Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet248/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   244   245   246   247   248   249   250   251   ...   352

Nga Jens Krepela, DW

Një humbje e hidhur e ekipit gjerman – ishin reagimet e para të mediave. Dhe si gjithmonë, shumë shpejt u gjetën “fajtorët”: trajneri, lojtarët, arbitri. Por të shikojmë me radhë.



Trajneri?

Trajneri Joachim Löw: ai ka gabuar edhe njëherë tjetër, në Kampionatin Evropian të vitit 2012, kundër Italisë. Po kësaj radhe? Löw i besoi kapitetit të tij (të lënduar shumë këtë vit) Bastian Schweinsteiger dhe futi në lojën vendimtare edhe mesfushorin Emre Can. Plani funksiononte deri në golin e parë të Francës. Gjermania kishte më shumë shanse, kishte kontrollin e lojës, por nuk shënonte dot. Më pas trajneri futi në lojë edhe lojtarët më ofensivë Götze dhe Sané. Por asnjëri nuk shënoi. Mungonte shumë qendërsulmuesi Mario Gomez. Por Löw nuk ishte fajtor: në aspektin taktik apo me zëvendësimit e lojtarëve. Pra ai mund të shpallet pa faj!



Arbitri?

I dyshuari tjetër është referi italian Nicola Rizzoli. Një italian? Dhe kjo pikërisht pas humbjes së Italisë nga Gjermania në gjysmëfinale? Ky vendim i UEFA meriton kritika, por jo aq shumë edhe ajo që tregoi arbitri në fushë. E vërtetë është që ai shpërndau lehtë disa kartona të verdhë kundër lojtarëve gjermanë, por në momentet vendimtare, italiani nuk ka gabuar: Bastian Schweinsteiger e preku topin me dorë tek penalltia. Pra as Rizzoli nuk është fajtor dhe mund të shpallet pa faj!



Po Schweinsteiger?

Mbeten pra lojtarët si fajtorë? Kush mund të kritikohet i pari? Schweinsteigeri natyrisht, sepse ai shkaktoi penalltinë. Por në pjesën tjetër të lojës, kapiteni bëri një lojë të mirë. Nuk ka shumë gjëra ku mund ta kritikosh. Kjo vlen edhe për Joshua Kimmich, i cili gaboi tek goli i dytë. Por tek goli i dytë gabuan disa lojtarë: Kimich, Mustafi, Neuer, Schweinsteiger… Ndaj kapiteni dhe Kimmich vetëm pjesërisht janë fajtorë.



Fajtor është ndoshta stili i lojës?

Gazetarët e kanë lehtë me kritikat e tyre pas ndeshjes dhe shumë shpejtë gjejnë fajtorët. Ekipi gjerman ka dominuar të gjitha ndeshjet dhe ka fituar, ndonëse nuk ka shkëlqyer në të gjitha ndeshjes. Gjermania tejkaloi edhe traumat e humbjeve nga Italia në ndeshjet zyrtare. Humbja në gjysmëfinale nga Franca 0:2 është një rezultat brutal, që nuk i përgjigjet lojës së treguar. Por dëmtimi i qendërsulmuesit Gomez dhe mosshënimi i lojatarit më të dashur gjerman tek publiku, Thomas Müller kanë qenë ndër problemet më të mëdha të kombëtares gjermane. Müller tregoi një angazhim të jashtëzakonshëm, por topi nuk donte të futej në rrjet.

Një faktor shumë i rëndësishëm në këtë kampionat ishte edhe – fati. Gjermanët nuk patën fat në gjysmëfinale. Ndoshta fati është shpenzuar në ndeshjen kundër Italisë, kur Jonas Hector shënoi penalltinë vendimtare, ndonëse potrieri italian Gianluigi Buffon e “kishte topin në dorë”. Kjo nuk dihet, por më e mira në futboll është që shumë gjëra nuk mund të parashikohen.
Disa arsye se përse seksi gjatë verës është absolutisht më i keqi
Shumë njerëz thonë se vera është seksi pasi që është periudhë e mbushur me kokteje, femra duke vrapuar në bikini, meshkuj me ngjyrë të mirë, si dhe puthjet në plazh marrinë lëvdata të mëdha.

Mirëpo është koha ta pranojmë se këto janë me të vërtetë gjepura të krijuara nga kompani të famshme të bikineve për t’i shitur produktet e tyre, transmeton Telegrafi.

Dimri është sezona e vërtetë e seksit, kohë e përqafimeve të ngrohta, seksi para stufës së zjarrit dhe nxehja me një gotë verë të nxehtë.

Stina e verës është periudhë e djegies së lëkurës, çorapeve dhe sandaleve.

Ja disa arsye se përse seksi gjatë stinës së verës mund të jetë më i keqi nga të gjitha stinët:

* Seksi gjatë stinës së verës është i keq sepse nuk ka ndonjë gjë si zhveshja e ngadaltë dhe seksi, pasi që rrobat e verës zhvishen lehtë nga trupi, ndryshe nga ato të dimrit.

* Askush nuk mban erë të mirë gjatë një dite të nxehtë me diell.

* Në fakt, është shumë moti i nxehtë dhe kontakti njerëzor nuk mund të sjell ndjesi aq të mirë

* Dita është shumë e ndritshme dhe seksi gjithmonë është më tërheqës nën praninë e errësirës.

* Nuk mund të bëni seks nën çarçafë pasi që është shumë nxehtë.

* Keni lëkurë të djegur nga dielli dhe çdo prekje ju shkakton dhimbje.


Video e re/ Si u larguan grabitësit e parave në Rinas

“Report Tv” ka siguruar një tjetër video, që tregon lëvizjet e grabitësve të 1 milion eurove në aeroportin “Nënë Tereza”, Rinas. Pamjet janë regjistruar nga kamerat vëzhguese të një biznesi në rrugën nacionale Rinas-Fushë-Prezë, afërsisht 3 km në veriperëndim të aeroportit.

Ato tashmë janë administruar tashmë nga policia, nëpërmjet të cilave hetuesit kanë ndërtojnë një skemë të lëvizjes së autorëve pas grabitjes në Rinas.

Nga pamjet duket qartë se mjeti i përdorur nga grabitësit vjen nga një rrugë e fshatit Fushë-Prezë dhe futet në rrugën e Rinasit. Shpejtësia e mjetit duket se është relativisht e lartë për kategorinë e rrugës ku ai është duke lëvizur.

Edhe futja e tij në rrugën drejt Rinasit, bëhet në mënyrë të shpejtë. Pak minuta pasi vetura doli nga kjo rrugë, ndodhi grabitja në aeroportin e Rinasit, ku u morën afërsisht 1 milion euro.

Pasi është kryer grabitja brenda aeroportit, vetura e autorëve futet sërish në rrugën në të cilën kishte dalë 10 minuta më parë. Vetura ka marrë në të majtë, në drejtim të fshatit Fushë-Prezë, në një rrugë të shtruar me asfalt.

Pasi ka ecur rreth 600 metra, mjeti është futur sërish majtas në një rrugë të me çakull, ku edhe është djegur. Në këtë kohë aty ka qenë duke pritur një furgon Mercedez-Benz, që është përdorur në fazën e dytë të grabitjes.

Me të personat janë larguar duke ndjekur një rrugë në drejtim të fshatit Fushë-Prezë për të dalë në fshatin Gjeç-Fushë në drejtim të fshatit Bërxull. Grabitësit dyshohet se kanë përdorur kryqëzimin e rrugës së Rinasit me atë Bërxull-Laknas.

Pikërisht në këtë zonë nuk ka më informacion se çfarë drejtimi ka mbajtur automjeti. Hetuesit dyshojnë se itinerari i përdorur nga grabitësit ka qenë përafërsisht i njëjtë dhe i paracaktuar.

Foto/ Kur Paris Hilton i tregon të gjitha

Paris Hilton ka tërhequr më së shumti vëmendjen e fotografëve në galanë “The art of giving love ball” të organizuar nga Naked Art Foundation të Louis Vuitton.

Ajo ishte veshur me një fustan ngjyrë ari të gjatë me dekolte të hapur dhe krahë të rënë në formë engjëlli.

Por ajo çka binte më shumë në sy ishte materiali transparent i fustanit, që tregonte pothuajse çdo gjë të Hilton. Ajo dukej seksi, por paksa e tepruar për një gala të tillë.


Fotolajm/ Nëna bën një krahasim të tmerrshëm për vajzën, fotoja çmend internetin

Një krahasim i çmendur është ai që ka bërë një nënë për vajzën e saj. Ajo ka publikuar një foto që ka nxitur reagime të shumta.

Gruaja e krishterë ka postuar dy hamburger që sipas saj simbolizojnë vaginën.

"Arsyeja përse predikoj krishtërimin. Vajza ime përfaqëson të djathtën. Vagina e Taylor Swift përfaqëson të majtën",- shkruan gruaja duke e lidhur këtë krahasim qesharak me fenë.

Postimi ka shkaktuar mijëra reagime nga njerëzit që janë habitur nga fotoja në fjalë.
Foto/ Enca duket super-seksi në këto foto, por celuliti e tradhton

Ajo mbahet si një nga femrat më seksi shqiptare, por ajo që shohim në fotot e publikuara në rrjetet sociale është shumë ndryshe nga realiteti.

Një foto e publikuar në Instagram nga "Vipat e Bllokut" ka nxjerrë bllof këngëtaren, e cila në realitet lë për të dëshiruar.

Enca është akuzuar shpeshherë për përdorimin e shumtë të photoshopit nga ndjekësit e saj.


Flet gjyqtari italian Rizzoli: E vërteta e penalltisë kundër Gjermanisë

Gjyqtari Nicola Rizzoli ka folur për “Sky Sport” mbi penalltinë kundër Gjermanisë në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Frnacës. Italiani bën rrallë komente, por duke parë reagimet e shumta ai ka treguar përse mori atë vendim.

“Ishte një episod i vështirë. Kjo edhe për faktin që duhet përfshirë edhe efekti surprizë. 99% e njerëzve nuk e kanë parë atë episod. Fatmirësisht unë isha në pozicionin e duhur për ta gjykuar atë rast dhe mora atë vendim”, - shpjegoi ai prekjen e topit me dorë nga Bastian Shvajnshtajger.

“Jam shumë krenar që kam drejtuar një ndeshje të tillë. Nga ana tjetër, kishte edhe shumë përgjegjësi, pasi ishte ndeshja më e rëndësishme e Europianit, ishin përballë dy skuadra me emër e traditë. Jam 100% krenar për atë që dhashë”- thotë Rizzoli.

Përsa i përket mungesës së tij në finale trajneri italian thotë se vendi i tij ka bërë një paraqitje të mirë në këtë evropian.

“Nuk do të jem në finale? Për mua kjo ndeshje ishte maksimumi. Nga ky turne del një imazh shumë i mirë i kombëtares italiane, por edhe një imazh i mirë i gjyqtarëve italianë”,- e mbylli Rizzoli për “Sky Sport”.



Foto/ George si pilot, në helikopter me mami Kate

Në ceremoninë tradicionale të spektaklit ajror të Mbretërisë së Bashkuar në bazën e Fairford, këtë vit ka marrë pjesë edhe princi George.

Ai ishte i pranishëm në Royal International Air Tattoo së bashku me mamin Kate dhe babin William.

Me një palë kufje të mëdha në vesh, princi i vogël që në 22 korrik mbush 3 vjeç, ka shijuar spektaklin ajror.


Foto/ Plas në Instagram, ja komunikimi mes motrave Vjollca... shikoni çfarë shkruajnë...

Kur vjen puna për të shprehur ndjenjat, motrat Vjollca nuk hezitojnë as në publik. Kështu, dashuria që ato kanë për njëra-tjetrën është vënë re edhe në Instagram, ku ato kanë treguar edhe njëherë se sa duhen.

Ka qenë Luana ajo që i ka dedikuar disa fjalë të bukura "Minushes", siç e quan ajo. E sigurisht, edhe Marina ka reaguar duke i thënë ndër të tjera se "do të të haj fare".

Luana: Vdes te te shoh ne tv sa shume shkelqen. Qe me te bukur se ty ska, kete e dijne te gjithe!! Por ti je shume me e bukur ne shpirt. Te dua Minushe. Krenare per ty!

Marina: O moj bebja ime qe do te te haj fare, faleminderit qe me motivon gjithmone jeta ime. Te du pafund.

Historia+18/ E dua të fejuarën, por seksi me nënën e saj më shkatërron

Gjithçka po shkonte mirë mes tij dhe të fejuarës derisa provoi seksin me të ëmën e saj. E gjitha nisi pikërisht ditën e fejesës, kur vajzës iu desh të largohej pasi e kishin thirrur në punë. Lexoni rrëfimin e djalit për psikologen e "The Sun":

“Kam bërë seks me nënën e të fejuarës dhe tani jam në një pozitë shumë të vështirë. Unë jam 23 vjeç dhe e fejuara ime është 21, jemi të lidhur prej 4 vitesh. Ne jemi shumë të dashuruar me njëri-tjetrin ndaj vendosëm të fejoheshim.

Ditën e fejesës erdhi edhe nëna e saj, e cila është 38 vjeçe. Pasi darkuam, atë e morën në telefon nga puna dhe duhej të largohej menjëherë. Kështu, e fejuara më kërkoi që ta çoja nënën e saj tek stacioni i autobusëve.

Gjatë rrugës ajo filloi të më tregonte se kishte 6 muaj pa bërë seks, pasi është e divorcuar. Ndërkohë filloi të më prekte në pjesët intime. Mjaftoi kaq dhe përfunduam duke bërë seks në makinë. Më pas ajo më tha se nuk do t’i thoshte asgjë vajzës së saj, pasi e dinte që ky ishte një gabim.

Por vetëm pak ditë më vonë ajo më kërcënoi se nëse nuk ndahem nga vajza e saj ajo do t’i tregojë për ne. Të gjithë këtë e bën pasi më thotë se unë nuk jam i denjë për vajzën e saj. Nuk di si t’ia bëj. Unë e dua shumë të fejuarën dhe nuk dua të ndahem prej saj.”

Përgjigjja e psikologes: “Duhet të tregohesh i sinqertë me të. Mos harro që ajo do ta ketë më të lehtë të të falë ty sesa nënën e saj. Mundohu t’ia sqarosh gjërat dhe t’i premtosh se kurrë më nuk do ta tradhtosh”.


Video/ Makina i bën "zbor" policisë në Fushë-Krujë, ata shikojnë të habitur

Nëse do kishte ndodhur në një vend tjetër, ky shofer jo vetëm që do kishte humbur patentën, por edhe do kishte marrë ndonjë gjobë që do e mbante mend për gjithë jetën. Panorama ka hedhur një video, e cila është bërë në Fushë-Krujë në rrugë nacionale.

Ajo që bie në sy është një automjet tip "Golf", i cili ecën mbrapsht për gati 1 km. Dhe më e çuditshmja është se këtë gjë e bën para policisë dhe këta të fundit, edhe pse ishin të shumtë në numër nuk kanë bërë asgjë.

Janë të parët për të vënë gjoba për gjëra të vogla, por rrinë si të habitur në raste si ky, ku bëhet fjalë për jetë njerëzish.

Vallë pse policia nuk ndërhyri?
Foto/ Spitali i Pogradecit... Hollivudi po realizon një film horror?

Nuk mund të gjesh dot fjalë të tjera për këto pamje... Jemi në 2016-ën, pretendojmë të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian, por nuk kemi gjënë më kryesore, spitalet, këto ambiente të shkaktojnë të vjella dhe neveri.

"Te nderuar mund te me ndihmoni te zgjedh nje nga keto dhomat e Maternitetit te Pogradecit se jam ne dileme",- është ky përshkrimi që një qytetar nga Pogradeci zgjedh për të denoncuar kushtet e tmerrshme në të cilat qëndrojnë pacientet e qytetit të tij dhe rrethinave përreth.
Ju kërkojmë ndjesë Z.Beqaj për këto pamje që po ju sërvirim në këtë orar se ndoshta jeni duke ngrënë në ndonjë nga këto resortet e shtrenjta të bregdetit tonë, por s'kemi ç'bëjmë, na kuptoni edhe ju, asnjë nga dhomat nuk është e përshtatshme në spitalin e Pogradecit.

Pamje të turpshme dhe nuk janë të vetmet në Shqipëri./JOQ/



El Chapo” mund të jetë arratisur sërish
Në Meksikë qarkullon prej ditësh si thashetheme, por ka nga ata që e bejnë të sigurt. Bosi i narkotrafikut El Chapo Guzman mund të jetë arratisur për herë të tretë nga burgu. Ende lajmi nuk konfirmohet zyrtarisht, por sipas “Daily Star” lajmi ka mbushur rrjetet sociale.

El Chapo është dënuar me 20 vjet burg në vitin 1993 për vrasje dhe trafik droge.

Herën e parë u arratis në vitin 2001 ku arriti të korruptojë disa gardianë të burgut të sigurisë së lartë ku ai vuante dënimin.

Qeveria e SHBA ofroi 5 milionë dollarë për gjetjen e tij. Ai u arrestua në vitin 2014 në një tunel. Sërish ai u arratis me anë të një tuneli.

Tani ai është transferuar në një burg të sigurisë së lartë në kufi me SHBA-të, por janë të shumtë ata që besojnë se ai ka ikur sërish nga qelia.

Durrës, ja kamioni me mobilje ku ishin fshehur 700 kg drogë, nisej për Bari

Plot 700 kg lëndë narkotike janë kapur në portin e Durrësit. Nga informacionet e para mësohet se lënda narkotike do nisej për në shtetin fqinj, Itali.

Droga është pikasur nga autoritetet e sigurisë në port. Lënda narkotike e llojit kanabis, ishte fshehur në një kamion, me targa “AA 283 MZ”.

Mësohet se kamioni ishte nisur nga kryeqyteti dhe ishte i ngarkuar me mobilie.

Policia e Durrësit ka ndaluar shoferin e kamionit. Trageti ku do hipte kamioni do nisej për në Bari.

Video/ E pabesueshme! Shikoni si përhapet kanceri në trup
Këtë filmim me siguri nuk e keni parë kurrë deri tani. Shikoni, të zmadhuar, se si kanceri përhapet nëpër organizëm.

Kanceri është një ndër sëmundjet më të rënda dhe më të fshehta të ditëve të sotme. Mjekësia, sado që ka avancuar dhe ka luftuar kundër kësaj sëmundjeje të rrezikshme, nuk ka zgjidhje të vërtetë.

Njëri nga shkaqet është pikërisht ai që, madje edhe kur e eliminojnë nga pozicioni primar, ai shfaqet diku tjetër në trup.

Shkencëtarët tashmë prej një kohe të gjatë po përpiqen të mësojnë se si përhapet kanceri nëpër trup, përkatësisht si ndodh metastaza.



Foto/ Kendall Jenner dhe Bella Hadid mahnitëse në 90-vjetorin e Fendi-t
Për të festuar 90 vjetorin e saj Fendi ka bërë diçka që nuk ishte menduar më parë.

Pasarelë transparente mbi ujë. Kjo ishte zgjedhja Fendi-t e mbajtur në monumentin “ La fontana di Trevi” në Romë.

Kendall Jenner ishte modelja që hapi sflilatën e veshur me një fustan blu të stilit persian. Një tjetër modele e famshme që parakaloi në pasarelën e unike ishte bukuroshja Bella Hadid.

Foto/ Njihuni me makinat luksoze të presidentit Rus

Fotografitë e makinave luksoze të presidentit rus, Vladimir Putin, kanë “pushtuar” mediat ruse. Këto fotografi janë bërë publike nga një kompani për modifikimin e makinave, aty ku veturat e Putinit janë duke u modifikuar.

Plani është që të krijohet një limuzinë presidenciale për Putinin, dhe për anëtarët e tjerë të lartë të qeverisë, së bashku me disa automjete gjithë familjare.

Herën e fundit kur ishin publikuar pamjet e veturave ishte prilli.

Sido që të jenë punuar veturat, duket se Putinit i pëlqen stili britanik i veturave, pasi ato kanë pamjen e Rolls-Royce Phantom, Land Rover dhe Bentley.

Foto/ Ja "bishat" me të cilat parapëlqen të udhëtojë Putin


11/07/2016/.................................
Mali i Zi kërkon 14 mijë punëtorë sezonalë, paga deri në 1500 euro

Mali i Zi kërkon 14 mijë punëtorë, siguron ushqiminin, strehimin dhe një pagë prej 1500 euro, shkruan mediat malazeze.

Më të kërkuar janë furrtarët, kamerierët, kuzhinierët. Kërkohen punëtorë në komunat bregdetare, dhe kjo është punë sezonale. Punëdhënësit malazezë janë në kërkim të punëtorëve për turizëm.

Kur është fjala për punë sezonale, angazhimi pritet të kufizohet në një periudhë të caktuar.

“Është e njohur se çdo vit një numër në rritje i punëdhënësve kanë hapur hotele të reja, restorante, që natyrisht përfshijnë vende të reja pune. Edhe pse qëllimi është për të zgjatur sezonin turistik nga 6 deri në 8 muaj, numri i konsiderueshëm i restoranteve dhe hoteleve arrijnë për të punuar gjatë gjithë vitit”,- thonë në Zyrën Malazeze për Punësim, përcjell albinfo.ch.

Interesi më i ulët është për të punuar në bujqësi. Sipas të dhënave, në Mal të Zi janë të angazhuar 6000 punëtorë vendës sezonalë. Pjesa më e madhe e të papunëve duan të punojnë në hoteleri dhe pagat ndryshojnë në varësi të punëdhënësit. Megjithatë, kuzhinierët mund të fitojnë në Mal të Zi deri 1,500 euro.




Foto/ Moratoriumi fals i gjuetisë, shpendët e egër shiten me gjysmën e çmimit të përcaktuar nga shteti
“Tregtia e paligjshme e faunës është një problem që kërkon zgjidhje”,- thotë Shoqata për Mbrojtjen e Shpendëve dhe Kafshëve të Egra në Shqipëri.

Ekipi i saj po zbaton një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi në restorantet e disa zonave të mbrojtura.

Nga informacionet e terrenit rezulton se çmimi i një rose të egër varion nga 600 – 1000 lekë. Ky çmim është sa 45 –75% e tarifës qe duhet të paguhet në shtet për vrasjen e ketyre rosave.

Tarifa e përcaktuar me VKM nr.700/2010 për llojet objekt gjuetie është 1300 lekë.

Përveç faktit që këto produkte serviren në një periudhë të ndalimit të gjuetisë, si ka mundësi që megjithë kostot e gatimit dhe shërbimit, këto rosa të shiten me këtë çmim, kur çmimi duhet të ishte 1300 plus kostot e shërbimit në restorant?!

Mendohet se kjo tregti fsheh një forcë shtytese të madhe për zhvillimin e paligjshëm të gjuetisë.

Tregtia e faunës jashtë kritereve ligjore është një faktor që pengon përpjekjet për ruajtjen e faunës.
Rama këmbëngul në vijën e kuqe për Vetingun

“Vija e kuqe nuk është bërë nga peneli im, por nga SHBA-ja dhe BE-ja”,- deklaroi sot Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes me Grupin Parlamentar të PS-s1%.


I pyetur për propozimin e fundit ardhur nga SHBA-ja për t’i dhënë rrugë, Reformës në Drejtësi, Rama theksoi se “thelbi është jo se kush do të mbushë me ujë shishet, por sesa i pastër do të jetë burimi nga del uji, pra si do të garantojmë që filtri me kandidaturat që i shkojnë parlamentit, të jetë sa më i sigurtë.

“Është një reformë historike dhe e një rëndësie strategjike për të nesërmen e vendit tonë, – tha ai. – Nuk është reforma e një pale, por e një vendi që synon të jetë anëtar i denjë i BE-së. Nuk mund të jetë negociator i arsyeshëm nëse nuk hedh një themel të sigurtë të drejtësisë.

“Vijat i njoh mirë. Vija e kuqe nuk është bërë nga peneli im, por nga SHBA-ja dhe BE-ja.

E përsëris se PS dhe shumica qeverisëse do të votojnë një reformë që ka mbështetjen e plotë të SHBA-së dhe BE-së dhe të jeni të sigurtë se as SHBA-ja dhe as BE-ja nuk bëjnë asgjë që cenon thelbin e kësaj reforme dhe formula e propozuar akomodon plotësisht një kërkese të përsëritur e të stërpërsëritur nga PD-ja”,- përfundoi Rama.


Foto/ Grabitet me armë një bankë në qendër të Vlorës, meren thasët me para

Një grabitje me armë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme ku dy persona të armatosur kanë marrë dy thasë me para të një banke të nivelit të dytë.

Dy autorët me kapele dhe me armë në dorë fillimisht kanë neutralizuar rojen private që ndodhej jashtë ambienteve të bankës dhe më pas kanë hyrë brenda ambienteve të bankës.

Aty kanë mësohet se kanë marrë dy thasë me para.

Pasi kanë marrë paratë, dy autorët janë larguar me shpejtësi nga banka, duke humbur gjurmët.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Kjo bankë është vjedhur edhe njëherë më parë. Herën e parë plagos roja i bankës.



Kosto e jetesës në botë, Tirana mbetet më e shtrenjta në rajon

Jetesa në kryeqytetin shqiptar, një të huaji i kushton më shumë se në Maqedoni, Serbi e Bosnjë. Ndonëse Shqipëria renditet ndër 20 qytetet më të lira në botë, sërish ajo mbetet më e shtrenjta në rajon. Të dhënat jepen në Indeksin e Kostos së Jetesës 2016, publikuar së fundmi nga Mercer.

Anketa vjetore e Kostos së Jetesës nga Agjencia Mercer, për të 22-tën herë këtë vit, rendit nga më i shtrenjti te më i liri qytetet botërore, nga kostoja e shtëpive, transporti, ushqimi, kafeja dhe veshjet etj (në total 200 artikuj dhe shërbime) dhe i adresohet kryesisht të huajve që punojnë e jetojnë në vende të ndryshme nga ai i origjinës.

Tirana renditet në vendin e 186, mes 209 qyteteve që janë marrë në konsideratë. Beogradi është më i lirë se Tirana për një të huaj dhe ndodhet në pozicionin e 193. Sarajeva është në vend të 195 dhe Shkupi mbetet më i liri në rajon, por edhe ndër 10 më të lirët në botë, në vendin e 199.

Raporti i mëparshëm i Mercer i cilësisë së jetesës, publikuar në shkurt të këtij viti e rendiste Tiranën në listën e tre qyteteve më të këqija në Europë, për sa i përket cilësisë së të jetuarit. http://www.monitor.al/mercer-tirana-qyteti-parafundit-cilesine-te-ulet-te-jeteses-ne-europe/

Hong Kongu më i shtrenjti në botë

Hong Kong kryeson listën e qyteteve më të shtrejta për të huajt, duke e kaluar Luandën e Angolas në vend të dytë për vitin 2016. Zyrihu dhe Singapori mbeten në vendin e tretë dhe të katërt përkatësisht, ndërsa Tokio është në të pestin, duke u ngjitur me gjashtë vende në raport me vitin e kaluar. Kinshasa, renditet e gjashta, duke u shfaqur për herë të parë në top 10, nga pozicioni i 13.

Qytete të tjera që shfaqen në listën e 10 më të shtrenjtave të Mercer për të huajt janë Shanghai (7), Gjeneva (8), N’Djamena (9), dhe Pekini (10). Qytetet më të lira janë Windhoek-Namibi (209), Cape Town-Afrika e Jugut (208), dhe Bishkek-Kurkizistan (207).

Renditja e Mercer është ndër më domethënëset në botë dhe këtë vit përfshin 209 qytete në pesë kontinente dhe mat kostot krahasuese për më shumë se 200 njësi në çdo vend, përfshirë strehimin, transportin, ushqimin, veshjet, produktet e shtëpisë dhe zbavitjen./Monitor/



Video prekëse/ Ja si e ngushëllon vogëlushi portugez tifozin francez
“Futbolli është loja më e mirë...”, me këtë titull e shënuar “BBC Sport” këtë video prekëse e cila ka në qendër dy tifozë një vogëlush portugez dhe një djalë të ri francez, ky i fundit i prekur dhe në ngashërim nga humbja e djeshme e finales së “Euro 2016” e ekipit të tij.

Por ndërkohë që francezi kishte shpërthyer në lotë në një nga rrugët e Parisit, vogëlushi portugez i bënë thirrje të pushojë dhe të mos dëshpërohet, pasi futbolli është vetëm një lojë e bukur dhe jo një “luftë” që është humbur.

Ajo që ndodh më pas është tepër emocionuese...

Shikoni videon:


Tiranë, i riu rreh me grushta e shkelma ish-të dashurën në mes të rrugës
Gjashtë muaj, pasi ishte ndarë nga e dashura, një 24-vjeçar nga Tirana vazhdonte të ishte xheloz dhe e ndiqte vazhdimisht për ta parë se me kë takohej.

Policia e ka vënë në pranga të riun, i cili akuzohet se sulmoi vajzën dhunshëm në mes të rrugës.

Pasi, i kishte kërkuar prej disa javësh që t’i rikthehej lidhjes me të dhe ishte refuzuar nga vajza, ai sërish nuk hiqte dore, duke vëzhguar çdo veprim të saj, duke i telefonuar e pritur poshtë shtëpisë.

Veprime që kishin marrë përmasat e përndjekjes, por vajza me iniciale R.Ç., 22 vjeçe, kishte ngurruar që ta denoncojë.

Xhelozia e Jonader Bamit, tashmë i arrestuar, ka arritur kulmin mbrëmjen e së shtunës, kur në qendër të Laprakës, ka ndaluar me forcë nga krahu në rrugë ish-të dashurën e tij.

Pas refuzimit të vajzës për të biseduar me të, 24-vjeçari ka nisur ta fyejë e ta kërcënojë.

Në fund e ka goditur me grushte e shqelma, duke e shtrirë në trotuar, në sytë e dhjetëra dëshmitarëve, raporton Panorama.

Burime nga Policia thanë se janë lajmëruar për ngjarjen nga kalimtarët e rastit, disa prej të cilëve kishin ndërhyrë për t’i nxjerrë nga duart 22-vjeçaren që po dhunohej barbarisht.

Ehe në prezencë të forcave të rendit, madje edhe me pranga në duar, ai sërish e kërcënonte vajzën duke refuzuar t’i japë telefonin.

Edhe pas dhunës, vajza fillimisht nuk donte që të bënte denoncim për ngjarjen, pasi kishte frikë nga ish-i dashuri.

Në fund ka pranuar ta kallëzojë, duke treguar se kjo ishte hera e parë që ai e dhunonte në këtë formë, por edhe më përpara e kishte fyer, kërcënuar dhe përndjekur e në disa raste e kishte qëlluar me shpullë.

Kjo kishte qenë edhe arsyeja pse ajo kishte vendosur të ndahej me të, ndërsa ai behej xheloz, pasi dyshonte se vajza mund të kishte lidhje me ndonjë djalë tjetër.


Video/ Hajdutët maskohen dhe vjedhin motorrin në Tiranë
Vjedhje si kjo shohim rrallë. Në mes të Tiranës ata hyjnë në një zonë ku ka automjete të parkuar dhe ia vënë syrin një motori, si më të lehtin për ta vjedhur. Me një qese në dorë ecin drejt vendit ku ndodhet motori, në një cep pranë tij, njëri nga djemtë vendos një maskë të bardhë në fytyrë, ndërsa tjetri e ndihmon, por harrojnë se edhe aty kamerat i kapin mjaft mirë.

Njëri nga djemtë shkon drejt motorit, e largon pak metra nga vendi i parkimit dhe bashkë me shokun e bën gati për ta vjedhur.

Heqin rrobat e "krimit" dhe të dy largohen me shpejtësi, gjithçka është kapur mjaft mirë nga kamerat sipër tyre, të cilat tregojnë me detaje të gjithë vjedhjen./JOQ/
Reforma në Drejtësi, përfundon mbledhja e Bashës me ekspertët

Ka përfunduar mbledhja e Kryetarit të PD-së Lulzim Basha me anëtarët dhe ekspertët e PD të Komisionit të Reformës në Drejtësi, ku do të diskutohej një propozim i ri për t’i dhënë rrugë, çështjes politike të ditës.

Mbledhja u zhvillua një ditë pas vizitës zyrtare të Nënsekretares amerikane Victoria Nuland në Tiranë për këtë reformë.

Burime nga PD-ja thanë se, Basha u ka kërkuar bashkëpunëtorëve të shqyrtojnë 7 ligjet që shoqërojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese dhe në mbledhjen e ardhshme, të paraqesin propozimet e tyre.

Zyrtarja amerikane tha dje se “ka ardhur koha që të arrihet në një marrëveshje. Është çasti që të gjithë patriotët e Shqipërisë të bashkojnë forcat dhe të japin atë që ky vend po pret. Gjithashtu, me një reformë të fortë në drejtësi, Shqipëria do të vazhdojë të ecë përpara edhe në çështje të tjera.

Kryeministri dhe kryetari i opozitës shprehën dëshirën që të arrijnë marrëveshje. Politika është e ashpër në këtë vend, por gjithashtu kam ndjerë që të dy e dinë se është koha për ndryshim”, tha Nuland.

Ajo shtoi se ambasadori Donald Lu ka propozuar një variant të ri për reformën: “Ambasadori Lu u ka bërë palëve një propozim të ri për reformën. Propozimi i ri është në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias, – u shpreh Nuland. – Propozimi i ri është hibrid me ide nga qeveria dhe opozita”.
Foto/ Levan, aksident i rëndë automobilistik, dy në gjendje të rëndë në spital

Dy makina u përplasën me një furgon në rrugën Levan Fier. Siç duket nga fotot, përplasja me furgonin ka qenë e fortë.

Dy persona përfunduan në spital, në gjendje të rëndë. Shkak i përplasjes ka qenë një parakalim i gabuar nga njëra prej makinat./Lapsi.al/


Grabitja e bankës në mes të Vlorës, policia: Grabitësit ushtarakë

Policia e Vlorës ka dhënë detaje të reja në lidhje me grabitjen e ndodhur në qendër të Vlorës. Burimet zyrtare thanë se, dy personat kanë qenë të veshur si ushtarakë, me rroba kamuflazhi.

Ngjarja ka ndodhur orën 13:56 minuta, kur 2 persona të paidentifikuar kanë vjedhur një Bankë të nivelit të dytë. Banka ndodhet pranë “Sheshit të Flamurit”.

Dyshohet se grabitësit mbanin të veshur rroba me kamuflazh dhe kapele me strehë. Ata kanë marrë nën kërcënimin e armëve, shumën e xhiros ditore, por ende nuk është e qartë sasia monetare e vjedhur.

Gjatë grabitjes nuk ka patur asnjë person të lënduar. Policia sapo ka marrë njoftimin ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Dhjetëra efektivë të Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë sekuestruar ndërkohë pamjet e kamerave të sigurisë së Bankës si dhe të disa bizneseve përreth vendit ku ndodhi grabitja.



Video/ Ku do ta çojë Franca autobusin që kishte bërë gati me logon “Kampion Europe”

Është kapur të dielën në mëngjes në autostradë autobusi që do të transportonte francezët pas finales me Portugalinë. Të bindur se do të dilnin fitimtarë, francezët kishin bërë gati autobusin e hapur me logon “Kampion i Europës”.

Po tani ku do ta çojnë këtë autobus?
Tahiri thirret në Prokurori, ja pse...

Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri do të merret në pyetje në prokurori për sulmet ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj.

Prokuroria ka sekuestruar pamjet e konferencave për shtyp që Tahiri zhvilloi pas pezullimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë kërkoi ndjekje penale për Saimir Tahirin, me akuzën e kanosjes për shkak të detyrës ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj.

Kjo nuk është hera e parë që Saimir Tahiri merret në pyetje në prokurori. Pak kohë më parë ai u thirr të dëshmojë për takimin me Durim Bamin, të cilin Tom Doshi ia kishte prezantuar si vrasës me pagesë./ABC News/

Foto/ Olta Gixhari me bikini, si arriti të rikthejë linjat seksi...
Sezoni i plazhit është ai i preferuari për vajzat VIP, të cilat punojnë fort gjatë dimrit në palestër për të treguar linjat e tonifikuara në Jug.

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, është ndër të parat që e nis sezonin e bikinit në plazhin e preferuar të Dhërmiut, ku dhe është fotografuar nga paparaci ynë. Një vit nga vera e kaluar, kur fotot e tradhtuan për linjat e saj, Olta shfaqet me mjaft përmirësime në format trupore.

Rroba banjat me ngjyrë të theksuar e bëjnë të bjerë në sy në zonën e shezlongëve ku po merrte rreze, por shpesh preferonte të futej edhe në det.

Nga fotot që shihni të shkrepura në parakalimet e biondes së teatrit, dallohet mirë ndryshimi në trupin e saj, sidomos në pjesën e barkut, që duket tani i sheshtë, dhe në pjesën e gjoksit që është më i ngritur.

Sipas burimeve tona, Olta prej muajsh ushtrohet në palestër, ndërkohë që sipas saj vrapi dhe ritmi i ditës e kanë ndihmuar të humbë kilogramë.

Ajo ka treguar se nuk është tipi i dietave, pasi i pëlqen ta shijojë ushqimin, madje dhe në mesnatë. Tani i është dorëzuar pushimit pas premierës “Sonte do të luajmë pa tekst”, që u vu në skenën e Teatrit Kombëtar në mbyllje të sezonit.

Së fundi ajo u komentua në media për ndarjen nga i dashuri 23-vjeçar, Xheku, marrëdhënie për të cilën nuk foli asnjëherë hapur. Dalja e saj e fundit në publik ishte në tapetin e kuq të “Top Music Awards” në Pallatin e Kongreseve, ku u pa të parakalonte e vetme, pa partner.
Foto+16/ Ja biznesmeni shqiptar i martuar që harxhon miliona euro për kotelen serbe superseksi
Një biznesmen shqiptar ka arritur të bëjë për vete një nga femrat më të përfolura në Serbi. Bëhet fjalë për Soraja Vuçeliç, e cila shquhet jo vetëm për fotot nudo të botuara në revistën “Playboy”, por edhe për lidhjen e disa kohëve më parë me një prej futbollistëve më të famshëm në botë, talentin brazilian, Neymar.

Revista e njohur serbe “Svet” ka arritur të sigurojë foto-paparac të biznesmenit me serben e famshme, ndërsa artikullin që ka pushtuar kopertinën e ka shoqëruar me titullin: “Një biznesmen shqiptar harxhon miliona euro për Soraja Vuçeliç”.

“Bluetooth” ka arritur të zbulojë se bëhet fjalë për një biznesmen me origjinë nga Shkodra, i cili prej disa vitesh punon dhe jeton në Tiranë. Ai është i martuar.

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar të ketë një romancë me Soraja. Modelja e “Playboy” kohë më parë është përfolur për lidhjen e saj me Neymar, romancë e cila përfundoi pas një kohe të shkurtër lidhjeje.

Megjithatë, jeta luksoze, udhëtimet e shumta dhe jahtet e kanë joshur modelen serbe, e cila është hedhur në krahët e shqiptarit, i cili është disa vite më i madh në moshë.

Foto/ Ilda Bejleri tregon fotot e bëra gjatë “shërbimit” në Francë

Dje moderatorja e “Top Channelit”, teksa po raportonte dhe pyetej nga Tirana për finalen e Kampionatit Europian, ka surprizuar panelin në studion e televizionit me shpjegimet e saj “alla Joleza”:

Isha duke parë finalen, u futa në korridorët e stadiumit, kur para meje pash që gjendej Arsen Wenger. Bëra një foto me të.

Dola sërish për të parë ndeshjen, shikoj se në fushe ishte edhe Pepe”,- ishte komenti i saj për finalen e Europianit.

Koment që nuk lë shumë dyshime për ngjashmëritë e saj me Jolezën e pallatit të Tahirit dhe të “dh**sha Gjeneratën”.

Hila për Skënderbeun: Pasardhës leshi ke lënë? S’po të bëjnë dot një shesh
Ish-Zv.ministri i Mbrojtjes dhe analisti Dritan Hila me një shënim në profilin e tij në Facebook shkruan për zbulimin e një libri që flet për rininë e heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skëndebeun.

Por Hila shkruan se, Skënderbeu ka lënë pasardhës leshi.

“Ke lënë pasardhës leshi. Thonë që është gjetur libri ku përshkruhet rinia jote. Mua nuk më intereson fare, pasi një burrë matet me ato që lë pas. Dhe ti bërë dy gjëra të mëdha:

1 - Sfidove për 25 vjet fuqinë më të madhe ushtarake të kohës.

2 - Hodhe farën nga ku u plazmua një komb.

Pasardhësit e tu kanë 25 vjet e nuk po të bëjnë dot një shesh. E kupton çfarë pasardhës leshi ke lënë?

Mos u dëshpëro. Ndodh”, – shkruan Dritan Hila në profilin e tij në Facebook.

Video/ Cameron ikën të mërkurën, Britania tani me një kryeministre femër

Britania e Madhe e ka tashmë kryeministrin e ri. E ka deklaruar pak minuta më parë kryeministri në detyrë David Cameron.

Duke folur për median, Cameron u shpreh se Theresa May do të jetë kryeministrja e re e Britanisë së Madhe dhe ajo do ta marrë detyrën të mërkurën në mbrëmje.

Foto/ Sulm me armë në Stuttgart, dy persona po mbahen peng
Një situatë pengmarrje është raportuar në Shtutgard të Gjermanisë. Mediat lokale raportojnë se një person i armatosur ka hyrë në një ndërtesë, që mendohet se është një firmë avokatie.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe kanë rrethuar lagjen ku po ndodh ngjarja.

Nuk ka shumë informacion se çfarë po ndodh, ndërsa deri tani nuk ka të dhëna që autori të ketë shkëmbyer zjarr me policinë. Dyshohet se ai po mban peng një avokat.

Në vendngjarje janë edhe forcat speciale, ndërsa negociatorët e policisë po përpiqen të krijojnë kontakt me pengmarrësin.



Foto/ Marina Fara ekspozon të pasmet seksi në plazh

Marina Fara e cila çdo ditë e më shumë po tërheq vëmendjen me linjat e saj trupore në Instagram, ka postuar së fundmin disa fotografi “ të nxehta”.

Vajza e këngëtares së mirënjohur Eli Fara, po kalon disa ditë pushime në bregdet dhe preferon që disa momente t’i ndajë me ndjekësit e saj në Instagram.

E veshur me bikini të bardha, këngëtarja duket në formë mjaft të mirë. Me siguri që po shijon në maksimum ditët e nxehta të verës.


Video/ Terror në Vlorë, rrëfimi i emigrantes që i shpëtoi vdekjes gjatë grabitjes së bankës
Terror dhe panik kanë përjetuar kalimtarët, punonjësit dhe klientët e bankës që u grabit sot në qytetin e Vlorës.

Tre grabitës me maska pasi rrahën rojen e objektit i kanë hedhur armën tutje dhe duke qëlluar hynë në bankë.

Një emigrante bashkë me dy fëmijët e saj që ishte në bankë për të hapur një llogari ka shpëtuar për mrekulli nga vrasja.

Grabitësit i kanë qëlluar pranë këmbëve me armë, si dhe i kanë marrë shumën prej 10 milionë lekësh të vjetra.

Makina tip “benz” ngjyrë e kuqe me të cilën u realizua grabitja ishte vjedhur një ditë më parë. Ajo i përket një emigranti të kthyer në Vlorë për pushime.

Shihni pamjet:



Foto/ Aktorja Britanike Jemma Lucy i heq të gjitha në plazh
Aktorja britanike Jemma Lucy po përgatitet për rikthimin e saj shpërthyes në “Ex on the Beach”.

Për këtë ajo ka dashur që gjatë pushimeve në ishujt spanjoll të nxihej në çdo centimetër të trupit, duke pozuar topless.

Aktorja e cila numëron tashmë mbi 300 mijë ndjekës në Instagram, ka postuar disa fotografi “hot” në të cilën shfaqet topless mbi shezlong, ndërsa në një tjetër foto mbulon gjoksin me duar.

Foto+Video/ Ajo është mamaja më seksi e verës...

Ajo është mamaja më seksi e kësaj vere. Po flasim për modelen 37-vjeçare Coco Austin, e cila ka postuar një video në profilin e saj në Snapchat së bashku me vajzën e vogël në një pishinë.

Modelja ka ekspozuar në pak sekonda format e saj, ku më së shumti bie në sy gjoksi i saj shpërthyes.

Duket se Austin i kushton më shumë vëmendje linjave seksi se sa të bijës, të cilën e mban me një krahë.


Foto/ Për t’u dukur e bukur nuk mjafton vetëm të zhvishesh

Pasioni për modën, artin dhe të bukurën e kanë shndërruar atë në një nga femrat më të bukura të momentit.

Ajo është bukuroshja nga Kuvajti Fatima Almomen e cila po ndërton karrierën e saj si arkitekte.

Por në rrjetet sociale ajo njihet për kombinimet plot shijë dhe elegancë që e bëjnë të duket një zonjë e vërtetë. E pra nuk mjafton vetëm të zhvishesh për t’u dukur sensuale dhe joshëse.




Foto/ Ja si e feston Sylvester Stallone 70-vjetorin

Sylvester Stallone dhe bashkëshortja e tij Jennifer Flavin vazhdojnë ende të festojnë 70-vjetorin e aktorit të famshëm në një jaht luksoz në St. Tropez.


Protagonisti i filmit “Rocky” ka treguar muskujt të mëdhenj i veshur me një bluzë të zezë. Sylevester ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij 47-vjeçare, e cila dukej në një formë perfekte trupore e veshur me një palë bikini të bardha.

Duket se aktori hollivudian ka kaluar një ditëlindje të mrekullueshme i rrethuar nga familja e tij./TCh/




12/07/2016/............................................


Foto/ Përplasen 2 trena në Pulia. 11 të vdekur, dhjetëra të plagosur

Një tragjedi ka ndodhur mesditën e sotme në Pulia, Itali. Aktualisht mësohet se janë të paktën 11 persona të vdekur e 10 të tjerë të plagosur.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:50 minuta, kur njëri prej trenave sapo kishte dalë nga stacioni kur është përplasur me trenin që i vinte përballë.

Përplasja ka ndodhur në zonën e Barit të Veriut, në se4gmentin hekurudhor Bari-Barleta, në binarin unik mes Pulias dhe Coratos.

Një prej të plagosurve është edhe një fëmijë që ndodhet në gjendje të rëndë.

Video/ Tronditëse, e moshuara dhunohet nga kujdestarja

Është dashur që vajza të vërë kamera në shtëpi për të kuptuar dhunën që i bëhej së ëmës nga kujdestarja. Miriam Marino e kishte punësuar kujdestaren për t'u kujdesur për nënën e saj, pasi vetë ishte në punë.

Por, kujdestarja kishte kohë që ushtronte dhunë ndaj 94-vjeçares, e cila vuan nga sëmundja e alzhaimerit. Dyshimet lindën nga fqinjët e saj, të cilët i thanë vajzës që dëgjonin herë pas here zhurma nga apartamenti i saj.

Kështu, Miriam vuri kamera të fshehta dhe u trondit kur pa dhunën që kujdestarja ushtronte mbi nënën e saj.



Foto/ Armina Mevlani bën tatuazh te të pasmet

Bukuroshja Armina Mevlani duket se po kalon një kohë mjaft të mirë me mikeshat e saj, gjatë pushimeve të tyre.

Një fakt i tillë vihet re edhe nga postimet e shumta që ajo ndan në rrjete sociale. Në një nga fotot që ajo ka postuar me miket e saj vihet re dhe një detaj interesant, një tatuazh në një zonë intime. Por se çfarë shkruhet në të për këtë na duhet të pyesim vetë Arminën.

Pas kureshtjes së fansave ajo ka shpjeguar se çfarë shkruhej aty: "La dolce vita", edhe pse pjesa më e madhe e kishin vëmendjen diku tjetër.


Fletorja e kokainës/ Mikja e Cukalit shënonte çdo gram që shiste

Kjo është fletorja në të cilën mbaheshin shënim shitjet e kokainës në kryeqytet nga grupi kriminal prej 16 anëtarësh i drejtuar prej Gjergj Cukalit, i njohur ndryshe edhe si i forti i rrugës “Myslym Shyri”.

Mësohet se shënimet në fletore i mbante 46-vjeçarja Vjollca Gjoka, e cila u arrestua bashkë me 7 shtetas të tjerë.

Gjatë kontrollit në banesën e saj policia ka gjetur një fletore në të cilën 46­vjeçarja është kujdesur të shkruajë çdo dozë të shitur.

Kështu në muajin mars, ajo ka tregtuar 129 copë, në prill 103 copë, në maj 120 copë, në qershor 105 cope, dhe deri në 10 korrik kishte arritur të shiste vetëm 33 copë.

Ky grup ushtronte aktivitet prej kohësh në kryeqytet. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin anëtarët e grupit dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës si: “Myslym Shyri”, ish-Blloku, sheshi “Willson”, në rrugën “Ali Demi”, në zonën e Porcelanit dhe në rrugën e Elbasanit.

Hetimet kanë provuar se shtetasit e arrestuar e siguronin lëndën narkotike përmes Gjergji Cukalit dhe më pas e shpërndanin, sipas porosive të marra nga klientët. Me aktivitetin e shitjes së kokainës grupi kriminal dyshohet se arrinte të ardhurat mujore rreth 50 mijë euro në muaj.

Provat materiale te sekuestruara janë:

282.1 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë;

25 telefona celularë;

5 automjete të markave te ndryshme;

15 çelsa automjetesh, të cilat dyshohen se jane mjete të lëna si garanci për dhënien e shumave të ndryshme të parave.

Të ardhurat mujore nga shitja e kokainës llogariten rreth 50 mijë euro në muaj. Sektori për Krimin e Organizuar po heton edhe pasuritë e vëna nga aktiviteti kriminal i anëtarëve të grupit./BW/

Ja kush është "Jevgu i Beratit", që mori 110 mijë euro nga deputeti Lad Kosta me porosi të Ramës
Letra e bërë publike dje e deputetit të Partisë Socialiste, Vladimir Kosta drejtuar kreut të partisë Edi Rama, në fakt shërbeu edhe si një ‘shfryrje mllëfi’ nga ana e të zgjedhurit në Kuvend për gjithë zhgënjimin këto 3 vite në parti.

Në letër flitej edhe për një shumë të madhe lekësh, 110 mijë euro që deputeti Kosta, i larguar tashmë nga PS, i ka paguar një personi në Berat, duke e etiketuar atë ‘jevgu i Beratit’ lekë këto në hesap të PS-së në një televizion lokal. Po kush është “jevgu i Beratit” për të cilin shkruan deputeti Kosta?

Ja si thotë: “Kam investuar mund, djersë dhe para për Partinë Socialiste, Berat, Poliçan në 2009. Për një kërkesë tënden i pagova 110 mijë euro televizionit të atij jevgut të Beratit. Ma kërkove me ngulm në një kafene të Beratit, po s’e kujtove, pyet Tikun”,- shkruan Kosta në letër.

Personi që mendohet se ka marrë 110 mijë euro, sipas ‘Newsbomb.al’ është Pajtim Daja, i cili nga drejtor i “TV Kuçova”, u bë pronar i saj, pasi mori lekët nga Lad Kosta dhe pagoi për blerjen e televizionit.

Ai ia ndryshoi emrin televizionit, nga “TV Kuçova” me një emër tjetër “Vatra”, por një televizion që nuk pati asnjë shkëlqim.

Pajtim Daja, siç duket në atë kohë, edhe për shkak të marrjes së lekëve e ktheu televizonin e tij në shërbim të PS. Por kishte edhe një arsye tjetër, sepse në vitin 2008, ai ishte arrestuar për riciklim të baterive në mënyrë të jashtëligjshme./Lapsi.al/



Incident gjatë vizitës së Metës në Mal të Zi, deputetët serbë e presin me protesta
Kreu i Kuvendit Ilir Meta që ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Malin e Zi është pritur me protesta nga disa deputetë të partisë Demokracia e Re Serbe.

“Populli i Malit të Zi nuk do ta njohë Kosovën asnjëherë, dhe ne shpresojmë se në rrethana gjeopolitike të mund të kthejmë flamurin tonë në Kosovë”, shkruhej në pankartën e deputetëve serbë të Malit të Zi.

Ndërkohë deputeti serb Slaven Radunoviç ka thënë se Ilir Meta është i mirëpritur, por “historia nuk do të harrojë kurrë tradhtinë e Milo Gjukanoviç”.

Kryeparlamentari Meta mbajti një fjalë përshëndetëse në Parlamentin e Malit të Zi, ku vlerësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ai u shpreh se ndjehet i nderuar të mbajë fjalimin e parë në gjuhën shqipe, ndërsa theksoi se pakicat kombëtare janë urë bashkëpunimi mes dy vendeve.

Foto/ Tirana nën rrezikun e zjarrit dhe një apel nga Erion Veliaj
Tashmë të gjithë e dimë se shërbimi zjarrëfikës në të gjithë vendin ka kaluar nën administrimin e pushtetit lokal dhe jo më të Policisë së Shtetit.

Bashkia e Tiranës, me rastin e nisjes së stinës së verës, që është dhe një stinë ku zjarret janë më të pranishëm, për shkak të temperaturave të larta, ka nisur nga përgatitjet për të pasur sa më në gatishmëri rrepartet zjarrëfikëse.

Krerët më të lartë të bashkisë kanë inspektuar këto ditë repartet e PMKZ-së, por as kryebashkiaku Veliaj nuk ka ndejtur pa u bërë apelin e tij qytetarëve...

Nëpërmjet rrjetit social ai u ka kërkuar bashkëpunim të gjithë qytetarëve të Tiranës për të mbajtur të lartë vigjilencën dhe kujdesin, duke e shoqëruar statusin e tij edhe më një galeri fotosh nga stërvitjet e bëra nga policia bashkiake dhe zjarrëfikësit.

“Në gatishmëri për mbrojtjen nga zjarri! ☎️ 112 për çdo urgjencë!

Korrik 10 në 12:38.MD - Stina e nxehtë sjell rrezik për zjarre! Por me pak kujdes nga secili e trajnime në çdo njësi mund të evitojme deme ��”- ka shkruar në Facebook kryebashkiaku Veliaj.



Incidenti me deputetët serbë në Mal të Zi, reagon Ilir Meta
Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Kuvendin e Malit të Zi gjatë vizitës së tij zyrtare, ku disa deputetë serbë e pritën me protesta.

Meta thotë se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë po përmirësohen çdo ditë, për të arritur në ato nivele që janë edhe marrëdheniet mes Tiranës e Podgoricës.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   244   245   246   247   248   249   250   251   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish