Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet258/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   254   255   256   257   258   259   260   261   ...   352

Nga John McCallum/Reuters

Instituti i Biokimisë dhe i Gjenetikës, me seli në Schafhausen të Zvicrës, ka publikuar rezultatet e hulumtimit më të ri gjenetik të liderëve botërorë, sipas të cilave del se presidenti historik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Washington, ka qenë me prejardhje shqiptare.

Instituti, që në kuadër të hulumtimit të gjerë ka analizuar mostrat gjenetike të ish-presidentit amerikan që e udhëhoqi vendin në luftën çlirimtare kundër Mbretërisë Britanike, konkludon se Washingtoni ishte 50 për qind shqiptar, që nënkupton se njëri prind i tij ishte 100 për qind shqiptar.

Derisa Instituti nga Bazeli nuk hyn në detaje në lidhje me këtë zbulim epokal, ekspertë të fushave të tjera janë ngutur që të konfirmonin këtë pohim, duke u thirrur edhe në dëshmi e tjera, gjeneologjike e linguistike.


George Washington ka qenë lideri kryesor politik e ushtarak i SHBA-së në vitet 1775-1799 i cili e udhëhoqi vendin drejt fitores në luftën çlirimtare kundër Britanisë së Madhe, ishte në krye të vendit në kohën e shkrimit të Kushtetutës, dhe zhvilloi praktikat presidenciale të qeverisjes që edhe sot janë gurë themelet e punës në Shtëpinë e Bardhë.

Në SHBA ai konsiderohet si “Babai i Kombit”.



E ëma shqiptare

Sipas linguistit Albert Myko, nga Instituti i Linguistikës pranë Universitetit Berkley të Californisë, SHBA, ekzistojnë dëshmi të tjera që tregojnë se e ëma e George Washingtonit ishte shqiptare.

“George Washingtoni ishte i biri i Augustin Washingtonit dhe Mary Ball Washingtonit. Mary në fakt ishte Marije Bala, prindërit e së cilës ishin nga rrethi i Pejës, në Kosovën e sotme. Marija ka lindur në Lively të Virgjinisë, në SHBA, në vitin 1708, por prindërit e saj kanë ardhur aty më 1706, pas një udhëtimi të gjatë me anije që nisi nga Raguza, Dubrovniku i sotëm, dhe i çoi ata përmes Britanisë deri në Tokën e Premtuar, Amerikën. Historia e udhëtimit të gjyshërve të Washingtonit nga Kosova në Amerikë është e përshkruar në librin biografik ‘Mary Ball Washington’ të autores Virginia Carmichael, i botuar më 1850. Aty, madje, thuhet se Balajt kishin ardhur nga një fshat i quajtur Sinic, që mund të jetë ngatërrim i emrit të fshatit Isniq, në Komunën e Deçanit:, thotë Myko, i cili tregon se kjo histori deri vonë është mbajtur e fshehur në sirtarët e Shtëpisë së Bardhë, dhe se përmendja e prejardhjes shqiptare të Washingtonit është hequr nga lista e temave të ndaluara nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë i SHBA-së vetëm para pak kohe.
Në lidhje me këtë, zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë kanë pranuar të thonë vetëm se “nuk ishte e rastit që zëvendëspresidenti Biden e ka përmendur presidentin Washington në relacion me kryeministrin e Kosovës”.

Amaneti i Washingtonit

Sidoqoftë, zbulimi i fundit, mbase hedh dritë edhe në disa aspekte të tjera të përfshirjes amerikane në Kosovë dhe të mbështetjes për shqiptarë në përgjithësi.

Autori i mirënjohur amerikan, Carl Woodward, që ka shkruar dhjetëra libra dokumentarë për presidentët amerikanë dhe historitë nga Shtëpia e Bardhë, thotë se gjatë hulumtimit të arkivave për librin e tij rreth presidencës Clinton, botuar më 2004 me titullin “Shtëpia Clinton”, ka gjetur një letër-proklamatë të vetë George Washingtonit, në lidhje me shqiptarët.

“Më kujtohet, kur e mora letrën për t’ia treguar Bill Clintonit në njërën nga intervistat e shumta për libër, dhe i thash, ‘shih, Bill, çka kam zbuluar nga arkivat e Washingtonit’, ai, me të parë letrën, më tha: ‘E kam parë Carl, e kam parë. Mos ta kisha parë, një Zot e di nëse do të kishim intervenuar në Kosovë”, tregon Woodward, i njohur si gazetar, reporter e autor që ka fituar deri tani katër çmime “Pulitzer”.

Ai thotë të mos e ketë përfshirë letrën e Washingtonit në librin për Clintonin, sepse tani përgatit librin e posaçëm për Washingtonin dhe prejardhjen e tij shqiptare.
Woodward thotë se mendohet nëse do ta titullojë librin “George Washington: Shqiptari i parë në Shtëpinë e Bardhë”, apo ndoshta “Shqiptari nga Kosova që krijoi shtetin e Amerikës”.

“Në një farë mënyre, angazhimi i SHBA-së në favor të shqiptarëve është një borxh që Amerika tani ia kthen popullit që lindi themeluesin e vetë Amerikës. Shihni, nga hulumtimet e mia del qartë se edhe presidenti Woodrow Wilson e kishte lexuar këtë letër në kohën kur duhej vendosur për krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë”, thotë Woodward, dhe shton se njëlloj, presidenti Nixon ishte njeriu kyç që ka kontribuuar në arritjen e autonomisë së Kosovës, me Kushtetutën e vitit 1974.

“Nixon dhe Tito kishin një takim, diku në vitin 1970, në të cilin presidenti amerikan zotoi një ndihmë të pakthyeshme prej 5 miliardë dollarësh për Jugosllavinë, nga 500 milionë në vit deri më 1980, në shkëmbim për dhënien e autonomisë së plotë për Kosovën. Titoja u dakordua, dhe gjithçka nisi aty – krijimi i Universitetit të Prishtinës, amendamentet kushtetuese të vitit 1971, Kushtetuta e vitit 1974, e kështu me radhë”,- tregon Woodward.

“Madje, një vazhdim i ndihmës ka qenë i paraparë në një diskutim mes Titos dhe presidentit tjetër amerikan, Jimmy Carter, për vitet 1980-1990, për marrjen e të cilit Titoja ishte i pajtimit që Kosovës t’i jepte statusin e republikës. Por, Titoja vdiq, serbët lëvizën kundër autonomisë, amerikanët ndërprenë ndihmën… të tjerat i dini”,- tha ai.

Sidoqoftë, Woodward beson se të gjithë presidentët amerikanë e kanë lexuar letrën e Washingtonit dhe kanë qenë të obliguar nga ajo që t’u ndihmojnë shqiptarëve, në mënyra të ndryshme dhe në faza të ndryshme të historisë.

Autori amerikan nuk dëshiron ta zbulojë përmbajtjen e letrës, duke thënë se “duhet të prisni daljen e librit tim”, por thotë se ato që i ka lënë të shkruara Washingtoni do të qartësojnë shumëçka në lidhje me raportet e SHBA-së me shqiptarët.



Castro anglez, Lenini çeçen, De Gaulli arab

Hulumtimi i Institutit të Gjenetikës nga Schafhauseni i Zvicrës ka nxjerrë edhe disa rezultate tejet interesante për prejardhjen gjenetike të disa prej liderëve historikë botërorë.

Sipas hulumtimit, Fidel Castro ka prejardhje angleze, Vladimir Lenini kishte qenë çeçen, ndërsa presidenti francez Charles de Gaulle që u tërhoq nga Algjeria kishte qenë, në fakt, me prejardhje arabe.
Turqia i do “kokën në tepsi”, shpërthen Berati: Erdoganin s’e dua!
Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala ka reaguar për herë të parë pas lajmit se Ambasada e Turqisë në Kosovë u ka kërkuar autoriteteve që ta arrestojnë për shkak të një statusi satirik në Facebook kundër Presidentit Erdogan.

Siç edhe shkruan në reagimin e tij, Buzhala ka mbetur i shtangur nga kjo kërkesë e Qeverisë turke dhe shtron pyetjen se çfarë ndodh në Turqi me gazetarët e tjerë, referuar nga një rast kaq sporadik me një gazetar në Kosovë. Ai thekson edhe njëherë se është kundër Presidentit Erdogan për mënyrën si po qeveris vendin.



Reagimi në Facebook i gazetarit nga Kosova Berat Buzhala:

Vemendje ju lutem prej te gjitheve:

– Une as ne ditet e kaluara, e as sot, nuk kam ba kurrfare akti heroik, qe me meritu gjithe kete mbeshtetje. Nuk deshiroj me zhvate kurrfare simpatie, e as llajka, prej kesaj situate absurde, te shkaktuar jo prej meje por prej Ambasades turke, respektivisht Qeverise turke.

Natyra e statuseve te mia, sic tashme e dini te gjithe, eshte e tille. Ka sarkazem. Ka ironi. Ka cinizem. Ose une mundohem me notu ne keta ujera. Here me, e here pa sukses.

Nuk e kisha besu kurre qe nje qeveri e huaj, permes nje ambasade te saj, leshohet ne keso avanturash diplomatike. Gjithe ky reagim publik i juaji m’nxuni krejtesisht te papergatitur, sic m’nxuni te papergatitun edhe i ashtuquajturi démarsh. Ma hanger maca gjuhen. Nuk dita as cka me shkru. Fillova me mendu per gazetaret ne Turqi. Nese nje qeveri e huaj tregon keso zelli per me i qeru hesapet me nje gazetar vec per nje status ironik ne Facebook, atehere cka ndodh me koleget tane qe trajtojne tema serioze te gazetarise?

Refuzimin e juaj per me e pranu si te mireqene, si normal, kercenimin e ambasadores turke une mundem me e lexu vec si nje gatishmeri tuajen per me e mbrojte sovranitetin e shtetit te Kosoves, e edhe qytetaret e saj. Kjo eshte nje gje fantastike. Qe 100 vjet ne vendin tone kane vdeke njerez, jane ba luftera, ekzode biblike, per me e pase nje cope shtet tonin, ani pse i lodhte per momentin. E tash nuk mundet nje ambasadore, me nje demarsh, me e rrenu cdo sakrifice tonen, e cfare eshte edhe me e keqe, ajo ndoshta as nuk eshte e vetedijshme per veprimin e saj.

Pa deshte me tingellu patetik, ama momente te ketilla te mbushin me shprese se shume ma shume “jena ne anen e krijimit te nje shteti sekular, te pavarur, demokratik, te Kosoves” se sa ne anen e “e nje vilajteti”.

Perndryshe Erdoganin nuk e du, sic tashme dihet. Per popullin turk e kam nje simpati te madhe, e posacerisht per koleget gazetare te atij shteti, qe tash jane nje komunitet seriozisht i rrezikuar nga dhuna shteterore.

Krejt ne fund: Eshte e pamundur me shkru me krejt juve, e me ju falenderu per mbeshtetjen.

p.s.


I bej thirrje Presidentit Erdogan qe sa me shpejt ta liroje gjeneralin shqiptar te arrestuar per organizimin e puçit :P.

27/07/2016/.........................................................

Berisha: Rama ka pagjumësi dhe klithma të pakontrolluara...

Ish-kryministri Berisha ka reaguar ashpër ndaj kreut të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj dhe kryeministrit Rama, lidhur me pritjen që është parashikuar të mbahet në Pallatin Presidencial pas miratimit të reformës në drejtësi.

Sipas Berishës, Rama këkon të festojë suksesin imagjinar, ndërsa thotë se kryeministri ka pagjumësi dhe klithma të pakontrolluara gjatë natës.

Më poshtë reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

“Fatmir droga me urdher te Edvin Shullazit pritje ne Pallatin Presidencial per te festuar suksesin imagjinar, deshtimin per te kapur drejtesine!

Te dashur miq, Edvin Shullazi po perjeton nje tronditje te thelle psiqike pas konsensuit lens non volens qe u imponoi PD me 22 korrik ne votimin e reformes ne drejtesi sipas rekomandimeve te Venecias. Rama thuhet se eshte konsultuar, edhe pas mesnate, nga neuropsiqiatri i tij dhe psikoanalistja e ekipit.

Ai ka pagjumesi por me e keqja ka klithma te pakontrolluar gjate nates. Ai nuk u qetesua aspak as me shpalljen e dites se hene pushim per te bindur te tjeret se ai nuk e votoi me detyrim reformen e drejtesise.

Mediat ja menderosen apo kripen festen sepse padrejtesisht ja lidhen me nje sebep familjar! Por Rama, per te qetesuar shpirtin se atij konsensusin nuk ja imponoi kryetari i PD Lulzim Basha duke ja shnderruar vijat e kuqe ne kepuce te kuqe, urdheron Xhafen e droges te organizoje festen qe i deshtoi me diten e pushimit per te shtruar nje banket te madh ne pallatin presidencial.

Thuhet se po deshtoi edhe me kete pritje per te bindur shqiptaret, Rama do shtroje nje banket ne Sheshin e Flamurit duke therur 50 viça, 40 cjapa, 70 desh, 180 qingja si perpjekja e fundi per te kaluar traumen e rende psiqike te 22 korrikut 2016!”


Foto/ Enca e fiksuar pas gjoksin të saj, del pa rexhipeta

Vetëm pak ditë më parë qarkulloi në rrjet një video, ku ajo shfaqej e djersitur gjatë performancës së saj, por duket se Enca Haxhia e ka gjetur një zgjidhje, që një “incident” i tilla të mos përsëritet më.

Ajo ka gjithnjë “diçka” për të ekspozuar. Ajo është përfolur shpesh për përdorimin e Photoshop-it, por duket se Enca nuk di të ndalet.

Këtë herë ajo ka publikuar një foto, ku ka veshur nja kanatjere shumë të hapur, e cila ekspozon gjoksin e këngëtares, së konsideruar tashmë si mbretëresha shqiptare e Instagramit.

Enca duket se ka vendosur që në koncertin e radhës të shfaqet mjaft provokuese, saqë ka vendosur të mos veshë as sutjena fare.

Foto+16/ Modelja superseksi që e quan veten “k*rvë e keqe!”...

Së shpejti ajo do të bëhet pjesë e “Big Brother” në Britani. Por mediat thonë se Chloe Mafia ka një profil të saj në një faqe porno. Modelja madje kërkon një “babush” për t’i paguar shpenzimet.

Chloe Mafia ka bërë mbi 1 milion sterlina duke u zhveshur përpara kamerave në internet.

E në një foto të hedhur në rrjetet sociale, ajo shihet e veshur me një bluzë të shkruajtur “K*rvë e keqe”...


Sulmi me benzinë në Spitalin privat, shkon në 4 numri i viktimave
Shkon në 4 numri i viktimave të ngjares në një Spital privat në Tiranë. Së fundi raportohet se ka ndërruar jetë edhe shtetasi Dashamir Saraçi, 47 vjeç, i cili u sulmua dhe u spërkat me benzinë nga Lefter Canaj.

Saraçi qëndroi për dy ditë në reanimacion, por nuk mundi të shpëtonte për shkak të nivelit të lartë të djegies që kishte pësuar.

Një ditë më parë ndërroi jetë në spital edhe autori i ngjarjes, Lefter Canaj.

Ngjarja ndodhi në pavionin e Hemo-Dializës të Spitalit Amerikan, ndërsa nuk ka ende një shpjegim për motivet e konfliktit mes Canajt dhe Saraçit.

Bashkë më ta humbën jetën edhe dy paciente të tjera, Hanife Mali dhe Sanije Sulaj.
7 pr/ligjet/ Basha nga SHBA: PS po përpiqet të rikthejë tensionet
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një intervistë për Zërin e Amerikës nga Filadelfia ku po merr pjesë për Konventën e Demokratëve, ka pohuar se Partia Socialiste po përpiqet që të prishë konsensusin e arritur me opozitën për reformën në drejtësi.

Kësaj radhe është fjala për 7 projektligjet që duhet të miratohen për paketën e reformës në drejtësi, që duket se kanë rikthyer tensionet mes palëve.

Basha tha se, janë të njëjtët persona nga PS që po tentojnë të pengojnë konsensusin me opozitën, siç ndodhi ditën e 21 korrikut kur u votua reforma në Parlament.

“PD ka shprehur gatishmërinë e saj për të shqyrtuar draftin. Është një manovër politike e tipit që pengoi deri në fund konsensusin me opozitën. E rëndësishme është që mazhoranca mos bëjë bisht për konsensus. PD do të vazhdojë të marrë përgjegjësinë e saj.

Shoh përpjekje për të rikthyer tensionin nga të njëjtët. Ata që dështuan në këtë projekt në rrafshin kushtetuese do dështojnë edhe në rrafshin ligjor. Ne nuk kemi patur asnjëherë mëdyshje për reformën në drejtësi”, theksoi kryedemokrati.

Lulzim Basha shtoi gjithashtu se është në kundërshtim me kushtetutën që këto pr/ligje të votohen ditën e nesërme në Parlament, edhe pse kërkohen me ngulm nga mazhoranca. Për të zgjidhur këtë çështje, kreu i Kuvendit Ilir Meta ndërpreu vizitën në SHBA dhe u nis drejt Tiranës.



Çmendet bota e ndërtimit, kostot kapin miliarda dollarë
Këto janë disa prej ndërtesave më të bukura dhe më të shtrenjta në botë. Ndërtesat zyrtarisht më emërtimin të gjata, të paktën mbi 200 metra janë dyfishuar gjatë dhjetë viteve të fundit, dhe numri i "megatall" kullave më të larta - të paktën mbi 600 metra - pritet të ndërtohen nga dy, deri 10 në vitin 2020.

Me pak fjalë, ndërtimi në botë nuk po njeh më kufij, sa më shumë vite kalojnë aq më shumë përparon arkitektura e ndërtesave duke arritur lartësi të reja.



1. SELIA E ADNOC NË ABU DABI, EMIRATET E BASHKUARA ARABE:

- Metra 342, - Kate 76

Renditja global pas përfundimit: e 62-ta më e lartë

Fakt interesant: Selia e re për Kompaninë Abu Dhabi National Oil është duke u ndërtuar disi në mënyrë ironike me LEED Gold, sipas certifikimit për ndërtimin e gjelbër.



2. FORUM 66, KULLA 2 NË SHENYANG, KINË:

- Metra 351 , - Kate: 68

Renditja globale pas përfundimit: e 56-ta më e lartë

Fakti interesant: Kur të përfundojë plotësisht, kompleks multi-funksional do të përfshijë një qendër tregtare, hotel, hapësirë për zyra, njësi banimi dhe një metro. Kulla 2 do të jetë ndërtesa më e lartë në Shenyang të Kinës.



3. KULLA OKO NË MOSKË, RUSI:

- Metra 352, - Kate: 85

Renditja globale pas përfundimit: e 55-ta më e lartë

Fakt interesant: Kulla është pjesë e Qendrës së Moskës të Biznesit Ndërkombëtar, një lagje e përzier e vendosur brenda metropolit rus. Ajo është projektuar nga Skidmore, Owings & Merrill, e njëjta firmë arkitekture që ka hartuar One World Trade Center në New York City dhe Khalifa Burj në Dubai.



4. KULLA VOSTOK NË MOSKË, RUSI:

- Metra 373 , - Kate: 95

Renditja globale pas përfundimit: e 43-ta më e lartë

Fakti interesant:Ashtu sikurse OKO, Kulla Vostok është gjithashtu pjesë e rrethit të biznesit të Moskës. Pasi ndërtesa të përfundojë së ndërtuari, ajo do të jetë më e larta në Europë



5. ETON PLACE DALIAN TOWER 1 NË DALIAN, KINË:

- Metra 1383, Kate: 80

Renditja globale pas përfundimit: e 37-ta më e lartë

Fakti interesant: Kulla 1 është një nga pesë rrokaqiejt në zhvillimin e sipër për kompleksin e kolegjit Etoni në Dalian, e cila gjithashtu përfshin një ndërtesë 62-katëshe dhe katër kulla 42-katëshe.



6. KULLA E AUTORITETIT TË TREGUT KAPITAL NË RIAD, ARABI SAUDITE:

- Metra 385, Kate: 79

Renditja globale pas përfundimit: e 34-ra më e lartë

Fakti interesant: Shtresa e jashtme e kullës do të jetë me panele duke i dhënë një hije ndërtesë nga dielli i shkretëtirës.



7. 432 PARK AVENUE NË NEW YORK CITY:

- Metra 426. Kate: 85

Renditja globale pas përfundimit: e 22-ta më e lartë

Fakti interesant: Sikurse është thënë edhe më parë, 432 Park Avenue është ndërtesa më e lartë në hemisferën Perëndimore. Njësia më e shtrenjtë e ndërtesës në treg, Penthouse 94, është një nga shtëpitë më të mëdha, me gjashtë dhoma gjumi, me një çmim rreth 82.500.000 dollarë. Cmimi këtu shkon 9.994 dollarë për metra katrore.



8. MARINA 101 NË DUBAI:

- Metra 426, Kate: 101

Renditja globale pas përfundimit: e 2-ta më e lartë

Fakti interesant: Ndërtimi mbi Marina 101, kulla e dytë më e lartë në Dubai, fillimisht nisi në 2006 por u bllokua për shkak të krizës globale financiare. Projekti më në fund do të përfundojë këtë vit.



9. QENDRA WUHAN NË WUHAN TË KINËS:

- Metra 438, Kate: 88

Renditja globale pas përfundimit: e 19-ta më e lartë

Fakti interesant: Forma aerodinamike e kullës është projektuar për të reduktuar rezistencën e erës dhe veprimin e shtreave të ajrit që mblidhen rreth kullave super-gjata.

10. KULLA SHANGHAI NË SHANGHAI TË KINËS:

- Metra 632, Kate: 128

Renditja globale pas përfundimit: e 3-ta më e lartë

Fakt interesant: Tashmë ndërtesa më e lartë në të gjithë Azinë, kryeson si një shënjestër e preferuar e të ashtuquajturave "rooftoppers”



Çfarë fshihet pas shitjes së Lotarisë Kombëtare? Ja çmimi qesharak që u shit

Lotaria Kombëtare, e cila ndryshoi pronësi së fundmi, është shitur për 1 euro, por çmimi mund të shkojë edhe negativ, nëse përfshihen dhe detyrimet që ka shoqëria, çka nënkupton që biznesi po shitet me humbje.

Sipas marrëveshjes së shitblerjes mes blerësit ‘Novamatic Gaming Industries GmbH’ dhe shitësit pronar të Lotarisë, Albanisch Österreichische Holding Gesellschaft m.b.H’: “Vlera e transaksionit llogaritet bazuar në një çmim bazë të blerjes prej 1 euro i reduktuar me një vlerë të mundshmë rregulluese, ku pragu i rregullimit është minus 6.5 milionë euro. Kjo shumë 6.5 mln euro përbën të gjitha detyrimet që shoqëria që po shitet ka kundrejt të tjerëve”.

Autoriteti i Konkurrencës njoftoi një ditë më parë se 100% e kapitalit të shoqërisë Albanisch Österreichische Holding Gesellschaft m.b.H (Lotarisë Kombëtare), që ishte në pronësi të Österreichische Holding Gesellschaft m.b.H ka kaluar tek shoqëria Novamatic Gaming Industries GmbH.

Blerësi Novamatic Gaming Industries GmbH (“NGI”) është një shoqëri e austriake, që është prezente në Shqipëri me anë të filialit të saj Eagle Investment SH.A. Kjo e fundit ka në pronësi tre kompani të lojërave të fatit: Astra Albania SH.A; Adriatik Game SH.A; Albaten Sh.p.k

Lotaria kombëtare, një biznes me humbje, shumë detyrime e kredi

Lotaria Kombëtare është e pajisur me licencën ekskluzive të Lotarisë Kombëtare për 10 vjet nga Ministria e Financave në bazë të Marrëveshjes së Licencës të ratifikuar me Ligj nr. 95/2013.

Në tre vjet të aktivitetit të saj në Shqipëri, Lotaria Kombëtare vijon të ketë humbje të mëdha, që deri në fund të 2014-s kishin arritur në 8 milionë euro (humbjet e akumuluara).
Si rrjedhojë e humbjeve të mbartura, kapitali i saj është zvogëluar në vetëm 49 milionë lekë, nga 1.2 miliardë lekë që ishte në fillim të aktivitetit, ndërsa detyrimet janë rritur ndjeshëm. Lotaria Kombëtare, në fund të vitit 2014 rezultonte me një hua totale ndaj bankave prej 660 milionë lekësh (4.7 milionë euro) dhe detyrime ndaj të tretëve (furnitorë detyrime ndaj shtetit etj)rreth 1.2 milionë euro, në total gati 6 milionë euro.

Të ardhurat në vitin 2014 ishin 586 milionë lekë (4.2 milionë euro), ndërsa humbjet ishin 496 milionë lekë (3.5 milionë euro)./Monitor/



Presion mjekut për kunatën: Dua 4.8 milionë lekë ose nxjerr fotot intime
Prokuroria për Krimet e Rënda paraqiti dje konkluzionet përfundimtare në gjyqin ndaj një 41­vjeçari, të akuzuar për “gjobëvënie” ndaj një mjeku të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Sipas akuzës, i pandehuri, Jani Balla dyshohet se i ka kërkuar 480 mijë lekë të rinj mjekut, me pretendimin se i kishte ngacmuar kunatën, dhe se në të kundërt do t’i tregonte bashkëshortes së mjekut pediatër.

Në lidhje me këtë histori, të pretenduar prej tij, që sipas Prokurorisë është e paprovuar, i pandehuri Balla i ka bërë presion edhe kunatës së tij, duke i shkaktuar frikë dhe stres.

Prokurori i çështjes, Blerim Tominaj, kërkoi dje deklarimin fajtor të të pandehurit për dy vepra penale, “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “përndjekjes” e dënimin e tij me 3 vjet heqje lirie, shkruan Panorama.

Prokurori i kërkoi Gjykatës të mbajë parasysh faktin se çështja në ngarkim të të pandehurit u shqyrtua me procedurën e gjykimit të shkurtuar, prej të cilës ai përfiton uljen e një të tretës së dënimit, nëse deklarohet fajtor nga Gjykata.
Yildirim: Kthejmë dënimin me vdekje! E ardhmja jonë me Rusinë

Kryeministri turk, Binali Yildirim është shprehur se thirrjet e forta të popullit për rikthimin e dënimit me vdekje për organizatorët e dyshuar të grushtit të shtetit, nuk mund të injorohen nga qeveria turke.

Deklaratën, ai e bëri gjatë një interviste për Sky News.

Yildirim tha se arrestimet nuk kanë mbaruar dhe se më shumë arrestime do të kryhen ditëve në vazhdimdhe shtoi se Turqia është e vendosur për të siguruar ekstradimin e Imam Fetulaha Gulen, i cili jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara.

“Ne i kemi shkëmbyer të gjitha informatat dhe tani detyra bie mbi supet e qeverisë amerikane”,- tha kryeministri turk.

Yildirim foli edhe për marrëdhëniet me Rusinë, në prag të një vizite nga Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan, më 9 gusht.

“Ne i kemi zhvilluar marrëdhënie me Rusinë dhe kjo duhet të ndodhë edhe në të ardhmen. Ne kemi interesa të përbashkëta, të ardhmen e përbashkët me shtetin Rus”,- ka thënë Yildirim.
Papa: Bota është në luftë

“Ne nuk jemi të frikësuar për të thënë këtë të vërtetë. Bota është në luftë, për shkak se ka humbur paqen”.

Kështu, Papa Françesku ka komentuar serinë e fundit të sulmeve, dhe në veçanti vrasjen e një prifti në një kishë, në Francën veriore.

Por, ai shtoi se, ne nuk duhet të harrojmë të krishterët e shumtë që vdesin në Nigeri, apo vende të tjera.

Deklaratat, kreu i Selisë së Shenjtë i bëri sot për gazetarët, ndërkohë që udhëtonte me aeroplan drejt Krakovit, Poloni, për të marrë pjesë në Ditën Botërore të Rinisë, që zhvillohet nga 26 deri në 31 korrik.
Brazil, përplasen dy avionë gjatë stërvitjeve për Lojërat Olimpike
Dy avionë të marinës braziliane janë përplasën në ajër këtë të martë, ndërsa pilotët mbijetuan.

Zyrtarët e Forcave Detare braziliane, deklaruan se avionët u përplasën në ajër gjatë ushtrimeve që realizohej si pjesë e përgatitjeve për Lojërat Olimpike të vitit 2016 të cilat duhet të mbahen në Rio de Janeiro nga data 5 deri më 21 gusht.

Njëri nga avionët ra në det, ndërsa tjetrin piloti i saj arriti ta ulë në tokë.
Universitetet, kriteret e aplikimeve për raundin e parë dhe të dytë
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar udhëzimin për pranimet në ciklin e parë të studimeve për vitin e ri akademik 2016-2017. Agjencia Kombëtare e Provimeve ngarkohet që brenda datës 16 gusht t’u dërgojë universiteteve listat e aplikuesve për çdo program studimi, dhe më pas ato të bëjnë shpalljen e studentëve fitues në datën 5 shtator 2016. Pranimet në universitet edhe këtë vit do të jenë me dy raunde, duke u dhënë një shans të dytë edhe maturantëve të cilët do të kalojnë me sukses provimet në vjeshtë që të aplikojnë në universitet.

Pasi, raundi i dytë i aplikimeve do të bëhet në fund të muajit shtator, pikërisht në datat 23 shtator-1 tetor 2016. Në udhëzimin e MAS-it përcaktohen datat se kur do shpallen fituesit si dhe datat e regjistrimit, të cilat këtë vit për shkak të procedurave të reja do të zgjasin deri në mesin e muajit tetor. “Gazeta Shqiptare” zbardh të plotë udhëzimin e MAS-it, ku të interesuarit mund të gjejnë hapat dhe procedurat e aplikimit. Në këtë udhëzim përcaktohet edhe periudha se kur do zhvillohet konkursi i pranimit në ato universitete që i kanë si kusht, siç janë Universiteti i Arteve dhe ai i Sporteve. Konkurset do zhvillohen në periudhën 20-30 gusht.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   254   255   256   257   258   259   260   261   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish