Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet263/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   259   260   261   262   263   264   265   266   ...   352

Lista:

1. Armenia

2. Austria

3. Azerbajxhani

4. Bahama

5. Bahreini

6. Bjellorusia

7. Belgjika

8. Bosnje Hercegovina

9. Brazili

10. Bullgaria

11. Republika e Afrikës Qendrore Kili

12. Kosta Rika

13. Bregu i Fildishtë

14. Kroacia

15. Kuba

16. Republika Çeke

17. Republika Demokratike e Kongos

18. Danimarka

19. Ekuadori

20. Estonia

21. Finlanda

22. Franca

23. Gjeorgjia

24. Gjermania

25. Gana

26. Greqia

27. Guajana

28. Selia e Shenjtë

29. Hungaria

30. Indonezia

31. Irani

32. Izraeli

33. Italia

34. Kazakistani

35. Kenia

36. Kuvajti

37.Kirgistani

38. Letonia

39. Liberia

40. Lituania

41. Luksemburgu

42. Meksika

43.Moldavia

44. Monako

45. Mongolia

46. Mali i Zi

47. Maroku

48. Hollanda

49. Nigeri

50. Norvegjia

51. Pakistan

52. Peruja

53. Filipine

54. Polonia

55. Portugalia

56. Qipro

57. Katari

58. Republika e Koresë

59. Rumania

60. Federata Ruse

61. San Marino

62. Senegali

63. Serbia

64. Sejshel

65. Sllovakia

66. Sllovenia

67. Afrika e Jugut

68. Spanja

69. Suedia

70. Zvicra

71. Taxhikistani

72. Tajlanda

73. Irlanda

74. Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë

75. Tunizia

76. Turqia

77. Turkmenistani

78. Ukraina

79.Emiratet e Bashkuara Arabe

80. Malta

81. Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe e Irlandës së Veriut

82. Uruguai

83. Uzbekistani

84. Venezuela

85. Vietnami

86. Zimbabve

87. Kosova



Quan prostituta vajzat që shkojnë në plazh, gazetarja zhvishet për imamin kosovar
Deklaratat e imamit Shefqet Krasniqi, i cili ka theksuar se, vajzat që shkojnë në det janë prostituta, kanë nxitur reagime të shumta. E dikush ka përzgjedhur një formë tjetër për t’iu përgjigjur hoxhës, Shefqet Krasniqi.

Fjala është për gazetaren Gentiana Begolli, e cila para pak minutash publikoi diçka shumë të çuditshme.

Një foto në plazh vetëm në bikini duke ia dedikuar hoxhës me këtë shkrim “Vetem per ty…Shefqet”.

Fotolajm/ Rikthehet Fatos Nano, por ja përse...
Ish-kryeministri dhe ish-kryetari legjendar i PS-së, Fatos Nano, ka ardhur këto ditë në Shqipëri. Ai nuk mësohet të jetë kthyer për një lëvizje politike të radhës, por mesa duket ka ardhur për disa kohë pushime.

Këtë e tregon kjo foto ku Nano duket që ka vizituar një bar-restorant në qytetin e Shkodrës, më saktë bar-restorant “Illyria”-n, në të cilin ka bërë edhe disa foto me persona të ndryshëm.


Foto+16/ Molinaro, spanjollja superseksi e “Flash Dance”

“Flash Dance” është një disiplinë kërcimi që kërkon shumë talent por edhe pasion.

Modelja soanjolle Melissa Molinaro ka arritur ta perfeksionojë këtë disiplinë falë punës së përditshme, duke dhënë një shembull për të gjitha ato femra që dëshirojnë të ushtrohen në kërcim.

Lëvizje perfekte dhe shumë sensualitet. Molinaro është mbretëresha iberike e “Flash Dance”.


As rikthim në detyrë, as liri. Gjykata e Lartë lë në burg Shukri Xhelilin
Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese i rrëzoi kërkesën për t’u rikthyer në detyrë, Gjykata e Lartë ka vendosur të mos e ndryshojë masën e sigurisë ndaj ish-kryebashkiaku të Dibrës, Shukri Xhelili. Ai do të mbetet sërish në “arrest me burg”.

Xhelili kishte kërkuar përmes avokatëve të tij masën “detyrim paraqitje”

Pasi Gjykata Kushtetuese i rrëzoi kërkesën për tu rikthyer në detyrë një ditë më parë, sot është Gjykata e Lartë e cila ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj tij, duke e lënë në “arrest me burg”.

Shkarkimi nga qeveria dhe më pas arrestimi i tij erdhi pas video-skandalit seksual. Ish-kryebashkiaku kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune për një vajzë.




Foto+16/ Ronaldo nuk ndalet, kapet në “aksion” me Cassandren në Miami
Çifti është kapur duke kaluar momente romantike, në pishinën e një hoteli në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mbetet të shihet nëse Cassandre do të jetë vetëm femra e radhës për Ronaldon apo çifti do të mendojë për diçka më serioze, përcjellë “Lajmi.net”.

Sa ishte në Ibiza, Ronaldo përflitej për një lidhje me bukuroshen italiane Cristina Buccino.

Nishani, zgjedhjet në Peshkopi më 11 shtator. Test për koalicionin PS-LSI
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dreketuar sot datën e zgjedhjeve që do të mbahen për kryetar të Bashkisë së Peshkopisë.

Këto zgjedhje vijnë si pasojë e publikimit të një videoskandali, ku kryebashkiaku u denoncua nga media ku i kërkonte favore seksuale një vajze, ku i cili u shkarkua menjëherë me vendim qeverie.

Presidenti ka dekretuar si datë për mbajtjen e zgjedhjeve në Peshkopi, datën 11 shtator.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje kërkesën e ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili, për ta rikthyer në vendin e punës, duke i dhënë fund procesit gjyqësor dhe hapur kështu rrugë zhvillimit të zgjedhjeve të pjesshme.

Mirëpo, zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Peshkopisë, do nxjerrin në pah ose jo dasitë mes PS dhe LSI.
D E K R E T

PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KRYETAR TË BASHKISË PESHKOPI, QARKU DIBËR

Në mbështetje të nenit 92 gërma “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 10, pika 3 e ligjit nr. 10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” , i ndryshuar,

D e k r e t o j

Neni 1

Caktimin e datës 11 shtator 2016, për zhvillimin e zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Peshkopi, Qarku Dibër.



Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 9716

Tiranë, më 02.08.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI




Sapo ra në sondazhe, Obama sërish fushatë për Trump: Mjerisht i papërgatitur të jetë president i SHBA
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama deklaroi sot se sulmet e Donald Trumpit kundër familjes së një kapiteni mysliman të ushtrisë amerikane të vrarë në luftën në Irak, si dhe mungesa e kuptimit të çështjeve serioze do të thotë se kandidati republikan për president të vendit është mjerisht i papërgatitur për të shërbyer si president.

“Duhet të vijë një moment kur duhet të thuash ‘mjaft’”,- tha Obama, duke iu adresuar liderëve republikanë për të cilët ai ka thënë se i kanë denoncuar vazhdimisht deklaratat e Trumpit, por të cilët vazhdojnë ta përkrahin atë publikisht për president, shkruan Reuters.

Obama, i cili është demokrat, i bëri këto komente gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë, me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong.

Agjenti i FBI-së pranon se punonte fshehtas për shtetin Kinez

Një agjent sekret i FBI-së prej 19 vitesh do të përballet me 10 vjet burg pasi pranoi akuzat se ishte një agjent i qeverisë kineze.

Kun Shan Chun, i njohur gjithashtu si Joey Chun, u arrestua nga FBI-ja në mars, pas një operacioni të fshehtë, dhe u shfaq në një gjykatë të Nju Jorkut të hënën.

“46-vjeçari rrëfeu për dhënien e informacionit “të ndjeshëm” të FBI-së ndaj një individi që kishte lidhje me qeverinë kineze për një numër të madh rastesh”, tha Departamenti i Drejtësisë në një deklaratë.

I lindur fillimisht në Kinë, Chun mori shtetësinë Amerikane dhe ka qenë punonjës i FBI për 19 vjet.

Sipas ankesës, Chun u përpoq të rekrutonte një agjent të fshehtë për të siguruar informata konfidenciale dhe tha se do të mund të merrte para të thata nëse do dërgonte informacion për bashkëpunëtorët e tij në Kinë.


Foto/ Kë po “tremb” Kina? Stërvitje e gjigante me 300 luftanije
Marina kineze zhvilloi një stërvitje të jashtëzakonshme në shkallë të gjerë me “municione të gjalla” në Detin e Kinës Lindore, që përfshinte qindra anije dhe nëndetëse nga të tjera nga flotat e ‘Ushtrisë Çlirimtare të Popullit’.

Rreth 300 anije, dhjetëra avionë ushtarakë dhe qindra trupa ushtarake ishin pjesë e improvizimit, raportoi “Kina Times”.

Stërvitja që përfshinte Detin Lindor të Kinës, Detin e Veriut dhe flotën e Detit të Jugut ka praktikuar aftësitë sulmuese dhe mbrojtëse të fuqisë detare kineze.

“Stërvitja synon përmirësimin e intensitetit të sulmit, saktësinë, stabilitetin dhe shpejtësinë e trupave mes ndikimeve të rënda elektromagnetike”,- shkruante një deklaratë e lëshuar të hënën nga marina.



Telekom Albania certifikohet si rrjeti celular më i mirë në vend
Telekom Albania, një vit pasi është bërë pjesë e familjes së madhe Magenta, renditet i pari në Shqipëri në testin e performancës së kryer nga P3 për rrjetet celulare! Shërbimi i testimit P3 përbën një vlerësim të pavarur të cilësisë së rrjeteve celulare në vend dhe të shërbimeve të ofruara, që përmbyllet me një certifikatë për operatorin “Më të mirë në testim”.

Kompania P3 kryen rregullisht testime të rrjeteve në Europë, SHBA, Australi dhe vende të tjera. Një numër testesh u zhvilluan në të gjithë vendin, që nga zonat me popullsi më të dendur deri në qytete të largëta, duke përfshirë edhe rrugët lidhëse.

Cilësia e zërit dhe e transferimit të të dhënave u matën sipas standardeve dhe praktikave ndërkombëtare.

Pikët e arritura nga Telekom Albania dhe të certifikuara nga kompania P3, treguan shpejtësinë më të lartë në testimin e P3, si edhe përvojën më të mirë të lundrimit në internet dhe të të parit të videove.

Këto cilësi e bëjnë rrjetin një nga vlerat më të çmuara të Telekom Albania, duke u dhënë abonentëve mundësinë e një perceptimi të ri të mënyrës si teknologjia bashkëvepron në shoqëri dhe të rezultateve përkatëse.

Rrjeti i Telekom Albania është njëkohësisht një nga pikat më të rëndësishme të ndërveprimit të kompanisë, pasi u jep mundësi miliona njerëzve të prekin produktet dhe shërbimet moderne të telekomunikacionit.

Lundrimi tepër i shpejtë në internet, në rrjetin më të besuar të Europës, sjell shijimin e përfitimeve të një bote që ecën drejt dixhitalizimit, ndërsa shpejtësia e shkëlqyer e transferimit të të dhënave në pajisje të ndryshme u jep mundësi njerëzve të bëhen përherë e më të lidhur me njëri-tjetrin.

Si pjesë e Grupit Deutsche Telekom, kompania ofron teknologjinë më moderne dhe abonentët e saj mund të përjetojnë përvojën më të mirë të klientit. Tashmë ata ndajnë mes tyre edhe përvojën më të mirë të rrjetit!



Video/ Tiranë, Bami i Niklës kapet me 5.1 kg heroinë, 500 mijë euro

Dy persona janë vënë në pranga në Tiranë, pasi shisnin drogë në zonën e ish-parkut të autobusëve dhe në unazën e re. Gjatë operacionit të sotëm janë sekuestruar rreth 5.1 kg heroinë, ndërsa sipas policisë vlera e kësaj lënde narkotike shkon në 500 mijë euro.

Përveç dy personave të arrestuar, në kërkim janë edhe dy të tjerë.

Të arrestuarit janë:

Fadil Bami, nga Nikla e Krujës

Eduart Gjata nga Tirana.

Nga kontrollet në banesën e Bamit në Nikël të Krujës janë gjetur edhe armë.


Foto/ Ju kujtohet kjo makinë? Ja çfarë i ka ndodhur sot
Para dy ditësh në një video e filmuar tek rruga e Durrësit, dukej një e moshuar, e cila kaloi të vijat e bardha u godit me shishe. Ajo po kalonte rrugën tek vijat e bardha, duke respektuar shenjat e qarkullimit.

Por automjeti tip “Benz” me targa “AA 694 BB” duket se ka pasur me nxitim, pasi pasagjerja brenda tij e godet me shishe zonjën që po kalonte rrugën.

Publikimi i videos në fjalë ka bërë që edhe policia të reagojë.

Shkelja e bërë nga drejtuesi i automjetit, Gafur Kutriqi, iu përcoll Organit Administrativ Shtetëror, apo siç njihet ndryshe Komisionit të Policisë Rrugore për gjykim dhe masa që do merret varion nga 25.000-100.000 lekë të rinj.


Foto/ Tiranë, aksident tek TEG-u, përplasen dy makina

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e re, pranë Tegut. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku njëra ka përfunduar në një arë në anë të rrugës.

Fatmirësisht mësohet se nuk ka pasur viktima nga ky aksident, por vetëm dëme materiale.

Siç e shikoni edhe në fotot e bëra nga publike nga fotografi, Felix Bilani, makinat nuk janë dëmtuar shumë.


Foto+16/ Kur Rike Roçi të tregon se sa e ka numrin e gjoksit...
Rike Roçi po tregon se nuk e ka ndërmend të ndalet në synimet e saj drejt pushtimit të skenës së modelimit.

Por, ajo nuk po lë mbas edhe informimin e fansave rreth linjave trupore, për të cilën edhe u bë e famshme gjatë evropianit të futbollit, ku u përzgjedh një prej tifozëve më seksi.

Modelja së fundi ka zbuluar edhe numrin e gjoksit për revistën story.al.

“Numri i gjoksit tim 5. S’bëj palestër madje jam shëndoshur. Është çdo gjë origjinale në trupin tim”,- ka thënë bukuroshja shqiptare.




Kur qesharakë bëhemi ne…

Nga Blendi Fevziu
“Bukur paske dalë në fotografi, por nuk jam shumë i sigurtë që je ti”. Ky ishte mesazhi që mora sot paradite nga një i njohur, shoqëruar edhe me linkun e një lajmi, ku njoftohej me titull të madh së bashkë me Blendi Klosin po bëja pushime në Dhërmi. Meqenëse prej afro 12 vitesh qëllon të jem për pushime me Klosin, nuk e mora seriozisht. Por miqtë insistuan. Nuk arrita ta hapja linkun, kur së paku 5 – 6 të njohur të tjerë, filluan të më dërgonin foton e lajmit, ose linkun e tij, shoqëruar me komente komike, ku nuk mungonte ironia therëse me portalet dhe lajmet që ne postojmë.

Në fakt kishin të drejtë. Në lajm njoftohej se Klosi dhe unë po bënim pushime së bashku; se kishim shkuar familjarisht, se unë kisha marrë me vete vajzën e vogël 10 muajshme dhe se të gjitha këto ilustroheshin me disa foto. Por ngela krejt i befasuar. Në foto nuk gjendej as Klosi dhe as unë. As ime shoqe dhe as vajza ime 10 muajshme e cila për hir të së vërtetës nuk e kaluar ende Durrësin dhe nuk ka pasur fatin të shohë ende detin e mrekullueshëm të Dhërmiut. Në foto shfaqej një vajzë e re me një fëmijë në krah, ngjitur me të i shoqi dhe pak më larg një mik i tyre, ngjashmëria ime me të cilin ishte mungesa e flokëve.

Fotoja ishte servirur si ilustrim i pushimeve që Klosi dhe unë po kalonin në Dhermi. Nuk kaluan pak sekonda dhe lajmi u ripostua në gjithë portalet, pa asnjë verifikim dhe pa parë askush nëse realisht isha unë në foto apo jo. Nuk besoj që Blendi Klosi, prej 20 vitesh në politikë dhe unë prej 20 vitesh cdo natë në Tv të jemi persona aq të panjohur dhe aq të ngatërrueshëm sa gazetarët që ripostojnë lajmin të mos na dallonin dot. Pra nëse gabonte njëri, të mos gabonin së paku të tjerët. Por lajmi u postua pa asnjë kontroll dhe pas pak minutash, unë u dorëzova, duke pranuar që personi që më ngjante në foto isha unë, vajza e vogël ime bijë dhe personi tjetër në krah Blendi Klosi.

Në fakt jo nuk është herë e parë që portalet dhe mediat on line, zhyten në një garë shpejtësie, ku dëshira për të qenë i pari dëmton rëndë cilësinë, por edhe vërtetësinë e lajmit. Si pjesë e portaleve, unë e ndjej mbi vete këtë përgjegjësi dhe këtë problem që po raportohet rregullisht në momentin e transformimit të medias, nga tradicionale në media on line. Madje në një media, që më shumë se sa me veten, e ka konkurencën me rrjetet sociale. Mediat tradicionale e kishin zgjidhur këtë problem.

Me gjithë difektet, një rrjet gazetarësh, redaktorësh dhe mbi të gjitha, koha që kishin në dispozicion shërbenin si filtra. Sot të gjithë këto kanë rënë duke krijuar një kakofoni. Kakofoni që shoqëruar me fenomenin e ripostimit, po e bën edhe më kaotke situatën. Një javë më parë qëlloi të shihja në disa media, përfshi opinion.al një lajm sipas të cilit, Xhorxh Uashingtoni ishte shqiptar.

Lajmi servirej si i botuar nga Rojter dhe mbante autorësinë e një gazetari të agjensisë prestigjioze. Meqenëse isha përballur me këtë mashtrim 1 vit më parë në Facebook, hyra dhe kërkova në Rojter. Jo vetëm që lajmi nuk ishte postuar kurrë nga Rojteri, por gazetari vetë, pas mesazheve të marra në rrjete sociale nga shqiptarët, kishte bërë një njoftim që sqaronte se nuk e kishte shkruajtur kurrë këtë gjë dhe s’kishte lidhje me të. Ndërkohë lajmi ishte postuar në gjithë postalet shqiptare dhe qe bërë share ne rrjete sociale duke ngritr lart “krenarinë” tonë. Kuptohet një krenari pa vlerë sepse ishte thjeshtë një mashtrim.

E njëjta gjë na ndodhi të gjithëve ca kohë më parë me një lajm që sqaronte se Zukenberg, krijuesi i Facebook kishte pasur një lidhje me Kosovën. Lajmi ishte disi alucinant, por rezultoi më i lexuari i disa ditëve rresht. Në fund ishte tallje apo shaka e dikujt, që e kishte sajuar për të parë nëse mediat do ta verifikonin apo jo postimin e tij. Në një kërkim të thjeshtë në anglisht ky lajm nuk ekzistonte.

Dhe i fundit, ishte një tjetër lajm, që po ashtu shënonte se Ajnshtajni kishte shkuar në SHBA me një pasaporte shqiptare të lëshuar nga Mbreti Zog. Jo vetëm që kjo nuk është e vërtetë, por në gjithë biografitë e Ajnshtajnit rrëfehet me detaje se si ai udhëtoi drejt Nju Jorkut dhe se si vendosi të marrë shtetësinë Amerikane. Kjo nuk na pengoi ta botojmë të gjithë, duke sajuar një tjetër histori të “lavdisë” sonë fare të palavdishme në këtë rast.

Thashë, unë jam vetë dhe direkt pjesë e këtij kaosi dhe përgjegjësie. Portalet tona janë të mbushura me lajme të tilla dhe derisa ne të mos gjejmë një mekanizëm për ti filtuar dhe verifkuar ato nuk do bëjmë asgjë tjetër, vec do relativizojmë peshën dhe ndikimin e lajmeve që prodhojmë. Dhe ky nuk është vetëm problem i yni, por problem i gjithë shoqërisë. Një problem që kërkon zgjidhje urgjente, që vërtetësia të zëvendësojë kaosin dhe media të kthehet në misionin e saj primar. Atë të informimit të drejtë dhe të ndershëm të publikut.

Po rikthehem edhe një herë aty ku e nisa. Pasi mora lajmin, qëlloi të përballesha në Rogner me drejtuesin e një portali modest, që ashtu si të gjithë e kishte botuar edhe ai lajmin. Ja tregova me të qeshur, por ai e mori seriozisht. Nisi të më tregonte se djali pa flokë ngjante shumë me mua, se gruaja e re mund të ngjante me time shoqe dhe vajza e vogël me vajzën time.

Duke parë insistimin e tij e pyeta? Po Klosi ku është!? E pa foton disa herë, e zmadhoi me gishta dhe në fund më tha: po c’ rëndësi ka! Më kapi e qeshura se më kujtoi një skec të njohur të fëmijërisë sime me Tano Banushin. Një skec ku fotografi i kishte dhënë një qytetari një foto tjetër dhe po tentonte ta bindte që ishte e tija. Pasi i interpretoi se gruaja dhe femija ishin në fotografi, pyetjes së tjetrit, po unë ku jam, ju përgjigj: fëminë ta gjeta, gruan ta gjeta, kur s’e di ti ku je, nga ta di unë! Për fat të keq, kështu po na ndodh edhe ne në media, 30 vjet më vonë./Opinion.al/

Më poshtë fotot dhe skeçi i viteve ‘80–të.


Reshjet e shiut/ Furtunë në Ksamil, deti “mbyt” plazhistët
Reshjet e shiut dhe era e fortë ka përfshirë për disa minuta plazhet e Ksamilit.

Mësohet se dallgët e detit kanë mbërritur në radhët e para të zhezlongëve duke shqetësuar plazhistët.

Për më tepër, mund të ndiqni pamjet e mëposhtme:

Foto/ Pas drekës me Metën, Kokëdhima pi kafe me Tom Doshin

Takimet e ish-deputetit Koço Kokëdhima janë intensifikuar ditët e fundit. Ai i së hënës me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe me ish-Presidentin Rexhep Meidani ishte vetëm një nga lëvizjet e shumta që po ndodhin brenda së majtës.

Tashmë është bërë publike ndarja mes Ramës dhe Koços që përveçse dy bashkëpunëtorë të vjetër e reklamonin njëri – tjetrin edhe si miq. Humbja e mandatit të deputetit nga Kokëdhima ishte pika kulmore që i ndau në politikë.

Tashmë Kokëdhima shfaqet në krah të atyre që janë kundër kreut të qeverisë. Në kulmin e debateve për prishjen e koalicionit ai drekoi me Metën dhe Mejdanin ndërsa tani lapsi.al e ka kapur me një tjetër deputet të së majtës.

Pasditen e së martës ai është parë në ambientet e hotel “Grand” të bisedojë me deputetin e Shkodrës Tom Doshi. Nuk dihet për çfarë kanë biseduar ata me njëri – tjetrin, por me siguri Rama ka marrë një mesazh nga kjo foto.

Flitet se Rama dhe Doshi kanë gjetur “paqen” pas krizës së një viti më parë dhe ndoshta ky tani po luan rolin e negociatorit për pajtimin e Kokëdhimës me kreun e qeverisë./lapsi.al/


Foto/ Brindisi-Vlorë, udhëtimi me traget si eksodet e viteve '90
Pamjet e mëposhtme vijnë nga një udhëtim me tragetin e linjës Vlorë-Brindisi. Pamje këto që të kujtojnë eksodet masive të viteve ’91 dhe ’97. Në ato eksode ku mijëra njerëz vërshuan drejt Perëndimit për një jetë më të mirë, ndërsa në ’97-ën i largoheshin terrorit të bandave kriminale që sundonin vendin.

Edhe pse kanë kaluar rreth 19 vite që prej eksodeve të fundit masive, ato po shfaqen të gjalla edhe sot e kësaj dite për mijëra emigrantë të huaj e shqiptarë.

Një i ri shkruan pranë “Jetaoshqef.al” për numrin e madh të pasagjerëve dhe për tejmbushjen e tragetit, vetëm se kësaj here duke u kthyer në vendlindjen e tyre dhe jo duke ikur nga ajo.

Ja çfarë thotë ai:

Pershendetje keto foto i kam ber mbrem ne tragetin brindisi-vlore dhe cfar ndodh ne kto dite fluksi te emigranteve shqiptare qe vijne per te kaluar pushimet ne vendin e lindjes. Dhe kto foto jane vetem ne nje pjese te tragetit se i gjith trageti keshtu ka qene nqs i publikon nuk dua qe te permendesh emrin tim ju faleminderit”./JOQ?


Video/ E lyejnë me krem në plazh, por sapo shohin "detajin" e tmerrshëm të vajzës, ikin me vrap
Plazhistët sidomos djemtë në Rio De Janeiro, janë përballur me një pamje të tmerrshme që i ka bërë t'i ikin me vrap një vajze të veshur me bikini. Ndërkohë një kamera e fshehtë filmonte të gjitha reagimet e tyre.

Vajza seksi që shfaqet ne video është rrengu që u bë për këta djem.

Ajo u kërkon atyre që t'i lyejnë shpinën me krem dielli dhe ata pranojnë me kënaqësi, por në momentin që vajza kthehet që ata ta lyejnë edhe para ata shikojnë diçka që i bën t'ia fusin vrapit. Shikoni videon për të zbuluar gjënë e tmerrshme që i trembi djemtë.
Tritol në Shkodër, arrestohen 4 persona që kultivonin kanabis
Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e mëngjesit të së martës të shpërthimit me lendë plasëse në banesën e shtetasit H.L në fshatin Pentar. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:30 ku nuk pati dëmtime në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia thotë se ka arrestuar për këtë ngjarje 4 persona dhe ka shpallur në kërkim një të pestë.

Në pranga janë vënë Vinçens Doçi, 30 vjeç, Rajmond Kalavaçi, 30 vjeç, Anton Gjuraj, 29 vjeç dhe David Doçi, 32 vjeç të gjithë banues në Pentar të Shkodrës. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit E.D, 28 vjeç, banues në këtë fshat.

Janë kryer kontrolle në 7 banesa të ndryshme ku u gjet dhe u sekuestrua 334.2 kg, lëndë narkotike të llojit cannabis sattiva e vendosur në 17 fuçi plastike e gatshme për tregtim, 2 armë gjahu, nga këto 1 pa leje, një automatik model 56, 1 automjet autoveture e tipit BMË, me targë DJ 707 VE, dhe 2 aparate celulare.

Po në vijim të hetimeve të lartpërmendura nga strukturat policore së Shkodrës është ushtruar kontroll ne zonën Mushan, të Njësisë Administrative Dajç- Shkodër ku në mbështetje të të dhënave hetimore është konstatuar një parcele me 3000 bimë narkotike cannabis sattiva dhe rezultoi se ishte kultivuar nga personat e lartpërmendur.

Vijojnë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për evidentimin e personave të tjerë të implikuar në këtë hetim.

Foto/ Zbuloni pasionin e ministrit Lefter Koka
Politika është një sport jo i lehtë, e me doemos nevojiten disa pushime verore, sipas stilit që të pëlqen më shumë.

Për Ministrin e Mjedisit Lefter Koka, peshkimi duket se është sporti i preferuar.

Në këtë foto të shkëputur nga pushimet e tij, Koka shfaqet tepër entuziast kur sheh që miku i tij ka zënë peshk.

Fotot/ Ky është avioni më i sofistikuar në botë
Aeroplani luftarak amerikan F-35, është prodhuar për luftime të ashpra, për të ofruar mbështetje ajrore, kryej sulme me bomba me rreze të gjatë, dhe për të aterruar edhe në aeroplanmbajtëse, duke mos harruar se ky aeroplan përdorë teknologjinë më të avancuar që i mundëson atij të jetë i padukshëm pranë radarëve.

I dizajnuar dhe projektuar nga fabrika gjigante e Lockheed Martin në Fort Worth të Teksasit, F-35 Lightning II, mund të bartë plotë 8 mijë kilogramë municion vdekjeprurës.

Programi 400 miliardë dollarësh i zhvillimit të aeroplanit luftarak F-35, ka ͘lluar në vitin 2001 që kishte vetëm një qëllim – zëvendësimin e aeroplanëve tjerë luftarakë F-15, F-16 dhe F-18.

Që nga ͘llimi i tij, gjenerata e pestë që nuk detektohet nga radarët ka përjetuar edhe disa dështime siç ishte katapultimit i karriges, vonesat në sistemin softuerik, problemet me helmetë dhe paaftësia për luftime të ashpra.

Programi i Lockheed Martin sa i përket aeroplanit F-35 përfshinë tri variante të ͘uturakeve, F-35A, F-35B dhe F-35C, të cilët janë të dizajnuar për të përmbushur nevojat speci͘ke të ushtrisë amerikane, por edhe të blerësve të shumta të huaj ushtarakë siç janë Britania e Madhe, Holanda, Australia, Norvegjia, Japonia, Koreja e Jugut dhe Izraeli.
Foto+Video/ Tiranë, aksident tek “Komuna e Parisit”, ja pamjet nga vendngjarja
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një nga zonat më të populluara të Tiranës. Bëhet fjalë për një aksident të ndodhur tek rruga “Komuna e Parisit”, pak minuta më parë.

Siç shihet edhe nga pamjet në vendin e ngjarjes, një makinë “BMW X5” ka përplasur një “Golf 5”.

Nga aksidenti mësohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale./Syri.net/
03/08/2016/................................

Rrëzohet peticioni i artistëve, Rama pranon dorëheqjen e Ilir Kernit
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është pranuar dorëheqja e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni.

Ndonëse ditët e fundit një grup artistësh kishin nënshkruar një peticion për kryeministrin Rama që të mos e pranonte dorëheqjen e Kernit, qeveria ka aprovuar vendimin e tij të zyrtarizuar më 30 korrik.

Më herët Ilir Kerni kishte shprehur pakënaqësi për buxhetin që i ishte akorduar institucionit që ai drejtonte.

Kerni mori drejtimin e TKOB në vitin 2013 pas lirimit nga detyra të Zhani Cikos.



Gjenden 4 mina antitank në mes të pyllit në Krujë

Katër mina kundratanke janë gjetur në mes të pyllit në fshatin Nuaj të Krujës dje.

Policia e Durrësit njoftoi se ato ishin brenda një kabine makine në vendin e quajtur “Shubater”.

Sëbashku me to ishin edhe8 granata dore mbrojtëse pa ndezës; si dhe 12 fishekë mod-53.

Policia i sekuestroi dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Foto/ Nudo drejt Olimpiadës
Lojërat Olimpike “Brazil 2016” që do të mbahen në Rio, duket se do të kenë nga performancat më të çuditëshme të sportistëve dhe atletëve nga e gjithë bota.

Një grup sportistësh ka realizuar edhe një set me foto nudo si reklamë për këto lojëra.



Identifikohet viktima e Himarës, ishte turist rus

Personi që humbi jetën në bregun e Himarës këtë të mërkurë, është një turist rus, 43-vjeçar që kishte zgjedhur Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushime familjare.

Denis Kaiumov ndodhej në Himarë me bashkëshorten dhe vajzën e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Livadhit, ku Policia dyshon se ai është goditur nga një mjet uji rreth 50 metra larg bregut dhe se drejtuesit e mjetit janë larguar mënjëherë nga vendi i ngjarjes.

Ai është shoqëruar menjëherë në spital, por nuk u ka mbijetuar plagëve të marra nga ngjarja tragjike.

Policia është duke punuar për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes./TCh/

Viktima e Himarës një turist rus, por shkaqet e vrasjes një mister...
Kostot e aksidenteve rrugore në Shqipëri, dëm prej gati 1.5% të GDP-së në ekonomi
Aksidentet rrugore janë një problem madhor jo vetëm shëndetësor, por edhe ekonomik për Shqipërinë. Një raport i Bankës Botërore tregon se, Shqipëria ka një nga normat më të larta të vdekshmërisë në aksidente rrugore në Europë, mesatarisht 84.7 vdekje në vit për çdo 100 mijë automjete.

Sipas Bankës, ky tregues është minimalisht dy herë më i lartë se ai i vendeve të rajonit, të cilat kanë një normë vdekshmërie nga aksidentet që varion nga 13.8 vdekje për 100 mijë mjete në Greqi, deri në 41.3 vdekje për 100 mijë mjete në Malin e Zi.

Ndërsa, nëse krahasohet me vendet e zhvilluara të Perëndimit, vdekjet nga aksidentet për numër mjetesh në Shqipëri janë deri në 10 herë më të larta.

Por veç kostove tragjike njerëzore, aksidentet janë një barrë e lartë për ekonominë. Sipas Bankës Botërore, kostoja ekonomike e aksidenteve rrugore në Shqipëri është mesatarisht 130 milionë euro në vit, ose gati 1.5 për qind e prodhimit kombëtar.

Për shkak të kostove tronditëse, në prill të vitit të kaluar Banka Botërore dhe Qeveria shqiptare nisën një projekt të përbashkët me vlerë 128.5 milionë euro, për të përmirësuar sigurinë rrugore në Shqipëri. Objektivi i projektit është që, brenda vitit 2020, numri i vdekjeve nga aksidentet rrugore të ulet në 250 vdekje në vit, nga 295 vdekje që ishte në vitin 2013.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se, në periudhën 2012-2014 numri i vdekjeve nga aksidentet rrugore u ul me 20 për qind. Por vitin e kaluar, i cili shënon dhe fillimin e projektit, tendenca u përmbys dhe numri i njerëzve që humbën jetën në aksidente u rrit me 2.2 për qind./tch/



Banda e vrasësve me pagesë/ Gjykata liron biznesmenin e gazit Ilir Karçini

Biznesmeni i gazit Ilir Karçini, i cili porositi vrasjen e rivalit të tij Piro Bare është lënë i lirë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë.

Kjo e fundit pranoi ndryshimin e masës së sigurisë edhe pse Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Karçinin me 5 vjet burg, pasi ai ka kaluar gjysmën e dënimit në paraburgim.

Karçini kishte kontaktuar me Julian Sinanajn Ndriçim Gjokonën, për të vrarë rivalin e tij në biznesin e gazit.

Por Sinanaj ishte tërhequr nga atentati.

Më pas banda e vrasësve me tritol u dekonspirua duke çuar në pranga disa persona.


Përplasja për zgjedhjet në Dibër/ Kushtetuesja kundër Nishanit: Shkelje ligjore në dekretimin e datës
KushtetueseGjykata Kushtetuese e quan shkelje ligjore vendimin e Presidentit Bujar Nishani, për të dekretuar datën e zgjedhjeve në Bashkinë e Dibrës, pa hyrë në fuqi vendimi i saj për Shukri Xhelilin.

Burime pranë kësaj gjykate thanë për Shqiptarja.com se vendimet marrin vlerë 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, publikimi i vendimeve në faqen zyrtare nuk merr karakter ligjor, por janë thjesht informuese.

“Vendimet marrin vlerë vetëm pasi botohen në fletoren zyrtare. Vendimet online e shkresat për institucionet, janë thjesht informuese”,- thanë burime pranë Gjykatës Kushtetuese.




Foto/ E dashura seksi e futbollistit gjerman, ngre tempetaturat në Karaibe

Modelja Ann-Kathrin Brommel, e dashura e sulmuesit të Borussias së Dortmundit, Mario Gotze, po çmend rrjetet sociale me një set fotografish të realizuara në Karaibe.

Ajo shfaqet me bikini thuajse të tejdukshme, me sensuale se kurrë.

Mario nuk duket në foto, por me siguri do të jetë duke i shijuar në maksimum pushimet, pas rikthimit te verdhezinjtë.


Foto/ Shpenzimet e “çmendura” të Ibrahimovic, dy makina 1.9 milionë euro

Transferimi më i bujshëm i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic është duke shijuar në maksimum qëndrimin në Britaninë e Madhe.

Së fundmi tabloidi britanik “The Sun” ka publikuar shpenzimet marramendëse të sulmuesit suedez i cili ka në pronësi një flotë makinash të cilat kushtojnë minimumi 1.9 milionë euro.

Pjesë e super makinave në pronësi të 34-vjeçarit janë Porsche 918 Spyder e cila kushton minimalisht 1 milionë euro dhe Ferrari Enzo.

Por shpenzimet nuk ndalen me kaq pasi suedezi paguan 25 mijë euro qira për një super vilë në të cilën jeton familja e tij në Manchester.

Pas transferimit tek “Djajtë e Kuq”, Ibrahimovic përfiton 250 mijë euro në javë duke e kthyer suedezin në një prej lojtarëve që përfiton shuma të konsiderueshme financiare.


Itali, vrasje e dyfishtë pranë qendrës së Napolit
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Napoli, pranë sheshit qendror të qytetit.

Përveç dy viktimave, edhe një person ka mbetur i plagosur. Viktimat janë Ciro Marfè, 25-vjeç dhe Salvatore Esposito, 32-vjeç. Një nga viktimat ka humbur jetën në spital.

Ndërsa, i plagosuri është identifikuar si Pasquale Amodio, 43-vjeç. Ai është transportuar në spitalin “Pellegrini” dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Të tre, me precedentë të mëparshëm.

Vetëm një ditë më parë, policia italiane kishte lëshuar alarmin se bandat kriminale konkurrojnë me njera-tjetrën, raportojnë mediat vendase./Syri.net/



Vendimi/ Drejtori i Policisë, privilegje si Kryeministri e Presidenti

Tani edhe kreu i Policisë së Shtetit do të ketë të njëjtat privilegje si kryeministri dhe Presidenti. Bëhet fjalë për një vendim të ditës së sotme të marrë nga qeveria për trajtimin e veçantë të drejtuesit të Policisë së Shtetit.

Vendimi i sotëm ka të bëjë me “Trajtimin e veçantë të Drejtorit të Policisë së Shtetit pas përfundimit të mandatit

Vendimi për këto privilegje është marrë me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme.

VENDOSI:

Drejtori i Policisë së Shtetit, pas përfundimit të mandatit, gëzon trajtim të veçantë për:

Ruajtje të afërt fizike

1.1. Ish-Drejtori i Policisë së Shtetit përfiton ruajtjen e afërt fizike, me shoqërues personal, për 2 vjet.

1.2. Shoqëruesi, që merret me ruajtjen e ish-Drejtorit të Policisë së Shtetit, është punonjës i strukturave policore për mbrojtjen dhe sigurimin e personave me cilësi të veçanta.

1.3. Policia e Shtetit merr përsipër caktimin e automjetit, të limitit të furnizimit me karburant dhe riparimin e saj.

1.4. Kur paraqiten rrethana që rrezikojnë jetën e tij dhe të familjes, i sigurohen pjesëtarët e familjes dhe banesa, për aq kohë sa ekziston ky rrezik.

Trajtim financiar për kurim

Ish-Drejtori i Policisë së Shtetit, në rast sëmundjeje, brenda 2 (dy) viteve pas lirimit nga detyra, përfiton trajtim financiar për kurim në institucionet e kujdesit shëndetësor në vend ose jashtë vendit. Shpenzimet për kurim në masën 100 për qind përballohen nga fondet e Policisë së Shtetit.

Përparësi për emërimin në funksione këshillimore apo funksione pedagogjike.

Drejtori i Policisë, pas përfundimit të afatit të qëndrimit në detyrë, në interes të shërbimit të rendit e të sigurisë publike, mund të kryejë funksione të këshilltarit të personave që kryejnë funksione kushtetuese apo funksione të tjera këshillimore ose pedagogjike.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, sipas pikave 1 dhe 2, planifikohen dhe përballohen nga programi buxhetor “Policia e Shtetit”.

III. Ngarkohet Ministria e Punëve të Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


Koncensioni i Rrugës së Kombit, 9.2 mln euro në vit përfiton kompania turke
Vetëm duke iu referuar lëvizjes së automjeteve në kufirin Shqipëri – Kosovë, koncesionari i Rrugës së Kombit do të sigurojë të ardhura në një vit më shumë se 9.2 milionë euro.

Sipas të dhënave të Policisë Kufitare në Morinë më 2015 janë regjistruar 5 milionë e 412, 238 hyrje-dalje të personave dhe 1,849,987 hyrje-dalje të automjeteve.

Duke iu referuar këtyre të dhënave taksimi i 1,849,987 automjeteve me 5 euro për çdo kalim gjeneron të ardhura 9.2 milionë euro për koncesionarin. Po të merret në konsideratë fakti se automjetet e rënda do të taksohen më shumë, kjo e ardhurë do të jetë më e lartë. Ministria e Transporteve nuk e ka zbardhur tarifën për automjetet e tjera ende.

Por të ardhurat shtohen edhe më shumë po të llogariten automjetet e qyteteve Mirditë dhe Kukës.

Nëse ky trafik lëvizje ruhet biznesi i koncesionit në Rrugën e Kombit shihet të ketë leverdishmëri, pasi kostot e mirëmbajtjes nuk janë më shumë se 8 milionë euro në vit, sipas përllogaritjeve zyrtare të Ministrisë së Transportit.

Por ekspertë të sektorit pohojnë se taksa mbi Rrugën e Kombit ka gjasa të frenojë trafikun e lëvizjes, pasi ky fenomen është i njohur në praktika të tilla. Ata shpjegojnë se përdoruesit e e automjeteve të vogla mund të orientohen të udhëtojnë me furgonë dhe autobusë për të minimizuar shpenzimet.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Transporteve shpalli fitues të koncesionit disa ditë më parë bashkimin e përkohshëm të shoqërive i kryesuar nga “Vendeka Bilgi”.

Burimet zyrtare të Ministrisë së Transportit kanë sqaruar se “Vendeka” i plotësonte kriteret e kualifikimit dhe se oferta e saj për pagesë vjetore nga buxheti sillte një investim kapital fillestar të propozuar në shumën 50,6 milionë euro, dhe investim në vazhdimësi në mirëmbajtje dhe operim të rrugës në shumën 320,6 milionë euro për një periudhë 30-vjeçare.,

Por qytetarët nuk e kanë mirëpritur këtë vendim. “Nisma Thurje” ka iniciuar një peticion online, në të cilin nëpërmjet firmave të qytetarëve, i kërkohet qeverisë të anulojë vendimin.

Bashkë me tarifën e skanimit koncesioni në Rrugën e Kombit do të rrisë ndjeshëm kostot e tregtisë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës./Monitor/



Foto+18/ Kristjana Saxobeat, ish-e dashura e Noizy-t del lakuriq

Nëse nuk e mbani mend vajzën që u bë “e famshme” falë bisedave intime me Noizy, ju riprezantojmë me Kristjana Saxobeat.

Faqja “Demastike Shqiptare” në Instagram, ka publikuar foto e saj +18!

Ilir Meta/ Pas darkës me Ramën, kafe me Lulzim Bashën
Ilir Meta dhe Lulzim Basha janë gjendur të dy në sallën vip të aeroportit të Rinasit, ndërsa prisnin të udhëtonin me avionin e Austrian Airlines drejt Vienës.

Dy kundërshatërt politikë, që pas 1 prillit të vitit 2013 nuk kanë patur asnjë komunikim me njëri- tjetrin, janë ulur së bashku në sallën e aeroportit dhe kanë biseduar për rreth 45 minuta. Burime të lapsi.al thanë se mes tyre nuk ka patur asnjë shenjë tensioni apo qejfmbetje nga kohët e shkuara. Përkundrazi, nga tavolinat afër është dëgjuar disa herë e qeshura bubullitëse e Ilir Metës.

Meta dhe Basha kanë patur një marrëdhënie të afërt mes tyre, personale dhe familjare, gjatë mandatit të dytë qeverisës të Partisë Demokratike. Gjatë skandalit të bllokut të famshëm, Basha ishte njeriu që i qëndroi më pranë Metës dhe i vetmi, të cilin kreu i LSI e vizitonte shpesh në zyrë.

Basha ishte gjithashtu ai që rivendosi përsëri në ekuilibër raportin PD- LSI pas darkës së famshme të ngjalave mes Ramës dhe Metës në Gjirin e Lalzit. Në atë kohë, koalicioni po shkonte drejt çarjes, dhe Basha shkoi në shtëpinë e Metës në Lalëz, me të cilin negocoi për të vazhduar bashkëqeverisjen.

Momenti kur Lulzim Basha i bëri parashikimet gabim, ishin ditët përpara 1 prillit 2013. Basha ishte ndër të paktët politikanë në PD që besonte dhe ishte i sigurtë që Meta nuk do të kalonte me Edi Ramën. Thuhet madje, se vetëm një përpara, Ilir Meta i ishte betuar atij se nuk do të bënte koalicion me PS, dhe, të nesërmen, doli në krah të Ramës. Që pas këtij zhgënjimi marrëdhënie Basha- Meta u ndërpre krejtësisht. Raporti personal apo edhe ai familjar mes tyre u thye.

Kulmi i tensionit mes tyre u shënua në shtatorin e vitit të kaluar, kur me plasjen e sakndalit të CEZ, PD ndërmori fushatën "Meta ik". I gjendur në një moment kritik në karrierën e tij, Ilir Meta, la të kuptohej se Basha, në marrëveshje të fshehtë me Ramën dhe klane të caktuara politike, mediatike dhe të biznesit, kishin organizuar goditjen e tij.

Eshtë tashmë e famshme, batuta e Metës për një aleancë Rama- Basha dhe një opozitë Meta, si dhe aludimi se ai dhe Berisha kishin një pakt mes tyre, që nuk mund të cënohej nga "intrigat moçalore".

Tani, pas gati 4 vitesh, Basha dhe Meta duket se e kanë kapërcyer hendekun mes tyre. Por a është mundësia e rrëzimit të Edi Ramës, ajo që i ka ulur bashkë dy miqtë- armiqtë e dikurshëm?

Nëse për Bashën nuk ka dyshim që rrëzimi i Ramës mbetet qëllimi kryesor politik, për Ilir Metën vështirë të vihet dora në zjarr. Ai e ka bërë shumë herë këtë lojë dhe PD e ka të freskët ende shijen e hidhur të 1 prillit. Për LSI nuk ka asnjë interes të dukshëm politik të dalë nga qeveria apo të shkojë në zgjedhje e vetme pa PS. Metës i inetereson të luajë me dy porta, ashtu siç ka bërë rëndom vitet e fundit.

Nga një anë ai i bën presion të vazhdueshëm Ramës, duke ia dobësuar në maksimum autoritetin dhe dinjetin, dhe duke i hapur rrugë interesave të tija në qeverisje dhe, nga ana tjetër, siguron mossulmimin nga PD, që i garanton votat e atyre materialistëve që e shohin LSI gjithsesi në pushtet, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet.

Ilir Meta sot ka pozicionin më të favorshëm politik. Një kryeministër të nënshtruar dhe një opozitë që nuk e godet. Prandaj ha darkë me Ramën dhe pi kafe me Bashën.

Ky i fundit, nëse nuk do të përjetojë edhe njëherë zhgënjimin e 1 prillit kur Meta e la me gisht në gojë, nuk duhet të harrojë se gjithsesi darka me Ramën është më tunduese se kafja në sallën vip të aeroportit. Ilir Meta di të zgjedhë kur duhet dhe të përdorë ata që i duhen./lapsi.al/


Tiranë, 22-vjeçari përdhunon fqinjen në banesën e saj

Një 31-vjeçare në zonën e Laknasit në Tiranë është përdhunuar në banesën e saj nga një 22-vjeçar me inicialet E.K.

Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia.

Mësohet se i riu është futur në banesën e vajzës në mesnatën e kaluar dhe ke kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

22-vjeçari ishte fqinj i vajzës.

Pas ngjarjes ai është larguar në drejtim të paditur.


Vrasës me licensë shtetërore

Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   259   260   261   262   263   264   265   266   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish