Nga Blendi Fevziu
Gjergj Kastrioti Skënderbeu është kthyer në qendër të sulmeve politike, në një mënyrë befasuese dhe shokuese për shumë vetë në Shqipëri. Një video e transmetuar pothuaj në gjithë mediat on line dhe në shumë rrjete sociale, tregon “historianin” turk Talha Uğurluel që sulmon heroin kombëtar të Shqipërisë, gjatë një turi në vendvarrmin e tij në Lezhë. Përkthimi në shqip i fjalëve të tij është ky nëse i referohesh shtypit:
“Skënderbeu nuk bëri luftë, por plaçkitje, terror mbi gra, fëmijë dhe pleq të pambrojtur. Ai ishte sikurse është sot PKK. Shqiptarët këtej e tutje duhet të zgjedhin sesi te jetojnë, si Mehmet Akif Ersoy shqiptar, por besnik i Osmaneve, apo si Skënderbeu tradhtar”.
Padyshim që sulmet janë skandaloze. Deklarata më shumë se sa me historinë, kanë të bëjnë me një platformë politike. Dhe më shumë se sa një studim, ajo që ka thënë guida turke është një fjalim politik. Madje një fjalim i mirëfilltë politik.
Që historia dhe historianët të kenë qëndrime të ndryshme për një personazh, kohë apo fenomen, kjo edhe ndodh. Dhe ka ndodhur gjithnjë. Edhe vetë Skënderbeu është parë në tjetër vështrim nga historisnët shqiptarë e tjetër nga ata turq. Historianë të tjerë të huajë po ashtu kanë pasur qëndrime kontradiktore ndaj heroit kombëtar të shqiptarëve. Ka pasur nga ata që kanë tentuar ta c’mitizojnë duke e kthyer në një personazh historik me të mirat dhe të këqiat e tij. Kjo është krejtësisht normale. Skënderbeu si hero kombëtar, si figurë e mitizuar është njëra gjë dhe personazhi historik padyshim që ka një trajtim tjetër. Por ajo që ka deklaruar personazhi turk nuk ka asnjë lidhje me historinë. Madje është një deformim i mirëfilltë i saj.
E para, nuk njoh ndonjë historian që të mbajë fjalime politike dhe nuk njoh asnjë historian që të anatemojë një personazh mbi varrin e tij.
E dyta, historiani shprehet me vepër dhe punime. Personi në fjalë nuk ka qenë aty në rolin e një historiani. Një kërkim i thjeshtë në internet, tregon se për të nuk ka asnjë informacion në anglisht dhe asnjë punim të cituar në këtë gjuhë. Pra, me gjasë, është një historian vullnetar, nga ata që historinë ja nënshtrojnë filozofisë politike të kohes dhe indoktrinimit të tyre.
E treta, një historian nuk mund të bëjë gabime foshnjore si ai në fjalën e tij. Personazhi në fjalë, ngatërron Skënderbeun me Mehmet Akif Ersoyn. Të dy personazhe fare të ndryshëm dhe me formime diametralisht të kundërta. Skënderbeu lindi dhe u edukua në Krujë. Ai qëndroi në Stamboll në një lloj pengmarrje dhe u rikthye sërish mbrapsht në principatën e tij kur ju dha mundësia. Ai ishte prdukt i një formimi tipik të krishterë. Dallimi fetar ishte i qartë tek ai dhe i tillë mbeti gjithë jetën.
Mehmet Akifi ka lindur në Stamboll nga një baba pejan dhe një nënë që kishte prindër Uzbekë dhe Turq. Ai mori formim otoman, nuk foli asnjëherë shqip. Akif ishte produkt tipik i kulturës osmane dhe më pas, u rendit si një nacionalist turk. Madje autori i himnit të Turqisë post otomane. Kjo është krejtësisht normale, sepse njeriu është produkt i kulturës dhe jo i racës. Këtë personazhi duhet ta dinte. Akif nuk kishte asnjë lidhje me Shqipërinë dhe as ka qenë kurrë këtu.
E katërta, Urs Altermat shprehet se historianët e vendeve totalitare, ku faktet dhe historia trukohet, dallojnë nga ata të shoqërive të lira, pikërisht nga përdorimi i fjalës tradhëtar! Kjo fjalë ka ngarkesë emocionale, por në asnjë rast shkencore. Përdorimi i kësaj fjale, dëshmon se personazhi më jalë ka qenë një misionar politik, por në asnjë rast një historian.
E pesta, dallohet fare qartë se ky është një fjalim politik. Një fjalim që reflekton një filozofi dhe strategji të qartë të rishikimit të historisë në funksion të politikës së ditës. Ai ngjan më shumë si një leksion i neootomanizmit dhe një mendësi politike nga ajo që Erdogan po tenton të fusë në shumë vende të Ballkanit përfshi Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë. Një filozofi që është dukshëm e dëmshme për ne. Rishikimi i historisë së këtyre vendeve gjatë Perandorisë Osmane është tjetër gjë dhe glorifikimi i saj është një gjë tjetër. Dhe e papranueshme.
Dhe e fundit, ajo që ka ndodhur në Lezhë, është e tejet e papranueshme nga ana humane dhe njerëzore. Të flasësh kundër një personazhi historik mbi varrin e tij, nuk besoj se ka ndodhur në një shoqëri normale. Varri është i shenjtë, në të gjitha kulturat, besimet dhe filozofitë. Ai lloj fjalimi mbi varr është një përdhosje e mirëfilltë e tij dhe si i tillë së paku moralisht meriton një ndëshkim shembullor.
Refuzojnë të kthehen nga Gjermania, shqiptarët mbyllen në kishë për t'i shpëtuar deportimit
Rreth 40 deri në 50 azilkërkues nga Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia ia kanë mësyrë të martën dyerve të Katedrales së Regensburgut në Gjermani për strehim. Në mesin e tyre raportohet se ka edhe fëmijë.
Ata janë pozicionuar herët në mëngjes para dyerve të Katedrales së Regensburg, me parulla në duar “Të drejta për të gjithë”.
Bëhet e ditur se fillimisht azilkërkuesve u është kërkuar që ata të largohen nga hapësira e Katedrales nga një përfaqësues i dioqezës, por pas insistimit të tyre, tempulli fetar ka hapur dyert për refugjatët, duke angazhuar vullnetarë për ndihma humanitare dhe për tu ndihmuar atyre.
Azilkërkuesit ballkanikë mbanin me vete edhe parulla të shkruara “Të gjithë romet mbetën këtu”, nisur nga ajo se azilkërkuesit romë gjatë valës së madhe të migrimit, strehoheshin nëpër Kisha dhe Katedrale në Gjermani për t'i shpëtuar deportimit, raporton “Express”.
06/07/2016/........................................
Zyra Rinore Ballkanike synon të prishë ndasitë e kohës së luftës
Zyra e sapo miratuar për bashkëpunim rinor ndër-ballkanik, e cila synon të rivendosë lidhjet midis të rinjve vendet e të cilëve ishin në konflikt gjatë luftërave të viteve 1990, shpreson të hapë një epokë të re pajtimi.
Djordje Bojoviç ishte vetëm 19 vjeç dhe plot frikë kur vizitoi herën e parë Kosovën. Edhe pse kishte katër autobusë që bënin çdo ditë rrugën Beograd-Prishtinë, serbi i ri nuk dëshironte të merrte këtë udhëtim gjashtë orë të gjatë.
“Kosova është disa vërtet e paprekshme për brezin tim,” tha Bojoviç.
“Më shumë serbë ka në Nju Jork sesa në Prishtinë.”
Kosova është një ish-provincë e Serbisë që u nda nga ajo me luftë në vitin 1999 dhe shpalli pavarësinë në vitin 2008. Vite të tëra konflikt, si konflikt politik ashtu edhe fizik, kanë shkaktuar presione të mëdha midis popullit serb dhe atij të Kosovës.
Kur një program shkëmbimi akademik e dërgoi Bojoviçin të studionte në Prishtinë, ai kaloi kufirin me kujdes, madje duke i thënë shoferit të taksisë se ishte austriak në përpjekje për të fshehur kombësinë e tij serbe.
Por në momentin që programi mbaroi, katër javë më vonë, Kosova më dukej si një shtëpi e dytë.
“Atje kalova kohën më të mrekullueshme të jetës time. Radhë në dashuri me qytetin dhe njerëzit, theva të gjitha paragjykimet dhe stereotipet e mia”,- tha Bojoviç.
“Edhe fjalëkalimi i telefonit tim është 2013, vera kur ndodhi e gjithë kjo”.
Programet e shkëmbimit për studentët, si ai në të cilin mori pjesë Bojoviç, janë vërtetuar se janë një mjet tepër i fuqishëm për riparimin e ndasive të gjata rajonale në Ballkanin Perëndimor.
Shumë të rinj në rajon janë rritur me tregime që i përshkruanin shtetet fqinje si armike. Fëmijët që lindën gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë tani janë në të pesëmbëdhjetat apo njëzetat e tyre.
Edhe pse ata ishin tepër të rinj për të përjetuar luftërat e viteve 1990, historitë e treguara nga prindërit e tyre, librat e historisë dhe pamjet në televizor kanë injektuar një ndjesi ndryshe frike ndaj atyre që jetojnë matanë kufirit.
“Para se të shkoja në Kosovë, isha plot urrejtje që nga mësimi i parë i historisë e deri te lajmet e fundit që pashë në televizion,” shprehet Bojoviç.
“Programet e shkëmbimit të japin një tjetër perspektivë duke të dhënë mundësinë për të takuar “të tjerët”, ata që të kanë mësuar se janë armiqtë e tu”.
Qeveritë nënshkruajnë
Një nismë e re e sponsorizuar nga qeveria po përpiqet të krijojë një sistem të institucionalizuar të programeve të shkëmbimit për studentë për të rilidhur të rinjtë e Ballkanit Perëndimor.
Të hënën, kryeministrat e Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë të hënën nënshkruan miratimin e ngritjes së Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) – një ide bazuar në një projekt pajtimi për të risjellë më pranë rininë franceze dhe gjermane pas Luftës së Dytë Botërore.
RYCO do të financojë dhe lehtësojë programet e shkëmbimit midis shteteve pjesëmarrëse. Shkolla, organizata dhe individë do të jenë në gjendje të aplikojnë për një sërë gantesh dhe programesh si në arsim dhe hulumtim, aktivizëm, kulturë dhe sport.
Deri më tani, këto programe shkëmbimi ndër-kufitare janë dhënë vetëm nga organizata joqeveritare dhe kanë hasur kufizime të konsiderueshme në shtrirje dhe kapacitet.
“Ne e shohim ngritjen e RYCO si një mundësi për të pasur një ndryshim të vërtetë në rajon”,- tha Anita Mitiç, drejtoresha e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR) në Serbi, një OJQ që ka lehtësuar programet ndër-rajonale të shkëmbimit në Ballkan gjatë 13 viteve të fundit.
“Shumica e pjesëmarrësve tanë në YIHR ishin mendje hapur dhe të interesuar për të mësuar më shumë për anën tjetër. Tani që ky proces po kalon në nivel qeveritar, do të thotë që shkollat dhe universitetet do të jenë në gjendje të investojnë më shumë para për të organizuar shkëmbime rinore, dhe kjo është hapësira ku njerëzit që janë vërtet mendje hapur mund të ndryshohen”,- shtoi Mitiç.
Mitiç tha se në Ballkan mund të lindin ende papritur tensione për shkak se nuk janë bërë mjaftueshëm lëvizje drejt pajtimit. Ajo citoi atë që ndodhi në ndeshjen e futbollit midis Serbisë dhe Shqipërisë në vitin 2014 pasi një flamur që lexonte “Shqipëri e madhe” u ngrit mbi fushë, një incident që shkaktoi reagime të ashpra në të gjithë rajonin, siç ishte djegia e furrave shqiptarë në Serbi, sulmi me gurë i ambasadës shqiptare në Mal të Zi dhe tubimet nacionaliste në Shqipëri.
“Mjafton një gjë e vogël dhe gjërat shkatërrohen kaq shpejt,” tha Mitiç duke kërcitur gishtat e saj.
“Por kur kombi ka një emër, një mbiemër, një fytyrë dhe ndoshta disa kujtime të bukura bashkë, atëherë ti e ndryshon mënyrën si e shikon atë”.
Zyra Rinore Franko-Gjermane u themelua në vitin 1963 si pjesë e Traktatit të Elizesë të miqësisë midis Francës dhe Gjermanisë. Programet e shkëmbimeve studentore luajtën një rol tepër të rëndësishëm në shpërbërjen e armiqësisë midis këtyre ish-vendeve armike dhe zyra punon edhe sot. Më shumë se tetë milion njerëz kanë marrë pjesë në rreth 300,000 programet e saj.
Tani kjo zyrë do të sjellë në Ballkan dijen dhe eksperiencën që ajo ka fituar, duke shërbyer si një moderatorë zyrtare e RYCO, duke ofruar ndihmë teknike, financim dhe mbi të gjitha monitorim të zbatimit dhe performancës së saj.
Ndërlikime politike
Ndërkohë që ka shumë vrull dhe mbështetje pozitive për zyrën e re, ata që janë të përfshirë mbeten realistë për situatat aktuale sociale dhe politike në Ballkan. Dy nga gjashtë vendet pjesëmarrëse, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur.
Marrëveshja e shkruar për ngritjen e RYCO është formuluar me kujdes si një deklaratë të përbashkët midis “kryeministrave të pjesëmarrësve të Ballkanit Perëndimor”, duke shmangur çdo fjalë që do të afirmonte apo mohonte kërkesën e Kosovës për shtetësi.
Çështja më e menjëhershme që paraqet kjo ka të bëjë me udhëtimin në rajon.
“Bosnja dhe Hercegovina nuk e njeh Kosovën si shtet dhe procedurat për marrjen e një vize janë shumë të ndërlikuara dhe të kushtueshme,” shpjegoi Rasim Ibrahimagiç, një aktivist i shoqërisë civile nga Bosnja dhe Hercegovina.
Dy mungesa të dukshme në RYCO janë Sllovenia dhe Kroacia.
Edhe pse këto dy shtete ish-jugosllave janë tashmë pjesë e Bashkimit Europian, ka ende të pambaruar një sasi të konsiderueshme pajtimi, sidomos në Kroaci.
Morana Starceviç, drejtoresha ekzekutive e YIHR në Kroaci, tha se ishte e rëndësishme që Kroacia të bëhet pjesë e RYCO.
“Një studim nga Instituti për Hulumtime Sociale në Kroaci tregoi se rinia ka një distancë të madhe sociale ndaj grupeve të caktuara etnike, si serbët, romët dhe shqiptarët, gjë e cila është shumë problematike,” tha Starceviç.
Një grup prej 20 organizatash të shoqërisë civile kroate kanë formuar Koalicionin për Pjesëmarrjen e Kroacisë në RYCO për të lobuar me qeverinë e Zagrebit.
“Duke mbështetur këtë nismë, Kroacia do të ndiqte shembujt më të mirë europian për trajtimin e të kaluarës së hidhur dhe duke pritur një të ardhme më të mirë e cila ndërtohet nëpërmjet bashkëpunimit rajonal”,- tha Starceviç.
Në zemër të saj, RYCO synon krijimin e miqësive dhe rivendosjen e lirive që mori lufta.
“Është vërtet bukur kur mund të shkosh në çdo kryeqytet dhe përsëri të ndihesh si në shtëpi”,- tha Bojoviç.
“Ne dëgjojmë të njëjtën muzikë, hamë të njëjtin ushqim, pimë të njëjtën birrë… Praktikisht, jemi njësoj, dhe ajo që është më e rëndësishmja, e kuptojmë njëri-tjetrin pa pasur nevojë për përkthim”.
Mitiç pranoi: “Besoj se të gjithë duhet të jenë në gjendje të jetojnë jetët që ne po jetojmë, të kenë miq kudo, të mund të lëvizin për një fundjavë, të argëtohen e të kthehen përsëri”,- tha ajo.
“Të gjithë të rinjtë në rajon e meritojnë këtë lloj jete. Sepse është një jetë e mirë”.
Carolyn Paletta është një nxënëse e Programit SIT për Studime jashtë vendit Serbi, Bosnje dhe Kosovë: Studimet mbi Paqen dhe Konfliktin në Ballkan. Ky artikull u shkrua si pjesë Projekti i Pavarur Studimor në Gazetari./BIRN/
Video/ Diçka e çuditshme po ndodh në plazhin e Kavajës...
Aerobi në mes të plazhit. Është kjo ajo që ka habitur qindra pushues në plazhin e Malit të Robit, në Kavajë. Dhjetra pushues, kryesisht polakë kanë bërë lëvizje të njëtrajtshme aerobike në fillim të bregut të detit.
Kështu, pushues të tjerë janë habitur me shfaqjen në fjalë duke përfituar nga rasti për t'i filmuar ata.
Në fakt, është një video që pse jo, duhet marrë shembull nga shqiptarët pasi tregon se mosha është vetëm një numër kur bëhet fjalë për përkujdesjen e fizikut.
Media serbe: Cili është Edi Rama i vërtetë?
Duke krahasuar disa deklarata të bëra në kohë të ndryshme, media serbe akuzon kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për dyfytyrësi.
Gazeta “Blic” e Beogradit merr në analizë dekaraten e Ramës në Prishtinë, ku foli “për një vend, një popull dhe një ëndërr e përbashkët”, por që sipas tyre, nuk guxoi ta përmendë atë në asnjë prej kryeqendrave evropiane, raporton “Klan Kosova”.
Shkrimi i Blic:
Ithtar i Shqipërisë së Madhe, mik i sinqertë i Serbisë, Europeist i pasionuar… Cili është, në të vërtetë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama?
Në fillim të qershorit, Rama kishte deklaruar në Prishtinë: “Shqipëria dhe Kosova janë një vend, një popull dhe një ëndërr e përbashkët”.
Është e qartë se këto fjalë ia kishte dedikuar publikut vendor, sidoqoftë ato ishin futje e gishtit në sy të Serbisë dhe Europës..
Qindra kilometra më larg, në ndonjërën prej kryeqendrave europiane, Ramës nuk do t’i shkonte ndërmend të thoshte diçka të tillë.
Në Bruksel, Berlin ose Paris, në vend të tregimit për Shqipërinë e Madhe ai e përmend bashkimin vetëm nën ombrellën e BE-së.
Rama provokoi edhe pas ndeshjes se futbpllit mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe dronit të famshëm mbi stadium.
“Nuk e di pse serbët hidhërohen për shkak të dronit. Ne nuk do të hidhëroheshim”.
Mirëpo, para dy ditësh në Konferencën për Ballkanin në Paris, ai e përshëndeti kolegun e tij Aleksandar Vuçic me dashamirësi shumë më të madhe seç e lejon praktika diplomatike.
Shtrëngim i gjatë i duarve, përqafim, deklarata për bashkëpunimin mes dy vendeve, oferta që ndërtimtarët serbë të marrin pjesë në ndërtimin e objekteve në bregdetin shqiptar, forcimi i linjës ajrore Tiranë-Beograd, etj.
Kjo është fytyra tjetër e Ramës – e pranueshme për Serbinë dhe bashkësinë ndërkombëtare.
Por, cila është e vërteta?
Berisha: Stadiumi i Shkodrës me fatin e Lungomares, rrudhet prej korrupsionit
“Edhe stadiumi Shkodrës rrudhet si Lungomarja e Vlorës!”. Kështu është shprehur në një postim në rjetet sociale ish-kryeministri Sali Berisha, për stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”.
Sipas ish-kryeministrit, stadiumi i ri është tkurrur për nga kapaciteti, ndryshe nga sa është thënë më parë, se do kishte 20 mijë vende.
Ja statusi i plotë i ish-kryeministrit Berisha në Facebook:
“Stadiumi i Shkodrës nuk pati fatin e Rozafës, por të Lungomares së Vlorës. Nga 20 mijë vende që e njoftua me pompë të madhe se do te kishte, është katandisur në 15 mijë e pak vende.
Pra 25% me pak dhe kjo në fakt është 25%-shi tradicional për Ramën. Po kështu, si stadiumi është katandisur dhe famozja Lungomare, e cila nga një rruge me 6 korsi, nga tre korsi në secilën anë dhe një bahçe me lule në mes, është katandisur në një korsi në secilën anë dhe në vend të luleve janë zëvendësuar me një ndarëse të shëmtuar betoni.
Mirëpo nëqoftëse stadiumi do ketë disa mijëra tifozë më pak për të ndjekur ndeshjet, Lungomarja i shkaterroi Vlorës turizmin.
Kjo sepse për të përshkruar distancën e saj tani duhen 45 minuta nga vetëm 5-7 minuta që nevojiteshin për të përshkuar këtë distancë me rrugën e mëparshme me 6 korsi të gjerë.
Kështu që Rama për xhepat e tij ndëshkoi Vlorën dhe turizmin e saj si askush tjetër!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Facebook.
Zbulohen dokumente që tregojnë lidhjet e Erdogan me ISIS?
Deputeti i parlamentit turk nga Partia Popullore Republikane, ka thënë se ekzistojnë prova që dëshmojnë për lidhje mes Rexhep Taip Erdogan presidentit të Turqisë dhe grupit terrorist ISIS.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Aran Ardam ka thënë se, këto dokumente do t’i dorëzohen Gjykatës Penale Ndërkombëtare.
Ardam i cili me urdhër të zv/prokurorit turk ishte arrestuar në aeroportin e Ankarasë, ka thënë: Jemi tejet serioz në zbulimin e sekreteve dhe veprimeve të fshehta të lidhjeve të rrezikshme midis Erdogan dhe institucioneve qeveritare turke me Fronti Al Nusra, ISIS dhe grupe tjera terroriste në Siri.
Ai ka shtuar: Unë posedoj dokumente që dëshmojnë përmbajte të rrezikshme dhe zbulojnë lidhje midis Erdogan dhe grupeve terroriste dhe në një të ardhme të afërt unë do t’i zbulojë këto dokumente./kp/
Fyeu Skënderbeun, peticion kundër historianit turk: Të shpallet “Non grata”
Shumë pak orë pas publikimit të deklaratave denigruese të historian-ciceronit turk, Talha Ugurluel, ndaj heroit tonë kombëtar Skënderbeu, lëvizja “ShqipON”, nëpërmjet një peticioni “online” në faqen “Change.org” kërkon të mbledhë sa më shumë firma të qytetarëve, që turku Ugurluel të shpallet person “Non grata”, apo “i padëshirueshëm”.
“Skënderbeu është simboli ynë kombëtar dhe si i tillë mbrohet prej Kushtetutës dhe Kodit Penal. Kërkojmë shpalljen ‘Non grata’ të historianit turk Talha Ugurluel, për fyerje të simboleve kombëtare shqiptare. Kërkojmë zbatimin e ligjit penal shqiptar dhe parimin e reciprocitetit mes popujve, sanksionuar nga e drejta ndërkombëtare”,- shkruhet në peticionin e publikuar në “Change.org”.
Disa ditë më parë u publikuan videot e turkut Talha Ugurluel, i cili gjatë një udhëtimi me një grup shtetasish turq në Shkodër dhe Lezhë, ka bërë paralelizma mes terroristëve kurdë dhe Skënderbeut.
Sipas tij, heroi ynë kombëtar nuk ka qenë asgjë tjetër veçse një tradhtar i Perandorisë Osmane, plaçkitës, bandit dhe kusar. Talha Ugurluel është i njohur në Turqi, pasi ka një emision rreth historisë osmane në kanalin “Haberturk”, ndërkohë që bën një emision në radion publike të Turqisë “TRT1”.
Historian-cicerioni Ugurluel organizon udhëtime në vendet që kanë qenë pjesë e ish-Perandorisë Osmane dhe tregon historinë e tyre sipas variantit të tij./tch/
Reforma në drejtësi, propozohet legalizimi i prostitucionit në Shqipëri
Pas legalizimit të martesave gay, reflektuar në nenin 4 të projektit kushtetues, vjen një tjetër propozim me natyrë provokative, i cili parashikon legalizimin e prostitucionit në Shqipëri.
EURALIUS, misioni i Bashkimit Evropian që asiston autoritetet shqiptare për reformën në drejtësi, propozon legalizimin e prostitucionit, duke kërkuar shfuqizimin e neneve 113 dhe 115 të Kodit Penal.
Vitin e kaluar, Gjykata e Lartë, i kërkoi Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e paragrafit të parë të nenit 113 të Kodit Penal, për t’i hapur rrugë dekriminalizimit të prostitucionit.
Në vendimin e saj, gjykatë vlerëson se neni 113 i KP-së nuk përmban diferencim në përcaktimin ligjor, pasi dënon autorët e prostitucionit, që mund të jenë femra ose meshkuj.
Por, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi kërkesën e Gjykatës së Lartë.
Nard Ndoka i pakënaqur me Ramën, merr pjesë në takimin e thirrur nga Basha
Në takimin e sotëm të partive aleate të opozitës, që u zhvillua nën drejtimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha, ra në sy edhe prezenca e Nard Ndokës.
Kryetari i PDK-së u largua një vit më parë nga koalicioni opozitar, në prag të zgjedhjeve lokale të qershorit 2015.
Së fundi ai ka deklaruar se është kundër miratimin të reformës në drejtësi pa konsensusin e opozitës.
Grabitja/ Zbulohet letra e SHISH për mungesën e sigurisë në Rinas
Një tjetër institucion ligjzbatues lëshoi alarmin për mungesën e sigurisë në aeroportin e Rinasit. Shërbimi Informativ Shtetëror ka njoftuar me shqetësim në dy periudha të ndryshme autoritet e Ministrisë së Transporteve, Aviacionit Civil dhe Policisë së Shtetit për mungesën e masave të sigurisë në aeroport.
Në njërën prej shkresave dërguar Ministrisë së Transporteve dhe Autoritetit të Aviacionit Civil në fillim të muajt maj, SHISH bënte me dije se në rrugë operative ishte njohur me përfundimet e tre testimeve të kryera në aeroport, ku problematikat e konstatuara, cënonin drejtpërdrejt sigurinë e aeroportit, duke e ekspozuar ndaj sulmeve me natyrë terroriste apo që kishin qëllim kryerjen e veprave të tjera kriminale.
Letra e firmosur nga kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika, është e klasifikuar “sekret”. Burime nga ky institucion bëjnë me dije se nga institucionet përgjegjëse është mbajtur një korrespondencë intensive për marrjen e menjëhershme të masave për të rritur standardet e sigurisë që ishin konstatuara të cënuara.
Gjithashtu SHISH iu bën me dije këtyre institucioneve se po kryen monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe që në ditët në vijim do të kërkoj një takim të posaçëm, e cila u realizua me 13 maj, me mbledhjen e Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Aviacionit Civil. E njëjta shkresë i është dërguar për dijeni dhe Ministrisë së Brendshme.
Për shtimin e masave të sigurisë dhe plotësimin e standardeve, SHISH i ka shkruar të njëjtave institucione dhe në vitin 2014.
Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto i pyetur për përgjegjësinë e institucionit që ai drejton në lidhje me mungesën e masave të sigurisë në aeroportin e Rinasit dha ketë përgjigje: Ministria e Brendshme ka thënë se jemi në proces hetimi dhe ky proces hetimi do të shikoj të gjithë përgjegjësitë institucionale të gjithë faktorëve që lidhen me sigurinë në aeroportin “Nënë Tereza”, të Tiranës.
Në përfundim të hetimit të gjithë ata që janë përgjegjës do të përgjigjen sipas detyrave funksionale që kanë. Deri atëherë duhet të thellohemi, secili të thellohet së çfarë detyrash ka pasur për të bërë, i ka bërë apo si ka bërë”.
Katër punonjës të sigurisë së aeroportit dhe një i sigurisë së transportit të vlerave monetare janë lënë në burg si përgjegjës për mungesën e sigurisë në grabitjen e 30 qershorit. Hetimet po kryhen nga prokuroria e Krujës, Krimet e Rënda dhe policia, por grupi hetimor nuk ka rënë ende në gjurmët e autorëve./TvKlan/
Foto+Video/ Aksident në Rinas, makina përfundon jashtë rruge
Një aksident raportohet se ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën që të çon për në Aeroportin e Rinasit.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit dhe nuk raportohet për të lënduar.
Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë anash rrugës, duke u përplasur me mbrojtëset anësore.
Bëhet me dije se nuk ka pasur dëmtime në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
Foto/ Aksidenti me makinë, flet Ermal Mamaqi: Preka vdekjen, por Zoti është i mirë!
Aktori i humorit Ermal Mamaqi ka folur për herë të parë pas aksidentit të ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Ferizaj.
“Te dashur miq,
Ju perqafoj. Me duket sikur ma falen jeten per se dyti. Perjetova momentet me te veshtira ne jete.
Jam shume mire. Edhe une edhe 2 miqte e mi qe udhetonin me mua.
Aksidenti i mbremshem ne Kosove,Ferizaj ndodhi si pasoje e nje rrethrotullimi te pandricuar dhe te paparalajmeruar.
Me sa me thane,ai vend ishte rrethi i vdekjes se cdo dite aty behen aksidente.
Kam nje pyetje per autoritetet:
– Edhe sa vete duhet te vdesin per ta rregullur ate problem?
Dhe ne fund Zoti eshte i mire!!!
Jemi therime qe nuk ja dime vleren jetes deri sa prekim vdekjen”,- shkruan Mamaqi.
Video/ Merr flakë makina në tunelin e Kërrabës
Pak minuta më parë një automjet tip “Benz C Class” ka marrë flakë në dalje të tunelit të Kërrabës.
Mësohet se automjeti po drejtohej nga një vajzë dhe se nuk ka pasur të lënduar pasi kanë mundur të dalin në kohë.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikësja dhe po hetohet mbi shkaqet e zjarrit, ndërkohë që deri më tani mendohet se nxehja e motorit ka çuar në djegien e makinës.
Pamjet janë regjistruar nga qytetarët që kanë qenë aty pranë dhe janë publikuar nga faqja “Jeta osh Qef”./JOQ/
Video/ Sherr për një karrige, policia përleshet me qytetarët në Kombinat
Ka mjaftuar një karrige për të ndodhur sherri që shihni në videon e mëposhtme. Dikush ka njoftuar policinë se në një lokal janë vënë karriget në trotuar. Kështu, policia ka mbërritur menjëherë dhe ka kërkuar të arrestojë pronarin.
Sipas raportuesve, policia ka tentuar të arrestojë djalin e pronarit, i cili është 17-vjeç. Ky i fundit ka bërë rezistencë duke e quajtur si të pvlefshëm arsyen e shoqërimit në komisariat.
Policia nga ana tjetër ka këmbëngulur për ta arrestuar, duke përdorur forcë dhe dhunë, madje në video duken pamjet ku ndërhyn jo vetëm i ati i djalit, por edhe klientë të lokalit të cilët përleshen me policinë.
"prsh joq.. shife si e kapin kete djalin e pronarit, esht vetem 17 vjec dhe po e trajtojne si nj kriminel. Arsyeja eshte se ka vene nje karrige n trotuar dhe lokali tjeter e ka spiunu. shife si nderhyjn t gjith klientet e lokalit dhe policia qe perdor dhune, t gjith e njofim esht cun sh i mire. ka ndodh ne kombinat, postoje t lutem. flm.".
Sejko: Ekonomia shënoi rritje në gjysmën e parë të 2016
Kreu i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se ekonomia e vendit ka shënuar një rritje në gjysmën e parë të vitit 2016.
Në një dalje publike për mediave, Sekjo theksoi se po punohet për rritjen e gatishmërisë për t’ju paraprirë çdo lloj situate pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.
“Ekonomia shënoi rrije në gjysmën e parë të vitit 2016, ndërsa investimet publike kanë pësuar ulje. Defiçiti tregtar është rritur me 26,3%, por presim rritjen e tempit të investimeve publike”,- tha Sejko, raporton panorama.
Nga ana tjetër norma bazë e interesit ngelet e pandryshueshme. “Norma bazë e interesit do të jetë në nivelin 1.25%. Projeksioni ynë i rritjes ekonomike për vitin 2016 ngelet i njëjtë.
Projeksionet afat-mesme nuk kanë ndryshuar. BSH pret përmirësime. Efektet e politikës monetare po reflektojnë në ekonomikë ndërkombëtare”,- pohoi kreu i BSH-së, Sejko.
Foto/ Zvicër, vdes tragjikisht në një aksident e reja shqiptare
Me një buzëqeshje, Imzela M. është prezantuar në profilin e saj në Facebook. Vajza e bukur nga Kosova me vendbanim në Vevey, sapo kishte filluar ta shijojë jetën dhe përnjëherë, mëngjesin e së hënës, ajo përfundoi tragjikisht.
Rreth orës 07.30 një pensionist 78-vjeçar e godet Imselën në vijat e këmbësorëve. Nga goditja e fortë, ajo u përplas në pjesën e djathtë të rrugës dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Imzela me familjen e saj jetonte vetëm pesëdhjetë metra më larg, në një ndërtesë banimi. Prindërit e saj kishin marrë rrugën e vendlindjes në Kosovë.
“Sapo e morën vesh lajmin e kobshëm gjatë rrugës, ata kthehen menjëherë dhe rreth mesnatës mbërrijnë në Zvicër. Vërtetë është e tmerrshme ajo që ka ndodhur”,- pohon një shoqe e Imzelës për “Blick”.
Imzela punonte në një farmaci në Lozanë dhe që nga e enjtja kishte përfunduar shkollën si asistente e farmacisë. “Ishte shumë e lumtur që e kreu shkollën, dëshironte të bënte edhe maturën, bënte orë xhiros me makinë dhe kënaqej kur lëvizt”,- vazhdon shoqja.
Policia tashmë është duke hetuar shkakun se përse plaku e goditi vajzën në vijat e bardha të këmbësorëve. Atij i është marrë menjëherë patenta. “Plaku ka thënë se e ka penguar dielli”, thotë një fqinj i cili kishte shkuar në vendin e aksidentit.
Tashmë, në vendngjarje janë vendosur lule e qirinj, në përkujtim të kosovares së re, që e humbi jetën tragjikisht. Shoqet, por sidomos familja e Imzelës, kanë qenë të shokuar nga ngjarja. Kufoma e vajzës së re do të varroset sot, sipas traditave myslimane në Kosovë.
Vrasja në Qipro/ Atentati ndaj biznesmenit ishte përgatitur në Maj
Atentati kundër biznesmenit vendas Fotis Kalopsidhiotis, kishte nisur të organizohej në muajin Maj, atëherë kur dy shtetasit shqiptarë, Jani Vogli dhe Aleks Burreli kishin mbërritur në ishullin e Qipros.
Sipas dëshmive të dy prej të arrestuarve për ngjarjen, ata kishin qëndruar në një apartament afër Nikosias, ndërsa çdo ditë mbikqyrnin në distancë viktimën e ardhshme. Bashkë me ta ndodhej vazhdimisht edhe një shtetas qipriot, që sipas të gjitha gjasave ishte porositësi i ekzekutimit të biznesmenit.
Një prej atentatorëve shqiptarë, Jani Vogli, mbeti i vrarë në vendngjarje. Ekspertiza balistike rezultoi se ai ishte qëlluar prej bashkatdhetarit të tij, Aleks Burreli.
Pas ngjarjes, Burrelin e ka marrë me makinë një çift qipriotësh dhe e kanë kthyer në të njëjtin apartament, në Nikozia. Por ai ka qëndruar vetëm një natë e pastaj është larguar për në qytetin e Limasolit. Ndërkaq, nuk ka preferuar të qëndrojë aty, po është kthyer sërish në kryeqytet, ku policia mendon se vazhdon të qëndrojë i fshehur.
Gjithsesi, mendohet se viktimën e tradhëtoi badigardi i tij serb, që aktualisht po mbahet në paraburgim. Sipas deponimit të një gruaje, e cila gjithashtu është arrestuar, serbi Loy Dejan foli me dikë në telefon, pak sekonda para atentatit dhe pastaj u ngrit e u largua, duke qëndruar i fshehur në tualetin e lokalit, derisa pushuan krismat./Tv Klan/
Fotolajm/ “Diversioni” ndaj opozitës, Lu në kafe me Bregun
Ambasadori amerikan në Tiranë vazhdon takimet me deputetë të opozitës, në përpjekje për t’i bindur që ata të votojnë reformën në drejtësi.
Së fundi ai është parë në një nga lokalet e Tiranës me deputeten Majlinda Bregu.
Ky takim i diplomatit amerikan vjen pas atij që ai zhvilloi me Astrit Patozin. Më herët Donald Lu është shprehur se reforma në drejtësi do të votohet në Kuvend më 21 korrik. Ndërkohë sot është njoftuar se opozita është tërhequr nga kërkesa për vendet e rezervuara.
Pas tre ditësh vjen në Tiranë edhe zv.ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nuland, në një tjetër përpjekje për të ndikuar në arritjen e konsensusit opozitë-mazhorancë për miratimin e reformës në drejtësi.
DASH zbardh qëllimin e vizitës së Nuland në Tiranë: Reforma në drejtësi
Zyrtarja amerikane Victoria Nuland viziton Ballkanin, më 10 korrik në Tiranë
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Victoria Nuland do të vizitojë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Serbinë për të diskutuar për bashkëpunimin dypalësh dhe atë rajonal, si edhe për çështje me rëndësi për këto vende.
Më 10 korrik ajo shkon në Prishtinë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile ku do të flitet për ecurinë e zbatimit të dialogut Serbi-Kosovë, mbështetje për vazhdimësinë e integrimit Euro-Atlantik dhe përpjekjet kundër korrupsionit.
Po atë ditë zonja Nuland shkon në Tiranë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë, udhëheqës politikë dhe përfaqësues së shoqërisë civile lidhur me çështjet e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, përfshirë reformën në drejtësi.
Më 11 korrik, ajo shkon në Maqedoni ku do të diskutojë për nevojën e zgjidhjes së krizës politike, do të shprehë mbështetjen për zyrën e Prokurorit të Posaçëm dhe për krijmin e kushteve për zgjedhje të besueshme.
Në Beograd ajo do të diskutojë për dialogun me Kosovën dhe do të shprehë mbështetjen për përpjekjet e hyrjes në Bashkimin Evropian.
Më 12 korrik zonja Nuland shkon në Qipro. Para vizitave në vendet ballkanike, zonja Nuland po shoqëron Sekretarin e Shtetit John Kerry, ndërsa ai udhëton në Gjeorgji, Ukrainë dhe Poloni.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbardhur axhendën e zv.sekretares së shtetit, Viktoria Nuland gjatë vizitës së saj në Gjeorgji, Ukrainë, Poloni, Serbi, Qipro, Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.
Ajo do të zhvillojë takime me krerë të qeverisë shqiptare, krerë të partive politike dhe përfaqësues të shoqërisë shqiptare. Përveç diskutimit të çështjeve bilaterale dhe rajonale, në fokus është edhe reforma në drejtësi.
Vizita e Nuland në Tiranë zhvillohet 10 ditë përpara se në Kuvend të miratohet drafti i reformës në drejtësi./VOA/
S’ka reformë, pa amnisti të politikanëve hajdutë
Do'stlaringiz bilan baham: |