Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet237/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   233   234   235   236   237   238   239   240   ...   352

Pasqyra e kthyer nga krevati

Besohet që pasqyra e kthyer nga krevati mund të shkaktojë probleme në lidhjen dashurore, duke lëshuar ndikime të këqija nga jashtë në martesën e mirë dhe të shëndetshme.



Dera e zezë

Dera e zezë mund të ketë ndikim negativ vetëm nëse është në drejtim të veriut, e cila në shtëpinë tuaj do të ndjellë fat të keq.



Lulja me gjemba

Për objektet e mprehta dhe me maje të mprehta gjithashtu besohet që sjellin fatkeqësi dhe nëse dëshironi që shtëpia juaj të tërheqë energjinë pozitive, mos mbani në shtëpi lule me gjemba, si p.sh. kaktuse.



Kalendari në vendin e gabuar

Kalendari i varur në derën e hyrjes të shtëpisë është përkujtues i jetës së kaluar andaj besohet që atëherë ndikon në zgjatjen e jetës të banorëve të saj.



Piktura e anijethyerjes

Piktura e anijethyerjes paraqet përçarje e cila mund të ndikojë në sjelljen dhe në energjinë e banuesve.



28/06/2016/.....................................

A do të përjashtohet edhe Manjani tani?!
Një deklaratë e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, përfaqësues i LSI-së në kabinetin qeveritar, është bërë që në orët e para të mëngjesit kryelajm në media. Manjani është shprehur në mbledhjen e fundit të KLD së, në mbrojtje të anëtarëve të këtij institucioni, pa ngurruar të marrë gjithashtu në mbrojtje një ndër gjyqtarët e kthyer në simbol të akuzave për korrupsion në Shqipëri, Gjin Gjonin.

Deklaratat e Manjanit për KLD dhe Gjin Gjonin, vijnë kur shumica qeverisëse, por edhe ambasadorë e zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë, kanë sulmuar në mënyrë të përsëritur punën e KLD, duke stigmatizuar shkallën e lartë të politizimit dhe mbylljen e syve përballë një situate alarmante të sistemit të drejtësisë.

Aq e vërtetë është kjo, saqë ndërkombëtarët nuk kanë ngurruar asnjë çast që ta shkrijnë totalisht këtë institucion nga harta e reformës së re në drejtësi. Nëse aty do kishte “burra të mirë”, siç pretendon ministri, ai organizëm sigurisht do t’i kishte mbijetuar reformës!

Në këto kushte, deklarata e Manjanit është diçka më shumë se një gafë apo një qëndrim personale, pasi ai nuk ka folur në atë mbledhje me titull personal. Ashtu siç nuk ka folur me titull personal, as atëhere kur thoshte se e kishte gati në mendje listën me 35 gjyqtarë të korruptuar.

Ylli Manjani duhet ta dijë se duke mbrojtur një gjyqtar si Gjin Gjoni, faktikisht mbron dikë për të cilin thuhet se figuron prej kohësh në listën e zezë të SHBA, për të mos shkelur në territorin e saj. Dhe natyrisht kjo ka pak ose aspak lidhje me nocionin e njeriut “që na nderon”, siç shprehet ministri.

Këto deklarata vetëm sa përforcojnë idenë se LSI ka një qëndrim të ndryshëm nga aleati i saj i majtë dhe komuniteti ndërkombëtar, në lidhje me reformën në drejtësi. Sepse s’mund të mendohet që një ministër drejtësie të shkojë e të lavdërojë një institucion në prag të shpërbërjes së tij! E vetmja mundësi është që ai (dhe me shumë gjasë edhe partia e tij), të kenë mendimin se KLD vërtetë është një institucion i pakorruptuar dhe që duhet të vijojë punën!

E vetmja pyetje që mund të shtrojmë në këto kushte, është nëse do të ketë edhe Ministri Manjani, të njëjtin fat me deputetin e LSI-së, Përparim Spahiu? A do të dalë edhe kësaj rradhe Petrit Vasili, për të na thënë se qëndrimet e Manjanit ishin “personale”?/Javanews/

Dëshmia shokuese për edukatoren: I quante fëmijët djaj, i ngrinte në ajër

Dhuna ndaj fëmijëve në kopshte vazhdon të mbetet tema e ditës, pasi ka shokuar opinionin publik. Sigurisht një ngjarje e rëndë për të cilën të gjithë kërkojmë drejtësi për ata engjëj të vegjël që në moshë shumë të vogël u njohën me dhunën dhe e përjetuan në mënyrën më mizore.

Pas pronares së kopshtit “Diren”, dje u bë me dije edhe rasti i një edukatoreje që punonte aty. Edhe ajo i dhunonte fëmijët keq, i përplaste në tokë dhe më pas u mbulonte shenjat me spraj.

Një vajzë nga Tirana ka thënë për “Jetaoshqef.al” se, e ka parë vetë nga ballkoni i banesës dhunën që ushtrohej ndaj atyre fëmijëve në një kopsht tjetër tek rruga e “Kosovarëve”.

Vajza thotë se, edukatorja Elona Turdiu i përplaste fëmijët në tokë, i kapte për flokësh, pasi nuk i duronte dot kur qanin.

“Mirdita Jeta osh qef. Po lexoja per ate edukatoren qe ka dhunuar femijet ne kopshtin Diren dhe qe perdorte spray aloe vera per te mbuluar shenjat. Kjo Elona Turdiu eshte plotesisht skizofrene dhe kjo nuk eshte hera e pare qe ushtron dhune ndaj femijeve ne kopshte.

Me heret ka qene ne nje kopesh gjithashtu informal tek rruga e Kosovareve une e shikoja nga ballkoni i shtepise time kur i ngrinte femijet 3-4 vjec per flokesh ne ajer dhe i perplaste sa andej kendej se nuk i duronte kur qanin.

Kopshti u mbyll sepse prinderit e femijeve vinin do dite dhe ziheshin me pronaren e kopshtit dhe madje kete edukatoren e denoncuan. Kjo eshte Elona Turdiu. Zonja me syze”,- ka qenë kjo një pjesë e rrëfimit të banores së pallatit në zonën ku ndodhej kopshti.

E pyetur se nëse ka patur nga prindërit dhe nëse këta të fundit e kanë denoncuar dhunën, ajo tha se të gjithë e njihnin si grua histerike dhe e kanë denoncuar, por e mbronte pronarja e kopshtit.

“Po sigurisht sepse kopshti ku ka qene e punesuar ishte brenda pallateve dhe ne njiheshim me njeri tjetrin ne lagje. Kjo zonja gjithashtu jetonte ne nje lagje afer dhe njihet ne zonen tone.

Kur prinderit vinin me femijet te gjithe ishim deshmitare qe kjo bente si histerike dhe pranonte me gojen e saj se femijet e tyre ishin si djaj te paedukuar dhe se kjo skishte nerva ti duronte. Raste ankesash ka pasur pothuajse perdite per aq muaj sa ka qene kopshti aty.

Mesa di une e kane denoncuar nje here pasi kjo zonja ishte teper problematike, por e mbronte pronarja mesa duket ishin shoqe a nuk e di. Vetem se kur pashe lajmin qe eshte postuar mu kujtuan. Zonja jeton tek diga e liqenit ngjitur me kopshtin botanik dhe te gjithe njohin qe ka sjellje skizofrenike”,- tha ndër të tjera vajza.



Gazetari Sinemati i prekur nga sëmundja e rrallë, shteti i heq mjekim
Gazetari i njohur sportiv Gëzim Sinomati kohët e fundit edhe pse mjaftë aktiv në ekranet televizive me komentet e tij për futbollin dhe kampionatin Europian “Francë 2016”, befas ka zbuluar një problem të tijin me shëndetin.

Sinomati është duke u kuruar në repartin e Dermatologjisë në QSUT në Tiranë, pasi vuan nga një sëmundje e rrallë e lëkurës, e njohur si “Soriazis”, e cila edhe pse mund të kurohet përsëri duhet trajtuar me mjaft seriozitet për pasojat që mund të sjellë në shëndetin e pacientit.

Por i kontaktuar nga “Mapo.al”, Sinomati ka thënë se aktualisht atij i është ndërprerë mjekimi që po merrte prej gati 2 muajsh në QSUT-ë. Shkak për këtë është bërë mungesa e medikamentit “Etanercet” i cili është dhe gjilpëra e cila u bëhet disa herë në muaj paciantëve që vuajnë nga kjo sëmundje.

Sipas Sinomatit mësojmë se, kjo sëmundje nëse agravohet tek pacienti mund të prekë edhe indet kockore dhe të sjellë pasoja të parikuperueshme në kocka.

Ky lloj medikamenti përveç repartit të Dematologjisë e cila trajtonte me “Etanercet” 13-14 pacientë, përdoret edhe në repartin e Reumatologjisë, pasi këtë mjekim e marrn edhe personat që kanë artrite reumatizmale.

Por kohët e fundit ky mjekim i cili është edhe i kushtueshëm (30 mijë lekë një flakon) ka munguar në QSUT. Pacientët e dermatologjisë janë shqetësuar tepër, pasi mungesa e këtij mediameknti për ta do të thotë automatikisht agravim i situatës së sëmundjes. Ndërkohë që mësohet se në QSUT-ë mjekimi nuk po shkon më në repartin e Dermatologjisë, por vetëm te Reumatologjia, por edhe aty duket se mjekimi do të ndërpritet, pasi kostoja e medikamentit bën që ai të sigurohet nga pacientët nëpërmjet sistemit të rimbursimit.

Nga burime të QSUT-së, mësohet se medikamnti “Etanercet” u bëhej pa pagesë të gjithë atyre pacientëve që ishin të prekur nga sëmundja e “Soriazis-it” (Dermatologjia) dhe që kishin sigurim shëndetësor.

Ndërsa paciantët e pasiguruar duhet ta blenin atë privatisht. Por tani as të siguruarve ky ilaç nuk u vihet më në dispozicion më te reparti i “Dermatologjisë” dhe burime nga ky repart tanë për “Mapo.al” se, “nuk kanë asnjë informacion se kur mund të vijë një sasi e re e këtij medikamenti, apo se si do të jetë forma e dhënies së tij me apo pa rimbursim”./Mapo.al/



Foto/ Tragjike, shuhet familja shqiptare në Kanada, vdesin tre breza

Një familje shqiptare në Toronto të Kanadasë është shuar si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur pak ditë më parë. Viktimat e aksidentit janë Xhemile Vokshi 55 vjeç, Valbona Vokshi, 35 vjeç dhe Isabela Kuçi 5 vjeç; gjyshja, vajza e saj dhe mbesa.


Makina me të cilën udhëtonte familja shqiptare u përfshi nga flakët pas një aksidenti ku u përplasën disa automjete.

Në një automjet tjetër të aksidentuar, udhëtonin vajza tjetër e 55-vjeçares dhe djali i saj 2-vjeçar, por që fatmirësisht nuk pësuan lëndime të mëdha.

Valbona e cila drejonte dhe mjetin, kishte emigruar në Kanada prej 15 vitesh, atje kishte krijuar familjen dhe punonte me prindërit në një restorant.
Efektet e Brexit, bie çmimi i naftës

Brexit përveç se ka bërë shumë të pasigurt tregun financiar dhe ka çuar në uljen e ndjeshme të investimeve në bursa, gjë që ka zgjedhur një tjetër ‘pre’: atë industrisë së naftës.

Çmimi i naftës ka rënë me 2% si pasojë e dëmeve ekonomike në treg, duke bërë që analistët të druhen se çdo të ndodhë me asete të tjera të çmuara, si ari apo bonot e thesarit.

Theksojmë se çmimi i naftës bruto ka pësuar një ulje drastike me 7% prej referendumit të ditës së enjte. Ditën e hënë çmimi i një fuçie me naftë bruto ra me 1 dollar, nga 47 dollarë në 46 dollarë.

Analistët e “Goldman Sachs” dhe qendrave të tjera kërkimore u përpoqën të shuajnë frikën mbi ndikimin e krizës së BE-së në çmimin e naftës, duke theksuar se kërkesa e Britanisë për karburant është e papërfillshme në nivel global.


Java News provokon: A duhet te perjashtohet Manjani?
Pas lajmit se ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka vlerësuar Këshillin e Lartë të Drejtësisë si te pakorruptuar, portali “Java News” pyet nëse duhet përjashtuar Manjani nga LSI. Kjo për shkak se Manjani ka mbajtur një qëndrim të kundërt nga ai i ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ky i fundit tha se, KLD është e korruptuar.

Sipas “Javanews”, “deklaratat e Manjanit për KLD dhe Gjin Gjonin, vijnë kur shumica qeverisëse, por edhe ambasadorë e zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë, kanë sulmuar në mënyrë të përsëritur punën e KLD, duke stigmatizuar shkallën e lartë të politizimit dhe mbylljen e syve përballë një situate alarmante të sistemit të drejtësisë”.

“Javanews” shkon më tej duke thënë se, “në këto kushte, deklarata e Manjanit është diçka më shumë se një gafë apo një qëndrim personal, pasi ai nuk ka folur në atë mbledhje me titull personal. Ashtu siç nuk ka folur me titull personal, as atëhere kur thoshte se e kishte gati në mendje listën me 35 gjyqtarë të korruptuar”.

Sipas “Javanews” këto deklarata, “vetëm sa përforcojnë idenë se LSI ka një qëndrim të ndryshëm nga aleati i saj i majtë dhe komuniteti ndërkombëtar, në lidhje me reformën në drejtësi. Sepse s’mund të mendohet që një ministër drejtësie të shkojë e të lavdërojë një institucion në prag të shpërbërjes së tij! E vetmja mundësi është që ai (dhe me shumë gjasë edhe partia e tij), të kenë mendimin se KLD vërtetë është një institucion i pakorruptuar dhe që duhet të vijojë punën!”


Të rinjtë e Lushnjës nuk shesin mend me motora e makina, por bëjnë diçka tjetër...

Në kohë zgjedhjesh politikanët bëjnë shumë premtime dhe pasi marrin votat i lënë banorët në mëshirë të fatit. Kështu ka ndodhur me fshatin Delisufaj në Lushnjë, ku banorët e tij pritën nga qeveria fonde për shtrimin e rrugës, por asgjë deri tani.

Pas një pritje të gjatë ata vendosen të mblidhnin një fond duke kontribuar të gjithë nga pak dhe tani i janë përveshur punës për shtrimin e rrugës.

“Jemi disa banore te fshatit Delisufaj, Lushnjë. Ne si banoret e ketij fshati kemi mbledhur nje fond per te riparuar rrugën tone sepse qeveria nuk ka ndërmend ta shtroje. Ne kemi kaq vite qe presim nga shteti por ata na genjejne qe te na marrin votat dhe fshati ka ngelur pa shtruar. Vlera e fondit eshte 1 milion leke te vjetra dhe rruga eshte 2 km”,- thotë njëri nga djemtë e fshatit, duke thënë se kanë qenë të rinjtë me makina e me motorë ata që kanë kontribuuar më shumë në këtë shumë monetare për shtrimin e rrugës.

Ndërsa janë ndihmuar nga më të rriturit për vënien në zbatim të këtij fondi.

Një shembull pozitiv ky për rininë, por jo për qeverinë, e cila duhet të hedh sytë nga fshatrat sepse edhe ata duan të jetojnë si gjithë të tjerët.


Skandal seksual/ Publikohen foto të gjyqtarit nudo dhe me dy femra në shtrat

Heber Lopez, gjyqtari brazilian është bërë pjesë e një skandali seksual, pasi në internet kanë dalë foto të tij komprometuese. Lopez është gjyqtari apo arbitri që drejtoi finalen e Kupës së Amerikës mes Kilit dhe Argjentinës.

Pas kësaj ndeshje gjyqtari është gjykuar për gjykim të njëanshëm në favor të Kilit.

Një nga tifozët e Argjentinës është hakmarrë, duke postuar në rrjetet sociale disa foto, ku shfaqet gjyqtari në shoqërinë e disa prostitutave në një dhomë hoteli.

Ndërkohë komenti i këtyre fotove ka qenë se këto ishin dhurata që kombëtarja e Kilit i bëri gjyqtarit. Megjithatë ende nuk është konfirmuar nëse këto foto janë të gjyqtarit, apo është thjesht një foto montazh.
Video/ Korçari Vrenozi e ka me Spartak Brahon... dhe një mesazh për Ramën

Korçari bloger Ilir Vrenozi, këtë herë e ka me qeverinë për punën e Spartak Brahos. Ai është kundër akordimit të një fondi nga buxheti i shtetit për kurimin e deputetit të LSI-së, Spartak Braho, jashtë shtetit.

Nëpërmjet një video-mesazhi për kryeministrin Rama, Vrenozi i rrevoltuar i kujton këtij të fundit “shëndetësinë falas”.

Ja mesazhi i Ilir Vrenozit në facebook:

“O i gjate , si o mbledh keshillin e ministrave dhe i jep 48 milion lek te kurohet nje politikani qe ka vjedhur me thase me vite... . Po reforma e shendetesise falas.... pse nuk kurohet ne spitalet tona ky mo... !!!!”


Arrestohet egjiptiani që rrëmbeu peshkarexhën, nuk dihet fati dy shqiptarëve
Marinari egjiptian Adel Mohamed Salam që rrëmbeu peshkarexhën shqiptare “Çelepia 2”, së bashku me kapitenin e saj Dhimitër Malja, 54 vjeç dhe marinarin nga Durrësi, Luan Mema, është arrestuar nga autoritetet egjiptiane.

Arrestimi i tij është bërë për llogari të Interpol Tiranës.

Peshkarexha e rrëmbyer “Çelepia 2” është gjetur në portin e Aleksandrisë në Egjipt, por fati i dy shqiptarëve nuk dihet ende.

Më herët egjiptiani kishte kërcënuar se do t’i mbyste shqiptarët nëse nuk i jepnin 70 mijë euro.


17-vjeçarja nga Fieri e zhdukur prej një jave, familja në alarm
Një 17-vjeçare nga fshati Marinzë i Roskovecit të Fierit, është larguar nga banesa dhe familja e saj nuk di gjë për fatin e saj. I ati ka bërë kallëzim në polici, ku ka sqaruar se, vajza ishte larguar prej një muaji nga shtëpia, por mbante kontakte me familjen.

Medina R. thoshte se, po jetonte bashkë me një bashkëfshatarin e saj në Kosovë.

Ajo që ka shqetësuar prindërit është fakti se prej një jave ajo ka humbur çdo kontakt.

Familjarët që nuk e kanë aprovuar largimin saj thonë se, kanë frikë se vajza po trafikohet për qëllime prostitucioni.



Qeveria jep 48 milionë lekë për kurimin e Spartak Brahos
Këshilli i Ministrave ka miratuar një ditë më parë një vendim për t’i dhënë një ndihmë ekonomike deputetit të LSI-së, Spartak Braho, për të përballuar shpenzimet për kurim. Sipas vendimit të Qeverisë më 22 qershor, është akorduar fondi prej 48 milionë Lekësh që do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, po kurohet jashtë vendit prej disa muajsh dhe është tërhequr nga jeta aktive politike.

VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr. 147/2015 “Për buxhetin e vitit 2016” dhe në vijim të shkronjës “c”, të pikës 9, të vendimit nr. 33, datë 20.1.2016 të Këshillit të Ministrave “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2016”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të z. Spartak Braho, në masën 4 800 000 katër milionë e tetëqind mijë) lekë.

2. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

3. Pagesa bëhet me paraqitjen e faturave origjinale përkatëse të institucionit të mjekimit.

4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë


Video/ Brenda kampit me azilantë shqiptarë në Francë
“ABC News” sjell pamje nga një kamp shqiptarësh në Francë, të cilët po presin për të hyrë në Britaninë e Madhe.

Rreth 200 buurra qëndrojnë në kushte shumë të këqija. Çadrat ku janë strehuar janë gjithnjë nën rrezikun e shkëmbinjve.

Ushqimin e sigurojnë përmes ndihës që japin organizatat humanirare në Francë. Për më shumë shihni pamjet.
Fotoreportazh/ Lumi Valbonë, zemra blu e Alpeve Shqiptare

Me një gjatësi prej 50 kilometrash uji i kaltër dhe i kristaltë i lumit Valbonë rrjedh përgjatë Alpeve Shqiptare, duke krijuar jo vetëm një peizazh të mrekullueshëm për vizitorët e luginës së Valbonës e më gjerë, por edhe një aset të rëndësishëm të zonës për jetën e përditshme të banorëve dhe turizmin.

Qindra vendas dhe disa shoqata mjedisore kanë nisur fushatën ndërgjegjësuese për të ndalur ndërtimin e digave përgjatë këtij lumi.

Këto janë disa nga fotot e objektivit të BIRN përgjatë rrjedhës së zemrës blu të Alpeve Shqiptare, lumit Valbonë./BIRN/Valbonë/



Video+18/ Doktori, seks në krevatin e pacientit, por kalimtari filmon gjithçka

Çudirat nuk ndodhin vetëm në Shqipëri, por kudo. Një doktor nga Meksika, duke e pasur të pamundur të përmbajë hormonet e tij ka vendosur të bëjë seks në zyrë, pikërisht në krevatin ku viziton pacientët.

Ndërkohë ai kishte lënë hapur dritaren e zyrës dhe një kalimtar i spikat nga dritarja. Ai nis ta filmojë doktorin në momentin intim që kishte me një grua në një ambient ku nuk i lejohet.

Vetëm pak minuta më vonë, mjeku e ka dalluar që po filmohet, por për të ishte shumë vonë.

Kalimtari ka ditur t'i japë një mësim të mirë mjekut, duke e publikuar videon e tij në internet. Nuk dihet nëse gruaja ka qenë kolege apo paciente e tij, por diçka është e sigurt, tashmë të dy janë të "famshëm".

Mark Frroku në gjyq: Kam punuar me ndershmëri, prokuroria më trajton si alien
Ish-deputeti Mark Frroku ka dalë sot para gjykatës për seancën e radhës. Ai ka thënë se, prokurori e përshkruan si alien, ndërsa ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e vitit 1990 në Belgjikë për të cilën e akuzojnë.

Më tej ai është shprehur se akuzat që i bëjnë janë “tendencioze, brutale dhe politike”, ndërsa ka theksuar se bashkë me familjen e tij ka punuar me ndershmëri.

Ish-deputeti ka hequr dorë nga gjykimi shkurtuar pasi avokati i tij Tonin Prendi kërkoi të hidheshin poshtë një sërë aktesh të dosjes së paraqitur për gjykim nga Prokuroria, si për shembull një akt-ekspertimi kontabël të pasurisë së ish-deputetit.

Mark Frroku është arrestuar prej më shumë se një viti.

Dosja e tij për ngjarjen në Belgjikë doli në publik pas përfshirjes së Frrokut në të ashtuquajturën dosja “Doshi”.
Foto/ Nicole Kidman dhe Keith Urban festojnë 10-vjetorin e dashurisë së tyre

Nicole Kidman dhe Keith Urban janë ndër çiftet me lidhjen më të konsoliduar në Hollywood.

Çifti të cilët i thanë “PO” njëri-tjetrit më 25 qershor të 2006, kanë festaur këtë të shtunë 10 vitet e tyre të dashurisë.

Çifti u njohën në “G’Day USA”, eveniment që mbledh yjet amerikane dhe australiane, dhe vetëm gjashtë muaj më vonë, ata zyrtarizuan marrëdhënien e tyre.

Nënë e një familje të plotë, aktorja ka marrë një vëmendje të veçantë nga ana e bashkëshortit të saj në këtë ditë speciale.

“Fotoja jonë e parë bashkë në vitin 2005, e ndjekur nga minuta pas së cilës ne u prezantuam me njëri-tjetrin. Gëzuar përvjetorin baby, të dua”. Ka shkruar këngëtari australian i muzikës country në postimin e tij.


Dokumenti i BE, Shqipëria nuk përfshihet në planet e zgjerimit
Dokumenti i BE-së i siguruar nga ‘Radio Evropa e Lirë’, dhe thotë se është ngarkuar zyrtarja e lartë e Punëve të Jashtme të BE Federica Mogherini për të siguruar vlerësimet strategjike.

“Radio Evropa e Lirë” ka siguruar së fundi një dokument për vendet e Ballkanit Perëndimor, që synon integrimin e tyre në Bashkimin Europian, dhe që konsiderohet si “investim strategjik në sigurinë dhe prosperitetin e Evropës”.

Por bië në sy që në këtë dokument nuk përmendet vendi ynë në planet e Bashkimit Europian për integrimin në BE në vitet e ardhshme.

“Politika e zgjerimit, e cila aktualisht përfshin Turqinë dhe disa vende në Ballkanin Perëndimor, siç janë Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia është përshkruar si një “investim strategjik për sigurinë dhe prosperitetin e Evropës”,- shkruan REL.

Sipas dokumentit për të siguruar vlerësimet strategjike është ngarkuar Federica Mogherini, shefja e Politikës së Jashtme në BE. Sidoqoftë në dokument nuk jepen afatet kohore se kur do të ndodhë integrimi në BE i këtyre vendeve.

Kurthi/ Arrestohet para kamerave pedolifi, priste në takim minoren

Arrestohet live pedofili, pasi kishte dalë për t’u takuar me një vajzë 13-vjeçare, të cilën e kishte joshur online.

Jeremiah Mace, 65, vjeç nga Hetton-le-Hole, Tyne dhe Wear, kujtonte se po kontaktonte me vajzën, por gjithçka ishte një kurth i anëtarëve të “Drejtësisë së Errët”, të cilët kanë mision zbulimin e pedofilëve në Britani.

Mace, i cili kishte shkëmbente mesazhe perverse edhe një vajzë tjetër 15-vjeçare, konfrontohet me grupin kur ai shfaqet në qendër të qytetit të Njukasëllit pas “takimit” që kishte lënë me vajzën, por në vend të saj gjen prangat e policisë.


Foto/ Tenistja del nudo për... inat të babit
Tenistja e famshme Agnieska Radwanska pozoi para 3 vitesh krejtësisht nudo dhe nëna e saj ka zbuluar se e bëri këtë gjë për inat të babait, që ishte njëkohësisht edhe trajneri i saj.

27-vjeçarja mori pjesë në setin fotografik shumë të përfolur si shenjë rebelimi ndaj Robert Radwanski, i cili sapo kishte lënë nënën e saj për një grua tjetër.


Marta Radwanska, nëna e tenistes, tregon: “Roberti ishte shumë strikt dhe kërkues. Gjithmonë i bërtiste dhe nervozohej në stërvitje. Nuk e linte vajzën të kishte të dashur pasi i thonte se do i shkatërrohej karriera sportive nga lidhja”.

“Pasi e mendoi për një kohë të gjatë dhe pasi më tregoi mua fotot e sportistëve të tjerë që kishin pozuar nudo, unë i thashë që t’i bënte. Ato foto nuk tregonin shumë dhe kishin shije të mirë. Babai i saj u mërzit nga fotot”,- shton nëna./TCh/


Gramsh, gjendet trupi i pajetë i një gruaje
Trurpi i pajetë i një gruaje rreth 45 vjeç është gjetur në malin e fshatit Tërvol të Gramshit.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes së saj.

Paraprakisht dyshohet se B.D. mund të ketë vdekur nga shkaqe natyrale.

Gazetari Sinemati me një sëmundje të rrallë, shteti i heq mjekim


Pas Brexit, drejt formimit të një “Supershteti Europian”

“Krerët politikës Europiane janë duke përfituar nga Brexit për të shkrirë të gjitha vendet e kontinentit në një supershtet gjigant Europian”,- shkruante sot “London Express”.

Sipas pretendimeve të gazetës komploti ka shkaktuar zemërimin dhe panik në Poloni, një aleat tradicional i Britanisë në luftën kundër federalizmit, pasi lajmi u transmetua në kanalin Polak të lajmeve.

Televizioni raportoi se propozimi bombë do të paraqitet në takimin e Grupit të Vishegradit, ku do jenë të pranishme, Polonia, Republika Çeke, Hungaria dhe Sllovakia siç tha dhe ministri i jashtëm gjerman, Frank-Uollter ditën e sotme.

Vendet e BE do të humbasin të drejtën për të pasur ushtrinë e tyre, ligjin penal, sistemi tatimor ose bankën qendrore, sepse të gjitha këto kompetenca do të transferohen në Bruksel.

Shtetet anëtare do të humbasin edhe atë pak kontroll që i kishte mbetur mbi kufijtë e tyre, duke përfshirë edhe procedurën për zhvendosjen e refugjatëve.

Ministrat e jashtëm të Francës dhe Gjermanisë pritet të zbulojë këtë plan në mënyrë sa më efektive për të larguar shtetet anëtare që duan të qëndrojnë të veçanta, thotë gazeta Britanike.
Kap të dashurën e burrit "mat", e rreh dhe e tërheq zvarrë lakuriq
Një grua në Kinë ka rrahur brutalisht në mes të rrugës të dashurën e bashkëshortit të saj.

Në videon e postuar nga “Daily Mail”, shohim se si ajo e ka ulur vajzën në rrugë dhe e qëllon vazhdimisht, ndërsa dhjetra gra të tjera, por edhe burra shohin “spektaklin”, duke filmuar momentin.

Ajo çka bie në sy është fakti se vajza nuk reagonte, duke mbajtur gjoksin e mbuluar me duar, pasi gruaja i kishte zhveshur bluzën.

Ndërkohë një grua tjetër, mundohet që në një moment t’i heq edhe pantallonat e shkurta që mbante veshur, ndërsa gjatë gjithë kohësh e kapte për flokësh pasi donte ta fotografonte në pjesën e përparme të trupit.



Foto/ Kjo është femra më e kërkuar në internet

Me lëkurën e saj të përsosur, me një fytyrë pa rrudha dhe me një trup seksi, 50-vjeçarja Ye Wen nga Kina i ka befasuar të gjithë.


Nëna e një fëmije nga provinca Henan e Kinës duket se mban një regjim të rreptë për këto linja përfekte, ajo ka filluar palestrën herët si dhe praktikon notin.

Pas publikimit të fotove të saj, përdoruesit e internetit janë befasuar kur mësuan se ajo është 50 vjeç.

Gruaja, e cila ka një djalë, shprehet se e ka filluar notin kur ishte 30 vjeç dhe e vazhdon deri në ditët e sotme, ndërsa shpreson që të notojë në lumin Han në Korenë e Jugut.

Ndër të tjera, gruaja seksi thotë se trajnohet çdo ditë në pishinën e saj lokale dhe shkon në palestër dy deri në tre herë në javë për rreth dy orë.

Kjo 50-vjeçare me një trup që duket si 20 vjeçe duhet të shërbejë si motivim për të gjitha vajzat dhe gratë që ta duan trupin e tyre dhe t’i kushtojnë më shumë rendësi me ushtrime fizike dhe jo me operacione plastike dhe tualet të rëndë.
Zbulohet i dashuri sekret i Bukrës së Portokallisë. Ja kush është...

Zbulohet së fundmi i dashuri sekret i aktores së shfaqjes "Portokalli", Albana Ferhati. Aktorja, luan disa role në këtë shfaqje si “Bukra”, “Elsa”, “Gazetarja” etj.

Fotot janë shkrepur sot në Dhërmi. Djali quhet Ilir Semini nga Fieri dhe ka disa aktivitete biznesi si, lokal dhe palestër.

Çifti mendohet se është bashkë prej rreth një muaji.



Gjeta babin duke bërë seks me të dashurën time, por më shkatërroi ajo që ndodhi më pas...
Tradhtia është e pafalshme, por kur të vjen nga familja dhe njerëzit që do më shumë është një nga goditjet më të forta që merr njeriu.

Një djalë ka përjetuar një nga historitë më të trishta të cilën ai ka vendosur ta ndajë me psikologen e "The Sun".

Pas dy vitesh lidhje, pikërisht në momentin kur donte t'i bënte gjërat familjare, ai e zë të dashurën e tij duke bërë seks me të atin, ja çfarë ka shkruar ai.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   233   234   235   236   237   238   239   240   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish