Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Foto/ Këta janë terroristët e masakrës për iftar në Bangladesh



Download 6,39 Mb.
bet241/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   237   238   239   240   241   242   243   244   ...   352

Foto/ Këta janë terroristët e masakrës për iftar në Bangladesh
ISIS ka marrë përsipër sulmin në restorantin ‘Holey Artisan Bakery’, në kryeqytetin Daka në Bangladesh.

Në një video të publikuar nga Shteti Islamik duken pesë terroristët që vranë 20 persona që nuk dinin vargje nga Kurani në restorant. “Donim të vrisnim të huaj nga vendet e krishtera”,­ bën të ditur ISIS.

Terroristët thirrën “Allah akbar”, sapo u futën në restorant mbrëmjen e djeshme dhe më pas mbajtën peng të gjithë ata që nuk dinin vargje nga Kurani. Pas disa orësh terroristët ekzekutuan 20 pengjet, mes të cilëve 9 italiane dhe disa japonezë.

Foto/ Nuk janë bërthamore, por hedhin në erë qytete

“GBU-43/B” është bomba më e fuqishme që u zhvillua në vitin 2003, që mund të shkatërronte një qytet të tërë, dhe pse nuk ishte bërthamore.

Bomba u quajt nga Amerika "Nëna e të gjitha bombave", "MOAB", shkurtimi për "Mother of all bombs". Për hedhjen e saj nevojitej një avion luftarak i madh i cili do ta lëshonte me parashutë. Më pas bomba do të komandohej drejt shënjestrës me anë të satelitit.

Por sigurisht që Rusia nuk do të rrinte duarkryq. Pas katër vitesh, ata nxorën bombën "Babai i të gjitha bombave", që supozohej të kishte fuqi katër herë më të madhe se "nëna" amerikane.

Për nga shpërthmi janë barasvlera e 11 tonëve TNT (bomba amerikane) dhe 44 ton (bomba ruse).

"Nëna" amerikane e përhap shpërthimin duke shkatërruar çdo tank për një rreze prej 150 metrash, "babai" rus për 300 metra. Ndërsa dëme në njerëz sjellin në një rreze prej 3 kilometrash./TCh/



Foto+16/ Modelja argjentinase tatu në pjesët intime: Messi mos ik!

Lionel Messi deklaroi se do të largohet nga Argjentina, pas humbjes nga Kili në finalen e “Copa America”. Këtë lajm nuk e kanë pritur aspak mirë fansat argjentinas, të cilët po bëjnë gjithçka për t’ia ndryshuar mendjen futbollistit më të mirë në botë.

Njëra ndër to është edhe Candelaria Tinelli, modele argjentinase, ka bërë një tatu në të pasmet e saj, përmes së cilës e kërkon qëndrimin e Messit. Mesazhi i saj është “Mos shko Lio”, përcjell “Lajmi.net”.

Motrat Shabani: Historia e Anjës dhe Dajanës që dikur pushtonin ekranin
Njëra bune, tjetra bionde. Janë motra dhe në punën e tyre si gazetare u ka ndodhur të ndërrojnë një herë karrigen e moderatores.

Fjala është për Anjeza dhe Dajana Shabanin, që sa i takon jetës private tashmë janë të martuara dhe kanë krijuar secila familjen e saj. Këto ditë janë bërë qendra e vëmendjes së rrjeteve sociale, ndërkohë që Anjeza ndodhet në burg, ndërsa Dajanës i duhet ta mbështesë motrën jashtë hekurave, duke kundërshtuar me forcë çdo koment negativ që bëhet ndaj saj në rrjetet sociale.

E nisim historinë e dy motrave më të komentuara të momentit nga protagonistja kryesore, ishgazetarja Anjeza Shabani, që për pak minuta u shndërrua në personin më të përfolur e të urryer, pas publikimit të një videoje, ku dhunon një fëmijë 3-vjeçar. Shabani nuk është një emër i panjohur në fushën e gazetarisë, pasi ka qenë drejtuese e emisionit televiziv “Alarm” në Ora News. E diplomuar në degën e Gazetarisë pranë Universitetit të Tiranës, angazhimi i saj në media nuk ishte rastësor, pasi në “Alarm” ajo vinte pas një eksperience pune në “Top Albania Radio”, apo në ndonjë media tjetër.

E martuar tashmë dhe nënë e një vajze të vogël, administratorja e kopshtit privat “Diren”, që ndodhet në Sauk, aktualisht ndodhet në burg pasi dhunoi brutalisht një fëmijë 3-vjeçar, dhunë që u transmetua me video gjatë emisionit “Stop” që moderohet nga Saimir Kodra dhe Gent Zenelaj.

Dikur brenda gazetarisë për të denoncuar në ekran rastet e paprecedenta bashkë me Armir Shkurtin, tashmë gjendet në anën tjetër të fushës. Një imazh publik, me të cilën media po merret më shumë se me këdo tjetër, është përballur me një vrull reagimesh në rrjetet sociale. Për çdo gjë që shkruhet lart e poshtë tashmë ka një “avokate” personale, motrën e saj, Dajanën.

Vetëm pak ditë më parë portalet shkruan se ajo ka kërcënuar një tjetër gazetare, e cila ashtu si gjithë të tjerët, nuk ka nguruar që të hedhë një status në lidhje me dhunën e Anjezës ndaj 3- vjeçarit. Kështu, në një mesazh të mbërritur në inboxin e Facebook-ut, të Marselës, me profesion gazetare, Dajana Shabani i kundërvihet ish-koleges se do ta hedhë në gjyq, madje ky kërcënim edhe për shumë të tjerë që kanë përmendur emrin e saj dhe të motrës në rrjetet sociale.

“Morracaket si ti unë i shtyp me këmbë dhe kam shumë qejf që të hasemi një herë bashkë”, kanë qenë këto disa nga fjalët e saj”. SI ERDHËN NË EKRAN Po cila ka qenë karriera e tyre si gazetare në televizion apo radio? Pas largimit të Anjeza Shabanit nga emisioni “Alarm” që e moderonte në krah të Armir Shkurtit, karrigen e saj e zuri motra e saj bionde, Dajana Shabani.

Në qershor të 2015-s, ajo i kishte kushtuar Anjezës një status në Facebook, ku përveç se e prezantonte si motrën e saj, përdorte dhe një sërë epitetesh komplimentuese, që shprehnin krenarinë për të. “Motra ime e mrekullueshme! E bukur, e zgjuar, seksi dhe ‘tmerr femër’. Kjo është vetëm motra ime. Ta marrin vesh të gjithë dhe të plasin sytë dhe syzet”, shkruante Dajana në statusin në fjalë.

Anjeza u shkëput nga televizioni për t’iu përkushtuar biznesit të kopshtit dhe ardhjes në jetë të vajzës së saj, ndërsa Dajan- ën e kemi parë edhe si prezantuese të emisionit “Start” në krah të Ermal Pecit./Panorama/
Histori vere+16/ Nuk mund të rri pa bërë seks me ishin tim

Edhe pse kishin 3 vjet që ishin ndarë, pas një takimi të rastësishëm ata përfundojnë sërish në shtrat së bashku. Djali i tregon vajzës se tashmë ishte vetëm dhe se e kishte marrë malli për të dhe dëshironte që ta nisnin edhe një herë nga fillimi.

Por ajo zbulojë të tjera detaje nga kjo histori që e turbulloi sërish…

Ja çfarë i ka treguar psikologes së “The Sun”:



Letra e vajzës

“Takova pas tre vitesh ish-të dashurin tim dhe përfunduam duke bërë seks. Ky takim u duk si një dritë jeshile për lidhjen tonë por…jo! Historia jonë nisi kur unë isha në universitet dhe isha vetëm 19 vjeçe e ndërsa ai ishte 30 vjeç. Miqtë e mi më thoshin që të mos e vazhdoja sepse diferenca e moshës ishte e madhe dhe për më tepër ai kishte një tip fare të papjekur.

Dhe këtu qëndronte çelësi… unë isha shumë e pjekur për moshën që kisha ndërsa ai ishte e kundërta e kësaj, e kështu mundohesha që ta balancoja lidhjen.
Por pas një viti lidhje, vendosa që të shkëputem prej tij pasi ai filloj të bëhej shumë xheloz dhe shumë i fiksuar. Nuk dilja dot në një kafe me shoqet pa më dhënë ai leje dhe pa e ditur se ku jam. Edhe pse u ndamë ai vazhdonte të më shkruante dhe takoheshim herë pas herë dhe flinim bashkë. U shkëputëm pasi unë u lidha me të dashurin tim të ri.

Pas kësaj edhe ai u lidh me një tjetër, (unë tani jam 25 vjeçe). Para disa ditësh porosita për të ngrënë në një restorant ku ai punonte dhe aty u takuam sërish.

Ai më pyeti si isha dhe më pas tha se e kishte marrë malli. Pasi e pyeta nëse ishte më në lidhje ai më tha se ishin ndarë. Më ftoi në darkë për një pije dhe unë shkova…më pas shkuam tek shtëpia e tij dhe nisi të më puthte dhe të më zgjonte kujtimet.

Atë natë bëmë seks dhe ishte çdo gjë shumë e bukur. Ditën tjetër më dërgon një mesazh dhe më thotë që nuk ishte ndarë e se madje do të ikte me pushime me të. Nuk di çfarë të mendoj…nëse do ta dija që ishte i lidhur nuk do të bëja seks atë natë. Jam shumë konfuze”.



Përgjigjia e Psikologes:

Ti duhet ti rikthehesh jetës tënde dhe lidhjes tënde. Juve kini qen bashke jeni rikthyer dhe nuk ka funksionuar. Jepi fund aventurave me ish te dashrin dhe shiko jetën tende.



Foto/ Në det me Alessandra Ambrosion tepër seksi

Është një nga modelet më të famshme në botë dhe Alessandra Ambrosio, gjatë një dite familjare në plazhin e Ibizës, tregoi se pse ka pasur kaq shumë sukses në karrierë.

35-vjeçarja braziliane tregoi trupin duke u larë në det, së bashku me të fejuarin Jamie Mazur dhe fëmijët e saj: Anja Louise, 7 vjeç, dhe Noah Phoenix, 4 vjeç.

Kohët e fundit, në një intervistë për “Cosmopolitan”, Alessandra tregoi sekretin e marrëdhënies së lumtur me partnerin e saj, me të cilin ka 8 vite fejuar.

“Udhëtoj gjatë gjithë kohës. Mendoj se kjo më bën që ta mbaj gjallë shkëndijën. Nuk më pëlqen të rri në shtëpi. Edhe pse kemi fëmijë, mundohemi të gjejmë kohë për njëri-tjetrin”,- deklaroi modelja.
Vapës së korrikut, Fevziu i gjen zgjidhjen...

Blendi Fevziu duket se ka gjetur zgjidhjen se si t’i shpëtojë vapës së tmerrshme të këtyre ditëve.

Drejtuesi i emisionit ‘Opinion’ duket se po shijon disa pushim në plazh për të “shuar” temperaturat përvëluese .

Kjo foto është publikuar nga vet Fevziu, që siç shihet është shtrirë në breg të detit.



04/07/2016/.........................................

Liqeni Artificial, gjendet i mbytur një 60-vjeçar

Trupi i një 60-vjeçari të mbytur është gjetur sot tek Liqeni Artificial i Tiranës. Polumbarët bënë të mundur tërheqjen dhe nxjerrjen e tij në breg.

Policia e Tiranës bëri një njoftim paraprak në të cilin shkruan:

“Më datë 04.07.2016, rreth orës 07:10, tek kodrat e liqenit artificial, në një largësi rreth 100 m nga bregu, është gjendur një shtetas i mbytur, i seksit mashkull rreth 60 vjeç.

Në vendin e ngjarjes policia dhe polumbarët po punoin për nxjerrien e trupit të viktimës”.
Tiranë, 15-vjeçari dënohet se ngacmonte seksualisht shoqen e klasës

Një vajzë e mitur ka denoncuar në polici stresin psikologjik që i ka shkaktuar shoku i klasës prej dy vitesh duke e ngacmuar në vendet intime.

Ngjarja ka ndodhur në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë, ndërsa ndaj 15-vjeçarit janë marrë masa.

Nxënësja 14-vjeçare ka pretenduar se për dy vite me radhë shoku i saj i klasës e prekte në vende intime, i zbulonte pjesë të trupit, e tallte, i jepte letra me vizatime pornografike në klasë, si dhe e kërcënonte për t’i marrë qindarkat që ajo kishte me vete.

Minoreni B. D. është proceduar penalisht pas kallëzimit dhe është dërguar si i pandehur në gjykatë për akuzën e “ngacmimit seksual”.

Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës e deklaroi të fajshëm në lidhje me këtë akuzë dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie.

Ai përfitoi uljen e një të tretës për shkak të gjykimit të shkurtuar, por përfundimisht gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të tij me burg.

Ai do të qëndrojë në liri me kusht për 18 muaj, kohë gjatë së cilës duhet të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.


Video+18/ Pamjet, ja si u shtyp me makinë Almiri dhe prindërit e tij

Është publikuar ditën e sotme videoja e tmerrshme, në të cilën tregohet se si makina shtypi fëmijën 4-vjeçar, Almir Aliu nga Kumanova.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, ku pas një konflikti me babain e Almirit të vogël, maqedonasi Iliç Boban përplasi me makinë Almirin dhe prindërit e tij.

Si pasojë e përplasjes u dëmtua rëndë 4-vjeçari, i cili ndërroi jetë në spital, ndërsa prindërit e tij u plagosën por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Videoja ekskluzive është postuar nga “Telegrafi”.
Fotoja e Ramës me Obamën, PD bën kallëzimin për tri vepra penale

Ashtu sikurse e ka paralajmëruar më herët, Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht kryeministrin Edi Rama në lidhje me transferimin e një shume prej 28 mijë dollarësh në vitin 2012.

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi tha se kryeministri ka kryer elementët e tri veprave penale, si ajo e mashtrimit, pastrimi i parave dhe ushtrimi i ndikimit të paligjshëm.

Halimi: Dorëzuam në emër të grupit parlamentar kallëzimin ndaj kryeministrit, për faktet dhe grupfaktet botërisht të njohura për rastin e vitit 2012, ku tregohet qartë që kryeministri ka konsumuar elementët e tre veprave penale, atë të mashtrimit, të pastrimit të parave, duke ushtruar ndikim të paligjshëm dhe duke përfituar drejtpërdrejt.

Faktet e mbledhura nga organet ligjzbatuese amerikane tregojnë qartë se 80 mijë dollarë janë paguar nga Shqipëria nga burime tërësisht të dyshimta të padeklaruara nga kryeministri, me një qëllim të vetëm përdorimin e një takimi me një foto me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barak Obama.

Faktet dhe grupfaktet plotësojnë të gjithë elementët e figurave penale të parashikuara nga legjislacioni shqiptar. Po kështu, edhe precedenti i Rumanisë shumë vite më parë Viktor Ponta për shuma shumë herë më të vogla se këto që akuzohet kryeministri. Tani është momenti që Prokuroria të thërrasë kryeministrin, i cili është i detyruar t’u japë përgjigje pyetjeve të opozitës.

Teksa kryeministri e ka mohuar një fakt tët tillë, deputeti demokrat tha se të gjitha faktet e agjencive ligjzbatuese amerikane tregojnë se ishte kryeministri Edi Rama ai që ka dërguar paratë me qëllimin marrjen e një fotoje me presidentin Obama.

Halimi: Të gjitha faktet e mbledhura nga institucionet amerikane tregojnë se paratë kanë ardhur drejtpërdrejt nga Shqipëria nëpërmjet llogarive bankare dhe janë të dërguara nga shtetasi nr 2 që është Edi Rama. Këtë deklarim e ka të detyrueshëm që kryeministri ta bëjë përpara organeve shqiptare.

I pyetur nga gazetarët se pse bëhej ky kallëzim në ditën kryeministri kishte ditëlindjen, Halimi tha se kjo ishte koincidencë./Ora News/


Krujë, nis gjyqi për grabitjen në aeroportin e Rinasit, tërhiqet gjyqtarja

Gjykata e Krujës ka nisur dhënien e masave për 5 personat e arrestuar në lidhje me grabitjen në aeroportin “Nënë Tereza”.

Kujtim Picarit, shoqërues i vlerave monetare i një banke të nivelit të dytë, iu caktua arrest me burg. Po e njëjta masë sigurie edhe për Vangjel Nikollën, kryetar i Degës Teknike të Aeroportit.

Po presin masën e sigurisë edhe Bledar Blloshi, agjent i kompanisë “ICTS” (patrullë), Arben Karafili, drejtor operacional i kompanisë “ICTS” dhe Fadil Jonuzaj, agjent i kompanisë “ICTS” (patrullë).

Prokuroria e Krujës urdhëroi mbrëmjen e se premtes arrestimin e 5 drejtuesve dhe punonjësve te kompanisë së sigurimit “ICTS” ne Aeroportin e Rinasit, pasi ata dyshohet se kanë shpërdorur detyrën, duke krijuar mundësinë që tre persona të armatosur të realizojnë vjedhjen e parave ne pistën e aeroportit.

Prokuroria e Krujës, e cila bëri hetimet e para, thotë se ka krijuar dyshimin e arsyeshëm se personat e ndaluar nuk kanë marrë masat e nevojshme për të siguruar qarkullimin e vlerave monetare në ambientet e brendshme të aeroportit të Rinasit.

Prokuroria e përgjithshme që shpërndau edhe njoftimin për shtyp thotë se hetimi për vjedhjen po kryhet nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda, pasi ka dyshime se vepra penale është konsumuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

5 të ndaluarit, pjesë e sigurisë së aeroportit do të dalin para trupit gjyqësor të Krujës për t’u njohur me masën e sigurisë. Ata akuzohen për shpërdorim detyre. Grabitja shokoi Tiranën, pasi ndodhi në mes të ditës, brenda pistës së aeroportit, edhe pse ky i fundit u deklarua nën masa të rrepta sigurie.

Por gjyqtarja E. Hoxha u tërhoq nga gjykimi për Fadil Jonuzajn, për konflikt interesi në çështje. Kërkesa e gjyqtares do shqyrtohet nga kryetari i Gjykatës.
Fadil Jonuzaj ishte agjent i sigurisë, punonjës i ICTS. Ndërkohë gjykata vendosi burg pa afat për Kujtim Picarin, shoqëruesin e vlerës monetare.

Ndërkohë pamjet e kamerave të sigurisë në Aeroportin “Nënë Tereza” tregojnë dinamikën e ngjarjes së rëndë që shkatërroi gjithë sistemin e sigurisë ndërsa tre persona me maska e armë mundën të hyjnë e të dalin qetësisht në pistën e avionëve pasi rrëmbyen një sasi të madhe parash.

Një person me veshje fosforeshente, të ngjashme me ato të punonjësve të aeroportit, ka hapur portën e shërbimit e cila përdoret vetëm për futjen e mjeteve që furnizojnë avionët me karburant.

Në derë nuk ka asnjë roje, as civil dhe as i armatosur, për pak sekonda është prerë dryni i portës. Prej andej hyri një automjet tip Benz Mercedes 250 me ngjyrë vishnje i cili ka ecur përgjatë regjimit të aeroportit duke u ndalur në vendin ku automjeti po shkarkonte thasët me para.

Përveç punonjësve të kompanive së sigurimit gjatë të premtes janë shoqëruar edhe 16 persona të tjerë të skeduar si kontingjent i policisë që jetojnë apo punojnë në zonën përreth. Bubqi njihet si zonë e skeduar nga policia, jo thjesht për aktivitete kriminale por edhe për fshehjen e personave me lidhje ekstremiste islamike./TCh/

Foto/ Charlotte McKinney, në Malibu për Ditën e Pavarësisë

Kohët e fundit është bërë pjesë e kastit të filmit “Baywatch” dhe Charlotte McKinney është kthyer në plazh për të festuar 4 Korrikun së bashku me shoqet e saj, në Malibu.

Modelja 22-vjeçare tregoi “asetet” e bollshme duke veshur një bikini të bardhë, ndërsa në dorë mbante një gotë me flamurin amerikan, me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Bukuroshja nga Florida aktualisht po xhiron skenat e filmit të saj të ardhshëm me titull “Literally Right Before Aaron”./TCh/



Tiranë, Lali Eri hapi parkun për fëmijët, të rinjtë bëjnë seks sipër lodrave

Disa prindër të shqetësuar kanë raportuar pranë redaksisë sonë se mbrëmjen e djeshme në parkun e lojrave për fëmijë pranë Liqenit Artificial në Tiranë, kanë kaluar disa momente jo pak të sikletshme. Ndërkohë që fëmijët e tyre kanë qenë duke luajtur pingpong, fare pranë një çift të rinjsh kanë qenë duke u puthur në një mënyrë tepër pasionante madje në disa momente të krijohet përshtypja se fillojnë edhe të bëjnë seks. Prindërit të shqetësuar nga veprimi i pamatur i të rinjve, janë detyruar të mbulonin me trup fëmijët në shumë momente që ata të mos shikonin se çfarë ndodhte pranë tyre.




Krim dhe drogë, këto janë mafiozet më të famshme të të gjitha kohërave

Shumica e lordëve të krimit dhe baronëve të drogës janë meshkuj. Megjithatë, historia është e mbushur edhe me femra inteligjente që kanë udhëhequr organizata të mëdha e të suksesshme të drogës disa prej tyre janë:



1 – Griselda Blanco – Kumbarja e kokainës, Griselda Blanco, u bë një ikonë kombëtare pas lançimit të dokumentari “Cocaine Cowboys” në vitin 2006. Filmi bazohej tek jeta e saj dhe lidhjet me kartelin Medellin të drogës. Thuhet se fitonte 80 milion dollarë në muaj, gjatë karrierës së saj të shkurtër në vitet ’80. Ajo që e dallon nga kumbarët e tjera të drogës është se asnjë nga ato nuk e kishte etjen për gjak si Griselda. Vrasjen e parë e kreu kur ishte 11 vjeç. Vrau tre nga ish-bashkëshortët e saj, dhe fitoi nofkën “Vejusha e Zezë”. Ajo ishte e implikuar në 200 vrasje. Pas arrestimit në vitin 1985, ajo u lirua përsëri në vitin 2004. Për shkak se karteli Medellin u kthye kundër saj, në vitin 2012 u vra në Kolumbi.
2 – Gertrude Lythgoe – Gertrude Lythoge është një nga të paktat femra që kanë operuar në trafikun e alkoolit gjatë Epokës së Ndaluar pas viteve 20 në Amerikë kur dominonin meshkujt. Të dhënat tregojnë se sasi të mëdha alkooli eksportoheshin në SHBA nga Bahamas. Lythgoe hyri në biznesin e kontrabandës kur takoi në Londër një eksportues pijesh alkoolike. Duke qenë se alkooli në Amerikë ishte i ndaluar, ai kuptoi se ishte më mirë të importonte pije alkoolike nga Nassau, Bahamas për në SHBA. Lythgoe hapi një dyqan shitjesh me shumicë në Nassau dhe merrte të gjitha përfitimet. Njerëzit në fillim ishin skeptikë për të meqë ishte femër. Por më vonë fitoi nofkën “Mbretëresha e Bahamasit”. Ajo më pas u arrestua për kontrabandë në Nju Orlins, por pas rënies së akuzave e la botën e kontrabandës dhe u vendos në Los Anxheles, ku dhe vdiq në moshën 86-vjeçare.
3 – Jemeker Thompson – Jemeker Thmpson ishte shumë e varfër në fillimet e veta. Frika ndaj varfërisë ekstreme dhe ndjenjave të dëshpërimit e shtynë atë të futej në tregtinë e drogës. Duke qenë se ishte e re dhe e papërvojë u bë një target i lehtë në botën vdekjeprurëse të drogës në Los Anxheles. Por më pas takoi një burrë më të madh, Anthony Mosley, i cili e mori në mbrojtje. Të dy bënë një skuadër të fortë (më pas çifti u martua dhe bëri një djalë). Dyshja u bë një trafikuesit më të mëdhenj të kokainës në Los Anxheles. Megjithatë gjatë kësaj kohe ata bënë disa armiq. Bashkëshortin e Thompson e vranë, por ajo nuk e ndaloi përfshirjen në trafikun e kokainës. Vazhdoi e vetme dhe arriti të bëjë qindra mijëra dollarë. Pas disa vitesh në arrati, ajo u burgos për 15 vjet në një burg të sigurisë së lartë, ku gjeti paqen tek feja. Pas lirimit, themeloi partinë të cilën e drejton dhe sot.
4 – Thelma Wright – Thelma ishte një vajzë e thjeshtë katolike derisa takoi bashkëshortin e saj Jackie Wright, një trafikant të madh të heroinës në Filadelfia. Ata ranë në dashuri, u martuan dhe u bënë me djalë në vitin 1982. Duke qenë se Jackie ishte pjesë e një bande të madhe në Filadelfia, ai kishte shumë armiq. Në vitin 1986, atë e vranë dhe e la Thelma-n krejt të vetme me djalin 4 vjeçar. Duke qenë e detyruar të merrej me bizneset e bashkëshortit, ajo u bë burimi i parë i kokainës dhe heroinës në Filadelfia. Ajo madje e transportonte drogën përtej Los Anxhelesit. Thelma arrinte të bënte 400 mijë dollarë në muaj. Por kur e kuptoi që gjithçka po bëhej shumë e rrezikshme, Thelma vendosi të dilte nga bota e drogës përpara se të arrestohej apo vritej. Sot, Thelma Wright është një folëse motivuese që këshillon çdo njeri që të mos ndjekë hapat e saj dhe të shmangë botën e drogës.
5 – Marllory Dadiana Chacon Rossell – Marllory Dadiana është një nga njerëzit më të pushtetshëm në botën latine të drogës. Ajo akuzohet se ka udhëhequr një nga unazat më të mëdha të trafikimit të drogës në Amerikën Qendrore dhe ka qenë një nga pastrueset më të mëdha të parave në Guatemala. Marllory besohet të jetë përgjegjëse për transportimin e rregullt të mijëra paund kokainë nga Guatemala në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, specialiteti i saj i vërtetë është pastrimi i parave. Mendohet të ketë pasur transaksione që i tejkalojnë dhjetëra milionë dollarët në para të pista. Për të maskuar shumat e mëdha të parave ajo, vendosi të hapë lotarinë ‘Bingoon Millionario’. Kjo pasuri e madhe i tërhoqi vëmendjen autoriteteve amerikane të cilat më vonë zbuluan lidhjet me kartelet meksikane të drogës.
6 – Charmaine Roman – Charmaine ishte një lorde xhamajkane e drogës si dhe udhëheqëse e trafikut të mariuanës. Ajo arrinte të transportonte kanabis me ton në zonën e Floridas. Banda e saj ishte e dhunshme por e suksesshme. Për një periudhë të shkurtër kohore, ajo arriti të fitonte miliona dollarë. Charmaine njihej për jetën luksoze që bënte dhe shumat e mëdha të parave që shpenzonte. Ajo ishte e fiksuar pas automjeteve të shtrenjta. Kjo bëri që autoritetet ta hetonin atë më shpesh. Ajo u kap duke shpërndarë 180 kg marijuanë në një parking në Orlando. Arrestimi i saj ishte pjesë i një operacioni ku u sekuestruan 1.4 ton marijuanë, 200 mijë dollarë cash e disa armë. Gjatë aksionit policor u arrestuan 50 persona.
7 – Stephanie St. Clair – Stephanie St. Clair ishte një francezo-afrikane e njohur si “Mbretëresha”. Ajo emigroi në Harlem në vitin 1912, dhe 10 vjet më vonë, ajo përdori 10 mijë dollarë për të hapur biznesin e saj. Ajo hapi një lotari të jashtëligjshme. Fitimet e Stephanie filluan të rriteshin, dhe ajo më pas krijoi bandën e saj. Stephanie drejtonte një bandë prej 50 personash. Afrikania arrinte të bënte rreth 200 mijë dollarë në vit. Epoka e Ndaluar po përfundonte, dhe vendin në Amerikë po e zinte Depresioni i Madh. Gjatë një përleshje me armë ku mbetën të vrarë 40 persona, Stephanie u arrestua. Kur doli në gjyq, ajo nxori emrat e shumë zyrtarëve me të cilët ajo bënte biznes. Arrestimi i saj bëri që të linte të gjitha bizneset.
8 – Raffela D’Alterio – Raffela D’Alterio është një kumbare e mafias italiane që ishte pjesë e familjes Kamorra. Nga një grua shtëpiake në Napoli, ajo i hyri botës së krimit kur bashkëshorti i saj Nicalo Pianese u vra në vitin 2006 me breshëri plumbash. Ishte Raffela ajo që vazhdoi operimet e sindikatës kriminale të bashkëshortit të saj. Zhvatje, falsifikim parash dhe trafikim i drogës, ishin të gjitha aktivitete që kishin D’Alterio në krye. Pasi i mbijetoi një atentati për vdekje, ajo fitoi nofkën “Kotelja”, pasi supozohej se kishte 9 shpirtra. Autoritetet italiane thonë se ajo arrinte të fitonte 218 milion dollarë në vit. Gjatë një bastisje të policisë italiane në shtëpitë e anëtarëve të bandës së Raffela-s, u arrestuan 65 persona përfshi dhe vetë atë.
9- Rosetta Cutolo – E lindur në vitin 1937, Rosetta është motra e madhe e ish-bosit të Kamorras, Raffaele Cutolo. Pasi Raffaele u burgos, ai e ndjente se motra e tij Rosetta ishte i vetmi person të cilit mund t’i besonte për të vazhduar veprimtaritë e familjes së tij kriminale. Pas udhëzimeve të të vëllait, Rosetta shumë shpejt u bë fuqia e vërtetë që fshihej pas organizatës së re të Kamorras dhe familjes. Ajo negocionte biznesin familjar të kokainës me kartelet amerikano-jugore të drogës, hidhte në erë stacionet policore. Duke fituar miliarda dollarë, Organizata e Re e Kamorras ishte e futur kudo, madje edhe në politikë. Ata madje ishin pjesë e tregtisë së peshkut, qumështit dhe kafes. Rosetta e mbajti pozicionin e saj për 15 vjet, duke u bërë një nga femrat më të fuqishme që kishte drejtuar ndonjëherë një organizatë kriminale. Ishte aq e pasur sa jetonte në një kështjellë me 365 dhoma. Por një hetim i autoriteteve solli rrëzimin e saj në vitin 1981. Pas 12 vitesh në arrati, policia arriti ta gjejë në moshën 57 vjeçare në vitin 1993. Cutolo u dorëzua pa rezistencë pasi ishte e lodhur nga arratia.
10 – Maria Licciardi – Motra e bashkë-themeluesit të Aleancës Secondigliano, Genaro Licciardi, Maria erdhi në pushtet pas vrasjes së bashkëshortit dhe vëllait të saj. Ishte aq e fuqishme sa fitoi nofkën “Bosja e bosëve”. Burimi i parë i të ardhurave për të ishin zhvatja dhe trafiku i drogës. Ajo e zgjeroi pushtetin e saj me koalicionin që bëri me klanin ‘Lu Russo’. Ajo ndryshonte nga paraardhësit e saj meshkujt në një fushë – mbështeste prostitucionin. Ajo i drogonte femrat dhe i vriste kur ato nuk sillnin më përfitime. Koalicioni që bëri me klanin La Russo solli fundin e saj. Pas shumë përleshjes mes klaneve La Russo dhe Secondigliano, afro 120 persona u vranë, Liçiardi u largua e u fsheh për ca kohë në një shtëpi që në pamje dukej e braktisur po që ishte shumë luksoze. Por pas disa vitesh u burgos nga policia. Mendohet se edhe pse në burg vazhdon të drejtojë organizatën e saj./Syri

Arben Frroku para gjykatës së Amsterdamit
Më 28 Korrik Arben Frroku do të dalë përpara Gjykatës së Amsterdamit për falsifikim dokumentash. Dy javë më vonë do të merret vendimi për akuzën e falsifikimit të dokumentave dhe për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Arben Frroku, u arrestua 6 Mars në Schipol, pranë Aeroportit të Amsterdamit, me dokumenta greke, me identitetin e shtetasit “Renato Tsepa”.

Autoritet holandeze, pas verifikimeve arritën në përfundimin se ai ishte Arben Frroku i kërkuari i drejtësisë shqiptare, për vrasjen e ish – Kryekomisarit Dritan Lamaj, më 24 Shkurt të vitit 2013.

Interpol Haga, pas shkëmbimit të informacionit më 28 Prill 2016 ka lajmëruar autoritetet shqiptare se Arben Frroku rezultonte i ndaluar.



Video/ Historiani turk: Skëndërbeu një vrasës, terrorist si PKK
Historiani turk Talha Uğurluel gjatë nje vizite në Lezhë tek varri i Skënderbeut ka sharë dhe ofenduar heroin tonë kombëtar. Ndër të tjera turku thotë: "Skënderbeu nuk bëri luftë, por plaçkitje, terror mbi gra, fëmijë dhe pleq të pambrojtur. Ai ishte sikurse është sot PKK".

I shoqëruar nga duartrokitjet e njerëzve që e shoqërojnë, historian është shprehur.

"Shqiptarët këtej e tutje duhet të zgjedhin sesi te jetojnë: si Mehmet Akif Ersoy shqiptar, por besnik i Osmaneve apo si Skënderbeu tradhetar".

Ndiqni videon më poshtë, e publikuar në rrjetet sociale.


Grabitja në Rinas/ Reagon për herë të parë Presidenti Nishani
Kreu i shtetit Bujar Nishani ka reaguar për herë të parë për grabitjen e ndodhur në Rinas javën e shkuar.

Përmes një deklarate Presidenti e dënon ashpër këtë grabitje dhe kërkon hetim të plotë për të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë.

Në deklaratë Nishani shpreh gjithashtu keqardhje që kompetenca te tij janë reduktuar me ndryshimet ligjore për Forcat e Armatosura.

Më poshtë reagimi i plotë i presidentit.

Kabineti i Institucionit të Presidentit të Republikës është njohur sot me deklarata të lëshuara nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë, në të cilat kërkohet prononcimi dhe angazhimi i Kreut të Shtetit në lidhje me ngjarjen kriminale të grabitjes së ndodhur në pistën e fluturimeve të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Sqarojmë Komisionin përkatës se Presidenti i Republikës ka ndjekur me shqetësim serioz ngjarjen tepër të rëndë që ndodhi në Aeroport.

Kreu i Shtetit dënon me ashpërsi këtë ngjarje tejet të rëndë të ndodhur në një objekt të rëndësisë së veçantë, në një kohë kur është shpallur zyrtarisht rritja e nivelit të rrezikshmërisë dhe shtimi i masave të sigurisë në vijim të sulmeve terroriste në Aeroportin ndërkombëtar të Stambollit dhe në vende të tjera.

Në këtë situatë, duke bashkëndarë shqetësimin serioz me të gjitha organet kushtetuese, Presidenti i Republikës gjykon se përballimi i ngjarjeve të tilla kërkon ushtrimin e kompetencave nga gjithsecili, përfshirë këtu edhe Kuvendin e Shqipërisë, i cili ka të gjithë instrumentet dhe mekanizmat e duhur në dispozicion të tij për kontrollin, hetimin dhe vlerësimin mbi të gjitha institucionet që përgjigjen përpara Parlamentit.

Ky rast tregoi se sa rrezikshmëri dhe kufizim të ushtrimit të pushtetit ka krijuar heqja e një sërë kompetencash kushtetuese të Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura në situatat e kërcënimeve të sigurisë kombëtare.

Çdo përpjekje për të minimizuar apo devijuar kompetencat kushtetuese të gjithsecilit nga këto organe do të sillte pasoja të pariparueshme për stabilitetin dhe ruajtjen e sigurisë në vend.

Institucioni i Presidentit të Republikës garanton Komisionin e Sigurisë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë se në ushtrim të funksioneve të tij kushtetuese, për aq sa ato kanë mbetur, do të vijojë të kërkojë nga të gjitha agjencitë ligj-zbatuese:

1 – Zbulimin e plotë të kësaj ngjarjeje;

2 – Vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të saj dhe të personave që gjatë kohës së ushtrimit të detyrës lejuan apo dështuan të reagojnë sipas ligjit;


  1. – Rritjen efektivisht të masave të sigurisë në standardin që i takon një vendi anëtar të NATO-s.



Video-skandal/ Turku fyen varrin e Skëndërbeut: Terrorist Kurd!
Para pak minutash tre makina kanë marrë flakë nga një pakujdesi e një shoferi.

Ky i fundit ka harruar çakmakun në sedilje, duke bërë që temperaturat e larta të bëjnë që çakmaku të shpërthejë.

Kështu, fillimisht ka marrë flakë makina brenda së cilës ndodhej çakmaku, ndërsa më pas flakët kanë përfshirë edhe dy automjete të tjera që ndodheshin në parking, në qendrën tregtare “City Park”, shkruan “Jeta oh qef”.

Sipas raportuesve nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërsa zjarrfikësja ka mbërritur 20 minuta pas ngjarjes dhe po punon për shuarjen e flakëve./JOQ/


Një vajtim për Almirin 4 vjeçar!
Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   237   238   239   240   241   242   243   244   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish