Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Reagimi i plotë i Majlinda Bregut



Download 6,39 Mb.
bet252/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   248   249   250   251   252   253   254   255   ...   352

Reagimi i plotë i Majlinda Bregut:

“Une mendoj se Kryeministri po tallet me shqiptaret!

Propozimi i tij i “ri” dje eshte nje provokim ekstrem ndaj opozites dhe qendrimi yne s’mund te jete kaq pasiv.

Ne s’mund te vazhdojme te kerkojme konsensusin e Edi Rames nderkohe qe SHBA permes ambasadorit Lu na thote: propozimi eshte i papranueshem.

Ne s’mund te lejojme qe kjo tallje e re e Kryeministrit te vazhdoje si avaz i ri i kenges te vjeter, nderkohe qe edhe me i durueshmi nga te gjithe ambasadori amerikan u shpreh i lodhur me te gjithe dhe refuzues ndaj talljes se Edi Rames!

Ne keto kushte, ne duhet ta sfidojme Kryeministrin me nje propozim konkret dhe te pranueshem nga SHBA.

Pastaj te shohim se per sa presje do nxjerre bishta njeriu qe po fiton padrejtesisht kredon si i perveluar per reformen ne drejtesi!

Me kete rast shpetojme nga “murosja” edhe dy kreret e Partive dhe shpetojme edhe ne nga nje legjende e re Rozafe brenda mureve te Pallatit te Kongreseve…”


Video/ Momentet kur motoçiklisti përpiqet të ndalojë sulmin e terroristit në Nisë

Këto janë momentet kur një turist gjerman filmon nga ballkoni i hotelit një motoçiklist që përpiqet të ndalë kamionin gjatë sulmit në Nisë.

Personi kërcen nga motoçikleta, kapet tek dera e kamionit në përpjekje për të ndalur sulmin. Autori i sulmit vritet më pas nga të shtënat e policisë.
Foto/ Ter Stegen tregon se është në Nju Jork, komentet janë për gjoksin e gruas së tij
Marc-Andre Ter Stegen është duke i kryer pushimet verore. Para se të kthehet për t’iu bashkuar Barcelonës në përgatitje, portieri gjerman ka shkuar në New York.

Ai e ka postuar një foto me gruan e tij, Daniela Jehle në Twitter, e cila po komentohet shumë për shkak të gjoksit të Danielas.


Video/ Kujdes! Në “autostradën” Durrës-Rrogozhinë mund të biesh në pusetë

Që rrugët tona nuk janë të standardeve kjo nuk ka vend për debat, por që që vetë rrugët të bëhën shkak për aksidente kjo po vërtetohet ditë pas dite.

Një prej segmenteve më të rrezikshme në këtë drejtim është “autostrada” Durrës – Rrogozhinë. Janë të njihura aksidentet tragjike për shkak të barrierave anësore të ndërprera. Tashmë nga vetë qytetarët vjen një tjetër denoncim për mungësën e sigurisë.

Në këtë aks mund të hasësh edhe një puset të hapur në mes të rrugës.

“Jemi në autostradën Durrës-Rrogozhinë dhe këtu shpejtësia lejohet me 100 km/h, por tabela duhet bërë 200 km/h se vetëm me atë shpejtësi kalohet pa pengesë kjo gropa. Flm”,- shkruhej në videon që është bërë publike prej një qytetari.

Foto/ Kapet “mat” Leo DiCaprio, seks me të dashurën në det

Kishte thashetheme të shumta që Leonardo DiCaprio ka filluar një lidhje të re, dhe kjo tashmë u konfirmua pasi ai u pa së bashku me modelen e njohur, Nina Agdal.

Aktori hollywoodian nuk mundi ti mbante duart larg modeles nga Danimarka deri sa bënë skena të nxehta në plazhin e Malibus.

Ata u dukën shumë të dashuruar deri sa rrinin gjatë gjithë kohës të përqafuar.

Lidhja, që u përfol prej shumë kohësh, tashmë duket se u konfirmua nga vetë ata.


Foto/ Droni i rrëzuar zbulon se si i maskon ushtria
"The Verge" raporton se një dron i rrëzuar në Mogadishu të Somalisë duket më pak si dron e më shumë si zog, e madje i ka krahët të lëvizshëm që të duket sikur i përplas. (Foto 6 dhe 7)

Nuk janë të qarta rrethanat se si është rrëzuar apo nëse raportimi është i vërtetë, por njihet fakti që ushtritë kanë zhvilluar dronë që duken si zogj.

Një model është "Maveric", që mund të lëshohen nga një tub në formë topi, siç mund ta shihni në video.

Një tjetër model i njohur është nga kompania spanjolle Maxam, e cila e ka maskuar dronin Shepherd-MIL që të duket si shqiponjë. (fotot 1-5)./TCh/



Foto+Video/ Ushtria grusht shteti në Turqi kundër Erdogan

Një grup ushtarakësh kanë organizuar një grusht shteti në Turqi. Mediat e huaja, duke cituar kryeministrin e vendit shkruajnë se grushti i shtetit në Ankara ka dështuar.

Për ngjarjet e fundit që po ndodhin në Stamboll dhe Ankara sapo ka dalë në një konferencë për shtyp, kryeministri i Turqisë, Binali Yildrim.

Kryeministri Yldirim ka thënë për mediat se po ndodhi ngjarje që ende janë të paqarta.

“Të them të vërtetën, as vet nuk jemi në gjendje të themi çfarë po ndodh. Disa persona brenda ushtrisë po kryejnë veprime të pa urdhëruara dhe të pa komanduara.

Qeveria është në krye të detyrës. Të gjithë ata persona që po kryejnë veprime të tilla do të marrin ndëshkimin e merituar.

Për momentin nuk mund të themi se kemi me një grusht shteti. Të marrësh armët dhe të veprosh pa urdhër, ka të bëjë me një organizim që pas hetimeve do të zbulohet se kush është organizatori”,- ka thënë kryeministri Yildirim.
Grusht shteti në Turqi, Yildirim: Shërbimet sekrete po veprojnë

Një pjesë e ushtrisë po tenton një grusht shteti në Turqi. Ky është alarmi i dhënë nga kryeministri turk, Binali Yildirim, pas raportimeve se avionë luftarakë dhe helikopterë kanë fluturuar shumë ulët mbi Ankara dhe Stamboll.

Të shtëna janë raportuar edhe në kryeqytetin turk, Ankara, ku janë parë gjithashtu avionë dhe helikopterë ushtarakë nëpër qiell. Sipas raportimeve në “Twitter”, autoritetet kanë mbyllur dy urat e Bosforit në Stamboll, mbi të cilat janë parë të fluturojnë avionët luftarakë.

Një helikopter ushtrie raportohet të ketë hapur zjarr në një lagje të Ankarasë, aty ku ndodhet edhe selia e Shërbimeve Sekrete turke. Sipas Yildirim, forcat e sigurisë së Turqisë janë duke bërë gjithçka nevojitet për të zgjidhur situatën.

Incidentet e fundit kanë tërhequr vëmendjen e të gjitha medieve botërore, për shkak se kryeministri Yildirim ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka folur shkurtimisht.

“Disa persona kanë ndërmarrë në mënyrë të paligjshme veprime jashtë zinxhirit të tyre të komandës”, tha Yildirim në konferencën e transmetuar nga kanali privat televiziv “NTV”. “Qeveria e zgjedhur nga populli mbetet ende në pushtet. Kjo qeveri do të veprojë për sa kohë që populli ta vendosë këtë gjë”.

Megjithatë, pamjet e publikuara nga “NTV” tregojnë tanket teksa futen në hyrjen e Aeroportit “Ataturk” të Stambollit, që vetëm pak kohë më parë ra pre e një sulmi terrorist.

Udhëheqësi aktual, Presidenti Recep Tayyip Erdogan erdhi në pushtet në vitin 2002 dhe u bë i pari president i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli në vitin 2014. Ai ka centralizuar në vijimësi pushtetin qeveritar te figura e presidentit që prej atëherë, edhe pse dikur të qenit president ishte thjesht një post ceremonial.

Erdogan ka përkeqësuar lirinë e shtypit dhe të shprehjes dhe ka vendosur rregulla të ashpra fetare në qeverinë turke. Shumica e mbështetësve të tij politik janë të përqëndruar nëpër zona rurale, konservatore, por edhe zonat me myslimanë në vend.

Pamjet e “Dogan News Agency” tregojnë devijimin e makinave dhe autobusëve nga dy urat mbi Bosfor, ndërkohë që “CNN Turkey” shfaq dy mjete të rënda të ushtrisë të pozicionohen së bashku me një grup ushtarësh në hyrje të njërës prej dy urave.

Një zyrtar turk tha se ushtarë janë dislokuar edhe në qytete të tjera të Turqisë, por pa specifikuar se në cilat.

Arsyeja se përse Forcat Ajrore të Turqisë janë ngritur në veprim mbrëmjen e kësaj të premteje mbeten ende të paqarta.

Por mësohet se rrjetet sociale “Facebook” dhe “Twitter” janë bllokuar në Ankara gjatë së premtes, siç raporton “Ria Novosti”. Sipas medieve lokale, i gjithë personeli i sigurisë është thirrur urgjentisht në detyrë.
/ Top Channel


Grushti i shtetit/ Bllokohet interneti dhe mediat sociale në Turqi
Ngjarjet që po ndodhin në Turqi kanë sjellë edhe bllokimin e sherbimit të internetit dhe për rrjedhoje mundësinë për të përdorur mediat sociale. Kanali i lajmeve RT deklaron se raportimi direkt me gazetarët në terren po kryhet vetem me telefon për momentin. Disa postime janë kryer në Facebook dhe Twitter në fillim por tashme është e pamundur.
Live/ Grushti i shtetit në Turqi, bota tronditet. Po nis Lufta e Tretë?

Në Turqi është duke u zhvilluar në këto moment një “grusht shteti”. Është një tejtativë ilegale për të marrë pushtetin nga një grup brenda ushtrisë.

Lajmë u zyrtarizua nga kryeministri Binali Yildirim rreth orës 22 me orën shqiptare. Kryeministri turk konfirmoi se vendi është duke u përballur me një grusht shteti.

Aktualisht në Ankara janë duke u dëgjuar të shtëna armësh ndërsa në ajër dëgjohen helikopterë. Në Stamboll janë mbyllur të dyka urat e Bosforit nga ushtria.

“Do të bëjmë çfarë të jetë e mundur që të fitojë demokracia. Grushti i shtetit nuk do t’ia dalë dhe përgjegjësit do të ndëshkohen” – tha Yildirim.

“Përgjegjësit e grushtit të shtetit do ta paguajnë me çmimin më të lartë“,- shtoi ai.


ME POSHTE LINK TE TV LIVE SI CNN, AL JAZEERA, ETJ
AFP: Ushtria merr pushtetin në Turqi, bie Erdogan

Agjencia prestigjioze e lajmeve AFP njoftoi shkurt se ushtria turke ka konfirmuar se ka marrë pushtetin e plotë në Turqi. Këtë lëvizje kryeministri turk e konsideroi një lëvizje të paligjshme.

“Pushteti në të gjithë vendin është marrë nën kontroll në të gjithë vendin”,- tha një ushtarak në NTV por pa dhënë më shumë detaje.

Për momentin faqja e internetit e ushtrisë nuk punon.

Agjencia AFP, njofton se ushtria ka marrë kontrollin në vend. “Ushtria turke ka marrë kontrollin në vend”,- shkruan AFP duke cituar mediat vendase.

Nderkaq mesohet se ushtria ka marre nen kontroll edhe aeroportin e Stambollit “AtaTurk”.



18/07/2016/............................................


Rikthehet në Tiranë gjyqtarja Andrea e akuzuar për korrupsion
Kthehet gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea. Ndaj saj ka një masë sigurie arrest me burg në mungesë. Andrea u largua të premten dhe u kthye sot nga porti i Durrësit. Ajo dyshohet se u ka marrë tre shtetasve shumën prej 50 mijë eurosh në këmbim të një vendimi gjyqësor.

Paratë sipas prokurorisë janë marrë nga bashkëshorti i gjyqtares.

Gjyqtarja Andrea është larguar nga Shqipëria pak orë para se kolegët e saj në Gjykatën e Lartë të vendosnin pezullimin e saj nga detyra, si edhe të nxirrnin urdhrin e arrestit për bashkëshortin e saj, Odhise Andrea, si edhe për tre persona të tjerë.

Largimi i gjyqtares Andrea pak orë para se Gjykata e Lartë të jepte vendimin, u komentua gjerësisht si një “arratisje” e saj për t’i shpëtuar hetimit.

Majlinda dhe Odhise Andrea kanë hipur në tragetin Durrës-Bari mëngjesin e së premtes, ndërkohë që trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë vendosi masat e sigurimit ndaj tyre pasditen e së premtes.
Foto/ Nard Ndoka bën diçka ndryshe në plazh, djemtë ta marrin shembull

Ai është "legjenda" e thënieve. Ndoshta është një nga politikanët që shqiptarët e duan më shumë për humorin dhe mënyrën sesi komunikon në publik, sesa për punën që bën si deputet.

Së fundmi ai është fotografuar në Dhërmi, ku po kalon pushimet me miqtë e tij. Mesa duket, bregdeti i Jugut e ka bërë për vete, pasi çdo verë pushon aty.

Nuk i pëlqen të qëndrojë në shezlong, por në përgjithësi lëviz, duke luajtur volejboll apo duke bërë ndonjë gjë tjetër, natyrisht përveç notit.

Kësaj here, menjëherë pas notit, Ndoka ka dalë në breg dhe ka filluar të bëjë disa ushtrime, të cilat të ç'tensionojnë muskujt. Meshkujt duhet të marrin shembull, të mos rrinë në shezlong duke ngacmuar femrat, por të merren me aktivitete të tilla për të shmangur barkun gjatë pushimeve./Panorama/
Foto/ Shikoni superjahtin me 20 metra pishinë

Një koncept i ri për ndërtimin e jahteve të jep përshtypjen e një anije udhëtimesh, por nuk ofron asgjë përveçse luksit për t’u ndjerë njësh me detin.

Një “gropë” parashikohet të jetë në jahtin gjigant prej 100 metrash të gjatë, ajo do lejojë pronarin dhe vizitorët e tjerë që të shikojë përtej ujit të kristaltë dhe të shijojnë skenën mahnitëse kudo qoftë, në Mesdhe apo Karaibe.

Pallati lundrues do të ketë një pishinë 20 metra të gjatë e cila do të jetë e rrethuar me një kopësht qetësues.

E në fakt kush nuk do të donte që të bënte një xhiro me këtë super jaht, e aq më tepër të ishte pronari i saj./TCh/

Foto/ Nicole Scherzinger pushime të çmendura në Ibiza

Nicole Scherzinger prej disa ditesh po shijon plazhin dhe festat e çmendura në Ibiza.

Dhe ja ku vjen antarja e X Factor përmes disa postimesh në rrjetet sociale, ku ajo shfaqet vetëm me bikini duke shijuar diellin e nxehtë të mesditës.

Foto/ Turqi, evakuohet Parlamenti pas alarmit për sulm

Të gjithë të pranishmit janë larguar nga ndërtesa e Parlamentit Turk në Ankara pas alarmit se sulmi ndaj këtij institucioni ishte i pashmangshëm, sipas raporteve të medias lokale.

Parlamenti është aktualisht i bllokuar dhe u mbyll menjherë sipas raporteve.

“Ne u njoftuam për një sulm, Parlamenti është duke u evakuuar”,- tha një përfaqësues i Partisë Demokratike Popullore pro-Kurde në Twitter.

Nga ana tjetër Federica Mogherini, shefja e diplomacisë Evropiane dhe ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së paralajmëruan sot Turqinë kundër përpjekjes së ndëshkimeve kolektive.

“Sot ne themi se shteti i së drejtës duhet të mbrohet në favor të Turqisë- tha Mogherini- Nuk ka asnjë justifikim që Turqia të marrë masa për t’iu larguar shtetit të së drejtës”, theksoi ajo. Ne do t’i dërgojmë një mesazh të fortë Turqisë në këtë drejtim”,- paralajmëroi ajo.


Ambasadorët Lu e Vlahutin: Kundër qeverisë teknike
Pas njoftimit se Partia Demokratike kishte rënë dakord për të marrë pjesë në takimin 5 palësh të propozuar nga kryeparlamentari Ilir Meta, i cili ishte parashikuar të mbahej në orën 16:00 në Kryesinë e Kuvendit, kanë qenë ambasadorët Lu dhe Vlahutin ata që e kanë refuzuar pjesëmarrjen, pasi sipas tyre Lulzim Basha nuk përmendi propozimin hibrid, por vetëm krijimin e një qeverie teknike.

“Ambasadorët Vlahutin dhe Lu informuan Kryetarin e Kuvendit z. Meta se pas deklaratës së z. Basha, ambasadorët nuk e kanë të mundur të marrin pjesë në negociatat e parashikuara për 18 korrik. Z. Basha foli për një qeveri teknike dhe nuk e përmendi propozimin hibrid që ai diskutoi me Ambasadoren Nuland më 10 korrik.

Nëse z. Basha e rideklaron angazhimin e tij të mëparshëm për të negociuar ekskluzivisht mbi bazën e propozimit hibrid, vetëm atëherë ambasadorët do t’u bashkohen këtyre diskutimeve”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ambasadorëve.

Kreu demokrat gjatë paradites, me anë të një postimi në Facebook, shprehu mbështetjen për deklaratën e bërë nga Kryeparlamentari Meta një ditë më parë për krijimin e një qeverie teknike, pasi sipas Bashës, kjo është rruga e vetme duke e lënë vendimin në duart e sovranit.

Po ashtu, Basha u shpreh i gatshëm të marrë pjesë në këtë format takimi, të ekspozojë pa asnjë paragjykim apo prapamendim bazën ligjore të propozimeve të saj për vetingun, të negociojë zgjidhje që mundësojnë plotësisht rolin më aktiv të ndërkombëtareve në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit te Venecias.

Por ka qenë pikërisht kjo deklaratë ajo që nuk është mbështetur nga dy ambasadorët, të cilët kërkuan nga Basha që të specifikojë ekskluzivisht se negociatat do të bëhen mbi propozimin hibrid./TCh/




Nis takimi për Reformën, Rama e Basha në Kuvend te zyra e Metës

Takimi i palëve i paralajmëruar për në orën 16:00 në selinë e Kuvendit ka nisur.

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur në Kryesinmë e Kuvendit duke u futur nga hyrja e pasme me automjetin e tij. Menjëherë pas tij është parrë të mbërrijë në Kryesi edhe kryetari i PD-së, Lulzim basha që ka hyrë nga dera kryesore përballë kryeministrisë.

Burime nga Kuvendi i Shqipërisë kanë bërë të ditur se, kreu Ilir Meta i ka pritur palët në orarin e caktuar.

Në Kryesinë e Kuvendit janë parë edhe kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili dhe Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, por nuk duhet nëse ata do të jenë pjesë e takimit ose jo.


Deputeti i PS: Dilni në protesta! Rama po sakrifikon pushtetin për reformën!
Deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi i bën thirrje qytetarëve të dalin në protesta, të mbushin sheshet thotë ai e të luftojnë për të drejtat e tyre, për reformën në drejtësi.

Sipas deputetit socialist, ambasadorët Lu dhe Vllahutin po bëjnë më shumë se qytetarët shqiptarë me përpjekjet e tyre.

Më shumë nga të gjithë, sipas Gaçit po bën Edi Rama që po sakrifikon pushtetin e tij për reformën në drejtësi.

SHKRIMI I DEPUTETIT TË PS, ARTAN GAÇI

Pse duhet te largohet nje kryeministrr qe ka bere me shume reforma ne 3 vjet nga c’jane bere ne 25 vjet ne kete vend, per me teper mbasi ka udhehequr dhe çuar ne parlament reformen me te rendesishme, te pakten per 100 vitet e fundit?

Nese votohet ne date 21, data 22 duhet te jete nje dite pune e madje krenarie per kete arritje duke pritur e marre pergjegjesine per rezultatet e kesaj reforme. Nese nuk votohet, sigurisht vlejne gjithe argumentat e mundshem per te shkuar ne zgjedhje te parakohshme e per ti kerkuar popullit te vendose.

Ka kaq dite qe po luhet kungulleshkash se kush ka dhe sa numra ne parlament. Nentedhjete perqind e shqiptareve jane pro miratimit te reformes ne drejtesi, dhe mbi 80% pro vetingut nga nderkombetaret. Kjo perqindje duhej te reflektohej edhe mes perfaqesuesve te tyre ne parlament por eshte e kunderta. Thelle thelle, rreth 80% e parlamentit nuk e do vetingun nga nderkombetaret. Sigurisht qe pjesa me e madhe do votojne se nuk guxojne te mos e bejne.

Çeshtja nuk eshte se si do i levizin kulisat e interesat kjo pjese ne parlament, por si do veprojne 3 milion shqiptaret e 2 milion emigrantet qe vuajne perdite pasojat e qe shpresojne per rezultatet. Do presin sondazhin e rradhes per t’u shprehur apo do çohen te luftojne per ate qe besojne e per ate qe duan?

A dini gje qe ambasadoret Lu dhe Vlahutin kane ndonje origjine shqiptare e kane per kete vend dashuri me te madhe sec kemi ne?

A dini gje qe na kane ndonje detyrim e nuk dine si te na e shperblejne?

A dini gje se jemi kaq te rendesishem e kaq te pazevendesueshem?

A dini gje se Shtetet e Bashkuara e Bashkimi Europian nuk dine ku ti cojne parate e kane vendosur ti shpenzojne kot rrugeve te tiranes?

Mua me rezulton qe asnje nga keto nuk eshte e vertete.

Atehere si ka mundesi qe keta zoterinj ngrihen prej 2 vjetesh mengjes per mengjes e shkojne zyre me zyre duke duruar fodullekun, intrigat e genjeshtrat otomane te disa politikaneve tane qe qysh nga takimi i pare kane pasur qellim t’i zvarrisnin e t’i tallnin duke mos pasur asnje moment deshire e vullnet per te bere kete reforme.

Po si e shpjegoni ju intelektuale te ketij vendi, qe ata vazhdojne cdo dite, nga 5 a 6 takime me keto lloj syresh ne kete vape e pluhur ballkanas e ju nuk levizni as gishtin per t’u qene krah te pakten me fjalen tuaj publike. Ende keni frike te beni forume e t’u beni presion politikaneve duke pasur ne krah Ameriken e BE-ne?

Po ju njerez te ndershem e punetore qe prisni ndeshjen e ardhshme te kombetares per te shfryre ndaj imazhit te keq e per tu ndjere sado pak krenare per kete komb, nuk do ishte me mire te leviznit, te mbushnit sheshet e te luftonit per te drejten tuaj?

Po ju te persekutuar qe kane 25 vjet qe ju zvarrisin pa zgjidhje dhe ua shesin edhe si sistemin tuaj. Keni rrezikuar atehere kur nuk guxonte njeri, nuk keni dhe pak energji per te mbeshtetur Ameriken sot, sic benit dje, ne keto dite kritike te reformes ne drejtesi?

Po ti ishpronar qe te kane bere qepaze e legenosur dyerve te gjykatave, nuk te ka mbetur kaq mllef e rezistence qytetare per t’i fituar gjerat me te drejte e kurajo e jo vetem me te blere e legenosje?

Po ju ushtarake idealiste qe nder vite ju cburrerojne me ato te shkreta pensione e duke ju vjedhur tenderat e ushqimeve e uniformave, ju e kuptoni me mire se shume te tjere cdo te thote sovranitet e si do ishte ai pa ShBA-te.

Po ju emigrante qe mbani Shqiperine prej 25 vitesh, qe beni nga 3-4 pune, qe ju poshterojne vetem pse keni ikur nga kjo Shqiperi e padrejte e qe vuani cdo dite lajmet qe vijne nga Tirana. Nuk i merrni ne telefon familjaret tuaj qe mbani me buke prej 25 vjetesh te dalin para parlamentit e mos kthehen ne shtepi pa u votuar reforma, pa fituar te drejten e tyre?

Po ju sipermarres qe ankoheni perdite per tendera e qe shikoni te pasurohen e t’ju bejne karshillek kush paguan me shume, nuk mund t’i mbyllni nje dite ndermarjet e te shoqeroni ambasadoret Lu e Vlahutin kur luftojne per ne?

Po ju te rinj te Shqiperise, zhytur ne ankthin e te ardhmes te pasigurt, qe s’lini kurs e shkolle pa paguar e gjuhe te huaj pa mesuar me shpresen per t’u larguar nga ky vend. Shkollat e provimet mbaruan. Me idealizmin tuaj nuk mund te mbushni sheshet per t’i dhene zemer Lu-se e Vlahutinit?

Ju tregtare te vegjel qe cdo dite ankoheni per renien e xhiros, e cdo dite shikoni si zvogeloheni nen peshen e pamundesise ekonomike, behuni bashke e ndihuni te rendesishem keto dite vendimtare per vendin.

Ju gra e nena, heroinat e verteta te ketij vendit, qe Enveri ju futi ne pune me tre turne ndersa sot mbani shtepine me nje rroge qesharake nga puna fason. Merrini burrat dhe dilni protestoni qe femijet tuaj te mos kene te njejtin fat.

Ju prinder qe sakrifikoni gjithcka per te bere dy leke bashke per te paguar shkollat e femijeve, e degjoni lloj lloj historish se si shoket e klases, femije gjyqtaresh apo politikanesh nderrojne makinat me te shtrenjta pa mbushur 18 vjec.. Ky eshte momenti per te luftuar kunder ketyre modeleve. Dilni e protestoni per reformen e drejtesi.

Kemi 500 vjet qe datat ne histori ose na i vendosin konjukturat nderkombetare ose na I vendosin qeveritaret te cilat shpesh nuk zgjasin me shume se pushteti I tyre. Ka ardhur koha qe data 21 korrik te mos jete nje tjeter date qyl ne historine tone. Edi Rama e Partia Socialiste po sakrifikon pushtetin e vet per te bere shtet. Por beteja eshte shume e madhe e ka nevoje per te gjithe. Patjeter Rama, Partia Socialiste, ShBA e BE, por duhet edhe mbeshtetja e cdo qytetari per kete ndryshim.

Kauze me te drejte, e aleate me te medhenj nuk kemi pasur e nuk kemi per te pasur kurre. Qe neser rruget e Tiranes duhet te jene plot. Nuk ka asgje tjeter me te rendesishme dhe ne fund te fundit jemi ne pergjegjes per te ardhmen tone, pavaresisht se Lu e Vlahutin po e bejne 100 here me mire punen tone.



Foto/ Kështu e shpreh gëzimin Lori Hoxha për shtatzaninë e Sarës

Lori Hoxha menjëherë pasi ka marrë vesh se do të bëhet teze ka shkruar një status plot dashuri, në Instagram.

“Familja jonë po zmadhohet dhe unë nuk mund të jem më e lumtur se kaq! Dashuria e ju të dyve mua më frymëzon çdo ditë dhe jam e sigurt se ju do të jeni prindër të mrekullueshëm dhe do t’i mësoni djalit tuaj gjërat më të rëndësishme të jetës dhe çfarë është organike dhe jo. Jam shumë krenare për ju!”,- shprehet ajo.

Bomba e komisionerit Hahn: Erdogan e kishte gati listën e arrestimeve para "puçit"
Arretimi i shpejtë i gjyqtarëve, prokurorëve dhe ushtarakëve pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, treguan se qeveria e kishte përgatitur më parë listën e të arrestuarve, u shpreh komisioneri për zgjerimin në BE, Johannes Hahn.

"Duket të paktën se diçka ka qenë e parapërgatitur. Listat ishin gati, çka tregon se ishin të përgatitura dhe gati për t’u përdorur në një fazë të caktuar”,- u shpreh Hahn.

Autoritetet turke kanë arrestuar rreth 6 mijë persona, si organizatorë të grushtit të dështuar të shtetit. Por nga BE po vijnë gjithnjë e më shumë zëra se grushti i shtetit ka qenë një inskenim i vetë Erdogan për të forcuar pozitat dhe për të ndryshuar Kushtetutën, që e shndërron Turqinë në Republikë Presidenciale.

Erdogan ka akuzuar Fetullah Gylenin si ideator të komplotit. Por Gylen, që jeton në Pensilvania të SHBA, ka mohuar akuzat. Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry i kërkoi Turqisë të paraqiste prova dhe të tregohej e kujdesshme me gjuhën e përdorur në këtë rast.

Edhe SHBA tregoi kështu në këtë rast mosbesim ndaj asaj çka pretendon Erdogan. Deklarata e komisionerit Hahn u ka dhënë një zë zyrtar këtyre dyshimeve.


Sherri për një femër/ Ky është 34-vjeçari që u vra në Tiranë

Personi që shihni në foto u vra mbrëmjen e kaluar në Kamëz, në një lokal. Ai quhet Olsi Kaptina dhe dyshohet se u qëllua me thikë pas sherrit për një femër.

Së bashku me vrasësin Altin Ndoci, kishin qenë në një kafe të lagjes dhe janë konfliktuar për arsye që mbeten ende të paqarta.

Pasi janë qëlluar me grushta, Ndoci e ndoqi viktimën me një thikë dhe e vrau.



Masakra në Nisë/ Artan Henaj dhe Enkelejda Zaçe, dy shqiptarët e arrestuar
Zbulohen emrat e dy shqiptarëve të arrestuar në Francë si bashkëpunëtorë me autorin e masakrës në Nicë, që la pas 84 viktima.

“Albanian Daily News”, duke iu referuar burimeve të veta në autoritetet franceze raporton se shqiptarët janë Artan Henaj, lindur në Fier më 1978 dhe Enkekejda Zaçe, lindur më 1974 në Elbasan.

Sipas gazetës, ata të dy akuzohen se kanë furnizuar me armë franko-tunisianin Mohamed Lahouaiej Bouhlel, mbetur i vrarë edhe vetë pas masakrës në Nice.
Foto/ Gareth Bale me pushime me familjen në Spanjë

Ai është një futbollistët më të shtrenjtë në botë. Transferimi i tij te Real Madrid kushtoi mbi 100 milion euro.

Nuk ka asnjë surprizë që Gareth Bale e trajton mirë familjen e tij. Pas “Euro 2016” ai ka udhëtuar drejt ishujve të Spanjës për pushime.

27-vjeçari është parë të shijojë diellin me bashkëshorten dhe vajzën e tij. Mediat britanike nuk kanë lënë pa komentuar edhe fizikun e partneres së tij Emma Rhys-Jones.


Foto+16/ Seksi në jaht mund t’i kushtojë burgun Fabrizio Coronas
Fabrizio Corona ka pak muaj që ka dalë nga burgu por mund të rikthehet sërish.

Janë fotot e mëposhtme që e kanë futur në telashe paparacin e famshëm.

Prokuroria ka marrë në shqyrtim këto fot ku ai shihet me të dashurën në jaht.

Sipas vendimit të gjykatës, ai duhet të shmangë sjellje të tilla, por Corona nuk i ka përfillur ato.

Prokuroria ka hapur çështje ndaj tij dhe gjasat janë që të rikthehet sërish në qeli.


Video/ Si të fusni këmishën në pantallona pa e rrudhosur atë

“Palosja ushtarake” është një metodë e njohur për parandalimin e rrudhave anëve të belit kur vishni këmisha. Përderisa keni pasur vështirësi ta futni mirë një këmishë nën pantallona gjatë tërë jetës, tani më nuk është nevoja të dukeni i pa rregulluar dhe pa stil vetëm për shkak të këmishës që zakonisht rrudhoset anash kur futet nën pantallona, transmeton Telegrafi.

Videoja e mëposhtme e demonstron metodën e palosjes ushtarake, metodë e thjesht dhe e lehtë për t’i eliminuar rrudhat e padëshiruara dhe që siguron palosje elegante 24/7.
Turqi/ Qëllohet me plumb në kokë zyrtari

Nënkryetari i Qarkut Sisli të Stambollit është qëlluar me armë zjarri në kokë.

Sulmi ndodhi ditën e sotme në sallën komunale të qytetit duke rikthyer kështu tensionin, pas tentativës së të premtes për grusht shteti, ku mbeten të vrarë 290 persona.

Zyrtari turk ndodhet në gjendje kritike për jetën.




Dacryphilia”/ Kënaqësia e re dhe e çuditshme seksuale
Një praktikë e çuditshme seksuale po kthehet në trend të vërtetë. Quhet “Dacryphilia” dhe konsiston në përfitimin e kënaqësive seksuale duke parë partnerin të qajë.

Arsyeja përse partneri qan është dhimbja, lodhja ose çfarëdo lloj situate tjetër e sikletshme dhe kënaqësia që ju ndjeni vjen nga fakti se mund ta ndihmoni partnerin.

“Dacryphilia” është po ashtu pasive ose njerëzit që nuk mund t’í mbajnë lotët ndihen të kënaqur pasi të qarët është një proces lehtësimi gjatë të cilit prodhohet hormoni i endorfinës.

Kjo praktikë është njohur për publikun falë filmit spanjoll “Kiki and sex secrets”, ku një nga protagonistët eksitohet sa herë që sheh të fejuarin duke qarë. Po ashtu ajo është e lidhur shpesh me sado-mazokizmin, sepse ju mund të kënaqeni me vuajtjet e të tjerëve.

Pavarësisht se kush merr kënaqësi nga kjo mënyrë, ekspertët sugjerojnë një konsultë me mjekun në këto raste, pasi kjo praktikë seksuale mund të jetë indikator i një çrregullimi mendor.

Foto/ Hakmarrja e Erdoganit, shkarkon nga detyra 8 mijë policë dhe masakron ushtarët “puçistë”

Nuk po njeh kufij kundërpërgjigjia e qeverisë turke pas grushtit të dështuar të shtetit, që rezultoi me një bilanc tragjik prej më shumë se 260 të vdekurish dhe e zhyti në kaos vendin anëtar të NATO-s.

Autoritetet thanë se të paktën 8 mijë zyrtarë të policisë ishin pezulluar, nën dyshimin se kishin lidhje me puçin e dështuar, në fundjavë.

Rreth 6 mijë pjestarë të gjyqësorit dhe ushtarakë, përfshirë gjeneralë janë vënë në pranga, ndërsa udhëheqësi turk Rexhep Taip Erdogan u zotua të pastrojë organizmat shtetërore nga “virusi” që shkaktoi revoltën dhe kërkoi ritkhimin e dënimit me vdekje.

Dënimi kapital u hoq në 2004 si pjesë e ambicieve të Turqisë për t’ju bashkuar BE-së dhe askush nuk është ekzekutuar në vend që prej 1984-s.

“Si shteti dhe qeveria juaj ne e degjojmë kërkesën tuaj për rikthimin e dënimit me vdekje. Në demokraci çdo gjë që kërkon popullit duhet të zbatohet. Besoj se qeveria do të diskutojë lidhur me çështjen me partitë opozitare dhe më pas do të merret një vendim sa më shpejt. Puçistët do të paguajnë çmimin që meritojnë”.

Qeveria turke pretendon se pas komplotit qëndron kleriku Fetullah Gulen që jeton në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara. Media shtetërore raportoi të hënën se mbi 100 gjeneralë dhe admiralë ishin arrestuar pas bastisjeve rreth vendit.

Një zyrtar tuk tha se të arrestuarit dhe të shkarkuarit ishtin të përfshirë në përpjekjen e dështuar për grusht shteti, ose kishin lidhje me puçistët. Duke ju përgjigjur kritikave të ndërkombtarëve, ai tha edhe pse numri dukej ecesiv, ata duhet të bënin gjithçka për të parandaluar një valë të re sulmesh kunder civilëve dhe godinave qeveritare.

“Natyrisht do të jenë gjykatat që do të shqyrtojnë provat dhe të arrijnë në përfundime”, ishin fjalët e tij, që duket se nuk i kanë bindur ndërkombëtarët që po ndjekin të alarmuar zhvillimet.

Ndërkohë një video është publikuar së fundmi, ku shfaqen disa prej atyre që thuhet të jenë ideatorët e puçit, tashmë të prangosur dhe pas hekurave. Me shenja dhune në fytyrë, ata thonë emrat e tyre, në pasthirrmat fyese dhe tallëse të hetuesve



Parlamenti Europian shton presionin mbi Tiranën: S’hapen negociatat pa miratuar reformën
Parlamenti Europian ka reaguar sot përmes një deklarate, ku i bën thirrje politikës shqiptare të miratojë reformën në drejtësi.

Sipas PE-së nëse nuk miratohet reforma, mbyllet mundësia e çeljes së negociatave me BE-në.

Deklarata nënvizin kërkesën e raporterit Knut Fleckestein për politikën shqiptare që të miratojnë reformën brenda kësaj jave.

Më tej flitet për qëndrimin e PD-së kundër dhënies së rolit të drejtpërdrejtë të ekspertëve ndërkombëtarë në procesin e Vetingut, si dhe nevojën që ka mazhoranca për disa vota në Kuvend në mënyrë që reforma të kalohet.



Foto/ Kim Kardashian rrugëve të Los Angeles vetëm me të brendshme

Selfiet e saj nudo në rrjetet sociale janë bërë të zakonshme për fansate saj, por si duket show girkli Kim Kardashian të njëjtë praktikë tashmë ka filluar ta ndjekë edhe në daljet e saj.

Gjatë mbrëmjes së djeshme 35 vjeçarja në është shfaqur në L.A me një fustan të zi, të shkurtë prej rrjete ku mund të shihje pothuajse gjithçka brenda tij.
Foto+18/ A e keni parë ndonjëherë Kallashin kaq lakuriq?

Valltarja e klubeve të natës, Donjeta Kosumi e njohur si Kallashi vazhdon të jetë tepër aktive në profilin e saj në Facebook.

Ajo pothuajse gjatë tërë kohës poston foto të nxehta, të cilat pëlqehen shumë nga fansat e saj.

Këtu janë fotot me të nxehta të publikuara ndonjëherë nga valltarja seksi.



19/07/2016/......................................................

Tiranë, grabitje në kazino; autori arratiset me xhiron ditore

Një grabitje me armë është verifikuar paraditen e sotme në një kazino në Tiranë. Burime policore bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur tek zona e “21 Dhjetorit”.

Nën kërcënimin e armëve, autori ka marrë xhiron ditore të kazinosë dhe është larguar nga vendngjarja.

Agjentët e komisariatit numër 2 që ndodhet aty pranë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë procedurat hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit./TCh/


Shkodër/ Po hante sallam, 13-vjeçares i ngec një copë metali në fyt

Moskontrolli i cilësisë së produkteve ushqimore që tregtohen i ka rrezikuar jetën një vajze 13 vjeçe, banuese në fshatin Grudë e Re, në Shkodër.


Angjelin Rrethaj, babai i vajzës rrëfen se si një pjesë metalike që ndodhej në përbërjen e sallamit të blerë, i ka ngecur në fyt vajzës së tij duke i rrezikuar jetën.

“Po shkoja në punë kur dëgjoj 4 fëmijët që po bërtisnin në dhomë. Shkoj aty dhe gjej vajzën të mekur. Me vështirësi merrte frymë. Tregonte me shenja se diçka i kishte mbetur në fyt, ndërsa nuk fliste dot.

Duke e shtypur e futur gishtat në gojë arrita të nxjerr atë që i pengonte frymëmarrjen. Ishte një copë metali që ndodhej brenda sallamit që kishim fërguar dhe nuk ishte konstatuar pasi ishte në brendësi por kur e ka kaluar i ka mbetur në fyt.

Shyqyr që u ndodha në shtëpi se ndryshe nuk di çfarë mund të ndodhte pasi vajza nuk fliste e nuk merrte frymë”,- ka thënë Rrethaj, raporton sot Shekulli.

“Asgjë që blejmë nuk ka siguri. Shkova aty ku e kisha blerë por shitësi nuk e prodhon dhe nuk e di çfarë ka brenda. Sallami është prodhuar nga një firmë në Shkodër. Shkova dhe u thashë dhe më kërkuan falje, por falja nuk ka kuptim kur rrezikohen jetën e konsumatorëve.

Kësaj i thonë me ble me lekë vdekjen. Askush nuk i kontrollon. Bllokojnë tregun e bagëtive të gjalla. Por produktet që përpunohen e tregtohen nuk i kontrollon njeri. Asnjë ushqim nuk ka siguri”,- thotë Angjelin Rrethaj.

Ai i është drejtuar dhe autoritetit të ushqimit në Shkodër prej të cilëve thotë se është falënderuar, por shton se duhet përgjegjshmëri tek prodhuesit dhe ato që kontrollojnë sepse pasojat e dëmit nuk ndreqen dot pasi ai ka ndodhur.

Reforma në drejtësi/ Meta, dita e enjte duhet të jetë një ditë suksesi

Zhvillimet intensive edhe gjatë ditës së sotme sa i përket çështjes së reformës në drejtësi, kanë nxjerrë në një konferëncë të jashtëzakonshme për shtyp Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.

Sipas Metës, dita e enjte kur do të miratohet reforma në drejtësi duhet të kthehet në një ditë suksesi për të gjithë shqiptarët.

“Seanca do të jetë një seancë solemne dhe duhet të votohet në unanimitet, për të mirë të shqiptarëve. Seanca parlamentare nuk do të përmbyllet pa miratimin e kësaj reforme nga të gjitha forcat politike”,- tha më tej Ilir Meta.

Ky reagim i dytë i Metës vjen pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili bëri sërish me faj opozitën si pengesë për miratimin e reformës në drejtësi.

Erdogan kërkon me listë Ramës “kokën” e gylenistëve të Tiranës

Një letër zyrtare nga Ankaraja për depërtimin e gylenistëve në struktura të fshehta financiare shoqërore dhe politike në Shqipëri, ka mbërritur edhe në Tiranë, një ditë pas grushtit-shtetit ushtarak në Turqi.

Nga burime pranë Ministrisë së Brendshme, mësohet se me anë të një komunikimi zyrtar kanë mbërritur në Tiranë listat që zotëron Turqia për financime e organizatës FETO, të cilat mësohet se prej kohësh zotërohen nga organet turke, por që janë sjellë për një verifikim edhe më të imët.

Burimet bëjnë të ditur se kemi të bëjmë me një material të hollësishëm, i cili është shumë i gjatë dhe ka ardhur në rrugë zyrtare shumë konfidenciale.

Materiali flet për influencën e FETO-s në sistemin e shoqërisë civile dhe media, por edhe futjen në industrinë shqiptare, madje dhe në politikë.

Mësohet se janë dy materiale, një shumë konfidencial që Turqia kërkon të hetojë për llogari të puçit e që flet në përshirjen e mundshme të gylenistëve në strukturat turke në Shqipëri; dhe një tjetër që është memo, sa për kujtesë, dhe që ka fuqi këshillimore, i cili tregon përhapjen e strukturave paralele në shoqërinë shqiptare.

Shumë shpejt do të vijnë edhe listëpagesat periodike të Gylenit në Tiranë, të cilat janë aktivizuar shumë ditët e fundit.

Janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë që janë vënë në krye të opinionit publik për të sulmuar presidentin turk, por që e bëjnë vetëm për një qëllim: marrin para me grushte nga FETO.

Ditët e fundit këto para janë ndarë cash nga një person shumë i rëndësishëm në Shqipëri që financon një numër të madh portalesh online, dhe që njihet si eksponent opozitar, por pa staturë politike.

Ndërkaq, në materialin konfidencial përmendet një listë zyrtarësh tepër të rëndësishëm që rezultojnë në listëpagesat e gylenistëve.

Në një shkrim të djeshëm në Javanews, ish-kreu i Komunitetit Musliman Shqiptar, Ermir Gjinishi, përmendte deri dhe struktura qeveritare ku gylenistët kanë depërtuar.

Madje, një fakt i tillë mund t`i sjellë kokëçarje kryeministrit Rama, i cili, në njërën anë ka raporte tejet të afërta me presidentin Erdogan, e nga ana tjetër, në krah, një nga ministrat më të rëndësishëm në kabinet, e ka pjesë të strukturave gyleniste.

D.B. ka qenë partner me organizatat gyleniste përpara se të bëhej zyrtar, dhe ka marrë fonde për të organizuar think-tanke që të krijojnë një opinion publik anti-Erdogan prej vitesh.

Sakaq, duhet sqaruar se për të qenë i lidhur me strukturat gyleniste, jo domosdoshmërisht ka rol identiteti fetar. Si D.B. nga politika e si M.K. nga media, njihen si ateistë; po ashtu, nga media është dhe A.Ç. që i përket besimit ortodoks, por kjo nuk i pengon të jenë pjesë e strukturave dhe politikave të Gylenit në Shqipëri.

Në radhë më pas vijnë: analistët L.D. dhe I.K., njeriu i letrave A.T., si dhe politikani i majtë, por jo aktiv për momentin, A.M. Dhe lista vazhdon…/tesheshi.com/

Vuçiç: Me shqiptarët do jetojmë 1000 vjet, s’duam luftë
Sipas tij, çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është edhe çështja më e rëndë e Marrëveshjes së Brukselit, por që nuk është lehtë as për shqiptarët që në këto momente ta themelojnë AKS-në.

Me shqiptarët e Kosovës do të jetojmë edhe 1000 vitët e ardhshme dhe për këtë duhet të bashkëpunojmë në të mirë të të dyja palëve, që të gjejmë mundësitë me të mira politike, por duke mos i dëmtuar interesat kombëtare të asnjërit, ka thënë sot kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Ne duhet të gjejmë zgjidhje për çështje të caktuara. Edhe pse e di që kjo është shumë jo popullore edhe në Serbi, ne duhet ta dimë si të jetojmë, nëse jo njëri me tjetrin, atëherë njëri pran tjetrit. Dhe që kështu të jetojmë në një mijë vitet e ardhshme”, ka deklaruar Vuçiç gjatë një konferencë për media në Bruksel, transmeton lajmi.net.

“Ai i cili mendon se duhet të luftojmë sërish dhe të futemi në përleshje nuk mendoj se është shumë i mençur dhe se ia do të mirën vendit tonë”, ka theksuar ai.

Sipas tij, çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është edhe çështja më e rëndë e Marrëveshjes së Brukselit, por që nuk është e lehtë as për shqiptarët që në këto momente ta themelojnë AKS-në.

“E rëndësishme është që gjërat t’i shtyjmë përpara dhe të shohim se si t’i zgjidhim gjërat strategjike”, ka theksuar Vuçiç.

Ai nuk është pajtuar me konstatimin se Marrëveshja e Brukselit është “shkronjë e vdekur në letër”.

“Mos e largoni nga fokusi që ato që i kemi biseduar, dhe ato që i kemi nënshkruar, por edhe ato që nuk janë implementuar në terren, që kemi pas dukshëm më pak incidente ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në nivel vjetor, sesa që kemi në Beograd ndërmjet serbëve.

Kjo flet se bisedimet kanë dhënë rezultate, që njerëzit e dinë që vetëm me rrugë paqësore, vetëm me dialog, problemet mund të zgjidhen”,- ka theksuar ai.


Falen taksat e makinave. Ja kush përfiton nga ligji i i ri i Financave
Ministria e Financave ka përfunduar projektligjin për amnistinë, i cili fal një sërë detyrimesh tatimore dhe doganore për biznesin. Por nga falja do të përfitojnë edhe individët, të cilët nuk kanë paguar doganën ose taksat e makinave të tyre.

Në nenin 10 të projektligjit saktësohet se të gjitha ata individë që kanë borxhe të pashlyera për taksat e automjeteve do të çlirohen nga këto detyrime dhe mund t’i çregjistrojnë mjetet e tyre përfundimisht pa pagesë.

“Çregjistrohen të gjitha mjetet e regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, të cilat nuk kanë kryer asnjë veprim me këto mjete pas periudhës 31 Dhjetor 2011”,- thuhet në draft.

Sipas projektligjit të Financave, çregjistrimi i mjeteve bëhet pa paguar detyrimet e prapambetura, si: taksën e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimit rrugor, taksën vjetore të mjeteve të përdorura, taksën e mjeteve luksoze, si dhe gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave e tarifave.

“Tatimpaguesit ose personat përgjegjës kanë të drejtë që brenda datës 31 mars 2017 të paraqiten pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor për të kryer, pa pagesë, veprimet e çregjistrimit apo për të kërkuar moskryerjen e procedurës së çregjistrimit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij

Ndërsa për individët që duan ti mbajnë automjetet e tyre, drafti parashikon falje të pjesshme të detyrimeve

“Personat të cilët paraqiten dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së çregjistrimit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij, u falen detyrimet tatimore për periudhat përpara Dhjetorit 2011 dhe duhet të kryejnë pagesat e të gjitha detyrimeve që i përkasin periudhave pas Janarit 2012 dhe u falen gjobat për këtë periudhë”,- saktëson projektligji.

Ndërsa, nëse brenda datës 31 mars të vitit të ardhshëm personat e interesuar nuk paraqiten për të kërkuar mbajtjen aktiv të mjetit, DPSHTRR-ja do të kryejë pa pagesë, çregjistrimin e mjeteve dhe shuan detyrimet tatimore për këto mjete.

Drafti parashikon që lista e mjeteve të çregjistruara ti dërgohet së bashku me targat përkatëse të ç’regjistruara Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit për bllokimin dhe sekuestrimin e tyre.
Foto/ Shkodër, makina përplas motorin, vdes kryefamiljari, rëndë një fëmijë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër. Burime zyrtare nga policia lokale thanë se, rreth orës 13:25 në aksin rrugor Shkodër-Muriqan, janë përplasur dy makina.

Mjeti tip “Golf” me targa “AA 518 AL” me drejtues shtetasin, Emirjan Qehaja, 27 vjeç, banues në Shkodër është përplasur me një motoçikletë tip “Lifan” me targa “SH 612 A” me drejtues Agron Shtogu, 35 vjeç, banues në Shkodër, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Në motoçikletë udhëtonte dhe bashkëshortja e viktimës 37-vjeçarja me inicialet B.Sh., së bashku me fëmijën e tyre S.Sh., 3 vjeç të cilët janë transportuar menjëherë me autoambulancë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Fëmija ndodhet në gjendje të rendë për jetën. Ndërsa gruaja me inicialet B.Sh., ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Veprimet po kryhen me grup hetimor, për të zbardhur shkakun e aksidentit.
Video+16/ Sherr në Bllok mes dy vajzave, zihen për djalin me “X6”

Një sherr ka ndodhur mbrëmë në një lokal në Bllok, ky dy vajza janë zënë me njëra-tjetrën. Sipas raportuesit ato filluan të zihen për shkak të një djali me “X6”.

Vajzat zihen teksa i gjuajnë njëra-tjetrës, ndërsa ka qenë djali me “X6” ai që ka hyrë mes tyre.

Në video duket momenti kur pas sherrit, largohet fillimisht biondja dhe më pas vajza tjetër. Mesa duket djali me “X6” mbetet vetëm.



PD i përgjigjet Metës: Gati për negociata të hapura me praninë e medias

Pas thirrjes së kryetarit të Kuvendit Ilir Meta që negociatat mes palëve të bëhen transparente dhe me praninë e mediave, Partia Demokratike është përgjigjur duke pranuar këtë kërkesë. PD ka vlerësuar propozimin e Metës dhe është gati që të ulet në tryezën e bisedimeve me negociatorët e mazhorancës dhe ekspertët e huaj të OPDAT dhe EURALIUS.

“Partia Demokratike vlerëson propozimin e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe shpreh gatishmërinë për t’u ulur menjëherë në tryezën e bisedimeve me negociatorët e mazhorancës dhe ekspertet e huaj për të konkluduar pozitivisht me zgjidhje, për dy çështjet e mbetura, që u dakordësuan mbrëmë, e më pas papritur u zhbënë në orët e vona të natës.

Me qëllim që negociatat të jenë transparente dhe në sytë e mbarë shqiptarëve PD mbështet propozimin që këto negociata të jenë hapura për median.

Zgjidhja është afër dhe Partia Demokratike është gati të japë edhe njëherë kontributin e saj pozitiv për një draft kushtetues sipas propozimit hibrid dhe në përputhje të plotë me Komisionin e Venecias.

Shqiptaret nuk meritojne provokime të ulëta dhe as lojera politike me reformën në drejtësi, ndaj ftojmë mazhorancen të ulemi së bashku dhe të negociojmë në kushte transparence totale para shqiptareve për t’u dhënë zgjidhjen që ata meritojnë”,- thuhet në njoftimin e selisë blu.


Fatos Lubonja: Deklarata e Metës ishte mbrojtje nga rreziku Rama

Analisti Fatos Lubonja ka analizuar deklaratën e kreut të LSI-së, Ilir Meta të kumtuar para dy ditëve, në lidhje me tezën e shprehur prej tij, për një qeveri teknike pas miratimit të reformës.

Me anë të një analize botuar ditën e sotme në gazetën “Panorama”, me titull: “Si ta lexojmë deklaratën e Metës”, Lubonja shkruan se kreu i Kuvendit reagoi aq ashpër, vetëm atëherë kur vuri re rrezikun që po i afrohej atij.

Ai thekson se deklarata e Metës që për disa ishte një “bombë”, nuk erdhi e papritur, ajo ishte një provë më tepër se Shqipëria është një vend, të cilit tashmë i rri shumë ngushtë kostumi i autokracisë, i partisë së vetme shtet, të udhëhequr nga një lider që bën edhe ligjin, edhe Maliqin, por që i rri gjerë, duke i lëvarur madje, edhe kostumi i demokracisë dhe i shtetit ligjor.

“Meta nënkuptoi se ai nuk pranon të kërcënohet apo dhe të shkojë në mënyrë selektive në burg nga njeriu që ai vetë e solli në pushtet, pasi i shkoi tre vjet më parë në Gjirin e Lalëzit dhe i lëpiu tërë pështymën që kishte hedhur mbi të. O të gjithë, o asnjëri dhe mos u fshi pas ndërkombëtarëve, se ata edhe mund ta hanë, por jo ne që të njohim dhëmbë e dhëmballë – ishte nënkuptimi i fjalës së Metës”, shkruan Lubonja.

Ndër të tjera, që vlen për t’u përmendur në shkrimin e tij, është fakti se Lubonja i jep të drejtë Metës në këtë pikë, pasi sipas autorit të shkrimit, Edi Rama, “për të realizuar qëllimet e tij, nuk njeh jo vetëm moralin e ligjin, por as kodet e nderit të mafies.

Por ama i duhet vënë në dukje Metës se ka lëvizur vetëm kur pa bythën e tij në rrezik dhe jo teksa shihte se arroganca dhe psikopatia e Ramës po dëmtonin padrejtësisht të tjerët; se brenda tre vjetësh ai ka hedhur hapa të paimagjinueshëm për të realizuar ëndrrën e gjithëpushtetshmërisë, duke filluar që nga lidhja me kriminelët e trafikantët, e blerja e një fotoje me Obamën 80.000 $ (duke shkelur ligjet shqiptare dhe amerikane), për të vazhduar pastaj me trajtimin e godinave të institucionit ku hyri si shtëpia e tij private, me korruptimin e mediave ish-kundërshtare ose mbylljen me akte të dhunshme të atyre që nuk i korruptonte dot, te dhënia e tenderëve dhe koncesioneve njerëzve të tij në mënyrat më arbitrare e selektive të mundshme, me përgjime të paligjshme etj., etj.”

Lubonja thekson, pavarësisht kësaj, interesat e Metës me interesat e një Shqipërie që kërkon të ndërtojë demokraci dhe jo pushtetin e një autokrati përputhen.

“Siç janë përputhur kur ai u shkëput nga Berisha më 2013, kur ky po i tejkalonte limitet që pranojnë shqiptarët për pushtet absolut të një personi/parti, duke i hequr mundësinë që të zgjidhej për herë të tretë”,- shkruan ai.

Lubonja ka nënvizuar, ndër të tjera, se Rama edhe “të ishte bërë kryeministër i dalë nga një lëvizje antikastë me premtimin e pastrimit të të gjithë politikës së korruptuar shqiptare, edhe sikur të mos bënte çdo ditë nga një shkelje të ligjit siç bën, por të qeveriste me duar të pastra, prapë do të duhej të tregohej shumë kujdes për t’i dhënë atij të gjitha pushtetet, edhe atë të drejtësisë, e jo më kur ke parasysh se është në krye të një partie që ka një të kaluar të zezë para viteve ’90, dhe, po ashtu, që gjatë viteve ’90 ka ndërtuar sistemin e kastës së korruptuar dhe për më tepër ka ardhur në pushtet pikërisht me Ilir Metën”.

Ai është shprehur më tej, se më mirë të kemi pushtetin e disa personave, sesa pushtetin e një personi/bande, siç edhe synon Rama.

Lubonja shkruan se deri këtu biem dakord me Metën, ndërsa pyet, por për çfarë duhet bërë për të kaluar në dorëzimin e pushtetit nga duart e tyre në “duart” e ligjit.

Ai shkruan, se në lidhje me këtë, Meta nuk na dha ndonjë formulë të qartë dhe bindëse.

“Edhe pse foli për pakësim pushteti të tyre, nuk m’u duk se ka menduar gjatë dhe seriozisht për këto as më parë dhe as në netët që tha se ka ndenjur pa gjumë, përpara se të jepte deklaratën e fortë. Më së shumti deklarata e tij ishte një mbrojtje e pushtetit të tij nga rreziku Rama”,- shkruan Lubonja.



Skandali/ Pas tentativës për grusht shteti, 14 anije të marinës Turke janë zhdukur papritur

Pas grushtit të dështuar të shtetit, Turqisë i mungojnë 14 anije të marinës, të cilat janë zhdukur papritur nga radarët.

Komandanti i marinës Turke, Admirali Veysel Kosele, është zhdukur gjithashtu, duke qenë jashtë kontaktit që të premten në mbrëmje, raporton “The Times”.

Është e paqartë nëse ai ishte pjesë e përpjekjes për grusht shtetit apo është ai duke u mbajtur kundër vullnetit të tij, pasi raportet e medias lokale raportuan se, ai ishte mashtruar për t’u futur në bordin e një prej anijeve, duke iu thënë se, po ndodhte një sulm terrorist.

Sipas “The Times”, 14 anijet e zhdukura kanë qenë në detyrë aktive në “Egje” dhe “Detin e Zi” të premten.

Ato nuk kanë arritur të kthehen në portet e tyre dhe kanë humbur nga të radarët. Spekulime thonë se, anijet mund të jetë rrugës për në portet greke, ku detarët do të përpiqen të kërkojnë azil.




Kumari online drejtohet nga Koreja e Veriut”

Politikat agresive ndaj fqinjëve e sidomos programi bërthamor e kanë izoluar Korenë e Veriut jo vetëm politikisht, por edhe ekonomikisht.

Vendi është viktimë e sanksioneve të forta ndërkombëtare prej vitesh, sanksione që kanë topitur ekonominë vendase aq sa në shumë zona të tij luftohet për mbijetesë.

E në epokën e sanksioneve të import-eksportit, Peniani është duke shfrytëzuar terrenet ku këto sanksione nuk kanë efekt; në botën online. Sipas Koresë së Jugut, fqinji verior organizon dhe drejton një rrjet të gjerë faqesh kumari online nga të cilat përfiton thuajse 1 miliard dollarë në vit.

Shefi i Sigurisë Kibernetike në Seul, Cho Hyun-Chun thotë se rrjeti është ngritur nga ajo që njihet si “Byroja 121” në vendin komunist, një zyrë e ngritur posaçërisht për botën virtuale, ku Koreja e Jugut beson se janë punësar 6 mijë hakera me kohë të plotë./TCh/
Tiranë, makina thyen të gjitha rregullat e qarkullimit, ja çfarë bën

Shpesh aksidentet vijnë nga pakujdesia e shoferit si dhe nga mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

Por ajo që ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet ka qenë një skandal i vërtetë, pasi shoferi ka kaluar me makinën e tij mes për mes rrugës që lejohet vetëm për këmbësorët.

Një makinë ka kaluar në urën e Lanës, e cila lejohet vetëm për lëvizjen e këmbësorëve, por mesa duket shoferi ka përtuar që të bëjë rrethin në fund të rrugës dhe i ka rënë për shkurt.



Foto/ Blen shalqi në Divjakë, por kur e çan i del...

Të blesh diçka dhe të të dalë një gjë komplet tjetër. Kjo i ka ndodhur një qytetari nga Divjaka. Ai ka blerë një shalqi, por është habitur kur e ka prerë atë, sepse vetëm me shalqi që nuk është përballur.

Qytetari është përballur me një gjë të verdhë të çuditshme, pa fara; krejt ndryshe nga ajo që priste.

Së fundmi përdorimi i hormoneve është kthyer në një problematikë të madhe, duke bërë që qytetarët të jenë gjithnjë e më të pasigurt mbi ushqimet që konsumojnë.

Raportuesi ka edhe një pyetje: "Të jetë shalqi vallë?"

Shikoni fotot dhe vendoseni vetë...:



Foto/ SHBA, ky liqen ka bërë për spital 100 persona

Një algë toksike, që ka lulëzuar kohët e fundit, ka mbuluar 90% të liqenit Utah në SHBA dhe ajo po bëhet më e vogël në përmasa, por më e rrezikshme.

Qelizat Cyanobacteria çlirojnë nivele të larta toksike, duke e bërë ujin vdekjeprurës. Më shumë se 100 njerëz që janë larë në liqen, kanë përfunduar në spital me simptoma si; të vjella, diarre, ethe, acarim dhe skuqje të lëkurës e syve.

Madje edhe kur algat e lulëzuara nuk shfaqen në sipërfaqen e liqenit, ato mund të jenë prezent në ujë.

Toksina është në shkallën më të lartë, pas rënies së lulëzimit. Erërat ndikojnë në përhapjen e algave në liqen.

Uji në kanalin, që është edhe dalja e vetme e liqenit, është duke u testuar nga ekspertët, për të parë nëse lulëzimin është përhapur më tej.

Departamenti i Agrikulturës dhe Ushqimit në Utah, kanë këshilluar fermerët që të shmangin përdorimin e ujit për ujitje dhe të mos ia japin bagëtive për konsum.

Foto/ Maqedoni, nusja “e fortë” ja si e feston dasmën...

Punojësit e policisë në Maqedoni armën e shërbimit përveçse gjatë orarit të punës, tani e përdorin edhe kur martohen.

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka habitur banorët e Manastirit, kur punonjësja e Punëve të Brendshme në Maqedoni, ditën e dasmës së saj ka dalë me një armë automatik në duart e saj.

Ka qenë nënkryetari i të rinjve të Lidhjes opozitare Socialdemokrate të Maqedonisë, Darko Kaevski, i cili ka sqaruar se nusja e armatosur është Marija Ristovska Kaleshkovska, nga fshati Sërpci i Poshtëm i Manastirit, e cila pak kohë më parë është punësuar si sekretare e shefit të policisë së uniformuar në SPB të Manastirit.

Kjo lloj arme që shihet në fotografitë nga dasma e Marijas është pjesë e armëve të policisë dhe ushtrisë dhe asnjë qytetar nuk mund të marrë leje posedimi dhe përdorimi.

Gjithashtu sipas opozitarëve maqedonas babai i nuses, i cili mund të shihet në foto duke e ndihmuar vajzën për të gjuajtur me breshëri nga automatiku, është një nga koordinatorët kryesorë të partisë në pushtet VMRO-DPMNE dhe bashkëpunëtor shumë i afërt i liderit partiak, ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.



Largohet drejtori i “News 24”, Kasem Hysenbelli, ja kush i zë vendin...
Kasem Hysenbelli largohet nga posti i Drejtorit Administrativ të televizionit “News 24”.

Burime të Lapsi.al thonë se sot ai ka zhvilluar mbledhjen e fundit me stafin, duke i ka falenderuar për bashkëpunimin.

Aksionerët e kësaj media nuk ia kanë rinovuar mandatin Hysenbelliut dhe kane emëruar në vend të tij një person tjetër.

Zëvendësuesi i tij është Mustafa Muçi, ish-ministër në kohën e qeverisë së Ilir Metës./Lapsi.al/




Video/ Dalin pamjet, shihni si u grabit banka në Vlorë

Dalin pamjet e grabitjes së bankës së nivelit të dytë në Vlorë, ngjarje e ndodhur me 11 korrik të këtij viti. Në këtë grabitje dy persona arritën të merrnin nga sporteli i një banke të nivelit të dytë një sasi prej 33 mijë eurosh si dhe 6 milionë lekë.

Pamjet e siguruara nga Report Tv, tregojnë ambientet e jashtme dhe të brendshme të bankës së nivelit të dytë në momentet e mbërritjes së grabitësve dhe më pas të marrjes së parave prej tyre e deri në largim. Në asnjë rast asnjë prej punonjësve të sigurisë, nuk ka mundur të reagojë ndaj grabitësve, ndërsa ata në mënyrë krejt të qetë pa krijuar asnjë situatë në ambientet e bankës kanë mundur të marrin paratë dhe të largohen.

Në pamjet ekskluzive të siguruara nga Report Tv, shihet qartë momenti i parë, kur në orën 13:56 minuta 36 sekonda, një person i armatosur vjen nga krahu i djathtë i punonjësit të sigurisë. Ky i fundit qëndron me kurriz nga dera e bankës, ndërsa në momentin kur në anën e majtë të kamerës nis të shfaqet një person me maskë i armatosur roja largohet menjëherë në të djathtë të ekranit.

Banka e grabitur ndodhet në qendër të qytetit të Vlorës, pranë Sheshit të Flamurit, ndërsa personat kanë ardhur nga një rrugë që kalon nga Varrezat e Dëshmorëve në Vlorë.

Një prej personave qëndron jashtë bankës, duke neutralizuar në këtë mënyrë rojën e sigurisë, ndërsa personi tjetër është futur brenda. Në pamjet e brendshme shihet qartë tek sa një prej punonjësve të sigurisë kalon në të djathtë të ekranit, pranë një sporteli, ndërsa grabitësit i hapet rruga.

Të gjithë personat që ndodhen në bankë, menjëherë shtrihen në dysheme dhe ulin kokat, ndërsa grabitësi i drejtohet sportelit. Gjithçka ka zgjatur në rreth 59 sekonda, ndërsa grabitësi është larguar nga porta e bankës në orën 13:57 minuta e 34 sekonda.

Ajo që shihet është se rojet e bankës janë të paarmatosur, ndërsa dyert e bankës si në shumicën e tyre në vendin tonë, janë me dyer jo rrotulluese çka ndihmon grabitësit të largohen. Hetimet e policisë për këtë ngjarje vijojnë.




Erdogan i kërkon me listë Ramës “kokën” e gylenistëve të Tiranës

Gjyqtarja "50 mijë euroshe", nis hetimi pasuror për Majlinda Andrean
Prokuroria e Përgjithshme nisi edhe hetimin pasuror ndaj gjyqtares së Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea dhe bashkëshortit të saj Odhise Andrea, i kërkuar nga drejtësia për shkak të masës së arrestit.

Burime të “Top Channel” shpjeguan se në vijim të veprimeve hetimore pritet t’i dërgohet shkresë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë, si dhe hipotekave e bankave për të marrë një përgjigje mbi pasuritë e çiftit të vendosur nën hetim për korrupsion.

Prokurori i çështjes Arben Kraja nuk ka vendosur ende se kur do ta thërrasë për ta pyetur gjyqtaren e lartë Majlinda Andrea, ndaj të cilës ka një vendim sigurie pezullim nga detyra të dhënë gjatë fundjavës nga kolegët e saj.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nga ana e tij e konisderoi edhe rastin e fundit si një tregues të nivelit të korrupsionit.

“Në asnjë sekond të jetës sime si ministër dhe qytetar nuk kam menduar që në gjyqësor nuk ka korrupsion dhe ne duhet të marrim masa që të zgjidhim këtë cështje. Një rrugë kryesore është reforma, të cilën duhet ta mbyllim një orë e më parë sepse çdo zgjatje vetëm shton agoninë dhe e bën trupën gjyqësore të punojë si për ditën e fundit”,- deklaroi Manjani.

Gjyqtarja ndodhet në hetim së bashku me katër të tjerë pasi nga përgjimet rezultoi se një palë në proces ka paguar 50 mijë euro për të përfituar një vendim pronësie mbi 40 hektarë truall në Butrint./tch/


Fotografitë e para me ngjyra të shekullit të 19-të në Rusi

Imazhet e mëposhtme tregojnë qytetet ruse dhe atraksionet turistike gjatë viteve 1890, me ngjyra.

Fotografitë janë bërë nga fotografi Zurich Ag me teknikën e Photochrom, teknika e prodhimit të fotografive me ngjyra nga negativë bardh e zi.

Këto pamje janë ndër të çuditshmet e periudhës në fjalë.




Foto/ Princ Leka dhe Elia zbulojnë detajet e para të dasmës mbretërore

Së fundi, çifti mbretëror, ka postuar fotografitë e ftesave të dasmës ndërsa përgatitjet e tjera po vijojnë ditë pas dite. Të dy, Elia Zaharia dhe Princi Leka II, udhëtojnë vazhdimisht dhe ndajnë me fansat e tyre të rejat rreth datës së shënuar që do të jetë në 8 tetor.

Mirëpo, përgatitjet e para fare, janë menduar që kur martesa nuk ishte bërë ende publike. Për revistën Living, në kopertinën e së cilës çifti ka qenë pak kohë më parë, Elia ka zbuluar pak nga ëndrrat e ditës së saj të madhe…

Kur hyn në Oborrin Mbretëror, edhe gjërat në dukje private marrin peshë tjetër dhe duhen sakrifikuar. Shumë gjëra që duhet t’u gëzohesh vetëm ti, kur bëhesh pjesë e një protokolli të tillë, shndërrohen në “pronë” publike. Edhe dita e dasmës.

Mbi të gjitha ajo. Për shkak të natyrës së tërhequr, të thjeshtë e diskrete, çifti do të donte një dasmë me pak të ftuar, miq e familjarë, por protokolli ka përparësi. Nga arkivat e kemi parë sa madhështore ka qenë martesa e Ahmet Zogut me Geraldinën. Vallë a do të jetë e tillë dhe kjo e Elias me Lekën? A do të ketë një shëtitje në bulevard, rrethuar nga mijëra sy kureshtarë e brohoritje?

Nga goja e tyre s’del gjë për këto plane por e dinë që tani si do të shkojnë gjërat. “Ne vetë nuk e marrim përsipër gjithë këtë përgjegjësi”, thotë Elia. “Prandaj dasmën do t’ua besojmë njerëzve që kanë përvojë. Kjo dasmë do të jetë përfaqësim për Shqipërinë në botë, ndaj në njëfarë mënyre, ndihemi përgjegjës edhe për imazhin e vendit”.

Shumë revista të njohura, si spanjollja “Hola”, kanë kërkuar të jenë atë ditë, për të realizuar edhe një reportazh të zgjeruar mbi Shqipërinë.

Deri atëherë Oborri Mbretëror do të jetë restauruar plotësisht, Bora bukuroshe dhe Snow çapkën do të jenë rritur e bërë edhe më të bukur, pema e kajsisë do t’i ketë shtrirë degët më thellë në kopsht, kurse e vetmja gjë që me siguri nuk do të ketë ndryshuar, do të jetë aroma karakteristike e librave të vjetër në bibliotekë. Si dhe dëshira e çiftit për të sjellë në jetë një trashëgimtar…



Foto-Video+18/ Pornostarja shqiptare gjuan me automatik si një “vrasëse” e vërtetë

Pornostarja shqiptare me famë në botë njihet për paraqitjet seksi në publik.

Bëhet fjalë përpornostaren shqiptare, Alby Rides, e cila së fundi ka zbuluar një hobi të ri.

Aktorja ka zgjedhur të dal në poligon në natyrë për të gjuajtur me armë.



Foto+Video/ E njihni kush është ky VIP shqiptar? Ja sa ka ndryshuar

Ajo arriti të fitonte zemrat e shumë shqiptarëve falë humorit, sarkazmës dhe çiltërsisë së saj. Është komentuar gjerësisht në media për shkak të deklaratave dhe daljeve të ndryshme ne publik, por përsëri është treguar moskokëçarëse.

Bëhet fjalë për Gentiana Gjalpin, e njohur si Genta e “Big Brotherit”. Ajo ka preferuar të pushojë në jug të vendit këtë verë. Më saktësisht ka shkuar në Sarandë, ku ka shijuar freskinë e ujit nën shoqërinë e miqve të saj.

Bie në sy trupi i Gentës, i cili është jashtë përmasave standarde që jemi mësuar të shikojmë tek vip-at shqiptarë.

Barku i saj varet ndërsa vajza nga Babani bën lëvizje tërësisht e shkujdesur, pa u shqetësuar nëse do të duket keq përpara të tjerëve. Hap këmbët, lëkundet sa lartë poshtë dhe shijon jetën si të mundet.
Video/ Kjo vajzë akuzohet për pedofili, ja pse
Një vajzë braziliane është akuzuar për pedofili në “Facebook” pas publikimit të një video ku ajo performon kërcimin “twerk” para një fëmije.

Pamjet janë filmuar në Rio de Zhaniero e më pas janë shpërndarë online.

Mbetet e paqartë nëse ajo është mamaja e djaloshit apo jo, por në video ajo përkulet ndaj djaloshit e ndërsa qesh fillon të bëj “twerk”. Djaloshi i vogël kapet pas saj dhe përpiqet ta imitojë.

Këto pamje kanë ndarë në dy pjesë edhe audiencën, ka nga ata që e kanë parë thjesht si argëtuese, por një pjesë jo e vogël e njerëzve e kanë cilësuar si pedofili./TCh/


20/07/2016/......................................

Reforma ne drejtësi/ PDIU përshëndet heqjen e nenit për martesat gay

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka përshëndetur vendimin e Komisionit të Reformës në Drejtësi, për heqjen e nenit që do i hapte rrugen martesave mes së njëjtës gjini.

Në një reagim për medit PDIU shprehet se, “Ky vendim erdhi pas trysnisë pozitive të ushtruar nga PDIU, si partia e vetme që kundërshtoi që në krye të herës këtë nen.

PDIU është kundër diskriminimit të çdo forme, prandaj ka mbështetur fuqimisht ligjin kundër diskriminimit, ku përfshiheshin edhe diskriminimi për orientimin seksual. Mirëpo, ndalesa e diskriminimit nuk do të thotë se mund të lejojet cenimi i familjes”.

“Martesa është bashkimi mes burrit dhe gruas dhe kjo nuk ka të bëjë me diskriminimin, por me rendin natyror. Familja, si bërthama e shoqërisë, është e shenjtë dhe duhet mbrojtur.

Prandaj, ne i qendruam deri në fund kundërshtimit tonë mbi këtë ndryshim te Kushtetutës. PDIU i bën thirrje 140 deputetëve të votojnë pro reformës në drejtësi, si një çast historik për vendin dhe kombin tonë”,- mbyll dekalraten PDIU.



E mbani mend Borëbardhën? Ja si duket ajo pas 46 vjetësh...

Zeynep Degirmencioglu quhet aktorja e cila ka luajtur rolin e “Borëbardhës” në filmin me të njëjtin titull në vitin e largët 1970 dhe “Hirushen” një vit më vonë.

Filmi që i mblodhi të gjithë pas ekranit, fëmijë e të rritur, ka mbetur një prej sukseseve të pazëvendësueshme të kinemasë turke që, për vite me radhë, ka spikatur me personazhe që u rezistojë të gjitha kohëve. Por ku është sot Borëbardha e famshme?

Zeynep Degirmencioglu e lindur me 12 shtator 1954 në Stamboll. Ishte vetëm një vjeҫ kur doli për herë të parë në ekran, një fëmijë mjaft tërheqës për sytë e publikut. Filmi i saj i parë, “Papatya” e vendosi aktoren si një aktore filmi për fëmijë e mrekullueshme.

Më vonë spikati edhe me rolet e tjera në filmat “Duvaklı Göl” dhe “Fırtına”.

Në vitin 1960 ajo luajti në filmin “Ayşecik”. Personazhi i Ayşecik, e ëmbël, vajze naive u bë shumë e famshme me këtë rol. Më vonë, ajo mori pjesë edhe në filma kur ishte e rritur, derisa luajti dy rolet që njihen edhe nga publiku shqiptar – “Borëbardha dhe 7 xhuxhat” dhe “Hirushja”.

Ishte vetëm 20 vjeç kur Zeynep u tërhoq nga aktrimi dhe hyri në një fushë tjetër, biznes. Sot, në moshën 62-vjeҫare vijon të jetë një zonjë e pashme dhe e suksesshme në biznes. Ka dy vajza dhe është grua e ve.

Skandal në Pogradec/ Shpërthim i “kontrolluar”, por gurë bien mbi kokat e turistëve

E trishtë teksa shikon këto pamje. Si është e mundur që punime të tilla të bëhen në pikun e sezonit turistik, madje duke iu rrezikuar edhe jetën njerëzve. Në liqenin e Pogradecit prej disa javësh po ndodhin disa shpërthime të komanduar për zgjerimin e rrugës.

Shumë mirë që e bëjnë këtë, por jo në prani të njerëzve, ku gurët bien mbi kokat e tyre dhe pluhuri t'i kthen pushimet në një stres të paparë.

Ky denoncim vjen nga një pushues në Pogradec, i cili bën me dije se këtë muaj ka patur më shumë se 6 shpërthime brenda disa javësh, ku vetëm 30 metra larg tyre ka pushues.

"Ky eshte shperthimi i 6-7 per kete muaj Dhe ju siguroj qe ishte me i vogli pasi te tjerat i dergonin gurat deri ne mes te liqenit dhe poshte ketu plot me pushues. Kjo ndodhet ne hyrje te pg dhe jane shperthime per te zgjeruar rrugen.

Ne prani te qytetareve qe bejne plazh as 30 metra larg. I gjithe ky investim kolosal per te shembur shkembin ndodh vetem per te shpetuar bunkerin.

Shperthimi behet fiks tek bunkeri ne hyrje te qytetit 40 m larg policise se liqenit ku jane skafet e policise. Dhe ky ishte shperthimi me i vogel. Une qe ju shkruaj jam nje pushues dhe jam 30 vjeç".
Pas “Grushtit” të Erdoganit Turqia braktiset nga turistët
Duket se ekonomia e Turqisë po shkon ngadalë drejt rënimit, kjo si pasojë e mungesës së stabilitetit politik, sigurisë dhe prishjes me aleatët e dikurshëm strategjikë.

Aktualisht edhe pse oreftat që bëjnë tur-operatorët turq për të kaluar pushimet në këtë vend janë joshëse, fati duket se e ka bërë zgjedhjen e tij.

Turqisë po i ndodh i njejti fenomen si Egjiptit dhe Shaerm el Sheik-ut, braktisja totale nga turistët.

Këtë duket se ka vulosur përfundimisht edhe “Grushti i shtetit” kundër presidentit Erdogan, por dhe represioni që ky i fundit po ndjek mbi sektorë të caktuar të ekonomisë së vendit. Shtuar kësaj edhe rrezikun nga sulmet terroriste të ISIS-it, por edhe konkurencën e fortë që Turqisë po i bëjnë vendet fqinje, plazhet e dikurshme të Antalias, Budrumit, Alanias, Kemerit, Belekut etj., tani përherë e më tepër po ngjajnë me shkretëtirat.

Vetëm në javën e fundit, pas “grushtit të shtetit” 37% e prenotimeve të bëra nga turistë nga vendet e Europës, si Gjermania, Suedia, Finlanda, Polonia, Hungaria, apo ish-rrepublikat ruse, janë anuluar.

Një prej 5 destinacioneve turistike më të mëdha në botë, me mbi 30 milionë turistë në vit, Turqia, tani po vuan pasojat e mungesës së stabilitetit të saj.

Shikoni fotot:

Lajmi i mirë/ Rama konfirmon arritjen e konsensusit për reformën

Pas kreut të opozitës Lulzim Basha që foli për arritjen e konsensusit për miratimin e reformës në drejtësi, është kryeministri Rama që konfirmon këtë zhvillim të sotëm pas letrës së komisionerit të BE-së, Hahn.

Në konferencën për shtyp Rama tha se me miratimin e reformës së drejtësisë vjen përmbysja e kastës së të korruptuarve në sistemin e drejtësisë.

“Besoj është një moment lehtësimi për të gjithë shqiptarët, të cilët tanimë e kanë marrë lajmin se Partia Demokratike i është nënshtruar vullnetit të hekurt të popullit shqiptar dhe vullnetit të hekurt të partnerëve tanë strategjikë që bashkë me shqiptarët cojnë përpara një reformë historike që i hap rrugë revolucionit në sistemin e drejtësië, për përmbysjen përfundimtare të kastës së të korruptuarve dhe inkriminuarve që mban peng drejtësinë në në këtë vend. Është kënaqësi të ndaj me ju tekstin e mesazhit që unë kryetari i Kuvendit dhe kryetari i opozitës kemi marrë nga BE nëpërmjet komisionerit Hahn”,- u shpreh Rama.

Më tej kryeministri lexoi letrën e komisionerit Johanes Hahn, që iu dërgua atij vetë, kreut të Kuvendit dhe kreut të opozitës.

Foto+18/ Meshkuj, Tracy Saenz të “thyen” imagjinatën dhe jo vetëm...

Modelja meksikane Tracy Saenz ka “thyer” internetin me postimin e saj të fundit në rrjetet sociale.

Ajo ka postuar një foto në të cilën duket se e ka marrë qartë frymëzimin nga show-girli Kim Kardashin.

Merkel bisedë telefonike me Bashën: Vlerësim për marrëveshjen

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, të cilin e ka vlerësuar për lidershipin e treguar për reformën në drejtësi.

Mazhoranca dhe opozita arritën marrëveshje sot për reformën në drejtësi, duke u pranuar dy çështjet që ndanin konsensusin, të kërkuara me ngulm nga Partia Demokratike.

Pas pak “Mapo.al” do t’u sjellë bisedën e plotë Basha-Merkel.




Majlinda Bregu: Mbërritëm atje ku duhej
Pas arritjes së konsensusit për miratimin e reformës në drejtësi ka reaguar edhe deputetja demokrate, Majlinda Bregu.

Përmes një deklarate ajo shprehet se bashkë me kolegë të tjerë brenda PD-së ka vepruar drejtë sa herë ka thënë se s’duhet të ketë asnjë lëkundje për votën pro reformës në drejtësi.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   248   249   250   251   252   253   254   255   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish