Toni Kroos- Paul Pogba
Performanca e këtyre dy mesfushorëve është e një klasi botëror pasi luajnë në dy ekipe të mëdha respektivisht tek Real Madrid dhe Juventusi. Pogba ka fituar duelin në çerekfinale pasi ka shënuar gol ndërsa Kroos u neutralizua shumë mirë nga Italia. Mbetet për tu parë kush do të triumfojë në këtë repart.
Jerome Boateng – Olivier Giroud
Mbrojësi i Bajernit të Mynihut ka për detyrë të markojë sulmuesin e Arsenalit Olivier Giroud. Në kualitet janë gati të barabartë ndoshta pak më mirë Boateng i cili është një siguri jo vetëm tek mbrojtja bavareze por edhe tek Gjermania. Nga krahu tjetër Giroud i kundërpërgjigjet me një formë të mirë fizike pasi gjatë këtij Europiani ka shënuar 3 gola.
Emre Can – Antoine Griezmann
Ky është një duel krejtësisht i fituar nga Antoine Griezmann i cili po kalon një formë të mirë fizike pasi deri tani është golashënuesi më i mirë i Europianit me 4 gola. Edhe nga cilësia në nivel klubi Griezmann qëndroin më lart se mesfushori Emre Can i cili luan për Liverpool.
Jonas Hector – Moussa Sissoko
Është një duel përgjithësish i balancuar me cilësi individuale pak më të mira të Sissokos ndërsa Hector i kundërpërgjigjet me një formë të mirë fizike duke bërë një përfaqësim dinjitoz në këtë Europian.
Mesut Özil – Blaise Matuidi
Ky duel fitohet nga Özil i cili megjithëse ka humbur shkëlqimin e dikurshëm është ‘truri’ i Gjermanisë. Në krahun tjetër Matuidi i kundërpërgjigjet me gjendjen e mirë fizike që po kalon duke bërë që shumë klube të interesohen më të marrë shërbimet e tij.
Gjithçka i mbetet fushës së lojës për të përcaktuar ‘fatlumin’ që do të përballet në finalen e madhe të edicionit të 15 të Kampionatit Europian.
Video/ Ja biznesmenët e ndërtimit të arrestuar për trafik droge
Në bashkëpunim me katër vende të tjera policia shqiptare ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër trafikut të drogës në Ballkan. 7 persona në Tiranë, Durrës, Kukës e Fier janë arrestuar, ndërsa të tjerë janë shpallur në kërkim. Më poshtë deklarata e plotë e policisë.
Operacioni ndërkombëtar antidrogë “Ballkan” – Në Shqipëri, Maqedoni, Greqi dhe Bullgari janë arrestuar 30 persona dhe 23 u shpallën në kërkim
Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bullgari, Turqi dhe Itali, DEA-n amerikane dhe SELEC kanë finalizuar një ndër operacionet më të gjera kundër narkotrafikut, të koduar “Ballkan”.
Hetimet në Shqipëri janë ndjekur nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda.
Hetimet nisën në vitin 2015. Përgjatë 15 muajve, operacioni u krye në partneritet me organet lizgjzbatuese të vendeve të rajonit dhe në bashkepunim me DEA dhe SELEC.
Në datat 6 dhe 7 korrik, me angazhimin e strukturave kundër narkotikeve në policitë vendore Tiranë, Durrës, Fier dhe Kukës, janë ekzekutuar urdhërat e Prokurorisë për Krime të Rënda, të nxjerra në bazë të vendimeve të Gjykatës pranë Shkallës së Parë për Krime të Rënda për 7 shtetas:
1. Jurgen Molla, 38 vjeç, lindur në Lezhë e banues në Tiranë. Ai është bashkëpronar në firmën e ndërtimit “MOLLA shpk”, nën emrin e së cilës është ndërtuar një kompleks pallatesh në zonën midis Yzberishtit dhe Kasharit. Njihet edhe me emrin Miri Molla.
2. Shyqyr Kotorri, 38 vjeç, lindur e banues në Kreshovë, Përmet, investitor në fushën e ndërtimeve;
3. Anesti Koromani, 35 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë, investitor në fushën e ndërtimeve. Aktualisht i arrestuar;
4. Nuredin Nazëraj, 63 vjeç, i njohur si Dilo Nazëraj, pronar i një hoteli luksoz në Vlorë;
5. Lulzim Qorri, 42 vjeç, lindur e banues në Grabian të Lushnjës;
6. Denis Sinameta, i njohur si Roland LLeshi, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
7. Blerim Ukimeraj, 39 vjeç, lindur e banues në Kosovë.
Ndërkohë më herët janë arrestuar edhe 7 persona të tjerë, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 anëtarë të grupit kriminal.
Në lidhje me operacionin “Ballkan” janë kryer hetime të përbashkëta në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bullgari, Turqi dhe Itali. Hetimet janë kryer në bashkërendim të plotë të veprimeve dhe shkëmbim në kohë reale dhe në konspiracion të plotë të informacioneve me organet ligjzbatuese të vendeve të perfshira në këtë hetim.
Hetimet u drejtuan mbi një grup të strukturuar kriminal me shtrirje në disa vende të rajonit, i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike Heroinë, Kokainë dhe Marijuanë.
Gjatë hetimit rezultoi se furnizues me lëndë narkotike Heroinë nga Turqia përmes ndërmjetësuesve turq dhe kosovarë, bënin dërgesa me lëndë narkotike nga Turqia për në Kosovë, Shqipëri dhe më pas Greqi apo vende të tjera të BE-së.
Po kështu, segmente të këtij grupi bënin dhe dërgesa me Marijuanë nga Shqipëria për në Maqedoni, Greqi apo Turqi.
Pjesëtaret e këtij rrjeti dyshohet se kanë komunikuar dhe janë takuar si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë, Greqi duke u dakordësuar për ngarkesat e lëndës narkotike dhe rrugët e tyre.
Nga hetimet e deritanishme është vërtetuar roli i personave të përfshirë dhe të arrestuar deri tani, si në Shqipëri dhe në vendet e tjera.
Deri në këtë fazë të operacionit:
• Në Shqipëri janë arrestuar 14 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë;
• Në Greqi janë arrestuar 10 shtetas dhe 10 janë shpallur në kërkim;
• Në Maqedoni janë arrestuar 5 shtetas dhe 7 janë në kërkim;
• Në Bullgari është arrestuar 1 shtetas;
• Në Kosovë 4 persona janë shpallur në kërkim.
Në total janë sekuestruar:
• 26.6 kg lëndë narkotike Heroinë, nga të cilat 16 kg në Shqipëri
• 1.8 kg lënë narkotike e llojit Kokainë në Greqi
• 183.6 kg lëndë narkotike e llojit Canabis Sattiva
• 33.615 euro në Greqi, 4700 euro dhe 1.5 milion lekë në Shqipëri
• 4 armë të ndryshme në Greqi
• 7 automjete me vlerë mbi 200 mijë euro në Shqipëri
• 68 aparate celularë, si dhe një sasi e konsideruehsme kartash telefonike, karta bankare etj.
Në kuadër të këtij operacioni janë bërë gjatë harkut kohor të 15 muajve goditje të rëndësishme si:
• Në datë 29 qershor 2015, në Morinë u arrestua në flagrancë shtetasi Arben Prendi, pasi në kamionin me targa AA 090 IF u bllokuan me cilësinë e provës materiale 15.2 kg Heroinë
• Në datë 18 shtator 2015 pas informacionit të dhënë nga pala shqiptare janë arrestuar në Selanik 2 shtetas turq me 5 kg heroinë.
• Në datë 15 dhjetor 2015 nga autoritete greke janë arrestuar 8 shtetas shqiptarë dhe janë shpallur në kërkim 10 të tjerë.
• Në datë 30 nëntor 2015 në qytetin e Pogradecit është arrestuar shtetasi Viktor Behaj me një sasi prej 5.1 kg Cannabis Sativa
• Në datë 21 mars 2016, në autostradën Fushë Krujë – Vorë nga kontrolli i ushtruar në mjetin AA 221 IS, u gjet sasia prej 560 gramë, e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Heroinë dhe u arrestuan shtetasit Anesti Koromanin dhe Romeo Beqa.
Shtetasit Jurgen Molla, Shyqyr Kotorri dhe Anesti Koromani dyshohet të jenë në rolin e financuesit dhe të organizatorit të këtij aktiviteti për sigurimin e trafikimin e lëndëve narkotike nga Turqia në drejtim të Shqipërisë, për llogari të interesave të grupeve kriminale që operojnë brenda dhe jashtë vendit.
2 shtetasit në kërkim dyshohet të jenë në role ndihmëse, duke marrë e kryer të gjitha porositë e dhëna nga shtetasi Jurgen Molla, në funksion të organizimit të trafikimit të lëndëve narkotike.
Në funksion të ndërmjetësimit dhe sigurimit të heroinës dyshohet të jenë shtetas kosovarë dhe disa shtetas turq.
Transportues të lëndëve narkotike të këtij grupi kriminal dyshohet të jenë shtetasit Arben Prendi, Mirislav Peroviç, Erol Belir dhe Songul Erek, të arrestuar tashmë.
Gjatë këtij hetimi është arrestuar dhe personi në kërkim ndërkombëtar Fatos Muci, i dënuar nga drejtësia shqiptare me 15 vjet heqje lirie për ‘Vjedhje me pasoje vdekjen’.
Ndërkohë, të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë aktivitet të kundraligjshëm do të hetohen “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.
Fotolajm/ Saimir Tahiri një mason? Ja tatuazhi misterioz në këmbën e ministrit...
Foto+16/ Belen Rodriguez prezanton setin me imazhe të nxehta
Belen Rodriguez dihet se është prej femrave më seksi në botë. Ajo së fundmi po qëndron në Ibiza nga ku ka realizuar edhe nje set me foto mjaft hot.
Brunia seksi ka treguar linjat e saj, duke lënë pa fjalë meshkujt në resortin luksoz spanjoll.
Foto/ Eli dhe Marina Fara dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë
Marina Fara, vajza e këngëtares së mirënjohur Eli Fara e cila tashmë po komentohet shpesh për linjat e saj trupore, ka ndërmarrë së bashku me nënën një mision fisnik.
Të dyja bashkë i janë bashkuar thirrjes së Kryqit të Kuq për të dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë, në klinikën Keit.
“E ku ka më bukur se të shpëtosh jetë. Eja dhe ti me mua bëhu pjesë e kësaj nisme dhe shpëto një jetë”,- ka shkruar Marina në Instagram.
Me këtë rast Marina është informuar edhe për depilimin me lazer. Mesa duket do të shpëtojë njëherë e mirë nga makthi i femrave.
Foto/ Këto imazhe po bëjnë bujë nëpër botë...
Këto portrete të këtij çifti të moshuar, po bëjnë bujë në rrjetet sociale në mbarë botën, kështu duke ngrohur zemrat e të gjithëve me dashuri.
Gerry 75 vjeçar dhe Darwin 70 vjeçare, janë në dashuri me njëri tjetrin për më shumë se njëzet vjet, dhe siç mund t’i shihni edhe ju, dashuria e tyre duket më e fortë se kurrë, transmeton lajmi.net.
Këto fotografi i ka bërë Jade Beall nga Arizona, duke i shfaqur në Facebook-un e saj, dhe për një kohë të shkurtër ato çmendën ndjekësit e saj.
Të gjithë po mahniten nga guximi i këtij çifti të moshuar që të dalin të zhveshur në fotografi, e për më tepër duke shfaqur një dashuri të pakrahasueshme ndaj njëri tjetrit./lajmi.net/
Foto/ Ja avioni luftarak më i shtrenjtë në botë
Avioni më i shtrenjtë në botë, “B-2 Spirit”, (foto 1-2-3) kushton gati 2.4 miliardë dollarë. I dyti në radhë pas tij është F-22 Raptor dhe kushton 350 milionë dollarë. (foto 4-5-6).
“B-2 Spirit” u porosit nga ushtria amerikane në vitin 1987, fluturoi për herë të parë në vitin 1989 dhe iu dorëzua ushtrisë në vitin 1997, nga prodhuesit Northrop Grumman Corporation.
Avioni ka një ekuipazh prej dy pilotësh, mund të lëshojë bomba të rënda, edhe bërthamore, dhe është llogaritur që të mos diktohet nga sisteme të sofistikuara radarësh.
Projekti vazhdoi gjatë administratës së presidentit Regan dhe kishte në plan ta furnizonte ushtrinë amerikane me 132 të tillë, por për shkak të çmimit të lartë janë prodhuar vetëm 21 gjithsej./TCh/
Mungesa e seksit lë pasoja. Ja 10 ndryshime që nuk do t’ju pëlqejnë!
Seksi është i mirë për trupin tonë – si për nga gjumë të mirë, forcim të sistemit të imunitetit, deri te shpenzimi i kalorive dhe forcimi i vetëbesimit tonë. Mirëpo, edhe mungesa e seksit mund të krijojë disa ndryshime interesante.
Në të vërtetë, seksi tepër i pakët, posaçërisht kur ndodh përnjëherë, ndikon në vagjinë, transmeton Telegrafi.
Mungesa e seksit nganjëherë mund të jetë më shumë se i qartë nëpërmjet veprimeve dhe sjelljeve të ndryshme.
Këto janë ndryshimet të cilat zbulojnë që ju mungon kontakti seksual me partnerin:
Ndryshimet para ciklit menstrual
Nëse abstenoni nga të gjitha llojet e seksit, duke përfshirë edhe masturbimin, ngërçet mund të bëhen më të shpeshta se më parë. Orgazmat zvogëlojnë dhembjen dhe tendosjen, andaj është e qartë se çfarë ndodh kur këto mungojnë.
Vështirë arrihet orgazma
Mbase do t’ju duhet më shumë kohë që të përjetoni orgazmën kur sërish t’u ktheheni “shprehive të vjetra”, por për këtë mund t’i falënderoheni frikës nga relaksimi, që shpesh shfaqet pas një pauze më të gjatë. Mirëpo, pak praktikë dhe e gjitha kthehet siç ka qenë më parë.
Lodhja kronike
Shumica e femrave të cilat nuk praktikojnë seks vuajnë nga pagjumësia. Për këtë fajtor është pikërisht hormoni i quajtur oksitocinë, i cili te femrat ndikon si sedativ, ndërkaq tajitet gjatë orgazmës. Për shkak të mungesës së këtij hormoni, femrat shpesh janë të shqetësuara dhe kanë problem me gjumin.
Plakja e hershme
Gjatë seksit tajitet edhe kolagjeni, i cili ndikon që të dukeni me moshë më të re dhe i jep shkëlqim lëkurës. Për shkak të mungesës së kolagjenit, lëkura duket më e plakur se sa që është në të vërtetë.
Probleme me lëkurën
Puçrrat dhe aknet në fytyrë shfaqen te femrat që kanë mungesë progjesteroni, të cilin organizmi e prodhon gjatë seksit, sepse ky hormon ndikon që fytyra t jetë e pastër.
Sjellja armiqësore ndaj njerëzve të tjerë
Pos pasojave fizike, ekzistojnë edhe ato psikike si pasojë e mungesës së seksit. Femrat të cilat nuk janë të kënaqura seksualisht shpesh kanë qëndrim armiqësor ndaj tërë njerëzve që u ndodhen afër.
Rezistencë e dobët ndaj dhembjeve
Oksitocina është hormon i cili tajitet gjatë seksit, ndërkaq ndikon si ilaç natyror kundër dhembjeve dhe ngërçeve, kështu që femrat të cilat nuk janë seksualisht aktive shpesh marrin ilaçe kundër dhimbjeve, sepse kanë mungesë të këtij hormoni.
Imuniteti i dobët
Marrëdhëniet seksuale përmirësojnë gjendjen e përgjithshme të organizmit dhe shtojnë numrin e antitrupave kundër viruseve për 30 për qind.
Harresa
Seksi ndikon në qarkullimin e gjakut, dhe vetvetiu edhe në punën më të mirë të trurit.
Pakënaqësi e përhershme me pamjen vetjake
Mungesa e seksit mbase më së shumti ndikon në vetëbesimin, andaj femrat të cilat nuk kanë marrëdhënie seksuale shpesh nuk kanë as besim në veten dhe vazhdimisht janë të pakënaqura me dukjen e tyre.
Foto/ Për një trup perfekt, ja tendenca më e re për femrat...
Palestra mbetet vendi ideal për të dashuruarit pas formave perfekte dhe të tonifikuara të trupit, jo vetëm për VIP-at por edhe për njerëzit e thjeshtë që duan të duken bukur.
Në rrjetet sociale po vëmë re një tendencë të re sa i përket trupit. ( Ab crack) ose “vija vertikale e barkut”, për të cilën femrat po punojnë shumë që t’ia arrijnë.
Nëse një femër e cila merret me palsetër, formon një vijë vertikale në barkun e saj, supozohet se tregon vendosmërinë e saj për t’u tonifikuar dhe dukur sa më e hollë.
Emily Ratajkowski dhe Jourdan Dunn, janë shembull i kësaj tendence të re.
Përse ISIS po e ruan pushtetin?
Strategjia e SHBA-së për Lindjen e Mesme ka dështuar. Shteti Islamik nuk është në qendër të vëmendjes së fuqive të mëdha, pavarësisht se është i pakët në numër. Përqendrimi i SHBA për të shtrirë hegjemoninë në Lindje dhe këmbëngulja për të rrëzuar Assadin po bëjnë më tepër dëme në rajon dhe botë, shkruan Jeffrey D. Sachs.
Sulmet terroriste vdekjeprurëse në Stamboll, Dhaka dhe Bagdad tregojnë depërtimin vdekatar të Shtetit Islamik (ISIS) në Europë, Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme dhe pjesë të Azisë. Sa më gjatë që ISIS t’i mbajë bastionet e veta në Siri dhe Irak, aq më gjatë rrjeti i tij terrorist do të krijojë kasaphana të tilla. Megjithatë, ISIS nuk është veçanërisht i vështirë për t’u mundur. Problemi është se asnjë nga shtetet e përfshira në Irak dhe Siri, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, nuk e ka trajtuar ISIS is armikun e vet numër një. Është koha që ato ta bëjnë këtë.
ISIS ka një forcë të vogël luftarake, që SHBA thotë se shkon në 20,000-25,000 në Irak dhe Siri dhe 5,000 të tjerë në Libi. Krahasuar me numrin e personelit aktiv në Siri 125,000, Irak 271,500, Arabi Saudite 233,500, Turqi 510,600 apo Iran (523,000), ISIS është i vockël.
Pavarësisht thirrjes së presidentit të SHBA, Barack Obama në shtator 2014 për të “degraduar dhe shkatërruar përfundimisht” ISIS, SHBA dhe aleatët e saj, përfshirë Arabinë Saudite, Turqinë dhe Izraelin (pas skene), është përqendruar kryesisht në rrëzimin e Bashar al-Assad të Sirisë. Duke marrë në konsideratë një deklaratë të çiltër të gjeneralit izraelit Herzi Halevy (cituar për mua nga një gazetar që mori pjesë në vendin ku Halevy mbajti takimin): “Izraeli nuk do ta shohë situatën në Siri të përfunduar me mundjen e ISIS, largimin e superfuqive nga rajoni dhe me Izraelin të mbetur me një Hezbollah dhe Iranin me kapacitete më të mëdha”.
Izraeli është kundër ISIS, por shqetësimi më i madh i tij është mbështetja iraniane e Assad. Assad i jep mundësinë Iranit të mbështesë dy armiq paraushtarakë të Izraelit, Hezbollahun dhe Hamasin. Izraeli për këtë arsye ka prioritet largimin e Assad dhe jo mundjen e ISIS.
Për SHBA, drejtuar nga neokonservatorët, lufta në Siri është një vazhdimësi e planit për hegjemoninë globale të SHBA lançuar nga Sekretari i Mbrojtjes Richard Cheney dhe Nënsekretari Paul Ëolfoëitz në fund të Luftës së Ftohtë. Në 1991, Ëolfoëitz i tha Gjeneralit Amerikan Wesley Clark:
“Një gjë që mësuam [nga Lufta e Gjirit Persik] është se mund ta përdorim ushtrinë tonë në rajon – në Lindjen e Mesme – dhe sovjetikët nuk mund të na ndalojnë. Dhe ne kemi rreth 5 deri në 10 vjet pr të pastruar ato regjime të vjetra sovjetike – Sirinë, Iranin, Irakun – përpara se superfuqia e ardhshme të vijë të na sfidojë neve”.
Luftërat e shumta të SHBA në Lindjen e Mesme – Afganistan, Irak, Siri, Libi dhe të tjera – kanë kërkuar të largojnë Bashkimin Sovjetik dhe pastaj Rusinë, nga skena dhe të hapin rrugën për SHBA-në hegjemone. Këto përpjekje kanë dështuar keqazi.
Për Arabinë Saudite, ashtu si për Izraelin, synimi kryesor është të rrëzohet Assad për të dobësuar Iranin. Siria është pjesë e luftës së deleguar mes shiitëve të Iranit dhe sinive të Arabisë Saudite që luhet në fushëbetejat e Sirisë dhe Jemenit dhe në përballjet e ashpra shiitë-suni në Bahrain dhe në vende të tjera të ndara në rajon (përfshirë Arabinë Saudite vetë).
Për Turqinë, rrëzimi i Assad do të shtonte rëndësinë e saj rajonale. Megjithatë Turqia ka tani tre armiq në kufirin e saj jugor: Assad, ISIS dhe kurdët nacionalistë. ISIS deri më tani ka qenë ndër shqetësimet në distancë të Turqisë lidhur me Assadin dhe kurdët. Por sulmet terroriste të ISIS në Turqi mund ta ndryshojnë këtë.
Rusia dhe Irani, gjithashtu, kanë ndjekur interesat e tyre rajonalë, përfshirë luftërat e deleguara dhe mbështetjen për operacionet paraushtarake. Megjithatë të dyja kanë sinjalizuar gatishmëri për të bashkëpunuar me SHBA për të mundur ISIS dhe ndoshta për të zgjidhur probleme të tjera gjithashtu. SHBA deri më tani i ka shpërfillur këto oferta, sepse është përqendruar në rrëzimin e Assad.
Establishmenti i politikës së jashtme të SHBA fajëson presidentin rus, Vladimir Putin për mbrojtje të Assad, ndërsa Rusia fajëson SHBA që po përpiqet ta rrëzojë atë. Këto ankesa mund të duken simetrike, por nuk janë. Përpjekja nga SHBA dhe aleatët për të rrëzuar Assad dhunon Kartën e OKB, ndërsa mbështetja e Rusisë për Assad është konsistente me të drejtën e Sirisë për vetëmbrojtje sipas Kartës. Po, Assad është një despot, por Karta e OKB nuk i jep leje asnjë vendi të zgjedhë se cilët despotë të rrëzojë.
Mbetja në fuqi e ISIS nënvijëzon tre gabime strategjike të politikës së jashtme të SHBA, bashkë me një gabim taktik.
Së pari, kërkesa neokonservatore për hegjemoni të SHBA përmes ndryshimit të regjimit nuk është vetëm arrogancë e paarsyeshme; është një dredhi klasike imperiale. Ka dështuar kudo që SHBA e ka provuar. Siria dhe Libia janë shembujt më të fundit.
Së dyti, CIA ka armatosur dhe trajnuar prej kohësh xhihadistët suni përmes operacioneve të fshehta financuar nga Arabia Saudite. Në këmbim, këto xhihadistë i dhanë jetë ISIS, që është një pasojë direkte, nëse e papritur, e politikave të ndjekura nga CIA dhe partnerët e saj sauditë.
Së treti, perceptimi i SHBA për Iranin dhe Rusinë si armiq të paepur të Amerikës është në shumë mënyra demode dhe një profeci vetëpërmbushëse. Një rivendosje e marrëdhënieve miqësore me të dyja vendet është e mundur.
Së katërti, nga ana taktike, përpjeka e SHBA për të luftuar një luftë me dy fronte kundër Assad dhe ISIS ka dështuar. Ndonëse Assad është dobësuar, xhihadistët suni, përfshirë ISIS dhe Frontin al-Nusra kanë mbushur boshllëkun.
Assad dhe homologët e tij irakian mund të mundin ISIS nëse SHBA, Rusia, Arabia Saudite dhe Irani ofrojnë mbështetje ajrore dhe logjistike. Po, Assad do të mbeste në pushtet; po, Russia do të mbetet një aleat me Sirinë; dhe po, Irani do të kishte ndikim atje. Sulmet terroriste padyshim do të vazhdojnë, mbase edhe në emër të ISIS për ca kohë; por grupi do ta humbiste bazën e operacioneve në Siri dhe Irak.
Një rezultat i tillë jo vetëm do t’i jepte fund përhapjes së ISIS në Lindjen e Mesme; por mund të hapte rrugën për zbutje të tensioneve rajonale më në tërësi. SHBA dhe Rusia mund të fillonin të hiqnin dorë nga lufta e re e ftohtë përmes përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar terrorizmin xhihadist. (Një zotim që NATO nuk do të pranojë Ukrainën apo nuk do të përshkallëzojë mbrojtjen me raketa në Europën Lindore mund të ndihmojë gjithashtu).
Ka edhe më tepër. Një qasje bashkëpunuese për të mundur ISIS mund t’i japë Arabisë Saudite dhe Turqisë arsye dhe mundësi për të gjetur një marrëveshje të re me Iranin. Siguria e Izraelit mund të shtohet duke qasur Iranin me një marrëdhënie bashkëpunuese ekonomike dhe gjeopolitike me Perëndimin, në këmbim të shtimit të shanseve për një marrëveshje me dy shtete me Palestinën.
Fuqizimi i ISIS është një simptomë e mangësive të strategjisë aktuale Perëndimore – veçanërisht të SHBA. Perëndimi ka aftësinë ta mundë ISIS. Pyetja është nëse SHBA do ta ndërmarrë rivlerësimin strategjik të nevojshëm për ta arritur këtë.
Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Why ISIS Persists/
Kur Noli pinte raki dhe thurte vargjet e famshme: Moj raki, moj bukuroshe
Fan Noli është një ndër personalitetet e rrallë që nuk futet te lista pijetarëve të famshëm shqiptarë. Ai nuk shquhej për pije. Nuk pinte pothuajse aspak, por çuditërisht kishte një afeksion të rrallë për pijen.
Noli nuk mungonte kurrë nëpër dreka dhe darka të shtruara nga miqtë dhe dashamirësit e tij.
Dhe Noli që kthente në poezi çdo fenomen, çdo histori, nuk kishte si të mos i thurte vargje rakisë.
Çdo kujt i kujtohen vargjet “Moj raki, moj bukuroshe, po më çon qoshe më qoshe”.
Vargje që dolën nga mendja e tij, por që i trashëguan brez pas brezi pijetarët, por edhe nga njerëzit.
Është një poezi që Fan Noli ia çon mikut të tij, gazetarit Milto Sotir Gurra. Një letër të cilën nis e shkruan me një shishe raki përpara, të cilën ia kishte dhuruar pas meshës një shqiptar.
Kishte kaq kohë që donte t’i shkruante mikut të tij, dhe vetëm kur ktheu gotën e parë të rakisë, e më pas tjetrën e tjetrën, u ndje i çliruar të shkruante të gjithë ato çfarë kishte në zemër, duke mos fshehur dhe trishtimin dhe pasigurinë që ndjente në atë periudhë.
Pjesë nga letra drejtuar Milto Sotir Gurrës
Boston, Mass, 5 janar 1919
I dashur mik,
I lodhur nga shpirti dhe nga trupi, i plakur përpara kohës, i thyer nga shëndeti, me luftë dje dhe me luftë nesër, me një rrezik të ri përpara posa lashë tjetrin pas, me detyrën e tmerruar të sulem e të udhëheq kur këmbët e rënduara dëshirojnë shtrirje, ndodhem në situatën e njeriut të torturuar, që përpiqet ta fshehë mjerimin e tij moral dhe fizik dhe shtrëngon dhëmbët me një fort të fundme nga frika se mos i shpëton një ulërimë e përmbytur e dëshpërimit.
Pas kësaj parafjale, tragjike, në e besofshi, melodramatike, në dyshofshi me nënqeshje, merrni vesh përse më rëndohet pena dhe përse kam heshtur. S’kam qenë mirë dhe s’ma ka kënda për asgjë.
Me gjithë që më kini kujtuar me katër letra, dhe me gjithë që s’gjeja në asnjë çip të zemrës as hijen e ndjesës për heshtjen time, prapë- e rrëfej :- do të mos ju kisha shkruar, sikur të mos më zbriste papritur një frymëzim, në formën dykupësh rakie prej rrushi, të cilat më dhanë forcën të mbaroj këtë detyrë të harruar përpara një miku të vjetër. Shishen e çmuar e kam përpara.
E vogël për fat të zi, por ka edhe disa kupa brenda, kupë që shtrojnë nervat, që kullojnë gjakun, që shërojnë të sëmurin, që ngjallin të vdekurin. Ma fali sot një besnik zemërdhembshur, pasi mbaroi mesha.
Besniku e di që unë s’pi, por ma dha për ilaç. Se i vetmi ilaç në të cilin besojnë shqiptarët, është rakia.
Dhe qenka ilaç me të vërtetë.
Vetëm dy kupa dhe m’u ndreq shëndeti: dëshpërimi i lëshon vend një lumturie ëndërrore; buzëvarja ikën e ndjekur prej buzëqeshjes dhe pastaj e bombarduar prej argalisjes; e sotmja s’më duket aq e keqe, dhe për nesër ka Perëndia. Dhe më e mira është që me një kupë të tretë mund të ndreqen të gjitha punët.
O burrani! Nën flamurin e Shahinit trimëria më shtohet, bëhem zjarr e shpuzë! Të kam gjetur, or Milto! Më duket sikur të shoh përpara përmes mjegullës diafane, me të cilën më rrethoi fuqia magjike e ilaçit të vilajetit.
Që të kthjellohet koka dhe të më çelen sytë, rrëmbej kupën e katërt, se ashtu këshillojnë theriaklinjt tanë, të shtruar këmbëkryq, që pinë me njërën dorë dhe ia kërcasin me tjetrën! Dhe tani të humba fare! Po kudo që të jesh mos pandeh se të harrova. Të kam kujtuar këtu e ca ditë në Mançester, ku u poqëm herën e parë. Një ditë shkova ca çaste të lumtura duke kënduar legjendën “Plaku i moçëm”.
Po këtu duhet të mbaroj se m’u errën sytë dhe nisi të më dhëmbë koka.
U mor vesh që ilaçi i mjekëve tanë me kallca dhe me silah s’bëka për mua. Megjithëkëtë prapë mbaroj një punë, se ja ku të shkrova këtë letër me gjallërinë më fluturake që më dha.
Nesër do ta provoj edhe një herë kush e di, mund të bëj prapë ndonjë çudi. Gjer atëherë natën e mirë! Ju faleminderit me gjithë zemër për fjalët e mira që më shkruani dhe përkrahjen besnike që më keni dhënë. Qofshi shëndoshë!
Ju përshëndosh vëllazërisht dhe mbetem Juaji me besë, F.S. Noli./Tirana Observer/
Foto+16/ Emily Ratajkowski një kalorëse super seksi
Modelja dhe aktorja amerikane Emily Ratajkowski nuk ka frikë të të tregojë nudo trupin e saj, me një qëndrim shumë liberal.
25-vjeçarja ka pozuar nudo për kopertinën e “Harper’s Bazaar” të datës 19 korrik.
“Bota nuk duhet të jetë ekskluzivitet i trupave ideale”,- është shprehur modelja për feministin e famshme Naomi Wolf. “Ajo duhet të përfshijë të gjitha idealet, të gjitha trupat”,- ka shtuar ajo.
Ratajkowski e cila ka pozuar nudo mbi një kalë të bardhë, ka dal sërish në mbrojtjeje të selfies nudo famëkeqe të Kim Kardashian.
Foto+Video/ Kjo është thika më vdekjeprurëse e komandove
Ajo është padyshim thika më vdekjeprurëse që njerëzimi ka krijuar ndonjëherë. “Jagdkommando” është krijuar nga ushtria austriake në vitin 1962 dhe është ende aktive.
Ajo ka marrë emrin e Jagdkommando, një prej njësive më elitarë në botë, forcat speciale austriake.
Thika e cila ka një teh të përdredhur mund të shkaktojë plagë të shumëfishta dhe gjakderdhjet pas prerjes me të, mund të sjellin vdekjen për pak minuta.
Ajo ka një peshë prej 770 gramësh dhe një teh prej 17.7 centimetrash. Çmimi fillon nga 927 dollarë.
Foto/ Kur zhvishen vajzat e politikanëve shqiptarë
Prindërit e tyre janë të njohur për mbarë opinion publik për aktivitet e tyre politike. Por vëmendja nuk po mungon as mbi familjet e tyre, sidomos tek fëmijët.
Janë këto vajzat e politikanëve të njohur kosovarë, të cilat tashmë janë bërë të famshme, nganjëherë për shkrimet e shpesh për fotot e tyre, shkruan “Magazina.al”.
Meqenëse sezoni i verës tashmë ka filluar, disa prej tyre kanë nisur pushimet e tyre. Për të parë se si duken vajzat e politikanëve kosovar në plazh me bikini.
08/07/2016/..........................................
Foto/ Një xhiro brenda garazhit të Paul Walker-it të "Fast and Furious"
Të qenit aktor profesionist do të thotë të luash mirë pjesën e dikujt që nuk je, por Paul Walker, (foto 3) aktori i ndjerë i "Fast and Furious", i ka pasur vërtet pasion makinat.
Pasioni duket jo vetëm nga sasia e makinave që kishte në koleksion, por edhe nga modelet. "BMW M3 Lightweight Edition", model i rrallë i markës gjermane, e pastaj "BMW M1 Procar", "BMW 850 CSI" e madje një "Alpina" e vitit 2002.
Koleksioni vazhdon me "Porsche" fantastike, si një model "911" i viteve '70, një "930" dhe dy "911 GT3 RS".
Mes makinave kishte modele luksoze si "Ferrari 360 challenge", "F355", "Testarossa" dhe një " Lamborghini Diablo".
Dhe këto ishin vetëm makinat europiane. Modelet amerikane ishin të shumta, sidomos "Mustang" të të gjitha viteve të prodhimit, që nga vitet '60; dhe "Chevrolet", mes të cilave bie në sy një "Camaro Z/28".
Paul Walker e kishte këtë garazh bashkë me shokun e tij, Roger Rodas, me të cilin ishte në makinë gjatë aksidentit që i mori jetën në nëntor të vitit 2013./TCh/
Policia kërkon Rinasin; mblidhet Komiteti i Sigurisë, përplasje Polici-TIA
Një javë pas grabitjes në Rinas, e cila ngriti pikëpyetje të mëdha mbi sigurinë e aeroportit, është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Aviacionit Civil.
Në mbledhjen e drejtuar nga kreu i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani kanë marrë pjesë zëvendësministri i Transporteve Bahri Shaqiri, drejtori i përgjithshëm i policisë Haki Çako, ai i Kufirt Genc Merepeza, një sërë funksionarësh të lartë publikë si dhe drejtori ekzekutiv i Aeroportit, Rolf Castro Vasquez.
Por në përfundim të mbledhjes asnjë nga pjesëmarrësit nuk ka pranuar të bëjë publike se çfarë është diskutuar në mbledhje, pasi sipas tyre kjo është konfidenciale.
Do'stlaringiz bilan baham: |