Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


TCH: Zoti Vasquez, kush është përgjegjës për thyerjen e sigurisë në aeroport?



Download 6,39 Mb.
bet247/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   243   244   245   246   247   248   249   250   ...   352

TCH: Zoti Vasquez, kush është përgjegjës për thyerjen e sigurisë në aeroport?

Rolf Castro Vasquez: Ky është një diskutim konfidencial, por ne do t’ju vëmë në dijeni për çfarë na lejohet shumë shpejt, sapo të jetë e mundur.

TCH: A mendoni se TIA ka përgjegjësi për atë që ka ndodhur?

Rolf Castro Vasquez: Po e përsëris, ky është një informacion konfidencial, por shumë shpejt ne do kemi përgjigje të vërteta për ju.

TCH: A keni marrë masa shtesë sigurie në aeroport pas grabitjes?

Rolf Castro Vasquez: Sigurisht.

TCH: Çfarë masash keni marrë?

Rolf Castro Vasquez: Nuk dua të diskutoj për këtë në publik.

TCH: Si janë marrëdhëniet tuaja me policinë?

Rolf Castro Vasquez: Të mira.

Por Top Channel ka mësuar se debatet në mbledhje kanë qenë të forta. Policia e Shtetit dhe konçesionari janë përplasur edhe publikisht me qëndrime të ndryshme mbi atë se kush e ka përgjegjsinë për ngjarjen e ndodhur në Rinas. Një përplasje, e cila duket se vazhdon.

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, por edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli kanë kërkuar ndryshimin e kontratës konçesionare për t’i dhënë akses më të madh policisë në ruajtjen e aeroportit. Ndërkohë, kompania konçesionare ka instaluar me ne fund kamera sigurie edhe në portën nga hyri automjeti me grabitësit.

Ndërsa burime nga grupi hetimor thanë për Top Channel se hetimet kanë vazhduar me sekuestrimin e kamerave të sigurisë në disa biznese përgjatë autostratës Tiranë-Durrës, pasi ka dyshime se grabitësit pasi janë larguar nga vendngjarja kanë udhëtuar me një furgon mallrash, gjurmët e të cilit u panë për herë të fundit në fshatin Laknas./TCh/



Reforma, PD prezanton “formulën e kompromisit”

Partia Demokratike ka prezantuar këtë të premte propozimin për formulën e kompromisit për reformën në drejtësi, që në gjykimin e saj zgjidh plotësisht përzgjedhjen e 12 anëtarëve të komisionerëve të vetingut.

“Kjo është një formulë e dakordësuar dhe e aplikueshme edhe për institucionet e tjera, që garanton përmbylljen me sukses të procesit të përzgjedhjes së komisionerëve, në përputhje me paragrafin 88 të opinionit të Komisionit të Venecias”, ka deklaruar deputeti Oerd Bylykbashi, i cili ka publikuar hapat e kësaj formule.

Hapi 1 - Shpallen vakancat mbi bazën e kritereve kushtetuese e ligjore. Organi i parë që e shpall vakancën dhe mbledh kandidaturat është Presidenti i Republikës, por mund të jetë dhe Avokati i Popullit.

“Ky institucion do të shpallë 12 vakancat dhe do të presë aplikimet për mbushjen e tyre. Kriteret për aplikim parashikohen në Kushtetutë dhe ligj dhe janë të publikuara. Në përfundim të afatit, presidenti i përcjell dosjet e aplikimeve në Gjykatën Kushtetuese”, ka deklaruar Bylykbashi.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka të gjithë integritetin dhe kapacitetet për t'u bërë pjesë e këtij procesi.

Hapi 2 - Kreu i Gjykatës Kushtetuese do të përzgjedhë me short një panel prej 3 gjyqtarësh që do të bëjnë vlerësimin e kandidatëve. Shqyrtimi bëhet mbi prova dhe fakte dhe kandidatit i jepet mundësia të faktojë përmbushjen e kushteve dhe kritereve. Nëse një kandidat nuk plotëson kushtet, rrëzohet.

“Këtij paneli do t'i bashkangjiten përfaqësuesit e misionit ndërkombëtar të monitorimit, siç e parashikon Komisioni i Venecias. Ata do të kenë akses në të gjithë dokumentacionin dhe procesin”, ka saktësuar Bylykbashi.



Hapi 3 - Kur dikush është i pakënaqur me panelin prej 3 gjyqtarësh është e mundur të bëhet një ankim në Gjykatën Kushtetuese, në trupën prej 9 gjyqtarësh, që do të vendosë për pranimin e kësaj kërkese për rivlerësim të këtij vendimi të panelit.

“Numrat janë të tillë, janë 6 anëtarë të papërfshirë dhe është mundësia që vendimi i panelit të rrëzohet”, ka thënë Bylykbashi.

Ai ka shtuar se, në përfundim të procesit të shqyrtimit të kandidaturave, kryetari i Kushtetueses dërgon në Kuvend kandidatët e verifikuar dhe që plotësojnë të gjitha kriteret.

Hapi 4 - Përzgjedhja e kandidatëve nga Kuvendi. “Në propozimin tonë, kjo duhet të bëhet nga një komision parlamentar ad hoc, me 12 anëtarë, 6 anëtarë nga mazhoranca dhe 6 nga opozita. Ky komision do të zgjedhë pa debat 12 kandidaturat që do t'i paraqiten Kuvendit për miratim, me çdo anëtar që do të ketë vetëm një votë dhe votimi është i fshehtë dhe elektronik”, ka sqaruar Bylykbashi.

Sipas tij, votimi elektronik do të bëhet me qëllim për të garantuar që në fund të dalin 12 kandidatë. “Anëtarët e komisionit do të votojnë në të njëjtën kohë. Në fund të votimit, sistemi shfaq listën e kandidatëve të përzgjedhur”, nënvizon Bylykbashi.



Hapi 5 - Lista zyrtarizohet, nuk ka votim tjetër dhe për rrjedhojë bëhet gati për t'iu paraqitur Kuvendit për votim në seancë plenare. “Kuvendi bën votimin miratues ose refuzues për të gjithë listën. Pra, votimi i saj bëhet në bllok. Lista ose miratohet e tëra, ose rrëzohet e tëra”, sqaron deputeti demokrat.

Sipas propozimit, çdo deputet ka vetëm një votë dhe votimi bëhet me shumicë të cilësuar për t'i dhënë legjitimitet më të madh listës. “Kjo 12-she i ka të gjitha mundësitë që të votohet e miratohet nga Kuvendi”, vijon Bylykbashi.



Hapi 6 - Përsëritja e votimit. Nëse lista rrëzohet në votim, atëherë rifillon faza e përzgjedhjes nga komisioni (hapi 4) me të njëjtën listë kandidatësh, sipas hapit 3. Komisioni ad hoc përsërit procedurën e përzgjedhjes. Votimi i dytë apo i tretë kryhet me një mazhorancë më të ulët. Kjo garanton që procesi nuk bllokohet dhe nuk ka nevojë për mekanizëm të jashtëm zhbllokimi.

“Besojmë se kjo është një formulë që do të garantonte kompromis dhe më tepër se kaq një funksionim të shpejtë e të thjeshtë. Ka më shumë se dy javë që kjo formulë është paraqitur në kanalet e negocimit tek pala tjetër. deri më sot nuk ka patur asnjë argument thelbësor për ta kundërshtuar. Mazhoranca e kundërshton pa argumente. Në mungesë të vullnetit për të arritur një kompromis mund të gjenden batuta interesante për ta rrëzuar këtë propozim. Por duhet të shkojmë me shpejtësi drejt përfundimit të këtij procesi, ndryshe reforma nuk bëhet nga mazhoranca”,- ka shtuar Bylykbashi./TCh/



Tahiri mban kontakte të rregullta. Rama premton lirimin e Shullazit brenda 4 muajsh”

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mban kontakte të rregullta me Emiljano Shullazin dhe kryeministri Rama ka premtuar se do e lirojë nga burgu brenda 4 muajve.

Këtë e thotë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në një status në profilin e tij në Facebook shkruan:

“Edvin Shullazi dhe Saje qorri ne kontakt te rregullt me Milin e Partise!

Te dashur miq, burime nga drejtoria e burgjeve dhe policia kriminale informojne:

Saje qorri zhvillon takime te rregullta javore, koke me koke ne nje dhome te veçante me Milin e partise. Keto takime zgjasin rreth 1.5 ore. Ne takimin e fundit oficeri dixhital informon se Edvin Shullazi i ka premtuar Milit te Partise lirimin e tij nga burgu brena 4 muajve te ardhshem.

Oficeri dixhital informon gjithashtu se Milit te Partise i jane siguruar disa sherbime te rezervuara ne kesi rastesh vetem per vipat me trajtim special duke shkelur rregullat e caktuara per sjelljen dhe qendrimin ndaj personave ne paraburgim apo burgim! sb”.

Video/ Pyetja e nënës vë në siklet Fatmir Xhafajn: Me çfarë ushqeheni?
Me të mbaruar komunikimin me mediat pas mbledhjes së Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj është ndalur në rrugë nga një grua, e cila me sa duket e ka vënë jo pak në siklet atë.

Nga sa mësohet, gruaja është “shqetësuar” për shëndetin e deputetit.



Gruaja: Një pyetje, jam nëna jote në moshë. Më habit një gjë: që kur bëheni deputet shëndosheni, bëheni kaq. Hallet e popullit ju shëndoshin? Apo ju dobësojnë?

Fatmir Xhafa: Frutat e stinës, kanë dalë frutat tani.

Gruaja: Por vetëm për juve veprojnë.

Video/ Pyetja e gruas sikletos Fatmir Xhafajn: Me çfarë ushqeheni?

Rama takon Obamën, kësaj here fotografia është falas

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Varshavë të Polonisë ku po merr pjesë në samitin e NATO-s.

Ndërkohë zyra e shtypit në Kryeministri ka shpërndarë një foto ku shihet Rama që shtrëngon dorën me presidentin amerikan Barack Obama.

Prej disa ditësh foto e vitit 2012 që Rama bëri me Obamën është kthyer në një çështje debati politik.

Opozita ka bërë kallëzim penal në prokurori, duke akuzuar Ramën se ka paguar 80 mijë dollarë për atë foto përmes shqiptaro-amerikanit Bilal Shehu.

Ky i fundit ka dalë në gjyq në SHBA për këtë çështje, ndërsa vendimi do të jepet në vjeshtë.



Hoxha: Policia tentoi të vriste të dyshuarin e grabitjes në Rinas

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar në “News 24” se për grabitjen në Rinas Policia dyshon te shtetasi Klodian Çypi, banues në Derven të Fushë-Krujës.

Hoxha tregoi s, Policia ka bërë një aksion më 1 korrik, një ditë pas grabitjes, që të arrestonte shtetasin e sipërpërmendur, Klodian Çypin, person me precedentë penalë.

Mirëpo, sipas tij, Policia për pak sa nuk e ka vrarë të dyshuarin, i cili fshihet tashmë nga Policia, pasi pretendon se ajo kërkon ta ekzekutojë.

“Klodian Çypi është person që është akuzuar më parë për vepra penale. Ai është nga Derveni dhe më 1 korrik ndodhej në një lokal në hyrje të Laçit.

Dy persona të armatosur tentuan ta kapin brenda lokalit dhe ai është larguar menjëherë, por ndaj tij është qëlluar me armë.

Madje, edhe gjatë ndjekjes së Policisë, efektivët kanë qëlluar në lartësi të mëdha, duke i rrezikuar jetën Çypit.

Ai ka mundur të largohet me furistradën e tij tip “Porsche Cayenne”, të cilën e ka fshehur”, tha Hoxha.

Më tej, në një sinkron, shihet se si makina është shpuar gjithandej nga plumbat. Në këtë video, Çypi thotë se Policia kërkonte që ta ekzekutonte.

Edhe Hoxha thotë se Klodian Çypi ka frikë se mos Policia e ekzekuton dhe se ajo kërkon që t’ia faturojë atij të tria grabitjet e bankave që kanë ndodhur.

Hoxha thotë se Çypi do të bëjë vetëgjygjësi ndaj Policisë nëse nuk sqarohet ky operacion, që sipas tij është informal.

“Unë kam parë edhe kamerat e sigurisë të disa bizneseve, dhe kam parë se Policia ka qëlluar ndaj Çypës në një lartësi të tillë, pra sikur kërkonte ta eliminonte. Unë i di edhe emrat e Policëve por nuk do t’i publikoj.

Pretendimet e Çypit janë të rënda, ndërsa për operacionin nuk ka asgjë zyrtare”,- thotë Hoxha.
Çfarë ndodhi në Paris/ Ministri serb i këndon Ramës: “O sole mio…”

Publikuar në 13:16, 08/07/2016 nga syri.net

ivica-dacic-edi-rama-foto-aleksandar-jovanovic-reuters-1467918228-945205

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç tashmë njihet për harmoninë që krijon gjatë atmosferëve festive.


Edhe kësaj radhe, në darkën që u shtruar në Paris mes liderëve të Ballkanit, për ditëlindjen e Kryeministrit Edi Rama, diplomati serb mori mikrofonin dhe nisi t’i këndonte Kryeministrit shqiptar.
Para se të niste të këndonte, Daçiç pyeti “ku është orkestra” dhe i dedikoi Kryeministrit Edi Rama këngën ‘O sole mio’.
Kështu bën me dije gazeta serbe ‘Kurir’, e cila shkruan gjithashtu se Ivica Daçiç nuk ndalonte së kënduari. Kjo nuk është hera e parë që ministri i Jashtëm i Serbisë i këndon Kryeministrit Edi Rama.
Këtë gjë e bëri edhe dy vite më parë në Beograd, ku u zhvillua Samiti i Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Lindore.

Foto+Video/ Ja personi që vrau 5 policë në Dallas, u vra nga policia
Micah Xavier Johnson, 25-vjeçar është autori i vrasjes së të paktën 5 policëve në Dallas të Teksasit në SHBA, ndërsa ka plagosur dhe 7 agjentë të tjerë.

Ai me një pushkë snajper ka hapur zjarr ndaj policëve që kishin ardhur për të mbikëqyrur një protestë, duke përfituar nga rëmuja dhe kaosi i shkaktuar.

Shefi i Policisë së Dallasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, David Broën në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, bëri me dije se personi që qëlloi 12 policë, nga të cilët 5 vdiqën, nuk ishte i lidhur me ndonjë grup ekstremist.

Ai sqaroi se atentatori nuk u vetëvra, por u ekzekutua nga policia me anë të eksplozivëve.

Gjatë komunikimit me median, shefi i policisë bëri me dije se autori donte të vriste policët e bardhë dhe në sulmin ndaj oficerëve mund të kenë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë.

Në Dallas u zhvillua një protestë pas vrasjes së dy personave me ngjyrë nga policia. Protesta përfundoi në masakër, pasi një person qëlloi me armë 12 efektivë policie, duke lënë të vdekur 5 prej tyre.



Foto+Video/ Ja vrasësi i 5 policëve që nisi "luftën civile" në SHBA

Rama strehon në RTSh, ish-drejtuesit e larguar nga “TopChannel”
Dy ish-drejtues të televizionit “Top-Channel”, të cilët janë shkarkuar pak kohë më parë, janë paraqitur sot në Radio-Televizionin-Shtetëror.

Enkelejd Joti, ish-drejtor i Përgjithshëm në TCH, pritet të marrë një post drejtues në RTSH, ndërsa Bledar Zaganjori, ish-kryeredaktor në TCH, ka nisur punë në RTSH si Drejtor Informacioni.

Të dy u larguan nga TCH pas polemikave dhe ndarjeve që lindën mes pronarëve të këtij televizioni, ndërsa një betejë gjyqësore është në proces mes aksionarëve.

Një burim i rezervuar e informoi “HashtagAL” se, transferimi në RTSH i Jotit dhe Zaganjorit është bërë me urdhrër të kryeministrit Edi Rama.

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Thoma Gëllçi, ka firmosur emërimet.

Njerëz pranë kryeministrit flasin edhe për një plan të Ramës, për ta bërë Enkelejd Jotin Ministër të Kulturës, por këto janë ende informacione të pasitura.

Joti ka vizituar disa herë muajin e fundit ambientet e RTSH-së.

Duket se kryeministri ka ndjerë detyrime ndaj Jotit dhe Zaganjorit, për përkushtimin që ata mund të kenë treguar gjatë kohës kur punonin në TCH.

z.Rama tregoi edhe njëherë se është tepër i vëmendshëm në ndërtimin, kultivimin dhe ruajtjen e rrjetit të vetë në media, Rama ushtron ende influencë të padiskutueshme mbi dy televizionet kombëtare (TCH dhe TV Klan) të cilat zënë rreth 70% të audiencës.

Ndërsa televizionin shtetëror, ai duket se ka vendosur ta përdorë si magazinë ku sistemon ndonjë problem të dalë gjatë rrugës.

Rama ka sot nën kontroll instrumentet më të mëdha të informimit në vend, por jo vetëm.

Nëpërmjet një rrjeti OJF-sh të mbështetura prej tij dhe një rrjeti artistësh dhe arkitektësh të cilët Rama i ka ushqyer prej vitesh me bienale dhe aktivitete, ai ka arritur të promovojë veten ndërkombëtarisht si një lider që po ndryshon fytyrën e Tiranës dhe të vendit.

Jashtë kufijve të Shqipërisë dihet shumë pak mbi korrupsionin, kriminalitetin dhe problemet e rënda të Ramës dhe qeverisë së tij, për shkak se kryeministri ka punuar fort me ndërtimin e një imazhi të rremë prej artisti bohem, siç i intereson atij.

Vetëm në muajin e fundit disa media ndërkombëtare e kanë përmendur atë në disa shkrime ku përshkruhej si artist modern, por në median ndërkombëtare nuk gjen dot sikur një shkrim të vetëm të shkruar në anglisht ku njoftohet afera e fundit e Ramës për shtyrjen me 10 vite e koncesionit të Bulqizës./Hashtag.AL/


Video/ “Policia do të më vriste se dyshonte për grabitjen në Rinas”

Gazetari Artan Hoxha ka siguruar dëshminë e një të riu nga fshati Derven i Fushë Krujës, i cili pretendon se është qëlluar nga policia me qëllim për t’u eleminuar.

Klodian Çypi, person me precedentë penalë dyshohet si i përfshirë në grabitjen e parave në Rinas.

Më 1 korrik, një ditë pas grabitjes, policia ka kryer një operacion për ndjekjen e tij, por sipas dëshmisë që Çypi jep për Artan Hoxhën, është dashur eleminimi i tij fizik.

Çypi rrefen se 12 persona të veshur me kapuç e kanë ndjekur dhe më pas qëlluar në afërsi të mbikalimit të Patokut. Shihni videon më poshtë që tregon makinën e qëlluar sipas tij nga policia.

“Klodian Çypi është person që është akuzuar më parë për vepra penale. Ai është nga Derveni dhe më 1 korrik ndodhej në një lokal në hyrje të Laçit. Dy persona të armatosur tentuan ta kapin brenda lokalit dhe ai është larguar menjëherë, por ndaj tij është qëlluar me armë.

Madje, edhe gjatë ndjekjes së Policisë, efektivët kanë qëlluar në lartësi të mëdha, duke i rrezikuar jetën Çypit. Ai ka mundur të largohet me furistradën e tij tip ‘Porsche Cayenne’, të cilën e ka fshehur”,- tha Hoxha.

Më tej, në një sinkron, shihet se si makina është shpuar gjithandej nga plumbat. Në këtë video, Çypi thotë se Policia kërkonte që ta ekzekutonte.

Edhe Hoxha thotë se Klodian Çypi ka frikë se mos Policia e ekzekuton dhe se ajo kërkon që t’ia faturojë atij të tria grabitjet e bankave që kanë ndodhur.

Hoxha thotë se Çypi do të bëjë vetëgjygjësi ndaj Policisë nëse nuk sqarohet ky operacion, që sipas tij është informal.

“Unë kam parë edhe kamerat e sigurisë të disa bizneseve, dhe kam parë se Policia ka qëlluar ndaj Çypës në një lartësi të tillë, pra sikur kërkonte ta eliminonte.

Unë i di edhe emrat e Policëve por nuk do t’i publikoj. Pretendimet e Çypit janë të rënda, ndërsa për operacionin nuk ka asgjë zyrtare”,- thotë Hoxha.



Foto/ Ja “vegla” që ekzekutoi snajperin që vrau policët e Dallasit

Shefi i Policisë së Dallasit, Devid Braun, tha se pasi dështuan me negociatat që vrasësi të dorëzohej, u detyruan të përdorin një robot për ta asgjësuar, duke bërë kështu vrasjen e parë të kryer nga një robot.

Roboti është përdorur për të vendosur një lëndë shpërthyese pranë të dyshuarit, që më pas është aktivizuar me telekomandim.

Është ende e paqartë se cili prej robotëve është përdorur me saktësi, por dihet që është një nga robotët që përdoren për të shpërthyer pako të dyshimta ose makina bombë.

Një i tillë është përdorur për t’i dhënë pica një pengmarrësi të rrezikshëm, pak kohë më parë, por është hera e parë në histori që një robot përdoret për të vrarë një njeri.

I dyshuari kishte qëlluar 11 policë me snajper, duke vrarë pesë prej tyre. Sulmi ndodhi gjatë një proteste të njerëzve me ngjyrë kundër dhunës policore. Policët e rrethuan, por 25 vjeçari Micah Xavier Johnson, një ushtarak i stërvitur mirë, kishte refuzuar të dorëzohej./TCh/


Trafikanti i pallateve “Molla”: Pagova për largimin e prokurorit
Jurgen (Miri) Molla, 38 vjeçari nga Lezha që ka ndërtuar në Tiranë disa komplekse pallatesh, është arrestuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si organizatori kryesor i trafikut të heroinës, hashashit dhe kokainës në vendet e Ballkanit dhe më gjerë.

Ndërtuesi i njohur në zonën e Yzberishtit, që zotëron disa komplekse me emrin “Molla”, ka bashkëpunuar me tre biznesmenë të tjerë Shyqyri Kotorri nga Përmeti, Anesti Koromani nga Skrapari dhe Nuredin Nazëraj pronar i hotel “Delfin” në Vlorë.

Jurgen Molla përgjohej prej disa kohësh dhe në një nga bisedat e tij ai ka thënë se ka paguar 150 mijë euro për të larguar prokurorin e që po hetonte arrestimin e bashkëpunëtorit të tij Arben Prendi, të arrestuar në vitin 2015 me 20 kilogram heroinë në doganën e Morinës.

Biseda e përgjuar, sipas Shqiptarja.com, ka ndodhur mes Jurgen Mollës dhe nënës së Arben Prendit.

Në bisedë përmendet emri i prokurorit të të transferuar. Ai është Anton Martini, ish -Prokurori i Krimeve të Rënda, për të cilin Molla i thotë nënës së Prendit se kishte mbaruar punë, duke e larguar për në Shkodër dhe se për këtë kishte paguar 150 mijë euro.

Faktet korrespondojnë me bisedën, vërtetësia e së cilës mbetet për t’u provuar. Arben Prendi u kap në doganën e Morinës në qershor të vitit 2015, siç thuhet në njoftimin e policisë për ngjarjen:

“Si rezultat i një operacioni antidrogë, në Kukës janë kapur 20 kilogram drogë e llojit heroinë e cila po transportohej me kamion nga Kosova drejt Shqipërisë. Droga u kap në doganën e Morinës dhe po transportohej nga shtetasi Aben Prendi 43 vjeç i cili drejtonte kamionin me traga AA09 IS. Sasia e heroinës ishte fshehur në kabinën e kamionit. Është bërë menjëherë ndalimi i drejtuesit të mjetit ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë”.

6 muaj më vonë, me propozim të Këshillit të Prokurorisë, kryeprokurori Ardiatik Llalla transferon në Shkodër prokurorin e Krimeve të Rënda, Anton Martinin, që po hetonte mbi rastin e 20 kilogramëve kokainë të kapur në Morinë dhe kishte hetuar disa çështje të tjera të bujshme. Në mbledhjen e dhjetorit të vitit 2015 u transferuan edhe 6 prokurorë të tjerë.

Për përmbajtjen e telefonatës janë vënë në dijeni edhe krerët e prokurorisë shqiptare. Përmbajtja e përgjimit korrespondon me lëvizjen e prokurorit, por nuk është provuar nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra – tjetrën dhe nëse janë paguar vërtet 150 mijë euro për të larguar Martinin nga hetimet. Arrestimi i Mollës dhe grupit të tij prej 30 anëtarësh mund të hedhë më shumë dritë. Grupi i Jurgen Mollës është hetuar prej më shumë se 1 viti nga prokurori Martini. Disa korrierë që Molla i përdorte për transportin e drogës janë arrestuar gjatë këtyre hetimeve.

Operacioni “Ballkan” i drejtuar nga DEA dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, i zhvilluar në Shqipëri, Maqedoni, Bullgari e Greqi çoi në arrestimin e 30 personave dhe shpalljen në kërkim të 23 të tjerëve. 7 persona janë kapur në në Tiranë, Durrës, Kukës e Fier.

1. Jurgen Molla, 38 vjeç, lindur në Lezhë e banues në Tiranë. Ai është bashkëpronar në firmën e ndërtimit “MOLLA shpk”, nën emrin e së cilës është ndërtuar një kompleks pallatesh në zonën midis Yzberishtit dhe Kasharit. Njihet edhe me emrin Miri Molla.
2. Shyqyr Kotorri, 38 vjeç, lindur e banues në Kreshovë, Përmet, investitor në fushën e ndërtimeve;

3. Anesti Koromani, 35 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë, investitor në fushën e ndërtimeve. Aktualisht i arrestuar;

4. Nuredin Nazëraj, 63 vjeç, i njohur si Dilo Nazëraj, pronar i një hoteli luksoz në Vlorë;

5. Lulzim Qorri, 42 vjeç, lindur e banues në Grabian të Lushnjës;

6. Denis Sinameta, i njohur si Roland LLeshi, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

7. Blerim Ukimeraj, 39 vjeç, lindur e banues në Kosovë.

Ndërkohë më herët janë arrestuar edhe 7 persona të tjerë, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 anëtarë të grupit kriminal.

• Në Shqipëri janë arrestuar 14 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë;

• Në Greqi janë arrestuar 10 shtetas dhe 10 janë shpallur në kërkim;

• Në Maqedoni janë arrestuar 5 shtetas dhe 7 janë në kërkim;

• Në Bullgari është arrestuar 1 shtetas;

• Në Kosovë 4 persona janë shpallur në kërkim.

Në total janë sekuestruar:

• 26.6 kg lëndë narkotike Heroinë, nga të cilat 16 kg në Shqipëri

• 1.8 kg lënë narkotike e llojit Kokainë në Greqi

• 183.6 kg lëndë narkotike e llojit Canabis Sattiva

• 33.615 euro në Greqi, 4700 euro dhe 1.5 milion lekë në Shqipëri

• 4 armë të ndryshme në Greqi

• 7 automjete me vlerë mbi 200 mijë euro në Shqipëri

• 68 aparate celularë, si dhe një sasi e konsideruehsme kartash telefonike, karta bankare etj.

Në kuadër të këtij operacioni janë bërë gjatë harkut kohor të 15 muajve goditje të rëndësishme si:

• Në datë 29 qershor 2015, në Morinë u arrestua në flagrancë shtetasi Arben Prendi, pasi në kamionin me targa AA 090 IF u bllokuan me cilësinë e provës materiale 15.2 kg Heroinë

• Në datë 18 shtator 2015 pas informacionit të dhënë nga pala shqiptare janë arrestuar në Selanik 2 shtetas turq me 5 kg heroinë.

• Në datë 15 dhjetor 2015 nga autoritete greke janë arrestuar 8 shtetas shqiptarë dhe janë shpallur në kërkim 10 të tjerë.

• Në datë 30 nëntor 2015 në qytetin e Pogradecit është arrestuar shtetasi Viktor Behaj me një sasi prej 5.1 kg Cannabis Sativa

• Në datë 21 mars 2016, në autostradën Fushë Krujë – Vorë nga kontrolli i ushtruar në mjetin AA 221 IS, u gjet sasia prej 560 gramë, e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Heroinë dhe u arrestuan shtetasit Anesti Koromanin dhe Romeo Beqa.

Shtetasit Jurgen Molla, Shyqyr Kotorri dhe Anesti Koromani dyshohet të jenë në rolin e financuesit dhe të organizatorit të këtij aktiviteti për sigurimin e trafikimin e lëndëve narkotike nga Turqia në drejtim të Shqipërisë, për llogari të interesave të grupeve kriminale që operojnë brenda dhe jashtë vendit.
Një vajzë gjendet e mbytur në Drin, ende e pa identifikuar
Një trup i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Drin. Kanë qenë banorët e zonës së Zall Dardhës në Dibër, ata që kanë njoftuar policinë.

Pas verifikimeve të para të policisë trupi i pajetë është i seksit femër dhe dyshohet se ka mbi 15 ditë që ndodhet në ujë.

Ajo saktëson se, kufoma është pjesërisht e dekompozuar dhe nga kqyrja e trupit ajo dyshohet se është rreth 30-vjeçe.

Ajo është e veshur me një bluzë me ngjyrë të bardhë, pantallona të zeza, çorape me lule dhe se nuk ka shenja dhune. Ndërkohë policia po punon për identifikimi e viktimë.


BE dhe NATO bashk kundër luftërave, nënshkruajnë deklaratën e bashkëpunimit

Me hapjen e samitit dyditor të Varshavës, një marrëveshje historike bashkëpunimi ka ardhur midis dy institucioneve më të mëdha të kontinentit Europian, BE dhe NATO.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe presidentët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian, Donald Tusk dhe Jean-Claude Juncker nënshkruan sot deklaratën e përbashkët BE-NATO për një bashkëpunim më të ngushtë kundër luftërave.

Kjo marrëveshje përfshin gjithashtu edhe sigurinë kibernetike dhe detare si edhe shkëmbimin e informacioneve dhe manovrat e përbashkëta.

”Dy organizatat kanë instrumentet për t’i përballuar edhe të vetme sfidat, por së bashku jemi një ekip i mrekullueshëm”,- deklaroi Stoltenberg pas ceremonisë.

”Kjo deklaratë bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian dhe NATO-s për të bashkëpunuar më ngushtë se kurrë më parë është një vendim historik”,- shtoi ai.



Foto+16/ Ana Cheri femra më shpërthyese e pasdites së sotme...

Ana Cheri, modelja amerikane që ka pozuar për “Play Boy” ka mahnitur fansat e saj në Instagram, të cilët duhet thënë që janë të shumtë, me pozat e saj super seksi.

Modelja ka postuar në profilin e saj disa fotografi në të cilat ekspozon format trupore bombastike.

Jo më kot, ajo ka afro 6 milionë ndjekës në Instagram.


Gruaja të tradhton”, veprimi i 22-vjeçarit që s’do ta bënin të gjithë

Ka zbuluar një grua duke tradhtuar të dashurin e saj dhe ka vendosur që ta turpërojë përpara shumë njerëzve. E si mund ta bënte një gjë të tillë veçse me përdorimin e rrjeteve sociale?

Stevie Wilcock nga Blackpool në Britaninë e Madhe ishte duke punuar në një kantier kur dëgjoi një grua t’i thoshte burrit me të cilin po rrinte, se kishte gënjyer të shoqin duke i thënë se ishte në një mbledhje, thjeshtë dhe vetë që të mos takohej me të.

I riu 22-vjeçar ka thënë se, është ndier tepër i prekur dhe ka provuar keqardhje për burrin e kësaj gruaje tradhtare, ndaj ka vendosur t’i çjerrë maskën asaj.

“David, nëse e dashura jote është 40-vjeçe, ka një fund dhe mbathje të zeza si dhe një këmishë të kaltër, nëse sot të ka thënë se kishte një mbledhje për të ndenjur larg teje gjatë gjithë ditës, dije se ndodhet në këmbë përballë meje në një makinë Costa Coffee më një garazh Chester Shell, duke i treguar shumë e lumtur këtë histori. Ajo ka edhe një Ford Fiesta të zezë me targë ***. Dave”.

Fjalët e djalit i pëlqyen mbi 12 mijë përdoruesve dhe janë shpërndarë mbi 5 mijë herë. Të shumtë janë ata që kanë komentuar situatën e të gjorit Dave, por ende nuk dihet nëse mesazhi ka shkuar në dorën e personit të prekur nga kjo situatë apo ende jo.



Precedenti “Shqipëri”, UEFA ndryshon rregullat e Kampionatit
Formati i Kampionatit Europian mund të ndryshojë përsëri dhe shkak për këtë bëhet pikërisht Shqipëria. Pritja absurde treditore e Kombëtares shqiptare për të marrë vesh nëse do të kalonte apo jo në turin tjetër është kthyer në objekt diskutimesh.

Vetë drejtori i turneut i caktuar nga UEFA, Xhiorxhio Marketi, ka pranuar se ka filluar shqyrtimi i opsioneve të ndryshme.

“Problemi me këtë format është se mes fazës në grupe dhe asaj me eliminim direkt, krijohet një fazë në të cilënv duhet të përfshish skuadrat që renditen në vendet e treta”,- tha Marketi në një konferencë për shtyp të organizuar në Paris.

“Askush nuk e di kush do të jenë këto skuadra që renditen në vendin e tretë”.

I pyetur se çfarë mendonte për faktin se Shqipëria kishte pritur tre ditë para se të kthehej në shtëpi, Marketi u përgjigj se tashmë po shihej një studiohej më praktik i formulës së aktivitetit.

“Ka gjëra të cilat ne mund t’i përmirësojmë”, tha ai, duke bërë të qartë se nuk do të ndryshohej formula me 24 skuadra për Europianin e ardhshëm, në vitin 2020.

Por UEFA ishte e hapur për propozime dhe nuk përjashtoi mundësinë që aktiviteti të shkonte deri në 32 skuadra në vitin 2024.

“Sigurisht që ne kemi më shumë se 32 skuadra konkurruese në Europë. Por një format me 32 skuadra do të bënte shumë sipërfaqësore kualifikueset. Ndaj duhet të ekuilibrojmë sa më shumë situatën që gjërat të kenë gjithmonë një kuptim”,- u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i UEFA­s, Teodor Teodoridis.



Kush e ka fajin për humbjen e Gjermanisë?
Gjermania humbi ndeshjen gjysmëfinale kundër Francës 0:2. Kombëtarja gjermane konsiderohej si favorit kryesor, por Franca doli më e mirë. Po pse humbën gjermanët?

Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   243   244   245   246   247   248   249   250   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish