Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet273/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   269   270   271   272   273   274   275   276   ...   352

Letra e vajzës:

I fejuari im është shumë i dhënë pas fast-food-eve dhe ka shtuar të paktën 12.7 kilogramë. Por ai është vetëm 24 vjeç dhe unë jam shumë e shqetësuar për të. Unë jam 25 vjeçe dhe e dua atë në pafundësi. Jam munduar që ta bindim të hajë ushqime të shëndetshme, por ai mendon se unë po i kushtoj shumë rëndësi këtij problemi.

Nëna ime vdiq nga obezitetin, prandaj jam shumë e shqetësuar për të fejuarin tim që po bëhet obez.

Përgjigja e psikologes:

Keni shumë të drejtë të jeni e shqetësuar, pasi të jesh mbipeshë është një rrezik i madh. Mos e ndaloni të hajë ushqime të gatshme, por sugjerojini të hajë ushqime të shëndetshme gjatë ditëve të javës.

Ju sugjeroj të nisni stërvitjen dhe të shkoni në palestër bashkë, shkoni të notoni, komplimentoje dhe inkurajoje që të krenohet me pamjen e tij.
Foto/ Basketbollistja shqiptare që u dashurua dhe martua me nigerianin

Ja sa duhet të punojnë njerëzit mbi të 40-tat

Të punosh me orar të plotë pas moshës 40 vjeç, nuk është e mirë për trurin.

Punë për më shumë se tre ditë në javë pasi të keni arritur këtë moshë mund të dëmtojë aftësinë tuaj për të menduar!

Një letër nga Instituti Melbourne për kërkime ekonomike dhe sociale thotë se duke punuar deri në 30 orë në javë është e mirë për trurin, por puna më shumë se kaq çon drejt greminës, transmeton “Klan Kosova”.

Nëse ju do të punoni 60 orë në javë, aftësia juaj njohëse do të jetë më e keqe se ajo e dikujt që nuk ka punuar kaq. Megjithatë, në anën tjetër, ju do të keni më shumë para se ata.
Foto/ Enca publikon pamje nga momente intime me të dashurin

Veç momenteve të veçanta që Enca po kalon në pushimet e saj të cilat ajo na i sjellë përmes postimesh në rrjetet sociale, këngëtarja gjithashtu ka sjellë edhe imazhe ku shfaqet në momente intime me të dashurin e saj.

Prej kohësh këtë anë të jetës e ka mbajtur larg vëmendjes së publikut, ndërsa tani këngëtarja nuk ka nguruar të ndaj imazhet në Snapchat ku shfaqet në një mbrëmje të veçantë më të dashurin e saj.
Foto/ Pas kërcënimeve të Nogës, vjen përgjigja e Kristelës...

Kristela Gjoka kohët e fundit është shndërruar në një ndër emrat më të komentuar publikë. Kjo për shkak të ndarjes së saj me reperin Noga, si dhe akuzat nga ky i fundit se, Kristela ka abortuar fëmijën e tij.

Ndërkohë që Noga nuk ndalon së kërcënuari se, do ta fusë në burg Kristelën dhe familjen e saj për shkak të abortit të fëmijës së tij, Kristela ka gjetur një tjetër rrugë, heshtjen.

Por, kohët e fundit nëse shohim profilin e saj në Facebook, Kristela duket se është mjaft aktive në publikimin e fotove nga plazhi.

Pra kërcënimeve të Nogës, Kristela u përgjigjet me foto duke bërë qejf. A është kjo përgjigja që Noga po kërkonte?

23/08/2016/................................................
Foto/ Britanikja “Daily Mail”: Shqipëria, “ferri” i arinjve

Tabloidi prestigjioz britanik “Daily Mail” ka pasqyruar se si trajtohen arinjtë e murmë në Shqipëri, të cilët mbahen të lidhur me zinxhirë, vendosen në kafazë të vegjël dhe përdoren si atraksione për turistët për të bërë fotografi.

Tabloidi britanik shkruan gjithashtu se grupi ndërkombëtar “Four Paës” ka nisur një peticion, duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare për të mbrojtur arinjtë e vendit.

“Daily Mail” ka publikuar edhe disa fotografi, se si trajtohen këta arinj në vendin tonë, në zona dhe ambiente të ndryshme, ku në shumicën e rasteve këto kafshë që janë mbreti i pyjeve europiane, mbahen të mbyllyr në kafaze qensh.



Inçesti i Dibrës, njerka: Kur vajza më tregoi, i ati hante makarona

Njerka e vajzës 15-vjeçare nga Dibra, të përdhunuar nga i ati i saj, ka qënë personi i parë që e ka kuptuar çfarë kishte ndodhur me thjeshtrën e saj dhe duke qënë se e kishte nuhatur sjelljen e pazakontë të të shoqit ndaj vajzës së tij, e besoi menjëherë adoleshenten.

“Kur erdhi vajza, vura re se ishte shumë e tronditur, – shkruan GSH. – E pyeta dhe ajo më tregoi se çfarë kishte ndodhur. Në çast i thashë Gurit: ‘Nëse ti e ke bërë këtë punë, ik menjëhërë prej këtu’. Ai m’u përgjigj se nuk kishte bërë asgjë. Ndërsa për rrobat që i kishte tërë baltë më tha se ishte rrëzuar. Nuk doja ta dëgjoja, por i thashë të zhdukej nga shtëpia.

Ai hëngri një pjatë me makarona dhe u largua për tek bagëtitë. Unë me vajzën shkuam tek kunati dhe më pas bëmë denoncimin në polici”.



Dëshmia e babait

“Mëngjesin e së enjtes, unë dhe vajza shkuam në qytetin e Peshkopisë për të shitur bimët medicinale që kishim mbledhur më parë. Pasi mbaruam punë, u nisëm për në fshat me furgonin e linjës. Nga makina zbritëm jo në vendin ku zbrisnim zakonisht, por diku tjetër. Unë doja që të mos humbnim kohë dhe i thashë sime bije që të ecnim nëpër pyll, pasi rruga që na çonte në shtëpi ishte më e shkurtër. Në një moment, unë i vura dorën asaj në qafë. Kaq, asgjë tjetër”,- është shprehur paraprakisht Guri Përgjegji.

I pyetur në lidhje me pretendimin e bashkëshortes, se ai e kishte ngacmuar seksualisht vajzën edhe më parë dhe se për këtë ishin konfliktuar rreth 20 ditë para ngjarjes, Guri Përgjegji ka thënë: “Po, kemi bërë fjalë. Gruaja ime më tha se çfarë po ndodh në shtëpinë tonë. Ka diçka mes teje dhe vajzës. Unë ia ktheva se nuk ka asgjë dhe se nuk e shoh time bijë me atë sy”.

Pyetjes se si arrite ta përdhunoje vajzën tënde, 46-vjeçari është përgjigjur: “Nuk e di as vetë. Nuk e di sesi ndodhi përdhunimi”.

I pyetur nëse 15-vjeçarja ishte gjaku i tij, pra vajza e tij, Guri Përgjegji është shprehur: “Nuk di çfarë të them…”.

Ndërsa, pyetjes se nga analizat që i janë bërë vajzës dhe vetë atij ka rezultuar se e bija është abuzuar seksualisht nga ai, 46-vjeçari sërish i është përgjigjur se: “Nuk di çfarë të them as për këtë”./GSH/



Skandal në SHISH/ Del dokumenti, zbulon agjentët në 7 ambasada

Pakujdesia e Shërbimit Informativ Shtetëror në hartimin e procedurës për shërbimin “Blerje e sigurim shëndetësor”, të dorëzuar pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, ka nxjerrë zbuluar punonjësit e saj në disa vende të botës.

Kështu, në kërkesën e dorëzuar nga SHISH-i pranë Agjencisë së Prokurimit Publik është i listuar edhe numri i agjentëve, gjinia dhe anëtarët e tyre të familjes.

Fondi limit i përcaktuar është 2 milionë lekë të rinj për një kohëzgjatje të kontratës 1-vjeçare. Agjentët e SHISH në njësitë tona diplomatike i zbulon numri i pjesëtarëve që secili ka në shtetin ku është rezident. Të vetmit shtete ku këta agjentë nuk mund të zbulohen janë Greqia dhe Franca, ku asnjëri prej tyre nuk ka familjarë me vete. Sipas të dhënave të publikuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, rezulton se shteti shqiptar ka gjithsej 7 koordinatorë, të cilët në vendet ku qëndrojnë dhe janë rezidentë kanë edhe familjet e tyre.

Në total, kërkesa e SHISH-it, e cila përfshin numrin e koordinatorëve bashkëngjitur edhe pjesëtarët e tyre të familjes, është hartuar për 18 persona. Sipas këtyre të dhënave nga dokumentet e SHISH-it, bëhet e ditur edhe shpërndarja e agjentëve të SHISHit në njësitë diplomatike jashtë vendit.



VENDNDODHJA

Nga dokumentet e publikuara, rezulton se SHISH ka një koordinator të sajin në Kosovë, të cilin e shoqërojnë edhe 3 anëtarë të familjes së tij. SHISH ka një koordinator edhe në Serbi, i cili shoqërohet atje edhe nga një pjesëtar tjetër i familjes.

Në Belgjikë, SHISH ka dy koordinatorë të saj, nga të cilët njëri ka edhe një anëtar të familjes, ndërsa tjetri dy. Një tjetër agjent i SHISH gjendet në Maqedoni, i cili shoqërohet edhe nga katër anëtarë të familjes. Listën e koordinatorëve të SHISH-it e plotësojnë punonjësit në Itali e Greqi, të cilët gjenden të vetëm, pa shoqërimin e pjesëtarëve të familjes.

PËRFITUESIT

Nga të dhënat e publikuara në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik sqarohen edhe përfitimet që koordinatorët e SHISH-it kanë nga shërbimi shëndetësor i kërkuar. Fondi maksimal që ata mund të përfitojnë në vit është 100 mijë euro. Në rasti shtrimi në spital, ata përfitojnë dhomë dyshe, shpenzime mjekësore, kirurgjikale, anestezistët, kujdes intensiv, ilaçet e këshilluara nga mjeku dhe fashat, shpenzimet për materialet dhe qiraja e dhomës së operimit, trajtimi mjekësor ambulator (pa shtrim në spital) 4000 euro, shpenzime për mjekun e përgjithshëm, shpenzime për mjekun specialist etj.



PAGESAT

Në muajin nëntor të vitit 2014, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushti, gjatë diskutimit të buxhetit për vitin e 2015 u shpreh se agjentet e Shërbimit Informativ Shtetëror, që punojnë në ambasadat jashtë vendit, nuk do të paguheshin më nga fondet e Ministrisë së Jashtme. Kjo lëvizje, sipas Bushatit, bëhej për të reduktuar shpenzimet e MPJ-së, duke ua kaluar barrën e pagesave dhe të shpenzimeve të tjera SHISH-it.

“Në shpërndarjen e fondit të parashikuar në buxhet, Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë në konsideratë dhe nivelin e aktivitetit të dendur diplomatik të përfaqësive tona. Një fond i krijohet Ministrisë së Punëve të Jashtme nga ndryshimi që është parashikuar në buxhet për punonjësit e SHISH-it, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme, të cilët ushtrojnë veprimtari në ambasada dhe paguheshin nga fondi i pagave të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në vitin 2015 e në vazhdim, ky personel do të paguhet nga institucionet përkatëse”, ka thënë Bushati gjatë një mbledhjeje në Komisionin e Jashtëm Parlamentar./Panorama/
Gjermani/ Dëshmia e rëndë e një nëne shqiptare nga kampet e azi


Sarkozy nuk tërhiqet, shpall kandidaturën për president të Francës
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, shpalli sot kandidaturën e tij në primaret e së djathtës për zgjedhjet presidenciale të 2017-ës, i vendosur për tu hakmarrë pesë vite pasi dështoi të rizgjidhet, por gara është shumë e ashpër në kampin e tij.

“Vendosa të jem kandidat për presidencialet e 2017. Franca ka nevojë që t’i japim gjithçka”, shkruan ish-shefi i shtetit (2007-2012), në një libër që do të publikohet të mërkurën, “Gjithçka për Francën”.

“Ky libër është pikënisja”, komenton Sarkozy në rrjetin social Twitter, ku figuron teksti i deklaratës së tij.

Nicolas Sarkozy, 61 vjeç, mund të përballet sërish me socialistin François Hollande, i cili i morri presidencën e vitit 2012, por gjithashtu edhe me kryetaren e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, që po njeh një popullaritet të lartë sipas sondazheve të fundit.


Kakome, apo Krra-krro-me

Nga Balil Gjini
Rrugës për Kakome, unë herë e ndaja këtë fjalë në rrokje: Ka-ko-me, rrokje të cilat i mbaja në çip të buzëve (ashtu siç mban majmuni arrat, do të thoshte Shekspiri), dhe herë të tjera, s'di pse, i deformoja ato duke imituar krrokamat e korbit, apo vajtimet e kukos: krra-krro-me!, ku-ko-me!. Mbase e gjitha kjo vinte sepse kujtimet e mia, mu si të ishin një tufë orlash, i turreshin me sqepa kufomës së një imazhi të kahershëm që dergjej diku në cep të kujtesës sime: një tufë fshatarësh me sëpata e kosore në dorë “vareshin poshtë” të mbronin atë që e quanin pronën e tyre kolektive ndaj një kompanie private, hajt merre vesh, vlonjato-franceze. Disa i quajtën fshatarët barbarë (si mund të quheshin të qytetëruar ata që i kishin kthyer kurrizin detit), kurse të tjerë, përkundrazi, i quajtën të qytetëruar (si mund të ishin barbarë ata që përdornin për detin metonomira erotike si gji, liman, etj., pra ata që luftonin për të si për një robinjë. Këtë bindje ta forcon fakti se lufta për Kakomenë (luftë e bërë tashmë në dyert e gjykatave dhe zyrave të shtetit) po zgjat më shumë se vetë lufta e Tojës, e cila, edhe ajo, fundja-fundit u bë thjesht për një robinjë.

Por çdo luftë, çdo përpjekje njerëzore ka kufijtë dhe limitet e veta për mbërritjen e synimeve dhe, nëse ato kapërcehen, synimet degradojnë dhe çdo gjë e merr lumi. Kështu ka ndodhur edhe me Kakomenë. Kambi dymbëdhjetë vjet që kërkohet legjitimiteti prindëror mbi të. Telat me gjemba, porta me llamarina të ndryshkura, dhe ajo, parulla me gërma të shtrembra "ndal, zonë e ndaluar!", janë krejt në kontrast me bukurinë e detit që dergjet aty poshtë: mahnitës, i heshtur, i virgjër, sovran. Në këtë kontrast gjithkush ka të drejtë të shikojë se, pothuajse gjithmonë, e bukura është e kërcënuar nga e rëndomta, vulgarja. Por më e rëndësishmja nuk është kjo. Më e rëndësishmja është fakti se këto kode e shenja morfologjike nuk thonë asgjë nga pikëpamja semantike. Nëse ti nxjerr një dhjetëmijëshe të vjetër do të shohësh se e ndaluara bëhet e lejuar, agresivja bëhet tolerante, dhe buzët e rojeve private do të hapen, duke të lejuar që, si paraprakisht, të shohësh te bardhësia e dhëmbëve të tyre pikërisht atë imazh zajesh që do ta gjesh te bregu i detit. Këtë e dinë dhe shumë turistë, sepse me gishtat e dorës prekin lëkurën e monedhës prej letre. Po privilegji për të parë i vetëm diçka të veçantë është thjesht një iluzion, sepse brenda janë futur edhe nja njëzet makina të tjera.

Në kthim na pret një surprizë tjetër: dera është mbyllur sërish dhe do të duhet gati një orë e gjysëm që ajo të hapet sërish. Jemi zënë në grackë: nja tridhjetë, dyzet makina, që duan të shohin të ndaluarën, kanë bllokuar rrugën dhe s'mund të dalim.

Mirçea Eliade ftillon se kaosi përfytyrohet në formën e një gjarpri, apo dragoi, që jeton brenda ujërave. Po në rastin tonë ky kaos nuk mbretëron në det, por në tokë. Nuk ka pamjen kërcënuese të dragoit me shumë kokë, por pamjen babaxhane e komike të dy rojave të kompanisë private. Ata bëjnë shenja me kokë e me duar, orvaten t'i thonë turmës se ata vetë s'kanë gjë në dorë (sigurisht duke nënkuptuar se "edhe mund të rregullohet kjo punë"), se gjithçka e ka në dorë "ai".

Befas ky përemër vetor rapashyt merr një ngarkesë tjetër kuptimore, shndërrohet në eufemizëm, dhe, si të jetë një magnet, mbledh material të errët e të zi rreth vetes. Ai..., kush është ky bir kurve?, pyet e irrituar turma. Ai, ai...është shefi, përgjigjet njëri nga rojat, mu ashtu siç shqiptoi dikur Sudja fjalën "kompetenti ". Sak në këtë çast dikush e njeh rojen, i flet në emër të fshatit. Por rojes, mësuar tashmë me të mirat e qytetërimit, me ç'duket si bëjnë më përshtypje traditat e qokat e katundit. Atëherë folësi zgjedh një taktikë tjetër më dinake: i flet për malin e Trebeshinës, për tufën e dhive që e kullosnin bashkë aty, madje edhe për tufën tjetër, atë me trëndelinë, futur nën sqetull, e më tej i flet edhe për kecin kërthi që e zinte gjumi në shkarpë. Por hiç. Atëherë folësi bëhet agresiv. I kujton se pas tetëorarëshit roja do të jetë një nga të zakonshmit dhe folësi me kollajllëkun që kishte Kaini për të kaluar nga fusha e blegtorisë në atë të bujqësisë, i kujton se këmisha e tij mund t'i ngjajë një are gruri të mbushur me paparuna të kuqe. "Vaftë në lanet kjo punë!, u bëftë defosun!, mërmërit roja me vete. U bëmë hasëm me njerëzit."

Disa prej njerëzve, të ardhur aty për disa orë kënaqësi, e kuptojnë se ua kanë zënë bukën në fyt, ndaj marrin kthesën dhe makinat e tyre ngrenë nga mbrapa shtëllunga tymi, a thua janë shtëllunga nervozizmi hedhur mbi vetë asgjënë. Të tjerë presin, të bindur se filozofia e këtij vendi është "prit se si dihet". I gjithë ky kaos e rrëmujë të lë shijen e diçkaje të hidhur në gojë, apo të shpon në fyt si halat e një peshku.

Pak metra më tej ja ku shfaqet sërish tabela me fjalën Kakome. Befas më kujtohet se Antonin Artaud në poezitë e tij e hiqte prapashtesën "que" të fjalëve frënge (bishtin e tyre) dhe e zëvendësonte atë me bashkëtingëlloren "k". K- ja, me trajtat saj agresive ishte një darë, apo një gërshërë operacioni. Por ishte gjithashtu edhe një bashkëtingëllore që të kujtonte zhurmën që bën ajri teksa kalon nga gurmazin në rropulli, gjersa del jashtë. Por k-ja është e lidhur edhe me shënjimet kuptimore të fjalës "kakë". Shikoj dy k-të tek fjala Kakome. Me siguri Artaud duhet të ketë ndjerë neveri ndaj botës (si ne ndaj të pushtetshmëve të këtij vendi) kur vendosi që fjalëve t'ua presë atë bisht elegant prej ketri fjalëve frënge dhe t'ua zëvendësojë me k-në agresive

Frika që vjen nga Alida
Nga Luçiano Boçi

Alida është gazetarja e fundit në radhën e gjatë të atyre që janë sakrifikuar nga pushteti. E brishtë dhe plot profesionalizëm, ajo është e njohur nga të gjithë për urtinë e dashamirësinë e saj. Sot e kanë flakur në mes të katër rrugëve. Nuk i dhanë asnjë arsye apo justifikim, duke zbuluar gjendjen e frikshme e të qenit gazetar. E flakën sepse guxoi të ishte gazetare e të pasqyronte të vërtetën. I ra nga pas një afere e cila trazoi shumë emra. Kërkonte të bënte punën e vet, siç kërkojnë me qindra në Shqipëri. Them kërkojnë, sepse një pjesë e madhe nuk munden ta bëjnë dot.

Tek ne ndodh një fenomen i çuditshëm: gazetarët dinë më shumë se ajo çka shkruajnë, apo çka pasqyrojnë. Pjesën tjetër, atë që dinë, e bluajnë së brendshmi dhe që të mos u sjell dëm e konsumojnë shpesh si humor të hidhur, nëpër tavolina. Më të shkathëtit mund ta përdorin momentalisht infon konfidenciale, për të mos e humbur kot, për të marrë ndonjë “favor” të vogël, nga ato që pushteti i shpërndan me pikatore. Por vetëm kaq. Pjesën e luanit dihet që e kanë të tjerë. Ka një handikap shumë të madh gazetaresk në këtë rast. Është problem lirie dhe frike. Pushtetit, liria e fjalës i duket e tmerrshme.

Ajo është baras me të vërtetën në opinion. Pushteti mund të falë çdo të keqe siç dhe ka ndodhur për hir të interesave, por nuk mund të përtypë asnjëherë “sharjen” e një gazetari, zbulesën e tij. Aq më shumë kur ky është “zog i vetmuar”, i papërkrahje dhe rob i pasionit të vet, siç dhe ishte Alida dhe siç janë pjesa dërmuese e gazetarëve. Alida dhe të ngjashmit si Alida, simotrat e sivëllezërit e saj, ngjallin frikë, sepse kërkojnë të vërtetën dhe fjalën e lirë. Madje ngjallin tmerr.

Ndërsa pushteti frikën e tmerrin e vet, frikën nga e vërteta, kërkon ta kthejë në armën e vet. Ja di efektin asaj dhe rend “ta kapë i pari demin prej brirësh”. Zbaton parimin “frika ruan vreshtin (pushtetin)”. Pas kësaj tenton ta mbjellë atë kudo. Hapi i parë është “puthja e asaj dore që nuk kafshohet”. Fut në thes me favore ata që kanë në dorë drejtimin e medias, për t’i pasur këta të fundit vetëm një telefonatë larg. Për të tjerët, gazetarët e thjeshtë, rezervohet përçmimi, tallja, trajtimi si “bërës detyrash”, hedhja mes katër rrugëve e linçimi. Zheji e përcaktoi bukur mirë Ramën si një sa-trap, me dy lista gazetarësh në xhep. Njërës që i ofronte “xhenetin” e interesave të pushtetit të tij, për hosanatë që i thur dhe tjetrës që i detyron “xhehnemin”, sepse “i prishin qetësinë e rrugëtimit të tij të shndritshëm”.

Këtu u gjend dhe Alida. Por jo e vetme. Sa Alida të tjera e të tjerë, kanë ikur e janë larguar nga profesioni, apo x media vetëm e vetëm se s’kanë dashur të shkelin mbi profesionalizmin e tyre?!! Unë njoh një duzinë të paktën. Ku janë gazetarët e talentuar të Agon Channel sot? Një pjesë e madhe e tyre pa kontrata pune, ose në kërkim diku të vetvetes. Dhe pse?!!! Shumë e thjeshtë. Jo se Rama e kishte me Bechettin, sepse rrezik me të e rrëkëllen ndonjë kafe diku në Londër, “për të folur për Kalivacin”, në emër “të interesave kombëtare”. Por sepse nuk duronte dot Sonilën, Bejten, Krastën etj., që kërkonin të bënin gazetari, oponencë, investigim.

Nuk duronte që “Ca thu-ja” të ishte refreni i gafave e korrupsioneve të përditshme të tij. Shkurt nuk duron dot të vërtetën dhe lirinë e fjalës. Mediat i ngjallin krupën pushtetit të Ramës. Ai gjithmonë ka kërkuar t’i përdorë ato, sikurse kurtizanet përdorin aksesorët. Kur e zbukurojnë në shëmtinë e pushtetit, i miklon dhe i mban varë rreth qafës si sende të çmuara, kur e tregojnë ashtu siç është, açik, në pasqyrë, i flak tej e kërkon t’i shkelë me këmbë. Megjithëse deri diku ai ka arritur ta heshtë atë, mes mijëra marifeteve, duke i hequr asaj sensin e lirisë, nuk resht së luftuari me të. Ka një ndërthurje midis frikës së pushtetit të sotëm dhe fobisë që vjen si arketip tek ai, nga e kaluara.

“Alidën” ai jo vetëm e hedh në mes të katër rrugëve. Nuk mjaftohet me kaq. Kërkon dhe ta vendosë pas hekurave. Gjithmonë nga frika. Koincidenca e largimit të Alidës me daljen në shesh të propozimeve “të çuditshme”, në ligjet paketë të reformës në drejtësi, që fjalën e lirë e kanalizojnë në “influenca” apo “ndikime të papërshtatshme” dhe që duan t’i tregojnë asaj qelinë, nuk duket fare e tillë. Ka një logjikë të fortë brenda kësaj sjellje konkrete hakmarrëse dhe formalizimit ligjor që insiston Rama, për ta gjunjëzuar plotësisht median. Nuk mungojnë këtu as ekot e viteve, kur fjalën e lirë e priste litari. Sepse po në të njëjtën mënyrë, justifikimi gjendet tek “populli” dhe pritshmëria e madhe që ka ai për drejtësi.

Sipas tij, që drejtësia të jetë e “drejtë”, duhet bërë larg syve dhe gojëve të këqija të medias “llafazane”, e cila në shumë raste, sikurse Alida, kërkon gjilpërën në kashtë dhe mund të nxjerrë në shesh padrejtësitë në emër të drejtësisë. Propozimet e Ramës janë ulërima e fundit e kambanave që kanë kohë që bien për median e lirë, në përpjekjet për ta përcjellë atë në funeral. Tërheqja e tyre ndryshon melodinë. Shënojnë fillim e kambanave të rënies së një pushteti anti-media dhe anti-demokratik. Frika që vjen nga “Alida” do ta marrë me vete pushtetin e Ramës.

Natën e mirë lider!” Tani fitojnë “të çfarëdoshmit”

Nga Michele Ainis

Demokracia, që nga koha e Perikliut, mishërohej tek një lider. Vërtetë? Tashmë, e gjithë kjo është vënë në dyshim. Sepse kudo zien një revoltë kundër elitave (Brexit ishte vetëm episodi më i fundit). Sepse kjo revoltë përkthehet në një krizë autoriteti, e cila përpin të gjithë ata që kanë pushtet social, nga profesorët tek magjistratët, nga gazetarët tek shkencëtarët. Sepse mosbesimi godet kudo, dhe pikësëpari, drejtuesit e partive, mbajtësit e pushtetit social më me influencë: atë politik. Sepse vala e mosbesimit përplaset mbi udhëheqësit e tyre kombëtarë, duke u “prerë kokat”, duke i hedhur tutje si një çorape e përdorur. Dhe në fund, duke zëvendësuar aktorin kryesor.

Provat? Mjafton të shfletosh albumet e Nëntëqindës, dhe t’i vësh përballë fotografive të çastit të këtij fillimi mijëvjeçari. “Shekulli i shkurtër” kurorëzoi një Panteon udhëheqësish, që në të njëjtën kohë ishin kampionë të jetëgjatësisë politike: personazhe si Franklin Delano Roosevelt (katër mandate presidenciale të njëpasnjëshme: 1933-1945), ose si Helmut Kol (edhe ai katër fitore elektorale: 1982-1998). Dhe në Itali, De Gasperi, Moro, Craxi. Po tani?

Në bregun tjetër të Atlantikut, ylli në ngjitje është Donald Trump: një homunculus normalis, me të gjithë tiket dhe paragjykimet kulturore që dëgjohen nëpër bare. Jo më kot në SHBA e quajnë “The Donald”. Ndërkohë që në Itali, përtej Adriatikut, zgjedhjet e fundit lokale kanë kurorëzuar duke u dorëzuar çelësat e pushtetit, personazhe anonimë, të zakonshëm. Simboli i tyre përfaqësohet më së miri nga dy gra, të dyja pjesëtare të Lëvizjes 5 Yjet: Virginia Raggi në Romë dhe Chiara Appendino në Torino.

Në një libër të botuar në fillim të këtij viti (“Demokracia e udhëheqësve”), Mauro Calise vëren se si kriza e partive ka prodhuar një sistem vertikal, të bazuar në marrëdhënien direkte mes Shefit dhe zgjedhësve të tij. Dhe shton: nuk bën përjashtim as forma e prezantuar nga Beppe Grillo dhe Casaleggio, duke qenë se “Lëvizja 5 Yjet paraqitet si një super parti personale, mbijetesa e të cilës duket shumë e lidhur me fatet e udhëheqësit të vet”. Nuk ka asgjë më të gabuar: Casaleggio ka vdekur, Grillo është hequr mënjanë, por në ndërkohë, 5 Yjet i shumëfishon votat e veta.

Në të vërtetë, e kishte parashikuar shumë mirë Umberto Eco, me disa faqe (të paharrueshme) në vitin 1963: “Fenomenologjia e Mike Buongiornos”. Nga buronte suksesi i prezantuesit më popullor televiziv në Itali? Përgjigja: nga gafat e tij, nga italishtja bazike që fshinte krejt lidhëzat, nga mediokriteti që shpalosej si një flamur. Buongiorno përfaqësonte njeriun mesatar, madje atë minor. Dhe ishte ekzaktësisht kjo arsyeja e pëlqimit universal për të: duke e parë në televizor, askush nuk do të mund të ndihej inferior. Shkurt, në kohën e tij, Buongiorno shprehte një ideal të ri kolektiv, një kampion me të cilin njerëzit të identifikoheshin: jo supermeni, por “everyman-i, njeriu çfarëdo.

Gjysmë shekulli më vonë, everyman-i triumfon edhe në politikë. E kishte provuar edhe Silvio Berlusconi, me të folurën e thjeshtë e të drejtpërdrejtë, me mos-honepsjen e liturgjive partiake. Por ai ishte një miliarder, një manjat i televizionit, aspak njëri prej nesh.

E ka provuar Renzi, me mënyrat e tij të spikatura, me përmbysjen e klasave të vjetra drejtuese. Por përmbysësi, nëse ka sukses, shndërrohet ai vetë në klasë drejtuese, dhe ky është një faj i pafalshëm, sipas frymës që mbizotëron në kohën tonë.

Mund të jetë ideologjia e re, pasqyrë e të cilës janë fjalorët: neo-empirizëm, neo-realizëm, neo-pozitivizëm, neo-korporativizëm, neo-kontraktualizëm, neo-ekspresionizëm, neo-gotik e kështu me radhë. Mund të jetë eksperienca horizontale që gjithësecili prej nesh përjeton në Internet, ku mbizotëron “bëje vetë!”, që nga të vetëmësuarit për sëmundje nga më të shumëllojshmet, deri tek vetëpublikimi i një libri elektronik. Por në ndërkohë, është bërë kjo sigla politike e kohës që jetojmë: demokracia e jo-liderëve./L’espresso/

Për ata që vranë Arditin dhe shumë të tjerë në Shqipëri


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   269   270   271   272   273   274   275   276   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish