë se fotot janë publikuar për të rritur ndërgjegjësimin.
"Jemi të vetëdijshëm se shumë prej jush mund të ofendohen nga këto foto dhe për këtë ju kërkojmë falje, por është koha që publiku jopërdorues droge të shohë se me çfarë përballemi përditë. Mendojmë se është e nevojshme të tregojnë anën tjetër të kësaj droge të tmerrshme.
Ne duhet të jemi një zë për fëmijët që ndodhen në momente të tilla,ky fëmijë nuk mund të flasë për veten e tij, por shpresojmë që kjo histori të bindë përdoruesit e tjerë që të mendohen dy herë para se të injektojnë këtë helm, ndërkohë që kanë një fëmijë në kujdestari".
Prindërit duhet ta dërgonin fëmijën në shkollë, por makina e tyre qëndroi e parkuar për disa orë. Një telefonatë lajmëroi policinë e West Virginia, të cilët shkuan në vendngjarje për të zbuluar rastin e rëndë.
Dy prindërit u arrestuan menjëherë pasi u trajtuan në spital, ndërsa fëmija u dërgua në qendrën e Columbias.
Fotolajm/ Kur “Lungo Mare” bëhet realitet. Fjalë për fjalë...
Shumë herë ka patur debate të ndryshme në lidhje me projektin e “Lungo Mares-s” në Vlorë. Të shumta kanë qenë ankesat e qytetarëve në lidhje me zvarritjen e proçesit, me punimet gjatë sezonit turistik apo me mënyrën se si është konceptuar vetë projekti në tërësi.
Me sa duket këtyre zërave, po u shtohet edhe një tjetër.
Mjaftuan pak minuta shi ditën e sotme në Vlorë dhe fjala “Lungo Mare” gjeti zbatim fjalë për fjalë: deti u “zgjat” dhe u bë njësh me rrugën e sapoasfaltuar.
Tashmë mungojnë vetëm varkat dhe e gëzofshim rrugën!/JOQ/
Foto/ Aksident i rëndë tek kthesa e Kamzës, disa të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme tek mbikalimi tek “Casa Italia”.
Burime nga vendi i ngjarjes thanë se, ka disa persona të plagosur, ndërsa janë përfshirë disa makina.
Siç duket edhe në foto në vendin e ngjarjes nuk ka asnjë punonjës policie të pranishëm për të hetuar ngjarjen e rëndë.
Tjetër vjedhje në Rinas, 46-vjeçares turke i ‘zhdukin’ bizhuteritë nga valixhja
Një vjedhje është denoncuar pranë policisë në Aeroportin e Rinasit.
Ndryshe nga ajo që u konsiderua ”super grabitja” e ndodhur rreth dy muaj më parë, këtë herë, shuma e pretenduar e vjedhur është shumë herë më modeste.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se një shtetase turke ka kallëzuar se një ditë më parë në Rinas, pas marrjes së bagazhit, ka konstatuar i mungonin bizhuteri.
Shtetasja turke B.K., 46-vjeç, banuese në Tiranë, tha se bizhuteritë që i kishin vjedhur, kishin një vlerë 5000 euro.
Policia njofton se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Foto+16/ Jo vetëm të pasmet, Kardashian bën bujë edhe me gjoksin në veshjet transparente
Mëngjesi i sotëm në Nju Njork i ka lënë pa frymë kalimtarët e rastit, pasi bukuroshja Kim Kardashian është shfaqur duke ecur rrugëve e veshur një bluzë pa krahë të tejdukshme, ku i dukej thuajse te gjithë gjoksi.
Në ndryshim nga e kaluara, kjo veshje e fundit e saj është një stil me të cilin nuk jemi mësuar ta shikojmë atë, që konsiderohet vazhdimisht gjatë viteve të fundit si femra më e famshme në botë.
Si par ta ndezur akoma edhe më shumë atmosferën, ka ndikuar edhe fakti se Kim nuk kishte veshur as sutjena, gjë që i lejonte admiruesit të shijonin një pamje krejtësisht befasuese.
Më poshtë do të gjeni fotografitë, që tregojnë veshjen e saj:
Gabriel Garko kapet "mat" në Tiranë, kalon natën në diskotekë
Pavarësisht se është 44 vjeç dhe kaloi një ditë të ngjeshur me takime e prezantime për rolin në filmin e ri, aktori i njohur italian nuk e ka ndjerë lodhjen dhe në vend të gjumit në hotel, ka preferuar të shijojë jetën e natës në kryeqytet.
Gabriel Garko u pa mbrëmë në "Folie Terrace" duke u argëtuar me miqtë e bashkëpunëtorët e tij.
Në prill, seks simboli i filmave dhe serialeve 'fiction' do të xhirojë rolin e tij në filmin për Lazaratin, ku personazhi shqiptar që luan është, Bujari.
Fotolajm/ Kur “Lungo Mare” bëhet realitet. Fjalë për fjalë...
Afera CEZ-DIA/ Dëshmitari kryesor me eskortë në seancë
Romeo Kara, dëshmitari kryesor në procesin ndaj ish-administratorit të DIA-s. Kastriot Ismailaj, ka ardhur në Gjykatën e Tiranës nën masa të forta sigurie.
Ai shoqërohej nga pesë agjentë të forcave speciale, të cilët kanë qëndruar gjatë gjithë kohës pranë tij.
“Top Channel” mësoi se, policia e shtetit i ka ofruar mbrojtje ish-juristit të CEZ-it, Romeo Kara pasi ky i fundit është ndjerë i kërcënuar për shkak të dëshmisë që pritet të japë në procesin ndaj Kastriot Ismailajt.
Dëshmitari ka qenë pjesë e procesit edhe në gjykatën e arbitrazhit ndërkombëtar, mes DIA-s dhe CEZ-it dhe dëshmia e tij është e kuptueshme që nuk është në favor të Ismailajt. Nga ana tjetër, i pandehuri Ismailaj, ja doli që në seancën e së premtes të mos dëgjohej dëshmia e ish-jursitit të CEZ.
Me pretendimin se nuk dëgjonte përtej xhamit të blinduar që ndan vendin ku mbahen të pandehurit me ambientin e sallës së gjyqit, Ismailaj ka kërkuar me tone të ashpra shtyrjen e seancës, pasi nuk mund të zhvillohej një proces në të tilla kushte.
Gjyqtarja Vjollca Spahiu, u detyrua të shtyjë seancën për javën e ardhshme, kohë gjatë së cilës do të verifikohet edhe pretendimi i Ismailajt për mungesën e dëgjimit brenda ambientit ku mbahen të pandehurit.
Kastriot Ismailaj akuzohet që nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve ka përvetësuar një shumë prej afro 5 milionë eurosh, nga fondi që kishte mbledhur për llogari të faturave të papaguara të CEZ-it./tch/
Qeveria kineze jep "OK", blerja e Bankers finalizohet në fund të muajit
Shitja te kinezët e kompanisë Bankers Petroleum e cila kontrollon një pjesë të madhe të fushave naftëmbajtëse në vend po shkon drejt fundit. Përmes një njoftimi për mediat, Bankers thotë “se plani i propozuar i marrëveshjes me degët e Geo -Jade Petroleum Corporation ka marrë miratimin e Administratës Shtetërore Kineze të Këmbimit Valutor (SAFE)”.
Ni vijim shtohet se: “Tashmë aprovimet e nevojshme rregullatore për përfundimin e marrëveshjes janë marrë. Bankers parashikon që marrëveshja të mbyllet përfundimisht në javët e ardhshme, para datës 30 shtator 2016. Një njoftim tjetër do të bëhet në kohën e saktë të mbylljes së marrëveshjes”.
Në bazë të marrëveshjes, kompania kineze Geo-Jade do të marrë të gjitha aksionet e emetuara dhe të përbashkëta të Bankers nëpërmjet filialeve të saj me një çmim prej C $ 2.20 për aksion. Pas përfundimit me sukses të marrëveshjes aksionet Bankers nuk do të listohen më në bursën e Torontos atë të Londrës.
Pak ditë më parë kompania Bankers fitoi përballjen me qeverinë shqiptare për kthimin e miliona eurove të pretenduara si taksa të papaguara nga shteti shqiptar.
Foto/ Këngëtarja shqiptare në Amerikë, me drogë në plazh?
Bukuroshja me origjinë shqiptare duket se ka vendosur që të marrë një ditë relaksi dhe argëtimi me çdo kusht.
Njomza ka postuar një foto në Insta ku ndodhej në plazh, por në ndryshim nga fotot e zakonshme që vendosin theksin tek bikinit, format trupore apo deti ajo ka sjellë në vëmendje diçka të pazakontë.
Ajo ka postuar foton e dy cigareve të gjata, të cilat duken më “jeshile” se ç’duhet për të qenë thjesht duhan apo puro.
Në dukje marijuanë dhe në përbërje me shumë mundësi përsëri marijuanë, puro është aq e madhe sa vëmë bast se i garanton artistes së talentuar një ditë në “flight mode”.
Do të thonim që shpresojmë të mos e teprojë, por pas kësaj… Të paktën të mos kapet!/In/
Cana: Me Shqipërinë e mbylla si futbollist, do rikthehem një ditë si trajner
Loriku luftarak i fushës, patriot i madh jashtë saj, kapiteni i dashur i kuqezinjve, nuk mund të ikë nga kombëtarja pa sqaruar me detaje arsyet që e bënë të tërhiqej pas 13 vitesh.
Krahas statusit të lamtumirës, Cana do t’i tregojë të gjitha arsyet dhe planet për të ardhmen sot një një intervistë ekskluzive për gazetaren Fjodora Fjora, në “News24”.
“Në 14 vite s’kam pas asnjëherë pushim. Nuk preferoj të rri në një vend dhe të mos luaj. Po i jap kohën trupit tim që të rikuperohem”, thotë ai ai.
Cana jep mendimin e tij edhe për ikjen e futbollistëve të Kombëtares së Shqipërisë tek ajo e Kosovës, dhe preferencat e tij për kombëtaren shqiptare.
“Kam mbështet sportin në Kosovë, kam dashur të thyhet heshtja e izolimit të sportit në Kosovë. Njohja e tij është gjëja më fantastike. Kam qënë i mendimit se elita të rrijë tek kombëtarja, përfaqësuesja e Kosovës të përfaqësohet me futbollistë jo kaq elitarë”.
Futbollisti shprehu keqardhjen për disa publikime në media, që flisnin për dëmtimet e tij.
“Është vendim personal, mund të kuptohet se në kaq shumë vite futboll, mund të kesh probleme të ndryshme. Disa njerëz e shfrytëzojnë këtë duke mos menduar pasojot për një njeri”.
Për të gjithë ata që një ditë duan ta shohin ndoshta si trajner të Kombëtares, Cana e lë të hapur mundësinë. Ai thotë se do të jetë i angazhuar jashtë, ose brenda fushës./BW/
“The Sun”: Jose Mourinho trajneri më i paguar në botë
Tashmë gjithçka është zyrtare pasi trajneri i Manchestr United, Jose Mourinho ka marrë statusin e më të paguarit në botë.
Pas marrëveshjes me kompaninë e birrave “Heineken”, drejtues të klubit i kanë rritur akoma edhe më shumë pagën vjetore Jose Mourinhos, shkruan “The Sun”.
“Specail One” tashmë do të përfitojë 14 milionë sterlina në sezon, 4 milionë më shumë sesa merrte para marrëveshjes me “Heineken”.
Mourinho do të zhvillojë një seri reklamash ku do të jetë fytyra e re e gjigantëve të kësaj birre–sponsori kryesor i Champions Leagues.
Portugezi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare dhe do të bëhet imazhi kryesor i “Heineken”.
Foto/ Ja vajzat shqiptare, që dikur rrinin në krah të Donald Trump
Disa bukuroshe shqiptare kanë pasur mundësinë që të takohen me kandidatin për president të SHBA-ve, Donald Trump.
Janë kryesisht kosovaret, të cilat kanë arritur të përfaqësojnë shtetin në “Miss Universe”, ato të cilat kanë takuar organizatorin e spektaklit, shkruan “Magazina.al”.
Ato madje kanë si kujtim edhe nga një fotografi me miliarderin Trump, i cili është organizator i “Miss Universe”.
Ato janë: Zana Krasniqi (Miss Universe Kosova 2008), Bleona Qerreti dhe Marigona Dragusha (Miss Universe Kosova 2009), tri nga bukuroshet shqiptare që janë fotografuar me Trump.
Fotolajm/ Ja cila është pjata e preferuar e Rita Orës...
Rita Ora ka pranuar edhe më herët që i pëlqen ushqimet tradicionale të shqiptarëve.
Këngëtarja me famë botërore në një intervistë të përbashkët me reperin shqiptar, Action Bronson, patën deklaruar se u pëlqejnë shumë pitet dhe flia.
Ndërsa tani përmes një fotografie në rrjetet sociale, 25-vjeçarja ka treguar se i pëlqen edhe fasulja.
Foto/ Rikthehet Arian Çani, ja cila është “Sofia” e re e tij
Arian Çani ka menduar të sjellë në ekran ngjarje të ndryshme të aktualitetit, politikës dhe kulturës ashtu sikurse edhe personazhe të ndryshëm do t’ju shoqërojnë për të rrëfyer e dëshmuar historitë e tyre.
Sigurisht, ashtu siç edhe ia kërkon zakoni, nuk do mungojnë surprizat.
Drejtuesi i “Zonë e Lirë” ende nuk dihet nëse do të rifillojë emisionin me “look”-un e tij tradicional, me bluzë dhe xhaketë të zezë apo do rinisë me ndryshimin që bëri në fund të sezonit televiziv, ku në vend të bluzës dhe xhaketës, ai doli thjesht me një këmishë të zezë.
Pavarësisht këtij ndryshimi, Çani u shpreh se me këtë veshje nuk ndjehet mirë, duke lënë të kuptojë se mund t’i rikthehet edhe njëherë modelit tradicional të tij.
Mirëpo, në “Zonë e Lirë”, surprizat nuk kanë mbaruar këtu.
Sofia, asistentja e Arian Çanit nuk do jetë vajza e sezonit të kaluar, por një vajzë tjetër, vetëm 18 vjeçe, nxënëse në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”.
Foto+18/ Vajza shëtit në qendrën tregtare pa të brendshme, shokohen njerëzit
Më në fund e kuptuam se pse njerëzit vdesin që të bëjnë pazar tek IKEA, qendër e madhe tregtare në Pekin. Një vajzë është parë duke ecur me një fustan të ngritur sipër dhe që tregonte të gjithë pjesën e poshtme ashtu siç e ka bërë nëna.
Të gjithë njerëzit menduan fillimisht se kjo vajzë ishte përdorur nga IKEA si marifet për të tërhequr sa më shumë njerëz, por e vërteta ishte ndryshe.
Vajza kishte dalë me atë veshje perverse për t'i hedhur fotot në Snapchat.
Pasi panë foto në internet, njerëzit janë zemëruar dhe e kanë kritikuar jo vetëm vajzën, por edhe qendrën tregtare. Ndërsa vetë kompania tha se e ka raportuar këtë çështje tek autoritet përkatëse.
Por, kjo vajzë nuk është e vetmja që e ka bërë këtë çmenduri, aty raportohen shumë raste të tilla, ku foto përdoren për një konkurs, por deri tani nuk janë marrë masa ndaj tyre.
Foto+18/ Rituali horror, zhvarrosin të vdekurit dhe bëjnë foto me ta
Festivali “Ma'nene” në Indonezi u jep të gjithë njerëzve mundësinë që të respektojnë edhe një herë pas vdekjes njerëzit e tyre të afërt, pjesëtarët e familjes, të cilët kanë ndërruar jetë. Por në fakt nuk është një ritual i zakonshëm, ku dërgohen lule apo ndizen qirinj, pasi popullsia në Torajan i zhvarros trupat e të vdekurve, i pastron ata dhe u vesh rroba të reja.
Ky ritual ndodh çdo tre vite në ishujt Sulawesi dhe ka gati 100 vite që ndodh në mënyrë të rregullt.
Sipas “Daily Mail”, njerëzit e fisit “Torajan” i kushtojnë një rëndësi të madhe vdekjes, duke qenë se e konsiderojnë si një nga ngjarjet më të rëndësishme në jetë. Për ta, vdekja nuk është fundi, por një hap tjetër në një udhëtim shpirtëror.
Pasi trupat zhvarrosen, pastrohen dhe vishen, njerëzit e familjes bëjnë fotografi pranë tyre.
Atyre iu hiqet edhe mishi i kalbur, për të ngadalësuar procesin e dekompozimit, sa më shumë të jetë e mundur. I gjithë rituali është një mundësi për familjarët, që të nderojnë dhe të respektojnë edhe pas vdekjes të afërmit e tyre.
Video/ "Fryhej" me Porsche 700 mijë euro, por turpërohet si mos më keq gangsteri i rrugës
Një djalë i cili konsiderohet të jetë gangsteri i lagjes ka dashur të lërë pa fjalë të dashurën dhe çdokënd që do ta shihte më këtë Porsche, vlera e të cilit shkon deri në 700 mijë euro.
Në udhëtimin e tij që zgjati vetëm pak minuta ai ngrinte duart lart, kërkonte t'i lirohej rruga, por e pëson dhe turpërohet si mos më keq, sepse përplaset me një makinë të parkuar.
Mësohet se nga ky aksident nuk është lënduar askush, por makina ka dëme të konsiderueshme sepse përplasja ka qenë shumë e fortë.
Foto/ Poshtë çdo shisheje plastike ka një numër, ta kontrollosh është e rëndësishme...
Ndoshta nuk ju ka rënë kurrë në mend ose ndoshta e keni pyetur veten shpesh: çfarë tregon numri i stampuar në fund të shisheve plastike? Arsyeja është e thjeshtë. Nuk ekziston vetëm një tip plastike, por disa tipe të ndryshme.
Çdo tip plastike përbëhet nga molekula të ndryshme dhe për rrjedhojë tipe të ndryshme plastike nuk mund të riciklohen së bashku.
Është njëlloj si të përpiqesh të shkrish letër bashkë me qelq, nuk ka kuptim!
Për këtë arsye numri i stampuar në fund të shisheve plastike është thelbësor: shërben në qendrat e riciklimit për të klasifikuar tipet e ndryshme të plastikes dhe më pas për të vazhduar me fazën e riciklimit.
Ukraina drejt bojkotit të Botërorit, një rival më pak për Kosovën
Ukraina dhe Rusia mbeten ende në luftë me njëratjetrën, edhe pse tensioni mund të jetë shuar pak së fundmi. Qeveria e Kievit, por edhe federata vendase po diskuton një vendim drastik për të marrë në lidhje me faktin se Botërori i ardhshëm i futbollit do të zhvillohet në Rusi, në vitin 2018.
“Pala ukrainase ka dyshime të mëdha se tensioni me Rusinë do të shuhet brenda datës së fillimit të këtij eventi. Për këtë arsye, funksionarët e sportit ukrainas po punojnë për një opsion mbi të cilin vendi të heqë dorë me vullnet të plotë, për të bojkotuar Kupën e Botës 2018, gjithmonë nëse kjo kombëtare do të arrijë të kualifikohet”, nënvizoi një burim brenda federatës për gazetën “Izvestia”.
Në këto eliminatore, Ukraina ka përfunduar në grup me Kosovën, Finlandën, Islandën, Kroacinë dhe Turqinë. Ndërkohë, Rusia, si vend organizator, është kualifikuar automatikisht në fazën finale.
Disa javë më parë, në lidhje me këtë argument, ministri rus i Sporteve, Vitali Mutko, kishte nënvizuar se ky presion dhe kjo luftë politike nuk do të ndikonte në zhvillimin e kompeticionit, ndërsa në muajin mars, presidenti ukrainas, Petër Poroshenko, ishte shprehur në favor të bojkotit të Botërorit 2018: “Derisa ushtria ruse vazhdon të pushtojë territorin ukrainas, nuk ka sens që kombëtarja e Ukrainës të marrë pjesë në turneun futbollistik në Rusi”.
Gjithsesi, FIFA ka reaguar menjëherë dhe ka paralajmëruar të dyja federatat se të tilla argumente janë të papranueshme në sport, përndryshe do të përballeshin me sanksione të rënda.
Por nga Ukraina këmbëngulin se në rast kualifikimi, bojkoti do të ishte një “shuplakë” për organizatorët e eventit, i cili do të zhvillohet mes 14 qershorit dhe 15 korrikut 2018, në 11 qytete. Ndoshta, heqja dorë nga ana e Ukrainës, duke ritheksuar “në rast kualifikimi”, ky do të ishte një lajm pozitiv për Kosovën, të cilët do të kishin një rival më pak për të mposhtur në Grupin I dhe për të tentuar një kualifikim historik, që në debutim.
“Sportistët kosovarë nuk shkelin te ne” Ukraina është e vendosur për të mos e njohur Kosovën, por në të njëjtën kohë, ajo nuk kërkon që të tregojë sportivitet as për evenimentet jo politike, si sporti, futbolli dhe basketbolli. Kjo do të thotë se përfaqësuesja ukrainase do t’i presë në fushë asnjanëse kombëtaret e futbollit (do të ndeshen për Botërorin 2018) dhe atë të basketbollit (do të ndeshen për Europianin 2017)
Këtë fakt e ka konfirmuar ambasadori ukrainas në Beograd, Oleksandër Aleksandroviç, i cili lidhet direkt me mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës: “Ne nuk mund t’i presim në Ukrainë delegacionet e Kosovës, nuk mund të shkelin në tokën tonë, sepse nuk i kemi njohur ata si shtet dhe aq më shumë pasaportën e tyre”.
Ky duket një vendim shumë i ashpër, duke menduar se edhe Rusia, që gjithashtu nuk e njeh Kosovën, ka vendosur të paktën t’u njohë të drejtën për të udhëtuar kosovarëve.
Foto/ Rita Ora fotografohet pa grim në Nju Jork
Çfarë dallimi bën një ditë! Rita Ora ka shkëlqyer në mbrëmjen e Javës së modës në New York, në shfaqjen e Tom Ford dhe ka marrë vëmendjen e shumë mediave për fizikun e saj dhe fytyrën perfekte.
Por, të nesërmen Rita nuk është vërejtur pasi ka dalë të bëjë blerje pa grim dhe me rroba të gjera, transmeton lajmi.net.
Rita është munduar të mbulojë fytyrën me syze dhe kasketë, por ka lënë të vërehet se grimi me të vërtetë bën mrekullinë.
Foto/ Ja kush ishte modelja seksi, që shkoi në shtrat me aktorin shqiptar
Ditë më parë është zbuluar lidhjen e aktorit Nelson Sejdiu me një modele shqiptare, ndërsa kjo lidhje ishte zbuluar nga një fotografi mjatë intime e çiftit.
Po ashtu nga magazina.al është zbuluar se modelja e cila shihej në një moment mjaftë intim me aktorin është Blerina dhe jeton në Gjermani.
Duket se Nelsoni është me fat, pasi ai ka arritur ta dërgojë në shtrat këtë modele e kosovare që në bazë të fotot shihet se është shumë tërheqëse.
Video/ ‘Zonë e Lirë’, Noizy rinis duelet në rrugë, ndeshja në Zvicër
Emisioni “Zonë e Lirë” ka nisur sezonin e ri në “TV Klan” mbrëmjen e sotme.
Drejtuesi i këtij emisioni, Arian Çani, e ka nisur këtë sezon me këngëtarin Noiyzin.
Këngëtari i njohur i muzikës Hip-Hop, ka folur për sukseset e verës dhe projektet e tij të ardhshme.
Çani i tha Noiyzit se kam dëgjuar, referuar disa sondazheve të caktuar, se ju keni rezultuar si këngëtari më i pëlqyer i kësaj vere.
Mirëpo, ajo çfarë ka surprizuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë”, ka qenë edhe rikthimi në duel i këngëtarit Noiyzi.
Ai tha se do të zhvillojë një ndeshje të lënë përgjysmë vite më parë.
“Dikur unë e fitova duelin, tani kam menduar ti rikthehem edhe njëherë kësaj ndeshje. Do ta zhvillojmë në zvicër dhe për këtë duel po interesohen disa menaxherë anglezë, pasi nga aty unë e kam filluar (street fight) duelin në rrugë”,- tha Noiyzi në Zonë e Lirë.
“Fiks Fare”: Qeveria hap "qesen" për Dibrën në prag të zgjedhjeve lokale
Aeroporti i Kukësit, KLSH zbulon vjedhjen me privatizimin e tokës
Në procesin e shpronësimeve për tokën e aeroportit të Kukësit, në 4 raste i është shkaktuar dëm shtetit me një vlerë prej 104 mijë eurosh.
Sipas një raporti të KLSH, në sipërfaqen prej 23 mijë e 778 metra katrorë, duke shpërblyer 4 subjekte private në vlerën e 14.3 milionë lekëve pa patur titullin e pronësisë, i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit.
KLSH kreu kallëzim penal në prokurori nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës” për ish-regjistruesin e Zyrës Vendore të Kukesit, ish-specialistin hartograf dhe dy juristë.
KLSH beson se gjatë hetimeve të prokurorisë mund të dalin të tjerë persona të përfshirë në këtë aktivitet korruptiv.
Nga raporti i këtij institucioni rezulton se për 11 vjet me radhë, nga shkeljet e kryera Autoriteti i Aviacionit Civil, si pronar i tokës nuk e ka kaluar pronësinë për më shumë se 331 mijë metra katrorë.
Nga auditimi del se është dhënë një sipërfaqe prej 31 mijë metrash katrorë më tepër se sipërfaqet e përcaktuara nga shteti. Ndërsa në 4 raste, ata që janë shpronësuar nuk kanë qenë pronarë të tokës.
KLSH kreu kallëzim penal për “shpërdorim të detyrës” edhe për 9 ish-punonjës dhe 5 specialistë në detyrë në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive në Berat.
Pasi ka kryer një kontroll të plotë të dokumentacionit në këtë zyrë, KLSH ka dolë në përfundimin se, 14 personat e kallëzuar penalisht kanë kryer regjistrime të pasurive me sipërfaqe më të madhe nga sa ishte përcaktuar në ligj, duke lëshuar çertifikata mbi këto pasuri.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë lejuar tjetërsimin e këtyre pasurive në 20 raste dhe kanë regjistruar 43 mije e 626 metër katrorë sipërfaqe tokë arë, pa patur aktin e marrjes së pronës./TCh/
Foto-Video/ Teoricienët: Ja si u përpoqën të vrisnin Putinin...
Pak ditë më parë si pasojë e një aksidenti automobilistik humbin jetën shoferi personal i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Por sot kanë dalë teroi të reja të cilat thonë se aksidenti ndaj makinës së Putin ka qenë i qëllimshëm dhe i parapërgatitur, pasi synohej që përmes këtij eleminimi ti jepej një mesazh i qartë numrit 1 të Rusisë.
Teoricienët i bazojnë faktet e tyre se brena makinës në ato momente ishte shoferi i preferuar i presidentit rus, Vladimir Putin dhe se ende qeveria po mban të fshehtë identitetin e tij.
Në mesazhin e teoricienëve konspirativë argumentohet se aksidenti, i cili ka ndodhur në Kutuzovskoj rrugës për në Moskë, i cili ishte shkaktuar nga një Mercedes, ku sipas informacioneve zyrtare, shoferi i tij humbi kontrollin dhe u përplas me një BMW, ishte në fakt një kërcënim për Putinin.
Në tekstin e tyre po ashtu thuhet se kjo është vepër e një grupi të agjentëve të huaj që veprojnë në Moskë, të cilët nuk do të ndalen para asgjëje për ta përmbysur Putinin.
Këto paraqesin spekulime në lidhje me një paralajmërim brutal të bazuar në premisën se ky është vetëm hapi i ardhshëm logjik pas sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë, që i janë imponuar me qëllim për të dobësuar boshtin e politikave të Putinit.
Një tjetër gjë që autori kishte përmendur në blog ishte se Putinin e bëri presidenti amerikan Barack Obama të duket si fëmijë, dhe kjo është loja e shahut për të “dërrasë e zezë gjeopolitik” duke demonstruar aftësitë superiore, në krahasim me të dhe politikën perëndimore.
Si dëshmi tjetër theksohet edhe një seri takimesh ndërkombëtare politike që Putin realizoj në samitin e G20 në Kinë, gjatë të cilit, ndër të tjera, Putini kishte deklaruar arsyet pse Amerika është duke e fajësuar Rusinë për luftimet në Irak dhe tha se Perëndimi duhet të qëndrojnë larg nga ai rajon.
Përveç kësaj, aty theksohet se edhe kryeministri australian Malcolm Turnbull, kishte pyetur ashpër Putinin se cili ishte më saktësisht roli i tij në konfliktet në Siri dhe cili ishte qëllimi i saj aty, transmeton lajmi.net.
Pra, si përfundim thuhet se aksidenti ishte mirë i orkestruar dhe ka paralajmërim të përgjakshëm për presidentin e Rusisë, që i bëhet më dije ta ndryshojë kursin e tij politik.
Dy ditë pas tragjedisë, në një intervistë për “Blumberg”, Putin tha se pozicioni i SHBA për Kosovën dhe Krimenë, është një lojë e thjeshtë politike.
“Asgjë nuk mund të bëhet kundër vullnetit të popullit, por disa nga partnerët tanë nuk e kanë kuptuar. Ata janë duke u përpjekur për të mos parë vullnetin e popullit të Krimes, ku 70 për qind e tyre janë rusëve, dhe pjesa më e madhe e tyre flasin rusishten si gjuhën e tyre amtare ata ishin për t’u bashkuar me Rusinë, ndërsa, në Kosovë janë keqpërdorur dhe vazhdon të keqpërdoret vullneti i njerëzve që jetojnë atje”,- tha Putin.
Noizy: Kristina Saxobeat është kokrra e idiotes
I ftuar në “Zonë e Lirë”, rreperi Noyzi e ka ofenduar rëndëdë Kristina Saxobeat. Sipas Noyzit çdo histori e treguar nga ajo është thjeshtë një mashtrim.
“Ajo duhet denoncuzar nga të gjithë. Ajo është kokrra e idiotes, shyqyr që nuk e di ku bëhet”,- u shpreh Noyzi.
Ndërkohë vajza e skandaleve dhe sensacioneve në Tiranë, ka pretenduar kohë më parë se Noyzi ka qenë i dashuri i saj dhe se kanë pasur raporte seksuale bashkë.
“Zonë e Lirë”/ Noizy sqaron sherrin me Encën dhe një deklaratë dashurie...
U përfol pak ditë më parë për një ‘konflikt’ që lindi mes Noizyt dhe Encës, në lidhje me autorësinë e shuperhitit të kësaj vere, “Bow Down”, që ka koleksionuar 30 milionë klikime.
Arsyeja ishte autorësia e këngës. Por Noizy e ka sqaruar këtë konflikt tek “Zonë e Lirë”. Ai thotë se, mes Encës dhe tij nuk ka asnjë konflikt.
“Janë shaka të bëra mes nesh, shaka të rënda”,- u shpreh Noizy. Për Noizyn, Enca është motra e tij e vogël dhe një vajzë e talentuar dhe me shumë vullnet.
“Ishte një nga ato momentet e mëngjesit kur ngrihesh me kacabuj. Enca është motra ime e vogël”.
Madje Noizy nuk e kursen edhe një deklaratë “dashurie” për Encën: “Unë e dashuroj atë, e dashuroj atë, ajo është thjeshtë numri një i imi”.
Noizy, ka rrëfyer edhe momentin e parë kur ka takuar atë që sot, konsiderohet si mbretëresha shqiptare e Instagramit, këngëtaren e shumë pëlqyer, Enca.
“Ajo sot është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare, i jap duartrokitjen time, me familjen tende. Kur ka ardhur në studio, më thoshte se unë do bëhem e famshme, do bëhem pjesë e grupit tënd, unë i thoja ‘ëhë ëhë fol...’. Por ajo në fakt sot ia ka dalë”,- ka deklaruar Noizy.
Tiranë, një fëmijë bie nga ballkoni i pallatit tek Unaza e Re
Një fëmijë ka rënë nga kati i tretë i pallatit ku jetonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Unazës së re në Tiranë, ndërsa kanë nisur hetimet.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, fëmija 5 vjeç me inicialet A. B., ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte në katin e tretë të pallatit.
Ngjarja aksidentale ka ndodhur në rrugën “Aleksandri i Madh”, ndërsa fëmija ndodhet në reanimacionin e Spitalit Ushtarak.
Foto/ Bebe Rexha përlotet përpara publikut shqiptar
Pas deputimit të këngëve të saj, publiku shqiptar ka qenë aq i zjarrtë sa të gjithë kanë brohoritur për yllin botëror me origjinë shqiptare.
Bebe është emocionuar dhe është përlotur duke falenderuar publikun e saj. “Ata që më përkrahin më shumë kudo ku shkoj janë shqiptarët”, ka thënë Bebe.
Këngëtarja gjithashtu ka bërë shqiponjën me duar, dhe ka bërtitur me të madhe: “Ju Dua”.
Foto/ Brenda bodrumeve “horror” të Teatrit të Operas
Rikonstruksioni i Operas shqiptare do të nisë nga bodrumet. Kjo është gjendja aktuale, publikuar nga Ministria e Kulturës.
“Projekti i qeverisë shqiptare ‘Rehabilitimi i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor’, - njoftoi ministria, – do të fillojë nga bodrumet e tmerrshme të këtij institucioni të shenjtë, që u ngjan filmave horror të Hollyëood-it”.
Prej 50 vjetësh asnjë investim për të ndryshuar gjendjen skandaloze ku ndodhen ambientet e punës së Artistëve shqiptarë. Foto që nuk kanë nevojë për komente!”.
Berisha: Ja mesazhi skandaloz i Edi Ramës drejtuar një maturanteje
“Ja komunikimi me një fëmijë i piktorit dështak, që për të mbushur xhepat dhe kontot e tij iu mbylli dyert e universiteteve publike mijëra e mijëra maturantëve midis tyre edhe shumë prej tyre të grupit të ekselencës”,- shkruan ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka publikuar edhe mesazhin në faqen e tij në Facebook.
Video+16/ Vajzat shëtisin me biçikletë të zhveshura, dikush regjistron fundin e "trishtë"
Njerëzit kanë parë spektakël pa lekë. Po flasim për dy vajza, që mesa duket janë filmuar në Itali, teksa shëtisnin me biçikletë të zhveshura.
Një djalë me motor afrohet dhe i ngacmon dhe njëra nga vajzat për t’u dukur interesante para tij, bën disa kërcime provokuese në biçikletë.
Por, gjërat nuk shkojnë mirë deri në fund, pasi për shkak të hutimit, vajza rrëzohet nga biçikleta dhe kaq ka mjaftuar që video-ja të bëhet virale në Internet.
Foto/ Prezantuesja shqiptare nxjerr vetëm gjysmën e trupit, komentuesi: Mjaft! Po të plasin silikonet
Prezantuesja shqiptare Luana Vjollca po kalon pushimet në Republikën Domenikane, nga ku po surprizon edhe ndjekësit e saj me foto provokuese.
Ajo është një nga femrat që njihet për kohën që kalon në palestër, por kjo nuk e ka ndihmuar aspak, pasi komentuesit në çdo foto të saj e akuzojnë se është bërë shumë fallco me silikonin e tepruar në fytyrë, madje edhe tek vithet.
Së fundmi ajo ka postuar një foto, në të cilën ka lënë zbuluar vetëm gjysmën e trupit dhe komentet janë të ndryshmet.
Dikush i thotë: "Si Rozafa, njanën e tregon dhe njanën e fsheh".
Ndërsa disa nga komentet e tjera janë:
"O silikoni na e shpife mi, je sia to kukullat e seksit".
"Sado që ke nxjerr vetëm gjysmën ti, prapë e gjerë shumë je".
"Njeri Fallco".
"Cao silikoni mos dil me mi aman nuk i lexo komentet te gjithë te urrejnë je komplet plastike na e shpife pffffff".
"Shumë po dukesh selikon seliikon selikon. SELIKONI LIFE STYLE ".
"Luana kujdes se do Te plasin silikonet. Mjaft e teprove me operacione plastike le nam".
Foto+16/ Provokon këngëtarja e famshme, tërësisht e zhveshur nga vaska
Ajo njihet gjerësisht për zërin e saj brilant dhe jo aq shumë për format. Bëhet fjalë për Mariah Carey, e cila është një këngëtare e madhe me një vokal të veçantë.
Me sa duket, këtë herë Carey ka vendosur të shfaqet ndryshe në publik dhe të surprizojë fansat e saj.
46-vjeçarja i mahniti 4.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram, teksa postoi një fotografi e mbuluar me flluskat e shampos në vaskë.
Nuk e kishim parë kurrë kështu këtë këngëtare, e cila gjithmonë ka mbajtur një profil serioz dhe nuk i është dashur të zhvishet për të tërhequr vëmendjen.
Foto/ Upsss... ja çfarë i ndodhi sot Çanit në transmetim Live, por që ai u mundua ta fshehë
Sot ishte emisioni i parë për këtë sezon i “Zonë e Lirë”. Si përherë emisioni filloi me standartin e tij të veçantë, por diçka i ra në sy që të gjithëve: Çani me sa duket në intensitet për të menaxhuar sa më mirë emisionin, shpenzoi mjaft energji aq sa në këmishën e tij të zezë poshtë krahut, u shfaq një njollë e madhe djerse.
Gjatë gjithë kësaj kohe, njolla nuk është zhdukur aq sa ai është detyruar të kryqëzojë duart që të mos bjerë shumë në sy.
12/09/2016/.....................................................
Kurban Bajrami, Basha uron besimtarët: Zoti i ndihmoftë shqiptarët
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Me një mesazh në profilin e tij në Facebook, Basha shkruan se, kjo është dita kur çdokush sprovohet para Zotit.
“Të dashur miq, vëllezër dhe motra, besimtarë myslimanë, Gëzuar Kurban Bajramin!
Sot besimtarët kremtojnë dashurinë e Zotit ndaj çdokujt që sprovohet përmes sakrificës.
Zoti i ndihmoftë shqiptarët kudo ku ndodhen!”,- shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha në profilin e tij në Facebook.
Kryetari i Kuvendit uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajram
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Festës së Kurban Bajramit. Në mesazhin e tij Meta ka shprehur urimet më të mira për vlerat e kësaj dite, që na nxisin për më shumë tolerancë, mirësi dhe për të pasur solidaritet më të madh sidomos me ata qytetarë që kanë nevojë për solidaritet.
“Me rastin e festës së Kurban Bajramit dua të shpreh urimet më të mira për mesazhet dhe vlerat e kësaj dite, që na nxisin për më shumë falje dhe tolerancë, për më shumë mirëkuptim, për të bërë mirësi dhe për të zhvilluar një solidaritet më të madh me njëri tjetrin dhe sidomos me ata qytetarë që kanë nevojë për te”,- tha Kryetari i Kuvendit.
Gjithashtu, Ilir Meta, ka shprehur sërish vlerësimin e tij për këtë bashkëjetesë dhe harmoni të mrekullueshme fetare që ekziston në vendin tonë.
“Më lejoni të shpreh krenarinë për këtë bashkëjetesë dhe për këtë harmoni të mrekullueshme që ne kemi falë këtyre marrëdhënieve mjaft tolerante, bashkëpunuese midis komuniteteve tona, por edhe besimeve të ndryshme”, – u shpreh Kryetari i Kuvendit në mesazhin e tij me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Trupi i masakruar në Tiranë, policia jep detaje të reja: Ja kur është vrarë
Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me kufomën e gjetur në Selitë të Tiranës.
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se, trupi i pajetë është gjetur rreth orës 11:00 të paradites së djeshme dhe sipas saj, dyshohet se është prej 1 viti aty.
“Rreth orës 11:00, në Kodër Selitë, është gjetur një trup të cilit i mungonin disa gjymtyrë, i skeletizuar.
Nga hetimet paraprake dyshohet se trupi është i seksit mashkull dhe të ketë rreth një vit që ka vdekur.
Nga veprimet proceduriale nuk konstatohen dëmtime në pjesën e kafkës. Trupi i gjendur u dërgua për ekzaminim në mjekësinë ligjore”,- thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.
Burime të policisë thanë se, një kalimtar i rastit në zonën e Selitës njoftoi se kishte dalluar në rrugë pjesë të trupit të njeriut.
Pas mbërritjes së policisë u konfirmua se bëhej fjalë për një mashkull, që nuk dihet kur kishte ndërruar jetë.
Hetuesit në vendin e ngjarjes dalluan se trupit i mungonin disa gjymtyrë.
Ajo që e bën më të tmerrshme ngjarjen është se kufoma kishte shumë kohë e hedhur në rrugë dhe mund të jetë copëtuar nga qentë e rrugës, shkruan lapsi.al.
Sipas policisë, koka e viktimës është gjetur e ndarë nga trupi.
Rakip Suli shpall fitoren në Dibër: Ne patëm kandidat ‘bio’, PD një limon ‘të shtridhun’
Deputeti biznesmen i PS-së në Dibër është i pari që ka artikuluar fitoren e Muharrem Ramës si kryetar Bashkie në Dibër. Kandidati i majtë është në avantazh me mbi 2600 vota më shumë se Sherefedin Shehu, ndërsa janë numëruar gjysma e kutive të votimit.
Në lidhje të drejpërdrejtë për News 24, Rakip Suli tha se “dibranët me heshtjen e tyre surprizuan PS edhe PD. Sipas tij, askujt nuk ia merrte mendja, se PS do të fitonte edhe në bastionet e PD-së.
Më tej Suli e krahasoi kandidatin e djathtë, Sherefedin Shehu, me një limon të shtrydhur ose të “shtridhun” siç thotë ai.
Deputeti Rakip Suli i PS, duke folur nga Komisioni Zgjedhor Zonal i Dibrës
“Kanë fituar dibranët, as doktor Rremi, as PS-ja. Sepse përballë ishte një person si një limon i shtridhun (Sherefedin Shehu). Ka qenë 18 vite deputet dhe ska bërë asgjë për Dibrëën. Ai ka familjen në Amerikë dhe vetë jeton në Tiranë… Erdhën 40 deputetë të PD-së, këtu në Dibër, por ata ikin prapë nesër, ndaj dibranët nuk i besojnë. Ne patëm një kandidat “bio” origjinal si doktor Rremi.
12 vite e pati PD-ja drejtimin e Peshkopisë dhe s’bëri asgjë. Tani qeveria e majtë do të investojë në Dibër. Edhe unë si deputet do insistoj për fonde”./Opinion.al/
Foto/ U ankua për teatrin por... policia e gjobit aktorin e njohur Robert Ndrenika
Aktori, sot në mesditë, në këtë ditë feste të Kurban Bajramit, bashkë me miq e të afërm të tij, po pinte një kafe në një nga lokalet e rrugës “Petro Nini Luarasi”. Fare pranë, kishin parkuar përkohësisht automjetin.
Nuk kaluan pak sekonda që ishin ulur dhe mbërriti një motor me një polic dhe një police të sektorit rrugor.
Dy-tre makina të tjera që gjendeshin të parkuara pranë asaj të Ndrenikës, duke qenë djem të rinj, kur policja nxori bllokun, ndezën makinat dhe u larguan duke i shpëtuar gjobës.
Kurse aktori i mirënjohur, tashmë në moshë të thyer, iu desh ca që të afrohej tek policja që po shkruante gjobën.
Mes tyre nisi një debat me tone të qeta ku mërzia që e kapi Ndrenikën ishte e dukshme. Pas pak, Roberti u kthye sërish në tryezën ku po pinte kafe. Policja, që shikoni në foto, ndërsa nuk gjobiti makinat e tjera që u larguan sapo ajo u afrua, shkroi gjobën dhe ia vuri në makinë Ndrenikës.
Itali, bosit shqiptar të kokainës i sekuestrohen 1 mln euro
E quante veten “Messi i Shqipërisë”, por në fakt ishte ndër njerëzit që trafikonte më shumë kokainë në Itali, të cilën e merrte direkt e nga Kolumbia.
Bëhet fjalë për shqiptarin Bledar Pajana, i cili është vënë në pranga në dhjetor të vitit 2014.
Ai u arrestuar në Holandë, për llogari të drejtësisë italiane, pasi akuzohet për trafikimin e të paktën 2 tonë kokainë nga Amerika Latinë drejt e në Gadishullin e Apenineve.
Sipas policisë italiane kokainën, Pajana e sillte në Europë nëpërmjet rrugëve detare në Spanjë, ose ajrore në Portugali, me një xhiro që i kalonte 200 kilogramët e kokainës në muaj, ose gati 2 ton në vit.
I arrestuar dhe i dënuar me 8 vite e 5 muaj burg, këto ditë Guardia di Financa i ka sekuestruar pasuri për të paktën 1 milionë euro, ndërsa paratë kesh do ti dërgohen arkës së buxhetit të shtetit ithalian.
Ndërsa makinat dhe sendet të tjera do të kalojnë në ankand për interesin publik, ashtu siç edhe veprohet me konfiskimet që i bëhen mafias. Ndërkaq Pajana do të qëndrojë në burg edhe për shumë kohë.
Pak minuta më parë, tjetër tërmet i fuqishëm në Shkup
Një dridhje e re ka ndodhur para pak minutash në kryeqytet duke shkaktuar kështu panik tek qytetarët të cilët tashmë janë mësuar se gati çdo orë ndodh nga një dridhje tërmeti.
Ndonëse me intensitet më të ulët se ditën e djeshme, megjithatë duket se toka akoma nuk është qetësuar dhe vazhdon me dridhje të një pas njëshme.
Dridhjet e sotme janë si vazhdimësi e tërmeteve të djeshme që kanë dridhur gati gjithë Maqedoninë, derisa tërmeti i pasdites së djeshme kishte dridhur edhe Kosovën deri në Prishtinë.
Berisha uron për Kurban Bajramin përmes Facebook-ut
Ish-Kryeministri Sali Berisha u ka dërguar një urim besimtarëve myslimanë me rastin e Kurban Bajramit nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Gëzuar Kurban Bajramin, – shkruan Berisha, – ditën kur vlerësojmë sakrificën, përkushtimin dhe dashurinë ndaj Krijuesit, por dhe ditën e shpresës në mëshirën dhe faljen e Atij për njeriun. Me urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja, për paqe, shëndet e mbarësi! Gëzuar!”- përfundon Berisha.
Në 8 muajt e 2016-ës, 60 shqiptarë në pranga në Amsterdam për drogë e armë
Në 8 muajt e parë të 2016-s në Amsterdam të Holandës janë arrestuar 60 shqiptarë, ndërsa janë sekuestruar armatime, miliona euro dhe drogë. Ky është bilanci i policisë së Amsterdamit.
Qindra kilogramë kokainë, miliona euro, armatime te sekuestruara dhe 60 shqiptarë të arrestuar.
Bilanci i policisë së Amsterdamit në 8 muajt e parë të vitit 2016 ka qenë befasues për vete drejtuesit e policisë në Holandë, si dëshmi për fluksin e kriminalitetit që eksporton Shqipëria drejt perëndimit.
Një burim pranë policisë së Amsterdamit tha që në dhjetëra apartament luksoze të banuara nga shqiptarë janë konfiskuar të paktën 3 milion Euro dhe më shumë sesa 200 kilogram kokainë.
Një nga ngjarjet më të bujshme ku janë përfshire shqiptarët është ajo e dhjetorit të vitit të kaluar. Dy emigrantë u qëlluan në kokë me pistoletë, kur po dilnin nga një restorant në Amsterdam.
Autorët të krimit nuk u kapën kurrë, por policia e klasifikoi ngjarjen si hakmarrje mes bandave që kontrollojnë trafikun e drogës.
Grupet kriminale shqiptare duket se janë fuqizuar së tepërmi vitet e fundit, për shkak të fitimeve kolosale që sigurojnë përmes shitjes së drogave të forta, si kokaina. 13 shqiptarë u arrestuan nga policia vetëm në një aksion në fund të muajit gusht.
Në shtëpitë e tyre, u gjet drogë dhe një sasi e konsiderueshme parash. Burime zyrtare të policisë së Amsterdamit thanë se rritja e aktivitetit kriminal të shqiptareve po hetohet nga dy grupe të policisë, një i policisë hetimore dhe një grup i specializuar në krimet ekonomike.
Të dyja janë në bashkëpunim të vazhdueshëm me Bashkinë e Amsterdamit./Abcnews/
Video/ Vajza tenton të bëjë twerk, por qeni…
Një vajzë adoleshente si duket nuk ka mundur ta përfundojë vallëzimin e saj twerk, e kjo për shkak të qenit të saj
Sapo fillon vallëzimin twerk, e me qëllim ta xhirojë veten duke kërcyer, qeni nuk e lë.
Shikoni videon për të parë se çfarë i bën qeni vajzës:
Foto/ Krujë, aksident i rëndë gjatë garës, makina përplaset me shkëmbinjtë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Krujë, gjatë edicionit të katërt të “Trofeut Skënderbej- Kruja Hillclimb 2016”, njofton “Shekulli”.
Piloti ka humbur kontrollin e makinës gjatë garës duke u përplasur frikshëm me një nga shkëmbinjtë anësorë.
Fatmirësisht shtetasi me inicialet B. C. ndodhet jashtë rrezikut për jetën pavarësisht se ai ka thyer këmbët dhe ka marrë plagë në trup.
Koreja e Veriut bën apel të rrallë publik për përmbytjet masive
Koreja e Veriut zakonisht e projekton veten para botës si një parajsë ku çdo gjë shkon më se mirë, por tashmë kjo a ndryshuar. Pas përmbytjeve të rënda në verilindje të vendit Kim Jong-ut i është dashur të pranojë në një deklaratë të rrallë për shtyp se situata në vend nuk është edhe aq “mirë”.
Sipas një deklarate të botuar të dielën nga agjencia koreane e Lajmeve Qendrore (KCNA), media zyrtare të Koresë së Veriut e shtetit, verilindja e vendit ka qenë e prekur nga përmbytjet më të rënda që nga viti 1945.
Më shumë se 130 persona kanë humbur jetën dhe 400 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Korenë e Veriut pasi tajfuni ”Lionrock” shkaktoi përmbytje serioze, sipas një njoftimi të OKB-së.
”Përmbytjet në verilindje të vendit përgjatë lumit Tumen, në kufi me Kinën, kanë provokuar shpërnguljen e mijëra personave, kanë shkatërruar qindra shtëpi dhe ndërtesa infrastrukturore”,- theksoi raporti i organizatës.
“Të paktën 140 mijë persona janë në nevoja urgjente ndihme. Nga këta 100 mijë janë shpërngulur”,- thuhet në raportin e OKB-së, të dhënat e të cilit janë konfirmuar nga Pheniani.
“Ndërkohë 600 mijë persona janë prekur nga ndërprerja e ujit”,- shtohej në të.
Tajfuni ”Lionrock” shkaktoi 19 viktima dhe kaos edhe në Japoni, në fund të gushtit.
Elbasan, babai seks me dashnoren në sy të djalit 5-vjeçar
Një burrë nga Elbasani është vënë nën hetim nga policia sepse është denoncuar për veprime të pahijshme në sy të djalit 5 vjeç.
Siç bën të ditur “TCH”, burri bënte seks me të dashurën e tij në sy të djalit të mitur. Kjo gjë është zbuluar nga nëna e fëmijës.
Çifti ishte i divorcuar, ndërsa gruaja ka treguar në polici se djali i saj, bënte veprime të çuditshme në shtëpi, duke imituar babain e tij.
Pas kësaj, policia në prani edhe të psikologes i ka marrë dëshminë të miturit, i cili ka treguar se babai bënte seks me dashnoren në sy të tij.
Pas kësaj dëshmie policia ka ndaluar burrin, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.
Foto/ Rama uron Kurban Bajramin nga Fb, komentuesit e “masakrojnë” në rrjet
Me pak fjalë dhe një foto kontroverse, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë shqiptar për Kurban Bajramin.
“Gëzuar Kurban Bajramin” – ishte urimi i kryeministri Rama, ndërsa e ka shoqëruar me një foto të minares së xhamisë së Tiranës, hija e së cilës ka rënë në kullën e Sahatit, që për shumë komentues ka qenë fyese.
Por nuk ka qenë vetëm ky fakt që ka shqetësuar ndjekësit e Edi Ramës në Facebook, të cilët e kanë pyetur kryeministrin se me “çfarë do ta festojmë sot?”
Ndërsa komentues të tjerë i kujtojnë kryeministri blerjen e votës për 20 mijë lekë të vjetra në Dibër.
Anëtarësimi i Turqisë në BE, Austria i thotë ‘stop’ bisedimeve
Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, deklaroi dje se Austria ishte kundër fillimit të bisedimeve nga ana e Ankarasë për një kapitull të ri, pjesë e procesit të anëtarësimi të Turqisë në BE.
Kjo deklaratë është në kundërshtim me atë çfarë tha eurokomisioneri austriak për Zgjerimin, Johannes Hahn gjatë një takimi me ministrin turk për Çështjet Evropiane, Omer Çelik.
Hahn i deklaroi zyrtarit të lartë turk se ai ishte në favor të bisedimeve të mëtejshme për anëtarësimin e Ankarasë në BE.
Kapitujt e rinj të bisedimeve përfshijnë drejtësinë dhe të drejtat dhe liritë e njeriut.
Edhe në muajin gusht, Kurz tha se, do të vinte veton për çdo nivel bisedimesh BE-Turqi.
Foto/ ‘Blick’ e Zvicrës: Ja 10 shqiptarët që kanë bërë histori në botë
Nuk është vetëm Nënë Tereza. Ka edhe 10 shqiptarë tjerë që kanë bërë gjera të mëdha. Kështu e nis shkrimin suplimenti “Am Abend” e së përditshmes zvicerane “Blick”.
Gazeta “Blick”, njëra nga më të lexuarat në Zvicër, ka përmbledhur një listë të 10 shqiptarëve të famshëm, të cilët kanë lënë gjurmë në fusha të ndryshme në gjithë botën.
Shkas, kjo gazetë ka marrë nga shenjtërimi i humanistes shqiptare, Nënë Tereza, që ndodhi një javë më parë në Vatikan.
“Blick” shkruan se, “Shën Tereza nuk është shqiptarja e vetme që duhet ta njihni”.
Kjo gazetë të parin pas Gonxhe Bojaxhiut rendit heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin.
“Skenderbeu ishte një nga mbrojtësit më të mëdhenj të Evropës së krishterë kundër Perandorisë Osmane në shekullin e 15”,- shkruan e përditshmja zvicerane.
Do'stlaringiz bilan baham: |