Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet251/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   247   248   249   250   251   252   253   254   ...   352

Alma përshëndetje. Ky është një moment tejet tronditës për ty dhe për të gjitha ata që u gjendën protagonistë të një masakre të tillë. Fillimisht si u gjendët në vendngjarje?

Ishim duke parë festën e fishezjarreve që i paraprin Festës Kombëtare. 10 minuta para se të mbaronte mua mu bllokua telefoni. Mu duk diçka e çuditshme. Motra ndërkohë po xhironte dhe ne po i drejtoheshim qendrës, kjo pasi unë jetoj afër detit. Dua të saktësoj që motra e vogël dhe mami kanë ardhur me pushime, ndërsa unë dhe motra ime e madhe jetojmë në Nicë.

Në momentin që po i drejtoheshim qendrës, po i thoja motrës të hamë diçka. Dhe u drejtuam te kazinoja e famshme. Ku kishte edhe një koncert. Nuk ishte ndonjë muzike e bukur. Dhe i thamë mamit që të kalonim në anën tjetër. Në këtë moment motra ime e pa kamionin dhe e xhiroi sepse ju duk e çuditshme. E xhiroi kamionin sepse ndërkohë po xhironte koncertin. Në këtë moment kuptuam që diçka nuk po shkonte….

Dhe çfarë ndodhi më tej….

Dëgjuam thirrjet Allahu Ekber Allahu Ekber. Mami ndërkohë pa njerëzit e shtrirë në tokë. Ishte një masakër e vërtetë. Kamioni na erdhi nga krahu tjetër i lungomares pasi ndryshe edhe ne mund ta kishim pësuar. Menjëherë kemi vrapuar dhe aty kemi humbur njëra-tjetrën. U futëm në kazino me mendimin për t’u fshehur në parking. Pastaj policia na hapi portën e madhe të hekurit, ku kemi shkuar në shtëpi.

Nuk e di. Ai moment kur nuk pashë motrën me vete ka qenë i frikshëm. Deri në momentin kur u bëmë të katërta bashkë në shtëpi nuk u besoja syve.

Po ju them që kam ecur gjithë kohës me mendimin që po eci kot, po vdes. Kur ishim të katërta nuk më besohej.. Pastaj filluam të merrnim shoqërinë, njëri-tjetrin ku ishin.

Më pas më mori në telefon pronari. Ai kishte xhiruar gjithçka nga ballkoni i tij.

Alma ju e njihni zonën. Më thatë që kini katër vite që jetoni dhe punoni në Nicë. Si është e mundur që një kamion i tillë të futet deri në brendësi të lungomares dhe të ecë gjatë pa u pikasur nga forcat e policisë….?

Nuk arrij ta kuptoj se si mundet një kamion i tillë të futet në lungomare. Sepse deri në vendin ku ka ndodhur masakra ka ecur 2 kilometra. Unë në fillim kam kujtuar se ishin të pirë. Kurse policia po e ndiqte… Ishte e çuditshme, ndërkohë që në Promenade nuk lejohen të lëvizin makina dhe jo më të ecin kaq gjatë



Si është dita sot në lungomaren e Nicës?

Sot të gjitha shërbimet që janë në vijën e parë të lungomares apo Promenades jane te gjitha te mbyllura. Janë të hapur vetë supermarketet në krahun tjetër të Lungomares…Ndërkohë që ka akoma trupa përgjatë lungomares të cilët janë mbajtur aty mesa duket për ekzaminim nga policia.



Në video momenti kur shtetasja shqiptare Alma Rama kërkon motrën dhe mamanë midis turmës./Intervistoi: Dritan Laci/

Video/ Çmendet moti, në Llogara bie dëborë

Njësoj siç u raportua një ditë më parë në Itali, ku një qytet në veri të vendit kishte rënë dëborë, edhe në vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, që sipas parashikimeve do të vazhdojë për dy ditët e ardshme.

Video më poshtë tregon gjendjen sot pasdite në Qafën e Llogarasë.

Shiu, era, mjegulla e dendur dhe madje dëbora kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve, ndërkohë që temperaturat janë ulur me disa gradë.



I doli në krah terroristëve të Nicës, shkarkohet nga puna gazetari
Agjencia e lajmeve turke Adadolu ka pushuar nga puna gazetarin e saj Ali Kahriman, i cili në llogarinë e tij në Twitter komentoi se sulmi në Nicë nuk ishte një sulm terrorist, por kishte ardhur sipas tij për shkak se kamionit nuk i kishin punuar frenat.

“Kamioni që shtypi turmën kishte probleme me frenat, nuk është një sulm terrorist”, kishte postuar Kahriman.


Foto+Video/ Vdes i riu shqiptar që u plagos nga 2 gangsterë latinë

Ka ndërruar jetë në spital i riu shqiptar i cili u plagos me thikë nga disa gangsterë amerikano-latinë. Ngjarja ka ndodhur natën e ditës së dielë në Milano, Itali.

Siç shkruan Corriere Della Sera, bëhet fjalë për 18-vjeçarin shqiptar Albert Dreni, mke origjinë nga Durrësi dhe pas asnjë precedent penal. I riu mësohet se jetonte në Itali me të motrën dhe xhaxhain.

Disa gangsterë amerikano-latinë të “MS13”, kishin shkaktuar një sherr të madh në një diskotekë në zonën e Castelbarco, Milano dhe pasi janë nxjerrë nga ndërtesa i kishin hipur tramvajit. Aty kanë plagosur me thikë, duke goditur disa herë, të riun shqiptar.

Dreni ishte dërguar në spital në gjendje të rëndë. Edhe pse ka pasur një ndërhyrje të menjëhershme nga mjekët, ai nuk u zgjua asnjë moment nga koma cerebrale.

Mbrëmjen e të enjtes gjendja e tij ishte rënduar, duke humbur edhe jetën.

Për sherrin dhe plagosjen e Drenit, policia ka vënë në pranga dy anëtarë të bandës MS-13. Ata janë Antonio Omar Velasquez i njohur si “Chukino”, dhe Arturo Mauricio Sanchez Soriano i njohur si “Peludo”, 20 dhe 21 vjeç dhe me precedentë të shumtë penalë.

Brenda kazanit islamik të Kosovës/ Rrëfimi i 19-vjeçarit nga Kaçaniku që u nis për Siri
Gazetari Frud Bezhan ka folur me një ish-rekrut të ISIS-it nga Kaçaniku, i cili ka rrëfyer për rrugëtimin e tij drejt Sirisë që t’i bashkohej grupit terrorist.

19-vjeçari nga Kaçaniku, në shkrimin e Radios Evropa e Lirë flet me emrin Adem, pasi emrin e tij të vërtetë nuk e ka treguar shkaku i frikës nga arrestimi. Atij i kujtohen momentet kur iu bashkua grupit më brutal të ISIS-it.

“Me një mjekër jo fort të gjatë, Ademi, i cili kërkon nga unë që të mos e përdori emrin e tij të vërtetë prej frikës nga arrestimi, thotë se asnjëherë nuk do të ishte larguar nga Kosova. Por dy vjet më parë, ai e gjeti vetin në kufirin e largët mes Turqisë dhe Sirisë. Vend takim për të huajt që donin t’i bashkoheshin ISIS-it”.

Pasi ishte marrë nga ISIS-i në një fshat turk, ai kishte pritur që të shkonte në zonën e luftës. Fillimisht ka bërë stërvitjet e zakonshme dy javore në qytetin sirian Raqqa, para se të vendosej në grupin e luftëtarëve, transmeton Koha.net. Pak orë para se të vendosej në kufi, Ademi vendosi që të kthehej në shtëpi.

“E kuptova që shkuarja në Siri nuk kishte të bënte asgjë me Islamin” thotë Ademi, i cili sipas REL-it, vazhdimisht kthente kokën pas për të kontrolluar mos zbulohej nga autoritetet kosovare. Radio Evropa e Lirë e përshkruan 19-vjeçarin si çdo i ri tjetër kosovarë, i veshur me xhins e fanellë.

Qeveria e Kosovës vlerëson se më shumë se 300 kosovarë kanë udhëtuar drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS-in në luftën e shenjtë. Kjo e bënë Kosovën si shtetin më të madh në Evropë që ka kontribuuar me ushtarë të ISIS-it.

Kaçaniku në veçanti ka fituar reputacionin e kryeqytetit xhihadistë të Ballkanit. Në tre vjetët e fundit, së paku 24 kaçanikas i janë bashkuar grupeve terroriste si ISIS-i ose Al-Qaeda në Siri dhe Irak.

Rrugëtimi i Ademit drejt radikalizmit filloi kur pranoi një ftesë në Facebook për të marrë pjesë në një ligjëratë të një imami. Ai thotë se ishte “kurioz” për Islamin. Në pesë muajt e ardhshëm, Ademi së bashku me disa të rinj tjerë mori pjesë në ligjërata dhe klasa kuranore në një xhami të afërt

Këto ligjërata ishin organizuar nga Rinia Islame, një organizatë bamirëse islamike që operon në Kaçanik. Ademi thotë se ligjëratat në të cilat mori pjesë ai ishin shumë të ashpra dhe strikte.

“Ata na thoshin që të mos u flisnim femrave për dore dhe që të mos shkonim në kafene dhe bare”,- tregon Ademi.

19-vjeçari tregon se, ligjëratat vazhdimisht kishin të bënin me xhihad dhe konfliktet në Siri dhe Irak.

“Familja ime nuk e praktikon fenë shumë”, thotë Ademi, i cili jeton me prindërit dhe dy motra në një banesë në Kaçanik. “Vetëm unë dhe gjyshi”,- thotë ai.

Ademi thotë se familja e tij e kishte kuptuar se ai po radikalizohej.

“Ata më thoshin se nëse dua ta praktikoj fenë, mund ta bëj, mund të falem, por që të mos bëhesha radikal”,- tregon ai.

Ligjëratat në të cilat mori pjesë Ademi, jepeshin nga Zeqirja Qazimi, një imam i famshëm, i cili u dënua me 10 vjet burgim më 20 maj pasi ai dhe gjashtë të tjerë u shpallën fajtorë për pjesëmarrje në luftë të huaj dhe për rekrutimin e të rinjve kosovar në ISIS.

“Imami Zekerija Qazimi vjen nga Gjilani”,- thotë Ademi. “Ai na fliste neve për xhihadin”.

Produkt tjetër i radikalizmit në Kaçanik është edhe Lavdrim Muhaxheri, 25-vjeçari i cili lufton në Siri. Ai nga mediat është përshkruar si njëri prej liderëve kryesor të ISIS-it.

Vitin e kaluar u publikua një video në të cilën shihej Muhaxheri duke prerë kokën e një të riu sirian. Ndërsa në një tjetër video ai me një raketë vret një tjetër të burgosur.

Ademi nuk dëshiron të flasë shumë për banorin më famëkeq të Kaçanikut, por thotë ta ketë parë Muhaxherin duke u lutur në një xhami. Ademi thotë se ai dukej normal.

Ademi thotë se rruga e Muhaxherit është mësim për të rinjtë e Kaçanikut se nuk duhet të shkojnë në Siri.

“Unë jetoj jetë normale përsëri, jam shumë me fat”,- i thotë Ademi gazetarit të Radio Evropa e Lirë. “Jo të gjithë që gabojnë mund të gjejnë rrugën e tyre përsëri”,- thotë Ademi./REL/

Rama i bindet Lu-së: Takohem me Bashën ditën dhe natën
Në një takim me studentë të drejtësisë, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili pak më parë në një deklaratë për mediat i kërkoi atij që të takohet të hënën me Bashën për të gjetur konsensus për reformën në drejtësi dhe “Nëse nuk e gjejnë, bëjnë mirë të mos dalin nga ajo dhomë”.

Rama tha se është i gatshëm të takohet me Bashën, jo vetëm ditën, por edhe natën mjafton që të ketë një propozim të pranueshëm.



Më poshtë pjesë nga fjala e Ramës.

“Sot jemi në këtë udhëkryq, ne besojmë se pa përfshirjen e ndërkombëtarëve në procesin e skanimit nuk ja dalim dot, opozita kërkon një relativizim të këtij përfshirje që e bën të pamundur instrumentin e kontrollit, ka bërë një propozim që është refuzuar jo vetëm nga ne por edhe nga SHBA.

I keni dëgjuar argumentat, sovraniteti, atdheu, aftësia jonë për ta bërë këtë punë vet dhe të gjitha llojet e fjalimeve propagandistike kur sic thotë ajo fjala e mencur patriotizmi bëhet strehë, spo e them sic e thotë tamam, por po themi për njerëzit që se kanë ndershmërisht. Tani pasi ne kemi pranuar gjithcka jemi para një situate absurde. I kam bërë opozitës një propozim shumë serioz, shumë sinqerisht ne nuk kemi një formulë që e qetëson lepurin e frikës në barkun e opozitës dhe na jep ne miratimin e reformës për SHBA.

Opozitës i kam thënë që mendohu se ndoshta e gjen, ne jemi gati por s’dimë si ta pajtojmë këtë gjë dhe për ta thënë cope nuk e kemi ne lepurin dhe mbase se kuptojmë ca lloj tensionesh të brendshme shkakton ai lepur nga dridhet, por mbase edhe nga përgjegjësia e madhe që ka mbi supe edhe opozita mbase gjendet një zgjidhje.

Dëgjova ambasadorin amerikan që doli dhe unë e mirëkuptoj plotësisht se në këtë qerthull ka një moment absurd dhe absurdi të lodh. Tha të takohen. Unë ndërkohë po sot thashë jo vetëm ditën por edhe natën, në cdo orë, mjafton që të kenë një propozim, që të jetë i pranueshëm se para se të flisja sot, nga Hollanda erdhi mesazhi i opozitës që propozimin e ke në tavolinë.

Unë e marr por sic e dëgjuat nga ambasadori nuk pranohet nga SHBA, cfarë në duhet? Çfarë do bëjmë me atë propozim? Tani ju jeni studentë… lepuri është në tension maksimal dhe kur frika flet, s’ka arsye. Por nga ana tjetër kjo është një reformë që vendos për shumëcka lidhur me ju me gjithë bashkëmoshatarët tuaj dhe me familjet e zakonshme të këtij vendi”,- deklaroi Rama.


Skandali me OSHEE/ Faturon qytetaren pa pasur asnjë objekt
Kjo zonjë nuk zotëron asnjë objekt, por OSHE e ka faturuar atë sikur të kishte një të tillë.

Atika Lagji nga Rradhima ka denoncuar atë që ajo e quan vjedhje nga OSHEE, duke e çuar çështjen në gjykatë, ku ka fituar të drejtën për tu dëmshpërblyer nga OSHEE në shumën e bllokuar prej 360 mijë lekë të reja.

Pavarësisht vendimit të dhënë nga gjykata e shkallës së parë, prej dhjetorit 2015, sërish OSHEE nuk ka bërë likujdimin e shumës.

Veç kësaj, OSHE i mban të bllokuara edhe llogaritë e saj në bankë.

Bëhet fjalë për një objekt të dhënë vite më parë me qira nga Lagji, kur të gjitha detyrimet janë paguar nga zotëruesit e objektit në atë kohë.

Por OSHEE ka vijuar faturimin dhe kur objekti nuk kryente asnjë funksion.



Mesazhi i Papa Françeskut për masakrën e Nisës

Papa Françesku ka shprehur përmes rrjetit social Twitter ngushëllimet dhe lutjet e tij për viktimat e sulmit në Nisë.

“Lutem për viktimat e sulmit në Nicë dhe familjet e tyre”,- shkruan Papa.

“I lutem Zotit që t’i konvertojë zemrat e të dhunshmeve të verbuar nga urrejtja”,- shkruan Papa në mesazhin e tij për terrorizmin.


Sulmi në Nisë/ Hollande bën bilancin tragjik, thirrje për bashkim kombëtar: Nuk është koha të përçahemi

Në një deklaratë të drejtpërdrejtë nga Nisa, vendi ku ndodhi sulmi, Presidenti Francez, Francois Hollandë ka bërë thirrje për bashkim kombëtar dhe për të ruajtur qetësinë. Gjithashtu ai ka bërë edhe një bilanc të sulmit tragjik të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar të Nisë.

“Franca do tu japë përgjigjen e duhur terroristeve, më cdo kusht por ne duhet të ruajmë qetësinë”,- u shpreh Hollande.

“Kanë vdekur 84 persona, 50 janë të plagosur në gjendje të rëndë, ndërsa mes viktimave ka edhe fëmijë”,- tha Hollande.

“Ju jeni të frikësuar sepse mendoni dhe thoni se shteti nuk po ju mbron, por ne duhet të qëndrojmë së bashku në këto kohë të vështira dhe hidhërimi.

Ne do vëmë në lëvizje të gjitha autoritetet për normalizimin e situatës.

Bota po na gjendet pranë dhe po na mbështet, nuk është koha të përçahemi sepse këto sulme po na frikësojnë, por edhe po na bashkojmë”,- u shpreh gjatë konferencës presidenti i Francës, Francois Hollande.

Ai foli për masat mbrojtëse, arsyet pse Franca është gjithmonë viktima kryesorë e këtyre sulmeve por edhe sa të vështirë ishte për të shikonte tragjeditë që po ndodhnin.


Tramp pas sulmeve në Nisë: Po të isha president do fusja NATO-n në një luftë botërore kundër ISIS

Dy kandidatët kryesorë presidencialë në Shtetet e Bashkuara, reaguan të enjten ndaj sulmit terrorist në Francë, duke thënë se Amerika është në luftë me terroristët radikalë islamikë. Megjithatë përgjigjia e Hillary Clintonit, ishte shumë më e përmbajtur se ajo e Donald Trumpit.

Kandidati republikan, Trump tha se Shtetet e Bashkuara duhet të ashpërsojnë qëndrimin ndaj terroristëve dhe se nëse ai do të ishte president, do të kishte kërkuar nga Kongresi një deklaratë zyrtare lufte kundër grupit Shteti Islamik, ndërsa demokratja Clinton bëri thirrje për kujdes dhe për të intensifikuar grumbullimin e informacionit të zbulimit kundër terroristëve.

Zoti Trump tha në televizionin Fox se do të ishte gati të shpallte luftë ndaj terroristëve të papërcaktuar dhe do të angazhonte trupat e NATO-s në një “luftë botërore”.

Më pas, zonja Clinton u pyet në CNN mbi komentet e zotit Trump.

“Mendoj se është e qartë që jemi në luftë me këto grupe terroriste dhe se çfarë ato përfaqësojnë. Është një lloj tjetër lufte dhe duhet të jemi të zgjuar për mënyrën sesi e kryejmë këtë luftë dhe si ta fitojmë. Prandaj duhet t’i peshojmë të gjitha alternativat”,- tha ajo.

Figurat politike në gjithë Shtetet e Bashkuara dhe nga të dyja palët, u bënë jehonë qendrimeve të kandidatëve presidencialë për t’u përballur me kërcënimin e terrorizmit islamik./VOA/
Tronditëse/ Ja publikimi i fundit në ‘Fb’ i terroristit të Nisës, vetëm pak orë para sulmit

Personi më i urryer ditën e sotme, 31-vjeçari franko-tunizian, Mohamed Lahouaiej Bouhlel, para se të vriste barbarisht 84 persona në Nisë, kishte publikuar një fotografi shqetësuese me disa fëmijë që mbajnë armë të ftohta në duar.

Kjo fotografi është shpërndarë kudo në rrjetin social Twitter, dhe fëmijët në foto janë 3 vajzat e tij.

Fotoja është publikuar në vitin 2015 nga vrasësi i shumëpërfolur.

Burimet policore dhe vendasit deklarojnë se sulmuesi ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë dhe se madje ai nuk ishte shumë besimtar.

BBC shkruan se, “kamionisti vrasës” nuk e respektoj plotësisht Ramazanin këtë vit.



Veç një djall e di pse gjithë kjo urretje!
Nga Dom Gjergj Meta

Se pse është arritur në këtë pikë veç një Zot e di ose më mirë të themi veç një djall e di. Se nuk kanë tjetër kuptim sulmet terroriste përveçse të frymëzuara nga një forcë e errët, antiNjeri e antiZot. Nuk është e mundur të imagjinohet që pas këtyre sulmeve të ketë ndonjë ndjenjë drejtësie apo thjesht ndonjë padrejtësi e bërë. Është thjesht terror që prodhohet për të pasur pushtet mbi njerëzit dhe për t’i sunduar ato me anë të frikës.

Për këtë çdo mjet është i lejueshëm dhe ata njerëz po i përdorin të gjitha këto mjete. Ata po shkatërrojnë jetë njerëzish e po krijojnë në botë panik të cilin e ndjejmë të gjithë.

Një ditë mund të ndodhë edhe ndër ne, sepse ne jemi totalisht të pambrojtur. Ende nuk kemi arritur të kuptojmë se pse kjo mizori. Si është e mundur që një njeri i cili jeton, madje mund të ketë lindur në Francë a në Europë e më pas të bëjë një masakër të tillë? Çfarë force paska ajo lloj idologjie saqë arrin të bindë me mijëra njerëz, të rinj e më pak të rinj që të flijojnë veten duke flijuar më parë me dhjetra apo qindra të tjerë? Këtë veç një djall e di e veç një djall e thotë.

Pse e gjithë kjo urrjetje, nga vjen? Veç një djall e di, sepse veç ai është i aftë të urrejë në atë farë mase. Por ne njerëzit nuk mund t’ia faturojmë të gjithën djallit se ndryshe do të largonin padrejtësisht përgjegjësinë nga vetja jonë. Jo ne kemi përgjegjësi e duhet ta marrim atë mbi veten tonë. Europa dhe Amerika duhet të marrin përgjegjësitë e tyre. Franca është vendi që më së pari dhe më së shumti me politikat e saj ka pritur me vite emigrant dhe madje i ka hapur dyert religjioneve të ndryshme.

Si ka mundësi atëherë që pikërisht kjo francë me politikat e saj integruese të goditet kaq rëndë. Sa bukëshkalë janë këta njerëz. Kjo është shumë e rëndë.

Kjo është një ideologji totalitare e cila do që e gjithë bota të besojë atë çka ata besojnë, d.m.th. të totalizojnë gjithçka. Por kjo është më e keqe se idologjitë fashiste, komuniste apo naziste, sepse kjo prek edhe ndërgjegjen religjioze të njeriut, intimitetin e tij. Këta njerëz manipulojnë brendinë e njerëzve e kështu i kthjejnë ato në bomba të gjalla lëvizëse, në vrasës që ecin të qetë nëpër rrugët e tona e si me komandë në një moment shpërthejnë duke bërë gjëmën.

A jemi ne në Shqipëri të sigurtë prej këtyre “përbindshave”? Mendoj se nuk jemi dhe këtë e shohim nga gjuha e urrjetjes që shpesh shpërfaqet nëpër internet e nëpër rrjetet sociale. Në përgjithësi janë njerëz që kanë problem me të kaluarën e tyre, që dikur janë dhunuar në fëmijërinë e tyre. Janë njerëz që arsimin nuk e njohin ose më mirë edhe kur e njohin e dinë aq sa të shkruajnë emrin e vet. Po po, ka edhe ndër ata shqiptarë që në më të parin rast që mund t’u jepet të presin në qafë në emër të një ideologjie.

Atëherë sa nuk është vonë e shpresojmë të mos jetë tashme vonë në Shqipëri, të gjithë bashkë duhet t’i presim rrënjët e këtij totalitarizmi religjioz që importojnë elementë të tillë kriminalë dhe të papërgjegjshëm. Duhet t’u heqim atyre nga duart fëmijët, madje edhe fëmijët e tyre nuk duhet t’i rrisin ata, sepse nuk mund të jenë prindër. Ata duhet të izolohen si fenomene dhe t’u priten rrënjët qysh në ngjizje. Ndryshe bota dhe Shqipëria do të jenë më të pasigurta një të nesërme. /peregrinus.al/

Foto/ Shikoni super-jahtin me pishinë, ujëvarë dhe pistë helikopterësh
Projektuesi i jahteve luksoze “Heesen” ka projektuar një anije 70 metra të gjatë në të cilën ka një pishinë, ujëvarë, një pistë helikopterësh dhe hapësira të mjaftueshme në kuvertë për një kinema ose koncert.

Anija e quajtur “Galactica Super Nova”, arrin një shpejtësi maksimale prej 30 nyje dhe është jahti më i madh i kompanisë deri më sot.

Po ashtu ajo është një nga anijet më ekstravagante të “Heesen”, me një dizajn nga arkitekti detar Espen Oino dhe dekor të brendshëm nga Sinot, një firmë dizajni e themeluar nga projektuesi i super jahteve Sander Sinot.

Tipari më dallues i jahtit është pishina 6 metra e thellë mbi kuvertë, me shezlonge dielli dhe një zonë ngrënieje e projektuar posaçërisht për të mbrojtur ata që janë në kuvertë nga era. Aty ka një hapësirë të mjaftueshme që mund të përdoret si sallë pritjeje ditën ndërsa natën si një klub nate.

Edhe pse “Galactica Super Nova” nuk ka ende një çmim, mendohet se do të kushtojë qindra milionë dollarë.

Foto/ Kinema verore buzë detit? Jo! Një superjaht me pishinë dhe...
Video/ Nisë, rindërtohet skena në 3D, ja si u bë masakra

Mediat franceze kanë rindërtuar skenën e sulmit në Nicë, që u mori jetën 84 personave dhe plagosi mbi 100 të tjerë.

Kështu, sipas videos 3D, kamioni i Mohamed Bouhlel erdhi nga pjesa jugore e qytetit, dhe zbriti në rrugën buzë detit.

Ai duke iu afruar vendit ku ndodheshin njerëzit ka shtuar shpejtësinë duke i marrë ata para. Më pas ka dalë në korsinë e dytë dhe ka nisur të qëllojë edhe me armë.

Kështu, sipas videos, janë tre policë ata që i kanë dalë përpara dhe e kanë qëlluar me breshëri kabinën e kamionit duke e vrarë frankotunizianin.

Masakra në Nisë, Berisha: Një akt barbar, një akt terrorist mizor
Një akt terrorist i shëmtuar në Nice! Franca në zi! Mbrëmë, ditën e festës kombëtare të Francës, terroristet kryen ne qytetin e Nices nje akt barbar, vrane duke shtypur me nje kamion te madh mbi 84 qytetare qe festonin si dhe plagosen mbi 100 te tjere!

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt terrorist mizor, shpreh ngushellimet me te sinqerta familjareve te viktimave, autoriteteve franceze dhe kombit mik francez, uroj sherim te shpejte te plagosurve.

Me kete rast shpreh gjithashtu bindjen e thelle se terroristet dhe terrorizmi do marrin nga Franca dhe aleatet e saj ndeshkimin me te merituar!

Foto/ Totti dhe Ilary Blasi “arratisen” në Sardenja

Pushime në çift për Ilary Blasi dhe Francesco Totti, pas relaksit në Sabaudia me gjithë familjen, prezantuesja e BB në Itali dhe kapiteni i Romës janë “arratisur” në Sardenja për të shijuar pak ditë pushimesh vetëm të dy.

Ilary Blasi edhe pse nënë e tre fëmijëve shfaqet një palë mini-bikibi ku shfaq më tepër format e saj fantastike të cilat bashkëshorti nuk u reziston dot.

Poshtë çadrës ata nuk shfaqin asnjëherë poza prej vip-ash, por relaksohen njësoj si një çift i thjesht.


Foto+16/ A është kjo sportistja më seksi që keni parë sot?

Chelsea Pezzola, 23-vjeçarja nga Florida është golfiste profesioniste dhe është shndërruar shumë shpejt në një hit në rrjetet sociale falë performancës në sport, por më tepër falë fotove të saj provokuese.

Së fundi fiziku i saj ka tërhequr vëmendjen e revistës së “Play Boy”. Aktualisht ajo është duke garuar në “Suncoast Ladies Tour” në GOLF dhe shpreson të marrë pjesë në ligën profesioniste të grave në GOLF (LGPA).

Chelsea,e cila punon edhe si modele, ka filluar të lërë gjumë edhe në Instagram ku ka mbledhur brenda një kohe të shkurtër 14 mijë ndjekës.



Pallatet e “Kodrës së Diellit” prej mëngjesit janë pa energji elektrike
Prej disa ditësh ndërprja e energjisë elektrike tek lagja “Komuna e Parisit” por edhe në lagjen “Kodra e Diellit”, është kthyer në shqetësim për qytetarët.

Por ajo që habit më shumë qytetarët është se tek pallati ku jeton Ministri i Brendshëm, Saimirt Tahiri, vetëm në shkallën e ministrit ka energji, ndërkohë që gjithë pjesa tjetër nuk ka.

Në redaksinë e “Syri.net” ka mbërritur një mesazh nga një banor i zonës “Kodra e Diellit”, i cili shpreh shqetësimin e tij.

Ja çfarë shkruan qytetari:

“Prej orës 8 të mëngjesit dhe deri në orën 17-30 akoma pa drita ndërsa shkalla e Ministrit të Brendshëm ka drita për faktin sepse ka një linjë të dytë”.

Por ironia është edhe më e madhe pasi e gjithë rruga “Kodra e Diellit” është e ndriçuar në çdo kohë, madje herë herë edhe ditën (pasi dritat rijnë ndezur), në një kohë që gjithë pallatet e zonës janë në terr.

Kjo sipas banorëve të zonës ka një shpiegim: Nga kjo linjë merr linjën e dytë pallati i Ministrit të Brendshëm, Tahiri, prandaj linja e dritave të rrugës nuk është prekur nga defekti i zonës, madje është investuar për fuqizimin e saj.

Akoma më ironik është edhe fakti që aty përmes pallateve kalon edhe një linjë e tensionit të mesëm 110 kv, por përveç rrezeve kancerogjene që përhap mes pallateve shtyllat dhe telat e tensionit të lartë nuk i shërbejnë për asgjë banorëve, por vetëm sa u rrezikojnë shëndetin.


Francë, arrestohet ish-gruaja e terroristit të Nisës
Ish-gruaja e sulmuesit në Nisë të Francës është arrestuar sot. Lajmi bëhet i ditur nga Prokuroria Franceze.

Po sipas Prokurorisë, gruaja do të mbetet në paraburgim, por nuk janë dhënë detaje të zgjerura mbi motivin.

Të afërm të terroristit kanë thënë më parë se, çifti ishte ndarë pasi franko-tuniziani ushtronte dhunë mbi të shoqen.

Foto/ Andis Harasani trishtohet kur mëson çfarë i ka bërë Joleza Koka

Ish-deputeti socialist Handis Harasani, duket se ka përjetuar keq një veprim të kryetares së FRESSH-it Joleza Koka kundrejt tij.

Joleza e ka fshirë Harasanin nga lista e miqve në facebok dhe për këtë ai nuk e ka kursyer ironinë në facebook.

“ai momenti kur kupton që Joleza Koka të ka hequr nga friends…”,- shkruan Harasani.

Por nuk mjafton me kaq, pasi në statusin e Harasanit kanë vërshuar me qindra komente që thumojnë dhe ironizojnë Jolezën.

Joleza Koka u bë e famshme pak muaj më parë për gafat e saj publike.



Rama: Në një dhomë me Bashën, ruajna o Zot!

Kryeministri Edi Rama përgjatë një takimi me studentët e Drejtësisë i është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve nëse do të pranojë të takohet të hënën me Lulzim Bashën.

Rama është përgjigjur se ia kam bërë ftesën Lulzim Bashës.

Ai tha se kaq shumë e kam ftuar sa nuk e mbaj mend kur ka qenë hera e fundit.

“I kam thënë të takohemi si dy shqiptarë sy më sy. Ftesa është e hapur dhe qëndron. Nuk rrimë në negociata absurde ne një propozim në tavolinë që SHBA kanë thënë nuk e pranojmë. Por nëse ka një propozim që është mbështetur nga SHBA dhe BE do ta miratojmë”,- tha ai.

“Nuk e di çfarë do dalë, kur të dalim të marrim ajër, por konsensus nuk del”,- vijoi Rama.

“Ambasadori amerikan flet shqip, por mendon anglisht. Të mbyllem përjetë me Lul Bashën në një dhomë, ruajna Zot.

Të paktën Basha duhet të dalë, se duhet të merret vesh me Saliun. Mos u shqetëso Sali. Ti rri aty në kullë dhe thua Luli bëj si të bësh kjo është prova jote e zjarrit, o me mu, o me reformën”,- vijoi komentin e tij Rama.

Ndërkaq, kryeministri Rama është pëyetur në lidhje me kryetarin e Kuvendit, për reformën në drejtësi, tha se Meta e ka për detyrë dhe për natyrë të predikojë konsensusin.

“Me kryetarin e Kuvendit dhe kreun e LSI kemi folur dhe nuk kam parë ndonjë lajm për mediat. Ai e ka për detyrë, perveçse për natyrë që të predikojë konsensusin me PD. Rëndësi ka që ato 20 vota janë për reformën, kjo ka rëndësi, deri tani”,- tha Rama.



Bregu: Rama po tallet me shqiptarët, ja si duhet të veprojë PD-ja

Deputetja demokrate Majlinda Bregu ka reaguar ashpër pas propozimit të përsëritur të Edi Ramës ndaj PD-së duke quajtur atë një tallje dhe njën provokim ekstrem ndaj opozitës.

Sipas Bregut, tashmë është koha që PD ta sfidojë Edi Ramën në një propozim konkret dhe te pranueshem nga SHBA sepse vetëm kështu sipas saj mund të çirret maska Edi Ramës që sipas saj hiqet si i përvëluar për të bërë Reformën në Drejtësi


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   247   248   249   250   251   252   253   254   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish