Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Deklarata e sekretares së Marrëdhenieve me Publikun, Grida Duma



Download 6,39 Mb.
bet257/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   253   254   255   256   257   258   259   260   ...   352

Deklarata e sekretares së Marrëdhenieve me Publikun, Grida Duma:

Mediat më të rëndësishme të botës, nga Bloomberg në SHBA tek politico në Bruksel, kane nxjerrë fakte të reja për krimin federal të pagimit të 80 mijë dollarëve për foton e Ramës me Obamën.

Dy janë faktet e reja që sjell media botërore.

Një biznesmen grek, William Argeros, me qendrim në Kaliforni ka ndihmuar në kalimin e 80 mijë dollarëve tek Bilali i Ramës, i cili siguroi biletën për shefin e rilindjes.

Dhe fakti tjetër është se mediat e Ëashingtonit dhe e Brukselit ka vënë tashmë emrin Edi Rama, si burimi i 80 mijë dollarëve.

Pra shtetasi i huaj numër 2, siç e cilëson FBI, ka emër. Ai është Edi Rama, dhe qendrat më të rëndësishme të opinionit publik në Bruksel e Washington e tregojnë me gisht.

Megjithë këto fakte tronditëse, që e nxjerrin fare hapur si financues të një krimi të rëndë federal, pasi SHBA ndalon rreptësisht futjen e parave në fushatë nga burime të huaja, Edi Rama, sërish hesht.

Nuk jep asnjë shpjegim, ku i mori 80 mijë dollarët që pagoi për foton me Obamën?

Cili është burimi?

A janë para të ligjshme, apo janë para krimi, para droge, para trafiku, të ngjashme me ato që përdori për të ardhur në pushtet.

Në vend se të bëjë transparencë, edhe sot ka zgjedhur sulmin ndaj opozitës, sulmin ndaj institucioneve.

Ka rritur presionin ndaj Prokurorisë, pasi prej 1 muaji aty gjendet një kallezim penal i Partisë Demokratike për 80 mijë dollarët e fotos së financuar me para të dyshimta.

Edi Rama ka konsumuar të paktën 3 vepra, ndikim të paligjshëm, mosdeklarim të pasurisë, dhe pastrim të parave.

Është kjo arsyeja që ai donte të kapte patjetër drejtësinë. Krime si këto që Rama i ka kryer çdo javë në këto 3 vite, ishin motivi i tij për të nënshtruar prokurorët e gjykatësit.

Por ai dështoi, dhe dështoi edhe përpjekja e tij për t’u bërë i paprekshëm, për të mbyllur dosjet. Shqipëria do të ketë drejtësi të standardeve europiane, dhe ky do të jetë fundi i Ramës dhe i sundimit të tij të korruptuar e kriminal.
Ambasada turke, presion qeverisë së Kosovës: Burgosni gazetarin Buzhala!
Më 20 korrik, ambasada turke në Prishtinë i dërgoi një letër ministrisë së Jashtme të Kosovës, duke i bërë thirrje që të ndërmerr veprim për komentet e gazetarëve, raporton Gazeta Express.

Ambasada Turke në Kosove i ka bërë presion Qeverisë së Kosovës që të marrë masa ndaj komenteve të bëra në Facebook rreth puçit në Turqi.

Pasi puçi ushtarak dështoi në Turqi më 15 korrik, Berat Buzhala, një gazetar, i njohur në Kosovë për komentet e tij satirike, ka shkruar në Facebook, shkruan Reuters:

“I ftoj qytetarët e Kosovës që po gjenden me pushime në Turqi të rreshtohen me ushtrinë”.

Ky koment është bërë me shenjat emoticon, gjë që tregon se komenti nuk ishte serioz.

“Ky është grusht shteti më i rëndë që nga ardhja e Facecookut”,- ka thënë Buzhala, në një tjetër postim të tij.

Në dokument thuhet se Turqia është njëra ndër përkrahëset e para të Kosovës nga shpallja e pavarësisë së saj nga Serbia në vitin 2008. Kompanitë turke kanë shtrirë bizneset e tyre edhe në aeroportin kryesor të vendit por edhe në energjetikë dhe në ndertimin e autostradës.

Buzhala ka më shumë se 40 mijë ndjekës në Facebook.

Tutje, agjencia nderkombtare, potencon se Berat Buzhala është në krye të portalit të lajmeve gazetaexpress.com i cili është portali më i madh në Kosovë me më shumë se 1 milion vizita në ditë, dhe i cili gjithashtu ka kritikuar kosovarët që iu bashkuan luftës së xhihadit krah Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

“[Ministria duhet të sigurojë se hapa të nevojshëm do të merren për këtë person në përputhje me ligjin,” shkruan në letër, e cila shoqërohet nga një screenshot të komenteve të Berat Buzhalës në Facebook.

Letra e ambasadës, e cila është parë nga Reuters, po ashtu citon një ligj të sapo përditësuar të Kosovës i cili ua ndalon qytetarëve të vendit që t’iu bashkohen konflikteve jashtë shtetit.

Në letër, ambasada po ashtu ka thënë se ligji përcakton se komentet nga njerëzit siç është Buzhala “do të dënohen me dënim me burg prej gashtë muaj deri në pesë vite burg.”

Disa vende të Ballkanit janë përballur me presion nga Ankara për t’i mbyllur shkollat private që kanë lidhje me Fethullah Gulen, klerikun mysliman që jeton në ShBA, e i cili akuzohet nga Ankara për orkestrimin e tentim puçit të 15 korrikut.

Kosova thotë se deri më këto momente nuk ka marrë ndonjë kërkesë të tillë nga Ankara. Mediat vendase të Kosovës e kanë cituar ministrin e Arsimit, Arsim Bajramin javën e kaluar duke thënë se Kosova nuk ka plane që t’i mbyllë shkollat me lidhje të Gulenit.

Mbetet e paqartë se çfarë hapash do të marrin autoritetet kosovare për letrën diplomatike të Turqisë. Zyrtarët e ministrisë së Jashtme në Prishtinë nuk kanë komentuar për këtë rast.

Buzhala ka thënë se nuk është informuar për letrën e ambasadës, por se e ka parë një fushatë online kundër tij nga uebsajtet islamike duke kërkuar arrestimin e tij.

“Kjo demonstron arrogancën e Qeverisë turke ndaj vendeve të vogla siç është Kosova, duke dëshiruar t’i detyrojë ata të nënshtrohen politikisht dhe në gjyqësi, përveç nënshtrimit ekonomik”,- tha Buzhala.

“Është e paimagjinueshme se si një Qeveri e huaj bën një kërkesë të tillë për shkak të komenteve satirike”,- tha ai.

Në Bosnje, ku shkollat e sponsorizuara nga Gulen, janë hapur që nga lufta e vitit 1990, ambasadori turk, Cihad Erginay, u bëri thirrje javën e kaluar zyrtarëve dhe prindërve që të veprojnë kundër shkollave të cilat cilësohen si “organizata terroriste”.

Zyrtarët në Bosnje ende nuk kanë reaguar.

Presidenti turk, Tayyip Erdogan, thuhet të ketë kërkuar gjatë vizitës së tij në Sarajevë vitin e kaluar që shkollat e Gulen të mbyllen.


Dhunoi fëmijët në kopsht, Anjeza Shabani: Më ngritën kurth, edukatorja nuk fliste

Administratorja e kopshtit të palicensuar “Diren”, Anjeza Shabani ka kërkuar në Gjykatën e Lartë një masë më të lehtë sigurie, pasi Shkalla e Parë dhe Apeli e lanë në arrest me burg.

Gjatë seancës në Gjykatën e Apelit, Shabani është shfaqur e penduar dhe tha se situata i doli jashtë kontrollit dhe i kishin ngritur kurth.

“Jam penduar. Situata më doli nga duart. Nuk më shkonte ai xhest, e di. Po ta shihni videon, jam penduar që atë moment. Më ngritën kurth, edukatorja mbante qëndrim neutral”,- ka thënë ajo para trupit gjykues.



Foto/ Masakra në Mynih, u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve kosovarë

Trupat e dy të rinjve nga Kosova, të cilët ranë viktima të terrorit në Munich të Gjermanisë, u varrosën sot në Kosovë.

Diamant Zabërgja, 21 vjeçar, u varros sot në varrezat e fshatit Ropicë të Vushtrrisë, në orën 14:00, ndërsa viktima tjetër e sulmit të tmerrshëm në Munich, Armela Segashi, 14 vjeçare, do të prehet në varrezat e qyteti të Podujevës. Ajo u varros po sot, në orën 17:00.

Diamat Zabërgja, Armela Segashi si dhe Sabina Sulaj, janë tre shqiptarët të cilët u vranë të premten në Munich të Gjermanisë, nga gjermano-iraniani Ali Sonoboly, i cili përveç tyre vrau edhe 6 persona dhe plagosi 26 të tjerë.

Me rastin e kësaj tragjedia Kosova dje ka mbajtur ditë zie, ndërsa në orët e mbrëmjes kanë ndezur edhe qirinj në shenjë kujtimi për humbjen e tyre.

ISIS, përgjegjësi i vrasjes së priftit në Francë. Reagon Papa Françesku
Pas vrasjes së priftit 84-vjeçar në Rouen të Francës qëndron Shteti Islamik. Pretendimi i grupit xhihadist, i përcjellë më së pari nga gazetat e mëdha vendase, u konfirmua edhe nga Presidenti Francois Hollande.

“I ishin zotuar për besnikëri ISIS-it”, tha shefi i Elizesë duke iu referuar dy agresorëve, njëri nga të cilët thuhet të kishte në dorë një byzylyk elektronik.

“Përballemi të gjithë me të njëjtin grup, Shtetin Islamik që na ka shpallur luftë. Dhe ne, këtë luftë duhet ta fitojmë me çdo kusht, duke respektuar ndërkohë sundimin e ligjit”, tha Hollande.

Pengmarrja në kishe ishte episodi më i fundit i dhunshëm që trondit opinionin tashmë të brishtë francez. Dy agresorët i prenë fytin At Jacques Hamelit, e mbajtën nën kërcënimin e armëve edhe 3 persona të tjerë, ndër të cilët edhe murgesha. Një prej pengjeve është në gjendje kritike për jetën.

Papa Françesku reagoi shumë shpejt, duke e dënuar këtë akt absurd dhune, - siç e përshkroi, - që sjell vetëm dhimbje e tmerr. Vrasja barbare e priftit 84-vjeçar dhe i gjithë incidenti në vetvete u dënua ashpër edhe nga kryeministri francez Manuel Valls.

“E gjithë Franca dhe të gjithë katolikët janë të lënduar sot, - shkroi ai në “Twitter”. - Ne do të qëndrojmë të bashkuar”.

Presidenti Francois Hollande ka mbërritur ndërkohë në Saint-Etienne-du-Rouvray, ku po informohet nga policia mbi dinamikën e ngjarjes.

“Vajtoj për vuajtjet e njerëzve të mirë e i ftoj edhe jobesimtarët ta bëjnë një gjë të tillë”, tha kryepeshkopi i Roune-it, Dominique Lebrun. “Kisha katolike, - shtoi ai, - nuk ka armë tjetër përveç lutjes dhe predikimit të vëllazërisë mes njerëzve”.

Nuk ka ende asnjë të dhënë mbi identitetin e pengmarrësve, por Franca ka qenë në gjendje alarmi që prej sulmit të Nices ditën e festës kombëtare të Bastijës, kur 31-vjeçari tunizian Mohamed Bouhlel përplasi një kamion mbi turmën e njerëzve që kremtonte, duke vrarë 84 vetë.

Dy persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me sulmin e 14 korrikut, teksa hetuesit po përpiqen të zbulojnë se kush i siguroi agresorit mbështetje logjistike./TCh/




Foto-Video/ Basha, Meta e Mustafa në SHBA. Pse mungon Rama?
Foto-Video/ Basha në SHBA, takon liderët demokratë dhe senatorë

Me ftesë të Partisë Demokratike Amerikane dhe Institutit Kombëtar Demokratik kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Konventës së Demokratëve në Filadelfia, ku Hillary Clinton pritet të marrë emërimin si kandidatja demokrate për Presidente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e para grua në historinë e SHBA-ve.

Lideri i opozitës Basha u takua me drejtues të lartë të Partisë Demokratike amerikane, senatorë dhe kongresmenë të pranishëm në Konventë dhe ne forumet e shumta ku ai është ftuar si mik nderi.


Ja pse nuk duhet të rrini gjatë në dush...

Studiuesit kanë arritur në përfundimin se njerëzit që lahen shpejt janë më të lumtur dhe më pak të vetmuar.

Sipas studimeve, këta njerëz nuk e përdorin dushin si një vend ku të kritikojnë veten, të thurin plane apo të imagjinojnë një të ardhme më të mirë.

Psikologu John Bargh mendon se sa më e gjatë të jetë koha që qëndroni në dush, aq më të palumtur dhe të vetmuar jeni. Ai e lidh këtë fenomen mes ngrohtësisë fizike dhe shpirtërore.

“Sa më të vetmuar të ndihen njerëzit, aq më tepër dushe të gjata zhvillojnë dhe aq më i nxehtë është uji që përdorin për t’u larë”,- ka thënë ai.

Sipas psikologut Bargh, ftohtësinë dhe pakënaqësinë që njerëzit kanë në jetën reale, përpiqen ta kompensojmë me ngrohtësinë e ujit.

Sipas studimeve, njerëzit që bëjnë dushe të shpejta dhe gjatë kësaj kohe këndojnë, janë shumë të lumtur me jetën që bëjnë.
Lojërat Olimpike 2016, angazhohen 85 000 forca sigurie
Në Brazil është rritur ndjeshëm angazhimi për ruajtjen e sigurisë për Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Rio De Janeiro nga 5-21 gusht.

Forca ushtarake dhe policore morën kontrollin në rrugët e Rios në ditët e fundit si pjesë e planit për të ruajtur rendin në këtë qytet.

Pritet që 500 mijë persona nga të gjitha vendet e botës të mbërrijnë në Rio për të ndjekur Lojërat Olimpike dhe kjo do të sjellë një rritje të gatishmërisë së forcave të sigurisë.

Sipas autoriteteve të vendit do të angazhohen 85 mijë trupa ushtarake dhe policore për të ruajtur sigurinë në vend gjatë zhvillimit se Lojërave Olimpike.

Kjo masë është ndërmarrë pas ngjarjes së javës së kaluar kur policia braziliane arrestoi 10 persona që dyshoheshin se kishin lidhje me Shtetin Islamik dhe se po planifikonin të kryenin sulme terroriste gjatë këtyre Lojërave./tch/

Fotogaleri/ "Rio 2016"... dhe një spektakël prej 85000 marinsash
7 ligjet për reformën miratohen të enjten? Reagon Ambasada e SHBA-ve në Tiranë

Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese të enjten e kaluar, tani duhet që të miratohen edhe shtatë ligjet për institucionet e drejtësisë në mënyrë që Reforma të fillojë të funksionojë.

Prej dy ditësh po përflitet për një seancë tjetër ditën e enjte ku të miratohen shtatë ligjet, megjithëse Partia Demokratike nuk ka marrë pjesë në komisionin e posaçëm kur draftet janë diskutuar.

Gazeta “Panorama” pyeti ambasadën amerikane nëse ka një kërkesë drejtuar Parlamentit që të enjten të zhvillohet seanca e radhës për Reformën në Drejtësi.

“Shtetet e Bashkuara presin me kënaqësi miratimin e shtatë ligjeve dhe zbatimin e plotë të Reformës nëpërmjet një procesi të hapur dhe transparent gjatë javëve që vijnë”,- bëri të ditur zyra e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
Meta për VOA: Rama gabonte që s’pranonte rekomandimin 88
Kreu i Kuvendit Ilir Meta dha sot një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ku foli për reformën në drejtësi dhe mbarëvajtjen e koalicionit me PS-në. Ai vlerësoi sërish kërkesën e opozitës për rekomandimin 88 në Komisionit të Venecias. Madje Meta tha se ia kishte shprehur këtë edhe Ramës dhe partnerëve ndërkombëtarë.

“Mund ta them pa asnjë droje, opozita kishte plotësisht të drejtë për rekomandimin 88. U binda pasi takova Bashën. Këtë bindje ia kam shprehur aleatit të koalicionit dhe ndërkombëtarëve”,- tha Meta.

Ndërkohë i pyetur për koalicionin me Ramën ai tha se janë të gjitha mundësitë që ky koalicion të mbyllë mandatin, pavarësisht mosmarrëveshjeve të ndryshme që mund të lindin.

“Dua t’i siguroj të gjithë socialistët, pra atë me PS, unë jam një njëri që i qëndroj fjalëve dhe marrëveshjeve. Unë për respekt të tyre dhe të cilitdo që ka një shqetësim, jam gati që të shkojnë në grupin parlamentar të PS-së dhe t’i sqaroj për çdo përmirësim të qeverisë, por nuk duhet të përziejmë çështjen e shtetit me çështjet e koalicionit tonë.

Jemi gati të marrin çdo përgjegjësi për mos mbarëvajtjen e koalicionit. Unë besoj që koalicioni ynë i ka të gjitha mundësitë të përmbushë këtë mandat”,- tha Meta.

Ndryshe nga intervista e vitit të shkuar që u shoqërua me tone të ashpra dhe e vuri në vështirësi Metën, sot ai dukej i qetë.

Meta ndodhet në SHBA për të marrë pjesë në konventën e demokratëve ku pritet zyrtarizimi i Hillary Clinton si kandidate për presidente të Amerikës.

Foto/ 36 poza spektakolare ushtarake, të kapura në çastin e duhur
Në këtë koleksion fotosh do të mund të shikoni 36 momente epike nga ushtria amerikane, të cilat do t’ju ngacmojnë imagjinatën. Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përdor teknologjinë më të avancuar ushtarake të njohur për njeriun, por jo shumë njerëz mund ta kenë parë atë në aksion “live” deri më tani.

Këto imazhe HD do të nxjerrin në pah jo vetëm armët luftarake, që ata përdorin në luftime, por edhe trimërinë e burrave dhe grave në luftë.

Ne ju servirim këto 36 foto, që do t’u lënë thjesht pa fjalë...

Rreth 15 mijë banorë drejt izolimit, ARRSH lë rrugën në mëshirë të fatit
Dikur ishte një rrugë nacionale, ndërsa sot kalojnë me vështirësi vetëm mjetet e larta. Bëhet fjalë për aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz. Janë disa fshatra që po shkojnë drejt izolimit dhe për pasojë braktisjes së banesave të tyre.

Bëhet fjalë për qytezën e Fushë-Arrëzit, fshatrat e njësisë administrative Gjegjan, Rrape, Qafa e Malit, etj. ku jetojnë rreth 15 mijë banorë.

Prej 22 qershorit kontrata për mirëmbajtjen e këtij segmenti ka përfunduar, ndërkohë që Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka nisur ende asnjë procedurë tenderimi për mirëmbajtjen e këtij segmenti.

Askush nuk di të tregojë se përse kjo rrugë nuk u përfshi në tenderët e mirëmbajtjes së rrugëve që po zhvillohen aktualisht për një sërë segmentesh rrugore, raporton “News 24”.

Ndërsa banorët totalisht të zhgënjyer me drejtuesit vendor dhe qendror thonë se “na premtojnë çdo vit elektoral por askush nuk po e mban fjalën për rikonstruksionin e rrugës”.

Ky aks u la në harresë që pas ndërtimit të rrugës së Kombit, por tani situata do të jetë edhe më problematike pasi është hequr fondi i mirëmbajtjes.

Ndryshe kjo rrugë është quajtur “rruga e vdekjes”, përgjatë saj numërohen 10-ra lapidarë. Më i rëndi mes tyre është aksidenti i autobusit në 2010 ku vdiqën 14 persona dhe shumë të tjerë u plagosën./Opinion.al/
Suedi/ Të shtëna me armë në qendrën tregtare, një i plagosur

Një njeri u godit me armë zjarri në një qendër tregtare në Malmo të Suedisë këtë pasdite.

Raportohet se i plagosuri është dërguar në spital teksa policia ka rrethuar me urgjencë zonën përreth.

Aktualisht, askush nuk lejohet të largohet nga qendra tregtare, e cila ndodhet në rrethin Rosengard.

Sipas agjensisë së lajmeve ANSA, në qytetin e Malmoe, të shtënat janë të shpeshta, për shkak të bandave lokale.

Por autoritetet ende nuk kanë konfirmuar nëse bëhet fjalë për sher bandash apo sulm terrorist.



Foto/ Përleshje mes tifozëve të kuq dhe policisë në “Elbasan Arena”
Përleshje para stadiumit “Elbasan Arena” mes tifozëve të kuq dhe policisë.

Ka qenë një moment i pakëndshëm, kur autobusi i ekipit të Salzburgut po parkonte në sheshin para impiantit dhe një prej ultrasve të kuq shkoi afër dhe goditi me shkop xhamin e parë.

Në moment ndërhyn policia, që shoqëroi me forcë tifozin dhe këtu nisi përleshja. Ultrasit e kuq tensionohen dhe kapen me forcat e rendit, teksa për pak minuta situata është agravuar, raporton panorama.

Tifozët ishin kundër shoqërimit në polici të personit që iu afrua autobusit.

Megjithatë, ndërhyrja e drejtorit të klubit të kuq, Genc Tomorri, ka sheshuar gjithçka.

Lojtarët e Salzburgut kanë qenë të qetë, duke mos u ndikuar aspak nga ky incident.

I vetmi që është ndierë në siklet ka qenë shqiptari Valon Berisha, i cili sapo ka zbritur nga autobusi ka marrë një lum të sharash në kor nga një grup i vogël tifozët, që ndodhej aty pranë.


Video/ Shoferi i autobuzit të Tiranës, fyen të renë, i ankohej për mungesë ajri

Një shofer që drejtonte autobuzin e një qendre tregtare në Tiranë, ka dhunuar psikologjikisht një vajzë të re e cila iu ankua për mugesë ajri brenda autobuzit, siç duhet me më shumë pasagjerë nga çfarë lejohej dhe pa ajër të kondicionuar brenda.

Vajza ka filmuar konfliktin, (jo të gjithë), që më pas është shpërndarë tek faqja “Jeta osh qejf”. Shoferi e ka fyer vajzen me fjalët: "ik pirdhu...merr me taksi po deshe të kesh ajër".

Përveç dhunës psikologjike dhe fyerjeve, shoferëve të tillë, qytetarët duhet tu paguajnë edhe rrogat ?!/JOQ/



Foto/ Kapet cubit nga Vlora me “Porsche”, qëlloi me grusht policin
Mateus Ferhati është një 21-vjeçar nga qyteti i Vlorës, i cili ka rënë në prangat e policisë. Ai ka qenë duke udhëtuar me një mjet tip “Porsche” me targa “AA 211 ML”, kur është ndaluar nga një efektiv policie në qytetin e Vlorës.

Pasi është konflitkuar me të për arsye të cilat ende nuk janë bërë publike, Ferhati e ka qëlluar me grusht policin në detyrë me iniciale L.S.

Djali, jeta luksoze e së cilit vihet re dukshëm nga fotot e mëposhtme që ai ka publikuar në profilin e tij në Facebook, ka rënë në prangat e policisë dhe është shoqëruar në komisariat.

Video+16/ Sherr i paparë në një parukeri në Tiranë, vajzën e nxjerrin jashtë për flokësh
Të gjithë e dimë se parukeritë janë vendi i thashethemeve duke qenë se është një vend i mbushur plot e përplot vetëm me femra. Por këto thashetheme ndonjëherë rezultojnë “fatale”, pasi ndodh që femrat të mos bien dakord mes tyre.

E nëse ato nuk bien dakord dhe kanë mendime të ndryshme, duhet të përgatitesh për “luftën” e radhës.

E të mos kishin qenë disa persona të pranishëm që të ndërhynin, kjo do kishte ndodhur në një parukeri në mes të Tiranës, në rrugën e Durrësit.

Sipas raportuesit i gjithë sherri ka ndodhur mes një çifti dhe mes stafit të parukerisë. Fillimisht vajza ka qenë vetëm brenda qendrës estetike në momentin që ka plasur sherri, ndaj stafi e ka patur më të lehtë për ta sulmuar, duke e kapur për flokësh.

Pas kësaj një djalë ka hyrë menjëherë brenda, ndaj të cilit kanë vijuar goditjet nga të gjitha vajzat e tjera të cilat ndodheshin brenda.

Raportuesi shprehet se, nuk dihet nëse vajza e konfliktuar me stafin e qendrës estetike ishte kliente, apo kishte ndonjë mosmarrëveshje me ndonjë nga pjesëtaret e stafit.

Më poshtë videoja që tregon momentin kur vajza dhe djali, të cilët janë zënë me stafin dalin nga parukeria, ndërsa vajza të tjera i ndjekin nga pas.

Ishte 1 qift kundrejt te gjitha atyre ate vajzen e shtrin ne toke e kapen per flokesh dhe nderkoh hyri ai djali atehere filloi kec fare i degjeneruan i goditen brenda po ashtu filluan dhe jashte parukeris po me pa dikush dhe e nderpreva videon. Di vetem se konfliktin e kishin me vajzen ishte rastesi si po kaloja aty”./JOQ/



Foto/ I kthejnë kusur 2 qind lekë, por habitet kur e sheh me vëmendje...
Kalimi i lekëve dorë më dorë bën që ai të griset, por askush nga ne nuk e hedh atë. Kështu, një djalë ka blerë diçka në një market, ku i kanë kthyer një dyqind lekëshe. Deri këtu gjithçka “ok”, derisa ai ka shkuar në shtëpi dhe e ka parë përsëri kartmonedhën dyqind lekëshe.

Personi që e ka ngjitur, mesa duket nuk e ka pasur mendjen aty, por ka dashur ta fusë atë në punë menjëherë, duke e ngjitur pjesën e mbrapme para dhe anasjelltas.

Në fakt në pamje të parë nuk bie shumë në sy “problemi”, por padyshim tek kjo dyqind lekëshe ka diçka që nuk shkon dhe vetëm një sy “i mprehtë” mund ta kuptojë atë menjëherë.

Gruaja ndjen dridhje në bark. Nuk do ta besoni çfarë zbuloi mjeku...

Jordan Abudl Hana Mahmoud Karim, 36 vjeçe lindi në prill të këtij viti në një klinikë private në Aman dhe solli në jete një djalë të shëndetshëm.

Hana, e cila lindi foshnjën me prerje cezariane ka treguar se, “mjeku që kreu lindjen, në barkun e saj kishte harruar telefon celular”.

Gruaja e zbuloi atë vetëm pasi u largua nga spitali. Barku i saj në një moment filloi të dridhet, ndërsa ajo vuajti dhimbje të tmerrshme.

Kjo u zbuluar përmes X-rrezeve në një spital publik, ku u pa se në trupin e 36-vjeçares gjendet një objekt.
Dibër, rrufeja godet turistët e huaj dhe shqiptarë, pësojnë dëmtime

Gjashtë turistë, tre shqiptarë dhe tre të huaj janë dëmtuar nga rrufeja sot rreth orës 15:100 në Dibër gjatë reshjeve të shiut, shoqëruar me stuhi e rrufe.

Turistët ndodheshin për piknik në “Bjeshkët e Grevës” sipër fshatit Ilnic të Dibrës dhe për t’iu shmangur stuhisë u futën në një vend të mbrojtur nga shiu.

Por disa metra më tej ka rënë një rrufe e për pasojë janë lënduar lehtë 6 shtetasit, tre prej tyre janë turistë të huaj e tre shtetas shqiptarë.

Policia lokale ka shkuar menjëherë në ndihmë të turistëve duke i transportuar në spitalin e Dibrës.

Turistët kanë marrë ndihmën e parë mjeksore dhe nuk kanë shfaqur probleme serioze për shëndetin, por për shkak të tronditjes personeli mjeksor do t’i trajtojë me ndihmë edhe për 24 orët në vijim.


Konsensusi për drejtësinë, Rama: Kam variantin tim të miratimit

Kryeministri Edi Rama, në një takim për 25-vjetorin e pranisë së BERZH në Shqipëri, nuk i njohu asnjë meritë opozitës për miratimin me konsensus të reformës në drejtësi, ndryshe nga aleati i tij Ilir Meta që e konsideroi kyç rolin e opozitës.

“Jam mjaft krenar që ia dolëm me reformën në drejtësi. Erdhi si rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë me aleatët dhe miqtë tanë. Ka mjaft njerëz që kanë variantin e tyre të historisë, unë kam variantin tim.

Në variantin tim ishte një kryevepër një kombinimi mjaft fatlum, për interesat e shqiptarëve që shkonin përtej çdo linje partiake, vullnetit të aleatëve tanë që shkuan përtej çdo pritshmërie, duke investuar përpjekjen dhe imazhin e tyre”,- u shpreh Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij.

Rama shtoi se përmes kësaj reforme sistemi në gjyqësor do të jetë më efektiv dhe do të gjykohen njerëz që nuk janë gjykuar kurrë.
Studimi/ Ja sa janë zgjatur shqiptarët në 100 vite

Në një shekull (1914-2014) gjatësia mesatare e femrave dhe meshkujve shqiptarë është rritur me 10 centimetra. Këto të dhëna dalin nga një kërkim i realizuar në Britaninë e Madhe.

Sipas këtij studimi sot për sot Holanda ka meshkujt më të gjatë dhe Letonia femrat me shtatin më të lartë.
Në katër vendet me gjatësinë më të madhe të femrave bëjnë pjesë Holanda, Estonia dhe Çekia, kurse tek meshkujt janë Belgjika, Estonia dhe Letonia.

Ndryshimin më të madh në 100 vitet e fundit e kanë bërë meshkujt në Iran që janë zgjatur mesatarisht me 16.5 cm dhe femrat nga Koreja e Jugut me 20 cm.

Meshkujt me trupin më të shkurtët rezulton se e ka Timor Lindore, ku gjatësia mesatare është 159.8 cm, ndërsa për femrat Guatemale me 149.4 cm.

Sa i takon Shqipërisë, femrat në vitin 1914 kishin mesatarisht një gjatësi prej 150.2 cm. Në 2014, 100 vjet më pas gjatësia mesatare arrit në 161.8 cm.

Kurse tek meshkujt, 100 vite më parë gjatësia mesatare ishte 160.4 cm, ndërsa tashmë ka shkuar në 170.1 cm./panorama/


Video/ Ja kush ishte prifti francez që humbi jetën gjatë meshës

Jacques Hamel është prifti 84-vjeçar francez, që mbeti viktimë e barbarisë së dy vrasësve simpatizant të të ashtuquajturit “Shtetit Islamik” (DAESH).

Dy kriminelët hynë brënda në kishë gjatë meshës dhe morën disa pengje. Kriminelet e detyruan priftin të gjunjëzohej pranë altarit, ku dhe kryen krimin makabër duke e filmuar.

Prifti 84-vjeçar ndodhej në kishë për të zëvendësuar priftin e kishës. Jacques Hamel ka qënë prift për më shumë se 50 vjet.




Foto+Video/ Ja kush ishte prifti francez që u vra nga terroristët
Foto/ Bombardime nga ajri, deti e nën-uji por... anija nuk fundoset

Flota amerikane ka zhvilluar një stërvitje të përbashkët me forcat kanadeze, australiane dhe të Koresë së Jugut në det të hapur. Një nga objektivat e kësaj stërvitje ishte edhe shkatërrimi i një anije të vjetër, e cila 3 vite më parë kishte dal jashtë funksioni.

Megjithatë, nuk ka rezultuar një ushtrim i lehtë. Anija është bombarduar nga ajri, nga deti por edhe nën ujë nga një nëndetëse, por që ajo të fundosej janë dashur plotë 12 orë.

Autoritetet amerikane kanë publikuar edhe një video nga bombardimet që i janë bërë anijes.

“Ishte një ngjarje e madhe për të gjitha njësitë që morën pjesë në këtë stërvitje të përbashkët.

Është tepër e rrallë që forcat tona të përballen me një situatë të tillë, duke bombarduar një anije të vërtetë. Mësuam shumë nga kjo situatë”,- u shpreh një gjeneral kanadez pas stërvitjes.


Reuters: George Washington ka prejardhje shqiptare
Nëna e presidentit historik amerikan ishte shqiptare me prejardhje nga rrethi i Pejës. Vetë presidenti Washington thuhet ta ketë lënë një letër-amanet për mbrojtjen e shqiptarëve nga Amerika në çdo kohë dhe në çdo mënyrë
Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   253   254   255   256   257   258   259   260   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish