Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet234/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   230   231   232   233   234   235   236   237   ...   352

Nga Ben Blushi

Sikur të ndjekim historinë, mund të themi pa frikë se britanikët kanë qenë evropianët më inteligjentë. Ata e kanë kuptuar të parët rrezikun që vjen nga ideologjitë e ngurta. Dhe prandaj gjithmonë kanë lëvizuar. Britanikët kanë qenë gjithmonë likuid. Siç iu takon.

Si të krishterë u larguan nga kontrolli i Vatikanit dhe formuan Kishën e tyre. Si demokratë e mbajtën monarkinë, kur gjithë Evropa u bë republikane dhe shfarosi mbretërit në emër të barazisë. Si ishullore, nuk u bënë kurrë fashistë dhe e luftuan atë duke shpëtuar gjithë Evropën. Si antifashistë nuk u bënë kurrë komunistë dhe e përçmuan atë.

Britanikët nuk kanë patur kurrë një ideologji përveç Britanisë. Ata bëjnë gjithçka për të shpëtuar Ishullin. Mbrojtja e Britanisë më çdo kusht ka qenë i vetmi qëllim i një populli që ka besuar se rreziku vinte gjithmonë nga kontinenti. Nga Evropa. Dhe përgjithësisht kanë patur të drejtë. Historia është më ta.

Nëse frikën nga Evropa e kishin zgjidhur në të gjitha mënyrat, më kryq, më armë dhe më para, dje e bënë edhe më vota. Britanikët votuan për ta lënë Evropën.

Si evropian jam i dëshpëruar. Si shqiptar jam i shqetësuar.

Dikush thotë se rrugë tjetër nuk kishin. Ndoshta është më llogjike të thuhet se rrugë tjeter për Evropen nuk kishte.

Une besoj se pas kesaj dite, çështja nuk shtrohet se çfare Britanie do të kemi, por çfare Evrope do të kemi

Jam i bindur se, më shumë se Britania e Madhe, ka humbur Evropa. Sot ajo nuk është më e madhe. Ikja e Britanise së Madhe e ka zvogëluar.

Natyrisht që ka disa arsye për Brexit, por kryesorja është e njohur.

Britania e ka shikuar Evropen si një projekt tregtar dhe jo si një projekt politik siç kanë bërë Franca dhe Gjermania. Ditën që tregtia më Evropën nuk sillte më fitimet e mëparshme, Britania iku. Në histori, Britania ka qenë një ishull i lëvizshëm. Njëlloj anije që sjell mallra dhe merr para ose anasjelltas. Kur mallrat pakësohen dhe për këtë shkak paratë zvogëlohen, anija ikën në brigje të tjera. Ky ka qenë raporti i ishullit më kontinentin dhe i Britanisë më Evropën. Ky ishte argumenti më i fortë i brexiterëve këto ditë: bota ka shumë tregje dhe Evropa është vetëm njëri prej tyre.

Megjithate nuk është vetëm kaq.

Nëse ka një arsye të madhe për Brexit, Britania dhe interesat e saj tregtare nuk janë të vetmet. Sipas meje arsyeja e dytë e madhe është Gjermania.

Gjermanocentrizmi është kthyer në një shqetësim për të gjithë evropianët që nuk janë gjermanë. Francezët rrëzuan një president përpara katër vitesh sepse menduan se ai ishte kukulla e Merkelit. Kryeministri i parafundit italian mendonte se Gjermania i bëri puç për ta larguar atë nga pushteti. Grekët shkuan në falimentim duke besuar se ishin bankat germane ato që i zhytën në krizë.

Në përgjithësi rritja e ndikimit gjerman i ka ftohur evropianët. Evropa nuk është krijuar si një bashkësi, ku njëri është më i madh dhe më i pasur se të tjerët. Ky projekt është ndërtuar mbi bazën e barazisë së të drejtave dhe jo diferencave të pasurisë.

Gjermania e dhjetë viteve të fundit e shkatërroi më ndërgjegje dhe megallomani këtë traditë duke i shkembyer të drejtat më para. Kjo është hera e dytë që e bën brenda një shekulli: herën e parë më armë, herën e dytë më para.

Sa herë Gjermania forcohet, Evropa dobësohet dhe dy luftra botërore si dhe Brexit i djeshëm mjaftojnë për të na bindur se kështu ka qenë dhe kështu do të jetë.

Vërtet gjermanët dhe të gjithë gjermanofilët mburren se punojnë, shpikin dhe shesin më shumë se të tjerët por, siç ndodhi më Britaninë, kjo nuk i pengon të tjerët të ikin nga gjermanët. Ti mund të shesësh, por nëse unë nuk dua të blej, ti nuk shet. Ky është parimi i tregtisë së lirë që gjermanët nuk duan ta njohin. Sipas të gjthë atyre që nuk e shijojnë forcimin e Gjermanisë, euro sot ka vetëm një funskion: të nxisë shitjen e prodhimeve gjermane në Evropë. Kjo është arsyeja që Britania nuk ishte kurrë në euro dhe Zvicra nuk do të jetë asnjëherë në euro. Kjo është arsyeja që besimi tek Evropa është relativizuar absolutisht.

Unë mendoj se pas Brexit nuk qëndronte nevoja e britanikëve për të dobësuar Evropën por nevoja e Gjermanisë për të dobësuar të tjerët. Kancelarja Merkel e ka refuzuar brutalisht kërkesën e David Cameron për të rinegociuar kushtet e antarësimit dhe të tregtisë me BE. Kush ishte pasoja e këtij refuzimi: forcimi i atyre që kërkonin Brexit dhe që fituan dje referendumin.



Por tani që Britania u largua çfarë mbetet më Evropën?

Evropa si projekt politik nuk ka mbaruar, por Bashkimi Evropian është pothuajse duke u shpërbërë. Pas britanikëve, do të jenë të shumtë popujt, sidomos në veri të Evropës, që do ta rishikojnë qendrimin brenda BE. Po ashtu, varfëria dhe borxet në jug të Evropës, si në Greqi, Itali, Portugali dhe Spanjë, pra në Evropën Mesdhetare, do ngrejë krye. Qeveritë e këtyre vendeve do kenë më pak arsye t'u binden bankave gjermane dhe do kerkojnë kushte më të favorshme tregtije për të garantuar shitjen e mallrave të tyre. Tashme të gjithe kanë në dorë një kërcënim: ose na jepni më shumë ose ikim. Kjo do t'i forcojë opozitat antievropiane kudo në Evropë, duke nisur me Francën e cila pa dyshim do kryesojë frotin antievropian në gjithë kontinentin.



Po ne çfarë fitojmë nga dobësimi i Evropës?

Në parim asgjë. Ne humbim.

Elitat tona poltike dhe financiare do të gezojnë më shumë autonomi për të kufizuar liritë dhe të drejtat tona civile, për të shtyrë të gjitha reformat e domosdoshme si dhe për të refuzuar kërkesat që vijnë nga Bashkimi Evropian.

Pesha e fjalës që vjen nga BE do jetë më e lehtë dhe tingulli i saj shumë më i dobët. Imagjinoni sa vlerë ka sot kërcënimi i BE: bëni reforma se nuk ju pranojmë në BE.

Një shqiptar cinik, që do doja ta kisha njohur, dikur ka thënë se ditën që Shqiperia do hyjë në Bashkimin Evropian ky nuk do të ekzistojë më. Shakaxhiu i përparimit ka patur të drejtë.

Ne jetojmë me fatalitetin se çdo gjëje të bukur që i afrohemi e shëmtojmë: ishim komunistët më të dhunshëm dhe jemi evropianët më të rraskapitur. Sa më shumë po përpiqemi të afrohemi aq më shumë largohemi dhe ndërkohë që s'ka kohë, vetë Evropa dobësohet.



Kaluan 25 vjet dhe antarësimi ynë s'po ndodh.

Shumë shqiptarë do kenë të drejtë t'i bëjnë pyetjen vetes: a ia vlen më të presim? A na duhet më BE? Ata që mendojnë se Evropa nuk vlen më do shtohen. Sidomos në radhët e elitës: politikanë, bankierë, mendimtarë dhe të pasur. Unë i quaja izolatrikë. Izolatrikët janë njerëz që e shijojnë dhe e nxisin izolimin. Izolatrikët do të shtohen. Kështu ka ndodhur gjithnjë. Dhe kështu do të ndodhë. Jemi në një fazë të historisë kur e ardhmja është sakrificë. E shkuara është garanci. E sotmja është fitim. Kjo do të thotë të rrish aty ku je pa lëvizur. Dhe ne aty po rrimë. Prej disa vitesh.

Por siç ka ndodhur gjithmone në histori, sa herë jemi larguar nga Evropa, ketu kanë fituar otomanët, komunistët, të fortët dhe të paligjshmit. Nëse Evropa është një kopësht zoologjik më rregulla, ne jemi një xhungël e lirë. Ketu kafshët e egra nuk mendojnë se janë të barabarta më kafshët e buta. Në këtë fazë kemi hyre prej disa vitesh dhe veshtirë të dalim shpejt. Kjo është koha e artë për të jetuar në xhungel. Liria e atyshme ka shije, hapesirë dhe fitim. Xhunglen e rregullon natyra, kopshtin zoologjik e kufizon njeriu. Në këtë kuptim ne jemi më shumë natyralistë të pjekur se humanistë amatorë.

Prandaj them se, si evropian nuk jam optimist. Si shqiptar jam pesimist. Prej disa kohësh.

E megjithatë kjo që po ndodh nuk është histori. Eshtë një kalim nga një pjesë e historisë në një tjetër. Edhe nëse Bashkimi Evropian për fatin tonë të keq, do të rrezohet, çka nuk e besoj, Evropa do të mbetet.

Liria, demokracia, konkurrenca dhe toleranca do të tronditen, por nuk do të shkëmbehen më parime të tjera. Evropianët mund të ndahen por prapë do mbeten të lirë, çka është monedha kryesore që ofrojnë në shkembim. Liria dhe barazia janë monedhat e tyre. Askush nuk ua merr dot. As më luftë as më para.

Prandaj kam shpresë. Edhe pse britanikët dolën nga BE ata do të mbeten evropianë. Edhe pse ne shqiptarët nuk hyjmë dot në BE, ne jemi evropianë. Siç ndodh në xhungël, kafshët janë të prirura të ndjekin diellin.

Dielli i Evropës do të na ngrohë ngadalë, por ne gjithmone do ta shohim./Lapsi.al/



Fotolajm/ Ja si u vesh dje helikopteri i RENEA-s, Kuqezi
Kjo foto vjen nga baza e regjimentit të Helikopterëve në Farkë të Tiranës, ku dje me rastin e kthimit nga Franca të Kombëtares së Shqipërisë, edhe helikopteri i RENEA-s, u vesh me ngjyrat e flamurit kombëtar.

Ky helikopter, më i madhi që kanë në shërbim Forcat Ajrore Shqiptare, ishte dje patrulla ajrore që mbikëqyrëte autokolonën e Kombëtares Kuqezi nga ajri.

Helikopteri Mil Mi-8 është prej vitesh në shërbim të Repartit special RENEA.

Le Monde: Borisi, mbreti i daljes së Britanisë së Madhe nga BE
Ish-kryebashkiaku i Londrës që u shndërrua në një politikan ksenofob dhe i njohur, tani synon t’i ngjajë Çërçillit.

E qeshura mbaroi. Boris Johnson popullariteti i të cilit është ushqyer gjithnjë nga shakatë, i ka dhënë fund lojës së bufonit, që kur ai vendosi ti prijë në shkurt fushatës pro daljes së britanikëve nga BE. “Më parë ju i zgjasnit një kapele qesharake dhe ai e vinte mbi krye” dëshmon Tim Shipman gazetar në Sunday Times i cili në mes të qershorit i kërkoi të pozonte si Çërçilli. “Asnjë shank” iu përgjigj Borisi megjithëse atij i pëlqen shumë të krahasohet me njeriun e betejës së Anglisë.


Ish-kryebashkiaku i lundrës, i anashkalonte me një piruete të shpejtë të gjithë pyetjet lidhur me ambicien politike për ti zënë vendin kryeministrit Kamerun. Por ëndrra e tij për ti zënë vendin në Dowing Street ish shokut të tij të fëmijërisë nuk është sekret për askënd.

Për gjatë gjithë fushatës për shkëputjen nga “Europa e falimentuar” që ai udhëhoqi në gjirin e konservatorëve, ai u vu në mënyrë progresive nën lëkurën e një kryeministri gjë që tani ka gjasa që të ndodhë së shpejti.

Hero i Evropës”

I kthyer shpejt në eurofob, nuk dihet nëse nga rivaliteti me Kamerunin apo thjesht për oportunizëm, ai i ka mbetur deri vonë të hapura dy opsionet. Ai vetë ka deklaruar në News-night, emisioni i mbrëmjes i BBC2, se, para se ti futej fushatës kishte përgatitur dy kronika në rubrikën e përjavshme të The Telegraph: Një që mbronte daljen nga BE dhe një tjetër që e kundërshtonte atë.

Por marrëdhënia me kryeministrin e bëri Boris Johnsonin të zgjedhë krahun e “Exit”. Nuk u desh shumë që kundërshtarët e tij të nxirrnin nga arkivat një numër të pafundmë deklaratash pro evropianëve dhe pro emigrantëve që ai kish artikuluar si kryebashkiak i Londrës një prej qyteteve më kozmopolitë të botës.

Megjithatë me Bohris Johnsonin fushata Pro Bexit e gjeti kampionin e saj.

Pa popullaritetin dhe popullzimin e tij të shfrenuar rezultati do të kish qenë me siguri i ndryshëm.

“Ta shndërrojmë 23 qershorin në festën e pavarësisë së Mbretërisë së bashkuar” thërriste ai duke vjedhur slloganin e partisë ksenofobe të Nigel Farage (UKIP).

Boris Johnson qe i vetmi që mund të fliste si i barabartë me David kamerunin dhe ta bënte të dridhet. Ky i fundit e refuzoi me insistim një debat televiziv mes të dyve për të mos e paraqitur referendumin si një duel të brendshëm midis konservatorëve.

Borisi pa ndërprerje këndonte ritmin e të nesërmes së lumtur gjatë fushatës duke i thurur himne liberalizmit ekonomik anglez para burokracisë së pazgjedhur të Brukselit. Ai e kritikonte lëvizjen e lirë të evropianëve megjithëse angazhohej për një “konservatizëm solidar”. E gjitha i ngjante një programi të gatshëm për të qenë lideri i së djathtëve që ai mund të bëhet së shpejti.

Për të arritur këtu, Alexander -Boris de Pfeffel Johnson, 52 vjeç biri i një familjeje të madhe me prejardhje turke, franceze dhe gjermane e çoi shumë larg fjalorin e tij demagogjik dhe ksenofob. Ai e quajti Barak Obamën një “gjysmë kenian” dhe e krahasoi projektin europian me atë të Hitlerit dhe Napoleonit.

Në fushatë ai morri zjarr: “Britanikët mund të bëhen heronjtë e Evropës duke ndaluar një proces të cilin nuk e kuptojnë dhe që po largohet nga kontrolli ynë. Ai flirtoi gjithashtu me nacionalizmin kur deklaronte se Bexit do ti lejonte britanikët të rimarin “kontrollin e demokracisë të zaptuar nga burokracie e Brukselit dhe kontrollin e kufijve të shqyera nga lëvizja e lirë”.

Ai nxënësi i kolegjit super elitar të Etonit u shndërrua në zërin e njerëzve të thjeshtë kundër elitave, në mbrojtësin e sensit komun kundër teknicienëve dhe ekspertëve të specializuar.

Ai shndërroi një shifër të rreme -430 milionë Euro që Anglia i paguan çdo javë Brukselit në sloganin e fushatës së vet dhe përsëriti pa ndërprerë se është e sigurt që Turqia do të pranohet në BE.

I nisur drejt fitimit të pushtetit “kllouni i lezeçëm i oborrit” siç e quante dikur kryeministri Xhon Mejxher, përsëriste se David Kamerun duhet të qëndrojë në detyrë cilido qoftë rezultati.

Por Boric Johnsoni përsërit shpesh një shprehje shumë çurçilljane të Heraklitit sipas së cilës “karakteri përcakton fatin e një personi”. Prandaj është shumë e çuditshme nëse ai nuk do të përfitonte nga rezultati i referendumit.



Shokët e dhomave të zhveshjes

A do t’ia japë partia konservatore shansin atij? Përpara rezultatit Johnson thoshte: “Kjo histori është si në regbi ose në futboll, zihemi, shkelmohemi me njëri tjetrin dhe pastaj ribëhemi miq në dhomat e zhveshjes”

Por asgjë nuk do të jetë kaq e thjeshtë në një vend ku referendum vërtetoi fraktura të forta gjeografike dhe sociale.

Boris Johnsoni nuk e besonte as vetëm formulën e vitit 2012 kur pari deklaruar: “Kam më shumë shanse të shndërrohem në pemë ulliri sesa të bëhem kryeministër”.

Port ë nesërmen e një fitoreje kaq shpërthyese parabola e ullirit nuk është më një shaka. Politikani bjond i ka dhënë fund kohës kur bënte bufonin. Ai tani është gati të pozojë si Çurçilli, si njeriu i pavarësisë që ua premtoi për gjatë fushatës britanikëve./Le Monde/

Dalja e Britanisë nga BE/ Ja karikaturat më të mira të ditës

Britania e madhe ka dalë nga Bashkimi Evropian pas votimit në një referendum i cili u mbajt dje në të gjithë Britaninë.

Votimi filloi në ora 06:00 dhe mbaroi në ora 22:00 sipas kohës lokale, por rezultatet e publikuara sot në mëngjes tronditën të gjithë botën.

Këto janë 24 karikaturat më të mira për daljes e Britanisë nga BE të publikuara nga “The Telegraph”.

Ndërkohë “Goal.com” ka publikuar një tjetër karikaturë, e cila ka të bëjë me daljen e Britanisë së Madhe nga BE.

Kjo përveç se në shumë sfera, pritet të ndikojë edhe në sport, dhe tashmë asgjë nuk po dihet, se çfarë do të ndodhë me lojtarët që janë të shteteve të tjera.


Foto+16/ Kur Enca tregon të pasmet dhe... sqetullat

Në një foto të publikuar nga Enca, ajo ka treguar më shumë se ç'duhet. Kështu, në këtë foto të publikuar në Instagram, Enca ka reklamuar të pasmet, por streçet e zeza janë pothuajse transparente, duke treguar shumë më shumë nga sa duhej.

Ndërkohë, nga raportuesit e “Jetaoshqef.al”, nuk mund të anashkaloheshin edhe disa foto të tjera ku Encës në plazh i ka shpëtuar një detaj që i ka prishur shumë punë.

Ndërkohë që në foton që ajo postoi në Snapchat shkruhej "Jetafunit", mesa duket kështu mendon edhe leshi nën sqetullën e saj.

"Rruje icik sqetullen",- ky ishte mesazhi që raportuesit donin t'ia çonin Encës.

Enca taksirat e ke, rruaje sqetullën se hall i madh është edhe vapë e era nuk durohet./JOQ/



Foto/ 1 vit nga vrasja në Lazarat, RENEA përkujton Ibrahim Bashën

Sot në varrezat e Dëshmorëve është përkujtuar efektivi i RENEA, Inspektor Ibrahim Basha, i cili humbi jetën një vit më parë në Lazarat.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm, Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, Zv.Drejtori i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi, Drejtori i Pergjithshëm për Krimin e Organizuar e Krimet e Rënda, Ardian Çipa, Përfaqësues të Komisariatit Special “RENEA”, Përfaqësues të Akademisë së Sigurisë dhe përfaqësues të Lartë të Policisë së Shtetit.

Në fjalën e rastit, Çako shprehu dhimbjen dhe njëkohësisht nderimin për sakrificën dhe aktin sublim të Dëshmorit të Atdheut Ibrahim Basha.

“Sot të gjithë ne mblidhemi dhe reflektojmë mbi vlera të tilla si nderi, sakrifica, detyra e përkushtimi.

Dhe kur vlera të tilla lartësohen nga vepra të tilla sublime si dhënia e jetës, të gjithë ne që mbajmë uniformën e Policisë, jemi krenar që ishim shokët, miqtë dhe kolegët e Ibrahim Bashës.

Shembulli i tij na frymëzon dhe na motivon për të vazhduar më tej për të përmbushur misionin për të cilin ai u sakrifikua, për të mbrojtur vlerat më të mira të një shoqërie demokratike, për të ofruar rend dhe siguri në shoqëri”.
Divorci? Londra kërkon shkëputjen nga Britania: Duam BE-në
Kryeqyteti britanik Londra ishte në shumicë dërrmuese për të qëndruar në Bashkimin Evropian, ndryshe nga disa zona të tjera industriale që votuan pro daljes, duke sjell edhe përmbysjen e rezultatit në favor të Brexit.

Londinezët votuan 70% pro qëndrimin në BE. Por, tashmë një lëvizje e re ka nisur në Londër, e cila kërkon që të aplikojë si qytet në BE.

“Londra është një qytet ndërkombëtar, dhe ne duam të mbetet në zemër të Evropës”,- thuhet në peticionin e nisur në faqen “Change.org”.

“Le të përballemi me pjesën tjetër të vendit, e cila nuk është dakord…..kështu që të bëjmë divorc zyrtar dhe ne të shkojmë me miqtë tanë në kontinent”,- thuhet më tej.

Peticioni sipas gazetës britanike “Independent”, i drejtohet kryetarit të Bashkisë, Sadiq Khan, për ta deklaruar Londrën të pavarur dhe të aplikojë për t’iu bashkuar në BE, duke u përfshirë madje edhe në zonën Shengen dhe në euro.

28 mijë persona kanë nënshkruar peticionin vetëm pak orë pas u hap.



Çfarë ndodh me Britaninë në NATO pas Brexit? Flet sekretari i përgjithshëm i aleancës

Më tutje Stoltenberg tha sot, pas shpalljes zyrtare të rezultateve të votimit në referendumin britanik se Mbretëria e Bashkuara “do të mbetet aleat i fuqishëm dhe i përkushtuar”, derisa ky vend “e definon kaptinën e vet të ardhshme në marrëdhëniet me BE-në”.

Pas referendumit që vendosi daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian, ka reaguar edhe NATO.

Sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg tha se pozicioni dhe roli i Britanisë brenda aleancës mbetet i pandryshuar.

“Britania do të mbetet aleat i fuqishëm dhe i përkushtuar i NATO-s”,- tha Stoltenberg ndërsa shtoi se, “NATO-ja e fuqishme dhe unike, mbetet shtyllë esenciale e stabilitetit në këtë botë të trazuar”.

Anija e marrë peng nga egjiptiani, shqiptarët dyshohen si bashkëpunëtorë
Kanë kaluar tre ditë nga zhdukja e peshkarexhës “Çelepia 2” dhe ende nuk ka asnjë të dhënë mbi fatin e dy marinarëve shqiptarë, të cilën ndodhen në bordin e saj.

Marinari egjiptian, Adel Mohamed Sallam, dy ditë më parë kontaktoi me një bashkëkombasin e tij në Durrës, duke thënë se kishte marrë peng dy shqiptarët, Dhimitër Malja dhe Luan Mema dhe se do të fundoste anijen, nëse nuk i paguheshin 70 mijë euro.

Për ta bërë sa më të besueshme pengmarrjen, egjiptiani dërgoi dhe një foto të një nga marinarëve shqiptarë, të cilin e kishte lidhur me zinxhirë dhe litar.

Fotoja e mëposhtme, sqaron pengmarrësi është bërë në portin e Aleksandrisë në Egjipt, aty ku ndodhet edhe peshkarexha sipas tij.

Autoritet shqiptare nuk mund të përcaktojnë se ku është anija, pasi është fikur aparatura e “blue box-it”.

Ndërsa autoritetet egjiptiane sqarojnë se nga kërkimet e bëra nuk kanë mundur të gjejnë anijen në portin e Aleksandrisë, raporton “Klan Tv”.

Prokuroria për Krimet e Rënda ka marrë në dorë hetimet për veprën penale të gjobëvënies. Ka dyshime se marinarët shqiptarë mund të jenë bashkëpunëtorë të egjiptianit, për motive që janë ende të paqarta.
Foto/ Lum kanabisi në Shqipëri, policët kthehen në kositësa
I gjtihë vendi duket se është kthyer në një “Kolumbi” ku parcela me kanabis po zbulohen në të gjithë Shqipërinë. Por ajo që të bie më shumë në sy janë repartet e policisë dhe efektivët që përdoren për të korrur arat e kanabis.

Policia e Lezhës ka asgjësuar 850 rrënjë kanabis sativa të mbjella në 7 parcela.

Droga ishte mbjellë në fshatin Kashnjet në zonën e quajtur “Kodra e Gjyshit” dhe “Pylli i Kishës Lalaj”.

Bimët u asgjësuan me anë të djegies. Ndërkohë që nuk ka pati të arrestuar.

Gjithashtu, edhe Policia e Vlorës asgjësoi sot 10.000 rrënjë bimë narkotike të llojit “Cannabis sattiva” në fshatin Ramicë – Vlorë si dhe identifikon e shpall në kërkim kultivuesit e tyre: D. P., 66 vjeç; P. P., 57 vjeç; V. P., 68 vjeç; P. C., 52 vjeç, me banim në fshtin Ramicë – Vlorë.

Shtetasit e mësipërm në vendin e quajtur “Luadh” pranë fshatin Ramicë, dyshohet të kenë kultivuar rreth 10.000 (dhjetë mijë) bimë narkotike “Cannabis sattiva”, të mbjella nëpër tokat e tyre në kufi me njëri-tjetrin, të cilat u asgjësuan me copëtim dhe djegie.

Punohet për kapjen dhe arrestimin e këtyre kultivuesve.
I plas dinamiti në dorë duke peshkuar në Osum, plagoset rëndë zjarrfikësi
Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë sot në Skrapar. Turhan Myftari punonjë si zjarrfikëses ishte duke gjuajtur peshk me dinamit në lumin Osum.

Pas shpërthimit në duar të dinamitit ai ka pësuar dëmtime në gjymtyrë dhe fytyrë.

Për ndihmë mjekësore më të specializuar ai është nisur me helikoter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia po heton për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.




Foto/ Tiranë, prodhonin shampo e detergjentë fals, dy në pranga

Specialistët e Krimit Ekonomik-Financiar, në bazë të informacioneve që zotëronin, se në zonën e Misto-Mames, disa persona ushtronin aktivitetin e jashtëligjshëm të prodhimit, ambalazhimit dhe shitjes të produkteve të falsifikuara, bënë të mundur kapjen në flagrancë të tre shtetasve, mes tyre edhe një grua.

Bëhet fjalë pikërisht për Arben Dragani, 47 vjeç, banues në Tiranë, ish punonjës i policisë bashkiake, i dënuar më parë për të njejtën vepër penale; Lirie Këllëçi, 47 vjeçe, banuese në Tiranë si dhe Altin Hoxha, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë shtetasit e lartë përmendur, kishin marrë një banesë me qera në zonën e Misto-Mames, të cilën e përdornin për prodhimin e detergjenteve dhe shampove të markave të ndryshme, si: Ace, Fairy, Mastro Lindo, Frutis, Wash & Go, Pantene, Nivea etj.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

• Detergjentë të markave të ndryshëm, 70 copë

• Paketim detergjentësh bosh 90 copë

• Shampo të markave të ndryshëm 270 copë

• Stampa të markave të ndryshme 5 topa

• Dy fuçi me lëndë të dyshuar detergjenti

Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve", "Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale", parashikuar nga Nenet 190/2, 288/a, 180 dhe 149/a të Kodit Penal.

Brexit, Tsipras paralajmëron BE-në

Largimin e Britanisë nga BE-ja e ka komentuar edhe kryeministri grek Alexis Tsipras, i njohur për qëndrimet e tij të ashpra kundër Bashkimit Europian e sidomos Gjermanisë në raport me krizën e borxheve në vendin e tij.

Tsipras tha sot se Brexit duhet të shërbejë si një sinjal për zgjimin e BE-së, për të hequr dorë nga politikat shtrënguese, që kanë thelluar pabarazitë dhe hendekun mes veriut dhe jugut të Evropës.

“Kjo fitore e Brexit duhet të perceptohet si zgjimi i një personi somnambul që ecën në zbrazëtirë, si fillimi i një rruge të rrezikshme regresioni për popujt tanë.

Bashkimi Europian duhet të ndryshojë vijën e politikës së saj, që rrezikon të hyjë në të kundërt drejt një rruge të rrezikshme regresioni për popujt tanë.

Ne kemi nevojë për ndryshim të politikave dhe mentaliteteve për ndërtimin e një pengesë ndaj euroskepticizmit dhe politikave nacionaliste të ekstremit të djathtë”, tha Tsipras.

Por ndonëse gjatë kohës kur ishte në opozitë ai dhe SYRIZA e artikulonin idenë e daljes së Greqisë nga BE-ja, tani pas Brexit, Tsipras u tregua i kujdesshëm për të mos folur ndoshta për një tjetër referendum në Greqi.

Pajisja e përgjimit është futur edhe në burg, Berisha publikon dokumentin
Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një dokument që sipas tij tregon se makina me pajisjen e përgjimit është futur edhe në burg. Berisha shprehet se automjeti drejtohej nga Entiol Xhelili.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   230   231   232   233   234   235   236   237   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish