Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet261/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   257   258   259   260   261   262   263   264   ...   352

Nga Tiffanie Drayton

“Si një femër 26-vjeçare që ka kaluar disa përvoja seksuale, një gjë mund ta them me siguri, që jam maturuar në një zonjë që jo vetëm që e di se çfarë do, por edhe që nuk kam frikë apo turp ta kërkojë atë që dua. Gjithashtu mund të them që nuk kam qenë gjithnjë kjo grua. Në të kaluarën, unë sinqerisht nuk kam pasur absolutisht asnjë ide se çfarë doja.

Gjithmonë kënaqësinë time seksuale e kisha sekondare, pas partnerëve meshkuj. Partnerët e mi kishin kufizimet e veta, dhe për të mos lënduar ndjenjat dhe egot e tyre, gjithmonë pretendoja se çdo gjë shkonte mirë. Dhe kufizimet e tyre ktheheshin në kufizime edhe për mua.

Deri në një farë moshe s’kemi ditur asgjë se çfarë bënim. Porno dhe filmat romantike ishin mësues të tmerrshëm. Asnjë nuk dinte se çfarë dreqin të bënte me trupin, por një gjë është e sigurtë: Çfarëdo të isha duke bërë, unë nuk doja të ankohesha në lidhje me të.

Me kalimin e viteve mësova më shumë për trupin tim. Por kam vënë re që meshkujt kanë ndryshuar shumë pak për qasjen e tyre ndaj seksit. Për këtë janë përgjegjëse edhe vetë femrat. Ne kemi gënjyer dhe jemi shtirur sikur çdo gjë që ata bënin me trupin tonë është Ok.

E ndjej se është detyra ime të them disa gënjeshtra që më është dashur të them:



1 – Po, u prisha

E vërteta: Nuk kam përjetuar orgazëm me ty pasi ti nuk zgjat aq sa duhet

Nëse një mashkull zgjat 5 minuta, siç bëjnë shumica, femra nuk do të përjetojë kurrë orgazëm. Dhe nëse e bën të besojë se ti je prishur me kaq, këtë gjë do ta bëjë gjithmonë, qoftë edhe me partnere tjetër.


2 – Përmasat nuk kanë rëndësi

E vërteta: Le të themi të vërtetën, sigurisht që ka rëndësi

Femrat ndryshe nga besimi popullor, ndizen edhe vizualisht. Penisët e gjatë, me një trashësi të kënaqshme futen në listën e penisëve që i kënaqin femrat dhe duke i parë. Femrat ëndërrojnë me sy hapur për to madje i thonë edhe mikeshave për eksperiencat e mira.



3 – Nuk do shkoja kurrë me dy meshkuj

E vërteta: Le të jenë 4 ose 5.

Siç thashë më parë që një mashkull zgjat 5 minuta, nëse janë 5 atëherë marrëdhënia do të zgjasë 20-30 minuta që është një kohë normale që një femër të prishet. Për të mos përmendur pastaj më shumë se një gjuhë, duar e buzë.



4 – Je më i miri që kam pasur

E vërteta: Po të ishe, as nuk do ta thoja

Nëse do të ishe më i miri që kam pasur, këtë do ta kuptoje nëse unë do të merrja në telefon sa herë të kisha dëshirë për të bërë seks, edhe nëse nuk do të ishim në një lidhje me njeri-tjetrin. Nëse një mashkull është më i miri që një femër ka pasur, ajo do të kthehet gjithnjë te ai.



5 – Kam shkuar vetëm me “kaq” djem

E vërteta: Nuk e di se për sa bëhet fjalë kur them “kaq”

Nuk mendoj se ndonjë i rritur, sidomos ata që vijnë nga Amerika të kenë mbajtur shënim çdo marrëdhënie që kanë kryer, pasi ato bëhen të shumta, dhe vjen një moment që këtë shifër nuk e mban mend.



6 – Penetrimi është më i miri

E vërteta: Penetrimi është mënyra që ka më pak gjasa të prishë një femër

Mos më keqkuptoni, penetrimi është diçka e mirë. Të ndihmon të ndjehesh e lidhur me partnerin në një mënyrë që as seksi nuk të lidh. Por nuk është një mënyrë që mund të prishë një femër. Mos na fajësoni neve, por krijuesin tonë.



7 – Ohhh, poo, shumë mirë

E vërteta: Nxito ta marrë dreqi

Shpesh herë, femrat shtiren duke nxjerrë ulërimat e kënaqësisë, jo sepse seksi është i mrekullueshëm, por sepse duan t’i bëjnë partnerët e tyre të besojnë sikur ashtu është. Vetëm 57% e femrave arrijnë orgazëm sa herë bëjnë seks me partnerët e tyre./Askmen/Tirana Observer/



Londër/ Restorante bastarde për të përzënë shqiptarët nga Anglia

Dihet që pjesa më e madhe e të rinjve shqiptarë zgjedhin Anglinë si vendin ideal për të bërë disa para më shumë. Por, së fundmi është dhënë alarmi se rrjeti i restoranteve "Byron Hamburger" ka ngritur një kurth për kthimin e emigrantëve të paligjshëm në vendin e tyre.

Zyrtarët e Emigracionit në Britaninë e Madhe kanë ndaluar 35 emigrantë që punonin për rrjetin këtyre restoranteve. Ata u futën në kurth nga drejtuesit, duke i thirrur në një trajnim, por realisht ishte një marrje në pyetje dhe ata që rezultuan emigrantë të paligjshëm u ndaluan, me qëllim për t'u dëbuar.

Autoritetet kanë konfirmuar se bëhet fjalë për 35 emigrantë nga Shqipëria, Brazili, Nepali dhe Egjipti.

Pas publikimit të një lajmi të tillë në mediat britanike, restoranti ka marrë shumë kritika si dhe janë bërë thirrje për bojkotimin e tij.

Gjithsesi si kjo mund të ketë shumë mënyra të tjera "kurthi" për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm, "fshesa" sapo ka filluar.


01/08/2016/.......................................


Foto+Video/ Ja parcelat e drogës në vendlindjen e Ministrit Tahiri
Mjafton një udhëtim 20 minuta larg aksit kombëtar në rrethinat e Tepelenës për të parë se si lulëzon biznesi kriminal i drogës që drejtohet nga Edi Rama, përmes të licensuarit të tij Saimir Tahiri. Plantacionet me hashash në zonat e Tepelenës, kryesisht në Gusmar që është vendlindja e Saimir Tahirit dhe shumë drejtuesve të policisë, tregojnë realitetin e kanabizimit të vendit, një realitet dramatik për Shqipërinë, që Edi Rama mundohet ta mohojë.

Në fillim, garda e parë e kanabisit janë postoblloqet e policisë, më pas kalon 2 ose 3 postoblloqe me banditë të armatosur deri në fyt, që qendrojnë në makina superluksoze.

Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike, Ervin Salianji arriti të shkelë në këto parcela kanabisi dhe denoncoi në vendngjarje këtë biznes kriminal që sjell miliona euro përfitime për bandat e Edi Ramës, e per atë vetë që permes skemes kriminale merr 30 perqindeshin, biznes qe rritet mbi mjerimin e fshatarëve të zonave, qe shfrytezohen me 10 ose 20 mijë lekë të vjetra në ditë.

“Pas qindra denoncimeve me foto dhe video të bëra nga Partia Demokratike dhe të përgenjeshtruara me turp nga ministri i Brendshëm dhe Kryeministri, sot jam në emër të Partisë Demokratike për tu treguar edhe njëherë tjetër se sa lehtësisht gjenden këto dëshmi tronditëse të mbjelljes së Shqipërisë me drogë, me kanabis sativa.

Drogë e cila mbillet me bekimin e ministrit të Brendshëm, me marrjen e 30 përqindëshit për çdo rrënjë nga ana e drejtuesve të policisë, para që shkojnë drejtpërdrejtë tek Saimir Tahiri, tek Edi Rama. Kjo është një dëshmi tjetër se si sovraniteti i shtetit është dorëzuar në celula trafikante, të cilët shfrytëzojnë një popull të mjerë, një popull të lënë në mjerim e varfëri nga kjo qeveri, për tu perdorur për mbjellje droge.

Kjo nuk kërkon ligj të ri por kërkon vetëm vullnet politik. Kjo kërkon vetëm çmontim të bandave në qeverisje. Kjo kërkon vetëm çmontim të krimit të lidhur me pushtetin dhe pushtetit të lidhur me krimin. Koha e Edi Ramës dhe Saimir Tahirit ka mbaruar”,- tha Salianji. ​



Problematikat me aplikimet për universitet, 4 të rejat e këtij viti

Maturantët që bëhen gati për të filluar universitetin duhet të jenë shumë të vëmendshëm në plotësimin e formularit online që ka nxjerrë ministria me anë të udhëzimit të fundit.

Afatet e lëna në dispizicion janë shumë të ngushta duke krijuar probleme që në nisje të këtij procesi.

Cilat janë të rejat e aplikimit të maturantëve për këtë vit?

E para, edhe universitetet private ashtu si dhe publiket do të jenë njësoj, të gjithë do të futen në sistemin e meritë-preferencë. E dyta, studentët do të zgjedhin 10 degë, por lista do t’u shkojë universiteteve pa renditje, ata do të vendosin vetë kë do të marrin apo jo nga kërkuesit duke respektuar kushtin që mesatarja e aplikantit të jetë mbi notën 6. E treta, të gjithë studentët që janë me mesatare nën 6 mund të shkohjn ë vetëm në shkollat profesionale 2-vjeçare. E katërta, afatet e raundit të parë të aplikimit janë shumë të ngushta nga data 1 deri më 11 gusht.



Po çfarë duhet të kenë kujdes maturantët në ndjekjen e procedurave të aplikimit dhe regjistrimit, në programet e studimit të ciklit të parë?

Udhëzimi i ri është krejtësisht ndryshe nga udhëzimet e kaluara duke ndryshuar në mënyrë radikale mënyrën e aplikimit se si shkohet në universitet. Në vitet e kaluara maturanti pasi mbaronte detyrimet e shkollës së mesme i drejtohej drejtpërdrejtë IAL-së ku dëshironte të regjistrohej, tani ai duhet të bëjë aplikimin nëpërmjet formularit online që ka vënë në dispozicion Ministria e Arsimit dhe Sporteve. Nëse ai nuk plotëson këtë listë me preferencat për universitetet dhe programet, rrezikon të mos fitojë në universitetin që dëshiron. Maturantët duhet ta kenë të qartë që edhe pse kanë dëshirë të shkojnë në një universitet të caktuar, nëse nuk e kalojnë aplikimin nëpërmjet këtij formulari online nuk mund të shkojë në universitetin e dëshiruar.

Rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Prof. Dr.Tonin Gjuraj ngre shqetësimin se për kufizime burokratike në këtë udhëzm të ri përkundër parimit “një kut një masë” që ka kërkuar vazhdimisht universitetet private. “Parimi “një kut një masë” duhet kuptuar si standarte të barabarta dhe jo si kufizim burokratik i hapësirave të lira të veprimit që ofron kapitalizmi. Ky udhëzim nga pikëpamja burokratike e kufizon sektorin privat, megjithatë në emër të frymës së mirë që ka ligji ne e kemi mirëpritur ligjin e ri të arsimit të lartë. Por, në disa raste fryma e mirë e vetë kryeministrit dhe ministres Nikolla nuk është reflektuar në nivelin e specialistëve të administratës. Ky udhëzim duhet të kishte pasur parasysh më mirë arsyet që një maturant zgjedh sektorin shtetëror dhe pse ai zgjedh sektorin privat”,- thotë Gjuraj.

Dokumenti/ Ambasadorja Vlahutin ka fshehur pasurinë në Kroaci

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, është proceduar në vendin e saj, Kroaci, për mosdeklarim të të dhënave të sakta mbi pasurinë, duke shkelur ligjin për parandalimin e konfliktit e interesit, një instrument i rëndësishëm për parandalimin e korrupsionit.

Komisioni për Përcaktimin e Konfliktit të Interesit hapi një procedurë kundër saj, pasi Vlahutin nuk përmbushi detyrimin ligjor për të deklaruar në kohë, me saktësi dhe në mënyrë të plotë pasurinë e saj. Televizioni Klan disponon raportin e këtij Komisionit, ku thuhet se Vlahutin nuk deklaroi pagën neto dhe bruto, nuk tregoi adresat e sakta të pasurive të paluajshme dhe nuk tregoi emrin e kreditorit të një kredie të marrë për strehim, pas përfundimit të detyrës si Këshilltare e Presidentit të Kroacisë për Punët e Jashtme.

Zyrtarja Romana Vlahutini i ka sjellë Komisionit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit informacionin për gjendjen pasurore për shkak të përfundimit të funksionit të saj si këshilltare e Presidentit të Kroacisë për Punët e Jashtme, që në librin e postës së hyrjes së Komisionit tregon datën 22 Tetor 2014.

Në përputhje me nenin 23 të Ligjit Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, komisioni ka kryer kontrollin administrativ të të dhënave të informacionit dhe ka vërtetuar se zyrtarja Romana Vlahutin nuk e ka plotësuar në mënyrë të plotë dhe të saktë formularin me të dhëna për gjendjen pasurore të zyrtarit, duke pasur parasysh këtu që nuk ka shkruar nr. e amzës dhe pagën mujore bruto.

Në pjesën e të dhënave mbi pasurinë në pikën 1 për pasuritë e paluajtshme, zyrtarja nuk ka shkruar të dhënat për adresat e pasurive të paluajtshme, si dhe në pikën 6 nuk ka dhënë shumën neto dhe bruto të pagës vjetore, ndërsa në pikën 10 nuk ka shkruajtur detyrimin e zyrtarit për të shkruajtur të dhënat për huadhënësin (kreditorin) e kredisë për strehim.

Ligji e detyronte Ambasadoren Vlahutin që ta deklaronte pasurinë e saktë 15 ditë pasi të njihej me kërkesën. Komisioni e ka bërë kërkesën më 13 Shkurt 2015. Deri më 6 Nëntor nuk ka marrë përgjigje dhe ka hapur procedurat kundër Vlahutin. Më 13 Janar të vitit 2016, kur Vlahutin ushtronte detyrën e Ambasadores së BE –së në Tiranë, Komisioni për Përcaktimin e Konfliktit të Interesit, vendosi:

Mospërmbushja e detyrimit të zyrtares Romana Vlahutin, Këshilltare e Presidentit të Republikës së Kroacisë, Për Punët e Jashtme, nga Tetori 2012 deri më 30 Shtator 2014, që sipas kërkesës zyrtare të plotësojë në afatin e caktuar detyrimin që rrjedh nga nenet 8 dhe 9 të Ligjit Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit (ZSSI), që të përmbushë saktë dhe në mënyrë të plotë formularin mbi gjendjen e pasurisë së zyrtarit, pas përfundimit të funksionit të përshkruar më sipër, përbën shkelje të nenit 10 të Ligjit mbi Parandalimin e Konfliktit të Interesit (ZSSI).



Dokumenti

Më 7 Janar 2016 Vlahutin i dërgon një shkresë Komisionit, në të cilën thotë se për më shumë se një viti nuk jeton në Kroaci dhe nuk e ka marrë vendimin e Komisionit për hapje të procedurës.

Ajo shpjegon se nuk ka të dhëna për pagën bruto mujore dhe vjetore që ka marrë në zyrën e Presidentit dhe në Ministrinë e Jashtme. Por Komisioni thotë se shkresat vërtetuan që ajo është njoftuar që në Shkurt 2015. Në vendimin e tij, Komisioni për Parandalimin e Konfliktit të Interesit nënvizon rëndësinë e deklarimit të pasurisë në kohë dhe me të dhëna të sakta për parandalimin e konfliktit të interesit dhe korrupsionin.

Komisioni nënvizon se paraqitja e informacionit për gjendjen pasurore të zyrtarit është një nga detyrimet themelore të përcaktuara në Ligjin mbi Parandalimin e Konfliktit të Interesave dhe një instrument i rëndësishëm në parandalimin e konfliktit të interesave dhe parandalimin e korrupsionit.

Pavarësisht shkeljes së ligjit, ndaj Ambasadores Romana Vlahutin nuk pati sanksione ligjore. Komisioni e vërtetoi shkeljen e ligjit nga ana e saj, por argumentoi se për shkak të procedurës, nuk ishte e mundur që të merreshin masa ligjore.

Në nenin 42 të Ligjit Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit përcaktohen sanksione në lidhje me shkeljen e Ligjit. Por duke marrë parasysh se nga data e marrjes së vendimit kanë kaluar më shumë se 12 muaj nga përfundimi i detyrës së zyrtares si Këshilltare e Presidentit të Kroacisë, për Punët e Jashtme, rezulton se në rastin konkret nuk është e mundur marrja e sanksioneve, megjithëse është vërtetuar shkelja e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe për shkak se, sipas të dhënave që ka marrë Komisioni nga kërkesa drejtuar Parlamentit kroat, zyrtarja nuk është më në funksion zyrtar dhe nuk ka pagesë apo shpërblime për kryerje të detyrës shtetërore.

Romana Vlahutin e nisi zyrtarisht detyrën e Ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë më 3 Tetor të vitit 2014. Angazhimi kryesor i saj në këtë detyrë ka qenë miratimi i Reformës në Drejtësi, një reformë e cila ka si qëllim kryesor parandalimin dhe ndëshkimin e rasteve korruptive tek zyrtarët e lartë, në gjyqësor e në prokurori./Tv Klan/

Video/ Meta dhe Meidani drekojnë me Kokëdhimën, ja pse...
Kryeparlamentari Ilir Meta ka drekuar sot me ish-Presidentin Rexhep Meidani, si dhe ish-deputetin socialist, Koço Kokëdhima. Në përfundim të drekës, Kokëdhima tha për mediat se, takimit nuk duhej t’i jepej ngjyrim politik, ndërsa shtoi se, koalicioni PS-LSI ka probleme.

I pari që doli dhe foli për këtë takim, ka qenë ish-deputeti dhe ish-miku i Edi Ramës, Koço Kokëdhima. Ky i fundit duke folur për median, u shpres se ishte një takim miqsh.

“Takimi ynë ishte një takim mes miqsh. Koalicioni ka probleme, por mund të zgjidhen. Dy partitë do kenë aftësi t’i zgjidhin problemet që kanë midis tyre”,- tha Kokëdhima.

Sipas tij, PS dhe LSI-ja janë pjesët sinjifikative të së majtës dhe do t’i zgjidhin problemet mes tyre.

“PS e LSI janë pjesët më sinjifikative të së majtës e për këtë gjë ata do ti zgjidhin problemet mes tyre”,- u shpreh Kokëdhima pas drekës.

Ish-deputeti socialist është në një marrëdhënie të tensionuar me kryeministrin Edi Rama, që pasi Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin e deputetit Koço Kokëdhima.

Mësohet se ish-Presidenti Meidani ka lënë pushimet në Pogradec për të drekuar me Metën.

Ajo që diskutohet në korridoret e medias dhe politikës këto ditë të nxehta në Tiranë, është se, Meidani përflitet si kryeministër i një qeverie teknike në shtator, pasi LSI mendon të tërhiqet nga koalicioni qeveritar.

Për rishikim të marrëdhënies me LSI-në foli disa ditë më parë edhe ish-kryeministri Pandeli Majko.
Vetingu/ Lulzim Basha takim me Ilir Metën në Kryesi
Kreu i PD-së, Lulzim Basha është takuar pasditen e sotme me kreun e Kuvendit dhe të LSI-së, Ilir Meta. Takimi mes tyre mësohet se është zhvilluar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Takimi mes Bashës e Metës po zhvillohet për të diskutuar dhe rakorduar procedurat rreth vetting-ut, në 7 ligjet e Reformës në Drejtësi.

Takimi i kryeparlamentarit Meta me kryedemokratin Basha, vjen pas atij me Koço Kokëdhimin dhe Rexhep Mejdanin në ambientet e ish-bllokut në Tiranë.

Dibra shkon në zgjedhje, Shukriu humbi betejën me Kushtetuesen
Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili, ka humbur betejën me qeverinë në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo e fundit ka rrëzruar pretendimet e tij për shkarkim të paligjshëm nga Këshilli i Ministrave në maj të këtij viti.

Xhelili u shkarkuar pas publikimit të video-skandalit ku ai kërkonte favore seksuale nga një vazjë në këmbim të punësimit të saj.

“Gjykata Kushtetuese, pasi analizoi pretendimet e parashtruara nga përfaqësuesi i kërkuesit, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, në mbështetje të nenit 115 të Kushtetutës, si dhe të nenit 72 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, VENDOSI: - Rrëzimin e kërkesës”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Pas këtij vendimi i hapet rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Dibrës.

A dalin llogaritë e rilindjes pa Ilir Metën?

Nga Dritan Hila

Kur Ilir Meta , të dielën e fundit përpara votimit të reformës shpalli se mund ta kalonte vendin në zgjedhje të parakohshme nëse nuk miratohej, kjo nuk ishte ditë e bukur për aleatin e tij. Njeriu që kërcënonte nuk e kishte për herë të parë dorëheqjen dhe ngjante më serioz se kurrë.

Ndërkohë reforma u miratua, por kërcënimi i zgjedhjeve qëndron, ndaj kampi i Rilindjes nxorri disa figura të nivelit të dytë për të treguar se nuk ju trembej syri, përfshirë Majkon, të cilët Rama i përdor kur do të fitojë kohë. Por të dhënat nuk janë të atilla që inkurajojnë për një fitore të vetëm në rast zgjedhjesh.

Së pari sepse teza se një reformë në drejtësi që e dëshironin me zjarr socialistët por nuk e donin demokratët, ka rënë. Fakti se reforma u votua vetëm katër ditë pas daljes së Metës dhe kërcënimit të tij, ia hoqi mundësinë Ramës që reforma të jetë kali i tij i betejës.

Së dyti, përjashto rrethin e ngushtë të Ramës, radhët e socialistëve nuk ngjajnë të shtrënguara. Shumë prej tyre nuk ju janë plotësuar pritshmërinë, disa kanë kapërcyer gardhin që i ndan nga oborri i LSI, ndërsa të tjerë po masin me sy lartësinë që ta kapërcejnë kur të bjerë edhe shpresa e fundit. Rama thjesht nuk e di sa ka votues të tij.

Së treti, ekonomia nuk është pika e fortë e Ramës në një fushatë elektorale të papritur. Shqiptarët kanë parametra të lartë rezistence ndaj urisë, por tashmë që kriza po hyn në vitin e gjashtë të saj, edhe për specie si shtetasit e Ramës, elasticiteti ka arritur në pikën e thyerjes. Pavarësisht trumbetave për sukseset, mekanizmi ekonomik ka tre vjet i bllokuar, dhe i vetmi produkt që lulëzon është hashashi.

Së katërti, treguesit e korrupsionit nuk njohin ulje, Pavarësisht se struktura e propagandës së majtë punon ende të revokojë vitet përpara 2013-ës, apo të arrestojë ndonjë drejtor të aleatit të tij, abuzimet e shefit të qeverisë dhe njerëzve të tij janë tepër të mëdha edhe për një thes që mund të nxejë minaren brenda.
Dhe së fundi, pa LSI-në si aleat, matematika e ndihmon Ramën të mbyllë mandatin, por jo të fitojë zgjedhjet. Pesë palë i kanë treguar se nuk mund të fitojë dot pa LSI-në.

Kërcënimet e Ramës për rishikim pakti të lëshuara me gojën e Majkos, nuk mund të trembin Ilir Metën. Meta e njeh më mirë se vetë i zoti, partinë ku ka qenë dikur. Ai e di se ajo nuk ka asnjë motor ideologjik që ta shtyjë përpara.

Drejtuesit ose janë figura pa mendim si Taulant Balla, kukulla kauçuku si ata të Mjaft-it, ose ngjala të dhjamosura që kanë harruar se çfarë është deti i trazuar, ndërsa kusuri, janë një trupë e pamotivuar. Ndërsa rradhët e Metës janë më të shtrënguara se kurrë. Jo vetëm për faktin se ka një komandë të centralizuar, por edhe sepse ndjekësit e tij janë të vetëdijshëm për forcën që kanë dhe besojnë tek shefi i tyre.

Ndaj nëse ka një propozim konkret dhe me brumë që mund të bëjnë njerëzit e Ramës për LSI-në, është nëse koalicioni ekzistues mund të rinovohet edhe në 2017-ën. Në të kundërt, po i hyjnë detit me këmbë, ku nga alternativa që të mbyten apo të dalin në bregun tjetër, e mundshme mbetet e para. Kjo është llogaria, deri në momentin që Rama të provojë që është Mesia dhe e ndan detin në dysh. Pese here qe ka besuar se është Mesia, ndjekësit e tij janë mbytur. E gjashta e vërteta?/Dritare.net/



Foto/ Dy të rinj rrihen në publik pas takimit me njëri-tjetrin
Një vajzë e re dhe një djalë janë rrahur publikisht pas takimit intim që ata patën me njëri-tjetrin. Kjo ngjarje ka ndodhur në provincën Aceh në Indonezi.

Dy të rinjtë, studentë në universitet, Wahyudi Saputra 23 vjeç dhe Nur Elita, 20 vjeçe u rrahën barbarisht për shkak të veprës penale “khalwat”, duke shkelur kështu ligjin e Sheriatit.

Sipas ligjit, burrat dhe gratë të cilët nuk janë bashkëshortë, nuk u lejohen që të afrohen shumë bashkë dhe dënimi është rrahje në publik.

Pas dënimit vajza është dërguar me ambulancë në spital.

Katër burra të tjerë janë rrahur publikisht për gjëra ta turpshme dhe lojërat e fatit, të ndaluara këto sipas ligjit islam.

Të gjithë viktimat janë ndëshkuar në oborrin e xhamisë Baiturrahim në Banda Aceh.

“Merrni këto dënime si një mësim. Çfarë është bërë nga këta të dënuar nuk duhet të merret si një shembull. Dhe unë shpresoj që dënimi i tyre do të do të jetë i fundit”,- tha zëvendës Kryetari i Bashkisë, Zainal Arifin.

Aceh është i vetmi rajon në Indonezisë që zbaton këtë sistem të ligjit të Sheriatit dhe e ka bërë këtë që prej vitit 2003, kur i është dhënë autonomi e veçantë.

Ligji i Sheriatit është zbatuar në të gjithë Lindjen e Mesme dhe në territoret e ISIS./Tv Klan/

SHBA bombardon një nga fortesat e ISIS
Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme ajrore ndaj pozicioneve të ISIS në Libi, pas një kërkese nga qeveria e Kombeve të Bashkuara me bazë në Libi, ka njoftuar sot Pentagoni.

Sulmet kanë goditur pozicionet e ISIS në qytetin Sirte, që konsiderohet një fortesë e të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Kryeministri libian Fayez al-Sarraj, në një fjalim televiziv, tha se sulmet kanë shkaktuar “humbje të rënda” për ISI.

Këto sulme ajrore janë ndërhyrja e parë e forcave amerikane, në bashkëpunim me qeverinë libiane. Pentagoni njoftoi se sulmet, e autorizuara nga presidenti amerikan Barack Obama, kanë qenë në mbështetje të forcave qeveritare për të luftuar militantët.



Zbulohet tatuazhi i Ledina Çelos në funshpinë…

Ledina Çelo nuk ka vetëm një zë brilant, ajo që të bie në sy janë edhe linjat e saj perfekte të trupore, ndonëse është nënë e dy fëmijëve.

Por një detaj që nuk mund ta keni vënë re është një tatuazh në fundshpinën e saj.

Edhe pse nuk duket mirë, tatuazhi ‘mister’ i rri shumë përshtat këngëtares së njohur.



Foto/ Vajza e Niko Peleshit pozon për revistën italiane
Vajza e Zv.kryeministrit shqiptar Niko Peleshi është përzgjedhur të jetë në kopertinën e njërës prej revistave të njohura italiane.

Aleksia Peleshi e cila është pjesë e njërës prej agjensive të modelingut në Tiranë, këtë muaj është shfaqur në kopertinën e italianes “Dimmi”.

Aleksia mesa duket po përparon në fushën e modelingut...

Aksident në Levan-Tepelenë, vdes një person
Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e kaluar në aksin Levan-Tepelenë

Rreth orës 20:55, në fshatin Fratar të Mallakastrës, shtetasi Mentor Shehu, 33 vjeç, banues në fshatin Qesarat të Tepelenës, duke drejtuar mjetin “Volkswagen” me targë “AA 123 JU”, ka përplasur shtetasin me iniciale B.S., 80 vjeç, banues në fshatin Fratar, i cili ishte duke lëvizur mbi një kafshë dore.

Shtetasi i aksidentuar ndërroi jetë në spital.


Përfundon takimi Meta-Basha, askush nuk flet për mediat
Ka përfunduar takimi mes kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Në përfundim askush nuk ka pranuar të flasë për mediat. Takimi zgjati rreth 60 minuta dhe u mbajt në Kryesinë e Kuvendit.

Kreu i opozitës shoqërohej nga Oerd Bylykbashki, ndërsa Meta nga këshilltari i tij.

Në fokus të bisedës kanë qenë 7 ligjet për të cilat ndërkombëtarët bëjnë presion që të miratohen, në mënyrë që të nisë zbatimi i reformës në drejtësi.

Më herët gjatë ditës Meta drekoi me ish-Presidentin Meidani dhe ish-deputetin socialist Koço Kokëdhima.
Fotolajm/ Tiranë, aksidentohet makina e policisë
Një automjet policie është përfshirë pasditen e sotme në një aksident rrugor të ndodhur në zonën e Porcelanit.

Siç shihet nga fotoja e publikuar nga “Radio +2” në faqen e saj online, makina e policisë i ka dalë përpara një automjeti që në fakt ka përparësi.


Nga pamja shihet që dëmi material është i vogël, por që punonjësit e policisë të pranojnë se janë fajtorë në këtë mes si shumë vështirë është.

Ndoshta shoferit të makinës së bardhë do t’i duhet të sorollatet nëpër polici si shkaktar i aksidentit, përcjell panorama.


Pranimet në universitete/ Një denoncim te Berisha për Ramën e Nikollën
Ish-kryeministri Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook një mesazh të dërguar nga një qytetar, i cili pretendon se Ministria e Arsimit ka ndryshuar kuotat e pranimit për në universitet, për të favorizuar universitetet private.

“Edvin Shullazin dhe konfidenten e tij, Linda Nikollen për favorizimin kundrejt ryshfeteve te medha universiteteve private duke ulur ne kundërshtim me ligjin kuotat ne universitetet publike dhe rritur tarifat e regjistrimit”,- shkruan Berisha.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   257   258   259   260   261   262   263   264   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish