Partia Demokratike në opozitë nuk ra plotësisht dakord me një propozim amerikan, duke theksuar se ndërkombëtarët duhet të kenë rol vëzhgues, por jo kompetenca kushtetuese në vend. Gjendja është sërish e nderë. Ku mund të çojë kjo situatë?
Situata mund të zhbllokohet. Flasim për pak vota që mungojnë deri më 21 korrik, kur qeveria duhet të çojë ligjin në parlament. Fjala është tani për një komision të formuar nga ekspertë nga sistemi i drejtësisë, të cilët do të zgjidhen në mënyrë të barabartë nga politika, gjashtë nga opozita, gjashtë nga mazhoranca.
Janë këta ekspertë që do të bëjnë Vetingun e gjykatësve dhe prokurorëve, por gjithashtu edhe përfaqësues ndërkombëtarë, ata nga BE, nga SHBA do të jenë pjesë e procesit, ata do ta monitorojnë atë, dhe do të kenë të drejtën të bllokojnë dosje apo kandidatura, që mendohet se nuk i plotësojnë kushtet. Ky ishte edhe propozimi, për të cilin ra dakord edhe Victoria Nuland.
Ishte ky po ashtu edhe propozim nga BE, sepse më së shumti është dëgjuar pala amerikane për këtë?
Po, edhe i BE-së. Të gjithë ishim dakord. Komisioni për gykatësit dhe prokurorët do të shikojë tre aspekte: Do të pyesë kandidatët për të justifikuar pasuritë dhe paratë në xhirollogaritë e bankave, nëse ka një diferencë mes të ardhurës dhe asaj që ata kanë në realitet. Por ashtu lidhjet politike, nëse ka të provuara lidhje politike të caktuara, po ashtu nëse ka lidhje të natyrës kriminale, si për shembull nëse janë miq apo pjesë e rrjeteve, ku ka edhe kriminelë. Besoj se kjo është shumë e rëndësishme të bëhet.
Shqetësimi i opozitës janë kompetencat kushtetuese që iu jepen ndërkombëtarëve. Shikoni ju ndonjë problem këtu?
Nuk e di pse iu referohen kompetencave kushtetuese. Sepse – kur të vijë koha e vërtetë, për vetingun flas, ai bëhet njëherë, pra ai mund të marrë, nuk e di sa kohë, pak muaj, një vit, pastaj mbaron, është “finished”.
Ju keni pas kësaj gjykatës e prokurorë që fillojnë punën, me pavarësinë e plotë, emërimin e përhershëm e të tjera. Është logjike. Juva ua jepni të gjitha garancitë, atyre që i keni verifikuar. Kjo ndodh edhe në perëndim, ju kaloni stade të ndryshme testimi të integritetit.
Duket një shpëlarje e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, por pse këmbëngul atëherë opozita që ndërkombëtarët të mos jenë vendimmarrës në proces?
Nuk e di pse opozita e thotë këtë. Unë mendoj se është plotësisht e justifikuar që të kemi ekspertë shqiptarë, por po ashtu asistencë dhe monitorim të ndërkombëtarëve.
Sepse do të jenë njerëz me eksperiencë në reformën e drejtësisë dhe përzgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve nga vende të ndryshme anëtare, nga Holanda, Franca, Italia, Gjermania, SHBA, apo Komisioni Europian.
Pra që të refuzosh ekspertizën e njerëzve që dinë si ta bëjë këtë, është për mua e pajustifikueshme.
Duhet thënë se vetë shqiptarët nuk kanë ndonjë besim të madh tek drejtësia e tyre, e shpesh dëgjon se ndërkombëtarët mund të kenë një rol pozitiv…
Kjo është kështu në shumë vende të Ballkanit. Dua të theksoj se njerëzit aty nuk kanë po ashtu besim as tek politikanët, dhe tek drejtësia. Por besimi tek drejtësia është vital, sepse pa të nuk mund të ndërtosh një demokraci të stabilizuar.
Në Shqipëri ekziston shpresa se me këtë reformë mund të marrë fund edhe kultura e pandëshkueshmërisë, e cila zuri rrënjë me skandalet që bënë bujë, por nuk u sqaruan asnjëherë deri në fund… besoni se vetingu është mekanizmi që do të sjellë ndryshimin?
Ky është një shans, një ide shumë e mirë, dhe po të shikosh tre aspektet, ku do të përqëndrohet komisioni i vetingut, duket shumë korrekte, për mendimin tim. Rezultatet mbetet të priten. Të njëjtin proces e bëri edhe Bosnja-Hercegovina. Varet shumë se si bëhet ky proces, nëse është korrekt, atëherë do të funksionojë.
Ju keni qenë vetë më parë ministre e Drejtësisë në Rumani. Cila është përvoja juaj me reformën e drejtësisë aty?
E di si ka kaluar kjo reformë në vendet post-komuniste. Kryesisht në këto vende, nuk pati një proces vetingu pas 1990-s, atëherë të njëjtët gjykatës dhe prokurorë duhet të bënin reformën, u bënë këshilla gjyqësorë të mbushur me gjykatës e prokurorë që nuk ishin kontrolluar më parë.
Kështu pushteti për të bërë reformën dhe për të pastruar sistemin e drejtësisë iu dha po atyre gjykatësve dhe prokurorëve. Por kush e pastron vetveten në këto kushte.
Dy vite para se Rumania të bëhej anëtare e BE-së, edhe Rumania duhej të bënte një reformë të drejtësisë, ndryshe nuk mund t’i bashkohej BE-së, atëherë kam qenë ministre e Drejtësisë, në vitin 2005-2006, e mund të them se në çdo pjesë të legjislacionit që kaloi, opozita socialiste votoi gjithmonë kundër, pra për një reformë që ishte në interes të anëtarësimit.
Opozita në Shqipëri ka paralajmëruar nga një votim i reformës pa praninë e saj? Çfarë mund të ndodhë?
E kam parë në Shqipëri herë pas here këtë, që opozita bllokon parlamentin. Këtë e bënë socialistët, kur demokratët ishin në pushtet, u shfaq edhe tani kur socialistët erdhën në pushtet, pastaj demokratët u rikthyen në parlament. Kjo është mungesë e pjekurisë politike, pasi problemet zgjidhen në parlament.
A mund të flasim pas refuzimit demokrat për një moment të ri krize që mund ta bllokojë reformën në drejtësi më 21 korrik?
Kjo është një pengesë, por nuk ka gjë që arrihet pa pengesa. Unë shpresoj, që në fund të ditës të fitojë mençuria, mençuria për të bërë një hap përpara, sepse ndryshe do të bllokohet çdo gjë që është bërë deri më tani. E kam thënë këtë në Shqipëri e kudo: Shikoni interesin e vendit, ky nuk është një interes partiak.
Po nëse Shqipëria arrin të votojë reformën, atëherë a hapen dyert për fillimin e negociatave të anëtarësimit me BE?
Le të themi se ka shpresa, të shohim. Shpresoj që ata ta bëjnë këtë hap, janë momente të vështira këto ditë në Shqipëri. Për reformën duhet 2/3 e votave, që mazhoranca nuk i ka, prandaj ndoshta ka edhe deputetë nga opozita që mendojnë, se pse janë në parlament, ata janë aty t’u shërbejnë shqiptarëve dhe jo një partie./DW/
85 vite burg për bandën e Julian Sinanajt, vetëm një burgim i përjetshëm
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot vendimin për bandën e tritolit që drejtohej nga killeri Julian Sinanaj.
Ky i fundit u dënua me burgim të përjetshëm, por për shkak të bashkëpunimi me drejtësinë dënimi i tij mbetet 35 vjet burg.
Në total për këtë bandë janë dhënë 85 vite burg. Më poshtë dënimet për secilin anëtar.
Genis Mëhillaj, 10 vjet burg
Marjon Mitro, 19 vite burg
Albin Merxhaj, 8 vite burg
Ilir Karçini, 5 vjet burg
Ndriçim Gjokonaj, 25 vite burg. Përfundimisht do bëjë 8 vite për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë.
Andon Mëhillaj, burgim të përjetshëm.
Nishani pret nënkampionen e Europës, Luiza Gega: Sporti ka nevojë për mbështetje
Presidenti i Republikës Bujar Nishani, priti në një takim të veçantë, atleten shqiptare Luiza Gega, e cila pak ditë më parë u shpall kampione e Europës në atletikë, garë e cila u zhvillua në Amsterdam të Holandës, së bashku me trajnerin e saj Taulant Stërmasi.
Gjatë këtij takimi të përzemërt Presidenti Nishani, e përgëzoi atleten shqiptare për rezultatet e shkëlqyera të arritura në garat ndërkombëtare, e siguroi sportisten Gega për rritjen e vëmendjes dhe mbështetjen nga institucionet shtetërore në mënyrë që sporti shqiptar të vazhdojë të përfaqësohet në mënyrë sa më dinjitoze dhe krenare anembanë botës.
I pranishëm në këtë takim ishte dhe trajneri i Luiza Gegës, Taulant Stërmasi.
Dy standardet e Dashamir Xhikës me pasurinë publike
Autoriteti Rrugor Shqiptar është vënë nën akuzë nga 300 biznese e banorë se prishi një pasuri publike për llogari të një biznesi privat, duke dëmtuar dhjetëra biznese të tjera pranë Shkëmbit të Kavajës.
Ai hoqi një mbikalim mbi autostradën Plepa – Golem, të ndërtuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe sipas një projekti të miratuar më parë nga Autoriteti Shtetërorë, për t’ia dhënë hapësirën ku ishte vendosur mbikalimi një karburanti.
Ky është një ndër rastet më flagrante të dëmtimit të pasurisë publike dhe vënies së saj në shërbim të interesave të caktuara private.
Megjithatë, autoritetet që kanë për detyrë ruajtjen e pasurisë publike dhe për të kryer hetime, në rastet kur ajo dëmtohet, nuk e kanë vënë ujin në zjarr, pavarësisht se banorët dhe bizneset e zonës janë ngritur në protesta duke kërkuar vëmendjen e tyre.
Prokuroria e Durrësit thotë se nuk ka nisur asnjë hetim për këtë rast, ndonëse ky veprim i Autoritetit Rrugor Shqiptar është marrë në dëm të një komuniteti banorësh e sipërmarrësish, që i kanë ngritur bizneset e tyre në bazë të një plani të miratuar më parë, përfshirë edhe planin e infrastrukturës rrugore të zonës.
Teksa në këtë rast Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, ka prishur një mbikalim dhe ka spostuar një rrugë për llogari të një biznesi, duke i dhënë atij akses në autostradë, në rastet të tjera të ngjashme ka qenë vetë ky Autoritet që u ka ndërprerë karburanteve daljet në rrugë të njëjta.
Janë me dhjetëra biznese të tilla përgjatë autostradës Tiranë – Durrës, të cilëve u është ndërprerë komunikimi me autostradën, për shkak se kanë qenë jashtë projektit apo për arsye të tjera.
Por ndryshe nga sa ka vepruar në ketë segment rrugor, në rastin e Shkëmbit të Kavajës, Dashamir Xhika ka vendosur jo vetëm të ndryshojë projektin, por edhe të izolojë 300 biznese e banorë, duke e futur mbikalimin e tyre në xhep./Tv Klan/
Zbardhet ekspertiza/ Aksidenti në Tiranë, Memollari i dha gaz makinës kur shtypi nënën e dy fëmijëve
20-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik të së mërkurës, ku humbi jetën nëna e dy fëmijëve, ka dhënë dëshminë e tij para oficerëve të Policisë Gjyqësore.
Andrea Memollari, i cili u prangos pak orë pasi aksidentoi për vdekje Dhurata Pritin, ka deklaruar se nuk e mbante mend se si kishte ndodhur saktësisht aksidenti, por kujtonte se mbas goditjes së parë e kishte zënë paniku dhe i ka dhënë gaz makinës nga frika, pasi ishte trembur.
Ai ka shtuar se nuk e mendonte se do t’i kalonte përsipër nënës së dy fëmijëve dhe se u largua nga vendgjarja pasi ishte në gjendje paniku.
Sipas ekspertizës paraprake auto-teknike të kryer në vendngjarje rezulton se, shpejtësia e makinës ka qenë 35 km/orë, semafori ka qenë portokalli dhe pas goditjes së parë, sipas ekspertëve, Memollari nuk ka bërë asgjë për të minimizuar pasojat, madje ka shtuar shpejtësinë, çka ka qenë fatale për jetën e 45-vjeçares, raporton “TV Klan”.
Nga ana tjetër, ekspertët sqarojnë se Dhurata Prifti nuk ka qenë duke kaluar te vizat e bardha. Por përgjegjësia, sipas tyre, i takon 20 – vjeçarit për mosdhënie prioriteti këmbësorit.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore rezulton se Dhurata Prifti ka marrë plagë të tilla që kanë shkaktuar shokun e rëndë traumatiko-hemoragjik. Sipas mjekëve, tek viktima janë konstatuar dëmtime të rënda të indit trunor, dëmtime në pjesën e gjoksit dhe në gjymtyrët e sipërme.
Andrea Memollari akuzohet nga Prokuroria për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke shkaktuar vdekjen e një personi”, e cila dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.
Andrea Memollari ka shkelur edhe herë të tjera rregullat e qarkullimit rrugor. Në vitin 2015, ai u dënua nga gjyqtari Martin Deda me 40 orë pune, në interes publik për korrupsion aktiv, pasi tentoi t’i jepte para policëve rrugorë, që e kishin ndaluar për tejkalim të shpejtësisë.
I njëjti gjyqtar, në një rast të ngjashëm, për të njëjtën vepër penale, korrupsion aktiv ndaj punonjësit të policisë rrugore, ka dhënë dënim me burg 8 muaj.
“Jevgu i Beratit”/ Lëvizja Rinore Egjyptiane&Rome gati të padisë deputetin Kosta
Në letrën e tij publike ku shpalli edhe largimin nga Partia Socialiste, deputeti Vladimir Kosta përmendte edhe një fakt gjatë zgjedhjeve të vitit 2009.
“Kam investuar mund, djersë dhe para për Partinë Socialiste, Berat, Poliçan në 2009, Për një kërkesë tënden i pagova 110 mijë euro televizionit të atij jevgut të Beratit”,- shkruante Kosta.
Por pas kesaj deklarate ka reaguar sot Lëvizja Rinore Egjyptiane & Rome.
Përmes një deklarata ata i kërkojnë Kostës të kërkojë ndjesë, në të kundërt do të ndjekin rrugën ligjore. Më poshtë reagimi.
“Pse gjithmone politikanet tane shfryhen duke ofenduar nje komunitet, qe per cudi gjithnje eshte po i njejti komunitet “jevgjit”. Me cfare profesionalizmi dhe mediat online vazhdojne dhe bejne te njejtin gabim, prodhojne lajmin me sharjen qe ai palaco deputet i ben nje grupi shoqeror.
Si mundet ky servil “llapist” i dikurshem i shefit te tij gjen kurajon dhe ofendon njerez, te cilet jane mesuar te jetojne pa lepire shefat per te mbijetuar?
Si mundet ky “Perfaqesues” qe merr rrogen nga taksat e ketyre njerezve qe dinjitetin e vleresojne me shume se ai guxon dhe i ofendon??? Z. Kosta kerko ndjese publike ashtu sic beri dhe z Blushi, ne rast te kundert do ndjekim rrugen ligjore”.
Sherri për kamarrieren, irakeni ekzekuton një shqiptar në Athinë
Një shtetas shqiptar është ekzekutuar mbrëmë në qendër të Athinës prnaë sheshit “Omonia”.
Sherri ka nisur për shkak të ngacmimit të kamarrieres. Viktima është një 47-vjeçar, i dentiteti i të cilit nuk bëhet me dije ende. Ai është pronari i një kafeneje.
Pasi kamarrierja iu ankua se një klient emigrant nga Iraku e ngacmonte, shqiptari ka ndërhyrë bashkë me të dashurin e kamarrieres, një shtetas nga Kazakistani, duke e larguar irakenin.
Më vonë emigranti nga Iraku u kthye me një pistoletë në dorë dhe qëlloi për vdekje shqiptarin.
Nga ngjarja mbeten të plagosur në këmbë edhe dy persona të tjerë.
Gjykata Kushtetuese shfuqizon taksat afrofe për profesionistët
Pas ankesës së Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Gjykata Kushtetuese rrëzoi edhe një herë masat fiskale të qeverisë duke shfuqizuar një vendim qeverie që përcaktonte paga referencë për efekt tatimi mbi fitimin dhe të sigurimeve shoqërore për profesionet e lira si avokatë, dentistë etj.
Nga Gjergj Erebara
Qeveria shqiptare doli sërish sot e pafat nga Gjykata Kushtetuese, e cila vendosi shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr.37, datë 21.01.2016 “Për përcaktimin e pagës mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe të sigurimit shëndetësor për personat e regjistruar si të vetëpunësuar, të cilët kryejnë veprimtari ekonomike profesionale dhe punonjësit e papaguar që punojnë e bashkëjetojnë me të”.
Vendimi, i cili u prit me protesta më herët këtë vit nga disa grupime profesionistësh, autorizonte Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve të zbatonte paga referencë për llogaritjen e detyrimeve për sigurime shoqërore apo shëndetësore si dhe tatim mbi të ardhurat personale në përpjekje për të luftuar me masa afrofe evazionin fiskal të perceptuar nga individë të ndryshëm të profesionistëve të lirë, të cilët aludohen se deklarojnë të ardhura mujore minimale duke kryer evazion fiskal.
Sipas vendimit 37 pagat referencë varionin nga 50 mijë në 88 mijë lekë në varësi të profesionit dhe qytetit ku ushtrohet profesioni. Një avokat në Tiranë detyrohej të paguante sigurime shoqërore dhe tatim mbi të ardhurat personale për pagën referencë të 73,800 lekëve ndërsa për avokatët e qyteteve të varfra, paga referencë ulej në afro 65 mijë lekë. Paga më e lartë referencë qe caktuar për programuesit e kompjuterëve, të cilët duhej të paguanin taksa për 89 mijë lekë pagë.
Qeveria pretendoi gjatë kohës që debateve mbi këtë masë se pagat referencë të përcaktuara janë pranë realitetit të të ardhurave të profesionistëve, ndërsa avokatët dhe farmacistët protestuan duke argumentuar se masa të tilla janë të paligjshme.
Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e pretendimeve të qeverisë dhe urdhëroi pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të vendimit në fjalë, i cili është një nga shumë masat e ndërmarra nga qeveria për të rritur të ardhurat buxhetore.
Arsyetimi i vendimit të gjykatës nuk është bërë ende publik.
Kjo është e disata herë që Gjykata Kushtetuese aktuale rrëzon masat e ndëmarra nga qeveria gjatë viteve të fundit si antikushtetuese. Në dhjetor 2015, Gjykata Kushtetuese pezulloi dhe më pas rrëzoi një paketë masash të cilat parashikonin gjoba drastike tatimore në dëm të biznesit për shkelje fare të vogla. Sipas gjykatës, masat ndëshkuese të shtetit duhet të ruajnë parimin e proporcionalitetit me dëmin e shkaktuar nga shkelja e taksapaguesit.
Qeveria aktuale nisi një fushatë të ashpërsimit të ndëshkimeve administrative dhe penale me argumentin se situata kishte dalë jashtë kontrollit në shumë drejtime dhe se masat ekstreme duhej të ndërmerreshin për të “bërë shtet”. Qeveria u kritikua vazhdimisht për shkelje të të drejtave të njeriut dhe përdorim eksesiv dhe të panevojshëm të dhunës ndaj qytetarëve.
Ja ku mund të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore
Do të duhen shumë ditë për të studiuar pesëqind faqet e vendimit që u depozituan dje nga gjykatësit në Hagë, por thelbi është vetëm një: pretendimet historike të Kinës në Detin e Kinës jugore nuk kanë asnjë bazë ligjore.
Çështja është ajo për të cilën flitet që prej vitit 2013, kur Manila vendosi që ta shpjerë këtë problem në Gjykatën e Hagës, pas incidenteve të shumtë të provokuar nga Pekini, në tentativën për të ndryshuar status quo-në e zonës.
Ekspansionizmi kines, me patrullime ushtarake dhe ndërtimi i ishujve artificialë në ujëra të kontstuara, ka si objektiv pranimin ndërkombëtar të Vijës me nëntë pika, ose Detin e Kinës jugore, ashtu si paraqitet në hartat e lashta kineze: 90% në pronësi të Pekinit, transmeton “bota.al”.
Sipas shumë vëzhguesve, vendimi i djeshëm që u jep të drejtë Filipineve, por mbi të gjitha dënon vendosmërinë e kinezëve – dhe që është i zbatueshëm edhe në zona të tjera të pretenduara nga Pekini – rrezikon të jetë shumë i rëndësishëm në rritjen e Kinës, si fuqi hegjemone e zonës.
Sepse nuk ka të bëjë vetëm me një qoshe të largët të planetit, dhe nuk ka të bëjë vetëm me territorialitetin e një grupi ishujsh, por ndikon në ekuilibrin e fuqive që përballen në Azi.
Eshtë i bindur për këtë Robert D. Kaplan, shkrimtar me famë ndërkombëtare dhe studiues në Qendrën për Sigurinë e Re Amerikane në Uashington. Kaplan është autor i disa librave mbi politikën ndërkombëtare; në vitin 2012 shkroi të famshmin “Hakmarrja e Gjeografisë” dhe dy vjet më vonë botoi “Kazani i Azisë”, mbi konfliktet detare në juglindjen aziatike, dhe agresivitetin kineznë zonë.
Në një intervistë për Il Foglio, Kaplan thotë se “duke parë mënyrën se si globalizimi po forcon gjeopolitikën, bota është sot më e ndërlidhur se kurrë”. Prandaj, shpjegon Kaplan, ajo që Pekini do tëvendosë të bëjë në muajt e ardhshëm, do të ketë pasoja mbi ekuilibrat botërore: “Mënyra se si Shtetet e Bashkuara do të reagojnë ndaj qasjes Kineze në Detin e Kinës jugore do të ndikojë shumë mbi rolin e tyre si fuqi e madhe, edhe në Europë dhe Rusi”.
Pikërisht Krimea, e përdorur shpesh si shembull për të shpjeguar standartet e dyfishta të sjelljes së Uashingtonit kundrejt Moskës dhe Pekinit. Por gjithë ajo që po ndodh në Paqësor – “Kazani” që zien, sipas metaforës së përzgjedhur nga Kaplan – a rrezikon të shndërrohet në një luftë? “Si Amerika, ashtu edhe Kina, duan padyshim që ta shmangin konfliktin”, thotë Kaplan, “por historia është e mbushur me incidente që kanë shkaktuar një konflikt të armatosur”.
Problemi tani është që të shihet se cilat do të jenë lëvizjet e ardhshme të Kinës, nëse do të vendosë të reagojë ushtarakisht, apo jo. Kryeministri i Pekinit, Li Keqiang, ka thënë dje se Gjykata “e ka shpënë mosmarrëveshjen në një terren të rrezikshëm, duke përkeqësuar tensionet”.
Për Kaplanin, ndërkohë, prania amerikane në Paqësor nuk është aspak në diskutim. “E ashtuquajtura kthesë drejt Azisë është e përhershme. Por si fuqi e madhe, Amerika ka kapacitetin që të marrë përsipër përgjegjësitë e saj, edhe në Europë”./www.bota.al/
Drama e vajzës me këmbën, vaginën e vithet tre herë më të mëdha se normalja
Këmba e saj është thuajse tre herë më e madhe se çdo përmase tjetër e trupit dhe vijon të rritet për shkak të një sëmundje të rrallë. 25-vjeçarja Arianna Faro vuan nga një sëmundje e cila bën që disa pjesë të trupit të saj (viç është këmba, njëra vithje si dhe në pjesë e vaginës) rriten në mënyrë të çrregullt, duke e privuar vajzën nga një jetesë normale.
Vajza nga Massachusetts është prekur nga sindroma Klippel-Trenaunay, një sëmundje e cila prek zhvillimin e enëve të gjakut, indet e buta dhe kockën.
Pavarësisht dhimbjeve dhe kushtëzimeve të shumta, Arianna, e cila është studente në degën e psikologjisë, nuk i ka humbur shpresat dhe optimizmin. Ajo vijon të bëjë një jetë tepër entuziaste, si të gjitha moshataret e saj.
Arianna ka vendosur të tregojë për veten dhe për sëmundjen që ajo ka në rrjetet sociale, ku brenda shumë pak kohësh ka arritur të ketë një numër të konsiderueshëm ndjekësish.
“E di shumë mirë që disa njerëzve iu duket e tmerrshme, por kështu është kjo sëmundje dhe mua nuk ka përse të më vijë turp. Do të vijoj të publikoj fotot dhe të flas për këtë sëmundje”, - thotë vajza.
25-vjeçarja ka një jetë shumë të vështirë sa i takon realizimit të punëve të përditshme. Ajo mezi arrin të lëvizë e nuk ka pasur ndonjëherë jetë seksuale.
Arianna nuk e ka gjetur ende shpirtin binjak, ndërsa ëndërron të gjejë princin e kaltër si çdo vajzë e moshës së saj.
Foto/ Për sa orë e pushton Maqedonia Shqipërinë me këto tanke?
Kur dihet që Shqipëria ka ushtrinë më të vogël dhe më të keqpajisur në gjithë aleancën e NATO-s, fqinjët tanë kanë hyrë në një garë të ethshme armatimi... Nuk po flasim për Greqinë, Serbinë apo Italinë që kemi përballë, por për shtete të vogla si Maqedonia apo dhe shteti vlla Kosova.
Këto dy të mfundit vetëm pak ditë më parë i kanë treguar “dhëmbët” njëri-tjetrit në kufirin midis dy vendeve në një stërvitje të përbashkët ushtarake, ku pa dashur Maqedonia ka ekspozuar një arsenal goxha të madh armatimi dhe pajisjesh luftarake, të cilat Shqipëria duhet t’i ketë zili por ndodhta edhe frikë.
Në një kohë që ushtria jonë është e përbërë vetëm nga disa batalione speciale, pak helikopterë transporti dhe fuoristrada e kamionë transporti, fqinji ynë Lindor ka një ushtri të përbërë me një arsenal të gjerë e të rëndë armatimi, ku ndonse spikat ai lindor sërish nuk mungojnë edhe mjetet perëndimore luftarake.
Kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, 10 ditë ushtruan bashkë me ushtarë të 13 shteteve të botës.
Ushtrimi fushor “Kampi veror 2016”, transmeton kp, ka përfunduar sot. Ushtarët e shteteve pjesëmarrëse demonstruan aftësitë e tyre për atë se çka ushtruan për dhjetë ditë.
Drejtori i drejtorisë për Operacione dhe Trajnime në FSK Zymer Halimi tha se ky aktivitet, i cili që nga viti 2010 është bërë tradicional është shumë i rëndësishëm pasi që kadetëve të FSK-së u jepet mundësia që të këmbejnë eksperienca me njerëz të 13 shteteve tjera.
Po ashtu Halimi tha se, kadetët e FSK-së mund të marrin por edhe të japin mësime ndërmjet pjesëmarrësve në kamp.
Ushtrimi fushor “Kampi veror 2016” është organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Maqedonisë.
Ushtrimi fushor “Kampi veror 2016” në Krivollak mblodhi 290 pjesëmarrës nga 13 shtete.
15/07/2016/................................
“Shpërthen” Lu: Liderët shqiptarë na lodhën. Ja propozimi i fundit
“Të gjithë jemi të acaruar dhe të lodhur me udhëheqësit e Shqipërisë”. Me këto fjalë ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu ka kritikuar klasën politike shqiptare në lidhje me reformën në drejtësi, por ka dhënë edhe një propozim të fundit për zgjidhjen e ngërçit.
Në një deklaratë për shtyp nga selia diplomatike amerikane, Lu ka shigjetuar si pozitën ashtu dhe opozitën.
“Basha ka thyer zotimin e tij ndaj Victoria Nuland. Ndërsa Rama deklaroi se i ka dhënë fund negociatave dhe se do të miratonte çdo propozim të tyre të pranueshëm nga SHBA dhe BE. Unë e refuzoj edhe këtë”,- ka thënë Lu.
Duke nënvizuar se përgjegjësia për Shqipërinë qëndron mbi udhëheqësit saj, ambasadori ka sfiduar Bashën dhe Ramën për mbajtjen e një takimi të dytë.
“E sfidoj kryeministrin dhe kreun e opozitës që të takohen ballë përballë të hënën dhe të premtojnë publikisht se nuk do të largohen nga salla e takimit derisa të arrijnë një zgjidhje.
Të shohim kush është vërtetë në favor të një kompromisi. Ata ose do të mund të gjejnë një zgjidhje të mbështetur si nga qeveria dhe nga opozita, ose mund të mbyllen në atë sallë përjetë”,- ka thënë Lu.
Ai ka theksuar se, “ata që kanë frikë nga reforma janë krerët e krimit të organizuar, gjyqtarët e korruptuar dhe politikanët kriminelë”. “Të gjithë këta kanë frikë nga reforma dhe të gjithë po e luftojnë. Ata po mbajnë një qëndresë ndaj popullit të Shqipërisë që e kërkon këtë reformë”,- ka thënë Lu.
Edhe pse ka nënvizuar se ka ende kohë për kompromis, ambasadori ka përsëritur qëndrimin se, “reforma duhet të miratohet” edhe nëse Basha dhe Rama nuk gjejnë një marrëveshje.
“Reforma do të miratohet, çështja është nëse liderët politikë do të mbahen mend për suksesin, apo do të fajësohen për dështimin e saj”,- ka shtuar Lu./TCh/
Foto/ Monstra e Nisës, profili i një bajge që vriste “për Allah”
Mohamed Lahouaiej Bouhlel ishte tipiku i njw plere pseudo-mysliman qw pinte alkool, merrte droge, hante mish derri, rrihte gruan, nuk shkonte në xhami, nuk lexonte Kur-anin... por vriste në “emër të Allah-ut”.
31-vjeçari banor i Nisës në Francë, por me origjinë nga Tunizia, që nga data 27 janar ishte në liri me kusht, e njësoj ishte edhe mbrëmjen e djeshme, 14 korrik 2016, ku shkaktoi masakrën me 84 persona të vdekur në “Promenade des Anglais”.
Kush ishte Mohamed, “depresiv dhe i paqëndrueshëm”...
31-vjeçari tunizian me origjinë nga Msaken, një qytet pak kilometra nga Susa, ku ishte kthyer 4 vite më parë, me një licencë drejtimi për kamion që e kishte marrë pak kohë para atentatit pikërisht në Nisë.
Ky është profili i njeriut Mohamed Lahouaiej Bouhlel i cili duke drejtuar një kamion “TIR”, shkaktoi një tragjedi në pedonalen e qytetit bregdetar francez. Policia e ka identifikuar atë falë shenjave të gishtërinjve.
Ai ishte i martuar dhe me 3 fëmijë, vajza, por ishte i divorcuar nga gruaja e tij, prej së cilës ishte ndarë në vitin 2012 dhe kishte probleme të mëdha me paratë. Por jo vetëm.
Siç bën të ditur televizioni francez “BFMTV”, që kur kishte nisur procedurat e divorcit, Mohamed ishte shumë “depresiv dhe i paqëndrueshëm”.
Fqinjët e kanë përshkruar atë si një njeri pak besimtar që nuk i ndiqte ritet fetare dhe sipas tyre, “ai nuk e kishte mbajtur të gjithë Ramazanin”.
Video/ Nisë, flet Alma, vajza shqiptare e videos: Ja çfarë tha terroristi
Tronditja në zërin e saj është e thellë. Gati asfiksuese. Aq sa emocionet e mbysin herë pas here telefonatën me Nicën e largët. Aty ku shqiptarja Alma Rama por edhe shumë të tjerë që kishin dalë të shikonin fishekzjarrët e Ditës Kombëtare të Francës, përjetuan një nga masakrat më të përbindshme njerëzore.
Atë që s’do ta priste askush: një kamion frigoferik që ecën për gati 2 km përgjatë lungomares dhe lë me vetëdije 87 të vdekur dhe shumë të tjerë që janë ende në luftë me vdekjen. Atë moment që Alma do ta sillte nëpërmjet një video tronditëse, që shpejt u bë virale në rrjetet sociale.
Ku vajza vetëm pak sekonda pas konsumimit të tragjedisë, kërkonte me dëshpërim motrat dhe nënën e saj. Por që sidoqoftë nuk e ka penguar të rifillojë sot jetën aty ku e la.
Të hapë dyqanin ku punon si edhe të flasë ekskluzivisht për Opinion.al për atë çka ngjau mbrëmë në lungomaren e Nicës….
Do'stlaringiz bilan baham: |